Sot, datë 28 Nëntor 2025, në ambientet e Muzeut “Kosova”, në 581- vjetorin e ngritjes së flamurit në Krujë nga Gjergj Kastrioti dhe 113-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, sëbashku me Institutin e Studimeve Politike “Ismail Qemal Vlora”, me anëtarë, themelues, drejtues e kontributorë të Partisë Demokratike Vlorë, deputetë të Partisë Demokratike, studiues, kujtuam historinë, sakrificën dhe gjakun e derdhur në shekuj të atdhetarëve shqiptarë.
Sot kujtuam me nderim e respekt Themeluesin e shtetit tonë, Atin e Pavarësisë dhe të kombit shqiptar, Ismail Qemal Vlorën dhe të gjithë ata patriotë e atdhetarë që besuan, sepse ëndërruan, punuan, sepse besuan, dhanë jetën për të jetuar në përjetësi.
Në ambientet e Muzeut “Kosova” zhvilluam disa aktivitete: Filluam me hapjen e ekspozitës “Persekutimi i firmëtarëve të Pavarësisë dhe familjarëve të tyre 1944–1990”, përgatitur nga ISKK dhe studiuesi Leka Ndoja.
Në hapjen e ekspozitës mbajtën fjalën e tyre drejtori i ISKK-së, z.Çelo Hoxha, autori i ekspozitës z.Leka Ndoja, si dhe z.Kujtim Cakrani.
Më pas vazhduam me mbajtjen e dy kumtesave: e para mbi figurën e Atit të Kombit, Ismail Qemal Vlorës, ku referoi z.Hysni Sharra; dhe e dyta për figurën e patriotit Osman Haxhiu dhe Luftën e Vlorës, e referuar nga z.Vilson Haxhiraj.
Gjithashtu u promovua libri i studiuesit Prof.Uran Butka, me titull “Musine Kokalari – një yllësi”, i cili mbajti edhe një fjalë përshëndetëse
Vendosëm kurora me lule në varrin monumental të Atit të Kombit tonë, Ismail Qemal Vlora dhe u përulëm me respekt në nderim të aktit sublim të patriotëve e atdhetarëve shqiptarë, për një Shqipëri të lirë e të pavarur, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të PDSH-së z.Flamur Noka, i cili vendosi kurorën me lule tek varri i Atit të Kombit Ismail Qemal Vlorës në emër të Prof.Dr.Sali Berishës; deputetët z.Luçiano Boçi dhe z.Luan Baçi, kryetarin e degës z.Hysni Sharra; sekretaren e PD Vlorë znj. Nada Meçorapaj, drejtues të PD në Vlorë e Selenicë, anëtarë e simpatizantë, themelues, kontributorë e drejtues ndër vite të Partisë Demokratike Vlorë!
Pas përfundimit të aktiviteteve, organizuam një koktej festiv me rastin e 28 Nëntorit.
Gëzofshim çdo 28 nëntor të lirë, të pavarur, me besimin tek e ardhmja, te zhvillimi sepse e ardhmja jonë është ndërtuar mbi sakrificën e brezave të tërë, në kërkim të paqes, lirisë dhe drejtësisë!








































