Rënia e ndjeshme në Indeksin e TI: provë e korrupsionit galopant të Ramës

Rënia e ndjeshme në Indeksin e TI: provë e korrupsionit galopant të Ramës

Shqipëria ka pësuar rënie të ndjeshme në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të organizatës prestigjoze ndërkombëtare Transparency International (TI) për vitin 2025 Nga 42 pikë që kishte në vitin 2024, vendi ka përfunduar në 39 pikë, në raportin e vitit 2025, duke rënë me 11 vende në renditjen globale të Transparency International. Në raportin e vitit të kaluar, Shqipëria renditej e 80-ta mes 180 vendeve, ndërsa sot vendi renditet i 91-ti.

Rënia e dukshme e Shqipërisë në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2025, sipas vetë Transparency International, përbën një sinjal serioz alarmi për cilësinë e qeverisjes të sektit Rama në pushtet dhe funksionimin e institucioneve publike në vend.

Ky indeks nuk mat thjesht statistika formale, por perceptimin e ekspertëve, investitorëve dhe aktorëve ekonomikë mbi nivelin e korrupsionit në sektorin publik. Në këtë kuptim, rezultati i fundit shihet nga shumë analistë si shuplakë e fortë politike dhe institucionale për modelin e qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.

Indeksi i Transparency International ka peshë të madhe në reputacionin ndërkombëtar të një vendi. Rënia në këtë indeks dëmton imazhin e Shqipërisë si destinacion investimesh, dobëson besimin e partnerëve ndërkombëtarë dhe ngre pikëpyetje për efektivitetin e reformave të ndërmarra.

Për një qeveri që ka vendosur luftën kundër korrupsionit dhe reformën në drejtësi në qendër të narrativës politike, ky rezultat shihet si një kundërshtim i fortë ndaj suksesit të pretenduar dhe provë se korrupsioni është shtuar me Ramën në pushtet.

Reforma në drejtësi dhe ngritja e institucioneve të reja kundër korrupsionit janë konsideruar hapa të rëndësishëm. Megjithatë, perceptimi publik dhe ndërkombëtar shpesh lidhet me rezultatet konkrete, duke ju dhënë përgjigje pyetjeve: a ka më shumë transparencë në vendimmarrjen publike, a ndëshkohet korrupsioni në nivele të larta dhe a ndihet biznesi më i mbrojtur nga praktikat informale? Nëse përgjigjet mbeten të paqarta, indeksi i TI reflekton mosbesimin e qytetarëve dhe të ekspertëve.

Një element që shpesh përmendet në analizat ekonomike është menaxhimi i kontratave publike, koncesioneve dhe partneriteteve publiko-private. Raporti i vitit 2025 sjell shembuj të shumtë që lidhen me mungesën e qëllimshme të transparencës së procedurave, me mungesën e theksuar të konkurrencës reale në tendera dhe me ndikimin tejet dëmtues në financat publike. Këto faktorë ndikojnë drejtpërdrejt perceptimin për integritetin institucional të vendit.

Debati politik i fortë dhe qëndrimi refraktar i shumicësndaj nismave parlamentare të opozitës për të denoncuar dhe luftuar rastet korruptive të sjella nga hetimet e SPAK rrisin perceptimin për korrupsion, pasi stabiliteti politik dhe besimi në drejtësi janë faktorë kyç për përmirësimin e perceptimit ndërkombëtar.

Rënia me 11 vende e Shqipërisë në vlerësimin e Transparency International për vitin 2025, krahas së qenit një shuplakë e fortë e vlerësimit ndërkombëtar për Ramën, reflekton mosbesim të thekshëm ndaj cilësisë së qeverisjes dhe efektivitetit të gjoja reformave institucionale të sektit të tij në pushtet. Për qeverinë Rama, ky vlerësim përbën sfidë serioze politike dhe ekonomike, ndërsa për vendin një kujtesë se lufta kundër korrupsionit nuk matet vetëm me narrativa qeveritare false per reforma ligjore, por me rezultate konkrete, besim publik dhe standarde të qëndrueshme qeverisjeje.

Dekalogu i korrupsionit, urrejtjes dhe abuzimeve të Ramës 2025

Dekalogu i korrupsionit, urrejtjes dhe abuzimeve të Ramës 2025

Gjatë vitit 2025, sekti Rama në pushtet “shkëlqeu” në risi abuzimesh dhe korrupsioni. Po rendis dhjetë kryesoret prej tyre, mes një armate skandalesh dhe aferash korruptive:

  1. Farsa zgjedhore 2025 dhe abuzimet me financat dhe administratën e shtetit të sektit në pushtet

Zgjedhjet e 11 majit 2025, nga raportet e  analistëve të pavarur dhe organizatave monitoruese ndërkombëtare, ishin një proces i pabarabartë. Jo vetëm opozita, por edhe mediat e pavarura sollën prova të pakundërshtueshme për përdorimin e burimeve financiare publike nga sekti në pushtet, në nivele dhjetra e dhjetra milionë euro, në funksion elektoral.

Investimet e shpejta, subvencionet apo projektet e shpallura gjatë periudhës zgjedhore krijuan një avantazh të qartë dhe masiv politik për Ramën.

Investimet publike në prag zgjedhjesh, projektet infrastrukturore, shpërndarja e ndihmave apo nisma sociale pranë zgjedhjeve ishin pjesë e një strategjie elektorale të pabesë dhe të orientuar në shfrytëzimin e plotë të institucioneve dhe të administratës shtetërore për qëllime votimi.

Rezultati zgjedhor erdhi si rrjedhojë e drejtpërdrejtë e këtij (sh)përdorimi të burimeve financiare dhe njerëzore publike, që përfaqëson blerje të votës në dritën e diellit. Dhe ky rezultati i fituar në këtë mënyrë ka tronditur thellë besimin e qytetarit tek demokracia dhe vota e lirë në Shqipëri.

  1. Skandalet me tenderat publikë të AKSHI-t

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), institucioni që duhet të udhëheqë transformimin digjital të administratës publike të vendit, ndodhet sot me një ish-drejtoreshë në gjendje arresti shtëpiak, për shkak të abuzimeve me tenderat dhe fondet publike.

Deri tani, hetimet kanë zbuluar se Shqipëria publike digjitale ose kopshti privat i korrupsionit të Ramës ka prodhuar procedura prokurimi, ku pjesëmarrja e operatorëve ekonomikë ka qenë minimale ose formale. Në shumë raste, tenderat janë zhvilluar me një ofertues të vetëm ose me kritere teknike shumë specifike, të cilat sipas ekspertëve mund të kufizojnë konkurrencën dhe të orientohen drejt kompanive të caktuara.

Ky fenomen jo vetëm ka rritur dyshimet për mungesë transparence, por ka sjellë që shteti të paguajë më shtrenjtë për shërbime apo produkte teknologjike që mund të siguroheshin me kosto më të ulët në një garë reale.

Projektet e digjitalizimit që kërkojnë investime të mëdha, platforma, sisteme IT apo shërbime cloud janë kontraktuar me vlera të konsiderueshme, ndërkohë që rezultatet konkrete për qytetarët apo administratën publike nuk kanë qenë gjithmonë të dukshme ose të matshme. Publikimi i kufizuar i të dhënave mbi kontratat, specifikimet teknike dhe zbatimin e projekteve dhe mungesa e auditimeve të pavarura teknike dhe financiare e ka bërë të vështirë, gati të pamundur, vlerësimin real të eficiencës së këtyre investimeve.

