Aritjet e MTKRS ne 100 ditet e para – Interviste per Panorama +

Aritjet e MTKRS ne 100 ditet e para – Interviste per Panorama +

Tirane 29 Dhjetor 2005
Natyrisht që MTKRS me politikat dhe veprimtaritë qe ka organizuar në 100 ditët e para të qeverisjes, ka bërë një punë voluminoze, për të ciën unë vazhdimisht kam ftuar gazetarët ta monitorojnë, ftesë që? vlen dhe? për punën në vazhdim të ministrisë. Ndërkaq unë vazhdoj ti qëndroj idesë se ato cka në kemi realizuar në 100 ditë, ndonjë? parardhës i im nuk i kishte kryer gjatë një viti. Ne gjetëm një administratë të demoralizuar dhe ja dolëm ta motivojmë dhe të respektojmë skadencat në? kalendarin e aktiviteteve duke konsoliduar dinjitetin e institucionit në plan kombëtar dhe ndërkombëtar ; e them këtë sepse koha në dispozicion ishte maksimalisht e pakët dhe resurse ekonomike ine′stente . Ndër të tjera do të theksoja këto veprimtari:
Jubileu i 600 vjetorit të lindjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, aktivitet i cili ishte bllokuar? në kohën e drejtuar nga parardhësi socialist. Kjo veprimtari u realizua me shumë dinjitet si në hapësirat kombëtare dhe atë ndërkombëtare në qytete të ndryshme të Shqipërisë por edhe në Vjenë, Mal të Zi etj.Në ato ditë realizuam? Ekspozitën Ndërballkanike “Good Morning Albania”, e cila shënoi një sukeses për promovimin e Shqipeërisë në arenen rrajonale të pikturës. Ky aktivitet u? nderua dhe nga pjesëmarrja e ministres së kulturës? austriake..
Java e trashegimisë kulturore evropiane, një nga edicionet më të pasura të mbajtura këto 5 vitet e fundit është nje tjeter dëshmi e atyre diteve. Ishte një aktivitet i fikur, më parë.. Për tu shënuar është aktiviteti ndërkombëtar letrar “Ballkanika” për letërsi që u zhvillua në Durrës e Tiranë.
1.Njëherësh një arritje të madhe, mund të cilesojmë shpalljen në fund të nëntorit të iso polifonisë popullore shqiptare si kryevepër të trashegimisë gojore të njerezimit nga UNESKO. Ne inicuam festivalin e dramës shqipe dhe atë të humorit respektivisht në Tiranë dhe Vlorë gjatë muajit dhjetor, ku përmes te cilave ne kuptuam problemet dhe arritjet në keto dy segmente të artit shqiptar.
Një nga pikat më të forta të punës sime si ministër dhe të dikasterit që unë drejtoj është hartimi i strategjisë së zhvillimit të turizmit, një alternim shumë profesional i turizmit natyror me atë kulturor. Për herë të parë kjo strategji u shoqërua me një plan veprimi konkret.Në këtë kuader une mund të permend turin e mbajtur per here te pare nga MTKRS “Qyteti dhe turizmi” ku dolen ne pah vlerat turistike, vecanerisht ato muzeale të qyteteve të ndryshme shqiptare.Në kuadrin e reformave që une kam ndërmarë është dhe organigrama e re në MTKRS, e hartuar për dy muaj në funksion të? promovimit të vlerave të vërteta profesionale dhe intelektuale të stafit, të cilin unë drejtoj.
2.Ishte një propozim, të cilin unë e cmoj shumë, për respektimin dhe vlerësimin? që ju bë punës sime në opozitë, por nuk më habiti, nisur nga përgatitja ime profesionale dhe? back raundi im politik. Ishte një mundësi e madhe që mu dha për të shërbyer në kabinetin e filozofisë së ndryshimit, pra të isha pjesë e kabinetit Berisha.
Nga ana tjetër duke qenë se jam dhe mbetem gjithmonë një mik i librit dhe i artistëve, mendoj se ky fakt i cili mu kthye në një mbështetje të forte morale për të përballuar këtë mision. Për koencidencë unë bëra një fushatë zgjedhore të mbështetur ne vlerat e librit, pikturës shoqëruar dhe me? artistë. Vetëm vlera e librave të dhuruar në elektorat është mbi një million lekë të reja.
3.Dua të thkesoj se kryeministri Berisha është një? lider i padiskutueshëm i së djathtës dhe në vecanti si kryetar që arriti të sjellë në pushtet atë opozitë, pushteti i të cilës ishte rrëzuar me dhunë dhe pikërisht ai risolli votën e lirë në Shqipëri. Autoriteti i tij ekziston por bëhet fjalë për një Autoritet pozitiv tejet bashkëpunues? dhe ndërtues që i jep shtetit seriozitetin e nevojshëm. Dua të theksoj se kryeministri Berisha me autoritetin e plotë në qeveri nuk më ka krijuar asnjëherë pengesë në punën time si ministër, por përkundrazi më ka mbështetur dhe se ky autoritet i kryeministrit më ka dhënë gradat e lirisë së nevojshme si ministër në realizimin e politikave të ministrisë dhe përzdhjedhjes së njerëzve me të cilët unë punoj.
4.Konflikti im me Federatën dhe vecanërisht me ish presidentin e saj Armando Duka zhvillohet në kuadrin e asaj transparence që ne i kemi premtuar shqiptarëve. Në këtë konktekst ne do të vazhdojmë të kërkojmë të kryejmë auditin. Përsa i përket zgjedhjes së Dukës ajo nuk është aspak sfidë për mua, por është sfidë për moralin e atyre që e zgjodhën me një proces të manipuluar dhe së dyti që nuk ishte aspak i rregullt nga pikëpamja ligjore, pasi vendimi i gjykatës akuzoi drejtuesit për shkelje në statut. Nëse gjykata do të konfirmojë se zgjedhjet në asamblenë e federatës ka qenë të paligjshme, surpriza e vërtetë do të jetë kryerja e? auditimit në federatë, në këtë ishull të uzurpuar nga manipulatorët që kerkojnë ta largojnë nga procesi i transparencës. Unë si minister vazhdoj të pres gjakftohtë vendimin e gjykatave më të larta dhe ndërkohë mbaj kontakte korrekte me UEFA-n dhe FIFA-n, kontakte të cilat kërkonin ti vinin në rrezik manipulatorët e federatës.
Unë nuk ndihem i sfiduar pasi jam i bindur dhe do punoj për pavaresinë e Federatës por jo me drejtuesit të zgjedhur në menyrë? të paligjshme. Personalisht kur konkurroj gjithmonë fitoj. Tek kjo pyetje këmbëngul sërish se motoja ime ka qenë dhe do të mbetet zbatimi i ligjit, pra jam i vendosur në vazhdimin e transparencës në Federatë; ligji nuk mund të sfidohet nga antiligji.
5.Libri shihet nga ne si element thelbësor I lidhjeve të individit me shoqërinë sepse ai është ndikuesi kryesor në përgatitjen e individëve shoqëror gjithmonë parësor në çdo përpjekje modernizuese.
Viti i Kadaresëë është padyshim dëshmi solide e këtij impenjimi, i cili po konkretizohet me aktivitete kushtuar këtij personaliteti të madh të letrave shqiptare.?
Në organizuam për herë të parë në Shqipëri në muajin tetor, konkursin Ballkanika të librit.Njëherësh kemi zhvilluar konkursin për dhënien e cmimeve speciale për “Revistën kulturore, më të mirë”( fituar nga Revista Përpjekja)? si dhe po punojmë për konkursin e shpërndrajes së cmimit biblofil “Lumo Skendo”, ndërkohë qe pritet të hapet dhe një librari me emrin e këtij personaliteti të madh të kombit shqiptar.
