𝟭𝟮 𝗴𝘂𝘀𝗵𝘁 𝟭𝟵𝟰𝟰-𝟭𝟮 𝗴𝘂𝘀𝗵𝘁 𝟮𝟬𝟮𝟲: 𝟴𝟮 𝘃𝗷𝗲𝘁 𝗻𝗴𝗮 𝗽𝘂𝘀𝗵𝗸𝗮𝘁𝗶𝗺𝗶 𝗻𝗴𝗮 𝗻𝗮𝘇𝗶𝘀𝘁𝗲𝘁 𝗶 𝗔𝘃. 𝗗𝗿. 𝗦𝗞𝗘𝗡𝗗𝗘𝗥 𝗠𝗨𝗖𝗢, 𝗻𝗮𝗰𝗶𝗼𝗻𝗮𝗹𝗶𝘀𝘁 𝗶 𝘀𝗵𝗾𝘂𝗮𝗿 𝗮𝗻𝘁𝗶𝗳𝗮𝘀𝗵𝗶𝘀𝘁, 𝘁𝗵𝗲𝗺𝗲𝗹𝘂𝗲𝘀 𝗱𝗵𝗲 𝗱𝗿𝗲𝗷𝘁𝘂𝗲𝘀 𝗶 𝗕𝗮𝗹𝗹𝗶𝘁 𝗞𝗼𝗺𝗯𝗲𝘁𝗮𝗿, 𝘁𝗵𝗲𝗺𝗲𝗹𝘂𝗲𝘀 𝗶 𝗣𝗮𝗿𝘁𝗶𝘀𝗲 𝗦𝗼𝗰𝗶𝗮𝗹𝗱𝗲𝗺𝗼𝗸𝗿𝗮𝘁𝗲 𝗻𝗲 𝟭𝟵𝟰𝟰 𝗱𝗵𝗲 𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝗲𝗹𝘂𝗳𝘁𝗲𝘁𝗮𝗿𝗲𝘃𝗲 𝘁𝗲 𝘁𝗶𝗷, 𝗻𝗮𝗰𝗶𝗼𝗻𝗮𝗹𝗶𝘀𝘁𝗲𝘃𝗲 𝗱𝗿.𝗬𝗭𝗘𝗜𝗥 𝗜𝗦𝗠𝗔𝗜𝗟𝗜 (𝗔𝗟𝗜𝗠𝗘𝗥𝗞𝗢) 𝗲 𝗭𝗔𝗞𝗢 𝗠𝗘𝗭𝗜𝗡𝗜.
𝗞𝗿𝘆𝗾𝗲𝘇𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗽𝗼𝗲𝘁𝗶𝘁 𝗛𝗮𝘃𝘇𝗶 𝗡𝗲𝗹𝗮
𝟱𝟬 𝘃𝗷𝗲𝘁𝗼𝗿𝗶 𝗶 𝗴𝗷𝘆𝗾𝗶𝘁 𝗾𝗲 𝗱𝗲𝗻𝗼𝗶 𝗮𝗷𝗸𝗲𝗻 𝗲 𝗶𝗻𝘁𝗲𝗹𝗶𝗴𝗷𝗲𝗻𝗰𝗲𝘀 𝘀𝗲 𝗻𝗮𝗳𝘁𝗲𝘀 𝘀𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿𝗲
𝐊𝐚𝐥𝐞𝐧𝐝𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐋𝐮𝐟𝐭𝐞𝐬 𝐬𝐞 𝐕𝐥𝐨𝐫𝐞𝐬 𝟓 𝐪𝐞𝐫𝐬𝐡𝐨𝐫 𝟏𝟗𝟐𝟎 – 𝟑 𝐬𝐡𝐭𝐚𝐭𝐨𝐫 𝟏𝟗𝟐𝟎
10 qershori i shumëfishtë në historinë kombëtare !
70 vite më parë, më 28 maj, lindi një nga heronjtë më të shquar të historisë sonë kombëtare, Heroi i Kosovës ,nderi i Kombit shqiptar, komandanti legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmi Lladrovci.
