Fjala e mbajtur në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave

Fjala e mbajtur në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave

datë 17.03.2014
Të pranishëm: Erion Braçe, Ridvan Bode, Anastas Angjeli, Andrea Marto, Arben Çuko, Majlinda Bufi, Ervin Koçi, Evis Kushi, Dashamir Shehi, Florion Mima, Blerina Gjylameti, Sherefedin Shehu, Ilir Xhakolli, Igli Cara, Paulin Sterkaj, Pjerin Ndreu dhe Liljana Elmazi.
Qysh në fillim të prezantimit të këtij projektligji të përgatitur nga KLSH-ja, më lejoni, të nderuar deputetë, të shpreh falënderimin për dashamirësinë dhe mirësinë që keni treguar ndaj këtij ligji, i cili më së fundi futet në agjendën e Kuvendit. KLSH-ja, në vijim të përpjekjeve për të përputhur veprimtarinë e vet me standardet ndërkombëtare të auditimit INTOSAI dhe me legjislacionin bashkëkohor të 3 institucioneve homologe dhe të zhvilluara, si dhe në zbatim të kërkesave e rekomandimeve të progres-raporteve të fundit të Komisionit Europian ka përgatitur amendimet e ligjit të tij organik nr. 8270, datë 23.12.1997, i ndryshuar, me ndihmën teknike të Drejtorisë së Përgjithshme të DG Budget të buxhetit të Komisionit Europian dhe të projektit SIGMA të BE-së dhe të OSBE-së. Nga ana tjetër, brenda vendit, ky proces është konsultuar me institucione të ndryshme shtetërore, më përfaqësues të shoqërisë civile. Në rrugë informale është diskutuar dhe me deputetë të Komisionit të Ekonomisë, me grupe të ndryshme interesi, duke përfshirë në veçanti qarqet akademike të fushës juridike dhe ekonomike.
Përfitoj nga ky rast që nga ky Komision i nderuar të falënderoj të gjithë ata përfaqësues, vendas dhe të huaj, që kanë kontribuar në përgatitjen e këtij projektligji. Do të lejoni që në fillim të fjalës sime të citoj një vlerësim nga drejtori i Përgjithshëm i DG Budget, me 18 tetor 2012. Pasi siguron për mbështetjen maksimale teknike të Komisionit Europian për amendimet e ligjit të KLSH-së, shprehet se: “Amendimet e sjellin institucionin e KLSH-së tërësisht në linjë me standardet INTOSAI”. Kujtoj këtu se këto amendime janë sjellë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë me 29 nëntor 2012 dhe janë risjellë në legjislaturën e re. Zoti Robert Gielisse, drejtor njësie në DG Budget, i cili ka ardhur personalisht dy herë për ligjin e ri të KLSH-së, në tetor të vitit 2012, ku mori pjesë në tryezat e punës të organizuara me këtë rast, si dhe në dhjetor të vitit 2013, kur u takua me Kryetarin e Parlamentit, zotin Ilir Meta, gjatë konsultimeve me palët e interesit në nëntor të vitit 2013 ka cilësuar se: “Projektligji i ri jep një strukturë të qartë dhe terminologji të standardeve ndërkombëtare. Ai ka referenca të qarta për auditimet e performancës dhe përkufizim më të fortë të rolit dhe të të drejtave të KLSH-së”.
Amendimet e ligjit të KLSH-së janë një përparim i madh. Ato e sjellin auditimin e jashtëm publik në Shqipëri në një linjë me standardet ndërkombëtare. Domosdoshmëria e kryerjes së ndryshimeve në ligjin organik të mëparshëm të KLSH-së ka ardhur si rezultat i një sërë faktorësh të brendshëm dhe të jashtëm, ku më kryesorët, më lejoni të citoj, kërkesat dhe angazhimet e Shqipërisë të përcaktuara në MSA. Sipas nenit 90 të MSA-së, bashkëpunimi mes palëve do të përqendrohet në fushat prioritare që lidhen me të drejtën e komunitetit, në fushën financiare, në fushat e kontrollit financiar të brendshëm publik e të auditimit të jashtëm. Palët bashkëpunojnë në mënyrë të veçantë për të zhvilluar një sistem efikas të kontrollit financiar të brendshëm publik dhe sistemet e auditimit të jashtëm në Shqipëri në përputhje me standardet dhe metodologjitë e pranuara botërisht, si dhe me praktikat më të mira të BE-së. Bazuar në këto përcaktime të MSA-së dhe në këto kërkesa të saj, progres-raportet e viteve 2010, 2011, 2012 dhe 2013 të Komisionit Europian për Shqipërinë kanë theksuar vazhdimisht kërkesat për kryerjen e llojeve të reja të auditimit, auditim performance dhe certifikimi, për forcimin e kapaciteteve të performancës së KLSH-së, për ndjekjen sistematike parlamentare të raporteve të KLSHsë, për mbrojtjen e interesave financiare të BE-së dhe së fundi miratimin e projektligjit të ri “Për Kontrollin e Lartë të Shtetit”. Më konkretisht, po citoj pjesë të shkëputura në progres-raportin e vitit 2011 për Shqipërinë. Komisioni Europian shprehet se: “Progres i limituar është bërë në llojet e reja të auditimit, të tilla si certifikimi dhe auditimi i performancës”. Amendimet në ligjin për institucionin suprem shtetëror të auditimit SAI, për ta sjellë atë plotësisht në linjë me standardet e tij INTOSAI, janë duke u përgatitur. Amendimet duhet të adoptohen në mënyrë që kuadri ligjor të sillet plotësisht në linjë me standardet INTOSAI. Ka akoma pak progres në fushat që lidhen me mbrojtjen e interesave financiare të BE-së. Në progres-raportin e vitit 2012 për Shqipërinë, Komisioni Europian, ndër të tjera, shprehet: “Pas vitesh nevojiten përpjekje të konsiderueshme për të forcuar kapacitetet e performancës së KLSH-së”. Pas disa vitesh në pezullim janë përgatitur dhe janë dërguar për miratim ndryshimet e ligjit të SAI-t për ta sjellë në përputhje të plotë me standardet e INTOSAI-t. Në progres-raportin e vitit 2013 për Shqipërinë, Komisioni Europian shprehet: “Ndryshimet në ligjin e KLSH-së janë në pritje dhe nevojitet përfshirja e një performance të qëndrueshme auditimi”. Janë ndërmarrë ndryshime organizative dhe procedura të reja për të rritur eficencën e KLSHsë. Megjithatë, ndryshimet në ligjin për KLSH-së janë duke u shqyrtuar në parlament që në vitin 2012 dhe mbetet të miratohen me një shumicë prej 3/5. Aktualisht, nuk ka ndjekje sistematike parlamentare të raporteve të KLSH-së.
Në standardet ndërkombëtare INTOSAI, dy prej tyre konsiderohen si më kryesoret: ISSAI 1, Deklarata e Limës, e quajtur ndryshe Kushtetuta e Komuniteteve Supreme të Auditimit dhe ISSAI 10, Deklarata e Meksikës, e cila flet për pavarësinë e SAI-ve. Projektligji i ri mbështetet plotësisht në këto standarde si dhe në standarde të tjera ndërkombëtare si ato të IFAC-ut dhe në rezolutat e kongreseve të INTOSAI-t dhe EUROSAI-it. Në këtë këndvështrim, miratimi i një ligji të ri për KLSH-në është i domosdoshëm në funksion të përqasjes së plotë me standardet ndërkombëtare të auditimit, gjë që ka ndodhur me shumicën e legjislacioneve të institucioneve homologe të auditimit.
Së dyti, përshtatja e legjislacionit të KLSH-së si institucion i auditimit të jashtëm me ndryshimet e bëra në legjislacionin për auditimin e brendshëm në sektorin publik. Ligji nr. 9720, datë 23.04.2007. “Për auditimin e brendshëm në sektorin publik” në përmbajtjen dhe terminologjinë juridike mbetet një ligj bashkëkohor në krahasim me ligjin organik ekzistues të KLSH-së. Miratimi i një projektligji të ri për KLSH-në, në vazhdim të punës së bërë për ligjin “Për auditimin e brendshëm në sektorin publik” si dhe asimilimin në ligj të standardeve ndërkombëtare të auditimit plotëson në tërësi kuadrin e nevojshëm ligjor për sa i përket auditimit të brendshëm dhe të jashtëm në sektorin publik.
Së treti, zëvendësimi i terminologjisë së vjetër juridike të ligjit ekzistues me terminologjinë bashkëkohore. Ligji organik i KLSH-së nr. 8270, datë 23.12.1997, vazhdon të mishërojë terminologji të vjetër juridike dhe financiare të një periudhe kur ky institucion konsiderohej si një institucion i kontroll-revizionit të pasqyrave financiare. Kjo terminologji aktualisht nuk përdoret më në legjislacionet e institucioneve homologe. Madje, as në legjislacionin tonë mbi auditin e brendshëm në sektorin publik. Kështu, për shembull, termi “kontroll” nuk i përshtatet kërkesave të standardeve ndërkombëtare dhe nuk përputhet plotësisht me konceptin dhe përmbajtjen e termit “auditim”, i cili ka fituar qytetari edhe në vendin tonë.
Risitë e projektligjit të paraqitur:
1.Zgjerimi i objektit të veprimtarisë audituese
Në projektligjin e ri janë përcaktuar dhe përkufizuar, krahas auditimit të përputhshmërisë dhe rregullshmërisë financiare edhe kryerja e auditimit të performancës, auditimit të IT-së dhe certifikimit të llogarive financiare. Përcaktimi në ligj i të gjitha llojeve të auditimit është i domosdoshëm dhe e vendos KLSH-në në një nivel zhvillimi dhe performance me institucione moderne. Më lejoni të citoj këtu një personalitet të INTOSAI-t, dr. Moser, president i Gjykatës së Auditimit të Austrisë: “Auditimi dhe këshillimi janë dy fytyra të së njëjtës monedhë”. Nga njëra anë, problemet dhe mundësitë për përmirësim janë analizuar dhe identifikuar gjatë retrospektivës, pra auditimeve të bazuara në fakte dhe, nga ana tjetër, ato plotësojnë me qasjen e këshillimit largpamës me rekomandime për të përmirësuar dhe rritur ekonominë, si dhe efektivitetin e qeverisjes publike. Ligji i ri jep këtë mandat të zgjeruar auditimi, duke futur konceptin dhe veprimin e auditimit të performancës. Një risi është që auditimi në KLSH, në mbrojtje të kërkesave financiare të BE-së dhe zbatim të MSA-së duhet të zhvillohet ndaj përdoruesve të fondeve të ofruara nga BE ose organizatave të tjera ndërkombëtare. BE-ja, gjatë periudhës 2014- 2020, ka vendosur rregulla të forta të kontrollit financiar. Ato bazohen në direktivat e Komisionit Europian për sistemet e kontrollit efektiv dhe auditimit të fondeve të BE-së si një nga çështjet kyçe. Administratat në nivel kombëtar, rajonal dhe lokal kanë më shumë përgjegjësi për të ndërtuar një sistem efektiv të kontrollit. Politika e kohezionit, e zbatuar kohët e fundit nga BE, u kërkon organizmave kombëtarë të vendeve përfituese të fondeve të BE-së një rol më të madh në monitorimin dhe kontrollin financiar të projekteve. Zgjerimi i mandatit auditues të KLSH-së nëpërmjet përfshirjes në ligjin e ri të së drejtës për të audituar fondet e BE-së, përkon me praktikat e mira në menaxhimin, kontrollin financiar dhe procedurat e fondeve strukturore të shteteve të ndryshme të BE-së. Ai përfshin menaxhimin e buxhetit të fondit, raportimin si dhe kërkesat e kontrollit financiar dhe të auditimit.
2. Auditimi dhe certifikimi i pasqyrave financiare vjetore për njësitë e qeverisjes së përgjithshme dhe dhënia e opinionit për to
Kjo ka qenë edhe një kërkesë e vetë ligjit organik, të neneve 62 dhe 63, të buxhetit. Në projektligjin e ri ato trajtohen respektivisht në nenet 9 dhe 10. Në nenin 9 parashikohet kompetenca e KLSH-së për auditimin e llogarive vjetore të institucioneve. Konkretisht: KLSH-ja ka kompetencë të auditojë zbatimin e buxhetit nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme, si dhe nga personat e tjerë juridikë, duke përfshirë llogaritë vjetore. KLSH-ja çdo vit jep opinionin për raportin e konsoliduar vjetor të zbatimit të buxhetit, i cili përfshin dhe vlerësimin e bërë bazuar në nenin 15, paragrafi 1. Terminologjia është përshtatur me atë të përdorur në ligjin organik të buxhetit. Paragrafi i fundit i këtij neni është shtuar me sugjerimin e SIGMA-s, në mënyrë që të harmonizohet me ligjin organik të buxhetit, nenet 62 dhe 63. Referuar nenit 62 të ligjit organik të buxhetit të shtetit përcaktohet që: një kopje e raportit vjetor të konsoliduar të buxhetit të shtetit, të cilin ministri i Financave e paraqet brenda muajit maj në Këshillin e Ministrave i dërgohet edhe KLSH-së, që auditon llogaritë vjetore të buxhetit.
Gjithashtu, në nenin 10 të projektligjit të ri përcaktohet qëllimi i kryerjes së këtij lloj auditimi, sipas të cilit nga auditimet financiare KLSH-ja duhet të përcaktojë nëse rezultatet dhe gjendja financiare e raportuar e subjektit që auditohet si dhe përdorimi i burimeve janë paraqitur saktë dhe në përputhje me rregullat e raportimit financiar. Vendosja e këtyre përcaktimeve garanton kryerjen e auditimeve financiare, pra dhënien e opinionit mbi pasqyrat financiare, të njësive të qeverisjes së përgjithshme. Në standardin ndërkombëtar të auditimit të SAI-ve, ISSAI 2/200, në standardet e IFAC-ut, objektivi dhe parimet e përgjithshme që drejtojnë auditimin e pasqyrave financiare, paragrafi i tretë, përcaktohet se qëllimi i një auditimi është rritja e shkallës së besimit për përdoruesit e caktuar të pasqyrave financiare. Kredibiliteti i pasqyrave financiare të përgatitura nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme do të rritet nëse opinionet e auditimit janë paraqitur në mënyrë të saktë dhe në përputhje të plotë me kërkesat e standardeve ndërkombëtare.
Deklarata e Limës gjithashtu përcakton se koncepti i realizimit të auditimit është i qenësishëm në administrimin publik financiar, pasi menaxhimi i fondeve publike nënkupton besim. Këto i kemi parashikuar edhe në planin strategjik të zhvillimit institucional nën objektivin 2/2 “Zhvillimi i kompetencave të auditimit financiar dhe të kapaciteteve, për periudhën 2013-2017. KLSH-ja duhet të përgatisë veten për lëshimin e një opinioni mbi raportin e ekzekutimit të buxhetit të konsoliduar dhe dhënien e opinioneve mbi pasqyrat financiare të subjekteve të audituara. Kjo nënkupton një rishikim të një manuali të auditimit financiar, duke përfshirë edhe udhëzime mbi opinione të auditimit dhe të raportimit. KLSH do të angazhohet në ndërtimin e kapaciteteve audituese për kryerjen e këtij auditimi.
Jeni në dijeni, që ne kemi fituar nga fondet e projektit IPA 2013. Në këtë aspekt kemi parashikuar një kuadër të plotë skemash operacionale, të cilat synojnë zhvillimin e metodologjive apo të kuadrit rregullator, manuale, udhëzime etj., për implementimin e amendimeve ligjore për sa i përket kryerjes së certifikimit të llogarive vjetore.
3.Përmirësimi i marrëdhënieve me subjektet e audituara
Projektligji i ri fuqizon të drejtën e KLSH-së për sigurimin prej subjekteve të audituara të të gjithë informacionit dhe dokumentacionit shkresor dhe elektronik që ajo i konsideron të nevojshme për realizimin e detyrave audituese. Parashikohet që këto subjekte jo vetëm që do të sigurojnë të gjithë informacionin dhe dokumentacionin e kërkuar brenda një afati, qoftë edhe kur ai përbën një sekret shtetëror apo konsiderohet si konfidencial, por këto subjekte duhet që brenda një afati të caktuar kohor të raportojnë edhe në lidhje me marrjen e masave dhe ecurinë e zbatimit të rekomandimeve të bëra nga KLSH-ja pas përfundimit të auditimit. Neni 25 synon të ezaurojë të gjithë problematikën e deritashme në lidhje me mosdhënien e informacionit apo dokumentacionit nga subjektet apo pengimi i detyrës. Sipas komenteve të SIGMA-s mundësia për të shfrytëzuar të gjithë bartësit e informacioneve dhe autoriteti i KLSH-së për të vendosur vetë për çka i nevojitet, është një përmirësim i rëndësishëm krahasuar me ligjin në fuqi, ku jepet një përshkrim i ngushtë i asaj çka KLSH-ja mund të kërkojë. Për këtë shprehet qartë edhe Parimi 4 i Deklaratës së Meksikos, ku thuhet se: “SAI duhet të ketë kompetenca të mjaftueshme për të marrë në kohë dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë të gjitha dokumentet e nevojshme dhe informacionet për ushtrimin e përgjegjësive. Gjithashtu, në projektligj shprehet qartazi një qasje akoma dhe më miqësore kundrejt subjekteve të audituara, si në lidhje me të drejtën e këtyre subjekteve për t’u njohur me planin e auditimit, ashtu edhe me të drejtën për t’u informuar dhe dhënë shpjegimet në lidhje me gjetjet e pasqyruara në procesverbalet dhe projektraportet e auditimit, të cilat bazuar në projektligjin e ri, janë të detyrueshme për t’u evidentuar në raportin përfundimtar.
4.Transparenca e rritur e veprimtarisë së KLSH-së ndaj publikut
Është parashikuar një dispozitë e veçantë në lidhje me informimin e publikut, neni 32, e dalë kjo nga tryezat me organizatat e shoqërisë civile, sipas të cilës KLSH-ja siguron natyrën publike të veprimtarisë së vet nëpërmjet raporteve të paraqitura në Kuvend, publikimit të raporteve të auditimit në mënyrë elektronike, zhvillimit të konferencave për shtyp dhe metodave të tjera të informimit në media, sigurisht në respekt me dispozitat ligjore përkatëse në lidhje me sekretin shtetëror, tregtar apo konfidencial. Ligji i ri siguron transparencë të plotë të institucionit me publikun, në bazë të direktivave të drejtimit të katërt strategjik të EUROSAI për vitet 2011-2017, i cili është qeverisja dhe komunikimi. Nga ana tjetër, sjell në vëmendjen tuaj që Deklarata e Pekinit në Kongresin XXI të INTOSAI-t, ka theksuar se: “SAI ndihmoi në ndërtimin e komunikimit dhe besimit midis sektorit publik dhe qytetarëve, duke promovuar qeverisje të hapur dhe duke mundësuar që qytetarët të marrin pjesë aktive në proceset e vendimmarrjes publike.
5.Certifikimi i audituesve të KLSH-së
Projektligji realizon përcaktimin e qartë dhe të plotë të statusit të nëpunësve të KLSH-së, duke parashikuar një sërë dispozitash ku evidentohen të drejtat, detyrimet dhe kushtet që duhet të plotësojnë punonjësit e KLSH-së, sidomos ata me detyra audituese. Më lejoni të citoj përsëri Robert Gielisse, drejtor njësie në DG Budget, cili thekson se: “Certifikimi i audituesit është dëshmi e kompetencës mbi standardet e auditimit dhe lejon komunikim të standardizuar profesional”. Gjithmonë, kjo është në vlerësim të projektligjit tonë. Në dispozitat e fundit të këtij projektligji është parashikuar procedura ligjore për marrjen e statusit si auditues i jashtëm publik i certifikuar, status ky që do të siguronte një qëndrueshmëri dhe siguri të stafit të KLSH-së në ushtrimin e detyrës dhe kompetencave të tij ligjore.
6.Pavarësia financiare e KLSH –së
Pavarësia financiare u garanton SAI-ve pavarësinë e funksionimit normal ligjor, duke u dhënë mundësinë për të realizuar detyrat e tyre kushtetuese dhe ligjore, bazuar në deklaratën e Limës, neni 7 i saj, si dhe në deklaratën e Meksikos të vitit 2007, që i përkushtohej tërësisht pavarësisë së institucioneve supreme të auditimit.
Sigurimi i pavarësisë financiare dhe vepruese është ndër objektivat kryesore të përfshira në drejtimin e parë strategjik të strategjisë EUROSAI 2011-2016 për ndërtimin e kapaciteteve, si dhe në drejtimin e katërt të strategjisë INTOSAI 2011-2016 për një SAI të fortë dhe model.
Neni 5 i projektligjit të ri për KLSH-në e forcon pavarësinë financiare të institucionit, në vijim të ligjit të mëparshëm, pasi kjo pavarësi, në një farë forme, ka ekzistuar deri më sot. Mjetet financiare të KLSH-së përballohen nga buxheti i shtetit, me një kapitull të veçantë. Në ligjin e ri parashikojmë që KLSH-ja të propozojë çdo vit projektbuxhetin e saj në Komisionin për Ekonominë dhe Financat, i cili e paraqet për miratim në Kuvend. KLSH-ja zbaton në mënyrë të pavarur buxhetin e saj të aprovuar nga Kuvendi. KLSH-ja përgatit çdo vit llogaritë e saj financiare në përputhje me legjislacionin për buxhetin. Llogaritë auditohen nëpërmjet një komisioni të posaçëm dhe të pavarur, i caktuar nga Kuvendi dhe që raporton te ky i fundit ose te Komisioni i Ekonomisë.
Këto ishin në mënyrë të përmbledhur risitë e këtij projektligj.
Të nderuar deputetë,
Për të qenë të ndërgjegjshëm dhe koherentë me profilin që duam të ndërtojmë si institucion suprem auditimi (SAI), kemi lënë edhe disa çështje për të cilat ne mendojmë se është, natyrisht, e drejta juaj, pa dyshim, për t’i vënë pikat mbi I. Më konkretisht, si “mangësi” të këtij projektligji mund të përmendim: mospërfshirjen sa duhet dhe në një mënyrë shumë eksplicite të rritjes së nivelit të zbatueshmërisë së rekomandimeve të KLSH-së, detyrimin e njësive të qeverisjes së përgjithshme dhe vendore për këtë gjë, pavarësisht se ne tani kemi një nivel të zbatimit të rekomandimeve tona në masën 75%. Më duhet t’ju rikujtoj se për masën disiplinore “Largim nga detyra” për drejtuesit e lartë asnjëherë nuk kemi shkuar mbi 50%.
Trajtimin e veçantë të së drejtës që ka KLSH-ja në drejtim të auditimit të koncesioneve. Ne do t’ju sjellim edhe praktikat më të mira të institucioneve homologe të rajonit apo edhe më gjerë.
Trajtimin e të drejtës që KLSH-ja ka në administrimin e të ardhurave dytësore, që institucioni mund të krijojë nga bashkëpunimi dhe angazhimi në auditime të ndryshme, nga botime të ndryshme, etj. Përmirësimin e trajtimit financiar të punonjësve të KLSH-së si garanci e pavarësisë së tyre audituese.
Trajtimin juridik të statusit të kryetarit të KLSH-së, pas mbarimit të mandatit, si dhe rastet e mbarimit të këtij mandati, duke pasur parasysh se pavarësisht sugjerimeve të SIGMA-s dhe të BE-së, që kërkojnë një përcaktim të fortë dhe strikt se kur përfundon mandati, kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe jemi përpjekur në projektligjin tonë t’i referohemi dhe ta respektojmë këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese.
Edhe një herë, unë ju falënderoj jo thjesht për vëmendjen që treguat gjatë prezantimit të këtij projektligji, por edhe për dëshirën dhe vullnetin e mirë politik, qytetar që po tregoni si ligjvënës dhe keni treguar në vijimësi ndaj KLSH-së.
Ju faleminderit!

