Rama, plagjatori dy metra i Shqipërisë

Rama, plagjatori dy metra i Shqipërisë

Në një tentativë të paskrupullt për të zvogëluar dhe relativizuar forcën e premtimeve ekonomike dhe ideve novatore të Partisë Demokratike në programin e saj ekonomik për zgjedhjet e 11 majit 2025, si miratimi i Minimumit Jetik Zyrtar prej 200 euro dhe Karta e Konsumatorit, kryetari i sektit në qeverisje bëri kopjacin dhe premtoi pensionin minimal 200 euro. Që është e njëjta gjë, pasi automatikisht, sapo të miratohej Minimumi Jetik Zyrtar, pensioni minimal shkonte 200 euro.
Kopjimi i programit ekonomik dhe politik të Partisë Demokratike, kuptohet qartë nga fakti se PD-ja e ka prezantuar programin e saj 1 vit më parë. 15 muaj më parë, Prof. Dr. Sali Berisha dërgoi në Kuvend projektligjin për Minimumin Jetik Zyrtar, duke përzgjedhur minimumin jetik të përllogaritur nga Avokati i Popullit dhe Organizata Ndërkombëtare e Punës(ILO).
i fshiva të gjitha rrudhat falë këtij ilaçi shtëpiak!

Skin Glow
Që nga tetori i vitit 2013 dhe deri në nëntor të vitit 2024, janë 11 buxhete që sekti Rama në pushtet i përgatiti, pa mbajtur premtimin e vet zgjedhor të vitit 2013, për të miratuar në Kuvend, në formë ligji, Minimumin Jetik Zyrtar, të domosdoshëm për të trajtuar me dinjitet qytetarët në asistencë sociale dhe pensionistët, shtresat më në nevojë të shqiptarëve.
Rama i gënjeu me paturpësi shqiptarët, kur nuk mbajti për 11 vite rrjesht premtimin e vitit 2013. Po i gënjen dhe mashtron edhe tani po paturpësisht ata, kur kopjon si rrenacak i sëmurë, premtimin e Partisë Demokratike.
Vetëm duke përcaktuar Minimumin Jetik Zyrtar, vendi ynë do të mund të zbatojë me seriozitet Protokollin Opsional të Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore të qytetarëve. Minimumi Jetik Zyrtar vendos një standard normativ, me efekte të drejtpërdrejta në politikat e sigurimeve shoqërore, ato sociale dhe ekonomike te vendit, duke u ofroruar garancitë qytetarëve, në drejtim të sigurimit të mjeteve të tyre të domosdoshme dhe dinjitoze të jetesës.
Mjafton të përmend që sot pensioni mesatar për pjesën më të madhe të 731 mijë pensionistëve të vendit është poshtë minimumit jetik të përcaktuar nga një studim profesional i Avokatit të Popullit dhe i ILO. Janë mbi 521 mijë pensionistë, krahas 62 mijë familjeve që përfitojnë një ndihmë sociale qesharake, që jetojnë nën kufirin e minimumit jetik.
Është e pafalshme për një vend si Shqipëria, i cili ka filluar bisedimet teknike të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, që të mos e përafrojë legjislacionin e vet në fushën e mbrojtjes ekonomike dhe sociale të qytetarëve, me standardin e Minimumit Jetik të Bashkimit Evropian. Seicili Shtet Anëtar i BE-së e ka në ligj përcaktimin e Minimumit Jetik Zyrtar të vendit te tij.
Përcaktimi i Minimumit Jetik Zyrtar është një detyrë kushtetuese! Minimumi jetik përfaqëson një normë ligjore, e cila buron nga të drejtat kushtetuese të qytetarëve tanë. Mosshndërrimi i tij në ligj dëshmon indiferencën e plotë dhe vrastare të qeverisë së sotme ndaj mbrojtjes së të drejtave ekonomike esenciale të qytetarëve në nevoje dhe pensionistëve.
Përcaktimin e Minimumit Jetik Zyrtar, këtë premtim dhe detyrë të shenjtë, Partia Demokratike do ta realizojë brenda tre muajve të parë të qeverisjes së saj, pas zgjedhjeve të 11 majit 2025. Ndryshe nga mashtruesi dhe plagjatori dy metra i Shqipërisë.

Botuar në Gazeta Sot më 02.04.2025

Bashkia Vlorë, monument i paaftësisë së sektit Rama

Bashkia Vlorë, monument i paaftësisë së sektit Rama

Aktet normative shmangin kontrollin e Kuvendit mbi Financat Publike

Të dhënat përfundimtare mbi buxhetin 2024, të dala nga Ministria e Financave, dëshmojnë se njësitë e pushtetit vendor dogjën vitin e kaluar më shumë se gjysmën e programit të investimeve publike.
Kjo përbën një skandal të vërtetë. Nga 46,3 miliardë lekë ose 463 milionë euro, të planifikuara për investime gjatë vitit të kaluar, “u dogjën”, pra nuk u përdorën për të shtuar dhe përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve 26.4 miliardë lekë ose 264 milionë euro. Ose 57 përqind e totalit!
Paaftësia dhe papërgjegjshmëria e bashkive për të perdorur fondet e investimeve, vjen në një kohë kur ata janë para nevojave të mëdha për të investuar, sidomos në infrastrukturën e rrugëve vendore. Vetëm bashkia Vlorë, gjatë vitit të kaluar, me papërgjegjshmërinë ekstreme ka përdorur 2.5 milionë euro fonde investimesh nga 14 milionë euro në dispozicion. Ose 17.8 përqind, më pak se një të pestën e totalit!

I. Vlora në krizë të pashembullt ekonomike dhe sociale
Vlora nuk ka qenë kurrë më parë në një krizë të tillë ekonomike dhe sociale, sa e ka zhytur sot sekti Rama në qeverisje. Bashkia Vlore renditet ndwr bashkitë me nivelin më të lartëtë papunësisë, me tregues alarmante të largimit të familjeve nga emigracioni galopant, si dhe me rënie drastike të konsumit dhe fuqisë blerëse të familjeve vlonjate.
Rama dhe sekti i tij vetëm sa janë tallur me Vlorën dhe vlonjatët. Vlora nuk është vetëm shëtitorja bregdetare dhe bulevardi Vlorë-Skelë, të cilat, për të thënë të vërtetën, janë kthyer në ngushtica dhe makth për qytetarët që duhet t’i përshkojnë përditë.
Në pothuajse të gjitha lagjet e qytetit, infrastrukturaështë e shkatërruar. Në këto lagje, rrugët nuk janë më rrugë, por gropa e baltë, ndërkohë që sheshet janë kthyer në moçale.Shumë rrugë, sheshe e blloqe banimi në qytet janë të amortizuara në një masë të konsiderueshme, duke filluar që nga lagjet në qendër, si “Lef Sallata” e “28 nëntori”, e deri në periferi, në lagjet “11 Janari”, “Kushtrimi” e Zona Industriale.
Lagjia “Partizani”, zona e njohur me emrin “Llonxhë”, vetëm 200 metra larg godinës së Bashkisë së qytetit, jeton prej vitesh të tëra në mjerim të plotë, pa asnjë investim. Në të mungojnë kushtet më elementare të jetës në komunitet.
Në një periudhë rritjeje të turizmit, Bashkia Vlorë është pothuajse inekzistente në punë publike, pa projekte konkrete, me administratë të tejfryrë me militantë partiakë dhe me nivele shumë të ulta të realizimit të të ardhurave dhe investimeve.
II. Vlora, pa furnizim me ujë, me ujrat e zeza që vijojnë të derdhen në Gjirin e saj!
Premtimi gjoja solemn se Vlora do të furnizohej 24 orë me ujë të pijshëm rezultoi një mashtrim i madh elektoral i zgjedhjeve vendore të 14 majit 2023, si vazhdim i serialit propagandistik të vitit 2013.
Premtimi i ujit 24 orë, si premtim elektoral i vitit 2013, ku vet KM Rama zotohej asokohe si drejtues opozite gjatë fushatës së atij viti, se ky problem do përfundontë brenda mandatit të tij të parë. Por është viti i 12 radhazi, me në krye KM Rama, i cili vazhdon paturpësisht se i duhet dhe një mandate i katërt që këtë premtim t’a finalizojë. A është normale për një qeverisje të përgjegjshme që të vazhdojë të premtojë uji 24 orë, kur ka pasur 12 vite të realizojë këtë projekt bazik për Vlorën dhe qytetet e tjera në Shqipëri? Dhe kjo vazhdon të jetë gjithmonë e më shumë butaforike, kur ai pompon me propagandën e tij fejsbukiane (mjeti i vetëm qeverisës që i ka mbetur) turizmin elitar në Vlorë.
Sot Vlora është qyteti me zona të shumta që nuk furnizohen me ujë të pijshëm, ose furnizohen më pak se 30 minuta në ditë!
Edhe angazhimi se gjoja ujërat e zeza të qytetit dhe rrethinave nuk do të derdhen më në det, i kthyer në një mashtrim të madh. Impianti i përpunimit të ujërave të zeza në Vlorë, investim i qeverisë Berisha, nuk funksionon normalisht. Kjo sjell si pasojë, mosmenaxhimin dhe derdhjen e ujërave të ndotura në Gjirin e mrekullueshëm të Vlorës. Në zanafillë, projekti synonte uljen e ndotjes së ujit, përmirësimin e kushteve të jetesës dhe të shëndetit të qytetarëve. Asgjë e tillë nuk ka ndodhur këto 12 vite të keqmenaxhimit të Vlorës nga sekti Rama.
