Shqipëri – Kosovë 4 muaj bashkëpunim kulturor

Shqipëri – Kosovë 4 muaj bashkëpunim kulturor

Prishtine, me 23 Janar 2007

Ministri i MTKRS Z. Bujar Leskaj dhe homologu i tij i Kosovës, z. Haraçija shpallën në Prishtine bashkëpunimin 4 mujor të kulturës mes dy vendeve, gjatë ketij viti. Nisma për bashkepunim, u shpall gjatë vizitës së ministrit Leskaj në Kosovë, i cili mori pjesë në ceremonitë në perkujtim të njëvjetorit të vdekjes se liderit  historik të Kosovës, ish presidentit Ibrahim Rugova.

Gjate takimit me zyrtareve të dy ministrave,? drejtuar nga ministrat Leskaj dhe Haraçija, u theksua se nisma? “Një komb – një kulturë” do te shtrihet  përgjatë muajve maj-qershor  dhe tetor- nëntor “Pas bashkepunimit  të suksesshëm të Muajit të Kulturës në 2006, ne jemi të bindur se aktivitetet kulturore e artistike përgjatë 4 muajve do të arrijnë të shpalosin vlerat më të mira të kulturës mes dy vendeve – tha ministri Leskaj. Nga ana e tij ministri Haraçija konfirmoi bashkëpunimin maksimal të stafit dhe komunitetit artistik të Kosovës, qe kjo nismë e përbashkët të dalë e sukseshme.

Sipas ministrit të MTKRS, Leskaj aktivitetet artistike në qytetet e ndryshme të Shqipërisë e Kosovës, do të arrijnë të përcillen nga ermat më përfaqesues të kulturës dhe artit mes dy vendeve, dhe nuk do të jetë thjesht një performancë apo show artistik.

Gjatë bisedimeve u theksua se në këto katër muaj do të realizohen objektivat kryesore të politikave kulturore të hartuara nga dy ministrat në funskion të forcimit dhe çuarjes së mëtejshme të vlerave të kulturës së përbashkët kombëtare. Një vend të veçantë në programin e aktiviteteve do të zenë dhe emrat e diasporës shqiptare, të Shqipërisë dhe Kosovës. Njëhrësh ministrat Leskaj dhe Haraçija theksuan se gjatë bashkëpunimit katër mujor do të risi11en vlerat e figurave të harruara të kulturës nga sistemi diktatorial në Shqipëri.Gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë ministri Leskaj dhe grupi i zyrtarëve që e shoqëronte morën pjesë në ceremonitë e organizuara në përkujtim të figurës historike ish-presidentit Rugova, ku me këtë rast vizituan dhe ekspozitën fotografike të Dalip Kryeziut, ekspozitë e cila do te hapet në Tiranë në 26 janar. Njëherësh ministri Bujar Leskaj  premtoi se nga ana e MTKRS do të ketë se shpejti një publikim të plotë të studimeve te jetës dhe veprës së ish-presidentit Rugova.

Rugova gjithmonë mes nesh

Rugova gjithmonë mes nesh

Prishtine me, 21 Janar 2007
Një vit më parë “kolosi i brishte u nda nga jeta duke trandur? krejt boten shqiptare. Por njerëzit si Rugova kanë dy jetë, një fizike e tjetër që fillon aty ku e para mbaron, si gjithë ata që kanë kushtezuar fatet e shoqërisë së përbotshme. Kosova është në pragun e Pavarësisë dhe Rugova është aty prezent me trashëgiminë e tij politike humane si logjike dhe si vizion .Nëse artikulojmë pak më thjeshtë politikisht, Rugova, Kosova dhe Pavarësia janë një trinom i pandashëm që sot në epokën e globalizrnit shihen së bashku. “Rugova edhe me vdekjen e tij i dha shumë jetë çështjes së Kosoves”, thotë Kadare e kjo është një sinteze e krejt mendimit politik e diplomatik një vit më parë e që besohet pa mëdyshje edhe sot. Politikani që shndërrohet në lider shpirtëror, kulturologu dhe përmasa humane si pak-kund tjetër bashkohen tek një njeri si tek ai. Shpesh herë nocionin e historisë e përdorojmë pa e kuptuar se po e teprojmë por kësaj herë vërtet kombi shqiptar ‘dhe Kosova janë në prag të orës së madhe dhe për ta prekur këtë ëndërr, për të qenë më të mençur dhe tolerantë, më të besueshëm dhe integrues mjafton të mos harrojmë për asnjë çast Ibrahim Rugovën, i cili në doktrinën e tij largpamëse dhe iluministe u njësua me filozofinë e Pjetër Bogdanit, Nënë Terezës, Papa Gjon Palit, Gandit, Saharovit.? Si një rilindas postmodern? ai të shkuarën kulturore dhe historike të kombit të tij e racionalizoi në bashkëkohësi duke krijuar një mendim politik dhe etik të panjohur më parë në Ballkanin e trazuar nga nacionalizmat e verbër, dhe Kosovën tokën ku po konservohej krimi shekullore shndërroi në tokë paqeje. Klasa.politike Kosovare dhe më gjere nuk karievojë ta kërkojë mendimin dhe veprimin e emancipuar politik gjetkë, ndër libra utopistësh dhe konferenca të organizmave ndërkombëtarë, sigurisht ato vlejnë mjaft por ata kanë modelin Rugova i cili e tejkaloi kohën tonë. Pas rënies së Murit të Berlinit, hapësira shqiptare ballafaqohej me sfida: atje liria kombëtare, këtu ajo politike, andej e këtej kufirit u shfaqën orë të ligshta por vetem dy burra patën tagrin me iu kundërvënë formave të idhta të së keqes, pushtimit të huaj dhe tërbimit ideologjik: Sali Berisha dhe Ibrahim Rugova, të dy sipas parimitkantian “duhet të reagosh ndaj së keqes, që të mos bëhesh fajtor për triumfin e saj”. Riçard Hollbruk, një mik i shqiptarëve pat thënë: “Kosova ndoshta nuk do të ekzistonte sot pa vizionin dhe këmbënguljen e tij” dhe prandaj sot kur përkulemi me nderim para këtij profeti duhet të kujtojmë se ai është gjithmonë aty si rojtar i përjetshëm i fatit të vendit të tij . Ministria e Kulturës së Shqipërisë e cila në shenjë nderimi për këtë shtetar të madh po përgatit një botim special me mendime dhë studime mbi veprën e estetit, shkrimtarit, Presidentit dhe njeriut Rugova, në lartësinë e vëmendjes që meriton, të bindur që ai është gjithmonë midis nesh, në palcën e krejt botës shqiptare.