Po punohet për ti dhuruar Bibliotekës universitare të fakultetit Histori-Filologji, bibliotekës së Qytetit Studenti asaj të rektoratit të Universitetit të Tiranës një fond librash nga botimet e kësaj ministrie ndër vite, si dhe? po organizojmë tryezën e rrumbullakët “Rinia dhe Libri”.Më 28 prill do të promovohet në Tiranë Lahuta e Malcisë e përkthyer në anglisht nga albanologu Rober ELSIE e tashmë e botuar në Angli dhe SHBA Ne? synojmë të themelojmë një shkollë vere të përhershme që do të ndiqet nga studentë dhe pedagogë të huaj me qëllim njohjen dhe përkthimin e librit shqip në gjuhët e tjera. Si MTKRS po mbështesim botimin e librit “Antologjia e Plagëve”.për tu dhënë më shumë vizibilitet shkrimtarve të përndjekur gjatë diktatures pa dashur të ndertojmë apo shkaterrojmë hierarki vlerash,thjesht për të krijuar një mundesi komunikative me lexuesin.
6.Ne nuk do ti përkrahim në aspektin material këto aktivitete por mbështetja jonë morale nuk do tu mungojë.? Nuk do të vazhdojmë taktikat e mëparshme për levrim fondesh të mëdha në të tilla spektakle, ku harxhohej një pjesë e mirë e buxhetit të MTKRS. Ne kemi thënë që do ti japim mbështetje dhe prioritet trashgimisë kulturore dhe librit, si bazë e politikave tona kulturore.
7.Marëdhëniet me publikun i cilësoj si shumë të rëndesishme në pasqyrimin e punës jo në aspektin personal por të politikave dhe reformave kulturore që po ndërmerr MTKRS. Njëherësh këtë vlerësim e ndaj dhe për pasqyrimin në media të punës së artistëve, shoqatave dhe enteve të pavarura si dhe institucioneve që ndërvaren nga Ministria. Unë gazetarët i vlerësoj më shumë se pronarët dhe botuesit që mediat e tyre i lidhin me grupe të caktuara interesi. Ndëkohë në filozofinë time të punës transparenca ne media ka një rol të vecantë dhe keëë e kam kontrizuar me një urdhër të brendshëm sipas të cilit cdo drejtori në ministri duhet të publikojë informacion të rregullt, vecanërisht në pormovimin e vlerave të turizmit dhe projekteve të kulturës, shoqëruar me kostot përkatëse financiare.
8.Kafe me shpesh pi me ministrin e mbrojtjes Fatmir Mediu, Omer Stringën, por edhe me? miq shumë të mirë të mitë siç janë botuesit e mediave të djathta, që kanë qenë të tilla dhe kur kjo forcë ishte në opozitë. Ndërkohe marëdhëniet e mia janë shumë miqësore dhe me emra që nuk janë të spikatur në politikbërjen e seliseë së PD.
9.Në radhët e opozitës ka shumë miq por që nuk po i? përmend emrat e tyre” pasi nuk dua tu a prish? biografinë? e pastër” që u kërkon PS.
10.Natyrisht që një libër është më interesant se një sherr me bilbila. Në këto kohë që ju pyesni në parlament, kam lexuar librin”Triumfi i diellit” i autorit Ëilburn Smith.
11.Formulimi i pyetjes është i gabuar pasi bëhet fjalë për 4 sektorë. Turizmi, Kulturë, rini dhe sport.
Në kuadrin e reformave të thella të ndërmarra në qeverisjen Berisha, unë si pjesë? e kabinetit kam qenë ndër të parët ministra që kam bërëe organiogramën e re të MTKRS. Në këtë fryme është konceptuar se turizmi dhe kultura janë shinat kryesore mbi të cilat do të ecë integrimi europian i Shqipërisë. Bashkimi i turizmit dhe kulturës synoi që të rriten dhe vihen më në pah vlerat e dy prej pasurive më të mëdha kombëtare. Pasuria e tretë është rinia e cila nga qeveritë parardhëse është menaxhuar në menyrë jo efikase? Program i MTKRS si pjesë integruese e programit qeverisës ka synuar një ndryshim konceptual në këtë drejtim. Përsa i përket thelbit të pyetjes se sa e vështirë është për mua si ministër të drejtoj këto sektorë në një ministry, unë gjithmonë jam drejtuar nga parimi i qeverisë së shërbimit dhe këtë e shoh jo vetëm si sfidë intelektuale por dhe të gjithë dikasterit që une drejtoj. Por dua të theksoj se ngarkesa e kësaj ministrie nuk është shumë më e madhe se e atyre të tjerave, pasi në turizëm ne mbulojmë vetëm strategjitë dhe politikat e promocionit të tij dhe jo investimet. Ky proces i përket Ministrisë së Transporteve dhe Punëve Publike.
12.Ngrirja e Filip Cakullit, intelektualit, dhe humoristit të shquar në partinë demokratike e cilësoj si një humbje të madhe për partinë tonë, ndërsa cdo rrjedhje tjetër është e parëndësishme për mua. Këtë opinion e kam patur edhe për vitet e mëparshme.
Pyetjet personale
1—Nuk jam shumë i pasur sic përflitet. Unë zotëroj një pasuri të trashëuar nga prindërit e mia dhe të bashkeëshortes ime. Natyrisht vitet që PD ka qenë në opozitë pra që nga 97 une kam punuar si pedagog në fakultetin e ekonomisë, të universitetit të? Tiranës ( ku kam dhënë leksione të lëndës” Paraja dhe Banka”) dhe gjatë kësaj kohe jam përpjekur ta menaxhoj sa më mirë pasurinë e familjes sime.
2—Unë në poiltikë kam hyrë në vitin e trazirave dhe të veshtirë të 97, kur nga PD po largoheshin një pjesë e madhe.
Politikën nuk e konsideroj si dhënie dhe si marrje por si ideal. Në këtë kontekst si? individ kam pëlqyer të jap për PD por? natyrisht dhe politika dhe lidershipi i PD më vleresoi, sic qe dhe rasti konkret që pas 8 vitesh në opozitë, kryeministri Berisha më besoi në kabinetin e parë të Tij ekzekutiv.
3—Dua të flas për aspektet e “këqija”. Them se jeta publike më ka ngushtuar hapësirat e lirisë . Kam shumë më pak kohë të qëndroj me familjen dhe me miqtë e mi të vjetër. Momentet që kam në dispozicion mundohem ti shfrytëzoj sa më shumë. Por nga ana tjetër jeta pubklike më jep kënaqësinë e madhe për të shërbyer komunitetit.
4- I përkas asaj kategorie që beson se Fëmijet bëhen me dëshirë.
5—-Me shaka po ju them se “PO , por jo me gruan time′( QESH).
6—Natyrisht që nuk bëhet
7—Si pedagog i ekonomisë, por disa miq më thonë kryeministër (Qesh….)
8—–Aspak. Mendoj se dialektet e pasurojne gjuhen. Megjithse prej 20 vjetesh jetoj ne TR ndihem mire me dialektin që kam.
9—Krenohem me origjinën time ; së pari gjithcka që përfaqëson Vlora.
dhe se dyti karakteri im aspak konformist megjithë lidhjet shoqërore që kam patur me eksponentë të majtë në 97-98 nuk kam menduar kurrë të flirtoj me ta, megjithëse ata e dëshironin një gjë të tillë.
10-( per Berishen) E kam kuptuar dhe do ta kuptoj gjithmone shume mire pamvaresisht dy dialekteve të ndryshme. Ju kujtoj ketu thenien e poetit tonë të madh Ndre Mjeda”Nja ashtë gjuha, komi- nja.”Si deputet i Vlorës kuptoj dhe e vlerësoj në maksimum liderin e së djathtës Berisha, në cdo kohë të mirë a të keqe dje dhe sot dhe nesër si vlonjat, pedagog deputet, Ministër e prapë si vlonjat.
11-Vlonjatet janë pjesetarë të races shqiptare me cene e virtyte .Por theksoj? që për mua shqiptarë janeë njeë racë e zgjedhur.Kjo është një bindje etike jo shovinizëm.
12-Ligji antiskaf ështe ai i duhur. Ai i shërben më shumë të ardhmes së të sotmes dhe imazhit integrues të vendit tonë.
13—–Ju keni informacionin e gabuar pasi unë me të vërtetë jam diplomuar për inxhinieri me rezultate të larta, por jam njëherësh dhe ekonomist e jurist. Pasioni im për librat dhe pikturat lidhet me formimin tim profesional dhe moral.

