Strategji për trashëgimninë botërore që strehon Europa Juglindore

Strategji për trashëgimninë botërore që strehon Europa Juglindore

Varna, Bullgari 23-24? Qershor 2006.
Fjala e ministrit te Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në Këshillin e Ministrave të Kulturës, të Europës Juglindore
Është një kënaqësi e veçantë për mua qe jam i pranishëm në këtë takim të dytë të Ministrave te EJL, të organizuar nga kolegët bullgarë. Falenderoj kolegun tim bullgar dhe stafin e tij që na dha mundësinë të mblidhemi në Varna, në këtë qytet të bukur plot vlera turistike, kulturore dhe historike i cili është një model shumë i mirë i zhvillimit të turizmit kulturor në rajon.Ndihem gjithashtu tepër i kënaqur që sot në këtë tryezë është i pranishëm dhe merr pjesë Ministri i Kulturës i Kosovës, miku dhe kolegu im Zoti Haraçia, duke dëshmuar edhe njëherë se me vullnet politik të shëndoshë kultura bëhet element dialogu, përafrimi dhe komunikimi mbi bazën e miqësisë dhe respektimit, duke bërë kështu që rajoni ynë të perceptohet si një hapësirë ku bashkëpunohet dhe bashkëjetohet normalisht. Në cilësinë e ministrit të kulturës të vendit që sapo ka dorëzuar presidencën e radhës, dëshiroj t’ju përshëndes për bashkëpunimin tuaj, i cili ka bërë të mundur jetësimin e këtij forumi dhe konkretizimin me sukses të punës njëvjeçare të presidencës së Shqipërisë. Kontributi juaj i vlefshëm dhe vullneti për bashkëpunim bëri që ne t’i kapërcenim vështirësitë e presidencës së parë dhe të fillonim një fazë të re të zhvillimit të këtij forumi. Duke qenë të ndërgjegjshëm për vështirësitë e konkretizimit të punës tonë të fazës fillestare,? jemi të bindur se ky ka qenë vetëm fillimi i një procesi të gjatë dhe kompleks i cili ka si synim forcimin e bashkëpunimit kulturor mes vendeve tona dhe krijimin e një atmosfere miqësore bashkëpunimi.Ne jemi të bindur se në përfundim të këtij procesi, mozaiku kulturor i rajonit me identitetet, ngjashmëritë dhe diversitetet e tij do të shndërrohet në një element përfaqësues të popujve tanë në Evropë dhe në botën globale.Rajoni ynë është një nga rajonet ku janë përqendruar disa nga vlerat më të rëndësishme dhe unikale të trashëgimisë kulturore botërore. Por kjo trashëgimi pasurohet me vlerat natyrore të pazëvendësueshme të vendeve tona. Për shkak të rrethanave historike dhe politike këto vlera nuk janë shfrytëzuar si duhet. Proceset integruese evropiane përveç të tjerash bëjnë të mundur edhe një integrim kulturor, politik, ekonomik dhe rajonal. Të gjithë ne jemi përfshirë në një projekt të madh e të përbashkët integrues: integrimin në Evropë. Në këtë proces disa vende janë më përpara dhe disa më prapa por e rëndësishme është se në fund të këtij procesi të gjithë së bashku do të ndjehemi pjesë e rëndësishme e strukturave europiane, politikisht, ekonomikisht dhe kulturalisht. Për këtë arsye ne si vendimmarrësit më të lartë politikë në kulturë, na duhet të gjejmë dhe mbështesim pa asnjë dyshim mekanizmin e duhur për përshpejtimin e këtyre proceseve. Mendoj se forumi ynë është një nga strukturat e rëndësishme dhe më të përshtatshme për ta bërë efikas vullnetin tonë politik dhe një model të bashkëpunimit dhe integrimit rajonal, duke synuar dhe lehtësuar transmetimin e drejtpërdrejtë të vlerave kulturore të vendeve të rajonit tonë.Ministria që unë drejtoj me të gjithë komponentët e saj përbërës ka si prioritet të vetin zhvillimin e turizmit kulturor. Ne e vlerësojmë përvojën e turizmit kulturor të vendeve të rajonit dhe mirëpresim çdo projekt të përbashkët në këtë drejtim. Një vëmendje të veçantë i kemi kushtuar “Programit rajonal të Këshillit të Evropës dhe Komsionit Europian për pasurinë kulturore dhe natyrore të Europës Juglindore dhe në mënyrë veçantë projektit-pilot në bakëpunim me palën malazeze mbi Liqenin e Shkodrës, projekti i quajtur projekti i “Liqenit të Miqësisë”. Ky synim përputhet katërcipërisht me një nga objektivat e Bashkimit Europian, sipas të cilit “prioritet i Bashkësisë Evropiane për mijëvjeçarin e ri është edukimi nëpërmjet kulturës, veçanërisht? turizmi kulturor i cili paraqet pasuri të jashtëzakonshme me anë të së cilës mund të korren të ardhura tejet të rëndësishme si në nivel mikro ashtu edhe në nivel makro”. Besoj se ndaj të njëjtin opinion me ju të nderuar miq dhe kolegë që itinetaret e turizmit kulturor gjenerojnë mirëqenie, mirëkuptim, miqësi.

