Rama po fundoset brënda makutërisë dhe sektit të tij!

Rama po fundoset brënda makutërisë dhe sektit të tij!

Sot problemi kryesor për vendin është korrupsioni i thellë dhe galopant, që Rama e ngriti në sistem. Eshtë një korrupsion endemik, që ka shkatërruar institucionet dhe Shtetin. 

Problemi i tij sot është makuteria e brendshme, nga sekti që drejton dhe e ka ndërtuar vetë: një rreth i mbyllur pushteti, një sekt politik dhe ekonomik që ushqehet nga privilegjet, arroganca dhe pandëshkueshmëria.

Drejtuesit kryesorë të këtij sekti, sot ose janë prapa hekurave, ose në arrati, ose po i shohin hekurat e burgut shumë pranë vetes.

  1. Nga parti politike në sekt pushteti 

Partia Socialiste nuk ekziston më. Sot është një ngrehinë që i janë hequr të gjitha tullat dhe ka ngelur një skelet i errët. Ka ngelur Rilindja, e cila nuk funksionon si parti politike me debat, ide dhe korrigjim të gabimeve. PS është shndërruar në një sekt besnikërie personale ndaj Ramës, ku kriteri kryesor nuk është aftësia apo përgjegjësia publike, por bindja absolute ndaj liderit dhe aksesit në burime. Ky model prodhon vetëm një gjë: izolim nga realiteti dhe përshkallëzim të gabimeve.

Flasim për PS përpara Ramës, në kohën e pluralizmit. Se përpara viteve 90-të, nga 1944- 1990, nena e Partisë Socialiste, Partia e Punes, me diktatorët Enver Hoxha dhe Ramiz Alia, i ka borxhe të pafundme Shqipërisë dhe popullit shqiptar, me krimet e kryera ndaj Shqipërisë (por kjo nuk është temë në këtë shkrim).

Me sektin Rama që e ka mbërthyer për gryke, Partia Socialiste ka kaluar në këto 13 vite një transformim të thellë, i cili nuk lidhet më me ideologjinë, programin apo debatet e brendshme politike, por me mënyrën se si e ushtron dhe e riprodhon pushtetin. Nga një parti politike klasike, me struktura, mendim kritik dhe identitet ideor, PS është shndërruar gradualisht në një sekt pushteti, të ndërtuar mbi besnikëri personale, kontroll vertikal dhe përfitim nga burimet shtetërore.

Ka kaluar nga pluralizëm i brendshëm partiak, në bindje absolute. Në të shkuarën, PS ka qenë një parti me rryma, me debate dhe me figura që artikulonin mendime të ndryshme. Sot, çdo formë mendimi kritik është përjashtuar ose neutralizuar. Vendimmarrja nuk kalon më përmes forumeve partiake, por përqendrohet në një rreth shumë të ngushtë drejtues. Kush nuk përshtatet me vijën zyrtare, etiketohet si problematik, tradhtar ose i panevojshëm.

Kjo është një shenjë klasike e shndërrimit nga parti në sekt. Në sekt, besnikëria vlen më shumë se ideja. Pushteti shihet v etëm si identitet politik
PS nuk e përkufizon më veten përmes së majtës, drejtësisë sociale apo shtetit social. Identiteti i saj kryesor sot është pushteti vetë. Qëndrimi në pushtet është kthyer në qëllim absolut, ndërsa çdo mjet për ta ruajtur atë justifikohet politikisht, moralisht dhe propagandistikisht.

Kur një parti jeton vetëm për pushtetin, ajo humb lidhjen me shoqërinë dhe shndërrohet në mekanizëm administrimi interesash ekonomike.

  1. Rama po fundoset nga sekti që krijoi vetë

Pushteti i gjatë 13 vjeçar ka krijuar një simbiozë të fortë mes partisë, shtetit dhe një rrethi të ngushtë interesash ekonomike, të përfaqësuar nga oligarkë të afërt me Ramën. 

Koncesionet, PPP-të, tenderët dhe emërimet nuk funksionojnë më si politika publike, por si instrumente për të ushqyer besnikërinë dhe për të mbajtur të bashkuar “sektin” e pushtetit. Ky rreth nuk ka nevojë për konkurrencë reale, transparencë apo meritokraci. Ai funksionon mbi përjashtimin dhe privilegjin.

Në mungesë të debatit të brendshëm dhe ideve të reja, sekti Rama ka zëvendësuar politikën me propagandën. Komunikimi publik është i centralizuar, i kontrolluar dhe shpesh cinik. Kritika nuk trajtohet si sinjal korrigjimi, por si sulm armiqësor ndaj sektit. Në këtë model, qytetari nuk shihet si votues i lirë, por si objekt manipulimi, përmes komunikimit.

Sektet e pushtetit kanë histori të ngjashme. Ato gjithmonë konsumohen nga brenda. Mungesa e kontrollit të brendshëm, e frikës nga humbja e pushtetit dhe e pandëshkueshmërisë, prodhon arrogancë, abuzim dhe shkëputje nga realiteti. Institucionet dobësohen, ligji relativizohet dhe shteti kthehet në vegël të interesave të sektit dhe, në rradhë të parë, Ramës.

Shndërrimi i PS në sekt pushteti nuk është vetëm problem i kësaj force politike. Është problem i demokracisë shqiptare dhe i vetë qytetarëve shqiptarë. Vendi po boshatiset frikshëm. Sekti në pushtet ka mbytur konkurrencën politike dhe ekonomike, ka demoralizuar shoqërinë dhe e ka bërë rotacionin politik gjithnjë e më të vështirë.

Historia politike tregon se partitë që shndërrohen në sekte pushteti nuk reformohen dot. Ato nuk ndryshojnë nga brenda, por konsumohen gradualisht nga lakmia, frika dhe izolimi. Kjo gjë po i ndodh Ramës dhe sektit të tij sot. Në politikë, pushteti pa ide dhe pa korrigjim nuk forcon partinë, por e shkatërron atë nga brenda.

 

  III. Makuteria si mënyrë qeverisjeje
Pushteti i gjatë ka krijuar një kulturë grabitjeje të sofistikuar: koncesione, PPP, klientelizëm, shpërndarje privilegjesh për një grusht njerëzish të lidhur drejtpërdrejt me Ramën dhe sektin e tij.

Ky sistem nuk ka më nevojë për zhvillim ekonomik real apo mirëqenie qytetare; ai jeton nga rishpërndarja e parasë publike brenda rrethit të ngushtë të pushtetit.

Por makuteria ka një ligj të hekurt: ha veten nga brenda. Sa më shumë pushtet dhe para përqendrohen në pak duar, aq më shumë shtohet konflikti, frika dhe lufta e brendshme për mbijetesë politike dhe ekonomike.

Edi Rama sot duket gjithnjë e më i shkëputur nga realiteti social. Flet me ironi, me sarkazëm, me cinizëm, sepse nuk ka më përgjigje politike. Kur pushteti nuk ka më ide, përdor talljen; kur nuk ka më argumente, përdor propagandën; kur nuk ka më besim, përdor frikën.

Por propaganda nuk mbulon dot rritjen e kostos së jetesës, lodhjen qytetare, ikjen masive të të rinjve dhe ndjesinë e thellë të padrejtësisë në vend.

  1. Sektet bien së pari nga brenda

    Që të rrëzohen këto lloj sekte nga pushteti, duhet që Opozita të vazhdojë fort denoncimin , paraqitjen e alternativës së saj dhe t’i prijë, nga organizimi e deri në fund protestës, revoltës popullore.

Partia Demokratike, Kryetari Berisha, grupi parlamentar dhe forumet e PD-së po përpiqen maksimalisht ta realizojnë këtë detyrë, që është edhe mision historik për vendin: rrëzimi i kastës, sektit në fuqi. Ky aksion duhet të vazhdojë pa ndërprerje, pa pushim, deri në largimin e sektit grabitës Rama nga pushteti. Sado i kalbur që është, ky sekt nuk rrëzohet vetë. Kjo kërkon protesta të fuqishme dhe revoltë kombëtare, të drejtuar nga opozita.

Kjo është faza ku ndodhet sot pushteti i Ramës: i fortë në dukje, por i brishtë nga brenda; arrogant në retorikë, por i pasigurt në substancë.

Fundi i Ramës po vjen me konsumim. Makuteria nuk prodhon stabilitet afatgjatë. Ajo prodhon vetëm konsumim moral, politik dhe institucional. Dhe kur ky konsumim arrin kulmin, pushteti nuk bie me spektakël, por me rrëshqitje të ngadaltë, me humbje legjitimiteti dhe me largim të heshtur të mbështetjes shoqërore. Edi Ramën sot nuk po e zë brenda makuteria që krijoi vetë dhe sekti i pushtetit që ushqeu për 13 vite me radhë.

Protesta e sotme kombëtare e thirrur nga Partia Demokratike është sinjali më i qartë i fundit të afërt të pushtetit të Ramës. Sot nuk do të jetë thjesht protestë. Sot do të jetë revoltë popullore. Ky pushtet sekti sot praktikisht ka rënë, i fundosur dhe i konsumuar tërësisht në këto 13 vite nga makutëria, korrupsioni, abuzimet, vjedhjet dhe shpërdorimet pa fre me taksat dhe pasurinë e shqiptarëve.

Me sektin Rama inovacioni ndërshkohet, ndërsa biznesi spekulativ shpërblehet!

Me sektin Rama inovacioni ndërshkohet, ndërsa biznesi spekulativ shpërblehet!

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 25/2022 “Për mbështetjen dhe zhvillimin e startup-eve”, të ndryshuar, është i destinuar të dështojë në synimet e tij, për arsyet e mëposhtme:

  • Politikë publike pa strategji dhe koherencë për start-up-et  dhe inovacionin

Prej më shumë se një dekadë, sekti Rama në pushtet ka përdorur me këmbëngulje terminologji si start-up, inovacion, ekonomi digjitale dhe sipërmarrje kreative. Megjithatë, pas fasadës gjuhësore fshihet një realitet zhgënjyes: mungesë e plotë e ndikimit real në strukturën ekonomike të vendit.

Start-up-et në Shqipëri nuk janë kthyer as në burim rritjeje ekonomike, as në kanal punësimi cilësor, as në eksportues të teknologjisë apo shërbimeve me vlerë të shtuar. Ato mbeten të pakta, të izoluara dhe kryesisht të mbështetura nga iniciativa private apo donatorë të huaj, dhe jo nga shteti.

Një nga shkaqet kryesore të dështimit dhe papërgjegjësisë së sektit është mungesa e një strategjie kombëtare të mirëfilltë për inovacionin. Dokumentet zyrtare janë thejesht deklarative, pa objektiva të matshëm, pa buxhete të qëndrueshme dhe pa mekanizma vlerësimi.

Programet qeveritare për start-up-et janë të fragmentuara dhe sporadike, ndryshojnë çdo vit, sipas axhendës politike dhe nuk lidhen organikisht me politikat arsimore, fiskale apo industriale. Në vend të një ekosistemi funksional, sekti Rama ka prodhuar vetëm evente butaforike, thirrje formale dhe ceremoni promovimi, por jo politika koherente. Praktikisht, e ka lënë Shqipërinë jashtë hartës evropiane të inovacionit.

Në BE, inovacioni nuk trajtohet si slogan, por si boshti i zhvillimit ekonomik afatgjatë. Strategji si “EU Innovation Agenda”, “Horizon Europe” dhe “Digital Europe” janë të lidhura në BE drejtpërdrejt me buxhete shumëvjeçare, objektiva të matshëm dhe institucione përgjegjëse.

Edhe në rajonin tonë, në Ballkanin Perëndimor, megjithëse në nivele më modeste, vendet e tjera  kanë ndërtuar strategji koherente kombëtare. Serbia ka Strategjinë e Zhvillimit të Ekonomisë Digjitale dhe Inovacionit, Maqedonia e Veriut ka kornizë të integruar për start-up-et dhe ICT, ndërsa Mali i Zi ka orientim të qartë drejt shërbimeve digjitale dhe turizmit smart.

Vetëm Shqipëria nuk ka një strategji kombëtare funksionale për inovacionin dhe mungon lidhja mes programeve deklarative dhe Buxhetit të Shtetit.

 

  • Financim simbolik dhe i keqdrejtuar

Fondet publike për start-up-et dhe inovacionin janë të vogla në raport me nevojat reale, të paqëndrueshme dhe të shpërndara shpesh mbi kritere jo-transparente. Në shumë raste, mbështetja financiare ka favorizuar subjekte të lidhura politikisht me qeverinë, në mënyrë dërrmuese struktura sipërmarrjesh të vogla të krijuara enkas nga patronazhistët. Fondet e taksapaguesve shqiptarë kanë shkuar për projekte pa potencial tregu, duke mos pasur monitorim pas financimit.

Në Bashkimin Evropian, fondet për kërkimin shkencor arrijnë mesatarisht në 2–3% të PBB-së, me shumicën e Vendeve Anëtare që financojnë drejtpërdrejt start-up-et dhe sipërmarrjet fintech, ndërsa ekzistojnë dhe janë shumë aktive fonde publike–private për fazën e shkallëzimit (scale-up). Në Ballkan, Serbia dhe Kroacia kanë fonde kombëtare për inovacionin,ndërsa Bosnje-Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut përdorin fonde IPA dhe nga BERZH për start-up-et e tyre, me skema bashkëfinancimi dhe me grante konkurruese.