Çdo dyshim mbi tenderat publikë prek drejtpërdrejt besimin e qytetarëve tek institucionet. Në rastin e AKSHI-t, kjo është edhe më problematike, sepse agjencia është simbol i modernizimit shtetëror. Nëse proceset digjitale shoqërohen me dyshime për korrupsion apo favorizime, vetë narrativa e transformimit digjital dobësohet deri në shkatërrim të plotë.

  1. Investimet e mëdha infrastrukturore nën dyshime të forta për favorizime okulte dhe korrupsion

Viti 2025 solli në qendër të hetimit nga ana e SPAK, por edhe të debatit publik disa nga projektet më të mëdha infrastrukturore në Shqipëri, veçanërisht Tunelin e Llogarasë dhe segmentet e Unazës së Madhe të Tiranës. Këto investime, të prezantuara si projekte strategjike për zhvillimin ekonomik, turizmin dhe përmirësimin e trafikut urban, konfirmuan akuzat dhe dyshimet e opozitës për devijime dhe abuzime të mundshme me kostot dhe procedurat e prokurimit.

Tuneli i Llogarasë është nën hetim për abuzim në favor të kompanisë turke dhe në dëm të kompanisë shqiptare pjesëmarrëse në tendër, për koston e lartë, ndryshimet në kontrata dhe dyshimet për procedurat e tenderimit.

Edhe Unaza e Madhe e Tiranës është nën hetim lidhur me procedurat e tenderimit, favorizimin e kompanive të caktuara dhe kostot shtesë të saj. Kudo ku sekti Rama vendos vulën e tij të pistë, ka hetime dhe dyshime për abuzime dhe korrupsion.

  1. Politikat fiskale si favorizim ndaj kompanive të mëdha kliente të sektit Rama

Ndryshimet fiskale të ndërmarra gjatë vitit 2025 në sektorë strategjikë si turizmi, energjia, infrastruktura dhe teknologjia e përkeqësuan klimën e biznesit. Ndërsa qeveria i prezantoi si përpjekje për të nxitur investimet, formalizimin e ekonomisë dhe konkurrueshmërinë, skandali i Parkut Teknologjik Durana tregoi qartë qëllimin e vërtetë të këtyre ndryshimeve: favorizimin e bizneseve pranë qeverisë dhe vetë Ramës.

Uljet selektive të taksave, incentivat fiskale dhe politikat mbështetëse për gjoja investitorët e mëdhenj, kanë bërë që të përfitojnë shumë kompani të mëdha ose projekte specifike, ndërsa bizneset e vogla dhe të mesme nuk kanë ndjerë të njëjtin lehtësim. Perkundrazi! Kjo ka ushqyer me të drejtë perceptimin se politikat fiskale 2025 kanë favorizuar veprimtarë ekonomikë të lidhur me pushtetin politik të Ramës.

Këto incentiva fiskale kanë deformuar konkurrencën dhe kanë ulur besimin në barazinë para ligjit.

5.Korrupsioni në ushtri përmes KAYO, fusha “inovative” e korrupsionit të Ramës

KAYO dhe korrupsioni në ushtri do të hyjnë në historin si korrupsioni i ri “inovativ” i Ramës, nëse do t’i ngelet kohë, në krye të punëve të pista në Shqipëri. Autokrati Rama ka gjetur fushën e duhur dhe personin “e duhur” në krye të KAYO-s, një drejtues me përvojë negative dhe tregues negativë.

Në korrik të vitit 2025, Shqipëria nënshkroi një marrëveshje të gjerë ushtarake me Izraelin. Për shumë muaj ky nënshkrim u pa thjesht si një marrëveshje normale midis dy qeverive, për të bashkëpunuar në fushën e mbrojtjes. Vetëm pak kohë më parë u zbulua se marrëveshja nuk ishte thjesht një marrëveshje mes dy qeverive, por një biznes sekret qindra milionë dollarësh, i KAYO-s me një kompani private izraelite, e cila sot po hetohet nga NATO për korrupsion me Agjencinë e tenderimeve të vetë NATO’s!

  1. Subvencionet selektive në bujqësi

Sekti Rama ka shitur idenë se dhjetra milionë eurot e subvencioneve të drejtpërdrejta në bujqësi janë përqendruar në sektorë me potencial më të madh zhvillimi, si serrat, blegtoria intensive, agropërpunimi dhe eksportet bujqësore. Në të vërtetë, subvencionet nuk kanë ndihmuar fermerët e vegjël dhe me pak tokë. Kanë shkuar në shumicë tek tregtaret e produkteve bujqësore dhe tek kompanitë e organizuara. Fermerët e vegjël janë lënë pothuajse tërësisht jashtë, sidomos ata në zona të thella rurale, për shkak të vështirësive në aplikim, kritereve të komplikuara dhe aksesit të kufizuar në informacion.

Kjo ka krijuar perceptimin se edhe fondet e mbështetjes në bujqësi 2025 përfunduan kryesisht tek tregtarët e inputeve bujqësore, tek fermerët më të mëdhenj ose tek subjektet më të organizuara, duke rritur diferencat brenda sektorit.

Subvencionet bujqësore mund të kishin ndikim të rëndësishëm në frenimin e emigracionit rural, rritjen e të ardhurave dhe stabilitetin social. Për fat të keq, nëse shpërndarja perceptohet si e padrejtë, sikurse ka ndodhur edhe në vitin 2025, ato kanë krijuar tensione dhe zhgënjim tek fermerët.

  1. Menaxhim skandaloz i pronave publike

Edhe gjatë vitit 2025, tokat shtetërore, pasuritë bregdetare, ndërtesat publike dhe asetet strategjike janë vënë në ankand nga sekti në pushtet, duke sfiduar transparencën, ligjshmërinë dhe interesin publik.

Vendimet për dhënie me koncesion, privatizim apo zhvillim urban janë shoqëruar me akuza të forta për mungesë gare reale dhe menaxhim joefikas. Projektet turistike dhe urbane kanë nxitur diskutime mbi balancën mes interesit publik dhe zhvillimit ekonomik.

  1. Transparenca e mangët buxhetore

Transparenca buxhetore është një element thelbësor i qeverisjes së mirë, pasi garanton llogaridhënie, kontroll publik dhe përdorim më efikas të fondeve shtetërore. Edhe gjatë vitit 2025, mënyra e hartimit, publikimit dhe monitorimit të buxhetit në Shqipëri rezultoi me mungesa të theksuara dhe kronike  të informacionit të detajuar dhe të qartësisë në shumë vendimmarrje të rëndësishme financiare.

Realizimi i buxhetit përmes akteve normative, i kritikuar me forcë nga FMN, u kthye në normë! Buxheti 2025 vuajti nga (i) publikimi i kufizuar i detajeve mbi shumicën dërrmuese të projekte dhe kontrata publike, nga (ii) ndryshime buxhetore gjatë vitit pa komunikim të plotë publik, nga (iii) perceptimi për mungesë konsultimi me grupet e interesit dhe ekspertët, si dhe nga (iv) nga raportimi jo gjithmonë i qartë mbi realizimin e investimeve.

Mungesa e qartësisë në buxhetim ka krijuar pasiguri, sidomos për bizneset dhe investitorët e huaj që kërkojnë parashikueshmëri fiskale dhe stabilitet institucional.