Deklaratë e ministrit të MTKRS z. Bujar Leskaj për mediat

Deklaratë e ministrit të MTKRS z. Bujar Leskaj për mediat

Tiranë,më_25.05.2006
Sic jeni vënë në dijeni Gjykata e Apelit Tiranë me datë 23.05.2006 vendosi të lerë në fuqi vendimin e ndërmjetëm për pezullimin e vazhdimit të procedurave për zbatimin e vendimeve nr. 9/3, datë 12.07.2005 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë si dhe Vendimit nr. 9/4, datë 08.11. 2005 të po kësaj gjykate.
Nisur nga ky vendim si dhe duke parë me shqetësim të madh situatën e jashtëligjëshme të krijuar në Federatën Shqiptare të Futbollit, e cila prej kohësh është mbërthyer nga klanet mafioze, jam i detyruar që me kompetencat që më jep ligji, citoj neni 8 i ligjit nr. 9376, datë 21.04.2005 “Për Sportin” sipas të cilit “…Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve harton dhe zbaton politikën shtetërore për sportin…”, si dhe nenin 16/3 të po këtij ligji sipas të cilit “Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve mbikqyr dhe kontrollon veprimtarinë me karakter publik të Federatave shqiptare”, ti bëj thirrje gjithë klubeve sportive anëtare të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe ndërgjegjes qytetare, personaliteteve të mëdha të këtij sporti popullor, të organizojnë menjëherë Asamblenë e Përgjithshme të Jashtëzakondëshme për zgjedhjen e organeve drejtuese të FSHF-së.
Për organizimin e Asamblesë së Përgjithshme të jashtëzakonshme vetë komuniteti I futbollit përfaqësuar nga emrat më të njohur të tij dhe personaliteteve të futbollit të ngrejë një grup pune për organizimin e Asamblesë. Ndërkohë, ju vë me dije se, neni 15 pika 2b dhe 3, parashikon dhe rastin kur Ministri i Turizmit, Kultures, Rinisë dhe Sporteve ka të drejtë të revokojë urdhërin për emërtimin e Federatës Shqiptare dhe të kërkojë në gjykatën kompetente shpërndarjen e saj, kur Asambleja e Përgjithshme merr vendime anti kushtetuese dhe të jashtëligjshme. Në këtë rast me datë 27.02.2006 Asambleja e Përgjithshme e kësaj federate sikurse e kam theksuar edhe më parë është mbledhur në mënyrë të jashtëligjshme dhe për rrjedhojë vendimet e marra nga mbledhja e kësaj asambleje janë NUL.
Si Ministri përgjegjës për sportin jam i vendosur që ligjërisht ti shkoj deri në fund auditimit në FSHF si dhe largimit të uzurpatorëve të futbollit, në të mirë të sportit shqiptar dhe në respekt të? komunitetit sportiv.

“Papa Gjon Pali ne shtepine e shqiptarve” Posted on May 26, 2006  No Comments

“Papa Gjon Pali ne shtepine e shqiptarve” Posted on May 26, 2006 No Comments

Tirane me, 25 Maj 2006
Nga Bujar Leskaj
Minister i Turizmit,Kultures,Rinisë dhe Sporteve
Fjala e mbajtur sot ne hotel Sheraton në konferencen me teme “Papa Gjon Pali ne shtepine e shqiptarve”
Papa Gjon Pali I dytë, njeriu që besonte në mrekullitë, ishte dhe mbetet? vete mrekullia e kohëve tona. Kurre me parë ndonjë lider nuk ia ka dalë që të flasë para turmave gjigante si ai, kurrë më parë ndonjë lider nuk ka ditur të projektojë me kaq forcë imazhet e tij në zemrat dhe mendjet e njerëzve.
Papati I Gjon Palit të Dytë pati si fill perbashkues paqen dhe bashkëjetesën
Në një kulturë si kjo e jona? e mesuar që të djegë me nxitim çdo argument si mode kalimtare, pësoi metamorfozë përballë karizmës së njeriut që vinte nga Lindja e? Ftohtë. Fjalet e tij kanë eksploruar botën bashkëkohore duke medituar mbi të kaluaren dhe duke ofruar një shpresë për të ardhmen.Ati I shënjtë diti si pak kush të gjejë një vijë të komunikimit direkt, të hapur e të thjeshtë me besimtarët e në përgjithësi me njerëzit modernë? Nga ftesa e tij për të mos patur frikë kur ai ju shfaq botes nga sheshi i shën Pjetrit? ne vitin 1978 deri ne momentet e fundit ku dhimbja dhe vuajtja u kthyen në vlerë universale duke sfiduar ligjet e konsumizmit e të aparences, njerzimi mbarë njohu një ekzistencë? e cila kthehet ne liber jete e nga i cili marrin pergjigje pyetjet tona më të thella e më të fshehta.Me shpirt profetik i vemëndshem ndaj shenjave të kohes, Gjon Pali i Dytë njeri Europian revokon me forcë rrënjët e thella kristiane të kontinentit të vjetër duke e konsideruar atë atdheun e përbashkët të të gjithë Europianëve, shpëtimin e tyre.Në një bisedë të ndezur me një gazetare të njohur? ai pat thënë “Vendi im Polonia, është? dënuar me vdekje shpesh herë, por? ka? mbijetuar duke u mbledhur rreth vetvetës e duke u mbeshtetur fort në rrënjët e përbashkëta kulturore.Europa është një, pat ngritur zërin në fund të bisedes.” Kjo? vlen edhe për Shqiperinë? të ciles në prill të viti 1980 ai do t′i drejtohej nga Otranto për t′i dhenë shpresë, për t′i bërë të njohur komunitetit nderkomtarë martirizimin e saj, e mbi të ′tha komunisteve shqiptarë? që izolimi që ata ndertuan nuk e kishte ndarë Shqiperinë nga Vatikani, nga perendimi.? Nga filozofia e tij? filluan të tendosen telat me gjëmba derisa u keputen të shëmben muret e ndarjes , të triumfojnë të drejtat e njeriut, të bien paragjykimet për të ndryshmin. Nga mendimi i tij na shfaqet një Europë në ndryshim, në kerkim të një identiteti të ri, një Europë që do të jetë edhe sfida e mijëvjeçarit të tretë.Gjon Pali ka një vit që? mungon syve të mbarë njerëzimit, por zemrat dinë t′i jenë besnike. E kemi parë duke? brohoritur? ndër një milion të rinj në Torvergata, duke ecur mendueshem perballë murit të lotëve në Izrael, duke medituar me qetësi në xhaminë e Damaskut, duke perkëdhelur varrin e Indira Gandit, duke fermentuar lirinë e vendit të tij në Varshavë, duke sfiduar në emër të dinjitetit njerzor diktatoret, duke puthur token shqiptare pas një zhuritje shekullore.
Papa në Shqiperi është një kapitull i ndritur i historisë sonë.Pesë shekuj më parë Papa Pikolomini do te nisej drejt Shqiperisë për t′u takuar me mbrojtësin e cilivizimit perëndimor Gjergj Kastriotin, por fati nuk deshi ndërsa në prill të vitit 1993? pasaardhësi i Tij erdhi për ta rifutur Shqiperinë në perendim për të bekuar demokracinë e re që sapo kishte lindur. Me gjuhen e dashurisë ai na lë mesazhe të vyera tolerance e ndertimi të shtetit të së drejtes ,kujtojmë fjalet e tij “Njeriu dhe Zoti nuk janë ne një alternativë,dhe nuk konkurojnë njëri tjetrin. Perkundrazi, njeriu ka një dinjitet të lartë,tamam siç I ka hije nje krijese te bwrë sipas imazhit të Zotit.Njohja e kësaj vlere të çdo njeri ,do të bëjë qe edhe ekonomia te gjejë ekulibrin e drejtë ndermjet arsyeve te aftesive dhe spikatjes se solidaritetit dhe do ta çojë keshtu impenjimin politik me një kerkesë pergjegjësie ndaj së mirës se perbashkët,duke ndjekur gjithmonë kerkesat e respektimit ndaj etikes dhe moralit”.? Ai e pasuroi kujtesën tonë me imazhet? e paharrueshme të takimeve? me shpirtin e kombit tonë NënëTerezën , venerimi ndaj së cilës u duk me lumturimin e saj në vitin 2003 .
Pikerisht perballë fondamentalizmit fetar dhe intolerances, Karol Woitila ka insistuar me forcen e shpirtit dhe të fjalës që besimi i vertetë është kunder çdo lloj radikalizimi dhe ′zimi në emer Të Zoti′uk mund të ketë vdekje ′uml; emer të Zotit. Këtë mesazh ai e ka perseritur pa u lodhur e me të është fuqizuar për të rrezuar barrierat shekullore? të urrejtjes e? konkurrencen ndermjet besimeve me lutjen që tek adhurimi I perbashkët ndaj Hyut,? njerëzit e besimeve te gjejnë motive bashkëpunimi për paqen, drejtesinë, lirinë e progresin.Kudo që Woitila është shfaqur ka tingëlluar fort Apeli në mbrojtje të dinjitetit? të njeriut apo shtytja që të kemi në zemër fatet e të pambrojturve mbi të cilët rëndon logjika e perfitimit. Papa Karol pra, ja doli që të bëhej zëdhënës i të drejtave pertej çdo kufiri kulturor, social-′nomik e fetar.Në këtë konteks ish presidenti Berisha sot kryeminister i vendit nga sheshi Skenderbej? ne vitin 1993 pa asnjë ekuivok? tha “Kisha polake I dha Selisë së Shënjtë Papen sllav,misionarin e madh ,qe me forcen e mbipushtetshme te ideve dhe parimeve dha kontribut paresor ne rrezimin e perdes së hekurt, dhe sot po me kete armë ai lufton dhe perpiqet? te rrafshojë murin e parave që rrezikon ta zevendesojë këtë perde. Prandaj dhe Papa Woitila është Papa I shpresës dhë ringjalljes”Njeriu që vinte nga VADOVICE i quajtur Karol Woitila peshkatari i njerëzve, i kërrusur′a dhimbjet hyri drejt e në histori me? madheshti ndonse ishte i përvunjtë , duke na pasuruar të gjithve.Ne shqiptarve veçanarisht na la porosi “Mesoni artin e dialogut dhe të degjuarit,qoftë edhe kur ky art është I lodhshem.Ky është çmimi I lirisë.Ky është segreti I progresit të vertetë moral dhe civil”.
Për udhëkryqet tona na la? kumtin MOS KINI FRIKË.
Ju faleminderit