Tek ne, financimi publik për inovacionin është nën 0.1% të PBB-së. Fondet janë të vogla, të paqëndrueshme dhe të politizuara, ndërsa mungojnë totalisht instrumentet financiare për fazën e rritjes (scale-up).

Rezultati është i qartë: pak start-up-e tek ne mbijetojnë pas fazës fillestare, pothuajse asnjë nuk rritet, shkallëzohet dhe të kthehet në kompani kombëtare.

Ndërsa Bashkimi Evropian ofron lehtësira fiskale për start-up-et inovative, mbështet skemat “stock options” për punonjësit dhe garanton procedura të shpejta falimentimi dhe rikthimi në treg, kurse vendet të tjera në Ballkan, si Serbia dhe Kroacia kanë paketa fiskale të dedikuara për start-up-et dhe fintech-et e tyre, Shqipëria ofron një sistem fiskal të paqëndrueshëm, burokraci të lartë dhe pasiguri ligjore dhe rregullatore.

Start-up-et trajtohen njësoj si bizneset tradicionale, pa lehtësira reale tatimore, skema për aksionet e punonjësve (stock options) dhe pa mbrojtje për dështimin sipërmarrës.

Në këtë mjedis, inovacioni ndëshkohet, ndërsa biznesi spekulativ dhe informal shpërblehet!

  • Arsimi dhe kërkimi shkencor: hallka e munguar

Në ekonomitë moderne, start-up-et dhe inovacioni nuk lindin rastësisht, as nga fushata propagandistike, por nga një zinxhir funksional që nis me arsimin dhe kërkimin shkencor. Universitetet, laboratorët kërkimorë dhe qendrat e transferimit të teknologjisë janë burimi kryesor i ideve, talenteve dhe produkteve me vlerë të shtuar.

Në Shqipëri, ky zinxhir është i këputur që në hallkën e parë. Arsimi i lartë dhe kërkimi shkencor nuk janë ndërtuar si motor zhvillimi ekonomik, por si sektorë formalë, të izoluar nga tregu dhe inovacioni.

Qeveria shqiptare ka dështuar të krijojë lidhje funksionale midis universiteteve, qendrave të kërkimit dhe sektorit privat inovativ. Shqipëria ende nuk ka parqe teknologjike funksionale, qeveria nuk akordon ka fonde serioze për kërkimin shkencor dhe nuk nxit komercializimin e ideve akademike. Si pasojë, talenti i ri ose emigron, ose kanalizohet në sektorë me vlerë të ulët të shtuar, ose mbetet i papërdorur.

Bashkimi Evropian po kalon drejt ekonomisë së dijes, industrisë 4.0 dhe teknologjive të gjelbra dhe digjitale. Ballkani po përpiqet të diversifikojë ekonomitë drejt teknologjisë së informacionit, shërbimeve të eksportueshme dhe prodhimit inteligjent.

Vetëm vendi ynë mbetet i mbështetur tek ndërtimi, turizmi sezonal, konsumi dhe remitancat.

Eksodi masiv i të rinjve të kualifikuar është dëshmia më e fortë e dështimit të politikave të inovacionit. Një ekonomi që nuk arrin të mbajë programues, inxhinierë, dizajnerë dhe kërkues shkencorë nuk mund të pretendojë ekosistem start-up-esh dhe  nuk mund të konkurrojë në ekonominë e dijes.

Në vend që të tërheqë talentet shqiptare nga jashtë vendit, Shqipëria eksporton falas kapitalin e saj njerëzor!

Sekti Rama e ka zëvendësuar inovacionin me propagandë. Qeveria ka zgjedhur komunikimin mbi inovacionin, dhe jo ndërtimin e tij, duke gjeneruar inkubatorë “në letër” dhe nisma digjitale pa përdorues realë.

Kjo ka krijuar një iluzion modernizimi, ndërkohë që struktura ekonomike e vendit mbetet e mbështetur në ndërtim, konsum, turizëm sezonal dhe remitanca.

 

Dështimi i sektit Rama në nxitjen e start-up-eve dhe inovacionit nuk është teknik, por politik dhe institucional. Pa ndryshime rrënjësore në qeverisje, arsim, drejtësi ekonomike dhe klimë biznesi,

Shqipëria do të mbetet një ekonomi periferike, pa kapacitet për të prodhuar vlerë të shtuar dhe mirëqenie afatgjatë. Inovacioni nuk krijohet me slogane, por me institucione funksionale, liri ekonomike dhe besim tek e ardhmja. Këto dimensione ky sekt që kemi sot në qeverisje nuk mund t’i sigurojë.

Pse Raporti i DASH fundos Ramën?

Pse Raporti i DASH fundos Ramën?

Qeverisje me korrupsion të përhapur në administratën publike dhe sistemet rregullatore

Dje Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi raportin e vitit 2025 për klimën e investimeve në Shqipëri(https://www.state.gov/wp-content/uploads/2025/09/638719_2025-Albania-Investment-Climate-Statement.pdf) .

Raporti i vitit 2025 i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) mbi klimën e investimeve në Shqipëri ofron një analizë të detajuar mbi mjedisin ekonomik, kuptueshmërinë ligjore dhe sfidat që hasin investitorët e huaj. Ashtu si në vitet e kaluara, raporti evidenton se korrupsioni dhe pastrimi i parave mbeten ndër pengesat kryesore për zhvillimin e qëndrueshëm të investimeve dhe sigurimin e konkurrencës së drejtë në treg.

Menjëherë në faqen e dytë të tij (fragmenti i parë), Raporti i DASH thekson se “…zhvillimi ekonomik i Shqipërisë mbetet i ndjeshëm ndaj (i) korrupsionit të përhapur, (ii) krimit të organizuar, (iii) konkurrencës së shtrembëruar, (iv) mungesës së fuqisë punëtore për shkak të emigrimit, (v) produktivitetit të ulët dhe (vi) një sektori të madh informal”. Investitorët e huaj raportojnë se sfidat kryesore mbeten zbatimi i ligjit, transparenca e ulët dhe burokracia, të cilat shpesh shoqërohen me kërkesa korruptive.

  1. Korrupsioni në Shqipëri: pengesë sistemike zhvillimi

Sipas DASH, korrupsioni mbetet i përhapur në nivele të ndryshme të administratës publike dhe sistemeve rregullatore. Investitorët e huaj shprehin shqetësime për tenderat publikë jo transparentë, ku fituesit shpesh lidhen me interesa politike.

Raporti cilëson se tenderat publikë në Shqipëri vazhdojnë të mbeten një nga pikat më të ndjeshme për investitorët e huaj. Sipas tij, fituesit e tenderave shpesh kanë lidhje politike, duke ulur besimin e biznesit ndërkombëtar në një konkurrencë të ndershme.

DASH shpjegon se, megjithëse ligji shqiptar për prokurimet publike është përmirësuar dhe digjitalizimi i procedurave ka reduktuar disa hapësira për abuzim, praktikat problematike vijojnë të mbeten. “Investitorët e huaj raportojnë raste ku kriteret e tenderëve përshtaten për kompani të caktuara, afatet janë të kufizuara dhe ankesat trajtohen ngadalë ose nuk çojnë në ndryshime reale,” thuhet në dokument.

Një tjetër shqetësim i ngritur nga DASH është mungesa e monitorimit efektiv, pas shpalljes së fituesit në tendër. Në shumë raste, projektet shtyhen ose ndryshohen rrënjësisht pasi kontrata është dhënë, duke rritur dyshimet për mungesë transparence dhe favorizime.

Raportet për korrupsion në prokurimin qeveritar janë të zakonshme, me investitorët që raportojnë shpesh raste të korrupsionit qeveritar, që vonojnë dhe pengojnë investimet në Shqipëri. Përdorimi i vazhdueshëm i kontratave të partneritetit publik-privat (PPP) ka zvogëluar mundësitë për konkurrencë, përfshirë edhe nga investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë.

Analiza e dobët dhe mungesa e ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave PPP janë shqetësime të vazhdueshme. Disa investitorë amerikanë janë përballur me mosmarrëveshje tregtare të diskutueshme me subjekte publike dhe private, përfshirë disa që kanë shkuar në arbitrazh ndërkombëtar.

  1. Gjyqësori, tatimet dhe doganat: çerdhe ndikimi politik dhe korrupsioni

DASH ngre shqetësimin se vendimmarrja gjyqësore në vend mbetet e paqëndrueshme dhe shpesh e ndikuar nga lidhje politike. Ky fenomen, sipas raportit, po dëmton klimën e biznesit dhe po dekurajon investitorët e huaj.

Procedurat gjyqësore shpesh zgjasin përtej afateve të arsyeshme, duke krijuar pasiguri për investitorët dhe duke rritur kostot e tyre” thuhet në raport. DASH thekson se vonesat në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve komerciale dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore e bëjnë mjedisin e biznesit më pak të parashikueshëm.

Raporti evidenton gjithashtu raste ku gjykimet kanë ndryshuar nga një shkallë gjyqësore te tjetra pa arsye të qarta ligjore, si dhe shqetësime për ndërhyrje politike në çështje të ndjeshme që përfshijnë kompani private ose interesa të mëdha ekonomike.

Raporti nënvizon se komuniteti i biznesit vendas dhe i huaj në Shqipëri, shprehet se fluksi i madh i të ardhurave të paligjshme nga trafiku i drogës, kontrabanda, evazioni fiskal dhe korrupsioni shtrembëron konkurrencën në treg. Investitorët raportojnë se mund të jenë objektiva të zhvatjes nga administrata publike, media dhe grupet kriminale.

Sipas DASH, praktikat e ryshfetit në inspektimet fiskale dhe në pikat doganore vazhdojnë të jenë një nga pengesat kryesore për një klimë të shëndetshme biznesi në Shqipëri. Raporti e përshkruan korrupsionin në këta sektorë si një fenomen ende të përhapur.

Sipas raportit, një pjesë e bizneseve dhe investitorëve të huaj raportojnë kërkesa të tërthorta për pagesa jozyrtare gjatë proceseve të kontrollit fiskal ose gjatë procedurave doganore. Këto pagesa, shpesh të cilësuara si “shërbime të shpejta”, përdoren për të përshpejtuar zhdoganimin e mallrave, për të shmangur gjoba, ose për të mbyllur kontrolle të hapura tatimore.

Prania e ryshfetit në këto sektorë jo vetëm që shtrembëron konkurrencën e ndershme, por dëmton dhe besimin e investitorëve të huaj tek institucionet shqiptare,” thuhet në raportin e DASH. Dokumenti vëren se rreziqet për korrupsion mbeten të larta në praktikat e përditshme në këta sektorë të administratës publike.

  1. Qeverisje në simbiozë me pastrimin e parave dhe ekonominë e gjerë informale

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH), në raportin e tij për klimën e investimeve për vitin 2025, ka identifikuar sektorin e ndërtimit dhe transaksionet me para në dorë si dy kanalet kryesore ku kryhet pastrimi i parave në Shqipëri.

Raporti thekson se ndërtimi ka njohur rritje të shpejtë gjatë viteve të fundit, shpesh pa një lidhje të qartë me kërkesën reale të tregut ose me burimet e deklaruara të financimit. “Rritja e shpejtë e sektorit të ndërtimit dhe përdorimi i lartë i pagesave cash e bëjnë këtë sektor veçanërisht të ekspozuar ndaj aktiviteteve të pastrimit të parave” thuhet në raport.

Sipas DASH, përdorimi i gjerë i parave fizike në transaksione të mëdha, përfshirë blerjet e pasurive të paluajtshme, krijon mundësi për transferim të fondeve të paligjshme në ekonomi, fonde pa gjurmë të qarta. “Transparenca e pronësisë dhe e burimeve të financimit mbetet e kufizuar, ndërsa kapacitetet e autoriteteve për të hetuar raste komplekse financiare janë ende të pamjaftueshme,” vijon raporti.

Sipas Raportit, ekspertët e tregut e shohin këtë situatë si një këmbanë alarmi dhe paralajmërim serioz. “Ndërtimi po kthehet në një kanal të preferuar për kapitalet e dyshimta, çka shtrembëron konkurrencën dhe rrezikon stabilitetin ekonomik,” thotë për Raportin një analist financiar.

DASH thekson se një pjesë e konsiderueshme e aktiviteteve ekonomike kryhen jashtë regjistrimeve zyrtare, duke përfshirë punësimin pa kontratë, transaksionet pa fatura dhe pagesat cash në përmasa të mëdha. “Kjo ul bazën tatimore, krijon konkurrencë të pandershme dhe kufizon aftësinë e shtetit për të ofruar shërbime publike cilësore” thekson Raporti.

Një element shqetësues që nënvizon raporti është lidhja mes ekonomisë informale dhe pastrimit të parave. Transaksionet e paregjistruara, veçanërisht në sektorët e ndërtimit dhe tregtisë, krijojnë hapësira për futjen e kapitaleve të dyshimta në qarkullim.

xxx

Për ne, Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit i vitit 2025, për klimën e investimeve në Shqipëri është një thirrje e thekshme për veprim. Nëse nuk merren masa konkrete, ekonomia jonë rrezikon të kthehet gjithnjë e më e varur nga kapitalet e pista dhe të humbasë besimin e lëkundur ndjeshëm sot, të investitorëve seriozë dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Raporti i DASH rekomandon forcimin e mbikëqyrjes financiare, rritjen e transparencës së pronarëve përfundimtarë të kompanive ndërtuese dhe kufizimin e përdorimit të parasë cash në transaksione mbi një prag të caktuar. Ai sugjeron gjithashtu bashkëpunim më të ngushtë mes institucioneve ligjzbatuese, bankave dhe agjencive ndërkombëtare, për të identifikuar dhe bllokuar flukset e parave të dyshimta. Raporti rekomandon edhe një sërë masash urgjente për luftë efektive ndaj korrupsionit sistemik.

