2 tetori, fillimi i vitit të ri akademik dhe dështimi i politikave arsimore të qeverisë

2 tetori, fillimi i vitit të ri akademik dhe dështimi i politikave arsimore të qeverisë

Në 2 tetor filloi viti i ri akademik. 2 tetori është dita kur studentët janë ulur në auditoret e universiteteve në vendin tonë. Por, studentët e mjekësisë, e bojkotuan totalisht fillimin e vitit akademik. Po ashtu edhe studentët e universiteteve në Shqipëri në heshtje e kanë bojkotuar mësimin. Si për koincidencë në 2 tetor në Kuvend diskutojmë për problemet e elektoratit. Natyrisht që arsimi dhe ai i lartë janë një problem shqetësues për cilindo nga ne deputetët e Kuvendit të Shqipërisë. Në krye të herës dua të ritheksoj se votimi në fund të korrikut i ligjit antikushtetues, që i detyronte studentët e mjekësisë që mbas përfundimit të studimeve të qëndronin për të punuar me detyrim për pesë vite në Shqipëri duhet të na bëjë të gjithëve me turp. Dhe, jo vetëm deputetët e mazhorancës që e votuan, por edhe ne deputetët e opozitës që nuk patëm mundësi ta frenonim me argumentet tona, por edhe që nuk po e vazhdojmë si kauzë. Unë përfitoj që t’u bëj thirrje të gjithë deputetëve të opozitës që këtë ligj antikushtetues, në kundërshtim të plotë me frymën e të drejtave të njeriut dhe, veçanërisht frymën e të drejtave të qytetarëve, të studentëve për t’u arsimuar në mënyrë të lirë dhe të pakushtëzuar, duhet ta përcjellim në Gjykatën Kushtetuese. Sot më tërhoqi vëmendjen pohimi i një studenti protestues: “Ne nuk kemi ende një kontratë dhe ende nuk ka dalë kostoja. Nuk po e gjykojmë të drejtë të nënshkruajmë këtë kontratë. Ne kërkojmë që të shfuqizohet ligji për detyrimin e studentëve të mjekësisë për kontratën e punës dhe ne këtë çështje do ta çojmë në Gjykatën Kushtetuese!”. Siç e theksova edhe më sipër ne si deputetë duhet t’u bashkohemi, pse jo, edhe t’i paraprijmë. Por po kthehem tek një fakt i dhimbshëm për mua si qytetar vlonjat. Universiteti i Vlorës këto vite po zvogëlohet e po zvogëlohet nga dita në ditë, pasi nuk ma lejon ndërgjegjja të them fjalën tjetër se ku mund të shkojë universiteti i Vlorës pas disa vitesh, pavarësisht punës dhe përpjekjeve të stafit pedagogjik e studentëve. Në këtë universitet këtë vit akademik kemi degë të tilla si kimia, fizika dhe gjuha italiane, të cilat përfundimisht nuk do të hapen. Dega e matematikës është me katër studentë. Janë të pakët edhe studentët e regjistruar në degët e mësuesisë dhe sociologjisë. Ka vetëm një zhvillim pozitiv që janë të shumtë studentët në degën e Infermierisë dhe të Mamisë, por shumica e tyre arsimimin në këto degë e shikojnë si pasaportë për t’u larguar jashtë shtetit pas përfundimit të studimeve. Sot, me këto politika që sekti Rama po ndjek, arsimi është zhvlerësuar, dhe nuk po trajtohet si prioritet kombëtar. Në universitetet tona këtë vit janë regjistruar 50% më pak studentë se në vitin 2012 dhe janë 15% më pak studentë se në vitin e kaluar. E ripashë programin që trumbetoi Rama me të madhe në 2013, në programin e Rilindjes, që vetëm rilindje nuk është për arsimin dhe për gjithë ekonominë. Por po i kthehem arsimit: Theksonit që do kalonit shpenzimet për arsimin në 5% të GDP. Ende sot pas 10 viteve në pushtet ju jeni në 2.2% të GDP. Në Shqipëri ne duhet të pranojmë që arsimi është në krizë. Qeveria në vend që të bëjë ndryshime thelbësore në ligjin për arsimin bën vetëm retushime, si ai ligji famëkeq për studentët e mjekësisë në fund të korrikut, një ligj tërësisht regresist. Ligje, të cilat nuk prekin thelbin e problemeve dhe nuk janë politika afatgjata, por janë politika dritëshkurtra. Nuk e lidhin problemin e madh me rrjedhjen në arsim që ne kemi me problemim madhor të shpopullimit të vendit. Mijëra të rinj nën moshën 18 vjeç, zgjedhin emigrimin në të shumtën e rasteve me familjet e tyre, por ata që nuk kanë mundësi financiare e zgjedhin edhe vetëm. Mijëra të rinj të moshës 18-27 vjeç po kështu bëjnë të njëjtën gjë. Varfëria, mungesa e shpresës, papunësia, pamundësia për të përballuar “arsimin falas” në Shqipëri, burokracia, arsimi jo cilësor janë disa nga arsyet që mund të listoj… Mësuesit janë lënë vetëm në gjithçka, shtypen, depersonalizohen duke u ngarkuar me burokraci të panevojshme, e cila ndikon edhe në cilësinë e mësimdhënies. Nëse ju riktheni TVSH në arsim, prindërit do të detyrohen së shpejti të paguajnë 20% më tepër për shkollimin e fëmijëve të tyre. Nga ana tjetër, dhe këtë dua ta theksoj, diskriminimin e mësuesve në arsimin privat e shikoj edhe tek fakti që këta mësues paguhen si punëtorë të pakualifikuar me sigurime minimale dhe paguhen jo 12, por 10 muaj, duke mos përfituar periudhën korrik- gusht që është periudha e pushimeve të shkollës. Sekti Rama ka dështuar me politikat arsimore. Unë kam disa shifra të maturës shtetërore, kam disa shifra të tjera që tregojnë të se çfarë sollën politikat e sektit Rama. Në Maturën Shtetërore 2013, morën pjesë rreth 46.000 maturantë, ndërsa në maturën 2023, afërsisht 28.000 maturantë, ose 18.000 maturantë më pak. Ose në vitin 2022- 2023 në shkollat shqiptare kishte 58.000 nxënës më pak krahasuar me 5 vite më parë! Më pak nxënës në bankat e shkollës, arsim më pak cilësor, shpopullim masiv, pasoja afatgjata në ekonomi e shoqëri. Këto ndoshta do të ishin katër pika, në të cilat qeveria, por edhe gjithë politika shqitare duhet të ulet me seriozitetin më të madh e të gjejë një zgjidhje afatgjatë, të qëndrueshme e të zbatueshme.
Si ishte gjendja këtë vit mësimor që sapo u mbyll në Vlorë?
1662 më pak nxënës se vitin e kaluar arsimor! Në vitin shkollor 2022-2023 për arsimin parauniversitar në shkollat e qarkut Vlorë numri i nxënësve ishte 12.300. Sipas Zyrës Arsimore Vlorë, vitin e kaluar, shifra ishte 13.962, pra, këtë vit të ketë 1662 nxënës më pak. Në këtë vit arsimor në shkollë shifrat e nxënësve janë përsëri në rënie. Në vitin arsimor 2023-2024 në Vlorë janë regjistruar në klasën e parë të arsimit fillor 1004 nxënës. Ndërkohë që sivjet në klasën e 10-të janë regjistruar 948 nxënës. Shifrat në krahasim me vitin e kaluar tregojnë një rënie drastike të numrit të nxënësve, me pasojë edhe mbylljen e shkollave apo klasave. Vjet në Vlorë u hapën 800 klasa të para dhe 617 klasa të dhjeta. Imagjinoni që pas dy vitesh nga 617 klasa të dhjeta sa do të jenë klasat e maturës. Natyrisht e logjikisht më pak. Por situata është akoma edhe më alarmante. Shumë shkolla nëpër fshatra janë mbyllur totalisht ose gjysmëfunksionojnë. Këtë problem e kam ngritur edhe më parë në Kuvend. Në Vlorë, shkolla e Muzikës dhe shkolla “Mustafa Qemal Ataturk” po shkojnë drejt mbylljes për shkak të numrit të ulët të nxënësve të regjistruar. Prandaj urgjentisht për arsimin duhet të punojmë të gjithë. Arsimi duhet të kthehet patjetër në prioritet kombëtar. Sot, pasi nesër do të jetë vonë!

Botuar në Gazeta Sot më 4 Tetor 2023

25 vite nga rënia e komandantit legjendar, Fehmi Lladrovci

25 vite nga rënia e komandantit legjendar, Fehmi Lladrovci

25 vite më parë, një ditë përpara se të jepte jetën së bashku me bashkëshorten e tij Xhevën, komandanti legjendar, Fehmi Lladrovci u tha bashkëluftëtarëve të tij të UÇK-së: “Ku ka ditë më të mirë se sot për të vdekur për atdhe. Mos u frikësoni, kush e ka dekën ka për të rënë në altarin e Lirisë. Kemi për të bërë luftë, që do të futet në analet e historisë.”
Të nesërmen në 22 shtator 1998, komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmi Lladrovci dhe bashkëshortja e tij, luftëtarja sypatrembur, Xhevë Krasniqi-Lladrovci, ranë heroikisht, në një betejë të pabarabartë me forcat serbe.
Heronjtë e eposit të qëndresës së Kosovës, Fehmi e Xhevë Lladrovci, ishin ndër figurat më emblematike e të njohura të organizimit dhe luftës për liri në Kosovë, gjithashtu komandant Fehmi Lladrovci dhe nje luftetar i shquar i Kroacise .
Fehmi Lladrovci ishte komandant i Brigadës 114 të UÇK-së, emrin e të cilit kjo brigadë mori pas rënies së tij heroike.
Fehmi Lladrovci nuk ishte vetëm luftëtar. Intervista e Fehmi Lladrovcit dhënë gazetarit anglez të BBC World, në maj të vitit 1998, shpreh tërë filozofinë politike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Deklarimit të gazetarit të huaj se: “…për serbët ju jeni terroristë”, Fehmiu, do t’ia kthejë:
“Mirë, le të argumentojnë serbët vetëm një akt të terrorizmit të ushtruar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Ndërsa ne mund t’i numërojmë mijëra raste të terrorit të bërë nga falangat serbe mbi popullatën e pambrojtur shqiptare. Le të tregojnë ata vetëm një njeri të pafajshëm , i cili është vrarë nga UÇK-ja, një njeri të paarmatosur, një fëmijë apo një grua, kudoqofshin ata në territorin e Kosovës. Armët nuk i kemi marrë në dorë për të luftuar kundër popullatës serbe që jeton në Kosovë. I morëm kundër regjimit serb dhe kundër forcave policore dhe ushtarake serbe që janë në Kosovë”.
Ndërsa pyetjes së këtij gazetari se: “A do të vdiste për Kosovën?”, ai, me një buzëqeshje karakteristike, do t’i përgjigjej: “Me gjithë dëshirë. Ky do të ishte nderi më i madh për mua!”
Për Fehmi Lladrovcin, bashkëshorten e tij, Xhevën dhe epopenë e UÇK-së, studiuesi, gazetari, shkrimtari, ish- kryetari i LPK, veprimtari i shquar i çështjes kombëtare dhe drejtues i UÇK, z. Bedri Islami ka shkruar librin “Përjetësia e dyfishtë: Fehmiu dhe Xheva, një jetë e jashtëzakonshme”.
Ne komunen Drenas eshte vendosur Monumenti madheshtor i heronjve , çiftit Lladrovci në Sheshin e Madh të heronjve te kombit .
Shpresojmë që shumë shpejt në bashkëpunim me pushtetin lokal të vendosim një përmendore e tyre të edhe në qytetin e Vlorës.