300 VJETORI I GJYKATËS SË AUDITIMIT TË GJERMANISË

300 VJETORI I GJYKATËS SË AUDITIMIT TË GJERMANISË

Botuar në gazetën“Ekonomia, më 9 Mars 2014
Gjykata Federale e Audituesve të Gjermanisë (në gjermanisht “Bundesrechnungshof”) është ndër institucionet më të vjetra të auditimit publik suprem në Europë dhe ndër më të zhvilluarat në botë. Ajo mbush këtë vit 300 vjet nga themelimi i saj. Janë vite që shënojnë progresin e saj drejt shndërrimit në një institucion suprem auditimi model, në shërbim të qeverisjes kombëtare gjermane, shembull i një profesionalizmi dhe integriteti të jashtëzakonshëm, për të gjithë komunitetin e INTOSAI-t dhe EUROSAI-t.
Bazuar në mandatit kushtetues që ka, Gjykata Federale e Audituesve të Gjermanisë, shqyrton menaxhimin financiar federal. Neni 114, paragrafi i parë dhe i dytë i Kushtetues Gjermane, përcaktojnë: “Bundesrechnungshof, anëtarët e të cilit do të gëzojnë pavarësinë e gjyqësorit, do të auditojë llogaritë dhe të shqyrtojë performancën, rregullsinë dhe pajtueshmërinë e menaxhimit financiar publik. Bundesrechnungshof i raporton direkt dhe çdo vit të dy Dhomave të Parlamentit”.
Misionet e Auditimit të Gjykatës mbulojnë të ardhura dhe shpenzime vjetore federale që arrijnë në mbi 600 miliardë euro.
Bundesrechnungshof është një autoritet suprem federal. Në hierarkinë e autoriteteve federale, Gjykata ka të njëjtin status si të Zyrës së Presidentit Federal.
Si një organ i pavarur i auditimit publik, Bundesrechnungshof i nënshtrohet vetëm ligjit. Asnjë institucion nuk mund t’i diktojë atij të kryejë auditime. Madje dhe Parlamenti Gjerman, Bundestag-u, nuk mund ta instruktojë Gjykatën. Parlamenti mund t’i kërkojë atij të audiojë fusha ose institucione të caktuara.
Bundesrechnungshof-i i cili e ka selinë në Berlin ka 1300 punonjës dhe nëntë zyra rajonale auditimi.
Pak histori
Paraardhësi i Gjykatës Federale të Audituesve të Gjermanisë u themelua në Prusi, në vitin 1714, si Dhoma e Përgjithshme e Llogarive e Prusisë. Struktura e atëhershme i përgjigjej mbretit. Në vitin 1848, Prusia u bë monarki kushtetuese dhe mbikëqyrjet vjetore të institucionit i drejtoheshin Parlamentit. Në vitin 1871, kur me vullnet të vetë Prusisë, u kompletua bashkimi i Gjermanisë, ky organ u bë Institucioni më i Lartë i Auditimit në Gjermani.
Pas miratimit dhe hyrjes në fuqi të Ligjit Themelor në 1949, në vitin 1950, Gjyakata Federale e Audituesve të Gjermanisë u quajt si pasardhësja e institucionit të parë, duke pasur të njëjtin status dhe të njëjtat funksione të specifikuara në Kushtetutë.
Në vitin 1969, reforma e Ligjit Buxhetor forcoi më shumë mandatin auditues të Gjykatës dhe e bëri atë organ këshillues të Bundestagut, Parlamentit Gjerman, duke i siguruar edhe akses të drejtpërdrejtë në Bundestag.
Në 1985, Ligji mbi Gjykatën Federale të Auditimit e njohu atë si gjykatë, duke i dhënë kështu edhe pavarësi kushtetuese. Të qenin “Gjykatë” reflektohet më shumë natyrën e saj kolegjiale në proçesin vendimmarrës, se sa natyrën e saj gjyqësore.
Në vitin 1998, u krijuan 9 zyra rajonale auditimi, me detyra ndihmëse kundrejt Gjykatës në misionin e saj auditues të financave federale. Zyrat rajonale të auditimit i përgjigjen Gjykatës dhe ndjekin drejtimet e saj në kryerjen e detyrave audituese.
Organizimi dhe struktura e Gjykatës
Ligji mbi Gjykatën Federale të Auditimit përcakton statusin kushtetues të Gjykatës, aspektet operative, si dhe caktimin e detyrave dhe procesin e brendshëm vendimmarrës. Gjykata është e organizuar në 9 drejtori auditimi, të cilat janë po ashtu të ndara në 46 njësi audituese.
Gjykata ka 63 anëtarë: Presidentin (Prof. Dr. Dieter Engels, një personalitet i auditimit suprem publik ndërkombëtar), Zëvendës Presidentin, 9 drejtues të lartë auditimi dhe 52 drejtorë auditimi. Ata kanë pavarësi gjyqësore dhe status kushtetues të ngjashëm me atë të gjykatësve. Ata nuk mund të shkarkohen nga puna dhe i nënshtrohen vetëm ligjit. Që nga viti 1985 Presidenti dhe Zëvendës Presidenti i Gjykatës zgjidhen me shumicë absolute dhe me ndërthurjen e përbashkët të qeverisë federale (me të drejtë aprovimi), të Bundestagu-t dhe Parlamentit Rajonal-Bundesratit apo Senatit (me të drejtë zgjedhjeje), si dhe të Presidentit të Republikës që bën emërimin. Emërimet për të dy postet kryesore bëhen për një periudhë 12 vjeçare ose deri në arritjen e moshës së pensionit (65 vjeç).
Anëtarët e tjerë të Gjykatës zgjidhen nga Presidenti i Republikës, me propozimin e Presidentit të Gjykatës, zakonisht mbas një konsultimi me Komitetin e Përhershëm të Senatit.
Anëtarët e Gjykatës kanë një liri veprimi të konsiderueshme dhe nuk kanë një metodë auditimi të përcaktuar, të cilën duhet ta ndjekin. Informacioni përfundimtar mbi auditimet individuale, vendoset praktikisht nga organi kolegjial përkatës.
Gjykata është përgjegjëse për auditimin e ministrive të veçanta. Ajo mund të ndërmarrë edhe auditime ndër–dikasteriale, si për shembull për programet mbi burimet njerëzore dhe shpenzimet, për trajtimin dhe përpunimin e të dhënave ose për fushën e pensioneve dhe punëve publike.
Grupe auditimi ad-hoc (të përkohshme) mund të krijohen nga Gjykata për të vënë në punë projekte specifikë auditimi. Gjykata ka liri të plotë, përsa i përket natyrës dhe shtrirjes së punës audituese, rekrutimit, pagës dhe kualifikimeve të stafit të saj, si dhe burimeve të tjera.
Anëtarët e Gjykatës mbështeten nga audituesit. Në stafin e Gjykatës ka alternim konstant, sidomos të atyre që kanë diploma universitare. Stafi i Gjykatës bën pjesë në shërbimin kombëtar civil dhe trajtohet në mënyre ekuivalente me të. Pavarësia e funksionit auditues nga pushteti ekzekutiv përforcohet akoma më shumë nga metoda e përcaktimit të buxhetit të Gjykatës, i cili aprovohet në Parlament çdo vit, së bashku me grantet.
Objektivat, roli dhe e drejta e aksesit e Gjykatës
Në Kushtetutën e vitit 1949, amenduar nga reforma e ligjit buxhetor, gjykatësit supreme auditojnë kontabilitetin shteteror dhe shqyrtojnë performancën, rregullsinë dhe konformitetin e menaxhimit financiar. Në Kodi Buxhetor Federal të vitit 1969 përcaktohet se “funksionet e Gjykatës përfshijnë gjithë menaxhimin financiar të të gjithë qeverisë federale, duke përfshirë këtu edhe fonde të veçuara”.
Gjykata gjithashtu ekzaminon pjesëmarrjen e qeverisë federale në kompani private, në të cilat qeveria ka interesa direkte ose indireckte, si dhe në sipërmarrje industriale, në të cilat qeveria është pjesëtare. Gjykata auditon edhe në ato raste kur qeveria ka pjesë në ndërmarrje publike, të cilat ndodhen në fazën e parë të privatizimit.
Gjykata auditon gjithashtu edhe subjekte private që marrin grante apo garanci shteterore, kur ekziston një marrëveshje ose statuti i subjektit lejon një auditim të tillë.
Proçesi i auditimit- Këshillimi mbi Buxhetin e Shtetit
Që prej reformës së Ligjit mbi Buxhetin në vitin 1969, Gjykata është përfshirë në zhvillimin e buxheteve të departamenteve dhe në veçanti në takimet midis departamentet shpenzuese dhe Ministrisë së Financës, të cilët mbahen përpara miratimit të buxhetit në Parlament.
Qasja e Gjykatës për auditimin në përgjithësi është e përcaktuar në Kodin Buxhetor Federal, i cili kërkon që të auditohet nëse janë respektuar parimet e financimit dhe menaxhimit të saktë, duke përfshirë këtu pajtueshmërinë me Ligjin mbi Buxhetin, vlerësimet dhe dokumentet mbështetës. Kodi kërkon gjithashtu që të kryhen kontrolle për të verifikuar nëse fondet janë administruar me eficiensë dhe ekonomicitet dhe nëse funksionet mund të zbatoheshin duke vënë në përdorim më pak fonde.
Përgjegjësia kryesore e Gjykatës është të sigurojë që marrja dhe shpenzimi i fondeve qendrorë, përputhet me kriteret ligjorë. Fokusi i veçantë mbi ligjshmërinë e shpenzimeve federale shpjegon arsyen pse 1/3 e personelit të Gjykatës duhet të këtë kualifikim juridik.
Gjatë viteve tetëdhjetë, fokusimi i Gjykatës u zhvendos drejt auditimit të performancës dhe për këtë arsye ajo filloi të punësonte personel me arsimin dhe aftësi të ndryshme, duke përfshirë këtu të rimuarit në ekonomi, biznes dhe inxhinieri.
Zyrat Rajonale të Auditimi që plotësojnë punën e Gjykatës për menaxhimin financiar, përputhshmërinë dhe vlerën e parasë janë ngritur në Berlin, Koblencë, Këln, Frankfurt, Hamburg, Hanover, Magdeburg, Mynih dhe Shtutgard. Ato zëvendësojnë sistemin para auditues të mëparshëm në Gjermani.
Sistemi i ri është projektuar për të rritur eficiencën dhe efektivitetin. Gjykata dhe Zyrat e saj Rajonale të Auditimit kanë të drejtë të kenë akses në çdo dokument dhe dosje të nevojshme për të kryer një auditim efektiv. Përveç auditimit ex post të projekteve dhe llogarive, Gjykata ka të drejtë të shqyrtojë edhe projektet e llogaritë, zhvillimi i të cilëve është në vazhdim. Gjithsesi në këto raste ajo merr në konsideratë vetëm ato vendime që janë marrë në momentin e auditimit. Këto programe auditimi bashkëvepruese mund të identifikojnë hapësira të mundshme zhvillimi dhe kursimi. Për kontratat mbi ndërtimet, Gjykata ka të drejtë të shqyrtojë të gjithë dokumentet dhe të auditojë si fazën e tenderit, ashtu dhe fazën e planifikimit.
Gjykata përmbledh rezultatet e auditimit individuale dhe jep këshilla për përmirësim, nëpermjet shkresave drejtuar drejtuesve të institucioneve të audituara. Në ndihmë të këtij proçesi është dhe Parlamenti, i cili nëpërmjet Komisionit të Zbatimit të Buxhetit, nënkomisioneve dhe Komisionit të Llogarive Publike, mundohet të sigurojë që nga raportet e Gjykatës të nxirren përfundimet e duhura.
Raporti Vjetor i Gjykatës, i ashtu quajtur “Vëzhgimet”, luan një rol të rëndësishëm në proçesin, gjatë të cilit Parlamenti aprovon llogaritë e Qeverisë. Komentet mbi menaxhimin financiar nuk kufizohen vetëm tek viti financiar për të cilin kërkohet miratimi parlamentar, por paraqesin gjetjet deri në datë e publikimit të raportit.
Komisioni Parlamentar i Llogarive Publike diskuton Vëzhgimet e Gjykatës, së bashku me Gjykatën dhe departamentet e saj. Ky Komisioni Parlamentar ia kalon raportin Komisionit mbi Zbatimin e Buxhetit, i cili i rekomandon Parlamentit të konsiderojë Qeverinë lidhur me buxhetin që ajo ka përdorur. Komisioni mbi Zbatimin e Buxhetit harton një draft rekomandimesh, mbi një rezolutë shumë të detajuar. Zbatimi i tyre monitorohet nga Gjykata.
Gjykata Federale e Audituesve të Gjermanisë mund të hartojë në çdo kohë raporte të tjera për fushat me interesi aktuale dhe çështje ndërsektoriale. Këto raporte janë më të përditësuara dhe bëjnë që Parlamenti të fokusohet në çështjet më shqetësuese financiare.
Që nga viti 1997, Gjykata ka paraqitur një raport informative shtesë (Raporti mbi Impaktin e Auditimit) për opinionit publik, i cili synon të vërë në dukje efektivitetin e punës së kësaj Gjykate. Raporti mbi Impaktin e Auditimit ka qëllime parandaluese dhe vë në dukje përfundimet e nxjerra në Raportin Vjetor. Ky Raporti i paraqitet opinionit publik çdo Qershor.
Gjykata Federale e Audituesve të Gjermanisë dhe KLSH
Marrëdhëniet mes dy SAI-ve tona janë shumë të mira dhe bazohen në nenin 15 të Deklaratës së Limës, Kushtetutes së institucioneve supreme të auditimit. Këto ditë, një delegacion i KLSH, i kryesuar nga Kryetari i tij, shkon në Gjermani, për të marrë pjesë në Simpoziumin ndërkombëtar të Teknologjisë së Informacionit, i organizuar nga Gjykata Federale e Audituesve të Gjermanisë. Simpoziumi, krahas shkëmbimit të përvojave të mira në përdorimin e teknologjisë së informcionit në certifikimin e llogarive vjetore të Buxhetit të Shtetit dhe të atyre individuale të institucioneve të audituara, përbën një takim jubilar, me rastin e 300 vjetorit të Gjykatës gjermane. Ai do të vërë theksin tek mesazhi kuptimplotë se “e ardhmja e institucioneve supreme të auditimit publik, sikurse e çdo strukture tjetër të përgjegjshme shtetërore, është investimi i thellë dhe i qenësishëm në tek teknologjinë e informacionit”.

