𝟭𝟮 𝗴𝘂𝘀𝗵𝘁 𝟭𝟵𝟰𝟰-𝟭𝟮 𝗴𝘂𝘀𝗵𝘁 𝟮𝟬𝟮𝟲: 𝟴𝟮 𝘃𝗷𝗲𝘁 𝗻𝗴𝗮 𝗽𝘂𝘀𝗵𝗸𝗮𝘁𝗶𝗺𝗶 𝗻𝗴𝗮 𝗻𝗮𝘇𝗶𝘀𝘁𝗲𝘁 𝗶 𝗔𝘃. 𝗗𝗿. 𝗦𝗞𝗘𝗡𝗗𝗘𝗥 𝗠𝗨𝗖𝗢, 𝗻𝗮𝗰𝗶𝗼𝗻𝗮𝗹𝗶𝘀𝘁 𝗶 𝘀𝗵𝗾𝘂𝗮𝗿 𝗮𝗻𝘁𝗶𝗳𝗮𝘀𝗵𝗶𝘀𝘁, 𝘁𝗵𝗲𝗺𝗲𝗹𝘂𝗲𝘀 𝗱𝗵𝗲 𝗱𝗿𝗲𝗷𝘁𝘂𝗲𝘀 𝗶 𝗕𝗮𝗹𝗹𝗶𝘁 𝗞𝗼𝗺𝗯𝗲𝘁𝗮𝗿, 𝘁𝗵𝗲𝗺𝗲𝗹𝘂𝗲𝘀 𝗶 𝗣𝗮𝗿𝘁𝗶𝘀𝗲 𝗦𝗼𝗰𝗶𝗮𝗹𝗱𝗲𝗺𝗼𝗸𝗿𝗮𝘁𝗲 𝗻𝗲 𝟭𝟵𝟰𝟰 𝗱𝗵𝗲 𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝗲𝗹𝘂𝗳𝘁𝗲𝘁𝗮𝗿𝗲𝘃𝗲 𝘁𝗲 𝘁𝗶𝗷, 𝗻𝗮𝗰𝗶𝗼𝗻𝗮𝗹𝗶𝘀𝘁𝗲𝘃𝗲 𝗱𝗿.𝗬𝗭𝗘𝗜𝗥 𝗜𝗦𝗠𝗔𝗜𝗟𝗜 (𝗔𝗟𝗜𝗠𝗘𝗥𝗞𝗢) 𝗲 𝗭𝗔𝗞𝗢 𝗠𝗘𝗭𝗜𝗡𝗜.

𝟭𝟮 𝗴𝘂𝘀𝗵𝘁 𝟭𝟵𝟰𝟰-𝟭𝟮 𝗴𝘂𝘀𝗵𝘁 𝟮𝟬𝟮𝟲: 𝟴𝟮 𝘃𝗷𝗲𝘁 𝗻𝗴𝗮 𝗽𝘂𝘀𝗵𝗸𝗮𝘁𝗶𝗺𝗶 𝗻𝗴𝗮 𝗻𝗮𝘇𝗶𝘀𝘁𝗲𝘁 𝗶 𝗔𝘃. 𝗗𝗿. 𝗦𝗞𝗘𝗡𝗗𝗘𝗥 𝗠𝗨𝗖𝗢, 𝗻𝗮𝗰𝗶𝗼𝗻𝗮𝗹𝗶𝘀𝘁 𝗶 𝘀𝗵𝗾𝘂𝗮𝗿 𝗮𝗻𝘁𝗶𝗳𝗮𝘀𝗵𝗶𝘀𝘁, 𝘁𝗵𝗲𝗺𝗲𝗹𝘂𝗲𝘀 𝗱𝗵𝗲 𝗱𝗿𝗲𝗷𝘁𝘂𝗲𝘀 𝗶 𝗕𝗮𝗹𝗹𝗶𝘁 𝗞𝗼𝗺𝗯𝗲𝘁𝗮𝗿, 𝘁𝗵𝗲𝗺𝗲𝗹𝘂𝗲𝘀 𝗶 𝗣𝗮𝗿𝘁𝗶𝘀𝗲 𝗦𝗼𝗰𝗶𝗮𝗹𝗱𝗲𝗺𝗼𝗸𝗿𝗮𝘁𝗲 𝗻𝗲 𝟭𝟵𝟰𝟰 𝗱𝗵𝗲 𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝗲𝗹𝘂𝗳𝘁𝗲𝘁𝗮𝗿𝗲𝘃𝗲 𝘁𝗲 𝘁𝗶𝗷, 𝗻𝗮𝗰𝗶𝗼𝗻𝗮𝗹𝗶𝘀𝘁𝗲𝘃𝗲 𝗱𝗿.𝗬𝗭𝗘𝗜𝗥 𝗜𝗦𝗠𝗔𝗜𝗟𝗜 (𝗔𝗟𝗜𝗠𝗘𝗥𝗞𝗢) 𝗲 𝗭𝗔𝗞𝗢 𝗠𝗘𝗭𝗜𝗡𝗜.

Skënder Muço (1904-1944) ishte avokat, drejtues i lartë i Ballit Kombëtar, themelues i së parës parti Social-Demokrate dhe së bashku me Musine Kokolarin themelues i gazetës “Zëri i Lirisë, organ i kësaj partie, si një alternativë e krahut të Ballit Kombëtar, që kishte një program socialdemokrat, siç konfirmohet dhe me “Dekalogun” e Mit’hat Frashërit.
Skënder Muço, lindi në fshatin Tragjas të Vlorës në vitin 1904. I ati, Dauti, ishte luftëtar i Pavarësisë . Mbas vdekjes së të jatit u ndihmua për shkollimin nga dajoja i tij Alem Memet Tragjasi, pjesëmarrës në ngritjen e flamurit më 1912 dhe në luftën e Vlorës më 1920.
Shkollën fillore e kreu te Arbreshët e Italisë, në Shëmitër Korone të Kalabrisë, ndërsa fakultetin e Drejtësisë në Universitetin prestigjioz të Bolonjës.
U kthye në Atdhe dhe ushtroi me sukses profesionin avokat. U arrestua në vitin 1932, si pjesëtar i organizatës politike anti Zogiste, “Lëvizja e Vlorës”, bashkë me Hasan Dostin, Hysni Lepenicën dhe miq të tjerë dhe ishte aq aktiv, sa u dënua me vdekje. Falet prej një amnistie të nënshkruar nga Mbreti Zog.
Më 7 prill 1939, me prof.Isuf Luzajn dhe atdhetarë të tjerë, mori pjesë në demonstratat antifashiste organizuar në Vlorë, kundër pushtues të Atdheut.
Në fund të nëntorit 1942, Hysni Lepenica dhe Skënder Muço, formuan çetën e parë nacionaliste të Vlorës me emrin “Shqiponja”. Në krye të saj, ata morën pjesë në shumë luftëra kundër pushtuesve fashistë e nazistë, siç mund të përmendim betejën e parë masive antifashiste të Gjormit, luftën e Dukatit, të Qafën e Dushkut, në Vajzë, në Selenicë, në Gorisht, në Drashovicë, etj, ku bashkë me forcat nacionalçlirimtare, kombinuan disa herë aksione të përbashkëta e të suksesshme.
Skënder Muço ishte misionar dhe iniciator i bashkimit të forcave politike ndërluftuese. Ai, ka marrë pjesë në disa takime gjurmëlënëse dhe efektive në rrethin e Vlorës me të tjera forca nacionaliste si dhe me përfaqësuesit e Nacionalçlirimtares. Skënderi, për shumë kohë, ishte kreu i Ballit Kombëtar për Vlorën dhe pjesëtar i këshillit organizativ kombëtar. Në këtë pozicion u thërrit në Konferencën e Pezës dhe mori pjesë aktive në Konferencën e Mukjes dhe në takime të tjera historike.
Merita më e madhe e Skënder Muços qëndron te fakti se ai ishte koordinator i Ballit Kombëtar me Aleatët e Mëdhenj Antifashistë, sidomos direkt me misionin anglez të Anton Ruejlit dhe me misionin e Togerit amerikan Tomas.
Në Konferencën e Mukjes Skënder Muço , si përfaqësues i Vlorës dhe Ballit Kombëtar ishte një zë i fuqishëm, që dha një ndihmesë të çmuar për arritjen e marrëveshjes dhe të krijimit të Komitetit për Shpëtimin Kombëtar, në të cilin u zgjodh anëtar. Dr.Skënder Muço frymëzoi e drejtoi disa beteja të përbashkëta të forcave nacionaliste dhe nacional çlirimtare kundër pushtuesve italianë e gjermanë.
Avokat Skënder Muço, së bashku me dy bashkëluftëtarët që e shoqëronin kudo që shkonte, dr.Yzeir Ismaili dhe Zako Mezini, kapet me pabesi dhe arrestohet nga gjermanët, më 10 gusht 1944, në Urën e Izvorit, Orikum.
Ai u ekzekutua dy ditë më vonë , më 12 gusht 1944,pranë fshatit Bubullimë të Lushnjës.
Ndërkohë edhe vëllai i tij me nënë, Xhevit Mëhilli nga Dukati, i diplomuar gjithashtu në Itali ishte një nga drejtuesit dhe themeluesit e Ballit Kombëtar në Vlorë. Për aktivitetin e tij partiotik pas vitit 1944 u dënua me burg të gjatë nga komunistët.
Skënder Muço ishte i njohur si një nga njerëzit e besuar të anglo-amerikanëve dhe njeriu i ngarkuar për të organizuar mbështetjen e shqiptarëve, sidomos në zonën e Tragjasit- Dukatit e Vlorës për zbarkimin e aleatëve. Ai në atë kohë gëzonte një popullaritet të madh në zonë dhe ishte i pranueshëm nga të gjitha palët, komunistë e nacionalistë. Ishte koha kur misionet po përgatisnin kryengritjen e përgjithshme kundër gjermanëve dhe në Jug të vendit, avokat Skënder Muço ishte i përzgjedhuri i tyre për faktin se ishte i aftë politikisht, zotëronte disa gjuhë të huaja, kishte mbështetje në popull, ishte për bashkim kombëtar e luftë të përbashkët kundër gjermanëve.
Në shkurt të vitit 1944, Skënder Muço, u jep një projekt marrëveshje të shkruar, oficerëve britanikë në Shqipëri. Ai takon majorin Antoni Kuell në Dukat, ku ai kishte shtabin, dhe i kërkoi që këtë marrëveshje ta dorëzonte në komandën ushtarake të Aleatëve në Kajro. Skënder Muço kërkoi gjithashtu që të udhëtojë drejt Kajros për të finalizuar marrëveshjen. Kjo marrëveshje përmban disa pika mjaft interesante. Balli Kombëtar kërkonte nga britanikët që ata të siguronin pavarësinë e Shqipërisë pas lufte dhe në këmbim, ata ofronin gjithë mbështetjen e tyre ushtarake për të luftuar gjermanët, madje nën komandën e oficerëve britanikë.
Propozimi i Skënder Muços kishte këtë përmbajtje:
1-Pavarësinë e Shqipërisë pas luftës.
2-Marrjen e ishullit të Sazanit.
3-Pagesat e dëmeve të luftës nga italianët.
4-Përjashtimin e trupave italiane dhe greke nga operacionet në Shqipëri.
5-Ndihmë për Shqipërinë pas luftës.
Skënder Muços iu tha gojarisht nga anglezët se politika jonë është të ndihmojë këdo që do t’u rezistojë gjermanëve.
Marrëveshja u shqyrtua nga zyra politike e aleatëve në Kajro dhe iu nis për miratim edhe Ministrisë së Jashtme Britanike.
Lufta e Dytë Botërore, e përfshiu të gjithë popullin shqiptar. Ajo shërbeu si një filtër i madh social, ku klasat dhe shtresat e ndryshme të shoqërisë shqiptare u diferencuan qartë përballë luftës kundër pushtuesit nazifashist, për çlirimin dhe rivendosjen e pavarësisë së shtetit shqiptar.
Qysh në orët e në ditët e para të pushtimit, në krah të pushtuesit italian u evidentua qartë grupimi i kuislingëve dhe i kolaboracionistëve, por duhet theksuar se pjesa më e madhe e forcave balliste, që drejtoheshin nga Hysni Lepenica, Abaz Ermeni, Safet Butka, Muharem Bajraktari, Skënder Muçoetj, vazhduan luftën edhe kundër pushtuesve gjermanë.
Avokat Skënder Muço, ishte njëkohësisht antikomunist, po dhe antifashist e antinazist (deri sa ata e vranë). Ai e donte Shqipërinë e Lirë me Kosovë e Çamëri dhe me drejtim perëndimor, sipas vendimeve të proklamuara prej tij në Konferencën e Mukjes.
Janë këto arsyet që Skënder Muçon e nderojnë dhe e respektojnë në mbarë vendin dhe akoma më shumë Vlorë ,në fshatin e tij Tragjas , fshatin e dëshmorëve dhe në gjithë Labërinë. Ai, i pushkatuar nga pushtuesit Gjermanë, me të drejtë legjitime është shpallur dhe vendosur në listën e dëshmorëve të luftës për Atdhe, mbas fitores së demokracisë 1992.
Në 1994 qeveria Meksi i shpalli Dëshmorë të Atdheut të tre nacionalistët e pushkatuar nga nazistët dhe presidenti Sali Berisha e nderoi av.dr.Skënder Daut Muço , në gusht 1994 ,me titullin më të lartë “Urdhri i Flamurit kombëtar i klasit I”, me motivacionin: “Për merita të shquara në luftën për bashkimin dhe lartësimin e kombit, për unitetin kombëtar, lirinë dhe përparimin e atdheut!”
Në vitin 2024, në përkujtim të 80 vjetorit të ndarjes nga jeta dhe 80 vjetorit të çlirimit nga pushtuesit nazi-fashistë,studiuesi i njohur e i apasionuar pas figurave e ngjarjeve të shquara historike e nacionaliste ,luftëtari i dritës në demokraci ,z.Enver Memishaj –Lepenica autor i disa librave për heroin Hysni Lepenica , Luftën e Vlorës 1920 dhe organizatat e ngjarjet në Luftën antifashiste 1939-1944, ka botuar librin studimor mbi aktivitetin patriotik të Av. Dr. Skënder Muço, për të cilën Instituti i Studimeve Politike “Ismail Qemali” ka organizuar në Vlorë ( ambientet e Muzeut “Kosova”) promovimin e kësaj vepre.
Vlora, ky qytet me histori të madhe kombëtare i ka borxh të madh Heroit antifashist , nacionalistit demokrat, intelektualit properëndimor avokat dr.Skënder Muço.
Të paharruar përjetë luftëtarët e lirisë dhe demokracisë!
𝗕𝗮𝗻𝗼𝗿𝗲𝘁 𝗲 𝗗𝘂𝗸𝗮𝘁𝗶𝘁, 𝗧𝗿𝗮𝗴𝗷𝗮𝘀𝗶𝘁 𝗱𝗵𝗲 𝗥𝗮𝗱𝗵𝗶𝗺𝗲𝘀 𝗸𝗲𝗿𝗸𝗼𝗷𝗻𝗲 𝗿𝗶𝗸𝘁𝗵𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝗕𝗮𝘀𝗵𝗸𝗶𝘀𝗲 𝘀𝗲 𝗢𝗿𝗶𝗸𝘂𝗺𝗶𝘁