MTKRS shpall çmime te reja letrare

MTKRS shpall çmime te reja letrare

Ne 8 Shkurt 2006, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve do të dorezoje disa çmime? te rëndesishrne letrare. Dhënia e çmimeve do të mbushë një vakum letrar që haset në letersinë ?e sotme shqipëtare. Çmimet letrare ?janë jo vetëm çmime të vleresimit por edhe çmime të zbulimit të talenteve të reja dhe të prirjeve apo tendencave që ka kjo sot. Ne këtë kuadër, çmimet që shpallen janë si vijon: 1.Çmimi” Ismail Kadare” do te jepet për librin e parë më te mire ?të vitit – prozë ose poezi. 2. Çmimi “Musine Kokalari” do të jepet për shkrimtaren më të mirë grua të vitit 3. Çmimi “Gjergj Fishta” do të jepet për shtëpinë botuese që kontribuon në botimin, vlerësimin dhe studimin e traditës të letërsisë shqipe 4. Çmimi “Ali Asllani” jepet për për librin më të mirë të autorit që jeton në emigracion Këto vlerësime do të jepen në bazë të dorëzimeve që janë bërë nga autorë apo ashtëpi botuese për çmimet “Penda e Artë dhe Penda e Argjendë” që u shpallën në fund të vitit 2006. Kurse në kuadrin e çmimeve “Penda e Argjendë’” do të shpallet Çmimi “Për veprën më të mirë në gjininë e Dramës (përfshirë edhe komedinë)” si dhe cmimi per prozen dhe poezine me te mire per femije. Vetëm për këtë çmim, do të pranohen në konkurim jo vetëm vepra të botuara por edhe vepra në dorëshkrim. Theksojmë që këto çmime janë mbarëkombëtare, pra përfshijnë gjithë autorët që shkruajnë në gjuhën shqipe brenda apo jashtë kufijve të Shqipërisë.

Takimi i Ministrave përgjegjës te kultures të vendeve të Evropës Juglindore

Takimi i Ministrave përgjegjës te kultures të vendeve të Evropës Juglindore

Në datën 9 shkurt 2006, u zhvillua në Tiranë, Takimi i Ministrave përgjegjës për Kulturën evendeve antare të Këshillit të ministrave të kulturës të vendeve të Evropës Juglindore. Çfarë është Këshilli i ministrave të kulturës të vendeve të Evropës Juglindore Këshilli i Ministrave të Kulturës të Vendeve të Evropës Juglindore, është një strukturë rajonale për bashkëpunimin kulturor dhe shkëmbime kulturore midis vendeve. Krijimi i një strukture të tillë rajonale për bashkëpunim, synon hartimin e politikave dhe strategjive të përbashkëta rajonale kulturore në funksion të integrimit kulturor evropian të vendeve të rajonit. Kjo strukturë e vendos bashkëpunimin kulturor në një nivel më të lartë politik dhe vendimmarrës në rajon dhe synon ta kthejë atë në një institucion efikas. Vendet anëtare të kësaj strukture janë: Shqipëria, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Rumania, Serbia, Mali i Zi, Turqia dhe Maqedonia. Objektivat e këtij Këshilli, të përcaktuara në dokumentin e themelimit të tij janë: Të promovojë një frymë bashkëpunimi, ku të mbizotërojë dialogu, mirëkuptimi , integrimi, paqja dhe politikat kulturore gjithpërfshirëse; Të përdorë potencialin e kulturës me qëllim zhvillimin e qëndrueshëm në rajon; Të krijojë një forum të ri për dialog dhe ndërveprim midis Ministrave të Kulturës dhe strukturave të tjera qeveritare dhe jo qeveritare në fushën e kulturës, të ndërtojë strategji, mundësi dhe projekte kulturore të përbashkëta? si dhe të shkëmbejë përvoja dhe informacione. Si funksion drejtimi i tij: Këshilli i Ministrave të Kulturës të Evropës Juglindore drejtohet me sistemin e rotacionit. Çdo vend mban një vit presidencën e Këshillit për t?ja dorëzuar tjetrit në radhë, sipas rendit alfabetik. Si u krijua: Ideja fillestare është hedhur nga Shqipëria në një konferencë ministrore të Ministrave të Kulturës të vendeve të Evropës Juglindore, zhvilluar në Mostar, Bosnje gjatë vitit 2004. Ministria e Kulturës e Danimarkës dhe Këshilli Nordik i Ministrave? të Kulturës, dhanë një kontribut të madh në kristalizimin e idesë së krijimit të Këshillit të Ministrave të Kulturës të Evropës Juglindore. Pas një periudhe të ngjeshur kontribuese me këshillime dhe materiale të nevojshme, në fund të viti 2004, në prani dhe të përfaqësuesve të Këshillit Nordik të Ministrave të Kulturës, ekspertët e Ministrive të Kulturës të vendeve të rajonit të EJL, u mblodhën në Tiranë dhe strukturuan e detajuan Kartën e Themelimit dhe dokumentat e tjera bazë për krijimin dhe funksionimin e këtij këshilli. Këshilli i Ministrave të kulturës të vendeve të Evropës Jug Lindore u zyrtarizua në 31 mars 2005, gjatë takimit të zhvilluar në Kopenhagë. Aty, të gjithë ministrat pjesëmarrës firmosën Kartën e Themelimit të Këshillit, duke pohuar kështu dhe një herë vullnetin e tyre për të institucionalizuar dhe intensifikuar bashkëpunimin kulturor. Presidenca e Këshillit i takonte Shqipërisë, e cila kishte detyrimin për të bashkërenduar dhe drejtuar punën dhe veprimtarinë e këshillit gjatë këtij viti (31 mars 2005-31 mars 2006) Nga 31 mars 2005, pasoi një periudhë e gjatë shkëputjeje dhe heshtjeje nga ana e MTKRS, e cila solli vështirësitë e veta në shtator 2005, për të rivendosur dhe një herë komunikimin me strukturat përgjegjëse të këtij organizmi. Që në ditët e para të punës të kabinetit të ri qeveritar të drejtuar nga Zoti Berisha, iu kushtua një rëndësi shumë e madhe rigjallërimit dhe rifunksionimit të kësaj strukture të rëndësishme . Pas përpjekjesh serioze nga ana e MTKRS, u bë e mundur që në datë 23 nëntor 2005, të mbidhen në Tiranë koordinatorët kombëtarë, përfaqësues të Ministrave të Kulturës, antarë të Këshillit të Ministrave të Kulturës të vendeve të Evropës Jug Lindore. Në këtë takim u përcaktua axhenda e takimit të Ministrave të Kulturës që do të zhvillohej në Tiranë në muajin shkurt 2006.