Nëse rekomandimet zbatohen, Shqipëria mund të bëhet më konkurruese në rajon dhe të tërheqë kapital të qëndrueshëm. Në të kundërt, vazhdimësia e korrupsionit dhe dobësitë në luftën kundër pastrimit të parave mund të rrisin rrezikun e reputacionit për vendin dhe të dekurajojnë investime të reja strategjike.

Mirëpo, me sektin Rama në pushtet, të gjitha këto rekomandime serioze dhe profesionale shvlerësohen dhe përfundojnë në koshin e harresës dhe indiferencës, sikurse kanë 12 vite rrjesht që po hidhen. Rama nuk do dhe nuk mund të luftojë konkretisht korrupsionin dhe pastrimin e parave të pista, pasi është promovues dhe shërbëtor i bindur i tyre.

 

 

Pse programi qeverisës Rama 4 projektohet i dështuar?

Pse programi qeverisës Rama 4 projektohet i dështuar?

Sekti Rama po hyn në mandatin e katërt, me premtime butaforike për transformim ekonomik, stabilitet fiskal dhe përmirësim të mirëqenies së qytetarëve. Mirëpo programi ekonomik i sektit për katër vitet e ardhshme rezulton jo vetëm i pamjaftueshëm, por rrezikon që në shumicën dërrmuese të rasteve, të prodhojë efekte të kundërta nga ato të shpallura, për arësyet kokëforta të mëposhtme.

  1. Program shpenzimesh operative dhe jo shpenzime për zhvillim

Realiteti i ketyre 12 viteve ka treguar se rritja ekonomike ka qenë nën parashikimet dhe është nxitur më shumë nga konsumi dhe remitancat, sesa nga prodhimi apo eksportet, që të jetë një rritje e qendrueshme.

Borxhi publik ka mbetur i lartë, me treguesin e borxhit publik për frymë që është rritur me 1.8 herë nga viti 2013 në vitin 2024(nga 30.5 mijë lekë në 56.9 mijë lekë)! Për Produktin e Brendshëm Bruto(PBB), Programi qeverisës Rama 4, në mënyrë tinzare dhe të pandershme krahason PBB-në në euro të vitit 2013 me PBB-në në euro të vitit 2024, duke u mburrur se e ka rritur në 2.5 herë, në një kohë që kursi mesatar vjetor i këmbimit në vitin 2013 në tregun tonë ishte 140 lekë një euro, ndërsa në vitin 2024 ishte 98 lekë një euro, ose një euro e shvlerësuar në tregun tonë me 42 përqind!

Për rrjedhojë, nëse kursi aktual do të ishte 140 lekë një euro sot, sa ka qenë në vitin 2013, pra të mos kishim mbiçmim joreal të lekut, PBB e vitit 2024 do të rezultonte 16.5 miliardë lekë dhe jo mbi 25 miliardë lekë, që për një periudhë 11 vjeçare nuk quhet ndryshim i konsiderueshëm për një ekonomi. Pra, rritja nuk është siç pretendon programi mbi 2.5 herë por vetëm 1.7 herë.

Thënë ndryshe, gjatë këtyre 12 viteve, sekti Rama ka financuar një pjesë të konsiderueshme të konsumit dhe investimeve përmes borxhit, dhe jo përmes rritjes organike të ekonomisë.

Investimet private nuk janë rritur ndjeshëm për shkak të mungesës së sigurisë ligjore, pasigurisë për pronën dhe politizimit të tregut. Eshte e vertete qe buxheti vjetor është rritur në vlerë absolute ne shumicen e 12 viteve te fundit, por pjesa më e madhe e kësaj rritjeje i është dedikuar pagave dhe shpërblimeve në administratë, shpenzimeve të mirëmbajtjes dhe funksionimit të institucioneve, si dhe pagesave për koncesione dhe PPP, të cilat janë detyrime të paracaktuara afatgjata.

Nga ana tjetër, fondet për investime kapitale, për ndërtim rrugësh, ujësjellësash, shkollash, spitalesh kanë mbetur të kufizuara dhe shpesh janë realizuar nën nivelin e parashikuar.

Rritja e shpenzimeve operative tregon se qeveria nuk ka arritur të kryejë reformat e thella në administratë dhe në sektorin publik. Administrata publike mbetet e fryrë, ku gëlojnë emërimet nepotike ose të patronazhistëve, me kosto të lartë pagash dhe pa rritje të produktivitetit.

Tenderat e shërbimeve publike janë pothuajse të gjithë klientelistë, me kosto të larta dhe rezultat minimal për qytetarin. Mungon efiçienca digjitale, e cila mund të ulte shpenzimet operative dhe të përmirësonte cilësinë e shërbimeve.

Gazeta e rëndësishme zvicerane, Neue Zuercher Zeitung (ne shqip, Gazeta e Zyrihut te Ri) shkruan se projektit te ministres virtual te kabinetit te ri, Diella, i mungon gjëja më e rëndësishme, transparenca. Ajo thekson se “Sipas organizatës Transparency International, Shqipëria është një nga vendet më të korruptuara në Evropë – një pengesë qendrore për anëtarësimin në BE… Publiku e njeh Diellën deri tani vetëm nga faqja E-Albania. Një chatbot, që ndihmon në navigimin e formularëve, nuk është ndonjë gjë revolucionare. Për një mbikëqyrje sistematike të kontratave publike nevojiten sisteme shumë më komplekse sesa një chatbot i thjeshtë. Fakti që Edi Rama njofton tani se Diella do të veprojë si “ministre e inteligjencës artificiale” si në E-Albania, ashtu edhe në kontrollin e tenderëve publikë, e largon vëmendjen nga realiteti. Sepse këtu duhen algoritme të ndryshme. Një AI në fushën e prokurimeve publike, ku bëhet fjalë për miliona euro nga taksat, ka nevojë për një monitorim shumë më të rreptë dhe nga Parlamenti. E paqartë mbetet se kush do ta kontrollojë këtë inteligjencë artificiale në të ardhmen. Diella është e vendosur pranë autoritetit të T.I., AKSHI-t, i cili i nënshtrohet direkt kryeministrit. Ky institucion është shpesh i kritikuar për mungesë transparence”.

  1. Program ekonomik jo vizionar dhe i cekët

Investimet kapitale janë ato që gjenerojnë rritje ekonomike afatgjatë. Në të katër programet qeverisëse të sektit Rama, pra edhe në këtë të fundit, ato përfaqësojnë një peshë më të vogël nga viti në vit, duke krijuar stagnim në infrastrukturë, sidomos në zonat rurale.

Programi Rama 4 ka mungesë të theksuar investimesh në arsimin profesional, që do të përgatiste fuqinë punëtore për tregun e punës. Kemi mungesë investimesh në shëndetësi, çka e bën sistemin vulnerabël ndaj krizave, si pandemia.

Një program që synon të shpenzojë më shumë për vete sesa për zhvillim, pavarësisht butaforisë të treguesve gjoja pro afrimit me Bashkimin Evropian, sjell pasoja të drejtpërdrejta për vendin, si rritje e ngadaltë ekonomike, e cila nuk mjafton për të përthithur emigracionin dhe papunësinë. Ai e bën ekonominë dhe mbarë shoqërinë tonë të varur nga borxhi publik, pasi të ardhurat nuk mjaftojnë për të mbuluar shpenzimet e larta operative.

Një program i tillë prodhon çdo ditë dhe orë humbje të besimit tek qytetarët dhe bizneset, të cilat nuk shohin investime që përmirësojnë jetën dhe klimën e biznesit.

Në program shpallen objektiva butaforikë, si 2 miliardë eurove kredi dhe garanci për bizneset,

miratimi i Strategjisë Industriale Kombëtare, apo heqja e çmimeve të referencës për importet.

Përvoja e deritanishme tregon se nga garancitë sovrane kanë përfituar kryesisht bizneset e mëdha, jo ato të vogla dhe të mesme, ndërsa heqja e çmimeve të referencës ul kostot për importuesit, por rrezikon të dëmtojë edhe më shumë prodhuesit vendas, që tashmë përballen me një konkurrencë të ashpër që rrezikon t’i falimentojë, sikurse po ndodh me të 500 fabrikat e sektorit fason.

Strategjitë industriale janë ende në letër, pa projekte konkrete që të ndryshojnë strukturën e ekonomisë. Në Indeksin Global të Inovacionit 2024, Shqipëria renditet e fundit në Evropë, me vendin e 81-të nga 141 vende të botës, duke treguar dobësi në infrastrukturë, institucione dhe inovacion. Kjo bie ndesh me premtimet e sektit Rama për strategji industriale, sepse në praktikë inovacioni dhe teknologjia mbeten shumë të ulëta

 

Programi qeverisë që po paraqitet sot, vuan nga e njëjta sëmundje e programeve të tre qeverive të tjera të sektit, nga shpenzime të larta operative dhe jo-produktive. Një pjesë e konsiderueshme e buxhetit shkon për paga, administratë dhe tendera shërbimesh, duke lënë shumë pak hapësirë për investime kapitale. Është program rritje taksash dhe presionesh të panumurta mbi biznesin, program aspak vizionar dhe tejet i cekët.

Politika fiskale ka shtuar taksat dhe tarifat mbi bizneset e vogla dhe të mesme, duke penguar rritjen e tyre dhe duke nxitur ekonominë informale.

Është program shpenzimesh për partneritetet publik-privat, të fituara nga oligarkët rreth Ramës, që kanë krijuar detyrime afatgjata për buxhetin, duke ulur fleksibilitetin fiskal dhe duke rritur rrezikun e defiçitit buxhetor.

Për të katërtën herë rradhazi, programi i qeverisë paraqitet me mungesa investimesh në infrastrukturën reale dhe në teknologji, duke lënë sektorin prodhues të pazhvilluar.

Është Program që “garanton” papunësi të lartë të të rinjve. Emigracioni ka vijuar në rritje, duke zbrazur tregun e punës nga forca e kualifikuar dhe nga profesionistët.

Programi qeverisës Rama 4 është program i varësisë së plotë nga remitancat, edhe pse nuk e thotë askund që varet prej tyre! Kjo mund të kuptohej në vitet e para të tranzicionit, por kurrsesi jo tani. E megjithatë, është realitet i trishtë, i pohuar nga shumë organizata ndëkombëtare, se ekonomia e vendit po mbahet gjallë kryesisht nga paratë e emigrantëve, jo nga rritja e brendshme e prodhimit.

Është program i inflacionit të lartë dhe i shtimit të ndjeshëm të kostos së jetesës për të gjitha mallrat e konsumit të përditshem dhe për shërbimet. Politikat buxhetore dhe sociale, edhe për mandatin e katërt të sektit në pushtet, nuk do të ndihmojnë në frenimin e rritjes së çmimeve, duke rënduar më tej konsumatorin.

Në program flitet për një ekonomi dinamike dhe gjithëpërfshirëse, por treguesit socialë nuk e mbështesin këtë tezë. Koeficienti Gini në Shqipëri, i fundit i vlerësuar në faqen Eurostat

rezulton 33, pavarësisht se INSTAT në vitin 2023 e referon gabimisht 30.2. Kjo tregon se pabarazia është e madhe dhe jo të gjitha shtresat e popullsisë kanë përfituar në mënyrë të barabartë nga rritja ekonomike. Në veçanti, shtresa e mesme është tkurrur, ndërsa ajo tejet e pasur, që mund ta quajmë ndryshe edhe oligarkët e Ramës, e kanë shtuar me here pasurinë e tyre, në këto vite të rregjimit të sektit Rama.

 

Si përfundim, politikat gjoja “zhvillimore” të katër programeve qeverisës së sektit në fuqi e kanë dëmtuar rëndë bazën prodhuese dhe eksportuese të vendit, duke rrezikuar qëndrueshmërinë afatgjatë të ekonomisë shqiptare.

 

III. Program që buron nga një model ekonomik tërësisht i varur nga paraja e paligjshme!

Programi qeverisës Rama 4 është ngjizje megapremtimesh boshe, në mungesë të plotë të transparencës dhe besueshmërisë. Raportet e organizmave ndërkombëtarë dhe të KLSH-së kanë evidentuar në vijimësi shkelje të rregullave të prokurimit dhe keqmenaxhim të fondeve buxhetore, duke e bërë edhe programin e sotëm një instrument jo të zhvillimit, por të klientelizmit dhe patronazhit politik.

Programi qeverisës Rama 4 është Program i lejimit për 12 vite rrjesht të evazionit skandaloz fiskal të kompanisë Bankers, e cila ka raportuar kosto të larta operative, duke ulur bazën e tatueshme për tatimin mbi fitimin dhe duke gjeneruar fatura të fryra për shërbime dhe pajisje nga kompani të lidhura. Kompania ka gjalluar me abuzimet e saj nën indiferencën e plotë dhe ndoshta edhe bashkëpunimin mafioz të sektit në fuqi, përmes raportime për shitje të naftës nën çmimin e tregut ndërkombëtar, duke ulur të ardhurat e raportuara, duke realizuar transferim fitimi të paligjshëm jashtë Shqipërisë.