Botuar në Gazeta Sot 22 Shtator 2023

Projektligj që nuk duhet votuar

Projektligj që nuk duhet votuar

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr.8577, datë 10.2.2000, ‘Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”, bazohet mbi një propozim të Gjykatës Kushtetuese për rritjen e pagave të gjyqtarëve të saj dhe të anëtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në masën dyfish, krahasuar me pagën e anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Sipas Nenit 124 të Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese zgjidh mosmarrëveshjet kushtetuese dhe bën interpretimin përfundimtar të Kushtetutës. Ajo i nënshtrohet vetëm Kushtetutës. Projektligji që po diskutojmë është në kundërshtim flagrant me frymën e Kushtetutës, për arësyet si më poshtë:
Rritja e pagave të GJK, në një nivel absurd dhe të pabazuar në hierarkinë e pagave në Shtet
Rritja e pagave të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, në nivelin 96 përqind(pra gati njësoj) të pagës së Presidentit të Republikës dhe me 58 përqind shtesë mbi këtë pagë, e justifikuar në projektligj për shkak të natyrës së veçantë të punës(?!), në tejkalim të ndjeshëm me 0.5 herë pagën e referencës së Presidentit të Republikës, është dukshëm absurde dhe e pabazuar në hierarkinë kushtetuese të pagave në administratën shtetërore. Kjo rritje përfaqëson karotën e sektit Rama për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Ajo u kundërshtua me forcë nga juristë të njohur dhe personalitete të politikës majtas dhe djathtas, si Fatmir Xhafa dhe Oerd Bylykbashi. Deputeti Xhafaj i cilësoi të paqarta argumentet dhe kriteret, mbi të cilat është justifikuar ngritja e pagave të gjyqtarëve kushtetues në projektligj. Sipas tij, nga “natyra e veçantë e punës së tyre, nuk kuptohet çfarë vështirësie kanë këta gjyqtarë, në raport me gjykatësit e luftës kundër korrupsionit, që të kenë një shtesë 58 përqind, përtej pagës me koefiçient 0.96, në raport me Presidentin e Republikës! Deputeti Xhafa pyet me të drejtë dhe me ironi se mos vallë kanë dënuar me burgim të përjetshëm ndonjë mafioz këta gjyqtarë, për të merituar këtë rritje. Nga ana tjetër, zoti Xhafa cilëson se funksionet kontrolluese të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nuk mund të justifikojnë një ngritje kaq të madhe page, se funksione të tilla kanë edhe institucione të tjera kushtetuese të kontrollit dhe asnjë anëtar i këtyre institucioneve nuk ka një pagë të afërt as me gjysmën e pagës 664 mijë lekë në muaj të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, që përcakton ky projektligj. Z. Bylykbashi e cilësoi si të jashtëzakonshëm diferencimin e pagës qe ky projektligj bën për gjyqtarët kushtetues dhe e emërtoi projektligjin si klientelist, që ka për synim që Gjykata Kushtetuese të vetëlidhë sytë në të ardhmen, pasi nuk kemi të bëjmë me një gjykatë që vlerëson mbi prova, por që interpreton me fjalë. “Shkëmbimi i favoreve mes qeverisë dhe Gjykatës nënkupton që pas kësaj, asnjë ligj i qeverisë nuk do të rrëzohet nga Gjykata Kushtetuese”, u shpreh z. Bylykbashi.
Asnjë pagë në shtet nuk duhet të jetë mbi pagën e Presidentit të Republikës!
Në frymën e Kushtetutës dhe të orientimit nga ajo të piramidës së pagave në administratën publike, asnjë pagë në shtet nuk duhet të jetë mbi pagën e Presidentit të Republikës, figurës më të lartë të Shtetit. Deri tani, piramida e deformuar e pagave në shtet ka dëmtuar rëndë hierarkinë profesionale dhe meritokracinë në administratën tonë shtetërore. Ne si deputetë gabuam, kur i rritëm pagat tona në mënyrë jo proporcionale me rritjen e përgjithshme të pagave në administratën publike dhe pranuam karrotën e sektit Rama. Praktikisht, qeveria na bleu. U ulëm shumë në sytë e qytetarëve dhe në perceptimin publik të misionit dhe moralit të punës sonë. Është gabim që duhet ta korrigjojmë. Nëse e miratojmë këtë projektligj, po e thellojmë këtë gabim dhe kjo është e pafalshme, pasi po kompromentojmë një institucion jetik si Gjykata Kushtetuese dhe po prishim piramidën e pagave shtetërore akoma dhe më shumë, ndërkohë që nuk vendosim gishtin në plagë, tek domosdoshmëria e rritjes së pensioneve, pagës minimale dhe e percaktimit te minimumit jetik. Vendi nuk ka nevojë dhe domosdoshmëri dyfishimin e rrogave tona apo të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, por luftimin me sukses të varfërisë masive, duke rritur pensionet, pagat minimale dhe asistencën sociale, për ata që jetojnë nën minimumin jetik. Jemi i vetmi vend në Evropë që nuk e ka të zyrtarizuar dhe të percaktuar me ligj minimumin jetik dhe për këtë duhet të turpërohemi të gjithë!
Gjykata e sotme Kushtetuese, më e dobta e 33 viteve të fundit
Nga e gjithë reforma në drejtësi, institucioni më i dobët doli Gjykata e sotme Kushtetuese! Ajo ka një ndryshim të madh nga gjykata kushtetuese e mëparshme, qe kishte kthyer, si jo ne perputhje me kushtetutën, një sërë ligjesh të qeverisë Berisha dhe qeverisë Rama. Mjafton të kujtojmë vendimin Nr. 15 të Gjykatës Kushtetuese të dt. 15.04.2010, për shfuqizimin e marrëveshjes “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin, në bazë të së drejtës ndërkombëtare”, midis qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Greqisë. Gjykata Kushtetuese e rrëzoi marrëveshjen e detit me Greqinë, me një vendim unanim. Mund të kujtojmë edhe pezullimin nga Gjykata Kushtetuese më datë 2 korrik 2021, të ndërtimit të godinës së re të Teatrit Kombëtar dhe rrëzimin e ligjit special PPP për këtë pasuri kombëtare. Po çfarë t’i kujtojmë trupës së sotme të Gjykatës Kushtetuese? Një pafuqi, pagojësi dhe mungesë të theksuar kurajoje profesionale dhe civile, në të gjitha rastet me interes kombëtar, kur është thirrur për të interpretuar Kushtetutën? Këtë t’i kujtojmë? T’i kujtojmë rrëzimin më 16 korrik 2023 të kërkesës se opozitës për anulimin e marrëveshjes për projektin abuziv prej 2.1 miliardë euro “Durrës Yachts& Marine” në Portin e Durrësit? T’i kujtojmë refuzimin nga kjo Gjykatë më 28 tetor 2022, të konsiderimit të pretendimit të opozitës se është cenuar e drejta e saj kushtetuese, për të kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor për verifikimin e mënyrës së zbatimit të ligjit “Për investimet strategjike”, i cili bashkë me ligjin famëkeq Nr. 2020 kanë grabitur dhe po grabisin pronat e qytetarëve në bregdet dhe gjithkund? Apo trajtimin e pjesshëm dhe vonesën nëndëmujore në kalimin në seancë publike të kërkesës së shoqërisë civile për të rrëzuar Ligjin Nr. 50/2022 mbi menaxhimin e Parkut të Butrintit nga një fondacion privat, edhe pse Parku i Butrintit është pasuri kombëtare dhe e ardhmja e pasigurtë e tij prek të gjithë shqiptarët? Theksoj se ende kjo seancë publike nuk është zhvilluar nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Çfare pret akoma ajo? Këto janë disa arësye (ka dhe shumë të tjera), pse gjykoj se Gjykata Kushtetuese që kemi sot, është profesionalisht struktura më e dobët e gjyqësorit, që nga viti 1990 e deri sot. Shumica e anëtarëve të saj janë profesionalisht në një nivel të ulët. Mendoni një moment të krahasoni kryetaren aktuale, e cila nuk ka asnjë ditë eksperiencë pune si gjyqtare (pasi më parë ka qenë drejtore në një drejtori juridike të një institucioni), me një profesoreshë të nderuar të jurisprudencës shqiptare, si Aurela Anastasi! Për shkak të kësaj trupe gati anonime që kemi sot, Gjykata ndodhet në pozicionin më të ulët të veprimtarisë së saj, me heshtjen, profesionalizmin e pakët dhe moskurajon civile, për të trajtuar dhe interpretuar në frymën e Kushtetutës, tema të nxehta me interes kombëtar.
xxx
Mendoni njëherë ç’do mendojnë dhe si do të ndihen qytetarët, kur të mësojnë se paga mujore e një gjyqtari të kushtetueses ka arritur në 664 mijë lekë! Arësyeja e vetme për këtë rritje krejtësisht të paargumentuar dhe të pabazuar të pagës së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, qëndron në blerjen e kësaj Gjykate nga sekti Rama në qeverisje, qëndron në mbrojtjen që Rama dhe sekti i tij duan t’i bëjnë vetes për shkeljet flagrante të Kushtetutës me ligjet e qepura për oligarkët , duke mbitrajtuar financiarisht, me paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe në deformim të hapur të piramidës shtetërore të pagave, një Gjykatë të pagojë dhe të pakurajë, nga ana profesionale dhe qytetare.

Botuar në Gazeta Sot më 16 Shtator 2023

Shkruar nga Bujar Leskaj 4 Shtator 2023

Shkruar nga Bujar Leskaj 4 Shtator 2023

Dje, në 3 shtator 2023, ishte 103 vjetori i Luftës së Vlorës, një ngjarje historike me rëndësi të jashtëzakonshme kombëtare, por edhe vendimtare për ekzistencën e shtetit shqiptar dhe mbrojtjen e identitetit tonë. Është për të ardhur keq që në këtë 103 vjetor të Epopesë së Vlorës, kjo ngjarje e lavdishme kaloi pa asnjë aktivitet nga pushteti vendor. Madje as nga pushteti qendror dhe Ministria e Mbrojtjes, nuk pati asnjë kujtesë, sepse Rama dhe të ngjashmit e tij e kujtojnë Luftën e Vlorës vetëm në kohë fushatash. Por Lufta e Vlorës shkon përtej interesave meskine të pushtetit. Lufta e Vlorës ishte një luftë, ku shqiptarët u ngritën në këmbë kundër pushtuesit të huaj, të bazuar vetëm në forcat e tyre, pa u ndihmuar ushtarakisht nga askush. Ajo zgjati tre muaj dhe ishte një lëvizje e madhe për të mbrojtur qytetin e Vlorës dhe Shqipërinë nga copëtimi total që do i bënin pushtuesit italianë. Si dje, në 3 shtator 1920, të shoqëruara nga tingujt e bandës së Shoqatës “Vatra” në SHBA, e cila kishte kompozuar vargjet e poetit tonë të madh, Ali Asllani: “Vlora, Vlora, bjeri më të lumtë dora”, çetat që morën pjesë në Luftën e Vlorës parakaluan në rrugët e qytetit, të kryesuara nga çeta e Velçës, e cila kishte numrin më të madh të dëshmorëve! Lufta e Vlorës konsolidoi Pavarësinë e Shqipërisë, ideuar e zbatuar nga Ati ynë i Kombit në 28 nëntor 1912, Ismail Qemal Vlora. Katër janë kulmet e historisë së shtetit shqiptar, të cilat ngjyrosin krenarinë dhe identitetin tonë kombëtar: Pavarësia (28 Nëntor 1912), shpallur nga Ati i Kombit Ismail Qemal Vlora, Epopeja e Skënderbeut (1443-1468), Lidhja e Prizrenit (1878) dhe Lufta e Vlorës (1920). Lufta e Vlorës zgjati tre muaj dhe ishte një lëvizje e madhe për të mbrojtur qytetin e Vlorës, por edhe Shqipërinë nga copëtimi total që do i bënin pushtuesit italianë. Lufta e Vlorës ishte një ngjarje ku shqiptarët u ngritën në këmbë kundër pushtuesit të huaj, të bazuar vetëm në forcat e tyre, pa u ndihmuar ushtarakisht nga askush. Beteja për Vlorën (29 maj-3 shtator 1920) ishte një përballje krejt e pabarabartë e 4 mijë luftëtarëve shqiptarë të keqarmatosur, të ardhur nga të gjitha trevat shqiptare, por shumica lebër, të vetëorganizuar, pa mbështetje financiare dhe logjistike, me përjashtim të dashurisë dhe sakrificave të popullit të Vlorës, dhe mbi 22 mijë ushtarëve të rregullt, të armatosur deri në dhëmbë, të inkuadruar në dy divizione të një ushtrie ndër më modernet dhe të pajisurat e kohës, ushtrisë italiane. Lufta e Vlorës ngërthen një ngjarje historike të rëndësisë madhore kombëtare, e cila u tregua vendimtare për ekzistencën e mëtejshme dhe pavarësinë e plotë të shtetit të ri shqiptar, të formuar tetë vite më parë, por të gjymtuar nga pasojat e Traktatit të fshehtë të Londrës të 26 prillit 1915 dhe vënë në pikëpyetje nga ushtritë që përshkuan territorin shqiptar gjatë Luftës së Parë Botërore 1914-1918, një pjesë e të cilave vijuan të qëndronin edhe pas përfundimit të kësaj Lufte. Fitorja e Luftës së Vlorës festohet dhe duhet të festohet nga vlonjatët gjithmonë me po atë rëndësi që i jepet edhe 28 nëntorit 1912, pasi 3 shtatori 1920 është rishpallja e Pavarësisë Kombëtare të përmbysur nga Lufta e Parë Botërore. Në 2 shtator 1920 u liruan nga ishulli i Sazanit 1760 vlonjatë të internuar. Në këmbim të tyre u liruan edhe robërit italianë (rreth 1400 ushtarë dhe oficerë që mbaheshin në fshatin Vajzë e Tepelenë.) Në 3 shtator 1920 u festua me madhështi fitorja e Luftës së Vlorës. Çeta e parë që hyri në Vlorë ishte Çeta e Velçës, çeta që kishte më shumë dëshmorë në këtë luftë. Flamuri i fitores u ngrit po atë ditë, në 3 gusht mbi varrin e Ismail Qemalit, në Kaninë, nga një mysliman nga Jugu, major Ahmet Lepenica dhe një katolik nga Veriu At Shtjefën Gjeçovi. Sot, në 103 vjetorin e Luftës së Vlorës, do të doja të kujtoja të gjithë ata trima të Labërisë, Vlorës e Shqipërisë, të cilët derdhën gjakun e nuk i rreshtën kurrë përpjekjet për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë. Do të doja të kujtoja të gjithë anëtarët e Komitetit të Mbrojtjes Kombëtare, Sali Bedini, Hamit Selmani, Duro Shaska, Hazbi Cano, Beqir Sulo, Ali Beqiri, Alem Mehmeti, Hysni Shehu, Qazim Kokoshi, Murat Miftari dhe Myqerem Hamzaraj. Do dëshiroja të kujtoja me nderim e respekt të veçantë kryetarin e Komitetit të Mbrojtjes Kombëtare: Osmën Haxhiu, busti i të cilit, ndonëse me shumë vonesë u vendos vjet pranë bashkisë. Sot do të doja të kujtoja me veneracion dhe Mehmet Selim Mallkeqin, i cili i dorëzoi komandës italiane ultimatumin e Luftës së Vlorës 1920. Për aktin e fortë të këtij luftëtari ne ende nuk kemi një përmendore në Vlorë. Ndiej keqardhje që përmendorja e kapedan Sali Vranishtit, ende nuk po vendoset në Vlorë! Sepse drejtuesit politikë dhe kapedanët e Luftës së Vlorës 1920 duhet të vendosen në Panteonin e Lirisë! Kjo do/duhet të ndodhë, sepse gjaku i luftëtarëve vlonjatë dhe të gjithë Labërisë,dhënë për liri e pavarësi nuk harrohet, nuk zhbëhet, e nuk zëvendësohet me pllaka e ngrehina betoni pa kuptim, sepse gjaku dhe mesazhi i patriotëve vlonjatë nuk harrohet, por nderohet e lartësohet.
Kronologjia e Luftës së Vlorës, “Termopileve shqiptare”:

  • 21 janar 1920: Kongresi i Lushnjës, në të cilin u vendos sovraniteti i shtetit shqiptar.
  • Në 10 mars 1920 përfaqësuesit e Vlorës, të entusiazmuar nga vendimet e Kongresit të Lushnjes, formuan Komitetin “Mbrojtjes Kombëtare” dhe vendosën që çështja e Vlorës të zgjidhej me armë.
  • Pushtuesi italian në 9 maj bëri arrestime midis organizatorëve të rezistencës dhe në 16 maj shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Vlorë.
  • Pushtuesi më 18 maj 1920 burgos patriotët Jani Minga, Muço Sharra, Dom Mark Vasa, etj.
  • Në 18 maj në Mesaplik zhvillohet një mbledhje e madhe, ku vendoset të luftojnë me Italinë.
  • Pas 3 – 4 ditëve mbahet një tjetër mbledhje në Dërras të Beunit, ku morën pjesë krahina e Mesaplikut dhe e Kudhësit. Edhe këtu u kërkua të luftohej me pushtuesin.
  • Komiteti i “Mbrojtjes Kombëtare” i bëri thirrje parësisë së Vlorës të mblidheshin në një kuvend në Barçallla të Dukatit në 29 maj 1920.
  • Kuvendi i Barçallasë vendosi një zëri fillimin e luftës deri në shuarje të njerës palë. Për drejtimin e luftës kuvendi zgjodhi një këshill kombëtar prej 30 vetash nga i cili doli Komiteti i “Mbrojtjes Kombëtare” prej 12 vetash.
  • Për drejtimin e luftës u emërua edhe Shtabi i Luftës dhe Komandanti i Përgjithshëm i Luftës u emërua major Ahmet Lepenica, i cili në qershor kalon nënkomandant i përgjithshëm, pas emërimit të Qazim Koculit Komandant i Përgjithshëm.
  • Më 3 qershor 1920 nga Beuni, Komiteti “Mbrojtjes Kombëtare”, i drejtoi komandës së trupave pushtuese në Vlorë një ultimatum ku kërkonin tërheqjen e trupave italiane deri në 4 qershor, të cilin e përcolli te komanda italiane Mehmet Selim Mallkeqi.
  • Pasi nuk erdhi asnjë përgjigje, mbrëmjen e 4 qershorit forcat shqiptare sulmuan dhe çarmatosën të gjitha postat e karabinerisë dhe karabinerët i mbajtën rob.
  • Më 5 qershor 1920 sulmohen njëkohësisht të gjitha garnizonet italiane jashtë Vlorës, të cilat u shpartalluan plotësisht. Italianët lanë 700 të vrarë dhe 1500 robër.
  • Më 9 qershor 1920 Komiteti “Mbrojtjes Kombëtare” i dërgon komandës italiane një promemorie të dytë ku kërkohej largimi i pushtuesve.
  • Komanda italiane nuk iu përgjigj promemories, prandaj Komiteti dhe Shtabi i Luftës vendosi të sulmojë Vlorën më 11 qershor.
  • Komiteti i “Mbrojtjes Kombëtare”, pas malit Barçalla në Dukat, malit të Beunit në Vajzë, në fazën e dytë të luftimeve, rreth datës 15 qershor e vendosi selinë e tij në Drashovicë. Drashovica shpallet prefekturë dhe Vlora nënprefekturë që varej nga Drashovica. Prefekt emërohet Qazim Kokoshi. Neki Xheneti u emërua kryetar i Gjykatës. Avdul Kuçi, emërohet Prokuror i Përgjithshëm.
  • Në 22 korrik 1920 forcat shqiptare sulmojnë për herë të dytë Vlorën.
  • Sulmi i forcave shqiptare që shpërtheu i furishëm më 22 – 23 korrik 1920 e detyroi ushtrinë italiane të kapitullonte.
  • Më 17 gusht 1920 repartet e xhandarmërisë shqiptare hynë në Vlorë dhe morën në dorëzim administratën.
  • Më 2 shtator 1920 u liruan nga ishulli i Sazanit 1760 vlonjatë të internuar. Në këmbim të tyre u liruan edhe robërit italianë (rreth 1400 ushtarë dhe oficerë që mbaheshin në fshatin Vajzë e Tepelenë.)
  • Më 3 shtator u festua me madhështi fitorja e Luftës së Vlorës. Vlonjatët e festuan gjithmonë me po atë rëndësi që i jepej edhe 28 nëntorit 1912 dhe kishin te drejtë.3 shtatori 1920 është rishpallja e Pavarësisë Kombëtare të përmbysur nga Lufta e Parë Botërore.
  • Flamuri i fitores u vendos të ngrihet po atë ditë, mbi varrin e Ismail Qemalit, në Kaninë, nga një mysliman nga Jugu, major Ahmet Lepenica dhe një katolik nga Veriu At Shtjefën Gjeçovi. Sot 103 vjet më pas, ne përulemi me nderimet më të thella përpara dëshmorëve të Luftës së Vlorës, çetave nga çdo fshat i Lumit të Vlorës, nga Labëria dhe të gjitha krahinat e Shaipërisë, 12 anëtarëve te Komitetit Mbrojtja Kombëtare, me në krye Osman Haxhiun ose Osman Nurin siç i thoshte populli dhe komandantëve të përgjithshëm të Trupave Kombëtare, Major Ahmet Lepenica dhe Qazim Koculi, kapedanit Sali Vranishti, heronjve, Zigur Lelo, Selam Musa Salaria, Kanan Maze, Sado Koshena, Mehmet Mallkeqi dhe dhjetëra komandantëve te tjerë, që dhanë jetën për Shqipërinë! Data 3 shtator ende nuk është festë kombëtare, megjithëse në ndërgjegjen e popullit është nga datat kulmore të historisë së Shqipërisë, është Lufta e heronjve që ranë për liri e na lanë Shqipëri! Në 50 vjetorin e Luftës së Vlorës, luftëtarët e saj u vlerësuan nga regjimi i kohës, por me shumë kufizime e mënjanime të qëllimshme për arsye politike. Do të duhej të vinte demokracia dhe veçanërisht presidentët e nderuar të Republikës Bamir Topi, Bujar Nishani dhe Ilir Meta në 100 vjetorin e saj, që do të vendosnin në piedestalin më të lartë të vlerësimeve kombëtare heronjtë, drejtuesit, komandantet, dëshmorët dhe figurat politike dhe shoqërore të kohës që mundësuan këtë Luftë – Epope. Gjithashtu gjej rast të vlerësoj studiuesit e historianët, Ago Agaj, që me librin e tij himn për Luftën e Vlorës paraqet një histori të gjallë e të vërtetë të asaj epoke si pjesëmarës e dëshmitar i gjallë;Profesor Bardhosh Gaçe, studiuesit Enver Memishaj (Lepenica), Prof. Dr. Muhin Çami, Viron Koka, Albert Habazaj e shumë historianë e publicistë të tjerë, të cilët kanë vlerësuar këtë ngjarje kaq të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar. Lufta e Vlorës duhet të përkujtohet gjithmonë, çdo vit, si ngjarja më e dytë më e rëndësishme pas Shpalljes së Pavarësisë në harkun kohor të viteve 1912 -1944. Lufta e Vlorës është skalitur në ndërgjegjen kombëtare e në Historinë tonë, si një ngjarje historike dhe me rëndësi të jashtëzakonshme kombëtare dhe vendimtare për konsolidimin e Pavarësisë, ekzistencën e shtetit shqiptar dhe mbrojtjen e identitetit tonë. Lavdi dëshmorëve, heronjve dhe kapedanëve të Luftës së Vlorës 1920! Gjithmonë jemi dhe u mbetemi borxh Luftës së Vlorës 1920 dhe Heronjve të saj!
Tre eurobonde në katër vjet!