Tryeza e rrumbullaket me muzeologe nga Shqiperia dhe Kosova

Tryeza e rrumbullaket me muzeologe nga Shqiperia dhe Kosova

MUZEU HISTORIK KOMBETAR
Veprimtari te zhvilluara ne periudhen tetor-dhjetor 2006 :
-Tryeza e rrumbullaket me muzeologe nga Shqiperia dhe Kosova
-Perfundoi pergatitja e bibliotekes dhe librarise “Lumo Skendo”, ceremonia e inagurimit do te organizohet ne muajin janar 2007.
-Perfundoi katalogimi i plote i objekteve te fonditte muzeut, rreth 2100 objekte te ciiat tashme jane regjistruar dhe dokumentuar me te dhenat perkatese prane Qendres Kombetare te Inventarizimit te Pasurive Kombetare.
-Ka filluar puna per realizimin e dy projekteve te rendesishme:
1.Riberja e Pavionit te etnokultures shqiptare.
Ky projekt do t’i shtoje vlerat Muzeut Historik Kombetar, duke e bere ate edhe me te vizitueshem, sepse eshte e njohur pasuria e madhe e kultures materiale dhe shpirterore e popullit shqiptar.
2.Ngritja ne nje nga pavionet e Muzeut Historik Kombetar te Muzeut
“Nene Tereza”.
Ne nje nga mjediset e ristrukturuara te Muzeut u promovua nisma e ngritjes ne nje nga pavionet e MHK, te Muzeut “Nene Tereza”. Mermin pjese ne kete promovim Kryeministri i Shqiperise Zoti Sali Berisha,
Ministri i Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve Zoti Bujar Leskaj, Zevendesministrja e Ministrise se Puneve te Jashtme Znj. Edith Harxhi, Profesore te Universiteteve Italiane te Parmes dhe Puljas, Znj. Liri Berisha, perfaqesues te komunitetevefetare, dhe shume person-alitete te fushave te ndryshme. Ne fjalen e tij Zoti Kryeminister theksoi se me ngritjen e Muzeut “Nene Tereza”, jo vetem Muzeu Historik Kombetar apo kryeqy-teti shqiptar, por tere kombi shqiptar fiton nje dimension me human, sic ishte misioni dhe jeta e shenjtores shqiptare, Nene Tereza.

DEKORIME TE PERSONALITETEVE TE KULTURES, ARTIT DHE SPORTIT

DEKORIME TE PERSONALITETEVE TE KULTURES, ARTIT DHE SPORTIT

Nderimi per artiste! qe kane kontribuar gjate te gjithe jetes se tyre nuk ka munguar por eshte vleresuar dhe shperblyer nga Ministria nepermjet dhenies se titujve, dekoratave dhe perata qe sot nuk kane mundesine te ngjiten me ne skene, iu eshte akorduar pension/ i posagem.
Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, gjate vitit 2006 ka treguar nje kujdesje dhe vemendje te vegante ne funksion te vleresimit real dhe ridi-mensionimit te figurave me vlera dhe kontribute ne fushen e kultures, artit dhe sportit.Me propozim te ministrit te TKRS, Presidenti i Repub?likes ka dekoruar:
1. At Zef Pllumi,?? me propozim te ministrit Bujar Leskaj, u dekorua nga presidenti i Republikes Alfred Moisiu, me titull me te larte “Nderi i Kombit”.
Per vitin 2006 jane miratuar nga Keshilli i Ministrave keto propozime per dhenien e pensionit te vecante shteteror dhe te shtesave te pensionit.
1.?Hysen Kocia?7.?Pano Taci
2.?Hamide Xhaja?8.?Melpomeni Shteto (Zoraqi)
3.?Miho Gjini?9.?Fadil Hasa
4.?Xhemal Meci?10.?Perikli Culi
5.?Kadri Musaj?11.?Evgjeni Kote
6.?Urani Kondo?12.?Anjeza Dule
Propozime te MTKRS per dekorimin e personaliteteve ne fushen e artit dhe kultures, per vitin 2005
1. Petraq Buneci Nderi i Kombit” me motivacionin “Per nje veprimtari te shkelqyer shumevjecare me arritje cilesore ne artin e punimeve artistike te bakrit, ne mbrojtjen dhe promobvimin e tradites shqiptare ne kete fushe si brenda dhe jashte vendit”
Propozime te MTKRS per dhenien e pensioneve te posacme shteterore dhe te shtesave te pensioneve, personaliteteve ne fushen e artit, kultures dhe sportit pervitin 2006
1.?Qirjako Irakli Savo?14.?Meri Lalaj?27.?Antoneta Fishta
2.?Urani Kondo?15.?Abaz Hoxha?28.?Anthi Mele
3.?Luigj Gurakuqi?16.?Ramazan Bogdani?29.?Llazaraq Vasil Serbo
4.?Marjanthi Qemo?17.?Ganimet Vendresha?30.?TasimAliaj
5.?Margarita Milkani?18.?Aferdita Shijaku?31.?Prokop Beqari
6.?Sali Brari?19.?AdelinaMamaqi?32.?IlirPernaska
7.?Sheri Mita?20.?Zhuljana Jorganxhi?33.?Robert Jashari
8.?Vladimir Prifti?21.?Anjeza Dule?34.?Lutfi Hoxha
9.?MiltoVako?22.?Mirush Deliadhisi?35.?BexhetShehu
10.?Faruk Koka?23.?Mevlan Shanaj?36.?Mentor Shehi
11.?Shyqiri Alushi?24.?Anastas Kristofori?37.?Marjana Daja
12.?Gjovalin Shestani?25.?EsmaAgolli?38.?Aleksandra Komino
13.?Xhevat Beqaraj?26.?Fatos Kongoli??
Propozime te MTKRS per dekorimin e personaliteteve ne fushen e artit dhe kultures, per vitin
2006
1.?Vath Koreshi (pas vdekjes), “Nderi i Kombit’
2.?AliMulaj, “Mjeshter i Madh”
3.?Agim Zajmi, “Mjeshter i Madh”
4.?Liza Laska, “Mjeshter i Madh”
5.?Liljana Cingu, “Mjeshter i Madh”
6.?Zyhdi Morava, “Mjeshter i Madh”
7.?Sotir Proko,, “Mjeshter i Madh”
8.?Agim Krajka, “Mjeshter i Madh”
9.?Aleko ProdaniJ “Mjeshter i Madh
10.?Vitore Sallaku, “Mjeshter i Madh”
11.?FlamurShehu, “Mjeshter i Madh”
12.?Fitnete Rexha, “Mjeshter i Madh” (pas vdekjes)
13.?Ndricim Spahiu, “Mjeshter i Madh
14.?Muharrem Hoxha, “Nairn Frasheri” i Arte
15.?Kleopatra Dokle, “Nairn Frasheri” i Arte
16.?Dhimiter Gjoka, “Nairn Frasheri” i Arte
17.?Gjon Delhusha, “Nairn Frasheri”
18.?Rrok Gjelaj, “Nairn Frasheri” i Arte
19.?Sulejman Dibra “Nairn Frasheri” i Arte
20.?Safo Marko, “Nairn Frasheri” i Argjendte
21.?Pirro Loli, “Nairn Frasheri” i Argjendte