QASJA KËSHILLIMORE E NJË SAI

QASJA KËSHILLIMORE E NJË SAI

Botuar në gazetën “Koha Jonë”, më 6 shkurt 2014
Në kushtet e kufizimeve në rritje të burimeve ekonomike, e veçanërisht atyre publike, taksapaguesit në çdo vend shtrojnë me të drejtë pyetjen: Si mund të dizenjohet në mënyrë më eficiente dhe ekonomike menaxhimi i pasurive publike?
Për punonjësit e institucioneve supreme të auditimit sot në botë, kjo pyetje është tashmë në rend në ditës, sepse auditimi i funksioneve publike është parakushti për të përpunuar propozime e zgjidhje që synojnë rritjen e eficiencës dhe efektivitetit të menaxhimit qeverisës.
Pikërisht me këto fjalë e nisi diskutimin në Simpoziumin e 22-të INTOSAIt, mbajtur në Vjenë, Sekretari i Përgjithshëm i kësaj organizate, z. Josef Moser. Qasja moderne dhe efektive e Kontrollit të Lartë të Shtetit kah qeverisjes së mirë nuk kufizohet vetëm në funksionin auditues. Thjesht identifikimi i shkeljeve dhe mangësive nuk i mjafton më një institucioni suprem auditimi. Institucione të tilla mund ta realizojnë plotësisht potencialin e tyre vetëm nëse zhvillojnë një qasje këshillimore të mbështetur në punën e tyre audituese, duke u ofruar rekomandime specifike, të detajuara dhe shkencore menaxherëve qeveritarë, rekomandime praktike që mund dhe duhen implementuar në sferat përkatëse të ekonomisë publike. Në fakt, standardet e INTOSAI-t e theksojnë në mënyrë eksplicite ofrimin e rekomandimeve për të përmirësuar funksionet publike, por pa ndërhyrë në formulimin e objektivave, strategjive dhe politikave. Duke adresuar tema audituese me impakt mbi të ardhmen e vendit, një institucion suprem auditimi duhet të mbulojë të gjitha sferat e rëndësishme ekonomike, përfshirë dobinë financiare të përdorimit të fondeve publike, sistemet arsimore, shëndetësore dhe pensionet, ruajtjen e mjedisit, reduktimin e varfërisë, zhvillimin e qëndrueshëm të vendit, etj. Është detyrë e KLSH-së të sigurojë transparencë dhe llogaridhënie përmes auditimeve të saj, sikurse duhet të promovojë efektivitet dhe demokraci përmes rekomandimeve që jep. Sipas të dhënave të Bankës Botërore, mbi një triliard dollarë në vit humbasin nga korrupsioni në mbarë botën. Sipas statistikave të KLSH-së, në Shqipëri kjo shifër për vitin 2012 i kaloi 90 milionë euro.
Në gjykimin tim dhe të institucionit që unë drejtoj, kosto e korrupsionit nuk është thjesht vjedhja e fondeve publike. Kosto e vërtetë është sabotimi i së ardhmes, që shprehet në më pak spitale, shkolla, ujë, rrugë dhe energji. Por jo vetëm kaq, aftësia e një vendi për të thithur investime të huaja, ndërtuar kapacitete njerëzore profesionale, lehtësuar tregtinë dhe shtuar pasurinë e mirëqenien varet në mënyrë kritike nga transparenca, eficienca dhe efektiviteti i institucioneve publike. Parametri kyç i qeverisjes së mirë prej këtyre institucioneve është pikërisht rritja e pjesëmarrjes qytetare në zhvillim dhe vendimmarrje.
Tri shtyllat e zhvillimit të qëndrueshëm janë rritja ekonomike, zhvillimi shoqëror dhe ruajtja e mjedisit. Nuk është e tepërt, por është e domosdoshme, që këtyre tri shtyllave t’u shtohet edhe një e katërt, ajo e qeverisjes së mirë. Kjo e fundit fuqizon lidhjen mes tri shtyllave të para dhe siguron që e ardhmja që dëshërojmë mund të bëhet realitet. Pikërisht kësaj shtylle i përket Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Përmes tri llojeve të auditimit që kryhen, dy tradicionale dhe një i konsoliduar rishtas, KLSH garanton zbatimin e ligjit, drejtësinë dhe saktësinë e pasqyrave financiare dhe menaxhimin me ekonomicitet, eficiencë dhe efektivitet të fondeve publike. Në të ardhmen, axhendës së institucionit mund t’u bashkëngjiten edhe lloje të tjera auditimesh, siç mund të jetë auditimi i sistemeve të informacionit.
Sigurimi i impaktit pozitiv përmes këshillimit
Nocioni që dua të parashtroj në këtë paragraf është sigurimi i impaktit, sepse besoj se qëllimi i ekzistencës së një institucioni suprem auditimi, madje do të thosha i çdo institucioni publik, është sigurimi i impaktit pozitiv në funksionimin e qeverisjes në përgjithësi dhe i shërbimeve publike në veçanti. Kjo është një sfidë po aq sa edhe një mundësi e madhe. Risku potencial që ndeshet në raste të tilla është ai i një institucioni suprem auditimi që gjeneron rekomandime brilante, por që nuk dëgjohet nga askush. KLSH ruan distancën, synon të jetë objektive, nuk dëshiron të bëhet pjesë e implementimit apo dizenjimit të politikave… dhe e gjitha kjo sepse duam të jemi sa më të besueshëm dhe të paanshëm që të jetë e mundur.
Atëherë, si mund ta realizojmë impaktin? Pikë së pari duke mbajtur parasysh se institucionet supreme të auditimit, duke mos qenë vendimmarrëse në politikë, mbeten ende “pronare” të llogaridhënies. Për të qenë më të saktë, “bashkëpronar”, së bashku me autoritetet e tjera publike.
Problemi që ndeshin institucione të tilla jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë botën, është se ato nuk dëgjohen mjaftueshëm. Në KLSH bëhen auditime të mira, nxirren konkluzione të përshtatshme dhe jepen rekomandime me vlera praktike. Megjithatë, impakti i këtyre rekomandimeve nuk është në nivelet e synuara. Mendoj se është koha të reformojmë mënyrën e komunikimit me palët e interesit.
Aktualisht në KLSH ekzistojnë dy kanale të jashtme komunikimi: i pari është ai me subjektet e audituara, administratën publike, i cili është më proceduaral dhe formal, i dyti është ai me publikun dhe Parlamentin. Në të dyja këto kanale komunikimi, KLSH ndjek një model tradicional, që nënkupton shkëmbimin e letrave dhe raporteve të gjata me subjektet e audituara, publikimin e raporteve në faqen e internetit, organizimin e konferencave për shtyp dhe prezantimin e raportit tonë vjetor në Parlament. Megjithatë, duhet të mbajmë parasysh se komunikimi është një “rrugë me dy sense lëvizjeje”. Nuk mjafton vetëm të informojmë, por duhet edhe të sigurojmë feedback-un e bashkëpunëtorëve tanë. Jetojmë në epokën e informacionit dhe komunikimi është me rëndësi jetike për një SAI që synon të informojë pareshtur qytetarët e vet mbi gjendjen e shërbimeve publike.
Komunikimi midis institucioneve publike dhe shoqërisë është një nga shtyllat e demokracisë. Qytetarët që bashkëqeverisin me qeverinë e tyre duhet të jenë të informuar për të marrë vendimet e duhura. Në një shoqëri demokratike janë qytetarët që qeverisin përmes zyrtarëve të vet. Informacioni nga rezultatet audituese dhe funksionimi i KLSH-së është një paketë të dhënash që i nevojitet shoqërisë për vendimmarrje të suksesshme. Ne duhet të përpiqemi të kemi impakt në një shoqëri demokratike, duke i bërë subjektet e audituara bashkëpunëtore në punën tonë audituese. Nëse ia arrijmë që përmes punës sonë t’i bëjmë grupet e interesit të njehsohen me rezultatet e auditimeve tona, atëherë ato do të jenë më të gatshme për t’i implementuar në punën e tyre të përditshme rekomandimet që ne japim. Parimi është i thjeshtë: Njerëzit përfshihen me të vërtetë atëherë kur ndiejnë se po ndihmohen dhe jo vetëm penalizohen në punën e tyre.
Si një ilustrim nga realiteti shqiptar le të sjellim auditimin më të fundit të kryer nga Departamenti i Auditimit të Performancës mbi shërbimin e ofruar nga Hekurudha Shqiptare. Gjetjet e këtij auditimi tregojnë qartë se pritshmëria e përdoruesve të këtij lloj transporti është në kah të kundërt me shërbimin dhe politikat e zhvillimit të sistemit hekurudhor ofruar sot nga strukturat menaxhuese të tij. Burimet financiare të akorduara për mirëmbajtjen e infrastrukturës hekurudhore janë të pamjaftueshme dhe po çojnë në degradimin e mëtejshëm të rrjetit. Mirëmbajtja e infrastrukturës hekurudhore kërkon më shumë fonde, pasi asnjë masë nuk është ndërmarrë për rehabilitimin e rrjetit hekurudhor. Sektori i transportit hekurudhor është i pazhvilluar dhe pa investime thelbësore për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës. Në formën e saj aktuale, hekurudha nuk mund të ketë të ardhme kur të ardhurat e gjeneruara nuk mund të mbulojnë koston e nevojshme për të vënë në funksionim hekurudhën. Në përballje me një rast si ky, KLSH ofroi rekomandime këshillimore, të cilat synojnë të përmirësojnë shërbimin e ofruar nga ky lloj transporti. Në dhënien e rekomandimeve, KLSH gjeti mirëkuptimin e drejtuesve të hekurudhës. Këshillimi i ofruar prej nesh do të kontribuojë në tërheqjen e vëmendjes dhe stimulimin e një sektori të lënë pothuajse në harresë nga vendimmarrja aktuale.

