INSTAT dhe Censi 2023 nën thundrën e sektit Rama
Institucioni ka nisur të humbasë keq emrin e tij të mirë! Instituti Kombëtar i Statistikave(INSTAT) është një hallkë themelore dhe e pazëvendësueshme e sistemit tonë kombëtar të statistikave, të përbëre nga vetë INSTAT, Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Vlerësoj kontributin e INSTAT ndër vite. Ky institucion ka njohur zhvillim të konsiderueshëm […]
Qeveria e re Polake-Profili
Autori: Daniel Tilles, As. Prof. ne Histori, Universiteti i Krakov ne Poloni. Gati dy muaj pas fitores së shumicës parlamentare në zgjedhjet e tetorit 2023, një koalicion i tre grupimeve politike: Koalicioni Qytetar Qendror (KO), qendra e djathte Vija e Tretë (Trzecia Droga) dhe E Majta (Lewica), ka formuar një qeveri të re, duke zëvendësuar […]
Marrëzitë e një goditjeje të rëndë ndaj opozitës
Në vazhdën e goditjeve ndaj opozitës, për shkak të rimëkëmbjes dhe fillimit të bashkimit të saj, nën një aksion të vendosur dhe të mirëkoordinuar opozitar, Rama mendoi dhe nxitoi të godasë frymën dhe inspiruesin e opozitës reale të vendit, Kryetarin e Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berishën. Për këtë, përdori dosjen e privatizimit të ish-terrenit […]
Dialogu fillon nga respektimi i Kushtetutës!
Progres Raporti 2023 i Komisionit Evropian për Shqipërinë, i publikuar dy javë më parë, përcolli mesazhin e dialogut politik gjithëpërfshirës mes palëve, i cili po harrohet. Raporti theksoi qartë se “Mosmarrëveshjet mes mazhorancës dhe opozitës, veçanërisht me refuzimin e kryeministrit për të marrë pjesë në shumicën e interpelancave të kërkuara nga opozita, shkaktuan një ndërprerje […]
Projektbuxhet 2024: i oligarkëve dhe inceneratorëve, jo i qytetarit!
Parimet dhe standardet e OECD-së dhe FMN-së mbi mirëqeverisjen financiare dhe formatimin e buxheteve të përgjegjshëm për qytetarin, sugjerojnë që qeveria duhet t’i strukturojë vendimet buxhetore, bazuar në nevojat dhe domosdoshmëritë e tanishme dhe të perspektivës së qytetarëve, për vitet e ardhshme. Duke e injoruar kryekeput kete formule-aksiome ne qeverisjen publike, sekti Rama në qeverisje […]
Progres Raporti i BE-së bën fajtor Ramën për mosfunksionimin normal të Parlamentit
Dje, Komisioni Evropian publikoi Progres Raportin e tij për Shqipërinë, për vitin 2023. Progres Raporti kritikon ashpër kryeministrin, për qëndrimin e tij ndaj kërkesave të opozitës, për të marrë pjesë në interpelancat e thirrura prej saj. Në faqen 9, Raporti cilëson se “Mosmarrëveshjet mes mazhorancës dhe opozitës, veçanërisht për refuzimin e kryeministrit për të marrë […]
Marrëveshja e Ramës për klandestinët është vetë klandestine në Shqipëri
Edi Rama, kryetari i sektit në qeverisje në Shqipëri, në vizitën e tij në Romë nënshkroi me Kryeministrjen e Italisë Giorgia Meloni, marrëveshjen për krijimin në Shqipëri, përkatësisht në Shëngjin dhe në Gjadër, të dy qendrave pritjeje të refugjatëve që kapen në Itali dhe janë në pritje të miratimit ose jo të statusit si azilant. […]
Projektbuxheti 2024 konfirmon mashtrimet e Ramës!