Takim me OBT

Takim me OBT

Tiranë,më_01.06.2006
Në Tiranë ka qëndruar për tri ditë shefi i bashkëpunimit per turizmin në Organizatën Botërore me qendër në Madrid dr. Harsh Varma. Ai mbajti takime të ndryshme me drejtues të lartë të turizmit në Shqipëri, si dhe organizata ndërkombetare, bashkëpunëtore me MTKRS në zhvillimin e turizmit shqiptar.
Në takimin me ministrin e MTKRS Bujar Leskaj, zoti Varma percolli së pari mesazhin e Sekretarit të Përgjithshem të Organizates (ËTO) Franko Frangiali, duke shprehur gjithë vlerësimin dhe mbështetjen e? ( ËTO) për punën e MTKRS, dhe ministrit Leskaj në vecanti
” Ju jeni një ministër ndryshe, që keni shprehur vullnet dhe dëshirë të mirë për të nxitur zhvillimin e turizmit shqiptar dhe imazhit të tij në botë. Ne jemi të impresonuar nga vizioni juaj për të nxitur turizmin si një nga prioritet kryesore të zhvillimit të Shqipërisë.” -tha zyrtari i lartë Varma.
Ne takim ministri Leskaj theksoi qëndrimin e qeverisë shqiptare për prioritetet e turizmit? si dhe shtjelloi tezat e strategjisë së zhvillimit të tij nëpërmjet vlerave natyrore, kulturore dhe turizmin rural. Ministri Leskaj tha se Organizata Botërore e Turizmit përbën aleatin kryesor për Shqipërinë në këtë fushë, dhe vlerëson se mbështetja e saj është qenësore për rritjen e turizmit në vend. Në këtë pike u vlerësua bashkëpunimi me organizatat ndërkombëtare, me projektet e të cilave MTKRS po bashkëpunon ngushtë për promocionin dhe zhvillimin e turizmit.
Zoti Varna vlerësoi resurset e jashtëzakonshme që paraqet Shqipëria per kultivimin e një tregu të zgjeruar turistik, ku ndërthuren shumë elementë, vecanërisht mënyra origjinale e mikëpritjes shqiptare
Në takim u ra dakort se Organizata Botërore e Turizmit do të sjellë brenda qershorit,disa ekspertë ndërkombetare në Ministrinë e Turizmit dhe Kulturës? të cilët do të bashkëpunojnë me homologet shqiptarë për hartiimin e një ligji të ri kombëtar të turizmit. Njëherësh zyrtari i lartë i Organizatës Botërore të Turizmit ra dakort për asistencë të gjerë teknike stafit të MTKRS dhe strukturave të turizmit në Shqipëri , ku një vend të vecantë do të zërë sektori i promocionit në hapësirën ndërkombëtare.
Nga ana tjetër ministri Leskaj tha se MTKRS ka në plan të mbledhë një tryezë me përfaqësues ndërkombëtare të turizmit dhe operatoret turistike shqiptare per te diskutuar mbi piketat e rritjes se Shqipërisë si product cilësor turistik. Të dy përfaqesuesit e lartë theksuan një sërë problemesh, në vecanti marëdheniet e mira që Ministria e Turizmit duhet të vendosë me subjektin privat si kryefjalë e zhvillimit të turizmit. Në këtë kuadër ministri Leskaj vuri në duke mbajtjen për herë të parë të Konferencës Kombëtare tëTurizmit në Tiranë ku u miratua dhe Kodi i Etikës hartuar nga Organizata Botërore e Turizmit. Në takimet në Tiranë, zoti Harsh Varma ka garantuar përpjekjet e tij që Shqipëria të përfshihet në harten botërore të vendeve turistike brenda 2007.