𝗕𝗮𝗻𝗼𝗿𝗲𝘁 𝗲 𝗗𝘂𝗸𝗮𝘁𝗶𝘁, 𝗧𝗿𝗮𝗴𝗷𝗮𝘀𝗶𝘁 𝗱𝗵𝗲 𝗥𝗮𝗱𝗵𝗶𝗺𝗲𝘀 𝗸𝗲𝗿𝗸𝗼𝗷𝗻𝗲 𝗿𝗶𝗸𝘁𝗵𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝗕𝗮𝘀𝗵𝗸𝗶𝘀𝗲 𝘀𝗲 𝗢𝗿𝗶𝗸𝘂𝗺𝗶𝘁

Sot, më 10 gusht 2026, banorët e krahinës së Dukatit – Tragjasit – Radhimës zhvilluan një protestë kundër reformës së re administrative-territoriale të propozuar nga sekti Rama.
Përtej kundërshtimit ndaj kësaj ndarjeje të re/antireforme, e cila parashikon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 45, kërkesa e tyre themelore, e artikuluar që prej vitit 2015, mbetet rikthimi i Bashkisë së Orikumit.
Banorët e kësaj krahine ritheksuan me të drejtë një kërkesë legjitime: rikthimin e Bashkisë së Orikumit si institucioni i shërben ekonomisë, zhvillimit dhe interesave të banorëve të kësaj zone.
Prej 12 vitesh, heqja e statusit të Orikumit si bashki ka ndikuar drejtpërdrejt në zhvillimin e njësive përbërëse të kësaj krahine. Banorët fisnikë të krahinës së Dukatit theksuan se mungesa e një institucioni vendor të dedikuar ka sjellë mungesë investimesh, dobësim të shërbimeve dhe ka ndikuar në mënyrë të ndjeshme në shpopullimin e zonës.
Në protestë mbajtën fjalën ish-kryetari i Bashkisë Orikum, Sheme Kondi, ambientalisti Prof. Lavdosh Ferrunaj, studiuesi e akademiku Prof. Dr. Ago Nezha, anëtarët e Këshillit Bashkiak Vlorë Atird Hoxha dhe Arsen Belaj, si edhe Z. Hanjs Mehillidhe Z. Edmond Kulluri.
Ish-kryetari i Bashkisë Orikum, Sheme Kondi, theksoi rëndësinë administrative dhe ekonomike të rikthimit të bashkisë, duke e cilësuar atë si një institucion që do të ishte më pranë problematikave dhe nevojave të banorëve të krahinës.
Ndërsa anëtari i Këshillit Bashkiak, Atird Hoxha, u shpreh se duhet me patjetër rikthimi i Bashkisë së Orikumit dhe se Bashkia e Vlorës nuk ka investuar asgjë, edhe pse banorët e kësaj zone paguajnë rreth 10 milionë euro taksa, të cilat buxhetohen në Bashkinë Vlorë. Për 12 vite, asgjë nuk është bërë për këtë zonë.
Në fjalën e tij, akademiku Prof. Dr. Ago Nezha argumentoi se krahina e Dukatit, që përfshin Dukatin, Tragjasin dhe Radhimën, përfaqëson një hapësirë me rëndësi të veçantë historike, kulturore, ekonomike dhe tradicionale. Resurset dhe potencialet që mbart kjo krahinë përbëjnë të gjithë elementët e nevojshëm për të fituar dhe merituar statusin e bashkisë.
Kërkesa për rikthimin e Bashkisë së Orikumit nuk është një kërkesë e re. Ajo është artikuluar prej vitesh nga banorët e kësaj krahine si një domosdoshmëri administrative, ekonomike dhe zhvillimore.
Partia Demokratike dhe të gjithë ne deputetët në Kuvend duhet të artikulojmë/mbështesim e shpalosim deri në fund alternativën e saj të reformës territoriale administrative, me 100 njësi vendore, si alternativa më e mirë që mbron interesin qytetar.
𝗞𝗿𝘆𝗾𝗲𝘇𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗽𝗼𝗲𝘁𝗶𝘁 𝗛𝗮𝘃𝘇𝗶 𝗡𝗲𝗹𝗮

𝗞𝗿𝘆𝗾𝗲𝘇𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗽𝗼𝗲𝘁𝗶𝘁 𝗛𝗮𝘃𝘇𝗶 𝗡𝗲𝗹𝗮

38 vite më parë, në 10 Gusht 1988, mësuesi poet, ndër të paktët shkrimtarë disidentë që ka shënuar Shqipëria e periudhës komuniste, Havzi Nela, u var në litar.
Trupi i tij u mbajt gjithë ditën i varur në qendër të qytetit të Kukësit.
Por e keqja s’kishte fund.
Trupin e tij e morën dhe e futën vertikalisht në një vrimë të krijuar nga heqja e një shtylle druri duke i privuar mundësinë për t’u shtrirë si të gjithë të vdekurit.
Qëndroi në atë mënyrë për pesë vite e dhjetë ditë, deri më 20 gusht 1993.
38 vjet pas varjes në litar të poetit të fundit antikomunist në Evropë, të poetit shpirtlirë të “brezit të humbur” të periudhës së zezë komuniste shqiptare; poetit, që asnjëherë nuk iu nënshtrua regjimit komunist, dhe e luftoi me të gjitha mënyrat që kishte mundësi, ende debatojmë për krimet e komunizmit dhe autorët e tyre.
38 vite më pas, Shqipëria postkomuniste ende vazhdon të vuajë nga bijtë e etërve komunistë, ndoshta më të sofistikuar, por po aq të ligj, antinjerëzorë, antishqiptarë e vrasës sa etërit e tyre, të cilët dënuan, firmosën e varën Havzi Nelën!
***
Në librin “Kryqëzimi i Havzi Nelës” me autor Petrit Palushin, i cili na sjell një portret të thellë dhe të pasur të poetit disident, i cili e pagoi me jetën pas qëndrimit të tij të pathyeshëm kundër diktaturës komuniste. Havzi Nela, mësues dhe poet, u bë një simbol i lirisë dhe i shpirtit të patrembur, duke e shprehur luftën e tij për mendimin dhe shprehjen e lirë përmes poezisë. Ekzekutimi i tij mizor më 10 gusht 1988, vetëm tri vjet para rënies së regjimit komunist në Shqipëri, ishte një moment tragjik, por edhe një moment i fuqishëm dëshmie për të ardhmen.
Palushi nuk e ka sjellë këtë libër si një thjesht biografi të poetit, por si një pasqyrë të një periudhe të errët të historisë shqiptare, ku poezia dhe arti u bënë mjet i disidencës. Ai thekson se poeti Havzi Nela nuk kërkonte të ishte hero, por ai thjesht donte të ishte vetvetja, një individ që e shprehu betejën e tij me një regjimin të dhunshëm përmes vargjeve dhe qëndrimit të tij të pathyeshëm.
Nëpërmjet vargut të tij, poeti arriti të kalonte përtej kufijve të vdekjes fizike. Vargjet e Havzi Nelës mbijetuan përmes kohës dhe u bënë një dëshmi për dhunën dhe terrorin që pësoi Shqipëria nën regjimin komunist. “Sheshi ku e varën… mori pamjen e një Shqipërie në miniaturë,” shkruan Palushi, duke nënvijëzuar se ngjarja tragjike e varjes së poetit përfshiu të gjithë popullin shqiptar, duke u shndërruar në një akt terrori, por edhe në një kujtesë të pashlyeshme të përpjekjes për të luftuar dhe për të ruajtur lirinë.
Një tjetër autor, Gezim Hajdari, ofron një vështrim tjetër të tragjedisë së Havzi Nelës, duke e quajtur poetin “viktimën e pafajshme të vitit 1988”. Ai tregon se terrori i kuq, pas dekadash burgimesh dhe internimesh, nuk pati asnjë ngopje dhe vazhdoi të shkatërronte jetët e atyre që ishin të guximshëm të thonin të vërtetën. Pas daljes nga burgu, Nela nuk reshtoi së luftuari për lirinë e fjalës, për të cilën ai pagoi me jetën. Ekzekutimi i tij nuk ishte thjesht një akt i dhunës, por një mesazh për gjithë ata që mendonin se mund të guxonin të ngrinin zërin kundër regjimit.
Në librin e Palushit, biografia e Havzi Nelës nuk është e thjeshtë. Ajo është një histori që, përtej datave dhe ngjarjeve, na flet për luftën e përditshme të një njeriu për të mbajtur lart idealet e lirisë dhe për të shprehur, me guxim dhe pasion, mendimet dhe ndjenjat e tij. Nderi i Kombit , Nela u bë një figurë që e kundërshtoi regjimin dhe shprehu atë që shumë të tjerë ishin të frikësuar ta thonin.
Poezia e Havzi Nelës e ka tejkaluar vdekjen e tij fizike dhe ka mbetur një testament i fuqishëm për brezat e ardhshëm, një mesazh për ndjekësit e ideve të lirisë dhe drejtësisë. Vargjet e tij janë një thirrje që na kujton se edhe në kushtet më të errëta, forca e shpirtit dhe besimi në vlerat e lirisë janë më të forta se çdo tirani.
𝗭𝗲𝗿𝗶𝗺𝗶 𝗴𝗿𝗮𝗱𝘂𝗮𝗹 𝗶 𝗣𝗼𝗿𝘁𝗶𝘁 𝘁𝗲 𝗗𝘂𝗿𝗿𝗲𝘀𝗶𝘁: 𝗸𝗿𝗶𝗺 𝗲𝗸𝗼𝗻𝗼𝗺𝗶𝗸 𝗽𝗲𝗿 𝗦𝗵𝗾𝗶𝗽𝗲𝗿𝗶𝗻𝗲!

