𝗘𝗱𝗶𝘁𝗼𝗿𝗶𝗮𝗹𝗶 𝗶 𝗽𝗲𝗿𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝗲𝘁 𝗥𝗮𝗺𝗮-𝗩𝘂𝗰𝗶𝗰, 𝗻𝗷𝗲 𝘁𝗵𝗶𝗸𝗲 𝗽𝗮𝘀 𝘀𝗵𝗽𝗶𝗻𝗲 𝗻𝗱𝗮𝗷 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃𝗲𝘀 𝗱𝗵𝗲 𝘁𝘂𝗿𝗽 𝗸𝗼𝗺𝗯𝗲𝘁𝗮𝗿!

𝗘𝗱𝗶𝘁𝗼𝗿𝗶𝗮𝗹𝗶 𝗶 𝗽𝗲𝗿𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝗲𝘁 𝗥𝗮𝗺𝗮-𝗩𝘂𝗰𝗶𝗰, 𝗻𝗷𝗲 𝘁𝗵𝗶𝗸𝗲 𝗽𝗮𝘀 𝘀𝗵𝗽𝗶𝗻𝗲 𝗻𝗱𝗮𝗷 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃𝗲𝘀 𝗱𝗵𝗲 𝘁𝘂𝗿𝗽 𝗸𝗼𝗺𝗯𝗲𝘁𝗮𝗿!

Botimi i një editoriali të përbashkët nga dy autokratët e Ballkanit, Rama dhe Vuçiç, në një prej gazetave më prestigjioze gjermane si “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, gjoja për një qasje të re strategjike për avancimin e procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian, nuk është thjesht një publikim gazetaresk. Ai është një mesazh politik me peshë për opinionin publik europian.
Pikërisht për këtë arsye, përmbajtja dhe forma e tij kanë rëndësi të veçantë, sidomos për Kosovën dhe kauzën e saj të integrimit në Bashkimin Evropian.
I. Editorial që injoron përgjegjësitë historike të Serbisë
Nëse ky editorial paraqet rajonin përmes prizmit të “bashkëpunimit të ri ballkanik” duke relativizuar konfliktet e së kaluarës, pa theksuar qartë përgjegjësitë historike dhe realitetin e pavarësisë së Kosovës, atëherë ai rrezikon të dëmtojë interesat thelbësore të shtetit të Kosovës në disa drejtime.
Një nga rreziqet më të mëdha të një komunikimi të përbashkët Rama–Vuçiç është krijimi i perceptimit se Serbia dhe Shqipëria janë dy aktorë të baraslarguar nga konfliktet e viteve ’90, duke lënë në hije faktin se Kosova ka qenë viktimë e një agresioni shtetëror nga regjimi serb. Çdo formulim që shmang përgjegjësinë historike të Serbisë për krimet në Kosovë e relativizon të vërtetën dhe dobëson narrativën shtetformuese të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Në një gazetë si “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, e cila lexohet nga elita politike dhe ekonomike gjermane dhe jo vetëm, çdo mesazh i tillë ndikon drejtpërdrejt në formësimin e qëndrimeve të Berlinit ndaj dialogut Kosovë–Serbi.
II. Anashkalim i turpshëm i institucioneve të Kosovës
Një editorial i përbashkët që flet për “të ardhmen e rajonit”, pa përfshirjen e drejtpërdrejtë të përfaqësuesve të Kosovës krijon me të drejtë përshtypjen e një vendimmarrjeje mbi Kosovën, por jo me Kosovën. Kjo qasje bie ndesh me parimin e sovranitetit dhe përforcon një logjikë të vjetër ballkanike, ku të tjerët flasin për fatin e shqiptarëve të Kosovës.
Kosova është shtet i pavarur dhe i njohur nga shumica e vendeve të BE-së, përfshirë Gjermaninë. Çdo përpjekje për të trajtuar çështje rajonale me ndikim të drejtpërdrejtë mbi të, pa praninë e saj si palë e barabartë, dobëson pozicionin e saj ndërkombëtar.
Kosova është shtet i pavarur, i njohur jo vetëm nga Gjermania, por edhe nga shumica e vendeve të Bashkimit Europian. Ajo ka institucione legjitime, të dala nga vota e qytetarëve të saj. Çdo diskutim për të ardhmen e rajonit që prek drejtpërdrejt raportet Kosovë–Serbi, integrimin europian, apo arkitekturën e sigurisë në Ballkan, nuk mund të bëhet pa zërin institucional të Prishtinës!
Kur dy drejtues, njëri nga Shqipëria dhe tjetri nga Serbia, flasin në emër të rajonit, në një platformë kaq të rëndësishme ndërkombëtare, pa përfshirjen e përfaqësuesve të Kosovës, krijohet perceptimi se për Kosovën mund të flitet edhe pa Kosovën. Kjo logjikë i përket një epoke që duhej të ishte mbyllur tashmë dhe përbën një turp për politikëbërjen e Shqipërisë!
Shqipëria ka një rol të veçantë në raport me Kosovën. Jo si zëvendësuese e saj, por si mbështetëse e pakushtëzuar e sovranitetit të saj. Çdo iniciativë që krijon përshtypjen e një dialogu dypalësh Tiranë–Beograd mbi çështje që prekin drejtpërdrejt Kosovën, duhet të jetë e matur dhe e koordinuar me institucionet e Prishtinës.
Në të kundërt, krijohet një hendek i panevojshëm mes dy qeverive shqiptare dhe një perceptim i rrezikshëm se Shqipëria mund të flasë në emër të Kosovës në forume ndërkombëtare.
Gjermania ka qenë një nga mbështetëset më të forta të shtetësisë së Kosovës dhe e ka konsideruar njohjen reciproke si zgjidhje të qëndrueshme. Në editorial theksi vendoset vetëm te bashkëpunimi ekonomik apo stabiliteti rajonal, pa adresuar qartë njohjen, mesazhi mund të interpretohet si zhvendosje e fokusit nga zgjidhja politike tek menaxhimi i përkohshëm i status quo-së. Kjo përbën një kthim pas për Kosovën.
III. Rama forcon narrativën shovene serbe në Europë
Në editorial shmanget theksimi i qartë i realitetit të pavarësisë së Kosovës dhe i nevojës për njohje reciproke, duke përcjellë mesazhin se çështja e Kosovës mbetet e hapur për interpretim. Kjo jo vetëm që dobëson pozicionin ndërkombëtar të Kosovës, por i jep Serbisë hapësirë për të forcuar narrativën e saj se statusi nuk është i mbyllur përfundimisht.
Presidenti Vuçiç ka investuar prej vitesh në ndërtimin e një imazhi të Serbisë si faktor stabiliteti dhe partner konstruktiv i Perëndimit. Një editorial i përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë në një gazetë prestigjioze gjermane e përforcon këtë imazh, nëse nuk theksohet qartë se Serbia ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe vijon fushatën kundër njohjeve ndërkombëtare të saj.
Në këtë kuptim, Serbia përfiton një legjitimitet të shtuar europian, ndërsa Kosova rrezikon të paraqitet si “çështje e hapur”, e cila duhet zgjidhur përmes kompromisesh të reja, ndoshta edhe të dhimbshme. Kjo është e pafalshme dhe përbën thikë pas shpine për Kosovën!
Dialogu Kosovë–Serbi ndërmjetësohet nga BE-ja dhe ka si synim normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve, me njohjen reciproke si zgjidhje e qëndrueshme. Çdo mesazh publik që shmang këtë objektiv ose e zëvendëson me formulime të paqarta për “bashkëjetesë rajonale” apo “integrim ekonomik”, pa zgjidhur çështjen e statusit, e zbeh thelbin e procesit dhe braktis Kosovën.
Nëse editoriali i përbashkët i jep përparësi projekteve ekonomike rajonale, pa adresuar çështjen e njohjes së Kosovës, ai rrezikon të forcojë qasjen e Serbisë në bisedimet Kosovë-Serbi, për të shtyrë pafundësisht zgjidhjen politike të mosmarrëveshjeve mes këtyre dy vendeve.
Një aspekt tjetër i ndjeshëm është perceptimi në Kosovë dhe në opinionin publik shqiptar. Çdo përshtypje se Tirana zyrtare është e gatshme të avancojë agjenda rajonale në koordinim të ngushtë me Beogradin, pa një vijë të qartë të kuqe për njohjen e Kosovës, krijon mosbesim dhe përçarje.
Shqipëria ka qenë historikisht mbështetësja më e fortë e pavarësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Çdo lëkundje në këtë qëndrim, qoftë edhe përmes komunikimit gazetaresk, ka pasoja politike dhe emocionale të forta.
xxx
Editoriali i përbashkët Rama–Vuçiç në gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, gjoja në emër të përpjekjeve për të promovuar stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal, prodhon efekt të kundërt. Stabiliteti i qëndrueshëm nuk ndërtohet mbi relativizimin e së kaluarës, anashkalimin e sovranitetit të Kosovës apo mbi mesazhe të paqarta për njohjen reciproke.
Interesat e Kosovës kërkojnë qartësi, jo ambiguitet; barazi në tryezë, jo përfaqësim të tërthortë. Ato kërkojnë, mbi të gjitha, mbështetje të pakushtëzuar për njohjen e saj si shtet i pavarur dhe sovran.
Çdo komunikim ndërkombëtar që dobëson këto parime, qoftë edhe në emër të “realpolitikës”, dëmton jo vetëm Kosovën dhe kauzën e saj, por vetë koherencën e politikës shqiptare në rajon.
Që abuzimi dhe vjedhja me Butrintin të mos përsëritet më! Votoj dhe mbështes me bindje të plotë projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin nr. 27/2018