9.Kuvendi 2025: i shndërruar në noter të rëndomtë dhe dekor

Sjellja politike e Edi Ramës edhe gjatë vitit 2025, ka treguar hapur një përçmim sistematik ndaj Kuvendit. Seancat plenare u reduktuan në formalitet, debati u zëvendësua nga monologu, ndërsa vendimmarrja reale ndodhi jashtë Kuvendit: në Kryeministri, në zyra të mbyllura, ose në marrëveshje të padeklaruara.

Përdorimi më i paskrupullt që i bëri maxhorances Rama ishte shurdhimi i zërit të saj, zerimi i personalitetit të Kryetarit të Kuvendit, me mosveprim në Komisionin e Mandateve, në mbrojtje të zëvendëses së vet në qeveri, të kërkuar për arrest nga SPAK.

Edhe në 2025-ën, ligjet u miratuan me procedura të përshpejtuara, Buxheti i Shtetit u miratua në 3 minuta pa konsultim real, pa respekt për opozitën dhe pothuajse përherë, edhe pa debat brenda vetë mazhorancës.

  1. Urrejta e thellë fiziologjike e Ramës për opozitën dhe deputetët e saj

Në çdo demokraci në botë, opozita është shtyllë e domosdoshme e sistemit politik, zëri kritik që kontrollon pushtetin dhe mbron balancën institucionale. Në Shqipëri, nën qeverisjen e autokratit Rama, opozita, edhe gjatë vitit 2025, nuk u trajtuar si pjesë legjitime e demokracisë, por si armik për t’u asgjësuar politikisht.

Rama nuk e ka parë kurrë opozitën si kundërshtar politik me të cilin përballet në ide dhe programe. Për të, opozita është pengesë që duhet nënçmuar, izoluar dhe diskredituar. Ai e urren atë në mënyrë të plotë, visherale, me të gjitha poret e unit të vet. Gjuha përçmuese, ironia arrogante dhe sulmet personale ndaj deputetëve opozitarë janë kthyer në mjet të përditshëm komunikimi politik të tij.

Në vend të debatit, Rama zgjedh talljen. Në vend të argumentit, fyerjen. Në vend të përballjes parlamentare, delegjitimimin publik.

 

Sot, datë 6 shkurt 2026, së bashku me koordinatorin për analizën dhe mbikëqyrjen e procesit zgjedhor, z.Aurel Bylykbashi, morëm pjesë në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, dega Selenicë

Sot, datë 6 shkurt 2026, së bashku me koordinatorin për analizën dhe mbikëqyrjen e procesit zgjedhor, z.Aurel Bylykbashi, morëm pjesë në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, dega Selenicë

Sot, datë 6 shkurt 2026, së bashku me koordinatorin për analizën dhe mbikëqyrjen e procesit zgjedhor, z.Aurel Bylykbashi, morëm pjesë në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, dega Selenicë
Gjatë mbledhjes diskutuam rëndësinë e pjesëmarrjes në protestën e 10 shkurtit 2026, si dhe u fokusuam në analizën e zgjedhjeve të 11 majit 2025, duke vlerësuar sfidat e këtij procesi zgjedhor në degën e Partisë Demokratike Selenicë.
Në lidhje me protestën, u theksua rëndësia e angazhimit maksimal dhe mobilizimit që Dega e PD Selenicë do të ketë për protestën e 10 shkurtit. Po ashtu, diskutuam për forcimin e strukturave dhe përmirësimin e angazhimit të degës pas zgjedhjeve të 11 majit, për të adresuar mangësitë e konstatuara.
Anëtarët e Kryesisë paraqitën propozime konkrete dhe shprehën gatishmërinë për t’u angazhuar aktivisht në mbështetje të çdo aksioni të Partisë Demokratike, si dhe në pjesëmarrjen në protestën e 10 shkurtit.
Sëbashkë me kryesinë e PD Selenicë, kryetarin e degës z. Leonard Rakipaj dhe koordinatorin z. Aurel Bylykbashi, u vendos që analiza të vazhdojë në të gjitha njësitë administrative të Bashkisë Selenicë, për të përmbyllur analizën e zgjedhjeve të 11 majit 2025, për degën e PD Selenicë.
Sot, më 7 shkurt 2026, së bashku me ish-kryetarin e PD Selenicë, z. Sezai Balilaj, dhe kryetarin e grupseksionit Brataj, z. Trendafil Hoxhaj, zhvilluam në fshatin Gjorm një mbledhje pune me demokratë dhe banorë të nderuar të zonës.

Sot, më 7 shkurt 2026, së bashku me ish-kryetarin e PD Selenicë, z. Sezai Balilaj, dhe kryetarin e grupseksionit Brataj, z. Trendafil Hoxhaj, zhvilluam në fshatin Gjorm një mbledhje pune me demokratë dhe banorë të nderuar të zonës.

Sot, më 7 shkurt 2026, së bashku me ish-kryetarin e PD Selenicë, z. Sezai Balilaj, dhe kryetarin e grupseksionit Brataj, z. Trendafil Hoxhaj, zhvilluam në fshatin Gjorm një mbledhje pune me demokratë dhe banorë të nderuar të zonës.
Gjatë takimit u theksua rëndësia e angazhimit maksimal dhe mobilizimit të Degës së PD Selenicë për protestën e 10 shkurtit. Po ashtu, u diskutua forcimi i strukturave dhe rritja e angazhimit të gjithë strukturës së PD Selenicë në çdo njësi administrative.
Falenderova me mirënjohje demokratët e fshatit Gjormit për punën, kontributin dhe qëndresën e treguar në çdo aksion të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

 

𝟮𝟰 𝗝𝗮𝗻𝗮𝗿 𝟭𝟵𝟭𝟵-𝟮𝟰 𝗝𝗮𝗻𝗮𝗿 𝟮𝟬𝟮𝟲 𝟭𝟬𝟳 𝘃𝗶𝘁𝗲 𝗻𝗴𝗮 𝗸𝗮𝗹𝗶𝗺𝗶 𝗻𝗲 𝗽𝗲𝗿𝗷𝗲𝘁𝗲𝘀𝗶 𝗶 𝗔𝘁𝗶𝘁 𝘁𝗲 𝗞𝗼𝗺𝗯𝗶𝘁, 𝗧𝗵𝗲𝗺𝗲𝗹𝘂𝗲𝘀𝗶𝘁 𝘁𝗲 𝗦𝗵𝘁𝗲𝘁𝗶𝘁 𝗦𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿, 𝗜𝘀𝗺𝗮𝗶𝗹 𝗤𝗲𝗺𝗮𝗹 𝗩𝗹𝗼𝗿𝗲𝘀

𝟮𝟰 𝗝𝗮𝗻𝗮𝗿 𝟭𝟵𝟭𝟵-𝟮𝟰 𝗝𝗮𝗻𝗮𝗿 𝟮𝟬𝟮𝟲 𝟭𝟬𝟳 𝘃𝗶𝘁𝗲 𝗻𝗴𝗮 𝗸𝗮𝗹𝗶𝗺𝗶 𝗻𝗲 𝗽𝗲𝗿𝗷𝗲𝘁𝗲𝘀𝗶 𝗶 𝗔𝘁𝗶𝘁 𝘁𝗲 𝗞𝗼𝗺𝗯𝗶𝘁, 𝗧𝗵𝗲𝗺𝗲𝗹𝘂𝗲𝘀𝗶𝘁 𝘁𝗲 𝗦𝗵𝘁𝗲𝘁𝗶𝘁 𝗦𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿, 𝗜𝘀𝗺𝗮𝗶𝗹 𝗤𝗲𝗺𝗮𝗹 𝗩𝗹𝗼𝗿𝗲𝘀

