Projekti i Binjakëzimit IPA i BE-së: një investim madhor në kohën e duhur për KLSH

Projekti i Binjakëzimit IPA i BE-së: një investim madhor në kohën e duhur për KLSH

(Fjala në takimin përmbyllës të Projektit të Binjakëzimit IPA 2013 “Për rritjen e kapaciteteve të auditimit publik të jashtëm në Shqipëri”, i financuar nga Bashkimi Evropian, Tiranë, 11 korrik 2018)

aktiviteti permbylles i projektit te binjakezimit IPA 2013

Te nderuar pjesemarres,
Ish-Kancelari gjerman Konrad Adenauer, nje nga eterit themelues te Bashkimit Evropian shprehej : “Ne te gjithe jetojme nen te njejtin qiell, por nuk kemi te njejtin horizont”.
Ne rrugen tone te integrimit drejt familjes se madhe evropiane, ne po kerkojme horizontin e njejte. Duke vleresuar qasjen e Bashkimit Evropian nepermjet projekteve te binjakezimit te Programit IPA, te financuara prej tij, për të mbërritur efektshëm dhe shpejt tek standardi dhe niveli i kërkuar ne institucionet tona publike, qe ne ditet e para te marrjes se detyres si Kryetar i Kontrollit te Larte te Shtetit, ne shkurt 2012, i jam drejtuar Kryetarit te Delegacionit te Bashkimit Evropian ne Shqiperi, Ambasadorit Ettore Sequi, per te mundesuar nje projekt zhvillimi te kapaciteteve audituese te institucionit.
Me perkrahjen e DG-Budget dhe SIGMA, si dhe te qeverise shqiptare dhe te delegacionit te BE-se ne Tirane, te cilet i falenderoj, ky projekt u mundesua ne kuadrin e programit IPA 2013.
Si KLSH kemi kerkuar qe institucionet e auditimit suprem(SAI-t) te Bashkimit Evropian, partnere ne Projekt, duke qene SAI te zhvilluara, njekohesisht te kene provuar me pare kushtet e punes ku jemi ne, pasi keshtu, keto SAI te zhvilluara mund te na ndihmojne me shume, se na kuptojne me mire.
Ne baze te motos se organizates nderkombetare te institucioneve supreme te auditimit, INTOSAI “Experentia mutual Omnibus Prodest (Nga eksperienca e perbashket fitojne te gjithe” dhe te nenit 15 te Deklarates se Limes, ne kishim nje baze te mire bashkepunimi konkret me Zyren Kombetare te Auditimit te Polonise (NIK) dhe me Zyren Shteterore te Auditimit te Kroacise. Pergjate viteve 2012-2015 ishin zhvilluar shume programe trajnimi dhe shkembim i gjere experience mes audituesve te KLSH dhe te ketyre dy SAI-ve.
Shpreh mirenjohjen time qe Delegacioni i BE ne Tirane mirekuptoi interesin tone, si institucion perfitues i Programit, per te patur partnere ne program SAI me te cilet kishim tashme nje tradite te mire bashkepunimi, tradite e cila do te mund te garantonte edhe suksesin e projektit.
Perzgjedhja e NIK-ut polak dhe e Zyres Shteterore te Auditimit te Kroacise si partnere te programit te Binjakezimit IPA 2013 “ Forcimi i kapaciteteve te Auditimit te Jashtem Publik ne Shqiperi” , mundesoi qe të mbërrihej efektshëm dhe shpejt tek standardi dhe niveli i kërkuar, duke u shkëmbyer dija dhe përvojën nga ana e atyre që punojnë prej vitesh ne kete fushe me audituesit e KLSH, duke komunikuar ne menyre inter-aktive, duke u mbështetur në një dialog të hapur të qasjeve dhe praktikave të vendeve anëtare te BE-se në auditim, me qasjet dhe praktikat e vendeve kandidate per ne BE, ne permiresim dhe perditesim te ketyre të fundit.
Per periudhen mars 2016-korrik 2018, Projekti i Binjakëzimit realizoi ne praktike shtate auditime pilot te performances, auditime financiare, dhe te teknologjise se informacionit. Ekspertet polake, kroate, portugeze, letoneze dhe hollandeze i asistuan audituesit e KLSH te thelloheshin ne qasjet e tyre ne auditim, ne gjetjet dhe rekomandimet, si dhe ne mesazhet kryesore te auditimit. 97 misione ekspertesh dhe 6 vizita pune e shkembimi eksperiencash, na ndihmuan te permiresojme rregulloret tona, si dhe te pergatisim procedura të brendshme dhe manuale, duke punuar se bashku në hartimin e planeve dhe programeve te auditimit, ne analizën e rezultateve paraprake, duke na sugjeruar qasje dhe forma se si të thellohemi ne mesazhet qendrore dhe sit a prodhojme me efektivitet raportin e auditimit, në mënyrë që ai të zgjojë interesimin e vendim-marresve publike dhe te opinionit publik.
Eksperienca e fituar nga ky Projekt Binjakezimi eshte vertet e konsiderueshme dhe perben nje baze te mire ne progresin e metejshem te Kontrollit te Larte te Shtetit, ne rrugen e integrimit te plote si nje SAI modern evropian.
Ju faleminderit!

MEDALJA PRESIDENCIALE NË 10 VJETORIN E PAVARËSISË SË KOSOVËS

MEDALJA PRESIDENCIALE NË 10 VJETORIN E PAVARËSISË SË KOSOVËS

Duke vlerësuar lart kontributin në mbështetje të lirisë, të shtetndërtimit, të konsolidimit dhe të integrimit të Kosovës në NATO dhe në Bashkimin Evropian, nëpërmjet edhe bashkëpunimit të frytshëm me Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës (ZKAK), më 28 Maj 2018 në Prishtinë, Presidenti i Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi i akordoi z. Bujar Leskaj “Medaljen Presidenciale”, me Nr. 73/2018 të Prot. Kjo medalje përbën vlerësimin më të lartë të dhënë deri tani nga Zyra e Presidencës e Kosovës,  në 10 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Libri “100 Simbolet Polake” mbart vlera të jashtëzakonshme njohëse