2006, ja arritjet kryesore në kulture dhe art

2006, ja arritjet kryesore në kulture dhe art

Tirane me, 30.12.2006

Viti 2006 u shpall Viti i Librit, duke e nominuar me Kadarene, me rastin e 70 Vjetorit. Ne kete kuader jane mbajtur nje sere konferencash dhe aktivitete ne nder te shkrimtarit te madh brenda dhe jashte Shqiperise. Bashkëbisedim i Ismail Kadaresë me Profesorë dhe Doktorantë të Universitetit të Parisit, Francë.

Konferenca -Ndërkombëtare ” Rreth identitetit Evropian të Shqiptarëve”, Tiranë Kadare, gjeniu i letrave shqipe; Gjirokastër

Kadare, “Fryma e Ashtit të Gurrë” Dokumentar për jetën dhe veprën e Ismail Kadaresë Java e Filmit Kadare

U realizua Turin e shkrimtarve me të rendeishem te letrave shqipe ne rrethet kryesore te vendit.

Muaji i përbashkët i kultures për herë të parë ndermjet Shqiperise dhe Kosoves me moton “dy shtete- një kuiture”, me nje axhende te pasur ne fushen e bibliotekave, muzikes, trashegimise kulturore, rinise, sporteve. Nje nga aktivitetet me kulmore te ketij Muaji ishte nënshkrimi i marrëveshjes se bashkepunimit te Bibliotekës Kombëtare te Tiranes me Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Prishtinës.

Organizimi për herë të parë në Shqipëri Konkursi Ndërkombëtar i Letërsisë për Rajonin e Ballkanit” . Ballkanika 2005 “,

Po ashtu u realizua Konkursi Kombëtar “Për Revistën Kulturore më të mire të vitit “,

Mbajtja per here te pare e panairit pa taksa “Libri per te gjithe”. Ne art u organizua per here te pare Panair i pare i pikturave.

Ne lemin e trashegimise kulturore ratifikimi ne parlament i konventes e UNESCO-s “Për trashëgiminë shpirtërore”, ngritja e 5 Parqeve te reja Arkeologjike, po punohet per plotesimin e dosjes se qytetit te Beratit per tu perfshire në listën e pasurive botërore që mbrohen nga UNESCO, si dhe disa organizim te disa ekspozitave ne vende te ndryshme te Europes me qellim promovimin e ikonave dhe vlerave te tjera arkelogjike te zonave muzeale shqiptare.

U realizua regjistrimi dixhital dhe katalogimi informatik i pasurive kulturore. Kemi realizuar pjesërisht vendosjen e internetit në të gjitha bibliotekat e vendit.

Forcimi i kujtesës historike nepermjet monumenteve. U realizua memoriali kushtuar’ poetëve Vilson Blloshmi dhe Genci Leka, Monumenti i Nënë Terezës, që u vendose në qytetin e Shkodrës dhe 6 mujorin e parë të vitit të ardhshëm synojmë të ndertojmë monumentin e poetit kombetarë Gjergj Fishta në Lezhë.Jane miratuar disa ligje te rendesishme si ai “Për artin skenik”, i cili synon në përcaktimin e parimeve të përgjithshme që rregullojnë marredhëniet e organizimit, funksionimit dhe të zhvillimit të subjekteve te artit skenik ne Republiken e Shqiperise. “Për librin” dhe disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për trashëgiminë kulturore”, i cili synon Synon në përmirësimin e ligjit aktual në drejtim të procedurave ligjore për? mënyrën e restaurimit ‘të  monumenteve të kulturës. Eshte hartuar dhe miratuar strategjia dhe plani i veprimit për zhvillimin e turizmit kulturor.NË 6 MUJORIN E PARË TË VITIT 2006 KEMI REALIZUAR KËTO FESTIVALE NDERKOMBETARE Konferenca Ndërkombëtare

“Lufta kundër trafikut të paligjshëm të objekteve të trashëgimisë kulturore”, Tiran Festivali Ndërkombëtar i Dancit, Durrës

Festivali Ndërkombëtar i Muzikës” jazz ,2006″, Tiranë

Festivali Ndërkombëtar i Monodramës, Voskopojë

Festivali Ndërkombëtar i Polifonisë, “Bylisfonia”

Festivali Ndërkombëtar i Poezisë “Poeteka”, organizuar në disa qytete

Konkursi Ndërkombëtar i violinës “I Petrela ” , Tiranë

Konkursi Ndërkombëtar Instrumental “Këngët e Tokës”, Tiranë Ekspozita Ndërkombëtare “Good.Morning Balkan”, Tiranë, Prishtinë, Itali !l

Festivali Ndërkombëtar “Euro Video 2006″ Mitingu Ndërkombëtar ‘ Albania Open”, Vlorë Festivali Evropian i Kukullave “Xinxifillo 2006”, Pogradec

Fjala e Ministrit te MTKRS z. Bujar Leskaj ne perurimin e Shtatores se Nene Terezes, ne Shkoder

Fjala e Ministrit te MTKRS z. Bujar Leskaj ne perurimin e Shtatores se Nene Terezes, ne Shkoder