Sot, më 24 janar 2026, së bashku me anëtarë të kryesisë së PD Vlorë dhe qytetarë vlonjatë, zhvilluam ceremoninë përkujtimore të 107-vjetorit të ndarjes nga jeta të Atit të Kombit, Ismail Qemal Vlorës. Me këtë rast vendosëm kurora me lule pranë varrit monumental të Atit të Kombit në qytetin e Vlorës.
Kanë kaluar 107 vite nga 24 janari i vitit 1919, kur Ismail Qemal Vlora, Ati i Kombit shqiptar, themeluesi i shtetit dhe babai i Pavarësisë, kaloi në përjetësi, duke hyrë në panteonin e lavdisë shqiptare dhe në altarin e pavdekshëm të heronjve të shtetit shqiptar.
Ismail Qemali ka qenë, është dhe do të mbetet një personalitet i padiskutueshëm i Rilindjes Kombëtare. Ai ishte dhe mbetet një figurë e rrallë e kombit shqiptar, që finalizoi përpjekjet shekullore dhe luftërat e shqiptarëve për liri dhe pavarësi, duke shpallur Pavarësinë e Shqipërisë në Vlorën e tij të dashur. Ai jo vetëm e realizoi Pavarësinë, por hodhi themelet e shtetit shqiptar.
Emri i tij i vërtetë është: Nëntor 28!
Më 24 janar 1919, Ismail Qemal Vlora kaloi në përjetësi për të hyrë e qëndruar përgjithmonë në altarin e pavdekshmërisë së kujtesës sonë kombëtare, si personaliteti më i shquar shtetëror, diplomatik dhe shoqëror i lëvizjes kombëtare shqiptare, Babai i Pavarësisë dhe Themeluesi i shtetit shqiptar më 28 Nëntor 1912, figura më e dashur dhe karizmatike e shqiptarëve.
Te Ai bashkohen në një: Njeriu, Shtetari dhe Pavdekësia.
Kryevepra e tij mbetet Themelimi i Shtetit Shqiptar, sepse Ismail Qemal Vlora kurrë nuk i keqpërdori ndjenjat kombëtare për interesa politike dhe bëri atë që pakkush mund ta bënte: shpalli Pavarësinë.
Ai është politikani i parë shqiptar që vuri Shqipërinë mbi egon personale, mirësinë, tolerancën dhe dashurinë mbi keqkuptimet; themeloi debatin publik dhe institucionin e dorëheqjes, edhe pse nuk e meritonte të largohej.
Emri i Ismail Qemal Vlorës është shkruar me gërma të arta në kujtesën tonë kolektive si Babai i Pavarësisë dhe Themeluesi i shtetit shqiptar. Ai mbetet protagonisti kryesor i përpjekjeve kolosale politike dhe diplomatike në kancelaritë e Evropës, për të siguruar mbështetjen ndërkombëtare për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.
Në historinë e popullit shqiptar, emri i Ismail Qemal Vlorës do të mbetet përgjithmonë i shënuar si Ati i Kombit.
Dhe për kryeveprën e tij, Shpalljen e Pavarësisë më 28 Nëntor 1912, populli shqiptar këndon me krenari:“Emri i tij i vërtetë është Nëntor 28!”
Datë 17 janar, u zhvillua mbledhja e Kryesisë së Forumit Rinor të Partisë Demokratike, dega Vlorë, një takim me rëndësi të veçantë për analizën dhe vijimin e angazhimit politik të të rinjve demokratë.

Datë 17 janar, u zhvillua mbledhja e Kryesisë së Forumit Rinor të Partisë Demokratike, dega Vlorë, një takim me rëndësi të veçantë për analizën dhe vijimin e angazhimit politik të të rinjve demokratë.

Dje, datë 17 janar, u zhvillua mbledhja e Kryesisë së Forumit Rinor të Partisë Demokratike, dega Vlorë, një takim me rëndësi të veçantë për analizën dhe vijimin e angazhimit politik të të rinjve demokratë. Në këtë mbledhje mora pjesë së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike të Shqipërisë, z. Flamur Noka, si dhe me Koordinatorin për Mbikëqyrjen e Procesit Zgjedhor dhe Analizës, z. Aurel Bylykbashi.
Në fokus të diskutimit ishte analiza e zgjedhjeve të 11 majit 2025, ku Forumi Rinor i Vlorës ka dëshmuar një rol të jashtëzakonshëm, energjik dhe të pandërprerë gjatë gjithë fushatës elektorale, duke u konfirmuar si një nga strukturat më vitale dhe më aktive të Partisë Demokratike, dega Vlorë.
Të rinjtë dhe të rejat e Forumit Rinor kanë qenë shtylla mbështetëse e çdo organizimi politik në Vlorë, pjesë e pandarë dhe konstruktive e çdo angazhimi të Partisë Demokratike, si në terren ashtu edhe në procesin e analizës së brendshme. Prania e tyre ka qenë e vazhdueshme në çdo rajon dhe njësi administrative, duke reflektuar përgjegjësi, përkushtim dhe vizion politik.
Në fjalën time, shpreha mirënjohjen e plotë për punën, vullnetin dhe kontributin e vyer të të rinjve të Forumit Rinor, të cilët përfaqësojnë një model të lartë integriteti, serioziteti dhe angazhimi qytetar. Theksova domosdoshmërinë e vijimit të punës së deritanishme dhe forcimit të mëtejshëm të Forumit Rinor me të rinj energjikë, të motivuar dhe të gatshëm për të kontribuar aktivisht në radhët e Partisë Demokratike.
Sekretari i Përgjithshëm, z. Flamur Noka, vlerësoi rolin dhe kontributin e Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Vlorë, duke nënvizuar se të rinjtë demokratë vlonjatë kanë qenë gjithmonë të përfshirë në çdo organizim të Partisë Demokratike. Në fjalën e tij, Sekretari i Përgjithshëm i PDSH-së, Flamur Noka, u bëri thirrje të rinjve që t’i bashkohen masivisht protestës kombëtare të datës 24 janar.
Në përmbyllje të takimit, së bashku me të rinjtë e Forumit Rinor vendosëm që brenda pak javësh të organizojmë një takim më të gjerë dhe më gjithëpërfshirës me të rinjtë, me synimin e zgjerimit të angazhimit politik dhe forcimit të strukturave rinore të Partisë Demokratike në Vlorë.
Sot, më datë 17 janar, u zhvillua mbledhja e Kryesisë së Zgjeruar të Partisë Demokratike, Dega Vlorë, një mbledhje me rëndësi politike dhe organizative.

Sot, më datë 17 janar, u zhvillua mbledhja e Kryesisë së Zgjeruar të Partisë Demokratike, Dega Vlorë, një mbledhje me rëndësi politike dhe organizative.