Sikurse e thekson me qartësi Instituti Konservator Shqiptar, në studimin e parë të plotë për ekonominë shqiptare: “Modeli Ekonomik i Shqipërisë – Varësia nga paraja e paligjshme, pasojat dhe zgjidhjet, megjithëse rritja ekonomike ka qenë mesatarisht rreth 4% gjatë viteve 2022–2024, kjo rritje është artificiale dhe e mbështetur kryesisht te ndërtimi dhe shërbimet – sektorë që furnizohen në masë të madhe nga pastrimi i parave të jashtëligjshme. Prodhimi industrial ra me 7.7% në vitin 2024, bujqësia (në rënie prej tremujorit të fundit të vitit 2021), ra me 2.7%, ndërsa produktiviteti ka qenë në rënie të vazhdueshme.

Instituti cilëson se, sipas të dhënave të OKB-së, flukset e paligjshme që hyjnë në Shqipëri arrijnë në një vlerësim konservator, 1–4 miliardë euro në vit, ose 5–17% të PBB-së (raporte të tjera e japin përqindjen dhe më të lartë), duke shkaktuar (i) forcim të pashpjegueshëm të lekut (+30% ndaj euros në periudhën 2015–2025), (ii) deformim të modelit zhvillimor, (iii) thellim të deficitit tregtar, me rënie të vazhdueshme në produktivitet dhe eksporte, (iv) rënie në vend të fundit për sa i përket klimës së biznesit; (v) lulëzim artificial të ndërtimit, ku vetëm 22% e financimit vjen nga bankat dhe pjesa tjetër nga burime të panjohura, si dhe (vi) rritje të varfërisë dhe të përjashtimit social në mbi 40%.

Raporti i Instituti Konservator Shqiptar thekson krizën demografike. Mbi 1.1 milionë qytetarë, sipas EUROSTAT, kanë emigruar që prej vitit 2014, ndërsa nataliteti ka rënë në nivelet më të ulëta në botë. Kjo e bën Shqipërinë një vend që po humb fuqinë punëtore dhe perspektivën afatgjatë të zhvillimit dhe të demografisë.

 

Në tërësi, programi ekonomik i qeverisë Rama 4 tregon fokus vetëm tek menaxhimi i status quo-së së një rritjeje të vakët dhe shterpë ekonomike, sesa tek zhvillimi strategjik i vendit.

Nëse nuk ndryshon filozofia programore, nga konsum në investim, Shqipëria rrezikon të mbetet në një cikël të varfër rritjeje, ku shpenzimet publike shërbejnë vetëm për të mbajtur në këmbë administratën dhe për të vijuar majmjen e oligarkëve të Kryeautokratit Rama, e jo për të krijuar të ardhme më të mirë për qytetarët.

 

Rama 4: drejt dështimit të paralajmëruar

Rama 4: drejt dështimit të paralajmëruar

Qeveria katërt e sektit Rama po vjen gjoja me premtimin për të konsoliduar reformat, për të përshpejtuar integrimin evropian dhe për të forcuar ekonominë kombëtare. Në të vërtetë, ende pa nisur ditën e saj të parë të punës, sinjalet nga pritshmëritë zero të qytetarëve tregojnë se kjo qeveri do të përballet me një dështim të paralajmëruar. Faktorët janë të shumtë: nga lodhja politike e sektit ne qeverisje, tek kriza e besueshmërisë publike dhe ngërçi institucional në disa sektorë kyçë të ekonomisë dhe shoqërisë sonë.

  1. Rama 4 me zero energji reformuese

Pas më shumë se dymbëdhjetë vitesh në pushtet, sekti qeverisës dhe vetë Kryeautokrati Rama po përballen me një fenomen klasik: lodhjen politike dhe shterimin e energjive për ndryshim. Reformat e shpallura si prioritet, si reforma në drejtësi, reforma territoriale dhe reforma administrative kanë humbur ritmin dhe përballen me rezistencë të fortë nga grupet e interesit.

Mazhoranca përballet me erozion elektoral dhe me perceptimin se i ka mbaruar energjia për reforma të mëdha. Kabineti qeveritar shihet si teknik dhe i centralizuar, me asnje figurë të re që frymëzojë ndryshim. Ministrat e kabinetit të ri janë më shumë administratorë të status quo-së së një qeverisjeje te kalbur nga korrupsioni dhe abuzimet me pronën shtetërore, se sa motorë ndryshimi. Premtimi për “hapjen e një kapitulli të ri” po zbehet, duke sjellë perceptimin e një mandati teknik dhe jo vizionar.

Pas tre mandateve të njëpasnjëshme, pritshmëritë për një mandat të katërt ishin të lidhura me përfundimin e reformave të nisura ne drejtësi, administratë publike dhe decentralizim, ne rritjen e rritjen e transparencës dhe te përgjegjshmërisë qeveritare, si dhe me modernizimin e ekonomisë, përmes digjitalizimit dhe inovacionit.

Reforma në drejtësi, e nisur në vitin 2016 si projekti më ambicioz për shtetin e së drejtës në Shqipëri, premtoi një sistem gjyqësor të pavarur, funksional dhe të paanshëm. Por në praktikë, balanca e rezultateve tregon se kjo reformë ka qenë e instrumentalizuar politikisht nga sekti Rama, për të dobësuar opozitën dhe për të konsoliduar pushtetin ekzekutiv. Në vend të një drejtësie të pavarur, Shqipëria sot përballet me një boshllëk institucional, selektivitet në hetime dhe perceptim të lartë të politizimit të prokurorisë dhe gjykatave të reja.

Në teori, reforma synonte të godiste korrupsionin në nivelet e larta dhe të rikthente besimin e publikut tek drejtësia. Në praktikë, rezultatet janë selektive dhe të njëanshme. Hetimet janë përqendruar kryesisht te figurat e opozitës dhe ish-zyrtarë të qeverive të mëparshme. Rastet e korrupsionit që prekin zyrtarë aktualë të mazhorancës hetohen më ngadalë ose mbyllen pa rezultat konkret.

Shumë gjykata kanë mbetur pa gjyqtarë, për shkak të procesit të vetting-ut, duke zgjatur pafund çështjet gjyqësore. Sekti në qeverisje ka përfituar nga kjo situatë, për të qeverisur me vendime administrative pa frikën e kontrollit gjyqësor. Ja përse opozita me të drejtë e percepton drejtësinë si mjet presioni dhe hakmarrjeje politike, ndërsa raportet ndërkombëtare (Freedom House, Transparency International, etj.) vazhdojnë të theksojnë nivel të lartë korrupsioni dhe mungesë pavarësie reale të gjyqësorit.

Në vend që të shtojë besimin e qytetarëve tek drejtësia, Ramaforma në drejtësi ka konsoliduar pushtetin autokrat të kryeministrit në mungesë të balancave institucionale, duke dobësuar ndjeshëm dhe gati shuar demokracinë pluraliste, pasi opozita ndodhet nën presion gjyqësor.

Ramaforma ka penguar edhe procesin e integrimit në BE, për shkak të mungesës së rezultateve të balancuara kundër korrupsionit në nivelet e larta të pushtetit.

Reforma territoriale e vitit 2014, e cila uli numrin e njësive vendore nga 373 në 61, synonte forcimin e qeverisjes vendore, rritjen e kapaciteteve administrative dhe ofrimin e shërbimeve më cilësore për qytetarët. Pas më shumë se një dekade zbatimi, ajo paraqitet si dështim i plotë, me rezultate tejet zhgënjyese.

Shërbimet publike kanë mbetur të dobëta, hendeku mes zonave urbane dhe rurale është thelluar, dhe decentralizimi real nuk është realizuar. Reforma ka përfunduar si një centralizim i pushtetit në pak bashki të mëdha dhe një dobësim i skajshëm i demokracisë vendore.

Reforma territoriale u prezantua si një nga reformat kyçe për integrimin në Bashkimin Evropian, por raportet e monitorimit të Komisionit Evropian, të Këshillit të Evropës dhe të organizatave vendore tregojnë se objektivat kyçe të saj të rritjes së eficiencës së administratës vendore, shtimit të të ardhurave vendore dhe investimeve në infrastrukturë, përmirësimit të cilësisë së shërbimeve për qytetarët dhe nxitjes së pjesëmarrjes qytetare e zhvillimin të demokracisë lokale kanë dështuar totalisht.

Reforma Zgjedhore është lënë në harresë, pavarësisht rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

Në 12 vjet, sekti Rama ka patur përparësi vetëm fokusin në propagandë, por jo punën e përditshme dhe të vështirë në çuarjen përpara të politikave thelbësore për të përmirësuar gjendjen ekonomike të shtresave të varfëra dhe të mesme të popullsisë. Është kujdesur për rritjen e komunikimit qeveritar të tipit marketing dhe blerjen e mediave, me mungesë të transparencës mbi vendimmarrjet strategjike qeveritare.

Sekti në pushtet është kujdesur t’i paraqesë politikat e veta publike si suksese të mëdha, ndërkohë që matjet e pavarura tregojnë progres minimal ose zero.

Të tre mandatet e mëparshme kanë treguar mungesë të reformave fiskale apo nismave për të luftuar ekonominë informale. Edhe ky mandat i katërt po ngjizet nën mungesën absolute të politikave të reja fiskale.

 

  1. Aventura antikushtetuese me ministrin virtual!

Rama 4 nuk pritet të investohet në asnjë prej drejtimeve themelore reformuese të përshkruara më sipër, për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit, por i është futur aventurës digjitale me një ministër virtual, një shkelje flagrante e Kushtetutës së vendit.

Emërimi dhe përdorimi i një “ministri virtual” me emrin Diella, pa bazë ligjore dhe kushtetuese, përbën precedent të rrezikshëm në sistemin qeverisës të Shqipërisë.

Kushtetuta e vendit e përcakton qartë përbërjen e Këshillit të Ministrave dhe mënyrën e emërimit e shkarkimit të ministrave, duke kërkuar që ata të jenë individë realë, me përgjegjësi politike dhe ligjore. Koncepti i një ministri virtual, qoftë si inteligjencë artificiale, apo si entitet digjital i përdorur në vendimmarrje, krijon boshllëk të plotë përgjegjësie, shkel ndarjen e pushteteve dhe cenon parimin e llogaridhënies publike.

Sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, neni 95 përcakton se Këshilli i Ministrave përbëhet nga kryeministri, zëvendëskryeministri dhe ministrat. Neni 98 parashikon se ministrat emërohen dhe shkarkohen nga Presidenti, me propozim të kryeministrit. Neni 102 i jep kryeministrit kompetencën për të përcaktuar drejtimet kryesore të politikës së përgjithshme shtetërore, por gjithmonë përmes ministrave të përgjegjshëm.

Emërimi i një “ministri virtual” jashtë këtyre procedurave përbën shmangie të hapur të normës kushtetuese. Nuk ekziston asnjë dispozitë që lejon ushtrimin e funksioneve ministrore nga një entitet joperson fizik. Përgjegjësia politike e ministrit nuk mund të delegohet tek një sistem digjital.

Ministri është përgjegjës përpara Kuvendit dhe mund të thirret në interpelancë. Një ministër virtual nuk mund të japë llogari reale. Mungon mundësia për përgjegjësi penale ose disiplinore në rast abuzimi me kompetencat.

Nje precedent i tille eshte i rrezikshem, pasi hap rrugën për zëvendësimin e institucioneve kushtetuese me platforma teknologjike pa mbikëqyrje dhe minon besimin e publikut te legjitimiteti i qeverisjes dhe shteti i së drejtës.

Vendimmarrjet e një sistemi virtual nuk janë transparente dhe nuk i nënshtrohen auditimit kushtetues. Ky sistem përbën rrezik sistemik dhe të pëhershëm për manipulim të dhënash dhe kapje teknologjike nga aktorë privatë ose të huaj.

 

III. Kriza më e thellë e besueshmërisë publike në 35 vjet!

Rama 4 vjen me krizën më të thellë të besueshmërisë publike në 35 vitet e tranzicionit. Sondazhet e fundit tregojnë rënie të ndjeshme të besimit te qeveria. Skandalet e korrupsionit dhe perceptimi se drejtësia e re është selektive po minojnë imazhin e mazhorancës.

Rritja e çmimeve dhe presioni mbi shtresat e mesme dhe të varfra po krijojnë pakënaqësi të forta sociale. Migrimi masiv i të rinjve është shndërruar në “votim me këmbë” kundër politikave të qeverive të sektit Rama.

Edhe pse kemi rritje ekonomike, struktura e saj mbetet e brishtë dhe nuk ngroh askënd, përveç oligarkëve pranë Ramës. Rritja ekonomike bazohet kryesisht te turizmi dhe remitancat, duke lënë sektorin prodhues në hije. Investimet publike janë të centralizuara dhe jo të shpërndara drejt rajoneve që kanë më shumë nevojë.

Procesi i anëtarësimit në BE ka hyrë në një fazë kritike. Pavarësisht butaforisë së Ramës për hapje kapitujsh në kohë rekord, negociatat po ecin ngadalë, për shkak të mungesës së rezultateve në luftën kundër korrupsionit dhe forcimit të shtetit ligjor. Partnerët ndërkombëtarë kanë dhënë mesazhe të qarta se ritmi i reformave do të jetë përcaktues për ecurinë e mëtejshme.