TRI PARALAJMERIMET E KLSH: BORXHI PUBLIK, BORXHI NDAJ BIZNESIT, NDARJA ADMINISTRATIVE

TRI PARALAJMERIMET E KLSH: BORXHI PUBLIK, BORXHI NDAJ BIZNESIT, NDARJA ADMINISTRATIVE

Botuar në gazetën“Ekonomia”, më 29 janar 2014.
Gjatë vitit të kaluar, realizimin e misionit tonë auditues e kemi parë në dy kolona kryesore, në Strategjinë e Zhvillimit të KLSH-së 2013-2017, (2013-a ishte viti i parë i zbatimit të saj), si dhe në moton e Kongresit INCOSAI XXI të INTOSAI-t, të zhvilluar në Pekin në tetor 2013, që “auditimi kombëtar të vihet në shërbim të qeverisjes kombëtare, për përmirësimin e menaxhimit publik financiar të vendit”.
Gjatë vitit 2013, zbatimi i qëllimit strategjik të KLSH “Ngritja e kapaciteteve audituese”, i njëjtë me objektivin e parë të Strategjisë së INTOSAI-t, 2011-2016 dhe Strategjisë së EUROSAI-t, 2011-2017 ka nënkuptuar auditime në sasi dhe cilësi.
Për vitin 2013, nga 147 auditime të planifikuara, KLSH ka kryer 164 auditime, ose 11 përqind më shumë, nga të cilat 153 auditime janë përfunduar dhe evaduar plotësisht, ndërsa 11 janë në fazën e evadimit.
Nga auditimet e vitit 2013, KLSH ka zbuluar parregullsi dhe shkelje financiare (në të ardhurat publike dhe shpenzimet e kryera) në nivelin 15. 1 miliardë lekë (ose rreth 108 milionë euro), duke kërkuar shpërblimin e dëmit, pra arkëtimin në 99.9 përqind të tyre. Dëmi ekonomik i zbuluar në vitet 2012 dhe 2013, është rreth dy herë më i madh se vlera e dëmit të zbuluar në vitet 2009, 2010 dhe 2011, të marra së bashku.
Pjesa më e madhe e dëmit të zbuluar është nga shitja e pasurisë dhe dhënia e objekteve me qira dhe e pasurive publike me koncesion.
Krahas zbulimeve me dëm ekonomik, gjatë vitit 2013, KLSH ka konstatuar shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në performancën e subjekteve të audituara, në nivelin e 4, 4 miliardë lekëve (mbi 31 milionë euro), ose 2.5 miliardë lekë më shumë nga shkeljet e konstatuara gjatë vitit 2012.
Analiza e të dhënave (të ilustruara në grafikun në prezantimin elektronik) tregon se në vitin 2013, institucioni ka rekomandur më shumë përmirësime ligjore, sesa masa organizative, ngaqë impakti i një përmirësimi ligjor është më i prekshëm në gjithë sistemin e manaxhimit të fondeve publike dhe e tejkalon vlerën e masës organizative të nivelit të një subjekti.
KLSH ka propozuar disa ndryshime të rëndësishme kushtetuese dhe ligjore. Së pari, KLSH ka kërkuar vendosjen e kufirit të Borxhit Publik në Kushtetutë (propozim i paraqitur në dy vite rresht nga auditimi i zbatimit të Buxhetit faktik të Shtetit për vitin 2011 dhe 2012), duke rekomanduar që Ministria e Financave të ngrejë një grup pune me ekspertët më të mirë të fushës, për përgatitjen dhe paraqitjen e një nisme ligjore për fiksimin në Kushtetutë të treguesit të borxhit publik ndaj PBB-së.
Së dyti, nga auditimi i performancës për ndarjen administrative, të kryer në muajt shkurt-tetor 2013, ka rekomanduar ndërhyrjen në Ligjin për Pushtetin Vendor, për reduktimin e ndjeshëm të numrit të bashkive dhe komunave, për një shërbim më cilësor ndaj komunitetit, por në respekt maksimal jo vetëm të konsensusit politik mes partive, por edhe të atij social, kulturor dhe historik të zonave të ndryshme të vendit, sipas Kërkesave të Kushtetutës, Neni 108/2.
Së treti, Institucioni ka rekomanduar saktësimin dhe shqyrtimin me realizëm të gjendjes së borxheve që Buxheti i Shtetit ka ndaj sipërmarrësve private, si dhe përcaktimin e masave për të lehtësuar sa të jetë e mundur sipërmarrjen private nga gjendja e vështirë ku ndodhet.
KLSH ka rritur propozimin e masave disiplinore, në mënyrë që çdo punonjës publik të jetë përgjegjës për atë që merr përsipër të realizojë me punën e tij. Kemi kërkuar marrjen e 1161 masave disiplinore dhe administrative, të cilat në masën rreth 75 përqind janë zbatuar, por tek masat për largim nga puna vërejmë një zbatueshmëri më të ulet, 38-50 përqind.
Në përputhje me objektivin e tij strategjik të përmirësimit të qeverisjes, nëpërmjet thellimit të luftës kundër korrupsionit, institucioni gjatë vitit 2013, për shkelje të dispozitave ligjore në fuqi, me pasojë shpërdorimin e fondeve publike dhe dëmtimin e pronës publike, KLSH ka bërë 38 kallëzime penale ndaj 94 punonjësve publike, kryesisht nëpunës të lartë dhe të mesëm të administratës.
Nga një analizë në vite, numri i kallzimeve penale gjatë harkut kohor të dy viteve, 2012 dhe 2013 është rreth katër herë më shumë se kallzimet penale të kryera në tre vitet e marra së bashku, 2009, 2010 dhe 2011. Kallzimet penale vetëm për vitin 2013 janë dy herë më shumë se në vitet 2009, 2010 dhe 2011, të marra së bashku.
Në krahasim me vitin 2012 bashkëpunimi me Prokurorinë, ka njohur rritje dhe konsolidim gjatë vitit të kaluar dhe nuk mund të krahasohet me mungesën e bashkëpunimit gjatë viteve 2009, 2010 dhe 2011.
Për përmbushjen e rekomandimeve të KLSH-së nga institucionet e audituara, një rol tepër të rëndësishëm ka luajtur Urdhëri i Kryeministrit nr. 70, datë 18.04.2006 “Për masat në zbatim të rekomandimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit, …, në institucionet në varësi të Kryeministrit a të Ministrave”, i cili shpreh vullnetin institucional të qeverisë, për marrjen në konsideratë të rekomandimeve dhe propozimeve tona për marrjen e masave të ndryshme, me efekt parandalues e ndëshkues ndaj abuzimit dhe korrupsionit.
Me ndryshimet e reja në qeverisjen e vendit, e shikojmë të domosdoshëm që ky Urdhër të përmirësohet dhe të ripërtërihet nga qeveria e sotme, në kuadër të ridimensionimit dhe rikonceptimit të frontit të luftës ndërinstitucionale kundër korrupsionit. Ai mund të rikonceptohet, pse jo, edhe në formën e një marrëveshjeje bashkëpunimi, ku të transmetohet qartazi vullneti institucional për forcimin e kulturës së ndëshkueshmërisë, ndaj abuzuesve me pronën dhe fondet publike, veçanërisht largimin nga detyra e drejtuesve të rangut të mesëm dhe të lartë, që rezultojnë me shkelje.
Gjatë vitit 2013, kemi përqendruar punën në përmbushjen e drejtimit të dytë strategjik të INTOSAI-t dhe EUROSAI-t “Zbatimi i standardeve profesionale ISSAI”, i cili përmbahet dhe në Strategjinë e KLSH 2013-2017.
Gjatë vitit 2013, KLSH ka forcuar kapaciteteve audituese, nëpërmjet një procesi të vazhdueshëm kualifikimi, kryerjes së trajnimeve të thelluara dhe gërshetimit të ngritjes arsimore me veprimtarinë praktike audituese. Struktura e punonjësve ka vijuar të ndryshojë, jo vetem thjesht në favor të stafit auditues me arsim të lartë, por dhe të stafit me kualifikime profesionale, akademike dhe grada shkencore, si dhe me kualifikim në fusha të dyta ekspertize. Gjatë vitit të kaluar çdo auditues i KLSH-së u trajnua për 22 ditë, ose sa trefishi i viteve 2009, 2010 dhe 2011, të marra së bashku.
Në vitin 2013 u trajnuan 120 punonjës jashtë vendit, duke arritur një mestare trajnimi me 5,3 ditë trajnimi jashtë vendit për person. Në dy vitet e fundit, institucioni ka ndryshuar koncept në investimin për kapacitetet audituese. Nga një institucion i disa viteve më parë praktikisht pa trajnim, është kthyer në SAI me tregues perëndimorë trajnimi.
Gjithashtu, gjatë vitit të kaluar, KLSH aplikoi dhe u pranua anëtar i Task Forcës së Organizatës Europiane të Institucioneve Supreme të Auditimit (EUROSAI) “Mbi auditimin e etikës”, duke punuar për të ndërmarrë misione auditimi mbi rregullshmërinë dhe eficiencën e Etikës dhe Integritetit në institucionet publike, duke konsideruar që lufta kundër korrupsionit dhe politikat për instalimin e një sistemi efektiv të integritetit, të jenë pjesë e menaxhimittë këtyre institucioneve.
Në mars 2013, KLSH nënshkroi Marrëveshjen e Angazhimit me përfaqësues të IDI-it dhe EUROSAI-it për Programin “3i, Iniciativa e Implementimit të ISSAI-ve”. Për këtë qëllim është ngritur grupi i punës me mbeshtetjen e SIGMAs, duke plotësuar të gjitha detyrimet që rrjedhin nga kjo marrëveshje.
I përqendruar edhe në realizimin e drejtimit të tretë strategjik të INTOSAI-t dhe EUROSAI-t “Për shkëmbimin e njohurive dhe të pervojës me partnerët”, institucioni gjatë vitit të kaluar njohu një partneritet në rritje me institucionet vendase dhe të huaja.
Audituesit e KLSH-s vlerësojnë së tepërmi dhe falenderojnë institucionin e Presidentit të Republikës për ndihmën e dhënë në këto dy vite, 2012 dhe 2013, për kuptimin, ndjeshmërinë e tij të thellë dhe përkrahjen pa rezerva ndaj misionit dhe vlerave që shpalos auditimi publik suprem.
Në zbatim të Rezolutës A66 të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara të datës 22 dhjetor 2011 “Promovimi i eficiencës, llogaridhënies, efektivitetit dhe transparencës së administratës publike, duke fuqizuar institucionet supreme të auditimit”, KLSH, si agjent i Kuvendit për sigurimin e mirëadministrimit të fondeve publike, ka realizuar një bashkëpunim efikas me Parlamentin. Institucioni falenderon Kryetarin e Kuvendit dhe Kryetarin e Komisionit për Ekonominë dhe Financat, për mbështetjen financiare që i është dhënë KLSH-s, e cila, dhe pse modeste, garanton funksionimin normal të aktivitetit tonë auditues.
I jemi mirenjohës Kuvendit që, me kërkesë të KLSH, po i siguron institucionit për auditimin e fondeve të tij, një auditues të jashtëm të pavarur, si dhe për mbështetjen për miratimin gjatë vitit në vijim, të amendimeve të ligjit organik. Në nëntor të vitit 2012, në bashkëpunim me DG-Budget, të Komisionit Evropian dhe SIGMA-s, KLSH ka përgatitur dhe dërguar në Kuvend për miratim amendimet e ligjit organik, të cilat e modernizojnë institucionin, rrisin gamën e auditimeve dhe e sjellin veprimtarinë e KLSH-s në përputhje të plotë me standardet INTOSAI-t.
KLSH falenderon po ashtu Delegacionin e BE në Tiranë, për ndihmesën e tij në fitimin e Projektit të Binjakëzimit, në vlerën prej 2.1 milion Euro, të propozuar nga KLSH në kuadër të fondeve IPA 2013. Falenderojmë ish-Kryeministrin Berisha për mbeshtetjen e dhënë për këtë projekt, si dhe Kryeministrin dhe qeverinë e sotme për mundësimin e kësaj mbështetjeje, në momentin e finalizimit të projektit, për të cilin si KLSH kemi punuar dhe lobuar që nga fillimi i vitit 2012 e deri më sot.
Gjatë vitit 2013, KLSH konsolidoi zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara gjatë vitit 2012 dhe nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Fakultetin e Gjeologji-Miniera të Universitetit Politeknik të Tiranës, me Shoqatën e Kontabilistëve të Certifikuar dhe Auditorëve të Kosovës, me Institutin për Studime Publike dhe Ligjore dhe me gazetën “Ekonomia”.
KLSH vlerëson efektivitetin e lartë të marrëveshjeve me SAI-t partnere gjatë vitit 2012, si me SAI-n polak, turk dhe slloven, të cilat mundësuan trajnime shumë cilësore të audituesve shqiptarë në këto institucione modern auditimi. Në vitin 2013, krahas përfundimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit me Gjykatën Austriake të Auditimit, me Institucionin Shtetëror të Auditimit të Malit të Zi, me Zyrën e Auditimit të Institucioneve të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe me SAI-n e Maqedonisë, KLSH nisi negociata për përfundimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit dhe me SAI-t e Greqisë, Bullgarisë dhe Serbisë, duke synuar fuqizimin e rrjetit të vendeve të Evropës Juglindore të institucioneve supreme të auditimit, nën shembullin dhe eksperiencën e rrjeteve të ngjashme të krijuara në Evropë.
Duke jetësuar drejtimin e katërt strategjik të INTOSAI-t dhe EUROSAI-t “Për menaxhim në përputhje me parimet e komunikimit transparent”, KLSH ka intensifikuar marrëdhëniet me publikun dhe qytetarët, duke i sjellë ato në një nivel të paarritur dhe të pakonceptuar më parë. Për të tretin vit rradhazi analizat vjetore në nivel departamenti auditimi zhvillohen krejtësisht të hapura, në prani të përfaqësuesve të medias, përgjatë disa ditëve dhe finalizohen me analizën e përgjithshme.
Pas njëpërmbysje reale të marrëdhënieve formale dhe hipotetike me qytetarin dhe median të verejtura në vitet 2009, 2010 dhe 2011, gjatë vitit 2013, institucioni ka trajtuar 401 letra dhe ankesa të qytetarëve për probleme të ndryshme, në krahasim me një numër të papërfillshëm të letrave dhe ankesave të trajtuara në vitin 2011.
Krahas shtimit të vrullshëm të pranisë së rezultateve dhe gjetjeve të auditimeve të institucionit në median e shkruar dhe elektronike, të vërejtur edhe gjatë vitit 2012, risi e vitit 2013 ishte angazhimi i 42 punonjësve të KLSH, kryesisht kryeauditues dhe auditues të lartë, në përgatitjen dhe botimin e mbi 140 shkrimeve, analizave dhe opinioneve, në të gjitha gazetat e vendit. Me këtë rast, falenderojmë të gjitha mediat që i rezervuan, me mirëdashje dhe profesionalizëm, hapesira nismës së KLSH-së.
Në vitet 2012 dhe 2013, në zbatim të standardeve ISSAI për publikimin e gjetjeve dhe referencave të SAI-ve, institucioni ka botuar 22 tituj librash profesionale, udhëzuesish auditimi, si dhe me karakter informativ dhe historik. Personalitete të financave dhe auditimit publik kombëtar dhe ndërkombëtar kanë dhënë një kontribut cilësor me studime dhe artikuj për revistën “Auditimi Publik”, e njohur si botim shkencor nga Ministria e Arsimit dhe ndërkombëtarisht me numrin identifikues ISSN. Botimet kanë ndihmuar, duke e bërë më transparente të gjithë veprimtarinë e KLSH-së dhe duke ndikuar në rritjen e kapaciteteve audituese, sidomos botimet e vitit 2013 si “Udhëzuesi i Auditimit Financiar (ISSAI 1000-2999)”, “Udhezuesi i Auditimit të Përputhshmërisë (ISSAI 4000-4200)” dhe “Standardet e Auditimit të Borxhit Publik (ISSAI 5410-5440)”.
Gjatë vitit, në ambientet e KLSH-s, kemi përuruar një mini-ekspozite me foto, dokumenta dhe botime nga historiku 89 vjeçar i KLSH-s,e cila pasurohet në vijimësi.
Në nëntor 2013, KLSH mori pjesë me një stendë modeste, në Panairin e Librit në Tiranë, ku ekspozoi 17 titujt e librave të botuar deri atëherë, ndërsa në dhjetor organizoi në Tiranë Konferencën e dytë shkencore, me temë “Roli i Institucioneve Supreme të Auditimit për një menaxhim financiar të përgjegjshëm në sfidat e sotme”, ku morën pjesë rreth 120 pjesëmarrës nga SAI-t e zhvilluara partnere të KLSH dhe nga SAI-t e vendeve të rajonit, përfaqësues të institucioneve të tjera shtetërore, të botës akademike, të shoqatave të profesionistëve të fushës, të shoqërisë civile dhe mediave, auditues nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, etj.
Gjetjet e auditimeve të KLSH-s gjatë vitit 2013, krahasuar me fondet në dispozicion nga Buxheti i Shtetit për funksionimin e institucionit, kanë rritur treguesin e dobishmërisë, efektivitetit të institucionit, tregues ky i përdorur gjerësisht nga institucionet moderne të auditimit suprem.
Për vitin 2013, për një lek të harxhuar nga KLSH, institucioni ka theksuar dhe kërkuar shpërblimin e dëmit ekonomik për 52.4 lekë, nga 17 lekë të kërkuara për çdo lek shpenzim, në dy vitet e marra së bashku 2010 (6 lekë) dhe 2011 (28 lekë). Shifrat flasin vetë.
Sikurse theksohet në Deklaratën e Pekinit të Kongresit INCOSAI XXI, “SAI-t do të vazhdojnë ti shërbejnë shoqërisë dhe publikun, duke promovuar zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e qeverisjes kombëtare, forcimin e demokracisë, përmirësimin e shtetit ligjor, duke luftuar korrupsionin, ruajtur sigurinë kombëtare dhe duke nxitur reforma”.
Në këtë frymë dhe mision, ne do të japim kontributin tonë si KLSH, në punën në sistem, ku përfshihen: Qeveria, Opozita, Kuvendi dhe Institucionet e Pavarura dhe Shoqëria Civile dhe Mediat, për përmirësimin e qeverisjes dhe rritjen e përgjegjësisë dhe llogaridhënies së institucioneve publike.
Viti 2014 do të konsolidojë objektivat e vendosura në Strategjinë e KLSH 2013-2017 dhe në Planin e saj të Veprimit.

