Disidenca e fuqishme e Vilson Blloshmit, parë në ndërtekstin poetik

Disidenca e fuqishme e Vilson Blloshmit, parë në ndërtekstin poetik

Kjo kumtesë është paraqitur dhe lexuar nga autori në edicionin e parë të veprimtarisë “Ditët e Albanologjisë”, që u zhvillua në Qendrën e Studimeve Albanologjike, nga datat 14,15,16 dhjetor 2009, në Tiranë. Nga Bujar Leskaj “Vilson Blloshmi e Genc Leka, vepra e plotë e autorëve të pushkatuar nga diktatura” Kultura është pasaporta më e mirë për t′iu paraqitur Europës si prezantim i vërtetë i ndërgjegjes shqiptare që u tregon kombeve të qytetëruar se aspiratat dhe dëshirat tona i përkasin Europës dhe familjes së kombeve të përparuar′Vepra e Vilson Blloshmit dhe e Genc Lekës i bashkohet humanizmit evropian të prodhuar në inteligjencë, në kulturë e të ardhur përmes shekujve nga Barleti, Budi, Bogdani, Buzuku, Ismail Qemali, Naim Frashëri, Gjergj Fishta, Mitrush Kuteli, Eqerem Çabej, Ibrahim Rrugova, Shaban Demiraj, Sabri Hamiti, etj, etj, që ka qenë në të gjitha kohërat ecje përkrah të njëjtave aspiratave humane, përkrah të njëjtit qytetërim evropian. Diktatura i shfarosi të gjitha mendjet e iluminuara nga kultura evropiane, së cilës ne i përkisnim, le ta themi pa droje edhe gjenetikisht. Më shumë se për jetën e tyre, për këtë pikëtakimi me humanistët më të mëdhenjë europianë, Vilson Blloshmi dhe Genc Leka, u bënë martirë. Tashmë që vepra e plotë e tyre ka parë dritën e botimit, duke i lexuar ato, jemi të bindur se metafora dhe alegoria politike në poezitë e tyre dëshmojnë për një ushqim martirizimi, për formimin dhe bot&′l;perceptimin iluminist të tyre. Identiteti perëndimor i shqiptarëve nuk është një histori që lëkundet nga perëndimi në lindje, por është një shkollë e mundimshme e ndërtuar mbi sakrificat, dijet dhe gjykimet e idealistëve, atdhetarëve ose intelektualëve të shquar, ku poetët e Librazhdit, Blloshmi dhe Leka, qëndrojnë denjësisht. Poetët e Librazhdit nuk ishin thjesht inteligjentë, por ishin intelektualë të mirëfilltë dhe megjithëse jetonin në provincë ishin individë të spikatur, me aftësi e dëshirë për të krijuar vlera materiale, ideore, kulturore, por edhe me kurajën e plotë për t′u civilizuar, për të ndihmuar shoqërinë ku jetonin. Poetët e Librazhdit ishin intelektualë të kulturuar. Kulturë, do të thotë ngritje shpirtërore dhe fisnike, çka i dallonte ata nga të tjerët, bashkëkohësit. Regjimi komunist i ndëshkoi, vulosi fatin e jetës së këtyre dy poetëve (atyre ua prenë jetën në mes, pjesërisht edhe veprës letrare të tyre). Vetëm 15 vjet më vonë, kjo vepër u njoh falë punës së palodhur të vëllait tjetër hero, Bedri Blloshmit, dhe iu hodh dritë prej zërit të intelektualëve të shquar, Ismail Kadare, Sadik Bejko, S.Spahia, I. Shehu, E.Lafe, A.Tufa, etj, etj. Duke iu referuar studimeve më të hershme, përkorë poetëve e shkrimtarëve të kohës′euml; i përkitën alternativës moderne, për të kuptuar më mirë se çfarë ka ngjarë kohë më parë me mbulimin e veprës së këtyre poetëve, dhe çdo të ngjas pastaj me zbulimin e saj, le t′i referohemi një studimi të Sabri Hamitit në librin e tij “′banizma”, ku analizon krijimtarinë e Zef Zorbës: “Evidencat thonë se modernizmi shqiptar u shua, mbaroi më 1945. Ideologjia komuniste pushtoi pushtetin, teoria revolucionare-shoqërinë, kurse teoria e real-socializmit fushat e krijimtarisë, duke përfshirë letërsinë. Në këtë valë përjashtuese, s′mbeti rend për alternative”, shkruan S.Hamiti. Por përkundër kësaj, studiuesi Hamiti argumenton teorinë e zbulimit dhe kërkimit të alternativave, duke shtruar tezën: “Po ç′ndodhi me krijimtarinë që lindet në heshtje, pa bërtimat publike e përjashta tyre. Këtu rri enigma e kulturës shqiptare për gjysmë shekulli. Kërkimet do të sjellin zbulime të habitshme, që dëshmojnë se modernizmi shqiptar është zhvilluar në heshtje, tinëz, në fshehtësi” Pas daljes në dritë të veprës së Vilson Blloshmit në 2008-ën, falë kontributit të madh të Bedri Blloshmit dhe studiuesit Sadik Bejko, përfshi dhe bashkëpunëtorët e sipërpërmendur, këtë vit u bë i mundur botimi i veprës së plotë të Genc Lekës. Intelektuali Genc Leka kurrë nuk u nda nga poeti Vilson Blloshmi, edhe pse e dinte që një ditë i njëjti zjarr ndëshkues do t′i digjte të dy bashkë. Leka pati të njëjtat pasione, letërsinë, përkthimin, poezinë, por ndryshe nga Vilsoni, si një punëtor mendjeje, si një studiues skrupuloz punonte ditë e natë mbi idetë etnografike, gjurmimeve folklorike e të traditës. Çdo gjë që zbulonte përpiqej t′ia ofronte shkenc&′l;s etnografike shqiptare me arsyetim të shëndoshë dhe shkencor. Aty përmes asaj kaligrafie të artë, studimeve të shumta me shkrim dore, të mbledhura me vullnet të paepur, janë fshehur thesare të etnografisë sonë. Me brumin e tyre, profesorët që i bënë aktekspertizën kanë bërë dikur leksionet dhe dispensat akademike, duke kopjuar fshehtas veprën e “armikut të klasës”. Kur lexon veprën me studime etnografike të Genc Lekës, dallon një përpjekje për t′u përshtatur me kërkesat e kohës në vepër. Megjithatë, pavarësisht orientimeve ideologjike që i ishin dhënë për të mbledhur kulturën e trashëguar të jetesës, ai u prezantua me mendjen e hollë të një studiuesi që ka pasur dashuri, nostalgji dhe respekt për traditën dhe nuk harroi asgjë pa e mbledhur e shënuar. Tashmë ato punime janë një kontribut në shkencën tonë etnografike e folklorike, kontribut që me sa duket edhe i censuruar, i mbyllur në arkiva është “mjelë” mirë nga plagjiatorët, studiuesit e paaftë, që iu deshën regjimit për t′i përdorur. Elemente të këtyre studimeve i i kemi lexuar më vonë nga profesorët që regjimi i përdori dhe me daljen në dritë rishtas të veprës së plotë të Genc Lekës, shohim se këto kërkime kanë qenë gati për ata spiunë, për studiuesit pa skrupuj, të cilëve Genc Leka u ka ndjerë që në zanafillë edhe vdekjen e shpirtit. Për të rrëfyer këtë ai ka lënë shënim dy vargje: Spiunët “Në sahanët e sigurimit Pinë helmin e helmimit” Blloshmi e Leka ishin në çdo kohë bashkë, shpirtërisht e mendërisht, simbiozë e një mendjeje të ndritur, prandaj ata u martirizuan bashkë. Jo rrallë herë duke pasur në dorë veprat e tyre, njëri ′h dritë mbi tjetrin. Por, ngaqë i pari, Vilson Blloshmi, përfaqësohet me një vepër më të plotë letrare, aty kam ndjerë nota të një proteste inteligjente të këtij poeti ndaj sundimit diktatorial dhe izolimit nga bota e qytetetëruar, edhe pse nuk u shpreh në një konfrontim të hapur, sy për sy, por një në një konfrontim që vinte së thelli dhe së brendshmi, natyralisht. Jo më kot, poezia e tij “Saharaja” iu nënështrua një aktekspertize letrare në hetuesitë e të gjitha shkallëve, bashkë me blloqet e poezive dhe përkthimeve që kishte bërë Vilson Blloshmi. “Saharaja s′di të ëndërrojë Ajo bluan gurë me mend e saj Saharaja s′ka këngë të këndojë Saharaja s′ka as lot të qajë” Edhe pse poezia është e ndërtuar mbi një simbolikë klasike dhe të pastër, të vetëmjaftueshme për ta qasur Saharanë me çdo shkreti të kësaj bote, sh′tërore, mendore, morale, gjeografike dhe politike, fabula e saj nuk ka asgjë të ngjashme me Shqipërinë, por mjafton njëri prej elementeve të saj, muzikaliteti që përcjell kjo poezi, sa për ta mbartur përkatësinë origjinale dhe zanafillore të lindjes së simbolit letrar Saharaja, shkretëtira e Vilsonit, jona. Në kohën që e shkroi, ka pasur dëshpërim′ ka pohuar me gojën e tij në hetuesi. Muzikaliteti tradicional i vargëzimit shqip, nuk ishte dhe aq në stilin e poetit, por ka bërë gjithëkënd të kuptojë se ky f′ rrëfen se simbolika ka pikënisje protestën për gjendjen e Shqipërisë, izolimin e saj, shkretimin intelektual e shpirtëror. Nuk ka pasur aspak qëllim propagandistik, siç e kanë akuzuar dhe për të cilin e ekzekutuan. Vilson Blloshmi si poet i mirëfilltë, nuk e konceptonte dot ta përfshinte artin e tij në një mision propagandistik. Gjatë gjithë pyetjeve që ka bërë hetuesia, duke e mbajtur si të pandehur, merr të njëjtën përgjigje; ai bënë një art që del nga shpirti, por edhe një art që e lejon atë dhe të tjerët të shikojnë se diktatura komuniste është dhuna më absurde ndaj njerëzimit. Tek idealisti dhe poeti Blloshmi kishte ngecur keq tehu i propagandës komuni′. Sundimi i saj nuk do të zgjaste dot, nëse nuk shpëlante shpirtrat dhe mendjet e njerëzve. Kur e shkroi “Saharanë”, Blloshmi duhet të ketë qenë në të njëjtën gjendje që ka qenë Asdreni kur shkroi poezinë e tij “Lulëkuqja”. “Lulëkuqe e mjera As′euml;kundi s′ka shtëpi E shkon jetën në arrati…′ Çdo kohë e zezë e Shqipërisë lind në një mënyrë ose në një tjetër Rilindasin e saj, fëmijën e saj të dlirë që qan për fatin e zi. Saharaja e shkretë e Blloshmit, ashtu si Lulëkuqja e mjerë e Asdrenit, mbartim fort në kontekstin e tyre kritikat e kundërvëniet më të ashpra ndaj realiteteve, shoqërore, politike dhe historike. Që të dyja këto poema të krahasuara, nuk kanë vetëm elemente′mbolike për gjendjen dhe raportet metaforike brenda një individi. Shtëpia e humbur e Lulëkuqes së Asdrenit, arratia metaforike e saj, ndërkohë që në natyrë ajo ngul mirë rrënjë, është po aq simbol politik e social për fatin e Shqipërisë, sa janë edhe metaforat e Vilson Blloshmit tek “Saharaja”. “Saharaja nuk ka miq e shok Saharaja nuk ka bijë, as bir” Saharaja është një copë tokë Thonë se dhe me natën nuk shkon mirë”. Pra, siç shihet në natyrë, Saharaja është vetëm një ranishte përvëluese, ndërsa miqtë, shokë′ bijtë e bijat vinë në një kontekst tjetër. Ky këndvështrim që jam duke përqasur është i lidhur ngushtë me një lutje për ta lexuar të gjithë veprën e Vilson Blloshmit, sepse leximi i kësaj vepre na bën të kuptojmë se sa i qëllimshëm, i rrezikshëm dhe krimininal ishte vënia në gijotinë nga komunizmi e kësaj mendjeje të ndritur, dhe sa i rrezikshëm ka qenë komunizmi për kulturën tonë. Nuk kam dëshirë ta quaj vrasjen e dy poetëve thjesht një veprim absurd të atij regjimi, sepse shoh tek vepra e plotë e Vilson Blloshmit një kompozim artistik e ideomocional aq të lartë, saqë ajo na sjell gjithmonë kuptime të nënujshme, fjalë të ushqyera në një habitat të pasur intelektual e shpirtëror. Dhe ai e ka dëshmuar në vargjet e tij këtë pasuri: “Njeriu me shpirt të vërtetë Përfytyron në mënyrë fisnike Dhe përfytyrimi në mënyrë fisnike zbukuron deri në idealizëm Objektin e përfytyruar” (Fq.84.Vepra.I) Vilson Blloshmi është njeriu që aspiron ndriçimin e mendjes dhe të shpirtit në veten e tij, e pastaj te të tjerët, banorët e Saharasë-Shqipëri, shkretuar nga komunizmi. Dhe i gjithë ky shijim estetik, jo “analizë′, e as “aktekspertizë”, na lë të kuptojmë e mësojmë se protestat janë thell′ml;sisht të vetëdijshme, e vetëdijshme është alergjia q&e′; ai ka nga sistemi komunist, kundërvënia q&′l; bën. Vilson Blloshmi si zotërues i rrallë i retorikës, stilit dhe figuracionit ka zgjedhur mjetet e shprehjes si art, pa i zhyer ato me përdorjen e qëllimtë. Nëse ende s′kemi kuptuar se cilët shkrimtarë janë me të vërtetë disidentë, padyshim, nga vepra që ka lënë pas Blloshmi, mund të quhet, që nga sot, ai si përfaqësuesi më dinjitoz i disidencës në Shqipëri, të shpallur katërcipërisht në vepër. Blloshmi është disidenti i parë, zëri i parë, thirrja e parë kundër rrezikut të sundimit dhe ideologjisë komuniste, bindja e parë për lirinë e individit për t′u realizuar sipas meritave dhe i vetmi shkrimtar që nuk u detyrua të bëj disidencë, pasi të ishte mënjanuar nga një post i rëndësishëm në pushtetin e diktaturës, as ta kishte ndihmuar më parë atë. Është nga të rrallët që qëndroi edhe kur e dinte se ç′farë e priste, nëse nuk përkrahte ideologjinë. Ai ka lënë edhe një testament poetik që e dëshmon këtë: “Më mirë një jetë e zezë me faqe të bardhë, Se sa një jetë e bardhë me faqe të zezë”. Fq.V.I.fq 96. Disidenca e tij e lindur, fare lehtë mund të njësohet me veprën. Universalizmin e epërm estetik të poezizë së Blloshmit me detaje e ka përshkruar studiuesi Sadik Bejko, dhe sërish është meritë e tij që ka hedhur dritë edhe me faktet e mbledhura për këtë guxim-kundështi-disidencë të një poeti që edhe para gjykimit të tij, tha të vërtetën. Vetë poeti Blloshmi në poezi shprehet: “Nëse nuk mund brengës t′i bëj dot ballë Zjarr përsëri kam në shpirt të djegur Nëse i vdekur jam nga çdo i gjallë Mirë pra, më′gjallë jam se çdo i vdekur”. Çastet ku′utori para gjyqit jep udhëpërshkrimin emocional e filozofik të poezisë që krijoi i kemi parasyve në vepër. Studiuesi Bejko shkruan se Blloshmi për këto vargje në gjyq ka pohuar se: “Jam thyer para dëshirës sime, para dëshpërimit tim, u bëra pesimist. Nuk jam llogaritur midis njerëzve dhe shokëve me të cilët bashkë mbaruam shkollën, por u llogarita midis klasave të vdekura, midis njerëzve të vdekur′. Nuk ka protestë më domethënëse se kjo për këtë dallim klasor para gjyqit, ku e thotë se ai jo vetëm ka bërë poezi, por edhe ka protestuar me shpirt ndaj atij realiteti, ka protestuar emocionalisht me brendinë e saj. Blloshmi nuk ka denjuar as të mbrohet, duke mos mohuar asgjë që rrjedh prej shijimit të kësaj poezie. Mendoni se e thotë këtë, e ku?! -Para gjyqit, kur duhet nga ana tjetër të mbrohej dhe të pohonte se kjo ishte thjesht një poezi, një gjendje “kot”. “-Unë kam dashur të them se jam më i gjallë se të vdekurit”,- sqaron trupën gjykuese Blloshmi. Kjo është sfidë e madhe për kohën, trimëri e jashtëzakonshme. Në sallën e gjyqit Blloshmi ecte kundër çdo avokatie mbrojtëse, kundër çdo alibie që t′i shpëtonte ndëshkimit të një gjyqi makabër. U thotë se “ky trajtim nuk më pëlqen dhe ndaj jam pesimist”. Po ç′do të thoshte kjo, që ky trajtim s′duhej t′i pëlqente as të tjerëve. Kjo ishte një akt-akuzë që përcillte zërin e pothuajse gjysmës së shoqërisë së deklasuar. Duhet edhe ky këndvështrim i ri, që të shihet poezia e Blloshmit si rrallë e ndonjë të disidenti që kemi menduar se është. Përballja ka dy ndikime të fuqishme, si poezi dhe si protestë. Prej të gjitha spektrave të dritës, dëshmojnë edhe këtë të fundit, disidencën, sepse studiuesit, estetetët më të mirë sot, si Sadik Bejko, S.Saphia, I.Shehu, e kanë zbuluar me detaje të parën, poetiken, estetiken, universalen në poezitë e tij, por nuk është theksuar fort që shprehja e disidencës është një simbiozë unikale dhe dëshmon teskajërisht se Blloshmi ishte vërtetë një kundështar i ndërgjegjshëm i regjimit komunist. Kush nënvlerëson këtë, qoftë edhe padashur, dhe pohon se regjimi i ra kot më qafë Vilson Blloshmit, ka nënvlerësuar martirizimin′tij. Është më mirë të themi të vërtetën, që komunizmi i mbyti me vendosmëri martirët e demokracisë, lirisë, dijes që ishin aq trima sa Vilson Blloshmi, që nuk harronte as në sallën e gjyqit të pohonte guximshëm shijet dhe pikëpamjet e tij: “Megjithëse Bodleri është dekadent, unë këtë fakt e di, më ka pëlqyer”. Censorin ky pohim do ta b&e′;nte bishë. Asnjë shfajësim, asnjë autokritikë në sallën e gjyqit. “Megjithëse këtë fakt e di”.., që do të thotë se ju nuk e