Shkoder 29 Dhjetor 2006.
QENDRA E REALIZIMIT TE VEPRAVE TE ARTIT
Gjate kesaj periudhejane realizuar :
1. Shtatorja e Heroit te Demokracise Azem Hajdari.
2.Shtatorja e Nene Terezes, vendosur ne sheshin qendror te qytetit te? Shkodres me 29 dhjetor 2006.
Fjala e Ministritte MTKRS Z. Bujar Leskaj ne perurimin e Shtator?es se Nene Terezes, Shkoder.
E nderuar Zonja Kryetare e Parlamentit
Te nderuar klerike
Te nderuar autoritete lokale
Te nderuar qytetare te Shkodres
Sot ndihem vertete i lumtur qe pas premtimit qe bera kohe me pare ne Teatrin “Migjeni” per ngritjen e monumentit te Nene Terezes re qytetin e Shkodres, jam ketu bashke me ju si deshmitar i konkreti-zimit te asaj ideje qe ne t′b nderon dy simbole per qyteterimin shqiptar Shkodren dhe Nene Terezen. Shoqeria shqiptare e postko-munizmit (e qe te behej e tille, pra postkomuniste, qyteti juaj qe rcergjegjja e ndryshimit) qe ne hapat e pare e vene ne kerkim te kjentitetit te saj, te bazuar mbi vlera reale dhe jo ideologji gjeti tek s^.enjtorja shqiptare doktrinen morale.
Nene Tereza ishte dhe mbetet monument humanizmi dhe dashu-rie perte gjithe boten e sigurisht kjo statuje jo fort e madhe nuk eshte gje tjeter vec nje shenje qe tregon se ne shqiptaret jemi duke vendosur nje marredhenie te re me historine dhe te ardhmen.Ajo ishte njeriu qe meshires i dha pushtet.Kumti i saj e kaperceu kohen kur jetoi duke sfidur te gjitha realitetet qe bota kish njohur gjer atehere duke i mbetur te ardhmes si etalon matjeje ne te gjitha ndjesite sublime.Personalitete te skajshme te globit tone u bashkuan njezeri ne percaktimin se shqiptarja Gonxhe Bojaxhiu eshte sfera me e eperme e qenieve njerezore.Bashkeqytetari juaj frati i kujtimeve,Nderi i Kombit dhe Penda e Arte e letrave shqipe,At Zef Pllumi na sjell ekzistencen e saj fort te bukur e krejt? thjeshte”Ajo nuk pati kurre kapitale,as pushtet,kjo vetem shpirti i dashumise per jeten,per njeriu e per Zotin,qe e bani te madhe para njerezve te ketij shekulli”. Si qytetar i ketij vendi e si minister i Kabinetit Berisha gjej rastin te theksoj ketu ne qytetin model te bashkejeteses dhe tolerances se pa madheshtine e Nene Terezes kjo epoke qw rendom thiret pas moderene do te ishte e manget.
Te nderuar miq.
Ministria qe une drejtoj? ne vazhdim te politikave te reja te konceptuara prej nesh qe kujtesen historike e konsiderojne edukuese dhe referuese e sigurisht Nene Terezen ne qender te tyre, po punon per ngritjen e nje Pavioni muzeal ne Muzeun Historik kombetare kushtuar Shenjtores tone si dhe ndertimin e nje permendoreje ne Aeroportin qe mban emrin e saj.
Gjithashtu gjej rastin tju bej me dije ju te nderuar qytetar te Shkodres se ne punen tone per ngritjen e kesaj statuje apo per projektr te tjera ne kete qytet kemi patur interesimin dhe mbeshtetjen e vazhdueshme te zonjes se nderuar Jozefina Topalli e cila ne ndjeshmerine per Shkodren eshte ndoshte e pakonkurueshme.
Prezenca e Nene Terezes ne kete shesh,apo ne te tjera vende ku ajo do te vendoset,do te na kujtoje fjalet e saja per ne,bashkekombasit e saj,ne vitin 1997 ?Kujtoni se Zoti ka krijuar sejcilin prej nesh per gjera te medha,te duam dhe te na duan.Ky eshte kuptimi i jetes ,te cilin asnje vuajtje nuk mund ta largoje prej nesh,cdo burre,cdo grua,cdo femije eshte vellai im,motra ime dhe une duhet ti dua gjithesecilin,ashtu si Zoti na do te gjitheve,derisa secili te mesoje te dashuroje deri ne dhimbje ne menyre qe ti sjelle paqe vendit dhe zemrave te gjithesecilit.Le te? lutemi.

Lasgushi, zbritja e shenjtorit në tokë

Lasgushi, zbritja e shenjtorit në tokë

27 dhjetor 2006, në Pogradec u inaugurua monumenti i poetit tonë kombëtar Lasgush Poradeci, vepër e skulptorit Mumtas Dhrami.

Ditë e bukur, pak ftohtë, me një diell që shkëlqen. Disa banorë të qytetit të vogël buzë liqenit janë mbledhur në breg për të pritur birin e tyre, Llazar Gushon. Një gjysmë beze e kuqe mbulon një shtatore madhështore prej bronzi. Në mesditë mrekullia ndodh, Lasgushi  rilind edhe një herë si 96 vjet më parë. Me kokën e kthyer nga Liqeni, vështrimin e tretur tutje deri në thellësi, rrëzë Malit të Thatë, me jakën e ngritur, kapotën e mbërthyer.tunin në dorë e Cucin në këmbë, Lasgushi zbriti madhështor, në thjeshtësinë e tij. Pranë tij të bijat, miqtë, bashkëkohësit e qytetarët e dashur. Nuk kishte si të mungonte edhe “babai” i tij, “Skulptori i popullit” Mumtas Dhrami.

A është Lasgushi profesor -doktor?

Marie Gusho, e bija e poetit të madh, në kumtesën e saj të mbajtur në ditën e përurimit të bustit, që i parapriu inaugurimit, solli fakte e dokumente të reja, të panjohura për jetën dhe veprimtarinë e poetit. Lidhjet e Lasgushit me Austrinë ishin në qendër të kësaj kumtese. Ajo që nëvizoi me forcë Maria ishte se .Lasgushi kishte mbrojtur doktoraturën në vitin 1933 në Universitetin e Gracit, mbi Emineskun, një gradë  e cila nuk iu njoh asnjëherë nga shteti shqiptar as sa qe gjallë  dhe pas vdekjes. Ai nuk ishte kurrë anëtar i Akademisë së Shkencave, pse kontributi dhe vlerat e tij si poet dhe e si përkthyes janë të padiskutueshme. Këto të dhëna Maria ishte munduar ti sillte edhe me pamje’ filmike, nën komentin e saj, demonstruar me dhjetëra dokumente, të cilat nënvizonin me forcë madhështinë e poetit, respekktin që kishte ky personalitet për dokumentet, duke ruajtur dhe faturat më të thjeshta. Në materialin e ekspozuar dëshmoheshin lidhjet e ngushta të poetit me Austrinë, pasi Lasgushi bën pjesë ndër pesë intelektualët pogradecarë të cilët kanë studiuar në Austri.