Institucionet me varësi nga ministritë janë pothuajse pa aktivitet në Vlorë, pasi në shumicën e tyre drejtuesit janë militantë partie dhe patronazhistë. Pjesa më madhe e tyre janë të përfolur në opinionin publik vlonjat, për abuzime të rënda me fondet publike.Ndërkohë, Ujësjellësi i Vlorës, OSHEE-ja, Ndërmarrjet në varësi të Bashkisë Vlorë janë kthyer në hapësira punësimi, për qoka e shërbime ndaj partisë-shtet.
III. Vlora, pa të ardhme biznesi, me shëndetësi dhe arsim publik të rrënuar
Periferia e qytetit është në kaos të plotë ndërtimesh e mungesa hapësirash publike, ku mungojnë rrugë, kanalizime, ndriçim, etj. Në njësitë administrative, që deri dje ishin komuna, mungojnë gjërat më jetësore për një banor fermer, i cili jeton me bujqësi dhe blegtori.
Pas problematikave të shfaqura me biznesin përgjatë Lungomares, ato po shfaqen dhe në bizneset në të dyja anët e Bulevardit Vlorë-Skelë, ku zhvillojnë aktivitet më shumë se 200 sipërmarrje, që nga kancelaritë e deri tek bankat, duke punësuar me mijëra familje. Mungesa e parkimeve krijon probleme tek këto biznese. Për këtë arsye, shumë prej tyre kanë filluar të kërkojnë ambiente të reja, ose po mbyllin aktivitetet.
Raportet e bankave të nivelit të dytë që operojnë në Vlorë flasin për rritjen e kredive të këqija dhe pamundësinë e dhjetra firmave dhe bizneseve në prag falimentimi, për shkak se nuk kanë mundësi të shlyejnë kreditë.
Porti i Vlorës, mushkëria kryesore e biznesit të qytetit, pritet të zhvendoset në zonën e Triportit, ndërkohë që në vend të tij do të ndërtohet një port jahtesh, me 22 objekte banimi dhe hotelerie për oligarkët e Ramës.
Shëndetësia e Vlorës rrezikon të mbetet pa mjekë e infermierë, të cilët po largohen dita ditës për jashtë vendit. Universitetit publik të Vlorës i mungojnë çdo vit me dhjetra studentë, ndërkohë që janë mbyllur disa degë dhe priten të mbyllen të tjera.
Shkollat e mesme dhe nëntëvjeçare të Vlorës janë në masën 90 përqind pa ngrohje, me problematika të shumta në cilësinë e mësimdhënies dhe të disiplinës, ndërkohë që drejtuesit e shkollave janë emëruar jashtë çdo kriteri profesional. Janë thjesht dhe vetëm militantë partiakë, pa formimin dhe përvojën e duhur. Nga shumë shkolla nëntëvjeçare e të mesme raportohen përditë mungesa të nxënësve, të cilët largohen nga shkolla, si pasojë e largimit të familjeve të tyre jashtë shtetit.
IV. Infrastruktura në Vlorë dhe Rilindja Urbane si monumente abuzimi dhe tjetërsimi
Infrastruktura në qytet është një tjetër “dhuratë” papërgjegjshmërie që ky pushtet, ai qendror dhe vendor i kanë bërë Vlorës këto vite. Sot në Vlorë, nuk ka rrugë kryesore e dytësore apo rrugicë, ku nuk hasesh me një infrastrukturë të amortizuar, të pakalueshme dhe penalizuese për të gjithë drejtuesit e mjeteve, ku përshkrimi i pak kilometrave rrugë brenda në qytet të kushtojnë disa orë. I gjithë rrjeti rrugor në qytet gjendet nën amortizim, prishje dhe rregullime të çorientuara, korsi me të cilat vështirë të kthehen në gjendjen fillestare, të parametrave normal të kalimit, fatura e të cilave shkon miliona euro.
Rilindja Urbane, ajoqë e bën “krenar”, duke e bërë të delirojë KM, ka rezultuar një politikë investimi zhvatës, korruptiv dhe antiqytetar, duke iu shërbyer pak ose aspak nevojave të qytetarëve, sepse përveç se faturave të tejfryra, ato projekte që janë aplikuar, sidomos në Vlorë, nuk lidhen me asnjë element/veçori të përmirësimit urban.
Sheshi i Flamurit, Sheshi “Pavarësia” në Skelë, Lungomare 1, 2, Bulevardi Vlorë-Skelë, Bulevardi i Agrumeve (projekt në zbatim), Lungomare 3 (projekt në zbatim), janë thjesht se tjetërsime urbane të qëllimshme, dashakeqe, duke goditur çdo element, simbolikë, toponim të Vlorës. Këto “investime” nuk kanë plotësuar asnjë karakteristikë të përmirësimit urban, duke nisur nga punimet jo cilësore dhe amortizimi i shpejtë i tyre në pjesë të veçanta, duke nxjerrë në pah cilësinë e dobët të punimeve dhe bërjen e tyre joefiçente për përdorimin nga ana e qytetarëve si zona rekreative, qëllimi për të cilën u investuan.
V. Njësitë administrative si shembull i dështimit të Reformës Territoriale-Administrative të vitit 2014
Në njësitë administrative të Bashkisë Vlorë (Novoselë, Qendër, Orikum, Shushicë), janë zona të lëna në harresë.
Orikumi, Radhima, si zona ku dhe përqendrimi turistik është i madh gjatë muajve të verës, por edhe fshatra të tjerë, ende vuajnë mungesën e energjisë elektrike në moment të caktuara, ku shkëputjet janë të përsëritura për orë të tëra.
Është e trishtë që ende, në 2025 në këto njësi, në pothuajse çdo fshat përbërës të tyre (Orikum, Radhimë, Bestrovë, Babicë e madhe/ e vogël, Hoshtimë, Kaninë, Kërkovë, Nartë, Sherishtë, Panaja, Xhyherinë, Zvërnec, Novoselë, Aliban, Bishan, Mifol, Poro, Dëllenjë, Delisuf, Trevllazër, Cerkovinë, Skrofotinë, Fitore, Akërni, Shushicë, Bunavi, Beshisht, Grabian, Drithas, Mekat, Llakatund, Ceprat, Risili), ende mungon uji i pijshëm, ujësjellësa të amortizuar e të dalë jashtë funksionit, ku dhjetra banorë të këtyre njësive ende e sigurojnë ujin e pijshëm me burime dytësore apo e marrin atë nga ato linja të amortizura, një herë në dy ditë apo një orë në 24 orë.
Infrastruktura vazhdon të jetë në lëngatë, bashkangjitur shërbimeve të tjera urbane të cilat as që bëhet fjalë. Banorët e nderuar të këtyre zonave iu përgjigjen nevojave të komunitetit me burime të tyre private, sepse shërbimet bashkiake aty kanë qenë “zero”.
VI. Vend-depozitimet e mbetjeve urbane, krim mjedisor në Vlorë
Sot në Vlorë, datë 24.03.2025, vendgrumbullimi i mbetjeve po digjet, duke shkaktuar ndotje e shtëllunga tymi në qytet. Vlora me të cilën deliron Lideri Global për investime e transformime, vazhdon të ketë një vendgrumbullim/depozitim të mbetjeve urbane me kushte primitive. Sa herë që në këtë vendgrumbullim kalon kapaciteti mbajtës i saj, çuditërisht aty lindin vatra zjarri, që zgjasin për ditë të tëra. Kujtojmë shtëllungat e tymit dhe zjarrin që vazhdoi për 4 ditë në këtë vendgrumbullim gjatë sezonit veror të vitit të shkuar.
“Landfilli i Sherishtës”, denoncuar disa herë nga PD Vlorë dhe këshilltarët e Partisë Demokratike në Këshillin BashkiakVlorë, për zvarritjen e treguar dhe mosfillimin e punës së tij, është projekti i vetëm që duhej të shikohej me përparësi nga qeverisja vendore dhe ajo qendrore, të cilat kanë mbi 12 vjet që bashkëjetojnë në qeverisjen e këtij qyteti.
10 milionë euro është sasia e parave të shpenzuara për këtë Landfill, për të cilën Kryetari i Bashkisë nuk jep asnjë shpjegim pse ky projekt është i bllokuar, hiq rastet e përsëritjes së gënjeshtrave të Kryetarit të Bashkisë Vlorë, se hapja e këtij Landfilli do jetë në këtë apo në atë datë.
Mbetet për të mos u harruar, se janë të njëjtët njerëz që drejtojnë Bashkinë e Vlorës prej më shumë se 26 vitesh, dhe është i njëjti KM që vazhdon me të njëjtat premtime, si në 2013.
Edhe vendgrumbullimi i mbetjeve në Orikum, pozicionuar në një aks të rëndësishëm rrugor Orikum-Dukat, rrugë me frekuentim të lartë gjatë pikut turistik, është në të njëtat kushte si vendgrumbullimi i mbetjeve në Vlorë. Një gangrenë mjedisore, e cila shkel çdo normë dhe parametër mjedisor, për mënyrën se si ato depozitohen dhe menaxhohen.
Mungesë e furnizimit me uji, ku vetëm pak lagje janë brenda perimetrit të një furnizimi normal me ujë; papastërtitë urbane të cilat i ndesh në çdo hap që hedh në qytet, me kontenier të tejmbushur me mbetje dhe mbeturina; vend-depozitime mbetjesh urbane (Orikum dhe në Vlorë), të cilat janë tejmbushur jashtë çdo kapaciteti mbajtës dhe shndërrohen në vatra zjarri ku shtëllungat e tymit të zi performojnë disa ditë për qytetarët dhe turistët në Vlorë, përbëjnë realitetin e përditshëm të Vlorës së investimeve të sektit Rama.
Për fat të keq, e gjithë BashkiaVlorë është kthyer në monument të gjallë të paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë së sektit Rama në pushtet.