Që abuzimi dhe vjedhja me Butrintin të mos përsëritet më! Votoj dhe mbështes me bindje të plotë projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin nr. 27/2018

Votoj dhe mbështes me bindje të plotë projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin nr. 27/2018 “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë””, të paraqitur nga një përfaqësuese e opozitës, për arsyet e mëposhtme:
I. Projektligji që i thotë “Ndal!” abuzimit dhe vjedhjes me asetet kulturore dhe arkeologjike
Gati dy vjet më parë, më 22 shkurt 2024, shumica qeverisëse në Kuvend, në rolin e saj të rëndomtë të noteres për dëshirat-ligje të sektit Rama, miratoi në seancë plenare ligjin e ri për Zonat e Mbrojtura, megjithë kundërshtimet e forta të organizatave mjedisore dhe të gjithë shoqërisë civile të përgjegjshme të vendit, si dhe rezervat e shprehura nga Bashkimi Evropian, delegacioni i të cilit në Tiranë kërkoi me forcë për këtë ligj transparencë, parashikueshmëri dhe konsultim me palët e interesuara, duke deklaruar se “Në kuadrin e negociatave të anëtarësimit, miratimi i ligjeve mbi çështje që mbulohen nga legjislacioni i BE-së, presupozon konsultim publik të mirëfilltë dhe gjithëpërfshirës, si dhe një proces të parashikueshëm dhe transparent”.
Ndryshimet e shkurtit në ligjin për Zonat e Mbrojtura të vitit 2017, të shpikura nën gjoja një nismë të pesë deputetëve të maxhorancës, pastaj kur nisma s’piu ujë, me “dhënie mendimi” të Këshillit të Ministrave, përfshinin kalimin nën administrim të bashkive të 20 përqind të territorit të zonave të mbrojtura natyrore, me vlera kulturore apo arkeologjike, si dhe lejimin e investimeve dhe aktivitetit industrial në këto zona, duke ulur ndjeshëm dhe praktikisht zeruar, nivelin e mbrojtjes së tyre.
Nga njëra anë sekti Rama në qeverisje i refuzoi me Komitetin e Investimeve Strategjike projektin “Ionian Heaven” një kompanie të huaj, që parashikonte një investim në nivel 78 milionë euro euro dhe që do të krijonte 443 vende të reja pune, gjoja se po ndërhyn në Parkun Arkeologjik të Butrintit, nga ana tjetër përvetësoi me ligj 20 përqind të territorit të Butrintit dhe parqeve të tjera arkeologjike dhe natyrore të Shqipërisë, për t’ua dhënë oligarkëve të vet për vila!
Me ndryshimet që propozon në Ligjin për Zonat e Mbrojtura, projektligji synon që pasuritë e trashëgimisë kulturore të administrohen drejtpërdrejtë dhe eskluzivisht vetëm nga shteti. Si rast përjashtimor, pasuritë e trashëgimisë kulturore mund të administrohen edhe nga fondacione, të organizuara sipas ligjit për organizatat jofitimprurëse, por vetëm në ato raste kur këto fondacione janë krijuar dhe janë në pronësi të institucioneve publike me të paktën 51 përqind të kapitalit.
Në këtë mënyrë, sigurohet ruajtja e pasurive të trashëgimisë kulturore nga institucionet publike apо fondacionet në pronësi të tyre, duke garantuar që të ardhurat e nxjerra nga këto pasuri të arkëtohen në Buxhetin e Shtetit, dhe jo nga kompani private.
Projektligji i kthyer në ligj do të sigurojë që të ardhurat të përdoren për mirëmbajtjen e këtyre aseteve kulturore dhe arkeologjike, por edhe në të mirë të komunitetit që jeton pranë këtyre siteve, nëpërmjet investimeve në infrastrukturë, shkolla, spitale, parqe, gjelbërim etj.
Ndërsa shfuqizimi i dispozitave ligjore që mundësojnë administrimin e pasurive të trashgëmisë kulturore nga persona privatë apo fondacione të krijuara ndërmjet institucioneve publike dhe personave privatë, iu heq këtyre të fundit mundësinë që nëpërmjet skemave korruptive, klienteliste apo abuzive, sikurse ishte skema e Butrintit, t’i përdorin pasuritë kombëtare për t’u pasuruar vetë apo miqtë e tyre qeveritarë.
II. Projektligji në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe konventat ndërkombëtare ku Shqipëria është palë
Projektligji mbështetet drejtpërdrejt në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Në nenin 3, Kushtetuta parashikon se “Pavarësia e shtetit dhe tërësia e territorit të tij, dinjiteti i njeriut, të drejtat dhe liritë e tij, drejtësia shoqërore, rendi kushtetues, pluralizmi, identiteti kombëtar dhe trashëgimia kombëtare, bashkëjetesa fetare, si dhe bashkëjetesa dhe mirëkuptimi i shqiptarëve me pakicat janë baza e këtij shteti, i cili ka për detyrë t’i respektojë dhe t’i mbrojë”.
Pra, Kushtetuta e ka vendosur identitetin kombëtar dhe trashëgiminë kombëtare ndër vlerat më të larta të shoqërisë sonë, si parime themelore mbi të cilat ngrihet dhe funksionon shteti shqiptar. Këto parime përbëjnë bazën e shtetit dhe, nëpërmjet institucioneve të tij, ai ka detyrimin t’i respektojë, t’i zbatojë, t’i ruajë dhe t’i fuqizojë ato, njësoj si të gjitha parimet dhe vlerat e tjera të parashikuara në Kushtetutë. Kjo nuk është një përgjegjësi që mund t’u delegohet subjekteve private, organizatave jofitimprurëse apo fondacioneve me mbizotërim të privatëve.
Trashëgimia kulturore nuk mund t’i lihet në dorë një privati për të interpretuar historinë e vendit, për të vlerësuar gjetjet arkeologjike, apo për të përfituar nga fondet publike që gjenerohen prej saj.
Konventa e Parisit e vitit 1972, ku Shqipëria është palë, përcakton shprehimisht rolin qendror të shtetit, duke e vendosur atë si subjektin përgjegjës që raporton për gjendjen e pasurive në territorin e tij.
Në nenin 4, Konventa përcakton detyrimin parësor të Shteteve Palë “për të siguruar identifikimin, mbrojtjen, konservimin, prezantimin dhe përcjelljen për brezat e ardhshëm të trashëgimisë kulturore dhe natyrore”.
Neni 5 është edhe më eksplicit në përcaktimin e detyrimeve konkrete menaxheriale të Shtetit Palë, si (i) miratimi i politikave të përgjithshme, (ii) integrimi i mbrojtjes së trashëgimisë në programet gjithëpërfshirëse të planifikimit (neni 5.1), (iii) ngritja e shërbimeve për mbrojtjen, konservimin dhe prezantimin e trashëgimisë dhe pajisja e tyre me personelin e duhur (neni 5.2), (iv) zhvillimi i metodave operacionale për përballimin e rreziqeve që i kanosen trashëgimisë (neni 5.3), si dhe ndërmarrja e masave të duhura juridike, shkencore, teknike, administrative dhe financiare për identifikimin, mbrojtjen, konservimin, prezantimin dhe rehabilitimin e trashëgimisë (neni 5.4).
III. Projektligji i kthyer në ligj garanton që marrëveshje-grabitje si ajo e Butrintit në 2022 të mos përsëriten më!
Marrëveshja e vitit 2022 për dhënien në administrim me koncesion e Parkut Kombëtar të Butrintit mbetet një njollë e turpshme e qeverisjes së sektit Rama. Ajo nuk ishte një reformë menaxhimi, sikurse u paraqit, por një akt politik që rrezikoi të relativizojë kufirin mes interesit publik dhe interesave të ngushta të sektit, duke prekur një nga simbolet më të rëndësishme të identitetit historik shqiptar.
Butrinti nuk është një aset ekonomik i zakonshëm. Është trashëgimi botërore, simbol kulturor dhe kapital identitar. Prandaj dhe çdo vendim mbi administrimin e tij kërkon transparencë maksimale, konsensus publik dhe përgjegjësi shtetërore, elementë që në marrëveshje munguan dukshëm.
Vendimi për Butrintin (i) dobësoi rolin e shtetit në ruajtjen e pasurive strategjike, (ii) krijoi një model ku pasuritë publike trajtohen si projekte menaxheriale dhe jo si përgjegjësi sovrane, si dhe (iii) zëvendësoi transparenca publike me marrëveshje të negociuara në rreth të ngushtë.
Butrinti nuk është thjesht destinacion turistik. Ai përfaqëson histori, identitet dhe kujtesë kolektive. Kur administrimi i një pasurie të tillë kalon jashtë kontrollit të drejtpërdrejtë shtetëror, lind me të drejtë një ndjesi humbjeje sovraniteti kulturor. Kjo është arsyeja pse cilësimi “grabitje” për marrëveshjen e Butrintit është i plote, si perceptim politik dhe simbolik i një vendimi që çimenton shkëputjen e shtetit nga përgjegjësia historike.
Rasti i Butrintit ka prodhuar disa pasoja politike të rënda, si rritje të mosbesimit ndaj politikave të privatizimit apo koncesioneve, dyshime për transparencën e qeverisjes dhe tension në raportin mes qeverisë dhe komunitetit akademik e kulturor.
Projektligji që po diskutojmë mbron vendin nga grabitja e mëtejshme e pasurive kulturore dhe arkeologjike të tij.
𝗡𝗱𝗿𝘆𝘀𝗵𝗶𝗺𝗲𝘁 𝗻𝗲 𝗹𝗶𝗴𝗷𝗶𝗻 𝗽𝗲𝗿 𝗾𝗲𝘃𝗲𝗿𝗶𝘀𝗷𝗲𝗻 𝗲𝗹𝗲𝗸𝘁𝗿𝗼𝗻𝗶𝗸𝗲: 𝗹𝗶𝗰𝗲𝗻𝗰𝗲 𝗽𝗲𝗿 𝗸𝗼𝗿𝗿𝘂𝗽𝘀𝗶𝗼𝗻 𝗺𝗮𝘀𝗶𝘃!