Fjala e Ministrit Leskaj në takimin e Ministrave të Kulturës

Fjala e Ministrit Leskaj në takimin e Ministrave të Kulturës

Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve? e Repubikës së Shqipërsë e konsideron krjimin e Forumit të ministrave të Kulturës të vendeve të Evropës Juglindore si një nga zhvillimet më të rëndësishme në politikat integruese të rajonit. Pas shumë e shumë vitesh destabiliteti dhe krizash, më në fund, rajoni ynë ka dhënë shenja të qarta dhe të vazhdueshme se ka hyrë në rrugën e mbarë të zhvillimit ekonomik e politik, në rrugën e reformave dhe zhvillimit, të bashkëjetesës dhe bashkëpunimit.Por ajo, që i afron më shumë qëllimet tona, është se të gjithë jemi përfshirë në një projekt të madh e të përbashkët integrues: integrimin në Evropë. Në këtë proçes disa vende janë m&′l; përpara dhe disa më prapa, por e rëndësishme është se në fund të këtij proçesi të gjithë do të ndodhemi të përfshirë në strukturat evropiane, politikisht, ekonomikisht dhe kulturalisht.Vetëdija e një të ardhmeje të tillë të përbashkët duhet të na shërbejë si një nxitje për përshpejtimin e proçeseve integruese të vendeve të rajonit tonë, vende që përveç afërsisë gjeografike kanë shumë afërsi kulturore dhe historike. Por nga ana tjetër secili vend ka një pasuri të jashtëzakonshme kulturore dhe historike autentike, pasuri e cila duhet pranuar se njihet më shumë nga vizitorët e largët të ardhur nga vende të tjera jashtë rajonit se sa nga fqinjët.Edhe pse marrëdhëniet kulturore janë një element i rëndësishëm në marrëdhëniet ndërkombëtare, në rastin e rajonit tonë nuk janë shfrytëzuar sa duhet. Në kuadrin e bashkëpunimit mes vendeve tona është vënë re një bashkëpunim në rritje në fushën ekonomike dhe kjo është një shenjë pozitive për proçeset e ardhme integruese të rajonit. Por në fushën e marrëdhënieve kulturore ne jemi ende shumë larg atij bashkëpunimi që vendet tona kanë në fushën ekonomike.Është e vërtetë që në raport me bashkëpunimin në fushat e tjera si ekonomia, bashkëpunimi kulturor nuk jep rezultuate konkrete dhe nuk sjell përfitime ekonomike të konsiderueshme. Por është gjithashtu e vërtetë se, nëse bashkëpunimi ekonomik sjell përafrimin e interesave, bashkëpunimi kulturor sjell afrimin kulturor dhe shpirtëror mes popujve, sjell një njohje të thellë e të qëndrueshme që bëhet mbështetje dhe bazë e fortë për marrëdhëniet e tjera. Pikërisht për këtë arsye, vizioni i përbashkët i bashkëpunimit është para së gjithash një vizion kulturor. Ka ardhur koha që, bashkëpunimi kulturor mes vendeve të rajonit tonë të jetë më i programuar dhe i përfshirë në kuadrin e një strategjie të përbashkët për integrimin e rajonit.Pavarësisht se mes vendeve tona ka patur marrëdhënie kulturore me një intensitet të kënaqshëm, duhet të pranojmë se dialogu ndërkultuor mes vendeve të rajonit nuk është në nivelin e duhur. Barrierat kulturore ende nuk janë zhdukur gjë që pengon transmetimin e vlerave kulturore nga njëri vend në tjetrin.Këto vlera komunikojnë më shumë me metropolet kulturore evropiane dhe botërore se sa me metropolet kulturore të vendeve fqinje. Lexuesi apo artdashësi i vendeve të rajonit tonë në shumë raste i merr këto vlera jo nëpërmjet kontakteve të drejtpërdrejta kulturore mes vendeve ta rajonit por nëpërmjet metropoleve evropiane. Kështu një vlerë kulturore pasi është afirmuar në një nga vendet tona, kërkon afirmimin së pari në metropolet evropiane dhe prej andej pastaj njihet në vendin fqinj. Natyrisht kjo nuk ndodh në të gjitha rastet por megjithatë ndodh në shumë raste. Në një skemë të tillë të qarkullimit të vlerave komunikimi i këtyre vlerave është më i kushtueshëm dhe me humbje cilësore, pasi nuk është një mënyrë e drejpërdrejtë transmetimi. Politikat tona kulturore duhet të orientohen pikërisht në krijimin e kushteve për lehtësimin e transmetimit të drejtpërdrejtë të vlerave kulturore të vendeve të rajonit tonë.Me një strategji të përbashkët komunikimi dhe me politika kulturore të orientuara drejt bashkëpunimit rajonal duhet të synohet krijimi i infrastrukturës së nevojshme të këtij komunikimi. Kështu do të krijohej një hapësirë komunkimi e përbashkët që do të ishte në interes të të gjitha vendeve të rajonit.Ne duhet ta rivlerësojmë seriozisht edhe njëherë kapacitetin e përbashkët dhe dobinë e ndërsjellë që do të kemi nga krijimi i një hapësire të tillë. Një hapësirë e tillë e përbashkët komunikimi do thoshte edhe një treg i përbashkët i produkteve kulturore dhe një treg kolosal dhe me shumë përfitime për artistët e rajonit tonë. Ekzistenca e një tregu të tillë do të shumëfishonte audiencën apo lexueshmërinë e produkteve kulturore, dhe do t′i shndërronte disa gjini arti që vuajnë audiencën e ulët në gjini me më pak probleme financiare. Por mbi të gjitha një treg i tillë do të rriste konkurencën e vlerave dhe cilësinë e produkteve kulturore.Funksionimi i këtij tregu duhet shoqëruar me krijimin e lehtësive fiskale dhe proceduriale. Ne duhet të ndërmarrim nisma për nëshkrimin e marrëveshjeve që favorizojnë produktet kulturore dhe lëvizjen e lirë të artistëve dhe shkrimtarëve nga njëri-vend në tjetrin. Nuk ka kuptim që një shkrimtar apo artist ta ketë po aq të vështirë të shkojë në një vend fqinj sa dhe të shkojë një një vend tjetër evropian. Për këtë arsye në të ardhmen duhet të mendojmë për marrëveshje që lehtësojnë proceduarat e vizave për shkrimtarët dhe artistët ashtu sikurse kemi krijuar kushte lehtësuese për lehtësimin e vizave për biznesmenët.Mendoj se Këshilli i ministrave të kulturës të Evropës Juglindore është institucioni i duhur për krijimin e atmosferës së duhur dhe kushteve të përshtatshme të bashkëpunimit kulturor të vendeve të rajonit tonë. Plani i veprimit që ne do miratojmë sot do të shërbejë si kalendari i bashkëpunimit kulturor të vendeve të rajonit në kuadrin e Forumit. Duke krijuar një kalendar bashkëpunimi kulturor, ne kalojmë në një bashkëpunim konkret dhe realizojmë de facto atë hapësirë komunikimi të drejtëpërdrejtë, aq të nevojshme për kulturat tona.Nëpërmjet realizimit të këtij plan veprimi ne do të hedhim bazat e një bashkëpunimi afatgjatë në fushën e kulturës. Veprimtaritë e përbashkëta kulturore që do të propozohen këtu do të shndërrohen në institucione të rëndësishme të debatit dhe komunikimit kulturor mes vendeve tona. Ato do të jenë pikëtakime të rëndësishme me kulturat e vendeve të Evropës Juglindore, qendra të rëndësishme të dialogut kulturor, të shkëmbimit të vlerave dhe ideve. Ne e shikojmë planin e veprimit që do të miratojmë sot si hapin e parë të nismave të ndërmarra në kuadrin e funksionimit të këtij forumi. Në të ardhmen, natyrisht forumi mund të ndërmarrë hapa të tjerë dhe do të ketë sfida të tjera për të përballuar. Por me planin e veprimit ne i japim atij një funksion konkret, të dobishëm për komunkimin ndërkultuor të vendeve të Evropës Juglindore.
Ministria e Turizmit, Kulturë′ Rinisë dhe Sporteve ka si përparësi zhvillimin e turizmit kulturor. Ne mendojmë se bukuritë natyrore të shoqëruara me trashëgiminë kulturore e rrisin aftësinë joshëse të një vendi ndaj syrit të vizitorit të huaj. Për fat të mirë jetojmë në një rajon të pasur nga pikëpamja kulturore, në një rajon ku shtresëzimet kulturore janë të dendura dhe kryqëzimet kulturore gjithashtu. Në rajonin tonë gjejmë gjurmë të pothuaj të gjitha epokave të qyetetërimit perëndimor dhe atij të Lindjes së Mesme. Kjo e bën edhe më tërheqës për? syrin e të huajit, pasi në një hapësirë jo fort të madhe ai gjen dendësi të madhe trashëgimie kulturore dhe një informacion jashtëzakonisht të madh kulturor.Vetëm në Shqipëri p.sh gjenden të mbivendosur pranë njëri-tjetrit gjurmë nga kultura ilirike, kultura helene, kultura romake, bizantine, kristiane dhe otomane. Kjo natyrisht është një pasuri e madhe dhe është e zakonshme në të gjitha vendet e rajonit tonë.Por kjo pasuri ndodhet mbi një truall të bukur dhe kombinimi i këtyre të dyjave e bën turizmin e vendeve tona një turizëm joshës. Por është fakt se fluksi më i madh i turistëve vjen nga pjesa tjetër e Evropës dhe e botës. Turizmi ndërkufitar dhe ndërajonal është ende jo në nivelin e duhur. Ndërkohë që ky turizëm ka disa përparësi ndër të cilat është kostoja e vogël e shpenzimeve të udhëtimit për shkak të distancave të pakonsiderueshme që ekzistojnë mes vendeve tona.Unë mendoj se duhen ndërtuar politika të tilla që të favorizojnë turizmin rajonal, politika që duhet të fillojnë me krijimin e mundësive për lëvizjen e lirë të njerëzve. Nga të dhënat statistikore që kemi, fluksi i turistëve shqiptarë është përqendruar pikërisht në vendet e rajonit si Turqi, Greqi, Kroaci, Mal të Zi, Maqedoni, dhe kohët e fundit edhe në Bullgari. Shpresojmë që kjo tendencë të thellohet dhe me rritjen e stabilitetit dhe përmirësimin e infrastrukturës së turizmit e njëjta gjë të ndodhë dhe me turistët e vendeve të tjera në drejtim të Shqipërisë.Por ky zhvillim duhet të paraprihet me politika favorizuese dhe orientuese. Ne duhet të fillojmë të punojmë në këtë drejtim, pasi jam i bindur se potencialet e përbashkëta duhen shfrytëzuar në mënyrë efikase për të mirën e përbashkët. P.sh kohët e fundit shumë të huaj që kalojnë pushimet në Korfuz të Greqisë vijnë edhe në Jug të Shqipërisë për të vizituar qytetin antik të Butrintit ose Sarandën dhe Gjirokastrën ashtu siç ndodh edhe me vizitorët e Malit të Zi apo me ato të Maqedonisë.Unë ju përshëndes përzemërisht për pjesëmarrjen tuaj në këtë konferencë dhe me këtë rast rikonfirmoj edhe njëherë përkushtimin e qeverisë shqiptare dhe timin personal, që ky këshill të realizojë maksimalisht objektivat për të cilat është krijuar. Ne do bëjmë të gjitha përpjekjet që ai të shndërrohet në një institucion efikas të bashkëpunimit dhe integrimit rajonal.