𝟱𝟯 𝘃𝗶𝘁𝗲 𝗻𝗴𝗮 𝗸𝗿𝘆𝗲𝗻𝗴𝗿𝗶𝘁𝗷𝗮 𝗮𝗻𝘁𝗶𝗸𝗼𝗺𝘂𝗻𝗶𝘀𝘁𝗲 𝗲 𝗦𝗽𝗮𝗰𝗶𝘁 𝗱𝗵𝗲 𝟰𝟮 𝘃𝗶𝘁𝗲 𝗻𝗴𝗮 𝗸𝗿𝘆𝗲𝗻𝗴𝗿𝗶𝘁𝗷𝗮 𝗮𝗻𝘁𝗶𝗸𝗼𝗺𝘂𝗻𝗶𝘀𝘁𝗲 𝗻𝗲 𝗤𝗮𝗳 𝗕𝗮𝗿𝗶
𝗚𝗷𝗼𝗻 𝗣𝗮𝗹𝗶 𝗜𝗜- 𝗣𝗮𝗽𝗮 𝗽𝗼𝗹𝗮𝗸, 𝗻𝗷𝗲𝗿𝗶𝘂 𝗾𝗲 𝗻𝗱𝗿𝘆𝘀𝗵𝗼𝗶 𝗯𝗼𝘁𝗲𝗻
Bashkëbisedim me Bujar Leskaj
Nga Prof. Dr. Ago Nezha
Vitet e demokracisë, kanë shpalosur vlera të dimensioneve të ndryshme te njeriu post modern, anë e mbanë Shqipërisë. Janë krijuar një mozaik karakteresh, që është vështirë t’i identifikosh për nga sjellja, arsimi, kultura dhe marrëdhëniet sociale, që po shkojnë me kokë poshtë. Në këto 35 vjet pluralizëm, pluhuri “demokratik” ka hedhur një tis të bardhë që ka bërë pis dhe ka mbuluar e deformuar realitetin e shoqërisë në tërë diversitetin e saj dhe përbën rrezik aktual. Pritshmëria shoqërore ishte për ndryshime cilësore, në gjithë strukturat e shoqërisë, në të katër segmentet e pushtetit, qofshin ato te legjislativi, ekzekutivi, gjyqësori dhe medias, përtej kufirit. Por zhgënjimi ndodhi si një rrufe në qiell të pastër, ku brenda ditës të varfrit u bënë të pasur, ne kemi qeshur, e qeshim sa jemi gajasur, por ende s’kemi plasur… Fryri era e demokracisë dhe i mbushi të katër eibetë e pushteteve me militantë partish, që po tí pyesësh kë ke nënë dhe kë ke babë? ata të përgjigjen plot entuziazëm njëzëri,partinë.
Po të ngjitesh në piramidën demokratike të 35 viteve, do shohësh se të katër pushtetet janë mbushur me mediokër, cuba shpellash, çakenjë e sharlatanë, që për nënë e babë partinë kanë. Në këto vite të acarta “demokratike”, kush nuk ka provuar të hipi në karrige. Me Kryeministra e ministra, që u shkon për shtat kapistra. Janë më shumë të rinj se sa të rritur, por një gjë është e sigurt, se shumica e tyre janë të paditur, që pushteti ujkonjë, për hajdut i ka stërvitur. Në një vend që sundon një njeri, mos prit kurrë të ketë demokraci. Politikanët tanë, disa sharlatanë, unin shumë qejf e kanë. Nuk e duan eksperiencën e përparuar, megjithëse ajo s’të le për të gabuar, ata e ndiejnë veten të imunizuar.
Nuk janë të gjithë të infektuar, ka dhe disa që kanë shpëtuar dhe agresionit të pushtetit i kanë rezistuar, duke u zvarritur me këmbë e me duar. Lufta midis brezave është thelluar dhe siç ka nisur s’ka për të mbaruar, me këtë klasë politike të mallkuar. Por ka shkëndija që japin shpresë, megjithëse dielli duket që kur lind në mëngjes, që kontributin e njerëzve të mirë do ta tres. Ka të rinj që e duan Shqipërinë, që e njohin rrugën nga vijnë. Një shembull i ndershëm prej qytetari, është veprimi që bën Bujari, që punët i venë për së mbari. Fjala e ëmbël Shqipëri, vjen kur janë bashkë Jug e Veri. Ai që me punën e tij të bën krenar, pamëdyshje e ka emrin Bujar. Bujari jetën mirë e kupton, se ajo s’është aq e bukur apo e shëmtuar saç e mendon. I fituar është ai që del në breg të lumit dhe nuk demoralizohet e s’ja fut gjumit.
Le të fryjnë rryma të ftohta a të ngrohta, kështu ka qenë që kur është krijuar bota, filozofitë e tjera, janë të kota. Nuk gjen një të ri kaq të përkushtuar, që pushteti ta ketë promovuar, ndaj ndihemi të kënaqur si Labëri, që e kemi vlerësuar, me titullin e lartë: Personalitet i Shquar i Labërisë”, këtë bir të nderuar të Shqipërisë. Investimi që bën Bujar Leskaj për Labërinë, le të konsiderohet si një violinë, që tingujt e saj përhapin shqiptarinë, të jemi bashkë në çdo krahinë. Bujari nuk ka paragjykime, politike apo krahinore, ndaj i shkojnë shumë urime, nga shumë miq dhe nga ana ime. Lavdinë dhe respektin askush nuk ta fal. Mund të ecësh në kënetë, në kodër a në mal, e në moçal, e mund të jesh i vdekur edhe kur je gjallë, ai që punon për kombin e ka hallall, ky është realitet, nuk është përrallë. Puna që ju bëni i ngjan një burimi, për ditë prej jush rritet investimi, një ditë do jeni pikë referimi, mes miqsh do ndihet krenaria dhe gëzimi.