𝗭𝗲𝗿𝗶𝗺𝗶 𝗴𝗿𝗮𝗱𝘂𝗮𝗹 𝗶 𝗣𝗼𝗿𝘁𝗶𝘁 𝘁𝗲 𝗗𝘂𝗿𝗿𝗲𝘀𝗶𝘁: 𝗸𝗿𝗶𝗺 𝗲𝗸𝗼𝗻𝗼𝗺𝗶𝗸 𝗽𝗲𝗿 𝗦𝗵𝗾𝗶𝗽𝗲𝗿𝗶𝗻𝗲!

Për 6 vite rrjesht, projekti “Durrës Sea Yachts & Marine” është shitur nga sekti Rama si një nga projektet më të mëdha të transformimit urban dhe turistik në Shqipëri, ndërkohë që investuesi i tij, miliarderi arab Mohamed Alabbar u shpreh më 2 gusht 2026 në Podgoricë se ishte penduar për këtë projekt, pasi, sipas tij ishte nxituar dhe ishte një gabim.
Pohimi i Alabbar që eshtë nxituar është tronditës për shqiptarët dhe demaskues për Ramën dhe sektin e tij. Përtej fasadës së një projekti spektakolar imobiliar dhe turistik, mbetet një pyetje shumë themelore: çfarë po sakrifikon Shqipëria për realizimin e tij?
Çfarë ka ndodhur është shumë e rëndë. Sekti Rama në pushtet ka zgjedhur për t’i hapur rrugë këtij projekti, duke zhvendosur dhe tkurrur funksionin portual të Durrësit, duke prekur, keqtrajtuar dhe rrezikuar të zerojë një nga nyjet më të rëndësishme të infrastrukturës ekonomike dhe të sigurisë së vendit.
Porti i Durrësit nuk është thjesht një hapësirë bregdetare me potencial për t’u shndërruar në pasuri të paluajtshme. Ai është një port me histori rreth 2700-vjeçare, një nyje e transportit detar, një pikë lidhëse e Shqipërisë me tregjet rajonale dhe ndërkombëtare. Është një aset strategjik që nuk mund të vlerësohet vetëm me çmimin e apartamenteve, hoteleve apo jahteve që mund të ndërtohen mbi territorin e tij.
I. Rreziku i “zerimit” gradual të Portit të Durrësit
Zhvendosja e aktivitetit portual drejt Porto Romanos është justifikuar me nevojën për t’i dhënë Durrësit një profil më të madh turistik dhe për të krijuar një port të ri tregtar e industrial në një zonë tjetër. Por një port tregtar nuk është thjesht një ndërtesë që mund të zhvendoset nga një vend në tjetrin!
Ai kërkon kushte të përshtatshme natyrore, thellësi të mjaftueshme ujore, infrastrukturë tokësore, lidhje hekurudhore dhe rrugore, kapacitete logjistike, mbrojtje nga dallgët, kanale hyrëse, hapësira magazinimi dhe, mbi të gjitha, një funksionalitet të provuar ekonomik.
Këtu lind një nga pikëpyetjet më të mëdha për Porto Romanon e zgjedhur nga sekti Rama. Kushtet detare dhe cekëtësia e zonës kërkojnë ndërhyrje të konsiderueshme inxhinierike, përfshirë procese të vazhdueshme dhe potencialisht të kushtueshme të thellimit të kanaleve dhe baseneve portuale. Prandaj dhe asnjë nga të 15 kompanitë e mëdha ndërtuese portesh në botë, që shfaqën interes në fillim, nuk i është afruar projektit për Porto Romanon.
Nëse për të krijuar një port të ri duhet të shpenzohen në mënyrë të vazhdueshme fonde të mëdha për thellime, mirëmbajtje dhe infrastrukturë mbështetëse, atëherë pyetja ekonomike bëhet e pashmangshme: a po ndërtojmë një port më efikas apo po zëvendësojmë një infrastrukturë natyrore dhe historikisht të konsoliduar me një zgjidhje shumë më të kushtueshme?
Një nga rreziqet (krimet) e mega-aferës “Durrës Sea Yachts & Marina” është pikërisht ajo që mund të quhet me plot të drejtë “zerimi gradual” i Portit të Durrësit.
Nëse aktiviteti tregtar zhvendoset në Porto Romano, ndërsa në territorin ekzistues zhvillohet një kompleks turistik dhe rezidencial, me një marinë, atëherë Shqipëria nuk do të ketë më një port tregtar funksional në zemër të Durrësit.
Në këtë mënyrë, një aset publik dhe strategjik shndërrohet gradualisht në një aset të rëndomtë me karakter privat, turistik dhe imobiliar. Këtu duhet bërë dallimi ndërmjet vlerës së tokës dhe vlerës strategjike të infrastrukturës portuale.
Një parcelë toke mund të ketë një vlerë të lartë në tregun imobiliar. Kurse një port ka një vlerë shumë më të madhe, me herë, se sa sipërfaqja e tokës mbi të cilën është ndërtuar. Vlera e tij lidhet me pozicionin gjeografik, aksesin në det, lidhjet me rrjetet e transportit, historinë e aktivitetit tregtar dhe kapacitetin për të shërbyer ekonominë kombëtare në periudha normale dhe në situata emergjente. Të gjitha këto vlera Porti historik i Durrësit i ka dëshmuar për shekuj me rradhë.
Ky projekt shkatërrues do të konsiderohet në të ardhmen si tradhtia më e rëndë e Ramës në qeverisje në këto vite tranzicioni mbas viteve 90-të, si dhe akti korruptiv më i lartë në vlera financiare dhe në keqpërdorim të pronës publike, aset i jashtëzakonshëm strategjik, port kombëtar.
II. Porto Romano: zgjidhje strategjike, apo kosto e re e rëndë për taksapaguesit shqiptarë?
Një port strategjik nuk zëvendësohet thjesht duke ndërtuar një port tjetër! Argumenti se Porti i Durrësit duhet zhvendosur, për t’i hapur rrugë zhvillimit turistik, mund të qëndronte, vetëm nëse porti i ri do të garantonte të paktën të njëjtin nivel efiçience, sigurie dhe konkurrueshmërie. Dhe Porto Romano këtë nuk e garanton dot!
Porto Romano është një zonë me karakteristika të ndryshme detare nga baseni aktual portual i Durrësit. Cektësia detare nënkupton nevojën për punime të rëndësishme inxhinierike, për të krijuar thellësitë e nevojshme për anijet e mëdha tregtare.
Dhe pikëpyetjet mblidhen pirg: Sa do të kushtojë realisht ndërtimi dhe mirëmbajtja e thellësive të nevojshme? Sa do të kushtojë gërmimi periodik i basenit dhe kanalit të hyrjes? Çfarë ndikimi do të ketë në tarifat portuale? A do të jetë porti konkurrues me portet e rajonit? A do të ketë akses të plotë hekurudhor dhe rrugor në kohën e duhur? Kush do të mbajë kostot e tejkalimeve të mundshme të investimit? Çfarë ndodh në rast se trafiku i parashikuar nuk realizohet? A është bërë një analizë e plotë kosto-përfitim për alternativën Porto Romano?
Këto nuk janë pyetje teknike dytësore. Janë pyetje që lidhen drejtpërdrejt me sigurinë ekonomike dhe strategjike të Shqipërisë për dekadat e ardhshme.
III. Durrësi nuk është vetëm turizëm!
Mënyra se si po financohet projekti “Durrës Sea Yachts & Marina”, duke shitur apartamente në erë për “djemtë” nga Dubai apo Londra, ngre dyshime të arsyeshme për burime okulte dhe madje edhe mafioze financimi.
Shqipëria vërtet ka nevojë për zhvillim turistik. Ka nevojë për marina, hotele, rezidenca, porte jahtesh dhe investime të huaja. Por nuk mund të ndërtohet një strategji kombëtare zhvillimi, ku çdo hapësirë me potencial ekonomik shihet vetëm përmes lenteve të turizmit dhe pasurive të paluajtshme dhe një hapësirë jetike portuale për vendin, si Durrësi, bëhet peng e një projekti me burime të dyshimta financimi.
Durrësi ka një funksion tjetër themelor: është porta kryesore detare e ekonomisë shqiptare. Përmes tij kalojnë mallra, inpute, produkte, pajisje dhe flukse tregtare që lidhen me aktivitetin ekonomik të vendit. Për këtë arsye, dobësimi deri në zerim i rolit të tij portual nuk është thjesht një çështje urbanistike. Është çështje e sigurisë së furnizimit, konkurrueshmërisë së ekonomisë sonë, kostove të transportit dhe aftësisë së Shqipërisë për t’u integruar në korridoret rajonale dhe evropiane të transportit.
Nëse Shqipëria e humbet një nyje portuale të konsoliduar dhe pas disa vitesh rezulton se infrastruktura alternative nuk është aq efikase sa ishte parashikuar, kostoja nuk do të paguhet nga investitori privat. Do të paguhet nga qytetarët shqiptarë!
IV. A po sakrifikohet një aset strategjik për një projekt imobiliar?
Nëse Porti i Durrësit largohet dhe në territorin e tij ndërtohet një kompleks me marinë, hotele dhe apartamente, atëherë Shqipëria do të ketë fituar një destinacion turistik, por do të ketë humbur pjesën kryesore të kapacitetit të saj portual.
Dhe këto dy gjëra nuk kanë të njëjtën vlerë strategjike. Një resort mund të ndërtohet në një zonë tjetër. Një hotel mund të ndërtohet në një tjetër parcelë. Një kompleks rezidencial mund të zhvillohet në shumë pika të bregdetit.
Por një port i madh tregtar 2700 vjeçar nuk mund të zhvendoset pa kosto dhe pa pasoja! Ky është një vendim me pasoja për breza.
xxx
Durrësi është port, përpara se të jetë një pasuri e paluajtshme. Nëse Shqipëria vendos të ndryshojë funksionin e tij, duhet të ketë një arsye kombëtare bindëse. Për fat të keq, në vend të saj, ne kemi sektin Rama në pushtet, të korruptuar deri në grykë dhe aventurier, që po ç’bën me rradhë asetet strategjike të vendit.
Edhe procedurat koncesionare të portit të Vlorës po realizohen përmes kontratave dhe marrëveshjeve okulte, duke dëmtuar rëndë interesat e ekonomisë kombëtare dhe mundësitë e zhvillimit në të ardhmen të këtyre dy portave kryesore detare të vendit.
𝗣𝗗 𝘁𝗲 𝗽𝗿𝗲𝘇𝗮𝗻𝘁𝗼𝗷𝗲 𝘂𝗿𝗴𝗷𝗲𝗻𝘁𝗶𝘀𝗵𝘁 𝘁𝗲𝗸 𝗾𝘆𝘁𝗲𝘁𝗮𝗿𝗲𝘁 𝗥𝗲𝗳𝗼𝗿𝗺𝗲𝗻 𝗲 𝘀𝗮𝗷 𝗧𝗲𝗿𝗿𝗶𝘁𝗼𝗿𝗶𝗮𝗹𝗲! (𝗣𝗷𝗲𝘀𝗮 𝗲 𝗱𝘆𝘁𝗲)