𝗡𝗱𝗿𝘆𝘀𝗵𝗶𝗺𝗲𝘁 𝗻𝗲 𝗹𝗶𝗴𝗷𝗶𝗻 𝗽𝗲𝗿 𝗾𝗲𝘃𝗲𝗿𝗶𝘀𝗷𝗲𝗻 𝗲𝗹𝗲𝗸𝘁𝗿𝗼𝗻𝗶𝗸𝗲: 𝗹𝗶𝗰𝗲𝗻𝗰𝗲 𝗽𝗲𝗿 𝗸𝗼𝗿𝗿𝘂𝗽𝘀𝗶𝗼𝗻 𝗺𝗮𝘀𝗶𝘃!

Fjala ime në Seancën Plenare të dt 19 Shkurt 2026.
Votoj kundër projektligjit “Për disa ndryshime e shtesa në ligjin nr. 43/2023 “Për qeverisjen elektronike”, për arsyet kryesore të mëposhtme:
I. Transparencë zero në tenderat dhe kontratat teknologjike
Ligji nr. 43/2023 “Për qeverisjen elektronike”, duke përcaktuar Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) si autoritet qendror për standardizimin, koordinimin dhe ofrimin e shërbimeve të qeverisjes elektronike, ka krijuar një nga problematikat më të mprehta të qeverisjes publike përmes qeverisjes elektronike në Shqipëri: centralizimin e madh dhe pothuajse tërësisht abuziv të sistemeve dhe vendimmarrjes teknologjike.
AKSHI ka dhe ka pasur rol dominues në infrastrukturën digjitale shtetërore, duke krijuar varësi të fortë institucionale dhe rrezik real e të vërtetuar tashmë, nga hetimet dhe masat për arrest shtëpiak të ish-drejtueses së saj, për mungesë kontrolli efektiv dhe trukim tenderash dhe kontratash publike, me humbje kolosale për Buxhetin e Shtetit.
AKSHI sot është shndërruar në një institucion okult, pak të njohur nga Kuvendi për mënyrën se si funksion, gjoja në emër të informacionit sensitiv, si dhe pothuajse të panjohur fare nga qytetari-taksapagues, me transparencë dhe proces auditimi gati zero!
Propaganda e sektit Rama në fuqi e ka paraqitur digjitalizimin e shërbimeve publike në Shqipëri si gjoja një nga arritjet më të mëdha të modernizimit të administratës shtetërore, por në fakt, zhvillimet e fundit lidhur me drejtimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), përfshirë masat hetimore ndaj ish-drejtuesve të saj, kanë vërtetuar denoncimet dhe dyshimet e opozitës dhe medias së pakapur për abuzime skandaloze me fondet e Buxhetit dhe tendera tërësisht të trukuar për shuma me dhjetëra milionë euro.
Projektet e teknologjisë së informacionit zakonisht përfshijnë fonde të konsiderueshme publike. Hetimet e fundit kanë provuar korrupsionin galopant në procedurat e prokurimit, në mungesë totale të konkurrencës reale, në tenderat e AKSHI-t.
Ndryshimet e propozuara në ligjin nr. 43/2023″Për qeverisjen elektronike”, me krijimin e shoqërive operatore TIK me pjesëmarrjen e kompanive private, janë liçencë për korrupsion akoma më të organizuar dhe më masiv në qeverisjen tonë elektronike publike!
Gjoja në emër të një model të ri organizimi dhe operimi të sistemeve TIK, projektligji siguron hapësirë diskrecionale të gjerë për konflikt interesi, abuzim dhe korrupsion, si dhe cënim të rëndë të sigurisë së të dhënave të qytetarit, tashmë nën kontroll operacional edhe nga privati.
Ndonëse pronesia mbetet publike, kontrolli operacional, i cili transferohet tek keto shoqeri hibride, është tërësisht i pasigurt.
II. Hapësira të pamata p֝ër konflikt interesi dhe korrupsion
Me këtë projektligj të kthyer të kthyer në ligj hapet rruga per krijimin e “partneriteteve” me kompanitë private pranë interesave dhe orbitës së sektit Rama, te cilat perbejne rrezik real ne te ardhmen per praktika me petkun e konfliktit te interesit, me orientimin e kontratave drejt disa subjekteve te perzgjedhura dhe potencialin e lartë të delegimit tek privati te disa funksioneve kritike te fushes digjitale.
Projektligji krijon hapesira per ngushtimin dhe dobesimin e rolit rregullator qe AKSHI ka aktualisht dhe gjeneron shtratin per skema te abuzimit dhe korrupsionit, nga presioni dhe kontrolli politik.
Struktura qe do te kete ne doren e saj operimin e sistemit, do te kete me shume mundesi edhe kontrollin mbi zhvillimin dhe mirembajtjen perkatese të sistemit TIK.
Në këtë mënyrë, krijohen hapesira ligjore per konflikt interesi midis funksioneve te vete AKSHI-it, pasi kjo strukturë, nga njera ane merr funksione ekonomike dhe, nga ana tjeter ka funksionin pergjegjes dhe rregullator te sektorit.
III. Kuvendi del jashtë loje në kontrollin e këtyre shoqërive PPP!
Fakti qe me VKM sistemet e TIK do të mund t’u kalojne ketyre shoqerive hibride, me partneritet publik-privat(PPP), i jep kompetenca te tepruara ekzekutivit, duke rritur centralizimin. Ky projektligj e nxjerr Kuvendin gjithnje e me shume “jashte loje”, ashtu sic eshte bere edhe me shume propozime te tjera gjate muajve te pare te kesaj legjislature.
Nga ana tjetër, projektligji rrit rolin e Keshillit te Ministrave, duke ndikuar drejtpersedrejti ne uljen e transparences. Krijohen shtigje për rritjen e abuzimit financiar, pasi kontratat qe deri me sot jane subjekt i parimeve te kontrollit buxhetor, ne te ardhmen do të kontraktohen nga keto shoqeri hibride, te cilat do te jene me kapital 51% shteteror e pjesa tjeter me kapital privat.
IV. Minohet edhe më keq siguria kibernetike dhe besimi qytetar
Sulmet kibernetike të viteve të fundit ndaj sistemeve shtetërore treguan se infrastruktura digjitale shtetërore mbetet e ekspozuar ndjeshëm. Kur këtyre sfidave u shtohen edhe skandale institucionale apo hetime për abuzime dhe korrupsion, qytetarët me të drejtë dyshojnë jo vetëm te siguria e të dhënave, por edhe te integriteti i administrimit të tyre.
Teknologjia nuk mund të zëvendësojë automatikisht problemet strukturore të administratës publike. Në disa raste, procedurat burokratike thjesht janë transferuar online, pa u reformuar realisht. Kjo krijon frustrim për qytetarët dhe bizneset, ndërsa rreziku i abuzimit rritet.
Një tjetër shqetësim është perceptimi për ndikim politik në institucionet që menaxhojnë teknologjinë shtetërore. Qeverisja elektronike kërkon profesionalizëm teknik dhe stabilitet institucional, jo rotacion të shpeshtë apo tension politik që cenon vazhdimësinë e projekteve.
Ekspertët sugjerojnë se Shqipëria duhet të forcojë auditimin e pavarur të sistemeve digjitale, transparencën e kontratave IT, si dhe standardet e sigurisë kibernetike. Ky projektligj nuk jep asnjë garanci për këtë, por e ndërlikon edhe më tej situatën, duke futur elementin e menaxhimit privat, vështirësisht të kontrollueshëm, në krahasim me atë shtetëror.
xxx
Qeverisja elektronike mbetet një domosdoshmëri për Shqipërinë moderne, por zhvillimet e fundit tregojnë se teknologjia pa transparencë, kontroll dhe integritet institucional nuk garanton automatikisht mirëqeverisje. Projektligji i paraqitur vetëm sa e shton në progresion gjeometrik keq-qeverisjen elektronike publike në Shqipëri.
Sfida e vërtetë pë ne nuk është vetëm ndërtimi i sistemeve digjitale edhe me pjesëmarrjen e privatit, por krijimi i një kulture administrimi të përgjegjshëm, ku besimi i qytetarëve të jetë po aq i rëndësishëm sa vetë teknologjia.
𝗦𝗲𝗸𝘁𝗶 𝗥𝗮𝗺𝗮 𝘃𝗲𝘁𝗲𝗺 𝘀𝗲 𝗶 𝗸𝗮 𝘀𝗵𝗽𝗲𝗿𝗱𝗼𝗿𝘂𝗮𝗿 𝟯.𝟴 𝗺𝗶𝗹𝗶𝗮𝗿𝗱𝗲 𝗲𝘂𝗿𝗼𝘁 𝗽𝗲𝗿 𝗿𝗿𝘂𝗴𝗲𝘁!