Takim me Presidentin e shoqates “Dante Alighieri” z.Bruno Bottai

Takim me Presidentin e shoqates “Dante Alighieri” z.Bruno Bottai

Tiranë,më_23.02.2006
Sot ministri i MTKRS z.Bujar Leskaj priti në një takim të vecantë presidentin e shoqatës “Dante Alighieri” me qendër në Romë në Itali, zotin Bruno Bottai. Në takim merrte pjesë dhe ambasadori Italian në Tiranë Attilio Massimo Jannuci. Në qendër të bisedës ishte bashkëpunimi dypalësh në kulturë dhe turizëm.
Ministri Bujar Leskaj theksoi se ky vit është shpallur nga MTKRS si viti i Kadaresë dhe në këtë kuader janë parashikuar një sërë aktivitetesh dhe konferencash në nder të shkrimtarit të madh shqiptar. Ministri i Kulturës propozoi që shoqata “Dante Alighieri” të ketë një bashkepunim dhe aktivitet jo vetëm në Tiranë por dhe në qytete të tjera, vecanërisht ato me ndikim e lidhje të vecanta dhe historike me Italinë.
Ministri Leskaj i theksoi përfaqesuesve të lartë italianë se MTKRS ka prioritet të vecantë forcimin e bashkëpunimit me Italinë në kulturë dhe turizëm.
Nga ana e tij presidenti i shoqatës “Dante Alighieri”, zoti Bruno Bottai theksoi se shoqata do të jetë një urë lidhëse mes kulturës shqiptare dhe asaj italiane si dhe do të ketë një rol aktiv në shkëmbimin e aktiviteteve kulturore -letrare.
Në takim u trajtua dhe zgjerimi i bashkëpunimit për zhvillimin e turizmit kulturor në kuadrin e marëdhënieve.

Fjala perpara zgjedhesve tek Rruga e Re.

Fjala perpara zgjedhesve tek Rruga e Re.

Te nderuar bashkeqytetare!
Keto dite fushate, me kane bindur ne zgjedhjen tuaj, me kane bindur perfundimisht ne fitoren e 3 korrikut.
Sot jam ketu tek ju I bindur ne rendesine e kesaj date, ne kthesen e madhe, ndryshimin e madh qe te gjithe se bashku e kerkojme.
Shoh tek ju perjetimin e mashtrimit dhe premtimeve boshe, genjeshtrave dhe hipokrizise se shtetareve socialiste.Jeni ndeshur me prepotencen e perbuzjen e tyre ,jeni braktisur e harruar prej tyre ,jeni neperkembur e cenuar ne dinjitetin tuaj, familjen tuaj,femijet tuaj.
Pas tete vitesh ju e shihni veten tuaj me te varfer, me femije te kequshqyer e te rinj pashprese,burra e gra te pa pune , pleq pa perkujdesje,pa ujin dhe dritat e premtuara.
Deputetet socialiste ju kane konsideruar shifra,vota pa shpirt,vegel per te arritur pasurine e tyre mbi varferine tuaj,shkollimin e femijeve te tyre mbi analfabetizmin e femijeve tuaj,klinikat moderne mbi semundjet tuaja,bizneset e tyre mbi papunesine tuaj, lumturine e tyre mbi mjerimin tuaj
Ditet? e fushates po mbarojne e une ndihem me me besim se kurre se me ju, te gjithe se bashku,do te sjellim ndryshimin e madh.
Jam I bindur se ju do te dini t′I thoni ndal korrupsioni, megalomanise, hipokrizise, cinizmit , te kandidatit socialist, do te dini me voten tuaj te ndaloni babezine e ketyre njerezve qe vetem per ju nuk mendoje, do te dini te ndalni revanshin politik dhe ekonomik te ketyre njerezve te paskrupullt e me karakter te dyshimte.
Perrallave te tyre me gogol u ka ardhur fundi. Ata nuk mund te ngrene me pallate mbi friken tuaj,nuk mund te jene me kucedra e ujit te familjeve tuaja,nuk mund te jene me stresi I te nesermes suaj,nuk mund te jene me gardiani I mendimeve tuaja, nuk mund? te jene me uzurpatore te forces e pushtetit tuaj,nuk do te jene me burimi I mjerimit dhe fatkeqesive tuaja.
Vota juaj do t′I lere ata thjesht manipulatore mashtrues ,xhambaze ordine,ish pushtetare, ish deputete, te paafte per te ndertuar nje shtet , te paafte per te drejtuar nje qytet, humbes te mjere,qe e nesermja do t′I tregoje me gisht.
Ata qe duan te mbrojne te shkuaren duke mbajtur peng Vloren I genjen mendja se vlonjatet nuk dallojne historine e Vlores nga bemat e tyer
Une jam ketu per tu thene se ka ardhur koha te ndryshoje pushteti per te shpetuar shteti
Ka ardhur koha te ndryshoje fati? I Vlores dhe qytetareve te saj,ka ardhur koha te ndryshoje fati I zgjedhjeve te lira ne Vlore.
Une sot u shoh drejt e ne sy. Une nuk dua te spekulloj me ndjenjat tuaja? per ngjarje te dhimshme te kaluara. Jam ketu per tu thene se ne do te shohim vetem perpara me projekte e politika active e humane.Ne do ta kurojme , do ta sherojme Vlore nga semundjet e shumta? te shfaqura e te pakuruara keto 8 vite.
Ne qe duam te ndryshojme Vloren,ju premtojme se do t′I kthejme Vloren te gjithe vlonjateve pa dallim bindjeje politike.
Ne do te bejme qe e ardhmja e femijeve tuaj te mos jete si e tashmja dhe e shkuara e prinderve te tyre.
Ne do te fitojme me 3 korrik jo per te marre mandate me shume por per te fituar me shume pushtet e dinjitet? per Vloren , per ju.