𝗣𝗗 𝘁𝗲 𝗽𝗿𝗲𝘇𝗮𝗻𝘁𝗼𝗷𝗲 𝘂𝗿𝗴𝗷𝗲𝗻𝘁𝗶𝘀𝗵𝘁 𝘁𝗲𝗸 𝗾𝘆𝘁𝗲𝘁𝗮𝗿𝗲𝘁 𝗥𝗲𝗳𝗼𝗿𝗺𝗲𝗻 𝗲 𝘀𝗮𝗷 𝗧𝗲𝗿𝗿𝗶𝘁𝗼𝗿𝗶𝗮𝗹𝗲! (𝗣𝗷𝗲𝘀𝗮 𝗲 𝗱𝘆𝘁𝗲)

Partia Socialistë bëri publik variantin e saj të Reformës Territoriale, me reduktimin e thellë, me gati një të tretën, të njësive vendore të vendit, nga 61 në 46 bashki, me qasje të theksuar centralizuese, për ta kontrolluar plotësisht nga pushteti qendror autonominë lokale.
Kjo nuk ka sens. Për shembull, bashkimi i bashkisë Selenicë me bashkinë Vlorë, sipas variantit të PS, është çmenduri! (Trajtuar në pjesën e parë të kësaj teme-RAT 2026).
I. Përparësitë dërrmuese të Reformës territoriale të PD-së, në krahasim me variantin centralizues socialist
Ne deputetët e Partisë Demokratike, së bashku me ekspertët e reformës, profesionistë të nderuar, duhet ta lançojmë Programin tonë të Reformës Territoriale me 100 bashki në çdo qytet të Shqipërisë. Duhet të shpjegojmë avantazhet dhe përparësitë e dukshme të variantit demokrat, duke demaskur filozofinë e Ramës në centralizimin e pushtetit vendor dhe skllavërimin praktik të tij nga pushteti qendror.
Varianti me 100 bashki synon të ruajë njësi vendore më të vogla, më pranë komuniteteve dhe me lidhje më të drejtpërdrejta me territorin, duke e mbështetur këtë formulë mbi parimin e efiçencës, efikasitetit dhe ekonomicitetit. Ky model i shërben më mirë Shqipërisë, për arsyet kryesore të mëposhtme.
Së pari, 100 bashki do të thotë më shumë afërsi me qytetarin. Përparësia e parë e modelit me 100 bashki është distanca më e vogël midis administratës vendore dhe qytetarit. Në një vend me terren të vështirë malor, popullsi të shpërndarë dhe zona rurale të largëta, si vendi ynë, bashkitë e mëdha krijojnë distanca të konsiderueshme fizike dhe administrative. Kjo penalizon banorët në marrjen e shërbimeve nga administratat vendore përkatëse, si dhe rrit në mënyrë të ndjeshme kostot për përfitimin e çdo shërbimi. Shtimi i territorit dhe krijimi i bashkive të mëdha do të ndikojnë drejtpërdrejt edhe në rritjen e distancës fizike, kufizimin e aksesit në shërbime dhe mosdhënien në kohë të zgjidhjeve për çështje të caktuara me karakter administrativ, që lidhen me kërkesat e ndryshme të banorëve të këtyre zonave.
Një bashki më e vogël ka mundësi të identifikojë më shpejt nevojat e komunitetit dhe të reagojë më drejtpërdrejt ndaj tyre. Në këtë kuptim, 100 bashki mund të nënkuptojnë 100 qendra vendimmarrjeje më pranë qytetarëve, ndërsa modeli me 46 bashki rrit distancën midis administratës dhe komuniteteve periferike, duke ndikuar ne kufizimin e sherbimeve per qytetaret, për pasojë rënien e cilësisë së shërbimeve. Eksperienca e këtyre viteve, gjatë periudhës 2014–2026, vërteton se zvogëlimi i numrit të bashkive ka ulur cilësinë e shërbimeve ndaj banorëve të zonave, kryesisht rurale/të njësive administrative. Kjo e ka shndërruar reformën territoriale të vitit 2014 në një reformë të dështuar, larg pritshmërive mbi të cilat u hartua, me synimin për rritjen e efiçencës së shërbimeve dhe uljen e kostove operative për çdo bashki.
Së dyti, me variantin demokrat kemi decentralizim më të madh, dhe jo centralizim të pushtetit. Reforma territoriale nuk duhet të shihet kurrsesi, si një projekt për reduktimin e numrit të njësive administrative. Ajo duhet të jetë një reformë për decentralizimin real të pushtetit.
Nëse bashkitë janë shumë të mëdha dhe vendimmarrja përqendrohet në qendrat kryesore urbane, ekziston rreziku i madh që zonat periferike dhe rurale të mbeten më pak të përfaqësuara, duke lene shume zona dhe komunitete te mos jene te perfaqesuara ne vendimarrje te caktuara me karakter vendor apo qendror.
Një model me 100 bashki krijon më shumë hapësirë për vendimmarrje lokale, duke u dhënë komuniteteve mundësi të ndikojnë drejtpërdrejt në përcaktimin e prioriteteve të investimeve dhe shërbimeve, si dhe ju jep akses te gjitha zonave dhe baoreve te tyre te kene perfaqesuesit dhe vendimarresit e tyre, te lidhur ne menyre direkte me banoret.
Së treti, varianti me 100 bashki përfaqëson më mirë specifikat lokale. Shqipëria nuk është homogjene. Problemet e një bashkie bregdetare nuk janë të njëjta me ato të një bashkie malore. Problemet e një zone turistike nuk janë të njëjta me ato të një zone bujqësore apo industriale.
Një bashki më e vogël ndërtonë politika më të përshtatura me ekonominë dhe karakteristikat e territorit të saj. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për bujqësinë, turizmin, menaxhimin e pyjeve, të kullotave, ujësjellësit, rrugët rurale, emergjencat civile dhe zhvillimin e bizneseve lokale. Modeli me 100 bashki krijon mundësi për një qeverisje më të personalizuar, sipas nevojave të territorit, e përshtatur dhe e mbështetur në karakteristikat përkatëse të çdo njësie vendore, qoftë kjo me përmasa të mëdha apo më të vogla. Statusi i njësisë vendore, i përcaktuar si bashki, përbën elementin rregullues për çdo njësi, komunitet, popullsi dhe karakteristikë zonale apo krahinore.
Së katërti, varianti demokrat krijon më pak rrezik për braktisjen e periferive. Një nga problemet potenciale të bashkive shumë të mëdha është përqendrimi i investimeve në qytetin ose qendrën kryesore të bashkisë. Kur një bashki përfshin një territor shumë të gjerë, ekziston rreziku që pjesa më e madhe e burimeve të shkojë drejt qendrës administrative, ndërsa fshatrat dhe zonat periferike të mbeten në fund të listës së prioriteteve, sidomos për sa i përket investimeve dhe vëmendjes institucionale.
Po jap nje shembull te thjeshte:
Nga takimet me banorët e njësive administrative, në Bashkinë Vlorë, por edhe në bashki të tjera në qarkun Vlorë, përbëjnë treguesin/shembullin më të qartë të mënyrës se si ka funksionuar pushteti vendor dhe ai qendror në këto zona. Për 12 vite, si pasojë e reformës territoriale të vitit 2014, pothuajse të gjitha njësitë administrative kanë qenë tërësisht jashtë vëmendjes institucionale. Kjo na bën të pohojmë se Reforma Territoriale-Administrative e viteve 2014–2015 ka qenë një reformë që, për më shumë se një dekadë, ka lënë në harresë dhe ka dëmtuar zhvillimin e këtyre zonave.
Njësitë administrative të Bashkisë Vlorë, si Novosela, Qendra, Orikumi dhe Shushica, përfaqësojnë sot zona të lëna pas dore.
Është e trishtë që edhe në vitin 2026, në pothuajse çdo fshat të këtyre njësive administrative, ende mungon furnizimi i rregullt me ujë të pijshëm. Ujësjellësit janë të amortizuar dhe jashtë funksionit, ndërsa dhjetëra banorë detyrohen ta sigurojnë ujin nga burime alternative ose ta marrin përmes rrjeteve të amortizuara, vetëm një herë në dy ditë ose për një orë në 24 orë. Edhe infrastruktura rrugore vazhdon të jetë në gjendje të rënduar, ndërsa shërbimet e tjera publike dhe urbane mbeten larg standardeve minimale.
Këto fakte na çojnë në përfundimin se reforma territoriale e vitit 2014 ka dështuar në administrimin dhe menaxhimin e territoreve të shtuara të bashkive, të përbëra nga ish-komunat. Reforma 2.0 e propozuar nga qeveria, si vazhdimësi e reformës së parë, rrezikon ta përshkallëzojë edhe më tej këtë situatë, duke thelluar mungesën e investimeve dhe problematikat infrastrukturore në këto zona.
Zvogëlimi i numrit të bashkive përbën një model të gabuar zhvillimor për të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
Në një model me 100 bashki, qendra administrative është më pranë zonave të banuara dhe presioni politik e social për ofrimin e shërbimeve është i drejtpërdrejtë.
Së pesti, 100 bashki krijojnë më shumë konkurrencë pozitive mes bashkive. Një numër më i madh bashkish jep shanse më të mëdha për konkurrencë institucionale, duke ndikuar ne forcimin e institucioneve dhe permiresimin e sherbimit ndaj banoreve dhe rritjen e investimeve.
Të 100 bashkitë do të krahasohen për cilësinë e shërbimeve, nivelin e investimeve, menaxhimin financiar, mbledhjen e të ardhurave, transparencën, përdorimin e teknologjisë dhe thithjen e fondeve evropiane. Kjo krijon një model ku qytetarët kanë mundësi të krahasojnë performancën e qeverisjes vendore dhe ndikimin ne rritjen e perfaqesimit.
II. Varianti socialist shkallmon autonomine vendore!
