Ne ndihme te njerezve jo vetem me platforma e projekte

Ne ndihme te njerezve jo vetem me platforma e projekte

Stafi i kandidatit demokrat z.Bujar Leskaj dhuron gjak prane spitalit te rrethit
per njerezit ne nevoje.
Data 21 qershor ne shtabin e kandidatit democrat Bujar Leskaj filloi me e zhurmshme
Me me teper njerez te pranishem qe ne oret e para te punes. Binte ne sy mjeku Luter Nuraj , me bluzen e bardhe te mjekut, mes individeve te moshave te ndryshme , te cilet iishin bashkuar inisiatives dhe thirrjes se kandidatit? BUjar Leskaj per te dhuruar gjak? per njerezit ne nevoje. Nuk behej fjale per te dhuruar mallra, shuma lekesh, por pjese te trupit te tyre, te lengut te jetes, aq te domosdoshem per te semuret nevojtare.
Mediat ishin te pranishme e disi te befasuara nga kjo inisiative. Bujar Leskaj nuk rresht se surprizuari mediat dhe mbare ambientin qytetar vlonjat me aktivitetet e tij. Jo me shume se? nje dite me pare u cel ekspozita? me koleksionin e tij personal me piktura te autoreve me te mire vlonjate. E sot nje tjeter aktivitet I kendshem e domethenes.
Kandidati democrat? duke I falenderuar pjesmaresit dhurues ndermjet te tjerave theksoi:”Ju falenderoj te gjitheve qe sot ndodheni ketu . Ju falendoroj per gadishmerine ne kete gjest sa human aq edhe fisnik
Sot ne dhurojme gjak per njerezit ne nevoje.
Sot ne u japim nje mundesi me shume njerezve qe kane nevoje per lengun e jetes.
Eshte ky nje veprim yni ne sinkron me gjithe veprimtarine tone elektorale keto dite fushate.
Ne premtojme te nesermen ndryshe te ketyre njerezve, ne premtojme te nesermen ndryshe te prinderve e femijeve, te te rinjve e te moshuarve.
Ne garantojme nje sherbim shendetesor me fytyre humane,ku qytetari te ndihet I respektuar , dinjitoz, I sherbyer e I sigurt ne perkujdesjen ndaj tij.
Ne bejme thirrje per jete.
Ne I duam njerezit tane pa dallim ngjyre partiake, ne respektojme? te drejten per te jetuar jo vetem ne liri , por edhe ne shendet te plote.
Garantojme shendetin e tyre, te? femijeve te tyre. Nje Shqiperi e forte ka nevoje per njerez me mendje e trup te forte.
Ne jemi ketu per te treguar se do te veme ne sherbim te nevojes se njerezve jo vetem kapacitetet tona humane e shoqerore, jo vetem impenjimin e kohen tone, jo vetem sakrificat tona, por veme ne shrbim te tyre edhe gjakun tone per tu dhene mundesi per te jetuar atryre qe kane nevoje.
Veprimi yne eshte njeherazi edhe nje thirrje qytetare per me shume humanizem, me shume dashuri.”
Donatoret u drejtuan te organizuar drejt salles se dhurimit te gjakut , duke fituar edhe respektin e personelit spitalor. Dhurimi I gjakut vazhdoi per disa ore.
?Ky aktivitet eshte me teper se fushate , eshte shume me teper se politike e premtime.
Eshte jete , force , perkushtim , humanizem e fisnikeri.
Eshte nje fushate ndryshe, prfaqesuar nga njerezit qe do te sjellin ndryshimin e madh.