𝗦𝗲𝗸𝘁𝗶 𝗥𝗮𝗺𝗮 𝘃𝗲𝘁𝗲𝗺 𝘀𝗲 𝗶 𝗸𝗮 𝘀𝗵𝗽𝗲𝗿𝗱𝗼𝗿𝘂𝗮𝗿 𝟯.𝟴 𝗺𝗶𝗹𝗶𝗮𝗿𝗱𝗲 𝗲𝘂𝗿𝗼𝘁 𝗽𝗲𝗿 𝗿𝗿𝘂𝗴𝗲𝘁!

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, Shqipëria ka investuar në infrastrukturën e transportit rrugor për periudhën 2014-2025 një shumë prej 370 miliardë lekësh, ose 3.8 miliardë euro, së bashku me fondin e pritshëm për këtë vit.
Duke marrë si referencë kostot që përllogarit Bashkimi Evropian për vende me reliev si Shqipëria, me këtë shumë mund të ndërtoheshin rreth 350 kilometra autostradë e re e tipit A nga fillimi, duke përshkuar të gjithë gjatësinë e vendit, nga Vermoshi në Konispol. Në fakt, kilometra rrugë(dhe jo të gjitha të reja) janë ndërtuar me herë më pak.
Pse Shqiperia e ka koston për km 40% më të lartë se kosto rajonale?
Në 13 vjet 2014-2026, janë ndërtuar ose rindërtuar akse kombëtare, segmente autostradash dhe by-passe urbane. Mesatarja e të gjitha këtyre punimeve del 12 milionë euro për km, ose 5 milionë euro, apo 40 përqind më shumë se mesatarja e rajonit tonë.

Disa pyetje ngrihen natyrshëm: cilat janë arësyet për një kosto kaq të lartë për vende të krahasueshme me ne në reliev malor, si Bosnje-Hercegovina, apo Mali i Zi? Pse rrugët kushtojnë në këto vende shumë më lirë se tek ne?

Të gjitha rrugore tek ne në këto 13 vitet e fundit, si zgjerimi i korridoreve ekzistuese, lidhjet ndërkufitare dhe segmentet turistike, kanë pasur kosto të konsiderueshme për kilometër, shumë më të larta se mesatarja rajonale.

Ndërkohë që kushtojnë më shumë, problematikat e rrugëve të reja janë me herë më të shumta, më të rënda dhe më të shpeshta se për rrugët e reja në Mal të Zi dhe Bosnje-Hercegovinë. Ato përshijnë (i) deformime të asfaltit brenda pak vitesh nga përfundimi i punimeve, (ii) rrëshqitje dherash dhe mungesë stabilizimi të skarpateve, (iii) probleme me sistemet e kullimit dhe të drenazhimit, (iv) mungesë sinjalistike dhe elementësh sigurie rrugore, si dhe (v) mirëmbajtje e pamjaftueshme pas dorëzimit të projekteve.
Këto fenomene kanë ngritur pikëpyetje serioze për abuzime dhe korrupsion në akordimin e tenderave publikë të rrugëve, që kanë ngritur shumë pikëpyetje edhe mbi cilësinë e materialeve, zbatimin e projekteve dhe kontrollin teknik gjatë ndërtimit.

Realitetit të dukshëm të kostos për kilometër, të tejkaluar ndjeshëm nga kostot e vendeve të rajonit me terren të ngjashëm, sekti Rama në qeverisje ju përgjigjet me pseudo-argumentet e kompleksiteti gjeologjik, të numrit të urave dhe tuneleve, apo të standardeve të reja teknike.
Në fakt, struktura gjeologjike si në Shqipëri, edhe në Mal të Zi apo Bosnje-Hercegovinë është shumë e ngjashme. Fakti është që abuzimet, korrupsioni galopant dhe paaftësia e administratës Rama kanë sjellë në kosto të fryra tejet mase dhe në cilësinë skandaloze të rrugëve tona të reja.

I. Cilësi skandaloze në shumë rrugë të ndërtuara
Në shumë segmente të reja, janë evidentuar probleme brenda një periudhe relativisht të shkurtër nga përfundimi i punimeve, si çarje dhe deformime të asfaltit, ulje të trupit të rrugës, rrëshqitje dherash në zona malore dhe mungesë e standardeve të plota të sigurisë rrugore.
Këto dukuri kanë ngritur dyshime të bazuara mbi cilësinë e materialeve të përdorura, zbatimin teknik të projekteve dhe nivelin e mbikëqyrjes gjatë punimeve.
Një nga problematikat kryesore mbetet mungesa e një sistemi të qëndrueshëm mirëmbajtjeje. Rrugët e reja kërkojnë ndërhyrje periodike për të ruajtur standardin fillestar. Në mungesë të kontratave të qarta mirëmbajtjeje dhe kontrollit të rreptë teknik, degradimi përshpejtohet. Kjo sjell pasoja financiare shtesë për buxhetin e shtetit dhe rrit kostot për qytetarët dhe bizneset që i përdorin këto akse rrugore.
Cilësia problematike e rrugëve ndikon drejtpërdrejt në rritjen e rrezikut të aksidenteve, n dëmtimin e automjeteve, n shtimin e kostove të transportit dhe në uljen e fiçiencës logjistike. Në vend që infrastruktura e re të funksionojë si katalizator zhvillimi, në disa raste ajo është kthyer në burim shqetësimi dhe aksidentesh!
Një infrastrukturë rrugore nuk matet vetëm me ndërtimin fillestar, por me jetëgjatësinë dhe mirëmbajtjen e saj. Në shumicën e rasteve, segmentet e reja të rrugëve 2014-2025 kanë kërkuar ndërhyrje të parakohshme, duke rritur kostot buxhetore.
Mungesa e një plani afatgjatë mirëmbajtjeje, auditimi të pavarur teknik dhe monitorimi të vazhdueshëm ka bërë që investimi fillestar të mos përkthehet në cilësi të qëndrueshme për qytetarët përdorues të këtyre rrugëve.