Varianti i Reformës Territoriale me 46 bashki që propozon Partia Socialiste, gre pikëpyetje serioze për nivelin e decentralizimit në Shqipëri. Një numër më i vogël njësish administrative, të shtrira mbi territore më të mëdha, mbart edhe rrezikun e madh që pushteti vendor të largohet nga qytetari dhe të afrohet më shumë me qendrën politike dhe administrative. Ky model e dobëson decentralizimin politik, administrativ dhe financiar të pushtetit vendor. Në praktikë, ai e zhbën këtë parim, duke nxitur efektin e kundërt: përqendrimin e pushtetit në pak duar dhe mungesën e vëmendjes ndaj problemeve reale me të cilat përballen banorët.
Më pak bashki do të thotë më pak qendra vendimmarrjeje. Kur numri i bashkive zvogëlohet ndjeshëm, zvogëlohet edhe numri i qendrave ku ushtrohet pushteti vendor. Nga pikëpamja e administrimit, kjo mund të duket si racionalizim, mirëpo, nga pikëpamja e decentralizimit, lind një pyetje e rëndësishme: A po krijojmë bashki më efikase apo po përqendrojmë më shumë pushtet në më pak duar?
Nëse 46 bashkitë do të kenë territore shumë të mëdha, drejtuesit e tyre do të administrojnë një numër më të madh komunitetesh dhe problemesh të ndryshme. Kjo e bën vendimmarrjen më të largët nga qytetari, dhe jo perfaqesuese.
Së dyti, rritet në maksimum rreziku i centralizimit të pushtetit vendor. Centralizimi nuk ndodh vetëm kur pushteti transferohet drejtpërdrejt te qeveria qendrore. Ai ndodh edhe nëpërmjet krijimit të njësive vendore shumë të mëdha, të cilat bëhen më të varura nga burimet financiare, administrative dhe politike të qendrës.
Një bashki e madhe, që mbulon një territor të gjerë, ka nevojë për më shumë fonde, më shumë staf dhe më shumë projekte infrastrukturore. Nëse këto burime kontrollohen në masë të konsiderueshme nga qeveria qendrore, atëherë bashkia mund të mbetet formalisht autonome, por praktikisht është e varur.
Kjo krijon një problem themelor: decentralizim në letër, centralizim në praktikë!
Së treti, varianti socialist e largon pushtetin nga zonat rurale. Një nga pasojat më të mundshme të modelit me 46 bashki është dobësimi i përfaqësimit të zonave rurale, efekt qe eshte hasur per 12 vjet, si efekti me vrastar i reformes se vitit 2014.
Kur një bashki përfshin një territor shumë të gjerë, qendra urbane që shërben si seli administrative ka natyrshëm më shumë peshë politike dhe ekonomike. Investimet kanë tendencë të orientohen aty ku përqendrohet popullsia, aktiviteti ekonomik dhe infrastruktura. Kjo krijon një situatë ku fshatrat dhe zonat periferike bëhen pjesa më pak e dëgjuar e bashkisë. E kemi parë për 12 vjet këtë me 61 bashkitë që kemi. Rrezikojmë ta shohim akoma dhe më shumë me 46 bashki! Në Shqipëri, ky rrezik është veçanërisht i madh për shkak të migrimit të brendshëm dhe emigracionit, që kanë reduktuar ndjeshëm popullsinë në shumë zona rurale, dhe i kanë hapur rrugë shpopullimit.
Së treti, një bashki shumë e madhe nuk është domosdoshmërisht një bashki më efikase. Nëse territori bëhet shumë i madh, rriten kostot e transportit, distanca administrative, vështirësia e kontrollit, koha e reagimit dhe problemet e koordinimit. Shërbimi është larg qytetarit, larg zgjidhjes së problemeve dhe larg përmbushjes së përgjegjësive institucionale e administrative që pushteti vendor ka ndaj banorëve. Kjo ndodh sepse shërbimet centralizohen vetëm në qendrat urbane, duke anashkaluar dhe lënë pas dore njësitë e tjera, të cilat ndodhen më larg nga qendra administrative.
Pra, ekziston një pikë, përtej së cilës madhësia nuk sjell më efiçencë, por burokraci, mungesë të vëmendjes institucionale dhe moszgjidhje të problemeve të qytetarëve, duke i sorollatur ata nëpër korridoret burokratike që janë ndërtuar gjatë këtyre 12 viteve nga qeveria Rama.
Së katërti, demokracia lokale kërkon afërsi. Pushteti vendor ka një avantazh ndaj pushtetit qendror: ai duhet të jetë më afër qytetarit. Qytetari duhet të jetë në gjendje të kontaktojë relativisht lehtë me administratën, kryetarin e bashkisë, këshillin bashkiak dhe strukturat përgjegjëse.
Në një bashki shumë të madhe, kjo marrëdhënie mund të bëhet më abstrakte.Një banor i një zone periferike mund të ndiejë se vendimet për komunitetin e tij merren shumë larg tij, duke venitur përfaqësimin dhe vendimmarrjen në përputhje me interesat e tyre. Kjo dobëson jo vetëm administrimin vendor, por edhe demokracinë lokale. Vendimmarrja do të përqendrohet, në pjesën më të madhe, vetëm te qendrat urbane, duke anashkaluar në mënyrë të padrejtë interesat dhe nevojat e banorëve të zonave të tjera.
xxx
Partia Demokratike e ka projektin e plotë. Hartën e kompozuar me 100 Bashki, delegimin e kompetencave, pavarësinë financiare, modelin e Autonomisë Vendore, modelet e suksesshme të vendeve të BE-se të vogla si ne dhe Tabelën e 100 Bashkive.
Pse nuk jua tregojmë një orë e më parë demokratëve, mbarë qytetarëve shqiptarë, mediave dhe faktorit ndërkombëtar?
Partia Demokratike ka një kartë të fortë, jo vetëm morale, por edhe një alternativë konkrete që mbron interesat e qytetarëve dhe konsolidon përfaqësimin e drejtë të tyre. Projekti i Partisë Demokratike është projekti që kërkon çdo banor i Republikës së Shqipërisë: një vendimmarrje të drejtë, investime konkrete, frenimin e shpopullimit, ofrimin e shërbimeve në kohën dhe vendin e duhur, konsolidimin institucional dhe mbrojtjen e vlerave, identitetit dhe karakteristikave që mbart çdo krahinë dhe komunitet në çdo cep të Shqipërisë.
Kjo na bën që, si Parti Demokratike, t’u bëjmë të qartë qytetarëve shqiptarë se qëllimi i Edi Ramës dhe i qeverisë së tij është vazhdimi e inkurajimi i shpopullimit. Nëpërmjet kësaj reforme, ai synon të vijojë një model që favorizon largimin e banorëve, veçanërisht nga zonat rurale të Shqipërisë, të cilat, për hir të së vërtetës, janë edhe ndër zonat me potencialet më të mëdha turistike dhe pasurore.
Konferenca modeste e ditës së sotme në lidhje me reformën administrativo-territoriale nga kryetari i Partisë Demokratike, Prof.Dr.Sali Berisha, sëbashku me bashkë/kryetarin e Reformës Administrativo-Territoriale z.Luciano Boci, Sekretarin për pushtetin vendor z.Ylli Asllani, si dhe me ekspertë e profesionistë të tjerë, ishte e domosdoshme, dhe duhet të zgjerohej me gjithë deputetët anëtarë të Komisionit për reformën administrative-territoriale, si ish-kryetari me përvojë i Bashkisë Kamëz, z.Xhelal Mziu, por edhe me deputetë me përvojë.
Këto forma diskutimesh, duhet të shtrihen në cdo qytet, në forëm më të zgjeruar, si takime me qytetaret, në forëm”workshop-e” apo te diskutohen ne ambiente akademike, në mënyrë që me anën e argumentave në secilin takim të demaskohet varianti i sektit Rama për (anti)reformën administrativo-territoriale.
Prezantimi i platformës sonë, mbrojtja dhe argumentimi i ndarjes së njësive administrative në 100 të tilla duhet të jetë alternativa jonë kryesore përballë qytetarëve, si një garanci qeverisëse për të ardhmen. Kjo alternativë duhet t’u garantojë qytetarëve mbrojtjen e interesave të tyre dhe t’u bëjë të qartë se, sipas vlerësimit tonë, drafti i prezantuar nga sekti Rama rrezikon ta deformojë edhe më tej këtë reformë dhe efektet e së cilës do të jeneë edhe më vrastare për zona të tëra , me pasoja direkte që që nuk përputhen me interesat e qytetarëve dh i cënojnë ata.
Reforma administrativo-territoriale ka qenë një nga shtyllat kryesore të programit tonë në zgjedhjet e 25 prillit 2021, 14 majit 2023 dhe 11 majit 2025, për të cilën jemi zotuar publikisht. Për këtë arsye, kemi detyrimin ndaj qytetarëve që propozimet tona t’i mbrojmë me përgjegjësi, ekspertizë dhe profesionalizëm deri në fund, si një kundërpërgjigje ndaj modelit të qeverisjes Rama, i cili ka shkatërruar interesin publik.
Partia Demokratike duhet të mbrojë deri në fund interesat e qytetarëve shqiptarë, forcimin e demokracisë vendore, zhvillimin e barabartë territorial dhe garantimin e një administrimi më të afërt me komunitetet në çdo zonë të vendit.
V.O
Vazhdim-Pjesa e trete ( Aksioni dhe Platforma Qytetare)
Per keto duhet te kete platforem qytetare, ku Partia Demokratike duhet te luaj rol aktiv.Duhet te punojme per platformen qytetare dhe te mbeshtesim aksionin dhe veprimin qytetar, ne vecanti ne Bashkine Selenice, por edhe ne zona te tjera, ku kemi propozuar krijimin e Bashkive. Shqetësim nuk duhet te jete vetem shkrirja e Bashkise Selenice dhe bashkimi i saj me Bashkine Vlore, por edhe moskrijimi i Bashkive te reja, ashtu sic kemi propozuar keto vite, si Bashkia Orikum, Bashkia Novosele, Bashkia Amantia dhe Bashkia Ksamil.
𝗥𝗔𝗧 𝟮𝟬𝟮𝟲- 𝗳𝗹𝗮𝗴𝗿𝗮𝗻𝗰𝗲 𝗮𝗻𝘁𝗶𝗸𝗼𝗺𝗯𝗲𝘁𝗮𝗿𝗲 𝗲 𝘀𝗲𝗸𝘁𝗶𝘁 𝗥𝗮𝗺𝗮 (𝗽𝗷𝗲𝘀𝗮 𝗜-𝗦𝗲𝗹𝗲𝗻𝗶𝗰𝗮 𝘀𝗶 𝘀𝗵𝗲𝗺𝗯𝘂𝗹𝗹)