Interviste per TV KLAN

Interviste per TV KLAN

Pyetje 1: Cila eshte platforma juaj elektorale ?
Pergjigje: Platforma ime eshte ′se integrale e platforms se PD, e cila me shume se kudo tjeter mendon se “koha per ndryshim” ka ardhur ne Vlore, ne zonen elektorale n.94.
Prioritete te prioriteteve te platforms sime elektorale te shprehura ne menyre te sintetizuar jane:
1-?Vlora , qender e rendesishme tregtare.
????? Per kete :
-?Ulja e taksave dhe tatimeve per bizneset
-?Ulja 50% e tatimit per bizneset e vogla
-?Ulja e TVSH dhe rimbursimi? i plote? e I menjehershem I saj per bizneset qe? exportojne.
?? Do te shnderoje ndermarjet e vogla e te mesme ne gjeneratore te zhvillimit te ekonomise.
-?Parimi “nje ndalim ne nje sportel” do te shkurtojene maksimum kohen e licensimit te cdo biznesi
-?Vlora-zone e lire- do te jete me terheqese per investiture te cdo vendi e te cdo lloj ngjyre partiake.
-?Heqja e monopolist te magazinave doganore dhe prezantimi I magazinave tatimore do tu jape frymemarje bizneseve.2-?Vlora qender turistike
Garantojme Vloren si qender? me prioritet turizmin, duke e? mbrojtur nga cdo politike a investim qe bie ndesh me kete prioritet. Per kete shpejt do te realizojme:
-?Uje e drita pa nderprerje 24 ore
-?Stimulim I turizmit familjar, agroturizmit, turizmit historic nepermjet shumefishimit te fondeve per marketingun , promocinin , ne bashkepunim edhe me qeverisjen vendore.
3-?Infrastruktura
Pengese kryesore per shnderimin e Vlores ne nje qender te fuqishme tregtare e turistike eshte infrastruktura. Per ta sjelle ate ne nivelet e kerkuara? do te ralizojme:
-?Autostrada? Lushnje -Vlore
-?Ndertimin dhe sistemimin e rruges Transballkanike
-?Kthimin e portit te Vlores ne nje nga portet me te rendesishem te rajonit
-?Ndertimin e nje aeroporti civil ne Vlore
-?Mbulimin? 100% te te gjitha familjeve te zones n.94 me sherbimin e telefonise.
?4- Papunesia
Politikat sociale per nje zhvillim me fytyre humane do tejene politika active per ti ikur varferise ,duke nxitur punesimin dhe politika qe mbeshtesin familjen.
Si politike primare per t”I ikur varferise? do te jete punesimi. Per kete :
-do te nxitet hapja? e bizneseve te reja duke lehtesuar per 3 vjet nga barra fiskale bizneset e vogla me kushjt qe te rrisin punesimin.
-do te kete lehtesi 20% per investime me kusht qe te nxisin punesimin
-do te reduktohet kontributi I sigurimeve shoqerore nga 42 ne 35%.
-do te stimulohen biznese qe [punosjone punetore te rinj duke rimbursuar nje pjese te pages se tyre.
-do te synohet perfshirja ne projekte e individeve qe marrin perkrahje sociale duke I punesuar qofte edhe pjeserisht pper te arritur keshtu jo vetem shtimin e te ardhurave per ta , por edhe integrimin e tyre social nepermjet punesimit.
-konsulence per bizneset.
Politike sekondare do te mbetet skema e perkrahjes sociale.
Per kete do te shtojme fondet per kete skeme duke bere edhe indeksimin e shumes qe perfitojne nevojtaret me nivelin aktual te nevojave
Pyetja 2 Fushaten tuaj elektorale ju e keni celur me shperndarjen e librave te rinjve qe votojne per here te pare dhe e keni vazhduar kete me intelektruale e simpatizante e sigles qe ju perfaqesoni. C′fare shpreh Bujar Leskaj nepermjet librave te dhuruar ?
Se pari nje vleresim per librin dhe per misionin? qe luan arsimi dhe kultura ne jeten dhe prosperitetin e nje vendi.
Se dyti nje vleresim per brezin e ri , per hapesirat e reja pa censure te dijes e kultures qe I ofrohen ketij brezi .
Se treti nje obligim? te PD e? timin personal per arsimin e kuturen ne Shqiperi e ne Vlore ne vecanti.
Beteja qe kemi perpara per integrim ne Europe behet me e lehte me njerez te ditur , intelektuale te rinj e te vjeter, me njerez me nje konceptim te ri mbi bashkejetesen e njerezve dhe ideve , mbi progresin. Eshte mire te mesosh nga eksperiencat e tua ,por te mesosh edhe nga eksperienca e popujve te tjere , fatet e tyre, historia, kultura,verdikti I tyre eshte e mencur . E kjo mund te realizohet vetem nepermjet librave, nepermjet dijes.
Pikerisht kete kam dashur te shpreh me keta libra.
Pyetje 3: Cilat jane problemet e zones suaj ?
Pergjigje: Legalizimi I banesave eshte problemi kryesor shqetesues per nje pjese jot e vogel te banoreve te zones elektorale n.94. Legalizimi I ketyre banesave me cmime simbolike e me pas urbanizimi I zonave informale eshte sfida kryesore e PD dhe e imja si deputet qe do te zgjidhet njehere e pergjithmone brenda muajve te pare te mandatit te qeverisajes se?? ardhshme demokratike.
Shifra si 27% te papune, 20% e njerezve qe jetojne nen nivelin zyrtar te varferise, 5% e njerezve jetojne ne varferi ekstreme te bejne te rrenqethesh.
Vecanerisht lagje te tilla si :Llonxhe apo pjesa informale e zones sime? kane nje gjendje vertete katastrofike qe te sjell ne mendje pamje te Afrikes? se larget. Papunesia ne keto zona eshte 80%,kushtet e strehimit katastrofike, shoqeruar kjo edhe me probleme ne shendetesi e arsimim.Duke u krijuar mundesi punesimi dhe duke rritut shperblimin e perkrahjes sociale do tu kthejme ketyre njerezve nje pjese te dinjitetit te tyre.
Sot ne Vlore numri I te trajtuarve me ndihme ekonomike eshte rritur, tregues ky mjaft evident I shtimit te varferise, nete njejten kohe kur shuma ne favor te persponave te trajtuar nga 3700 leke/muaj ka sjkuar ne 2600 leke/muaj , ne nje kohe kur nevojat reale jane rritur qofte edhe pershkak te inflacionit.
Ngritja e qendrave shendetesore? ne zonat informale do te shoqeroje procesin e urbanizimit te ketyre zonave
Zgjidhja e ketyre problemeve madhore nuk do te na largoje vemendjen nga probleme te tjera mjaft shqetesuese si? strehimi, arsimi, asfaltimi e ndricimi I rrugeve, mjedisi etj.
Pyetje 4: Si I garantoni ju zgjedhesit e zones n.94 ?
Pergjigje: Programi I PD dhe qeverisja me duar te pastra jane garancia e pare e madhe per te gjithe qytetaret e Shqiperise.
Emri im dhe njohja qe une kam me? zonen dhe banoret e zones me? mua, eshte garancia e dyte qe une I jap ne menyre te vecante? zgjedhesve te zones n.94.
Karakteri e mirenjohja per njerezit e thjeshte do te jene garancia me e madhe qe une u? jap njerezve qe do te me mbeshtesin.
Mbeshtetja qe me eshte ofruar jo vetem nga elektorati I d′hte por edhe nga njerez te lekundur e deri tek votues? tradicionalisht te majte.
Gjithashtu une garantoj elektoratin duke I thene ndal revanshit politik te cdolloj ngjyre.
Une siguroj se duke votuar per Bujar Leskaj , ata do te votojne per nje njeri, te cilin nuk do ta zere gjumi? te qete pa zgjidhur ato qe permenda me lart si probleme kryesore te tyre.
Une do te jem zeri I shqetesimeve te tyre ne parlamentin dheqeverisjen e ardhshme demokratike.
Pyetje 5: Z.Leskaj si e shikoni perballjen elektorale me rivalet e partive te tjera ?
Pergjigje:Une? rivalet? e forcave te tjera politike i vleresoj? te gjithe per angazhimin e pergjegjesine qe kane marre. Prej tyre? me duhet te vecoj kandidatin socialist , per madhesine e forces politike qe perfaqeson. Ne te njejten kohe une po jap edhe nje opinionin tim lidhur me te. Kandidati socialist eshte pjese e nomenklatures se vjeter e lidhur fort dhe shume pergjegjes per deshtimet e qeverisjes? socialiste te ketyre 8 viteve. Ai ka zhvilluar nje politike te hapur? te? krijimit te privilegjeve personale e te miqve te vet , eshte shembulli me tipik I mbajtjes se shtetit peng nepermjet vendosjes se hegjemonise se tij ne ndermarjet kryesore te Vlores si? ujesjellesi, ndermarja elektrike e duke arritur deri tek Bashkia Vlore ku kryetari I saj eshte beniamin I tij e qe nuk vendos pa miratimin e shokut Mezan. I ka sjelle nje dem ekonomise ne Vlore duke bere qe gjate 4 viteve shume drejtori jane larguar nga Vlora ne drejtim te Fierit e Tiranes,per shume projekte te deshtuara si ai I punimeve ne Portin e Vlores,i rruges Transballkanike, I rrjeteit te kanalizimeve te firmes “Kamatakis” , ujrave te bardha e te shiut, projektit te ujesjellesit te firmes gjermane nuk ka dhene asnje pergjigje duke shmangur cdo pergjegjesi.E mbi te gjitha eshte nje individ? I kontestuar? e I papranueshem nga nje pjese e mire e te majteve ne Vlore.
?Ne antipod me te? une jam? mirepritur jo vetem ne elektoratin e djathte por I mirepritur edhe nga elektorati I lekundur duke marre edhe mbeshtetje nga nje pjese? zgjedhesish me bindje te majta duke ma bere fushaten shume komode.