II. Pasojat e rënda ekonomike dhe sociale
Cilësia e dobët e punimeve rrugore ka pasoja konkrete mbi ekonominë dhe shoqëin ton, si (i) rritje e kostove për bizneset dhe transportin, (ii) rrezik më i lartë për aksidente, (iii) shpenzime shtesë për riparime të automjeteve dhe, më e rënda, (iv) humbje e besimit publik ndaj investimeve shtetërore. Në vend që 3.8 miliardë euro të përktheheshin në një rrjet modern dhe afatgjatë, perceptimi publik është se investimet në infrastrukturën rrugore nuk kanë prodhuar standardin e pritshëm europian dhe janë kthyer në shumë raste në burime shqetësimi pr pasigurin e lart dhe shtimin e aksidenteve.
Dëmtimet skandaloze që rezultuan në mbylljen e aksit kombëtar Librazhd-Prrenjas, pjesë e Korridorit të Tetë, në thelbin e tyre janë kontribut antikombëtar që kanë bërë të gjithë drejtuesit dhe politikëbërësit e ministrive të Infrastrukturës dhe Financave, nën drejtimin e kryeministrit antikombëtar Edi Rama.
Këto dëmtime, sidomos në urat e aksit Librazhd-Prrenjas, të shkaktuara nga gërmimet barbare të shtratit të lumit, si rezultat i lejeve abuzive të shfrytëzimit të inerteve në lumenj, krahas sabotimit të plotësimit në kohë të Korridorit të Tetë, kanë sjellë edhe dëmtim të aktivitetit të porteve të Durrrësit dhe Vlorës.
Për të shmangur përsëritjen e këtyre problematikave, kërkohen disa masa thelbësore, por sekti Rama në qeverisje nuk do që këto masa të zbatohen, duke iu trembur atyre si djalli temjanit.
Masa të tilla janë (i) audit i pavarur teknik për projektet madhore, (ii) transparencë e plotë për kostot dhe kontratat, (iii) forcim i mbikëqyrjes gjatë zbatimit të punimeve, (iv) penalitete reale për kompanitë që nuk respektojnë standardet dhe (v) një strategji e qartë për mirëmbajtjen shumëvjeçare.
Për fat të keq për qytetarët tanë, shifra prej 3.8 miliardë euro për rrugët në vitet 2014–2026 nuk është një tregues i prioritetit që i është dhënë infrastrukturës, por dëshmi reale e abuzimeve, korrupsionit galopant me fondet e taksapaguesve shqiptarë. Por investimi financiar nuk mjafton nëse cilësia e punimeve mbetet jashtë standardeve.
Krahas “prodhimit” të kostos mesatare më të lartë të rrugëve në rajon, sekti Rama ka dështuar tërësisht në garantimin i cilësisë, sigurisë dhe jetëgjatësisë së çdo segmenti rrugor që ka bërë, duke i shpërdoruar 3.8 miliardë eurot për rrugët dhe duke mos i kthyer fondet publike në vlerë reale për ekonominë dhe qytetarët.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike në Kuvend duhet të kërkojë ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar për këtë çështje, duke shqyrtuar në hollësi të gjitha denoncimet e medias së pavarur për tenderat e rrugëve të 13 viteve të fundit, pa penguar drejtësinë që të thellojë hetimet e veta dhe të vendosë përpara përgjegjësisë fajtorët e këtij abuzimi dhe shpërdorimi kolosal me paratë e taksapaguesve shqiptare dhe minimi të pashoq të zhvillimit të qendrueshëm të ekonomisë dhe shoqërisë sonë.
𝗡𝗮𝗳𝘁𝗮 𝟮𝟭𝟳 𝗹𝗲𝗸𝗲, 𝗥𝗮𝗺𝗮 𝘀𝗵𝗽𝗮𝗹𝗹 𝘀𝗵𝘁𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝗱𝘆 𝘁𝗮𝗸𝘀𝗮𝘃𝗲 𝘁𝗲 𝗿𝗲𝗷𝗮!

𝗡𝗮𝗳𝘁𝗮 𝟮𝟭𝟳 𝗹𝗲𝗸𝗲, 𝗥𝗮𝗺𝗮 𝘀𝗵𝗽𝗮𝗹𝗹 𝘀𝗵𝘁𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝗱𝘆 𝘁𝗮𝗸𝘀𝗮𝘃𝗲 𝘁𝗲 𝗿𝗲𝗷𝗮!

Brenda pak orëve, çmimi i një litri naftë tek ne kërceu nga 202 lekë që ishte më datën 18 mars, në 217 lekë sot. Në një moment kur çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare, për shkak te bllokimit 20 ditor të Ngushticës së Hormuzit po rriten ndjeshëm, Rama, ky “lider global” mbledh me dy ministra të tij, përfaqësuesit e kompanive të importit me shumicë të naftës dhe, pasi u mban një leksion të gjatë për transparencën e tregut të karburanteve dhe domosdoshmërinë për mbrojtjen e qytetarëve, propozon… dy tarifa të reja shtesë!
Thotë se do të vendosë tarifën e gjurmimit të naftës dhe tarifën për krijimin e rezervës së sigurisë. Në kushtet kur presioni mbi konsumatorët shqiptarë është tashmë tejet i lartë, propozimi për vendosjen e dy tarifa të reja mbi naftën vetëm sa e rëndon më shumë situatën. Efekti ekonomik i menjëhershëm pritet të jetë rritja e mëtejshme e çmimeve. Dhe kjo ndodhi ditën e sotme.
Edhe pse tarifa e gjurmimit synon të financojë sistemet e kontrollit dhe monitorimit të qarkullimit të karburanteve, me qëllim luftën kundër informalitetit dhe evazionit, ndërsa tarifa për rezervën e sigurisë lidhet me krijimin e stoqeve strategjike të naftës, koha e vendosjes së tyre është thelbësore. Në asnjë mënyrë, asnjë qeveri e përgjegjshme për qytetarët e vet në një moment krize nafte, nuk mund t’ia lejojë vetes të përmendë, e jo më të vendosë, taksa të reja mbi karburantet. Por Rama po! Dhe po e bën, në kushtet e një tregu tashmë tejet të tensionuar nga rritja e çmimeve ndërkombëtare, ku çdo barrë e re fiskale përkthehet pothuajse automatikisht në çmime më të larta për konsumatorët.
Edhe pse tarifat e reja mund të duken të vogla në vlerë absolute, efekti kumulativ mbi litrin e naftës është i ndjeshëm. Dhe në një treg me elasticitet të ulët të kërkesës, konsumatori përfundimtar shqiptar mban pjesën më të madhe të kostos.
Krijimi i rezervave strategjike është një praktikë standarde në vendet e BE-së dhe ka rëndësi për menaxhimin e krizave. Megjithatë, mënyra e financimit dhe koha e implementimit të taksës mbi rezervat strategjike janë po aq të rëndësishme sa vetë qëllimi.
A duhej pikërisht tani të anoncohej kjo tarifë?! Vendosja e menjëhershme e saj mund t’i kushtojë konsumatorëve shqiptarë me dhjetra dhe qindra milionë euro! Financimi i saj mund dhe duhet të bëhet në mënyrë graduale, përmes Buxhetit të Shtetit, ose duke rishpërndarë taksat ekzistuese pa shtuar barrën direkte mbi çmimin e karburantit në periudha krize.
Mirëpo sekti Rama në pushtet nuk pyet për pasojat mbi qytetarët. Nga ana tjetër, rritja e çmimit të naftës ndikon direkt në transport, bujqësi, industri dhe në çmimet e ushqimeve. Kjo krijon një efekt domino, i cili prek drejtpërdrejt koston e jetesës së qytetarëve, sidomos të qindra mijëra familjeve në kushtet e varfërisë ose me të ardhura modeste.
Mjafton përmendja, e jo më vendosja e taksave të reja në një periudhë të vështirë ekonomike, që të dëmtohet rëndë besimi publik dhe të krijohet perceptimi i mungesës së ndjeshmërisë së qeverisë ndaj situatës tejet të vështirë të një tregu jetik për ekonominë, si ai i karburanteve, duke frenuar konsumin dhe investimet.
Por “lideri global” nuk pyet për dëmet ndaj ekonomisë së shqiptarëve. Atij i intereson vetëm abuzimi me taksat e tyre dhe vjedhja e keqpërdorimi i mëtejshëm i aseteve publike.
Në 18 vite Kosova ka ndërtuar një shtet të fuqishëm dhe funksional

Në 18 vite Kosova ka ndërtuar një shtet të fuqishëm dhe funksional

Sot, tetëmbëdhjetë vite pas shpalljes së pavarësisë, Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në
ndërtimin e shtetit dhe konsolidimin e institucioneve të saj demokratike. Nga një realitet i
paqëndrueshëm i pasluftës dhe administrimit ndërkombëtar, vendi ka evoluar drejt një shteti
funksional me struktura politike, juridike dhe të sigurisë, që synojnë stabilitetin, zhvillimin dhe
integrimin në Bashkimin Evropian.

I. Konsolidimi i institucioneve demokratike
Një nga arritjet më të dukshme është ndërtimi i institucioneve bazë të shtetit: Kuvendi, Qeveria,
Presidenca dhe sistemi i drejtësisë. Pluralizmi politik dhe funksionimi i administratës publike
kanë kontribuar në stabilitetin institucional dhe legjitimitetin demokratik.
Kosova ka ngritur gradualisht strukturat e saj të sigurisë, përfshirë Policinë e Kosovës dhe
Forcën e Sigurisë së Kosovës. Këto institucione kanë fituar profesionalizëm dhe besim publik,
duke kontribuar në stabilitetin e brendshëm dhe sigurinë rajonale. Ky zhvillim ka qenë thelbësor
për funksionimin normal të shtetit dhe për perspektivën euroatlantike të vendit.
Reformat në sistemin e drejtësisë, bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë dhe përpjekjet për
luftën kundër korrupsionit kanë qenë pjesë e rëndësishme e ndërtimit të shtetit. Edhe pse ka ende
sfida, krijimi i institucioneve të drejtësisë dhe funksionimi i tyre përfaqëson një hap të
rëndësishëm drejt shtetit ligjor.
Integrimi në Bashkimin Evropian dhe anëtarësimi në NATO mbeten objektiva strategjikë të
Kosovës. Marrëdhëniet me Bashkimin Evropian, proceset e stabilizim-asociimit dhe
bashkëpunimi rajonal janë elementë kyç për zhvillimin politik dhe ekonomik të vendit.