Tre eurobonde në katër vjet!

Në qershor 2023, vetëm 18 muaj pas marrjes së eurobondit të pestë në nëndor 2021, pa ndonjë emergjencë të dukshme, qeveria shqiptare bleu një borxh të ri prej 600 milionë eurosh, eurobondin e gjashtë.
Në vend që të merrte hua të lirë në tregun e brendshëm dhe të përdorte fondet e shumta të lira në këtë treg në duar të bankave dhe qytetarëve, qeveria zgjodhi të merrte hua në tregun e jashtëm. Huaja e re e jashtme u sigurua me një kosto 60 përqind më të lartë se huaja e nëndorit 2021(interesi 6.1 përqind, ne krahasim me interesin 3.75%), për t’u shlyer për gjysmën e kohës së eurobondit të pestë. Ajo përfaqëson huanë e dyte më të shtrenjtë në historinë e eurobondeve të Shqipërisë, pas asaj të marrë në kulmin e krizës financiare botërore, në vitin 2012.
Me eurobondin e gjashtë, qeveria e sektit Rama dëshmoi papërgjegjshmërinë e saj kriminale në menaxhimin e borxhit publik, pasi Shqipëria deri tani ka shlyer vetëm dy eurobondet e parë, ndërkohë që ka katër të tjerë për të shlyer, duke akumuluar një borxh prej 3.4 miliardë eurosh.
Katër eurobondet për t’u shlyer janë:
I. Eurobond-i i tretë, i emetuar në tetor të vitit 2018, në vlerë prej 500 milionë euro, me maturim 7-vjeçar dhe normë interesi 3.55 %.
II. Eurobond-i i katërt, i emetuar në qershor te vitit 2020, në vlerë prej 650 milionë euro, me maturim po 7-vjeçar dhe normë interesi 3.75 %.
III. Eurobond-i i pestë, i emetuar në nëndor të vitit 2021, po në vlerë prej 650 milionë euro, me maturim 10-vjeçar dhe normë interesi 3.75 %.
IV. Eurobond-i i gjashte, i emetuar në qershor 2023, në vlere 600 milione euro, me maturim 5-vjeçar dhe normë interesi 6.125 %.
Edhe eurobondin e gjashtë, këtë borxh të ri të marrë, qeveria nuk po e investon në aktivitete që sjellin një kthim të shpejtë nga investimi, prej të cilave mund të shlyhet borxhi. Ky është borxh i siguruar për të shlyer këstet e borxheve të vjetër që po maturohen dhe për mbështetjen e përgjithshme buxhetore (p.sh. për financimin e defiçiteve).
Shlyerja e tij, pothuajse pa dyshim, do të financohet nga rritja e borxhit të ri, në një mjedis normash interesi ne tregjet ndërkombëtare, që mund të jetë dukshëm më i rënduar se i sotmi.
Morëm tre eurobonde në katër vitet e fundit! Kjo duhet të na shqetësojë seriozisht. Në harkun e 5-6 viteve të fundit, interesat e borxhit të jashtëm të qeverisë shqiptare janë më shumë se dyfishuar!. Nga diçka më pak se 100 milionë euro në vitin 2017, në rreth 200 milionë euro për këtë vit, si pasojë e marrjes së njëpasnjëshme të huave në tregjet e huaja.

Botuar në Tirana Diplomat më 11.07.2023

Dhimbja e Vlorës për Arsimin Parauniversitar

Dhimbja e Vlorës për Arsimin Parauniversitar

Sistemi ynë arsimor, gjatë dhjetëvjeçarit të fundit pësoi ndryshime dhe tronditje të mëdha, kryesisht fizike dhe psiko-sociale duke penguar krijimin e kushteve të domosdoshme për një aktivitet mësimor normal. Në impostimin krejtësisht të ri të aktorëve të sistemit (nxënës-mësues-administratë-familje-komunitet) lind nevoja për rregulla të reja loje. Ekspozimi ndaj ekonomisë së tregut krijoi një skenë shumë më të komplikuar. Sistemi aktual karakterizohet nga një përzierje elementësh përmbajtësorë, menaxherialë dhe zhvillimorë, tipikë për një periudhë tranzicioni, por teorikisht duke tentuar drejt një sistemi të hapur e demokratik. Në Shqipëri? Arsimi është në krizë. Ju sot vini këtu dhe në vend që të bëni ndryshime thelbësore në ligjin për arsimin bëni vetëm retushime, të cilat nuk e prekin thelbin dhe nuk janë politika afatgjate. Strategjia Kombëtare e Arsimit, sikundër deklarohet, ka vizion një “Sistem arsimor gjithëpërfshirës dhe të bazuar në parimet e barazisë dhe mësimit gjatë gjithë jetës, që mundëson formimin cilësor të të gjithë individëve, duke kontribuar në mirëqenien personale të tyre, si dhe në forcimin e demokracisë dhe integrimin e vendit në Bashkimin Evropian”, ku objektiv specifik është: Gjithëpërfshirja dhe barazia në arsim. Në këtë kontekst, gjithëpërfshirja dhe arsimimi cilësor i nxënësve pavarësisht se në cilën zonë të Shqipërisë gjenden është detyrim kushtetues. Po! Është mirë koncepti dhe implementimi i Shkollave të Bashkuara. Nisur nga numri i ulët i nxënësve në disa shkolla të zonave rurale krijimi i këtyre shkollave është e nevojshme, sepse për shkak të mosplotësimit të kufirit minimal të numrit të nxënësve në shkollë në disa zona nxënësit dhe fëmijët, ose ngelen të paarsimuar, ose migrojnë brenda ose jashtë Shqipërisë, duke sjellë pasoja të tjera të rënda afatgjata, ekonomike e sociale. Shteti është i detyruar të ofrojë arsim për fëmijët Republikën e Shqipërisë, si një e drejtë e kushtetuese e sanksionuar në legjislacionin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar. E ripërsëris: Të gjithë ne e dimë që sistemi arsimor në Shqipëri është në krizë të thellë, por çështja është se si të dalim nga kjo krizë. Për t’i zgjidhur problemet që sa vijnë e rëndohen në sistemin arsimor nuk mjafton vetëm të analizohet dhe proklamohet, por edhe të veprohet konkretisht. Të rinjtë po largohen gjithnjë e më shumë nga Shqipëria. Degët e mësuesisë nuk po preferohen më dhe në shumë universite janë duke u mbyllur. Mësuesit janë lënë vetëm në gjithçka dhe janë peng i politikës së këtij sekti, duke u ngarkuar me burokraci të panevojshme, e cila ndikon edhenë cilësinëemësimdhënies.
E pra: sipas BB:

  1. Ndryshimin e bën një mësues i mirë.
  2. Të kesh një infrastrukturë të mirë shkollore.
    Sekti në pushtet ka dështuar me arsimin, madje dështimin mundohet ta paraqesë si sukses dhe shtypjen e depersonalizimin e mësuesve si risi. Mësuesit e vënë nën presion kanë pagat më qesharake, të cilat nuk janë rritur kaq vite dhe janë objekt e subjekt i trysnisë së qeverisë, patronazhistëve, prindërve e nxënësve. Sekti Rama ka dështuar me pedagogët, të cilët kanë pagat më të ulëta në rajon. Sekti Rama ka dështuar me politikat, të cilat do të stimulonin nxënësit e studentët ekselentë dhe të garantonte qëndrimin apo kthimin e tyre në Shqipëri. Sistemi arsimor i dështuar në Shqipëri nxit largimin, zbrazjen, plakjen dhe varfërinë e Shqipërisë. Në rast se u referohemi shifrave, ato janë tronditëse. Në Maturën Shtetërore 2013, morën pjese rreth 46.000 maturante, ndërsa në maturën 2015, afërsisht 40.000.
    40.000 maturante ishin para 8 vjetëve (2015) – 28.000 maturantë këtë vit(2023) = 12.000 maturantë më pak, më saktë, 30% më pak.
    Po ta krahasosh kete shifër me 46.000 në vitin 2013, i bie që sot kemi 18.000 maturantë më pak, afro 30% më pak se sa viti 2013.
    18.000 : 10 = 1.800 maturante me pak çdo vit.
    Mendoni se cfare mund të ndodhë pas 5 ose 10 ose … X… viteve.
    A thua kaq ka rënë numri i lindjeve nga viti ne vit?!
    INSTAT, mund te na sqarojë për këtë gjë, por besoj se nuk është vetëm rënia e lindshmërisë.
    Është shpopullimi si agjendë!
    Më pak nxënës në bankat e shkollës, arsim më pak cilësor, shpopullim masiv, pasoja afatgjata në ekonomi e shoqëri.
    Këto ndoshta do të ishin katër pika, në të cilat qeveria, por edhe gjithë politika shqiptare duhet të ulet me seriozitetin më të madh e të gjejë një zgjidhje afatgjatë, të qëndrueshme e të zbatueshme. Pasi, sipas të dhënave të publikuara edhe në mediet kombëtare në vitin 2022- 2023 në shkollat shqiptare kishte 58.000 nxënës më pak krahasuar me 5 vite më parë! Sipas të dhënave të instat në vitin 2017- 2018 kishim 153 nxënës për 1000 banorë, në vitin 2021-22 kishim 136 nxënës për 1000 banorë. Dhe nuk është vetëm rënia natyrore e popullsisë, është edhe shpopullimi për arsye emigrimi, por edhe largimi i të rinjve, që po thellon një plagë 30 vjeçare për shoqërinë tonë! Mijëra të rinj nën moshën 18 vjeç, një kontingjent për arsimin e mesëm të ulët e të mesëm të lartë, zgjedhin emigrimin në të shumtën e rasteve me familjet e tyre. Varfëria, mungesa e shpresës, papunësia, pamundësia për të përballuar “arsimin falas” në Shqipëri, burokracia, arsimi jo cilësor janë disa nga arsyet që mund të listoj… “Politikat arsimore” të sektit Rama në pushtet kanë 10 vite që vetëm nxisin emigrimin, analfabetizmin dhe analfabetizmin funksional, ndëshkojnë të arsimuarit, vrasin shpresën. Në 10 vite të Edi Ramës në pushtet, mbi 300.000 të rinj dhe mbi 500.000 shqiptarë janë larguar nga Shqipëria. Në 10 vitet në pushtet të sektit Rama, afërsisht 150.000 nxënës braktisën shkollën. Vetëm këtë vit nga 31.000 maturantë, 11.000 kanë aplikuar për të studiuar jashtë shtetit, normalisht nxënësit ekselentë, të cilët shumë shpejt do të pasohen nga familjet e tyre për të mos u rikthyer më në Shqipëri. Dhe kjo shifër rritet vit pas viti, duke treguar se sa besim ka rinia jonë tek arsimi, punësimi, mundësitë që ky sekt në pushtet u krijon atyre…
    Si ishte gjendja këtë vit mësimor që sapo u mbyll në Vlorë? 1662 më pak nxënës se vitin e kaluar arsimor!
    Në vitin shkollor 2022-2023 për arsimin parauniversitar në shkollat e qarkut Vlorë numri i nxënësve ishte 12.300. Sipas Zyrës Arsimore Vlorë, vitin e kaluar, shifra ishte 13.962, duke dëshmuar që këtë vit të ketë 1662 nxënës më pak. Në Vlorë dominon arsimi publik, ku vetëm 15% arsimit është privat me gjithsej 43 shkolla publike dhe 11 private. 800 janë klasat e para, ndërsa 617 klasat e dhjeta. Diferencën bëjeni vetë! Më pak nxënës regjistrohen në gjimnaz. Disa, sepse nuk duan ta vazhdojnë shkollën, shumë për arsye ekonomike dhe pjesa më e madhe për arsye shpopullimi, emigrimi të detyruar jashtë vendit për të mos u kthyer më. Imagjinoni që pas dy vitesh nga 617 klasatë dhjeta që ishin këtë vit shkollor, sa do të jenë klasat e maturës. Natyrisht e logjikisht më pak. Për shkollat që kane numër të ulët, sipas ZVA Vlorë po shihet mundësia e krijimit të shkollave të bashkuara, përkatësisht Memo Metaj në fshatin Kuc, Faslli Dano në Llakatund, shkolla e Orikumit, Shaban Demiraj në Vlorë. Por situata është akoma edhe më alarmante. Sipas të dhënave zyrtare, vitet e fundit shumë shkolla nëpër fshatra janë mbyllur totalisht ose gjysmëfunksionojnë:
  3. Dukat i Vjetër mbyllur
  4. Tragjas mbyllur
  5. Radhimë mbyllur
  6. Sherishtë mbyllur
  7. Mekat mbyllur
  8. Kërkovë ka mbetur vetëm 1 klasë e përbashkët
  9. Mifol mbyllur
  10. Kaninë me klasa të përbashkëta
  11. Kocul (mbetur shkolla fillore)
  12. Gërrnec mbyllur
  13. Mallkeq mbyllur
  14. Gorrisht mbyllur
  15. Vranisht mbyllu
  16. Mesaplik mbyllur
  17. Lapardha mbyllur
  18. Treblovë vetëm 1 klasë e përbashkët
  19. Velçë me klasa të përbashkëta
  20. Ramicë, Matogjin, Bashaj mbyllur
    1. Shkolla e Muzikës Vlorë drejt mbylljes
      E shikoni sa e rëndë është situata? Është më e rëndë se sa analfabetizëm funksional.  Botuar në Gazeta Sot më 22 Qershor 2023
Që Autoriteti i Konkurrencës të shndërrohet në avokat të biznesit të ndershëm dhe qytetarit