Sot, më datë 17 janar, u zhvillua mbledhja e Kryesisë së Zgjeruar të Partisë Demokratike, Dega Vlorë, një mbledhje me rëndësi politike dhe organizative. Në këtë mbledhje mora pjesë sëbashku me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike të Shqipërisë, z. Flamur Noka, si dhe me Koordinatorin për Mbikëqyrjen e Procesit Zgjedhor, z. Aurel Bylykbashi.
Fokusi kryesor i takimit ishte diskutimi i rezymesë së përgjithshme të analizës politike dhe organizative, e zhvilluar nga Partia Demokratike Vlorë në të gjitha njësitë dhe rajonet e saj, në bashkëpunim të ngushtë me strukturat e partisë dhe bazën demokrate në Vlorë. Kjo analizë lidhet drejtpërdrejt me zgjedhjet e 11 majit 2025, duke evidentuar problematikat, sfidat, por edhe potencialet për ringritjen dhe forcimin e Partisë Demokratike në Vlorë.
Një tjetër pikë e rëndësishme e mbledhjes ishte shqyrtimi i propozimeve të ardhura nga baza e Partisë Demokratike të Vlorës, lidhur me kandidaturat për Kryetar të Degës së PD Vlorë, duke reflektuar frymën e demokracisë së brendshme, transparencës dhe përfshirjes aktive të anëtarësisë.
Gjatë fjalës sime, shpreha mirënjohjen dhe vlerësimin maksimal për punën e madhe dhe angazhimin serioz të strukturave të PD Vlorë gjatë kësaj periudhe analize, si dhe për takimet e shumta dhe konstruktive të zhvilluara me bazën demokrate, të cilat dëshmojnë për një bazë aktive dhe të vendosur.
Kryetari i PD Vlorë, z. Hysni Sharra, së bashku me koordinatorin për analizën dhe mbikëqyrjen zgjedhore, z. Aurel Bylykbashi, prezantuan një raport të detajuar me pikat kryesore të analizës, të hartuar në përputhje të plotë me udhëzimet e Kryesisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë. Ky raport shërben edhe si një bazë për vendimmarrjet e ardhshme politike dhe organizative të degës.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, z. Flamur Noka, falënderoi strukturat e PD Vlorë për punën serioze dhe të përgjegjshme të kryer, analizën objektive dhe procesin korrekt të propozimeve, duke e cilësuar këtë proces si një hap të domosdoshëm për garantimin e një procesi zgjedhor transparent dhe demokratik, në kuadër të zgjedhjes së drejtuesit të ri të PD Vlorë. Gjithashtu, Sekretari i Përgjithshëm i PDSH-së z.Flamur Noka vuri theks të veçantë në thirrjen për pjesëmarrje masive në protestën kombëtare të datës 24 janar, si një akt qytetar dhe politik kundër keqqeverisjes dhe për mbrojtjen e demokracisë.
Gjatë mbledhjes u zhvilluan diskutime të shumta lidhur me organizimin dhe forcimin e strukturave të Partisë Demokratike, analizën e zgjedhjeve të 11 majit 2025, si dhe hartimin e strategjive të reja organizative dhe politike, që synojnë rikthimin e besimit të qytetarëve dhe rritjen e ndikimit të PD-së në Vlorë.
Në këtë mbledhje morën pjesë anëtarët e Kryesisë së PD Vlorë, anëtarët e grup-seksioneve, sekretarët funksionalë, Kryetari i PD Vlorë, z. Hysni Sharra, Sekretarja e Degës, znj. Nada Mecorapaj, Kryetari i Grupit të Këshilltarëve në Këshillin Bashkiak, z. Atird Hoxha, Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, znj. Alta Azizi Haluci, ish-Kryetari i PD Vlorë, z. Agron Sharra, si dhe Kryetari i Forumit Rinor, z. Cajup Shehaj.
Sot, datë 10 janar 2026, së bashku me Koordinatorin për Mbikëqyrjen e Analizës dhe Procesin Zgjedhor pranë Degës së PD Vlorë, z. Aurel Bylykbashi

Sot, datë 10 janar 2026, së bashku me Koordinatorin për Mbikëqyrjen e Analizës dhe Procesin Zgjedhor pranë Degës së PD Vlorë, z. Aurel Bylykbashi

Sot, datë 10 janar 2026, së bashku me Koordinatorin për Mbikëqyrjen e Analizës dhe Procesin Zgjedhor pranë Degës së PD Vlorë, z. Aurel Bylykbashi, u ndalëm në njësinë administrative Shushicë ( Llakatund), ku zhvilluam një takim me strukturat e Partisë Demokratike Vlorë për këtë njësi administrative.
Diskutimet e problematikave ishin të shumta, me fokus analizën e zgjedhjeve të 11 majit 2025, ecuria e procesit zgjedhor, problematikat e evidentuara gjatë fushatës dhe ditës së votimit, si dhe faktorët që ndikuan dhe e afektuan në tërësi klimën zgjedhore.
Gjatë diskutimeve u ndalëm në analizën mbi organizimin në terren, rolin e strukturave vendore, përfshirjen e anëtarësisë dhe mbështetësve, si edhe mbi sfidat me të cilat u përball procesi zgjedhor i 11 majit 2025, përfshirë presionet politike, përdorimin e burimeve shtetërore dhe çështje që lidhen me administrimin e zgjedhjeve.
Shpreha mirënjohjen time për çdo demokrat të kësaj zone dhe i falënderova për punën e deritanishme dhe mbështetjen që i japin Partisë Demokratike.
Në përfundim, u ritheksua nevoja për forcimin e strukturave të Partisë Demokratike në njësinë administrative Shushicë, rritjen e bashkëpunimit me qytetarët dhe ndërtimin e një alternative të bazuar në transparencë, integritet dhe përfaqësim të interesave të komunitetit.
Në takim me strukturat e PD Vlorë për njësinë administrative Shushicë ishin, anëtari i këshillit bashkiak Vlorë z.Atird Hoxha, anëtari i Kryesisë PD Vlorë Prof.as.dr Lorenc Danaj, si dhe kryetari i grupseksionit Shushicë z.Luli Petani, i cili ishte dhe organizatori i këtij takimi me strukturat në njësine administrative Shushicë ( Llakatund ).
2𝟴 𝗗𝗵𝗷𝗲𝘁𝗼𝗿 𝟭𝟵𝟵𝟬-𝟮𝟴 𝗗𝗵𝗷𝗲𝘁𝗼𝗿 𝟮𝟬𝟮𝟱 𝟯𝟱 𝘃𝗶𝘁𝗲, 𝗻𝗴𝗮 𝘁𝗵𝗲𝗺𝗲𝗹𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗣𝗮𝗿𝘁𝗶𝘀𝗲 𝗗𝗲𝗺𝗼𝗸𝗿𝗮𝘁𝗶𝗸𝗲 𝗗𝗲𝗴𝗮 𝗩𝗹𝗼𝗿𝗲

2𝟴 𝗗𝗵𝗷𝗲𝘁𝗼𝗿 𝟭𝟵𝟵𝟬-𝟮𝟴 𝗗𝗵𝗷𝗲𝘁𝗼𝗿 𝟮𝟬𝟮𝟱 𝟯𝟱 𝘃𝗶𝘁𝗲, 𝗻𝗴𝗮 𝘁𝗵𝗲𝗺𝗲𝗹𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗣𝗮𝗿𝘁𝗶𝘀𝗲 𝗗𝗲𝗺𝗼𝗸𝗿𝗮𝘁𝗶𝗸𝗲 𝗗𝗲𝗴𝗮 𝗩𝗹𝗼𝗿𝗲