II. Integrimi ndërkombëtar dhe afirmimi diplomatik
Që nga shpallja e pavarësisë më 17 shkurt 2008, Kosova ka zhvilluar një proces të vazhdueshëm
afirmimi ndërkombëtar dhe integrimi global. Ky proces ka qenë kompleks, i shoqëruar me arritje
të rëndësishme diplomatike, por edhe me sfida politike dhe gjeopolitike që vazhdojnë të ndikojnë
pozicionin ndërkombëtar të vendit.
Deri tani, Kosova është njohur nga mbi njëqind shtete në mbarë botën, përfshirë shumicën e
vendeve kryesore perëndimore. Këto njohje kanë qenë thelbësore për konsolidimin e
subjektivitetit ndërkombëtar dhe për funksionimin e diplomacisë kosovare.
Megjithatë, procesi nuk ka qenë linear. Disa vende kanë mbajtur qëndrime neutrale ose
kundërshtuese, çka e bën diplomacinë aktive të Kosovës dhe zgjerimin e njohjeve një prioritet të
vazhdueshëm.
Kosova ka arritur të bëhet pjesë e disa institucioneve financiare dhe organizatave ndërkombëtare,
si Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim,
si dhe federata sportive ndërkombëtare. Këto anëtarësime kanë ndihmuar në rritjen e
kredibilitetit ekonomik, qasjen në financim ndërkombëtar dhe promovimin e identitetit shtetëror
në arenën globale.

Dialogu me Serbinë, i ndërmjetësuar nga BE, konsiderohet një faktor i rëndësishëm për
avancimin e integrimit ndërkombëtar dhe stabilitetin rajonal.
Kosova ka investuar gjithnjë e më shumë në diplomacinë ekonomike, duke synuar tërheqjen e
investimeve të huaja dhe promovimin e potencialeve ekonomike. Në këtë drejtim, Diaspora
shqiptare ka luajtur rol të rëndësishëm përmes investimeve, remitancave dhe ndikimit në
marrëdhëniet ndërkombëtare.
Pjesëmarrja në organizata sportive dhe sukseset e sportistëve kosovarë kanë ndikuar ndjeshëm në
rritjen e njohjes ndërkombëtare. Po ashtu, kultura, arti dhe shkëmbimet akademike kanë
ndihmuar në forcimin e imazhit ndërkombëtar të Kosovës.
Pavarësisht progresit, Kosova përballet ende me sfida në arenën ndërkombëtare, ai zgjerimi i
njohjeve, anëtarësimi në organizata të rëndësishme ndërkombëtare dhe përparimi në integrimin
evropian.
Këto sfida kërkojnë diplomaci aktive, stabilitet politik dhe zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.
Në 18 vite pavarësi, Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në afirmimin ndërkombëtar dhe
integrimin global. Njohjet diplomatike, anëtarësimet ndërkombëtare dhe bashkëpunimi rajonal
kanë krijuar baza solide për zhvillim të mëtejshëm. Megjithatë, procesi i konsolidimit
ndërkombëtar mbetet në vazhdim dhe kërkon angazhim të qëndrueshëm politik, ekonomik dhe
diplomatik për të ardhmen e vendit.

III. Zhvillimi ekonomik i Kosovës
Në 18 vite pavarësi, vendi ka kaluar një proces të rëndësishëm transformimi ekonomik. Nga një
ekonomi e dalë nga lufta, me infrastrukturë të dëmtuar dhe institucione të brishta, Kosova ka
ditur të ndërtojë themele më të qëndrueshme ekonomike.
Vendi ka ruajtur ritme pozitive të rritjes ekonomike 4 ose 5 përqind në vit, shpesh më të larta se
mesatarja rajonale. Stabiliteti i sektorit bankar, përdorimi i euros si monedhë dhe politika fiskale
relativisht të kujdesshme kanë kontribuar në stabilitet makroekonomik. Ky stabilitet ka ndihmuar
në krijimin e një klime më të favorshme për biznesin dhe investimet.
Diaspora kosovare ka qenë një shtyllë e rëndësishme e ekonomisë. Remitancat kanë ndihmuar
konsumin familjar, investimet në banesa dhe bizneset e vogla. Po ashtu, investimet direkte nga
diaspora kanë luajtur rol në sektorë si ndërtimi, tregtia dhe shërbimet. Ky ndikim ka ndihmuar në
stabilitetin ekonomik dhe social të vendit.
Investimet në rrugë, energji, telekomunikacion dhe shërbime publike kanë qenë një nga
prioritetet kryesore. Përmirësimi i infrastrukturës ka lehtësuar aktivitetin ekonomik, tregtinë dhe
integrimin rajonal.
Megjithatë, nevoja për investime të mëtejshme mbetet e konsiderueshme, sidomos në energji dhe
transport.
Ekonomia e Kosovës mbështetet kryesisht në sektorin e shërbimeve, tregtinë, ndërtimin dhe
energjinë. Vitet e fundit ka pasur përpjekje për zhvillimin e teknologjisë së informacionit,
bujqësisë dhe industrisë së lehtë. Diversifikimi ekonomik mbetet një objektiv kyç për rritje më të
qëndrueshme.
Edhe pse ekonomia përballet ende me sfida, ndërtimi i institucioneve ekonomike, sistemi bankar
relativisht stabil dhe investimet në infrastrukturë kanë krijuar baza për zhvillim afatgjatë.

Potenciali i Kosovës qëndron te popullsia e re, zhvillimi i teknologjisë, energjia e rinovueshme
dhe bashkëpunimi rajonal. Integrimi evropian dhe tërheqja e investimeve të huaja pritet të
mbeten faktorë kyç për rritjen ekonomike.
xxx

Vendimi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar(ZPS) në Hagë për t’i kërkuar Gjykatës
Ndërkombëtare në Hagë 180 vite heqje lirie ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit
dhe Rexhep Selimit përbën një akt të rëndë padrejtësie dhe një goditje të drejtpërdrejtë ndaj së
vërtetës historike të luftës çlirimtare të popullit shqiptar në Kosovë. Ky proces, i mbështetur në
pretendime të njëanshme dhe i shkëputur nga konteksti i pushtimit dhe represionit shtetëror serb
në Kosovë, po shndërrohet në një mjet politik diskriminues e jo në një instrument real të
drejtësisë.
Tetëmbëdhjetë vite pas shpalljes së pavarësisë, Kosova vazhdon të konsolidojë identitetin e saj si
shtet sovran, duke përballuar sfida politike, ekonomike dhe ndërkombëtare, por edhe duke
shënuar arritje të rëndësishme në ndërtimin e institucioneve dhe afirmimin në arenën globale.
Pavarësia e shpallur më 17 shkurt 2008 mbetet një moment historik jo vetëm për Kosovën, por
për të gjithë hapësirën shqiptare dhe për rajonin e Ballkanit.

Rënia e ndjeshme në Indeksin e TI: provë e korrupsionit galopant të Ramës

Rënia e ndjeshme në Indeksin e TI: provë e korrupsionit galopant të Ramës

Shqipëria ka pësuar rënie të ndjeshme në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të organizatës prestigjoze ndërkombëtare Transparency International (TI) për vitin 2025 Nga 42 pikë që kishte në vitin 2024, vendi ka përfunduar në 39 pikë, në raportin e vitit 2025, duke rënë me 11 vende në renditjen globale të Transparency International. Në raportin e vitit të kaluar, Shqipëria renditej e 80-ta mes 180 vendeve, ndërsa sot vendi renditet i 91-ti.

Rënia e dukshme e Shqipërisë në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2025, sipas vetë Transparency International, përbën një sinjal serioz alarmi për cilësinë e qeverisjes të sektit Rama në pushtet dhe funksionimin e institucioneve publike në vend.

Ky indeks nuk mat thjesht statistika formale, por perceptimin e ekspertëve, investitorëve dhe aktorëve ekonomikë mbi nivelin e korrupsionit në sektorin publik. Në këtë kuptim, rezultati i fundit shihet nga shumë analistë si shuplakë e fortë politike dhe institucionale për modelin e qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.

Indeksi i Transparency International ka peshë të madhe në reputacionin ndërkombëtar të një vendi. Rënia në këtë indeks dëmton imazhin e Shqipërisë si destinacion investimesh, dobëson besimin e partnerëve ndërkombëtarë dhe ngre pikëpyetje për efektivitetin e reformave të ndërmarra.

Për një qeveri që ka vendosur luftën kundër korrupsionit dhe reformën në drejtësi në qendër të narrativës politike, ky rezultat shihet si një kundërshtim i fortë ndaj suksesit të pretenduar dhe provë se korrupsioni është shtuar me Ramën në pushtet.

Reforma në drejtësi dhe ngritja e institucioneve të reja kundër korrupsionit janë konsideruar hapa të rëndësishëm. Megjithatë, perceptimi publik dhe ndërkombëtar shpesh lidhet me rezultatet konkrete, duke ju dhënë përgjigje pyetjeve: a ka më shumë transparencë në vendimmarrjen publike, a ndëshkohet korrupsioni në nivele të larta dhe a ndihet biznesi më i mbrojtur nga praktikat informale? Nëse përgjigjet mbeten të paqarta, indeksi i TI reflekton mosbesimin e qytetarëve dhe të ekspertëve.