Ju premtoj Vloren

Ju premtoj Vloren

Ka ardhur koha te ndryshoje pushteti, per te shpetuar shtetin.
Ne nuk jemi bere bashke per te ndryshuar disa zyrtare nga ndertesat e qeverise.
Ne po vijme ne pushtet per te ndryshuar fatin e ketij vendi, i cili po shkon drejte gremines.
Ne do te ndryshojme fatin e atij qytetari qe paguan ryshfete per zyrtaret, do te ndryshojme fatin e atij qytetari qe paguan gjoba ne vend te taksave normale, do te ndryshojme fatin e atij qytetari te ardhur ne Vlore qe e mbajne peng per legalizimin e shtepise se tij te bere me djerse, do te ndryshojme fatin e atij pensionisti qe me pensionin nuk? paguan dot as gjysmen e gjobes qe i vendos KESH-i, do te ndryshojme fatin e atij mesuesi, qe eshte here me i varfer se shume nga nxenesit e tij, do te ndryshojme fatin e atyre nenpunesve te shtetit te cilet nuk kane fuqi te jene te ndershem, sepse jane te shtypur nga ingranazhi i korrupsionit qe ve ne levizje kete qeveri.
Ka ardhur koha per te ndyshuar fatin e qytetit tone.
Ne kemi hyre ne kete gare per t′u bere depudete te Vlores dhe jo per t′u bere Vlora prone e deputeteve, sic eshte bere sote.
Ne po hyjme ne kete gare per te ndryshuar fatin e nje qyteti, ku nuk fillon dot pune, po nuk njohe deputetin.
Ne do te ndryshojme fatin e nje qyteti ku nuk investon dot ne asnje ndertim, pa bere ortak deputetin.
Ne do te ndryshojme fatin e nje qyteti ku nuk ben dot tregeti, po nuk ndave fitimin me deputetin.
Ne do te ndryshojme fatin e nje qyteti ku nuk jeton dot i lire, nese je kundershtar i nje deputeti.
Une do te jem deputet i Vlores? dhe Vlora do te jete prone e qytetarve te saj.
Ka ardhur koha te ndryshojme fatin e qytetarve te Vlores.
Ky qytet ka vuajtur me shume se kush ne Shqiperi nga ndarja dhe hakmarrja e verber shpesh here dhe klasore.
Ne do ta ndryshojme kete histori te tij.
Une ashtu sic do te marr votat e opozitareve dhe qytetarve te paangazhuar, do te marr dhe votat e zgjedhesve te majte te zhgenjyer, pasi edhe ata kane vuajtur keto vite njesoj si ju, dhe ata kane mbetur pa pune njesoj si ju, dhe ata kane paguar taksa te larta dhe te fshehta njesoj si ju.
Por ne ndryshim me ju, ata jane poshteruar me shume, pasi ata kane shpresuar tek vota e tyre per socialistet.Tani? ata po shikojne se me votat e tyre i kane bere keq vetes, familjeve dhe fqinjeve te tyre.
Ata do te votojne per ne dhe ne do te ndryshojme se pari jeten e tyre dhe jeten tone.
Ka ardhur koha te ndryshoje fati i zgjedhjeve te lira ne Vlore.
Ne do te zhvillojme nje fushate korrekte, trasparente dhe te ndershme, duke respektuar qytetarin dhe voten e tij. Ne kete qytet ka shume legjenda te shpikura nga ata qe vijne ne pushtet me arme.Ne kete qytet ka ende fantazma te atyre qe duan te trembin Vloren.
Une kam ardhur te kerkoj voten tuaj, se pari se ju garantoj se do ta mbroj ate!…
Votoni dhe mos ktheni koken pas, se keni nje njeri te sigurt qe do ta mbroje dhe numeroje ate vote.
Ne do t′ia dalim te votojme dhe te numerojme votat tona.
Dhe ne fund dua te them dy fjale per mandatin tim si deputet i Vlores.
Kete mandat nuk do ta perdor per te ndertuar pallate ne tokat e te tjereve, apo per te mbrojtur bizneset e paligjshme, sic bejne kundershtaret tane qe e kane kthyer Vloren ne ciflig.
Maqndatin tim si deputet do ta perdor per te kthyer Vloren ne normalitet, per t′i dhene fund ndarjes dhe hakmarrjes klasore, per t′i hapur Vlores prespektiven e madhe te biznesit dhe turizmit, per t′i hapur Vlores driten jeshile te investimeve dhe uljes se papunesise.
Mandatin tim do ta perdor per te ndaluar rreziqet qe kercenojne Vloren, per te marre bashke me ju nje vendim se cdo te bejme me te ardhmen e Vlores dhe rreziqet qe paraqesin per te projektet e fshehta dhe ta paqarta te pushtetareve tane, qe mbulohen me masken e investimeve nderkombetare.
Une nuk ju premtoj se ndryshimi mund te sjelle per ju parajsen dhe pasurite perrallore, por ju premtoj se do t′ju premtoj se do t′ju rikthej Vloren…