Projektbuxheti për vitin 2024, me paketën e tij fiskale, të miratuar dje në mënyrën më të paligjshme, të parregullt dhe anormale, me votim online, nga shumica parlamentare në Komisioni e Kuvendit për Financat dhe Ekonominë, injoron ekonominë reale të taksapaguesve shqiptarë dhe minon aktivitetin e sipërmarrësve dhe profesionistëve të lirë të vendit. I. Për arsimin […]
Parlamenti dhe parlamentarizmi shqiptar kanë vetëm një armik: Edi Ramën!
Opozita e përgjegjshme nuk ka asnjë rrugë që të përballet me sektin Rama në pushtet, të keqen kryesore të vendit, përveç bllokimit të veprimtarisë normale të Parlamentit, deri në plotësimin e kërkesave të saj kushtetuese dhe legjitime, për ngritjen e komisioneve hetimore të Kuvendit. Ajo nuk ka sot asnjë mjet tjetër paqësor përveç bllokimit, pasi […]
Goditja e Ramës ndaj opozitës vë demokracinë në rrezik!
Duke parë i tmerruar ngritjen në këmbë të opozitës dhe nisjen e bashkimit të saj, Rama po e (keq)përdor sot shumicën socialiste të Kuvendit, jo vetëm si noter të rëndomtë të ligjeve të tij të kapura, të denoncuara botërisht nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Transparency International, por si mburojë dhe armë, për të asgjësuar […]
Kuvendi krah Kosovës, por Rama krah Vuçiç!
U bë shumë mirë që, si deputetë të Kuvendit, miratojmë një Rezolutë të përbashkët të Parlamentit të Shqipërisë, për të dënuar sulmin terrorist të 24 shtatorit mbi Kosovën dhe për të mbështetur totalisht Rezolutën e Parlamentit të Kosovës, edhe pse me dy javë vonesë. Edhe pse të vonuar, po tregojmë pjekurinë që kërkohet prej nesh, […]
Çdo hua e marrë thellon borxhin për fëmijët tanë!
Në seancën në Kuvend, ku u votua Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin “Ndërtimi i urave të qëndrueshme, duke përdorur qasjen e programit me shumë faza””, votova kundër, pavarësisht qëllimeve të larta dhe të dobishme të ndihmës me kredi të butë […]
2 tetori, fillimi i vitit të ri akademik dhe dështimi i politikave arsimore të qeverisë
Në 2 tetor filloi viti i ri akademik. 2 tetori është dita kur studentët janë ulur në auditoret e universiteteve në vendin tonë. Por, studentët e mjekësisë, e bojkotuan totalisht fillimin e vitit akademik. Po ashtu edhe studentët e universiteteve në Shqipëri në heshtje e kanë bojkotuar mësimin. Si për koincidencë në 2 tetor në […]
25 vite nga rënia e komandantit legjendar, Fehmi Lladrovci
25 vite më parë, një ditë përpara se të jepte jetën së bashku me bashkëshorten e tij Xhevën, komandanti legjendar, Fehmi Lladrovci u tha bashkëluftëtarëve të tij të UÇK-së: “Ku ka ditë më të mirë se sot për të vdekur për atdhe. Mos u frikësoni, kush e ka dekën ka për të rënë në altarin […]
Projektligj që nuk duhet votuar
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr.8577, datë 10.2.2000, ‘Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”, bazohet mbi një propozim të Gjykatës Kushtetuese për rritjen e pagave të gjyqtarëve të saj dhe të anëtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në masën dyfish, krahasuar me pagën e […]
Shkruar nga Bujar Leskaj 4 Shtator 2023
Dje, në 3 shtator 2023, ishte 103 vjetori i Luftës së Vlorës, një ngjarje historike me rëndësi të jashtëzakonshme kombëtare, por edhe vendimtare për ekzistencën e shtetit shqiptar dhe mbrojtjen e identitetit tonë. Është për të ardhur keq që në këtë 103 vjetor të Epopesë së Vlorës, kjo ngjarje e lavdishme kaloi pa asnjë aktivitet […]