Lasgusht si shenjtor

Poeti i madh, Lasgush Poradeci, është shprehur se “ndoshta pas 50 vitesh nuk do të kem varr, por një monument”. Dhe 19 vjet pas

vdekjes ndodhi profecia etij. Monumemti i Lasgush Poradecit, rreth 4 metra e lartë, e realizuar nga skulptori Mumtaz Dhrami, u përurua më 27 dhjetor në Pogradec, në përkujtim të 106-vjetorit të lindjes dhe 19-vjetorit të vdekjes së poetit të madh. Përurimi i shtatores, në sheshin kryesor të qytetit, fare pranë bregut të liqenit, të cilit Poradeci i ka kushtuar vargje të mrekullueshme, u bë përmes një ceremonie ku ishin të pranishëm përfaqësues të pushtetit vendor, familjarë, bashkëkohës të tij, artistë dhe aktorë të’ njohur, shkrimtarë dhe poetë, nga Pogradeci, Tirana dhe Maqedonia.

Shtatorja është vendosur në lulishten përballë Pallatit të Kulturës dhe shumë pranë liqenit nga ku Lasgushi hedh vështrimin e tij të menduar poetik mbi kaltërsinë e këtij liqeni, të cilit i ka thurur vargje të pavdekshme. Disa prej këtyre vargjeve u interpretuan gjatë ceremonisë së sotme nga aktorë të njohur të shtëpisë së kulturës që mban emrin e tij. Fjalën e rastit e mbajti kryetari i baskisë, z. Artan Shkëmbi, i cili premtoi se së shpejti pranë shtatores së Lasgushit do të ngrihet dhe një shtatore në nderim të shkrimtarit të njohur Mitrush Kuteli, “ne do ta lemë vetëm një dimër vetëm poetin e madh, dhe në 2007, përballë tij do të ngrihet shtatorja e mikut të tij të madh, prozatorit të kulluar Mitrush Kuteli”. Ndërsa skulptori tha se “ideja për monumentin e poetit më ka lindur që në vitin 1982, kur ishte gjallë Lasgushi, por jam i lumtur që ta realizoj sot e ta sjell këtu para jush”.

Lasgushi, i gjallë mes kujtimit të miqve

Ata të pranishëm në sallën e kinemasë panë edhe një herë imazhet e poetit para 30 vjetëve, në 1976. Falë një bashkëpunimi me AQSHF-në, u bë e mundur’ që në këtë ditë të shënuar të shfaqej dokumentari i Endri Kekos, “Lasgush Poradeci”, një prodhim i Kinostudios, i vitit 1976, me skenar të Dhimitër Xhuvanit e Kopi Kyçykut. Ky dokumentar është i vetmi i prodhuar në 45 vjet nga Kinostudio ndërsa TVSH ka realizuar në 1980 edhe një teatër dokumentar me regji të Mevlan Shanajt. Ndërsa janë shumë të pakta imazhet e tjera të poetit. Në takimin e organizuar, pas filmit, intelektualë, miq e dashamirës të poetit sollën kujtimet e tyre për “Nderin e Kombit”.

Tomi Mato, Misto Marko, Anastas Kostandini, e shumë të tjerë ridimensionuan edhe një herë përmasat e poetit, sollën kujtime dhe vlerësime të tyre për këtë figurë të ndritur.Si për të plotësuar më tej figurën madhështore të gjeniut të kombit, në orën 17.00 u mblodhën në sallën e Galerisë plot miq, intelektualë e të ftuar, e dashamirës e bashkëqytetarë të Lasgushit për të promovuar veprën e Tomi Matos; “Të vërteta e të pathëna për Lasgushin”, botim i shtëpisë botuese “55”. Në fjalën e tyre oratorët që e morën fjalën theksuan ndihmesën e çmuar që autori, Tomi Mato, ka dhënë për poetin. Ndër të tjera në këtë takim u thanë:

“Të jem i sinqertë, jam befasuat nga të shkruarit bukur, në përgjithësi, të tyre, lëshuar të lirasi një frymëmarrje me penë artisti, ku Lasgushi del ai, i vërteti gjer në fijet intime të shpirtit dhe zërit bashkë”

“Tomi Mato sjell fakte dhe vlera që në shumë raste janë prekse dhe emocionuese nga jeta e njeriut kaq të thjeshtë e të madh, po në kontraste tejet të theksuara me jetën e tija të përditshme. Figura e lirikut erotik tani e tutje do të studiohet edhe në këto dy fusha: Ato intime, ku në mënyrë të thjeshtë dhe dokumentare dhe jo një farë kronologjije, por jo pa art. Me besnikëri dhe sinqeritet e sjell para nesh autori Tomi Mato .. .”

“Lasgushi rri i “inçizuar në mëndjen” e Tomit që kur i gostiti me gur Lolkën (konen) e deri në ditën ogurzezë të 12 nëntorit 1987; kur me dhimbje iu desh ta përcillte për në banesën e fundit. Në librin e tij Tomi Mato jo vetëm lartëson figurën e Lasgushit, por i bën për vete lexuesit, veçanërisht atë Pogradecar. Autori meriton të përshëndetet si rrallëkush, jo vetëm se i kushton poetit 43 shkrime të ndryshme, po pse çdo shkrim është realizuar si një tregim me subjekt më vete, kur në të cilin gjen personazh Lasgush Poradecin. Dhe autori na befason me Llazar Gushon – njeri. Prandaj shkrimet janë tërheqëse dhe lexohen me një frymë. Kur autori e vonon paksa personazhin e dashur, lexuesi shqetësohet se mos është harruar. Por kjo nuk ndodh. Lasgushin e gjejmë gati në çdo faqe. Eshtë ai që na rrëmben deri në faqen 207″.

“Edhe se kanë kaluar vite që është botuar ky libër mbetet një ndër botimet më të rëndësishme të kulturës sonë në këto kohë. Nuk është thjesht një tufë kujtimesh të rastësishme, por me plotësinë e tij është romani më autentik dhe më i detajuar deri më sot i jetës së Lasgushit

“Gjuha e gjallë e pasur, e qartë, spontane, përshkrimet autentika, e faktografike të natyrës të Pogradecit, zbulojnë një shpirt të math poeti, po edhe shpirtin e konteksteve që na kanë preokupuar neve shqiptarëve si komb i ndarë, prandaj pamjet apo imazhet rrënqethëse befasojnë, shqetësojnë, duke e bërë këtë libër sa dokument aq edhe monument e testament të poetit,  kohës, dhe i autorit … ”