doni, se ju komunistët e keni dënuar, censuruar, “unë e pëlqej”, d.m.th… unë ju sfidoj..! A s′është kjo përballje një disidencë? Në gjyq, Vilsoni nuk harron të theksojë se edhe kur bën përkthime, nxitet nga protesta për jetën e tij, nga kundërshtia e tij e brendshme, m&e′; e vërteta kundërshti ndaj realitetit që e detyron atë të përzgjedh këta, ose ata autorë botërorë, dhe asnjë autor të realizmit socialist. Gjyqi i Blloshmit, në 33 ditëshin e tij, i ngjan një inkuizicioni të madh legjendar. Studiuesi Bejko me shkak analizën përmbajt′ml;sore të veprës së tij thekson: “Krahasuar me brezin e tij, Vilson Blloshmi kishte pikëpamje të kundërta mbi artin dhe letërsinë, një përkushtim tjetër dhe të tjera shije letrare. Ai ishte i bindur se si letrar nuk do t′i takonte kurrë botës në të cilën jetoi. Ai hyn ndër ata që në botë i quajnë poetë të mallkuar. Fleta e shkrimit kështu shndërrohej në altar dhe ai që shkruante, flijohej aty me gjithsej”. Edhe pse e vështron krijimtarinë si estet, profesor Bejko e ka vëne re se: “jeta e tij dhe poezia shkrihen në njëra tjetrën. Poezia kështu ka peshën e jetës së tij, ka çmimin e kokës së tij të ekzekutuar nga tirania”. Edhe sikur të mos na mjaftonte koha p′ml;r të analizuar me detaje të gjithë krijimtarinë e tij, mjafton akt-ekspertiza që iu bë asaj, për të pohuar pareshtur që çfarë Vilson Blloshmi e bëri vepër, ishte vërtetë disidente, por si një rast i rrallë kjo disidencë është e tjetërlloji, frymore, në mënyrë figurative dhe simbolike e ngjashme me atë të Krishtit të kryqëzuar. Do të mjaftonte, e pse të mos mjaftonte, edhe fakti që tre kritikë shumë të njohur të realizmit socialist, me karrierrë më të lartë letrare se ç′vlenin veprat e tyre, e sulmuan veprën e Blloshmit, e sulmuan artin e tij,′ezinë e tij, shpirtin e tij të dlirë që nuk mund të ndotej nga ideologjia e as nuk mund të futej në sarkofagun e metodës krijuese soc-realiste. Pra, edhe sulmi ndaj veprës do të vetëmjaftonte për ta quajtur atë vepër disidente, sepse ajo u zbërthye deri në qelizë, ndaj u godit. Analiza e kësaj vepre u bë nëpërmjet një autopsie makabër. Ishte ky shkaku. Ishte kjo e vërteta që krijimtaria e tij nuk mund të ishte as soc-realiste, as materialiste, as idhtare e ndonje -izme, qoftë kjo edhe rrymë estetike. “Ky njeri kishte lindur për të derdhur energji të mëdha, dhe ai i kishte ato. Duke zotëruar realitetin e ashpër në saj të fuqive mbinormale fizike, duke e ndjerë veten të familjarizuar me disa nga poetët dhe mendimtartë e mëdhenj&e′; francezë që kishte mundur t′i lexonte, duke e ndjerë veten të fortë për çdo pengesë, ai jetonte sa në Tiran&e′;, sa në minierë, sa në t′lin′ml;n e shkrimit, duke pandehur se kjo energji prej rinie, prej shkrimtari atij nuk mund t′i merrej nga askush…”, shkruan S. Bejko. (Fq.71.V.I.Blloshmi) Nuk duhet krijuar bindja që Blloshmi bëri disa poezi lirike të thjeshta dhe e kanë vrarë kot. Komunistët, sigurisht, vrisnin edhe kot, por Blloshmin e kishin objektiv të piketuar shumë qartë. Tek-tuk, në mënyrë të pavetëdijshme, ndonjë studiuesi i ka rrëshqitur një hipotezë e tillë, që poeti u vra në mënyrë absurde, sepse bënte poezi “për vjeshtën, ose dashurinë”. Duhet të futemi në rrugën e njohjes së veprës së plotë të Blloshmit, ta njohim atë dhe të themi ashtu siç më tha një ditë vëllai i tij Bedri Blloshmi, pasi më dha veprën: “Ky është Vilsoni!”. Vilson Blloshmin, ata e ditën mirë pse e vranë. E ndiqnin, e përgjonin hap pas hapi, sepse e dinin mirë nga i vinte atij drita e diturisë. Komunistët ia mbyllën njëherë e përgjithmonë atë dritë, për të zezën e lirisë sonë, për të zezën e letërsisë sonë, që nuk e pati më rrugën aq të mbarë sa e kishte nisur një poet e përkthyes me dhunti gjeniu si Vilson Blloshmi. Vilson Blloshmi i kishte për zemër simbolet, sikur ta dinte se një ditë do të ishte simbol i të gjitha simboleve më të përparuara humane. Zbresim tek simbolika Duke i adhuruar simbolistët, Vilson Blloshmi ka një lidhje konkrete me simbolet. Tashmë simbolet e tij janë bërë kode të deshifrueshme letrare. Simbolika e natës në poezinë “Saharaja” dhe në një dorëshkrim poetik që mban datën 11 shtator 1′, është veshja që i bëhet obskurantizmit më të ri të shekullit që kaluam, komunizmit. “Të egër neve heshtnim në gji të natës qetë Për gaz e brengë e djall më fare s′bisedonim Mbi tëmtha hapi i kohës ndonëse na shkelte lehtë, Na shkrojti rëndë me thembër diçka për këtë jetë. Por oh u zhdukën fjalët, sa nisëm t′i lexonim”. (Faqe 108. V.I.Blloshmi) Mahnitesh nga retorika plot finesë me të cilën, ky rilindës i ri i epokës, përpiqet të ndjell jetën dhe dritën më mesin tonë. “Por oh, u zhdukën fjalët, sa nisëm t′i lexonim”, thotë ai me një lloj retorike gati biblike. Ai e ndjen frymimin e mistershëm t&eum′simbolistëve në shqisat e tij, ndaj përkthen: “Peshkomani kufomën, vetëdija pa u brejtur Dhe thomëni, ka më për të hequr torturë Ky trup i lashtë, pa shpirt, i vdekur ndër të vdekur”. Përkthim nga Bodler: “I vdekuri i gëzuar” (Breng dhe Ideal) Fq. 113.V.I. Blloshmi Ai e ndjen në shqisa makthin e përmbysjes tonë, ndaj përkthen: “Tani po shoh rremin dhe varkën fatale. Ndjej varkaxhinë e vjetër në brigjet infernale. Me padurim thërret: Po të presin, nxito: Hajde gjithçka është gati, zbrit shpejt mos vono” Nga “Ifigjenia” e Racine-it. Fq. 123.V.I.Blloshmi Ai nuk është penduar për misionin e tij, ndaj përkthen: “Mos e brengosni poetin, lira e tij është copëtuar Fjalë e fundit është thënë, kënga e fundit është kënduar” Përkthim nga Valter Skot. Fq.184.V.I Kur përkthente, padyshim që Blloshmi përzgjidhte, dhe parapëlqente simbolikën që i donte shpirti i tij. Le t′i marrim edhe këto vargje si një testament tjetër t&′l; Blloshmit me firmën e Valter Skot. Jemi në vitet ?72 dhe Vilson Blloshmi është ende një i huaj për botën dhe dogmën komuniste, por si i shtëpisë për botën dhe kulturën perëndimore. Kur procesi i soc-realizmit në art kishte hedhur vërtetë rrënjët në Shqipëri, ai i shkruan së kushërirës, piktores së madhe Lume Blloshmi: “U bëra ca ziliqar kur mora vesh se po lexoje “La mort dans l′ame” të Zhan Pol Sartrit, përfaqësuesit më të madh të ekzistencializmit, këtij artisti të vërtetë që ka lëvruar në të gjitha gjinitë letrare dhe ka pasur suksese të mëdha në të gjitha: si romane, drama, poema, proza, novela, vepra autobiografike, kritikë, filozofi, etj…por suksesin e madh e korri në mendjemadhësi pikërisht në vitin 1964, kur refuzoi çmimin Nobel”. Fq. 177. V.I.Blloshmi. Informacione t′ml; kësaj natyre, dhe edukim të tillë kulturor, teorik e letrar fatkeqësisht brezi i ri e ka marrë vetëm pas rënies së komunizmit në vitin ′91, me pendesën e ndjerë se janë shumë të vonuar,′ërsa Blloshmi ishte në një hap me kohën, prirë nga kultura e Perëndimit. Në letrën dërguar sërish piktore Lumes, më 1973 shkruan: “Shpesh herë natyra lind njerëz fenomene: Eskili-njeriu dramë, Ajshtajni-njeriu shifër, Shekspiri-njeri literaturë. Bosnej-njeri Zot, Bodleri-njeriu breng. Si duket natyra desh ta shoh brengën me këmbë e me duar…”. Fq.179.V.I.Blloshmi. Marrëdhënia e Blloshmit me kulturën është e habitshme. Nëse lexon letrat e tij, ai duket sikur në asnjë kohë nuk ka jetuar në Shqipëri. Ai i donte të gjithë autorët, i kërkonte me ëndje shkrimet e tyre, nuk paragjykonte, justifikonte edhe ata që në pamje të parë dukeshin të urryer, ose që të prishnin humorin si puna e Bodlerit. Në vështrimin kritik dhe estetik që i bënte ai artit, letërsisë dhe shkrimtarit, ia kalonte një shkencëtari të madh. Në këto letra ndihet bërthama e postulateve të para estetike, të cilat dëshmojnë se nëse do të ishte gjallë, ai do të ishte bërë veç të tjerash dhe një studiues letërsie dhe kritik me vlera universale. Bota e tij, mendja e tij janë një urë fantastike e lidhjes me universin e kulturës botërore. Edhe kjo lidhje kaq e njësuar, kaq e ndjerë dhe universale me kulturën e përbotshme ishte një tjetër shkak që diktatura t′ia merrte jetën. Nga kultura letrare Vilson Blloshmi e kishte konkurruar prej kohësh Diktarorin Hoxha, që edhe pse jetoi në mesin e kësaj kulture në Francë nuk ia nxunë trutë, ndërsa Blloshmi që nga Bërzheshta, e kishte botën dhe kulturën e saj në pëllëmbë të dorës. Poeti, të madh e kishte dëshpërimin, sepse e pashmangshme ishte drama personale dhe ajo kolektive në komunizëm, por me mençurinë e tij, Blloshmi i jep kuptim′e dinjitet çdo fjale të thënë, u jep kuptim dhe dinjitet edhe çasteve të mbrame të jetës së tij. Kushërirës së tij artiste, Lumes, i dërgon një përkth′të Francis Carco: “A është i vdekur, apo i gjallë/ Ai që sjell erën? Ai na ka folur shpesh Duke ardhur bashkë me erën Dhe ne e dëgjonim shpesh Është i vdekur, apo i gjallë ai që sjell erën??′ fq.189.V.I. Kjo njihet si letra e fundit që i dërgoi piktores dhe simbolika i bashkohet qartë asaj parandjenje të pareshtur se ai s′do të ishte më në jetë. Dënimi, “helmi estetik” në hetuesi “Në këto blloqe, ka shënime të ndryshme në formë proverbash, fjalë dhe shprehje të ndryshme të mbledhura andej dhe këndej, të përkthyera në gjuhë të huaja”.f,186.V.2. Dhe M. Xhaxhiu duket sikur mezi ka pritur ta bëjë aktekspertizën. Naivi duhet të ketë qenë xheloz me kulturën e Blloshmit, sepse pa asnjë argument të fortë shkencor akuzon me fjalët më të përshtatshme që i duhen një gjyqi komunist për ta dënuar poetin. “poezitë flasin qartë për një tendencë nihiliste, pesimiste, flasin për mërzitjen, për vdekjen, mohojnë jetën, shkruan ai, dhe së fundi shkruan idiotësinë më të madhe që është parë në rrafshin estetik, që “poezitë e Blloshmit mohojnë kuptimin e punës së dobishme”. (Po aty). Xhaxhiu duhet të jetë mahnitur nga antologjia e′ezisë frënge që kishte Vilsoni, por mezi ka pritur rastin ta quaj fajtor edhe për këtë. “Vjershat në frëngjisht janë të autorëve dekadentë, regresivë, pesimistë, reaksionarë”, thoshte ai dhe justifikohej se në Shqipërinë komuniste “nga këta autorë nuk është përkthyer asgjë, sepse kanë përmbajtje reaksionare” (Po aty). Të lexosh veprën e Vilsonit, kupton motivin pse shteti, udhëheqësit dhe komunistët e këtij shteti e patën′euml; shënjestër Vilsonin. Ai ishte një diell që u vriste sytë, nuk i linte të qetë të punonin në natën e zezë. “Saharaja” edhe me natën nuk shkon mirë”, shkruante poeti. Ajo që të le pa mend, është cinizmi me të cilën, jo policia e shtetit, por vetë shkrimtarët e çuan Vilson Blloshmin drejt vdekjes. Gjuha e tyre në aktekspertizën që i bënë “Saharasë” ishte e njëjtë, kopje të njëri tjetrit, ishte gjuha e kërkuar, helmi i gatshëm që ua kishte lënë në dorë Sigurimi. Edhe “eksperti letrar”, K. Petriti thot&eu′ të njëjtat fjalë. “Vjersha ka frymë pesimiste, nihiliste, ka përmbajtje reaksionare”. Fq190.V.II. E njëjta gjuhë është përdorur edhe nga shkrimtarja Diana Çuli. Këta të tre ishin breshëria e parë e plumbave që ranë mbi shkrimtarin, përpara plumbit më të fundit që i mori jetën. Mënyra se si po ndëshkoheshin poetët Vilson Blloshmi dhe Genc Leka na çon drejt zgjidhjes së “enigmës së kulturës shqiptare”, ku ka nisur të na drejtoj sakt studiuesi i njohur Sabri Hamiti. Në librin e tij “Albanizma”, në kapitullin “Diaspora shqiptare”, fq. 43, Sabri Hamiti, pasi hedh një vështrim mbi krijuesit e diasporës dhe rrëfen momentin e ndritur kur krijuesit më të mëdhenjë shqiptarë vendosën të jetojnë e krijojnë në Shqipëri, njëherësh na tregon dhe fatkobin tonë duke shkruar se: “Mirëpo Shqipëria nacionale e shekullit të 20-të mbeti e ndarë, e përgjysmuar, dhe ky përgjysmin (duke prodhuar karaktere ekstreme, apo egërsimin e kthyer në vullnet të çeliktë pushtetor), bëri që toka shqiptare të mos jetë ambjent i përshtatshmëm për shkrimtarët dhe dijetarët e vet të mëdhenj.” Pasi rrëfen se në ç′mënyrë të dhunshme Shqipëria kthehet në një shtet ideologjik “për të prodhuar karikaturën e fuqisë së pushtetit që përfundon me dhunë, në′hpikje kundërshtarësh të brendshmëm, të cilët duhet të kundërshtohen, madje të likuidohen….!”, Sabri Hamiti ka parashtruar pyetjet e hidhura: “Pse, pra, u përjashtua Fishta, kur qe bërë vetë ai një institucion kultural nacional; Pse erdhi, veproi dhe u arratis Fan Noli, kur ëndërroi Shqipërinë e përparuar; Pse s′u kthye për të gjallë Faik Konica, ndoshta intelektuali më i madh i shekullit. Ku mbaroi i fundit i Frashërve, Mithat Frashëri, që krijoi një bibliotekë nacionale, pasi erdhi nga Stambolli; Pse mbeti jashtë Asdreni, që inaguroi kalimin në letërsi moderne shqiptare; Pse nuk u kthye përjetë Andon Zako Çajupi që këndoi e vajtoi Shqipërinë?”. Pikërisht ku Sabri Hamiti i ndal këto pyetje të hidhura, unë do të shtoja një tjetër pyetje të hidhur: Pse u vranë poetët Blloshmi e Leka? Nuk është fjala që t′ia jap unë përgjigjen e plotë, por bëhet fjalë të qëndrojmë te enigma dhe misteret e zgjidhjes së s′që ka përgatitur më parë Sabri Hamiti, sepse të njëjtat përgjigje dhe hipoteza përskaj kësaj enigme na zgjidhin edhe enigmën e ndëshkimit të dy poetëve në moshë shumë të re. “Apo mos paqëndrueshmëria e tyre në Shqipëri ka të bëjë me një moskuptim, mospëlqim edhe personal, ndërmjet Shqipërisë së ëndrrës nacionale e politike me Shqipërinë reale të detit dhe të dheut”, aludon S.Hamiti. Përderisa ne nuk do të vendosim të zbulojmë krijimtarinë e intelektualëve të sipërmendur, përderisa ne ende nuk do ta njohim atë, kjo enigmë në derën e së cilës ka trokitur studiuesi Sabri Hamiti, do të na mundojë, por edhe do të na lëndojë për një kohë të gjatë, ndaj unë vazhdoj të këmbëngul që t′u kthehemi këtyre veprave, t′u referohemi atyre në të gjitha shprehimitë letrare dhe estetike, nacionale dhe historike, me qëllim që mosdurimi dhe përjashtimi i të mëdhenjëve nga Shqipëria të mos ndodh edhe më vonë, ashtu siç ka ndodhur me Ernest Koliqin, Mitrush Kutelin, Ethem Haxhiademin, Lasgush Poradecin, Anton Pashkun e Selman Rizën, të cilët siç pohon studiuesi Hamiti “morën arratinë e jashtme, apo izolimin e brendshëm”. “Duaje atdhenë edhe kur të vret”, shkroi me dhemshuri Mitrush Kuteli në testamentin e vet. “Mos të harrojmë që fenomeni nuk ka mbaruar as me Bilal Xhaferin dhe Ismail Kadarenë”, thekson Hamiti në librin e tij “Albanizma”. Dhe unë do të shtoja që, të mos harrojnë se ky fenomen ka ndodhur jo rrallë herë për shkak të krimeve komuniste ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, në përballje të përhershme me qëndresën antikomuniste kombëtare, e cila më së shumti shprehej nëpërmjet intelektualit, krijuesit, të cilit siç e dimë të gjithë, atij edhe i pritej më parë koka. Ndaj e kam theksuar dhe e them, përfshi së fundi edhe pozicionin tim si politikan se nuk ka Kujtesë Historike, pa dekomunistizimin e saj. Këtij “udhëtimi” në veprën e Vilson Bloshmit dhe Genc Lekës, desha t′i mëshoja me një një indikacion më konkret dhe të drejtëpërdrejtë në këtë auditor, pra: Nuk ka Kujtesë Historike, pa dekomunistizimin e saj Botuar ne Gazeten Nacional. Date 28 Shkurt 2010