PËR NJË PROJEKT KOMBËTAR NË LUFTËN KUNDËR KORRUPSIONIT

PËR NJË PROJEKT KOMBËTAR NË LUFTËN KUNDËR KORRUPSIONIT

Botuar në Gazetën “Panorama” datë 27 Nëntor 2013
Korrupsioni është dhe mbetet një ndër shqetësimet kryesore të qeverive, organeve legjislative, atyre të Gjyqësorit dhe procedimit penal, si dhe, veçanërisht, i të gjitha institucioneve që operojnë në fushën e financave publike. Llogaridhënia dhe transparenca janë dy prej parimeve kryesore të mirëqeverisjes në sektorin publik, që, nëse zbatohen, mund ta luftojnë dhe kufizojnë me efektshmëri korrupsionin. Roli dhe përgjegjësia e Kontrollit të Lartë të Shtetit, si institucioni më i lartë i auditimit publik, është që të kontribuojë në transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve shtetërore, nëpërmjet auditimeve të tij. Auditimet e zhvilluara nga institucionet supreme të auditimit, të cilat përfshijnë vlerësimin e sistemeve të kontrollit të brendshëm, verifikimin e ekzistencës së praktikave të mirëmenaxhimit në respektim të parimeve të ekonomicitetit, eficiencës dhe efektivitetit, si dhe ekzaminimin e pasqyrave financiare, për sigurimin e saktësisë dhe besueshmërisë së tyre, synojnë drejt parandalimit të fenomenit të korrupsionit. Praktika e ndjekur nga shumë Institucione Supreme të Auditimit në luftën e tyre kundër korrupsionit, është ajo e kryerjes së auditimeve të përputhshmërisë, të cilat në vetvete verifikojnë përputhshmërinë e veprimtarisë së subjekteve të auditimit me ligjet dhe aktet e tjera nënligjore në fuqi. Përveç kësaj, roli dhe veprimtaria e Institucioneve Supreme të Auditimit shtrihet edhe në dhënien e rekomandimeve për ndryshime dhe përmirësime të akteve ligjore dhe nënligjore, duke synuar minimizimin e riskut të abuzimit me detyrën dhe fondet buxhetore, minimizimin e korrupsionit dhe tolerancës ndaj tij, shmangien e rasteve të konfliktit të interesit, etj.
Duke vështruar nga afër procesin e menaxhimit financiar, Institucionet Supreme të Auditimit dhe audituesit e tyre janë në një pozitë më të favorshme për të zbuluar anomalitë dhe deviacionet nga procedurat standarde, duke identifikuar kështu edhe ato parregullshmëri të cilat përbëjnë raste korrupsioni. Ndërsa Institucionet Supreme të Auditimit kanë më pak fuqi investigative se organet e Prokurorisë, ky disavantazh është mëse i kompensuar nga familjariteti më i madh i tyre me pasqyrat financiare të subjektit të audituar dhe njohuritë dhe ekspertizën e stafit auditues. Referuar rezultateve të auditimeve që KLSH ka kryer gjatë vitit 2012 dhe nëntë-mujorit të vitit 2013, kemi konstatuar parregullsi dhe shkelje financiare në mbledhjen e të ardhurave dhe shpenzimeve të kryera nga institucionet e ndryshme shtetërore të audituara, me dëm ekonomik ndaj Buxhetit të Shtetit në vlerën 28.1 miliardë lekë, ose 201.6 milionë euro, nga të cilat 13.5 miliardë lekë për vitin 2012 dhe 14.6 miliardë lekë për 2013-n. Shkeljet financiare janë vërejtur kryesisht në prokurimet publike, në shitjen dhe dhënien me qira të pasurive shtetërore, në urbanistikë, në shpenzimet operative, në doganat, në tatimet e taksat, etj.
Ne si institucion suprem i auditimit kemi zgjedhur të marrim përsipër rolin tonë dhe të japim kontributin në luftën kundër korrupsionit, edhe nëpërmjet bërjes së kallëzimeve penale në të gjitha ato raste ku si KLSH kemi konstatuar shkelje të rënda, shpërdorim të detyrës me pasoja të konsiderueshme financiare, të kryera nga zyrtarët e administratës shtetërore të çfarëdo niveli. Gjatë periudhës 2012-2013, KLSH ka depozituar në organin e Prokurorisë 65 kallëzime penale ndaj 186 personave në funksione dhe pozicione të ndryshme të administratës shtetërore, ku vlera totale e dëmit të shkaktuar si pasojë e veprimeve të tyre të kundërligjshme është rreth 13.3 milionë euro. Nga totali i kallëzimeve penale të përgatitura dhe depozituara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në organin e Prokurorisë, mund të përmendim si më të rëndësishmet ato të bëra ndaj ish-kryetarit dhe disa prej anëtarëve të Komisionit të Prokurimit Publik, kryetarit dhe dy nën-kryetarëve aktualë të Bashkisë Pogradec, ish-kryetarëve të bashkive Orikum, Himarë dhe Sarandë, nënkryetarëve të Bashkisë Durrës dhe disa kryetarë komunash, drejtorit të Agjencisë së Kërkimit Teknik dhe Inovacionit, disa prej punonjësve dhe ish-drejtuesve të lartë të Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë, disa prej ish-punonjësve të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, ish-drejtorit Ekzekutiv dhe nëndrejtorit të Autoritetit të Aviacionit Civil, disa prej ish-punonjësve të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, ish-regjistruesve dhe kryeregjistruesve të ZVRPP Fier dhe Lushnjë, disa prej punonjësve dhe drejtuesve të ALUIZNI-t Tiranë, Durrës dhe Vlorë, kancelarit të Universitetit të Tiranës, drejtuesve të Albpetrolit, etj. Për fat të keq, një pjesë e mirë e këtyre zyrtarëve, ndaj të cilëve KLSH ka depozituar kallëzim penal, kanë vazhduar apo vazhdojnë të ushtrojnë funksionet e tyre publike, pavarësisht faktit që legjislacioni në të tilla raste parashikon pezullimin apo largimin e tyre nga detyra. Kjo dukuri ka ardhur nga mungesa e përgjegjshmërisë dhe vullnetit të institucioneve të audituara në ndëshkimin e shkelësve të ligjit brenda stafit të tyre, duke ndikuar në perceptimin e natyrshëm negativ që opinioni publik ka ndaj angazhimit serioz të organeve shtetërore në luftën kundër korrupsionit.
Si pjesë integrale e strategjisë së përgjithshme të institucionit dhe me vullnetin tonë për të kontribuar konkretisht në luftën kundër korrupsionit, KLSH gjatë periudhës 2012-2013 ka nënshkruar, me nismën e tij, një sërë marrëveshjesh bashkëpunimi me disa prej institucioneve kryesisht të angazhuara, si organi i Prokurorisë së Shtetit, Ministria e Financave, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Autoriteti Shqiptar i Konkurrencës dhe disa nga OJF-të më aktive për sigurimin e transparencës së administratës publike.
Perceptimi negativ i opinionit publik në vendin tonë në lidhje me nivelin aktual të korrupsionit në administratën publike, vjen si pasojë e moszbulimit dhe mosndëshkimit të korrupsionit në nivel të mjaftueshëm nga ana e organeve shtetërore përgjegjëse për ta luftuar këtë dukuri. Për sa kohë ky perceptim do vazhdojë të ekzistojë, asnjë institucion shtetëror, pavarësisht rolit të tij në luftën kundër korrupsionit, nuk mund të flasë për fitore apo rezultate pozitive në luftën kundër këtij fenomeni. Lufta kundër korrupsionit parashtron si domosdoshmëri forcimin dhe përmirësimin e bazës ligjore të cilitdo prej institucioneve shtetërore të angazhuara në të. Në këtë drejtim, projektligji i ri për KLSH, i paraqitur komisioneve përkatëse parlamentare në nëntor të vitit 2012, siguron forcimin e pavarësisë institucionale, organizative dhe ekonomike të tij, zgjerimin e aksesit në drejtim të disponimit të dokumentacionit dhe informacionit përkatës, si dhe rrit nivelin e zbatimit të rekomandimeve. Miratimi sa më parë i këtij projektligji do të fuqizonte kontributin e KLSH në luftën kundër korrupsionit.
Si KLSH, jemi bërë anëtarë të Task-Forcës së INTOSAI-t për integritetin, për zbatimin e paketës “INTOSAINT” të vetëvlerësimit të institucionit, të bindur që forcimi i integritetit, si një koncept i gjerë, që në thelb ka etikën dhe kulturën, ul korrupsionin, në radhë të parë brenda vetë institucionit. Gjatë dy viteve të fundit, në institucionin e KLSH jemi përpjekur të çrrënjosim antikulturën e mosndëshkueshmërisë, pasi për çdo shkelje të integritetit, të zbuluar dhe hetuar, kemi marrë masa ndëshkimore deri në ndjekje penale ndaj ish-audituesve të institucionit. Forcimi i integritetit institucional ul korrupsionin dhe do të ftoja të gjitha institucionet shtetërore të angazhuara ta përdornin këtë paketë vetëvlerësimi, si mjet efektiv për të kufizuar fenomenin brenda radhëve të tyre.
Sikurse dhe Deklarata e Pekinit e datës 26 tetor 2013 e Kongresit XXI të INTOSAI-t e ka theksuar, “Auditimi kombëtar duhet të vihet në shërbim të qeverisjes kombëtare për përmirësimin e menaxhimit publik financiar”. Në bazë të Strategjisë sonë të Zhvillimit 2013-2017, KLSH do të angazhohet për krijimin e Institutit të Përgjegjësisë Materiale për vendimmarrjet e zyrtarëve publikë, si një ndër mekanizmat e rëndësishëm për të parandaluar shkeljet dhe abuzimin me pushtetin. Nuk do të mjaftohemi vetëm me veprimtarinë tonë si auditues të jashtëm, por do të inkurajojmë audituesit e brendshëm që të vendosin theksin në zbulimin e mashtrimit dhe korrupsionit, në përputhje me standardet ndërkombëtare të auditimit. Ky inkurajim do të kryhet edhe përmes shkëmbimit të informacionit dhe programeve të auditimit. Në plotësimin e rekomandimeve tona, si dhe drejt thellimit të ndëshkueshmërisë së zyrtarëve me shkelje, urdhri i Kryeministrit Berisha nr. 70, datë 18.04.2006 “Për masat në zbatim të Rekomandimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Auditit të Brendshëm dhe Departamentit të Brendshëm Administrativ dhe Antikorrupsion” na ka shërbyer shumë. Gjykojmë dhe besojmë se ky urdhër duhet rifreskuar nga qeveria e re dhe Kryeministri Rama, për të mundësuar një përgjegjësi më të madhe të administratës shtetërore dhe efektshmëri të rritur të rekomandimeve të auditimit të brendshëm dhe të jashtëm publik.
Ka ardhur koha ta ngremë stekën në luftën kundër korrupsionit. Veçmas, asnjë institucion nuk maksimizon punën e vet. Edhe ekspertiza e vyer dhe kontributi i institucioneve donatore ndërkombëtare nuk arrin të maksimizohet, pa sinergjizimin e përpjekjeve të institucioneve publike dhe shoqërisë civile të vendit. Në këto momente nuk nevojiten projekte dhe strategji më vete të çdo institucioni, por një projekt kombëtar, një strategji kombëtare gjithëpërfshirëse në luftën kundër korrupsionit, ku të sinergjizohen dhe konkretizohen kontributet e secilit institucion. Më lejoni të citoj Profesorin e njohur Skënder Osmani, në studimin e tij “Imazhe dhe vizione për menaxhimin dhe projektizimin”, i cili thekson se “Çdo politikë është projekt, politika ka një gjuhë dhe vetëm një gjuhë, që është projekti… Projekti kombëtar është gjuha e vetme gjithëpërfshirëse e zhvillimit të kombit”. Lufta në sistem kundër korrupsionit nuk mund të mendohet e efektshme, pa bashkëveprimin strategjik të: (1) qeverisë, me të gjitha institucionet në vartësi të saj (Ministria e Brendshme, Ministria e Financave, në veçanti struktura e Inspektimit Financiar dhe ajo e Auditimit të Brendshëm); (2) opozitës, sepse një opozitë konstruktive gjeneron denoncimin e veprimeve korruptive të institucioneve pushtet-mbajtëse; (3) institucioneve të pavarura (Prokuroria e Shtetit, KLSH, ILDKP, Autoriteti i Konkurrencës etj.); (4) organizatave jofitimprurëse me impakt në këtë fushë. Përpjekje shumë pozitive për bashkëveprimin dhe një plan të përbashkët veprimi në luftën kundër korrupsionit ka pasur edhe nga qeveria e mëparshme. Përpjekje shumë pozitive po bëhen dhe nga qeveria aktuale, por domosdoshmëri e momentit është përqasja gjithëpërfshirëse e institucioneve kryesore të shtetit, si dhe e gjithë faktorëve të tjerë të fuqishëm, si opozita dhe shoqëria civile. Në cilësinë e kryetarit të KLSH, mendoj që maxhoranca e sotme, në Projektin Kombëtar që do të zhvillojë për një strukturë efektive kundër korrupsionit, të udhëheqë dhe të integrojë të gjithë faktorët. Kështu maksimalizohen jo vetëm përpjekjet tona, por edhe të komunitetit ndërkombëtar. Vetëm në këtë mënyrë do të arrijmë të fitojmë besimin e publikut dhe të ulim perceptimin negativ që qytetarët kanë sot lidhur me përpjekjet e institucioneve shtetërore për frenimin dhe kufizimin e korrupsionit. Ndërsa ne, drejtuesit e institucioneve të ndryshme publike dhe jopublike, në këtë luftë kundër korrupsionit, duke perifrazuar të madhin Mit’hat Frashëri, “të gjithë ne duhet ta kemi për nder të jemi shërbestarë”.