𝗥𝗔𝗧 𝟮𝟬𝟮𝟲- 𝗳𝗹𝗮𝗴𝗿𝗮𝗻𝗰𝗲 𝗮𝗻𝘁𝗶𝗸𝗼𝗺𝗯𝗲𝘁𝗮𝗿𝗲 𝗲 𝘀𝗲𝗸𝘁𝗶𝘁 𝗥𝗮𝗺𝗮 (𝗽𝗷𝗲𝘀𝗮 𝗜-𝗦𝗲𝗹𝗲𝗻𝗶𝗰𝗮 𝘀𝗶 𝘀𝗵𝗲𝗺𝗯𝘂𝗹𝗹)

Reforma administrativo-territoriale e vitit 2014 u prezantua me premtimin se do ta afronte pushtetin vendor me qytetarët, do të rriste cilësinë e shërbimeve dhe do të ulte kostot e administratës publike. Dymbëdhjetë vite më pas, bilanci tregon se këto objektiva nuk u arritën, dhe prezantimi i draftit nga sekti Rama e thellon akoma më shumë të keqen e reformës së vitit 2014.
I-Shkrirja e Bashkisë Selenicë, inkurajimi që sekti Rama i jep shpopullimit dhe goditjes identitare të kësaj zone
Në vitin 2014, me ndarjen administrativo-territoriale, u krijua Bashkia e Selenicës, e përbërë nga gjashtë njësi-administrative: Selenica, Armeni, Vllahina, Kotë, Brataj dhe Sevaster. Sot, 12 vite më vonë, sekti Rama, propozon që Bashkia Selenicë, si përfaqësuese e krahinës së Lumit të Vlorës, Selenicës , Kudhés -Grehotit të zhduket duke e bashkuar me Bashkinë e Vlorës.
Kjo pseudo-reformë dëshmon edhe një herë se Edi Rama na urren të gjithëve. Propozimi i tij për shkrirjen e Bashkisë Selenicë, është dëshmi e urrejtjes së tij për traditat, identitetin dhe historinë e kësaj krahine. Kjo reformë është një tjetër mjet për të inkurajuar shpopullimin. Në vend që të merrte në konsideratë propozimet e Partisë Demokratike( të lançuara këto vite) në/për qarkun e Vlorës për krijimin e bashkive të reja të Orikumit, Novoselës/Topalltisë dhe Amantias krahas atyre ekzistuese kreu i sektit, Edi Rama, nëpërmjet kësaj reforme, shfaq urrejtjen e tij ndaj njerëzve dhe krahinave. Nëse edhe Bashkia e Selenicës humbet statusin e saj, ky akt do inkurajojë dhe përshpejtojë edhe më tej shpopullimin e këtyre zonave; do të ndikojë gradualisht në zhdukjen e identitetit administrativ e kulturor të një krahine të tërë, si dhe do të vështirsojë zhvillimin ekonomik, përfaqësimin politik të zonës dhe do të cënojë mbrojtjen e interesave të këtij komuniteti.
Nëse ky projekt shkon deri në fund, nuk do të jetë thjesht një vendim juridik-administrativ, do të jetë një padrejtësi , diskriminim ndaj krahinës së Lumit të Vlorës, ndaj historisë së saj.
Partia Demokratike ka propozuar një qasje krejt tjetër. Këto vite, qysh nga viti 2021, ne si Parti Demokratikr kemi mbështetur, propozuar e ideuar rikrijimin e Bashkisë së Orikumit, krijimin e Bashkisë së Novoselës/Topalltisë, krijimin e Bashkisë Amantia, duke e ideuar këtë organizim territorial në funksion të interesit të qytetarëve dhe jo të centralizimit të pushtetit. Në vend që të shqyrtohen këto alternativa, sekti Rama propozon shkrirjen e një bashkie që përfaqëson historinë, traditat dhe identitetin e një krahine të tërë.
Dymbëdhjetë vite pas reformës së vitit 2014 janë prova më e qartë se ajo nuk arriti objektivat për të cilat u hartua. Kur një model ka dështuar për më shumë se një dekadë, zgjidhja nuk mund të jetë filozofia e shkrirjes së bashkive të tjera. Përkundrazi, kjo do të ndikojë drejtpërdrejtë në largimin edhe më shumë të institucioneve nga qytetarët dhe do të dobësojë përfaqësimin e komuniteteve, duke nxitur çdo ditë shpopullimin e këtyre zonave, siç ka ndodhur fatkeqësisht këto 12 vite.
II-Partia Demokratike duhet të vazhdojë shpalosjen e alternativës/draftit të saj
Reforma administrativo-territoriale ka qenë kryefjala e programit tonë në zgjedhjet e 25 prillit 2021, 14 majit 2023 dhe 11 majit 2025 dhe për të jemi zotuar publikisht. Prandaj, na lind detyrimi që kemi ndaj qytetarëve, që propozimet tona t’i mbrojmë me përgjegjësi, ekspertizë dhe profesionalizëm.
Kjo bën që Partia Demokratike duhet të vazhdojë ta kundërshtojë këtë projekt dhe, njëkohësisht, të shpalosë alternativën e saj për reformën administrativo-territoriale, alternativë për të cilën është punuar me përkushtim dhe seriozitet.
Alternativa jonë është e qartë. Drafti i Partisë Demokratike, i hartuar pas një pune të gjatë dhe konsultimesh me ekspertë e qytetarë, parashikon krijimin e 100 njësive vendore. Ky model synon decentralizimin real të pushtetit, afrimin e shërbimeve pranë qytetarëve, fuqizimin e komuniteteve lokale dhe frenimin e shpopullimit.
Ndryshe nga modeli aktual i sektit Rama, i cili ka përqendruar gjithnjë e më shumë kompetenca në qeverinë qendrore, alternativa jonë synon t’u rikthejë njësive vendore rolin dhe përgjegjësitë që u takojnë. Vetëm kështu mund të ndërtohet një pushtet vendor që i shërben qytetarëve dhe zhvillimit të territorit.
Propozimet tona si Parti Demokratike janë në përputhje të plotë me parimet e Kartës së Autonomisë Vendore dhe ofrojnë planifikime realiste për garantimin e autonomisë financiare dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarin. Për këtë arsye kemi detyrimin t’i mbrojmë dhe t’i çojmë deri në fund.
Ne, si Parti Demokratike, duhet t’i shkojmë deri në fund shpalosjes së alternativës sonë lidhur me Reformën Administrativo-Territoriale, dhe t’u bëjm të qartë qytetarëve se sekti Rama nëpërmjet draftit të prezantuar po e deformojnë edhe më tej këtë reformë, me efekte tërësisht jashtë interesit të qytetarëve. Reforma duhet të korrigjojë gabimet e bëra në vitin 2014, në respekt të plotë të të gjithë qytetarëve shqiptarë, dhe për të cilën ne si Parti Demokratike e kemi detyrim dhe zotim për të vazhduar.
Partia Demokratike duhet që në çdo qytet të përcjellë mesazhet e saj lidhur me reformën territoriale dhe qëndrimet e saj për këtë reformë, duke shpalosur alternativën e saj.
Reforma RAT 2014 u realizua keq dhe me RAT 2026 sekti dhe KM antikombétar Edi Rama synon të thellojë të keqen.
III-Pseudoreforma e sektit Rama, do të kundërshtohet fuqishëm nga qytetarët
Që prej viteve 2021–2022 kemi punuar për reformën administrativo-territoriale, të cilën e kemi pasur një nga pikat më të forta të programit tonë dhe të alternativës sonë qeverisëse gjatë këtyre viteve. Për këtë reformë kemi gjetur mbështetje edhe te qytetarët.
Nëpërmjet kësaj reforme, Edi Rama jam i bindur se nuk do të gjejë mbështetje në asnjë bashki. Ashtu si në Poliçan, njerëzit do të ngrihen në Selenicë, Novoselë, Dukat, Orikum ,Ksamil e në çdo qytet e krahinë tjetër që preket nga projekti diabolik i zvogëlimit të numrit të Bashkive, projekt që do cënojë drrjtpërdrejtë zhvillimin e zonave dhe do të nxisë më tej shpopullimin.
V.O
Më poshtë po bashkangjis disa foto nga aktivitetet e zhvilluara në qarkun e Vlorës, në kuadrin e propozimeve tona për Reformën Territoriale-Administrative, gjatë vitit 2022-2023: Orikumi Bashki, Novosela Bashki, Amantia Bashki, Ksamili Bashki.
𝗗𝗔𝗦𝗛: 𝗦𝗵𝗾𝗶𝗽𝗲𝗿𝗶𝗮, 𝗲 𝘇𝗵𝘆𝘁𝘂𝗿 𝗻𝗲 𝗸𝗿𝗶𝗺 𝘁𝗲 𝗼𝗿𝗴𝗮𝗻𝗶𝘇𝘂𝗮𝗿 𝗱𝗵𝗲 𝗸𝗼𝗿𝗿𝘂𝗽𝘀𝗶𝗼𝗻