Libri “100 Simbolet Polake” mbart vlera të jashtëzakonshme njohëse

(Përshëndetja në promovimin e librit “100 Simbolet Polake, në Ditën e Kushtetutës Polake të vitit 1791, kushtetuta më e vjetër demokratike e Evropës, Tiranë, KLSH, 3 maj 2018)
Suporti i Kuvendit ka rritur ndjeshëm kanalet e komunikimit të KLSH me ligjvënësin
I nderuar President Kviatkowski, i nderuar Zv-President Kutyla, i nderuar ish-President dhe Këshilltar i Lartë Jezierski, i nderuar Ambasador Bachura, të nderuar përfaqësues të botës akademike dhe intelektuale të vendit, të nderuar kolegë auditues,
Në këtë ditë, 227 vjet më parë, Parlamenti polak “Grand Sejm”-i proklamonte Kushtetutën e dytë më të vjetër në botë, pas asaj amerikane të vitit 1787, Kushtetutën e Polonisë, pasuesen e denjë të Magna Carta-s. Në këtë ditë të madhe për kombin polak dhe të gjithë polakët kudo ku ndodhen në botë, kam nderin, së bashku me Ambasadorin e Polonisë në Shqipëri, zotin Karol Bachura, që të promovojmë librin-album “Simbolet polake: 100 vende figura, ngjarje, arritje të rëndësishme për Poloninë, Europën dhe Botën”, i cili tani vjen i përkthyer i plotë edhe në gjuhën shqipe, në sajë të nismës së Zv-Presidentit të SAI-t polak, NIK, z. Wojciech Kutyla, të cilin e falenderoj me shumë mirënjohje.
Libri “100 simbolet polake” mbart për lexuesin shqiptar vlera të jashtëzakonshme njohëse të shpirtit polak të paepur për liri, të kulturës, artit, traditave, thesareve historike, arkeologjike, ekologjike, ekonomike dhe shkencore të ketij vendi të madh të Evropës dhe botës, mik i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Sot janë me dhjetëra mijëra qytetarët polakë që vijnë me pushime në Shqipëri, për të kaluar momente të paharrueshme dhe të bukura në bregdetin shqiptar, apo në malet shqiptare.
U njoha me Librin në variantin e tij në anglisht, gjatë vizitës sime të parë në Poloni, në qershor 2012, në periudhën e riaktivizimit të marrëveshjes mes KLSH dhe NIK-ut polak, të nënshkruar në vitin 2006, riaktivizim konkret dhe i jashtëzakonshëm, i arritur në sajë të mendjes brilante dhe gjithnjë të hapur për bashkepunim mes SAI-ve, të njërit prej personaliteteve më në zë të auditimit publik suprem botëror, ish-Presidentit të NIK, z. Jacek Jezierski.
Në një shkrim të botuar në një gazetë shqiptare që nuk botohet më, të përditshmen “Ekonomia”, në maj 2013, dedikuar kësaj Dite të madhe për Poloninë, por edhe bashkëpunimit të NIK dhe KLSH, shprehja dëshirën që ky libër “të fliste” shqip. Së bashku me një grup audituesish të KLSH, në atë kohë provuam modestisht ta përkthenim.
Sot libri vjen i plotë në përmasat e tij, me një përkthim mjeshtëror. Tre vjet më parë, më 3 maj 2016, botova në gazetën “Panorama“ shkrimin me titull “Mazurkat historike të Polonisë”, kushtuar pikërisht Simboleve Polake.
Në një fjalë kushtuar 100 simboleve të një kombi të madh, është e vështirë t’i sjellësh të gjitha këto ikona. Më lejoni të përmend disa prej tyre.
Një nga simbolet që më ka tërhequr veçanërisht në këtë libër është Himni kombëtar i Polonisë, i cili quhet “Mazurek Dabrowskiego” (Mazurka e Dabrowskit). Të rrallë janë himnet kombëtare të vendeve të botës ku shpirti kombëtar shprehet aq mirë sa te himni polak. Ai ka një histori të veçantë. Mazurka është një valle e njohur popullore polake, që shpesh luhet duke u kënduar. Mazurka e Dabrowskit është krijuar si valle e kënduar dy vjet pas ndarjes së tretë të Polonisë mes fuqive të mëdha fqinje me të, ndarje që ndodhi në vitit 1795 dhe e zhduku Poloninë përkohësisht nga harta. Mazurka e Dabrowskit u kompozua si himn për legjionin polak, i cili luftonte për Republikën Franceze në Itali. Revolucioni Francez kishte marrë përsipër çlirimin e popujve të shtypur të Europës. Luftëtarët polakë, të mbetur pa shtet, i ishin bashkuar ushtrisë franceze, me shpresën që duke ndihmuar popujt e tjerë të Europës të çliroheshin, këta së bashku do ta ndihmonin popullin polak që të çlirohej dhe të rindërtonte Shtetin e tij.
“Polonia nuk është zhdukur/Polonia nuk ka humbur!”, këndohet në himnin e legjionit polak të Italisë, që, përpara se të bëhej Himni Kombëtar Polak, në shekullin XX-të, u përhap në trojet e banuara nga polakët, duke kaluar gojë më gojë. Miqte e mij të Grupit Lab “Çipini’, në këngën e veçantë kushtuar Polonisë dhe kombit fisnik polak, këndojnë: ”E gdhendën hymnin hyjnor/polakët me shpatë në dorë!”.
Një tjetër simbol interesant në Librin-album është Lumi Biebrza. Ky është një lumë i çuditshëm, një nga të vetmit lumenj të lënë akoma të lirë në gjendje krejt natyrore në Europën e shekullit të XXI-të, kur lumenjtë janë rregulluar nga dora e njeriut në atë mënyrë sa mund të quhen vepra arti. Lumi Biebrza kalon nëpër një zonë moçalore, e cila është bërë park kombëtar me të njëjtin emër. Ky është një rezervat i natyrës së virgjër, kënetave, me florën dhe faunën e tyre origjinale. Lumi lejohet të dalë nga shtrati dhe të përmbytë zonën moçalore përreth, duke qenë kështu një fenomen natyror i pandikuar nga dora e njeriut, gjë për të cilën është unik dhe interesant. Por lumi Biebrza dhe zona rreth tij nuk duhet të na krijojnë një ide të gabuar për Poloninë. Polakët kujdesen shumë për mjedisin, për tokat dhe lumenjtë e tyre.
Në listën e njëqind simboleve është edhe Zamoshci, i quajtur si një nga shtatë mrekullitë e Polonisë dhe që njihet edhe si qyteti më italian jashtë Italisë. Zamoshci ka shumë ndërtesa me arkitekturën e Rilindjes Italiane, prandaj njihet edhe si “Padova e Veriut”. Por e veçanta e Zamoshcit është se ai është ndërtuar në atë mënyrë që ndërtesat e tij të përbëjnë një konfigurim të trupit njerëzor, një simbolikë kjo që ka lidhje me lulëzimin e Humanizmit europian të kohës kur u ndërtua qyteti, në shekullin XVI-të.
Një simbol tjetër-arkeologjia. Polakët janë shumë krenarë për arkeologjinë e tyre, e cila, e cila është marrë dhe merret jo vetëm me hapësirën polake por edhe me zona të tjera me interes të madh arkeologjik në botë. Kështu, arkeologjia polake ka tashmë një traditë të madhe në një nga sferat më të rëndësishme të arkeologjisë botërore, në egjiptologji, traditë kjo e themeluar nga arkeologu i nivelit botëror Kazimierz Michalowski. Në këtë pikë, arkeologjia polake është e ngjashme me arkeologjinë e vendeve të mëdha të botës, që e ka sferën e veprimtarisë shumë përtej kufijve të vendit. Arkeologjia polake është shprehje e madhështisë së shpirtit polak. Është tregues i prirjes që kanë polakët për të bërë gjëra më të mëdha se ç’ bëjnë zakonisht vendet dhe kombet të krahasueshëm me ta, gjë që është shumë e shëndetshme për kombet, pasi i rrit ata.
Kam parë me shumë kërshëri simbolin “Kuajt polako-arabë”. Në të gjithë botën e adhurojnë kalin, por në Poloni ka një kult të veçantë për kalin. Këtë e tregon ankandi “Pride of Poland” që mbahet çdo vit në këtë vend, për kuajt e famshëm të racës arabo-polake. Kulti polak për kalin ka një arsye të veçantë, ai është shprehës i shpirtit të lirë polak. Kali që vrapon në fusha është një simbol i shpirtit të lirë njerëzor. Polonia, vendi i fushave të gjera, ku kuajt mund të vrapojnë pafundësisht të lirë, nuk mund të mos e ketë kalin si simbol të veçantë, ashtu si grekët e lashtë kishin kalin Pegasus, simbol të krijimtarisë së lirë të mendjes njerëzore.
Duke qenë se vij nga një qytet dhe krahinë bregdetare në Shqipëri, një simbol që më tërhoqi në Album është Deti Baltik. Duhet ta njohësh historinë e Polonisë për të kuptuar rëndësinë e këtij simboli. Polakët kanë luftuar shumë gjatë historisë së tyre, për t’ i penguar ata që donin t’ua mohonin daljen në det. Në asnjë komb tjetër që nuk është ishullor, deti nuk është i ngulitur aq thellë si simbol, sa në mendjen e njeriut polak.
Përmend detin, por nuk mund të anashkalosh Shqiponjën Bishtbardhë Detare, e cila përben një simbol kombëtar dhe ndodhet edhe në stemën shtetërore zyrtare të Polonisë. Polakët arritën ta mbrojnë këtë specie në zhdukje dhe sot ajo është shtuar mjaftueshëm, saqë mund t’u japin çifte shqiponjash të tilla edhe vendeve të tjera ku kjo specie rrezikohet, siç është Irlanda.
Historia shqiptaret i ka tërhequr gjithnjë dhe simbolet historike në këtë Libër-Album janë të shumta. Polonia si shtet dhe si komb do të ndahej katër herë, duke u zhdukur nga harta, por do të ringrihej pesë herë shumë fort, për të luajtur gjatë shekujve një rol me rëndësi historike për fatin e Europës dhe të botës.
Në vitin 1683, polakët luajtën një rol vendimtar për shpëtimin e Vienës nga rrethimi i Perandorise Osmane dhe me këtë, edhe për shpëtimin e të gjithë Europës nga osmanizmi. Në Ushtrinë e Napoleonit, e cila i përhapi idetë përparimtare të Revolucionit Francez në të gjithë Europën, do të kishte më shumë polakë, se nga çdo komb tjetër i Europës. Në vitin 1920, në Betejën e Varshavës, polakët e shpëtuan Europën nga invazioni i Rusisë bolshevike, duke e ndalur Ushtrinë e Kuqe në hyrje të Varshavës. Nëqoftëse nuk do të kishte qenë qëndresa polake dhe Ushtria e Kuqe do të hynte në Gjermani, ku lëvizja komuniste ishte shumë e fortë, e gjithë Europa do të ishte bërë bolshevike, duke përfshirë edhe Francën. Historia e Europës dhe botës do të kishte qenë shumë më e ndryshme nga ç’është sot.
Një simbol tjetër historik është “Beteja e Britanisë”, beteja ajrore që u bë gjatë disa muajve në vitin 1940 mbi qiejt e Anglisë, midis RAF (Forcës Ajrore Britanike) dhe Luftwafe-s (Forcës ajrore të Gjermanisë naziste). Në kohën kur Britania e Madhe i rezistonte e vetme në Europë agresionit nazist, në anën e britanikëve luftuan edhe disa qindra pilotë polakë, kontributi i të cilëve ishte vendimtar. Kjo pasi Anglisë në atë kohë i mungonin pilotët e sprovuar në luftë me aviacionin nazist, dhe pilotët polakë vinin nga lufta në Poloni e rreth një viti më parë. Ai që njihet si Skuadroni Luftarak Polak u shqua shumë në këtë betejë tremujore. Ndoshta skuadroni luftarak polak do ta meritonte të ishte simbol me vete në Album.
Në vitet 1939-1945, Polonia si shtet dhe si komb kaloi ndoshta periudhën më heroike të ekzistencës së saj, kur zgjodhi më mirë një ndarje të katërt të saj nga fuqitë e mëdha fqinje, se të pranonte ftesën e Hitlerit për një aleancë, në të cilën Polonia joshej me perspektivën e zgjerimit në lindje, në territorin e Bashkimit Sovjetik. Polonia preferoi që t’i qëndronte besnike aleancës së saj historike me Perëndimin, edhe pse u sakrifikua për këtë. Sakrifica supreme ishte kryengritja e Varshaves e 1 gusht-2 tetor 1944, e njohur boterisht me termin “Warsaw Uprising”, ku femije, gra, te rritur e te moshuar luftuan me çfare kishin ne dore per te çliruar qytetin e tyre nga pushtuesit naziste, por ku, te tradhetuar nga Ushtria e Kuqe e Stalinit, u masakruan me qindra mijera vete.
Një tjetër simbol me vlera të jashtëzakonshme historike është ai që në Album quhet “populli hebre”, që do të thotë “komuniteti hebre” i Polonisë. Në album “Populli hebre” është simboli i fundit, me numrin 100, por jo i fundit për nga rëndësia. Këtë e them, sepse më bënë përshtypje të thella termat në të cilët përshkruhet në Liber ky simbol dhe që sot përbëjnë mendimin që kanë shumica e polakëve për hebrenjtë. Një paragraf i veçuar nga teksti që përshkruan këtë simbol thotë: “Njëmijë vite bashkëjetese e popullsisë polake dhe hebraike janë shoqëruar me periudha pranimi të ndërsjellta, konflikte të përgjakshme, keqkuptime dhe më vonë periudha të bashkëpunimit harmonik në luftën kundër armikut të përbashkët. Për shumë shekuj mërgimi dhe persekutimi, hebrenjtë gjetën strehim në Poloni, madje edhe mbrojtje nga drejtues që iu dhanë atyre privilegje që nuk njiheshin nga vendet e tjera ”
Në këto rreshta ka një reflektim të sinqertë dhe kurajoz për marrëdhëniet polako-hebreje në shekuj. Pavarësisht incidenteve gjatë historisë midis polakëve dhe hebrenjve, është fakt se Polonia ka qenë streha më e madhe e hebrenjve në botë për mbi njëmijë vjet. Gjysma e diasporës hebreje në botë e ka origjinën nga hebrejtë e Polonisë. Nuk është rastësi që fjala me të cilët hebrejtë e kanë emërtuar Poloninë është “Polin” që do të thotë “Qëndroni këtu”. Polakët krenohen me arritjet e hebrenjve me origjinë nga vendi i tyre, siç është nobelisti Isaac Besheviz (shkrimtar), por edhe me burra shteti të shquar izraelitë, siç është David Ben Gurion, kryeministri i parë i shtetit të Izraelit.
Kur e shfleton Albumin, kupton se titulli i tij “100 simbole” është paksa “i gënjeshtërt”, ngaqe mjaft nga simbolet janë të shumëfishtë. Kështu, në Album ka individë-simbol nga fusha të ndryshme, por ka edhe nga ata që mund t’ i quajmë simbole kolektivel, si “Virtuozët e muzikës klasike”, “Mjeshtrat e Kinemasë”, “Kompozitorët bashkëkohorë”, “Eksploruesit dhe udhëtuesit”, “Fituesit polakë të çmimeve Oskar”, “Çmimet Nobel të Polonisë”, “Poetët patriotë”, etj. Dhe brenda këtyre emërtimeve do të gjejmë shumë emra, shpesh të njerëzve mjaft të njohur në botë, nga të cilët e ke të vështirë të përzgjedhësh, për t’ i përmendur.
Megjithate, disa janë radhitur individualisht në njëqind simbolet, të përmendur me emrin e tyre, si Frederik Chopin, kompozitori i madh, i cili e bëri mazurkan polake të njohur botërisht, Papa Gjon Pali II, Lech Walesa, Ryszard Kapuscinski, shkrimtari dhe studjuesi i njohur, Mikollaj Kopernjik, astronomi i famshem që frymëzoi Giordano Brunon dhe Galileo Galilein, shkencëtarja e mirënjohur, nobelistja Maria Sklodowska-Curie. Renditet individualisht ndër njëqind simbolet edhe astronomi i famshëm polak, i cili ecën në gjurmët e Kopernjikut, Aleksandër Wolszczan, i cili është zbuluesi i të parit planet jashtë sistemit tonë diellor.
Gjithashtu, në listën e njëqind simboleve përmendet individualisht edhe Ignacy Lukasiewicz[lukashjevic], gjeniu me emrin e të cilit lidhet hapja e pusit të parë të naftës në botë, ndërtimi i rafinerisë së parë të naftës, si dhe përdorimi për herë të parë i vajgurit për ndriçim.
Ndërsa në nënlistën e individëve-simbole është edhe Jan Matejko piktori i madh polak i temave historike, shprehës i shpirtit polak. Janë përzgjedhur për t’ u përmendur individualisht edhe dy personalitete të Revolucionit Amerikan, me origjinë polake, Tadeusz Koshciuszko[koshjuzko] dhe Kazimierz Pulaski. Polonia ka dhënë kontributin e saj në shumë ngjarje të mëdha botërore, si Revolucioni Amerikan, Revolucioni Francez etj.
Ky vend ka aq shumë shkrimtarë, poetë dhe shkencëtarë të njohur botërisht, sa vetëm me ta mund të bëhej një album me njëqind simbole. Kështu që kuptohet se sa e vështirë ka qenë detyra e autorëve të këtij Libri-Album, për të përzgjedhur në plejadën e njerëzve të shquar të vendit të tyre në gjithë këto fusha dhe, për këtë arsye, kanë qenë të detyruar të bëjnë grupimet që përmenda më lart.
Për shembull, për të gjithë është i njohur shkrimtari nobelist polak Henryk Sinkiewicz[sinkievic], pasi edhe ata që nuk kanë lexuar librat e tij, kanë parë së paku filmin “Quo Vadis”, i bërë sipas romanit të tij të famshëm. Megjithatë ai nuk gjen dot vend individualisht në listën e njëqind simboleve, por vetëm kolektivisht me nobelistët polakë.
Në Album, ndër njëqind simbolet polake paraqiten dhe Opera Polake, Teatri Polak, por edhe Folklori polak. Polakët janë ndjekës të mëdhenj të operës dhe teatrit dhe shteti atje kujdeset shumë për to. Por polakët janë shumë krenarë edhe për folklorin e tyre dhe traditat e tjera artistike.
Në Album paraqitet si simbol kombëtar edhe monedha polake, zloty. Polakët janë shumë krenarë për monedhën e tyre dhe çdonjëri prej tyre e ndjen detyrë të kontribuojë për fuqizimin e saj. Ne vitin 2010, ne kulmin e krizes boterore ekonomike dhe financiare 2008-2012, Polonia ishte i vetmi nder shtetet e zhvilluara evropiane, qe shenonte nje rritje pozitive ekonomike. Çdo polak nuk i lejon vetes që të bëjë tregti apo çfarëdo transaksioni financiar në monedhë të huaj, kur është e mundur që të përdorë monedhën e tij kombëtare. Zloty sot është një monedhë solide, me emër të mirë në rrethet financiare ndërkombëtare. Polonia Ky ka sot një ekonomi në rritje dhe Zlotin kaq të fortë, sa polakët mendohen dy herë para se të kërkojnë të anëtarësohen në Eurozonë, duke pasur parasysh problemet e saj me stanjacionin në vitet e fundit. Sot Polonia është faktikisht një fuqi e madhe europiane, vendi i pestë në Evropë për fuqinë ekonomike, si dhe një shtyllë e rëndësishme e NATO-s në Europën Lindore.
Mikpritja polake renditet si një nga njëqind simbolet kombëtare dhe për këtë jam dëshmitar edhe vetë, pasi e kam provuar shumë herë atë, në shoqërinë e miqve të mij të shtrenjtë, ish-Presidentit të NIK dhe Këshilltar i Lartë Jezierski dhe Zv-Presidentit Kutyla.
Me lejoni ta mbyll këtë vlerësim modest të këtij Libri-Album të jashtëzakonshëm “100 Simbolet Polake”, me një konsideratë. Afër 40 simbole të Librit janë shumë të ngjashëm e të përarfërt me simbole të historisë, kulturës, arteve, traditave dhe natyrës së kombit shqiptar. Polakët dhe shqiptarët i bashkojnë sakrificat e panumurta në luftën dhe etjen e tyre të pashuar për liri, jetesë me dinjitet dhe krenari për origjinën dhe zakonet e tyre. Do të doja që në vendin tonë të kishte një album të ngjashëm me njëqind simbole shqiptare, të shoqëruar me një tekst që i shpjegon kaq thjesht, shkurt dhe bukur ato, sa ai i Librit-Album polak. Nëse ndërkohë, ndonjë institucion shqiptar nuk do ta ndërmarrë këtë nismë, pasi të largohem nga detyra e Kryetarit të KLSH, mendoj t’ia dedikoj një pjesë të kohës dhe përpjekjeve të mija përgatitjes së këtij Libri-Album.
Ju faleminderit!