Që Autoriteti i Konkurrencës të shndërrohet në avokat të biznesit të ndershëm dhe qytetarit

 

Sikurse e kam theksuar dhe në fjalën time në Kuvend për Autoritetin e Konkurrencës, në maj 2022, shërbimi më i madh që mund t’u bëjnë institucionet e pavarura dhe qeveria qytetarëve-konsumatorë është garantimi i konkurrencës së lirë dhe të ndershme në treg. Sot jo vetëm në Shtete Anëtare të Bashkimit Evropian, por edhe në të gjithë rajonin tonë dhe më tej në botë, po kërkohet një raport më i drejtë midis lirisë së tregut, zhvillimit të qëndrueshëm dhe të ligjshëm të biznesit, si dhe garantimit të respektimit të të drejtave të qytetarit-konsumator. Misioni i AK është mbrojtja e konkurrencës së lirë dhe efektive në treg, në bazë të ligjit Nr. 9121, dt. 28 korrik 2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”. Megjithë përpjekjet e bëra, gjykoj se Autoriteti i Konkurrencës nuk ka mundur ta përmbushë misionin e tij, për arsyet e mëposhtme.
Autoriteti i Konkurrencës nuk arriti të jetë efektiv në punën e tij
Sigurisht që Autoriteti i Konkurrencës(AK) e ka të vështirë të realizojë misionin e tij tek ne, ku funksionimi i shtetit ligjor është i dobët, shkalla e korrupsionit është e lartë dhe kapja e shtetit paraqitet në përmasa tejet shqetësuese. Megjithatë, institucioni duhej të kishte provuar më fort të luftonte rastet e shumta të situatave kartel në sektorë të ndryshëm të ekonomisë sonë, të tipit monopol dhe oligopol, bazuar në denoncimet e shpeshta të qytetareve për abuzimet me çmimet, të përcjella nga mediat tradicionale dhe mediat sociale të vendit. Hetimet e tij të thelluara në tregjet e prodhimit dhe tregtimit të miellit, apo në tregun e tregtimit të karburanteve, duhej të kishin dalë me sanksione konkrete ndaj shkelësve të ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”, të parimeve dhe rregullave të konkurrencës së lirë. AK dështoi në këtë mision dhe për rrjedhojë, për fat të keq, marrëveshjet horizontale apo vertikale, krijimi i pozitave dominuese në tregje të caktuara, monopolet apo oligopolet, vijuan me të njëjtin ritëm, në mos edhe me një ritëm më të shtuar, që të dëmtojnë funksionimin e tregjeve, zhvillimin e biznesit të papërkrahur nga qeveria dhe konsumatorët shqiptare, përmes çmimeve fundore abuzuese në treg, për shkak të situatës kartel. Situata kartel formohet për shkak të pranisë së një tregu oligopol në një sektor të ekonomisë, ku ka disa kompani të mëdha, të cilat, për shkak të madhësisë së tyre, përcaktojnë çmimin e një produkti apo shërbimi në treg, në bazë të një marrëveshje të fshehtë mes tyre, për të fiksuar një nivel çmimi jo mbi bazën e fitimit të dalë nga raporti kërkesë-ofertë, por duke i shtuar këtij fitimi edhe një pjesë abuzive të fitimit monopolist. AK nuk ka arritur të luftojë me efektivitet praninë dhe veprimin e karteleve në shumë sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Ai nuk ka arritur të shmangë situatat ku një grusht kompanish, të quajtura rëndom nga populli oligarkë, fitojnë, të suportuar nga qeveria, shumicën dërrmuese të tenderëve të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe të Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Ju sjell situatën e ligjëruar në qarkun e Vlorës, ku kompani të konsoliduara dhe serioze të ndërtimit në këtë qark, në 5-7 vitet e fundit nuk arrijnë të fitojnë asnjë tender nga ARSH apo FSHZH, edhe pse konkurrojnë rregullisht. AK nuk ka ndërmarrë asnjë hetim për situatën duopol në tregun e shërbimeve telefonike dhe celulare, megjithë shqetësimet dhe ankesat e pareshtura të qytetarëve, të përcjella nga mediat e vendit. Autoriteti i Konkurrencës nuk ka arritur të plotësojë pritshmëritë e qytetarëve dhe të garantojë ndërveprimin e barabartë mes operatorëve të biznesit në tregjet e importit, shitjes me shumicë dhe pakicë të ushqimeve të shportës, karburanteve dhe te energjisë elektrike për biznesin e mesëm. AK nuk doli në asnjë rast kundër dublimit dhe praktikisht zerimit të kontrollit të tij në periudhën mesi i marsit 2022-qershor 2023, për shkak të veprimtarisë së bordeve të caktimit të çmimit tavan për tregjet e karburanteve dhe të ushqimeve bazë, të ngritura përmes akteve normative të qeverisë, pavarësisht se prania e tyre mund të përligjej vetëm në tre-katër javët e para të emergjencës së çmimeve, nën efektin psikologjik të agresionit të Putin në Ukrainë. AK duhej të kishte këshilluar qeverinë dhe të theksonte me forcë në publik se kontrolli i drejtpërdrejtë i çmimeve, apo ndërhyrja në një masë drastike e qeverise në tregje, në formën që u aplikua përmes bordeve, sjell pasoja të rënda në ekonomi, sikurse u vërtetua në praktikë nga menaxhimi 15-mujor me borde i dy tregjeve jetikë për ekonominë tonë, si ai i ushqimeve bazë dhe i karburanteve. Këto pasoja do të ndihen shumë gjatë në ekonomi. AK duhej të ishte treguar aktiv në luftën ndaj kostove të fshehta dhe të rritura të transaksioneve në industrinë financiare dhe bankare të vendit. Ai duhet të kishte rrokur iniciativën të hetonte, bazuar në denoncimet e shumta të qytetarëve ndaj nivelit, të perceptuar prej tyre si abuziv, të përqindjeve të interesit të ngarkuara nga institucionet dhe shoqatat e kursim-kreditit në mikrokreditë e dhëna, elementë që të çonin në dyshime të arsyeshme për praninë e një karteli në këtë sektor. Një deputet me përvojë i Kuvendit përmendi me të drejtë inaktivitetin e AK, kur denoncoi TPL-të e kompanive të sigurimit. Autoriteti i Konkurrencës duhej të kishte mbikëqyrur më me kujdes dhe fokus tregun e kreditit bankar dhe tregun e ndërmjetësve financiarë, të cilët mobilizojnë kursimet e shqiptarëve për një zhvillim më të qëndrueshëm të vendit, pasi kontratat midis kredidhënësve dhe kredimarrësve duhet të jenë më të thjeshta dhe më të qarta. AK duhej të kishte punuar që të reduktohet ngarkimi mbi kredimarrësin i çdo risku potencial dhe ngarkimi në kostot e kredisë i pjesës së kredive të këqija që nuk janë thjesht dështim i bizneseve shqiptare, por edhe një cilësi jo e mirë e kredidhënësve. Në këto tregje shumë të rëndësishme për zhvillimin e ekonomisë, Autoriteti i Konkurrencës ka një përgjegjësi dhe mision të qartë, në mbrojtje të qytetarit-konsumator dhe klient. AK në asnjë rast nuk zbatoi praktikën e njohur, të ndjekur rëndom nga shumë struktura simotra perëndimore të tij, të njoftimeve dhe të paralajmërimeve, të bëra publike, ndaj operatorëve abuzues në treg, për të rritur presionin dhe për t’i frenuar ata në vijimin e abuzimit. Në tërësi, Autoriteti i Konkurrencës nuk ia doli të vërtetojë se përfitimet e nje grushti kompanish te përkrahura nga qeveria, nuk erdhën nga cilësia apo çmimet konkurruese të mallrave dhe shërbimeve të tyre, por nga deformimet e konkurrencës, duke dëshmuar dobësinë e tij në kontrollin efektiv të tregjeve dhe në garantimin e konkurrencës së lirë. Këto përbëjnë arsyet themelore, pse sot kemi një imazh publik shumë të dobësuar të institucionit të AK dhe mungesë të theksuar besimi në aftësitë e tij për të garantuar mbrojtjen efektive te interesave të konsumatorëve. Gati të gjitha shtresat e konsumatorëve shqiptarë dhe pjesa dërrmuese e kompanive të biznesit, që nuk “kanë fatin” të përkrahen nga qeveria, ndihen të pambrojtur nga deformimet e mëdha të konkurrencës në Shqipëri.
AK është shumë larg të qenit avokat i biznesit të ndershëm, të papërkrahur nga qeveria
Deri tani, Autoriteti i Konkurrencës nuk ka mundur të sigurojë një partneritet real me komunitetin e biznesit, të konsumatorit dhe të organizatave të shoqërisë civile, për të zbuluar praktikat antikonkurruese në tregjet e hetuara dhe në ato ende të pahetuara. Duke mos e arritur këtë partneritet, AK nuk ka mundur të veprojë realisht si një institucion i pavarur, në interes të publikut dhe taksapaguesve. Opinioni publik, nëpërmjet raportimeve të shoqërisë civile dhe analizave në media, ka dyshime lidhur me pavarësinë e plotë të punës së Autoritetit të Konkurrencës. Ende institucioni nuk e ka bërë të ditur, por ekziston në opinionin publik të qytetarëve përshtypja se ky institucion pëson në vijimësi ndërhyrje dhe influenca të papërshtatshme nga struktura shtetërore dhe politike. Do të ishte në të mirën absolute të pavarësisë së AK, që nëse ka patur ndërhyrje të tilla, ai t’i bëjë publike, për të dekurajuar çdo strukturë të Shtetit apo partiake, që të vijojnë këtë presion të papërshtatshëm. Autoriteti duhet ta zgjerojë sferën e kontrolleve të tij, në mënyrë që të përfshijë natyrshëm:

  1. kontrollin e përputhshmërisë me parimet e konkurrencës së lirë ndaj të gjithë instrumenteve ligjore të përdorura për koncesionet dhe PPP-të, duke përfshirë marrëveshjet ndërqeveritare të lidhura me vendet e treta për zbatimin e projekteve të përbashkëta, si dhe
  2. analizën e thelluar të koncesioneve shtetërore që i kanë dhënë mundësi një kompanie të vetme private të realizojë pozicionin monopol në shfrytëzimin e një pasurie të vendit apo shërbimi publik të kaluar me PPP dhe koncesione të tjera tek privati.
    Botuar në Gazeta Sot më 16 Qershor 2023
Sfidat e Komisionerit për të Drejtën e Informimit…

Sfidat e Komisionerit për të Drejtën e Informimit…

Raporti Vjetor 2022 i Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, nga ana formale është në rregull. Ai përmban dokumentet strategjike të kërkuar për një institucion të rëndësisë së Zyrës, si dhe ka paraqitur treguesit sasiore të aktivitetit të kryer nga Zyra gjate vitit të kaluar. Megjithatë, shumë gjëra mungojnë në këtë raport. Le t’i marrim me radhë.
I. Misioni i parealizuar i Zyrës së Komisionerit
Kur lexon në faqet 12-13 të Raportit për Indekset e Transparencës, të krijohet përshtypja se nga niveli i objektivave të arritur, duhet të jemi vendi model në Evropë dhe ndoshta në botë, për sigurimin qytetarit të aksesit të plotë ndaj informacionit dhe të dhënave transparente të aktivitetit dhe rezultateve të institucioneve publike në Shqipëri.
Në të vërtetë, ne të gjithë e dimë që realiteti nuk është kështu.
Në radhë të parë, çfarë nuk është në rregull në këtë raport vjetor, e përbën fakti i mungesës së përgjigjes së drejtpërdrejtë ndaj dy pyetjeve:

  1. A e ka realizuar Zyra e Komisionerit misionin e saj të mbikëqyrjes efektive të zbatimit të kuadrit ligjor të mbrojtjes së të dhënave dhe të së drejtës për informim, të garantimit te ushtrimit të efektshëm të të drejtave të qytetarit në epokën digjitale?
  2. A ka arritur Zyra të rrisë përgjegjësinë dhe ndërgjegjësimin e autoriteteve publike dhe kontrolluesve të të dhënave në sektorin publik dhe atë privat, i cili sjell përmirësimin e mendësisë dhe kulturës së shoqërisë, në respektim të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut?
    Megjithëse e drejta e qytetarit për t’u informuar lidhur me aktivitetin e enteve publike të mbajtura nga taksat që ai paguan, garantohet nga Rezoluta 59 e OKB-së, nga Neni 19 i Deklaratës Universale të së Drejtave të Njeriut, nga Neni 10 i Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, nga Neni 11 i Kartës së të Drejtave Themelore të BE-së, nga Neni 23 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nga Ligji Nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit(LDI)”, çalon në mënyrë shqetësuese zbatimi në praktikë i kësaj të drejte, sidomos informacioni për vendim-marrjen dhe problemet e mprehta të institucioneve shtetërore, në radhë të parë atyre qeveritare.
    II. Asgjë për të luftuar me efektivitet stereotipin e përgjigjes formale dhe në fshehje të së vërtetës
    Për çështje sensitive ose që shqetësojnë opinionin publik, përgjigjet e institucioneve publike ndaj kërkesave për informim janë formale dhe në tërësi fshehin të vërtetën, duke qenë jo shteruese. Në ankesat që i adresohen Zyrës së Komisionerit, kjo zyrë pranon të drejtën e qytetarit për t’u informuar, por në praktikë bën shumë pak përpjekje reale për të garantuar zbatimin e kësaj të drejte tek institucioni publik që e ka shkelur atë, me mospërfilljen apo dhënien e një përgjigjeje jo shteruese. Vetëm 17 vendime me 63 sanksione administrative të dhëna në vit(faqe 25 e Raportit) për një institucion me një staf mbi 50 punonjës, janë shumë pak, në nivel të treguesit sasior të mbrojtjes reale të së drejtës për informim të qytetarit, ndaj aktivitetit të enteve publike.
    Lind pyetja: sa nga këto 17 vendime janë bërë publike nga Zyra e Komisionerit, për të dhënë shembullin e sanksioneve dhe tolerancës zero të saj, ndaj mungesës së transparencës dhe mosrespektimit të të drejtës së qytetarit për informim, në lidhje me aktivitetin e institucioneve publike që e kanë shkelur këtë të drejtë themelore kushtetuese? Zyra nuk e ka përdorur shpesh presionin dhe shembullin pozitiv të “sanksionit publik”, përmes publikimit të vendimeve të saj dhe shpërndarjes së tyre me anë të mediave, dhe kjo dëshmon për një mangësi të madhe të saj.
    III. Asgjë për to nxjerrë përgjegjëse dhe sanksionuar institucionet që lejuan rrjedhjen e të dhënave sensitive të qytetarëve në dhjetor 2021
    Sa thirrje publike ka adresuar, sa konferenca shtypi ka organizuar dhe sa fushata ndërgjegjësimi ( për të mos folur për vendime dhe sanksione administrative) ka realizuar gjatë vitit 2022 Zyra e Komisionerit, për të rritur përgjegjësinë e institucioneve shtetërore ndaj të drejtës për informim dhe të drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve, pas skandalit të publikimit në rrjetet sociale në dhjetor 2021 të pagave të mbi 637 mijë punonjësve në sektorin privat dhe atë publik, së bashku me të dhënat e kartës së identitetit dhe vendit të punës, si dhe skandalit të publikimit të targave të automjeteve të shqiptarëve po në dhjetor 2021?
    Nga faqja 32 e Raportit mësojmë për vetëm 2 vendime të marra nga Zyra, vendimi 52 dhe vendimi 52, në nëntor 2022, gati një vit pas skandaleve dhe vetëm pas daljes së Rezolutës së Kuvendit, ndaj detyrave që ka Zyra.
    Sa hetime të thelluara administrative ka realizuar Zyra e Komisionerit, pas publikimit të skandaleve, pranë institucioneve shtetërore përgjegjëse për administrimin e bazës së të dhënave për pagat dhe për targat e automjeteve?
    Kam frikë se përgjigjja e vetme e këtyre tre pyetjeve është zero!
    Zyra e Komisionerit duhet të punojë me këmbëngulje dhe përkushtim për rritjen e imazhit dhe besueshmërisë së saj në publik. Gjykoj se janë me qindra, në mos mijëra raste në vit, të shkeljes së të drejtës për informim dhe të drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale, të cilat nuk i raportohen Zyrës, vetëm nga mungesa e besimit të qytetarëve se Zyra do të të mbarojë punë.
    Në Raportin Vjetor mungon gjithashtu treguesi i nivelit të plotësimit të rekomandimeve të dhëna nga Zyra e Komisionerit. Zyra duhet t’i shkojë deri në fund përmbushjes së rekomandimeve të saj dhe të bërjes përgjegjëse të institucioneve që nuk i zbatojnë. Në fund të çdo gjashtëmujori, Komisioneri duhet të informojë opinionin publik sa rekomandime janë plotësuar dhe sa jo, si dhe arsyet që zyra gjykon pse rekomandimet nuk janë zbatuar.
    Gjykoj se Zyra e Komisionerit duhet të thellohet shumë më tepër në hetimet administrative që ndërmerr dhe të realizojë shumë më tepër hetime të tilla të thelluara, në përputhje me ankesat që i vijnë dhe me denoncimet e shpeshta ne media, të shkeljeve të së drejtës për informim dhe dhunimit të së drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve.
    Zyra duhet të adresojë me seriozitet dhe të japë propozime për përmirësim ligjor, ndaj problematikës së hasur dendur lidhur me mënyrat e dhënies së informacionit të kërkuar, nga ana e autoritetit publik. Aktualisht ligji i lë “dorë të lirë” autoritetit publik për të vendosur ndaj formës së dhënies së informacionit, që nuk ka të bëjë me një dokument të shkruar dhe kjo e vështirëson marrjen e informacionit të kërkuar nga qytetari.
    Zyra duhet të zgjidhë problematikën ligjore të zbatimit të pikës 3, të nenit 14 të Ligjit Nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”, pasi ligji parashikon në këtë pikë, se informacioni jepet në mënyrën më të efektshme dhe me koston më të ulët për autoritetin publik. Ky kusht i vendosur nga ligji përkeqëson pozitën e qytetarit kërkues të informacionit, në raport me autoritetin publik, pasi parësor në formën e dhënies së informacionit nuk konsiderohet më interesi i kërkuesit-qytetar, por interesi i autoritetit publik, që në këto rrethana nuk përmbush kushtet e interesit publik.
    IV. Zyra nuk duhet të pranojë klauzola konfidencialiteti në kontratat publike!
    Në faqet 15-16 të Raportit Vjetor përshkruhen disa problematika të hasura gjatë marrjes së ankesave nga Zyra, ku me të drejtë Zyra cilëson si ndër kryesoret “Vijon paqartësia nga ana e Autoriteteve Publike , në lidhje me parimin e konfidencialitetit në kontratat publike dhe sekretin tregtar, trajtuar jo në përputhje me parashikimet e nenit 17 të Ligjit për Informimin Publik. Në kontratat publike shpesh parashikohen dispozita konfidencialiteti për informacionin dhe dokumentacionin që lidhet me to dhe në rast të mos zbatimit të tyre, parashikohen sanksione ndaj Autoriteteve Publike”.
    Gjykoj se adresimi i këtij shqetësimi duhet të përbëjë një kalë beteje për Zyrën. Autoriteti i mbrojtjes së të drejtës për informim duhet të luftojë dhe të bëjë objektiv parësor të punës së tij, që të mos kemi klauzola konfidencialiteti në kontratat për punët publike. Autoriteti duhet të argumentojë dhe të fitojë betejën ligjore, ku interesi publik të prevalojë mbi interesin e mbrojtjes së sekretit tregtar, me të cilin abuzohet shumë dendur, për të shmangur dhënien e informacionit të kërkuar dhe për të fshehur të vërtetën.
    Zyra e Komisionerit është avokate e transparencës dhe e së drejtës për informim dhe në këtë fushë, aktivitetin e saj e kam parë shumë pasiv. Ajo duhet të reagojë fort në të ardhmen, duke ndërmarrë dhe një nismë ligjore për të sanksionuar me ligj përparësinë e interesit publik për informim në kontratat e punëve publike, ndaj konfidencialitetit të sekretit tregtar!
    xxx
    Zyra e Komisionerit duhet të jetë më shumë në anën e qytetarit, në punën e saj. Ka ardhur koha që ajo raportimet e saj t’i konceptojë si një analizë SËOT të fuqive, dobësive, mundësive dhe kërcënime reale(qofte dhe presione politike), që ajo merr në punën e saj. Me Raportin që kemi përpara, kjo Zyrë duket pak si e shkëputur nga realiteti i situatës me garantimin efektiv të së drejtës për informim dhe të mbrojtjes së të dhënave personale të qytetarëve. Një raportim bazuar në një analizë të detajuar SËOT do t’i mundësonte asaj një këndvështrim më të qartë të problematikave që duhet të adresojë dhe zgjidhë në të ardhmen, gjatë punës së saj.Botuar në Gazeta Sot më 10 Qershor 2023
Nuk kam asgjë me deputetët kolegë të mij që kanë mbështetur nismën për rritjen e pagave, por theksoj se kjo rritje e ndjeshme duhet te vije permes rritjes te larte ekonomike mbi 6 perqind te vendit dhe rritjes se qendrueshme te rendimentit ne pune. I. Arësyet politike I.1. Republika kryeministrore. Gjykoj se ne, si opozitë, me këtë arrogancë që ka marrë shumica në pushtet, nuk duhet të votojmë pro asnjë ligj, pa u shbërë ndryshimet kushtetuese të 21 prillit 2008. Koha tregoi që ato janë gabim. Ndryshimet ne mocionin e besimit dhe mosvesimit te kryeministrit, fakti qe kryetaret e partive parlamentare caktojne listat e kandidateve per deputete dhe deformimet që ka bërë Rama në këto vite, duke përdorur deputetët e korporatave, i kanë shndërruar deputetet e shumicës parlamentare në klone të kryetarit të partisë. Duke e kthyer republikën tonë parlamentare në një republikë kryeministrore, me një kryeministër praktikisht mbret. Shyqyr Zotit që Ramës nuk i ka shkuar mendja edhe të shpallet zyrtarisht mbret, si 95 vite më parë i shkoi Ahmet Zogut, se këta deputetë të sotëm të shumicës do ta kishin zgjedhur të tillë! Një republikë parlamentare nënkupton që të 140 ligjvënësit e saj të jenë më të rëndësishëm sesa ekzekutivi, sepse përcaktojnë ose ndryshojnë ligjet, në dobi të qytetarëve që i kanë zgjedhur. Me sektin Rama në qeverisje këto 10 vitet e fundit, raporti në një republikë parlamentare mes pushtetit legjislativ dhe pushtetit ekzekutiv tek ne po qëndron i përmbysur, me kokë poshtë. Sekti në qeverisje dikton gjithshka në Kuvend tek deputetët e shumicës, duke i shkëputur, me hir dhe me pahir, nga interesat e qytetarëve të komuniteteve ku janë zgjedhur dhe duke na kthyer në një republikë kryeministrore. I.2. Thika pas shpine në garat zgjedhore. Mendoj se ne si opozitë nuk duhet të votojmë pro asnjë ligj, për sa kohë nuk kryhet e plotë reforma zgjedhore në vend. Rama u tall më 2020 dhe 2021 me interesin madhor të shqiptarëve për të votuar të lirë dhe me transparencë. Po me deputetët e korporatave, shkeli në prill 2021 marrëveshjen politike të qershorit 2020 për reformën zgjedhore, e cila dukej se kishte dhe mbështetjen e ndërkombëtarëve. Pengimi i koalicioneve parazgjedhore ishte një thikë pas shpine ndaj përpjekjeve që bëri opozita, për të garantuar një garë të drejtë zgjedhore. Kjo thikë pas shpine ishte kupa që përmbysi kovën dhe solli deformimin e garës, dhe për rrjedhojë, edhe të rezultatit zgjedhor në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit 2021. Një thikë të tillë, shumë ambasadorë të vendeve perëndimore tek ne, të mikluar dhe njëkohësisht, të kompleksuar nga Rama, bëjnë sikur nuk e shohin edhe sot. Rama na goditi sërisht më 2023 në zgjedhjet vendore të 14 majit, ku, permes makinacioneve, pengoi koalicionet parazgjedhore dhe i kushtezoi ato, deri ne percaktimin e vules apo sigles, apo, sikurse na ndodhi ne, deri ne mos vendosjen e emrit te kryetarit te koalicionit ne fleten e votimit. Gjykoj se ne si opozitë, pasi hymë në dy gara zgjedhore të 21 prillit 2021 dhe të 14 majit 2023, duke provuar mbi kurriz një lumë të tërë pabarazish të dukshme dhe të padukshme në garë, duhet të mos votojmë më asnjë ligj, pa marrë garancitë e një procesi të drejtë dhe të patrukuar, duke kërkuar me forcë demokratizimin e sistemit elektoral të sotem. I.3. Jo korrupsionit parazgjedhor dhe zgjedhor të Ramës, përmes pagave! Ne rast se ne deputetet e opozites votojme pro rritjes se pagave, shkojme ne nje linje me korrupsionin parazgjedhor dhe zgjedhor ekonomik të Ramës, i cili rritjen e pagës mesatare të administratës publike dhe bonusin 5 mije per te 690 mije pensionistet e shperndau dhe e deklaroi qëllimisht përpara zhvillimit të zgjedhjeve vendore të 14 majit, duke i servirur si karrota zgjedhore. Në këtë mënyrë, Rama dhunoi dhe deformoi procesin zgjedhor dhe vullnetin e lirë e të pandikuar të qytetarëve, duke blerë vota me para të ofruara nga buxheti i shtetit, me efekt që nga 1 prilli 2023. Një veprim i tillë përbën një shitblerje të pastër të votës së shqiptarëve në ditën me diell, të dënueshme nga ligjet tona, në sy të të gjithë opinionit publik dhe institucioneve monitoruese ndërkombëtare, nga ana e partisë-shtet. II. Arësyet social-ekonomike II.4. Jo rritje pagash pa përcaktuar minimumin jetik! Më vjen shumë mirë që Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, cilësoi dje se ne duhet të votojmë minimumin zyrtar jetik, përpara se sa të merremi me rrogat e ministrave dhe të deputetëve. Në interpelancën e fillim marsit të këtij viti në Kuvend, të kërkuar prej meje që në fund të dhjetorit 2022, për përcaktimin e minimumin jetik zyrtar, kam theksuar se “Ju mazhoranca, i kishit gjasat e plota ta miratonit Minimumin Jetik Zyrtar në vitin 2016, kur, me nismën e Avokatit të Popullit, Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike(ACER), realizoi studimin me titull “Llogaritja e minimumit jetik në Shqipëri. Nga minimumi jetik si mbijetesë drejt një standardi të arësyeshëm jetese. Në programin tuaj të parë qeverisës 2014-2017, kishit përcaktuar si objektiv llogaritjen, publikimin dhe kalendarizimin e plotësimit të minimumit jetik në Shqipëri. Kishit studimin e plotë shkencor nga ACER dhe Avokati i Popullit, si dhe mbështetjen e plotë të opinionit publik dhe qytetarëve. …Përse nuk e përcaktuat atëhere me ligj minimumin jetik zyrtar? Pse nuk përfshini INSTAT në kërkimin shkencor modern për varfërinë e shqiptarëve, por e latë të numëronte televizorin dhe lavatriçen në shtëpitë e të varfërvë, për t’i deklaruar të padenjë për ndihmën shtetërore?…” Morali shoqëror ta do që, përpara se sa të rritësh rrogat e nëpunësve publikë, të sigurohesh se të varfërit e e vendit tënd, të cilët, sipas Bankës Botërore, janë rritur tek ne me një ritëm shqetësues, pas Pandemisë nga Covid-19 dhe pas inflacionit të lartë nga agresioni i Putin në Ukrainë, të marrin ndihmë dinjitoze ekonomike, të bazuar në minimumin jetik zyrtar. Por për ju është i huaj ky moral, kjo fytyrë dhe ndjenjë humane. II.5. Pagat thellojnë pabarazinë shoqërore. Shtimi i pagave për ministrat me 82 përqind dhe për deputetët e Kuvendit me 98 përqind thellon pabarazinë shoqërore në vend. Punonjësit publike në shërbimet themelore të vendit, si mësuesit, mjekët, infermierët dhe punonjësit e rendit në terren, për këtë vit morën vetëm 7 përqind rritje të pagës, në pritje të rritjeve të pagës mesatare(pra, jo për të gjithë këta punonjës), deri në korrik 2023. Ky shtim përbën vetëm 2 përqind shtesë reale të fuqisë së tyre blerëse, në rast se llogarisim inflacionin vjetor për këtë vit në nivelin 5 përqind, sipas pritshmërive të shumë aktorëve ekonomikë në vend dhe të institucioneve vrojtuese ndërkombëtare. Dy përqind shtesë reale e fuqisë blerëse përfaqëson 40-45 herë më pak shtim, nga fuqia blerëse e rritur e ministrave dhe deputetëve, e korrigjuar edhe ajo me inflacionin pritës të vitit 2023. Ky provokim që Rama iu bëri deputetëve, që gjoja rritja gati dy herë e pagave të tyre doli si propozim nga ata vetë, i distancon ata edhe më shumë nga qytetarët. Për pagën e përfaqësuesve të popullit, Akademiku i njohur Artan Fuga, në një prononcim publik të djeshëm të tij, shprehet se “Shtimi i pagave nuk përkthehet në rritje të cilësisë së punës së deputetëve dhe për pasojë, është një vendim i pakuptueshëm. Përfaqësuesit e qytetarëve duhet të kenë një standard jetese pak a shumë të ngjashem me qytetarët, Përfaqësuesi i qytetarit nuk mund të jetojë në distancë ekonomike shumë larg nga qytetari. Duhet të ketë të njëjtat kushte, pak a shumë”. II.6. Pagat deformojnë piramidën shtetërore të shpërblimit. Një shtim i njëtrajtshëm i pagës prej 10 përqind për të gjithë punonjësit e nomenklaturës së lartë shtetërore, do t’i kishte dhënë barazpeshim dhe harmoni piramidës së re të pagave në sektorin publik. Ndërkohë, për të ruajtur llogjikën e kësaj piramide të re të pagave, koeficienti i të gjithë drejtuesve të institucioneve të larta, ministrave, deputetëve, etj., duhej të ishte përgjysmuar. Kjo do ta kishte bërë Piramidën më të barazpeshuar dhe harmonizuar edhe me majën e saj, ku me propozimet e tanishme, raporti mes majës së piramidës, pagës së Presidentit të Republikës, me atë të ministrave dhe deputetëve, ngushtohet shumë. III.7. Rritje pagash pa planifikim afatmesëm buxhetor Rritja e fortë e pagave të administratës publike, e përqëndruar në dy vjet, deri në korrik 2024, në një kohë që në dhjetë vjet nuk ka pasur as indeksim të plotë të këtyre pagave, do të zhbalancojë disa tregues të rëndësishëm makroekonomikë, të tillë si inflacioni, shtimi i barrës fiskale dhe reduktimi i shërbimeve publike. Sufiçiti buxhetor, me rënien graduale të inflacionit, i cili në prill 2023 ishte 5 përqind, do të ulet ndjeshëm dhe qeveria do të ndodhet përballë domosdoshmërisë për të përballuar qindra milionë euro shtesë në vit për shtimin e pagave, vetëm përmes shtimit të borxhit publik. Ajo nuk ka zgjidhje tjetër. Do të përfundojë në terrenin e minuar, kur siguron rritje pagash, përmes rritjes së borxhit. Rritjet e sforcuara të pagave për të rritur kërkesën në treg, kur fuqia prodhuese e ekonomisë dhe produktiviteti nuk i përgjigjen këtij ritmi, do të çojë në mënyrë të pashmangshme në shtimin e stokut të borxhit publik. Rritja reale e pagave sigurohet kur ndodh një zgjerim i ekonomisë mbi 6 përqind në vit dhe kur produktiviteti i saj përmirësohet qëndrueshëm. Rritja e ndjeshme e pagës mesatare dhe e pagave të nomenklaturës së lartë të Shtetit, sipas standardeve të qeverisjes së mirë të OECD, kërkon një parashikim të fondeve të domosdoshme në Buxhetin e Shtetit, të cilat janë në vlera të mëdha, për ta realizuar atë. Nuk ka asnjë përmendje të këtyre fondeve të domosdoshme në Planin Afatmesëm të Buxhetit të Shtetit për vitet 2023-2025, të përgatitur nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe kjo përbën një skandal të madh! Nga ana tjetër, mungesa e parashikimit të fondeve përkatëse për rritjen spektakolare të pagave, dëshmon që ky veprim është thjesht dhe vetëm një aventurë, një tekë e momentit e të ashtuquajturit Lider Global, për të blerë abuzivisht dhe me korrupsion parazgjedhor dhe zgjedhor votat e qytetarëve, duke përfituar nga sufiçitet e krijuara dhe në krijim e sipër në Buxhetin e Shtetit për vitin 2023, për shkak të inlfacionit të lartë. E shtrirë deri në korrik 2024, rritja e pagës mesatare në administratën publike projektohet sërisht si një investim abuziv parazgjedhor i Ramës, në optikën e zgjedhjeve të përgjithshme politike të vitit 2025. II.8. Rritje pagash pa analiza të thelluara ekonomike dhe pa realizuar censusin e popullsisë. Rama përsërit si papagall se kjo rritje pagash ka ardhur si rezultat i analizave të thelluara të bëra nga qeveria e tij. Po të kishte një të vetme syresh, ky manipulues i paskrupullt i opinionit publik nuk do të kishte përtuar ta tregonte, por nuk ka! Kjo dëshmon më së miri karakterin aventuror të nismës për shtimin e e ndjeshëm të pagave në administratën publike. Qeveria nuk ka as edhe të dhënat e duhura për numrin e popullsisë, për të krahasuar ndikimin e rritjes së pagës mesatare të të 135 mijë të punësuarve të saj, në sektorin privat. Ne interpelancen e marsit 2023, i kam kerkuar Ministres se Financave dhe Ekonomise edhe pershpejtimin e realizimit te censusit te popullsise, te cilin qellimisht kjo qeveri dhe kjo maxhorance e ka vonuar ne dy vitet e fundit, te mbuluar me gjoja deshtimin menaxherial te INSTAT per ta kryer ne kohen e duhur. Vonesen tuaj te qellimshme e konfirmon edhe Gazetari dhe publicisti Ben Andoni, i cili në një shkrim të tij të djeshëm cilëson se “Censusi i popullsise, sipas literaturës, na tregon se kush jemi dhe ku po shkojmë si komb, por edhe i ndihmon komunitetet tona të përcaktojnë se ku të ndërtojnë gjithçka u nevojitet, nga shkollat te supermarketet dhe nga shtëpitë e deri te spitalet. Censusi ndihmon qeverinë të vendosë se si të shpërndajë fondet dhe ndihmën për strukturën shtetërore dhe lokalitetet”. Kete ndihme dhe investimet ju doni t’i shperndani aty ku ju leverdis juve, dhe jo ku ka me shume nevoje. II.9. Rritje pagash pa finalizuar reformën në administratën publike. Përbën nonsens ekonomik që, ndërsa popullsia e vendit është pakësuar në 10 vitet e fundit me të paktën 600 mijë vetë, nga emigracioni intensiv, ose mbi 20 përqind të popullsisë, sipas shifrave të INSTAT, administrata shtetërore, e cila duhej të tkurrej po me 20 përqind, është rritur! Administrata jonë publike është rritur, për shkak të falangave të patronazhistëve dhe aktivistëve, që kanë depërtuar në të gjitha poret e saj. Duhet perfunduar reforma. Kete reforme duhet ta fillojme nga vetja jone. Me popullsine e sotme, ne jemi shume 140 deputete, ndersa numri optimal duhej te ishte 100 deputete. Kemi dhe shume struktura shteterore te fryra dhe institucione e drejtori qe dublojne njera-tjetren. II.10. Te votosh rritjen e pagave do te thote te biesh ne kurthin e Rames. Ne nuk duhet t’i votojme pagat e rriturra, edhe ne respekt te opinionit te shendoshe publik te vendit. Me djallezi Rama e paraqiti rritjen e pagave te deputeteve si nisme e vete atyre. Ne nuk duhet te biem ne kete projekt-kurth, por duhet te shikojme sugjerimet pozitive qe na kane ardhur nga shume personalitete te vendit dhe mesazhet qe na kane dhene. Ne duhet te respektojme piken 3 te Kodit Etik te deputetit dhe te ndjekim standardin e parlamenteve te zhvilluara ne Evrope dhe ne bote, qe legjislacionin per ta e miratojne dhe e kalojne per zbatim gjate legjislatures tjeter. Nuk duhet te biem pre e lojrave te kryeministrit dhe te mbjellim gjuhen e urrejtjes mes njeri-tjetrit. Ne duhet te respektojme zgjedhesit tane! xxx Të gjithë jemi për të patur një administratë publike sa më konkurruese, cilësore dhe të mirëpaguar. Mirëpo rritja e pagave edhe në shtet, njëlloj si në sektorin privat, duhet të vijë gjithnjë, në përpjestim të drejtë me rritjen e rendimentit dhe të produktivitetit të punës. Në të kundërt, ajo përbën një aventurë me pasoja të pallogaritshme, si kjo që po e fut shoqërinë dhe ekonominë tonë Rama sot, e cila, për fat të keq, i ka të gjitha gjasat të përfundojë me rritjen e borxhit publik dhe me thellimin e pabarazisë dhe padrejtësisë shoqërore në vend.  Fjala në Kuvend në Seancën Plenare të datës 25.05.2023