Sekti Rama ka marrë në duar pothuajse çdo pushtet, nga ekzekutivi te legjislativi, madje dhe ndikim mbi drejtësinë, duke dobësuar sistemin e balancave demokratike. Kjo krijon rrezik për autoritarizëm funksional, që në vend të stabilitetit mund të sjellë shpërthime sociale dhe tensione politike.

xx

Tre mandate nepotizmi dhe abuzimi e korrupsioni nën drejtimin e sektit Rama kanë sjellë një Parlament të dobësuar, pa kontroll real mbi ekzekutivin. Pasojat e mungesës së energjisë reformuese te kabineti i katërt përbëjnë rrezik për procesin e integrimit në BE, për shkak të mosplotësimit të kapitujve kyçë. Ato do të sjellin stagnim ekonomik afatmesëm, me rritje të ngadalësuar dhe ulje të konkurrueshmërisë.

Qeverisja Rama 4 do të vijojë të shkaktojë një erozion të plotë të besimit publik, rritje të apatisë qytetare dhe shtim galopant të emigracionit dhe të humbjes së shpresës se ky vend bëhet.

Në këtë kontekst, Partia Demokratike, krahas demaskimit të Ramës dhe kabinetit pupac 4 të tij, nuk mund të mbetet thjesht kritike e situatës. Përgjegjësia e saj si forcë kryesore opozitare është të shpalosë një alternativë të qartë politike, ekonomike dhe institucionale, për të ofruar një rrugëdalje reale për qytetarët. Kjo është thelbësore për rikthimin e besimit publik te opozita dhe për rigjallërimin e demokracisë pluraliste në Shqipëri.

Ndërsa kabineti Rama 4 po shkon drejt dështimit të paralajmëruar, detyrimi i PD-së është të ofrojë një vizion të qartë, realist dhe të besueshëm për të ardhmen e Shqipërisë. Shpalosja e alternativës nuk është thjesht një zgjedhje strategjike, por një përgjegjësi politike dhe qytetare. Vetëm kështu opozita mund të rifitojë rolin e saj si motor i ndryshimit dhe garante e një demokracie funksionale.

 

Ndryshimi është domosdoshmëri dhe progres

Ndryshimi është domosdoshmëri dhe progres

Zgjedhjet e 11 majit 2025 nuk sollën legjitimitet për qeverisjen e vendit. Përkundrazi, e minuan akoma dhe më shumë atë. Ato thelluan bindjen tek qytetarët se procesi zgjedhor në Shqipëri mbetet i kapur dhe i manipuluar nga sekti në pushtet. Në vend të rikthimit të besimit tek kutia e votimit, qytetarët panë edhe një herë se demokracia nën sundimin e Ramës funksionon thjesht si një fasadë, ku rezultati nuk është pasojë e votës së lirë, por e kontrollit të pushtetit nga autokrati në pushtet.

Zgjedhjet e 11 majit shënuan një nga momentet më të qarta të regresit demokratik në vend, duke treguar se pa një reformë të vërtetë zgjedhore, pa garantimin e barazisë së aktorëve politikë dhe pa funksionimin e institucioneve të pavarura, çdo palë zgjedhje mbetet thjesht një farsë politike dhe vjedhje votash.

Për tësiguruar nëzhvillimin afatmesëm dhe afatgjatë rikthimin e demokracisë dhe të zgjedhjeve të lira, Partia Demokratike duhet të punojëçdo ditë sot, me bindje dhe përkushtim paralelisht në dy fronte, me qytetarët dhe me simpatizuesit e saj, me forca dhe mendim politik në veprime konkrete të shpërndara në kohë të barabartë (50 përqind me 50 përqind) në:

 

  1. Vijimin e denoncimittë farsës zgjedhore dhe manipulimit të zgjedhjeve të 11 majit nga sekti Rama, por edhe të të gjitha abuzimeve skandaloze 12 vjeçare tëkeq qeverisjes së tij.
  2. Përcjellja e alternativës së PD-së shoqëruar me riorganizmin e saj.

* * *

  1. Vijimin e denoncimit të farsës zgjedhore dhe manipulimit të zgjedhjeve të 11 majit nga sekti Rama, por edhe të të gjitha abuzimeve skandaloze 12 vjeçare të keq qeverisjes së tij.

I.1. Denoncimi i farsës zgjedhore

Denoncimi i farsës së 11 majit 2025 është një çështje kardinale e demokracisë në Shqipëri dhe një problem kombëtar. Kur zgjedhjet kthehen në një ritual të paracaktuar, qytetarët humbasin shpresën, demokracia zhbëhet dhe shteti shndërrohet në një mekanizëm kontrolli, jo përfaqësimi. Pa garë të ndershme, pa institucione të pavarura dhe pa transparencë, vendi rrezikon të mbetet një demokraci formale, ku kutia e votimit nuk është instrument i sovranitetit popullor, por fasadë e pushtetit.

Kryetari i PD-së, Prof. Dr. Sali Berisha po e realizon shumë mirë përditë këtë çjerrje të maskës së rregjimit, duke sjellë prova të pakontestueshme me video dhe audio, të manipulimeve dhe vjedhjeve të votës. Atij,po i bashkohet në procesin denoncues e gjithë Partia Demokratike, me institucionet e saj.

Zgjedhjet e 11 majit 2025, të paraqitura nga qeveria si një shembull i funksionimit të demokracisë, në fakt u shndërruan në një shembull të gjallë të degradimit të standardeve demokratike. Procesi u denoncua nga opozita, shoqëria civile dhe zëra të pavarur si një farsë zgjedhore e manipuluar, ku vota e qytetarëve u përdor më shumë si dekor legjitimiteti, sesa si mjet i sovranitetit popullor.

Zgjedhjet nuk ofruan një garë të barabartë. Kandidatët e opozitës u përballën me pengesa administrative, presione dhe shpesh me përjashtime të padrejta nga procesi. Përdorimi i burimeve publike, i punonjësve të administratës dhe makinerisë shtetërore në favor të kandidaturave të sektit Rama, e deformoi që në nisje garën zgjedhore.

Fushata u shënua ngashkeljet flagrante të kodit zgjedhor, përdorimi abuziv i resurseve publike, presioni ndaj punonjësve të administratës dhe përfituesve të skemave të ndihmës ekonomike përmes patronazhimit dhe shantazhit të gjithanshëm ndaj opozitës. Këto elementë e kthyen procesin nga një garë e lirë, në një farsëtë kontrolluar nga pushteti.Pjesëmarrja e ulët në votime ishte një mesazh i qartë i mosbesimit qytetar. Shumë shqiptarë refuzuan të bëhen pjesë e një procesi që e konsideronin të paracaktuar dhe të manipuluar.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe strukturat e tjera që duhet të garantonin paanshmërinë, u denoncuan me të drejtë për qëndrime të njëanshme. Shumë ankesa të opozitës u injoruan dhe po injorohen, ndërsa shkeljet flagrante mbetën dhe po mbeten pa ndëshkim.

Shqipëria u shfaq qartë si një vend ku zgjedhjet nuk janë instrument i ndryshimit politik, por i riprodhimit të pushtetit ekzistues. Raporti paraprak i OSBE/ODIHR-it e vërtetonkëtë.

I.2. Denoncimi i korrupsionit 12 vjeçar tëkeq qeverisjes së Ramës dhe më gjerë të tranzicionit të stërgjatur

Partia Demokratike nuk duhet tëpushojëse denoncuari qoftë dhe një ditë të vetme abuzimet skandaloze të qeverisë Rama me (i) koncesionet publike, me (ii) gjoja investuesit strategjikë, (iii) pronat publike, me (iv) financat publike dhe (v) pasuritë kombëtare (skandalet dhe abuzimet në AlbPetrol, Bankers, etj.).

Që prej vitit 2013, kur Edi Rama mori pushtetin, korrupsioni në Shqipëri ka marrë një dimension sistemik, duke u kthyer në tipar të pandashëm të qeverisjes. Pas 12 vitesh, bilanci i këtij pushteti nuk matet më thjesht me skandale të përkohshme, por me ndërtimin e një modeli ku korrupsioni është bërë mekanizëm sundimimjet pasurimidhe formë kontrolli politikKy model bazohet në gjashtë shtylla korruptive:

  1. Kapja e institucioneve

Gjatë këtyre 12 viteve në pushtet, institucionet e pavarura që duhej të kontrollonin qeverinë u nënshtruan. Parlamenti u shndërrua në zgjatim dhe noter të ekzekutivit, gjykatat u përdorën për të legjitimuar vendimet e qeverisëm, organet e pavarura kushtetuese dhe jo kushtetuese janë tërësisht të varurar nga sekti në pushtet. Kjo kapje institucionale i krijoi Ramës terrenin për një korrupsion të padënuar.

  1. Koncesionet dhe PPP-të – skema më e madhe e abuzimit

Një nga format më të rënda të korrupsionit ka qenë përdorimi i kontratave koncesionare dhe partneriteteve publike-private (PPP). Nga inceneratorët tek rrugët dhe shërbimet spitalore, këto kontrata janë shpesh të mbivlerësuara financiarisht, pa studime të plota fizibiliteti dhe me fitues të paracaktuar. Rasti i inceneratorëve mbetet simbol i kësaj praktike, ku qindra milionë euro nga taksat e qytetarëve përfunduan në duart e një rrjeti klientelist të Ramës.

  1. Tenderat e manipuluar

Sipas raporteve të institucioneve ndërkombëtare, KLSH dhe organizatave të pavarura, pjesa më e madhe e tenderëve publikë gjatë këtyre 12 viteve janë zhvilluar me mungesë konkurrence reale. Skema e “ofertuesit të vetëm” në tender është kthyer në normë, duke garantuar që fondet publike të shpërndahen tek një grusht kompanish të lidhura me sektin në pushtet.

  1. Urbanizimi dhe lejet e ndërtimit

Tirana, por edhe qytetet e tjera të mëdha, si Vlora, Durrësi, Saranda, Fieri, etj. janë shembujt më të dukshëm të korrupsionit urban. Lejet e ndërtimit u shpërndanë në mënyrë selektive, shpesh në shkëmbim të favoreve financiare dhe politike. Transformimi i kryeqytetit, por edhe i qyteteve kryesore, sidomos atyre bregdetarë, i shfaqur si sukses modernizues, ka pasur si bazë një treg të deformuar ndërtimi, ku interesat klienteliste kanë mposhtur dhe përgjumur interesin publik. Procesi i kullëzimit të Tiranës është dëshmi konkrete e pstrimit të parave të pista në Shqipëri.

  1. Korrupsioni elektoral

Në çdo palë zgjedhje, akuzat për blerje votash, përdorim të fondeve publike dhe presion ndaj administratës kanë qenë të pranishme. Skandali i “Dosjes 184” dhe “Dosjes 339”, ku u dokumentuan lidhje mes strukturave të pushtetit dhe elementëve kriminalë për manipulim elektoral, është tregues i qartë se ku mbështetet “fitorja” e Ramës në zgjedhje.

  1. Korrupsioni dhe krimi i organizuar

12 vitet e Ramës kanë parë edhe ngushtimin e kufirit mes pushtetit dhe botës së krimit. Raportet ndërkombëtare kanë evidentuar rritjen e ndikimit të grupeve kriminale në ekonomi dhe politikë, shpesh përmes lidhjeve me administratën dhe financimin e fushatave zgjedhore, duke merituar tërësisht emërtimin Ramaduro.

 

  1. Përcjellja e alternativës së PD-së shoqëruar me riorganizmin e saj.

 

II.1. Programi i PD-së: jo një motorr i ndalur pas 11 majit!

Pas 11 majit, PD nuk mjafton të jetë thjesht parti proteste, por duhet të paraqitet si forca e vetme politike që ofron një model tjetër drejtimi të shtetit.

Pas 11 majit 2025, qytetarët nuk duan vetëm dëshmi të farsës zgjedhore. Ata i panë vetë shumë nga këto dëshmi. Ajo që kërkojnë qytetarët është një opozitë me alternativa të qarta, një vizion për një shtet të së drejtës, një ekonomi që mbështetet në shfrytëzimin e drejtë të jo korruptiv të burimeve natyrore, politika të ndershme fiskale dhe një demokraci funksionale. Nëse PD arrin ta artikulojë këtë alternativë në mënyrë intensive në kohë dhe hapërisë, mund të shndërrohet në boshtin e ndryshimit që kërkon vendi.

Partia Demokratike duhet te angazhohet në gjysmën e kohës dhe të mjeteve dhe forcave të saj, për të shfaqur përditë përpara qytetarëve alternativën e saj të qeverisjes, mbi bazën e premtimeve-projekte të programit elektoral të saj. Ky program nuk mund dhe nuk duhet të mos përmendet më, sikur të ishte vetëm një serbator karburanti për garë elektorale.

Ai është dhe duhet të ngelet modeli ynë qeverisës, kredo-ja jonë, mbi bazën e të cilit qytetarët do të na besojnë dhe do të mbështesin propozimet tona.

Për çdo problem me të cilin përballet përditë qytetari, ne duhet të japim alternativën tonë. Për shembull, si do ta kishim përballuar ne emergjencën e zjarreve në verë. Ç’do të kishim bërë për t’i siguruar vendit një flotë të dedikuar ajrore për emergjencat natyrore, e kështu me rradhë, duke nisur nga më kryesoret, ndarjen e re territoriale, taksën e sheshtë, përcaktimin e minimumit jetik, dyfishimin e pensioeve, etj, etj.