Botuar në Gazeta Sot më 25.03.2025

Fjala e mbajtur në dt. 19.03.2025 gjatë prezantimit zyrtar të kandidatëve për deputetë PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore për Qarkun Vlorë.

Fjala e mbajtur në dt. 19.03.2025 gjatë prezantimit zyrtar të kandidatëve për deputetë PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore për Qarkun Vlorë.

Të nderuar zonja e zotërinj,
Të dashur demokratë e demokrate,
Të nderuar ish-kryetar të Partisë Demokratike, ish-deputetë të Partisë Demokratike dhe kandidatë të këtyre zgjedhjeve,
Pasi qëndruam, rezistuam, luftuam, si qëndrestarë të vërtetë, si luftëtarë të dritës këto 12 vite, veçanërisht 3 vitet e fundit, ku shumica aludonin dhe mbijetesën tonë politike, ne gjendemi sot përballë dhe ballëlartë një misioni historik, më i rëndësishmi, më i madhi i këtyre 34 viteve, mbas atij të rrëzimit të diktaturës, vendimtar e jetik për rëndësinë që ka, misioni i rrëzimit të autokracisë së sektit Rama.
12 vite Shqipëria është nën kthetrat e një regjimi autokratik, korruptiv, cinik, antishqiptar e keqqeverisës, i zhytur kokë e këmbë në korrupsion dhe vetëm korrupsion, i cili nën dirigjimin e Ramës ka ndjekur politikat Çubrilloviçe të shpopullimit të Shqipërisë.
Rama është Esat Pasha modern i Shqipërisë !
Për këtë sekt nuk ekziston individi, qytetarët e këtij vendi, ekonomia familjare, konsolidimi i shtresës së mesme, të rinjtë, fermerët, biznesi i madh e i vogël; por për ata, për Ramën dhe çakejtë që e rrethojnë ekzistojnë vetëm një grusht njerëzish të cilët çdo vit e kanë ndarë buxhetin e shtetit vetëm për interesat e tyre personale, me në qendër Edi Ramën, duke e zhvendosur/përqendruar ekonominë e Shqipërisë në interesa klienteliste.
Problemet e Shqipërisë janë më shumë se të rënda .
Ekonomia e saj ka qenë në një lëngatë serioze dhe të përkeqësuar nga viti në vit këto 12 vjet. Kjo dramë e madhe, e tejzgjatur kërkon zgjidhje serioze, dhe jo (ri)mashtrimet e një kryeministri super të korrupturar, që ka paturpësinë që edhe pas 12 viteve keqqeverisje, vjedhjeje, shpopullimi e rrënimi të Shqipërisë, “marrëzitë” e tij i quan program. Në fakt programi i tij qysh para 12 viteve ka qenë një dhe vetëm një: plaçkitja, një program antishqiptar, antikombëtar.
Përballë këtij pushteti të paligjshëm, përballë këtij sekti, përballë këtyre individëve të paligjshëm, super të korruptuar, është detyra/misioni jonë që të bëjmë gjithçka që ata të mos jenë më mbi kokën e shqiptarëve, sepse kjo qeveri asnjëherë nuk ka përfaqësuar vullnetin e lirë të qytetarëve.
Vlora nuk ka qenë kurrë më parë në një krizë të tillë ekonomike, shoqërore dhe sociale, sa e ka zhytur sot sekti në qeverisje, edhe pse drejtuesi i tij delirant mburret se ka bërë shumë për Vlorën e deliron për futjen e tij në historinë e qytetit dhe krahinës.
Vlora këto 12 vjet ka përjetuar një krizë të pashembullt ekonomike dhe sociale, e cila i ka goditur familjet e thjeshta vlonjate.
Mes rretheve të tjera, të dhëna kokëforta e rendisin Vlorën në vendet e para të papunësisë, largimit të familjeve nga emigracioni galopant, si dhe rënies së konsumit dhe fuqisë blerëse të familjeve vlonjate.
Bashkia e Vlorës dhe e Selenicës kanë sot një pushtet vendor i cili është pothuajse inekzistent.
Ka hyrë në politologji, shprehja e lordit britanik Arton: “Pushteti të korrupton, por
pushteti absolut të korrupton në mënyrë absolute !”
Kjo thënie i përshtatet më së miri Kryeministrit/ Kryetarit të sektit.
E kam për nder dhe krenari kur burrat e vjetër në Labëri më flasin “Lesko” dhe emri i 1850 është i kapedanit Lesko Minga; ka qenë komandant i çetës së Bolenës, pavarësisht se unë jam nga Drashovica.
Kryetari i sektit, Kryeministri Rama, e shprehur në akronim/shkurtimisht KM Rama apo KRM Rama, pra në dialekt në Labëri, burrat e vjetër e quajnë K(ë)rma Rama ose në trajtën e shquar është Kërma Edvin Rama.
Këtë delirant që mastrubon politikisht në ‘podcasting” e tij, me këta anonimët që fton, në çdo përcaktim që ai bën në atë euforinë e tij, ne duhet t’i japim atë epitetin që meriton, do përdorim metaforën që meriton.
Si fillim, i mjafton kjo, ‘Kërma Edi Rama” !
Sot po të shikojmë në Vlorë, sekti Rama ka monumentet më të mëdha të korrupsionit. Tuneli Llogorasë përfaqëson monumentin më të madh korruptiv të kësaj keqqeverisje, fatura e së cilës varion nga 30-50 milionë euro abuzim/vjedhje e pastër.
Tec-et lundruese, një tjetër akt korruptiv tash e dy vjet, e cila llogaritet t’i ketë kushtuar Buxhetit të Shtetit mbi 175 mln euro, nga të cilat nuk është përfituar qoftë edhe 1 kilowat energji elektrike.
Porti i Vlorës, arteria kryesore e biznesit të qytetit, po zhvendoset në zonën e Triportit, ndërkohë që në vend të tij do të ndërtohet një port jahtesh, me 22 objekte banimi dhe hotelerie për oligarkët e Ramës, duke grabitur pronën e Portit.
Denatyrimi i sheshit të Flamurit dhe sheshit në Skelë është një tjetër goditje që
Edi Rama i ka bërë një simboli të madh, të Shqipërisë dhe Kosovës.
Është i pangopur me këto !
Rama tani po grabit malet dhe burimet e ujit të Vlorës.
Marrja e ujit nga burimet e Tragjasit dhe Lumit Shushicë (Buronjat e Kuçit) duke ua rrëmbyer ujin këtyre dy krahinave me emër në historinë tonë kombëtare, me qëllim furnizimin e oligarkëve të tij në Himarë, oligarkëve të cilëve ju ka dhënë tokat e bregdetit sipas qejfit të tij. Ky është karshillëku i fundit në serialin e Edi Ramës dhe unë shprehem si deputet I Vlorës që ne do t’i anullojmë të dyja këto projekte korruptive sapo të vijmë në pushtet. Ne jemi në krah të banorëve të këtyre zonave, të cilët meritojnë t’a gëzojnë ujin e tyre, të prosperojnë në zonë. Këto zona janë zona me potenciale turistike.
Shëndetësia e Vlorës rrezikon të mbetet pa
mjekë e infermierë, të cilët po largohen dita ditës për jashtë vendit.
Universitetit publik të Vlorës i mungojnë çdo vit me qindra studentë, ndërkohë që janë mbyllur disa degë dhe priten të mbyllen të tjera.
Institucionet me varësi nga ministritë janë pothujase inekzistente në Vlorë, ku në shumicën e tyre drejtuesit janë militantë partie. Pjesa më madhe e tyre janë të përfolur për abuzime me fondet publike dhe pasurinë publike. Kujtojmë abuzimet me Hipotekën e Vlorës dhe institucione të tjera.
Vlora është mashtruar nga premtimet dhe e braktisur në problematikat e saj.
Rama dhe sekti i tij vetëm se janë tallur me Vlorën dhe vlonjatët, dhe kësaj radhe ai e shton talljen dhe me anëtarët e Partisë Socialiste, me ish-deputetët e tij, me ato përzgjedhje skandaloze, me atë ekip që ai
zgjodhi.
Unë e shpreh këtu publikisht dhe e ftoj gjithë ekipin e Ramës, të ngrihet një komision qytetar, komision intelektual dhe të gjithë ne kandidatët e Partisë Demokratike- Aleanca për Shqipërinë Madhështore le të jemi në një konkurs prove përballë ekipit të “Kërmës Rama”. Të jemi për ekonominë, për turizmin, për letërsinë, historinë, sportin, për zhvillimin e Vlorës, për të sotmen dhe për të ardhmen.
Le t’a pranojnë atë sfidë dhe po të duan, përveç Drejtuesit të tyre politikë le t’a marrin dhe vet Ramën.
Premtimi gjoja solemn se Vlora do të furnizohej 24 orë me ujë të pijshëm rezultoi një mashtrim i madh elektoral.
Qyteti bregdetar në degradim e shkatërrim, jo rinovim!
Periferia e qytetit është në kaos të plotë ndërtimesh e mungesa hapësirash publike.
Në njësitë administrative, që deri dje ishin komuna, mungojnë gjërat më jetësore për një banor, për një fermer, i cili jeton me bujqësi dhe blegtori, mungon infrastruktura, furnizimi me ujë, apo në zona si Orikumi, Dukati etj, mungon dhe furnizimi me energji elektrike.
Ne këtodo t’i demaskojmë, por qëllimi kryesor joni në këtë fushatë do jetë të luftojmë për ndryshimin dhe ne do ta kërkojmë këtë ndryshim !
Ne i kërkojmë votat e vlonjatëve, duke prezantuar programin tonë
Ne besojmë se zgjidhja e këtyre sfidave gjenden sëpari në rikthimin te vlerat që kanë mbajtur popullin tonë për shekuj me radhë—besimi te familja, puna e palodhur, dashuria për atdheun, sipërmarrja dhe shenjtëria e pronës private dhe liria personale, për të cilat duhet të jemi krenarë, për kontributin që ka dhënë Partia
Demokratike mbas vitit 1990 dhe të punojmë fortë që ato të jenë busulla politike qeverisëse e të së nesërmes.
Por, Partia Demokratike është grupimi i interesit kombëtar, dhe ne kemi vullnetin për të bërë çdo gjë që familja shqiptare të ketë besimin e mjaftueshëm për t’u rikthyer, jetuar, punuar, rritur dhe forcuar në vendin e vetë.
Duke vepruar kështu me përgjegjshmëri do frenojmë dhe do të kthejmë mbrapsht krizën e shpopullimit, do të krijojmë vende pune dhe do të ndërtojmë një të ardhme ku Shqipëria prodhon, eksporton dhe zhvillohet në mënyrë të qëndrueshme. Ne do të mbështesim biznesin e vogël, të mesëm, dhe të madh që nuk është i përlyer me Ramën. Do të ndërtojmë një ekonomi që është për të gjithë shqiptarët.
PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore vjen para Vlorës e vlonjatëve me një vizion
të qartë duke prezantuar një program gjithëpërfshirës, që prek çdo fashë sociale e ekonomike të vendit, të zonës sonë, të Qarkut tonë, ku çdo individ e gjen veten të përfaqësuar. Kjo është forca/fuqia e programit tonë dhe kandidatët për deputetë PD-ASHM, drejtuesit e PD, anëtarët e Partisë Demokratike, të gjithë ju, do të jeni ata që do e përcillni këtë program tek qytetarët, tek vlonjatët.
Programi ynë është një program që vendos në qendër qytetarin, biznesin e vogël e të mesëm, dhe ne këto premtime mbas 11 Majit do t’i bëjmë realitet.
-Programi i Partisë Demokratike, për ndryshimin që vendi meriton, fillon me vendosjen e minimumit jetik për çdo qytetar shqiptar nga veriu-në jug, prej 200 eurosh, për të cilën kemi 4 vite që flasim dhe punojmë për këtë.
-Nuk do ketë më pensionistë me pension
të pjesshëm apo të ulët, çdo pensionist do ketë minimumin 200 euro dhe mbi këtë do rritet pensioni 20 përqind.
-Në paketat tona rrogat minimale bëhen 500 euro, rriten pra me 20 përqind dhe kjo brenda 100 ditëve të para.
-Rrogat mesatare rriten me 1200 euro.
-Në këtë paketë të gjithë rrogëulëtit, të gjithë ata me minimum jetik do marrin kartën e konsumatorit. Do u kthehet e gjithë TVSH-ja. Nuk është pak, është 2-3 pensione dhe ky është një lehtësim tjetër.
-Energjia elektrike do zbresë në 7 lekë.
-Nafta do shitet me çmimin që shitet në Kosovë dhe asnjë qindarkë më shumë.
-Partia Demokratike me programin e saj, e cila ka në qendër, boshtin e saj, misionin e saj është individi, qytetari shqiptar.
-Paratë e planifikuara në bilancin e këtij programi ekzistojnë dhe ky program synon kthimin e këtyre tek qytetarët, sepse nuk
do vidhen 130 milionë euro për inceneratorin që nuk ekziston, nuk do ndërtohen rrugë me çmime 10 herë më të shtrenjta se në Kroaci dhe Europë, sepse kryeministri nuk do udhëtojë me avion taksi 21 milionë euro në dy vite, nuk do vidhen 50 milionë euro në një dorë në tunelin e Llogarasë, nuk do ndërtohet kopshti i Edenit 5 milionë euro në oborrin e kryeministrisë.
Program i cili synon një ekonomi të fortë, ku duhet të ndryshojë patjetër model, nga thjesht një importuese neto, konsumatore dhe e shërbimeve, në prodhuese dhe eksportuese të prodhimeve vendase. Kjo kryhet fillimisht nëpërmjet industrializimit të vendit (industrisë përpunuese), i cili është një prej aspekteve kryesorë që rregullon hierarkinë dhe rendin shoqëror të një vendi, duke vendosur në shoqëri disa norma të punës, respektit, meritokracisë
dhe konkurueshmërisë.
E dyta është “Made in Albania-Made in Albania është prodhimi i Shqipërisë”.
PD garanton biznesmenët shqiptarë, investitorët shqiptarë se taksat më të ulëta në Europë do vendosen vitin e parë të qeverisjes sonë.
-Se energjinë do t’a blini tre herë më lirë.
-Se energjinë do t’a blini me çmimin më të ulët në Europë.
-Jemi në vitin e diasporës, e meriton diaspora. Pesë vite, asnjë taksë. Lehtësira të tjera për rikthimin e tyre.
-Garantojmë fermerët se do kenë subvencione për çdo njësi prodhimi, për çdo fidan, për çdo kokë bagëti dhe fondet e BE-së nuk do vidhen, rrëmbehen, siç është bërë deri tani nga AZhBR-ja dhe Ministria e Bujqësisë.
-Ne do bëjmë gjithçka që t’ua kompensojmë prodhuesve, eksportuesve
dëmin që u krijon kursi i këmbimit.
-Do mbrojmë prodhimin vendas.
-Mbështetja ndaj ish-të përndjekurve politikë, si trashëgimia jonë më e ndritur, e Partisë Demokratike, përfundimi në këtë mandat i procesit të dëmshpërblimit, jo për 30 vite të tjera, siç e ka ritmin Rama, është ndër zotimet kryesore në programin tonë qeverisës.
Partia Demokratike gjithmonë e ka dëgjuar, vlerësuar e zbatuar mendimin e intelektualëve, shoqërisë civile dhe gjithmonë ka nxitur bashkëpunimin me të rinjte, promovimin dhe përfaqësimin e tyre.
Bashkëpunimin me intelektualët PD e ka pasur gjithmonë konstant, ka respektuar të menduarit e pavarur, vizionet dhe sugjerimet, dhe mendimet e vyera të tyre ajo ja ka bashkangjitur programit të saj, ku PD sot është një parti e hapur, ku respektohet mendimi i lirë dhe ai ndryshe,
duke konsoliduar besimin e saj në sytë e qytetarëve, për të qenë alternativa më e mirë qeverisëse.
Gjithmonë jemi takuar me intelektualët për të diskutuar për problemet e qytetit, propozimet që ata kanë dhe mënyrën e zbatimit të tyre, si këshilltarët më të drejtë tanët, për paanësinë, qytetarinë, intelektin, integritetin e treguar, si një aset i çmuar i Vlorës.
PD mbështetet në integritetin, pavarësinë e mendimit, vizionin, idetë dhe sugjerimet e tyre. Është një raport i ngritur mbi respektin reciprok, lirshmërinë e mendimit dhe kontributin e ndërsjelltë.
Intelektualët vlonjatë, ashtu si në mbarë Shqipërinë janë një aset i çmuar I qytetit, të cilët janë bashkëhartues, por edhe bashkëzbatues të programit.
Llogaridhënia dhe Transparenca, dy shtyllat kryesore të realizimit të programit,
dhe do na bëjnë t’ju shikojmë drejt e në sy.
Krahas programit të Partisë Demokratike, program ku e gjen veten çdo shqiptar, çdo banorë i këtij vendi, ne kemi dhe programin e Partisë Demokratike për Vlorën, e cila konsiston në më shumë vende pune, infrastrukturë të zhvilluar, dhe taksa më të ulëta për të gjithë; për aktivitete turistike 4-sezonale, pra turizëm gjithëvjetor, dhe turizëm kulturor e ekologjik; Fermerët dhe peshkatarët do kenë mbështetje konkrete për të prodhuar më shumë; me një trashëgimi dhe kulturë që do lulëzojnë.
Ne si Parti Demokratike do t’i kthehemi ndarjes territoriale, me qëllimin e mirë që ne të arrijmë të relizojmë Orikumin Bashki, Novoselën Bashki, Amantian Bashki, Ksamilin Bashki.
Ne do të korrigjojmë me guxim dhe shpejtësi hartën gjyqësore, hartë e cila ka larguar dhënien e drejtësisë qytetarëve
vlonjatë, sikurse do rikthejmë Gjykatën e Apelit dhe atë Administrative, si dhe të gjitha institucionet qendrore që janë larguar nga Vlora pa argumenta, pa analiza.
Konkretisht:
•Bujqësia dhe Peshkimi:
-Subvencionim dhe grante si mbështetje direkte ndaj sektorëve të peshkimit dhe bujqësisë, si sektor prioritar në Vlorë.
-Investime në infrastrukturë ujitëse dhe mbrojtje nga përmbytjet për të rritur rendimentin bujqësor.
-TVSH e drejtë: Rregullim i skemës së TVSH-së për bujqësinë për të barazuar nivelin e TVSH në shitje dhe blerje.
-Dyfishimi i fondeve për mbështetje të drejtpërdrejtë për fermerët, duke përfshirë inputet bujqësore (farëra, fidanë, kafshë race) dhe teknologjitë moderne, të lidhura me një strategji të mirëpërcaktuar të zhvillimit të qëndrueshëm të bujqësisë,
dhe industrisë përpunuese.