𝗗𝗔𝗦𝗛: 𝗦𝗵𝗾𝗶𝗽𝗲𝗿𝗶𝗮, 𝗲 𝘇𝗵𝘆𝘁𝘂𝗿 𝗻𝗲 𝗸𝗿𝗶𝗺 𝘁𝗲 𝗼𝗿𝗴𝗮𝗻𝗶𝘇𝘂𝗮𝗿 𝗱𝗵𝗲 𝗸𝗼𝗿𝗿𝘂𝗽𝘀𝗶𝗼𝗻

Dje doli Raporti i Sigurisë për Shqipërinë 2026 (https://www.osac.gov/…/57be200a-2e4d-4e03-89d1… ), i publikuar nga Këshilli Konsultativ i Sigurisë së Jashtme (Overseas Security Advisory Council, OSAC), një strukturë e Departamentit Amerikan të Shtetit, e cila harton vlerësime të sigurisë për qytetarët dhe bizneset amerikane jashtë vendit.
Raporti cilëson se protestat kundër projekteve të planifikuara të resorteve turistike në Sazan dhe Zvërnec nisën si demonstrata me karakter mjedisor, por më pas morën përmasa kombëtare dhe u shndërruan në protesta kundër korrupsionit qeveritar. Raporti e përfshin protestën qytetare në analizën e tij mbi stabilitetin politik dhe sigurinë në Shqipëri, duke e cilësuar si një nga ngjarjet më domethënëse të vitit 2026.
Ai evidenton se kërcënimi kryesor për vizitorët në Shqipëri vazhdon të jetë kriminaliteti. Sipas OSAC, kriminaliteti u rrit me rreth 17% gjatë vitit 2025, me ndikimin më të madh nga krimet e lidhura me trafikun e drogës, mashtrimet dhe veprat penale që përfshijnë armët. Raporti thekson se Shqipëria vazhdon të ketë një prani të konsiderueshme të krimit të organizuar. Dokumenti përshkruan ekzistencën e rrjeteve kriminale të përfshira në trafik droge, pastrim parash, trafikim qeniesh njerëzore, zhvatje, prostitucion dhe korrupsion.
Raporti vlerëson se korrupsioni në administratë, drejtësi dhe prokurime publike, mungesa e transparencës, si edhe ndikimi i interesave të fuqishme politike dhe ekonomike, vazhdojnë të konsiderohen pengesa serioze për forcimin e shtetit të së drejtës.
“Shqipëria ka një kuadër ligjor të fortë për të luftuar korrupsionin dhe për të parandaluar konfliktin e interesit të zyrtarëve publikë dhe politikanëve, përfshirë edhe anëtarët e familjeve të tyre. Megjithatë, investitorët e huaj përmendin korrupsionin, duke përfshirë atë në sistemin gjyqësor, në qeveri, në prokurimet publike dhe në media, mungesën e transparencës dhe konkurrencës, ekonominë e madhe informale dhe zbatimin e dobët të kontratave, si disa nga problemet më të mëdha që pengojnë mjedisin e biznesit në Shqipëri”, theksohet në Raport.
Sipas DASH, një administratë publike e ekspozuar ndaj korrupsionit cenon cilësinë e shërbimeve publike dhe ul besimin e qytetarëve tek institucionet. Kur procedurat administrative nuk perceptohen si të paanshme dhe transparente, rritet perceptimi për trajtim të pabarabartë dhe dobësohet autoriteti i shtetit.
Raporti cilëson se pandëshkueshmëria në Shqipëri mbetet një problem serioz. “Me krijimin e SPAK-ut në vitin 2019, arrestimi dhe ndjekja penale e zyrtarëve që kryejnë abuzime është në rritje. Megjithatë”,-vëren Raporti”, shumë zyrtarë, politikanë, gjyqtarë dhe persona me interesa të fuqishme biznesi ende janë në gjendje t’i shmangen ndjekjes penale”.
DASH thekson se çdo shqetësim lidhur me integritetin e sistemit të drejtësisë ka ndikim të drejtpërdrejtë mbi sigurinë juridike. Investitorët vendas dhe të huaj kërkojnë një sistem gjyqësor të pavarur, efikas dhe të parashikueshëm, ku mosmarrëveshjet të zgjidhen mbi bazën e ligjit, dhe jo të ndikimeve të jashtme.
Një aspekt tjetër që trajton Raporti është ndikimi i interesave të fuqishme politike dhe ekonomike mbi institucionet publike. “Kur krijohet perceptimi se vendimmarrja mund të ndikohet nga grupe interesi, dobësohet konkurrenca e ndershme në ekonomi dhe vihet në diskutim barazia para ligjit”, shprehet Raporti.
Vlerësime si ky i OSAC të Departamentit Amerikan të Shtetit, nuk duhen parë vetëm si një analizë mbi klimën e sigurisë apo të biznesit në Shqipëri, por edhe si një tregues i fortë perceptimit ndërkombëtar mbi praninë alarmante të krimit të organizuar dhe të korrupsionit të përhapur shtetëror në Shqipëri, të nxitura dhe mbrojtura nga keqqeverisja e sektit Rama në pushtet.
𝗠𝗮𝗿𝗿𝗲𝘃𝗲𝘀𝗵𝗷𝗮 𝘂𝘀𝗵𝘁𝗮𝗿𝗮𝗸𝗲 𝗺𝗲 𝗦𝗛𝗕𝗔-𝘁𝗲: 𝗶𝗻𝘃𝗲𝘀𝘁𝗶𝗺 𝗻𝗲 𝘀𝗶𝗴𝘂𝗿𝗶𝗻𝗲 𝗸𝗼𝗺𝗯𝗲𝘁𝗮𝗿𝗲

𝗠𝗮𝗿𝗿𝗲𝘃𝗲𝘀𝗵𝗷𝗮 𝘂𝘀𝗵𝘁𝗮𝗿𝗮𝗸𝗲 𝗺𝗲 𝗦𝗛𝗕𝗔-𝘁𝗲: 𝗶𝗻𝘃𝗲𝘀𝘁𝗶𝗺 𝗻𝗲 𝘀𝗶𝗴𝘂𝗿𝗶𝗻𝗲 𝗸𝗼𝗺𝗯𝗲𝘁𝗮𝗿𝗲

Marrëveshja e huasë direkte ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuara nga Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes (Defense Security Cooperation Agency – DSCA), në kuadër të programit të Financimit të Jashtëm Ushtarak (Foreign Military Financing – FMF), me një vlerë totale prej 302 milionë dollarësh amerikanë, përfaqëson një nga projektet më të rëndësishme të modernizimit të kapaciteteve të mbrojtjes të Shqipërisë.
Marrëveshja nuk ka rëndësi vetëm për vlerën financiare që mbart, por edhe për ndikimin e saj në forcimin e kapaciteteve ushtarake, rritjen e ndërveprueshmërisë me aleatët e NATO-s dhe konsolidimin e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-ve.
I. Një investim në sigurinë kombëtare
Shqipëria është anëtare e NATO-s që prej vitit 2009 dhe ka detyrimin të zhvillojë vazhdimisht kapacitetet e saj mbrojtëse sipas standardeve të Aleancës.
Në këtë kuadër, investimet në mjete dhe pajisje moderne nuk janë vetëm një zgjedhje politike, por edhe pjesë e angazhimeve që rrjedhin nga anëtarësimi në NATO.
Një financim i tillë do të kontribuojë fuqishëm në modernizimin e Forcave tona të Armatosura, në zëvendësimin e pajisjeve të amortizuara, në përmirësimin e gatishmërisë operacionale, në rritjen e aftësisë për të marrë pjesë në misione ndërkombëtare dhe në forcimin e mbrojtjes së territorit dhe infrastrukturës sonë kritike.
Financimi i Jashtëm Ushtarak (Foreign Military Financing) është një program i qeverisë së Shteteve të Bashkuara, që synon të ndihmojë vendet partnere në financimin e blerjes së pajisjeve, sistemeve dhe shërbimeve ushtarake amerikane. Ky mekanizëm u jep vendeve partnere mundësinë të sigurojnë pajisje moderne, duke përdorur skema financimi të strukturuara, të administruara në kuadër të bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes.
Për Shqipërinë, kjo përfaqëson një instrument të rëndësishëm, për të përshpejtuar modernizimin e kapaciteteve ushtarake.
II. Përfitime të qarta strategjike dhe gjeopolitike
Një marrëveshje e tillë sjell përfitime të rëndësishme dhe të qarta për ne.
Së pari, ajo forcon marrëdhëniet strategjike me Shtetet e Bashkuara, aleatin kryesor të Shqipërisë jo vetën në rrafshin politik, por edhe në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes.
Së dyti, pajisjet e prodhuara sipas standardeve amerikane rrisin ndërveprueshmërinë me forcat e vendeve të NATO-s gjatë stërvitjeve dhe operacioneve të përbashkëta.
Së treti, modernizimi i teknologjisë ushtarake do ta përmirësojë ndjeshëm aftësinë e Forcave tona të Armatosura, për të reaguar ndaj sfidave të reja të sigurisë, përfshirë kërcënimet hibride, mbrojtjen kibernetike, emergjencat civile dhe fatkeqësitë natyrore, për shkak të pajisjeve dhe sistemeve të reja ushtarake moderne që do të financohen dhe sigurohen për Shqipërinë.
Marrëveshja merr një rëndësi të veçantë, në një mjedis ndërkombëtar të karakterizuar nga pasiguri më të mëdha, tensione rajonale dhe rritje të investimeve në mbrojtje nga shumë vende të NATO-s.
Në këtë kontekst, modernizimi i forcave të armatosura nuk lidhet vetëm me mbrojtjen kombëtare, por edhe me kontributin që Shqipëria jep për sigurinë kolektive në Evropë.
Për Shqipërinë, një forcë ushtarake më moderne përforcon besueshmërinë e saj si partnere e denjë në Aleancë.
III. Transferimi i teknologjisë dhe zhvillimi institucional
Përtej pajisjeve dhe sistemeve moderne të mbrojtjes, marrëveshja do të shoqërohet me programe trajnimi, mbështetje logjistike, mirëmbajtje dhe zhvillim të kapaciteteve tona njerëzore në mbrojtje.
Kjo do të ndikojë pozitivisht në profesionalizimin e Forcave të Armatosura dhe në rritjen e aftësive teknike të personelit, i cili do të përdorë dhe mirëmbajë pajisjet dhe sistemet e reja.
Marrëveshja shënon një etapë të rëndësishme në transformimin e Forcave të Armatosura Shqiptare. Efektiviteti i investimit do të varet jo vetëm nga blerja e pajisjeve dhe sistemeve të reja, por edhe nga integrimi i tyre në strukturat ekzistuese, nga trajnimi i duhur i personelit, nga mirëmbajtja afatgjatë dhe planifikimi i duhur i përdorimit operacional të tyre.
xxx
Marrëveshja për huanë direkte prej 302 milionë dollarësh ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, përmes Agjencisë së Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA) dhe në kuadër të programit FMF, përfaqëson një hap me rëndësi strategjike për modernizimin e mbrojtjes së vendit dhe forcimin e partneritetit me SHBA-të. Zbatimi i saj kërkon transparencë dhe planifikim afatgjatë. Nëse këto elemente garantohen, investimi mund të rrisë aftësitë mbrojtëse të Shqipërisë dhe të forcojë rolin e saj si një aleate e besueshme në NATO, duke kontribuar njëkohësisht në sigurinë tonë kombëtare dhe në atë rajonale.
V.O.: Kjo marrëveshje natyrshëm gjeti mbështetjen e plotë të Kryetarit të PD-s dhe të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratikë, por provokimi i Edi Ramës pamundësoi votimin teknik në sallën e Kuvendit, pasi, në bazë të Kushtetutës, ishte taksative që duhej të pritej edhe një javë, për miratimin në seancë plenare. Në mbledhjen e përbashkët të Komisionit të Sigurisë dhe Rendit dhe të Komisionit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, të zhvilluar ditën e sotme datë 27.07.2026, ora 13.30, unë e mbështeta Marrëveshjen dhe e votova. Mosmarrja pjesë në seancën plenare ishte në respekt të vendimit të drejtë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, pavarësisht opinionit tim personal. Këtë Marrëveshje me vlera strategjike për Shqipërinë, Edi Rama nuk kishte pse ta finalizonte në një rrugë jo kushtetuese.
𝗕𝗲𝘀𝗮 𝗲 𝘁𝗲 𝗽𝗮𝗯𝗲𝘀𝗶𝘁