KOSOVA-SHTET I PAVARUR”

KOSOVA-SHTET I PAVARUR”

Vlore me, 17.02.2010. Në qytetin e historik të flamurit shqiptar në Vlorë , Këshilli i qarkut Vlore dhe Instituti i studimeve politike “Ismail Qemali” në ditën e pavarësisë të Kosovës ,organizuan në pallatin ?Labëria”, konferencën e dyte shkencore :”Kosova-shtet i pavarur”- (historia,politika,ekonomia). Me pjesëmarrjen e intelektualëve,studentëve të universiteteve, studiues, historianë, shkrimtarë nga shoqatat krijuesve të qytetit, gazetarë të medieve , përfaqësues të shoqatës “Kosova”, nga shoqatat e të përndjekurve politik , nxënës nga gjimnazi jo publik .Morrën pjesë prefekti i Vlorës Hasan Halili,Kryetari qarkut Agron Sharr,kryetari i bashksië Vlorë Shpëtim Gjika,deputetet Florian Mima dhe Eltar Deda. Drejtori Instituti i studimeve politike “Ismail Qemali”, Bujar Leskaj duke bërë me dije hapjen e konferencës shkencore tha; “Instituti i studimeve politike :Ismail Qemali mbanë në vitin e dytë,Konferencën Shkencore :”Kosova shtet i pavarur,historia,politika,ekonomiaduke ju bashkuar kështu aktiviteteve që mbahen në Prishtinë dhe Tiranë në përvjetorin e pavarësisë së Kosovës.Kjo konferencë ka një të vecantën e saj .Përshëndetjen e Presidentit të Kosovës Fatmir Sejdiu drejtuar Konferencës së dytë shkencore që mbahet në qytetin e flamurit .Bujar Leskaj lexoi përshëndetjen e Presidentit Sejdiu që pritur nxehtësisht., Të nderuar pjesëmarrës të Sesionit Shkencor, Zonja dhe zotërinj, Jam i nderuarr që më jipet rasti t′ju përshëndes dhe t′ju uroj punë të mbarë, si President i Republikës së Kosovës, në veprimtarinë Tuaj fisnike që lidhet me shënimin e Dy Vjetorit të Pavarësisë së Republikë së Kosovës. E veçanta është se kjo bëhet në këtë ditë të bekuar, pikërisht në Vlorën e Ismail Qemalit. Në këtë ditë ne kujtojmë të gjithë të rënët që u bënë dritë e lirisë sonë. Vlerësojmë vizonin e liderit historik të Kosovës dr. Ibrahim Rugova për liri dhe pavarësi dhe luftën dhe sakrificën e heroit Adem Jashari. Republika e Kosovës më 17 shkurt bënë dy vjet nga shpallja e pavarësisë dhe në këtë kohë të shkurtër dëshmoi se mund të marrë të gjitha përgjegjësitë për proceset e paqes dhe të zhvillimeve jo vetëm në kuadër të politikave të brendshme, por edhe në ato rajonale dhe në organizata dhe institucione ndërkombëtare. Vizioni i Republikës së Kosovës, sikur edhe i gjithë shqitparëve, sot është paqja, zhvillimi dhe perspektiva evropiane duke pasur si prioritet bashkëpunimin në rrafsh sa nacional, njëherësh edhe me të gjithë popujt dhe vendet që çmojnë vlerat e lirisë dhe të demokracisë. Është tejet e rëndësishme të theksohet që pavarësia e Kosovës nuk ka krijuar probleme dhe tensione, por ka krijuar stabilitet në vend dhe ka reflektuar pozitivisht për paqen në rajon. Ky stabilitet është i lidhur me përkushtimin shtetndërtues të institucioneve të Kosovës. Auditor i nderuar, Synimi ynë për integrime, na detyron të punojmë më shumë. E vlerësoj shumë të rëndësishëm intensifikimin e pranisë së Kosovës në iniciativa rajonale, sepse integrimi rajonal i paraprin procesit të integrimit në BE. Në fund të vitit 2008, unë dhashë idenë e krijimit të një ?Mini Schengen′-i në këtë pjesë të Evropës duke i ftuar liderët e vendeve të rajonit të mbështesin këtë iniciativë. Me kënaqësi mund të them se Shqipëria dhe dhe Kosova tashmë kanë liberalizuar plotësisht lëvizjen e njerëzve dhe mallrave. Frytet e këtij liberalizimi po i ndjejnë tashmë qytetarët e të dy vendeve tona dhe ato në të ardhmen do të ndjehen ende më shumë. Ne kemi pasur histori të′euml;rbashkët dhe ne kemi të tashme dhe të ardhme të përbashkët. Ne kemi një rrugë, që të ecim bashkë, duke u ndihmuar për t′u bërë plotësisht pjesë e Evropës së Bashkuar. Unë edhe më këtë rast, dua të falenderoj popullin dhe institucionet e Shqipërisë për ndihmën që dhanë dhe po i japin Republikës së Kosovës. Ju uroj punë të mbarë në Vlorë, Qytetin e Flamurit dhe të Pavarësisë! Ju falminderit! Në konferencën e dyte shkencore referuan :Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë Florian Mima:10 arsyet për të investuar në Kosovë.Për të dytin vitë tha deputeti Mima 17 shkurtin e festojmë në Vlorë.Mima tha se kishte punuar 6 vjet në Kosovë.Kur mbritëm në Kosovë gjithshka binte era flakë.Ne mund të behemi një treg i integruar i shqiptarëve ,pozicioni gjeografik i prishtinës,rruga Durrësh -Kukës që shkurton lidhjet me portete.Është një popullsi tejet ere rreth 29 vjec.Mima renditi krahun elirë të punës,teknologjinë moderne,,legjislacionin europianë,sistem bankar të shëndetshëm,,monedhë euro të qëndrushme,ka akses të shpejt në tregjet evropiane,ka atraksion në të gjithë fushat e investimeve.Ka sistem tatimor me barrë të lehtë fiskale. Kryetari i qarkut Vlorë Agron Sharra tha :”Kosova si pjesë e rëndësishme e viseve shqiptare e ka merituar lirinë dhe pavarësinë njëherësh me atdheun amë,por konjukturat dhe mjegullnajat e kostos kur konferenca e ambasadorëve të gjashtë fuqiveve të nëdha të Europës në Londër e shkëputën dhe e lanë mënjanë nga pjesa tjetër e trupit .Kujtojmë sot bashkë tha Sharra përpjekjet legjendare të Hasan prishtinës,Isa Boletinit,Haxhi Zekës,Idriz Seferit,Ded Gjo Lulit,Bajram Currit në kyre të dhjetra mijëra luftëtarëve që luftuan burrërishtë e pa asnjë rezervë ndaj pushtuesit të dyfishtë,që përshkruan territoret shqiptare me urën zjarrit në dorë.Sharra solli fakte se në′iten e pavarëiss&eum′së Shqipërisë merrnin pjesë 11 delegatë nga Kosova duke treguar rëndësin . Prof.Uran Butka në referatin etij Kosova në 2 vjetorin e Pavarësisë tha se u bë një traditë e mirë që në Vlorën e Pvarësisë kombëtare shqiptare të përkutjojmë cdo vit shpalljen e pavarësisë .Sot në Prishtinë,Tiranë dhe Vlorë kremtohet pavarësia.Në këta dy vjet Kosova ka shënuar sukese të mëdha.Derit tani Kosovën ekanë njohur si shtet 65 vende nga të cilat 22 vende të BE janë realizuar 21 misione diplomatike në vende të rëndësishme cka është shumë e rëndësishme për të tashmen dhe të ardhmen .Me tej prof Butka vijoi në referatin etij duke thënë :”Srbia vazhdon të mbajë qëndrime paternaliste ndaj Kosovës,ultranacionalizmi i politikës së saj është absurd, jashtë kohës,madje dëmton edhe vete Serbinë,mohon pavarësinë dhe njohjen ndërkombëtare të saj si dhe nxit pakicat serbe sidomos në veri të Kosovës për mospjesëmarrje në zgjedhje,destablitet etj.Profesori i të drejtës ndërkombëtare Kristian Tonescheshkoi,kohët e fundit argumentoi se nuk do të ketë anëtarësim të Serbisë në BE pa njohje të Kosovës .Këtë e kanë shprehur edhe mjaftë personalitete, të BE dhe SHBA.Kam përshtypjen se Serbia e bënë këtëpresion dhe zhurmë që të arrijë ndarjen eKosovës dhe të kafshojë veriun e pasur të saj. Por kjo ska për të ndoshur kurrë sepse ky është vullneti i një populli sovranë por edhe i politikave ndërkombëtare.Politika perdnëimore sidomos SHBA mbështete zhvillimet në Kosovë,garantonë pavarësinë e saj dhe apelon tek Srbia për më shumë pragamatizëm në lidhje me Kosovën,dhe tek Kosova për më shumë shpejtësi në reforma.E rëndësishme për Kosovën tha Butka madje vendimtare për′storinë e sotme dhe të ardhmen ka qenë do të jetë Shqipëria.Qeveritë shqiptare kanë dëshmuar solidaritete kombëtar dhe mbështetje politike e shterore në të gjithë kohërat e ngjarjet e rëndesishme të Kosovës. Reshat Kripa ju referua faktit ;′Kontributi i Vlorës për Kosovën. Një pjesë të letrës që atdhetari dhe personaliteti i shquar vlonjate Ago Agaj shkruajti disa muaj para se të mbyllte sytë?O sot o kurrë,populli shqiptar duhet të bëjë përpjekje për shpëtimin e Kosovës.Kjo bindje i ka rrënjët tek babai i kombit Ismail Qemali i cili ′uml; mbledhjen fundit me parinë e madhe të Vlorës mori një telegram dhe pasi elexoi filloi të qante:”Ismail Ag Mezini i tha”|Mblidhe veten na thuaj cpësuan djemtë?Ismail Qemali u pergjegj :”Jo djemtë nuk pësuan gjë,po e pësoi atdheu Kosova mbeti jashtë kufijve të Shqipërisë.R.Kripa përmendi shumë atdhetarë që morrin rrugën e Kosovës për të kontribuar në pavarësinë e saj. Daut Brati,Aris Thanasi,Brahim Dervishi,dhe Ago Agaj ,Kudret Kokoshi. Ago Agaj u emërua Prefekt në Mitrovicë,,që filloi menjeherë shqiptarizmin e administratës,më 17 prill 1941 Xhafer Deva kur Jugosllavia u pushtua dhe coptua,bëri përpjekje të organizonte administratën.Kryetar gjyqi caktoi Shefqet Shkupin, prokuror Kudret Kokoshi,komandant xhandarmërie Bajazit Buletini.Ago Agaj ka shkruar dy libra për Kosovën “Milloshi heroi i Kosovës”dhe “Xhafer deva′ jeta dhe veprimtaria”. Kryetari i bashksië Vlorë Shpëtim Gjika në fjalën e tij tha:Kosova me presonalietet e saj të spikatura ka qenë pjesë e rëndësishme e historisë sonë kombëtare dhe vazhdon të jetë e tilël edhe sot.Në faqet ekësaj historie qqëndrojnë edhe përpjekejet dhe ideali i Ismail Qemalit,Isa Boletinit,Cerciz Topullit,e Idriz Seferit,,qëndron gjaku i derdhur dhe sakrificat e luftëtarëve të lirisë,shpirti i rilindësve,protogandistë të Lidhjes së Prizërenit . Agron Shehu,drejtor i muzeut kombëtar të Pavarësisë Vlorë referoi kumtesën Pavarësia e Kosovës si pjesë e Historisë së Shqipërisë.Historikisht dihet tha ai që trojet shqiptare në fillim të shekullit XIX ishin pjesë e rëndësishme e Perandorisë Osmane dhe përfshinte 4 vilajate,vilajeti i Kosovës me një sipëerfaqe 32900km dhe një popullsi shqiptare prej 558900 banorë ose 62% e populësisë shqiptare,megjithë sundimin e gjatë mbi 400 vjecar osman ,popullsia shqiptare e ruajti gjithnjë të paprekur identitetin kombëtar. Drejtori i Institutit i studimeve politike Ismail Qemali Bujar Leskaj tha se një esse e shkruar nga një personalitet i letrave në Kosovë,këshilltar i Presidentit Sejdiu ,Ibrahim Berisha “Esse për Kosovën” e lexoi nxënësja e gjimnazit ?Perla′ lindur në Prishtinë Dafina Cakaj. Në përmbyllje të konferencës shkencore u vizitua një ekspozitë fotografike e shoqëruar me dokumenta kushtuar Kosovës me të dhëna të reja për pavarësinë dhe kontributin e kosovarëve në pavarësiën e Shqipërisë. Konferenca shkencore u përcoll nga mediat lokale të qytetit të Flamurit. Botuar ne gazeten “REPUBLIKA” date 18.02.2010, nga Gezim LLOJDIA