  • Turizmi dhe Trashëgimia Kulturore:
    -Zhvillimi i turizmit 4-sezonal duke promovuar jo vetëm bregdetin, por edhe malësitë dhe pasuritë kulturore e historike të Vlorës.
    -Investime në infrastrukturë: Përmirësimi i rrugëve dhe infrastrukturës energjetike në zonat turistike, veçanërisht ato rurale dhe bregdetare, duke siguruar akses të lehtë dhe të sigurt për vizitorët.
  • Portet dhe Interportet:
    -Rishikimi i kontratës për Portin e Vlorës për të siguruar përfitime maksimale për qytetarët dhe shtetin shqiptar.
  • Shndërrimi i Portit të Vlorës në një qendër të rëndësishme për turizmin, duke ofruar shërbime të dedikuara për anijet turistike dhe jahtet, pa harruar rritjen e fuqisë përpunuese të Portit për shërbimet dhe furnizimet me mallra, duke rritur
    kapacitetin përpunues.
  • Iniciativa për punësimin e të rinjve.
  • Mbrojtja e Mjedisit:
    Ruajtja e pasurive natyrore të qarkut si Laguna e Nartës dhe Parku Kombëtar i Llogarasë përmes politikave të qëndrueshme zhvillimi. Një kompani ndërkombëtare do të merret me rehabilitimin ekologjik të zonës.
  • Promovimi i Vlerave Kombëtare
    -Organizimi i aktiviteteve që nderojnë historinë dhe rolin e Vlorës si qyteti i Pavarësisë.
    -Sheshi i Flamurit dhe Sheshi Pavarësia në Skelë do kthehen në identitet.
    -Mbështetje për organizata dhe iniciativa që promovojnë kulturën dhe traditat lokale.
  • Transporti Rrugor dhe Hekurudhor:
    -Përfundimi i projekteve infrastrukturore dhe përmirësim i tyre, me kosto të ulët dhe me cilësi të lartë.
    -Ndërtimi i rrugëve dytësore që lidhin zonat rurale si Dukati, Orikumi dhe Tragjasi me qytetin e Vlorës.
    -Transformimi i Vlorës në një qendër të zhvillimit ekonomik, turizmit cilësor, dhe trashëgimisë kulturore, duke e kthyer atë në një motor të progresit për të gjithë Shqipërinë.
    -Kam edhe një mesazh të qartë dhe të drejtpërdrejtë për të gjithë punonjësit e administratës: Punoni të qetë, mos kini frikë! Pas fitores së koalicionit Shqipëria Madhështore askush nuk do të preket apo do të përballet me hakmarrje. Të gjithë punonjësit e aftë e të ndershëm do të jenë përsëri në detyrë e duhet të mos kenë frikë apo të shantazhohen nga sekti në pushtet.
    Një paralajmërim unë ua përcjellë sot, nga ky takim mbresëlënës për të gjithë ne kandidatët, Kryetarëve të Bashkisë Vlorë, Selenicë, Himarë, Sarandë: Kujdes! Mos
    luani me njerëzit, mos i trysnoni njerëzit, mos blini vota, se do jepni llogari dhe Edi Rama i lëshon njerëzit dhe mbas Erion Veliajt do e keni radhën ju. Provën e parë, eksperimentin e parë Rama në 2013 e bëri me ish-kryetarin socialist të Bashkisë Vlorë. Kështu ka për të vazhduar me të gjithë këta.
    Nuk do i lejojmë as ne, të blejnë vota me patronazhistët në Diasporë, të blejnë vota këtu, të trysnojnë njerëzit. Ne do t’i intensifikojmë denoncimet tona, mbi të gjitha çdo denoncim do jetë denoncimi qytetar, denoncimi politik. Në zgjedhjet e 2021 dhe 2023 ata Drejtorë që ne kemi denoncuar, kryetari i partisë Atirdi, për shkeljen e rregullave dhe të ligjit akoma janë në gjykata. Gjykata e GJKKO ua kthehu Prokurorisë, duke mos ua pranuar pushimin e hetimeve, duke bërë të vazhdojë hetimi. Mos të trysnojnë
    punonjësit, dhe Kryetarët e Bashkive të vazhdojnë punën e tyre. T’a lënë Kërmën Rama në punën e vet.
    -Qytetarëve vlonjat, u them që të dalin e të votojnë për ndryshimin.Arma jonë në përballjen me të keqen është VOTA. Me votë do ndëshkohen të gjithë ata që këto 12 vite e kanë nëpërkëmbur këtë vend, vrarë shpresën, tallur, përbuzur qytetarët e këtij vendi.
    Janë edhe 54 ditë deri në ditën e fitores, ditë vendimtare.
    Le të jenë këto 54 ditë, si një numërim mbrapsht që sapo ka fillur kundër kësaj të keqe, kundër këtij kanceri të madh, me emrin Rilindje dhe Edi Rama, të cilën e kemi detyrim për t’a pastruar nga trupi i Vlorës dhe Shqipërisë.
    Sot duke lexuar një artikull të një politologu, për të qenë i sinqertë ai politologu është i majtë, nisur nga një
    thënie e tij, Rama është tek ata politikanë të cilët e kanë “prostatin në mendje, në tru”.
    Ekipi jonë do jetë një ekip shërbestar, ne ndjekim filozofinë e të madhit Mit’hat Frashëri “Në punë kije për nder dhe lavdi të jesh shërbestar”!
    Ne do jemi shërbestar dhe ndaj Ramës, se ne kemi një mjeke të shkëlqyer, Doktoresh Shkencash, po mbaron dhe specializimin për mjeke psikiatre, Nada Daullen, dhe për çdo mjek pacienti është pacient.
    -Në 11 maj do të jetë një fitore në Vlorë që do garantojë fitoren e Partisë Demokratike, kur fiton Vlora kthehet Partia Demokratike në pushtet.
    Kjo ka ndodhur ne 1992, në 2005 dhe do ndodhi dhe në 2025.
    Për këtë na duhet punë, punë dhe vetëm punë.
    Gjej rastin që në emrin tuaj, të falenderoj Kryetarin e PDSH-së Prof.Dr.Sali Berisha, i
    cili ishte shumë I hapur në suportin drejtuar kandidatëve, përjashtuar një detyrim që ishte për koalicionet ndërpartiake, ndaj partive aleate. Dr.Berisha i ka mbështetur të gjithë kandidatët që morrën pjesë në Primare dhe kandidatët e partive aleate. Kjo hapje që ka suportuar, indukton Prof.Dr.Sali Berisha është hapje për të sjellë demokratët në pushtet. Të gjithë aleatët e koalicionit, në listat tona janë shumë të vyer, janë shumë të dobishëm dhe ne do punojmë të gjithë krah për krah, dhe do jemi si hallkat e një zinxhiri, po janë të gjitha hallkat solide, ne do jemi solid dhe ne na lidh në kuptimin figurativ, zinxhiri I demokracisë, i lirisë, i prosperitetit, i zhvillimit të Vlorës.
    Fushata jonë do zhvillohet me moton e dashurisë për Vlorën, dashurisë për vendlindjen, me atë moton e madhe të
    poetit tonë kombëtar Ali Asllani:
    “Vlorën edhe Vlorën,
    Thelp e kam në zemër,
    Ditën e kam dritë,
    Natën e kam ëndërr…”
    Ditën, Vlorën ne e kemi të gjithë dritë dhe natën, të gjitha ëndërrat e bukura i shikojmë me Vlorën, vlonjatët, të parët tanë, figurat historike, me figurat politike, të dashurit tanë, njerëzit e kulturës, të sportit, të cilët jam I bindur se do na mbështësin në këtë fushatë.
    Ju falenderoj me mirënjohjë, përulësi, për suportin, pjesëmarrjen tuaj !
Një hua jotransparente për SmartCity dhe korruptive në prokurim.

Një hua jotransparente për SmartCity dhe korruptive në prokurim.

Marrëveshja e huasë ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Fondit për Zhvillim të Abu Dhabit për financimin e projektit “Sistemi i kamerave nën administrimin e Policisë së Shtetit – Smart City” është një hua me kushte jo aq të buta sa ç’pretendohet nga qeveria. Janë 118 milion USD për 15 vite me interes 4%. Në varsi të formulave që janë parashikuar në marrëveshje shteti shqiptar, pra qytetarët shqiptar mbas 15 vitesh, në total do të paguajnë 60 deri 90 mln USD më shumë, pra paguhet diku ose 170 mln USD ose 210 mln USD, kjo në varësi të mënyrës së shlyerjes.
Këtë duhet t’u bëjmë të qartë shqiptarëve. Problemi kryesor është se çfarë po ju
fshihet qytetarëve shqiptarë. Në mendimin tim po ju fshihen dy çështje të mëdha:
E para, ne po na jepet një kredi, po marrim nje hua nga fondi i Abu Dhabit poe pa garë, pa tender, me marrëveshje të drejtpërdrejtë po e përcjellim këtë shumë te Tech-Abu Dhabi. Tashmë nuk do përcjellim 118 mln euro, por siç e thashë më parë 160, 190 ose 210 mln euro, në varësi të formulës së llogaritjes. Kjo, shqiptarëve me të drejtë, theksuar dhe nga specialistët e ekonomisë ju kujton skemën mashtruese të mikrokredive, këtë skemë po e bën qeveria juaj dhe lideri juaj global.
E dyta, asnjë nuk përmendi tek këto diskutimet se pse disa kohë më parë ishte përfolur se ky proces i nevojshëm mund të përfundonte me 60 mln USD dhe si befas u fry kjo faturë në 118 mln USD. Po të
analizosh zërat e shpenzimeve ka shumë pikëpyetje. Nga këtu shkohet tek thelbi i problemit.
Tiparet kryesore të një Smart City, kanë të bëjë më integrimin e teknologjisë së informacionit për nevojat e qytetarëve, duke ua bërë atyre jetën më të lehtë dhe më të sigurtë. Prandaj projektet mbi “Smart City” të cilat permbledhin një shumëllojshmëri të gjerë te rasteve te perdorimit: nga menaxhimi i trafikut në shperdarjen e ujit, ne menaxhimin e mbeturinave, monitorimin e sigurise urbane dhe te mjedisit të qyteteve tona, pavaresisht se investimet ne teknologjine informacionit kane kosto te larte, duhen konsideruar dhe duhen vlerësuar.
Këto projekte nuk janë shpikja e qeverisë apo liderit tuaj global.
Si i tillë, ky projekt edhe mund të votohej nga ne si opozitë në rast se ky do ishte një projekt transparent, në rast se do të ishin diskutuar të dyja anët e medaljes edhe marrja e huas edhe mënyra se si kalon kjo pa garë, pa tenderim, e cila është filozofi e punëve tuaja tek një investitor i caktuar nga Abu Dabi.
Nga ana tjetër, ky projekt, kjo hua, duhet të jemi të ndërgjegjshëm që thellon aventurat fiskale, papërgjegjshmërinë tuaj dhe rrit borxhin publik.
Do thoni ju se borxhi publik është ulur por shqiptarët e dinë mirë se borxhi publik është ulur në vlerë për shkak të mbiçmimit artificial të lekut dhe jo nga politikat tuaja.
Unë po ju jap vetëm një tregues, nga 2013
në 2025 borxhi për frymë është rritur 2.5 herë nga 2230 euro, në 2024 arriti ne 5647 euro për frymë. Pavaresisht se ne dy vitet e fundit, kryesisht per shkak te mbiçmimit te lekut ne tregun valutor, stoku i borxhit publik, ne raport me PBB-ne eshte ulur, kosto e borxhit, parate qe shqiptaret nga taksat e tyre paguajne per interesat e këtij borxhi jane rritur ndjeshëm.
Per vitin 2024, sekti i papergjegjshem ne qeverisjen Shqiperise shpenzoi 13.3 miliarde leke me shume interesat e borxhit publik te vendit, ne krahasim me vitin 2023, ose 133 milione euro me shume nga taksat tona dhe kjo shkon në rritje nga viti në vit.
Rritja e pretenduar ekonomike e viteve 2021-2024 nuk solli perspektive tek njerezit me ne nevoje dhe qytetaret e
thjeshte, te cilët e kanë humbur perfundimisht shpresën per permiresim te gjendjes se tyre ekonomike nen drejtimin e qeverise se sotme.
E dyta, që dua t’a theksoj, vet ky projekt ngjall atë dyshimin për shkak se vlera e dhënies së këtij projekti përcillet pa garë dhe ka një dyfishim shumë të dyshimtë të vlerës së saj .
Projekti Smart-City, e cila projektonte instalimin e kamerave inteligjente në ambientet publike është përfshirë me të dretë në listën e projekteve me rëndësi kombëtare nga qeveria shqiptare dhe parashikohej më parë të kushtonte 60 mln USD.
Cfarë ndodhi që kjo shumë më pas u dyfishua? Pse nuk jepen shpjegime në
Kuvendin e Shqipërisë ?
Fakti që kjo shumë dyfishohet ngre shqetësime të reja të mungesës së garës dhe transparencës. Kushtet kur një projekt I tillë I jepet pa garë një kompanie të zgjedhur në mënyrë preferenciale nga qeveria si dhe mungesa e një tenderi të hapur rrit dyshimet për kapjen e kontratës nga interesa të lidhura me pushtetin.
Mungesa e garës, automatikisht krijon rreziqe të larta për korrupsion dhe klientelizëm nga një pushtet që korrupsionin e ka patur virtytin kryesor të tij dhe ligjet e qepura me dorë, kjo marrëveshje te kjo kategori hyn .
Gjithashtu anashkalimi i një procesi transparent prokurimi me projektin “Smart-City” për paisjet inteligjente të Policisë
Shqiptare mendoj se shkel dhe pika të vecanta të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit me Bashkimin Europian.
Zbatimi i një projekti të tillë kërkon transparencë për llojet e paisjeve të survejimit që do të përdoren, për të dhënat që do të mbledhin, aftësinë e njohjes së fytyrës dhe forma të tjera të identifikimit biometrik, informacion mbi buxhetin e përdorur, vendet nga të cilat janë blerë këto teknologji, procedurat e prokurimit dhe prodhuesit e këtyre teknologjive.
Në këtë projekt ka dhe përfolje për sa i përket sigurimit të paisjeve teknologjike, nga kompani të cilat janë të lidhura me teknologjinë e informacionit dhe inteligjencën artificiale kineze, e cila është problem sot në botë për sigurinë, dhe një nga problemet kryesore sot të Shteteve të
Bashkuara të Amerikës.
Në rast se do të përmendja zërat e projektit se si janë shpërndarë, keni parashikuar 31 mln USD për software, 62 mln USD për paisjet hardware, 8 mln USD shërbime profesionale dhe 17 mln për mirëmbajtje për 4 vjet. Kjo shuma 62 mln për 8 mije kamera lë shumë për të dëshiruar.
Kjo marrëveshje mendoj se nuk i plotëson kushtet për një marrëveshje të drejtë, marrëveshje transparence, marrëveshje ekonomike, ku ne sigurojmë që paratë e marra borxh do përdoren me eficense, efikasitet dhe ekonomicitet. Kjo është arsyeja që unë do e votoj kundër.
Te kjo pjesa se sa siguri jep Policia jonë dhe se sa siguri jep vet klima që ju keni
prodhuar që rrezikoni t’a ktheni Shqipërinë në një Big Brother të madh ku të ndërhyni në jetesat personale apo në probleme personale.
Problemet në Policinë e Shtetit do ti trajtoj në një rast tjetër.