Ka ardhur koha per ndryshim – Interviste per gazeten “SOT”

Ka ardhur koha per ndryshim – Interviste per gazeten “SOT”

Interviste per gazeten “SOT”Pyetje: Secili kandidat I partive te medha shprehet per fitore.Si e argumentoni ju fitoren tuaj?
Pergjigje: Per te arguemtuar fitoren time? si kandidat I PD ne zonen elektorale n.94 faktoret jane te shumte. Nder me kryesoret une do te permendja:
-?programi I PD dhe qeverisja me duar te pastra? jane garancia e pare e madhe per te gjithe qytetaret e Shqiperise dhe programi im electoral si pjese integralee tij per banoret e zones 94 ne vecanti.
-?Emri dhe personaliteti im, njohja qe kam me zonen? dhe banoret e zones me mua eshte faktori I dyte
-?Mbeshtetja jo vetem e elktoratit te tradicionalist te djathte , por edhe e nje pjese abstenuese apo edhe te majte.
-?Realiteti I deritanishem? qe ka krijuar qeverisja socialiste I ka bindur njerezit se koha per ndryshim ka ardhur dhe e vetmja qe mund ta realizoje eshte PD me programin dhe njerezit e saj.
-?Rivali? im kryesor politik, kandidati I PS, eshte figure e konsumuar e papranueshme? edhe per nje pjese ′mire te te majtes ne zone.Pyetje:Si I vleresoni ndryshime e fundit Brenda PD ?
Pergjigje: PD ka aplikuar nje strategji? te hapjes se saj ndaj intelektualeve , personave me influence , hapje ndaj te rinjve duke u dhene atyre hapesirat e nevojshme brenda saj..
PD prej kohesh e ka filluar kete levizje duke nisur qysh me riorganizimin e struktura? m′endege′rijimin e KOP, dhenien e autoritetit departamenteve prane nendegeve? per te funksionuar si KOP Brenda deges, pergatitjen e nje platforme te plote e bindese elektorale? e deri tek konsulenca? amerikane per zhvillimin e fushates , duke fituar keshtu je vetem ne permbajtje , por edhe ne forme karakteristikat? e nje partie moderne , europiane.Pyetje:Permendje e vitit? 97 apo projekte e premtime per te ardhmen,nga anoni ?
Viti I mbrapshte 97 ne asnje menyre nuk duhet permendur.Evokimi I ngjarjeve te 97 vetem streson,gervish plaget e njerezve dhe cdo abuzim me te eshte jonjerezor. Te merresh me vitin 97 sic po bejne socialiste tregon varferi idesh e programesh, mungese vizioni ,mungese respekti per dhimbjen. Te perdoresh si gogol vitin 97 eshte nje antikap I madh dhe bumerang politik? per PS.
PD eshte per programe e projkte konkrete,pa bere presion mbi askend e duke respektuar te gjithe. Eshte? kjo force qe garanton elktoratin shqiptar se do ti thote “ndal” cdo revanshi politik,duke u bere garante per nje Shqiperi te integruar shume shpejt ne BE.Pyetje:Cilat jane armet tuaja te forta ne kete fushate elektorale perball rivalit kryesor dhe elektoratit ?
Pergjigje: Une e kam vleresuar shume fushaten dhe kundershtaret, sidomos rivalin kryesor, kandidatin e PS.Megjithate keto dite te fushates jam bindur akoma me shume se fitorja ime do te jete jovetem fitore e PD, e kohes per ndryshim, por ajo do te jete fitore edhe e socialisteve te cilet do te heqin qafe perfundimisht nje nga njerezit me te perfolur e qe mban peng vecanerisht zhvillimin ekonomik ne Vlore.
Rruga e kandidimit tim? eshte nje avantazh ne krahasim me rivalin socialist. Ajo eshte e natyrshme dhe jo pjese e kompromiseve apo e klaneve ne pushtet , e uzurpimit te pushtetit qendror? e vendor dhe e presioneve me ane te aferave spekulative e deri mafioze te kandidatit socialist.
? Fushata shpifese e denigruese, mosparaqitja e programeve per te ardhmen, por vetem? “e rezikut? Berisha” dhe viteve 92 e 97,mosmbajtja e premtimeve te bera e degradimi I nivelit te jeteses,arsimit, shendetesise, papunesia galopante,trajtimi I banoreve te zonave informale? si qenie te dores se dyte , ma ben me te lehte perballjen me kundershtarin.
?Ne te njejten kohe sic e permenda edhe me perpara perkrahja e te gjitha shtresave dhe mirekuptimi edhe nga nje pjese e te majteve si nje garnci per ti thene ndal revanshit politik te cdo ngjyre me jep avantazh te pakrahasueshem ndaj kunershtarit socialist.Pyetje: Gjate kesaj kohe? a e shihni te zbatohet kodi I etikes?
Pergjigje: Pamvaresisht nga angazhimi publi dhe nenshkrimi I kodit te sjelljes nga perfaqesuesit e partive politike? respektimi?? I tij ka lene per te deshiruar nga kadidati socialist dhe pushtetaret lokale.
Se pari: Perdorimi I fjaleve fyese e shpifese ne deklarata publike. Perdorimi I termave qe nxisin urejtje reciproke.
Se dyti: perdorimin e mjediseve publike ( si tetri “Petro Marko” psh) ne kundershtim me vendimet perkatese
Se treti: perdorimi I fondeve e burimeve te ndryshme per projekte te zbatuara ne kohe fushate per qellime propaganda.
Se katerti: duke shfrytezuar personelin e administrates publike, apo duke shfrytezuar deri edhe prezencen e Kryetarit te Bashkise perkrah kandidatit ( duhet theksuar se ai eshte beniamini me I bindur? dhe me borxhli tek kandidati socialist).
Se pesti: duke bere presion mbi punonjesit e rajoneve e gjendjes civile e deri tek nepunesit qe merren drejperdrejti me hartimin e listave? per pengim e manipulim te procesit zgjedhor.Pyetje:Ne cilen menyre do ta financoni fushaten,me cfare fondesh ?
Pergjigje:duke qene pjese e kodit te etikes transparences se burimeve financiare per fushaten I eshte kushtuar kujdsi posacem.
?Eshte celur nje llogari bankare? n.0000528 395 prane? RAIFFEIZEN BANK SHA dega vlore “Koha? per ndryshim, zona 94” ku te gjithe individet qe duan mund te derdhin sponsorizimet per fushate. Net e njejten kohe eshte ngritur edhe nje bord finance qe kryen e kontrollon cdo veprim finaciar. Per kete ftoj cdo lloj subjekti kontrollues apo monitorues per te? kontrolluar anen financiare te fushtes sime.Pyetje:Na pershkruani me nje thenie apo deklarim kundershtarin tuaj kryesor ?