Shpresoj e besoj, se të gjithë demokratët e Vlorës duhet ta kujtojnë këtë datë, e cila shënon themelimin e Partisë Demokratike në qytetin tonë, 35 vite më parë.
Është nder të rikujtojmë me mirënjohje nismëtarët: 𝘼𝙛𝙧𝙞𝙢 𝙅𝙪𝙥𝙞, 𝙑𝙚𝙣𝙩𝙞𝙜𝙟𝙖𝙧 𝙃𝙖𝙢𝙯𝙖𝙧𝙖𝙟, 𝘼𝙡𝙛𝙧𝙚𝙙 𝙕𝙞𝙖𝙟𝙞, 𝘼𝙡𝙚𝙠𝙨 𝙏𝙖𝙝𝙞𝙧𝙞, 𝙈𝙖𝙣𝙤𝙡 𝘽𝙤𝙣𝙤, 𝙃𝙖𝙨𝙠𝙤 𝙃𝙤𝙭𝙝𝙖, 𝘽𝙞𝙡𝙖𝙡 𝘾𝙚𝙡𝙖, 𝙍𝙤𝙡𝙖𝙣𝙙 𝙏𝙖𝙛𝙞𝙡𝙞, 𝘽𝙪𝙟𝙖𝙧 𝘽𝙤𝙧𝙨𝙝𝙞, 𝙋𝙚𝙩𝙧𝙞𝙩 𝙎𝙩𝙚𝙛𝙖, 𝙉𝙚𝙭𝙝𝙖𝙩 𝙑𝙚𝙞𝙥𝙞.
Kujtoj me mirënjohje të gjithë ata intelektualë e qytetarë vlonjatë, të përndjekur politikë që nisën organizimin atë dhjetor: 𝙑𝙞𝙡𝙨𝙤𝙣 𝙃𝙖𝙭𝙝𝙞𝙧𝙖𝙟, 𝙀𝙨𝙖𝙩 𝙃𝙖𝙨𝙖𝙣𝙞, 𝘿𝙖𝙨𝙝𝙖𝙢𝙞𝙧 𝙁𝙧𝙖𝙠𝙪𝙡𝙡𝙖, 𝙁𝙞𝙡𝙞𝙥 𝙏𝙖𝙘𝙤, 𝙆𝙧𝙞𝙨𝙩𝙤 𝘾𝙞𝙥𝙖, 𝙇𝙤𝙧𝙖𝙣𝙙 𝙈𝙚𝙧𝙠𝙪𝙧𝙞, 𝙂𝙖𝙛𝙪𝙧 𝙎𝙝𝙖𝙢𝙚𝙩𝙞, 𝙔𝙡𝙡𝙞 𝘽𝙤𝙧𝙖, 𝘽𝙚𝙙𝙧𝙞 𝙎𝙝𝙖𝙨𝙠𝙖, 𝙁𝙖𝙧𝙞 𝙎𝙝𝙖𝙨𝙠𝙖, 𝙕𝙖𝙞𝙢 𝙃𝙤𝙭𝙝𝙖, 𝘽𝙖𝙨𝙩𝙧𝙞 𝙎𝙤𝙛𝙞𝙖, 𝙀𝙣𝙫𝙚𝙧 𝙈𝙚𝙢𝙞𝙨𝙝𝙖𝙟, 𝘼𝙧𝙗𝙚𝙣 𝙂𝙤𝙡𝙚𝙢𝙞, 𝘼𝙙𝙝𝙪𝙧𝙞𝙢 𝙈𝙪𝙨𝙖𝙧𝙖𝙟, 𝙄𝙡𝙞𝙖 𝙑𝙞𝙨𝙝𝙞, 𝘽𝙖𝙟𝙧𝙖𝙢 𝙆𝙖𝙧𝙖𝙗𝙤𝙡𝙡𝙞, 𝙉𝙚𝙨𝙝𝙚𝙩 𝙉𝙜𝙪𝙘𝙞, 𝙆𝙧𝙞𝙨𝙩𝙖𝙦 𝙋𝙖𝙫𝙡𝙞, 𝙍𝙧𝙖𝙥𝙤 𝙏𝙖𝙝𝙤, 𝙆𝙧𝙚𝙨𝙝𝙣𝙞𝙠 𝘾𝙞𝙥𝙞, 𝙑𝙞𝙡𝙨𝙤𝙣 𝘾𝙞𝙥𝙞, 𝘼𝙧𝙦𝙞𝙡𝙚 𝙆𝙪𝙢𝙚, 𝙉𝙚𝙠𝙞 𝙓𝙝𝙪𝙫𝙚𝙡𝙞, 𝙁𝙚𝙧𝙙𝙞𝙣𝙖𝙣𝙙 𝙎𝙪𝙡𝙖, 𝙀𝙣𝙜𝙟𝙚𝙡𝙡 𝘽𝙞𝙣𝙤, 𝙈𝙖𝙧𝙞𝙤 𝙎𝙤𝙩𝙖, 𝙑𝙖𝙨𝙤 𝙂𝙧𝙖𝙗𝙤𝙫𝙖𝙧𝙞, 𝘽𝙚𝙨𝙣𝙞𝙠 𝙆𝙧𝙞𝙥𝙖, 𝙍𝙚𝙨𝙝𝙖𝙩 𝙆𝙧𝙞𝙥𝙖, 𝙎𝙝𝙥𝙚𝙩𝙞𝙢 𝙓𝙝𝙮𝙝𝙚𝙧𝙞, 𝘼𝙧𝙙𝙞𝙖𝙣 𝙏𝙖𝙨𝙠𝙖, 𝙆𝙤𝙨𝙩𝙖 𝙆𝙤𝙘𝙞, 𝙑𝙞𝙡𝙝𝙚𝙡𝙢𝙚 𝙃𝙖𝙭𝙝𝙞𝙧𝙖𝙟, 𝙃𝙖𝙟𝙧𝙞 𝙓𝙝𝙚𝙢𝙖𝙡𝙞, 𝘼𝙗𝙙𝙪𝙡𝙡𝙖 𝙄𝙡𝙞𝙖𝙯𝙞, 𝘼𝙜𝙞𝙢 𝘿𝙪𝙡𝙚, 𝙕𝙤𝙞 𝘽𝙞𝙨𝙝𝙤𝙡𝙡𝙖, 𝙀𝙣𝙜𝙟𝙚𝙡𝙡 𝙎𝙖𝙡𝙞𝙪, 𝙎𝙚𝙯𝙖𝙞 𝘽𝙖𝙯𝙖𝙟, 𝙀𝙣𝙜𝙟𝙚𝙡𝙡 𝙃𝙖𝙨𝙞𝙢𝙖𝙟, 𝘿𝙤𝙧𝙞𝙖𝙣 𝙉𝙚𝙥𝙧𝙖𝙫𝙞𝙨𝙝𝙩𝙖, 𝙁𝙖𝙩𝙤𝙨 𝙃𝙤𝙭𝙝𝙖, 𝘼𝙜𝙧𝙤𝙣 𝙃𝙖𝙭𝙝𝙞𝙧𝙖𝙟, 𝙎𝙪𝙡𝙤 𝙎𝙝𝙚𝙝𝙪, 𝘼𝙧𝙟𝙖𝙣 𝙉𝙞𝙠𝙖, 𝙀𝙣𝙜𝙟𝙚𝙡𝙡 𝙃𝙮𝙗𝙧𝙤, 𝙔𝙯𝙚𝙞𝙧 𝙈𝙪𝙘𝙤, 𝙇𝙪𝙩𝙚𝙧 𝙉𝙪𝙧𝙖𝙟, 𝙎𝙖𝙯𝙖𝙣 𝙕𝙮𝙠𝙖, 𝘽𝙖𝙨𝙝𝙠𝙞𝙢 𝙀𝙡𝙗𝙖𝙨𝙖𝙣𝙞, 𝙉𝙖𝙢𝙞𝙠 𝙅𝙖𝙝𝙖𝙟, 𝙑𝙡𝙖𝙙𝙞𝙢𝙞𝙧 𝙆𝙖𝙨𝙚𝙢𝙞, 𝙈𝙪𝙨𝙖 𝙓𝙝𝙪𝙫𝙚𝙡𝙞, 𝘼𝙜𝙞𝙢 𝙋𝙖𝙟𝙤, 𝙁𝙞𝙩𝙞𝙢 𝙃𝙖𝙭𝙝𝙞𝙧𝙖𝙟, 𝙓𝙝𝙚𝙢𝙖𝙡 𝙑𝙚𝙡𝙞𝙪, dhe shumë e shumë të tjerë, që në ato ditë dimri, të fundit të 90-ës u bënë pjesë e forcës politike, që shumë shpejt do të shndërrohej në shpresë për shqiptarët.
Mirënjohje për intelektualët vlonjatë, të cilët folën në mitingun e parë madhështor të 6 janarit 1991: 𝘼𝙛𝙧𝙞𝙢 𝙅𝙪𝙥𝙞, 𝙋𝙚𝙩𝙧𝙞𝙩 𝙎𝙩𝙚𝙛𝙖, 𝙃𝙖𝙨𝙠𝙤 𝙃𝙤𝙭𝙝𝙖, 𝘿𝙖𝙨𝙝𝙖𝙢𝙞𝙧 𝙁𝙧𝙖𝙠𝙪𝙡𝙡𝙖; 𝙩𝙚 𝙖𝙧𝙙𝙝𝙪𝙧𝙞𝙩 𝙣𝙜𝙖 𝙏𝙞𝙧𝙖𝙣𝙖: 𝙋𝙧𝙤𝙛.𝙙𝙧. 𝙎𝙖𝙡𝙞 𝘽𝙚𝙧𝙞𝙨𝙝𝙖, 𝙂𝙧𝙖𝙢𝙤𝙯 𝙋𝙖𝙨𝙝𝙠𝙤, 𝘼𝙯𝙚𝙢 𝙃𝙖𝙟𝙙𝙖𝙧𝙞, 𝘼𝙧𝙗𝙚𝙣 𝙄𝙢𝙖𝙢𝙞, 𝙚𝙩𝙟.
Mirënjohje studentëve vlonjatë të Lëvizjes Studentore, ku studenti dhe themeluesi I Partisë Demokratike 𝘼𝙧𝙙𝙞 𝙎𝙩𝙚𝙛𝙖 përcolli Statutin e Partisë Demokratike dhe Programin ne Vlorë.
Mirënjohje për ish- kryetarët e PD- Vlorë nga 1990 e deri më sot: 𝘼𝙛𝙧𝙞𝙢 𝙅𝙪𝙥𝙞, 𝙄𝙗𝙧𝙖𝙝𝙞𝙢 𝙑𝙖𝙨𝙟𝙖𝙧𝙞, 𝘽𝙚𝙙𝙧𝙞 𝙎𝙝𝙖𝙨𝙠𝙖, 𝘼𝙙𝙝𝙪𝙧𝙞𝙢 𝙈𝙪𝙨𝙖𝙧𝙖𝙟, 𝘼𝙧𝙜𝙚𝙣𝙩 𝙂𝙧𝙖𝙗𝙤𝙫𝙖, 𝙄𝙨𝙢𝙚𝙩 𝙈𝙚𝙧𝙨𝙞𝙣𝙞, 𝙎𝙝𝙥𝙚𝙩𝙞𝙢 𝙓𝙝𝙮𝙝𝙚𝙧𝙞, 𝘼𝙜𝙧𝙤𝙣 𝙎𝙝𝙖𝙧𝙧𝙖, 𝘼𝙧𝙙𝙞𝙖𝙣 𝙆𝙤𝙡𝙡𝙤𝙯𝙞, 𝙈𝙤𝙞𝙨𝙞 𝙈𝙚𝙢𝙞𝙣𝙖𝙟, 𝙂𝙧𝙖𝙢𝙤𝙯 𝙉𝙖𝙯𝙚𝙧𝙖𝙟, 𝙎𝙝𝙚𝙯𝙤 𝘽𝙖𝙡𝙞𝙡𝙞, 𝙂𝙚𝙣𝙘 𝘿𝙚𝙧𝙤𝙢𝙚𝙢𝙖𝙟, 𝘼𝙩𝙞𝙧𝙙 𝙃𝙤𝙭𝙝𝙖, 𝙃𝙮𝙨𝙣𝙞 𝙎𝙝𝙖𝙧𝙧𝙖, 𝙇𝙚𝙤𝙣𝙖𝙧𝙙 𝙍𝙖𝙠𝙞𝙥𝙖𝙟, 𝙞𝙨𝙝- 𝙠𝙧𝙮𝙚𝙩𝙖𝙧𝙚̈𝙩 𝙚 𝙗𝙖𝙨𝙝𝙠𝙞𝙨𝙚̈, 𝙀𝙡’𝙝𝙖𝙢 𝙎𝙝𝙖𝙧𝙧𝙖 𝙚 𝙂𝙚𝙯𝙞𝙢 𝙕𝙞𝙡𝙟𝙖; prefektin 𝙀𝙨𝙖𝙩 𝙃𝙖𝙨𝙖𝙣𝙞, oer te gjithe deputet e Partise Demokratike ne keto 35 vite dhe vecanerisht per deputet e viteve 1991- 1992 𝙙𝙝𝙚 1992-1996, 𝙥𝙧𝙤𝙛. 𝘼𝙗𝙚𝙙𝙞𝙣 𝙀𝙡𝙢𝙖𝙯𝙞, 𝙄𝙗𝙧𝙖𝙝𝙞𝙢 𝙑𝙖𝙨𝙟𝙖𝙧𝙞, 𝙋𝙚𝙩𝙧𝙚𝙛 𝙇𝙚𝙢𝙚𝙗𝙤𝙧𝙨𝙝𝙞, 𝙀𝙨𝙖𝙩 𝙃𝙖𝙨𝙖𝙣𝙞, 𝙎𝙝𝙥𝙚𝙩𝙞𝙢 𝙈𝙚𝙯𝙞𝙣𝙞, 𝘿𝙝𝙞𝙢𝙞𝙩𝙚𝙧 𝘼𝙣𝙖𝙜𝙣𝙤𝙨𝙩𝙞, 𝙂𝙖𝙛𝙪𝙧 𝙎𝙝𝙖𝙢𝙚𝙩𝙞, 𝙆𝙤𝙨𝙩𝙖 𝙆𝙤𝙘𝙞, 𝘼𝙛𝙧𝙞𝙢 𝙅𝙪𝙥𝙞, 𝙍𝙤𝙡𝙖𝙣𝙙 𝙏𝙖𝙛𝙞𝙡𝙞, 𝙁𝙞𝙡𝙞𝙥 𝙏𝙖𝙘𝙤, 𝙇𝙞𝙡𝙟𝙖𝙣𝙖 𝙀𝙡𝙢𝙖𝙯𝙞, 𝙉𝙖𝙙𝙖 𝙈𝙚𝙘̧𝙤𝙧𝙧𝙖𝙥𝙖𝙟, e shume deputete te PD nder vite, si dhe per kryetaret e qarkut 𝘼𝙜𝙞𝙢 𝙆𝙖𝙙𝙞𝙪, 𝘼𝙧𝙦𝙞𝙡𝙚 𝙆𝙪𝙢𝙚, 𝘼𝙜𝙧𝙤𝙣 𝙎𝙝𝙖𝙧𝙧𝙖, 𝘼𝙣𝙚𝙨𝙩𝙞 𝘿𝙝𝙞𝙢𝙤𝙟𝙖𝙣𝙞, 𝙔𝙡𝙡𝙞 𝙋𝙞𝙧𝙤.