PËR ZBATIMIN PA KUSHTE NGA QEVERIA TË REKOMANDIMEVE TË FMN-së Posted on April 6, 2018  No Comments

PËR ZBATIMIN PA KUSHTE NGA QEVERIA TË REKOMANDIMEVE TË FMN-së Posted on April 6, 2018 No Comments

Botuar në gazetat “Gazeta Shqiptare”, në anglisht në gazetat “Albania Daily News” dhe “Tirana Times”, më 1, 5 dhe 6 prill 2018.

Deklarata përmbyllëse e 20 marsit 2018 e misionit të parë të monitorimit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, pas dhënies së kredisë trevjeçare Shqipërisë prej 330.9 milionë euro më 28 shkurt 2014 (prej këtej, dhe kalimit të këtij institucioni prestigjioz në rolin e thjeshtë vëzhguesit, në bazë të nenit 4, të marrëveshjes së lidhur me FMN-në, dhe jo më ndikuesit të drejtpërdrejtë nëpërmjet kushteve për akordimin e transheve të kredisë për ekonominë tonë), ngre disa shqetësime thelbësore që duhet t’i lexojmë dhe adresojmë si duhet që të gjithë: Kuvendi, Qeveria, njësitë e vetëqeverisjes vendore (bashkitë), institucionet e pavarura kushtetuese, shoqëria civile dhe mediat.
Deklarata ngre alarmin se “Duke pasur parasysh nivelin e lartë të borxhit publik (71,2 % e PBB-së në fund të vitit 2017…), tronditje të tilla negative si ngadalësimi i rritjes ekonomike… apo materializimi i detyrimeve të kushtëzuara, mund të japin ndikim negativ te borxhi dhe te qëndrueshmëria e jashtme, çka do të kërkonte një korrigjim të fortë fiskal” . FMN me detyrime të kushtëzuara i referohet kryesisht pagesave të Buxhetit të Shtetit ndaj partneriteteve publik-privat të lidhura deri tani dhe që do të kontraktohen edhe në të ardhmen, si nga qeveria qendrore dhe nga njësitë e vetëqeverisjes vendore.
Në lidhje me partneritetet publik-privat, FMN thekson në deklaratë se “…një prioritet kyç është pakësimi i vendimmarrjeve të fragmentuara dhe fuqizimi i proceseve të vlerësimit të riskut brenda Ministrisë së Financave. Këto procese janë me rëndësi kritike, po të kemi parasysh detyrimet e mëdha të kushtëzuara që shpesh janë pjesë e kontratave të PPP-ve me një horizont kohor afatgjatë. Praktika aktuale e propozimeve të pa kërkuara duhet të eliminohet” .
Në të njëjtën linjë me rekomandimet e FMN, në përshëndetjen tij gjatë prezantimit të Strategjisë sonë Kombëtare për Energjinë 2030, më 26 mars 2018, të lexuar nga drejtoresha e USAID-it në Shqipëri, zj. Catherine Johnson, Ambasadori amerikan Donald Lu u shpreh: “…Më lini që t’i bëj jehonë mesazhit që është përcjellë nga FMN se Shqipëria do të përfitojë duke mos dhënë më koncesione jo konkurruese tek bizneset individuale sepse duhet të ketë një kontratë transparente standarde për të gjithë konkurrentët në sektorin e energjisë. Askush nuk duhet të marrë trajtim të posaçëm ”.
Ky cilësim i fortë vjen nga Ambasadori Lu, miku i madh i shqiptarëve, ideator dhe imponues për realizimin e reformës së domosdoshme në drejtësi, për forcimin e shtetit të së drejtës, institucioneve dhe kombit shqiptar. Në veçanti, shqetësimi i tij që askush nuk duhet të gëzojë trajtim të posaçëm në dhënien e fondeve publike, duhet të na bëjë të reflektojmë thellë. Situata është vërtetë problematike. Legjislacioni i derisotëm në fushën e koncesioneve dhe partneritetit publik-privat (PPP) përballet me një handikap, me një të metë thelbësore. Ai nuk parashikon një oponencë teknike dhe profesionale të pavarur nga Ekzekutivi, e cila të funksionojë nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të Kuvendit. Neni 18 i Ligjit nr.125/2013, “Për Koncesionet dhe Partneritetin Publik-Privat”, me emërtimin “Komisioni i dhënies së koncesionit/partneritetit publik privat”, parashikon ngritjen e kësaj strukture në varësi të plotë nga Autoriteti Kontraktues (i cili është në shumicën dërrmuese të rasteve dikasteri i linjës), duke përfshirë edhe pagesën e këtij komisioni për punën e bërë. Eksperienca e deritanishme sjell shembuj të shumtë të koncesioneve të kontraktuara dhe menaxhuara keq, edhe për shkak të mungesës së një oponence profesionale dhe të pavarur nga Ekzekutivi.
Sot jemi në kushtet kur projekti 1 miliardë euro i bërë publik nga Qeveria dhe në tërësi planet për ofrimin gjithnjë e më të madh të shërbimeve publike në nivel të qeverisjes qendrore dhe vendore, nëpërmjet koncesioneve ose formulës së PPP-ve, sikurse e kanë theksuar dhe po e theksojnë me forcë edhe FMN, Banka Botërore, USAID, etj., po sjellin ekspozimin e rritur të ekonomisë sonë përballë risqeve të (i) përzgjedhjes së gabuar të një partneriteti publik-privat, pa një studim të thelluar të raportit kosto-përfitim, (ii) të natyrës afatgjatë të këtyre projekteve dhe kompleksitetit të kushteve kontraktuale të tyre, (iii) të një kuadri ligjor të munguar ose të paplotë, (iv) të transparencës dhe pjesëmarrjes së pakët të publikut në proces, si dhe (v) të dështimit të projektit, me kosto të larta dhe afatgjata mbi Buxhetin e Shtetit.
Këshillat profesionale të FMN-së duhen respektuar dhe zbatuar. Përballimi i risqeve të mësipërme, përgatitja e strategjisë dhe planit të veprimit për zbutjen e tyre janë përgjegjësi dhe detyra të menjëhershme dhe urgjente për institucionet e Shtetit tonë. Eksperienca e derisotme, e konstatuar edhe gjatë disa auditimeve tona si KLSH, ka dëshmuar se koncesionet e dhëna dhe vitet e para të zbatimit të partneriteteve të para publik-privat, në përgjithësi kanë gjeneruar problematika të shumta, ndër të cilat edhe sociale, ku si më kryesoret renditen:
1.Kontrata koncesionare tejet të favorshme për biznese të caktuara dhe jokonkurruese për shumicën dërrmuese të sipërmarrjeve private;
2.Rritje e paargumentuar e shpenzimeve prodhuese ose kostove të shërbimit për efekt të shmangies së pagesës së taksës mbi fitimin ose në rëndim të çmimit fundor mbi konsumatorin ose mbi Buxhetin e Shtetit;
3.Zgjatje të afatit të koncesioneve tej çdo limiti kohor;
4.Ndryshim i kritereve të përzgjedhjes së kompanisë fituese nga ato që i ofrohen publikut shqiptar me kriteret e shpallura në shtypin e huaj dhe në dokumentet e tenderimit;
5.Mos arkëtim i garancisë bankare nga koncesioni i dështuar;
6.Afat tejet i shkurtër i shpalljes së ftesave të projekteve koncesionare (praktika botërore e ka mesatarisht 2 vjet, tek ne ka ndodhur shpallja edhe brenda pak javëve!);
7.Mungesë e plotë dhe kronike e diskutimit paraprak publik për një koncesion ose partneritet publik-privat që do të jepet;
8.Mungesë e strategjive për sektorët specifikë ku jepet koncesioni apo partneriteti publik privat dhe përfshirje e gjerë e qeverisë qendrore në përzgjedhjen e projekteve dhe licencimin përkatës;
9.Mospërdorim i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe akteve të tjera juridike ndërkombëtare, në të cilat Shqipëria si shtet është palë, të cilat prevalojnë mbi legjislacionin vendas dhe janë një premisë e mirë për rishikimin e kontratave koncesionare problematike të dhëna më herët, të cilat cenojnë konkurrencën e lirë dhe përkeqësojnë çmimet e mallrave dhe të shërbimeve për qytetarët.
Gjykoj se disa koncesione ose PPP, për vetë rëndësinë strategjike që mbartin (p.sh. porte, aeroporte) sot dhe në të ardhmen duhen të argumentohen dhe mbrohen nga Qeveria edhe në Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Në këto raste orientimi duhet të jetë drejt aleatëve tanë strategjikë si SHBA dhe Gjermania. Ndërsa kompanitë e regjistruara si “off shore”, pra me pronësi jo të qartë dhe transparente, nuk duhet të lejohen të marrin pjesë në tendera publikë.
Po më 20 mars 2018, Gjykata Europiane e Audituesve (ECA), institucioni suprem i auditimit i Bashkimit Europian, duke publikuar gjetjet dhe rekomandimet e Raportit të saj Special mbi partneritetet publik-privat të koordinuara nga Komisioni Europian (të cilin do t’ia vëmë në dispozicion edhe Kuvendit dhe Ekzekutivit), shprehej se “Partneritetet Publik-Privat të bashkë financuara nga BE në Vendet Anëtare, nuk mund të konsiderohen si një opsion ekonomikisht i mundshëm për ndërtimin ose dhënien në përdorim të infrastrukturës publike ”. Sipas ECA-s, partneritetet publik-privat (PPP) të audituara prej saj paraqisnin mangësi të përhapura dhe përfitime të kufizuara, duke rezultuar në 1.5 miliardë euro shpenzime joeficiente dhe joefektive. Përveç kësaj, vlera për para dhe transparenca u dëmtuan gjerësisht nga politika dhe strategji të paqarta, nga analizat e papërshtatshme, nga regjistrimi jashtë bilancit i PPP-ve dhe mungese balancimi në ndarjen e riskut mes privatit dhe Shtetit. Na lind natyrshëm pyetja: kur në vendet e Bashkimit Europian, me një legjislacion dhe kulturë shtetare shumë më të konsoliduar se ne, PPP-të konsiderohen problematike, si duhet të jenë ato tek ne?
Në deklaratën për shtyp, ECA pohon se audituesit e saj audituan 12 partneritete publik privat të bashkë financuara nga BE në Francë, Greqi, Irlandë dhe Spanjë në fushën e transportit rrugor dhe teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, me një kosto totale prej 9.6 miliard euro dhe një kontribut të BE-së prej 2.2 miliard euro.
Institucioni suprem i auditimit i BE-së thekson me forcë se “Audituesit gjetën që PPP-të ju lejuan autoriteteve publike të siguronin infrastrukturë në shkallë të gjerë përmes një procedure të vetme, por kjo e rriti riskun e konkurrencës së pamjaftueshme dhe për këtë arsye autoritetet kontraktuese u vendosën në një pozicion negociator më të dobët. Për më tepër, shumica e PPP-ve të audituara demonstruan ineficienca të konsiderueshme gjatë ndërtimit të infrastrukturave që kishin marrë përsipër, me shtatë nga nëntë projektet e kompletuara (që korrespondojnë me 7.8 miliard euro si kosto projekti) që shkaktuan vonesa deri në 52 muaj dhe rritje të mëdha të kostos ”. Në Greqi (deri tani vendi përfitues më i madh i kontributeve të BE-së nëpërmjet PPP-ve, me 3.3 miliard euro ose 59% të totalit), kosto për kilometër e tre autostradave të audituara u rrit ndjeshëm deri në 69%, ndërkohë që niveli i rentabilitetit i këtyre projekteve u reduktua ndjeshëm, duke rënë me 55%.
ECA thekson se arsyet kryesore për këtë shpenzim joefektiv qëndronin në faktin se boshllëqet financiare të shkaktuara nga rinegocimi i kontratave të PPP-ve u lejua të mbuloheshin nga buxheti i BE dhe i shtetit investues, me projekte të përgatitura keq nga partnerët publikë dhe me kontrata me koncesionarët privatë, të nënshkruara përpara se sa çështjet e rëndësishme të ngelura pezull të ishin zgjidhur.
Të gjitha institucionet e Shtetit tonë duhet të ndërgjegjësohen në maksimum për problematikën e thellë dhe serioze të menaxhimit të partneriteteve publik-privat edhe tek ne. Risqet e lidhura me koncesionet dhe PPP-të, e bëjnë imperative dhe të domosdoshme që Kuvendi të shikojë mundësitë për krijimin e një njësie të oponencës së përhershme e profesionale ndaj gjenerimit dhe zbatimit në praktikë të këtyre kontratave, një sekretariat pranë Kuvendit, i përbërë fillimisht qoftë edhe nga dy ose tre ekspertë, personalitete të fushës së financave dhe administrimit publik, një ekip i cili të funksionojnë në vartësi të tij dhe të jetë i pavarur financiarisht nga Ekzekutivi. Kjo njësi duhet të ketë kapacitetin e mjaftueshëm financiar për të komisionuar ekspertë të fushave respektive për studimin/ oponencën sipas koncesionit apo PPP-së që shqyrtohet, në emër dhe për llogari të Kuvendit dhe Komisionit parlamentar përkatës. Krijimi i një strukture të tillë do të jepte sinjalin e parë se vërejtjet dhe sugjerimet e FMN-së, Bankës Botërore, USAID-it dhe partnereve tanë të tjerë të rëndësishëm ndërkombëtarë, ndaj risqeve që po grumbullohen mbi menaxhimin e qëndrueshëm të financave tona publike, po dëgjohen si duhet, këshillat po zbatohen dhe kundërveprimi ndaj këtyre risqeve është ai i duhuri dhe në kohë.