ISMAIL QEMALI THEMELUES I SHTETIT SHQIPTAR

ISMAIL QEMALI THEMELUES I SHTETIT SHQIPTAR

Vlore me 23.01.2010 SESIONI SHKENCOR ISMAIL QEMALI THEMELUES I SHTETIT SHQIPTAR Referuan-Prof . Dr Arben Puto , Prof. Dr Kaliopi Naska, Prof. Dr Eftim Dodona, Politologu Gëzim Tushi, prof as .Dr Bardhosh Gace, historiani Fahri Shaska. Përshëndeten Dr.Bujar Leskaj- drejtor i Institutit politik Ismail Qemali.Shpetim Gjika Kryetar i Bashkësie Vlore “Ismail Qemali -themeluesi i shtetit shqiptar”.Me këtë teme në qytetin ku u ngritë flamuri është mbajtur sesioni shkencor, organizuar nga Instituti i studimeve politike ?Ismail Qemali′ me drejtues Dr Bujar Leskaj dhe bashkia e qytetit të Vlorës . Bujar Leskaj Drjetor i këtij Instituti në fjalën hapëse tha se Vlora ka vulën e vet për ngjarjet madhore të kombit .Ku ngjarja më madhore cilësohet Pavarësia . Personalitet i padiskutueshëm i saj është Ismail Qemali, diplomat,politikan i përmasave evropiane . Është folur dhe do të flitet në çdo përvjetor për kontributin e plakut të Vlorës në shërbim të çështjes kombëtare . Ish-ministri i kulturës tha se në përvjetor të 100 te Pavarësisë ky Institut do të shpalli konkurs për për Ismail Qemalin për ta vendosur në Tiranë,Prishtinë apo në Shkodër dhe kontributi financiar do të jetë′anëtareve të këtij instituti Arben Puto Dr ,Pro ne kumtesën kryesore u mbështetët tek Kujtimet .Botimi I kujtimeve është një eveniment për historiografinë dhe kulturen tone Vepra e shikuar ne dritën e botimit gati një shekull pas botimit te pare origjinal ne anglisht ne vitin 1920,nje vit pas vdekjes se tij ne janar te vitit 1919. Rolin i Ismail Qemalit ne ceshtjen kombëtare kurozohet me shpalljen e pavarësisë ne 1912 e gjen ate ne moshe 70 vjecare,Vitet me te zjarrta te jetës dhe veprimtaria së tij I ka kaluar ne shërbim të Perandorisë osmane .Histografia jonë nuk I ksa lënë fare ne heshtje por I ka rënë shkurt nuk I ka pasqyruar në shkallën e saj të vërtetë .Prfo Dr Puto tha se I.Qemali është një burrë shteti dhe diplomat I klasit të lartë ,njohës I mirë, vështirësive të brendshme të Perandorisë ,njohës I thellë I çështjes lindore,çështjes qendrore politikës së Fuiqve të Mëdha në cerekun e fundit të shekullit XIX. Figura e I.Qemali nuk delë aspak e cënuar si një figurë qëndrore në historinë e Shqipërisë. Çdo ngurim cdo rezervë në adresë të tij si burrë shteti dhe diplomat osman është pa vend.. Mund të injorohet kjo vepër ky bagazh politik, gjysmë shekullor me arsyetimin se atë nuk I përkasin organizatorëve te Pavarësisë Madje është menduar se ato cenojnë integritetin e figurës së I.Qemalit si Baba të Pavarësisë,themelues I shtetit kombëtar shqiptar .Në të vërtetë është dhunuar objektivisht në trajtimin e lëndës historike një mëkat që historgrafia shqiptare e ka bërë mëse një herë. Kjo është historike këto janë faktet, kjo është historia e I.Qemalit por edhe e personaliteteve të tjera të Rilindjes , të cilët në rrethanat e sundit turk .Prof Puto duke trajtuar figurën I.Qemalit thotë se reformator I shquar Mitat Pasha ,frymëzues I kushtetutës e degdisën në Arabi dhe në fund organizojnë eliminimin e tij të këtij njeriu që ishte edhe bashkëpunëtor i I.Qemalit .Duke njohur këto rrethana u arratis ,doli në Europë në 1900Prof Puto solli një të dhënë të re që në kujtimet e tij I.Qemali nuk për mend Lidhjen e Prizrenit .Ku duhet mbështetur qëndrimi se nuk kishte tërhequr vëmendjen ,Prof Puto I bëri një analizë të hollësishme diplomacisë së plakut të Vlorës duke sjell argumentime dhe deduksione për rrugën ndjekur nga plaku I Vlorës drejt themelit të shtetit shqiptar pas një kohë të gjatë robërie .Prof Puto me argumente e tij analizoi veprimtarin e kryetarit të Qeverisë së Vlorës dhe duke ndricuar këtë figurë të madhe se burrë shteti dhe diplomat si I.Qemali I duhej Pavarësisë . Prof .Dr Kalipoi Naska dekane e shkencave politike universitetit ?Illyria??′ë kumtesën ?I.Qemali mbi formën dhe ndërtimin administrativ të shtetit shqiptar tha .I.Qemali është personalitete historik me nje veprimtari politike të begatshme dhe tepër komplekse .Kjo veprimtari poliedrike pushton një periudhë gati 60 vjeçare me lëvizje të armatosura me luftë parlamentare me kryengritje çlirimtare me baticë a zbatica të vrullshme në të cilat ai ka qenë pjesëmarrës mjaftë aktiv në luftë si ideolog si udhëheqës si organizator si diplomat .Kapitullin e jetës si nëpunës i shtetit në administratën e Perandorisë osmane ai filloi në Stamboll ku shumë shpejt u shqua si një person i pajisu me kulturë të gjerë me një euridicion të thellë konstruktiv. Thellimi i studimeve në shkencat juridike dhe inteligjenca e tij të gjitha këto i dhanë dorë që ai shumë shpejt të hyjë në administratën osmane dhe t&′l; kryeje funksione të rëndësishme si guvernator si sekretar i Përgjithshëm i MP J deri këshilltar shteti .Z j Naska tha se I..Qemali u bë armik i absolutizmit sullltanor pikërisht këndi i pikëpamjeve liberale .Kjo e shtyri atë që të marrë pjesë në hartimin e kushtetutës së vitit 1876 apo në hartimin e disa memorandumeve dërguar Portës së Lartë ku kundërshtohej politika absolute e sulltanit dhe nxirrej në shesh kalbëzimi i sistemit administrativë konservator .Duke shqyrtuar Shpalljen e Pavarësisë Prof Naska tha se Kryetari dhe qeverisë i dolën detyra të mëdha për organizmin e shtetit dhe ngritjen e administratës shtetërore,sigurimin e njohjes ndërkombëtare të Shqipërisë dhe kufijve të saj që përfshinë trevat banuara prej shqiptarëve .Që në dhjetor të 1912 u morrin masat për hedhjen bazave të para të organizmit të shtetit dhe miratuan aktet e para legjislative që u përcaktuan nga vendimet e kuvendit kombëtar i cili përfshiu delegatët nga të gjitha krahinat e vendit dhe përfaqësonte objektivisht vullnetin e gjithë kombit duke u bërë organi më i lartë i shtetit shqiptar mbrojtësi dhe shprehësi i sovranitetit shtetëror .Prandaj vendimet e tij kishin vlerën e ligjeve kushtetuese qyq sanksiononin vullnetin e popullit shqiptar për shkëputjen nga Perandoria osmane për krijimin e një shteti të pavarur. Organ tjetër që zgjodhi pleqësia ,kompetencat e të cilës nuk u përcaktuan shprehimisht nga kuvendi kombëtar,por ky pranoi pikëpamjen se pleqësia nuk ishte një parlament apo senat dhe se nuk kishte të drejtë të shkarkonte ministrat ,por duhej konsideruar si një organ këshillimi dhe kontrolli ndaj qeverisë .Prof Naska tha se Kuvendi Kombëtar u kufizua me Shpalljen e Pavarësisë dhe me zgjidhje e qeverisë dhe të pleqësisë .Ai nuk morri në shqyrtim çështjen e formës s qeverisjes s shtetit shqiptar .Prof Naska i jep përgjigje edhe pyetjes që ishte shtruar kur shumica e aktivistëve të rilindjes ishin për shtetin monarkik ku në fakt të gjitha shtetet ballkanike ishin monarki ,por personalitete politike të kohës dalloheshin nga mënyra se si e konceptonin monarkinë absolute apo parlamentare .Shqipëria thotë Prof Dr K.Naska që nga fundi i vitit 1912 i kishte elementët e një organizmi shtetëror të pavarur siç janë qenia e një popullsie të caktuar në një territor të caktuar dhe e një pushtetit publik që ai e drejton atë .Idetë për mënyrën organizmit të vendit ai i kishte shfaqur para shpalljes së pavarësisë .Në atë kohë duke parashikuar vështirësitë që do të ndeshnin në organizmin e një pushtetit të përqendruar ai kishte shprehur thotë Prof Naska edhe mendimin për ndarjen në kantone sipas shembullit të Zvicrës por kjo pikëpamja rezultoi jo e drejtë për shkakun se duke jetuar jashtë vendit i dha rëndësi peshës që ushtronin në jetën e brendshme të popullit shqiptar dallimet e tij krahinore dhe fetare .Prof Naska u përqendrua tek krijimi në nëntor të vitit 1913 të Kanunit të Përshtatshëm si dhe ligjeve që nxori qeveria për organizmin e hallkave të administratës . Naska solli te dhëna te reja si dhe shqyrtoi ndërtimin dhe organizmin e administratës pas shpalljes se Pavarësisë ne vitin 1912 Prof .Dr.Efthim Dodona në fjalën e tij Shpirti i lirsë së vlonjateve që ndodhet brenda qenies time .Dodona përmendi faktin se në fshatin Plasë shumë afër Korçës kur përfundoi Lufta Ballkanike ushtarët mbetur turq po largoheshin dhe gjenerali grek Damjanoi me brigadën e V ushtarakisht Korçën kjo ndodhi në 6 dhjetor 1912. Dodona përmendi kontributin e Faik Konicës dhe Noli si përfaqësuesi i kishës ortodokse shqiptare në Amerikë e cilësuan si pushtim që shkelte çdo rregull ndërkombëtar Dodona përmend faktin se korcari Dhori Kote themelon një revistë Zgjimi , i cili është edhe drejtor i saj në Vlorë .Ky korcar ka jetuar në shtypin patriotit Ibrahim Shyti .Revista Zgjimi pasqyron ngjarjet e kohës dhe në këtë kohë dhe gjatë vitit 1913 në Vlorën tashmë të lirë vijnë shumë atdhetarë ku edhe ata presin me padurim lajme nga Londra lidhur me kufijtë e Shqipërisë dhe sidomos kujt i mbetet Korca dhe Gjirokastra Greqisë apo Shqipërisë .Në numrin 2 nëntor 1913 ka një fotografi të Ujit të Ftohtë me këtë nënshkrim :Grup shqiptarësh nga të gjitha viset e Shqipërisë në Vlorë ” .Prof Dodona shpjegon edhe faktin që patriotët Idromen Kostri,Cerciz Topulli,Loni Llogori ,Themistokli Gërmenji, Stavre Karoli ,Tahir Mazëreku , Musa Demi, Rauf Fico nga Kanina 8 qershor i shkruajnë Qeverisë se janë gati të vdesin kur u shpall lajmi i rremë “Korça në Rrezik ” Nga ky rrezik i tmerrshëm u shtrënguam sot të dalim malit dhe të mbledhim fuqit tona për të marrë masat e fundit Neve jemi këtu 200 vetë dhe cas pas casi po shtohemi .Nuk kemi më ctë presim po të hidhemi gjithë në kufitë dhe ja të vdesim ja të rrojmë bashkë në vendin tonë të dashur .Ejani dhe ju e bashkohenu me ne …”Prof Dodona sjell faktet rreth Bandës Kombëtare Vatra .Ajo u themelua sipa prof Dodonës në Klistër shteti Masacuset në 17 dhjetor 1916.Anëtarë e saj janë të thjeshtë ,punëtorë të larguar nga vendi për arsye ekonomike ,Jashtë orarit të punës nën drejtimin e Thoma Nasit vunë pjesë muzikore si dhe “Vdekja e Pirros”.Band shkon në Vlorë në 3 shtator 1920. K ryetari i bashksisë poeti Ali Asllani dhe djali i tij Dilaveri recitonin Vlora-Vlora .Me vargjet Jam Vlonjat-jam vlonjate kompozitori Thoma Nasi kompozoi këngën Vlora-.Fotografi të kohës tregojnë zbukurimet nëpër ballkone dhe këngët në qytetet ditën e pavarësisë dhe më vonë në luftën e Vlorës . Studuesi Fahri Shaska solli momentet varrosjes të Ismail Qemalit . Kur në 24 janar 1919 vdiq I. Qemali djemtë etij njoftuan prefektit të Vlorës S.Qemali dhe kryetarit të Bashkisë Ali Asllani ..Trupi i Ismail Qemalit u suall nga Peruxhia në Vlorë Ishte vendosur në një karrocë me 8 kuaj e zbukuruar me lule kurse anash rrethohej me badigard italianë të cilët kishin të pushtuar Vlorën .Kishte dalë gjithë Vlorë nga çdo familje kishte një pjesëtar në këtë përcjellje të plakut të Vlorës .Arkivoli ishte i mbuluar me flamur italianë .Kur Ali Asllani q kishte qenë sekretar i tij dhe kishte nënshkruar edhe aktin e dorëheqjes së I.Qemalit ndërhyn tek ushtarët italian të hiqej flamuri italkin .Mirëpo ushtarët kishin marrë urdhër nga Gjenerali Piacentini . Atëherë Seit Qemali,prefekti kërkon nga turma një flamur shqiptar e merr dhe ndërhyrnë mes ushtarëve heq flamurin italianë dhe e mbështjellë arkivolin me flamurin shqiptar .Pati tension ,mirëpo ndërhyri gjenerali italian. Kolona e përmotshme shoqërohej nga djemtë e tij,banda frymore ,shkollat .Nga sheshi i Skelës ku zbriti arkivoli tek tregu i madh turma qëndroi .Aty patriotët Qazim Kokoshi dhe Jani Minga mbajtën fjalimet e tyre kushtuar figurës më të ndritshme të kombit .Pas kësaj turme u drejtua për në fshatin lindjes në Kaninë,ballkonin e qytetit..Buri i shquar u varros në tyrben e fisit Vlora të ngritur nga Sinan Pasha në distancë 8 metra nga trupat e tjerë .Në vitin 1932 me një vendim të parlamentit trupi i Ismail Qemalit prehet në lulishten e Flamurit . Lulishtja “I.Qemali”,është varri i patriotit I.Qemali,obelisku me luftëtarin e lirisë.Ndërtuar në vitin1932.Kanë ekzistuar disa shtëpi,por u prishën me vendim të bashkisë së Vlorë në vitin ′32,për të ndërtuar lulishten “I.Qemali”.Eshtrat e plakut të Vlorësu sollën nga Kanina,ku ishte varrosur në 1919 sëbashku me dy kryeminstrat e tjerë në kopshtin e teqes së Kaninës.Nga shtëpitë e Vlorajve, kanë ekzistuar shtëpia e Xhemil Beut,Syrja Beut,Eqrem Vlorës.Tek shtëpia e Xhemilit,është pritur në jetë ardhja e ëngjëllit shqiptar Ismail Qemali.Mbledhja e rëndësisë shqiptare është mbajtur në shtëpinë e I.Qemalit.Në 28 nëntor,pasdite.U nënshkrua akti i Pavarësisë rreth 1.5 faqe dhe ju dërgua fuqive të mëdha.Me këtë punë dokumentat citojnë se është marrë Lef Nosi,duke dërguar qeverive njoftimin.Në 4 dhjetor 1912 formohet Qeveria e Vlorës.Numëri i ministrave ishte10 ministra.Raporti midis feve 5 me 5.Kryeministër I.Qemali musliman,zvkryeministër Dom N.Kacorri katolik.7 ditë është regjistruar kohëzgjatja e kuvendit të Vlorës,me fillesë 28 nëntorin,por brenda këtij intervali,data 5 s′ka ndonjë aktivitet.Ministrat ishin të shkolluar në shkollat e Romës,Vjenës,Stambollit,Athinës,Mehmet Pashë Dërhalla,ministër i luftës ishte gjeneral.Në këtë kuvend, nuk kanë marrë pjesë patrioti Hasan Prishtina,saktëson cicëroni dhe Idriz Seferi.Ata ndodheshin të izoluar në burgkalan e Beogradit,si elementë të rrezikshëm.Nga historianë të kohës së dikaturës është cituar se këta persona kanë qënë prezentë në Vlorë,ndërsa faktet që disponojnë në këtë muze flasin për të dhëna të tjera.Isa Buletini mbriti me vonesë për shkakun e pritave, që i kryenin rrugës.Por erdhi plot me 400 trima,të zgjedhur, që formuan gardën nacionale.Në këtë ndërtesë janë zyrat e Lef Nosit,Mehmet Dërhallës,Luigj Gurakuqit,salla e kabinetit ministror,ku mblidhej qeveria e Vlorës.Gazeta e parë e shtetit shqiptar është :Pëlindja e Shqipëniës”,botim i Qeverisë së Vlorës,nxorri dritëzën e parë në gusht,viti 1913 deri në 26 mars 1914. Në këtë gazetë zyrtare kontriboi publicisti M.Grameno i thirrur urgjent nga Vlora ai mbriti aty rreth 2 dhjetorit.Largimin e Esat Pashës i pakënaqur nga vendi i ministrit të punëve të Brendshme ,Grameno i përgjigjet tek “Pëlindja…Shqipëria pasha do të bëhet për shqiptarët gjithë të krishterë e muhamedanë edhe edi fort bukur,që s′bëhet Turqi e vogël…”..Në këto zyra gjënden dokumenta origjinale.Zyra e kryeminstrit I.Qemali ka karrigen,tavolinën e punës,raftet e librave.Një foto origjinale I.Qemali dhe qeveria në ballkon,poshtë populli duke pritur me ankth vendimet e konferencës së ambasadorëve në korrrik ′12.Në fillim citon udhërrfyesi, ministrat punon nëpër shtëpit e vlonjatëve.Ministri i arsimit L.Gurakuqi e kishte zyrën tek shkolla Nr 1,mes nxënësve.Në kuvendin e Vlorës u zgjodh edhe senati me 19 veta më kryetar Vehbi Dibrën.Përbërja e delegatëve të kuvendit të Vlorës.14 delegatë ishin nga Kosova,4 nga Camëria,6 nga Vlora,7 Elbasani,12 Durrësi,4 Korca,11 Dibra,4 delegatë nga kolonitë shqiptare jashtë vendit. Kryeminstri Ismail Qemali punoi 40 vjet në administratë deputet,vali.17 vjeç ishte përkthyes në Ministrinë e Jashtme,guvernator në Varna,Tripoli.U internua nga perandoria osmane në Anadoll në një munges prej 7 vjetësh.1900 arratiset në Greqi me një anije angleze.Kryeminstri kishte 9 fëmijë.6 djem, 3 vajza.Në zyrën e kryeminstrit është një foto e tij me 6 djemtë e tij.Në këtë zyra janë kujtimet e tij, që fillimisht u nxorrën në dritë nga shqiptarët e Amerikës. Botuar ne gazeten Republika, date 25.01.2010 – Nga Gezim Llojdia

Bujar Leskaj: “Brenda dhe jashtë … parlamentit”

Bujar Leskaj: “Brenda dhe jashtë … parlamentit”

Botuar ne Milosao,  06/12/2009

nga Sokol JAKOVA.