Mirënjohje për sportistat e Flamurtarit në vitet ‘90, të cilët themeluam dhe forcuan Partinë Demokratike të Vlorës, 𝘼𝙡𝙛𝙧𝙚𝙙 𝙕𝙞𝙖𝙟𝙞, 𝙍𝙧𝙖𝙥𝙤 𝙏𝙖𝙝𝙤, 𝙇𝙪𝙖𝙣 𝘽𝙞𝙧𝙘𝙚, 𝙑𝙖𝙨𝙞𝙡 𝙍𝙪𝙘𝙞, 𝙆𝙧𝙚𝙨𝙝𝙣𝙞𝙠 𝘾𝙞𝙥𝙞, 𝙑𝙞𝙡𝙨𝙤𝙣 𝘾𝙞𝙥𝙞, 𝙚𝙩𝙟.
Mirënjohje për sindikalistët e parë të Vlorës, të cilët mbështetën ndryshimet demokratike dhe Partinë Demokratike.
Mirënjohje për të gjithë qëndrestarët demokratë, kryetaren e parë të LDG, shkrimtaren 𝙑𝙞𝙡𝙝𝙚𝙡𝙢𝙚 𝙑𝙧𝙖𝙣𝙖𝙧𝙞 e cila ka botuar dhe një libër për historikun e krijimit të degës së LDG Vlorë dhe të gjitha zonjat demokrate, drejtuese të LDG Vlorë, 𝙋𝙖𝙦𝙮𝙯𝙚 𝙋𝙚𝙩𝙧𝙞𝙩𝙞, 𝘿𝙤𝙧𝙤𝙩𝙚 𝙆𝙤𝙣𝙤𝙢𝙞, 𝘽𝙖𝙧𝙞𝙚 𝙄𝙨𝙪𝙛𝙞, 𝙎𝙖𝙞𝙢𝙞𝙧𝙖 𝙓𝙝𝙞𝙣𝙙𝙞, 𝙇𝙖𝙪𝙧𝙚𝙩𝙖 𝘽𝙚𝙟𝙠𝙤𝙨𝙖𝙡𝙖, 𝙉𝙚𝙭𝙝𝙢𝙞𝙚 𝙓𝙝𝙪𝙫𝙚𝙡𝙞, 𝘼𝙡𝙩𝙖 𝙃𝙖𝙡𝙪𝙘𝙞.
Mirënjohje për ish të përndjekurit politikë, që janë palca dhe ADN-ja e partisë, së bashku me qëndrestarët në vite e vite; mirënjohje për themeluesit dhe rithemeluesit qëndrestarë të PD Vlorë.
Mirënjohje për drejtuesit e gazetës së PD “Zgjimi”, 𝙋𝙖𝙟𝙩𝙞𝙢 𝙓𝙝𝙚𝙡𝙤, 𝙀𝙣𝙧𝙞𝙚𝙩𝙖 𝙎𝙞𝙣𝙖, 𝙂𝙚̈𝙯𝙞𝙢 𝙇𝙡𝙤𝙟𝙙𝙞𝙖, 𝙑𝙖𝙣𝙜𝙟𝙚𝙡 𝙋𝙞𝙘𝙞 e dhjetëra intelektualëve të qytetit, që kontribuuan me shkrimet e tyre.
Mirënjohje për të gjithë ata demokratë, të cilët mbajtën në këmbë dhe ringritën Partinë Demokratike pas ngjarjeve të rënda në vitin 1997!
Mirënjohje e pakufishme për demokratët e thjeshtë vlonjatë, të cilët për asnjë çast nuk u larguan, demoralizuan, por luftuan e qëndruan konseguentë në bindjet e tyre të djathta!
Një falenderim të veçantë për z. 𝙀𝙣𝙫𝙚𝙧 𝙈𝙚𝙢𝙞𝙨𝙝𝙖𝙟, i cili ka dokumentuar me saktësi rrugëtimin e PD- Vlorë që nga krijimi në librin e tij “Fillimi i lëvizjes demokratike në Vlorë 1990- 1991”.
Në këtë datë historike për PD- Vlorë, dëshiroj të falenderoj të rinjtë e të rejat e FRPD, zonja të LDG, intelektualë e qytetarë, të cilët i kanë dhënë shpirtin, fytyrën e zërin e tyre Partisë Demokratike Vlorë.
Në këtë datë historike për PD- Vlorë, dëshiroj të falenderoj jo vetëm demokratët ndër vite, por edhe të gjithë ata demokratë vlonjate, të cilët na u bashkuan rrugës dhe kontribuan maksimalisht për Partinë Demokratike; qe u bene pjese e Foltores dhe RITHEMELIMIT te Partise Demokratike, duke mbrojtur flamurin e saj dhe mbështetur themeluesin dhe liderin e demokratëve Prof.Dr. Sali Berisha !
Në këto 35 vite të vështira, të shoqëruara me krenari, suksese, sfida, por shpeshherë edhe me zhgënjime, Partia Demokratike duhet të mbetet besnike e gjenezës së saj, e ADN-së së saj, por edhe shpresë për të ardhmen, për të gjithë!
Misioni nuk ka mbaruar!
Përkundrazi!
Eshtë detyrim i demokratëve të vërtetë dhe të mençur, i demokratëve që gjithmonë kanë dashur Shqipërinë, Lirinë e Demokracinë të zgjidhin problemet e brendshme, për ta rikthyer PD si forcë qeverisëse, por edhe besimin e shpresën te të gjithë, që atdheun e bëjmë ne, demokratët!
Gëzuar 35 vjetorin e themelimit PD- Vlorë!
Sot, më 26 dhjetor 2025, së bashku me Koordinatorin për Mbikëqyrjen e Analizës dhe Procesin Zgjedhor pranë Degës së PD Vlorë