Një ditë më pas

Dje ishte dita e parë që Lasgushi gëdhihej në qytetin e tij buzë liqenit. Me vështrimin e tretur në liqen, ai dukej sikur mbante ende atë pengun e hershëm, atë mallin që e ruante në gji. Me kapotën e mbërthyer, me shallin qafës, me kapelen karakteristike, Lasgushi e ndiente se një ditë do të kushtonte shtrenjtë. Në jetën e tij të varfër, të mbërthyer nga mjerimi, Lasgushi mendonte se një ditë do të kishte monument dhe ky monument do të kushtonte jo pak por 90 milionë lekë! Sa vlen jeta e një poeti, e një gjeniu?! Atij sa nuk i çahet gjoksi kur e mendon këtë, ai gjoks i mbështjellë me karton, poshtë trikos së arnuar, që të mos ia ftohte era e Malit të Thatë gjatë shëtitjeve në buzë të liqenit. Me dorën në xhep duket sikur shtrëngon atë sahatin e madh kinez, orën e tavolinës që mbante gjithmonë me vete. Nuk kishte orë, por kohën e maste. Kjo kohë rrjedh ende për të, e nuk ka për të ndaluar kurrë. Ecën koha, por Lasgushi u përket të gjitha kohërave

Turizmi shqiptar dhe mediat e huaja

Turizmi shqiptar dhe mediat e huaja

Tirane me, 15 Dhjetor 2006
Të nderuar përfaqësues të mediave shumë të njohura në botë,
Më lejoni t′ju falenderoj për interesin dhe praninë tuaj këtu, si dhe për kontributin e shumë prej jush në raportimin në mënyrë realiste dhe mirëdashëse për Shqipërinë. Më lejoni gjithashtu t′ju informoj se zhvillimi i turizmit përbën një nga katër përparesite e qeverisë Berisha (së bashku me zhvillimin e ekonomisë-sidomos të sektorit bujqësor-, arsimit dhe shëndetësisë). Jam këtu për të ndare me ju disa gjykime, pse mendoj se roli juaj në nxitjen e turizmit shqiptar dhe shanseve të tij për rritje, është I patjetërsueshëm. Gjykoj se ky vit ka qenë i suksesshëm në praninë, por edhe deri diku profilizimin e turizmit shqiptar në mediat si kombëtare ashtu dhe ato të huaja. Si Ministër, por edhe si intelektual e politikan, kam parë në mediat, aleatin më strategjik në informimin e njerëzve kudo në botë për ofertën e plotë të Shqipërisë, si destinacion turistik. Për mediat e vendit, duke iu referuar vrojtimeve të vetë shtypit dhe medias elektronike shqiptare, raportimet për? turizmin kanë zënë afro 40 % te informacioneve mediatike në sektorin ekonomik. Përsa i përket mediave te huaja, kuptohet që shpeshtësia e informacioneve të tyre për turizmin shqiptar, sa herë raportojnë për Shqiperinë ekonomike, është më e vogel. Po punojmë që kjo shpeshtësi te rritet. Do të përmendja si arritje në këtë drejtim ardhjen në Shqipëri këtë vit të gazetarëve të gazetarëve nga “Herald Tribune”, “The Observer”, “Der Spiegel”, “Die Zeitung”, “The Times – Los Angelos” , nga agjensia “Deutche Ëelle” e shumë media të tjera prestigjioze me ndikim të fuqishëm ne opinionin ndërkombëtar.Më lejoni t′ju raportoj po ashtu se qeveria shqiptare ka lëvruar dhe një fond të vecantë për reklamat që u kryen gjatë këtij viti në mediat ndërkombëtare si dhe ato që janë në proces për vitin e ardhshëm. Ky veprim është në linjë me përpjekjet tona p&eu′er të shfrytëzuar avantazhet krahasuese të ofertës turistike shqiptare në rajonin tonë. Kështu, në dhjetor 2005, në bashkëpunim të ngushtë me PNUD-in, shpallëm Strategjinë e Zhvillimit të Turizmit Kulturor dhe Mjedisor në Shqipëri. Është ndër të parat strategji tek ne, që shoqërohet me një plan konkret veprimi dhe ne te cilen jane parashikuar kostot reale. Synojme te perqendrohemi(pa harruar turizmin e reres dhe te detit) në turizmin kulturor, atë rural e mjedisor njëkohësisht. Veçanë′ht mund të sigurojmë avantazh e të jemi konkurrues në Ballkan e me gjerë në Mesdhe me turizmin kulturor dhe mjedisor. Për të ndihmuar këtë lloj turizmi, në prill të këtij viti nëns′uam me PNUD-in një marrëveshje afatgjatë me vlerë 3.5 milionë dollarë. Krahas ndihmës në rigjenerimin e thesareve kulturore të qyteteve tona historike, si Gjirokastra(e listuar ne ato qytete të botes që përbejnë trashëgiminë e njerëzimit, nga UNESCO) dhe Berati, marrëveshja me PNUD-in parashikon një program për përmiresimin e imazhit të vendit tonë pranë të gjithë aktorëve ndërkombëtare të interesuar për Shqipërinë, ngritjen e qendrave vendore të informacionit turistik, si dhe njohjen e përvojes së një vendi të vogël me industri turistike të përparuara, si Kosta Rika. Po ashtu, PNUD-i ka ndihmuar ne ngritjen e nje website-i modern dhe me informacion të plote për Shqipërinë turistike, i cili është përfunduar dhe shumë shpejt do të bëhet funksional.Në bashkepunim me ekspertin me ne ze te Organizates Boterore te Turizmit per legjislacionin turistikne periudhen maj-shtator 