Ambasada italiane – Promovimi i Turizmit ne Vlore

Ambasada italiane – Promovimi i Turizmit ne Vlore

Vlore me,2 Qershor 2006
I nderuar Z.Ambasador.
Të nderuar pjesëmarës – organizatorë të aktivitetit, dhe të ftuar
Pikësëpari dua të falenderoj dhe të vlerësoj organizatorët si dhe autoritetet pjesëmarëse të shtetit fqinj Itali, për këtë nismë serioze dhe të rëndësishme për promovimin e turizmit shqiptar dhe vecanërisht atij në Vlorë. Turizmi është përcaktuar nga qeveria si një ndër tri prioritet kryesore të zhvillimit të Shqipërisë. Vendi ynë njihet si një destinacion turistik në detin Mesdhe dhe ka nje pozicion konkurrues në tregun ndërkombëtar të turizmit.Me cmim të konsideruar me leverdi , Shqipëria? ka
– një bregdet tërheqës, me rërë dhe ujë të pastër
– sezon veror i gjatë, i nxehtë dhe me diell
– afërsi me qytete kryesore? europiane me anë të linjave ajrore
– prirjet e zhvillimit janë drejt një kombinimi të natyrshëm të turizmit të rërës dhe???
? diellit me atë kulturor.
?Në bazë të strategjisë së zhvillimit të Turizmit 2002-2012 është përcaktuar që gjatë bregdetit Jon duhet të ndërtohen përgjithësisht struktura? më të vogla praneë fshatrave eksistues. Bregdeti Jonian kufizohet me dy qendra turistike të një rëndësie shumë të madhe, Vlora dhe Saranda.Të dyja këto qendra duhet ti kthejmë në pole magnetike për tërheqjen e flukseve turistike dhe shpërndarjen e tyre përgjate gjithë bregdetit dhe zonave të tjera turistike. Për këtë qëllim, duhet domosdoshmërisht të fuqizojmë infrastrukturën portuale dhe aeroportuale të të dyja këtyre poleve.
Vazhdimi i superstradës Lushnje -Fier, nuk është thjesht një rrugë tregëtare por do të afrojë drejt Vlores, flukset turistike te Kosovës dhe Maqedonisë e më tej.
Përfundimi i rrugës Vlore -Orikum dhe Orikum Llogara do të bëjë lidhjen dhe shkëmbimin e flukseve turistik midis kryeqendrës së Jugut, Vlorës dhe Bregdetit të Rivierës.Ministria që unë drejtoj por dhe i tërë mentaliteti ynë qeverisës, sheh investitorët e huaj si një hallkë kyce në zhvillimin e turizmit. Ne kemi përpiluar elementet për të arritur në bindjen se vendi yne është tërheqes për investimet e huaja.Për ti ndihmuar këto subjekte ne i përfshijme si investitorët e huaj edhe ata vendas në kategorinë e quajtur “Person i stimuluar”, të cilëve u ofrohet
– Përjashtim nga taksa doganore për materialet që kanë të bëjnë me investimin
– përjashtim nga tatimi mbi fitimin për pesë vjet dhe 50 % të tatimit mbi fitimin si dhe?
? garancitë tjera ligjore e administrative.
Duke iu rikthyer fokusit të aktvitetit të sotem dua t′ju vë në dukje se si deputet i Vlorës dhe si anëtar i qeverisë së djathte, qyteti im do të jetë në qendër të prioriteve të zhvillimit të turizmit. Vlora? ndodhet në një situatë ideale per të plotësuar kërkesat në ndryshim të një tregu turistik në rritje, i orientuar ne turizëm natyror dhe kulturor sepse zotëron potenciale, sic janë biodiversiteti i pasur, peisazhi natyror, qendra historike dhe kulturore, si dhe menyre jetese tradicionale ende aktive. Bashkërendimi ndërmjet tyre është një joshje unike për turistët.Vlora shumë shpejt do të ketë dy nga Parqet më të rinj Arkeologjikë të vendit: Orikumin dhe Amantian. Oriku afër detit, një perlë akoma e pazbuluar mire, por që do të na qaset me surpriza dhe do të bëhet objekt kurioziteti dhe fitimi, e vizitueshme nga shqiptaret dhe të huajt, si dhe Amantia që në shtrirjen e saj rrok shpirtin e labërisë, lashtësinë historike, të sotmen labe që projektohet drejt të ardhmes si identitet, si pikë takimi dhe fitimi nga turizmi për të përmirësuar jetën e banorëve të saj.Veç të tjerash, Vlora është cilësuar edhe si kryeqyteti i iso- polifonisë, e cila është as më pak e as më shumë një “Kryevepër e trashëgimisë gojore të njerëzimit”, mbrojtur nga UNESKO.Unë e di që Vlora është zemra e Turizmit shqiptar dhe po perpiqem që ajo të rrahë fort në det, në breg,? në hoteleri e në turizëm kulturor.

