2018 “Medalja Presidenciale” në 10 Vjetorin e Pavarësisë akorduar nga Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim THAÇI për kontributin e dhënë për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës, Prishtinë, më 28 maj 2018
2017 Urdhri i Meritës “Kalorësi i Kryqit”, akorduar nga Presidenti i Polonisë Andrzej Duda, për merita të spikatura si mik i Polonisë, ambasador dhe promovues i kulturës polake në Shqipëri, në cilësinë më parë të Ministrit të Kulturës dhe tani si Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit.
2017 Urdhri “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, akorduar nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani me Dekret nr. 10445 dt. 12/06/2017, me motivacionin “ Në vlerësim të lartë shtetëror të angazhimit dhe përkushtimit të tij si drejtues për fuqizimin institucional të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe modernizimin e auditimit të jashtëm publik në Shqipëri në drejtim të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies, në lidhje me përdorimin e fondeve publike me ekonomicitet, efektivitet dhe efiçiencë; si dhe për kontributin e veçantë si përçues i vlerave njerëzore dhe evidentues e promovues pasionant i traditave më të mira kulturore e patriotike shqiptare”
2015 Medalje “Për Merita te Veçanta Civile”, akorduar nga Presidenti i Republikës z. Bujar Nishani, maj 2015