Sigurisht që alternativa e PD-së duhet dhe do të mbështetet mbi ekspozimin e qartë të pasojave të korrupsionit të qeverisë se sektit Rama: shkatërrimi i konkurrencës së ndershme, deformimi i tregut, pasurimi i një pakice dhe varfërimi i shumicës. Vetëm duke treguar rrugën se si do të prishen këto skema dhe si do të funksionojë ndryshe shteti, si ne do ti korrigjojmë përfitmet e padrejta të oligarkëve (pa dallime) dhe pseudo investitorëve strategjik etj, Partia Demokratike do të fitojë besueshmëri tek qytetarët dhe do të realizojë më shpejtë në kohë objektivin e saj parësor për tani: mosnjohjen e farsës zgjedhore dhe realizmin e zgjedhjeve të parakohshme.

II.2. Ndryshim rrënjësor organizativ dhe në politikëbërje

Ndryshimi i strukturave organizative dhe i drejtuesve të PD-së paraqitet sot si domosdoshmëri dhe progres. Ai nuk është më një opsion, por një domosdoshmëri. Ky ndryshim nuk duhet parë si një akt formal, por si një proces i thellë rinovimi, që sjell progres për partinë dhe shoqërinë.

Ai duhet të fillojë nga drejtuesit politikë që humbën në zgjedhjet e 11 majit në qarqet e tyre, pavarësisht farsës dhe manipulimit të zgjedhjeve.

Këta drejtues duhet ose të japin dorëheqje (personalisht, menjëherë pas zgjedhjeve, në maj 2025, i paraqita Kryetarit të Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berishës dorëheqjen time, si drejtues politik i qarkut Vlorë) dhe/ose të zëvendësohen me të rinj, nga kandidatët e PD-së në listat e hapura që fituan ose morën mbështetje të gjerë nga elektorati.Madje dhe kohëzgjatjen e mandatit të deputetve drejtues të ëlistave të mbyllura duhet ta diskutojmë. I njëjti proces duhet të jetë dhe për drejtuesit e Partisë dhe të grupit dhe komisioneve parlamentare. Drejtuesit e qarqeve që fituan në këto zgjedhje, që i rezistuan fort dhe me rezultat regjimit të Ramës dhe deputetët fitues nga listat e hapura duhet të jeën në ekipin e ri drejtues të grupit dhe komisioneve parlamentare. Cdo deputet fitues në këto zgjedhje të vështira duhet të vlerësohet më tej nga Kryetari i Partisë dhe nga gjithë grupi parlamentar.

Ndryshimi përmes riorganizimit të Partisë Demokratike duhet të ndodhësa më shpejt dhe në çdo nivel të saj, duke riorganizuar degët e saj dhe krijuar nëndegët, në bazë të variantit që ne kemi paraqitur për reformën e re territoriale, duke përfshirë sa më shumë intelektualë, të rinj, ish të përndjekur politikë, etj.Riorganizimi i PD-së nuk duhet të kufizohet vetëm në emra të rinj në drejtim, por duhet të përfshijë demokratizimin e brendshëm të saj, rikthimin e meritokracisë, promovimine figurave të reja intelektuale, të lidhura me bazën qytetare. Kandodatët për deputet në listat e hapura që garuan fort dhe me dinjitet duhet të përfhsihen tërësisht në drejtimin e partisë në rrethe dhe qëndër, krahas drejtuesve partiakë që punuan me përkushtim.

Një parti që kërkon të rikthehet në pushtet duhet të ofrojë lidership të besueshëm dhe me rezultate pozitive në zgjedhje. Ndryshimi i drejtuesve të qarqeve, të partisë dhe grupit parlamentar do të jetë dëshmi e fortë për shoqërinë shqiptare se PD është një forcë që reflekton, rinovohet dhe synon fitoren në zgjedhje. Ky ndryshim i realizuar përmes një procesi të drejtë dhe transparent, mbështetur në rezultatet e tre zgjedhjeve të fundit parlamentare (2017, 2021, 2025) do të hap rrugën për figura të reja me vizion, integritet dhe energji të re, të cilët natyrisht do të bashkëpunojnë dhe me ish-drejtuesit e PD-së. Në Partinë Demokratike asnjë nuk është i tepërt dhe nuk e kemi luksin të humbasim asnjë.

* * *

Pas farsës zgjedhore të 11 majit 2025, Partia Demokratike dhe Kryetari i saj, Prof dr. Sali Berisha, kanë detyrimin historik të rikthehen si alternativë qeverisëse e besueshme. Vetëm përmes një platforme të qartë reformuese, bashkimit të brendshëm dhe guximit dhe energjisë për t’u ofruar shqiptarëve një model të ndryshëm qeverisjeje, PD mund të thyejë agresionin e Ramës (për tentativat korruptive të Ramës me qëllim shkatërrimin e PD-së, do të shprehem në një tjetër shkrim), të trokasë dhe zgjojë në murin e apatisë qytetare dhe të ndërtojë rrugën drejt rotacionit politik, aq të dëshirueshme për të gjithë shqiptarët.

V.O. Përpara një viti në një mbledhje të Këshillit Kombëtar të PD-së, sugjerova për drejtuesite PD-së, që të përgatisin një analizë SËOT, për Partinë Demokratike. Sot më shumë se kurrë nevojitet një analizë e tillë në shërbim të ndryshimit, i cili është domosdoshmëri dhe progres.

 

Si INSTAT dhe sekti Rama shpikën 4 milionë turistë nga hiçi!

Si INSTAT dhe sekti Rama shpikën 4 milionë turistë nga hiçi!

Procesi i matjes së flukseve turistike ka mbetur një ndër sfidat kryesore të statistikave zyrtare në Shqipëri gjatë viteve të fundit, e trajtuar në mënyrën më amatoreske dhe të papërgjegjshme. Shifrat e raportuara shpesh pasqyrojnë të gjithë vizitorët e huaj që hyjnë në vend si turistë, edhe pse një pjesë e tyre janë për arsye pune, tranziti apo vizita afatshkurtra, që nuk lidhen drejtpërdrejt me turizmin.

  1. Pse katër milionë turistë mungojnë në apel

Në vitin 2024 u regjistruan mbi 10 milion hyrje të shtetasve të huaj, ku një pjesë e madhe përfshinin individë që kishin pak ose aspak të bënin me turizmin. 2.1 milion prej të ardhurve të huaj ishin hyrje për arsye pune dhe biznesi, 1.2 milionë ishin udhëtarë tranzit nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, me destinacion për në Rinas, për fluturime në vende të tjera dhe kthim, ndërsa gjysmë milioni ishin vizitorë për arsye studimi, shëndeti apo qëllime të tjera. Edhe pse rreth katër milionë vizitorë të huaj nuk kanë të bëjnë me aktivitetet turistike, prapë regjistrohen nga INSTAT dhe Policia Kufitare si të tillë. Mungesa e kategorizimit të saktë bën që shifrat e turizmit të fryhen artificialisht, duke krijuar perceptime të shtrembëruara mbi kontributin real të sektorit.

Dhe prej këtej vijnë mburrjet e drejtuesit të sektit Rama në pushtet apo të ministrave të tij, për gjoja 10 milionë turistë të huaj vitin e kaluar! Kjo krijon një shtrembërim të të dhënave, duke ndikuar jo vetëm në perceptimin e gabuar publik dhe ndërkombëtar, por edhe në politikat ekonomike të lidhura me turizmin.

Metodologjia e INSTAT dhe Policisë Kufitare klasifikon shumicën e hyrjeve të shtetasve të huaj si “vizitorë/turistë”, pavarësisht qëllimit të udhëtimit. Kjo jo vetëm krijon pasaktësi statistikore, pasi mungon ndarja mes turistëve realë dhe vizitorëve për arsye të tjera, por çon edhe në politika të gabuara publike. Me këto matje, strategjitë e turizmit bazohen në të dhëna të fryra dhe jo në kërkesën reale të tregut. E gjitha kjo sjell keqorientim të investimeve, ndërkohë që nevojat për infrastrukturë për kategori të tjera vizitorësh mbeten të paplotësuara.

  1. Edhe në turizëm, sekti Rama “shkëlqen” në mungesë transparence dhe injorim të praktikave të mira të rajonit dhe BE-së

Shqipëria e sektit Rama në pushtet “shkëlqen” kështu në mungesë transparence. Të dhënat që jep me mburrje qeveria nuk përputhen me raportimet e organizatave ndërkombëtare, si Organizata Botërore e Turizmit, OECD, PNUD, etj. Për shkak të të dhënave të fryra në ardhje turistësh, Shqipëria shihet si vend me statistika të manipuluara, duke dëmtuar rëndë kredibilitetin ndërkombëtar të saj.

Sektit në pushtet i ka shërbyer injorimi i qëllimshëm i të gjitha qasjeve dhe eksperiencave të suksesshme të matjes së turistëve të huaj nga rajoni dhe vendet e Bashkimit Evropian. Për shembull, Mali i Zi ka një sistem të detyrueshëm regjistrimi elektronik të turistëve përmes platformës qendrore “eVisitor”, ku çdo hotel, bujtinë apo pronar që jep shtëpi me qira është i detyruar të deklarojë vizitorët brenda 24 orëve nga mbërritja. Ky regjistrim lidhet drejtpërdrejt me taksën e qëndrimit dhe me statistikat zyrtare.

Kroacia gjithashtu zbaton sistemin “eVisitor”, i cili konsiderohet model për rajonin. Regjistrimi bëhet online, është i integruar me policinë kufitare dhe me institucionet tatimore, duke siguruar shifra të sakta për turizmin dhe për të ardhurat nga taksat lokale. Maqedonia e Veriut përdor një sistem të centralizuar, ku hotelet dhe strukturat akomoduese raportojnë në Ministrinë e Brendshme dhe në Ministrinë e Ekonomisë, ndërsa shkeljet penalizohen me gjoba të larta.

Ndër praktikat në vendet e Bashkimit Evropian, në Itali çdo hotel apo strukturë mikpritëse është e detyruar të regjistrojë turistët në sistemin e policisë “Portale Alloggiati” (në italisht, Portali i të Mikpriturve) brenda 24 orëve. Sistemi është i lidhur edhe me shërbimet fiskale. Në Spanjë, një vend i zhvilluar turistik, regjistrimi bëhet përmes sistemeve rajonale, por në të gjitha rastet të dhënat kalojnë në polici dhe në autoritetet e turizmit. Regjistrimi është i detyrueshëm edhe për apartamentet me qira afatshkurtër, si p.sh. Airbnb. Në Francë strukturat akomoduese kanë detyrim të mbajnë regjistër vizitorësh dhe t’i raportojnë autoriteteve. Përveç aspektit të sigurisë, kjo lidhet me pagesën e taksës së qëndrimit.

  • Kaosi i qëllimshëm i statistikave të turizmit në Shqipëri

Të gjitha këto praktika të suksesshme sekti Rama i kishte përpara, por zgjodhi t’i injoronte. Shqipëria ende nuk ka një sistem unik elektronik për regjistrimin e turistëve. Hotelet dhe strukturat akomoduese kanë detyrime ligjore për të raportuar vizitorët në polici, por kontrolli është i dobët dhe shpesh nuk aplikohet. Një pjesë e madhe e akomodimit (shpesh informal, si apartamente me qira ditore) nuk raportohet, duke sjellë mungesë të statistikave reale për numrin e turistëve, humbje të të ardhurave nga taksa e qëndrimit dhe probleme sigurie, pasi autoritetet nuk kanë informacion të plotë mbi të huajt që hyjnë dhe qëndrojnë në territorin tonë.

Tek ne, regjistrimi i parregullt ndodh për disa arsye kryesore: dominimi i akomodimit informal (apartamente private të paregjistruara në tatime), mungesë sistemi të centralizuar digjital të lidhur me policinë kufitare dhe tatimet, zbatim i dobët i ligjit dhe mungesë gjobash efektive ndaj shkelësve.

Qeveria mbyll sytë dhe toleron informalitetin e lartë në turizëm, mes shumicës së pronarëve të njësive akomoduese dhe shtëpive që jepen me qira, të cilët shmangin raportimin për të mos paguar taksa.

Shqipëria dhe shqiptarët humbin shumë në këtë eldorado papërgjegjshmërie. Statistikat e turizmit dalin të fryra ose të pasakta, duke ulur besueshmërinë ndërkombëtare. Buxheti i Shtetit dhe bashkitë humbin të ardhura të rëndësishme, ndërkohë që vështirësohet planifikimi i politikave publike për turizmin, si infrastruktura dhe shërbimet. Nga regjistrimi i parregullt cenohet edhe siguria kombëtare, pasi autoritetet nuk kanë të dhëna të plota mbi lëvizjen e vizitorëve.

xx

Ndërsa vendet e rajonit dhe të BE-së kanë kaluar prej kohësh në sisteme elektronike të detyrueshme dhe të integruara te matjes se turisteve, Shqipëria ende vuan nga një regjistrim i fragmentuar dhe shpesh fiktiv i tyre. Zgjidhja kërkon ngritjen e një platforme kombëtare të ngjashme me “eVisitor” të Kroacisë, të lidhur me policinë, tatimet dhe bashkitë, duke bërë raportimin automatik dhe të detyrueshëm për çdo vizitor. Por sekti Rama nuk ka ndërmend kurrë ta bëjë këtë.