Ne mbeshtetje te kolegut te tyre per nje ndryshim te madh

Ne mbeshtetje te kolegut te tyre per nje ndryshim te madh

Ne mbeshtetje te intelektualit per nje ndryshim te madh.
Ne ambientet e hotel “Vlora International” diten e shtune kandidati per deputet z.Bujar Leskaj zhvilloi nje takim-koktejl ′pedagoge te UT “Ismail Qemali” dhe intelektuale te zones. Surpzia e takimit ishte prezenca net e e nje pjese te profesoratit te fakultetit ekonomik dhe e fakulteteve te tjera te UT , te cilet kishin ardhur ne Vlore per te mbeshtetur kandidaturen e kolegut , shokut dhe mikut te tyre, z.Bujar Leskaj.
Ambientet jashte salles ishin mbushur me pjesmares ,intelektuale , pedagoge te UT te Vlores shume me pare se te fillonte takimi, gje qe tregonte per suksesin e inisiatives se kandidatit dhe mbeshtetjen e emrit te tij si kadidature nga me te spikaturat.
Ambienti I takimit ishte mjaft elegant . Cdo pjesmarresi I binin ne sy dy elemente mjaft domethenes. I pari ishte nje kend I pergatitur me libra qe kandidati per deputet, z.Bujar Leskaj do tua dhuronte te pranishmeve. Elemeti I dyte ndihej ne sfondin muzikor te melodive te Moxarit, Shopenit etj , te luajtura me virtuozitet nga mesueset dhe artistet e talentuara te shkolles se muzikes “Naim Frasheri”.
Nje ambient elegant , nje vleresim maksimal I stafit organizator , per nivelin e pjesmarresve ne takim.
Pas fjales pershendetese e prezantuese te drejtuesit te bordit te mediave , ne shtabin e kandidatit, z.Edison Frakulla, fjalen e mori prof.dr Dhori Kule, dekan I Fakultetit Ekonomik te UT. Midis te tjerave ai tha: ” Ne jemi ketu per te mbeshtetur publikisht mikun , shokun tone , kolegun tone, pedagogun e talentuar te fakultetit ekonomik, z.Bujar Leskaj. Ne jemi ketu per te konfirmuar vleren e ketij intelektuali, per te demostruar bindjen tone ne zerin e arsyes se tij ne parlamentin e ardhshem. Na vjen keq qe ne tetorin e ardhshem Bujarin do ta kemi pedagog te jashtem, por njekohesisht na vjen mire qe do te kemi nje perfaqesues tonin , pjesen tone nga me te miret ne parlamentin e ardhshem.
Pedagoge si Bujar Leskaj I bejne nder Parlamentit, I bejne nder vendit qe perfaqesojne.
Kemi bindjen se Bujari do te finalizoje rrugen e nisur nga Fakulteti ekonomik per hapjen e dyerve te auditoreve te shkollave te larta per te gjithe.
Ne erdhem per te sjelle nje mesazh , por optimizmi dhe ambienti qe gjetem ketu na jep mesazh per ta cuar ne Tirane.”
As/prof.dr Ardian Nuni , dekan I fakultetit juridik te UT u shpreh:” Bujari nuk I perket vetem fakultetit ekonomik. Bujari eshte perfaqesues I nje plejade intelektualesh te rinj , qe do ti japin nje fytyre te re vendit, e ne vecanti arsimit e kultures.
Bujari nuk I perket me vetem studenteve te fakultetit ekonomik, ai I perket gjithe popullit te vlores.”
Mesuesi I Popullit ,prof.Kristaq Suli mes emocioneve te moshes tha:” Kur erdha ne Vlore sa zbrita nga autobuzi pashe ne faqet e mureve fotografite e Bujarit dhe zemra mu ngroh. Pash ne portretin e tij vitalitetin e moshes dhe miresine qe buronte prej tij.Eshte fat I madh I Vlores qe te perfaqesohet ne parlament nga nje rini e tille elitare si Bujar Leskaj. Kjo eshte nje perpjekje jona , nje beteje jona , prandaj Bujarin e uroj. Na vafte mbare!”
Armando Bora , regjizori I talentuar, anetari I KOP-it, mik I kandidatit Bujar Leskaj tha:” Miqesia ime me Bujarin nuk eshte shume e gjate ne kohe ,por intensive ne kontakte. Per fat te keq une nuk banoj me ne Vlore, por ketij fati te keq do t′I shtohet dhe fakti qe une nuk do te kem perfaqesues ne parlamentin e ardhshem Bujar Lesken. “
Piktori i popullit Nestor Jonuzi ne vleresimin e artistit u shpreh:” Bujari ka nje biblioteke te pasur , Bujari ka nje galeri pikturash per tu admiruar , Bujari ka mbaruar tre fakultete, Bujari ka miq artiste, intelektuale, prefesioniste shkencetare. Ky eshte Bujar Leskaj. Kete fytyre duam t′I japin parlamentit te ardhshem. Deputet si Bujar Leskaj eshe garanci ne vecanti per ne njerezit e artit e kultures.”
Kandidati per deputet, z.Bujar Leskaj falenderoi te pranishmit dhe me nje ndjenje humori perzier me emocion tha:” pergjegjesia perballe jush dhe emocionet qe kam nuk me lene
te flas pa leter” Ai falenderoi koleget e vet te UT,e et gjithe te pranishmit , ne vecanti brezin me te vjeter te intelkektualeve, arsimtare, mjeke, ekonomiste e inxhiniere.
Takimi me pas vazhdoi me shperndarjen e librave me dedikime personale nga kandidati per deputet.
Orkestra e vogel vazhdoi te luante melodi klasike e te pranishmit natyrshem u bene njesh me ambientin , ne biseda me njeri tjetrin dhe miqte e ardhur .
Njeri prej pedagogeve te ardhur u shpreh per organizimin se:” edhe ne Tirane nuk gjen nje organizim dhe nje ambient te tille. Na keni befasuar vertet me menyren e zgjedhur per te bere fushate. Sinqerisht ju pergezojme per nje fushate ndryshe , ku nuk fyhet kundershtari , por jepen alternative, ide qofte edhe me nje organizim ndryshe. Eshte mesazhi me I mire qe mund tu perconi te tjereve, eshte garancia me e mire qe I jepni kundershtarit duke qene kunder cdo revanshi politik. Ju na falenderuat per prezencen tone , ne ju falenderojme per ate cka pame e na transmetuat ju sot ketu.”

“Përfaqësuesit e Vlorës në Kuvendin e Shqipërisë 1912-2009”.

“Përfaqësuesit e Vlorës në Kuvendin e Shqipërisë 1912-2009”.

Gazeta Shqipetare 16 Maj 2005.

Deputeti Bujar Leskaj promovoi dje librin e tij, “Përfaqësuesit e Vlorës në Kuvendin e Shqipërisë 1912-2009”. Në këtë libër, përmes personazheve, përfaqësues të trevave të Vlorës në kuvendet e Shqipërisë, përcillet jetëshkrimi i vendit dhe i momenteve kyçe të historisë, në periudhën prej shpalljes së Pavarësisë Kombëtare e deri sot. Janë 152 personazhe që vendosen në këtë libër, të cilat përcillen tek lexuesit me vërtetësi e realizëm. Megjithëse jeta parlamentare në Shqipëri ka nisur në vitin 1920, autori, deputeti Bujar Leskaj, është shtyrë në kohë, duke u zhvendosur në periudhën kur u hodhën themelet e shtetit shqiptar, me Ismail Qemalin. Prandaj, dhe figurat e kësaj periudhe përjetësohen në këtë libër, përmes një analize historike. Përfaqësuesit e Vlorës nuk morën pjesë në Kongresin e Lushnjës, për shkak të pushtimit italian, por mesazhi i popullit të këtyre krahinave ishte i fuqishëm në mbështetje të vendimeve të këtij Kongresi. Periudha 1920-1924 zë një vend të rëndësishëm në faqet e këtij libri, përmes emrave të njohur të atyre që përfaqësuan Vlorën në parlamentin e atyre viteve, ndërkohë që periudha nga 1924 e deri në 1939, përvijohet me dimensionet e momenteve që shoqëruan konsolidimin dhe modernizimin e shtetit shqip′. Autori ka ditur të përcjellë edhe periudhën 1939-1944, duke i qëndruar besnik parimit se, “historia duhet pasqyruar me vërtetësi”. Ai e ndan këtë periudhë në dy momente: Asamblenë e 12 prillit 1939 dhe atë të tetorit të vitit 1943, duke veçuar personazhet me anët negative dhe ato pozitive, në funksion të kontributit ndaj çështjes kombëtare dhe në raport me ngarkesën e kohës. Leskaj, në cilësinë e një historiani, ndalet veçanërisht në Konferencën e Mukjes, e cila, sipas tij, shënoi një moment delikat dhe që shërbeu më pas si nxitëse e luftës vëllavrasëse. Emrat e Isuf Luzajt, Skënder Muços e Hysni Lepenicës, përfaqësues t&′l; Vlorës në këtë konferencë, skaliten në libër me përmasat e tyre reale, në raport me kontributin që ata dhanë për çështjen kombëtare. Por, frymëzuesit e prishjes së marrëveshjes, Enver Hoxha, Miladin Popoviçi e Dushan Mugosha, u bënë njëkohësisht edhe nismëtarë të asaj që ndodhi më pas, kur u persekutuan patriotë e nacionalistë. Leskaj nuk përjashton nga faqet e librit edhe periudhën komuniste. Duke i ndërtuar personazhet, deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, përmes vlerësimeve zyrtare, ai përcjell njëkohësisht mesazhin se, “ata ishin pa personalitet dhe kukulla, në duart e diktatorit dhe të regjimit”. Por, për Leskajn, një pjesë e deputetëve të periudhës 1945-1990, rrënjët e të cilës u hodhën në Kongresin e Përmetit, nuk i lyen duart me gjak dhe nuk u bënë drejtpërdrejt autorë të krimeve komuniste. Ai i kushton një hapësirë të konsiderueshme periudhës së pas viteve 1990-të, duke u ndalur tek deputetet e Kuvendit të parë pluralist, atyre që kontribuuan në fitoren e Partisë Demokratike të 26 majit të vitit 1996, apo të fushatave zgjedhore e parlamenteve të mëvonshëm. Në këtë libër, Leskaj, sipas studiuesit Enver Memishaj, “i përvijon personazhet si produkte të kohës kur ata kanë jetuar”. Vetë Leskaj shprehet se, për të realizuar këtë libër, ka shfrytëzuar një literaturë të gjerë të më shumë se 70 librave historikë e studimeve shkencore të një sërë autorësh të njohur, si Teki Selenica, Arben Puto, Fari Shaskaj, Bardhosh Gaçe etj. Ai thotë se, “libri është i hapur dhe mund të plotësohet në vazhdimësi”.