Një element që shpesh përmendet në analizat ekonomike është menaxhimi i kontratave publike, koncesioneve dhe partneriteteve publiko-private. Raporti i vitit 2025 sjell shembuj të shumtë që lidhen me mungesën e qëllimshme të transparencës së procedurave, me mungesën e theksuar të konkurrencës reale në tendera dhe me ndikimin tejet dëmtues në financat publike. Këto faktorë ndikojnë drejtpërdrejt perceptimin për integritetin institucional të vendit.

Debati politik i fortë dhe qëndrimi refraktar i shumicësndaj nismave parlamentare të opozitës për të denoncuar dhe luftuar rastet korruptive të sjella nga hetimet e SPAK rrisin perceptimin për korrupsion, pasi stabiliteti politik dhe besimi në drejtësi janë faktorë kyç për përmirësimin e perceptimit ndërkombëtar.

Rënia me 11 vende e Shqipërisë në vlerësimin e Transparency International për vitin 2025, krahas së qenit një shuplakë e fortë e vlerësimit ndërkombëtar për Ramën, reflekton mosbesim të thekshëm ndaj cilësisë së qeverisjes dhe efektivitetit të gjoja reformave institucionale të sektit të tij në pushtet. Për qeverinë Rama, ky vlerësim përbën sfidë serioze politike dhe ekonomike, ndërsa për vendin një kujtesë se lufta kundër korrupsionit nuk matet vetëm me narrativa qeveritare false per reforma ligjore, por me rezultate konkrete, besim publik dhe standarde të qëndrueshme qeverisjeje.

Dekalogu i korrupsionit, urrejtjes dhe abuzimeve të Ramës 2025

Dekalogu i korrupsionit, urrejtjes dhe abuzimeve të Ramës 2025

Gjatë vitit 2025, sekti Rama në pushtet “shkëlqeu” në risi abuzimesh dhe korrupsioni. Po rendis dhjetë kryesoret prej tyre, mes një armate skandalesh dhe aferash korruptive:

  1. Farsa zgjedhore 2025 dhe abuzimet me financat dhe administratën e shtetit të sektit në pushtet

Zgjedhjet e 11 majit 2025, nga raportet e  analistëve të pavarur dhe organizatave monitoruese ndërkombëtare, ishin një proces i pabarabartë. Jo vetëm opozita, por edhe mediat e pavarura sollën prova të pakundërshtueshme për përdorimin e burimeve financiare publike nga sekti në pushtet, në nivele dhjetra e dhjetra milionë euro, në funksion elektoral.

Investimet e shpejta, subvencionet apo projektet e shpallura gjatë periudhës zgjedhore krijuan një avantazh të qartë dhe masiv politik për Ramën.

Investimet publike në prag zgjedhjesh, projektet infrastrukturore, shpërndarja e ndihmave apo nisma sociale pranë zgjedhjeve ishin pjesë e një strategjie elektorale të pabesë dhe të orientuar në shfrytëzimin e plotë të institucioneve dhe të administratës shtetërore për qëllime votimi.

Rezultati zgjedhor erdhi si rrjedhojë e drejtpërdrejtë e këtij (sh)përdorimi të burimeve financiare dhe njerëzore publike, që përfaqëson blerje të votës në dritën e diellit. Dhe ky rezultati i fituar në këtë mënyrë ka tronditur thellë besimin e qytetarit tek demokracia dhe vota e lirë në Shqipëri.

  1. Skandalet me tenderat publikë të AKSHI-t

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), institucioni që duhet të udhëheqë transformimin digjital të administratës publike të vendit, ndodhet sot me një ish-drejtoreshë në gjendje arresti shtëpiak, për shkak të abuzimeve me tenderat dhe fondet publike.

Deri tani, hetimet kanë zbuluar se Shqipëria publike digjitale ose kopshti privat i korrupsionit të Ramës ka prodhuar procedura prokurimi, ku pjesëmarrja e operatorëve ekonomikë ka qenë minimale ose formale. Në shumë raste, tenderat janë zhvilluar me një ofertues të vetëm ose me kritere teknike shumë specifike, të cilat sipas ekspertëve mund të kufizojnë konkurrencën dhe të orientohen drejt kompanive të caktuara.

Ky fenomen jo vetëm ka rritur dyshimet për mungesë transparence, por ka sjellë që shteti të paguajë më shtrenjtë për shërbime apo produkte teknologjike që mund të siguroheshin me kosto më të ulët në një garë reale.

Projektet e digjitalizimit që kërkojnë investime të mëdha, platforma, sisteme IT apo shërbime cloud janë kontraktuar me vlera të konsiderueshme, ndërkohë që rezultatet konkrete për qytetarët apo administratën publike nuk kanë qenë gjithmonë të dukshme ose të matshme. Publikimi i kufizuar i të dhënave mbi kontratat, specifikimet teknike dhe zbatimin e projekteve dhe mungesa e auditimeve të pavarura teknike dhe financiare e ka bërë të vështirë, gati të pamundur, vlerësimin real të eficiencës së këtyre investimeve.

Çdo dyshim mbi tenderat publikë prek drejtpërdrejt besimin e qytetarëve tek institucionet. Në rastin e AKSHI-t, kjo është edhe më problematike, sepse agjencia është simbol i modernizimit shtetëror. Nëse proceset digjitale shoqërohen me dyshime për korrupsion apo favorizime, vetë narrativa e transformimit digjital dobësohet deri në shkatërrim të plotë.

  1. Investimet e mëdha infrastrukturore nën dyshime të forta për favorizime okulte dhe korrupsion

Viti 2025 solli në qendër të hetimit nga ana e SPAK, por edhe të debatit publik disa nga projektet më të mëdha infrastrukturore në Shqipëri, veçanërisht Tunelin e Llogarasë dhe segmentet e Unazës së Madhe të Tiranës. Këto investime, të prezantuara si projekte strategjike për zhvillimin ekonomik, turizmin dhe përmirësimin e trafikut urban, konfirmuan akuzat dhe dyshimet e opozitës për devijime dhe abuzime të mundshme me kostot dhe procedurat e prokurimit.

Tuneli i Llogarasë është nën hetim për abuzim në favor të kompanisë turke dhe në dëm të kompanisë shqiptare pjesëmarrëse në tendër, për koston e lartë, ndryshimet në kontrata dhe dyshimet për procedurat e tenderimit.

Edhe Unaza e Madhe e Tiranës është nën hetim lidhur me procedurat e tenderimit, favorizimin e kompanive të caktuara dhe kostot shtesë të saj. Kudo ku sekti Rama vendos vulën e tij të pistë, ka hetime dhe dyshime për abuzime dhe korrupsion.

  1. Politikat fiskale si favorizim ndaj kompanive të mëdha kliente të sektit Rama

Ndryshimet fiskale të ndërmarra gjatë vitit 2025 në sektorë strategjikë si turizmi, energjia, infrastruktura dhe teknologjia e përkeqësuan klimën e biznesit. Ndërsa qeveria i prezantoi si përpjekje për të nxitur investimet, formalizimin e ekonomisë dhe konkurrueshmërinë, skandali i Parkut Teknologjik Durana tregoi qartë qëllimin e vërtetë të këtyre ndryshimeve: favorizimin e bizneseve pranë qeverisë dhe vetë Ramës.

Uljet selektive të taksave, incentivat fiskale dhe politikat mbështetëse për gjoja investitorët e mëdhenj, kanë bërë që të përfitojnë shumë kompani të mëdha ose projekte specifike, ndërsa bizneset e vogla dhe të mesme nuk kanë ndjerë të njëjtin lehtësim. Perkundrazi! Kjo ka ushqyer me të drejtë perceptimin se politikat fiskale 2025 kanë favorizuar veprimtarë ekonomikë të lidhur me pushtetin politik të Ramës.

Këto incentiva fiskale kanë deformuar konkurrencën dhe kanë ulur besimin në barazinë para ligjit.

5.Korrupsioni në ushtri përmes KAYO, fusha “inovative” e korrupsionit të Ramës

KAYO dhe korrupsioni në ushtri do të hyjnë në historin si korrupsioni i ri “inovativ” i Ramës, nëse do t’i ngelet kohë, në krye të punëve të pista në Shqipëri. Autokrati Rama ka gjetur fushën e duhur dhe personin “e duhur” në krye të KAYO-s, një drejtues me përvojë negative dhe tregues negativë.

Në korrik të vitit 2025, Shqipëria nënshkroi një marrëveshje të gjerë ushtarake me Izraelin. Për shumë muaj ky nënshkrim u pa thjesht si një marrëveshje normale midis dy qeverive, për të bashkëpunuar në fushën e mbrojtjes. Vetëm pak kohë më parë u zbulua se marrëveshja nuk ishte thjesht një marrëveshje mes dy qeverive, por një biznes sekret qindra milionë dollarësh, i KAYO-s me një kompani private izraelite, e cila sot po hetohet nga NATO për korrupsion me Agjencinë e tenderimeve të vetë NATO’s!