Fjala ne British Conuncil

Fjala ne British Conuncil

Tirane me, 6 Qershor 2006
Të nderuar pëfaqësues të British Council
Të nderuar pjesëmarrës !
Fillimisht dua t′ju përgëzoj? për nismën rinore të ndërrmarrë nga British Counsil, për organizimin edhe këtë vit të shkollës verore,? ku padyshim promotori kryesor do të jenë të rinjtë. Si Ministër i Rinisë, kam kënaqësi që marr pjesë sot në këtë aktivitet, sepse në synimet e institucionit që unë drejtoj, nuk janë vetëm bashkëpunimet me karakter artistik e sportiv. Ne sapo kemi përfunduar hartimin e Strategjinë Kombëtare të Rinisë që është burim veprimesh dhe programesh, përmes të cilave do të përfitojë rinia shqipëtare.Një nga drejtimet e strategjisë është dhe ngritja e kapaciteteve rinore për pjesëmarrje në jetën publike për te çuar më tej proçeset demokratike. Këtij syn′ i shërben dhe bashkëpunimi me British Council, për organizimin e shkollës verore, në nivel kombëtar dhe rajonal. Të tilla bashkëpunime, MTKRS ka kurorëzuar gjatë këtij viti dhe me partnerë të rëndësishëm ndërkombëtarë, të cilët kanë në qendër të politikave të tyre, zhvillimin e gjithanshëm të rinisë. Këtu po përmend marëveshjet e nënshkruara mes MTKRS dhe Drejtorisë së Rinisë së Ministrisë së Kulturës së Kosovës, Sekretarit të Përgjithshëm të Rinisë të Greqisë, Korpusin e Paqes, dhe bashkëpunime në nivele të tjera. Duke studiuar drejtimet e kësaj shkolle verore, më ra në sy dhe përfshirja e disa aktivitetete rinore për njohjen e traditave dhe pasurive kulturore të vendit tonë. Unë e vlerësoj këtë nisëm si nxitje të rëndësishme, për zhvillimin e turizmit kulturor, i cili përbën bazën e strategjisë së zhvillimt të turizmit shqiptar. Ne besojmë se rinia shqiptare do të jetë më e orientuar për të dhënë kontributin e domosdoshëm për zhvillimin e vendit, ku çdo i ri do të gjejë veten brenda kësaj strategjie, sepse ajo do ti bëjë të mundur gjithsecilit të shprehë,? individualitetin dhe të ofrojë kontributin e tij.Gjithashtu muajt e fundit ka një rritje të bashkëpunimit të organizatave rinore në vend? me Ministrinë tonë, dhe këtu veçoj faktin se këto organizata ishin partnerët tanë kryesorë, në hartimin e? Strategjisë Kombëtare të Rinisë.Të nderuar pjesëmarrës. Duke e mbyllur këtë fjalë përshëndtëse, desha të theksoj se kjo është një iniciativë shumë e rëndësishme për të rinjtë dhe promovimit t&e′; rolit të tyre, në shoqëri, për të edukuar qytetarë që dinë të zgjidhin problemet në frymën e paqes dhe jo të përjashtimit. Unë ju inkurajoj juve si organizatorë, që ky projekt të kthehet në një traditë. Duke ju uruar suksese në këtë shkollë verore, ju përshëndes të gjithëve.

Marreveshje bashkepunimi te nenshkruara ne periudhen prill-qershor 2006 nga MTKRS

Marreveshje bashkepunimi te nenshkruara ne periudhen prill-qershor 2006 nga MTKRS