2006 ministria shqiptare e Turizmit ka pergatitur ligjin e ri per Turizmin, i cili eshte ne fazen e diskutimit perfundimtar mes ministrive te tjera te linjes dhe aprovimit ne qeveri. Nëpermjet këtij ligji te ri, vizitori, turisti i huaj dhe konsumatori i shërbimeve të plota turistike shqiptare do të gjejë mbrojtjen dhe garancitë ligjore që deri tani i mungonin (si per shembull do te garantohet e drejta për t′u ankuar dhe për të marrë dëmshpërblim ndaj një shërbimi turistik të munguar ose difektoz për faj të akomoduesit apo operatorit turistik shqiptar, do te ngrihet struktura shtetërore pranuese dhe përpunuese të ankimit-sik′e do të jetë Zyra përkatese e Ankesave pranë Ministrisë së Turizmit-, etj.). Një komunitet turistik i huaj i mbrojtur me ligj në Shqipëri përfaqëson garancinë themelore të investuesit të huaj, krahas vullnetit dhe ofertës qeveritare për të pranuar me entuziazem paketën “Shqiperia një euro” në fushën e turizmit. Nisma e fundit qeveritare e gjen veten të shprehur tërësisht në termat e projektligjit, pse lehtësirat e kontraktimit, të klimës miqësore, transparente e ndihmuese për investuesin vendas dhe të huaj në turizëm, ky projekt ligji i garanton në kapituj të vecantë të tij. Po ashtu, OBT eshte e interesuar te na ndihmoje intensivisht me organizimin e Panairit te pare Nderkombetar Turistik te Tiranes ne shkurt 2007, per ta listuar edhe kryeqytetin tone ne ato kryeqendra qe organizojne aktivitete te tilla ne rajon, Evrope e me gjere. OBT mund te na ndihmoje edhe ne pergatitjen e nje plani strategjik per zhvillimin e turizmit rural ne Shqiperi. Mund t′ju raportoj se sot, afërsisht nje vit pas shpalljes së strategjise sone te nxitjes se turizmit kulturor dhe natyror, numri i vizitorëve të huaj që kanë vizituar Shqipërinë për qëllime kulturore është treguesi i rritur më shpejt në 30 përqind më shumë vizitorë që ka patur vendi yne? gjatë gjysmës së parë të 2006. Një rritje të tillë e kemi ndjerë të gjithë, duke parë me sytë tanë me shume të huaj të frekuentojnë sheshet e qyteteve tona, muzetë dhe objektet tona historike, kulturore apo të kultit kësaj pranvere, vere dhe vjeshte.Ne te ardhmen e afert, ne synojmë të ofrojmë për vizitorët vendas dhe të huaj produkte e shërbimeve turistike të shtrira gjatë gjithë vitit dhe në gjithë Shqipërinë. Duam të sjellim në mënyrë të natyrshme e të integruar Shqipërine si destinacion e produkt turistik Gjykoj se rezultati ka qenë një sezon veror i turizmit në Shqipëri më mirë i organizuar dhe orientuar nga të gjitha vitet e tjerë të periudhës së tranzicionit (këtë e dëshmon rritja më 27 përqind e pushuesve verore në të gjithë Shqipërinë në muajt qershor-gusht, si dhe mjaft tregues të tjerë direkte dhe indirekte).Ligji qe do te nisim te zbatojme se shpejti dhe vete nevojat e popullates turistike boterore kerkojne zbatimin e standarteve te pranuara boteris′ne turizem. Per kete dikasteri qe une drejtoj po punon me shoqatat e? biznesit turistik shqiptar. Ai ka nenshkruar me to nje kontrate per zbatimin e Kodit Global te Etikes te OBT-se edhe tek ne. Kodi perfshin nende nene, te cilat theksojne “rregullat e lojes” per destinacionet turistike, per qeverite, per tour-operatoret, per agjentet turistike, per punonjesit qe kryejne sherbimet turistike dhe per vete udhetuesit-turista. Ne procesin per zbatimin e ketij Kodi, mundesia e perfshirjes se Shqiperise ne harten e turizmit seksual eshte gati e paperfillshme, duke pare angazhimin maksimal te qeverise shqiptare, organeve te saj te ruajtjes se rendit dhe ndergjegjesimin e mbare shoqerise shqiptare per te mos lejuar shfrytezimin e vajzave dhe femijeve shqiptare per kete biznes te ndyre.”Vellezerit siameze” turizëm-kulturë jane gjetja jone strategjike per te mundesuar ardhjen e sa me shume vizitoreve te huaj ne Shqiperi. Ju ftojme edhe ju, te nderuar gazetare te mediave prestigjoze te huaja, ta vizitoni dhe te perjetoni eksperiencen shqiptare si turiste kulturore. Do te ngeleni pa dyshim te kenaqur, pse vendi yne renditet i dyti ne Mesdhe(pas Italise), persa i perket treguesit te intensitetit te monumenteve kulturore (kemi 1.5 te tille per km katror).Duke ju falenderuar edhe nje here per interesimin tuaj dhe per kontributin e shume nga ju per njohjen e Shqiperise turistike, ju sugjeroj te vendosni me shum′ika kontakti e marrjeje informacioni nga brenda Shqiperise. Turistet kudo ku jane ne bote meritojne me shume informacion e adresim per te njohur vendin me pak te zbuluar te Mesdheut dhe per te shijuar befasite e tij turistike.
Ju faleminderit!