Pergjigje:Ne intervistat apo deklarimet e mia e kam cilesuar si xhambaz xhezbandist. Eshte perfaqesues tipik megalloman e arrogat I nomenklatures sevjeter.Eshte pergjegjes kryesor per deshtimet e qeverisjes socialiste e te kolapsit ekonimik vecanerisht ne Vlore.Shembull I mbjtjes peng te shtetit ne Vlore.Pyetje : cfare mesazhi I drejtoni elektoratit
Pergjigje: Elektoratit te zones n.94 I them:” Ne 3 korrik u jepet mundesia te vendosni per fatet tuaja, femijeve e familjes suaj. Mos qendroni indifferent. Votoni Bujar Lesken dhe ne proporcional partite e djathta. Garantojme prosperitet ekonomik dhe liri idesh. Votoni ndryshimin.Pyetje : Zakonisht Vlora eshte pozicionuar majtas. A mendoni se do te ndryshojne raportet ?
Pergjigje: Nuk eshte e vertete se Vlora eshte e majte. Them me bindje se ne keto 8 vite? vota eshte numeruar majtas. Vlora eshte mbi te gjitha nacionaliste.Vlonjatet mbi te gjitha duan vendin, familjen prosperitetin e tyre. Jam I bindur se Vlora kete rradhe do te votoj per individin, larg? paragjykimeve politike.Jam I bindur se raportet do te ndryshojne duke pare dhe mbeshtetjen qe une kam marre gjithe kete periudhe fushate nga demokrate, socialiste, republikane e balliste etj. Vlora eshte qyteti qe ka nevoje per ctensionimin e situates dhe kjo do te mundesohet edhe nga vendosja e raporteve te drejta? te pese mandateve te deputeteve qe ka Vlora. Ku rune them ne logon time -nje deputet per Vloren- kam parasysh qe do te jem nje deputet per te gjithe Vlonjatet pamvaresisht bindjeve politike te tyre ; kama parasysh se do te bashkepunoj ngushte me autoritetet e pushtetit vendor pa u komleksuar nga fakti se mund te jemi perfaqesues te forcave te ndryshme politike.
?
Njeriu qe fshihet pas politikanit.Pyetje: Si e keni kaluar femijerine tuaj? Te vuajtur, te lumtur?
Pergjigje:Femijeri? normale.
Pyetje: Keni qene trazovac , I urete, ju kane rrahur prinderit?
Pergjigje: I urte, prinerit nuk me kane rrahur asnjehere.
Pyetje:A keni endra te parealizuara?
Pergjigje:Po. Deshiroja qe nena ime te me shikonte e te me gezonte keto 20 vjet qe me mungon.
Pyetje: A kishit menduar ndonjehere se do te ishit politikan?
Pergjigje:Edhe e kam menduar
Pyetje: A e ndjeni veten te plotesuar me te qenit ne politike?
Pergjigje:Po.
Pyetje: Cili eshte diplomimi juaj ?
Pergjigje: Jam diplomuar ne UT ne vitin 1990 si inxhinier nafte ; ne vitin 1998 si economist? dhe ne vitin 2002 si jurist. Aktualisht jam ne kerkim te grades shkencore “doctor I shkencave” ne ekonomi.
Pyetje: Zoteroni gjuhe te huaja ?
Pergjigje: Po. Anglisht shume mire.
Pyetje: Keni menduar ta braktisni politiken per profesionin tuaj?
Pergjigje:Gjithmone mendoj te vazhdoj paralelisht.
Pyetje: Normalisht a e genjen deputeti elektoratin e vet?
Pergjigje: Keta te sotmit po.
Pyetje:Cilet lloj filmash pelqeni?
Pergjigje:Filmat historike.
Pyetje: Ju pelqejne filmat horror,po pornografike?
Pergjigje:Jo.
Pyetje: Cili eshte aktori juaj I preferuar?
Pergjigje:Mirush Kabashi
Pyetje: Cila eshte aktorja juaj e preferuar?
Pergjigje: Maragarita Xhepa
Pyetje: Cfare muzike degjoni?
Pergjigje: Muzike klasike dhe soft.
Pyetje: Ke kengetar parapelqeni?
Pergjigje:Ardit Gjebrea
Pyetje:Cila eshte kengetarja e preferuar?
Pergjigje: Anita Bitri
Pyetje:A merreni me sport?
Pergjigje: Po, natyrisht si amator.
Pyetje:Cilin sport ndiqni mes kampionateve te ndryshem?
Pergjigje:Futbollin.
Pyetje:A jeni tifoz I semure, me ke?
Pergjigje: Tifoz I semure nuk jam. Pelqej Brazilin dhe Angline.
Pyetje:Politika te detyron veshjen klasike ; a preferoni sportivet?
Pergjigje: Preferoj sportivet.
Pyetje:Cilat ngjyra parapelqeni?
Pergjigje:Ngjyrat e celura.
Pyetje:Cili eshte shkrimtari juaj I preferuar?
Pergjigje: Ismail Kadare.
Pyetje:Nga autoret e huaj, ke preferoni?
Pergjigje: G.Markes.
Pyetje:Libri juaj I preferuar?
Pergjigje:Dashuria ne koherat e koleres
Pyetje:Ju pelqen poezia ?
Pergjigje:Po
Pyetje:Po te detyroheshit te shkonit ne emigracion si shume shqiptare, ne cilin profesion e shihni veten ?
Pergjigje:Inxhinier nafte.
Pyetje:Estetikisht preferoni biondet apo brunet ?
Pergjigje:Brunet.
Pyetje:A e tradhetoni partnerin?
Pergjigje:Jo.
Pyetje:A keni genjyer ndonjehere?
Pergjigje: Rralle.
Pyetje: Cila eshte? arma me e forte? e personalitetit tuaj ?
Pergjigje: Karakteri I forte dhe mirenjohja per njerezit.
Pyetje:Keni kaluar me semafor te kuq? Keni marre gjobe ndonjehere?
Pergjigje:Po.
Pyetje:Nese beheni minister apo zyrtar I larte do lejoni bllokimin e trafikut per kalimin e makines suaj?
Pergjigje:Jo
Pyetje: Sa harxhoni ne celular gjate nje muaji zakonisht?
Pergjigje:20.000 leke
Pyetje:Sa celulare keni nderuar deri tani, afersisht?
Pergjigje: 2? cope
Pyetje:Ne nje dite te zakonshme me sa para qarkulloni ne xhep, pak a shume ?
Pergjigje: Aq? sa duhen per te perballuar situate te zakonshme.
Pyetje:Cilat jane fobite tuaja?
Pergjigje:mjedisin e shkateruar.
Pyetje: Sa shtepi? keni?
Pergjigje: Dy.Nje ne Tirane e nje ne Vlore.
Pyetje:Cilen marke makine preferoni?
Pergjigje. Mercedes Benz.
Pyetje:Qerasni apo ju qerasin?
Pergjigje: Pergjithesisht qeras.
Pyetje: Ne cilat rrethana jepni me shume para se zakonisht?
Pergjigje: Kur duhet te respektoj miqte.
Pyetje:Ku I kaloni zakonisht? pushimet?
Pergjigje:Ne Vlore
Pyetje: Sa paguani per? to perafersisht
Pergjigje: 150.000 leke
Pyetje:Femijet tuaj do ti shkolloni ne institucione private apo shteterore?
Pergjigje: Private
Pyetje:Cilen sharje perdorni me shpesh?Po epitet vleresues?
Pergjigje: Epitet vleresues perdor ” fisnik”.