* Vizite zyrtare e Ministrit Bujar Leskaj ne Turqi.Ne date 10.06.2006, ne Turqi, u firmos Protokolli i bashkepunimit ne fushen e sporteve midis Ministrise se Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve te Re-publikes se Shqiperise dhe Ministrise se Shtetit Pergjegjese per Rinine’ dhe Sportet te Republikes se Turqise. Ky protokoll e ka afatin e vlefshmerise se tij per nje periudhe 5-vjecare. Ai u nenshkrua per palen shqiptare nga Ministri i Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Z. Bujar Leskaj dhe nga pala turke nga Z. Mehemt Ali Sahin, Zevendeskryeminister dhe Minister Shteti per rinine dhe sportet, gjate takimit te pare zyrtar te Ministrave pergjegjes per sportet te vendeve te Europes Juglin-dore dhe te vendeve anetare te Organizates per bashkepunim ekonomik te Detit te Zi ( BSEC), te diet zyrtarizuan mbajtjen e Lojerave Sportive te ketyre dy Rajoneve per sportiste te moshave nen 18 yjec ne sportet qe bejne pjese ne programin e lojerave olimpike verore, duke nenshkruar Statutet e tyre perkatese, si dokumente baze per drejtimin, organizimin dhe menaxhimin e ketyre Lojerave. Nisma per mbajtjen e ke?tyre Lojerave Rajonale eshte marre nje vit me pare dhe ka patur pune pergatitore per hartimin Statuteve te tyre. Jane zhvilluar takime paraprake te eksperteve te sportit te vendeve perkatese mbajtur respektivisht ne Dh-jetor 2005, Janar 2006 dhe Mars 2006.
Marreveshje bashkepunimi te nenshkruara? ne periudhen prill-qershor 2006 nga MTKRS
Statutet e ketyre Lojerave u firmosen nga perfaqesuesit me te larte te te sportit te Shqiperise, Turqise, Greqise, Bosnje-Hercegovines, Rumanise, Serbise, Maqedonise, Federates Ruse, Armenise, Azerbaixhanit, Ukraines, Gjeorgjise.
Edicioni i pare i Lojerave te Vendeve te Europes Juglindore do te jete ne vitin 2007 ne Greqi, me nje cikel nje here ne dy vjet.
Edicioni i pare i Lojerave te Detit te Zi do te jete perseri ne vitin 2007 ne Turqi, por me nje cikel njehere ne kater vjet.
* Ne date 8 maj 2006 u firmos nje marreveshje bashkepunimi ne fushen e turizmit midis Agjensise amerikane per zhvillim USAID dhe MTKRS. USAID, nepermjet projektit EDEM synon te bashkepunoje me Ministrine e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve ne fushat e meposht-me:
Krijimi i dhe menaxhimi i procesit “Marka Shqiperi”
Asistence ne bashkerendimin e zhvillimit te produktit lokal, rajonal dhe kombetar
Ne kuaderte promovimitte turizmit shqiptar eshte pjesemarrja neper panairet e njohura nderkombetare, marredheniet me shtypin, fushata “Per-shendetje nga Shqiperia”, ndihmesa per organzimin e “Neteve shqiptare” ne tregjet kryesore nderkombetare etj.
Trajnime per fillimin e procesit te zhvillimit te markes per Ministrine, trajnime per pjesemarrjen ne panaire turizmi, trajnime per guidat turistike
dhe krijimi dhe zbatimi i nje programi certifikimi per to.
Ndihme dhe keshillim per krijimin e nje keshilli publik-privat per tur-izmin, keshillim ne zbatimin e strategjise se turizmit, keshillim per plani-fikim te turizmit, vendor, rajonal dhe kombetar.
Ne date 24 prill 2006, Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe
Sporteve te Republikes se Shqiperise nenshkroi ne tirane nje mem?
orandum mirekuptimi me Korpusin e Paqes, agjenci e Shteteve te
Bashkuara te Amerikes, me zyren e tij ne Tirane (“Korpusi i Paqes
Shqiperi).Me ane te ketij Memorandum! mirekuptimi palet bien dakord te bash-kepunojne per te caktuar Vullnetare te Korpusit te Paqes te punojne ne mbeshtetje te aktiviteteve te ndryshme te lidhura me zhvillimin e komuni-tetit dhe vecanerisht me zhvillimin e turizmit, mbrojtjen e trashegimise kul-turore dhe zhvillimin e rinise ne perputhje me prioritetet e Ministrise se Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve ne komunitetet shqiptare.Ky Memorandum mirekuptimi mbulon periudhen Dhjetor 2005 – Dh-jetor2008
Z. Bujar Leskaj, Minister i Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve dhe Znj. Gulden Turkoz Cossle, Perfaqesuese e Perhershme e UNDP, firmosen ne Tirane, me 4 prill ne Tirane, “Platformen mbeshtetese per Zhvillimin e Turizmit ne Shqiperi bazuar mbi Turizmin Kulturor dhe
Mjedisor”.Objektivi kryesor i ketij programi eshte mbeshtetja e Qeverise se Shqiperise per arritjen e objektivave te zhvillimit nepermjet per-pjekjeve te saj per te ndertuar nje sektor turizmi te bazuar ne vlerat mjedisore. Se pari, programi per Zhvillimin e Turizmit Kulturor dhe mjed?isor do te mbeshtese Ministrine per te forcuar kapacitetin e saj per te perm-bushur sfidat e turizmit modern dhe per te dhene mbeshtetje te drejtper-drejte ne sferat kritike ku Ministria nuk ka burime njerezore dhe te tjera. Se dyti, programi do te mbeshtese Qeverine e Shqiperise dhe Bashkite ne
zhvillimin e projekteve premtuese qe e gojne vendin drejt turizmit te suk-
sesshem natyror dhe kulturor. Bashkepunimi do te konsistoje ne ndihme
teknike dhe financiare.* Vizite” zyrtare e Ministri Bujar Leskaj ne Kroaci. Ne 5 prill 2006 u nenshkrua ne Zagreb, Protokolli i bashkepunimit ne fushen e turizmit te vendeve te Evropes Juglindore. Ky protokoll u nenshkrua ministrat dhe te ngarkuarit e ministrave te vendeve te Evropes Juglindore.
Te gjithe ministrat qe firmosen kete protokoll, konfirmuan bindjen se zhvillimi i turizmit ka efektfitimprures perekonomite e vendeve. Ne rajonin tone turizmi luan rolkyc, duke siguruar 54% teteardhurave, te perftu-ara nga gjithe turizmi boteror. Nepermjet ketij protokolli synohet perfshirja e turizmit ne fushat e prioritetit te Programeve Komunitare;
BE shihet si nje agjent i rendesishem per nxitjen dhe zhvillimin e pergjithshem te turizmit ne kete pjese te Evropes;Duke u perballur me interesin ne rritje te udhetareve nderkombetare rekomandohet qe bashkepunimi rajonal te shfrytezoje dhe sektorin privat (agjensite e udhetimit) te cilat mund te sigurojne kushtet e duhura ne pergjigje te tregut. Ne kete protokoll gjithashtu i eshte dhene rendesi bash?kepunimit me strukturat e tjera rajonale dhe nderkombetare, te konsolidu-ara tashme sic jane : Nisma Adriatiko- Joniane, Nisma e Evropes qen-drore, Organizata Boterore e Turizmit dhe Komisioni i saj per Evropen. Se fundmi ne kete protokoll rekomandohet qe shkembimi i pikepamjeve te behet nepermjet nje Forumi profesionistesh, ne nje baze te rregullt vjetore, me qellim forcimin e lidhjeve bashkepunuese e shkembyese rajonale.28 maj 2006 – firmoset Memorandumi Bashkepunimi midis Teatrit kombetar te Tiranes dhe Teatrit kombetar te Prishtines. Kjo marreveshje institucionalizon marredheniet midis dy institucioneve duke paraqitur angazhime per shfaqje te perbashketa, turne, shkembime informacioni, seminare dhe eork-shope.
Gjithashtu u ra dakord nepermjet kesaj marreveshjeje realizimi i nje reviste te teatrit. Kjo ceremoni, u shoqerua me shfaqjen “Komploti i Lire”, me autor dhe regjisor Ekrem Kryeziu.
Ne kuaderte rrjeteve rajonale te bashkepunimit, u firmos nje doku-ment i perbashket bashkepunimi ne muajin qershor, nga Teatret Ko-mbetare te Tiranes, Prishtines dhe Shkupit.
Kjo marreveshje trepaleshe synon harmonizimin e teatrit shqiptar ne te tre trevat ku banojne shqiptare.