Në Parlamentin shqiptar pas rënies së komunizmit kanë marrë pjesë qindra deputetë. Shumica e tyre kanë diskutuar për ligje e probleme të veçanta, por ka pasur edhe të atillë që nuk kanë lënë gjurmë në jetën parlamentare të kohës. Ndërsa zoti Bujar Leskaj, kur ka qenë deputet i Vlorës, jo vetëm ishte shumë aktiv në Parlament me diskutimet e tij të pjekura, por këto diskutime së bashku me shumë shkrime të tjera me tematik&eu′ të shumllojshme i ka përmbledhur në librin e tij “Brenda dhe jashtë… Parlamentit”, i cili tok me librin e mëparshëm të autorit, “Përfaqësuesit e Vlorës në Kuvendin e Shqipërisë, 1912-2009”, pa dyshim mbeten një ndihmesë me vlerë politike dhe historike në tablonë e parlamentarizmit shqiptar ndër vite. Duke lexuar këta libra, e nuhat menjëherë se autori i tyre është një njeri i formuar dhe me vizion europian. Në diskutimet si deputet në Parlament gjatë viteve 2005-2009 bie në sy imazhi i tij qytetar, nervi polemizues për t′i shkuar së vërtetës deri në fund, shprehja e mendimeve me fjalë të zgjedhura e të gjetura, larg shablloneve dhe sloganeve. Këto veçori të stilit të të folurit të zotit Leskaj në seancat e ndryshme plenare dalin në pah në diskutimet për projektligjet: “Për turizmin”, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, “Për buxhetin e shtetit të vitit 2009”, “Për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë të administratës dhe të të zgjedhurve”, Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”, “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist” etj. Jo më kot gazeta “Imperial City” e Vlorës ka nxjerrë në krye të sondazhit të saj ish-deputetin dhe intelektualin e njohur Bujar Leskaj me përqindjen më të madhe të votave vlonjate. I ndërtuar në formë mozaiku – edhe kjo një gjetje kompozicionale që lë shteg për të përmbledhur sa më shumë shkrime në kornizat e veprës – libri i zotit Leskaj përmban edhe plot materiale të tjera publicistike, të cilat lexohen me ëndje dhe, veç të tjerash, zbulojnë edhe karakterin atdhetar të autorit, besnikërinë si deputet për të mbajtur fjalën e dhënë përpara zgjedhësve. Këto cilësi vërehen në një sërë shkrimesh, si: “Jo provokacioneve politike ndaj Vlorës”, “Ndërtimi i rrugës transballkanike në Vlorë kërkon edhe shpronësim korrekt të qytetarëve”, “Turizmi në Vlorë, e sotmja dhe e ardhmja” etj. Në plot shkrime të librit për Vlorën fryn flladi i dashurisë së autorit për vendlindjen dhe ndjenja e tij e pakufishme për të mbetur gjithnjë vlonjat i vërtetë. Me një dëshirë të veçantë, plot patos e dashuri shprehet autori në shkrimin “Ati i madh – Nderi i Kombit”, ku me fjalë të zgjedhura portretizon njërin prej korifenjve të katolicizmit shqiptar – At Zef Pllumit, të cilin, si dhe shumë studiues të tjerë seriozë, e quan “frat i dëshmive historike, që me veprën e tij tregoi vullnetin për të rilexuar historinë e për ta rishikuar atë, duke iu qasur gjithmonë e më tepër së vërtetës. Pikërisht për këtë ka nevojë sot shoqëria shqiptare. “Nderimi dhe respekti për veprën monumentale të këtij njeriu të madh me vlera të spikatura thellohet edhe më tepër kur autori thekson: “…Vepra e tij monumentale ?Rrno vetëm për me tregue′ e të tjera, si ?Histori kurrë e shkrueme′, janë një sinor i përjetshëm, ato dëshmojnë para botës se asnjë njeri nuk është i detyruar prej rrethanave të bëhet i keq, i ulët, të humbasë humanizmin e tij. At Zef Pllumi me jetën e tij tregon se edhe ne shqiptarët mund të kalojmë provën e zjarrit, atë që ndan mënjanë skoriet e kombit. At Zef Pllumi, nxënësi i Fishtës, Harapit, Shllakut, mësuesve të përjetshëm të këtij kombi, sot më shumë se kurrë më ngjan me Diogjenin, filozofin grek: atij s′mund t′i marrësh asgjë, pse s′ka asgjë të vetën, dhe s′mund t′i japësh asgjë që i mungon, pse ai e ka zemrën plot e përplot me dashuri.” Nisur nga ky këndvështrim, autori në një sërë shkrimesh të librit i bën jehonë idesë se pastrimi i shoqërisë nga skoriet e së kaluarës e bën të domosdoshme hapjen e dosjeve të politikanëve, të zyrtarëve të lartë të administratës dhe të të zgjedhurve, sepse vetëm kështu bëhet ndarja një herë e përgjithmonë nga komunizmi dhe forcohet sistemi demokratik në Shqipëri.Pas kreut të parë: “Diskutime në seancat plenare të Kuvendit”, kreut të dytë: “Diskutime në grupin parlamentar të PD-së, shkrime, intervista dhe komente të medies rreth tyre”, nga materiali i të cilave lexuesi merr mjaft informacion, autori, për ta bërë sa më tërheqës librin, ka futur edhe disa intermexo intime, si: “Shënime mbi romanin ?Absurdi′ të autorit Koço Kosta” dhe “Mirushi dhe Muhameti i tij”, në të cilat vihet në rolin e një vëzhguesi të hollë, një publicisti, pse jo të një kritiku letrar me një këndvështrim origjinal, çka tregon kulturën dhe etjen për të lexuar dhe vlerësuar krijimtarinë e shkrimtarëve apo p&e′;r të gjykuar interpretimin brilant të mikut të tij, aktorit të mirënjohur Mirush Kabashi. Dashuria për vendlindjen dhe përkushtimi i madh si deputet dhe intelektual i zotit Bujar Leskaj shpalosen veçanërisht në kreun e tretë të librit: “Veprimtari kulturore-politike të zhvilluara në Vlorë nën kujdesin dhe mbështetjen e deputetit”, ku rreshtohen një sërë shkrimesh të gazetarëve të ndryshëm, të marra herë-herë me shkurtime, kryesisht nga media lokale, për plot veprimtari ku ndihet dora organizatore e zotit Leskaj, i cili me punën e tij të palodhur ua ka shpërblyer qytetarëve vlonjatë besimin që ata i dhanë duke e zgjedhur përfaqësues të tyre në Kuvendin e Shqipërisë gjatë Legjislaturës XVII. Ia vlen të përmendim në këto rreshta disa prej këtyre shkrimeve: “Deputeti Bujar Leskaj promovon vitin kulturor: Vlora, ne dhe shkrimtarët”, “Sesion shkencor në Vlorë mbi marrëdhëniet shqiptaro-amerikane”, “Deputeti që i gjendet Vlorës çdo ditë”, “Këshilli i Bashkisë së Vlorës miraton propozimin e deputetit Bujar Leskaj për vendosjen e busteve të kryetarëve të Bashkisë së Vlorës për periudhën 1912-1939 në lulishten e Sheshit të Flamurit”, “Inteligjencia vlonjate kërkon ridimensionimin e figurës së Eqerem bej Vlorës, intelektual i madh dhe burrë shteti i zgjuar”, “Përkujtohet klubi i shqiptarëve Labëria”, “Profil: Një ditë në zyrën e deputetit Bujar Leskaj”, ku shkruhet: “Është e çuditshme, por një realitet. Vetëm më datën 5 tetor 2008 deputeti i zonës nr. 94 në Vlorë, Bujar Leskaj, ka pritur në takim mbi 40 qytetarë të këtij qyteti. Përpara mbërritjes sonë në zyrën e vogël të deputetit, në mjediset e Këshillit të Qarkut të Vlorës, qytetarët e fundit në listën e pritjes ishin disa hallexhinj nga lagjja ?Partizani′ në qytetin e Flamurit.” Kreu i katërt i librit: “Veprimtari për Kosovën dhe në Kosovë”, ndoshta është më mbresëlënësi, sepse përçon te lexuesit atë lidhje të ngushtë që ka ekzistuar dhe ekziston midis qytetit të Vlorës dhe Kosovës. Jo më kot në Kosovë ka vajza që quhen Vlora dhe kosovarët në përgjithësi kanë shumë dëshirë të kalojnë pushimet në bregdetin e bukur të këtij qyteti. Mbase kjo lidhje tradicionale vjen ngaqë Vlora është qyteti ku Ismail Qemali ngriti flamurin e pavarësisë, mbase vlonjatët me tiparet dhe cilësitë e tyre: burrërinë, besnikërinë, atdhetarinë, ngjajnë ′më me kosovarët. Me sa duket, autori i ′nuhatur këto përqasje, prandaj në librin e tij u ka kushtuar një kapitull të veçantë veprimtarive që ka zhvilluar në Kosovë. Titujt e shkrimeve-kronikë janë shumë sugjestionues: “17 shkurti 2008 do të shënohet përkrah 28 nëntorit 1912”, “Kryeministri Hashim Thaçi vlerëson deputetin Bujar Leskaj për vizitën e gazetarëve në Kosovë”, Takim me akademikun Rexhep Ferri”, “Homazhe në varrin e Rugovës”, “Në Prekaz te Skënderajt, në vendin ku dhe burrat derdhin lot”, &′t;′ita në Kosovë e ga′arëve vlonjate”, “N&eum′Pr′z, te shtëpia e nipit të Adem Jasharit”, ku me penelata të shpejta jepet e tërë tabloja e asgjësimit të pjesëtarëve të familjes së heroit kosovar: “7-8 mijë forca serbe bënë një rrethim të plotë të lagjes së Jasharajve dhe të kullës ku ndodheshin 22 pjesëtarë të familjes. Ajo çka ndodhi në ato tri ditë, kujtohet me krenari. Ishte një luftë tërësisht e pabarabartë. Adem Jashari, komandanti legjendar i UÇK-së, duhej të asgjësohej patjetër. Kulla u sulmua me të gjitha llojet e armëve. Nga 22 pjesëtarë të familjes që ndodheshin brenda saj, humbën jetën 20 prej tyre, ndërkohë që numri i përgjithshëm i të vrarëve nga lagjja e Jasharajve arriti në 56”. Ndërsa veprimtaritë e zhvilluara nga ish-deputeti Bujar Leskaj në Maqedoni gjejnë pasqyrim në shkrimet: “Një udhëtim i paharruar me depu′in Bujar Leskaj në trojet shqiptare”, “Në Tetovë rrëzë malit të Sharrit”, “Takim me personalitetin e shquar zotin Arbën Xhaferri”. Libri “Brenda dhe jashtë… Parlamentit” përvijon qartë portretin e autorit, të këtij ish-deputeti, po dhe krijuesi, që në punën dhe veprimtarinë e gjithanshme, përfshi këtu edhe jetën parlamentare, ka pasur si synim të lërë gjurmë dhe me një patos atdhetar të kryejë punë të vlefshme për popullin.

“Brenda dhe jashtë parlamentit” një libër elitar për politikën ekonomike institucionale

“Brenda dhe jashtë parlamentit” një libër elitar për politikën ekonomike institucionale