Pasojat e Reformës Territoriale-Administrative e vitit 2014, ku për 10 vjet në njësitë administrative nuk ofrohen as shërbimet bazike

Pasojat e Reformës Territoriale-Administrative e vitit 2014, ku për 10 vjet në njësitë administrative nuk ofrohen as shërbimet bazike

I mëshoj diskutimit se seancat më të rëndësishme janë seancat që ju kushtohet zgjedhësve tanë, mbi çështjet e zonave tona zgjedhore, diskutime që duhet të realizohen në çdo kohë.
Dua të jap atë realitet të trishtë e të zbehtë, një realitet që nga dita në ditë është akoma më I zymtë, realiteti i investimeve, i furnizimeve me energji elektrike dhe ujë në njësitë administrative në Bashkinë Vlorë.
Takimet me banorë të këtyre njësive, të cilat janë pjesë e Bashkisë Vlorë, janë skaneri I vërtetë se si operon pushteti vendor e qendror në këto zona. Ato janë tërësisht jashtë çdo vëmendje
institucionale, dhe kjo na bën të pohojmë me zë të fortë që Reforma Territoriale-Administrative e vitit 2014/2015, është reforma që ka persekutuar për më shumë se 1 dekadë këto zona, sepse Bashkia Vlorë dhe Bashkia Selenicë I ka anashkaluar në investime e shërbime.
Në njësitë administrative të Bashkisë Vlorë (Novosele, Qender, Orikum, Shushice), janë zona të lëna në harresë.
Është e trishtë që ende, në 2025 në këto njësi, në pothuajse çdo fshat përbërëse të tyre (Orikum,Radhimë, Bestrovë, Babicë e madhe/ e vogel, Hoshtime, Kanine, Kerkove, Narte, Sherishte, Panaja, Xhyherine, Zvernec, Novosele, Aliban, Bishan, Mifol, Poro, Dellenje, Delisuf, Trevllazer, Cerkovine, Skrofotine, Fitore, Akerni, Shushice, Bunavi, Beshisht, Grabian, Drithas, Mekat, Llakatund, Ceprat, Risili), ende mungon uji I pijshëm,
ujësjellësa të amortizuar e të dalë jashtë funksionit, ku dhjetra banorë të këtyre njësive ende e sigurojnë ujin e pijshëm me burime dytësore apo e marrin atë nga ato linja të amortizura , njëherë në dy ditë apo një orë në 24 orë.
Infrastruktura vazhdon të jetë në lëngatë, bashkangjitur shërbimeve të tjera urbane të cilat as që bëhet fjalë. Banorët e nderuar të këtyre zonave, të cilët janë dhe njerëz shumë punëtorë I përgjgijen nevojave të komunitetit me burime të tyre private, sepse shërbimet bashkiake aty kane qenë dhe janë “zero”.
Orikumi, Radhima, si zona ku dhe përqendrimi turistik eshte më I madh gjatë muajve te veres,por edhe fshatra tetjere, ende vuajne mungesen e energjise elektrike ne moment te caktuara, ku shkeputjet jane te perseritura per ore te tera.
-Banoret e Novoseles shprehen se nje problem tjeter madhor mbetet mosdhenia e titujve te pronesise per tokate tyre, ku shumicen e rasteve ata perndiqen dhe nga bindjet politike.
-Bujqësia, si sektori bazë i ekonomisë së njësive administrative, sidomos fshatrat e njësitë administrative Novoselë (Aliban, Bishan, Mifol, Poro, Dellenje, Delisuf, Trevllazer, Cerkovine, Skrofotine, Fitore, Akerni) nuk kanënjohur asnjë mbështetje këto 12 vite. Mungesa e ujit të pijshëm në të gjitha fshatrat e njësisë administrative Novoselë, mos pastrimi i kanaleve kulluese, mungesa e kanaleve vaditëse, subvencionimi selektiv, mungesa e rrugëve dytësore që lidhin parcelat bujqësore, amortizini irrjetit të ujësjellësit, çmimi i lartë i naftës për fermerët, taksat e larta kanë bërë që të goditet ekonomia bazë e çdo familje të këtyre zonave, të cilat janë të
lidhura pazgjidhshmërisht me bujqësinë e blegtorinë.
-Disa banore te fshatit Akerni kane ngritur shqetesimin se 50 familje (ne afersi te zones ku po ndertohet airporti) kane mungese te energjise elektrike dhe furnizimit me uje, problem ky qe vazhdon prej shume vitesh. Ata shprehen se asnje institucion nuk u jep zgjidhje, edhe pse kerkesate tyre I kane percjelle zyrtarisht prane ketyreinstitucioneve qysh prej muajit tetor.
-Edhe banoret e Panajse theksojne se per dekada, ceshtja e ujit te pijshem dhe furnizimit me uje ka qene problem paresor I gjithe zones, ku banoret e sigurojne furnizimin me puse ose shume here duke e blere ate.
-Banorë të Kaninës, Babicës së Madhe e të Vogël, ende nuk kanë marrë dëmshpërblimet përkatëse nga kalimi I
Bypassit në tokat e banorëve të kësaj zone.

  • Pronën e Andon Mëhillit kullotën e Llogarasë e kthyer nga Agjensi e Pronave me vendim nr kadastral 28681 në fshatin Palasë dhe me vendim hipotekor 376 te dt 28 . 08. 2007 ju nuk ja lini pronarit po ja merrni me VKM dhe ua jepni oligarkëve të kryeministrit dhe kusarëve të tij, siç i quan vlonjati trim e kurajoz Paskal Nesturi.
    -Në këto njësi administrative ka shkolla 9-veçare e gjimnaze të mbyllura në pothujase cdo njësi administrative, ndërsa ato pak qe kanë rezistuar të jenë hapur e zhvillojnë mësimin në klasa kolektive.
    -Ne do ndërtojmë/ përpilojmë dhe një program të veçantë, në rakordim me programin qendror të Partisë Demokratike, për të gjitha Bashkitë e Qarkut Vlorë, ku çdo problem do jetë në fokus.
    -Banorët e fshatrave të Lumit të Vlorës, fshatrave rreth Kuçit përsëri janë ngritur në
    protestë për ujin, duke larguar mjetet e firmës që do të grabisi ujin e lumit Shushicë, do të marri ujin nga Buronjat e Kuçit për t’ua përcjellë oligarkëve në Dhërmi dhe Palasë, të njëjtën gjë që doni të bëni në Tragjas dhe më gjerë.
    Ne, si Parti Demokratike dhe unë personalisht si deputet i Vlorës jemi në mbrojtje të së drejtës së këtyre banorëve për ruajtjen e ujit, mbështetur në të gjitha normat e së drejtës kombëtare dhe asaj ndërkombëtare.

13.03.2025, në Kuvend

Fjala-mirënjohje në Kuvend kushtuar dy personaliteteve të qytetit të Vlorës, Prof.Dr.Bardhosh Gaçe, për botimin “Fjalori Enciklopedik i Vlorës”, dhe studiuesit të historisë së nacionalizmit shqiptar z.Enver Memishaj Lepenica, për botimin-studim monografik kushtuar Avokatit Skënder Muço:

Fjala-mirënjohje në Kuvend kushtuar dy personaliteteve të qytetit të Vlorës, Prof.Dr.Bardhosh Gaçe, për botimin “Fjalori Enciklopedik i Vlorës”, dhe studiuesit të historisë së nacionalizmit shqiptar z.Enver Memishaj Lepenica, për botimin-studim monografik kushtuar Avokatit Skënder Muço:

Në këtë seancë të fundit të këtij Kuvendi, unë dëshiroj të përcjellë një mirënjohje të veçantë për dy personalitete, studiues të historisë së qytetit të Vlorës dhe jo vetëm, me dy botime të tyre të vitit 2024, të cilat janë nga botimet më të mira të përcjella në Qarkun e Vlorës.
Prof.Dr.Bardhosh Gaçe dhe Studiuesi i apasionuar i historisë Enver Memishaj, shënuan emrin e tyre në kulturën kombëtare të Shqipërisë.
Profesor Bardhosh Gaçe përfundoi një punë voluminoze të nisur në vitin 1987, duke hartuar “Fjalorin Enciklopedik të Vlorës”.
Fjalori Enciklopedik i Vlorës, një material poliedrik, kuptohet siç është natyra e fjalorëve të tillë, me 1100 faqe është një pasqyrë e gjallë, e plotë e traditës kulturore, zakonore historike të Vlorës, duke e paraqitur kurdoherë këtë visar të Vlorës si pjesë përbërëse të kulturës, historisë së gjithë popullit shqiptar.
Në këtë Enciklopedi përshkruhet jeta materiale e shpirtërore e banorëve qysh nga kohët e lashta deri në ditët e sotme.
Lënda e këtij Fjalori Enciklopedik për Vlorën është parë në reflektim të thellë të ngjarjeve politike, historike e shoqërore të Vlorës, ngjarje në të cilat Vlora ka vënë vulën e vetë në histori, duke pasur si kriter pasqyrimin me fakte dhe paanësi të së
vërtetës, fenomeneve dhe proceseve të jetës dhe luftës për liri dhe pavarësi.
Në mjaft nga këto zërat e Enciklopedisë jepen gjurmët e vendbanimeve, lashtësia e qytetërimi në bashkësitë ilire të kësaj treve. U shtohen këtyre zërave edhe ato zëra që përshkrojnë pasuritë minerale e natyrore, monumentet kulturore e historike, aspektet më të rëndësishme për fatet historike e shoqërore, jetesa tradicionale, bota e pasur shpirtërore e artistike zhvilluar në Vlorë, zhvillimet ekonomike e sociale, organizimi shoqëror e shtetëror ndër vite, si dhe përpjekjet për arsimin shqip, zhvillimet në muzik e letërsi, arte kulturë, sporte, objektet e arkitekturës, botime të ndryshme, partitë politike, etj.
Mjaft zëra për zhvillimet ekonomike, ato të zejtarisë, të industrisë, bujqësisë, blegtorisë, etj.
Enciklopedia ka një karakter e informacion
mjaft të gjerë, të dhëna dhe statistika, nxjerrë nga arkivat e Ankarasë, të Stambollit, Napolit, Venedikut, Romës, Londrës, Vjenës, si dhe botime të vendit tonë dhe ato të huaja. Arkivat në këto vende, në të cilat studiuesi, Profesori i mirënjohur Bardhosh Gaçe ka qëmtuar si një bletë punëtore, punëtor i palodhur i mendjes, duke plotësuar një porosi që ish-Kryetari i Akademisë së Shkencave Profesor Aleks Buda përcolli në vitin 1987 kur u përcoll në Shqipëri “Fjalori Enciklopedik Shqiptar”, Profesori Aleks Buda kërkoi që fjalorë të tillë enciklopedikë të përcillen për të gjitha qytetet e Shqipërisë, për Korçën, Shkodrën, Vlorën, Tropojën, Durrësin, dhe më gjerë.
Në këtë mënyrë, Profesor Gaçe realizon një detyrë të madhe qytetare, detyrë kulturore dhe historike për rrethin e Vlorës.

17 mars 2025 në Kuvend

Mësuesit e artë të Vlorës, përhapësit e dritës!

Mësuesit e artë të Vlorës, përhapësit e dritës!