 

Mashtrimi-manipulim i INSTAT me mallrat tranzit për në Kosovë!

Mashtrimi-manipulim i INSTAT me mallrat tranzit për në Kosovë!

Këmbëngulja e INSTAT se rezultatet e Censit 2023, i cili kishte mbaruar që në nëntor 2023, nuk mund të shpalleshin përpara qershorit 2024, ishte jo vetëm krejt e pabazuar në argumente profesionale dhe e pakuptimtë, por la një shije të keqe dhe hije të fortë mosbesimi tek qytetarët e thjeshtë, për të mos përmendur ekspertët dhe studjuesit e ekonomisë.

Shumëkush pa me të drejtë hijet e presionit politik të Ramës mbi këtë institucion kyç të politikave ekonomike të vendit. Pagojësia e INSTAT për të dhënë shkaqet e vonesës dëshmoi praninë e presioneve të forta politike dhe porosinë-urdhër që institucioni kishte marrë nga sekti Rama, që për tetë muaj të mbyllë gojën dhe të mos vërtetojë, përmes Censit 2023, braktisjen masive të vendit!

Sa më pak shqiptarë INSTAT të llogarisë që kanë ikur jashtë vendit në 10 vitet e fundit (i nxorri 400 mijë, ndërkohë që EUROSTAT në të dhënat e tij flet për mbi 900 mijë!), aq më lehtë ndihet sekti Rama në pushtet. Aq më pak epiteti i boshatisësit të vendit, njëlloj si thika Makbethit, nuk do t’i dalë në gjumë.

Është ky urdhër që e ka detyruar këtë institucion të pavarur kombëtar, të shkelë Kodin e  Statistikave të Bashkimit Evropian, i quajtur Kodi i Praktikës së Statistikave Evropiane (https://ec.europa.eu/eurostat/web/quality/european-quality-standards/european-statistics-code-of-practice ). Ky kod flet për parimin themelor të “neutralitetit”, pavarësise në procesin e prodhimit të statistikave evropiane, pa asnjë presion politik apo nga grupe të tjera të interesuara.

 

  1. Shbërja e INSTAT si institucion i besueshëm

Deformimi dhe pagojësia e INSTAT një vit e dy muaj më parë, ishin shenja e parë e humbjes së kredibilitetit dhe e falsifikimit të të dhënave nga ky institucion. Skandali i denoncuar sot nga Prof. Dr. Sali Berisha, i përdorimit të të dhënave të mallrave tranzit që shkojnë nga Porti i Durrësit apo Vlorës për në Kosovë, duke na i shitur si eksporte të Shqipërisë, e dërrmoi plotësisht besueshmërinë e INSTAT.

Statistikat tregtare janë një nga burimet më të rëndësishme të informacionit për ekonominë e një vendi. Ato përcaktojnë shkallën e zhvillimit, bilancin tregtar, strukturën e eksporteve dhe të importeve.

Në Shqipëri, prej vitesh janë ngritur dyshime serioze mbi mënyrën se si INSTAT i raporton të dhënat e tregtisë së jashtme, veçanërisht për mallrat që kalojnë tranzit nëpër territorin shqiptar, me destinacion Kosovën dhe që kapin vlera me qindra milionë euro çdo vit.

Ky manipulim, i njohur tashmë si “inflacion i eksporteve”, ka krijuar një pasqyrë të shtrembëruar të volumit të tregtisë, duke i dhënë publikut dhe institucioneve ndërkombëtare një realitet të rremë të gjoja rritjes së fortë të eksporteve të mallrave nga Shqipëria.

Është tashmë një praktikë abuzive e shëmtuar që mallrat që hyjnë nëpërmjet porteve shqiptare (Durrës, Vlorë, etj.) dhe kalojnë tranzit drejt Kosovës, të regjistrohen si eksporte të Shqipërisë, megjithëse nuk janë prodhuar dhe as nuk i përkasin ekonomisë sonë! Në vend që të evidentohen si “mallra tranzit”, sikurse realisht janë, ato raportohen si “eksporte të Shqipërisë drejt Kosovës”. Ky manipulim rrit artificialisht shifrat e tregtisë sonë të jashtme.

Kjo bën që të dhënat e Kosovës shpesh nuk përputhen me ato të Shqipërisë. Kosova i regjistron këto mallra si “importe nga vendet e origjinës”, për shembull nga Turqia, Kina apo Italia, ndërsa Shqipëria i raporton përmes INSTAT-it si “eksporte shqiptare”!

 

  1. Manipulimi me eksportet, qokë e INSTAT për Ramën

Me këtë manipulim, INSTAT i bën një qokë dhe dhuratë të madhe sektit Rama, i cili dëshpërimisht kërkon të paraqesë një rritje të lartë të eksporteve, qoftë edhe fiktive, për të dhënë imazhin e një ekonomie dinamike.

INSTAT asnjëherë nuk jep shpjegim për dobësinë institucionale të mungesës së kontrollit të kryqëzuar mes shifrave që jepen nga doganat dhe ato të vetë INSTAT-it, pasi kjo i krijon mundësinë këtij të fundit që mallrat tranzit t’i fusë gabimisht në bilancet tregtare të vendit.

Të dhënat nuk verifikohen në mënyrë të pavarur nga një institucion ndërkombëtar apo nga partnerët rajonalë.

Prej këtej vjen dhe shtrembërimi i realitetit ekonomik. Ekonomia e Shqipërisë paraqitet sikur eksporton më shumë se sa realisht prodhon! Dhe bëhemi qesharakë dhe humbasin besueshmëri të të dhënave tona, pasi partnerët ndërkombëtarë dhe institucionet e BE-së i shohin qartë mospërputhjet e dukshme në statistika. Dhe kjo dëmton rëndë reputacionin e Shqipërisë.

Bazuar mbi këto të dhëna të fryra të eksporteve tona, qeveria harton strategji ekonomike jo reale. Shifrat e fryra krijojnë mundësi edhe për evazion dhe kontrabandë, duke i kaluar mallrat tranzit si tregti ligjore vendase.

Në shumë vite tashmë, të dhënat e raportuara nga INSTAT për eksportet drejt Kosovës kanë qenë disa herë më të larta sesa ato që raportojnë autoritetet kosovare për importet nga Shqipëria. Diferenca lidhet kryesisht me mallrat e konsumit dhe produktet industriale, që vijnë nga vende të treta dhe thjesht tranzitojnë nëpër territorin e Shqipërisë, por që për INSTAT regjistrohen si eksporte të Shqipërisë në Kosovë!

 

  • Jo më shërbëtor symbyllur i Ramës!

Degradimi dhe përçudnimi i një institucioni me vlera kombëtare, si INSTAT, është realisht i dhimbsëm në vitet e fundit. Ky institucion, që mbahet nga paratë e taksapaguesve shqiptarë, duhet urgjentisht të kryejë ndryshime metodologjike, duke ndarë qartë mallrat tranzit nga eksportet reale.

Qeveria duhet të realizojë koordinim të detyrueshëm mes doganave të Shqipërisë dhe të Kosovës, për të harmonizuar statistikat. INSTAT duhet të publikoje të dhëna krahasuese me Kosovën, për të shmangur dyshimet dhe për të larguar hijen e rëndë të skandalit të tanishëm.

INSTAT duhet të kërkojë mbikëqyrje ndërkombëtare nga EUROSTAT dhe institucione të tjera që monitorojnë standardet statistikore. Ky institucion duhet të pushojë së qeni “shërbëtor symbyllur” i Ramës!

 

Mashtrimi me mallrat tranzit drejt Kosovës është një nga shembujt më të qartë se si statistikat mund të përdoren politikisht,  për të krijuar një realitet fiktiv. Ky fenomen dëmton e shkatërron jo vetëm besueshmërinë e INSTAT, por edhe të gjithë imazhin e ekonomisë së Shqipërisë.

Vetëm përmes transparencës, kontrollit të ndërsjellë dhe ndarjes së qartë mes eksporteve reale dhe mallrave tranzit, mund të shmanget ky manipulim që prej vitesh ka deformuar bilancin tregtar të vendit.

 

Projektligji për PPP-të: babëzia e re pa kufi e Ramës!

Projektligji për PPP-të: babëzia e re pa kufi e Ramës!

Sektı Rama në pushtet ka sjellë në Kuvend projektligjin e ri “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, pas ligjit bazë nr.125/2013, i ndryshuar me ligjet nr.88/2014, nr.77/2015 dhe nr. 50, datë 18.07.2019“. Ky projektligj, në vend që të përmirësojë kontratat problematike të PPP-ve deri tani, ku abuzimet dhe korrupsioni janë shtruar këmbëkryq, e përkeqëson akoma dhe shumë situatën. Në të, tavani kufizues prej 5 përqind të të ardhurave buxhetore lihet vetëm për bashkitë dhe hiqet për qeverinë qendrore. Nëse miratohet ky projektligj, Rama do të ketë dorë plotësisht të lirë t’i japë kontrata koncesionare PPP cilitdo oligark që dëshiron dhe me numër e shuma pa limit, gjoja në emër të përmirësimit të infrastrukturës apo shërbimeve publike.

  1. FMN dhe BE totalisht kundër heqjes së tavanit prej 5 përqind

Departamenti i Çështjeve Fiskale në FMN ka bërë një analizë të ndryshimeve të përmbajtura në projektligj, duke i paraqitur qeverisë shqiptare 22 vërejtje. Fondi Monetar Ndërkombëtar prej disa vitesh ka ngritur shqetësime të vazhdueshme për mënyrën se si sekti në pushtet i ka përdorur partneritetet publike-private (PPP) në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Projektligji i ri mori kritika të forta nga FMN, pasi ky institucion prestigjioz ndërkombëtar e sheh atë si një burim të ri risku për stabilitetin fiskal dhe për transparencën e financave publike të Shqipërisë.

Partneritetet Publike-Private (PPP) janë përdorur në Shqipëri si një instrument për të financuar dhe zbatuar projekte infrastrukturore e shërbimesh publike. Sipas FMN-së, eksperienca e dekadës së fundit ka treguar se mungesa e transparencës, studimeve të thelluara të fizibilitetit dhe kontrollit parlamentar kanë krijuar një risk serioz fiskal. Për këtë arsye, në kuadër të reformave të financave publike, u vendos kufizimi ligjor i ekspozimit buxhetor për PPP-të, duke mos lejuar që pagesat buxhetore për to të tejkalonin 5% të të ardhurave tatimore vjetore.

Fondi thekson se heqja e këtij tavani do të përbënte një rrezik të madh fiskal, duke minuar stabilitetin e financave publike dhe besueshmërinë makroekonomike të vendit. Heqja e tavanit do të minonte besimin e tregjeve financiare, duke rritur koston e huamarrjes së qeverisë. Agjencitë e vlerësimit të kredisë (Standard & Poor’s, Moody’s, etj.) mund të ulin vlerësimin e kreditit për Shqipërinë, për shkak të riskut të shtuar fiskal.

FMN shpjegon se, pa këtë tavan, pagesat afatgjata për kontrata PPP nuk do të shihen më si një kufizim buxhetor, duke rritur rrezikun e angazhimeve të reja të pamenaxhueshme. Ai shprehet se Shqipëria ka tashmë një stok pagesash të larta për PPP-të në infrastrukturë rrugore, shëndetësi dhe energji.

Fondi argumenton se kufizimi për akumulimin e PPP-ve deri në 5% të të ardhurave buxhetore ka shërbyer deri tani si një instrument mbrojtës, për të siguruar që pagesat e detyrueshme të shtetit ndaj sipërmarrësve privatë të PPP-ve të mos cenojnë shpenzimet thelbësore buxhetore, si arsimi, shëndetësia apo skemat sociale.
Ky kufizim, në teori duhej ta detyronte qeverinë të bëjë përzgjedhje të kujdesshme të projekteve dhe të mos përdorë PPP-të si instrument politik ose klientelist. Në fakt, me Ramën dhe sektin e tij ka ndodhur dhe po ndodh pikërisht e kundërta.

Heqja e tavanit do të minonte besimin e tregjeve financiare, duke rritur koston e huamarrjes së qeverisë. Agjencitë e vlerësimit të kredisë (Standard & Poor’s, Moody’s, etj.) mund të ulin vlerësimin e kreditit për Shqipërinë, për shkak të riskut të shtuar fiskal.
Pa kufizime ligjore, qeveria i ka duart e lira të lidhë kontrata të reja PPP pa analiza të thella ekonomike, duke favorizuar klientelën politike dhe duke krijuar barrë afatgjatë për taksapaguesit shqiptarë.

FMN dhe BE kanë paralajmëruar se përdorimi pa kriter i PPP-ve rrezikon që Shqipëria të mos respektojë kuadrin e qëndrueshmërisë fiskale. Heqja e kufizimit do të minonte procesin e integrimit në BE, sidomos në kapitujt që lidhen me financat publike dhe konkurrencën. Prandaj dhe FMN, Banka Botërore dhe BE e kanë rekomanduar gjithmonë kufizimin e riskut fiskal të PPP-ve, përmes mekanizmave të tillë si tavani mbi të ardhurat. Në mungesë të këtij tavani, pagesat e PPP-ve shndërrohen në detyrime të garantuara, të cilat për nga natyra janë borxh publik i maskuar.