Nuk kam asgjë me deputetët kolegë të mij që kanë mbështetur nismën për rritjen e pagave, por theksoj se kjo rritje e ndjeshme duhet te vije permes rritjes te larte ekonomike mbi 6 perqind te vendit dhe rritjes se qendrueshme te rendimentit ne pune. I. Arësyet politike I.1. Republika kryeministrore. Gjykoj se ne, si opozitë, me këtë arrogancë që ka marrë shumica në pushtet, nuk duhet të votojmë pro asnjë ligj, pa u shbërë ndryshimet kushtetuese të 21 prillit 2008. Koha tregoi që ato janë gabim. Ndryshimet ne mocionin e besimit dhe mosvesimit te kryeministrit, fakti qe kryetaret e partive parlamentare caktojne listat e kandidateve per deputete dhe deformimet që ka bërë Rama në këto vite, duke përdorur deputetët e korporatave, i kanë shndërruar deputetet e shumicës parlamentare në klone të kryetarit të partisë. Duke e kthyer republikën tonë parlamentare në një republikë kryeministrore, me një kryeministër praktikisht mbret. Shyqyr Zotit që Ramës nuk i ka shkuar mendja edhe të shpallet zyrtarisht mbret, si 95 vite më parë i shkoi Ahmet Zogut, se këta deputetë të sotëm të shumicës do ta kishin zgjedhur të tillë! Një republikë parlamentare nënkupton që të 140 ligjvënësit e saj të jenë më të rëndësishëm sesa ekzekutivi, sepse përcaktojnë ose ndryshojnë ligjet, në dobi të qytetarëve që i kanë zgjedhur. Me sektin Rama në qeverisje këto 10 vitet e fundit, raporti në një republikë parlamentare mes pushtetit legjislativ dhe pushtetit ekzekutiv tek ne po qëndron i përmbysur, me kokë poshtë. Sekti në qeverisje dikton gjithshka në Kuvend tek deputetët e shumicës, duke i shkëputur, me hir dhe me pahir, nga interesat e qytetarëve të komuniteteve ku janë zgjedhur dhe duke na kthyer në një republikë kryeministrore. I.2. Thika pas shpine në garat zgjedhore. Mendoj se ne si opozitë nuk duhet të votojmë pro asnjë ligj, për sa kohë nuk kryhet e plotë reforma zgjedhore në vend. Rama u tall më 2020 dhe 2021 me interesin madhor të shqiptarëve për të votuar të lirë dhe me transparencë. Po me deputetët e korporatave, shkeli në prill 2021 marrëveshjen politike të qershorit 2020 për reformën zgjedhore, e cila dukej se kishte dhe mbështetjen e ndërkombëtarëve. Pengimi i koalicioneve parazgjedhore ishte një thikë pas shpine ndaj përpjekjeve që bëri opozita, për të garantuar një garë të drejtë zgjedhore. Kjo thikë pas shpine ishte kupa që përmbysi kovën dhe solli deformimin e garës, dhe për rrjedhojë, edhe të rezultatit zgjedhor në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit 2021. Një thikë të tillë, shumë ambasadorë të vendeve perëndimore tek ne, të mikluar dhe njëkohësisht, të kompleksuar nga Rama, bëjnë sikur nuk e shohin edhe sot. Rama na goditi sërisht më 2023 në zgjedhjet vendore të 14 majit, ku, permes makinacioneve, pengoi koalicionet parazgjedhore dhe i kushtezoi ato, deri ne percaktimin e vules apo sigles, apo, sikurse na ndodhi ne, deri ne mos vendosjen e emrit te kryetarit te koalicionit ne fleten e votimit. Gjykoj se ne si opozitë, pasi hymë në dy gara zgjedhore të 21 prillit 2021 dhe të 14 majit 2023, duke provuar mbi kurriz një lumë të tërë pabarazish të dukshme dhe të padukshme në garë, duhet të mos votojmë më asnjë ligj, pa marrë garancitë e një procesi të drejtë dhe të patrukuar, duke kërkuar me forcë demokratizimin e sistemit elektoral të sotem. I.3. Jo korrupsionit parazgjedhor dhe zgjedhor të Ramës, përmes pagave! Ne rast se ne deputetet e opozites votojme pro rritjes se pagave, shkojme ne nje linje me korrupsionin parazgjedhor dhe zgjedhor ekonomik të Ramës, i cili rritjen e pagës mesatare të administratës publike dhe bonusin 5 mije per te 690 mije pensionistet e shperndau dhe e deklaroi qëllimisht përpara zhvillimit të zgjedhjeve vendore të 14 majit, duke i servirur si karrota zgjedhore. Në këtë mënyrë, Rama dhunoi dhe deformoi procesin zgjedhor dhe vullnetin e lirë e të pandikuar të qytetarëve, duke blerë vota me para të ofruara nga buxheti i shtetit, me efekt që nga 1 prilli 2023. Një veprim i tillë përbën një shitblerje të pastër të votës së shqiptarëve në ditën me diell, të dënueshme nga ligjet tona, në sy të të gjithë opinionit publik dhe institucioneve monitoruese ndërkombëtare, nga ana e partisë-shtet. II. Arësyet social-ekonomike II.4. Jo rritje pagash pa përcaktuar minimumin jetik! Më vjen shumë mirë që Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, cilësoi dje se ne duhet të votojmë minimumin zyrtar jetik, përpara se sa të merremi me rrogat e ministrave dhe të deputetëve. Në interpelancën e fillim marsit të këtij viti në Kuvend, të kërkuar prej meje që në fund të dhjetorit 2022, për përcaktimin e minimumin jetik zyrtar, kam theksuar se “Ju mazhoranca, i kishit gjasat e plota ta miratonit Minimumin Jetik Zyrtar në vitin 2016, kur, me nismën e Avokatit të Popullit, Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike(ACER), realizoi studimin me titull “Llogaritja e minimumit jetik në Shqipëri. Nga minimumi jetik si mbijetesë drejt një standardi të arësyeshëm jetese. Në programin tuaj të parë qeverisës 2014-2017, kishit përcaktuar si objektiv llogaritjen, publikimin dhe kalendarizimin e plotësimit të minimumit jetik në Shqipëri. Kishit studimin e plotë shkencor nga ACER dhe Avokati i Popullit, si dhe mbështetjen e plotë të opinionit publik dhe qytetarëve. …Përse nuk e përcaktuat atëhere me ligj minimumin jetik zyrtar? Pse nuk përfshini INSTAT në kërkimin shkencor modern për varfërinë e shqiptarëve, por e latë të numëronte televizorin dhe lavatriçen në shtëpitë e të varfërvë, për t’i deklaruar të padenjë për ndihmën shtetërore?…” Morali shoqëror ta do që, përpara se sa të rritësh rrogat e nëpunësve publikë, të sigurohesh se të varfërit e e vendit tënd, të cilët, sipas Bankës Botërore, janë rritur tek ne me një ritëm shqetësues, pas Pandemisë nga Covid-19 dhe pas inflacionit të lartë nga agresioni i Putin në Ukrainë, të marrin ndihmë dinjitoze ekonomike, të bazuar në minimumin jetik zyrtar. Por për ju është i huaj ky moral, kjo fytyrë dhe ndjenjë humane. II.5. Pagat thellojnë pabarazinë shoqërore. Shtimi i pagave për ministrat me 82 përqind dhe për deputetët e Kuvendit me 98 përqind thellon pabarazinë shoqërore në vend. Punonjësit publike në shërbimet themelore të vendit, si mësuesit, mjekët, infermierët dhe punonjësit e rendit në terren, për këtë vit morën vetëm 7 përqind rritje të pagës, në pritje të rritjeve të pagës mesatare(pra, jo për të gjithë këta punonjës), deri në korrik 2023. Ky shtim përbën vetëm 2 përqind shtesë reale të fuqisë së tyre blerëse, në rast se llogarisim inflacionin vjetor për këtë vit në nivelin 5 përqind, sipas pritshmërive të shumë aktorëve ekonomikë në vend dhe të institucioneve vrojtuese ndërkombëtare. Dy përqind shtesë reale e fuqisë blerëse përfaqëson 40-45 herë më pak shtim, nga fuqia blerëse e rritur e ministrave dhe deputetëve, e korrigjuar edhe ajo me inflacionin pritës të vitit 2023. Ky provokim që Rama iu bëri deputetëve, që gjoja rritja gati dy herë e pagave të tyre doli si propozim nga ata vetë, i distancon ata edhe më shumë nga qytetarët. Për pagën e përfaqësuesve të popullit, Akademiku i njohur Artan Fuga, në një prononcim publik të djeshëm të tij, shprehet se “Shtimi i pagave nuk përkthehet në rritje të cilësisë së punës së deputetëve dhe për pasojë, është një vendim i pakuptueshëm. Përfaqësuesit e qytetarëve duhet të kenë një standard jetese pak a shumë të ngjashem me qytetarët, Përfaqësuesi i qytetarit nuk mund të jetojë në distancë ekonomike shumë larg nga qytetari. Duhet të ketë të njëjtat kushte, pak a shumë”. II.6. Pagat deformojnë piramidën shtetërore të shpërblimit. Një shtim i njëtrajtshëm i pagës prej 10 përqind për të gjithë punonjësit e nomenklaturës së lartë shtetërore, do t’i kishte dhënë barazpeshim dhe harmoni piramidës së re të pagave në sektorin publik. Ndërkohë, për të ruajtur llogjikën e kësaj piramide të re të pagave, koeficienti i të gjithë drejtuesve të institucioneve të larta, ministrave, deputetëve, etj., duhej të ishte përgjysmuar. Kjo do ta kishte bërë Piramidën më të barazpeshuar dhe harmonizuar edhe me majën e saj, ku me propozimet e tanishme, raporti mes majës së piramidës, pagës së Presidentit të Republikës, me atë të ministrave dhe deputetëve, ngushtohet shumë. III.7. Rritje pagash pa planifikim afatmesëm buxhetor Rritja e fortë e pagave të administratës publike, e përqëndruar në dy vjet, deri në korrik 2024, në një kohë që në dhjetë vjet nuk ka pasur as indeksim të plotë të këtyre pagave, do të zhbalancojë disa tregues të rëndësishëm makroekonomikë, të tillë si inflacioni, shtimi i barrës fiskale dhe reduktimi i shërbimeve publike. Sufiçiti buxhetor, me rënien graduale të inflacionit, i cili në prill 2023 ishte 5 përqind, do të ulet ndjeshëm dhe qeveria do të ndodhet përballë domosdoshmërisë për të përballuar qindra milionë euro shtesë në vit për shtimin e pagave, vetëm përmes shtimit të borxhit publik. Ajo nuk ka zgjidhje tjetër. Do të përfundojë në terrenin e minuar, kur siguron rritje pagash, përmes rritjes së borxhit. Rritjet e sforcuara të pagave për të rritur kërkesën në treg, kur fuqia prodhuese e ekonomisë dhe produktiviteti nuk i përgjigjen këtij ritmi, do të çojë në mënyrë të pashmangshme në shtimin e stokut të borxhit publik. Rritja reale e pagave sigurohet kur ndodh një zgjerim i ekonomisë mbi 6 përqind në vit dhe kur produktiviteti i saj përmirësohet qëndrueshëm. Rritja e ndjeshme e pagës mesatare dhe e pagave të nomenklaturës së lartë të Shtetit, sipas standardeve të qeverisjes së mirë të OECD, kërkon një parashikim të fondeve të domosdoshme në Buxhetin e Shtetit, të cilat janë në vlera të mëdha, për ta realizuar atë. Nuk ka asnjë përmendje të këtyre fondeve të domosdoshme në Planin Afatmesëm të Buxhetit të Shtetit për vitet 2023-2025, të përgatitur nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe kjo përbën një skandal të madh! Nga ana tjetër, mungesa e parashikimit të fondeve përkatëse për rritjen spektakolare të pagave, dëshmon që ky veprim është thjesht dhe vetëm një aventurë, një tekë e momentit e të ashtuquajturit Lider Global, për të blerë abuzivisht dhe me korrupsion parazgjedhor dhe zgjedhor votat e qytetarëve, duke përfituar nga sufiçitet e krijuara dhe në krijim e sipër në Buxhetin e Shtetit për vitin 2023, për shkak të inlfacionit të lartë. E shtrirë deri në korrik 2024, rritja e pagës mesatare në administratën publike projektohet sërisht si një investim abuziv parazgjedhor i Ramës, në optikën e zgjedhjeve të përgjithshme politike të vitit 2025. II.8. Rritje pagash pa analiza të thelluara ekonomike dhe pa realizuar censusin e popullsisë. Rama përsërit si papagall se kjo rritje pagash ka ardhur si rezultat i analizave të thelluara të bëra nga qeveria e tij. Po të kishte një të vetme syresh, ky manipulues i paskrupullt i opinionit publik nuk do të kishte përtuar ta tregonte, por nuk ka! Kjo dëshmon më së miri karakterin aventuror të nismës për shtimin e e ndjeshëm të pagave në administratën publike. Qeveria nuk ka as edhe të dhënat e duhura për numrin e popullsisë, për të krahasuar ndikimin e rritjes së pagës mesatare të të 135 mijë të punësuarve të saj, në sektorin privat. Ne interpelancen e marsit 2023, i kam kerkuar Ministres se Financave dhe Ekonomise edhe pershpejtimin e realizimit te censusit te popullsise, te cilin qellimisht kjo qeveri dhe kjo maxhorance e ka vonuar ne dy vitet e fundit, te mbuluar me gjoja deshtimin menaxherial te INSTAT per ta kryer ne kohen e duhur. Vonesen tuaj te qellimshme e konfirmon edhe Gazetari dhe publicisti Ben Andoni, i cili në një shkrim të tij të djeshëm cilëson se “Censusi i popullsise, sipas literaturës, na tregon se kush jemi dhe ku po shkojmë si komb, por edhe i ndihmon komunitetet tona të përcaktojnë se ku të ndërtojnë gjithçka u nevojitet, nga shkollat te supermarketet dhe nga shtëpitë e deri te spitalet. Censusi ndihmon qeverinë të vendosë se si të shpërndajë fondet dhe ndihmën për strukturën shtetërore dhe lokalitetet”. Kete ndihme dhe investimet ju doni t’i shperndani aty ku ju leverdis juve, dhe jo ku ka me shume nevoje. II.9. Rritje pagash pa finalizuar reformën në administratën publike. Përbën nonsens ekonomik që, ndërsa popullsia e vendit është pakësuar në 10 vitet e fundit me të paktën 600 mijë vetë, nga emigracioni intensiv, ose mbi 20 përqind të popullsisë, sipas shifrave të INSTAT, administrata shtetërore, e cila duhej të tkurrej po me 20 përqind, është rritur! Administrata jonë publike është rritur, për shkak të falangave të patronazhistëve dhe aktivistëve, që kanë depërtuar në të gjitha poret e saj. Duhet perfunduar reforma. Kete reforme duhet ta fillojme nga vetja jone. Me popullsine e sotme, ne jemi shume 140 deputete, ndersa numri optimal duhej te ishte 100 deputete. Kemi dhe shume struktura shteterore te fryra dhe institucione e drejtori qe dublojne njera-tjetren. II.10. Te votosh rritjen e pagave do te thote te biesh ne kurthin e Rames. Ne nuk duhet t’i votojme pagat e rriturra, edhe ne respekt te opinionit te shendoshe publik te vendit. Me djallezi Rama e paraqiti rritjen e pagave te deputeteve si nisme e vete atyre. Ne nuk duhet te biem ne kete projekt-kurth, por duhet te shikojme sugjerimet pozitive qe na kane ardhur nga shume personalitete te vendit dhe mesazhet qe na kane dhene. Ne duhet te respektojme piken 3 te Kodit Etik te deputetit dhe te ndjekim standardin e parlamenteve te zhvilluara ne Evrope dhe ne bote, qe legjislacionin per ta e miratojne dhe e kalojne per zbatim gjate legjislatures tjeter. Nuk duhet te biem pre e lojrave te kryeministrit dhe te mbjellim gjuhen e urrejtjes mes njeri-tjetrit. Ne duhet te respektojme zgjedhesit tane! xxx Të gjithë jemi për të patur një administratë publike sa më konkurruese, cilësore dhe të mirëpaguar. Mirëpo rritja e pagave edhe në shtet, njëlloj si në sektorin privat, duhet të vijë gjithnjë, në përpjestim të drejtë me rritjen e rendimentit dhe të produktivitetit të punës. Në të kundërt, ajo përbën një aventurë me pasoja të pallogaritshme, si kjo që po e fut shoqërinë dhe ekonominë tonë Rama sot, e cila, për fat të keq, i ka të gjitha gjasat të përfundojë me rritjen e borxhit publik dhe me thellimin e pabarazisë dhe padrejtësisë shoqërore në vend. Fjala në Kuvend në Seancën Plenare të datës 25.05.2023