Çdo vit, në prag të pranverës në kalendarin tonë zyrtar vjen e mirëpritur dita e 7 Marsit, Festa jonë e Mësuesit e simbolit më madhështor të përparimit, të qytetërimit perëndimor shqiptar. Mësuesit janë modeli dhe frymëzimi ynë, madje të kesh një mësues model është si të kesh një busull orientuese pranë, që të ndihmon sa herë ti je konfuz për drejtimin që do të marrësh apo për hapat që do të hedhësh. Mirënjohje pafund çdo mësuesi që është kthyer në prind të dytë për breza të tërë nxënësish! Askush nga ne s’do ishim këta që jemi sot, pa përkushtimin dhe sakrificat e tyre. Shoqëria jonë u ka një borxh të madh brezave të tërë të mësuesve. Unë e kuptoj dhimbjen, që shoqëron këto fjalë kur i krahason aktualisht me situatën e sotme të mësuesve.
Në fakt, mësues të tillë, me të cilët, kur hynin në klasë hynte figurativisht edhe dielli i kulturës, ka patur vazhdimisht në Shqipëri, që nga fillimet e arsimit shqiptar e deri sot. Madje, po të zhbirosh, ata mund të jenë në një numër shumë të madh, me të cilin bëhet një enciklopedi. Por këtu do flas për disa prej atyre që i dhanë emër qytetit të Vlorës në historinë më të re të gjysmës së dytë të shekullit XX e më pas në dekadat e para të shekullit tonë, ndonëse sot janë në kohë të tjera. Është fjala për intelektualë model të institucioneve më të mëdha të arsimit brenda rrethit të Vlorës, si gjimnazi “Ali Demi”, gjimnazi “Halim Xhelo”, etj, që ndoshta gëzonin atëherë një nderim moral më të lartë se autoritetet zyrtare në qytet. Aq më tepër qenë ata mësues, që, qoftë me shkollime të mira e qoftë me aftësi të lindura si autodidaktë, ishin në pararojë të inteligjencës së qyteteve më me rëndësi të vendit.
Në mungesë të plotë të literaturës shkollore e librore, të radiove e bibliotekave të pakta, të televizorëve ende të pamasivizuar e, mbi gjithçka, me analfabetizmin që po zbriste ngadalë drejt 50%, këta mësues në ato vite të errëta u bënë fanarë kulture të qyteteve. Në mes të mangësive ekonomike, që shoqëronin jetën e çdo njeriu, ata i dhanë shoqërisë shqiptare një ushqim intelektual me cilësi. Edhe për kaq, këta “punëtorë elitarë të dijes” së shëndoshë, mësuesit e artë të Vlorës, Xhevdet Kofina, Harrilla Kuçuli, Konstandin Baltadori, Kristaq Suli, Nestor Nepravishta, Ibrahim Zejno, Abedin Elmazi,Vasil Mino, Shaban Demiraj meritojnë mirënjohjen tonë të përjetshme.
1- Në mbarim të Luftës së Dytë Botërore në Vlorë do të emërohej si mësues matematike një burrë ende i ri në moshë, që pati punuar si i tillë në disa rrethe të Shqipërisë. Ai quhej Xhevdet Kofina e shumë shpejt do të bëhej i famshëm me mësimdhënien e tij të shkëlqyer në të dy shkollat ku ai punoi, në gjimnazin “Ali Demi” e më pas në Shkollën e Mesme Pedagogjike. Shpjegimi i tij fantastik, që i bënte nocionet e larta të matematikës të kuptueshme për çdo nxënës, tërhoqi vëmendjen, duke e bërë një mësues metodist që e ftonin kudo në Shqipëri. Në gjithë seminaret metodike të përvitshme të Ministrisë së Arsimit ai do ishte përherë “violina” e parë e mësuesve të shpallur nga ajo si metodistët e dalluar të Shqipërisë. Ky virtuoz i matematikës, nga i cili dolën në 20 vjet me mijëra nxënës, ka qenë dhe një humanist i madh, i cili i trajtoi nxënësit e nxënëset e tij si fëmijët biologjikë. Ky gjeni i lëndës qe në gjendje që të zgjidhte dhe ushtrimet e rënda, duke qenë gjithashtu i aftë që të llogariste përmendësh veprime të matematikës nga më të vështirat. I lindur në Fterrë të Sarandës me një vëlla që ka qenë edhe ai një mësues shembullor i qytetit tonë, vdekja e tij do qe e ngjashme me misionin fisnik që i pati vënë vetes. Ai vdiq në detyrë pas një ore mësimi e varrimi i tij do qe një ceremoni e jashtëzakonshme në qytetin tonë. Një popull i tërë e përcolli atë si një emblemë e heronjve të arsimit.
2- Mësuesi i dytë, për të cilin do flas lindi në Dhërmi të Himarës e ai është mësuesi Harilla Kuçuli. Pas disa vitesh studimi në Itali në një institut pedagogjik, ai kthehet në vendlindje si mësues për t’u transferuar pas pak kohe në Vlorë në një shkollë unike e më pas që në disa shkolla të mesme. Ka punuar si mësues letërsie për disa dekada te gjimnazi “Ali Demi” e Shkolla e Mesme Pedagogjike. Ai është dhe drejtori i parë në vitin 1947 i tempullit të arsimit vlonjat, gjimnazit “Ali Demi”. Kur ai shpjegonte letërsi, fjalët e tij tingëllonin si muzikë e shkrimtarët bëheshin si të afërm për nxënësit. Rrallë ndonjë mësues si ai kishte dhuntinë për të zbërthyer edhe figurat më të vështira të letërsisë në imazhe të afërta për mendjet e atyre që dëgjonin për herë të parë për letërsinë botërore të çdo kohe. Edhe ky ka qenë model i mësuesit metodist, jo vetëm në Vlorë, por edhe në shumë qytete, ku atë e ftonin.
Por kontributi i tij do njihte kulmin kur ishte në Shkollën Pedagogjike. Është merita e tij e dorës së parë kur nxënësit e tij pedagogjikas u bënë model për mësimin cilësor. Te ai s’ndahej prestigji si mësues elitar nga ai që njihej si njeri me dinjitet moral të jashtëzakonshëm. Harilla Kuçuli ka qenë shembull i virtytshëm jo vetëm në profesion, po dhe si qytetar i rangut të lartë. Ai jo vetëm u dha gjithë bagazhin e vet metodologjik nxënësve të tij, po dhe u rrinte afër në hallet e tyre. Është mësuesi i parë i letërsisë në Vlorë që krijoi rrethet e letërsisë, nga të cilat nisën të dilnin edhe shkrimtarët e parë të qytetit tonë. Ndonëse i parë me dyshim politik, ai vdiq i nderuar nga mijëra njerëz që e deshën me gjithë shpirt.
3- Një mësues tjetër që la gjurmë të ndritura për disa dekada në Vlorë është dhe Konstandin Baltadori. Ai lindi në fillim të shekullit XX në Korçë në një familje patriotike me prejardhje nga qyteti i Manastirit. I formuar në Liceun e Korçës, pas diplomimit studion në Francë për shkencën e historisë universale. Fillimisht punoi në gjimnazin e Tiranës e më vonë pas vitit 1944 u emërua në gjimnazin “Ali Demi”. Gjatë dy dekadave që dha mësim shkëlqeu për dituri enciklopedike e për talentin origjinal pedagogjik. Historia e Shqipërisë në gojën e tij kthehej në një imazh të adhuruar kur ai ligjëronte në orën e mësimit. Njëherësh, dinte të komunikonte qetë me kolegët e gjithë nxënësit.
Me njohje brilante të disa gjuhëve, ai e pasuronte përherë mësimin me detaje të panumërta historike. Për një periudhe të shkurtër ai u aktivizua edhe me grupe pune, që në atë kohë po hidhnin bazat për ngritjen e pasurimin e muzeumeve të reja që po ndërtoheshin në Vlorë. Ishte ndoshta mësuesi më korrekt në kryerjen e detyrave shkollore, që bashkë me arsenalin e kulturës bënin tipin e një mësuesi të rrallë. U pa me ftohtësi nga regjimi qoftë si intelektual me edukim borgjez, qoftë edhe për indiferencën që shfaqte ndaj frymës ideologjike. Për ata nxënës, që mësuan prej tij, ai do mbetet i skalitur si edukatori i artë i disa brezave.
4- Po aq i gdhendur do të mbetet në historinë e inteligjencës së Vlorës dhe mësuesi Kristaq Suli. Ai lindi në vitin 1929 në familjen e një personi të njohur, si Spiro Suli. Pasi mbaroi studimet për gjuhë e letërsi ruse në Tiranë në vitin 1950, punoi në gjimnazin e Gjirokastrës, më pas në gjimnazin “Ali Demi” dhe e mbylli karrierën në gjimnazin “Halim Xhelo”. Kristaq Suli është një themelues i mësimdhënies së gjuhës ruse në shkollat e mesme të qytetit tonë. Ai ka qenë ndër mësuesit më të shquar të rusishtes në Shqipëri, i vlerësuar si i tillë qysh në vitet ’50, kur u bë autor i disa teksteve për shkollat e mesme të vendit. Në qytetin tonë ishte i njohur, sidomos për mësimin e shkëlqyer. Nxënësit e tij kujtojnë mjaft herë se ai e zhvillonte orën e mësimit tërësisht në gjuhën ruse, duke i nxitur edhe ata të vepronin po kështu. Ndërkohë pjesët e vështira gramatikore i alternonte me autorët viganë rusë, që shpesh i recitonte përmendësh. Në ambientin e kolektivave ku ai punoi, kujtohet si njeri i kulturuar, arsenali i dijeve të të cilit ishte me literaturë filologjike të shumëfishtë. Gjatë dy dekadave që atij iu dha mundësia për të kontribuar në arsimin e mesëm të qytetit, ai arriti të çmohet maksimalisht nga të gjithë ata që patën fatin ta kishin atë mësues.
5- Një tjetër emër unikal në arsimin vlonjat ka qenë edhe mësuesi i shkëlqyer, Nestor Nepravishta. I lindur në 1931 në Tiranë, si bir i kryetarit të bashkisë së saj në vitet ’30, Abedin Nepravishta, ndonëse në vitin 1949 u vlerësua nga specialistë rusë si njohës i shkëlqyer i 5 gjuhëve të huaja kur ende nuk i kishte mbushur 18 vjeç, pas mbarimit të gjimnazit, për shkak të burgosjes së babait të tij, nuk iu dha e drejta e universitetit. Pas gjimnazit filloi punë si mësues në Fier. Pas qëndrimit 10 vjeçar në Shkollën e Mesme Bujqësore e në gjimnazin “Janaq Kilica” në Fier, do të jetonte e punonte për 36 vjet në Vlorë, ku u bë bir në shpirt i saj. Në gjithë shkollat ku punoi në Vlorë, si mësues i gjuhëve angleze, frënge dhe ruse në gjimnazin “Ali Demi” për 12 vjet, si mësues i gjuhës frënge në shkollat “Lef Sallata”, Babicë e “8 Nëntori” për 16 vjet, si mësues i gjuhës së sapofutur italiane në gjimnazin “Ali Demi” për katër vjet pas daljes në pension (1986-1990) e qoftë gjatë qëndrimit 4 vjeçar si mësues i gjuhës së sapofutur gjermane në Shkollën Industriale përsëri pas pensionit (1990-1994) shkëlqeu si mësues themelues e i fuqishëm i gjuhëve ruse, angleze, gjermane, frënge e italiane në Fier e Vlorë.
Në vitet ’50- ’60 për një dekadë u vlerësua nga Ministria e Arsimit si mësuesi më i mirë i Shqipërisë për mësimin e gjuhëve të huaja. Nestor Nepravishta është autori i vetëm i Fjalorit të parë në historinë e Shqipërisë Anglisht-Shqip (1966) e i 2 teksteve të para në historinë e Shqipërisë me autorë shqiptarë të gjuhës frënge për gjimnazet, ndonëse në të dy rastet iu mohua e drejta për t’i botuar emrin për shkak të “biografisë së keqe”! Fjalori i vitit 1966 mbeti Fjalori i vetëm Anglisht-Shqip që për 40 vjet e me 40 ribotime u mësoi mbarë shqiptarëve këtu e jashtë gjuhën më të njohur sot në botë. Zotërimi i 15 gjuhëve të huaja e bëjnë Nestor Nepravishtën, ndoshta poliglotin më të madh të Shqipërisë.