URDHRI “GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU”

URDHRI “GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU”

Më datë 6 dhjetor 2017, gjatë një ceremonie të veçantë në mjediset e Presidencës, ku u dekoruan me medaljen “Nderi i Kombit” Prof. Dr. Skender Osmani, një personalitet i njohur i shkencave natyrore,  me titullin “Mjeshtër i Madh”  Prof. Dr. Jorgji Bollano, personalitet i  shkencave ekonomike, me titullin “Mjeshtër i Madh” Profesor Omer Stringa, matematicien dhe aktivist i njohur, me titullin “Mjeshtër i Madh” z. Bashkim Spahia, auditues me përvojë mbi 35 vjeçare në KLSH, Presidenti i Republikës Bujar Nishani i akordoi Dr. Bujar Leskaj, Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”  me numër Dekreti 10445, datë 06.12.201

Presidenti i Republikes u shpreh gjate ceremonies se dekorimit, se “I fundit jo për nga rëndësia, por do të thosha për nga modestia që e karakterizon, është doktori i shkencave ekonomike zoti Bujar Leskaj, njëkohësisht edhe Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Kryetari Leskaj ka një kontribut të pamohueshëm në rritjen e llogaridhënies dhe transparencës si dhe ka mundësuar me drejtimin e tij të pagabuar rritjen cilësore të KLSH-së për të qenë një nga institucionet model të shtetit shqiptar. Ai ka arritur të thellojë më tej punën e KLSH në drejtim të luftës kundër korrupsionit dhe abuzimeve me pronën publike, por edhe duke sjellë një përmirësim të dukshëm e të prekshëm të metodologjisë së kontrollit, në sinergji të plotë me institucione të tjera shtetërore. Mund të them me plot bindje se Kryetari Leskaj ka harmonizuar më të mirën e burimeve njerëzore të KLSH-së në partneritet të plotë me të gjithë aktorët e shoqërisë shqiptare në funksion të konsolidimit të shtetit ligjor dhe mbrojtjes së parametrave ekonomiko-financiarë. Por veçanërisht zoti Leskaj ka mundësuar e shënuar një bashkëpunim të shkëlqyer me institucionet homologe jo vetëm të rajonit të Ballkanit, por edhe me ato të vendeve më të përparuara evropiane, duke përafruar standardet e punës e të shërbimit cilësor me ato të Bashkimit Evropian. – merita të pamohueshme që zotit Leskaj i janë njohur edhe ndërkombëtarisht. Për disa minuta jam përpjekur të përshkruar shkurt trajektoren profesionale të 5 intelektualëve që historinë e tyre e lidhën me ekonominë dhe Kontrollin e Lartë të Shtetit. Këto simbole të Shkencave Financiare Shqiptare janë paskajshmërisht modestë për çfarë ata kanë bërë në jetën e tyre. Por do të ishte e padrejtë për mua si President i Republikës, që të mos shpalosja në emër të shtetit që më ka zgjedhur në këtë detyrë, vlerësimet më të sinqerta dhe falënderimet më të ngrohta për gjithshka që ata kanë përmbushur si personalitete të ndritura të ekonomisë sonë dhe qytetarë nga më të respektuarit që ka njohur ky vend. Për më tepër që ju jeni mbikëqyrësit dhe rojtarët më të besueshëm e të pakompromentueshëm të financave dhe parave të taksapaguesve shqiptarë” .