8 Dhjetori- Dita e ndërgjegjes rinore dhe kombëtare.

8 Dhjetori- Dita e ndërgjegjes rinore dhe kombëtare.

Tirane me, 9 Dhjetor 2006
Rinia shqiptare si në pak vende të tjera të botës i është dashur të ndryshojë kahjen e historisë. Dhe pikërisht këtë e ka bërë në? Dhjetor të vitit 1990, duke e futur shoqërinë shqiptare në hullitë e demokracisë, dhe të proceseve integruese me kryefjalën gjithmonë aktuale “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”. Ndonëse të rinj në moshë, ata qenë në lartesinë e mendimit progresist, të atij mendimi që themeloi një civilizim të ri.Dhe ky moment shtyu kohën nga shpresat e mëdha? historike në çdo gjë, por u përjetua si i tillë më shumë në disa permasa si ajo politike, sociale, etike dhe estetike,? sepse në thelb përballej progresi me regresin,? e mira me të? keqen. 8 Dhjetori shënoi në historinë e kombit shqiptar celjen e epokës se lirisë, të shkelur dhe përcudnuar nga diktatura më e egër në Europë, ringjalljes s&e′; vlera′që komunizmi e kishte modeluar monstruozisht me krijimin e “Njeriut të ri”.Rinia shqiptare së bashku me intelektualët iluministë? të dhjetorit, i dhanë të drejtën ketij populli të njësohej me kombet e qytetëruara, të cilat lirinë e kanë në themel të′stitucioneve dhe jetës ′uml; tyre sho′uml;rore.Që nga Dhjetori i 90, kanë kaluar mjaft ′e, ku përgjatë tranzicionit shqiptar, rinia ka rrugëtuar në trajektoren e shpresave dhe zhgënjimeve. Ajo është gjindur mes retorikës dhe realitetit, shpresës dhe zhg′ml;njimit. Te? parat gjithmonë te bukura te dytat jo dhe aq. Ne kemi vendosur ta ndryshojme këtë raport në favor të dëshirave dhe mundësive të reja që i ofrohen asaj. Mazhoranca e djathtë e ardhur në pushtet me zgjedhjet e 3 korrikut,dhe qeveria Berisha,? tek rinia dhe studentët gjetën një mbështetje të madhe, dhe kjo ndodhi natyrshem. Që në gjenezën e pluralizimit, këto forca politike lindën dhe u njësuan me platformën e ndryshimit, që studentët i ofruan Shqipërisë. Kudo në vendet e zhvilluara dhe emancipuara, rinia ka një status të saj, cka do të thotë, pjesëmarrje dhe vendimarrje, si dhe projektim në të ar′en, nëpërmjet një formimi intelektual. Këtë po synon qeveria shqiptare nëpërmjet Strategjisë Kombëtare të Rinisë? 2006-2013, e shoqëruar me Plan Kombëtar Veprimi.
Kjo strategji përbën një nga dokumentat me themeltare të objektivave dhe reformave te qeverisë Berisha. Dokumenti bazë i politikave rinore, nuk u konsiderua nga ne, si një detyrim rutine pune i një ministrie, por si një kurorëzim i ideve, dhe përpjekjeve për të ndryshuar aktualitetin dhe ndertuar një koncept modern? me vizione për të rinjtë nga të cilat shihen mundesi profesionaliteti, punësimi, komunikimi, njohje në një shkalle sipërore.Ndryshimi gjeti shprehjen më konkrete në hartimin e politikave tona rinore në kordinim të plotë me ato të BE, duke u mbështetur në të drejtat themelore të një shoqërie demokratike dhe me standarte europiane. Keshtu si orientim baze të politikave për të, ne patëm mbrojtjen e të drejtave të njeriut, diversitetin, nxitjen e punësimit, kujdesin social-ekonomik dhe vecanërisht pjesëmarrjen në vendim-marrje, duke besuar thellesisht se pa integrim të rinisë, nuk mund të këtë integrim të vendit në BE.Tek Rinia , ne kemi? aleatët gjenetik për ndryshim, për zhvillim dhe integrim dhe jo bashkëpunëtore për interesa të vogla partiake, të mishëruar në tubime jahengexhinjsh kronikë, e admironjës të barërave të ndryshme.Por ne tek ata gjejmë? dhe shpirtin? e vërtetë të? kundërshtimit, kundër konformizmit, që politika jo rrallë, na përfshin ne njerëzve të saj.Intuita jonë politike matet jo pak me interpretimin që u bëjmë këtyre kundërshtive . Rinia shqiptare përjetësisht mbetet e lidhur me Dhjetorin ai është muaji i saj i cili është muaji i ndërgjegjes dhe i meditimit, apo i ballafaqimeve historike.Ne jemi duke filluar një fushatë të re elektorale ku partia e stdudenteve ,partia e Dhjetorit zyrtarisht e njohur si Partia Demokratike përballet me ata, që këtë muaj dikur e rrethuan me tanke dhe policë dhe e përgjakën me një kronologji kriminale, duke filluar me Brocin e perfunduar me Azem Hajdarin të cilet MTKRS po i nderon siç u ka hije; Unë besoj që Rinia shqiptare në këtë sfidë do të jetë vetvetja.
Ne besojmë se kjo Strategji vjen në kohën e duhur; ajo do ta orientojë rininë shqiptare drejt? standarteve për zhvillim dhe do ta shndërroje atë në promotore të vlerave demokratike dhe europiane. Zakonisht logjika rinore i kapërcen konturet e cdo strategjie dhe ne s′do të na vijë keq nëse kështu ndodh, sepse strategjia që ne kemi hartuar, parashikon dhe këtë: Ajo nxit ambicjen e rinisë shqiptare por jemi të lumtur që ajo u identifikua me Dhjetorin, muajin tuaj, muajin e demokracisë.

8 Dhjetori 1990, dita e rizgjimit më te madh te shqiptarëve që nga koha e Rilindjes Kombëtare

8 Dhjetori 1990, dita e rizgjimit më te madh te shqiptarëve që nga koha e Rilindjes Kombëtare

Tirane me, 8 Dhjetor 2006
Te dashur dhjetoriste, te rinje e te reja.Dita e sotme 8 Dhjetor nuk shenon per ne vetem nje date historike, ajo e fitores se lirise, por ajo beri? rizgjimin më te madh te shqiptarëve që nga koha e Rilindjes Kombëtare. Dhe kete e bene studentët, ata qe si askush tjeter perqafojne te paret dijen, ndryshimin, dhe progresin. Ne Dhjetorin e 90 te gjithe ne, u lidhem me shume se kurre me rinine, sepse Shqiperia i perkiste dhe do ti perkase asaj. Te rinite së bashku me intelektualët iluministë? të dhjetorit, e njesuan Shqiperine? me kombet e qytetëruara, të cilat lirinë ne te gjitha dimensionet e saj ,kanë në themel të institucioneve dhe shoqerise së tyre.Qeveria Berisha e dale nga zgjedhjet e 3 Korrikut, është produkt edhe i 8 Dhjetorit, i vullnetit të rinisë shqiptare, është produkt i shpirtit të një kombi që kërkon të jetojë me dinjitet në gjirin e familjes se madhe europiane.Kjo pjese e cmueshme e historise per kombin shqiptar, nuk mund te ndricohej perjetesisht nese nuk do kishte farin e saj, liderin e protesave te Dhjetorit dhe demokracise Azem hajdarin. Vlerat e patjetërsueshme historike për fatet tona politike e shoqërore, jane te lidhur ngushtë edhe me emrin e ketij njeriu te madh, dhe? të një partie, të Azem Hajdarit dhe Partisë Demokratike. Ish presidenti cek, antikomunisti i njohur ne Europe, humanisti Havel ne nje fjalim te tij do te thonte”? se e verteta arrihet kur ndergjegja dhe llogjika behen nje”. Te verteten e madhe te lirise e arriti dhe e percoi mes te rinjve Azem Hajdari, sepse e tille ishte dhe ndergjegja e tij :kunder dhunes, kunder dikatures, kunder fjales se burgosur nga deshtaket e mjere komuniste. Cdo Dhjetor por dhe muaj te tjere te vitit, ne te gjithe politikane dhe njerez? te thjeshte, intelektuale dhe studente perkujtojme Azemin si një shembull humanizmi dhe qytetarie.Pas tetë vitesh të një opozite dramatike, periudhe në të cilën u krye edhe krimi politik më i shëmtuar i kohëve tona, partia e dhjetorit, që si kryetare të parë pati Azem Hajdarin dhe Sali Berishën, rierdhi? në pushtet, duke përligjur shpresën e shqiptarëve për ndryshim. Azem Hajdari qe njeri i mendimit dhe i veprimit, një sintoni e admirueshme, natyrshëm pengesë për armiqtë e Shqipërisë dhe demokracisë. Ndër të tjera 8 Dhjetori eshte dhe nje dite qe thërret drejtësi në emër të tij, liri – demokraci, dhe një ′ipëri si gjithë Europa,