KLSH DHE ADMINISTRIMI I BUXHETIT TE SHTETIT

KLSH DHE ADMINISTRIMI I BUXHETIT TE SHTETIT

Botuar në Gazetën “Telegraf” datë 14 Nëntor 2013
Objektivi ynë kryesor në Raportin e KLSH “Për Zbatimin e Buxhetit të Shtetit të vitit 2012”, në respektim të detyrimit kushtetues, është dhënia e opinionit për raportin që Ministri i Financave dhe Këshilli i Ministrave paraqet në Kuvend “Për zbatimin e Buxhetit të Shtetit të vitit 2012”. Opinioni i përgjithshëm i KLSH, në përputhje të plotë me Standardin ISSAI 1700 të auditimit suprem, për Zbatimin e Buxhetit të Shtetit për vitin 2012, para miratimit të tij nga Kuvendi i Shqipërisë, është se përgatitja, shqyrtimi dhe miratimi i buxhetit të vitit 2012, zbatimi, ndjekja dhe rishikimi i tij, të drejtat dhe kufizimet për huamarrjen, garancitë dhe format e tjera të rrjedhura prej tyre si dhe kontrolli, kontabiliteti, raportimi dhe auditimi i këtij buxheti, janë kryer në respektim të kërkesave të ligjit “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ligjit “Për Buxhetin e Shtetit të vitit 2012”, të ndryshuar, si dhe të ligjit “Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin”.
Duke patur parasysh mjedisin e pafavorshëm në të cilin u realizua Buxheti i vitit 2012, si pasojë e ndikimit në rritje të elementëve të krizës ekonomike dhe financiare botërore dhe sidomos në Eurozonë, vlerësojmë pozitivisht punën e bërë nga Qeveria Berisha në tërësi, nga Ministria e Financave, Ministritë e tjera, Institucionet e tjera qendrore dhe vendore, si dhe entet e tjera publike të audituara, për përmbushjen e objektivave të Buxhetit të vitit 2012 dhe për zbatimin e masave të programuara, në kuadër të Planit Kombëtar të Zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit Shqipëri-BE.
Konstatojmë se treguesit fiskalë të konsoliduar të Buxhetit të Shtetit për vitin 2012, në tërësi janë realizuar.
Borxhi publik
Në bazë të standardit ISSAI 5440 për Auditimin e Borxhit Publik “Udhëzim për planifikimin dhe kryerjen e nje auditimi mbi Borxhin Publik”, u përqëndruam në auditimin e ligjshmërisë së menaxhimit te borxhit publik për vitin 2012. Theksojmë se me ligjin nr. 114, datë 07/12/2012, të hyrë në fuqi në 3 Janar të vitit 2013, është hequr kufiri ligjor i borxhit prej 60% të PBB-së. Borxhi publik ka ngelur pa një tavan të përcaktuar dhe kjo ka krijuar premisa për rritje të vazhdueshme të tij në periudhat në vijim.
Në vijim dhe të rekomandimit të lënë prej nesh në vitin 2012, i kemi rekomanduar Ministrisë se Financave të ngrejë një grup pune me ekspertët më të mirë të fushës, për përgatitjen dhe paraqitjen e një nisme ligjore për vendosjen në Kushtetutë dhe në Ligjin “Për menaxhimin e sistemit buxhetor” të pragut të treguesit të borxhit publik ndaj PBB-së. Në të, të parashikohet që: “Përjashtim nga ky rregull të bëjnë rastet e emergjencave, katastrofave natyrore dhe krizave ekonomike”. Ne momentin e kalimit të pragut të borxhit publik kundrejt PBB-së, nga situatat e parashikuara, Qeveria duhet të marrë masa për balancimin e Buxhetit.
Nga auditimi, konstatuam se ligji “Për menaxhimin e sistemit buxhetor” është i ndryshueshëm me vendimmarrje të thjeshtë në Kuvend. Me synim zvogëlimin e risqeve potenciale ndaj këtij ligji themeltar për menaxhimin e financave publike, kemi rekomanduar që ligji te ndryshohet vetëm me shumicë të cilësuar parlamentare.
Detyrimet ndaj sipërmarrjes private
Krahas rritjes së borxhit publik, shqetësim për ekonominë tonë përbëjnë dhe detyrimet që Buxheti i Shtetit ka kundrejt sipërmarrësve privatë. Në raportin “Për zbatimin e buxhetit të shtetit të vitit 2011”, kemi rekomanduar “saktësimin dhe shqyrtimin me realizëm të gjendjes së këtyre borxheve, si dhe përcaktimin e masave për të lehtësuar sa të jetë e mundur sipërmarrjen private nga kosto e kredive që ajo mund të ketë marrë për përmirësimin e situatës së saj financiare, nëpërmjet ndërhyrjes për ristrukturimin e kredive dhe ndërkohë mbledhjen e borxheve të këqija”.
Kemi konstatuar mos angazhim për të zbatuar rekomandimin tonë dhe një përkeqësim të situatës, si rrjedhojë e çeljes së fondeve në mënyrë pjesore, apo realizim të investimeve të reja, pa mbuluar me fonde investimet në proces. Kemi rekomanduar që në Ligjin “Për Buxhetin e Shtetit të vitit 2014” të parashikohet që të ardhurat nga privatizimet duhet të përdoren së pari dhe kryesisht për të ulur borxhin publik, ku 50% të jetë kufiri i poshtëm, dhe pjesa tjetër të shkojë për uljen e detyrimeve për faturat e papaguara ndaj sipërmarrësve privatë për punët publike të realizuara. Të parashikohet që institucionet buxhetore, gjatë detajimit të fondeve të investimeve publike, të kenë detyrimin e përfshirjes në financimin e vitit “në radhë të parë” të të gjitha investimeve të kontraktuara, apo punimeve, të cilat rezultojnë të realizuara dhe nuk janë financuar për vitin ushtrimor. Këto procedura të përfshihen në udhëzimin specifik për zbatimin e Buxhetit të Shtetit të vitit 2014 dhe të jenë pjesë e Ligjit “Për menaxhimin e sistemit buxhetor”.
Për shkak të ndjeshmërisë së madhe që ka fenomeni i detyrimeve të Buxhetit të Shtetit ndaj kontraktorëve privatë, fokusuam auditimin edhe në mënyrën e rregjistrimit në sistemin informatik. Nga auditimi i kryer në disa degë thesari, rezultoi se për kontratat shumëvjeçare, regjistrimi në sistem kryhet për vlerën totale dhe për vitin korrent, duke mos marrë në konsideratë afatet e realizimit të këtyre kontratave në vite dhe nevojën për financime sipas këtyre afateve. Kemi rekomanduar që në Udhëzimin standard të zbatimit të Buxhetit te vitit 2014, të shtohet përcaktimi që: “Degët e thesarit në rrethe, në rastin e kontratave shumëvjeçare, të regjistrojnë në sistem kontratat në shtrirje sipas viteve të parashikuara”.
Konsolidimi i pasqyrave financiare
Në vijimësi, në raportet tona kemi evidentuar problematikën e mungesës së pasqyrave financiare të konsoliduara të Shtetit, situatë që është përsëritur edhe për vitin 2012. Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit, që në bazë të ligjit është përgjegjëse për raportimin financiar, nuk ka bërë të mundur hartimin e këtyre pasqyrave në përputhje me të gjitha kërkesat ligjore dhe rregullatore që lidhen me raportimin financiar. Informacioni i plotë, i përgjegjshëm dhe profesional për llogarite e Shtetit kërkon përgatitjen e pasqyrave financiare të konsoliduara.
Hartimi i bilancit pasuror të shtetit, në përputhje me standartet ndërkombëtare të kontabilitetit publik është një objektiv strategjik për të cilin është parashikuar realizim gradual. Duke vlerësuar si të domosdoshme pasqyrat financiare të konsoliduara të Shtetit në marrjen e një pamje të qartë të situatës financiare të Shtetit, por dhe duke njohur rëndësinë e tyre për të siguruar një qeverisje më të mirë, kemi rekomanduar që Ministria e Financave (Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit) të marrë masa të menjëhershme për përgatitjen e pasqyrave financiare të konsoliduara të Shtetit për vitin 2012, dhe në vijim të realizohet rishikimi brenda një kohe të shkurtër i kuadrit të plotë rregullator të raportimit financiar në sektorin publik, duke mbajtur parasysh Standartet Ndërkombëtare të Kontabilitetit të Sektorit Publik, si dhe duke i dhënë rëndësinë e duhur fuqizimit të sektorit të kontabilitetit dhe raportimit financiar në Drejtorinë e Përgjithshme të Thesarit.
Fondi rezervë i Këshillit të Ministrave dhe ai i kontigjencave
Nga auditimi i përdorimit të Fondit Rezervë të Këshillit të Ministrave për vitin 2012, në shumë nga projektet u konstatua përdorimi korrekt, ekonomik dhe ligjor i këtij fondi nga Këshilli i Ministrave. Gjatë auditimit të përdorimit të Fondit të Kontigjencës për ruajtjen e defiçitit, konstatuam përdorimin e tij me Vendim te Këshillit te Ministrave, për qëllime te tjera. Kemi rekomanduar që në Ligjin per Buxhetin e Shtetit te vitit 2014, Ministria e Financave të kërkojë që përdorimi i Fondit të Kontigjencës për ruajtjen e defiçitit buxhetor, të bëhet me miratim nga Kuvendi i Shqipërisë.
Auditimi i kryer në Bankën e Shqipërisë
Duke vlerësuar maksimalisht rolin e rëndësishëm që ka patur Banka e Shqipërisë në ruajtjen e stabilitetit monetar, si dhe duke patur parasysh gjendjen e ekonomisë të prekur ndjeshëm nga pasojat e krizës globale, theksojmë se konstatimet e auditimit nuk mund të zhvlerësojnë përpjekjet e mëdha që Banka e Shqipërisë ka bërë për të arritur objektivat e saj.
Vërejtëm se sipas ligjit “Për Bankën e Shqipërisë” të vitit 1997, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës ka të drejtën për të përcaktuar nivelin e pagave dhe të shpërblimeve të stafit të Bankës së Shqipërisë. Nga auditimi rezultoi rregullshmëria ligjore e pagesave të mbështetura në vendimet e këtij Këshilli, por konstatuam mosrespektim të ndjeshmërisë qytetare në lidhje me nivelet shumë të larta të pagesave për drejtuesit, krahasuar me nivelin e pagës dhe trajtimet e punonjësve të institucioneve të tjera kushtetuese. Kemi rekomanduar që të fillojë nisma ligjore për rishikimin e Ligjit për Bankën e Shqipërisë, në frymën e minimizimit të riskut potencial të abuzimit me pavarësinë dhe shmangies së konfliktit të interesit, që evidentohet në praktikat e përcaktimit të pagave dhe shpërblimeve për nivelet drejtuese. Kërkuam që të përcaktohet një kornizë e kujdesshme rregullatore në lidhje me nivelin e pagës së Guvernatorit, e cila duhet të ndjekë trendin e pagave të tregut bankar, por gjithmonë duhet të jetë në raporte të pranueshme, krahasuar me pagën e Presidentit të Republikës, bazuar kjo në përvojat dhe praktikat më të mira të vendeve të ngjashme, por pa harruar përshtatshmërinë me realitetin shqiptar. Kërkuam gjithashtu, të vendosen nivele të arsyeshme për shpërblimin e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës, në mënyrë që pagat e tyre së bashku me shpërblimin në BSH, të mos jenë më shumë se sa paga e anëtarëve të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë.
Ne, si Institucion Suprem Auditimi mendojmë që Komisioni i Ekonomisë, Komisioni i Ligjeve dhe Kuvendi duhet ta trajtojnë këtë problematikë në thellësi, në mënyrë që, duke mos cënuar pavarësinë e këtij Institucioni të rëndësishëm dhe në kujdes të ruajtjes së qëndrueshmërisë së burimeve njerëzore cilësore të tij, të bëhen ndryshimet e nevojshme ligjore, në bashkëpunim dhe në respekt të Bankës së Shqipërisë dhe drejtuesve të saj, por mbi të gjitha, në respekt të ndjeshmërisë qytetare.
Të ardhurat buxhetore nga tatimet
Për vitin 2012, borxhi tatimor rezultoi në një nivel shumë të lartë, me rreth 70 miliardë lekë, ose 500 milionë euro, me një rritje 8% nga viti 2011. Rritja e borxhit tatimor, megjithë pakësimin e debitorëve, si pasojë e zbatimit të ligjit “Për legalizimin e kapitalit dhe faljen e një pjese të Borxhit Tatimor dhe Doganor”, thekson paaftësinë e administratës tatimore në mbledhjen e borxhit tatimor.
Të ardhurat buxhetore nga organet doganore
Gjatë vitit 2012, borxhi doganor rezulton me rritje, i shtuar ne subjekte dhe në vlerë. Konstatuam përpjekje të pafinalizuara të autoriteteve doganore kompetente dhe strukturave të specializuara të Administratës Doganore, për rikuperimin e borxhit doganor, qoftë dhe me forcë, ndërkohë që gjatë auditimeve në gjashtë degë doganore, kemi konstatuar dëm ekonomik.
Buxheti i pushtetit vendor
Për të mundësuar dhënien e një opinioni të bazuar për zbatimin e ligjshmërisë nga njësitë e pushtetit vendor, kemi audituar 40 subjekte, nga të cilat 22 bashki, 11 komuna, 2 këshilla qarqesh, 2 prefektura dhe 3 ndërmarrje në varësi të Bashkisë Tiranë.
Nga auditimi ka rezultuar se, të ardhurat në total në pushtetin vendor janë realizuar me ulje 9.2 përqind nga viti 2011. Kemi rekomanduar marrjen e masave urgjente nga organet e pushtetit vendor, për përmirësimin e gjendjes dhe shpërblimin e dëmit ekonomik të konstatuar.
Buxheti i Sigurimeve Shoqërore
Sigurimet shoqërore sigurojnë 15% të të ardhurave të Buxhetit të Shtetit. Per vitin 2012, ato grumbulluan 49,3 miliardë lekë, ose 2.8 % me pak se plani vjetor. Konstatuam mosrealizim te të ardhurave të programuara. Kemi rekomanduar marrjen e masave të menjëhershme nga ISSH, Ministria e Financave dhe DPT dhe hartimin e një udhëzimi të Ministrit të Financave, ku të përcaktohet mënyra e raportimit dhe evidentimit të kontributeve, mënyra e raportimit të të dhënave mujore dhe progresive për detyrimet e kontributeve të papaguara në afat dhe për kamatë-vonesat e tyre, si dhe sanksione më të ashpra për mosdorëzim të listepagesave brenda afateve.
Tregu informal i punës
Nga auditimi i Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, rezulton nga të dhënat zyrtare se niveli i informalitetit paraqitet shumë i ulët. Nëse kjo do të ishte gjendja reale, arritjet e Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore do të ishin madhore, duke na renditur ndër vendet me informalitet më të ulët në botë. Ne fakt, për gjendjen e informalitetit të përhapur tek ne kanë paraqitur shqetësim edhe organizmat ndërkombëtare si Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore, etj. Nga studimet e kryera prej tyre ose organizmave të tjerë, informaliteti paraqitet në nivele të larta. Konstatuam se inspektorët nuk e njohin situatën e subjekteve që zhvillojnë aktivitet në territorin që mbulojnë. Inspektorati Shtetëror i Punës ka 57 mijë subjekte më pak(kompani të regjistruara) se sa Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Mungesa e të dhënave te dixhitalizuara në nivel kombëtar ka bërë që drejtoritë rajonale të kryejnë inspektime në një numër të vogël subjektesh. Për të ulur subjektivizmin e strukturave inspektuese, kemi rekomanduar inspektime me grupe të përbashkëta, ku të përfshihen Inspektoriati Shtetëror i Punës, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe veçanërisht Instituti i Sigurimeve Shoqërore, i cili është përfituesi direkt nga minimizimi i punës së zezë. Ky Institut, me legjislacionin ekzistues është përjashtuar nga kjo e drejtë.
Referuar dobisë ekonomike të auditimeve të KLSH, për vitin 2012, për çdo lek të Buxhetit të Shtetit të investuar në KLSH, ky institucion ka kërkuar për t’u zhdëmtuar 51.7 lekë, ose 87 përqind më shumë se një vit më parë.
Disa mendime për Raportin e Këshillit të Ministrave për të ardhurat dhe shpenzimet e vitit financiar 2012, si dhe për përgatitjen e projekt-Buxhetit të vitit 2014.
Me synim miradministrimin e fondeve publike gjatë vitit të ardhshëm buxhetor 2014, duke patur parasysh porosinë e përmbajtur në Deklaratën e Pekinit të Kongresit të XXI-të të INTOSAI dhe nën këndvështrimin e rekomandimeve të Kongresit të V-të të EUROSAI-t për rritjen e rolit të Parlamentit në përgatitjen e Buxhetit të Shtetit, duke përdorur me efektivitet SAI-n, sugjerojmë:

  • Përgatitjen e një Buxheti realist, duke shmangur praktikën e vërejtur vitet e fundit të korrigjimit të Buxhetit në gjysmën e vitit financiar;
  • Vendosjen e një tavani kushtetues për borxhin publik në përqindje të PBB-së, me kusht që ai të tejkalohet vetëm në rastet e emergjencave, katastrofave natyrore dhe krizave ekonomike. Në rastet e tejkalimit të kufirit, Qeveria të marrë masa për balancimin e Buxhetit. Të vendoset në ligjin “Për Menaxhimin e Buxhetit një nen që të ardhurat nga privatizimi të përdoren në radhë të parë dhe jo më pak se 50 përqind, për uljen e Borxhit;
  • Për borxhin e Qeverisë ndaj kontraktorëve privatë, vendosjen në Ligjin “Për Buxhetin e Shtetit të vitit 2014” të një neni që në të ardhurat nga privatizimet, pjesa e mbetur pas përdorimit të 50 përqind e lartë të fondeve për të ulur borxhin publik, të shkojë për uljen e detyrimeve për faturat e papaguara ndaj sipërmarrësve privatë për punët publike të realizuara. Kërkesën ndaj sistemit bankar që të mos bllokojë dhënien e kredive për kompanitë, të cilave Shteti u ka borxh;
  • Vendosjen në Ligjin “Për Buxhetin e Shtetit të vitit 2014” të një neni që përdorimi i Fondit të Kontigjencës për ruajtjen e defiçitit buxhetor, të bëhet me miratim nga Kuvendi i Shqipërisë;
  • Zvogëlimin deri në arkëtimin e plotë të vlerës së borxhit tatimor dhe doganor;
  • Konsolidimin dhe mirëfunksionimin e strukturave të menaxhimit financiar, kontrollit dhe auditimit të brendshëm, në përputhje me kërkesat e legjislacionit të miratuar dhe me kërkesat e parashtruara nga BE për vendin tonë, në kuadër të Kontrollit të Brendshëm Financiar të Sektorit Publik.
    Bazuar në Rekomandimet e Deklaratës së Pekinit dhe Rezolutën e Kongresit të V-të të EUROSAI-t për rolin e SAI-t në përgatitjen e Buxhetit dhe të ndërgjegjshëm që përgatitja e Projekt-Buxhetit të Shtetit për vitin 2014 është një sfidë e madhe, jemi të gatshëm që të kontribuojmë në përgatitjen e tij, në rast se Kuvendi do ta gjykojë të arsyeshme.
“Dëgjojeni zërin e Dr. Bujar Leskajt”.

“Dëgjojeni zërin e Dr. Bujar Leskajt”.