“Lufta kunder trafikut te paligjshem te objekteve te trashegimise kulturore”

“Lufta kunder trafikut te paligjshem te objekteve te trashegimise kulturore”

Tirane me, 8-11 Qershor 2006.
Organizim i tryezes se rrumbullaket nderkombetare “Lufta under trafikut te paligjshem te objekteve te trashegimise kulturore”
Fjala e Ministrit.Z.Bujar Leskaj.
“Te nderuar pjesmarres,
Jam shume i nderuar qe sot, ne hapje te ketij aktiviteti, tju pershendes te gjitheve ju ne emer te Ministrise se Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, dhe njekohesisht te pohoj rendesine qe ka per vendin dhe trashegimine tone kulturore lufta kundertrafikut te paligjshem te objekteve te trashegimise kulturore. Ne vizionin tone, i pasqyruar ne dokumentat strategjike dhe ligjore te fushes, e kemi konsideruar vazhdimisht luften kunder trafikut po aq te rendesishem sa dhe vete vlerat e trashegimise sone dhe per kete gjejemibere pa medyshje, pjese e politikave dhe doku-mentave globale te luftes kundertrafikut, sig eshte Konventa e llliqitit, dhe po punojme per te ratifikuar edhe dokumenta te tjere te rendesishem.
Ky takim nderkombetar ne bashke organizim me UNESKON, dhe me institucione nderkombetare si Interpol, UNIDROIT, se bashku me per-faqesuesite nderuar institucionale te fqinjeve tane nga Italia, Greqia, Kroa-cia, Mali i Zi dhe Kosova, eshte shprehja me e mire e faktit se trashegimia kulturore i perket te gjitheve, dhe se lufta kunder trafikut eshte nje preok-upim madhor i perbashket. Me kete rast i falenderoj te gjithe sa me siper per angazhimin dhe pjesmarrjen e tyre ne kete aktivitet
Po ashtu gjej rastin te them, se, pavaresisht se trashegimia kulturore eshte kryesisht nje prioritet i Ministrise se Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, ne te gjitha strukturat dhe institucionet e shtetit shqiptar gjetem mirekuptimin dhebashkepunimin e ploteperte ardhurderine organizimin e kesaj konference te pare ne kete fushe. Falenderoj per bashkepunimin e plote Keshillin e Ministrave, Kuvendin e Shqiperise, Ministrine e Brendshme, Sherbimin Informativ Shteteror, Akademine e Shkencave, Drejtorine e Pergjithshme te Doganave, Qendren Nderkombetare te Ar-kelogjise dhe dhjetra institucione kombetare dhe vendore te tarshegimise kulturore.
Qeveria shqiptare, ne programin e saj per trashegimine kulturore tre-gon nje kujdes te vecante per te, pasi ajo perfaqeson nje dukuri qe mbart nje dimension bashkues vlerash. Kjo tendence eshte pasyqruar edhe ne strukturen e re te Ministrise e cila tashme gersheton se bashku ne nje faktorharmonik, trashegimine, kulturen dhe turizmin. Ne kete kuader, Keshilli i Ministrave e mbeshtet fuqimisht dhe e konsideron shume te rendesishem angazhimin per nje lufte te perbashket ndaj
pa tendence demtojne kete trashegimi te perbashket. Per kete, ne syn-ojme qe tejemi me aferne punen dhe angazhimet tona perte koordinuar perpjekjet e perbashketa kunder ketij fenomeni regresiv dhe demtues te vlerave. Ketu gjej rastin te falenderoj per bashkepunimin e ofruar nga pala italiane per te bere te mundur kthimin ne Shqiperi ne nje kohe te afert, te Kokes se Zeusit, pasuri kulturore e vjedhur nga Parku Kombetar i Butrin-tit. Falenderoj edhe palen greke per bashkepunimin ne vijimesi ne keto vitet e fundit, dhe ta inkurajoj qe te pershpejtojme procedurat per te rikthy-er ne vendin e origjines edhe disa objekte te tjera arkeologjike, ende te pakthyera, por te sekuestruara trafikanteve nga shteti grek.
Duke i urua rpune te mbare ketij takimi qe do te na sherbeje te gjitheve ne shkembimin e eksperiencave dhe pervojave ne kete fushe, gmoj se lufta kunder trafikut te paligjshem te objekteve te trashegimise kulturore eshte nje sfide me shume pert’u perballurne te gjitha nivelet e gdo qever-isje te mire, si dhe sfide e gdo shoqerie e cila aspiron per nje integrim teresor ne nje sistem vlerash dhe standartesh te percaktuara me mar-reveshje nga te gjithe.
Me pas referuan perfaqesues te institucioneve kombetare e nderko-mbetare,
Fabrizio ROSSI: -” Roll i Interpolit ne luften kunder trafikimit te paligjshem te trashegimise kulturore, te veprave te artit dhe antikuareve” (Interpol – Lion, France);
Marina SCHNEIDER: – “Konventa e vitit 1995 e UNIDROIT per objektet kulturore te vjedhura dhe te eksportuara ne menyre te paligjshme” (UNIDROIT);
Vasil S. TOLE: – “Legjislacioni kombetar ne mbrojtje te vlerave te trashegimise kombetare” (MTKRS-Shqiperi);
Arben HAJDARMATAJ: – “Roli i Policise se Shtetit ne luften per parandalimin dhe goditjen e trafikimit te veprave te artit dhe kultures” (MB-Shqiperi);
Ilia RADO / Larida KLLEQI: – “Vjedhja dhe trafikimi i objekteve te trashegimise kulturore – cenim i identitetit kombetar. Vleresimi dhe ndih-mesa e SHISH-if (SHISH-Shqiperi)
Koco GJIPALI / Stefan KOCI: -“Institucionikombetarikatalogimit-QKIPK: praktika dhe mocfe/e” (QKIPK-Shqiperi);
Smaragda BOUTOPOULOU: – “Masat parandaluese. Kuadri lig-jordhe praktika”, (Ministria e Kultures, Greqi);
Gian Luigi NANNI: “Komanda e karabiniereve per mbrojtjen e trashegimise kulturore: Ndertimi dhe detyraf (Karabinieret-ltali);
MilicaMARTI’· /Dusanka’ETKOVI’- :?? -?? “Ruajtja?? e
trashegimise kulturore te Malit te Zi ne driten e luftes kunder trafikut te paligjshem te objekteve te trashegimise kulturore” (Ministria e Kultures dhe Medias, Mali iZi);
Eduard ZALOSHNJA:- “Politikat stimuluese te Shtetit per ruajtjen e trashegimise kulturore dokumentare”{DPA-Shq\peri);
Iris POJANi:- “Fati i objekteve arkeologjike te humbura ne vite nga pasuria kulturore shqiptare, histori humbjesh e suksesesh”, (QNA – Sh?qiperi);