Shërbimet turistike në Vlorë përfaqësojnë industrinë numër një të qarkut. Kjo industri punëson 30 000 persona ne qark dhe në sektorët e tjerë të lidhur me të, si transporti, sektori i ushqimit, artizanati, etj. Dhjetra mijëra familje jetojnë me të ardhurat nga turizmi, ndërsa Buxheti i Shtetit grumbullon me dhjetëra miliona euro të ardhura nga turizmi në Vlorë.
Pavarësisht nga fjalnaja për investimet në dy projektet e Lungomares, turizmi përfaqëson sot asetin më të madh ekonomik të qarkut të Vlorës, të pa vendosur në vëmendje të qeverisë qendrore dhe të patrajtuar me politika prioritare fiskale dhe zhvillimi.
Si mund të kesh turizëm të qëndrueshëm në zona me fluks të madh turistik në verë, si Radhima e Orikumi, kur këto zona vuajnë mungesën kronike të ujit të pijshëm, energjisë elektrike dhe infrastrukturës?
Si mund të kesh turizëm cilësor kur Lungomare 2, investim i qeverisë, pra i taksapaguesve shqiptarë, i jepet privatit?
Si mund të pretendosh të kesh një industri të fuqishme turizmi në Vlorë, duke e kthyer atë në një destinacion kryesor turistik, duke ruajtur asetet e saj natyrore dhe kulturore, kur investimet në turizëm janë vetëm reklamë dhe show, por jo thelbësore, aty ku ka më shumë nevojë?
Turizmi në qarkun e Vlorës përballet sot me problematika të shumta e të mprehta, si:
1- Mungon një sistem, i cili të lehtësojë çdo procedurë të investimeve në fushën e turizmit, me prioritet turizmin lokal;
2- Megjithë praninë e zyrave të turizmit në bashkitë Vlorë, Sarandë dhe Himarë, mungon profesionalizmi dhe pajisja e tyre me staf të kualifikuar dhe programe konkrete pune;
3- Mungon një strategji dhe një plan konkret për uljen e barrës fiskale në industrinë e turizmit, për të unifikuar në nivelin e ulët TVSH-në për njësitë akomoduese dhe për restorantet e baret turistike;

  1. Tur-operatorët ndihen krejtësisht të pambështetur. Mungon suporti në promovimin e paketave të tyre turistike, mungon mbështetja financiare, ulje deri në zerim të taksave vendore, ulje të taksave dhe tarifave kombëtare, si dhe programe qeveritare për zhvillimin e ofertave turistike në trekendeshat e artë të atraksionit vlonjat: Vlorë-fshatrat e Lumit të Vlorës-Kaninë; Himarë-Kuç-Kanionet e Kurveleshit; Dukat-Tragjas-Rradhimë(treva Erikua); Vlorë-Himarë-Delvinë, etj.
  2. Largimet masive të rinisë kanë sjellë për pasojë mungesë të theksuar të stafeve në sektorin e turizmit, duke e dëmtuar seriozisht atë dhe vënë në pikëpyetje cilësinë e shërbimeve turistike;
  3. Ka mungesë të shkollave profesionale në qytet dhe në qark, të cilat të jenë të aksesueshme dhe të ketë politika motivuese për to, si edhe marketing të gjerë, për të nxitur të rinjtë të trajnohen;
  4. Mungon programi i dedikuar për trajnimin e vazhdueshëm në distance dhe “in person” të personelit të njësive akomoduese të qarkut Vlorë, të guidave turistike, të personelit të restoranteve, pikave turistike, dyqaneve të artizanatit, etj., për rritjen e aftësivë të tyre profesionale. Mungojnë internshipet e studentëve të dalluar të universiteteve dhe Shkollës Profesionale Tregtare, me njësitë e mëdha akomoduese dhe komplekset kryesore turistike të qarkut.
  5. Nuk ka asnjë plan dhe masa konkrete për fuqizimin e mjeteve detare të operatorëve turistikë të qarkut Vlorë, nëpërmjet programeve shtetërore dhe vendore të mbështetjes me subvencione dhe kredi të buta, për të rritur koneksionin dhe vizitueshmërinë në zonat e mbrojtura të qarkut Vlorë dhe atraksionet e tjera natyrore;
  6. Vijon kronike problematika e mprehtë në qarkun Vlorë e derdhjes së ujrave të zeza në det dhe mungesa e pasiguria e furnizimit të vazhdueshem me energji elektrike në bregdet.
  7. Mjedisi turistik, sidomos gjatë fluksit turistik në verë, nuk mirëmbahet dhe ruhet as në qytet dhe as në të gjithë qarkun.
  8. Mungojnë investimet në menaxhimin e mbetjeve dhe të ujërave të zeza dhe të bardha, bashkë me kujdesin për mjedisin. Rritja e turizmit ekologjik dhe kulturor kërkon trajtim të specializuar dhe infrastrukturë mbështetëse për parqet kombëtare të qarkut, fshatrat në brendësi dhe vendet e trashëgimisë kulturore.
  9. Mungojnë rimbursimet ndaj aktivitetit turistik për periudhat jashtë sezonit veror, të cilat janë të shumta në të gjitha vendet e rajonit, si në Greqi, Itali, Maqedoni e Veriut, etj.
  10. TEC-et lundruese ndikojnë negativisht në florën dhe faunën e bregdetit të Vlorës.
  11. Mungojne kontrollet supervizuese dhe suportuese nga institucionet pergjegjese, në mënyrë që të mos ketë abuzime çmimesh të lëndëve të para dhe karburanteve per turizmin.
  12. Nuk ka lirshmëri, përsa i përket aktiviteteve dhe argëtimit dhe pushteti vendor ka vendosur orare kufizuese, të cilat dëmtojnë turizmin dhe e kthejnë qytetin në një qytet pa gjallëri e jetë.
  13. Transporti publik është një tjetër problem për qytetin e Vlorës, pasi punon me orare të kufizuara, gjë që sektorin e turizmit e dëmton shumë.
  14. Vlora njihet si një destinacion plazhi për turistët që zakonisht preferojnë qëndrime më të shkurtra me nivele të ulëta shpenzimesh individuale, një profil i lidhur me një zinxhir vlerash të padiversifikuara turistike me një gamë të kufizuar atraksionesh dhe aktivitetesh. Fatkeqësisht, nënsektori i “turizmit blu” të Vlorës, duke përfshirë shëtitjen me varkë, zhytjen, peshkimin rekreativ dhe sportet ujore, mbetet kryesisht i pazhvilluar. Për më tepër, pavarësisht trashëgimisë kulturore unike të Vlorës, turizmi kulturor përfaqëson një pjesë të vogël të industrisë turistike të saj.
    xx
    Përfundimisht, mund të thuhet me plot gojën se të dyja qeverisjet, si ajo qendrore dhe ajo lokale, por sidomos ajo qendrore, kanë dështuar plotësisht, për ta shndërruar qarkun e Vlorës në një destinacion turistik gjithëvjetor, me oferta të qarta të turizmit të diellit dhe detit, të turizmit kulturor dhe historik, të turizmit arkeologjik dhe të aventurës, të atij natyror, gastronomik dhe të agroturizmit.Botuar në Gazeta Sot më 06 Qershor 2023
Pse deputetët e Kuvendit(veçanërisht ne të opozitës) duhet të votojnë kundër paketës për rritjen e pagave

Pse deputetët e Kuvendit(veçanërisht ne të opozitës) duhet të votojnë kundër paketës për rritjen e pagave