Inva Mula dhe Ardit Gjebrea mbeshtetje per zotin Leskaj

Inva Mula dhe Ardit Gjebrea mbeshtetje per zotin Leskaj

Personalitete te kultures e artit shqiptar, Inva Mula dhe Ardit Gjebrea, ne mbeshtetje te pedagogut te UT ,kandidat I PD , zona 94, Bujar? LESKAJ.
Diten e diele me te rinj demokrate,studente te Universitetit? teknogjjik “I.Qemali” u zhvillua nje takim argetues me inisiativen e kandidatit democrat te zones elektorale 94, z.Bujar? Leskaj.
Pjesmarrja e te rinjve ishte e jashtezakonshme . Mbi 400 te rinj e te reja? priten me entuziazem ardhjen e pedagogut te UT, Bujar Leskaj.
Ambieti rinor, ritmi I kengeve e zeri tejet melodioz I kengetareve? Silva Gumbardhi, Soni,Erion Kotini, humori I pakrahasueshem I parodisteve vlonjate krijuan nje bote te m′kullueshme.
Ritmi I tingujve, nderthurur me thirjet per kandidatin Bujar Leskaj, sp′ electoral? ne ekranin e madh te improvizuar, fjalet dhe vleresimet e te rinjve per pedagogun dhe figuren aq te parapelqyer per ta, kandidatin Bujar Leskaj? , krijuan nje ambient festiv duke thyer cdo lloj formaliteti.
Surpriza e takimi′shte? ardhja e dy personaliteteve te kultures e muzikes shqiptare, Inva Mula e Ardit Gjebrea.
Te dy artistet e medhenj kishin ardhur per te shprehur personalisht me pranine e tyre , mbeshtetjen per pedagogun e? UT, mikun e tyre , Bujar Leskaj.
Ishte befasuese per ambientin perreth prezenca e dy artisteve,por? mjaft domethenese e ne vijim te mbeshtetjes se jashtezakonshme te Bujarit nga pedagoge te UT, profesore doktore, pedagoge te Univ. te Vlores,intelektuale te ndryshem? te qytetit te VLores e me gjere.
Por edhe ata nuk mbeten pa u habitur nga menyra e zhvillimit te fushates dhe filozofia? e z.Bujar per te. Vizita? ne sallen e ekspozites me piktura te autoreve vlonjate, pjese e koleksionit privat te Bujarit, ishte nje surprise e vertete per ta.
E nuk mund te mos shpreheshin me vleresim per mikun e tyre”? Shqiperia ,Parlamenti I′ ka nevoje per njerez te tille, Vlora akoma me teper. Kultura mbart me vete urtesi maturi tolerance, respekt per tjetrin, deshire per te bere mire, vullnet per prosperitet.
Bujari e meriton jo vetem mbeshtetjen tone , por edhe me gjere. Pergjegjesia qe ai ka marre ,misheruar ne nje karakter? e mentalitet si i tij , na obligojne ne dhe duhet te obligojne? edhe zgjedhesit e zones elektorale 94? te votojne z.Bujar Leskaj ne 3 korrik ,sepse? i japin mundesi intelektualit, qytetarit e specialistit? te kujdeset? per fatet tona e familjeve tona”

Nje Deputet per Vloren.

Nje Deputet per Vloren.

TE DASHUR QYTETARE TE VLORES!
Vlora, qyteti simbol I Shqiperise, me date 3 korrik do te jete perseri pjese e historise se ndryshimit te vendit. Ne jemi sot ketu, ne kete shesh historik, per t`ju premtuar solemnisht se fitorja e Vlores do te jete pjesa me e shndritshme e fitores se madhe te 3 korrikut.
Qytetare te Vlores!
Per 8 vite, Vlora eshte perdorur si arsye per te sunduar dhe jo per te qeverisur.
Per 8 vite Vlora eshte perdorur si arsye per te vjedhur ne emer te sakrificave te saj dhe jo per te sheruar plaget e saj.
Per 8 vite Vlora eshte perdorur rezervat votash per te mbajtur ne kembe nje pushtet qe fyen Vloren duke e mbajtur ate peng, si simbol I revanshit politik.
Ata qe duan te mbrojne te shkuaren duke mbajtur peng Vloren I genjen mendja se vlonjatet nuk dallojne historine e Vlores nga bemat e tyre.
Ata I genjen mendja se Vlora dhe vlonjatet do te votjne per te ardhmen e pallateve te tyre dhe jo per te ardhmen e Vlores.
Une ju premtoj se do t`u kthej Vloren vlonjateve duke I thene NDAL! revanshit politik te cilesdo ngjyre.
Ne qe duam te ndryshojme Vloren, krenohemi me historine e saj dhe duam ta pasurojme kete histori.
Ne qe duam te ndryshojme Vloren duam te kthejme vlonjatet ne pune dhe mireqenie, dhe jo t`I leme ne dore te puneve te zeza qe pushteti I sotem ka si oferte per vlonjatet.
Ne qe duam te ndryshojme Vloren, duam te ndryshojme fatin e rinise vlonjate e cila te mos kete objektiv skafet dhe rruget pertej detit, por punen, biznesin, shkollimin dhe te ardhmen ne kete qytet.
Ne qe duam te ndryshojme Vloren, duam te ndryshojme fatin e gruas vlonjate, qe ajo te mos kete simbol rrobat e zeza, me te cilat duan t`I mbajne veshur keta qe jane ne pushtet, por te kene simbol familjen e tyre te bashkuar, dinjitetin e tyre si nena dhe gra dhe mbi te gjitha krenarine qe kane lindur dhe rritur femije vlonjate.
Ne qe duam te ndryshojme Vloren, duam te ndryshojme fatin e intelektualeve, te fyer nga pagat aktuale qesharake dhe injorimi I profesioneve te tyre, duke I bere ata simbol dhe perfaqesues reale te Vlores, te mencurise dhe inteligjences se saj e jo si dekor I pushtetit te sejmeneve dhe vjetersirave qe enden neper kembe.
Ne qe duam te ndryshojme Vloren, do te ndryshojme fatin e biznesit te Vlores dhe qytetareve te saj, duke ju shpetuar ju nga Mezanet e thatesires e erresires, nga keta deputete te pangopur ne grykesine e tyre.
Ne qe duam te ndryshojme Vloren, ju premtojme se do t`ju kthejme Vloren te gjithe vlonjateve pa dallim bindjeje politike.
Ne, deputetet e ndryshimit te madh, do te bejme qe e ardhmja e femijeve tuaj te mos jete si e shkuara dhe e tashmja e prinderve te tyre.
Me 3 korrik ne do te fitojme jo per te marre 5 mandate deputeti me shume, por per te fituar 5 here me shume pushtet dhe dinjitet per qytetarin e Vlores.
RROFTE VLORA!(Fjala e mbajtur ne mitingun permbylles?te fushates elektorale te PD ne sheshin e?”Flamurit”. Vlore me 29 Qershor 2005)