Një mundësi për ndryshim, mes skamjes dhe harresës socialiste.

Një mundësi për ndryshim, mes skamjes dhe harresës socialiste.

Kandidati për deputet i PD-së? në zonën 94 Vlorë z. Bujar Leskaj vazhdon takimet me banore te lagjeve te ndryshme te Vlores, qe jane pjese e zones se? tij elektorale . Dita e pare e javes nisi me takime me banore te lagjes Llonxhë,lagje e Vlores se vjeter, në shtëpitë e tyre për të dëgjuar e parë nga afër problemet dhe hallet që kanë. Gjendja është shumë e rëndë, mungojnë mjetet minimale të jetesës.
Pajtim Dauti i indinjuar nga premtimet boshe të deputetit dhe pushtetarëve socialistë që e kanë lënë në harresë këtë lagje të vjetër të qytetit, kërkon të rregullohet infrastruktura, rrugët, kanalizimet dhe të ofrohet punë për banorët e lagjes, qëllimi i vëtëm i të cilëve është të sigurojnë bukën e gojës. Në shtëpinë e Jani e Afrim Tekiut gjendja është e mjeruar në ekstrem; banesë përdhese, varfëri e tejskajshme, mungesë e kushteve më elementare të jetesës dhe për pasojë njerëz të sëmurë. Imazhe të një jete në skamje të denjë për Afrikën e thellë. Nuk ka familje pa probleme:? tek Hava Dauti e sëmurë dhe pa mundësi për të blerë as ilaçe; Luftar Habili ish polic i liruar pa të drejtë e në kushte? të vështira ekonomike; Leonidha Selimi pa punë, pa asistencë e pa shpresë për të ardhmen. Lista e borxhllinjëve në dyqanin ushqimor të Ilirjan Zeqos shtohet e shtohet çdo ditë.
Mungesa e ujit është e përditëshme Njaziu, i indinjuar thotë se kandidati socialistë për deputet tallet me ne duke bërë punime njëherë në 4 vjet në kohë fushate vetëm për të marrë votën, por ujë e drita s′ka. Cinizmi dhe përçmimi i tij ndaj Llonxhës arrin kulmin kur dëgjon se ai është shprehur që” unë e mora Llonxhën me një teke vodkë ne 2001 dhe këtë rradhë do ta marr me një dopio”. Është ky qëndrim përbuzës denigrues e në rastin më të mirë me prem′e boshe që kanë rritur? pakënaqësinë dhe zemërimin e banorëve të Llonxhës aq sa ata refuzuan të bënin takim me të duke i kujtuar atij premtimet e parealizuara gjatë këtyre viteve. Me? ironi një plakë i thotë: “na ke lënë pa ujë aq sa vijmë erë”. U? desh të vinin fordet e policisë atje ku donte të bënte ndërhyrje shoku Mezan, se banorët nuk e pranuan.
Në familjen e Luan Liços, z. Leskaj ngushëlloi për nënën që kishte ndërruar jetë. Në familjen e Habilajve është sosur durimi nga mungesa e ujit, energjisë elektrike dhe punës. Në Llonxhë është rritur shumë numri i fëmijëve që braktisin shkollën nga mjerimi i tejskajshëm. Analfabetizem masiv ne mijvjecarin e trete.
Në një lokal te lagjes? u mblodhën rreth 100 banore në takimin me kandidatin për deputet z.Bujar Leskaj ku u diskutuan problemet e tyre të rënda ekonomike dhe infrastruktura. Kudo njerëz të varfër që luftojnë me jetën për bukën e gojës. Sa? pak kërkojnë banorët e Llonxhës të kësaj lagje të vjetër dhe me tradita të Vlorës.
Në takimin me banorët e lagjes Kushtrimi tek Bonifikimi problemet janë të shumta: mungon qendra shëndetësore, infrastruktura e zonës është e rrënur dhe në mëshirë të fatit. Novruz Xeba kërkon spërkatjen e ambientit kundër mushkonjave që janë burim sëmundjesh çdo stinë vere. Kjo? pjesë e lagjes është lënë e mënjanuar nga qyteti; autobuzi urban nuk funksinon pas orës 1500 – thotë Zhaneta Veizi.
Problemi ynë kryesor i ditës është legalizimi i shtëpive thotë Pajtimi. Mezan Malaj po na mashtron. Ka vetëm 10 ditë që po vjen. Na? ka harruar fare për 4 vjet. Ai ka vetëm hallin e votës. Papunësia në këtë zonë kap shifra të larta. Varfëria? nuk i lejon fëmijët të shkollohen pas cikit 9 vjeçar. Infrastruktura është e rrënuar dhe sidomos në dimër bëhet problematike me rrugët e pakalueshme thotë Faik Bajaj.
Ngado sheh vuajtje, mjerim, pakënaqësi në rritje dhe nevojë për ndryshim.
Shumë e rëndë është gjendja edhe në zonën nga elektroujësjellsi rreth fush&eum′ së aviacionit. Banorët kërkuan rregullimin sa më parë të rrugëve të shkatërruara dhe kanalizimet se zona është e pakalueshme sidomos në kohë shiu. Tek ish fusha e aviacionit janë hedhur mbeturinat e firmës greke” Kamataqis” dhe të firmave të ndërtimit duke e kthyer atë në burim sëmundjesh. Banorët janë të pakënaqur, të irrituar dhe të fyer për këtë gjendje të mjeruar ku e kanë katandisur pushtetarët socialistë. Vlora është kthyer në një fshat të madh thotë Luani. Ne? kemi besim të plotë te ju z. Bujar dhe tek Partia Demokratike se do ta ktheni Vlorën në qytet të zhvilluar.
Banorët e lagjes Kushtrimi dhe të zonës rreth ish fushës së aviacionit janë të zhgënjyer për gjithçka kanë përjetuar gjatë këtyre 8 vjetëve të qeverisjes socialiste. Ata përballen me të njëjtat probleme sikundër periferitë e qyteteve të tjera të mëdha.? Atyre u është premtuar legalizimi i banesave; kanë dorëzuar dhe dokumentacionin që u ishte kërkuar por askush nuk ka besim se do të bëhet diçka për ta. Kandidati socialist që shfaqet vetëm në kohë fushatash është bërë i pabesueshëm në ato që premton. Përkundër tij tek kandidati i PD-së z. Bujar Leskaj ata identifikojnë personalitetit e njeriut që nuk shkon për të marrë votën, por për të diskutuar me ta hallet dhe problemet që i shqetësojnë e për të gjetur rrugët e mundësitë për zgjidhjen e tyre. Tek fjalët e Bujarit gjejnë besimin, të vërtetën, shpresën për të ardhmen e tyre. Duan të integrohen me qytetin, të bëhen pjesë e ritmit të jetës së tij. Kanë sakrifikuar për të ndërtuar të ardhmen në këtë pjesë të qytetit të Vlorës por e shohin se ajo s′mund të realizohet me gënjeshtrat e pushtetarëve socialistë. Në mënyrën e tyre ata kërkojnë të ndryshojë kjo gjendje. Në bisedat e thjeshta me Bujarin ata ndjejnë një të vërtetë ndryshe. Është e vërteta e ndryshimit që kandidati demokrat po e përciell si mesazh shpresdhënës te çdo familje, tek çdo shtëpi.