Nga Laureta PetoshatiLibri “Brenda dhe jashtë parlamentit” i intelektualit dhe ish Ministrit të Kulturës zotit Bujar Leskaj, që ka dalë në qarkullim së fundmi, më shumë se një autobiografi personale, është një pjesë e historisë së politikës shqiptare në vitet 2007 deri në vitin 2009, është dëshmi e gjallë e panoramës politike në Parlament dhe jashtë tij, pasi edhe vetë ish deputeti i Vlorës është pjesë e politikës shqiptare të këtyre viteve. Për të, kanë folur përpjekjet e tij politike dhe njerëzore, diskutimet e radhës dhe jashtë radhës në seancat plenare apo grupet parlamentare, mënyra se si ai ka interpretuar me anë të ligjeve nevojat, hallet, ngutjet, apo dhe dëshirat e publikut ose të elektoratit të vet. Shkruar me kritere akademike, me përgjegjësi etike dhe politike, marrëdhënia midis kujtesës së tij personale dhe asaj kolektive parlamentare, apo të medieve të ndryshme, në faqet e këtij libri, na japin një dokument me vërtetësi të madhe dhe tejet të besueshëm, përderisa personazhet e tij janë të gjallë dhe nuk ka vend për kontestime. Më shumë se një autobiografi konvencionale është një libër i thellë në mendime, për të gjithë ata që duan të kuptojnë personalitetin e zotit Bujar Leskaj, i cili me gjurmët e tij në foltoren e kuvendit, tregon edhe rrënjët sociale, kulturore, etike dhe politike të një deputeti të ri demokrat të mbas viteve dymijë, në harkun e tranzicionit shqiptar, ku, përtej diferencave politike dhe ideologjike në një parlament pluralist, koeficienti midis tij dhe deputetëve e politikanëve të tjerë, është demokracia. Pa këtë të fundit, nuk ka as shkëmbim e as transferim idesh, pasi demokracia është themeli ku mbahet ngrehina e ideve të tij si intelektual. Duke lexuar librin “Brenda dhe jashtë parlamentit”, nëpër faqet e tij, vagëllimthi mu kujtua libri “Kushtetuta e lirisë” i botuar në vitin 1960, me autor  ekonomistin dhe filozofin austriak Friedrich A. Hayek, i cili në vitin 1974 mori çmimin Nobel në ekonomi. E mendoj pikërisht kështu, pasi zoti Leskaj, në të gjitha diskutimet e tij parlamentare, të cilat i ka botuar në këtë libër, për çështjet ekonomike, shfaqet me koncepte të mirëpërpunuara. Ai është ndikuar nga mendjet më të ndritura të mendimit ekonomik sidomos të atyre bashkëkohore si: sociologu politiko-ekonomik, fitues i çmimit Nobel amerikani Seymour Martin Lipset, ekonomisti, statisti, dhe intelektuali publicist, fitues i çmimit Nobel në ekonomi amerikani Milton Friedman, filozofi i ekonomisë politike, japonezo -amerikani Yoshihiro Francis Fukuyama që prodhoi “fabrikën e ideve” dhe parashikoi triumfin e liberalizmit ekonomik, apo analisti indiano-amerikan, gazetar i CNN, Fareed Rafiq Zakaria, autori i librave të famshëm “E ardhmja e Lirisë”, “Ndërtimi i shtetit”,  ku flet për konceptin e “liberalizmit konstitucional”. Ja, pse zoti Bujar Leskaj, vjen me një analizë të thellë, me metoda hipotetike e deduktive për të zbërthyer sa më mirë fenomenet ekonomike të Shqipërisë në ditët tona, në krahasim me vendet e tjera. Ashtu si tek ata që ai i merr si pika referimi, në këtë libër të politikanit Bujar Leskaj, shfaqet liberalizmi i tij klasik dhe besimi tek tregu i lirë ekonomik, i cili ligjëson lirinë, ashtu siç e thotë dhe John Locke, themelues i filozofisë moderne të liberalizmit ku askush nuk ka të drejtë të cenojë jetën, shëndetin, lirinë, dhe pasurinë e tjetrit, apo siç thonë ekonomistë – politologët e kohës sonë se shpjegimi më i mirë për suksesin politik të një demokracie të shëndoshë është suksesi ekonomik i saj që vjen nga një treg i lirë ku shteti luan rolin e rregullatorit.  Zoti Bujar Leskaj, si intelektual i mirëfilltë, njohës i shkencave inxhinierike, juridike dhe ekonomike, përdor njohuritë e tij në dobi të shoqërisë ku zhvillimin ekonomik të Shqipërisë e kupton si një liri të saj. Angazhimi i tij politik do të thotë angazhim ekonomik, pasi në fund të fundit, politika është shprehje e koncentruar e ekonomisë. Rizgjimi i ekonomisë së tregut në atdheun e tij është edhe një rizgjim politik i Shqipërisë si edhe një konsolidim i demokracisë së vërtetë. Të bien në sy diskutimet e tij në seancat plenare për miratimin e buxhetit, për një treg funksional, huamarrjen e qeverisë vendore, autoritetin e konkurrencës, shpronësimet korrekte të qytetarëve në rastet e ndërtimeve të veprave publike, privatizimin e ARMO-s, Bankën e Shqipërisë, Institucionet Financiare, shërbimet e produktet bankare, nxitjen e licencimit të bankave lokale si një mënyrë për ti shërbyer shpërndarjes së zhvillimit nga qendra në  rrethe të tjera të Shqipërisë, “faktoringun”,  procedurat tatimore, luftën për parandalimin e pastrimit të parave, etj. Ajo, që e bën analizën e zotit Leskaj mjaft efikase, është krahasimi i institucioneve, ligjeve, ekonomive apo sipërmarrjeve shqiptare me entet e huaja analoge perëndimore. “Ata që thonë se njohin një vend nuk njohin asnjë vend” – thotë sociologu politiko-ekonomik Seymour Martin Lipset, një nga mendjet më të ndritura të shekullit të njëzetë. Ja pse krahasimet e zotit Bujar Leskaj tregojnë njohje dhe mirinformim për vendet e tjera të demokracisë perëndimore, ku Shqipëria e ka objektiv dhe ëndërr të shkojë. Interesant është fakti i krahasimit të disa kompanive të naftës në Amerikë, të quajtura si “shtatë motrat” që rregullohen me “dorën e padukshme” të Smith – it, me për koincidencë të “shtatë motrave shqiptare”, të cilat abuzojnë në treg me naftën nëpërmjet veprimit të “dorës së pandershme”, ku zoti Leskaj nxjerr faktet dhe faktorët e këtij spekulimi në seancën plenare. Por krahasimet nuk mbarojnë këtu. Ato vazhdojnë edhe me diskutime në lëmi të tjera, përpos atyre ekonomike. Në diskutimin për depolitizimin e prokurorisë, ai, i kujton miqësisht kreut të saj që të lexojë romanin “Jeta dhe vdekja e Lul Mazrekut” të shkrimtarit Ismail Kadare, apo krahason shprehjen e nacionalistit Ndue Pali para pushkatimit “Rrnoftë Shqipnia edhe pa ne”, me shprehjen “Rroftë prokuroria edhe pa ne”, që duhet ta thonë deputetët demokratë kur nuk kalojnë dot ligjin mbi prokurorinë.  Për ligjin e pastrimit të figurave perifrazon Shekspirin, ndërsa në diskutimin në seancën plenare jashtë rendit të ditës, ku ligjëron se “një demokraci pa kujtesë e sheh veten në vuajtje” bën krahasime tejet sarkastike me shprehjet e shumë figurave të shquara shqiptare që nga At Zef Pllumi e deri me shprehje të librit “Absurdi” të shkrimtarit Koço Kosta. Madje, në diskutimet dhe shkrimet e tij, ku nuk mungojnë edhe mendimet mbi artin dhe letërsinë, si “Mirushi dhe Muhameti i tij”, “Absurdi”, etj, sikur të kishte qenë një estet i vërtetë, ai përdor edhe paronomasinë, jo më tepër si lojë fjalësh, por si mënyrë retorike, metaforike dhe polisematike, për të nxjerrë në pah mjaft çështje shoqërore, për shembull kur përdor fjalët “bole-bobole”, ku krahason ca politikanë me misrin e zier, apo emrat “Mirush-Moisi, Momo, Muhamet”, për metamorfozën e njeriut. Po ti shikosh me kujdes diskutimet në seancat plenare për At Zef Pllumin, të cilin e quan “frat i dëshmive historike”, për dëmshpërblimin e ish të burgosurve dhe të pushkatuarve politikë, për poetët e vrarë si Genc Leka, Vilson Blloshmi dhe Havzi Nela, për ligjin e spiunëve, diskutime që kanë të bëjnë jo vetëm me lirinë, por edhe me drejtësinë shoqërore sipas mendjes së klerikut të ndritur Luigi Taparelli D′Azeglio, vëren se zoti Leskaj u kujton të gjithëve se shpërndarja e të mirave materiale duhet të bëhet në radhë të parë për këta njerëz që humbën gjithçka për hir të lirisë dhe jo për inkuizitorët e saj. Por ai është edhe për shanse të barabarta kur thotë se janë mbi 600 të rinj që kanë mbaruar shkollën e lartë për drejtësi, që duhet të punësohen në sistemin e atrofizuar gjyqësor, që të mos ketë padrejtësi në një sistem demokratik. Po ashtu, në kuadrin e lirisë dhe drejtësisë shoqërore, zoti Leskaj nënkupton edhe çështjen e Kosovës, Çamërisë, mban qëndrim atdhetar dhe njerëzor për viktimat e gjenocideve në të gjitha anët e kufirit shtetëror, kontribuon brenda integrimeve shqiptare me shumë nisma dhe ide të spikatura. Duket sikur zoti Leskaj të ketë lexuar Vangjelin, i cili thotë se : “Dinjiteti i barabartë  i njerëzve kërkon që të ketë edhe kushte më njerëzore dhe të drejta jetese. Në fakt, pabarazitë e mëdha ekonomike dhe shoqërore, ndërmjet anëtarëve dhe ndërmjet popujve të së njëjtës familje njerëzore, krijojnë skandale dhe janë të kundërta me drejtësinë shoqërore, me barazinë, me dinjitetin e njeriut, si dhe me paqen sociale dhe ndërkombëtare.”  Këtu është dhe çelësi se përse At Zef Pllumi, i shkruan se “me folë të drejtën kam ndjekë me vëmendje të madhe veprimtarinë tuaj njëvjeçare si titullar i ksaj ministrie, e cila mue m′intereson shum, dhe simbas mendimit tim, pa mëdyshje, jeni Ministri ma i suksesshëm  i periudhës poskomuniste për Kulturën Shqiptare, ashtu edhe ma properëndimori.” At Zef Pllumi, “Nder i Kombit”, e pa me sytë e mendjes dhe të shpirtit njeriun dhe intelektualin Bujar Leskaj. Po gazetarët si e kanë parë? Po ta shikosh me vëmendje të madhe këtë pjesë të librit, konstaton se një pjesë e medieve të drejtuara nga vektorë të ndryshëm interesash, nisen më shumë jo mbas thelbit, por mbas karizmës, apo dhe mbas anekdotave që zoti Leskaj është i aftë të bëjë në ligjërimet e tij, duke shprehur në një farë mënyre jo vetëm anën e humorit të zgjuar të tij, por edhe atë që është në fakt e vërteta ku ai do që të godasë. Ai nuk bie në grackën e pyetjeve të medieve që kërkojnë dikotominë e qëndrimeve të tij kur nuk bie dakord me sjellje apo ligje të miratuara nga shumica parlamentare, të cilës ai i përket. “Di të mendoj i lirë, nga njëra anë dhe të respektoj rregullat konsensuale nga ana tjetër”- është përgjigja e zotit Leskaj. Mendim i tij i lirë dhe personaliteti i tij i vendosur në të njëjtin plan politik, ekonomik, etik, atdhetar dhe perëndimor, shihen diellandritas brenda parlamentit dhe në të gjitha veprimtaritë e organizuar prej tij edhe jashtë foltores së parlamentit. Ai, kudo di të paraqitet me inteligjencën relative sipas rastit, di të ndikojë me qëndrimet e tij, ashtu siç di të bëhet dhe misionar i asaj që beson duke u mbështetur në ligje të drejta si dhe tek të drejtat dhe liritë e njeriut. Në këtë mision ai ka një pikë të fortë referimi: Ismail Qemalin, i cili besonte në përlindjen e Shqipërisë sipas ligjeve të drejta evropiane. Ja, përse instituti që drejton intelektuali vlonjat Bujar Leskaj, quhet Instituti i Studimeve Politike “Ismail Qemali” dhe libri i tij “Brenda dhe jashtë parlamentit” mban vulën e këtij enti. Në këtë libër, si një kronikë me përsiatje të thella, Bujar Leskaj, duket si një njeri që kërkon gjurmët e vetvetes, heton çdo veprim të tij me anë të shkrimeve të veta apo dhe të gazetarëve që e kanë shoqëruar në atë udhëtim dyvjeçar. Duket se për një moment, ai është ulur në stol, si një lojtar që ka rendur shumë. Ulja e tij në stol është një reflektim, jo vetëm i tij, por i të gjithë shoqërisë shqiptare. Ai i përket politikës ekonomike institucionale, një fushë që e lëvrojnë vetëm elitat. Kur Bill Clinton u zgjodh president, ai duhej të punonte për të ndryshuar mentalitetin dhe ta bindte publikun amerikan se duheshin lejuar elitat ekonomike që të drejtonin vendin. E njëjta gjë duhet të vlejë edhe për krerët tanë, që duhet t′i japin zotit Leskaj vendin që i tako′sepse politika shqiptare, fatkeqësisht, në vend të elitave, po mbushet me mediokër, të cilët lozin në fusha të panjohura jo vetëm me fatin tonë por edhe me të ardhmen e demokracisë.

“Si deputeti Leskaj ka ditur të mbrojë dhe të përfaqësojë ata që e kanë votuar, madje edhe ata që nuk kanë votuar për të.”

“Si deputeti Leskaj ka ditur të mbrojë dhe të përfaqësojë ata që e kanë votuar, madje edhe ata që nuk kanë votuar për të.”

Botuar ne Gazeten Imperial,te Qytetit te Vlores, e perjaveshme nr.53.21-27 Nentor 2009.

Nga Ornela HilaGjatë promovimit të librit, Vlora dhe vlonjatët e veçanërisht gazetarët e këtij qyteti, duhe padyshim të ndihen të respektuar.
Është promovuar në një auditor mjaft elitar, me ngrohtësi miqsh, libri i dytë i ish deputetit të Vlorës Bujar Leskaj.Kësaj here ai vjen me një libër deri diku informues, e mjaft të domosdoshëm, kur kërkon të njohësh jetën e një deputeti.Politikën, në tërësi, fjalimet, mediatizimin e ngjarjeve, kontributet.Këtë ka bërë Bujar Leskaj, në librin: “BUJAR LESKAJ brenda dhe jashtë Parlamentit, Maj 2007 – Maj 2009”.
Jo një autobiografi′or një narracion i jetës politike dhe publike të një deputeti të parlamentit
shqiptar, sikundër thuhet edhe në titull, Brenda dhe jashtë sallës së parlamentit.Në sallën e mbushur tej e tej, të binte në sy pjesëmarrja elitare.Ministra, deputetë, këshilltarë të kryeministrit, shkrimtar, ekonomistë, pedagogë, njerëz të artit, gazetar, miq e dashamirës së Leskaj, si politikan, akademik, intelektual, e q′tar shqiptar.Gjatë promovimit të librit, Vlora dhe vlonjatët, e veçanërisht gazetarët e këtij qyteti, duhet padyshim të ndihen të respektuar.Vet në faqet e librit, ish deputeti Leskaj, citon se këtë ë libër jua ka dedikuar pikërisht gazetarëve të qytetit të tij, të cilët ai i ka përmendur një për një në këtë libër.Impresionet gjatë promovimit ishin mahnitëse,teksa dëgjoje dhe shikoje të bërë bashkë në një sallë, një pjesë të mirë të elitës shoqërore e intelektuale të vendit tonë, që padyshim ishin aty për të promovuar veprën e re të Leskaj dhe për të nderuar karrierën e tij politike, që padyshim është në vazhdim, dhe rrugën e bërë në parlamentin shqiptar, e si ministër
Fjala e BUJAR LESKAJ në promovim:
“Për të qenë i sinqertë gjithmonë në jetën time, e kam ndier veten si të privilegjuar. në spektrin politik
privilegjet kanë qenë të renditura për disa arsye.Fakti i parë është që jam nga Vlora; i dyti është se vlonjatët më dhanë mua mundësinë, të jem përfaqësues i tyre në Kuvendin e Shqipërisë; fakti i tretë është se rrethi im shoqëror është shumë i gjerë, kalon nga spektri i majtë te ai i djathtë, njerëz të kulturës,së shkencës, së sportit, njerëz të jurisprudencës, njerëz të thjeshtë,qytetarë të nderuar të këtij vendi. Dhe fakti i katërt që Z.Sali Berisha,më krijoi mua mundësinë që për një vit e gjysmë më besoi detyrën e ministrit t&eu′ Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, duke më dhënë kështu mundësinë që rrallë u vijnë njerëzve të shpalosim bashkë me atë, politika konkrete në kulturë në turizëm e më gjerë.Për tu kthyer te libri, unë për të mund të flasë gjatë, por ajo që do më ndihmonte dhe mua, është që të gjithë ju pas leximit të librit, të bënit kritikat dhe sugjerimet tuaja.Me këtë libër unë kam sjellë një risi, ky në fakt nuk është një botim i mirëfilltë akademik, nuk është një botim teorik i mirëfilltë në politologji, por kjo është një dëshmi, një dokument, që unë Bujar Farudin Leskaj, si deputet i qytetit tim të Vlorës e kam sjellë në radhë të parë për ata që më zgjodhën. Është një dokument që unë jua dorëzoj atyre që më kanë zgjedhur, kuptohet edhe atij që më besoi dhe me dha mundësi të kandidoja, Sali Berisha.Ky është një dokument, një libër, ku studiues, student që do të merren me politologji, filozofi, të shohin sesi ka folur një deputet, si ka lëvizur, spektrin që ka rrokur në diskutimet e tij.”
Bardhyl Londo, shkrimtar:
“Bujar Leskaj ka një formim kulturor, intelektual e shkencor, që i kalon caqet kombëtare e ndërkombëtare.
Pas një eksperience në fushën e mësimdhënies, ai u zgjodh deputet i Vlorës, e më tej ngjiti shkallët e
karrierës deri në ministër. i them këto jo se nuk dihen, por është pikërisht kjo rrugë që reflektohet
dhe përbën formën e këtij libri që po promovojmë. Ka pasur shumë deputet e shumë ministra, që si thotë populli “ju ka humbur vula” por ata nuk kanë pasur ç′tu thonë të tjerëve. Për fat të mirë, Bujar Leskaj, kudo ku ka qenë ka punuar me atë cilësi intelektuale, që ka çfarë të thotë. Ajo që dua të theksoj, është se Z. Leskaj, si intelektual është orientuar gjithmonë nga krahu më progresiv i shoqërisë,më human, më intelektual dhe më me vizion të botës intelektuale shqiptare.Si deputet Leskaj ka ditur të mbrojë
dhe të përfaqësojë ata që e kanë votuar, madje edhe ata që nuk kanë votuar për të.”
Gëzim Tushe,ish-kandidat për deputet PS deputet:
“Në libër diku është deputeti i pasionuar, pastaj intelektuali, e ca diku vlonjati tipik. Herë të tjera maniaku i historisë, i pasionuari pas kulturës kombëtare, organizator i makro dhe mikro aktiviteteve kulturore në Shqipëri, Vlorë, Kosovë e gjetkë. Bujari si politikan ka qenë dhe mbetet luftarak kur duhet, por edhe i kujdesshëm, i matur, prudent në sjelljen politike, intransigjent e tolerant, edhe me të tijtë, por edhe me kundërshtarët.”
Aurela Anastasi, pedagoge, Fakulteti i Drejtësisë:
“Përshtypja e parë lidhet me origjinalitetin e librit, kompozicioni është mjaft origjinal, shumë dimensional, ka një sërë tematikash e aspektesh të trajtuara, prandaj një grup o madh njerëzish gjejnë veten aty, gjejnë këndvështrimin. ajo që më bëri më shumë përshtypje, është fakti se sa shumë e ka vlerësuar mandatin e tij përfaqësues Bujari, atë veshje zyrtare, me të cilin vullneti i popullit e pajis një deputet. Mua më ka bërë përshtypje lidhja shpirtërore që ka pasur ai me punën si deputet.”
Fatos Çoçoli, gazetar, ekonomist:
“Libri i politikanit, por edhe studiuesit Z. Bujar Leskaj, vjen në kohën e duhur, dhe përmes risive të shumta
jep një dimension të njohur pak të Z. Leskaj: Atë të kontribuuesit në politikën ekonomike dhe ligj-bërjen
ekonomike të vendit. Autori ka ditur të gjej jo vetëm motivimin, por edhe informacionin e duhur e të detajuar ekonomik, pasqyruar me shumë ide të qarta e novatore, të pasqyruara në tempullin e ligj-bërjes.”
Bedri Çoku, ish i përndjekur politik:
“Bujari është i djathtë, nuk është me llafe, por është i djathtë sepse e do atdheun, do vuajtjet e popullit
shqiptar, të asaj shtrese që vërtet sakrifikoi për këto ditë që gëzojmë sot, dhe këtë e ka treguar me vepra.
Ishte pikërisht Bujari, që përuroi Memorialin e poetëve të pushkatuar, ishte pikërisht Bujari, që nderoi At
Zef Pëllumbin, ishte pikërisht Bujari që ngrinte zërin për trajtimin dhe integrimin e të burgosurve politik, në
fakt të gjithë kanë bashkëpunuar, por ai ishte një zë i veçantë, e për këtë unë dua ta falënderoj në emër të gjithë të përndjekurve politik. i djathtë është ia që vepron, dhe jo që hiqet vetëm me fjalë, por me vepra si Bujar Leskaj.”
Ramiz Lushaj, Shkrimtar:
“Dhe bohema e deputetit Bujar Leskaj, në faqet e këtij libri, në trajtesat dhe veprimtaritë e tij për çështje kombëtare shqiptare, na sjell në fokusim e spektrim, një simbolikë të veçantë: Simbolikën e tri qafave, Qafa e Morinës, Qafa e Thanës, Qafë Botë.Në faqet e këtij libri dëshmues, nënvizon si çelës praktik trinomin:Mirëkuptim, zhvillim, integrim.”
Florian Mima, deputet:
“Them me bindjen time të plotë, se Bujari është njeri shumë i mirë, vlonjat shumë i mirë, shqiptar shumë
i mirë, po ashtu ekonomist shumë I mirë dhe politikan shumë i mirë.