6- Një tjetër yll plejade i mësuesve të shkëlqyer të Vlorës që dhanë gjithçka, është dhe Ibrahim Zejno. I lindur në Delvinë në vitin 1934 në një nga familjet më me kulturë të gjithë zonës Sarandë-Delvinë, pasi kreu studimet me medalje të artë për matematikë në 1956, u emërua po atë vit si pedagog i Katedrës së Matematikës në Fakultetin e Shkencave në Tiranë. Gjatë qëndrimit të tij gjashtëvjeçar në vitet 1956-1962 si pedagog aty, Ibrahim Zejno bashkë me Kristian Bukuroshin, drejtorin e ardhshëm të Qendrës së Informatikës sonë, u bënë autorët e vetëm të tekstit të parë të matematikës me autorë shqiptarë për gjithë universitetin. Ndonëse i rënduar nga biografia e familjes së tij, dyfish e persekutuar, ai, me gjeninë e matematicienit u imponua si mësues i përhershëm legjendar i gjimnazit “Ali Demi”. Ky mjeshtër i mësimit të algjebrës, jo vetëm u aktivizua si hartues provimeve të Maturës, por ishte mësuesi që zgjidhte i pari në Vlorë çdo problem të Maturës Shtetërore, sapo ato mbërrinin. Nga mësimet e tij u përgatit për gati gjysmë shekulli shumica e inteligjencës teknike të qytetit tonë. Mënyra me të cilën ai përpiqej që t’u nguliste matematikën në klasë qe e përsosur deri në perfeksion. Ashtu si mbetet përherë në kujtesë rreptësia, por edhe drejtësia e tij në vlerësim. U largua nga jeta në vitin 2016 duke lënë emrin e tij në panteonin e arsimit vlonjat.
7- Pedagogu Abedin Elmazi i përket një brezi tjetër të mësuesve të matematikës, të cilët dolën në skenë e u afirmuan në vitet ’70-’80. Ai lindi në Filat të krahinës së Çamërisë në vitin e largët 1940. I ardhur në Vlorë qysh në moshën 5-vjeçare, ai u rrit mes dy trashëgimive. Qysh në bankat e gjimnazit ai do shfaqej me talent në matematikë, ç’ka do t’i mundësonte që ndryshe nga të tjerë të studionte për këtë lëndë. Në Fakultetin e Shkencave ai do tregonte këmbëngulje stoike, tipar i racës së tij luftarake, për të dalë me të gjitha notat 10. Pasi u emërua në Vlorë, ai arriti kulmin e veprimtarisë si mësues kur punoi si pedagog në Filialin e Universitetit të Tiranës në Vlorë, ku i dha një impuls mjaft dinamik përgatitjes së një mase shumë të madhe studentësh. Edhe në shkollat e mesme ku punoi më pas ai u afirmua si një mësues me elokuence i lëndës që jepte. Si deputet i Vlorës (1991- 1992), kontribuoi thellësisht në krijimin e Universitetit të Vlorës, “Ismail Qemali”. Është ndoshta mësuesi i parë i Vlorës në matematikë që mori gradën “Doktor i Shkencave”. Ikja e tij në vitin 2019 qe si fikja e një ylli, që ende rrezaton e lëshon dritë te ne.
8- Ndoshta u zgjata me mësuesit e matematikës së qytetit tonë, por nuk mund të lë pa përmendur mësuesin tim, pedagogun Vasil Mino. Një tjetër mësues,”magjistar” i matematikës deri në sofistikim, profesor virtuoz, pedagog themelues i matematikës në Universitetin e Vlorës, ku punoi për mbi 10 vjet, ndërkohë më parë ushtroi misionin e mësuesit në shkollën Industriale të qytetit tonë. Profesor Vasil Mino lindi në 1/03/1947 në Vlorë në një familje me origjinë që i përket atij mozaiku të gjerë të familjeve nga treva të ndryshme Shqipërisë së Jugut, të cilat u vendosën në Vlorë në dekadat e para pas Pavarësisë e kontribuuan në përsosjen e qytetit. I diplomuar shkëlqyer në degën e matematikës speciale, profesor Vasili bëri një emër dinjitoz me shpjegimin e tij impresionues magnetizonte nxënësit në Shkollën Industriale. Rigoroz në vlerësim në një hark të shkurtër kohor fitoi një respekt të pakontestueshëm për dijet e tij. Kujtimi që kanë sot për të të gjithë ata që patën fatin të lumturoheshin nga shpjegimi i tij i të gjithë atyre që kaluan nga ajo shkollë është një admirim gati mistik. Edhe tani kur flas jam i bindur që shpirti i tij endet nëpër ato klasa. Por meritë edhe më madhështore ai ka si një pedagog themelues i universitetit të ri të qytetit tonë.
Profesor Vasil Mino vuri potencial intelekti si mësues i një lënde primare aty, në rritjen e këtij institucioni të lartë që ishte një tjetër stad zhvillimi për arsimin e Vlorës. Janë të panumërt edhe ata studentë, të cilët patë fatin të merrnin dije nga dija e tij, kulturë nga kultura e tij. Patjetër auditoret ku ai qëndisi formulat e bukura të matematikës e ndjejnë mungesën e mjeshtrit. Por fati jo përherë është me njeriun e në vitin 2014 ai ndërroi jetë duke na lënë një boshllëk që nuk mbushet kurrë e një dashuri që nuk shteron kurrë. Në këtë portretizim kronologjik të disa prej mësuesve të shkëlqyer të historisë së re të qytetit tonë, nuk mund të rri pa skicuar edhe një mësues të lindur e rritur në Vlorë, por që karrierën e zhvilloi në Tiranë, duke zënë një vend të ndritur në panteonin e shkencës dhe arsimit shqiptar. Ia vlen t’i shprehim konsideratën më të thellë, sepse edhe pse nuk punoi në Vlorë ai mbetet një yll për arsimin tonë dhe padiskutim ishte një udhërrëfyes për mënyrën se si duhet të jenë të formuar arsimtarët tanë.
9- Është fjala për Akademik, Profesor Doktor Shaban Demiraj, gjuhëtari më i famshëm shqiptar pas Eqrem Çabej, Kryetar i Akademisë së Shkencave e për 50 vjet një nga pedagogët brilantë të Universitetit të Tiranës. Nisi studimet për Gjuhësi në kryeqytetin e Italisë, por për shkak të Luftës së Dytë Botërore i përfundoi në Tiranë. Fillimisht punoi në disa gjimnaze (Gjirokastër, Tiranë). Në vitin 1954 filloi punën si pedagog në Institutin e Lartë Pedagogjik dhe më pas në Katedrën e Gjuhës Shqipe në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë të Universitetit të Tiranës, ku shërbeu deri më 1990, kur doli në pension. Kështu, ai punon si mësues, profesor e shkencëtar mbi 60 vite, çka përbën në vetvete rekord të jashtëzakonshëm Kushdo që ishte student i tij e dha provimet me të, drithërohet kur kujton pasionin e leksionet e tij të mbushura me dije enciklopedike për gjuhën shqipe e historinë e saj.
Erudicioni i tij figurativisht ishte një simfoni informacioni, ku në rol të veglave të muzikës së gjuhës qenë historia, arkeologjia, folklori e shumë shkenca për të përfunduar me finalen e simfonisë: lashtësinë e gjuhës sonë. I përgatitur shkencërisht, me karakter të rreptë e kërkues në radhë të parë ndaj vetes e mandej edhe ndaj të tjerëve, studentë e kolegë, me ndershmëri të panjollë, gjithherë i njerëzishëm. Profesor Shaban Demiraj ka qenë dhe mbetet shembull për ish-studentët dhe kolegët e tij: i drejtë, kërkues, nxitës i përhershëm, duke dhënë vetë shembullin personal, duke u bërë për ne shëmbëlltyra e pedagogut dhe shkencëtarit të pasionuar. Edhe takti i tij pedagogjik njihte një durim deri në përkryerje kur u përgjigjej pyetjeve të studentëve. Profesor Shaban Demiraj i përket yllnajës më të lartë të albanistëve dhe albanologëve të të gjitha kohërave.
Jeta dhe vepra e vet flet për dashuri ndaj gjuhës shqipe, ndaj gjuhëve, madje ndaj gjuhës vetë, për pasion, durim e këmbëngulje shembullore në rrugën e kërkuesit, të shkencëtarit të palodhur. Për 50 vjet profesor Shaban Demiraj u dha me dhjetëra mijëra studentëve në lëndët bazë të gramatikës shqipe, shkroi tekste kyçe të gjuhës sonë e botoi kryevepra të gjuhësisë, si libri “Gramatika historike e shqipes”, duke u bërë për Vlorën një nga bijtë më të njohur në botë. Për qytetin tonë ai duhet të jetë monument i përjetshëm krenarie. Në historinë tonë të re mësuesit që lanë gjurmë të pashlyeshme janë me qindra dhe qindra të tillë.
Për arsye kohe u përqendrova te portretet e mësuesve që nuk janë më. Ky masiv njerëzor që arsimoi një qytet të tërë për gjysmë shekulli, që nga fundi i Luftës II Botërore, është një himn i mrekullueshëm i mirënjohjes së pakufishme, sepse edukoi gjenerata të tëra të Vlorës, e cila në vetvete simbolizonte dhe simbolizon një nga qytetet me të ndritura të Shqipërisë moderne. Me dhjetëra e dhjetëra nxënës të tyre më pas u bënë personalitete të politikës, kulturës e shkencës, me mijëra e mijëra prej atyre më pas u transferuan në Tiranë e kudo në detyra, poste dhe në çdo punë, por në themelin e këtij uragani njerëzor vlonjat që zotëroi vendin është edhe mundi i mësuesve që u dhanë pasaportat e shkollimit. Por mësuesit, të cilët përmenda më sipër janë shumë pak në krahasim me atë plejadë mësuesish model të qytetit tonë.
Me dhjetëra mësues, model frymëzimi, të cilët i vlerësoj e do t’i vlerësoj, jo vetëm unë, por një qytet i tërë, breza të tërë vlonjatësh. Nuk mund të le pa përmendur mësuesit e mi, përpara të cilëve fjalët humbasin e varfërohen: Balil Resuli, Piro Mone, Luan Duka, Zhaneta Nova, Beirie Lulaj, Tefta Hajno, Aneta Bollano, Kushulla Karalliu, Fejzie Osmani, Njazi Azizi, Petrit Meminaj, Fatmir Gjebrea, Frosina Papa, Arshi Sula, Vllasi Guberaj. Duke e mbyllur, dua t’iu kujtoj të gjithëve se dhjetëra mësues vlonjatë trupëzuan një zinxhir brezash, që sollën edhe kontribute të posaçme në arsimin vlonjat.
Mirënjohje për mësuesit: Ibrahim Vasjari, Gëzim Zilja, Tahsim Likaj, Besnik Deromemaj, Harallamb Papakroni, Halo Sinani, Teuta Resuli, Bedri Shaska, Tefta Agalliu, Petrit Osmani, Dashamir Ramosaço, Ebeet Xhyheri, Muhamet Haxhiu, Astrit Isaraj, Masar Sinoimeri, Milto Shuka, Engjëll Saliu, Hatika Luçi, Konstanca Sinoimeri, Zhaneta Dodi, Petraq Dodi, Ali Belshi, Tefta Mërkuri, Aqif Sulo, Lubjana Pema, Diana Pavli, Evanthi Adhami, Teuta Zilja, Xhorxhi Skrame, Eli Skrame, Ruzhdi Zoto, Lefteri Zilja, Violeta Rusha, Spiro Billa, Shyqyri Kasemi, Zenel Zeneli, Nasip Xhelili, Pranvera Xhelili, Zili Azizaj, Niko Dumani, Spiro Caushi, Piro Stefa, Miliano Stefa, Marie Pici, Jolanda Panajoti, Dafina Brokaj, Luljeta Braka, Hixhlal Xhyheri, Shpëtim Xhyheri, Dajlan Luzaj, Shyqyri Zeneli, Myrvete Zeneli, Resul Mahmuti, Engjëll Hasimi, Abdurrahman Meçe, Vaso Pata, e dhjetëra e dhjetëra mësues të tjerë.
Këta mësues që patën një mision të nderuar në iluminimin e qytetit tonë heroik dhe inteligjent kishin origjinë e përkatësi të ndryshme, nga Labëria, Gjirokastra, Libohova, Çamëria, etj. Por që të gjithë kishin një ëndërr, që vinte nga historia e lashtë e Vlorës: “T’i shtojmë këtij qyteti me bukuri natyrore magjepsëse edhe njerëz të pajisur me kulturë po aq magjepsëse”. Ata e nisën me sukses realizimin e ëndrrës dhe dhanë sa mundën nga shpirti, dija, kultura e tyre! Qoftë dhe për këtë do mbeten të pavdekshëm në kujtesën e Vlorës! Uroj që arsimi ynë të mishërojë atë vokacion, të mishërojë ato vlera dhe të përmbushë atë ëndërr e përkushtim të mësuesve tanë të shkëlqyer. Një arsim që nuk është thjesht një shkollë, por, siç mëson mësuesit tanë të nderuar, duhet të jetë një shkollë e shkollave, që formon intelektualë, por që në të njëjtën kohë edukon qytetarë të mirë. Gëzuar 7 Marsin!