Gazeta “Telegraf”, dt. 09 tetor 2013, nga Ramiz Lushaj
Kësaj here, në këtë vjeshtë të (r)evolucionit të së Majtës të ri-ardhur në pushtet, sërish një zë kombëtar i pastër e vizionar, njëherësh profesional e autoritar, doktori i shkencave financiare, Bujar Leskaj, kryetar i sotëm i Kontrollit të Lartë të Shtetit, ri-apeloi edhe në masmedia për një reformë të thellë në sistemin e Sigurimeve Shoqërore (ISSH), të cilat nga keqpërdorimi i politikës së ditës kanë mbetur “për vjeshtë” dhe po shkon drejt një “vdekjeje klinike”.
Gjithsesi, ky zë diagnozë e prognozë nga piramida e shtetit dhe bota e shkencës duhet dëgjuar qoftë edhe pa falënderime vetjake e publike ndaj tij po me veprime aktive shtetërore për t’i nxjerrë me ndërgjegje politike, ekonomike e humanitare nga “salla e reanimacionit”, ende pa e falimentuar edhe Shtetin Shqiptar në Tranzicionin e tejzgjatur dhe të futur në krizën “oktapode” që iu ka dalë njerëzve të thjeshtë deri tek buzët e sytë dhe politika po e shkelmon me këmbë. INSTAT në faqen e tij zyrtare fakton se në Shqipëri aktualisht janë 2.9 milionë banorë rezidentë dhe 722.000 familje, kurse nga ana tjetër ISSH deklaron se paguan çdo muaj 540.000 pensionistë të kategorive të ndryshme, numri i të cilëve statistikon me rritje gati dyfishe prej nga koha e “Rënies së Bllokut” afër Lanës. Vetëm në vitin 2012 do të shtohen 5.000 pensionistë. Buxheti i shtetit shqiptar për vitin 2013 kapën 4 miliardë dollarë, kurse ekspertë të njohur të financave si ish zv/ministri Haldeda bëjnë me dije (më 2 tetor 2013) se, “fatura e pensioneve për tre vitet e ardhshme pritet të arrijë në 1 miliard dollarë USD, ose më pak se 8 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto”. Alarm financiar, social e moral janë dhe shifrat që citon dr. Bujar Leskaj, kreu i KLSH, teksa flet për dy këmbët mbi varr të sistemit të Sigurimeve Shoqërore. Njëra këmbë po hidhet sot kur “deficiti i skemës së pensioneve nga viti në vit është rritur me ritme të shpejta dhe vetëm për vitin 2012, krahasuar me Produktin e Brendshëm Bruto (PBB) zë 1,4 për qind të tij” dhe “55 për qind e kontributeve rurale financohen nga buxheti i shtetit” etj.. Këmba tjetër do të hidhet nesër, pasi, sipas Dr. Bujar Leskajt, “shkalla e mbulimit të popullsisë me elementet e sigurimit shoqëror është shumë e ulët, me një pjesëmarrje në kontribute të vetëm 65 për qind të forcave aktuale të punës”…
Zëri i Dr. Bujar Leskajt duhet dëgjuar me vëmendjen e merituar nga politika institucionale, nga maxhoranca qeverisëse, qoftë edhe me një heshtje të zgjuar të shoqëruar me veprime të shpejta, sepse institucioni i kryesuar prej tij iu ka bërë shtetërisht “skaner” sistemit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH). Gjithashtu, duket se shtetari financier na e jep qartë “terapinë” e shërimit e të shpëtimit të kësaj situate emergjente, teksa diagnostikon mbledhjen e të ardhurave nga subjekte shtetërore e private, nga të (vet) punësuarit për sigurimet shoqërore dhe shpenzimet e sigurimeve shoqërore për përfitime për pensionet e ndryshme për shtetasit shqiptarë dhe na bën prognozë të këtij sistemi mbështetur në shtatë çështje si një të vetme. Dr. Bujar Leskaj nuk bën politikë me shtatë shkronja të gjuhës Shqipe: “Reformë”. Ai nuk e përdor si fjalë të vetme refreni propagandistik e demagogjik, nuk i bën plastelinë problemet, nuk i kthen në kaçimak. Ai i argumenton këto shtatë pika kryesore: Niveli i personave të siguruar. Formula aktuale e pensionit. Evazioni fiskal. Mënyrat dhe rregullat e indeksimit të pensioneve. Trajtimet e favorshme për banorët ruralë. Skemat shtetërore të veçanta dhe suplementare. Sistemi i pensioneve. Këto “shtatë shtylla ekonomike” si i kanë pasur thanë një shprehje të moçme: “Nuk i luajnë as shtatë krajli”, po ne, shtetasit shqiptarë në tërësi e mosha e tretë në veçanti po duam t’i dëgjojë vetëm Shteti ynë Shqiptar.
Ky apeli ynë: “Dëgjojeni zërin e Bujar Leskajt” na imponohet edhe prej faktit të padëshirueshëm se deri në këtë ditën e sotme, politika shqiptare nuk po dëgjon askënd për “Reformën e Sistemit të Sigurimeve Shoqërore”, përndryshe: Reformën e Sistemit të Pensioneve në Shqipëri. Politika nuk po e dëgjon as Bankën Botërore, që ka asistuar në Tiranë edhe me platformë objektive e perspektive për Sistemin e pensioneve në Shqipëri sipas “sistemit shumëkolonësh” si “Kolona zero” (për të moshuarit e varfër, etj.), “Kolana e parë” (pay as you go – skema aktuale e bazuar në solidaritetin e brezave), “Kolona e dytë” (sigurimet shoqërore tërësisht private – një zgjedhje e zgjidhje vetjake), etj.. Politika nuk po e dëgjon as organizmin e zgjedhur prej saj: Komitetin e Planifikimit të Strategjive, që e ka miratuar këtë Platformë qysh në vitin 2008. Shqipëria i kapërcyer njëzet vite pa krye realisht Reformë në Sistemin e Pensioneve, pra që në vitin 1992 kur u themelua ISSH. Tashti ka ardhur koha për modernizim e fleksibilitet të pensioneve, për vendosjen e një sistemi të drejtë të pensioneve (rregullimi i raporteve midis kontributeve që japin të siguruarit dhe përfitimit që marrin me moshën e daljes në pension, etj.). Kjo “Reformë” nuk është çështje kartonësh, që të miratohet një ligj i ri e plotor me 84 vota në Kuvend, të cilat i ka maxhoranca e sotme qeverisëse. Patjetër duhet vizion i qartë, debat i thellë, konsensus i plotë i pozitës dhe i opozitës, sepse kjo Reformë e madhe i shtrin efektet e saj deri në vitin 2040, përcaktohet mosha e daljes në pension, niveli i kontributeve për pension, sistemi privat i sigurimeve shoqërore etj. krijimi i mekanizmave për dalje në pension para ose pas moshës zyrtare, krijimi i skemave të pensioneve të parakohshme, stimulimi i krijimit të vendeve të punës së përshtatshme për moshat e vjetra, etj.. Politika nuk po merret vesh ndër veti. Ka mbi 4 vjet që Platforma për Sistemin e Pensioneve rrinë në dosje, pasi PS me aleatët e vet nuk jep konsensusin e saj. Tani çështja shtrohet: A do të presim edhe 4 vjet të tjera që PD me aleatët e vet nuk do ta japin konsensusin e saj. Nëse e miraton pozita e sotme e rrëzon ajo e nesërmja, diçka e tillë siç po ndodh aktualisht me disa vendime të qeverisë së mëparshme. Në Sistemin e Pensioneve do të kemi lojën “Po” e “Jo”, “në Fuqi” – Shfuqizo”(!) Ndodhemi përballë një situate që jemi tepër të vonuar dhe pritja qoftë edhe një ditë apo një vit është me mjaft pasoja për ekonominë shqiptare, vet për shoqërinë shqiptare, për brezat e sotëm e të nesërm.
Prandaj na duhen shumë zëra në istikamin e kohës politike, në veprimtarinë shtetërore, në botën akademike, në shoqërinë civile, si ky i doktorit të shkencave financiare, Bujar Leskaj, në personalitetin e tij, në profilin e karrierën e tij ndër vite, i ka të gjitha këto. Përndryshe: kur themi “Dëgjojeni zërin e dr. Bujar Leskaj” nuk kemi parasysh vetëm pozicionin e tij të sotëm zyrtar si kryetar i KLSH, i një institucioni që vet shteti shqiptar e ka ngritur për t’ia dëgjuar zërin. Nuk flet vetëm një personalitet politik e zyrtar i betuar tre herë para Parlamentit shqiptar për kryerjen e detyrave të tij me përgjegjësi të lartë si deputet, ministër, Kryekontrollor i shtetit. Dr. Bujar Leskaj, avokat, i përket botës akademike, me tri diploma universitare: inxhinier nafte në gjeologji-miniera (1990), ekonomist i degës së financës në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Tiranës (1998) dhe jurist në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës; pjesëmarrës në konferenca shkencore (ndër) kombëtare, autor i disa botimeve në revista shkencore, etj.. Ka qenë deputet i Vlorës dhe anëtar i delegacionit të përhershëm të Parlamentit të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s; ka qenë doganier e deri nëndrejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe pedagog i brendshëm dhe i jashtëm në Fakultetin Ekonomik të universitetit më të madh publik në vend – të Universitetit të Tiranës, në lëndët “Para dhe Banka”, “Financë”; ish-anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe ministër i Turizmit, Kulturës e Sporteve gjatë qeverisjes së saj; krye specializime në Universitetin e Nebraskës – Lincoln, SHBA, Departamenti i Menaxhimit (Diplomë për mësimdhënie në nivel master në Administrim publik) në shkurt-qershor 2003 dhe në Universitetin Bamberg në Gjermani – specializim për Financat publike në shkurt 2005; ka botime shkencore për financat si “Senjorazhi” (Punim Doktorature, 2009), “Paraja dhe Banka” (Cikël Leksionesh, 2011), “Leksione në Financë” (Pjesa e I) (2011); për historinë “Përfaqësuesit e Vlorës në Kuvendin e Shqipërisë, 1912-2009” (2009), për politikën “Brenda dhe Jashtë…PARLAMENTIT (maj 2007-maj 2009)” (2009), për letërsinë “Muzat e Qëndresës” (Nëpër libra të kryqëzuar) (Tiranë 2011), etj., kryetar i Institutit Shqiptar të Studimeve Politike “Ismail Qemali”, etj.. Një personalitet i tillë si dr. Bujar Leskaj, siç e kam cek edhe herë tjetër, është prurje e Vlorës, e Parlamentarizmit, e Nacionalizmit Shqiptar dhe ka sjellë prurje risore e meritore për Demokracinë, për Kulturën, për Kombin.

RRITJA E PËRGJEGJSHMËRISË INSTITUCIONALE

RRITJA E PËRGJEGJSHMËRISË INSTITUCIONALE

Botuar në Gazetën “Panorama”, datë 26 Qershor 2013.
Përgjegjshmëria institucionale e qeverisjes është një formë e kontrollit mbi institucionet dhe agjencitë publike, duke bërë që ato të japin llogari për kontabilitetin dhe veprimet e tyre. Si e tillë, ajo përbën një koncept thelbësor në një administratë publike të një vendi demokratik. Sot, kudo në botë, por sidomos në Europë, pas shpërthimit të krizës në eurozonë vërehet një kërkesë e shtuar për përgjegjësi institucionale të qarta në përballimin e krizës. Ka po ashtu një presion të konsiderueshëm mbi Institucionet Supreme të Auditimit (quhen shkurt “SAI”, janë KLSH-të e vendeve të tjera europiane) për të luajtur një rol më aktiv, në përputhje me mandatin e tyre.
Kjo kërkesë lind nga një pritshmëri në rritje ndaj tyre, që vjen nga partnerët e tyre të natyrshëm, si qytetarët, organizatat e shoqërisë civile, investitorët, por edhe qeveritë. Pritet që këto institucione të ndihmojnë konkretisht në daljen nga kriza te vendet që janë të mbërthyera në darën e saj, ose në zbutjen e pasojave të krizës, te vendet që po i përjetojnë këto pasoja. Për shkak të krizës financiare dhe ekonomike në eurozonë dhe të goditjeve të paparashikuara të saj, në të gjitha vendet europiane, por edhe më tej, ndihet një nevojë në rritje për sigurimin e një qeverisjeje të mirë dhe shpenzimin efektiv të parave publike. Institucioni Suprem i Auditimit (SAI), si auditues i jashtëm i pavarur i buxhetit të shtetit, synon të arrijë nivelin e duhur të ndikimit të auditimit. Ky ndikim mund të rezultojë në shpenzime qeveritare më të ulëta, si dhe në menaxhim më efektiv të financave publike.
Ai mund të sjellë rritjen e transparencës, besimit dhe të llogaridhënies. Dimensioni i llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë së institucioneve publike është parësor në vende në zhvillim që synojnë hyrjen në grupin e vendeve të zhvilluara, sikurse është vendi ynë, për të siguruar mirëqeverisjen. Prandaj ia vlen ta shikojmë këtë dimension më në detaje. Qeverisja e mirë e forcon aftësinë ekzekutive të qeverisë, e bën këtë të fundit më të përgjegjshme dhe rrit besimin e publikut tek ajo. Në një demokraci, qytetarët ua besojnë administrimin e burimeve publike të vendit përfaqësuesve të zgjedhur të tyre, anëtarëve të Parlamentit. Këta përfaqësues nga ana e tyre ia besojnë funksionin e menaxhimit të burimeve publike krahut ekzekutiv, qeverisë. Çdo vit Parlamenti miraton një buxhet për Ekzekutivin, për administrimin e punëve shtetërore. Në fund të vitit fiskal, qeveria është e detyruar të japë llogari për administrimin e burimeve publike në Parlament.
Nga që Kuvendi nuk mund t’i verifikojë vetë llogaritë e paraqitura nga Ekzekutivi, SAI është i mandatuar nga Kushtetuta e vendit për të audituar këto llogari dhe për të raportuar gjetjet e tij në Kuvend. Kuvendi sheh nëse ky raportim është në përputhje me synimet e Parlamentit. Roli e SAI-t për këtë arsye është një element i rëndësishëm për të ndihmuar integritetin dhe përgjegjshmërinë e çdo sistemi të qeverisjes. SAI siguron që Kuvendi ka qasje të plotë në informacionin e pavarur të auditimit për përgjegjshmërinë dhe efikasitetin e menaxhimit të burimeve publike nga Ekzekutivi. Që kjo qasje realisht të jetë sa më e plotë dhe Kuvendi ta marrë të gjithë informacionin që i intereson, për rastin tonë, ndoshta do të ishte me vend që brenda Komisionit të Kuvendit për Ekonominë dhe Financat të funksiononte një nënkomision për Auditimin Suprem të Shtetit, i cili fillimisht mund të mos ketë më shumë se tre apo pesë anëtarë të Kuvendit, por roli i të cilit do të ishte shumë efikas.
Kjo, sepse raporti i SAI-t mbi arsyeshmërinë dhe drejtësinë e llogarive financiare qeveritare i siguron qytetarët që burimet publike të miratuara nga përfaqësuesit e tyre kanë qenë shfrytëzuar për qëllimet e synuara. SAI gjithashtu ndërmerr auditime për të matur vlerën e parave publike të shpenzuara, për të informuar Kuvendin dhe qytetarët në lidhje me  ekonomicitetin, eficiencën dhe efektivitetin me të cilat kjo para publike është shpenzuar. Këto auditime i japin qeverisë mundësinë për të përmirësuar performancën e saj. Ndërsa qeveria ushtron fuqinë e menaxhimin e ekonomisë publike dhe shoqërisë në emër të qytetarëve, ajo duhet të respektojë ligjet financiare dhe parimin e funksionimit ligjor të administratës publike. Auditimi suprem si institucion, si një pjesë e rëndësishme e sistemit të mbikëqyrjes publike, luan një rol të rëndësishëm në realizimin e përgjegjshmërisë administrative dhe publike dhe në funksionimin e një qeverie të sunduar nga ligji. Ndërtimi i një qeverie me kosto të ulët dhe efikasitet të lartë është një objektiv i rëndësishëm dhe kërkesë parësore nga publiku sot.
Si përgjigje ndaj kësaj kërkese, ne si KLSH kemi intensifikuar auditimet mbi qeverinë dhe shpenzimet e të ardhurat financiare, duke promovuar, ndërkohë, auditimin e performancës në një mënyrë graduale. Në vitet e fundit, për hir të së vërtetës, duhet pohuar se qeveria ka ndërmarrë një sërë hapash për të reduktuar administratën publike dhe për të përmirësuar efektivitetin e saj. Por, duke iu përgjigjur sfidave të reja, kushteve gjithnjë në ndryshim, ne si KLSH duhet të përdorim dhe aktivizojmë burime jo-konvencionale, të tilla si njohuri dhe kapital shoqëror, për të qenë sa më adaptivë, efektivë dhe për të arritur qëllimin tonë strategjik, që është administrimi sa më i mirë dhe modern i parasë publike. Dua ta shtjelloj më shumë këtë rol të ri, duke sjellë edhe eksperiencën e SAI-ve të vendeve të Bashkimit Europian. SAI-t kanë mandat (shpesh edhe kushtetues, sikurse është rasti i Kontrollit të Lartë të Shtetit) në nivel kombëtar për të kryer auditime të jashtme, që t’iu shërbejnë sa më mirë taksapaguesve dhe qytetarëve për sigurimin e shpenzimit racional, eficient, efektiv dhe ligjor të parasë publike. SAI-et, në sajë të pavarësisë, profesionalizmit dhe ndershmërisë së tyre, të sanksionuar në standardet e fushës INTOSAI, kanë sot një pozicion unik për të kthyer besimin në publik ndaj institucioneve buxhetore, të tronditur disi nga pasojat e krizës së përbotshme ekonomike dhe financiare. SAI-t e vendeve të Bashkimit Europian gjatë këtyre viteve të krizës(2009-2013) në Eurozonë, janë treguar shumë aktive për të marrë përsipër përgjegjësi të reja në një ambient ekonomik dhe shoqëror në ndryshim të shpejtë.
Ato kanë ndihmuar me auditimin e sistemit të ri rregullator të ngritur në BE për përballimin e krizës, të përbërë nga Banka Qendrore Europiane, bankat qendrore të vendeve anëtare, institucionet qeveritare dhe institucionet e tjera rregullatore. SAI-t e BE-së dhe Gjykata Europiane e Audituesve kanë përcaktuar qartë pesë faza të reagimit ndaj krizës: fazën përgatitore, përgjigjen e menjëhershme, menaxhimin e krizës (ose pasojave të saj), strategjitë e daljes prej saj dhe sistemin e ri të rregullave. Qasja e auditimit të sistemit financiar rregullator mund të zbatohet edhe te ne, vendet në periferi të krizës së eurozonës, por që kemi ndier dukshëm pasojat e saj, të vërejtura sidomos me ndalimin ose uljen e ndjeshme të rritjes ekonomike, si në Maqedoni, Mal të Zi, Bosnjë- Hercegovinë dhe Shqipëri (në vendin tonë pasojat kanë sjellë uljen e rritjes ekonomike). Në rast se ky sistem financiar rregullator nuk është vendosur, ai duhet të krijohet. Tek ne, edhe pse jo me një emërtim apo formulim të plotë, ai ka funksionuar, me konsultimet e herëpashershme mes Ministrisë së Financës dhe Bankës së Shqipërisë. Por gjykoj se koha ka ardhur që këto konsultime dhe ky bashkëveprim të institucionalizohen më tej, duke përfshirë edhe agjenci të tjera shtetërore, si Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, Autoriteti i Konkurrencës, INSTAT, KLSH, etj.
Objektivi kryesor i një SAI në përballimin e pasojave të krizës së sotme është që të ketë një funksion të përmirësuar ruajtës (watchdog) mbi shpenzimin publik, duke siguruar aspektet e tij të ligjshmërisë, pajtueshmërisë dhe mirëqeverisjes. Ne si KLSH do të kryejmë auditime dhe japim rekomandime për ekzistencën, veprimin dhe përshtatshmërinë e sistemeve të menaxhimit të riskut dhe të kontrollit. Ne do të kryejmë sidomos auditime performance mbi sistemin financiar rregullator të vendit. Do të bashkëveprojmë me SAI-t e tjera në rajon për marrjen e eksperiencave të dobishme në auditimin e këtij sistemi, duke siguruar cilësinë dhe besueshmërinë e informacionit kryesor financiar. Vetëm kështu mund të garantojmë veprimin e një sistemi financiar rregullator fleksibël dhe efikas. Askush nuk ka kohë të humbasë dhe, edhe pse në teori, fazat e ndërhyrjes dhe përballimit të pasojave të krizës janë të ndara, në praktikë ato ndërthuren me njëra-tjetrën. Mendoj se për ne është koha të angazhohemi në fazën e përgjigjes së menjëhershme. Kjo fazë mbulon politikën monetare të bankës qendrore dhe veprimet financiare dhe fiskale të qeverisë për të kufizuar shtrirjen e pasojave të krizës dhe për të parandaluar rëndim të treguesve në sistemin financiar (si për shembull, në rastin tonë, rritjen e mëtejshme të nivelit të kredive të këqija, etj.). Për ndërhyrje efektive është thelbësore kuptimi i gjerë dhe i thellë i situatës së shpalosur, karakteristikat dhe shtrirja e veprimeve përmirësuese që duhen të ndërmerren. Kjo kërkon disponueshmëri të një informacioni të saktë e të besueshëm, role dhe përgjegjësi të qarta të strukturave që ndërhyjnë dhe një koordinim të mirë-projektuar, si dhe mekanizma efektivë raportimi për masat e marra.
Për të kuptuar më mirë funksionimin e përgjigjes së menjëhershme ndaj pasojave të krizës, na shërben tabela e mësipërme. SAI duhet të vlerësojë rreziqet për qytetarët në lidhje me strategjitë e daljes nga kriza apo të zbutjes së pasojave të krizës. Këtë vlerësim po e kryejmë me seriozitet dhe përgjegjësi edhe ne si KLSH. Detyrë e re auditimi është vlerësimi i shitjes së aseteve publike në kohë krize apo kur ekonomia vuan pasojat e krizës. Mekanizmi i auditimit mbi strategjitë e daljes apo zbutjes së pasojave të krizës kërkon raporte shumë cilësore të performancës dhe aftësi të veçanta.
SAI duhet të ofrojë përvoja dhe mësime për institucionet publike që auditon, duke theksuar rolin e tij këshillues dhe parandalues, sikurse e kam përmendur në një shkrim të mëparshëm. Ai duhet të përgatitet për sfidat e ardhshme. Dua të siguroj të gjithë qytetarët se KLSH është plotësisht e gatshme ta marrë përsipër këtë rol dhe përgjegjësi të re, për rritjen efektive të përgjegjshmërisë institucionale në Shqipëri.