𝗕𝗲𝘀𝗮 𝗲 𝘁𝗲 𝗽𝗮𝗯𝗲𝘀𝗶𝘁

Sikurse e thekson me qartësi gazetari dhe analisti potent i gazetës “Sot”, z. Ilir Dako, në shkrimin e sotëm “Besa e pabesisë, monologu i fundit i Edi Ramës”, “Rama kërkon besë si një i pabesë, premton besë si një tradhtar i përjetshëm. Ai i ka prerë në besë qytetarët që nga dita e parë e pushtetit, duke i poshtëruar me arrogancën e një qeverisjeje kriminale dhe antipopullore”.
Kreu i sektit në pushtet, Edi Rama, në fjalën-monolog përpara grupit parlamentar socialist, paraqiti një strategji me emrin “Besa”, për kthesën që, sipas tij, duhet të marrë qeverisja dhe një aneks për Partinë Socialiste, që kjo parti, e uzurpuar prej tij, ta mbështesë kthesen. Të dyja dokumentet i shoqëroi me togfjalëshin “Besa-besë”.
Në traditën shqiptare, “besa” nuk është thjesht një premtim. Ajo është një zotim moral, një fjalë që duhet mbajtur me çdo kusht dhe që ndërton besimin mes njerëzve. Pikërisht për këtë arsye, kur një kryeministër u kërkon qytetarëve ta besojnë edhe një herë, pyetja e parë që lind është: a e mbështet bilanci i qeverisjes këtë kërkesë?
Pas 14 vitesh në drejtimin e vendit, Edi Rama nuk gjykohet më nga premtimet, por nga rezultatet. Rezultati i parë: boshatisja e vendit! Mbi 1.5 milionë shqiptarë në këto 14 vite kanë votuar “besën” e Ramës duke ikur. Shqipëria po përballet me eksodin masiv të të rinjve, të profesionistëve dhe madje edhe të sipërmarrësve, që kërkojnë më shumë mundësi jashtë vendit. Kur me qindra mijëra qytetarë zgjedhin të ndërtojnë jetën larg Shqipërisë, kjo është prova më e pastër se ata nuk kanë gjetur besimin, tek perspektiva që u është ofruar këtu nga qeverisja. Për boshatisjen e vendit e kërkon besën Edi Rama?!
Rezultati i dytë: korrupsioni i përhapur, si dhe perceptimi për mungesën e barazisë para ligjit. Raportet ndërkombëtare kanë evidentuar në vite sfida që lidhen me transparencën, me dobësimin gati në zerim të pavarësisë dhe integritetit të institucioneve kushtetuese, si dhe me luftën jo-efektive kundër korrupsionit. Për korrupsionin galopant dhe endemik e kërkon besën Edi Rama?!
Rezultati i tretë: farsat zgjedhore në katër zgjedhjet e fundit të përgjithshme, me keqpërdorimin dhe abuzimet kolosale me financat dhe administratën e Shtetit.
Rezultati i katërt: skandalet me tenderat publikë, të fundit me AKSHI-n dhe KAYO-n, korrupsionin “inovativ” të Ramës në ushtri.
Rezultati i pestë: investimet e mëdha infrastrukturore nën akuza të forta për favorizime okulte dhe korrupsion.
Rezultati i gjashtë: politikat fiskale si favorizim ndaj kompanive të mëdha kliente të sektit Rama. Kjo ka sjellë kartelizimin dhe monopolizimin e tregjeve kryesore të vendit, si dhe vrasjen reale të konkurrencës së lirë
Rezultati i shtatë: Menaxhimi skandaloz dhe abuzimi i skajshëm me pronat publike, përmes dy ligjeve famëkeqe Nr. 2020 dhe atij për investitorin strategjik, si dhe shume shoqerive publike e trukeve për të zhvlerësuar dhe shitur pronat publike. Tokat shtetërore, pasuritë bregdetare, ndërtesat publike dhe asetet strategjike janë vënë në ankand nga sekti në pushtet, duke sfiduar transparencën, ligjshmërinë dhe interesin publik.
Rezultati i tetë: Transparenca e munguar buxhetore, qeverisja përmes akteve normative, aventurat me keqpërdorimin e fondit rezerve dhe braktisja e biznesit prodhues dhe atij eksportues të vendit.
Rezultati i nëntë: Metamorfozën e Kuvendit, të shndërruar në noter të rëndomtë dhe dekor të qeverisë.
Rezultati i dhjetë: Urrejta e thellë fiziologjike për opozitën, demonizimi dhe denigrimi i parreshtur i saj.
Këto janë “rezultatet” e tua autokrati Rama. Në një demokraci, besimi nuk është një e drejtë që buron nga posti i kryeministrit. Ai është një mandat që qytetarët e japin dhe e rinovojnë, vetëm kur binden se premtimet janë shndërruar në rezultate pozitive dhe të prekshme për ta. Besimi ndërtohet përmes transparencës dhe llogaridhënies, jo përmes arrogancës dhe denigrimit. Për çfarë ua kërkon besën shqiptarëve, kur ke 14 vjet që je i pabesë ndaj tyre, që i zhgënjen, i bullizon dhe i mashtron?
𝗦𝗸𝗮𝗻𝗱𝗮𝗹𝗶 𝟭𝟭𝟬 𝗺𝗶𝗹𝗶𝗼𝗻𝗲 𝗲𝘂𝗿𝗼 𝗶 𝗱𝘆 𝗿𝗿𝗮𝗻𝗴𝗮𝗹𝗹𝗮𝘃𝗲 𝘁𝗲 𝗽𝗮𝗽𝘂𝗻𝗮 𝗹𝘂𝗻𝗱𝗿𝘂𝗲𝘀𝗲 𝗻𝗲 𝗩𝗹𝗼𝗿𝗲!

𝗦𝗸𝗮𝗻𝗱𝗮𝗹𝗶 𝟭𝟭𝟬 𝗺𝗶𝗹𝗶𝗼𝗻𝗲 𝗲𝘂𝗿𝗼 𝗶 𝗱𝘆 𝗿𝗿𝗮𝗻𝗴𝗮𝗹𝗹𝗮𝘃𝗲 𝘁𝗲 𝗽𝗮𝗽𝘂𝗻𝗮 𝗹𝘂𝗻𝗱𝗿𝘂𝗲𝘀𝗲 𝗻𝗲 𝗩𝗹𝗼𝗿𝗲!

Më 20 korrik 2026, Korporata Elektroenergjitike Shqiptare shpalli një tendër me vlerë mbi 20 milionë euro për shërbime mirëmbajtjeje të dy TEC-eve të vjetër në Triport, Vlorë, të marrë me qira nga qeveria në shtator 2022.
I. Dy TEC-et lundrues në Triport: megaskandali i errët financiar i sektit Rama
Në gati katër vjet, këto dy rrangalla lundruese i kanë kushtuar taksapaguesve shqiptarë rreth 90 milionë euro, në qira ditore në vlerë dhjetra mijëra euro, në kosto ankorimi, në mirëmbajtje dhe në shpenzime operative
Marrja me qira e dy TEC-eve lundrues të vjetër në Vlorë është rasti më problematik i administrimit të fondeve publike në sektorin energjetik shqiptar. Pas pothuajse katër vitesh nga nënshkrimi i kontratës, këto njësi prodhimi nuk kanë hyrë në funksion, ndërsa kostoja për taksapaguesit vazhdon të rritet. Në total, fatura, me realizimin e tenderit të shpallur nga KESH, do të arrijë në afro 110 milionë euro, pa prodhuar asnjë kilovat-orë energji për sistemin elektroenergjetik shqiptar!
Kur mori vendimin për sjelljen e TEC-eve lundruese në shtator 2022, sekti Rama e justifikoi me gjoja argumentin se Shqipëria po përballej me krizën ndërkombëtare të energjisë dhe me rrezikun e mungesës së prodhimit nga hidrocentralet për shkak të thatësirës.
Objektivi ishte sigurimi i energjisë në periudhat e krizës, ulja e importeve dhe garantimi i sigurisë energjetike. Realiteti rezultoi krejt ndryshe. TEC-et nuk hynë kurrë në prodhim për shkak të problemeve teknike, infrastrukturore dhe procedurale.
Për pasojë, ato nuk prodhuan energji, nuk ulën importet, nuk ndikuan në stabilitetin e sistemit energjetik dhe nuk krijuan të ardhura për KESH apo OST. Investimi nuk realizoi asnjë nga objektivat për të cilat u justifikua.
II. Fatura absurde e një afere energjitike të paprecedentë në rajon dhe Evropë
Problemi bëhet edhe më i rëndë, sepse pagesat nuk kanë përfunduar. Edhe pse impiantet nuk punojnë, shteti vazhdon të paguajë qiranë, kostot e ankorimit, mirëmbajtjen dhe shpenzimet operative.
Pyetja thelbësore sot është e thjeshtë: çfarë përfituan qytetarët shqiptarë nga ky projekt?
Në ekonominë publike ekziston një parim i qartë: çdo euro e shpenzuar duhet të krijojë një vlerë të matshme për qytetarët. Çdo fond publik i përdorur për një projekt që nuk jep rezultat krijon një “kosto të mundësisë së humbur”, ose kosto oportune.
Në rastin e TEC-eve lundruese, me të njëjtat fonde (110 milionë euro), në këto katër vite mund të ishin financuar investime në energjinë diellore dhe atë të erës, sisteme të ruajtjes së energjisë me bateri, programe për rritjen e eficiencës energjetike dhe mbështetje për prodhimin vendas të energjisë nga bizneset dhe familjet.
Këto investime do të kishin krijuar kapacitete afatgjata dhe do të kishin sjellë përfitime të qarta dhe të mëdha ekonomike, edhe pas përfundimit të krizës. Pra, kuptohet lehtë kosto oportune e jashtëzakonshme e këtij shpërdorimi dhe abuzimi gjigand me paranë publike.
Nj֝ë investim i ngjashëm i shkuar dëm në këtë mënyrë nuk ka precedent në rajon dhe në mbarë Evropën.
Pesë pyetje kërkojnë përgjigje urgjente për opozitën e Partisë Demokratike, që e ka denoncuar fuqishëm këtë aferë, dhe për mbarë opinionin publik: 1. A ishte marrja me qira e TEC-eve lundruese alternativa më e mirë në kushtet e krizës së vitit 2022? 2. Pse impiantet nuk kanë funksionuar në përputhje me objektivat për të cilat u kontraktuan? 3. Sa është kostoja totale që ka paguar dhe do të paguajë shteti shqiptar për këtë projekt? 4. A janë shqyrtuar mundësitë për rinegocimin ose ndërprerjen e kontratës në interes të financave publike? dhe 5. Çfarë përgjegjësish administrative, financiare apo politike janë identifikuar deri më sot?
III. Përgjegjësia e rëndë penale dhe institucionale e sektit Rama
Një projekt i këtyre përmasave nuk mund të mbetet pa një analizë të përgjegjësive. Duhet të bëhet e qartë kush e propozoi këtë zgjidhje, mbi çfarë studimi u mbështet vendimmarrja, kush mbikëqyri zbatimin e kontratës, cilat institucione monitoruan realizimin e objektivave dhe çfarë masash janë marrë, pasi u bë e qartë se impiantet nuk po jepnin rezultatet e pritshme.
Llogaridhënia është një element thelbësor i administrimit të financave publike. Dy rrangallat e papuna lundruese në Vlorë thërrasin çdo ditë hetim nga SPAK, nevojë për transparencë dhe auditim.
Rasti i dy TEC-eve të vjetra lundruese meriton një auditim të plotë teknik, financiar dhe ligjor. Një auditim i pavarur duhet të analizojë arsyet pse impiantet nuk u vunë në funksion sipas pritshmërive, kostot reale të kontratës, nëse ekziston një dëm ekonomik për financat publike dhe sa është ai, si dhe mësimet që duhen nxjerrë për projektet e ardhshme strategjike.
xxx
Vetëm përgjegjshmëria dhe transparenca mund të rikthejë besimin e qytetarëve në mënyrën se si administrohen fondet nga taksat e tyre. Mirëpo përgjegjshmëri dhe transparencë me sektin Rama në pushtet nuk ka!