Botuar në Gazeta Sot më 07.03.2025

Domosdoshmëria e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Të mundësojmë votimin e emigrantëve!

Domosdoshmëria e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Të mundësojmë votimin e emigrantëve!

Projektligji i Partisë Demokratike ‘Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr. 10 019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, për mundësimin e votimit të emigrantëve me karta identiteti shqiptare të skaduara, si dhe me pasaportë ose letërnjoftim apo kartë identiteti biometrik, brenda afatit të vlefshmërisë, të lëshuar nga vendet e Bashkimit Europian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe çdo vend tjetër, si dispozitë kalimtare, është ligjor dhe efektiv.
Ai synon të ofrojë lehtësitë maksimale ndaj të gjithë shtetasve shqiptarë, kudo që ata ndodhen brenda dhe jashtë vendit, për të ushtruar të drejtën e tyre kushtetuese dhe legjitime për të votuar në zgjedhjet e përgjithshme të 11 Majit 2025.
I. Karta e skaduar e identitetit nuk duhet të shbëjë të drejtën për votim!
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë parashikon rregullin, sipas të cilit, e drejta e votës i njihet çdo shtetasi shqiptar që ka mbushur moshën 18 vjeç. Neni 19 i Kushtetutës përcakton se “Kushdo që lind duke pasur qoftë edhe njerin prej prindërve me shtetësi shqiptare, e fiton vetiu shtetësinë shqiptare. Shtetësia shqiptare fitohet edhe për shkaqe të tjera të parashikuara me ligj.” dhe se “Shtetasi shqiptar nuk mund ta humbasë shtetësinë, veçse kur ai heq dorë prej saj.”.
Neni 18 i Kushtetutës parashikon barazinë para ligjit për shtetasit dhe ndalon diskriminimin. Kushtetuta nuk parashikon si kusht pasjen e një dokumenti identifikimi të vlefshëm, mungesa e të cilit të bëjë nul të drejtën universale të votës.
Për sa kohë një shtetas shqiptar provon identitetin e tij në një formë të besueshme, ai/ajo ka të drejtë të ushtrojë të drejtën e votës. Kodi Zgjedhor madje lejon një zgjedhës të votojë edhe pa qenë në listën e zgjedhësve, sa kohë që një gjykatë vendos ta lejojë të votojë. Pra, lista e zgjedhësve apo dokumenti i identifikimit janë instrumenta që shërbejnë për të siguruar të drejtën e votës, dhe jo për ta zhbërë atë!
Nga ana tjetër, nëse analizojmë me kujdes Raportin Përfundimtar të OSBE-ODIHR për monitorimin e zgjedhjeve të fundit vendore të 14 Majit 2023, nga ky raport i OSBE konstatohet se në 2023 ishin të paktën 271,000 zgjedhës me karta identiteti të skaduara.
Por nga viti 2023 e deri tani, situata është përkeqësuar ndjeshëm. Raporti paraprak i NAM (Needs Assessment Mission) i OSBE-ODIHR, për zgjedhjet e përgjithshme të 11 Majit 2025, raport i cili mban datat 3 dhe 6 dhjetor 2024, evidenton rreth 600.000 mijë zgjedhës me karta identiteti të skaduara, e dhënë kjo e konfirmar publikisht edhe nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.
Ky shqetësim përfshin shtetasit shqiptarë me banim brenda dhe jashtë vendit, por sidomos ata jashtë vendit, të cilët mund ta kenë më të vështirë sesa shtetasit brenda vendit, për të rinovuar dokumentat e identifikimit. Rrjedhimisht, e gjithë kjo kategori zgjedhësish rrezikon seriozisht të mos jetë në gjendje të votojë në 11 maj 2025, nëse nuk amendohet Kodi Zgjedhor.
II. Dokumenti biometrik i vendit ku votojnë duhet të mundësojë votimin e emigrantëve.
Gjithashtu, numri i zgjedhësve që nuk kanë asnjë dokument biometrik/elektronik (pasaportë apo kartë identiteti/letërnjoftim), sepse janë larguar nga Shqipëria para fillimit të pajisjes me to, duke nisur nga janari i vitit 2009, apo që kanë lindur jashtë territorit të Republikës, por që kanë fituar të drejtën e votës, është i lartë.
Që nga fillimi i regjistrimeve më 11 janar 2025 në platformën e KQZ-së për shtetasit që votojnë nga jashtë, numri i këtyre shtetasve që ankohen për pamundësi regjistrimi është shumë i lartë.
Këta shtetas kanë një dokument biometrik të vendit ku jetojnë, me të cilin mund të kalojnë kufirin shtetëror, duke u identifikuar nëpërmjet pajisjesh elektronike biometrike.
Dispozita aktuale e Kodit Zgjedhor që amendamenti i partisë Demokratike ndryshon, është miratuar në vitin 2008. Si e tillë, ajo nuk reflekton reformën e madhe të nisur në vitin 2020 dhe të përfunduar në vitin 2024 që lejoi që të votojë nga jashtë Republikës së Shqipërisë çdo shtetas që në ditën e votimit gjendet jashtë vendit dhe që regjistrohet rregullisht (pozicion ligjor i njohur botërisht me termin “Out of country voting-në shqip, votimi jashtë vendit”).
Si e tillë, kjo dispozitë nuk reflekton realitetin demografik të përshkruar më sipër, atë zgjedhor dhe ligjor në fuqi. Ajo përbën një pengesë diskriminuese që bën efektivisht nul të drejtën e fituar me ligj.
Në këtë kuptim, nëse nuk merren masat e duhura në kohë, për të lehtësuar regjistrimin dhe votimin e të gjithë shqiptarëve me banim jashtë vendit, sikurse mundëson amendamenti i propozuar nga PD, rrezikojmë të kemi një pjesëmarrje të ulët në votime, çka do të cënonte ndjeshëm jo vetëm besueshmërinë, por edhe legjitimitetin dhe kushtetutshmërinë e procesit të ardhshëm zgjedhor.
Ndaj, ky qëllim mund të arrihet vetëm duke hequr çdo pengesë ligjore për ushtrimin e të drejtës së votës edhe të atyre kategorive të zgjedhësve, të cilëve, (i) u ka skaduar leternjoftimi elektronik dhe pasaporta shqiptare, apo (ii) asaj kategorie të shqiptarëve në emigracion, që kanë shtetësinë dhe/ose rezidencën e përhershme në një vend të huaj, po që aktualisht rezultojnë se nuk disponojnë asnjë pasaportë apo letënjoftim elektronik të lëshuar nga Republika e Shqipërisë.
Me miratimin e këtij Projekligji të Partisë Demokratike dhe përfshirjen e dispozitës së tij në Kodin Zgjedhor, si dispozitë tranzitore, nuk do të ketë me pasiguri juridike lidhur me eventualitetin, nëse do të merret apo jo vendim nga Këshilli i Ministrave për zgjatjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit, për efekt të zgjedhjeve.
Kjo praktikë tashmë ka ndodhur në disa palë zgjedhje, mirëpo nuk u përtëri në disa zgjedhje të pjesshme, si në rastin e Bashkisë Himarë (zgjedhjet e Gushtit 2024), ku nga listat e zgjedhësve figuruan rreth 6 mijë zgjedhës pa dokument ID të vlefshëm.
Duke kryer rregullimet ligjore drejtpërdrejt në Kodin Zgjedhor, garantohet parashikueshmëria dhe sigurohet jo vetëm transparenca, por edhe siguria juridike për zgjedhësit, që e drejta e tyre e votës nuk do të varet nga diskrecioni politik i Këshillit të Ministrave.
Në këtë kontekst, ndryshimet ligjore të propozuara nga Partia Demokratike janë të domosdoshme për gjithpërfshirjen dhe garantimin e të drejtës së votës për të gjithë shtetasit shqiptarë, kudo ku ata ndodhen, dhe pavarësisht dokumentit të tyre të identifikimit që ata posedojnë, për zgjedhjet e vitit 2025, deri në parashikimin në mënyrë të përhershrne të rregullave përkatëse.
Një dispozitë e ngjashme është miratuar në Kodin Zgjedhor në vitin 2007, me kerkesë të opozitës, në atë kohë të Partisë Socialiste, pikërisht me qëllim garantimin e të drejtës së votës, në mungesë të dokumentave të identifikimit të Republikës së Shqipërisë, situatë kjo sot e vlefshme për qindra mijëra zgjedhës.

Edi Rama si Bashar al-Assad

Edi Rama si Bashar al-Assad

Në 9 dhjetor të vitit 2003, në OKB, 100 shtete, mes tyre edhe Shqipëria nënshkruan Konventën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit.
Sot, bilanci i vendit tonë në luftën kundër korrupsionit është sa i trishtë, aq edhe mjeran.
Renditemi ndër vendet më të korruptuara të Evropës!Cilësohemi sinarkoshtet .
Sekti Rama përfaqëson shtetin më të kapur në historinë e Shqipërisë, duke u mbështetur në tre shtylla:
a- në një rrjet marrëdhëniesh klienteliste,
b- në korrupsion endemik ,
c- në ligjet e bëra me porosi dhe gjyqësor të varur nga qeveria.
Në Shqipëri korrupsionin e gjejmë:
Korrupsion nëpërmjet Shtetit të kapur.
Ligjet e bëra me porosi legalizojnë kapjen e Shtetit, vendosja e rregullave që favorizojnë interesat private të beniaminëve të sektit, në dëm të interesit publik.

Grabitje e pasurive dhe fondeve publike, nëpërmjet alternimit të korrupsionit tradicional me hipotekimin e parasë së ardhshme të takspaguesve, në shërbim të detyrimeve nga PPP-të e nënshkruara me oligarkët.
Mungesa totale e transparencës, përgjegjësisë dhe llogaridhënies.
Pandëshkueshmëria!
Drejtësia e kapur!
Goditja e pronës dhe e fjalës së lirë!

Rrënjosja e korrupsionit në jetën e përditshmërinë shqiptare si pasojë e nxitjes së grupeve dhe individëve të caktuar për t’u pasuruar vazhdimisht përmes shpërdorimit të detyrës dhe posteve publike.
9 dhjetori i Ditës Botërore Kundër Korrupsionit është një moment i trishtë për shtetin shqiptar dhe qytetarët e tij sot, ngaqë sekti që i qeveris po shuan dhe godet zërat kritikë dhe kundër, sipas porosive të Liderit Global, që vazhdon prej 12 vitesh të shmangë llogaridhënien, përgjegjshmërinë dhe transparencën dhe që do të vazhdojë të grabisë pa mëshirë shqiptarët, duke mbajtur në këmbë një sistem korruptiv, që na mban vite larg Europës.
Sot ky shtet i korruptuar po denoncohet edhe nga partnerët ndërkombëtarë , jo vetëm nga opozita e Partisë Demokratike dhe segmente të tjera të shoqërisë shqiptare.
Për Ramën ka nisur numërimi mbrapsht ! Korrupsioni i sektit Rama po afron me fundin e turpshëm të tij, i njëjtë me të gjithë diktatorët nga E.Hoxha e R.Alia tek Sadam Hyseini e Bashar Al-Assadi !
Dhe Soros & Son nuk e shpëton dot!
Botuar në Gazeta Sot më 09.12.2024

Përfshirja e opozitës në diskutimet e projektbuxhetit: Domosdoshmëri për llogaridhënien dhe transparencën

Përfshirja e opozitës në diskutimet e projektbuxhetit: Domosdoshmëri për llogaridhënien dhe transparencën

Projektbuxheti i shtetit është një mekanizëm jetik që përcakton se si do të përdoren të ardhurat publike për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Në këtë kontekst, angazhimi i opozitës në debatet rreth projektbuxhetit nuk është vetëm një akt përfaqësimi, por një kontribut i domosdoshëm për të ofruar një perspektivë alternative dhe për të vënë në pah politikat qeveritare që kanë nevojë për përmirësim. Diskutimet mbi buxhetin duhet të shërbejnë si një platformë e hapur ku pozita dhe opozita përballen profesionalisht dhe politikisht. Megjithatë, është shqetësuese se aktualisht po shfaqen përpjekje të qarta për ta margjinalizuar rolin e opozitës, duke e zhvendosur dialogun nga një debat gjithëpërfshirës në një monolog të njëanshëm të udhëhequr nga një qeveri që ndjek vetëm interesat e saj politike. Përjashtimet e përsëritura prej 40 dhe 60 ditësh të opozitës janë tregues i qartë i kësaj prirjeje.

Për opozitën, përjashtimi nga ky proces i rëndësishëm nënkupton kufizimin e të drejtës për të ndikuar në vendimmarrje dhe për të përfaqësuar zërin e qytetarëve që kërkojnë transparencë dhe llogaridhënie. Roli i opozitës në procesin buxhetor përbën një nga parimet themelore të mirëqeverisjes, të njohura dhe të vlerësuara në çdo demokraci funksionale. Një udhëheqje që e injoron këtë rol, siç po ndodh aktualisht, synon të dobësojë institucionet dhe të minimizojë debatin demokratik.

Angazhimi i opozitës në diskutimet për projektbuxhetin është një mundësi për të shpalosur para publikut programin e saj për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve. Ashtu siç dhe po merr pjesë në komisionet hetimore për të siguruar llogaridhënie, ajo duhet të vazhdojë të angazhohet aktivisht edhe në këto diskutime të rëndësishme buxhetore.

Në prag të zgjedhjeve të ardhshme, ky është një moment kyç për opozitën që të prezantojë qartësisht alternativat e saj, të forcojë besimin e qytetarëve në procesin demokratik dhe të japë një kontribut të rëndësishëm në forcimin e politikave fiskale dhe sociale të vendit. Ky angazhim do të shfaqet në mbrojtjen e interesave të qytetarëve, përmes ngritjes së çështjeve të rëndësishme si rritja e pensioneve, përkrahja për grupet më në nevojë, përfundimi i dëmshpërblimit të ish të përndjekurvë politikë dhe zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm.

Këto janë çështje që kërkojnë vëmendje të veçantë dhe shërbejnë për të mbajtur qeverinë përgjegjëse për veprimet e saj. Kjo do të ndihmojë në ndërtimin e një sistemi që respekton interesat e qytetarëve dhe promovon menaxhimin e përgjegjshëm të financave publike.

Për më tepër, gjatë këtyre 11 viteve në pushtet, Qeveria Rama ka keqpërdorur buxhetin, financat dhe pasurinë publike në mënyra që kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme, ndaj të cilave opozita e ka ngritur zërin gjithmonë. Kjo situatë ka çuar në një mungesë të theksuar transparence dhe llogaridhënie, duke përbërë një pengesë serioze për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

Edhe pse mjetet e protestës dhe mosbindjes civile janë pjesë e traditës demokratike dhe do të vazhdojnë të përdoren, përfshirja në diskutimet e buxhetit i jep opozitës një mundësi unike për të shpalosur para publikut pjesë nga programi i saj. Me zgjedhjet vetëm disa muaj larg, ky angazhim është një rast i rëndësishëm për të prezantuar zgjidhjet e saj të prekshme për zhvillimin e vendit. Në këtë mënyrë, opozita jo vetëm që ofron një vizion të ndryshëm për të ardhmen, por edhe forcon besimin e qytetarëve në demokraci dhe në funksionimin e Kuvendit si institucion përfaqësues dhe i hapur ndaj debatit të mirëfilltë.

Për më tepër, angazhimi i opozitës në këto diskutime do të kontribuojë në një qasje më të gjerë për zhvillimin e qëndrueshëm. Kjo do të theksojë rëndësinë e llogaridhënies dhe transparencës si elemente kyçe për arritjen e një shoqërie më të drejtë dhe më të barabartë. Me këtë angazhim, opozita do të sigurojë që zëri i saj të ketë ndikim, duke ndihmuar në krijimin e një mjedisi politik ku të gjitha palët bashkëpunojnë për të avancuar zhvillimin e qëndrueshëm dhe për të përmirësuar jetën e qytetarëve.

Botuar në Gazeta Sot më 04.11.2024