Uroj, që gjithmonë tí qëndroni besnik, profilit tuaj demokratik, se pushteti e ka një rrezik, që të thotë qasu, nuk të thotë ik, mos u tremb kur ke lavdërime apo kritik, se lavdinë askush se ka çiflig. Me njerëzit e liq, mos bëj kompromis, se vjen një ditë, që ata të bëjnë pis. Korente do të çpojnë nga e majta dhe e djathta, do fryjnë erëra të ftohta e të ngrohta, gjithmonë e mprehur do jetë shpata, por mos u tremb se kështu është bota, një ditë do të duken përralla, të kota. Të them një fjalë o miku im, si më me përvojë të ma besosh, se ndershmëria nuk ka çmim, në rast se gjatë do të jetosh. E di që ky idealizmi im, budallallëk të duket kur ta dëgjosh, ata që të rrethojnë të shohin me përçmim, por do vij një ditë që do ma besosh, kur unë s’do jem do më kujtosh. E kuptoj fare mirë or mik, se para klasës së pasur dukem arkaik. Ata e kanë xhepin mbushur me para, por kokën një pjesë me defiçenca të mëdha. Ju do thoni, kur e kupton, pse s’vepron, siç bëjnë njerëzit e klasës tonë. Ato që na ka mësuar jeta, është se çdo njeri ka parimet e veta.
Sido që bie nga lartë rrufeja, njeriu si vesh dot vetes parime të reja, që dalin jashtë karakterit të tij, se edukatën e merr që fëmijë. Jeta është dimër edhe pranverë, jeta të katër stinët i ka, më mirë i lumtur dhe me nder, se sa i fryrë me para. Ka shumë që e kanë fryrë kuletën dhe vetëm për vete mendojnë, por ata se kuptojnë jetën, se një ditë me turp do shkojnë. Ju do mbeteni në breza i nderuar, me qëndrimin tuaj miqësor, për bujarinë s’ke për t’u harruar, ti bujarinë ke mbi krye kurorë. Kushdo që s’ka virtytin “mirënjohje”, është një qënje e dalë boje. Mirënjohja kërkon të kesh mëndje të kthjellët, zemër të pastër, shpirt të madh, sy dhe vesh dhe paragjykime mos kesh. Ju keni dhënë shembuj që nuk vdesin për patriotizëm dhe bujarinë. Shembulli më i lartë, vendosja e shtatores së Ismail Qemalit në Prishtinë, një nderim për gjithë Labërinë, një simbol që lidh gjithë Shqipërinë. Një gjë të lutem të ma dëgjosh, nuk mjafton vetëm të investosh, por duhet që rrugën me drapër ta pastrosh, ku lulëzojnë gjemba s’duhet të tolerosh, plehrat e kanë vendin, vetëm në kosh. Shembulli i keq nuk vdes kurrë, frytet e tij shumëzohen, njeriu që ka kulturë, asnjë herë nuk dorëzohet.
Njeriun puna se lodh kur ka sukses, papunësia dhe zvarritja të jep stres, pranvera e punës nis çdo mëngjes, njeriu punon dhe jeton me shpresë. Kur punën e gjen të zhytur në gjol, punon dhe një ditë e kthen në simbol, flet vetë puna, ti mos fol. Ju po rriteni nga dita në ditë, me investimin Tuaj intelektual, famën dhe paranë kurrkush s’ta fal, lufto me të keqen, që të kesh moral. Njerëzit e mirë sot, janë perla në gjirin e shoqërisë, se po jetojmë kohën që vesi i ka zënë vendin virtytit dhe është koha e pabesisë. Njeriu, që shkruan dhe lexon dhe në thatësirën më të egër politike nuk shteron, këtë çdo intelektual herët apo vonë e kupton.
Kujto të madhin Shtjefën Gjeçovi, që 1920 kur luftonte në Vlorë, nga Vlora Krye/Peshkopit të Shkodrës i foli, me këto fjalë, që mbeten simbol. Kur të vij në Shkodër do t’ju bëj të flisni labërisht: “ Se vlonjati për Shqipërinë djeg pasurinë, shet shtëpinë dhe fal fëmijën”. Këto janë fjalë lapidar, hajmali për çdo lab e shqiptar, që na bëjnë të gjithëve të ndihemi krenar, për këta korifenj të letrave thesar. E them me shumë krenari, për virtyte dhe për bujari, ju jeni një lab i larë me flori, një shembull i gjallë për brezin e ri. Sentencën e fundit e kam për të vërtetën: “jeta është provë dhe njeriu varet si e mbyll jetën”!
Botuar nga Gazeta Sot date 31.03.2026