PROF. DR. NIKO PANO, NDERI I AKADEMISË, SHKENCËTARI DHE KOLOSI I HIDROMETEOROLOGJISË

PROF. DR. NIKO PANO, NDERI I AKADEMISË, SHKENCËTARI DHE KOLOSI I HIDROMETEOROLOGJISË

Botuar në gazetën “Telegraf”, më 18 nëntor 2017.
I larguar pak ditë më parë nga jeta, të dashurit, vlerësuesit dhe admiruesit e shumtë të punës së tij në hapësirën shqiptare, Profesor Pano lë një trashëgimi jashtëzakonisht të pasur studimesh, botimesh, monografish, profilesh, referatesh, kumtesash e artikujsh me vlera të spikatura jo vetëm shkencore, por edhe praktike për ekonominë hidrike të Shqipërisë, burimit të pashtershëm të mirëqenies së sotme dhe të nesërme të shqiptareve. Përmes studimeve të tij të shumta spikatin 6 studime të emërtesës së Këshillit të Ministrave.
Prof. Pano është autor i monografisë ”Pasuritë Ujore të Shqipërisë”, botim i Akademisë së Shkencave, viti 2008, një nga studimet më të plota e madhore të shkencës së sotme shqiptare, fryt hulumtimesh të shtrira në disa dekada. Sikur vetëm këtë punim të kishte përfunduar Profesori, ai do te mbetej me merita të shquara në panteonin e figurave më të larta të shkencës dhe kulturës sonë.
Studimi përfshin tërësinë e resurseve ujore të rrjetit hidrografik të Shqipërisë: lumenjtë, liqenet, ujërat nëntokësore dhe burimet e tyre, si dhe hapësirat bregdetare shqiptare të deteve Adriatik dhe Jon. Mbi këtë bazë, ky punim ka realizuar tipizimin dhe rajonizimin e pasurive ujore të këtij rrjeti. Spektri i gjerë i studimit dhe vlerësimi tërësor i potencialit ujor të Shqipërisë e bën këtë monografi një punim madhor shkencor për një nga pasuritë natyrore më thelbësore dhe jetësore të vendit tonë, siç është uji. Botimi përfaqëson një studim madhor të munguar, i përditësuar e prezantuar në një formë të tillë të plotë e gjithëpërfshirës për gjithë pasuritë ujore të Shqipërisë. Në botim analizohen të gjitha të dhënat faktike shumëvjeçare mbi rrjetin hidrografik të Shqipërisë, që dispononte Instituti i Hidrometeorologjisë ndër vite, të cilat Profesor Pano i përpunoi me shume dashuri, përkushtim dhe profesionalizem. Ai i analizoi, interpretoi dhe i përgjithësoi me vërtetësi shkencore rezultatet e këtyre të dhënave, bazuar në teknologjitë dhe metodologjitë bashkëkohore.
Prof. Niko Pano u lind më 16 shtator 1937 në Vlorë, ku kreu edhe shkollën e mesme. Ndoqi studimet e larta në Universitetin e Odesës dhe në vitin e fundit u diplomua në Institutin e Hidrometeorologjisë më 1960 në Leningrad, sot Shën Petërburg. Filloi punën në Institutin e Hidrometeorologjisë së Akademisë së Shkencave si inxhinier hidrolog duke pasur edhe detyra shkencore e drejtuese, si përgjegjës i sektorit të hidrologjisë (1960–1986), nëndrejtor i Institutit Hidrometeorologjik (1990–1992). Prof. Pano shërbeu me pasion si pedagog i jashtëm i lëndës së hidrologjisë në Degën e Gjeografisë të Universitetit të Tiranës.
Njeri me virtyte të rralla, ai shquhej si organizator dhe njëkohësisht hulumtues i palodhur, gjithnjë i qeshur, i dashur dhe komunikues me kolegët. Ishte përherë i zënë me pune dhe me dëshirë të pashtershme për të ndihmuar. Si Kryetar i Shoqatës “Mbrojtja dhe Ruajtja e Ujërave të Shqipërisë”, ai dha një kontribut të shquar.
Krahas Kryeveprës së tij, monografisë ”Pasuritë Ujore të Shqipërisë”, ai është bashkëautor i monografisë “Ngjarjet e jashtëzakonshme atmosferike në Shqipëri” (viti 1967); autor i studimit “Ligjshmëria e depërtimit të ujërave të detit Jon në Adriatik” (1973); i punimeve “Hidrologjia e Shqipërisë” (1984); “Gjeografia Fizike e Shqipërisë” (1990), etj.
Profesor Niko Pano nuk u mjaftua me botime dinjitoze të hulumtimeve të tij të gjera shkencore, por dha kontribut konkret për të ardhmen e ekonomisë së vendit. Ai është autor i Mega-Projektit të HEC të Skavicës në lumin Drini i Zi, viti 2010. Me ndërtimin e Hidrocentralit të Skavicës, të projektuar nga ky kolos i shkencës së hidrologjisë shqiptare, kaskada e Drinit do të prodhojë më shumë energji elektrike si pasojë e rregullimit të plotë me liqenin e Skavicës. Gjithashtu hidrocentralet e Drinit nuk do të shkaktojnë më dëmet dhe përmbytjet nga shkarkimet e sforcuara.
Me një kontribut shumëdimensional të shtrirë ndër vite, Prof. Pano është autor i studimeve hidrologjike rajonale për sistemin hidrografik “Liqeni i Prespës – Liqeni i Ohrit lumi Drini i Zi”, si dhe për sistemin hidrografik: “Lumi Drin – Liqeni i Shkodrës – Lumi Buna, Delta e lumit Buna në detin Adriatik”, gjatë viteve 2008 – 2013. Rrjeti hidrografik i lumit Drin shquhet për individualitetin e tij të veçantë dhe të përsosur natyror, si dhe për potencialin e lartë dhe të shumëllojshëm hidrik. Këtë potencial Prof. Pano ka ditur ta evidentojë, duke i paraprirë planeve për zhvillimet ekonomike të vendit tonë si për të tashmen, ashtu edhe për të ardhmen.
Më 1984, Prof. Dr. Niko Pano, për meritat e spikatura të tij, dekorohet nga Kuvendi Popullor me urdhrin “Naim Frashëri” e më pas me “Medalje Pune” me motivacionin “Për arritje të mira në studimet shkencore hidrologjike për vlerësimin e pasurive ujore të Shqipërisë”.
Akademia e Shkencave e Shqipërisë, për punën e tij me pasion dhe me cilësi, e ka vlerësuar në vitin 2015 me medaljen “Nderi i Akademisë”, me motivacion “Për kontributin e shquar në shërbimin hidrometeorologjik, në realizimin e kërkimeve e botimeve në fushën të pasurive ujore të Shqipërisë, si dhe atë në fushën e arsimit e të edukimit të brezave të rinj e specialistëve”.
Gjithashtu, për monografinë shkencore “Pasuritë ujore të Shqipërisë”, botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, në kuadër të edicionit të parë të Çmimeve Shkencore të Akademisë për vitin 2016 për studimet dhe botimet më të arrira, Prof. Pano u vlerësua me çmimin shkencor “Radovicka”, me motivacionin “Vepra shkencore ‘Pasuritë ujore të Shqipërisë’, një studim i gjerë dhe kompleks është rezultat i kërkimeve gjysmëshekullore për resurset hidrike të Shqipërisë, të realizuar me metoda bashkëkohore, me kontribut të shquar për shërbimin hidrometeorologjik në fushën e pasurive ujore të Shqipërisë me ndikim teorik e praktik në kërkim-zhvillim, si dhe në fushën e arsimit e të edukimit të kërkuesve të rinj”. Prof. Niko Pano deri në ditët e fundit të jetës së tij, ka punuar për daljen në dritë të botimit të ri shkencor “Hapësira bregdetare Divjakë – Karavasta në Adriatik”, për të cilin në krye të një grupi specialistësh, ai kontribuoi me zellin, gadishmerinë dhe entuziazmin që e karakterizonin, për të paraqitur një studim integral të zonës me qëllim final rikuperimin mjedisor dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomiko-shoqëror të kësaj hapësire me rëndësi dhe me bukuri të rrallë natyrore.
Me Prof. Niko Panon, personalisht ruaj kujtimet e një bashkëpunimi të shkëlqyer me Kontrollin e Lartë të Shtetit. Për këtë bashkëpunim, unë dhe të gjithë audituesit e KLSH i jemi mirënjohës gatishmërisë së tij të jashtëzakonshme për të ndihmuar, personalitetit, veprës dhe kujtimit të Prof. Dr. Niko Panos.
Dua te ndaj me ju se një nga vlerat dhe risitë me domethënëse të Konferencës së IV-t Shkencore të KLSH “Mbi Analizën e Riskut”, zhvilluar në datat 20-23 qershor 2016, ishte punimi i Prof. Dr. Niko Panos, Prof. Dr. Gudar Beqirajt dhe Prof. Dr. Salvador Bushatit “Mbi efektet mjedisore dhe ekonomike që shkakton veprimtaria njerëzore në sistemin liqenor të Prespës”. Ky sistem përbën një komponent të rëndësishëm hidrik të Kaskadës Hidroenergjetike të lumit Drin, respektivisht për 2 hidrocentrale të ndërtuar në Maqedoni (Glloboshica dhe Spile) si dhe 4 hidrocentrale të ndërtuara në Shqipëri (Fierzë, Koman, Vau i Dejës dhe Ashta). Punimi u përshëndet nga Eurodeputeti, Dr.Igor Šoltes, i cili tha se kjo kumtesë do të trajtohet nga Parlamenti Europian në një forum që do të ketë në fokus lumenjtë e Ballkanit. Me kujtohet si tani përshndritja e syve të Prof. Panos në momentin e dhënies se këtij vlerësimi. Kujtoj po ashtu kontributin e tij si Anëtar i Komisioneve Ndërkombëtare për Hidroekonominë Shqipëri – Maqedoni dhe Shqipëri – Mali i Zi, ne vitet 1970 – 1985. Profesori la një trashëgimi të pasur me vlera shkencore dhe praktike për shkencën dhe ekonominë e vendit tone, duke u shndërruar në një nga figurat me te spikatura të komunitetit shkencor e universitar mbarëshqiptar. Ai mbetet po ashtu një shëmbëlltyre e kredos morale dhe shkencore më të arrirë, e personalitetit të një punëtori të palodhur, dijetari dhe njeriu të jashtëzakonshëm. E kujtojmë sot me shume mall, respekt, nderim dhe mirënjohje këtë Banor të Panteonit të Përjetshëm të shkencës dhe kulturës shqiptare.

Misioni ynë : agjent i qytetarit, publikut dhe Kuvendit për përdorimin me efektivitet, efiçiencë dhe ekonomicitet të parasë publike

Misioni ynë : agjent i qytetarit, publikut dhe Kuvendit për përdorimin me efektivitet, efiçiencë dhe ekonomicitet të parasë publike