Takim elektoral I kandidatit Bujar Leskaj me gra te zones n.94

Takim elektoral I kandidatit Bujar Leskaj me gra te zones n.94

Ne vijim te takimeve te kandidatit Bujar Leskaj , data 23 qershor ishte e vecante, u ishte kushtuar nenave e motrave, grave demokrate te zones elektorale n.94.
Ambientet e bar “Mesaplikut” asnjehere nuk kishin pare nje mbipopullim te tille. Nje pjesmarrje e paparashikuar, nje entuziazem vertet emocionues. Gra te moshave te ndryshme, nena , vajza, te moshuara , me perkushtim e devocion, me besim per nje jete ndryshe.
Kesaj pjesmarjeje te madhe I ishte kushtuar edhe nje kujdes e vemendje si ne arganizim ashtu edhe ne te ftuarit. Ishte e pranishme n/kryetarja e parlamentit dhe n/kryetare e PD , zj Jozefina Topalli.
Fjalen pershendetese e mbajti kryetarja e forumit te gruas demokrate Vlore , zj.Laureta Bejkosala. Ajo permendi se:”ju zonja te nderuara nuk pranoni dhe nuk kerkoni meshire. Junuk doni luks te shfrenuar , por mireqenie, te drejta te barabarta e jo dhune gjinore. E te gjitha keto jane pjese e ndryshimit, pjese e optimizmit dhe ′ytetarise suaj.Ti japin voten Bujar Leskajt, garantit tone per vitet qe dote vijne.
Ti themi ndal mediokritetit dhe arrogances. Ti themi po ndryshimit.”
Eli Xhelili , mesuese e nderuar, u shpreh:”Mbi ne grate bie barra e rende e mbajtjes se familjes. Ne grate e shohim dhe ndjejme me teper gjendjen e rende ekonomike. Shume nga ne me dhimbje u thane femijeve te lene shkollen e t′ehen krah familjes me pune.
Qofte Bujar Leskaj zeri yne ne parlamentin e ardheshem.”
Kandidati per deputet , z.Bujar Leskaj , ne kete ambient te vecante e me pjesmarrjetre vecante u shpreh:”Te nderuara motra e nena !
U jam mirenjohes per perkrahjen tuaj.
Shume prej jush kane qene pjesmarrese ne takimet e mia elektorale, ne mitigjet e PD, duke qene pjese vitale e rendesishme e kesaj levizje per ndryshim.
E megjithate nuk mund te mos u takoja ne vecanti, duke e quajtur privilegj takimin me ju, e ne te njejten kohe obligim e mirenjohje , per gjithshka ju keni bere per kete vend, per kete zone, per femijet tuaj, per kete levizje te madhe te PD per ndryshimin e madh, per ate cka keni bere per mua si Bujar Leskaj.
Ju jeni pjese aktive e jetes shoqerore, me shume se kushdo pergjegjese per formimin e femijeve, te se ardhmes se kombit.
Ju sot ndiheni te harruara, te pavleresuara.Nje pjese te perbuzura e te dhunuara, me dinjitet te neperkembur jo vetem nga mentalitetet e mykura , por edhe nga shtei e institucionet e tij.
Ne synojme nje shtet e nje shoqeri qe do t′i ktheje dinjitetin e neperkember te gruas dhe do te synoje barazine gjinore. Ne do te hartojme politika aktive per te realizuar kete.
– Rritja e punesimit te femrave dhe shperblimi i barabarte per pune te barabarte do te jete objektivi yne i pare .kjo do te rrise kontributin financiar te gruas ne familje, duke mos e konsideruar ate vetem nje amvise apo shtepiake.
– Permiresimi I ekonomise familjare do te coje patjeter ne eleminim e degradimit te familjes,duke shmangur dhunen e divorcin.
– Terheqja e mendimit te gruas per problemet shqetesuese per komunitetin. Angazhimi I tyre me I gjere ne vendimarrje. PD me mire se cdo force tjeter e ka bere realitet kete me vendosjen e standarteve ne perberjen e forumeve te ndryshme.
– Do te synojme krijimon e hapesira te lira kohore per argetim,pjesmarje ne aktivitete kulturore
Ne e dime shume mire se emancipim I gruas eshte emancipimi I shoqerise. Pjesmarja e gruas ne jeten e vendit rrit civilizimin e shoqerise. Ne do te kujdesemi per shtim e permiresim cilesor te sherbime qe cojne ne lehtesimin e jetes se gruas.
– Do te ndertojme kopshte e cerdhe, sidomos ne zonat informale dhe ato problematike si Llonxhe, Lagja “Kushtrimi”. Do te permiresojme sherbimet ne ato ekzistuese.
– Do te permiresojme sherbimin shendetesor. Kujdesi ndaj nenes e femijes do te jete ne fokusin e politikave tona per shendetesine, duke synuar uljen e vdekshmerise foshnjore dhe rastet me semundje infective te cilat ne keto 8 vjet jane 2 fishuar.
– Do te ngrejme kurse trajnimi per te rritur kualifikim professional te grave nepermjet qendrave te formimit professional.
– Do te synojme permiresimin e kushteve te banimit e strehimit,duke synuar keshtu permiresim e cilesise se jetes .
– Arsimi dhe kultura do te jete ne fokusin tone .Do te krijojme kushte me te mira per arsimimin e femijeve tuaj, do te hapin dyert e universiteteve per te gjithe ata qe duan te ndjekin shkollen e larte , do te rrisim cilesine dhe nivelin e mesimdhenies.
Te dashura nena !
Kam lindur qe tju sherbej. Besomeni si djalin tuaj , do tu sherbej si nenes sime.
Do te plotesoj keshtu edhe pjesen e nenes sime qe me mungon prej kohesh.
Do te vazhdoj ku e la sherbimin nena ime.Une si djali I saj, si biri juaj.
Po ju drejtohem juve nenave te haruara te Vlores,nenave te lenduara te Vlores.
Une dua tu kthej ate cka ju mungon me shume, femijet tuaj nga emigracioni, duke u krijuar atyre mundesi kenkrete per punesim e biznes ne Shqiperi. E per kete:
– Do te nxisim hapjen e bizneseve te vogla e do t′I lehtesojme ato nga taksat
– Do te nxisim mundesine per vetpunesim
– Do te rrisim kreditimin per biznese duke u krijuar te gjitheve mundesine e celjes se nje biznesi.
Ju keni femije , por ne shume raste nenat jetojne vetem,ngrysen vetem, komunikojne ne heshtje′ vetmine e tyre me femijet qe I kane larg, me mbesat e niper qe nuk I kane pare, me shqetesim e dhimbjen tragjike se kush do tua beje