Pjesë nga fjala e Ministrit Leskaj ne aktivitetin “Identiteti Evropian i Shqiptarëve”

Pjesë nga fjala e Ministrit Leskaj ne aktivitetin “Identiteti Evropian i Shqiptarëve”

Tirane me, 20 Qershor 2006
…Të gjitha kombet kanë figura me të cilat krenohen, mbasi kombet e mëdha dhe të vogla njihen përmes njerëzve të ndritur që nxjerrin. Sot, padyshim, figura më e njohur prej shqiptarëve është shkrimtari ynë Ismail Kadare.
Kultura? në një farë mënyre është pasaporta jonë më e mirë për t′ju paraqitur Evropës, ajo përbën pjesën e ndërgjegjes shqiptare që u tregon kombeve të qytetëruara se aspiratat dhe dëshirat tona i përkasin Evropës dhe familjes së kombeve të përparuara.Dua të theksoj se shkëndijat evropiane në këtë tokë nuk u shuan kurrë që nga? Gjergj Kastrioti, Barleti, Buzuku, Bogdani, Bardhi, De Rada? Kristoforidhi, Fishta, Konica, Naimi,? Gurakuqi, Poradeci , Kuteli ,Çabej, Nënë Tereza,? Rugova e shumë të tjerë,? të cilët me gjestet dhe veprën e tyre i bënë të qartë qytetërimit perëndimor se pavarësisht nga fati historik ne jemi? pjesë e tij.Në? mënyrën e tij shkrimtari mbi një të tillë fakt e ka përkufizuar identitetin tonë tek libri i tij i fundit.Krijimtaria artistike dhe orientimi gjeoshpirtëror i? Kadaresë kanë plazmuar shijet estetike të intelektualeve shqiptarë për një gjysëm shekulli, metaforat dhe? alegoria e tij politike kanë qenë ushqimi i paktë që ka rritur mendjet dhe zemrat e uritura të të rinjve tanë në kohën e diktaturës. Sot po ai Kadare, nëpërmjet këtij libri, po përpiqet t′u tregojë shqiptarve se rruga jonë e vetme drejt realizimit të shpirtit tonë kombëtar në simbiozë me idealet e larta të botë së qytetëruar perëndimore është shkuarja drejt Evropës si evropianë.Mendoj se tek libri identiteti evropian i shqiptarëve natyrshëm ka? rrëfyer? shpirtin tonë autentik me art dhe e ka? mbrojtur? atë edhe me pendën e publicistit dhe të eseistit e bash në kohën e duhur kur Evropa e qytetëruar përfundimisht do të zhdaravisë mjegullën që koha hodhi mbi marrëdhëniet tona.Në këtë kontekst po i referohem kryeministrit Berisha i cili, duke përkufizuar marrëdhënien e shkrimtarit me shqiptarët dhe qeverinë? e tij? ka shprehur një opinion mbarëshqiptar, duke? e quajtur Kadarenë? një rilindas? modern.
Vizioni europeist i shkrimtarit tonë Kadare si edhe bindja e tij se identiteti i shqiptarëve nuk është një lishars që lëkundet nga perëndimi në lindje por është një shkallë e mundimshme e ndërtuar mbi sakrificat dhe mbi gjakun e idealistëve dhe të atdhetarëve – është një e vërtetë e madhe, pa të cilën nuk mund të ndërtojmë një të nesërme të qartë për brezat e ardhshëm.

Miratimi i Strategjisë dhe planit të veprimit për zhvillimin e turizmit kulturor dhe mjedisor.

Miratimi i Strategjisë dhe planit të veprimit për zhvillimin e turizmit kulturor dhe mjedisor.

Tirane me 21.06.2006I. Miratimi i Strategjisë dhe planit të veprimit për zhvillimin e turizmit kulturor dhe mjedisor.
Mbas 6 muajsh nga deklarimi i Ministrit, me Vendim nr. 395 të Këshillit të Ministrave datë 21.06.2006 u miratua Strategjia dhe plani i veprimit te turizmit kulturor dhe mjedisor
Vendimi për miratimin e strategjisë dhe planit të veprimit për zhvillimin e turizmit kulturor dhe mjedisor është një nismë, e cila u ndërmor në kuadrin e prioriteteve politike për zhvillimin e qendrueshem të turizmit, veçanërisht të turizmit kulturor dhe mjedisor.
Në përgatitjen e Strategjisë përfundimtare u përfshinë sugjerimet e institucioneve për sa i përket :
-strukturimit të strategjisë duke bërë përshtatjet e nevojshme në disa pjesë të saj, duke përcaktuar qellimin, objektivat, masat dhe veprimet;
-reduktimit të pjesëve që kanë karakter spjegues, ilustrues apo përshkrues.
Në vijim të ndryshimeve dhe angazhimeve të reja që MTKRS ka ndërmarrë në drejtim të zhvillimit të turizmit dhe përmirësimit të imazhit të Shqipërisë ne rajon e me gjere, miratimi i kësaj strategjie e zyrtarizon si një dokument në zbatim të së cilit do të realizohen politikat vijuese.
Miratimi i kësaj Strategjie është një hap i rëndësishëm ne vendosjen e një bashkëpunimi dinamik ndërmjet sektoreve partnerë dhe grupeve të interesuar, me qëllimin e zhvillimit të destinacionit Shqipëri duke kontribuar në rritjen e nivelit ekonomik, krijimin e oportuniteteve të punësimit dhe ndihmën në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore për brezat e ardhshëm.