(Fjala në çeljen e Muajit të Hapur të KLSH për Qytetarin, 9 nëntor 2017)
Të nderuar pjesëmarrës,
Një institucion modern i auditimit më të lartë publik, një SAI, do të ishte i mangët dhe i izoluar, pa njohjen e plotë të veprimtarisë së tij nga qytetari dhe mbështetjen prej publikut dhe qytetarëve. Sikurse Abraham Linkoln, babi i demokracisë amerikane është shprehur «Institucionet tona nuk do të jenë kurrë të tilla(pra publike), nëse nuk krijojnë mundësitë të njihen plotësisht, madje edhe të vizitohen apo preken fizikisht nga qytetari pagues taksash»
Në bazë të standardit ndërkombëtar të Institucioneve Supreme të Auditimit, ISSAI 12, “Vlerat dhe dobitë e Institucioneve Supreme të Auditimit- të bësh ndryshimin në jetën e qytetarëve”, vetem duke qene teresisht transparent dhe i lexueshem ne veprimtarine e vet nga qytetari, nje SAI mund te behet i besueshem. ISSAI 12 thekson se “SAI-t promovojnë eficiencën, përgjegjshmërinë, efektivitetin dhe transparencën e administratës publike. Një SAI i pavarur, efektiv dhe i besueshëm është një komponent thelbësor në një sistem demokratik, ku përgjegjshmëria, transparenca dhe integriteti janë pjesë e domosdoshme e një demokracie të qëndrueshme”.
6 vite me pare, Kontrolli i Larte i Shtetit, ne platformen strategjike per zhvillimin e institucionit te 14 dhjetorit 2011, percaktova si Objektiv te Tete” Permiresimin e transparences ne marredheniet me publikun, nepermjet nje partneriteti te gjere me median dhe me organizatat jo-fitimprurese qe luftojne korrupsionin”. Ky objektiv sot jo vetem eshte realizuar, por edhe zgjeruar dhe zhvilluar me tej, duke vendosur ne qender te komunikimit dhe transparences marredhenien e drejtperdrejte me qytetarin. Kjo eshte aresyeja qe sot çelim Muajin e Hapur per Qytetaret, pas organizimit rreth nje viti me pare te Javes se Hapur.
Transparenca e aktivitetit të KLSH-së është një nga treguesit kryesorë të modernizimit të institucionit dhe të komunikimit të tij shumë dimensional. Ajo rrit besimin e qytetarëve ndaj institucionit dhe ndihmon në shmangien e ndikimit të interesave personale dhe te konfliktit te interesave në punën e tij.
Komunikimi shumepermasor sot po luan një rol gjithnjë e më të rëndësishëm për të nxitur transparencën, veçanërisht në kendveshtrimin e informimit dhe konsultimit me qytetarët, të cilët nëpërmjet aksesit që kanë në informacion, sidomos në rrugë dixhitale, njohin vendim-marrjen e institucionit dhe mund të shprehin pikëpamjet e tyre për çështje me interes për ta.
Qasjen e komunikimit te panderprere me qytetaret, KLSH e ka pare ne keto gjashte vjet, kryesisht nepermjet bashkepunimit me shoqerine civile dhe me median, si dhe nepermjet pergjigjeve ndaj letrave te qytetareve.
Perfaqesues te shoqerise civile dhe te mediave jane ftuar te marrin pjese qe ne janar te vitit 2012, kur institucioni zhvilloi analizat vjetore ne nivel te departamenteve te auditimit. Me tej, pjesemarrja e tyre dhe nxitja e institucionit qe ata te behen partnere dhe pjese e diskutimeve dhe analizave, ka qene nje konstante e KLSH.
Kemi zgjeruar sidomos ndjeshëm kanalet e komunikimit me median e shkruar të vendit, gazetat dhe revistat, gjatë periudhës 2012-2017. Qasja e re e institucionit është në përputhje të plotë dhe bazohet në standardet profesionale të auditimit publik suprem ISSAI-t, dhe përkatësisht në Deklaratën e Limës (ISSAI 1), e konsideruar si Magna Carta e institucioneve te auditimit publik suprem, si dhe në Standardin ISSAI 20 “Parimet e Transparencës dhe të Përgjegjshmërisë”, Parimi i 8-të, mbi komunikimin në kohë dhe gjerësisht të Institucioneve Supreme të Auditimit.
KLSH ka rritur gradualisht transparencën e veprimtarisë së tij në media, duke arritur në fund të vitit 2016 që të jete i pranishëm 6.7 herë më shumë me informacione dhe mesazhe në median e shkruar, si dhe duke gjashtëfishuar praninë në mediat audiovizive, krahasuar me vitin 2010.
Gjatë vitit 2016, shtypi ka pasqyruar raportet dhe deklaratat e KLSH për shtyp në një numër prej 931 artikuj, njoftime, editorialë dhe komente analitike. Gazetarët u janë përgjigjur prononcimeve te institucionit, problematikave të dala nga auditimet e ushtruara, si dhe gjetjeve dhe rekomandimeve.
Një nga treguesit kryesorë te transparences dhe hapjes se institucionit per lexuesin e interesuar shqiptar është kolana e botimeve të KLSH-së, e cila në pesë vite 2012-2016 ka arritur në 67 tituj librash. Per kete vit, institucioni synon te shkoje ne 83 tituj.
Botimet KLSH janë zbatim i detyrimeve ndërkombëtare të angazhimit të institucioneve supreme të auditimit edhe në fushën e botimeve të dokumentacionit, për t’i mundësuar qytetarëve një akses më të gjerë në veprimtarinë e tyre dhe dije me te thella. Kolana e botimeve, e cila pasurohet nga viti në vit, perfshin libra per manualet dhe standardet e auditimit, per raportet e zbatimit te buxhetit te shtetit dhe te performances se institucionit, botime me vlere historike per njohjen e institucioneve evropiane te auditimit suprem, te historikut te KLSH. Kjo kolane pasqyron çdo kronikë të reformave që ka nisur KLSH, duke rritur transparencën dhe llogaridhënien e KLSH-se dhe duke shtuar njëkohësisht edhe besimin e qytetarëve ndaj punës së institucionit.
Çdo vit dinamika e botimeve KLSH rritet me 10 përqind. Keto botime ruajnë cilësinë, thellësinë e analizës, gjerësinë e informacionit dhe plotësinë e mesazheve të përmbajtura në çdo titull dhe përmbajtje libri. Librat e Kontrollit të Lartë të Shtetit, krahas regjistrimit besnik të përmbajtjes së auditimeve të institucionit, të gjetjeve dhe rekomandimeve të çdo auditimi kryesor, përçojnë drejtimet te progresit të tij, që janë rritja e kontributit për përmirësimin e qeverisjes publike, nëpërmjet thellimit të luftës kundër korrupsionit dhe ngritja e kapaciteteve të audituesve të KLSH-së në nivelin e një audituesi modern evropian.
Në kolanën e botimeve të KLSH-së bëjnë pjesë edhe nje grup botimesh(shtate tituj deri tani) krejt të veçantë, “Audituesit e KLSH-së në median e shkruar”, referuar viteve 2013, 2014, 2015, 2016 dhe gjysmës së parë të vitit 2017. Artikujt, analizat dhe editorialet e audituesve të KLSH-së, të botuara në shtypin e shkruar periodik përbëjnë pa dyshim një vlerë të shtuar jo vetëm në kontributin e figurës së audituesit në shoqëri, por edhe një aset të publicistikës shqiptare, në këndvështrimin e problematikave të mprehta, të trajtuara me realizëm dhe shumëllojshmëri faktesh.
Këto botime kontribuojnë jo vetëm në krijimin e një historie dinamike të institucionit me një frymë që i shërben një transparence më të madhe me publikun dhe qytetarin, por synojnë njëkohësisht dhe rritjen e kompetencës profesionale të audituesve të institucionit, nëpërmjet vendosjes në një plan më konkret dhe komunikues të audituesit të KLSH përballë të audituarve. Këto shkrime nuk janë botuar si qëllim në vetvete por si mjet për të tërhequr në këtë rrugë dhe nëpunësit e institucioneve të çdo niveli të administratës shtetërore, duke i shërbyer kështu jo vetëm evidentimit të nëpunësve të përgjegjshëm por dhe kalimit në një fazë tjetër të luftës ndaj korrupsionit, për të kontribuar gjithnjë e më shumë dhe në drejtim të ndryshimit të perceptimit të publikut për nëpunësit shteterorë, por dhe institucionet.
Parimi 7 i ISSAI-t 12 “Vlerat dhe dobitë e Institucioneve Supreme të Auditimit- të bësh ndryshimin në jetën e qytetarëve”, kerkon nje komunikim sa me efektiv me palet e interesit. KLSH e sheh qytetarin, publikun si palen kryesore te interesit. Perceptimi i publikut vazhdon të mbetet një problem serioz që kërkon punë dhe vetëm punë intelektuale, njohje dhe komunikim të vazhdueshëm, duke e shoqëruar me shpalosje të plotë transparence dhe integriteti të vetë nëpunësve të institucioneve, si e vetmja rrugë për të fituar besimin e qytetarit.
Nga ne, kjo konceptohet si një sfidë që realizohet ditë pas dite. Risia e pjesëmarrjes aktive të audituesve të KLSH në median e shkruar ka inkurajuar audituesit në këtë drejtim, ndryshe nga vetëm 6 vite më parë, kur institucioni ishte i mbyllur përsa i përket kontaktit me mediat dhe publikun, si dhe pranisë në media të opinionit të audituesve dhe specialistëve të tij.
Prania e audituesve të KLSH-së në media është tashmë rrjedhë normale e punës për ta, në mënyrë që gjetjet dhe rekomandimet e tyre kryesore të mund t’i shtjellojnë me shkrime dhe analiza në shtypin e përditshëm. Gjate katër viteve, 2013-2016, audituesit e KLSH kanë botuar 396 editoriale, intervista, ese dhe analiza.
KLSH nxjerr çdo tre muaj buletinin statistikor, në të cilin përfshihen dëmi ekonomik i konstatuar, të ardhurat e munguara, masat disiplinore dhe administrative të rekomanduara, si edhe kallëzimet penale të dorëzuara në Prokurori, për auditimet e përfunduara në periudhat respektive. Të dhënat e këtyre buletineve shpesh herë kanë shërbyer si burim, bazë apo shtysë për artikuj problematikë në shtyp, si dhe për lajme e informacione të shkurtra apo të zgjeruara televizive.
Si një pjesë e pandarë e komunikimit me qytetarin, Kontrolli i Lartë i Shtetit, gjatë viteve 2012-2017 ka trajtuar me korrektesë dhe profesionalizëm letrat dhe ankesat e qytetarëve, të cilët në çdo rast kanë marrë përgjigje, edhe kur çështja e ngritur prej tyre ka qenë jashtë kompetencave të institucionit. Edhe në këto raste, i kemi orientuar qytetarët, nëpërmjet përgjigjeve zyrtare se cilit institucion duhet t’i drejtohen për të marrë përgjigje për shqetësimet e tyre. Gjatë vitit 2016, institucioni ka trajtuar 660 letra dhe ankesa, nga të cilat 318 jashtë kompetencës dhe juridiksionit tonë. Nga 342 ankesa në kompetencë të KLSH, që të gjitha janë verifikuar dhe u është dhënë përgjigje.
Interneti është sot zemra e komunikimit për të gjitha institucionet moderne, duke qenë i prekshëm nga të gjithë dhe shumë efiçient. Faqja e internetit “KLSH.org” është dritarja kryesore e komunikimit të institucionit me qytetarët, ngaqë u jep atyre mundësinë që të kenë akses të drejtpërdrejtë në informacion dhe të informohen shpejt lidhur me çështjet që ju interesojnë.
Në faqen WEB të KLSH-së, qytetarët mund të gjejnë informacione të shumta për aktivitetin e institucionit, veçanërisht për raportet e auditimit të tij. Gjatë vitit 2016, në kuadër të rritjes së transparencës, institucioni ka vendosur vendimet e plota të Kryetarit të KLSH-së për 152 auditime, nga 154 të realizuara gjithsej, pra në masën 98.7%. Po punojmë që çdo raport auditimi të publikohet në internet.
Qasja e re e komunikimit dhe e transmetimit të informacionit tek publiku nga KLSH, ka ndryshuar pozitivisht mënyrën e perceptimit të publikut për veprimtarinë audituese dhe më gjerë të institucionit. Kjo ka rritur jo vetëm besueshmërinë e qytetarëve tek puna jonë audituese, por ka shtuar njëkohësisht edhe vetëbesimin e audituesve në punën e tyre. Një qasje e tillë i ka bërë ata të jenë të vëmendshëm ndaj çdo detaji dhe të përgjegjshëm për detyrën e vështirë dhe misionin që kanë marrë përsipër për të informuar qytetarin, publikun dhe Kuvendin e Shqipërisë në lidhje me përdorimin e aseteve dhe burimeve publike me ekonomicitet, efektivitet dhe efiçiencë nga pushteti qendror, lokal dhe nga njësi të tjera publike.
Vjet, duke synuar aksesin e plotë dhe të drejtpërdrejtë të qytetarëve në Institucion, si Kontroll i Lartë i Shtetit organizuam Javën e Hapur për Qytetarët, nga datat 28 Tetor-04 Nëntor 2016.
Sot, me qëllim njohjen më të plotë dhe të drejtpërdrejtë të veprimtarisë së Institucionit nga qytetari dhe publiku, si edhe në kuadër të transparencës dhe njohjes së ndërsjelltë të punës mes Departamenteve të auditimit në institucion, po çelim Muajin e Hapur për Qytetarët, i cili do të vazhdojë deri më 11 Dhjetor 2017.
Duke vlerësuar misionin tonë si agjent i qytetarit, publikut dhe i Kuvendit, për përdorimin me efektivitet, efiçiencë dhe ekonomicitet të burimeve dhe aseteve publike, synojmë forcimin e besimit të qytetarit dhe publikut në tërësi, nëpërmjet njohjes më nga afër të veprimtarisë sonë, auditimeve dhe rezultateve të auditimeve, si dhe partneritetet qe institucioni ka krijuar brenda dhe jashtë vendit, për të përmirësuar qeverisjen publike, duke u përpjekur të luftojmë në thellësi korrupsionin.
Muaji i Hapur do të na shërbejë edhe ne, audituesve të KLSH-së, për të qenë më të hapur dhe komunikues me njeri-tjetrin. Sidomos në nivel të komunikimit dhe të shkëmbimit të eksperiencave mes departameve të auditimit, kemi vënë re se jemi defiçitarë. Muaji i Hapur do të inkurajojë shkëmbimin e eksperiencave edhe mes audituesve me përvojë, me ata të rinj, në bashkëbisedime dhe konsultime të plota mes tyre. Ai do të ndihmojë edhe komunikimin mes ekipeve të ndryshme të auditimit brenda të njëjtit departament.
Gjatë këtij Muaji, qytetaret që do të vizitojnë mjediset e Kontrollit të Larte të Shtetit, do të njihen me historikun dhe arritjet e institucionit ne 92 vitet e ekzistencës se tij, nëpërmjet mini-muzeut në koridorin qendror të KLSH, do të takohen me punonjës, auditues dhe ekspertë të ndryshëm të institucionit, për të marrë të gjithë informacionin që ata do të dëshirojnë të kenë, përfshirë edhe auditimet në proces. Këto takime do të shërbejnë jo vetëm për njohjen nga afër të institucionit dhe punonjësve të tij, por edhe për marrje dhe tërheqje mendimesh dhe sugjerimesh me vlerë drejtpersedrejti nga qytetarët, për auditimet e ardhshme dhe për të përmirësuar punën tonë audituese.
Ky Muaj i Hapur do të jetë dritare komunikimi intensiv, takimesh dhe aktivitetesh, por në realitet, i gjithë institucioni i Kontrollit të Lartë të Shtetit është prej gjashtë vitesh tashmë tërësisht i hapur me qytetarin, në kërkim të kontaktit dhe mendimit të tij, për realizimin sa më të plotë të misionit kushtetues të ruajtjes dhe mbikqyrjes së përdorimit me ekonomi, efektivitet dhe efiçiencë të parave të taksapaguesit shqiptar.
Ju faleminderit!