Fjala para ish te persekutuarve politike

Fjala para ish te persekutuarve politike

Te nderuar zonja dhe zotërinje!
Jam i emocionuar per pamjen qe kam sot para syve, nje pamje mbreslenese nje takim ndryshe nga te tjeret.
Para meje une nuk kam qytetar te zakonshem. Ju jeni ata qe pate me syte tuaj ferrin e kuq komuniste, qe hoqet dhe vuajtet burgjet, internimet , dhunen dhe terrorin komuniste.
Ju jeni qëndrestarët dhe fitimtarët , ju jeni heronjtë e gjallë që keni ardhur sot këtu të na tregoni me vuajtjet tuaja, me tinjat tuaja, me sëmundjet tuaja, me gjymtymet tuaja dhe me pleqërinë tuaj të bardhë se sa mizore ishte diktatura komuniste.
Ju vuajtët për Shqipërinë, ju u presekutuat për lrinë, njerëzit tuaj të dashur ranë nën plumbat e terrorit komunist ose mbetën burgjeve dhe kampeve sepse nuk pranuat dhunën dhe skllavërinë komuniste.
Unë e di fort mirë që ju nuk jeni kaq sa mund të numërohen në këtë sallë.
Ata që janë sot këtu me zemër dhe me shpirt janë shumë më tepër se ne që fizikisht jemi këtu.
Ata s′mund të vinin sot këtu për shkak të sëmundjes, plagëve, invaliditetit që ju la komunizmi ose pse janë shpërndar anë e kënd botës së qytetëruar për të siguruar bukën e për ditëshme për vete dhe fëmijët e tyre.
Ne i përshëndesim ata kudo që janë që na kanë telefonuar dhe inkurajuar në rrugën tonë.
Ky mjerimë që ju vazhdoni të hiqni është dhurata e hidhur e qeverisë Nano ose vazhdim i sundimit të bijëve .
Është kjo qeveri që për 8vjet rresht i harroi, i abandonoi dhe i dhunoi të burgosurit dhe të persekutuarit politikë.
Mezan Malaj ish deputeti socialist ka grabitur toka në ujë të ftohtë, ka ngritur fabrika në Fier, ka monopolizuar tregëtinë e miellit dhe po ndërton pallate shumë katëshe për vete.
Ndërsa kur vjen fjala për të dëmshpërblyer të burgosurit politikë për punën e papaguar në kampet famë keqe komuniste, për të kthyer pronën e grabitur prej etërve votonë kundër në parlament.
Është po ai Mezan i Shashos së Brate që si komunist, si nënpunës i larte i shtetit, si instruktor i komitetit PPSh-së, si kryetar i komitetit ekzekutiv ka bërë karakteristika dhe ka firmosur për dëbimet dhe internimet tuaja dhe të afërme tuaj.
Ky Mezan deklaron sot për turpin e tij dhe të kastës së kuqe se e ka për nder që është komunist dhe që i ka shërbyer bandës kriminale të Enver Hoxhës.
Ky Mezan Malaj pas vjedhjes së votave në 2001 vjen sërisht këtu të lype votën e Vlonjatëve .
Zotërinj të nderuar!
Kjo është pamja e shoqërisë sonë sot:
Ndërsa dje ishin etërit që u torturuan në hetuesi, që u burgosën dhe internuan, sot janë bijtë me emrin Mezan Malaj që ju mashtrojnë, që nuk ju dëmëshpërblejnë për punën në kampe, që nuk ju kthejnë pronat, që ju lënë pa ujë, pa drita, pa rrugë dhe papunë.
Dje në diktaturë ju ecët në gremina të përgjakura me gjakë vëllai, sot në demokraci ju mbeteni si gjithnjë ashti dhe kocka e fortë e demokracisë.
Unë jam i? bindur se të burgosurit dhe të persekutuarit politikë do të vazhdojnë të luajnë në shoqërinë tonë jnë rol të pazvendësueshëm sepse te ju:
unë shoh mencurin e Skënder Mucos, Bego Gjonzenelit, Tahir Hoxhës, Kudret Kokoshit etj.
Unë shoh trimërinë e Maliq Koshenes, Muco Cepratit, Bego Ahmetit, Qemal Xhyerit etj.
Unë shoh njerëz që për idealin e tyre sakrifikuan pasurinë e tyre? Xhemil Meco, Qazim Kokoshit
Zonja dhe zotrinj të nderuar ju jeni mburrja jone jeni qëndrestarët dhe luftëtarët, disidenca antikomuniste.
Mbeci kështu gjithëmon të rinje dhe në vijën e parë të luftës për përparimin e Shqipërisë etnike dhe demokratike.

Takim me zgjedhesit e zones elektorale n.94 me 3 qershor 2005

Takim me zgjedhesit e zones elektorale n.94 me 3 qershor 2005

Vlora simbol I histories, Vlora simbol? I ndryshimit.
Dita e pare zyrtare e fushates u kurorzua me nje takim electoral madheshtor me? banoret e lagjeve te vjetra te Vlores, pjese e zones elektorale n.94, takim qe per nga entuziazmi,permasat, menyra e organizimit ,? ishte nje miting I vertete.
Ambienti festiv, femijet me kostume popullore qe kercejne, tingujt e kenges vlonjate , banderola ,poster ate kandidatit, te rinj me bluza e kepele me emrin e kandidatit? perbejne
dekorin e ketij takimi.
Vetem besimi ne kandidatin, ne njeriun qe do t′I perfaqesojne? denjesisht ne parlamentin e ardhshem, ne njeriun qe dote jete zeri I tyre I fuqishem ne qeverisjen e ardhshme te mazhorances demokratike, besimi ne vlerat e njeriut e demokracise , besimi ne fitoren e madhe, besimi ne ndryshimin e madh mund te mbledhe ne nje vend kaq shume njerez entuziaste,plot shprese e deshire per jete.
Fjala e kandidatit ishte sinteze e historese se Vlores , e te shkuares dhe e te tashmes.
Ishte? nje vleresim e mirenjohje per emrat e ndritur qe e lartuan kete histori, porn e te njejten kohe ishte edhe besim net e ardhmen, ne forcen e ndryshimit, ne forcen e demokracise, ne forcen e njerezve qe luftojne e votojne per te.
Vlora do tu kthehet vlonjateve ,deputeti do te jete I Vlores , I njerezve qe kane nevoje,
Ne takim folen? miq te kandidatit , mesues e kolege te tij . Pershendeten? te rinj,studente, te persekutuar politike,intelektuale, artiste.
Shprehen besim ne vlerat e kandidatit, ne ate cka ai eshte dhe perfaqeson. Shprehen besim ne ndryshimin e madh qe do te ndodhe , ne fitoren e PD , ne fitoren e Shqiperise

