Gazeta Panorama, Opinion e Mërkurë, 22 Qershor 2011.
Nga BUJAR LESKAJ. Sot, në Shqipëri, është rritur shqetësimi lidhur me kreditë bankare dhe vështirësitë që këto të fundit hasin gjatë procesit të ekzekutimit të kolateralit për ata klientë që nuk kanë shlyer në kohë detyrimet. Duke marrë parasysh faktin që SHBA dhe Europa sapo kaluan një krizë financiare, nga e cila, direkt apo indirekt, u prek edhe Shqipëria, mendoj se shqetësimet lidhur me sistemin bankar janë të rëndësishme jo vetëm për këto të fundit, por edhe për krejt ekonominë. Këtu dua të veëoj se është i rëndësishëm gjithashtu krijimi i një klime të përshtatshme mes bankave dhe bizneseve që financohen prej tyre. Dyshoj se pakkush, qoftë Banka e Shqipërisë, dhe aq më pak sistemi bankar, ndiejnë shqetësimin e duhur lidhur me klimën bankë-biznes. Ekzekutimi i kolateralit Kolaterali apo prona e lënë peng në bankë, në mënyrë që kjo ta shesë kur klienti nuk shlyen kredinë, duhet parë gjithnjë e më shumë si një mënyrë për tëi nxitur bizneset dhe individët të shlyejnë kredinë. Duke ndjerë shqetësimin e bankave lidhur me kreditë e këqija, nuk mund ta kundërshtojmë as logjikisht dhe aq më pak teorikisht, këtë praktikë. Por, mendoj se ka gjithmonë hapësira për tëu shfrytëzuar në mënyrë që kredia të mbyllet me shlyerjen e detyrimeve nga bizneset pa shkuar tek ekzekutimi i kolateralit. Natyrisht, gjithmonë do të ketë biznese dhe individë për të cilët janë shterur të gjitha mundësitë dhe shpresat për një përfundim të tillë. Ajo që duhet shmangur është trajtimi i ftohtë i problemit nga ana e bankave. Për mendimin tim, bankat janë në të njëjtën ëvalleë si dhe bizneset, të cilave dikur u kanë besuar duke u dhënë kredi. Kështu që mendoj se brenda një hapësire të logjikshme duhen gjetur mundësitë për riskedulimin (ristrukturimin) e kredisë për bizneset me probleme në pagesën e kësteve të kredisë bankare.
Arsimi dhe sistemi edukativ i shkollës sonë, veëanërisht këto vitet e fundit, kanë fituar një status përparësor në programin e qeverisjes së djathtë, ashtu sië i takon traditës së saj identitare e ashtu sië i nevojitej kësaj pjese të rëndësishme të së ardhmes së shoqërisë sonë drejt integrimit në BE. Megjithatë, përtej investimeve infrastrukturore (shkolla të reja, pajisje shkollore e laboratorike, internet) që MASH dhe aparati i saj ministror ka ditur me aftësi të ëojnë përpara, sidomos në dy vitet e fundit, një raport i ri pozitiv është krijuar edhe me politikat arsimore, kulturore-kombëtare, ato që kanë të bëjnë me edukimin e brezit të ri dhe në gjatësi vale me kërkesat e kohës, të tregut dhe destinacionit europian që kërkohet nga të gjithë ne. E, në këtë politikëbërje, investim strukturor, një prioritet vendimtar ka qenë financimi i përvitshëm dhe konsistent i kryer me porosinë dhe shqetësimin personal të Kryeministrit të vendit, Prof. dr. Sali Berisha dhe i sinkronizuar drejt nga ministri i Arsimit, Prof. dr. Myqerem Tafaj, për fondin e pasurimit të bibliotekave të arsimit bazë dhe atij të mesëm. Në përgjigje të një thirrjeje të hedhur në vite nga politikat kulturëformuese të shoqërisë civile, por edhe nga vetë botuesit shqiptarë dhe nevojat e tyre për treg, kjo qeveri ka arritur të krijojë për herë të parë një vijimësi në vite investimesh drejt librit, duke rrokur këtë zë të rëndësishëm që synon kryesisht edukimin, dhe jo vetëm mësimin e brezit tonë të ri.