Kontributi i USAID në Shqipëri: sa unikal aq edhe i rëndësishëm

Kontributi i USAID në Shqipëri: sa unikal aq edhe i rëndësishëm

(Fjala me rastin e nenshkrimit te Memorandumit te Mirekuptimit mes KLSH dhe USAID Shqiperi per bashkepunimin ne fushen e transparences se shendetesise publike, me 3 tetor 2017)
E nderuara zj. Catherine Johnson, Drejtuese e USAID në Shqipëri
Të nderuar pjesëmarrës,
Kontributi i agjencisë USAID të qeverisë amerikane, në emër të popullit amerikan, në mbi një çerek shekulli aktivitet në Shqipëri ka qenë sa unikal aq edhe i rëndësishëm. Ai ka ndihmuar emancipimin e shoqërisë shqiptare, fuqizimin e organizatave të shoqërisë sonë civile, ndërtimin e kapaciteteve njerëzore dhe institucionale të administratës sonë publike, zhvillimin e sektorit privat, sidomos të nismave të biznesit të vogël në bujqësi, agro-përpunim dhe turizëm, reformën zgjedhore, reformën administrative e territoriale dhe së fundi, reformën në drejtësi.
Projekti i ri dyvjeçar (2017-2019) i USAID-it “Transparenca në Sistemin Shëndetësor” përbën një nismë tejet të rëndësishme, e cila do të japë një kontribut kokret në mbajtjen të përgjegjshme të administratës sonë publike në një nga sektorët jetikë të shërbimeve për qytetarin, në atë të shëndetësisë publike.
Kontrolli i Lartë i Shtetit është i mandatuar nga Kushtetuta e vendit për të siguruar përdorimin me efektivitet, efiçiencë dhe ekonomicitet të fondeve publike. Si institucioni suprem i auditimit publik, si SAI, e kemi parë realizimin e këtij misioni të pashkëputur nga përpjekjet për krijimin e sinergjisë mes institucioneve të pavarura të vendit, shoqërisë civile, botës akademike, partnerëve ndërkombëtarë, mediave dhe qytetarit.
Në pesë vitet e fundit 2012-2016, në zbatim të Deklaratës së Limës, të konsideruar si Kushtetuta, Magna Carta e institucioneve supreme të auditimit në botë, dhe konkretisht të Nenit 12 të saj për thithjen e ekspertizës së jashtme në auditim, si KLSH kemi lidhur 42 marrëveshje bashkëpunimi, nga të cilat 24 me OJF aktive në luftën kundër korrupsionit dhe për përmirësimin e menaxhimit të fondeve publike, 12 me institucione të zhvilluara homologe evropiane, si dhe marrëveshje me institucione të tjera shtetërore dhe Universitete Publike. Këto marrëveshje kanë kontribuar jo vetëm në rritjen e dijeve të audituesve të KLSH-së, nëpërmjet vizitave të punës dhe trajnimeve, por edhe në kryerjen e auditimeve më cilësore dhe gjithëpërfshirëse.
Një dimension tjetër themëlor i projektit të USAID-it “Transparenca në Sistemin Shëndetësor” është lufta kundër korrupsionit në sistemin tonë të shëndetësisë. Gjykojmë se modestisht mund të kontribuojmë në këtë objektiv të Projektit.
Në betejën kundër korrupsionit dhe mashtrimit financiar, si SAI jemi bazuar në standardet ndërkombëtare të fushës ISSAI, të organizatës INTOSAI, në ISSAI 1240 “Përgjegjësitë e Audituesit në lidhje me Mashtrimin Financiar në një Auditim të Pasqyrave Financiare” dhe në ISSAI Gov 5700 “Udhëzues për Auditimin e Parandalimit të Korrupsionit në Agjencitë Qeveritare”. Ky standard i fundit vlerëson se:”SAI duhet të kuptojë riskun e korrupsionit, bazuar në analizën e dukurisë së korrupsionit në çdo auditim që ndërmerr”. Po ashtu, ISSAI 5700 cilëson se “Një nga aspektet më të rëndësishme të rolit të SAI-t në luftën kundër korrupsionit është puna që ai bën në fuqizimin e institucioneve publike, të cilat janë elemente të Sistemit Kombëtar të Integritetit”.
Të udhëhequr nga këto standarde, kemi dërguar në Prokurori për abuzime flagrante me fondet publike 219 raste në periudhen 2012-2017, ose mesatarisht një kallzim penal në javë apo një kallzim në çdo tre auditime, ose 1.5 herë më shumë se numri i kallzimeve penale për 10 vitet e marra se bashku 2002-2011.
Në zbulimin e dëmit ekonomik ndaj buxhetit të Shtetit, kemi synuar jo vetëm rekuperimin e tij në masën gati 100 përqind, por edhe vënien përpara përgjegjësisë të shkaktarëve të tij, me qëllim krijimin e një klime parandaluese dhe dekurajuese ndaj abuzuesve. Për periudhën 2012-2016, dëmi ekonomik i evidentuar dhe i bërë publik arrin në shumën 191 miliardë lekë ose rreth 1.47 miliardë euro, në një buxhet publik vjetor në nivele mesatarisht rreth 2.9 miliardë euro të ardhura dhe 3.2 miliardë euro shpenzime.
Treguesi i dobishmërisë së auditimit tregon se për çdo lek të shpenzuar nga Buxheti i Shtetit, KLSH ka kërkuar 76.8 lekë shpërblim dëmi në vitin 2016. Për periudhën 2012-2016, treguesi i dobishmërisë ka arritur nivelin 127.1 lekë, krahasuar me vetëm 21.1 lekë që ishte në periudhën 2002-2011(për 10 vjet).
Një pjesë e rasteve të abuzimeve me fondet publike, të zbuluara dhe të dencuara në Prokurori nga ne, i përkasin sektorit të shëndetësisë. Me futjen në auditim të teknikave të reja të vizualizimit të të dhënave, kemi mundur të përcaktojmë zonat dhe autoritetet kontraktore publike me risk më të lartë. Sektori i shëndetësisë publike dhe autoritetet kontraktore si Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet në varësi të saj kanë rezultuar në hartën e prokurimeve publike me risk të lartë. Për shembull, nga analiza interaktive e riskut nëpërmjet vizualizimit, kryer nga institucioni në vitin 2014, në autoritetin kontraktor Ministria e Shëndetësisë, vizualizimi vë në dukje se vetëm katër firma kanë fituar 44% të procedurave të prokurimit, apo 22% të fondit të shpenzuar, gjë që tregon për dobësi në procedurat e planifikimit, llogaritjes së fondit limit dhe transparencës së procesit.
Me themelimin e Departamentit të Auditimit të Performancës në tetor 2012, sektori i shëndetësisë publike ka tërhequr vëmendjen e Departamentit, i cili ka kryer dy auditime në këtë fushë, duke trajtuar temat “Shërbimi i ushqimit në spitalet publike të Tiranës” dhe “Shërbimi i Urgjencës Mjekësore në Shqipëri”. Gjatë viteve 2013-2017, stafi i këtij Departamenti, që përfaqëson një gërshetim të audituesve me përvojë me auditues të rinj e me të ardhme, është trajnuar në vijimësi nga ekspertë të SAI-ve partnere me të cilat KLSH ka marrëveshje bashkëpunimi, si dhe nga Projekti i Binjakëzimit i fondeve IPA “Rritja e kapaciteteve të auditimit të jashtëm publik në Shqipëri” i Bashkimit Evropian, i cili është në zhvillim e sipër.
Ne si KLSH përshëndesim nismën për kryerjen e një ose dy auditimeve të performancës nga ana e institucionit tonë, në fusha me risk të lartë në sektorin e shëndetësisë publike, në kuadër të realizimit të Marrëveshjes që po nënshkruajmë sot, për zbatimin e projektit të USAID-it “Transparenca në Sistemin Shëndetësor”. Shërbimet në spitalet tona publike dhe shërbimi parësor shëndetësor publik janë në vëmendjen e qytetarëve tanë dhe në qendër të ankesave të tyre për mosfunksionim të shtetit tonë, krahas denoncimeve dhe raportimeve të shumta nëpër media. Qytetarët presin me shumë të drejtë përmirësim rrënjësor në efektivitetin dhe cilësinë e këtyre shërbimeve. Jam i bindur se puna jonë e përbashkët në realizimin e këtij Projekti, se bashku me specialistët e Projektit, me ILDKPKI dhe me Avokatin e Popullit, do të ndihmojë në rritjen e transparencës dhe të përgjegjshmërisë të administratës së Shtetit në performancën e shërbimeve shëndetësore publike.
Po ashtu, përmirësimi i sistemit të manaxhimit të ankesave duke vendosur një sistem online, zhvillimi i një indeksi alarmi të “flamujve të kuq” për riskun e lartë, mekanizmi i të dhënave të hapura dhe përmirësimi i teknikave të mbledhjes dixhitale të të dhënave do të krijojë kushtet për produkte të Projektit sa më gjithëpërfshirëse dhe efektive.
Ju siguroj se ne si KLSH do të bëjmë më të mirën për suksesin e këtij Projekti të USAID-it, duke dedikuar staf të përgatitur dhe mjediset tona. Ne mendojmë se është shumë e rëndësishme që në kërkimin e llogarisë ndaj administratës shtetërore, krahas Nesh, institucioneve të pavarura me punën dhe treguesit tanë, krahas shoqërisë civile të angazhuar dhe medias, të jetë një institucion prestigjoz në Shqipëri dhe kudo në botë, si USAID-i. Prania dhe aktiviteti i gjerë i USAID-it në Shqipëri, i kulmuar në dy vitet e fundit me projektin “Drejtësi për të gjithë” (2016-2021), me vlerë 9 milion dollarë, por edhe me projektet në fushën e bujqësisë si AgroCapital, si dhe Fondi për investimet dhe financimin në turizëm, përbën garanci për këtë kërkesë llogarie.
Qeveria e SHBA-ve dhe institucioni zbatues i parave të taksapaguesve amerikanë për asistencë dhe zhvillim, USAID-i janë të investuar fuqishëm në të ardhmen e integrimit evropian të Shqipërisë. Kjo e ardhme mund të realizohet me sukses vetëm nëpërmjet zbatimit të reformës në drejtësi dhe reformimit rrënjësor të administratës publike. Si reforma në drejtësi dhe reforma e thellë në administratën publike janë dy anë të së njëjtës gjë, të ndërtimit të Shtetit të së Drejtës në Shqipëri. Ka shumë vlerë që ky ndërtim të fillojë edhe në një nga bazat e shërbimeve publike, sikurse janë shërbimet shëndetësore Ne besojmë fort se qeverisja e përgjegjshme në sektorin e shëndetësisë, si kudo në shërbimet publike dhe në administrimin e parave të takspaguesve shqiptarë, mund të sigurohet vetëm nga një bashkëpunim i sinqertë i Qeverisë dhe Ministrisë përkatëse, duke pranuar kontributin e institucioneve të pavarura, të shoqërisë civile, te medias dhe të donatorëve e partnerëve tanë Perëndimorë, si dhe duke zbatuar rekomandimet nga gjetjet e tyre.
Ju faleminderit!