Sot, më 26 dhjetor 2025, së bashku me Koordinatorin për Mbikëqyrjen e Analizës dhe Procesin Zgjedhor pranë Degës së PD Vlorë

Sot, më 26 dhjetor 2025, së bashku me Koordinatorin për Mbikëqyrjen e Analizës dhe Procesin Zgjedhor pranë Degës së PD Vlorë, z. #aurelbylykbashi, zhvilluam takim me strukturat e Partisë Demokratike Vlorë, në njësinë administrative Orikum.
Takimi kishte si fokus kryesor analizën e zgjedhjeve të 11 majit, ku u diskutua mbi performancën dhe problematikat që dolën gjatë procesit zgjedhor. U theksua nevoja për vlerësimin e faktorëve që ndikuan në rezultatin e zgjedhjeve dhe u propozuan mundësi konkrete për përmirësimin e punës së strukturave në të ardhmen.
Strukturat e PD Vlorë për njësinë administrative Orikum, paraqitën analizat dhe propozimet e tyre konkrete, duke shprehur gatishmërinë për një kontribut aktiv dhe angazhim të plotë në vijim të veprimtarisë politike të Partisë Demokratike në Vlorë.
Në këtë takim morën pjesë Kryetari i PD Vlorë, Hysni Sharra, ish-kandidati për deputet Selaudin Neloj, ish-kryetari i Bashkisë Orikum Sheme Kondi, kryetari i Grupseksionit Orikum Rezart Kulluri, anëtari i kryesisë Gentian Këllçiu.
Në njësinë administrative Orikum, kemi të planifikuar dhe një takim me të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike Vlorë.