AUDITIMI DHE KËSHILLIMI NGA KLSH

AUDITIMI DHE KËSHILLIMI NGA KLSH

Botuar në Gazetën “Panorama” datë 8 Maj 2013
Në kushtet e kufizimeve në rritje të burimeve ekonomike, e veçanërisht atyre publike, taksapaguesit në çdo vend shtrojnë me të drejtë pyetjen: Si mund të dizenjohet në mënyrë më eficiente dhe ekonomike menaxhimi i pasurive publike? Për punonjësit e institucioneve supreme të auditimit sot në botë, kjo pyetje është tashmë në rend në ditës, sepse auditimi i funksioneve publike është parakushti për të përpunuar propozime e zgjidhje që synojnë rritjen e eficiencës dhe efektivitetit të menaxhimit qeverisës. Pikërisht me këto fjalë e nisi diskutimin në Simpoziumin e 22-të INTOSAI, mbajtur në Vjenë, sekretari i Përgjithshëm i kësaj Organizate, z. Josef Moser. Qasja moderne dhe efektive e Kontrollit të Lartë të Shtetit kah qeverisjes së mirë nuk kufizohet vetëm në funksionin auditues. Thjesht identifikimi i shkeljeve dhe mangësive nuk i mjafton më një institucioni suprem auditimi për t’u perceptuar si një mekanizëm efektiv kontrolli. Institucione të tilla mund ta realizojnë plotësisht potencialin e tyre vetëm nëse zhvillojnë një qasje këshillimore të mbështetur në punën e tyre audituese, duke u ofruar rekomandime specifike, të detajuara dhe shkencore menaxherëve qeveritarë, rekomandime praktike që mund dhe duhen implementuar në sferat përkatëse të ekonomisë publike. Në fakt, standardet INTOSAI e theksojnë në mënyrë eksplicite ofrimin e rekomandimeve për të përmirësuar funksionet publike, por pa ndërhyrë në formulimin e objektivave, strategjive dhe politikave. Për ta vënë në jetë këtë model dual auditimi dhe këshillimi, duhen përmbushur një sërë kushtesh, dhe konkretisht:
1.Përzgjedhja e subjekteve audituese duhet të orientohet nga impakti që ato kanë mbi të ardhmen ekonomike dhe sociale, mbi potencialin e këtyre subjekteve për të përmirësuar mirëqenien publike.
2.Auditimi nuk duhet të jetë pjesë e operacioneve të përditshme qeveritare, por duhet të marrë formën e një auditimi ex-ante ose ex-post.
3.Rekomandimet e dhëna duhet të kenë vlerë praktike, të ofrojnë zgjidhje të problemeve duke u orientuar nga e ardhmja dhe të përmirësojnë eficiencën dhe efektivitetin e qeverisjes publike.
Duke adresuar tema audituese me impakt mbi të ardhmen e vendit, një institucion suprem auditimi duhet të mbulojë të gjitha sferat e rëndësishme ekonomike, përfshirë dobinë financiare të përdorimit të fondeve publike, sistemet arsimore, shëndetësore dhe pensionet, ruajtjen e mjedisit, reduktimin e varfërisë, zhvillimin e qëndrueshëm të vendit, etj. Është detyrë e KLSH-së të sigurojë transparencë dhe llogaridhënie përmes auditimeve të saj, sikurse të promovojë efektivitet dhe demokraci përmes rekomandimeve që jep. Sipas të dhënave të Bankës Botërore, mbi një triliard dollarë në vit humbasin nga korrupsioni në mbarë botën. Në Shqipëri, kjo shifër për vitin 2012 i kaloi 90 milionë eurot, sipas statistikave të KLSH-së. Në gjykimin tim dhe të institucionit që unë drejtoj, kosto e korrupsionit nuk është thjesht vjedhja e fondeve publike; kosto e vërtetë është sabotimi i së ardhmes, që shprehet në më pak spitale, shkolla, ujë, rrugë, energji. Por jo vetëm kaq, aftësia e një vendi për të thithur investime të huaja, ndërtuar kapacitete njerëzore profesionale, lehtësuar tregtinë dhe shtuar pasurinë e mirëqenien varet në mënyrë kritike nga transparenca, eficienca dhe efektiviteti i institucioneve publike. Parametri kyç i qeverisjes së mirë prej këtyre institucioneve është pikërisht rritja e pjesëmarrjes qytetare në zhvillim dhe vendimmarrje. Në ekonominë e tregut dhe të sipërmarrjes së lirë, qeveria nuk i ka të gjitha përgjigjet. Ajo duhet të bashkëpunojë me sektorin privat dhe qytetarët për të identifikuar problemet, përkufizuar drejt ato dhe gjeneruar zgjidhjen më optimale të mundshme. Tri shtyllat e zhvillimit të qëndrueshëm janë rritja ekonomike, zhvillimi shoqëror dhe ruajtja e mjedisit. Nuk është e tepërt, madje e domosdoshme, që këtyre tri shtyllave t’u shtohet edhe një e katërt, ajo e qeverisjes së mirë. Kjo e fundit fuqizon lidhjen mes tri shtyllave të para dhe siguron se e ardhmja që duam mund të bëhet realitet. Pikërisht kësaj shtylle i përket Kontrolli i Lartë i Shtetit. Përmes tri llojeve të auditimit që kryhen, dy tradicionale dhe një i konsoliduar rishtas, KLSH garanton zbatimin e ligjit, drejtësinë dhe saktësinë e pasqyrave financiare dhe menaxhimin me ekonomicitet, eficiencë dhe efektivitet të fondeve publike. Në të ardhmen, axhendës së institucionit mund t’u bashkëngjiten edhe lloje të tjera auditimesh, siç mund të jetë ai i auditimit të sistemeve të informacionit.
Sigurimi i impaktit pozitiv përmes këshillimit. Nocioni që dua të parashtroj në këtë paragraf është sigurimi i impaktit, sepse besoj se qëllimi i ekzistencës së një institucioni suprem auditimi, madje do të thosha i çdo institucioni publik, është sigurimi i impaktit pozitiv në funksionimin e qeverisjes në përgjithësi, dhe i shërbimeve publike në veçanti. Kjo është një sfidë, po aq sa edhe një mundësi e madhe. Risku potencial që ndeshet në raste të tilla është ai i një institucioni suprem auditimi që gjeneron rekomandime brilante, por që nuk dëgjohet nga askush. KLSH ruan distancën, synon të jetë objektive, nuk dëshiron të bëhet pjesë e implementimit apo dizenjimit të politikave… dhe e gjitha kjo sepse duam të jemi sa më të besueshëm dhe të paanshëm që të jetë e mundur. Por përsëri, si mund ta realizojmë impaktin? Pikësëpari duke mbajtur parasysh se institucionet supreme të auditimit, duke mos qenë vendimmarrëse në politikë, mbeten ende “pronare” të llogaridhënies. Për të qenë më të saktë, “bashkëpronare”, së bashku me autoritetet e tjera publike. Problemi që ndeshin institucione të tilla jo vetëm në Shqipëri, por edhe në mbarë botën, është se nuk dëgjohen mjaftueshëm. Në KLSH bëhen auditime të mira, nxirren konkluzione të përshtatshme dhe jepen rekomandime me vlera praktike. E megjithatë, impakti nuk është në nivelet e synuara. Ndoshta është koha të reformojmë mënyrën e komunikimit me palët e interesit. Aktualisht në KLSH ekzistojnë dy kanale të jashtme komunikimi: i pari është ai me subjektet e audituara, administratën publike, i cili është më procedural dhe formal, i dyti është ai me publikun dhe Parlamentin. Në të dyja këto kanale, KLSH ndjek një model tradicional, që nënkupton shkëmbimin e letrave dhe raporteve të gjata me subjektet e audituara, publikimin e raporteve në faqen e internetit, organizimin e konferencave për shtyp dhe prezantimin e raportit tonë vjetor në Parlament. E megjithatë, duhet të mbajmë parasysh se komunikimi është një “rrugë me dy sense lëvizjeje”. Nuk mjafton vetëm të informojmë, por duhet edhe të sigurojmë feedback-un e bashkëpunëtorëve tanë. Jetojmë në epokën e informacionit dhe komunikimi është me rëndësi jetike për një SAI që synon të informojë pareshtur qytetarët e vet mbi gjendjen e shërbimeve publike. Komunikimi midis institucioneve publike dhe shoqërisë është një nga shtyllat e demokracisë. Qytetarët që bashkëqeverisin me qeverinë e tyre duhet të jenë të informuar për të marrë vendimet e duhura. Në një shoqëri demokratike janë qytetarët që qeverisin përmes zyrtarëve të vet. Informacioni nga rezultatet audituese dhe funksionimi i KLSH-së është një paketë të dhënash që i nevojitet shoqërisë për vendimmarrje të suksesshme. Ne duhet të përpiqemi të kemi impakt në një shoqëri demokratike, duke i bërë subjektet e audituara bashkëpunëtore në punën tonë audituese. Nëse ia arrijmë që përmes punës sonë t’i bëjmë grupet e interesit të njehsohen me rezultatet e auditimeve tona, atëherë ato do të jenë më të gatshme për t’i brendësuar rekomandimet që ne japim në punën e tyre të përditshme. Parimi është i thjeshtë: Njerëzit përfshihen me të vërtetë atëherë kur ndiejnë se po ndihmohen dhe jo vetëm penalizohen në punën e tyre. Si një ilustrim nga realiteti shqiptar, le të sjellim auditimin më të fundit të kryer nga Departamenti i Auditimit të Performancës mbi shërbimin e ofruar nga Hekurudha Shqiptare. Gjetjet e këtij auditimi tregojnë qartë se pritshmëria e përdoruesve të këtij lloj transporti është në kah të kundërt me shërbimin dhe politikat e zhvillimit të sistemit hekurudhor ofruar sot nga strukturat menaxhuese të tij. Burimet e akorduara për mirëmbajtjen e infrastrukturës hekurudhore janë të pamjaftueshme dhe po çojnë në degradimin e mëtejshëm të rrjetit. Mirëmbajtja e infrastrukturës hekurudhore kërkon më shumë fonde, asnjë masë nuk është ndërmarrë për rehabilitimin e rrjetit hekurudhor, sektori i transportit hekurudhor është i pazhvilluar dhe pa investime thelbësore për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës. Në formën e saj aktuale, hekurudha nuk mund të ketë një të ardhme, ku të ardhurat e gjeneruara nuk mund të mbulojnë koston e nevojshme për të vënë në funksionim hekurudhën. Në përballje me një rast si ky, KLSH ofroi rekomandime këshillimore, të cilat synojnë të përmirësojnë shërbimin e ofruar nga ky lloj transporti. Konkretisht, ndër më të rëndësishmet:
1.Ministria e Punëve Publike dhe Transportit t’i propozojë Këshillit të Ministrave marrjen e vendimit që Hekurudha Shqiptare të jetë një korporatë e veçantë, e cila të luajë një rol efikas për zgjidhjen e problemit të transportit në Shqipëri, duke rritur të ardhurat, ulur koston, siguruar sisteme që lejojnë një formë më të sigurt të funksionimit, zhvilluar aftësitë komerciale dhe të marketingut, çka do ta mundësojë hekurudhën të rivalizojë përkundrejt mënyrave më pak të qëndrueshme të transportit dhe më të ndjeshme ndaj kërkesave të tregut;
2.Drejtoria e Përgjithshme e Hekurudhave të bëjë ndarjen e qartë të llogarive për transportin e mallrave, transportin e udhëtarëve dhe infrastrukturën, në mënyrë që t’u japë mundësi operatorëve ta llogarisin produktivitetin e personelit në bazë të formulave specifike për secilin aktivitet tregtar, pasi kjo ndarje e llogarive deri në këto momente ka qenë formale;
3.DPH të heqë ose të japë për skrap aktivet joekonomike. HSH është e ngarkuar nga barra e aktiveve jo-ekonomike, të cilat kanë dalë tepër nga ndryshimi i kërkesës për transport hekurudhor. Inventari i mjeteve lëvizëse që shfrytëzohen është një përqindje e vogël e aktiveve gjithsej, çka përbën një barrë të konsiderueshme për nivelet e produktivitetit dhe ndotjen e mjedisit. Në dhënien e rekomandimeve të mësipërme, KLSH gjeti mirëkuptimin e drejtuesve të Hekurudhës. Këshillimi i ofruar prej nesh do të kontribuojë në tërheqjen e vëmendjes dhe stimulimin e një sektori të lënë pothuajse në harresë nga vendimmarrja aktuale.