Jemi të vendosur të instalojmë në administratat tona publike kulturën e përgjegjshmërisë, llogaridhënies, transparencës dhe integritetit

Jemi të vendosur të instalojmë në administratat tona publike kulturën e përgjegjshmërisë, llogaridhënies, transparencës dhe integritetit

(Fjala në Konferencën e 9-të Vjetore të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës, Prishtinë, 13 korrik 2017)
I nderuar Zoti Auditor i Pergjithshem i Kosoves,
I nderuar Zoti Minister i Financave i Republikes se Kosoves,
Te nderuar kolege auditues te Zyres Kombetare te Auditimit te Kosoves,
Eshte nder i veçante dhe kenaqesi per mua te pershendes Konferencen tuaj te Nente Vjetore, te kthyer tashme ne nje tradite te bukur, e cila ju sherben per te vleresuar performancen e institucionit gjate nje viti dhe per te gjetur menyrat dhe qasjet me efektive dhe efiçiente per te permiresuar punen audituese ne te ardhmen
Tema qe keni zgjedhur per kete vit, Fuqizimi i llogaridhënies, transparencës dhe integritetit të institucioneve të sektorit publik, nepermjet zbatimit te rekomandimeve te SAI-t, qendron ne themel te te gjithe filozofise, rolit dhe misionit te punes sone audituese si SAI.
Puna jone si auditues nuk mund te kuptohet e pavarur dhe profesionale, pa standardet e fushes ISSAI te organizates sone INTOSAI. Ato jane udherrefyesi yne i pagabueshem dhe garancia e efektivitetit dhe efiçiencës se gjetjeve dhe rekomandimeve tona.
Sikurse theksohet ne preambulen e ISSAI-t 12 “Vlerat dhe dobitë e SAI-ve: te besh ndryshimin ne jetën e qytetarëve” , Parimet 2, 3 dhe 4, “Për të siguruar që zyrtarët e zgjedhur veprojnë në interesin më të mirë të qytetarëve që ata përfaqësojnë, qeveritë dhe subjektet e sektorit publik duhet të mbahen përgjegjës për administrimin dhe përdorimin e burimeve publike. SAI-t forcojnë llogaridhënien, transparencën dhe integritetin e ketyre zyrtareve dhe institucioneve publike duke audituar ne menyre te pavarur sektorin publik dhe duke raportuar mbi gjetjet e tyre. Kjo u mundëson atyre të ngarkuar me qeverisjen e sektorit publik që të përmbushin përgjegjësitë e tyre, duke iu përgjigjur gjetjeve dhe rekomandimeve nga auditimet, nepermjet ndermarrjes së veprimeve korrigjuese të përshtatshme, duke plotesuar kështu ciklin e përgjegjshmërisë”.
Edhe ne, SAI-t e Kosoves dhe te Shqiperise, jemi te vendosur qe te instalojme ne administratat tona publike kulturen e pergjegjshmerise, llogaridhenies, transparences dhe integritetit. Kjo kerkon nje pune te gjate, metodike dhe te perkushtuar, por jemi te bindur ne garancine e suksesit te kesaj qasjeje dhe perpjekjeje te perbashket, pse ajo perputhet me objektivat e Planit te ri Strategjik te INTOSAI-t 2017-2022, te miratuar ne Kongresin INCOSAI XXII ne Abu d’Habi te Emirateve te Bashkuara Arabe ne dhjetor 2016, si dhe me perparesite e Planit Strategjik te EUROSAI-t 2017-2023, te miratuar ne Kongresin e X-te te Organizates ne Stamboll te Turqise ne maj 2017.
Ne nivel te rritjes se llogaridhenies dhe pergjegjshmerise te institucioneve qe auditojme, si KLSH i kemi kerkuar Kuvendit te Shqiperise per te tretin vit rradhazi(do t’ia kerkojme edhe Parlamentit te ri te dale nga zgjedhjet e 25 qershorit) ngritjen e nje grupi pune me eksperte te Ministrise se Financave, per draftimin dhe miratimin e Ligjit mbi Pergjegjesine Materiale te Nepunesit Publik, si nje mjet shume efektiv per te zvogeluar dukurine e korrupsionit dhe te mashtrimit financiar me fondet dhe asetet publike.
Ne nivel te rritjes se integritetit ne institucionet qe auditojme, si KLSH jemi perpjekur te ndikojme dhe udheheqim nepermjet shembullit, duke realizuar procesin e vetevleresimit te integritetit ne institucionin tone, ne perputhje me kerkesat e Paketes INTOSAINT, te pergatitur nga Gjykata Hollandeze e Auditimit dhe te promovuar nga INTOSAI ne keto pese vitet e fundit ne nje pjese te konsiderueshme te komunitetit tone kudo ne bote. Mbi bazen e kerkesave te ketij procesi kemi kryer analizat tona vjetore te periudhes 2013-2016, duke zbatuar INTOSAINT menjehere sapo u njohem me kete Pakete ne vitin 2013. Rritjes se pergjegjshmerise dhe njekohesisht integritetit te te audituarve tane i sherben edhe kontrolli mbi zbatueshmerine e rekomandimeve te lena nga KLSH gjate auditimit te fundit ne institucion, kontroll te cilin ne e kryejme si rregull ne fillim te çdo auditimi te ri mbi institucionet publike.
Me lejoni te flas per punen ne rritjen e transparences se institucioneve qe auditojme, duke ndjekur serisht qasjen e INTOSAI-t per te qene nje Organizate model qe udheheq nepermjet shembullit. Si KLSH, transparencen dhe komunikimin e plote e te hapur me qytetarin dhe publikun e kemi synuar dhe konsideruar si nje nga boshtet kryesore te punes sone. Kemi arritur qe ne vitin 2016 te publikojme ne faqen tone ne internet 98 perqind te Vendimeve te Kryetarit per auditimet e kryera.
Gjatë viteve 2012-2017, institucioni, krahas rritjes se kanaleve te komunikimit me publikun, permiresoi permbajtjen dhe cilesine e mesazheve ne njoftimet e tij per shtyp. Gjetjet dhe rekomandimet nga auditimet, te komunikuara nepermjet njoftimeve per shtyp, jane kthyer ne keto 6 vite ne lajm te dites per televizionet, radiot dhe gazetat kryesore te vendit.
Qe ne analizen vjetore te KLSH-se te zhvilluar ne janar 2012 dhe me tej rregullisht çdo vit, mediat dhe perfaqesuesit me ne ze te organizatave jo-qeveritare qe luftojne korrupsionin jane ftuar te marrin pjese dhe te diskutojne ne analizat ne nivel departamenti auditimi dhe ne analizen e pergjithshme. Transparenca e aktivitetit të institucionit ka përbërë një nga treguesit kryesorë të modernizimit të tij dhe ka rritur besimin e publikut dhe qytetarëve ndaj KLSH-se.
Në fund të vitit 2016, institucioni ka qenë i pranishëm 6.7 herë më shumë me informacione dhe mesazhe në median e shkruar dhe ka gjashtëfishuar pranine e tij në mediat audiovizive, krahasuar me vitin 2010. Me 2016, media e shkruar ka pasqyruar raportet e auditimit dhe njoftimet për shtyp te KLSH-se me 931 artikuj, njoftime, editoriale dhe komente analitike, përkundrejt 922 përgjatë vitit 2015.
Duke vijuar nje tradite pozitive dhe risi absolute te nisur ne vitin 2013, 72 drejtues dhe auditues të KLSH-së kane qene te pranishem ne vitin 2016 me 135 shkrime ne pothuaj te gjitha gazetat me qarkullim kombetar te vendit, duke trajtuar me gjuhe te kuptueshme per lexuesin e thjeshte temat dhe mesazhet kryesore nga auditimet e kryera. Per kater vite 2013-2016, audituesit e KLSH kanë botuar 396 artikuj, ese, editoriale, analiza e profile ne median e shkruar.
Transparencen dhe komunikimin e hapur me te gjithe aktoret dhe partneret, duke e nisur nga qytetari i thjeshte, e kemi kerkuar dhe vijojme ta kerkojme me kembengulje tek çdo institucion qe auditojme, ne perputhje me kerkesat e ligjit per informimin publik ne Republiken e Shqiperise.
Ndajme bindjen se ne kete drejtim, ashtu si dhe ne forcimin e llogaridhenies, pergjegjshmerise dhe integritetit, si ne si KLSH ashtu dhe ZKA e Kosoves, kemi ende shume pune per te bere. Pune e cila, po ashtu, jemi teresisht te bindur se duhet kryer ne sinergji dhe ne partneritet te plote me institucionet e Kuvendit te Kosoves dhe te Shqiperise, si dhe me qytetarin kosovar dhe ate te Shqiperise, ne perputhje me moton e Kongresit INCOSAI XXII te INTOSAI-t “SAI-t ne sherbim te qytetarit, te bashkuar ne ambicie dhe vendosmeri!”.
Duke ju uruar punime te mbara ne Konference dhe suksese te metejshme ne punen tuaj si auditues publike profesioniste dhe te perkushtuar!
Ju faleminderit!

URDHËRI “KRYQI KALORSIAK I URDHËRIT PER MERITA NE DOBI TE REPUBLIKES SE POLONISE”

URDHËRI “KRYQI KALORSIAK I URDHËRIT PER MERITA NE DOBI TE REPUBLIKES SE POLONISE”

Me daten 17 prill 2017, Presidenti i Republikës së Polonisë, Shkëlqesia i Tij Andrzej Duda dekoroi Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, z. Bujar Leskaj me Urdhërin “Kryqi Kalorsiak i Urdhërit për Merita në dobi të Republikës së Polonisë”,.

Ceremonia u zhvillua në datën 19 prill 2017 në Varshavë, në ambientet e Institucionit Suprem të Auditimit të Republikës së Polonisë (NIK). Në ceremoninë e dekorimit morën pjesë Ministri i Shtetit, pranë Presidentit të Polonisë z. Andrzej Dera, zv/Ministri i Punëve të Jashtme, zj.Renata Szczech, Presidenti i NIK-ut polak, z. Krzysztof Kwiatkowski, zv/Presidenti i NIK, z.Wojciech Kutyla, Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Poloni, zj.Shpresa Kureta, deputetë të Kuvendit të Republikës së Polonisë, drejtues dhe auditues të NIK-ut polak dhe përfaqësues të KLSH. Dekorata e akorduar nga Presidenti i Republikës, z. Andrzej Duda iu dorëzua z. Leskaj nga Ministri  i Shtetit pranë Presidentit z. Andrzej Dera. Për autoritetet polake, z. Bujar Leskaj , Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit konsiderohet padyshim si një mik i Polonisë dhe promovues i kulturës polake. “Zoti Leskaj, që në filim të mandatit të tij si Kryetar i KLSH-së ka mbështetur dhe ka qenë promotor i bashkëpunimit mes dy institucioneve supreme të Auditimit të Shqipërisë dhe Polonisë”, u shpreh Ministri Dera. Më tej, ai theksoi se “Ky bashkëpunim ka qenë i frytshëm në drejtim të forcimit të kapaciteteve të audituesve dhe veçanërisht në drejtim të mbështetjes që institucionet i kanë dhënë njëri tjetrit në komunitetin e INTOSAI-t dhe të EUROSAI-t. Edhe në të shkuarën, në cilësinë e Ministrit të Kulturës të Shqipërisë, z. Bujar Leskaj ka promovuar kulturën polake në Shqipëri.

Kryetari Leskaj ka mbështetur iniciativa për njohjen në Shqipëri të letërsisë, artit dhe muzikës klasike të Polonisë si dhe të historisë dhe traditës së kulturës polake, përmes botimeve dhe artikujve në shtypin dhe mediat shqiptare”, cilësoi Ministri i Shtetit pranë Presidentit, z. Andrzej Dera.

Presidenti i NIK-ut polak, z.Krzysztof Kwiatkowski në fjalën e tij theksoi se “Falë mbështetjes dhe angazhimit të Kryetarit Bujar Leskaj, ka njohur dritën e botimit në shqip libri “Simbolet Polake”. Ky libër është botimi i parë që ofron një tablo gjithëpërfshirëse dhe të thellë mbi historinë dhe simbolet polake, ku paraqiten më shumë se qindra vende dhe ngjarje historike, si rezultat i ndryshimeve të mëdha që kanë ndodhur në Poloni, Europë dhe në të gjithë botën.

Botimi përshkruan njëqind ikonat polake, nga himni dhe emblema polake, betejën e famshme të Grunwaldit, Kështjellën Vavel, Varshavën dhe vijon me profilet e personaliteteve polake me përmasa botërore si nobelistin Les Valesa të Lëvizjes Solidarnos, Papa Gjon Palin e II-të, Frederic Chopin dhe zgjerohet më tej me përshkrime të monumenteve polake. Presidenti i NIK-ut polak, z.Krzysztof Kwiatkowski evidentoi edhe bashkëpunimin e ngushtë dhe produktiv me Kontrollin e Lartë të Shtetit, vecanërisht në kuadër të projektit të binjakëzimit IPA 2013 të financuar nga Bashkimit Evropian. Zoti Kwiatkowski nënvizoi faktin që Z.Leskaj është miku dhe Ambasadori më i mirë i Polonisë në Shqipëri. “Për këtë arsye, ne sot nuk po dekorojmë vetëm Kryetarin e KLSH-se por edhe mikun e madh të Polonisë”- vijoi z. Kwiatkowski.