FMN nuk e thotë, por në një vend ku transparenca e fondeve publike është gati zero dhe kontrolli parlamentar thuajse i paralizuar, heqja e tavanit prej 5% është një ftesë e hapur për abuzim dhe korrupsion.
Prandaj dhe FMN, Banka Botërore dhe Bashkimi Evropian janë totalisht kundër heqjes së këtij kufizimi, i cili përpiqet deri diku të garantojë qëndrueshmërinë e financave tona publike.

 

  1. Projektligji i ri: pa mekanizma të fortë kontrolli dhe monitorimi

Lind pyetja: pse në të gjitha kontratat e deritanishme koncesionare me PPP, nuk kemi asnjë kompani të huaj me emër dhe prestigj? Sekti në pushtet, përmes propozimeve të pakërkuara (përbëjnë 80 përqind të PPP-ve të sotme, sipas FMN-së), ka synuar ta shpërndajë paranë publike në duart e oligarkëve të vet.

Në 22 vërejtjet dhe rekomandimet e tij, FMN i ka rekomanduar me forcë qeverisë përfshirjen e hershme dhe aktive të Ministrisë së Financave në të gjitha fazat e ciklit të projekteve PPP, që nga identifikimi dhe planifikimi, deri te vlerësimi i rrezikut dhe miratimi i kontratave. Në të vërtetë, në projektligjin që ka shkuar në Kuvend, roli i Ministrisë së Financave është episodik, i dorës së dytë dhe nuk shtrihet në të gjitha fazat. Njëlloj si në aferën e inceneratorëve!

Në projektligj, nuk ka një përfshirje të qartë dhe totale të Ministrisë së Financave. Mungesa e pranisë në të gjitha hallkat dhe e kontributit të plotë e privon shtetin shqiptar nga (i) kategorizimi i qartë i rreziqeve fiskale për çdo PPP të re, nga (ii) krijimi i mekanizmave më të fortë të monitorimit për detyrimet afatgjata që rrjedhin nga kontratat koncesionare PPP dhe nga (iii) raportimi i detajuar dhe periodik mbi rreziqet fiskale.

Projektligji nuk i jep Kuvendit dhe KLSH-së asnjë kompetencë të rritur për bllokimin e kontratave abuzive, për hetim intensiv dhe rinegocim të kontratave ekzistuese defektoze, me kompetencë deri në anulimin e tyre.
Projektligji nuk jep garanci dhe nuk cakton asnjë rregull apo mekanizëm që çdo kontratë PPP të publikohet e plotë dhe e lexueshme nga publiku. Ai nuk përcakton detyrim të qartë për publikimin online të kontratave, amendimeve dhe raporteve të zbatimit.

Drafti lë hapësira për negocime të drejtpërdrejta dhe përjashtime nga tenderimi i hapur, duke shkelur parimet e konkurrencës së lirë dhe duke e kthyer procesin në një instrument klientelist.
Raportimi vjetor i qeverisë për PPP-të mbetet i vagullt dhe pa detyrime ligjore për pasqyrimin e plotë të riskut fiskal.

Në draft dominon interesi privat mbi atë publik. Projektligji nuk garanton që analizat e kostos dhe përfitimit të kryhen nga institucione të pavarura. Kjo krijon rrezik të plotë që kontratat të hartohen sipas interesit të kompanive private, dhe jo të qytetarëve.

Projektligji gjeneron zgjatje të afateve të PPP-së dhe garanci të tepërta për kompanitë private.
Drafti mundëson dhënien e garancive shtetërore shumëvjeçare, edhe për projekte që nuk justifikojnë nevojën e tyre. Kjo i kthen PPP-të në kontrata me risk zero për kompanitë private dhe me barrë totale për buxhetin.

Drafti praktikisht i përjashton fondet e BE-së nga kuadri i PPP-ve. Ai nuk e lidh përdorimin e PPP-ve me prioritetet e financuara nga Bashkimi Evropian dhe institucionet ndërkombëtare, duke rritur riskun që PPP-të të përdoren si alternativë klienteliste, në vend të fondeve më transparente dhe më të lira nga integrimi.

Me miratimin e këtij projektligji, PPP-të do të pushojnë së qeni në Shqipëri një mjet zhvillimi dhe vizioni ekonomik. Do të kthehen thjesht në një mjet për zhvatje pa kufi të parave të taksapaguesve shqiptarë. Projektligji përfaqëson babëzinë e re të politikës së sektit në pushtet, të veshur me ligj. Përballë këtij veprimi, heshtja është bashkëfajësi.
PPP-të mund të ishin mjet për zhvillim por në Shqipëri, janë kthyer në simbol të grabitjes së sofistikuar.

 

 

  • Projektligji i ri: babëzia e re pa kufi e Ramës

Projektligji i ri për PPP-të, në formën aktuale, nuk përfaqëson një reformë për transparencë dhe zhvillim, por një mekanizëm për të zyrtarizuar abuzimet ekzistuese dhe për t’i shtuar më herë ato. Në vend që të shërbejë si mjet modern bashkëpunimi publik-privat, ai rrezikon të bëhet një instrument ligjor për grabitjen e buxhetit dhe për dobësimin e mëtejshëm të financave publike dhe të institucioneve demokratike.

PPP-të në Shqipëri nuk kanë qenë kurrë thjesht “partneritet”. Janë kthyer në makineri shpërblimi për klientët politikë, me kontrata të errëta që lidhin buxhetin e shtetit për dekada, duke i faturuar brezave të ardhshme koston e korrupsionit të sotëm. Nga inceneratorët te rrugët e papërfunduara, nga sterilizimi te shërbimet bazë, historia është e njëjtë: privatët përfitojnë miliarda, shteti rrit borxhin dhe qytetarët paguajnë.

Projektligji i ri nuk e ndal këtë mekanizëm. Përkundrazi, e shumëfishon atë!

 

Sfidë e rëndësishme për demokracinë

Sfidë e rëndësishme për demokracinë

Kompania amerikane Continental Strategy, e kontraktuar nga Partia Demokratike përpara zgjedhjeve të 11 majit 2025, i është drejtuar me një letër 23-faqëshe Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) për të kërkuar heqjen e shpalljes “non grata” ndaj liderit të PD-së, Prof. Dr. Sali Berishës. Ky veprim përfaqëson një hap të rëndësishëm institucional dhe diplomatik të një partie opozitare për të adresuar një çështje që ka pasur ndikim të madh dhe të jashtëzakonshëm në jetën politike të vendit.

Përpjekja për rivlerësimin dhe heqjen e shpalljes “non grata” ndaj Sali Berishës përfaqëson një hap domethënës për rivendosjen e integritetit demokratik dhe të barazisë politike në Shqipëri. Vlerat shoqëruese janë:

  • Tregon vizion politik dhe aftësi strategjike të PD-së për të mbrojtur interesat institucionale dhe të qytetarëve që përfaqëson;
  • Forcon pozicionin e opozitës si garant i pluralizmit dhe alternativës politike në vend;
  • Rihap një debat të rëndësishëm mbi rolin e drejtësisë ndërkombëtare në kontekstet lokale; dhe nevojën për balancë dhe maturi në ndërhyrjet politike me ndikim të madh institucional.

Në thelb, kjo iniciativë është më shumë se një përpjekje për një individ apo për një parti. Ajo është një test për cilësinë e demokracisë në Shqipëri, për respektin ndaj të drejtave politike, dhe për aftësinë e vendit për të qenë një shtet demokratik i pjekur, në të cilin çdo vendim duhet të kalojë provën e drejtësisë dhe transparencës.

Kjo është një mundësi për rivendosjen e një kulture të re politike, të bazuar në barazi, besim dhe respekt institucional, që do t’i shërbejë brezave të ardhshëm dhe rrugëtimit europian të Shqipërisë.

Vendimi i drejtë (dhe i shumë pritur nga demokratët) i Sekretarit të Shtetit Marco Rubio për heqjen e shpalljes “non grata” ndaj Sali Berishës do të shërbejë si një mbështetje tejet e fortë edhe në përpjekjet e PD-së dhe Kryetarit Berisha për demaskimin e farsës elektorale të votimeve të 21 majit 2025 të realizuar nga Edi Rama dhe sekti i tij.

  1. Argumentet kryesore të kompanisë lobuese:

 

  1. Vendimi i Blinken-it për shpalljen “non grata” është vlerësuar si i motivuar politikisht dhe pa bazë të qartë faktike. Sipas analizës së paraqitur, ky vendim ka dëmtuar besueshmërinë e procesit demokratik në Shqipëri dhe ka krijuar perceptime negative për pavarësinë dhe paanshmërinë e institucioneve.
  2. Ky status ka ndikuar në dobësimin e rolit të opozitës si kundërpeshë demokratike në vend, duke krijuar një klimë politike të pabarabartë, me fuqizimin e pandershëm të Edi Ramës dhe duke ndikuar në margjinalizimin e Partisë Demokratike në diskursin publik.
  3. Vlerat për Partinë Demokratike dhe Prof. Dr. Sali Berishën:
  4. Kjo nismë përfaqëson një hap strategjik dhe institucional nga PD për të forcuar legjitimitetin e saj si opozita më e madhe në vend, me ambicien dhe detyrën historike për të sjellë demokratët në pushtet dhe për të siguruar barazi demokratike në arenën politike.
  5. Për liderin e PD-së, Sali Berisha, kërkesa për heqjen e shpalljes “non grata” shihet si një mundësi për rikthimin e dinjitetit politik dhe historik si një nga figurat kryesore të tranzicionit demokratik në Shqipëri, lider i padiskutueshëm i të djathës shqiptare. Kjo nismë reflekton vlerësimin për rolin e tij si themelues i PD, i pluralizmit dhe kontribues i rëndësishëm i lirisë politike në vend.

III. Rëndësia për Demokracinë në Shqipëri:

  1. Heqja e vendimit do të kontribuonte në rivendosjen e balancës politike, e cila u prish ndjeshëm pas vitit 2013, e vecanërisht në vitin 2021 nga ndikimet antidemokratike të Sorrosit dhe malinjitetit të kukullës së tij Edi Rama. Kjo do të japi një sinjal të qartë se, proceset demokratike nuk do të diskriminojnë opozitën dhe do të trajtojnë në mënyrë të barabartë të gjitha forcat politike.
  2. Kjo iniciativë është një kontribut domethënës për forcimin e pluralizmit politik, për rritjen e besimit publik në integritetin e institucioneve dhe për garantimin e një klime politike ku opozita, ka mundësi reale të garojë në zgjedhje të drejta dhe të ndershme, pa u diskriminuar, dhe të përfaqësojë qytetarët.
  3. Avantazhe strategjike për të ardhmen demokratike
  4. Për zgjedhjet e ardhshme të parakohshme
  • Kjo lëvizje do të shërbejë si një moment bashkimi për elektoratin opozitar dhe të mobilizojë mbështetje të re, kudo në Shqipëri dhe vecanërisht tek të pavendosurit, pjesa gri, që kërkojnë drejtësi institucionale dhe barazi politike.
  • Ajo përçon një mesazh qartësisht demokratik: asnjë individ dhe asnjë forcë politike nuk duhet të penalizohet pa transparencë dhe drejtësi procedurale. Qeveria në të ardhmen asnjëherë nuk do godasi opozitën dhe liderin e saj në këtë lloj forme.
  1. Për imazhin e Partisë Demokratike

 

  • Qysh me krijimin e saj në dhjetor 1990, mbas marsit 1992 dhe 2005, PD e orientoi Shqipërinë drejt vlerave demokratike dhe euroatlantike dhe vecanërisht drejt SHBA-ve. Në qeverisjen e PD, me Kryeministër Sali Berishën, Shqipëria u antarësua në NATO, Presidenti Bush vizitoi Shqipërinë, Kosova u njoh si shtet i pavarur nga SHBA dhe Bashkësia Ndërkombëtare. Kjo iniciativë rikonfirmon aftësinë e PD-së për të ndërvepruar në mënyrë dinjitoze dhe profesionale me faktorët ndërkombëtarë, vecanërisht SHBA-në, duke ndërtuar aleanca në mënyrë transparente dhe në përputhje me interesin publik kombëtar.
  • PD pozicionohet si forcë e përgjegjshme, e aftë të mbrojë demokracinë dhe të sfidojë çdo akt që e cenon atë, pa cenuar marrëdhëniet me partnerët strategjikë.

 

  1. Për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe vlerat euroatlantike
  • Nisma nuk është në kundërshtim me SHBA-të, por thekson rëndësinë e dialogut, transparencës dhe rivlerësimit të vendimeve në dritën e standardeve demokratike ndërkombëtare. Kjo nismë do të demaskojë në të ardhmen politikat antikombëtare të ndjekur nga Rama, korrupsionin Rama -Megonikal, ndërhyrjen brutale të Sorrosit, etj.
  • Ajo forcon parimin se, marrëdhëniet SHBA–Shqipëri mbështeten jo vetëm në partneritet strategjik, por edhe në vlerat e përbashkëta të drejtësisë, barazisë dhe pluralizmit. Orientimi dhe vokacioni i PD-së, Kryetarit Prof. Dr. Sali Berisha dhe popullit shqiptar ka qenë dhe do të mbetet drejt SHBA-ve si vendi kampion i lirisë dhe demokracisë në Botë.