  1. Subvencionet selektive në bujqësi

Sekti Rama ka shitur idenë se dhjetra milionë eurot e subvencioneve të drejtpërdrejta në bujqësi janë përqendruar në sektorë me potencial më të madh zhvillimi, si serrat, blegtoria intensive, agropërpunimi dhe eksportet bujqësore. Në të vërtetë, subvencionet nuk kanë ndihmuar fermerët e vegjël dhe me pak tokë. Kanë shkuar në shumicë tek tregtaret e produkteve bujqësore dhe tek kompanitë e organizuara. Fermerët e vegjël janë lënë pothuajse tërësisht jashtë, sidomos ata në zona të thella rurale, për shkak të vështirësive në aplikim, kritereve të komplikuara dhe aksesit të kufizuar në informacion.

Kjo ka krijuar perceptimin se edhe fondet e mbështetjes në bujqësi 2025 përfunduan kryesisht tek tregtarët e inputeve bujqësore, tek fermerët më të mëdhenj ose tek subjektet më të organizuara, duke rritur diferencat brenda sektorit.

Subvencionet bujqësore mund të kishin ndikim të rëndësishëm në frenimin e emigracionit rural, rritjen e të ardhurave dhe stabilitetin social. Për fat të keq, nëse shpërndarja perceptohet si e padrejtë, sikurse ka ndodhur edhe në vitin 2025, ato kanë krijuar tensione dhe zhgënjim tek fermerët.

  1. Menaxhim skandaloz i pronave publike

Edhe gjatë vitit 2025, tokat shtetërore, pasuritë bregdetare, ndërtesat publike dhe asetet strategjike janë vënë në ankand nga sekti në pushtet, duke sfiduar transparencën, ligjshmërinë dhe interesin publik.

Vendimet për dhënie me koncesion, privatizim apo zhvillim urban janë shoqëruar me akuza të forta për mungesë gare reale dhe menaxhim joefikas. Projektet turistike dhe urbane kanë nxitur diskutime mbi balancën mes interesit publik dhe zhvillimit ekonomik.

  1. Transparenca e mangët buxhetore

Transparenca buxhetore është një element thelbësor i qeverisjes së mirë, pasi garanton llogaridhënie, kontroll publik dhe përdorim më efikas të fondeve shtetërore. Edhe gjatë vitit 2025, mënyra e hartimit, publikimit dhe monitorimit të buxhetit në Shqipëri rezultoi me mungesa të theksuara dhe kronike  të informacionit të detajuar dhe të qartësisë në shumë vendimmarrje të rëndësishme financiare.

Realizimi i buxhetit përmes akteve normative, i kritikuar me forcë nga FMN, u kthye në normë! Buxheti 2025 vuajti nga (i) publikimi i kufizuar i detajeve mbi shumicën dërrmuese të projekte dhe kontrata publike, nga (ii) ndryshime buxhetore gjatë vitit pa komunikim të plotë publik, nga (iii) perceptimi për mungesë konsultimi me grupet e interesit dhe ekspertët, si dhe nga (iv) nga raportimi jo gjithmonë i qartë mbi realizimin e investimeve.

Mungesa e qartësisë në buxhetim ka krijuar pasiguri, sidomos për bizneset dhe investitorët e huaj që kërkojnë parashikueshmëri fiskale dhe stabilitet institucional.

9.Kuvendi 2025: i shndërruar në noter të rëndomtë dhe dekor

Sjellja politike e Edi Ramës edhe gjatë vitit 2025, ka treguar hapur një përçmim sistematik ndaj Kuvendit. Seancat plenare u reduktuan në formalitet, debati u zëvendësua nga monologu, ndërsa vendimmarrja reale ndodhi jashtë Kuvendit: në Kryeministri, në zyra të mbyllura, ose në marrëveshje të padeklaruara.

Përdorimi më i paskrupullt që i bëri maxhorances Rama ishte shurdhimi i zërit të saj, zerimi i personalitetit të Kryetarit të Kuvendit, me mosveprim në Komisionin e Mandateve, në mbrojtje të zëvendëses së vet në qeveri, të kërkuar për arrest nga SPAK.

Edhe në 2025-ën, ligjet u miratuan me procedura të përshpejtuara, Buxheti i Shtetit u miratua në 3 minuta pa konsultim real, pa respekt për opozitën dhe pothuajse përherë, edhe pa debat brenda vetë mazhorancës.

  1. Urrejta e thellë fiziologjike e Ramës për opozitën dhe deputetët e saj

Në çdo demokraci në botë, opozita është shtyllë e domosdoshme e sistemit politik, zëri kritik që kontrollon pushtetin dhe mbron balancën institucionale. Në Shqipëri, nën qeverisjen e autokratit Rama, opozita, edhe gjatë vitit 2025, nuk u trajtuar si pjesë legjitime e demokracisë, por si armik për t’u asgjësuar politikisht.

Rama nuk e ka parë kurrë opozitën si kundërshtar politik me të cilin përballet në ide dhe programe. Për të, opozita është pengesë që duhet nënçmuar, izoluar dhe diskredituar. Ai e urren atë në mënyrë të plotë, visherale, me të gjitha poret e unit të vet. Gjuha përçmuese, ironia arrogante dhe sulmet personale ndaj deputetëve opozitarë janë kthyer në mjet të përditshëm komunikimi politik të tij.

Në vend të debatit, Rama zgjedh talljen. Në vend të argumentit, fyerjen. Në vend të përballjes parlamentare, delegjitimimin publik.

 

Sot, datë 6 shkurt 2026, së bashku me koordinatorin për analizën dhe mbikëqyrjen e procesit zgjedhor, z.Aurel Bylykbashi, morëm pjesë në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, dega Selenicë

Sot, datë 6 shkurt 2026, së bashku me koordinatorin për analizën dhe mbikëqyrjen e procesit zgjedhor, z.Aurel Bylykbashi, morëm pjesë në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, dega Selenicë

Sot, datë 6 shkurt 2026, së bashku me koordinatorin për analizën dhe mbikëqyrjen e procesit zgjedhor, z.Aurel Bylykbashi, morëm pjesë në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, dega Selenicë
Gjatë mbledhjes diskutuam rëndësinë e pjesëmarrjes në protestën e 10 shkurtit 2026, si dhe u fokusuam në analizën e zgjedhjeve të 11 majit 2025, duke vlerësuar sfidat e këtij procesi zgjedhor në degën e Partisë Demokratike Selenicë.
Në lidhje me protestën, u theksua rëndësia e angazhimit maksimal dhe mobilizimit që Dega e PD Selenicë do të ketë për protestën e 10 shkurtit. Po ashtu, diskutuam për forcimin e strukturave dhe përmirësimin e angazhimit të degës pas zgjedhjeve të 11 majit, për të adresuar mangësitë e konstatuara.
Anëtarët e Kryesisë paraqitën propozime konkrete dhe shprehën gatishmërinë për t’u angazhuar aktivisht në mbështetje të çdo aksioni të Partisë Demokratike, si dhe në pjesëmarrjen në protestën e 10 shkurtit.
Sëbashkë me kryesinë e PD Selenicë, kryetarin e degës z. Leonard Rakipaj dhe koordinatorin z. Aurel Bylykbashi, u vendos që analiza të vazhdojë në të gjitha njësitë administrative të Bashkisë Selenicë, për të përmbyllur analizën e zgjedhjeve të 11 majit 2025, për degën e PD Selenicë.
Sot, më 7 shkurt 2026, së bashku me ish-kryetarin e PD Selenicë, z. Sezai Balilaj, dhe kryetarin e grupseksionit Brataj, z. Trendafil Hoxhaj, zhvilluam në fshatin Gjorm një mbledhje pune me demokratë dhe banorë të nderuar të zonës.

Sot, më 7 shkurt 2026, së bashku me ish-kryetarin e PD Selenicë, z. Sezai Balilaj, dhe kryetarin e grupseksionit Brataj, z. Trendafil Hoxhaj, zhvilluam në fshatin Gjorm një mbledhje pune me demokratë dhe banorë të nderuar të zonës.

Sot, më 7 shkurt 2026, së bashku me ish-kryetarin e PD Selenicë, z. Sezai Balilaj, dhe kryetarin e grupseksionit Brataj, z. Trendafil Hoxhaj, zhvilluam në fshatin Gjorm një mbledhje pune me demokratë dhe banorë të nderuar të zonës.
Gjatë takimit u theksua rëndësia e angazhimit maksimal dhe mobilizimit të Degës së PD Selenicë për protestën e 10 shkurtit. Po ashtu, u diskutua forcimi i strukturave dhe rritja e angazhimit të gjithë strukturës së PD Selenicë në çdo njësi administrative.
Falenderova me mirënjohje demokratët e fshatit Gjormit për punën, kontributin dhe qëndresën e treguar në çdo aksion të Partisë Demokratike të Shqipërisë.