Nuk kam asgjë me deputetët kolegë të mij që kanë mbështetur nismën për rritjen e pagave, por theksoj se kjo rritje e ndjeshme duhet te vije permes rritjes te larte ekonomike mbi 6 perqind te vendit dhe rritjes se qendrueshme te rendimentit ne pune.
I. Arësyet politike
I.1. Republika kryeministrore. Gjykoj se ne, si opozitë, me këtë arrogancë që ka marrë shumica në pushtet, nuk duhet të votojmë pro asnjë ligj, pa u shbërë ndryshimet kushtetuese të 21 prillit 2008. Koha tregoi që ato janë gabim. Ndryshimet ne mocionin e besimit dhe mosvesimit te kryeministrit, fakti qe kryetaret e partive parlamentare caktojne listat e kandidateve per deputete dhe deformimet që ka bërë Rama në këto vite, duke përdorur deputetët e korporatave, i kanë shndërruar deputetet e shumicës parlamentare në klone të kryetarit të partisë. Duke e kthyer republikën tonë parlamentare në një republikë kryeministrore, me një kryeministër praktikisht mbret. Shyqyr Zotit që Ramës nuk i ka shkuar mendja edhe të shpallet zyrtarisht mbret, si 95 vite më parë i shkoi Ahmet Zogut, se këta deputetë të sotëm të shumicës do ta kishin zgjedhur të tillë!
Një republikë parlamentare nënkupton që të 140 ligjvënësit e saj të jenë më të rëndësishëm sesa ekzekutivi, sepse përcaktojnë ose ndryshojnë ligjet, në dobi të qytetarëve që i kanë zgjedhur. Me sektin Rama në qeverisje këto 10 vitet e fundit, raporti në një republikë parlamentare mes pushtetit legjislativ dhe pushtetit ekzekutiv tek ne po qëndron i përmbysur, me kokë poshtë. Sekti në qeverisje dikton gjithshka në Kuvend tek deputetët e shumicës, duke i shkëputur, me hir dhe me pahir, nga interesat e qytetarëve të komuniteteve ku janë zgjedhur dhe duke na kthyer në një republikë kryeministrore.
I.2. Thika pas shpine në garat zgjedhore. Mendoj se ne si opozitë nuk duhet të votojmë pro asnjë ligj, për sa kohë nuk kryhet e plotë reforma zgjedhore në vend. Rama u tall më 2020 dhe 2021 me interesin madhor të shqiptarëve për të votuar të lirë dhe me transparencë.
Po me deputetët e korporatave, shkeli në prill 2021 marrëveshjen politike të qershorit 2020 për reformën zgjedhore, e cila dukej se kishte dhe mbështetjen e ndërkombëtarëve. Pengimi i koalicioneve parazgjedhore ishte një thikë pas shpine ndaj përpjekjeve që bëri opozita, për të garantuar një garë të drejtë zgjedhore. Kjo thikë pas shpine ishte kupa që përmbysi kovën dhe solli deformimin e garës, dhe për rrjedhojë, edhe të rezultatit zgjedhor në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit 2021.
Një thikë të tillë, shumë ambasadorë të vendeve perëndimore tek ne, të mikluar dhe njëkohësisht, të kompleksuar nga Rama, bëjnë sikur nuk e shohin edhe sot.
Rama na goditi sërisht më 2023 në zgjedhjet vendore të 14 majit, ku, permes makinacioneve, pengoi koalicionet parazgjedhore dhe i kushtezoi ato, deri ne percaktimin e vules apo sigles, apo, sikurse na ndodhi ne, deri ne mos vendosjen e emrit te kryetarit te koalicionit ne fleten e votimit.
Gjykoj se ne si opozitë, pasi hymë në dy gara zgjedhore të 21 prillit 2021 dhe të 14 majit 2023, duke provuar mbi kurriz një lumë të tërë pabarazish të dukshme dhe të padukshme në garë, duhet të mos votojmë më asnjë ligj, pa marrë garancitë e një procesi të drejtë dhe të patrukuar, duke kërkuar me forcë demokratizimin e sistemit elektoral të sotem.
I.3. Jo korrupsionit parazgjedhor dhe zgjedhor të Ramës, përmes pagave! Ne rast se ne deputetet e opozites votojme pro rritjes se pagave, shkojme ne nje linje me korrupsionin parazgjedhor dhe zgjedhor ekonomik të Ramës, i cili rritjen e pagës mesatare të administratës publike dhe bonusin 5 mije per te 690 mije pensionistet e shperndau dhe e deklaroi qëllimisht përpara zhvillimit të zgjedhjeve vendore të 14 majit, duke i servirur si karrota zgjedhore.
Në këtë mënyrë, Rama dhunoi dhe deformoi procesin zgjedhor dhe vullnetin e lirë e të pandikuar të qytetarëve, duke blerë vota me para të ofruara nga buxheti i shtetit, me efekt që nga 1 prilli 2023.
Një veprim i tillë përbën një shitblerje të pastër të votës së shqiptarëve në ditën me diell, të dënueshme nga ligjet tona, në sy të të gjithë opinionit publik dhe institucioneve monitoruese ndërkombëtare, nga ana e partisë-shtet.
II. Arësyet social-ekonomike
II.4. Jo rritje pagash pa përcaktuar minimumin jetik! Më vjen shumë mirë që Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, cilësoi dje se ne duhet të votojmë minimumin zyrtar jetik, përpara se sa të merremi me rrogat e ministrave dhe të deputetëve.
Në interpelancën e fillim marsit të këtij viti në Kuvend, të kërkuar prej meje që në fund të dhjetorit 2022, për përcaktimin e minimumin jetik zyrtar, kam theksuar se “Ju mazhoranca, i kishit gjasat e plota ta miratonit Minimumin Jetik Zyrtar në vitin 2016, kur, me nismën e Avokatit të Popullit, Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike(ACER), realizoi studimin me titull “Llogaritja e minimumit jetik në Shqipëri. Nga minimumi jetik si mbijetesë drejt një standardi të arësyeshëm jetese. Në programin tuaj të parë qeverisës 2014-2017, kishit përcaktuar si objektiv llogaritjen, publikimin dhe kalendarizimin e plotësimit të minimumit jetik në Shqipëri. Kishit studimin e plotë shkencor nga ACER dhe Avokati i Popullit, si dhe mbështetjen e plotë të opinionit publik dhe qytetarëve. …Përse nuk e përcaktuat atëhere me ligj minimumin jetik zyrtar? Pse nuk përfshini INSTAT në kërkimin shkencor modern për varfërinë e shqiptarëve, por e latë të numëronte televizorin dhe lavatriçen në shtëpitë e të varfërvë, për t’i deklaruar të padenjë për ndihmën shtetërore?…”
Morali shoqëror ta do që, përpara se sa të rritësh rrogat e nëpunësve publikë, të sigurohesh se të varfërit e e vendit tënd, të cilët, sipas Bankës Botërore, janë rritur tek ne me një ritëm shqetësues, pas Pandemisë nga Covid-19 dhe pas inflacionit të lartë nga agresioni i Putin në Ukrainë, të marrin ndihmë dinjitoze ekonomike, të bazuar në minimumin jetik zyrtar.
Por për ju është i huaj ky moral, kjo fytyrë dhe ndjenjë humane.
II.5. Pagat thellojnë pabarazinë shoqërore. Shtimi i pagave për ministrat me 82 përqind dhe për deputetët e Kuvendit me 98 përqind thellon pabarazinë shoqërore në vend. Punonjësit publike në shërbimet themelore të vendit, si mësuesit, mjekët, infermierët dhe punonjësit e rendit në terren, për këtë vit morën vetëm 7 përqind rritje të pagës, në pritje të rritjeve të pagës mesatare(pra, jo për të gjithë këta punonjës), deri në korrik 2023. Ky shtim përbën vetëm 2 përqind shtesë reale të fuqisë së tyre blerëse, në rast se llogarisim inflacionin vjetor për këtë vit në nivelin 5 përqind, sipas pritshmërive të shumë aktorëve ekonomikë në vend dhe të institucioneve vrojtuese ndërkombëtare. Dy përqind shtesë reale e fuqisë blerëse përfaqëson 40-45 herë më pak shtim, nga fuqia blerëse e rritur e ministrave dhe deputetëve, e korrigjuar edhe ajo me inflacionin pritës të vitit 2023.
Ky provokim që Rama iu bëri deputetëve, që gjoja rritja gati dy herë e pagave të tyre doli si propozim nga ata vetë, i distancon ata edhe më shumë nga qytetarët. Për pagën e përfaqësuesve të popullit, Akademiku i njohur Artan Fuga, në një prononcim publik të djeshëm të tij, shprehet se “Shtimi i pagave nuk përkthehet në rritje të cilësisë së punës së deputetëve dhe për pasojë, është një vendim i pakuptueshëm. Përfaqësuesit e qytetarëve duhet të kenë një standard jetese pak a shumë të ngjashem me qytetarët, Përfaqësuesi i qytetarit nuk mund të jetojë në distancë ekonomike shumë larg nga qytetari. Duhet të ketë të njëjtat kushte, pak a shumë”.
II.6. Pagat deformojnë piramidën shtetërore të shpërblimit. Një shtim i njëtrajtshëm i pagës prej 10 përqind për të gjithë punonjësit e nomenklaturës së lartë shtetërore, do t’i kishte dhënë barazpeshim dhe harmoni piramidës së re të pagave në sektorin publik.
Ndërkohë, për të ruajtur llogjikën e kësaj piramide të re të pagave, koeficienti i të gjithë drejtuesve të institucioneve të larta, ministrave, deputetëve, etj., duhej të ishte përgjysmuar. Kjo do ta kishte bërë Piramidën më të barazpeshuar dhe harmonizuar edhe me majën e saj, ku me propozimet e tanishme, raporti mes majës së piramidës, pagës së Presidentit të Republikës, me atë të ministrave dhe deputetëve, ngushtohet shumë.
III.7. Rritje pagash pa planifikim afatmesëm buxhetor
Rritja e fortë e pagave të administratës publike, e përqëndruar në dy vjet, deri në korrik 2024, në një kohë që në dhjetë vjet nuk ka pasur as indeksim të plotë të këtyre pagave, do të zhbalancojë disa tregues të rëndësishëm makroekonomikë, të tillë si inflacioni, shtimi i barrës fiskale dhe reduktimi i shërbimeve publike.
Sufiçiti buxhetor, me rënien graduale të inflacionit, i cili në prill 2023 ishte 5 përqind, do të ulet ndjeshëm dhe qeveria do të ndodhet përballë domosdoshmërisë për të përballuar qindra milionë euro shtesë në vit për shtimin e pagave, vetëm përmes shtimit të borxhit publik. Ajo nuk ka zgjidhje tjetër. Do të përfundojë në terrenin e minuar, kur siguron rritje pagash, përmes rritjes së borxhit.
Rritjet e sforcuara të pagave për të rritur kërkesën në treg, kur fuqia prodhuese e ekonomisë dhe produktiviteti nuk i përgjigjen këtij ritmi, do të çojë në mënyrë të pashmangshme në shtimin e stokut të borxhit publik.
Rritja reale e pagave sigurohet kur ndodh një zgjerim i ekonomisë mbi 6 përqind në vit dhe kur produktiviteti i saj përmirësohet qëndrueshëm.
Rritja e ndjeshme e pagës mesatare dhe e pagave të nomenklaturës së lartë të Shtetit, sipas standardeve të qeverisjes së mirë të OECD, kërkon një parashikim të fondeve të domosdoshme në Buxhetin e Shtetit, të cilat janë në vlera të mëdha, për ta realizuar atë. Nuk ka asnjë përmendje të këtyre fondeve të domosdoshme në Planin Afatmesëm të Buxhetit të Shtetit për vitet 2023-2025, të përgatitur nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe kjo përbën një skandal të madh!
Nga ana tjetër, mungesa e parashikimit të fondeve përkatëse për rritjen spektakolare të pagave, dëshmon që ky veprim është thjesht dhe vetëm një aventurë, një tekë e momentit e të ashtuquajturit Lider Global, për të blerë abuzivisht dhe me korrupsion parazgjedhor dhe zgjedhor votat e qytetarëve, duke përfituar nga sufiçitet e krijuara dhe në krijim e sipër në Buxhetin e Shtetit për vitin 2023, për shkak të inlfacionit të lartë.
E shtrirë deri në korrik 2024, rritja e pagës mesatare në administratën publike projektohet sërisht si një investim abuziv parazgjedhor i Ramës, në optikën e zgjedhjeve të përgjithshme politike të vitit 2025.
II.8. Rritje pagash pa analiza të thelluara ekonomike dhe pa realizuar censusin e popullsisë. Rama përsërit si papagall se kjo rritje pagash ka ardhur si rezultat i analizave të thelluara të bëra nga qeveria e tij. Po të kishte një të vetme syresh, ky manipulues i paskrupullt i opinionit publik nuk do të kishte përtuar ta tregonte, por nuk ka!
Kjo dëshmon më së miri karakterin aventuror të nismës për shtimin e e ndjeshëm të pagave në administratën publike. Qeveria nuk ka as edhe të dhënat e duhura për numrin e popullsisë, për të krahasuar ndikimin e rritjes së pagës mesatare të të 135 mijë të punësuarve të saj, në sektorin privat.
Ne interpelancen e marsit 2023, i kam kerkuar Ministres se Financave dhe Ekonomise edhe pershpejtimin e realizimit te censusit te popullsise, te cilin qellimisht kjo qeveri dhe kjo maxhorance e ka vonuar ne dy vitet e fundit, te mbuluar me gjoja deshtimin menaxherial te INSTAT per ta kryer ne kohen e duhur. Vonesen tuaj te qellimshme e konfirmon edhe Gazetari dhe publicisti Ben Andoni, i cili në një shkrim të tij të djeshëm cilëson se “Censusi i popullsise, sipas literaturës, na tregon se kush jemi dhe ku po shkojmë si komb, por edhe i ndihmon komunitetet tona të përcaktojnë se ku të ndërtojnë gjithçka u nevojitet, nga shkollat te supermarketet dhe nga shtëpitë e deri te spitalet. Censusi ndihmon qeverinë të vendosë se si të shpërndajë fondet dhe ndihmën për strukturën shtetërore dhe lokalitetet”. Kete ndihme dhe investimet ju doni t’i shperndani aty ku ju leverdis juve, dhe jo ku ka me shume nevoje.
II.9. Rritje pagash pa finalizuar reformën në administratën publike. Përbën nonsens ekonomik që, ndërsa popullsia e vendit është pakësuar në 10 vitet e fundit me të paktën 600 mijë vetë, nga emigracioni intensiv, ose mbi 20 përqind të popullsisë, sipas shifrave të INSTAT, administrata shtetërore, e cila duhej të tkurrej po me 20 përqind, është rritur!
Administrata jonë publike është rritur, për shkak të falangave të patronazhistëve dhe aktivistëve, që kanë depërtuar në të gjitha poret e saj. Duhet perfunduar reforma. Kete reforme duhet ta fillojme nga vetja jone. Me popullsine e sotme, ne jemi shume 140 deputete, ndersa numri optimal duhej te ishte 100 deputete. Kemi dhe shume struktura shteterore te fryra dhe institucione e drejtori qe dublojne njera-tjetren.
II.10. Te votosh rritjen e pagave do te thote te biesh ne kurthin e Rames. Ne nuk duhet t’i votojme pagat e rriturra, edhe ne respekt te opinionit te shendoshe publik te vendit. Me djallezi Rama e paraqiti rritjen e pagave te deputeteve si nisme e vete atyre. Ne nuk duhet te biem ne kete projekt-kurth, por duhet te shikojme sugjerimet pozitive qe na kane ardhur nga shume personalitete te vendit dhe mesazhet qe na kane dhene.
Ne duhet te respektojme piken 3 te Kodit Etik te deputetit dhe te ndjekim standardin e parlamenteve te zhvilluara ne Evrope dhe ne bote, qe legjislacionin per ta e miratojne dhe e kalojne per zbatim gjate legjislatures tjeter.
Nuk duhet te biem pre e lojrave te kryeministrit dhe te mbjellim gjuhen e urrejtjes mes njeri-tjetrit. Ne duhet te respektojme zgjedhesit tane!
xxx
Të gjithë jemi për të patur një administratë publike sa më konkurruese, cilësore dhe të mirëpaguar. Mirëpo rritja e pagave edhe në shtet, njëlloj si në sektorin privat, duhet të vijë gjithnjë, në përpjestim të drejtë me rritjen e rendimentit dhe të produktivitetit të punës. Në të kundërt, ajo përbën një aventurë me pasoja të pallogaritshme, si kjo që po e fut shoqërinë dhe ekonominë tonë Rama sot, e cila, për fat të keq, i ka të gjitha gjasat të përfundojë me rritjen e borxhit publik dhe me thellimin e pabarazisë dhe padrejtësisë shoqërore në vend.

Fjala në Kuvend në Seancën Plenare të datës 25.05.2023