Modeli gjerman I dekomunistizimit, shembulli që na afron më shumë më perëndimin

Modeli gjerman I dekomunistizimit, shembulli që na afron më shumë më perëndimin

Gazeta 55, date 16-11-2009
Fjala e mbajtur nga ish-ministri i Kulturës, Bujar Leskaj në seminarin e bashkëorganizuar nga Instituti i Kërkimeve Politike “Alcide de Gasperi”, me temë “Rrëzimi i Murit të Berlinit dhe Shqipëria” Në 20-vjetorin e rrëzimit të Murit të Berlinit
Rrëzimi i Murit të Berlinit ishte padyshim ngjarja më e madhe politike e gjysmës së dytë të shekullit XX. Jehonën e zhurmës së tij e dëgjuan të gjithë, kudo ku ishin. Sa shumë u lumturuan e sa shumë u hidhëruan në atë çast. Askush nuk ishte i sigurt, nëse ai rrëzim do të sillte mirësi në jetën e tyre apo shumë shpejt, fill pas zhurmës, monotonia e zhgënjimi do të rimëkëmbej. Por kjo nuk ishte aspak e rëndësishme. E rëndësishme ishe shembja, rrëzimi…Edhe në gulagë kjo ngjarje u trajtua si një ngjarje e madhe. E madhja lidhej me lirinë dhe liria ishte lirimi nga burgu. Të paktë ishin ata që dinin t′i ndanin këto dy nocione nga njëri-tjetri, të cilët, ndonëse dukeshin të afërt, nuk kishin në fakt asgjë të përbashkët. Për njerëzit në Perëndim fjala demokraci nënkuptonte “demokracinë liberale”, pra atë sistem polik që karakterizohet jo vetëm me zgjedhje të lira dhe të ndershme, por edhe nga sundimi i ligjit, nga ndarja e pushteteve, si dhe nga mbrojtja e të drejtave themelore të lirisë së shprehjes, të grupimit, të besimit dhe të pronës. Vija që në 1500-n ndante Krishtërimin perëndimor nga ai lindor, sot ndan regjimet e suksesshme liberale nga ato të pasuksesshmet. Shqipëria po kalon një tranzicion mjaft të zgjatur. Kultura është e rëndësishme. Ajo mund të jetë nxitëse ose shuajtëse, ngadalësuese ose shpejtuese e ndryshimeve. Asnjë vend nuk mund t′i japë vetvetes një të kaluar të re. Por ai mund të ndryshojë të ardhmen dhe të mbështesë shanset për të zhvilluar një demokraci liberale.
Ne duhet të nxjerrim mësime nga historia dhe të kërkojmë se cilët janë faktet që prodhojnë demokracinë liberale. Kohërat nxjerrin liderë të mëdhenj. Në fakt ato nxjerrin ç′ka kemi më të mirë brenda vetes. Një studiues amerikan thotë: “Nuk ka Amerikë pa demokraci, nuk ka demokraci pa politikë, nuk ka politikë pa parti politike”. Shoqëria shqiptare pas komunizmit – megjithëse vitet e fundit e ka ndërprerë tranzicionin në shumë aspekte e fusha të aktivitetit shtetëror dhe institucional, ku janë definuar dhe konsoliduar shumë struktura të shtetit të së drejtës – ende në disa të tjera vijon të mbetet në tranzicion. Nuk duhet veç të duam të flasim për demokracinë, por edhe të punojmë për ta ndërtuar atë, për t′i ndërtuar institucionet e saj, jo thjesht me kopjim apo formalizëm, por me zbatim pragmatik, veçse jo me pragmatizmin alla shqiptar, pragmatizëm veç që është i  mendjeve që nuk duan të mendojnë, por të vegjetojnë. Demokracia është produkt i rregullit. Të gjitha arritjet apo dështimet në historinë e njerëzimit janë nënshtruar gjykimit moral historik, aq sa ka pasur edhe ndryshime të shoqërisë sonë larg çdo revanshi. Detyra historike e Sali Berishës dhe e politikës shqiptare është të shpejtojë e të thellojë veprimet për demokratizimin e mëtejshëm të shoqërisë sonë larg çdo revanshi.
Për këtë, mendoj se ne duhet të vazhdojmë një analizë rigoroze të përbërësve të sistemit totalitar, të analizës së institucioneve kryesore që e mundësuan këtë tragjedi dhe personave të implikuar në këtë sistem dhe të vazhdojmë paralelisht në tri shtylla, tri fondamente: dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë; institucionin e kujtesës historike; ligjin e Lustracionit.Lideri i të djathtës së re shqiptare të pas viteve ?90 Sali Berisha, duhet ta forcojë edhe më tej besimin e shqiptarëve në virtytet e demokracisë, duke fuqizuar dhe përmirësuar institucionet shqiptare, e duke forcuar kujtesën pasi një demokraci pa kujtesë e sheh veten në vuajtje. 20 vjet pas rrëzimit të Murit të Berlinit ne duhet të realizojmë: Memorialin e qëndresës antikomuniste në qendër të Tiranës (Le të marrim shembull nga përvoja e Berlinit. Unë dua t′u kujtoj ju të gjithëve atë që bënë gjermanët në Berlin me monumentin e Holokaustit. Në fillit të vitit 2003, nisi ndërtimi i një memoriali zyrtar për 5-7 milionë çifutë evropianë të vrarë gjatë viteve 1933-1945 nga regjimi nazist. Ky memorial u përurua më 10 maj 2005. Kostoja e tij shkoi në 27 milionë euro, por ai u vizitua  nga 3.5 milionë njerëz vetëm në vitin e parë. Me afro 2000 vizitorët që tërheq çdo ditë ky memorial, ky vend i Berlinit nuk mund të konsiderohet më si një cep i fshehur i qytetit, ku dikur shëtisnin autorët e këtyre viktimave, por është sot një nga vendet më të vizituara e më të pazakonta). Pikërisht, nën këtë shembull edhe ne duhet të ngremë në qendër të Tiranës memorialin e viktimave të komunizmit. Të festohet me dinjitet 21 maji 1973, si “Dita  Qëndresës Antikomuniste”. Muzeu antikomunist në Shkodër, i nisur që në 2006, duhet të përfundojë dhe të fillojë ndërtimi i atij të Spaçit si dhe muzeu i martirëve të t′ë të demokracisë. Të rivendosen në varrezat e kombit eshtrat e poetëve Vilson Blloshmi, Genc Leka, Havzi Nela dhe Trifon Xhagjika. Të vendosen monumentet e Azem Hajdarit dhe Arben Brocit. S′kemi bërë sa duhet, pasi 19 vjet pluralizëm janë baras e më tepër me vitet e qeverisjes së Zogut (1925-1939), më pak se gysma e kohës së diktaturës komuniste.
E kaluara, e sotmja apo e ardhmja kërkojnë një analizë të thellë historike, politike, juridike, ushtarake e gjeopolitike. Të bësh politikë shtetërore është përgjegjësi e madhe historike, institucionale e, mbi të gjitha, kombëtare. Dua t′ju sjell këtu në vëmendje ju angazhimin dhe dimensionin e Adenauerit, emrin e të cilit e mban ky fondacion që po bashkorganizon sot këtë aktivitet. Në një intervistë të saj kancelarja g′mane Angela Merkel, më 25 shkurt 2005, botuar në biografinë e saj politike prej mëse 300 faqesh (publikuar në shqip nga Shtëpia Botuese “55”), pyetjes mbi Adenauerin, portreti i të cilit varet në zyrën e saj, ajo iu përgjigj: “Gjatë qeverisjes së Konrad Adenauerit u vunë piketat e duhura për Gjermaninë. Ndarjen e kam përjetuar si një padrejtësi të′hkaktuar nga Bashkim Sovjetik”. Adenaueri luftoi për të kapërcyer pasionet e papërmbajtura të Gjermanisë. Ai nuk pranoi të devijonte nga rruga e tij për hir të nostalgjisë për të kaluarën, apo për hir të marrëdhënieve tradicionale dashuri-urrejtje, midis Gjermanisë dhe Rusisë. Ai zgjodhi pa kushte Perëndimin, edhe sikur të shtyhej uniteti i Gjermanisë. Reagimi i tij ishte pozitiv, se vendit të tij – të ndarë e të pushtuar – nëse donte të fitonte një kontroll për të ardhmen, i duhej një politikë e qëndrueshme.
Duke u nisur nga këto par′, mendoj se shembull i thellë i modelit të transformimit të kombit gjerman, në një shtet të vetëm pas shembjes së Murit të Berlinit, më 1989, na jep ne shqiptarëve të Shqipërisë dhe të Kosovës, mësimin që të jemi të zotë: të rishikojmë realitetet e pas viteve 90, të shikojmë në thellësi e të gjejmë rregullinë e të përgjithësojmë duke analizuar marrëdhëniet shkakësore ndërmjet dukurive shoqërore. Duhet me mprehtësi t′u dalim përpara dhe të parashikojmë zhvillimet e ardhshme për 10, 20, 30, apo 50 vjet.Të qartësojmë rrugën që duhet ndjekur për të arritur synimet tona shtetërore e kombëtare, të vetëdijshëm për potencën tonë kombëtare në rajon, potencë e cila vetëm përmes bashkëpunimit me shtetin tjetër shqiptar në rajon, Kosovën, e përmes thellimit, forcimit e demokratizimit të demokracisë me institucione të konsoliduara e me përsosje të shtetit të së drejtës. Në botën pas Luftës së Ftohtë, konsolidimi i demokracisë është njëkohësisht si forcë ndarëse dhe bashkuese në varësi të kahjes negative apo pozitive të orientimit të saj. Ne ëndërrojmë, punojmë e luftojmë për të drejtën, pra rritjen, forcimin e saj.
Pas 45 vjetësh perdja e hekurt ka qenë vija ndarëse qendrore në Evropë. Kjo vijë është zhvendosur disa qindra km më në lindje. Tashmë ajo është vija që ndan popujt e krishtërimit perëndimor, nga njëra anë prej p′jve myslimanë e ortodoksë nga ana tjetër. Perëndimi është e do të mbetet për vitet e ardhshme qytetërimi më i fuqishëm i botës. E Shqipëria natyrisht e pa ekuivoke i përket atij qytetërimi.

1 shtator-30 shtator Muaji i Kultures Shqiperi – Kosove

1 shtator-30 shtator Muaji i Kultures Shqiperi – Kosove

1 shtator-30 shtator Muaji i Kultures Shqiperi – Kosove
Ne kuadrin e Muajit te Kultures Kombetare Shqiperi – Kosove, me date 1 shtator ora 10.30 ne Galerine Kombetare te Arteve u organizua hapja zyrtare e veprimtarive te perbashketa te artit dhe kultures.
Ne konferencen e shtypit Ministri i Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve te Shqpperise z. Bujar LESKAJ, pershendeti hapjen e muajit te Kultures Kombetare Shqiperi -Kosove.
” Per here te pare ne politikat kulturore kombetare, Ministria jone, nen kujdesin dhe”itetjen Kryeministritte Shqiperise Sali Berishadhe kryeministritte Kosoves-Agim u ndermarrin nje projekt te permasave te tilla te bashkepunimit kulturor, i cili kulmon? nje seri te shumellojshme aktivitetesh e performancash intensive gjate gjithe muajit fetator.
Ministria qe drejtoj une dhe kabineti im, edhe me pare e ka patur ne qender te ve- :jes dhe si njerin nga zhvillimet prioritare – domosdoshmerine e bashkepunimit kul-e artistik midis qendrave dhe trevave shqiptare. Politikat tona kulturore kane synuar sinkronizimi i kultures se prodhuar brenda Shqiperise, Kosoves dhe pjeseve te tjera ne ?rajon e me gjere, te imponohen fuqishem ne jeten tone si faktore te stabili- 5″: “.eror. religjioze social. Nga ana tjeter, duke intensifikuar kontaktet tona cilesore afeo sfera te ndjeshme te artit dhe kultures, ne do ta bejme edhe me te mundshem, le me te prekshem identitetin tone kulturor e shpirteror si trasheguesit e nje tradite te Dashket estetike dhe etike ne Ballkan.
Me mbeshtetje te kesaj filozofie te kultures gjithekombetare, MTKRS ka ofruar nje ” = ‘- :.ere e demokratike bashkepunimi me shoqatat, klubet, institutet dhe forumet e ndryshme te artit, kultures dhe sportit qe veprojne ne trevat e ndryshme shqiptare brenda dhe jashte Shqiperise. Ajo ka mbeshtetur dhe stimuluar nismat dhe projektet e ketyre organizmave si dhe te veprimtareve te vegante, per te perftuar situaten e nje rilindjeje kulturore me dimensione mbarekombetare.
MTKRS eshte e ndergjegjshme se, si shoqatat e shumta, ashtu edhe mediatoret private te kultures perbejne potencialet reale dinamike te kultures se gjalle shqiptare, perbejne potencialet tona kulturore-artistike me nje shkalle ndikimi ne edukimin e qyteta-reve shqiptare me ndjenjen e se bukures dhe humanizmit. Prandaj, duke besuarfort, se rilindja shpirterore e shqiptareve nis nga horizonti humanist i kultures, ne kemi ndertuar edhe strategjite tona te bashkepunimit nepermjet dikurseve, ekspozitave e performancave, duke i zhvendosur aktivitetet tona ne qendra te ndryshme, duke nder?tuar nje linje te shtrirjes se veprimtarive nga Qendrat – tek Periferite.
Pikerisht kjo qasje ndaj shtrirjes dhe promovimit te kultures, ka per politikat tona nje rendesi te vegante, ngase per nje shoqeri demokratike porcioni i kultures eshte i domosdoshem pergdo qytetarte saj dhe ne nuk mund t’ia privojme mundesine askujt ne shijimin dhe perjetimin e magjise qe ofron arti.
Nga kjo pikepamje, ne nje shoqeri te hapur demokratike, zhduket nocioni i Qen-dres dhe Periferise, sepse te gjithe jane te barabarte perballe kultures dhe arti na barazon te gjitheve pa perjashtim.
Shoqerise shqiptare ne Shqiperi dhe Kosove i duhet ky komunikim i munguar brendakulturor, pasi nje komunikim i tille na gliron nga shume keqkuptime, here te bartura nga e kaluara historike e sociale, here te sajuara e te provokuara nga konjuk-turate posagme. E rendesishme dhe konstruktive mbetet deshira jone e perbashket per t’iu rikthyer gjuhes me te lashte e me fisnikeruese – kultures. Ajo eshte kryefjala jone dhe ketu ne duhet ta kerkojme sekretin e komunikimit. Keshtu do te mund te ngrihemi mbi cdo amulli per te kuptuar nje gje thelbesore per te gjithe shqiptaret: Jemi nje gjuhe dhe, rrjedhimisht, nje kulture. Keshtu i jemi prezantuar ne shekuj botes dhe ky ka qene reprezantimi me i mire, me i sigurte e me i besueshem.
Edhe ne sfidat e botes bashkekohore, mendoj se prezantimi i shpirtit dhe karak-terit tone ka nje rruge, si dhe me pare, te besueshem e mbreselenes. Dhe kjo rruge eshte afirmimi kulturor. Vetem nepermjet vlerave tona me te mira origjinale, tradicio-nale qofshin ato apo moderne, ne i afrohemi ne menyre te urte e pragmatike integrim-it tone te deshiruar civil, ne Rajon dhe ne Europe.
Te nderuar pjesemarres! Me lejoni t’jua them me sinqeritet se Muaji i Kultures Kombetare Shqiperi – Kosove qe station nga dita e pare e shtatorit 2006, eshte vetem zanafilla e filozofise sone politike dhe strategjike ne Kulture. Pergjate gjithe muajit shtator ne do t’i zhvendosim auditoret tane ne disa qytete te Shqiperise dhe Kosoves, duke demonstruar energjite krijuese te botes artistike shqiptare me nje pasuri e larmi tematikash e zhanresh. Dhe i ftoj te na ndjekin dashamiret dhe adhu-ruesit e artit, e po ashtu, edhe skeptiket e kritizeret, se ne kemi nevoje si per te paret, ashtu dhe perte dytet, gjithnje me nje qellim fisnik e konstruktiv, te permiresojme dhe te evoluojme konceptet tona ne pergjithesi dhe qasjen ndaj kultures kombetare ne veganti. Sepse jemi te gjithe te perfshire, ne nje menyre a ne nje tjeter, pjese e nje nisme te perbashket ambicioze, te cilen me lart e quajta “Rilindje kulturore mbaresh-qiptare”.
Jam i sigurte se planet dhe projektet tona do te gjejne johone, do te diskutohen dhe do te na ofrojne sugjerime te gmuara. Artistet dhe inteligjencia kulturore shqiptare kerkon hapesira te reja, fryme te re bashkepunimi dhe kontakti dhe interesat e tyre te sinqerta kulturore do te gjejne tek ne degjuesin e vemendshem, mbeshtetesin dhe perkrahesin e sinqerte.? Me Muajin e Kultures Kombetare Shqiperi-Kosove, ne vetem sapo hapim nje perspektive e cila do te na zbuloje? se sa shume kemi per te bere e shkembyer, se cfare potencialesh artistike dhe kulturore kemi ne Shqiperi dhe Kosove dhe se sa e nevojshme eshte? per kulturen Kombetare te hyje ne komunikim me auditoret e veta. Me kohe edhe stratagjemat kulturore perceshtje mete specializuara, nuk do te mungojne. Por le te mbetet ky muaj me teresine dinamike te aktiviteteve kulturore ne Shqiperi e Kosove-nje Big-Bang i kultures sone. Le t’i perbashkojme e t’i perqendrojme kontributet e perbashketa kulturore e artistike ne nje pike, ne nje shenje, te ciles tentojme t’i afrohemi: Kultures Kombetare Shqiptare, sipas postulatit qe e permendem tashme: “Nje Gjuhe, nje Komb, nje Kulture.