Fjala me votuesit qe votojne per here te pare

Fjala me votuesit qe votojne per here te pare

Faleminderit për pjesmarrjen.
Jam këtu me ju,të rinj dhe të reja, që votoni për herë të parë, për të biseduar së bashku për interesat tuaja,për dëshirat tuaja, për arsimimin, për kulturimin, për argëtimin tuaj dhe për një jetë më të mirë,duke ju afruar kontributin tim dhe të PD për realizimin sa më të plotë të tyre, nëpërmjet ndryshimit të madh që do të realizojmë së bashku në Shqipëri.
Me ju ndihem më mirë për të diskutuar jo vetëm nevojën për ndryshim, por dhe nevojën për të ndryshuar atë pjesë të politikës dhe politikanëve që na ka zënë rrugën dhe na ka mbyllur perspektivën. Dhe kjo sepse ndryshimi është kryefjala e rinisë, është nevoja e brendshme e saj për të flakur tej të vjetrën që i ngatërrohet nëpër këmbë, është aspirata e saj për të ecur përpara.
Unë isha në moshën tuaj kur leximet e zjarrta më thithen dhe më çuan në vende të ndryshme të botës dhe historisë. Ishte letërsia e Viktor Hygoit, fantazia e Zhyl Vernit, realizmi i Balzakut dhe frymëzime të tjera të arta të cilat më bënë të kuptoj se më mungonte diçka e madhe që quhej LIRI.
Kjo ëndërr e madhe e njerëzimit për ne maturantët dhe studentët e asaj kohe ishte zëvendësuar me izolim. Prandaj unë ju ftoj sot të hyni në betejën e madhe të jetës, duke votuar për herë të parë në emër të LIRISË dhe për të, për t′a realizuar dhe shijuar ëmbëlsinë dhe bukurinë e saj, duke i besuar një force politike të aftë dhe serioze, duke i besuar PD-së.
Synimi kryesor i programit të PD-së është shndërrimi i shkollës në një vatër të dijes, profesionit dhe kultures qytetare nepermjet :
· Dyfishimit te buxhetit per arsimin publik
· Nxitjes dhe inkurajimit te arsimit privat ne te gjitha nivelet
· Dyfishimit te numrit te nxenesve ne shkollat e mesme per te arritur objektivin e BE-se qe deri ne vitin 2010, 88 % e 22-vjeçareve te kene kryer arsimin e mesem
· Dhe me e rendesishmja per ju : hapjes se dyerve te universitetit ne kete tetor, per te gjithe ata qe duan te ndjekin shkollat e larta sipas master planit te hartuar nga Keshilli Kombetar i Arsimit te Larte.
Objekti kryesor do te jete : dyfishimi i numrit te studenteve,shpenzimeve per çdo student, nivelimi i numrit te diplomave dhe zbatimi i kerkesave te Kartes se Bolonjes. Nje komb pa nje shkolle te perparuar nuk ka te ardhme.
Koha e gjate e arsimimit tim, puna ime e perditshme me studentet ne keto 5 vitet e fundit dhe afria ne moshe me Ju, ma lehteson shume realizimin e ketij programi. Sepse unë dhe ju përfaqësojmë rininë me idetë, deshirat,
energjite dhe kulturen e saj. E kam shkelur Universitetin e Nebraskës në Amerikë, atë të Bambbergut ne Gjermani dhe auditorët e Fakultetit Ekonomik, dhe i kam bere pjese te formimit tim intelektual, i kam studiuar tekstet e jurisprudences me deshiren dhe qellimin qe ti sherbej gezimit tuaj, aspiratave tuaja, enderrave tuaja per ndryshim.
Ky ndryshim i madh eshte perplasja me reale midis rinise me vjetersiren, ku me shume se ne çdo vend tjeter, ne zonen tone elektorale perplaset era e LIRISE dhe freskise me eren e mykut dhe korrupsionit te xhambazeve xhezbandiste te pallateve dhe tenderave qe e kane kthyer Vloren ne çiflik te tyre.
Une bashke me ju duhet t′i themi “NDAL” dhe “MOS KALO” te vjetres dhe te keqes, njerezve te cilet mandatin e deputetit e tundin si presion, si frike per njerezit e thjeshte, dhe e perdorin aq mire si çek per t′u pasuruar dhe me cinizmin e tyre te pakufi kerkojne perseri vota tek njerezit qe i harruan deri tani, ne kembin te trastave me miell nepermjet sejmenëve te tyre.
Vota qe vjen per here te pare ne jeten politike shqiptare permban ne te vertete shpirtin tuaj te çilter, fuqine e burimit te fresket ne kete ndotje te tmerrshme, te vjeter qe kudo ne bote eshte denuar me verdikt gjyqesor dhe politik.
Ju takon juve çasti historik,ashtu si studentet e dhjetorit ′90, qe t′u jepni goditjen perfundimtare njerezve qe perfaqesojne boten e vjeter, qe mbushi burgjet me rini, qe varferoi prinderit tane, qe poshteroi vlonjatet ne keto 8 – vjet, demokrate e socialiste qofshin dhe e beri Vloren te mbijetojë vetem nga dora e Zotit, qe i ka dhene detin dhe kete natyre kaq te bukur.
Ju jeni brezi qe do te vendosni per Vloren, per te ardhmen e saj, per te ardhmen tuaj duke e mbrojtur nga projekte te hartuara nga keto vjetersira ne pushtet qe dhe duke ikur duan t′i lene Vlores “Çernobila me gaz” per t′ja zhdukur njehere e mire prespektiven e turizmit dhe te ardhmen e saj.
Ju jeni brezi qe : ose do t′a gezoni Vloren, ose do te trashegoni mbeturinat e saj.
Eshte koha per ndryshim ! Rinia ka qene gjithmone promotori i ndryshimeve te medha ne Shqiperi.
Kam nje kenaqesi te veçante qe jam mes jush dhe do te doja qe te gjitha ditet e fushates sime te ishin keshtu dhe per kete ju ftoj qe ne menyre solemne, emocionuse dhe te frymezuar te votojme jo thjesht per Bujar Lesken, por per ate qe une perfaqesoj, qe eshte liria, mirqenia juaj, lumturia, librat tuaj,universitetet tuaja, ( dhe une gjej rastin t′ju dhuroj ne menyre simbolike disa tituj librash politikë).
Une ju ftoj te kthejme 3- Korrikun ne nje referendum popullor per te ndaluar shkaterrrimin e Vlores, per te perfunduar misionin tone te ndryshimit dhe per t′i kthyer Vlores perspektiven reale qe duhet te kete si qyteti me me shume shanse per industrine e turizmit dhe si nyje lidhese e Korridorit te Tete.
Dua t′ju premtoj juve zyrtarisht ne emer te PD-se dhe programit te saj, perparesite qe do te kete rinia ne arsimim, punesim dhe kreditim te ideve te saj per biznese dhe inisiative te lire.
Asgje e mire nuk behet per ju, per prinderit tuaj, per te gjithe ne qe e duam Vloren jo si nje cope toke qe shitet per t′u pasuruar, por si nje vend qe duhet per te jetuar, nese ne 3-Korrik nuk votojme kunder atyre qe po e mbajne peng Vloren tone.
Ne sajen tuaj, te votes tuaj ne do te gezojme Fitoren dhe ju do te mbeteni te paharruarit e mi.
Ju faleminderit !Titujt e librave të dhuruar:
1. James Moore “TRURI I BUSHIT” Si Karl Rouv e bëri President Xhoxh W. Bushin
2. Federiko Guiglia Enrico Para “KRONIKA E NJË LIDERI” Gianfranco Fini
3.Bob Woodward “LUFTA E BUSHIT”
4. Robert Kagan “FUQI E DOBËSI” USA dhe Europa në rendin e ri Botëror
5. Fahri Balliu “PANTEONI I ZI”