Muajin Shtator- Muaji i Kultures shqiptare Shqiperi -Kosove

Muajin Shtator- Muaji i Kultures shqiptare Shqiperi -Kosove

Asnje komb, asnje kulture nuk mund te ndjeke rrugen drejt zhvillimit dhe integrimit te metejshme pa historine dhe faktoret qe ndikuan ndjeshem ne pervijimin e saj. Ne te gjitha etapat neper te cilat ka depertuar historia njerezore, ka patur popuj dhe kultura te cilat jane zhdukur si pasoje e frymes asimiluese te kohes. Asnje komb nuk mundet kurresesi te mbijetoje pa kujtese, pa ate pjese te vyer te trashegimise shpirterore te percjelle ne tone dhe ne hapesira te ndryshme.
Dhe ne te gjitha keto zhvillime mbare boterore kultura shqiptare ka ditur te mbijetoje dhe njekohesisht te jete pjese integrale e kultures Evropiane dhe padyshim asaj boterore. Trashegimiajone kulturore nuk mund te jete kurresesi e ndare ne dy pjese, pavaresisht ^axtoreve politike dhe historike qe kane kushtezuar ndjeshem zhvillimin e kualiteteve krijuese qe bejne pjese ne te. Shqiperia dhe Kosova, persa i perket vlerave me perfaqe-suese te trashegimise sone kulturore qe ato mbartin, jane si degezimet ujore qe burojne nga i njejti shtrat dhe udha e tij e pandalshme, duke kapercyer barrierat e ndryshme qe mundohett’i devijojne rrjedhen.
Ky bashkepunim, para se gjithash, synon te jetesoje idete dhe principet baze te zhvil-imit te nje shoqerie perballe sfidave te Mileniumit te ri. Unifikimi i programeve,i projekteve e perbashketa dhe shkembimet e pervojave ndermjet institucioneve dhe komuniteteve te aaisteve dhe shkrimtareve do te jene shtyllat kryesore mbi te cilat do te pervijohet ky cashkerendim i punes se sapo nisur.
Politikat kulturore te qeverisjes se sotme jane ndertuar mbi bazen e parimeve dhe koncepteve baze ne kushtet e nje shoqerie te lire. Ndaj dhe permbushja e detyrimeve qe rrjedhin nga kjo politike do te gjeneroje aktore dhe faktore te cilet do te luajne nje rol te -endesishme ne ndertimin e imazhit per nje te neserme ndryshe.
Nisur nga fakti qe “?Shqiperise dhe Kosoves i duhet komunikimi I munguar
brendakulturor, pasi nje komunikim I tille na 9liron nga shume keqkuptime, qe vijne te mbarsura nga e kaluara historike… cdo njeri ka te drejte te njohe esencat e kultures se vendit te vet, pasi askujt s’mund t’i privohet kjo e drejte…”, Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve dhe Ministria e Kultures, Rinise dhe Sporteve te Kosoves shpalli Muajin Shtator- Muaji i Kultures shqiptare Shqiperi -Kosove.

“Përfaqësuesit e Vlorës në Kuvendin e Shqipërisë 1912-2009”, kontribut për historianët dhe historinë

“Përfaqësuesit e Vlorës në Kuvendin e Shqipërisë 1912-2009”, kontribut për historianët dhe historinë

Botuar ne gazeten shqip me 5.08.09, nga Harilla Koçi.Pak kohë më parë, politikani Bujar Leskaj solli për opinionin dhe lexuesit shqiptar librin e tij “Përfaqësuesit e Vlorës në Kuvendin e Shqipërisë 1912-2009”, një vëllim me rreth 400 faqe, ku përcillet e gjallë historia e trevave të këtij rrethi, ngjarjet dhe protagonistët e kësaj periudhe, që kanë luajtur një rol të rëndësishëm e vendimtar edhe në zhvillimet e gjithë vendit. Përmes një strukture krejtësisht të veçantë të ndërtuar jo vetëm në raport me kronologjinë historike, por edhe me peshën dhe rolin e personazheve, Leskaj sjell një botim me vlera të shumëfishta. Me një intuitë të admirueshme, ai ka ditur të ndërtojë një botim serioz, duke shfrytëzuar analizën historike të ngjarjeve. Ai ka ndërtuar një raport të veçantë me materialin e servirur në këtë botim. Shfaqet herë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe herë përmes vëllimit dokumentar që paraqet. Me një mjeshtëri të spikatur, shfrytëzohen efektivisht burimet, autorët, duke i vendosur ata në kontekstin e një gjykimi objektiv për gjithçka ka ndodhur në historinë 97-vjeçare të Vlorës dhe mbarë vendit. Vlora, protagoniste në gjithçka ndodh në Shqipërinë e pas shpalljes së pavarësisë kombëtare, përvijohet në këtë libër në një raport të pranueshëm me Shqipërinë. Libri përcjell mesazhe të rëndësishme, të cilat spikasin në të gjitha faqet e tij. Nëse spuntoja e botimit të tij merret nga një sentencë “historia është varreza e elitave që kanë pasur njëra-tjetrën në pushtet”, në vijimësi të trajtimit dhe shfletimit të tij, natyrshëm lexuesi përballet me pyetjen “Kush e bën historinë?”. “Disa kanë thënë se atë e bën populli, të tjerë thonë se historinë e bën individi. Por nuk e di se çfarë mund të mendojë çdo njeri kur lexon këtë libër, ku ka një përzierje të të dyjave”, citon autori. Në këtë libër, përmes personazheve, përfaqësues të trevave të Vlorës, në kuvendet e Shqipërisë përcillet jetëshkrimi i vendit dhe i momenteve kyçe të historisë, në periudhën prej shpalljes së pavarësisë kombëtare e deri sot. Janë 152 personazhe që vendosen në këtë libër, të cilët i paraqiten lexuesit me vërtetësi e realizëm. Duke u vendosur përballë dy alternativave të vlerësimit historiko-biografik, apo historiko-politik, Leskaj zgjedh rrugën e dytë në evidentimin e kontributit të deputetëve të Vlorës. Kjo rrugë për të nuk është aq e kulluar metodologjikisht, për shkak se, siç thotë ai, “natyra e veprës më ka detyruar që, nganjëherë të gjej dhe të përdor një udhë të mesme mes linjës historiko-biografike dhe historiko-politike”. Duke qenë pjesë e deputetëve vlonjatë, në një nga legjislaturat e jetës parlamentare, atë të 2005-2009, ai i ka evidentuar gjërat më shumë me syrin e politikanit. Në librin e vet, Bujar Leskaj ka vlerësuar kontekstin historik të përshkrimit të ngjarjeve dhe personazheve, por pa rënë në “historicizëm të kulluar”. “Kjo do të ishte e tepërt për mua dhe jashtë objektivave të këtij libri”, argumenton ai. Nën këtë arsyetim, autori ka zgjedhur rrugën e interferuar, për të pasqyruar veprën dhe kontributin e deputetëve vlonjatë, ashtu siç ka qenë në ato rrethana historike që kanë jetuar. Kjo ka shmangur mes të tjerash edhe rrezikun e të qenit të tij, në rolin e një biografi skrupuloz, për secilin prej atyre që pasqyrohen në këtë libër. Duke mbetur besnik në evidentimin e periudhave kryesore të jetës parlamentare në Shqipëri, që përkojnë edhe me momentet më të rëndësishme të historisë së vendit, Leskaj bën një korrelacion të natyrshëm mes tyre, përmbajtjes dhe protagonistëve individë, gjë që sjell veçori të spikatura dhe kontribute e peshë reale për fatet e vendit. Në mënyrën e konceptimit të këtij botimi, ai e përgatit thellësisht lexuesin për të kuptuar dhe perceptuar materialin dokumentar, që vjen në pjesën e dytë të librit, krijon atmosferën e nevojshme, duke e futur lexuesin brenda rrjedhës dhe kronologjisë së ngjarjeve, duke i bërë ato të kuptueshme, në veçantinë dhe tërësinë e tyre. Në këtë mënyrë, lexuesi arrin të kuptojë e të perceptojë pothuajse lehtësisht një informacion të bollshëm e të detajuar historik, që pasqyron zhvillimet e një periudhe të gjerë prej 97 vjetësh. Jo më kot dhe as rastësisht, Leskaj, që në hapje të librit, skalit një përshkrim të Rugovës të vitit 1968, përmes të cilit përvijohet vendi dhe pesha e Vlorës në shpalljen e pavarësisë kombëtare, e cila është “Vatra e kuqe e Arbrit, që ishte i zënë për atë truall si rrepat shekullorë buzë Adriatikut”. Ky element është shfrytëzuar edhe si një argument i mjaftueshëm për të realizuar atë ngjizje vlerash, që, në rastin e Vlorës dhe të bijve të saj, janë plotësisht të natyrshme. Fillimisht Ismail Qemali çel atë labirint ngjarjesh e mori personazhesh, që zbresin në shkallët e historisë njëri pas tjetrit. Plaku i Vlorës, burri i shquar i shtetit, themeluesi i shtetit shqiptar, është ndërtuar në staturën e tij, me realizëm dhe një këndvështrim që e bën atë po aq njerëzor sa edhe politikan e mjeshtër i diplomacisë. Në 14 faqe të librit, përmes një materiali të pasur dokumentar, Ismail Qemali plotësohet në të gjithë diapazonin e vet dhe me peshën e rolin e padiskutueshëm që luajti në hedhjen e themeleve e ndërtimin e shtetit shqiptar.Përmes penës së studiuesve e historianëve, Bujar Leskaj sjell të vërteta historike, bën analizë dhe nxjerr konkluzione. Ato vijnë natyrshëm. Nëse Kongresi i Lushnjës dhe lufta e Vlorës shënojnë shkëputjen përfundimtare nga Lindja dhe daljen e Shqipërisë në Europë, skena e ngjarjeve politike në vazhdimësi provonte se vendi po ecte përpara. “Përfundimi i zgjedhjeve të pranverës së vitit 1921, që shënojnë fillimin e epokës pluraliste në vendin tonë, për shkak të prirjeve individuale të udhëheqësve politikë, nuk solli stabilitetin e kërkuar politik të vendit”, skalit Leskaj një të vërtetë të madhe. Por, gjatë kësaj periudhe, spikatën dhe u konsoliduan elementë të një shteti që po zhvillohej në vazhdimësi. “Ahmet Zogu është më tepër se një mbret, ai është simboli i një epoke”, citon më tej ai, duke iu referuar një periudhe gati 19-vjeçare, ku dominoi aktiviteti politik i Ahmet Zogut, “Mbreti i shqiptarëve”, siç cilësohet ai. Por, kjo nuk mjafton, kontributi dhe protagonizmi i emrave të shquar të Vlorës shfaqet edhe në këtë periudhë, pavarësisht kushteve të caktuara historike. Megjithëse jeta parlamentare në Shqipëri ka nisur në vitin 1920, autori është shtyrë në kohë, duke u zhvendosur në periudhën kur u hodhën themelet e shtetit shqiptar me Ismail Qemalin. Prandaj edhe figurat e kësaj periudhe përjetësohen në këtë libër përmes një analize historike. Përfaqësuesit e Vlorës nuk morën pjesë në Kongresin e Lushnjës, për shkak të pushtimit italian, por mesazhi i popullit të këtyre krahinave ishte i fuqishëm në mbështetje të vendimeve të këtij Kongresi. Periudha 1920-1924 zë një vend të rëndësishëm në faqet e këtij libri përmes emrave të njohur të atyre që përfaqësuan Vlorën në Parlamentin e atyre viteve, ndërkohë që, periudha nga 1924 e deri në 1939 përvijohet me dimensionet e momenteve që shoqëruan konsolidimin dhe modernizimin e shtetit shqiptar. Autori ka ditur të përcjellë edhe periudhën 1939-1944, duke i qëndruar besnik parimit se “historia duhet pasqyruar me vërtetësi”. Ai e ndan këtë periudhë në dy momente: Asamblenë e 12 prillit 1939 dhe atë të tetorit të vitit 1943, duke veçuar personazhet me anët negative dhe ato pozitive, në funksion të kontributit ndaj çështjes kombëtare dhe në raport me ngarkesën e kohës. Leskaj, në cilësinë e një historiani, ndalet veçanërisht në Konferencën e Mukjes, e cila, sipas tij, shënoi një moment delikat dhe që shërbeu më pas si nxitëse e luftës vëllavrasëse. Emrat e Isuf Luzajt, Skënder Muços e Hysni Lepenicës, përfaqësues të Vlorës në këtë konferencë, skaliten në libër me përmasat e tyre reale, në raport me kontributin që ata dhanë për çështjen kombëtare. Por, frymëzuesit e prishjes së marrëveshjes, Enver Hoxha, Miladin Popoviçi e Dushan Mugosha, u bënë njëkohësisht edhe nismëtarë të asaj që ndodhi më pas, kur u persekutuan patriotë e nacionalistë. Leskaj nuk përjashton nga faqet e librit edhe periudhën komuniste. Duke i ndërtuar personazhet, deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, përmes vlerësimeve zyrtare, ai përcjell njëkohësisht mesazhin se “ata ishin pa personalitet dhe kukulla, në duart e diktatorit dhe të regjimit”. Por për Leskajn, një pjesë e deputetëve të periudhës 1945-1990, rrënjët e të cilës u hodhën në Kongresin e Përmetit, nuk i lyen duart me gjak dhe nuk u bënë drejtpërdrejt autorë të krimeve komuniste. Me mjaft elokuencë, autori përcjell në këtë libër edhe personazhe të njohura të diktaturës komuniste, duke shfrytëzuar burime të ndryshme. Një shembull kuptimplotë në këtë drejtim është ish-ministri i Brendshëm, Kadri Hazbiu, i cili vjen përmes përshkrimit të dokumenteve zyrtare të kohës dhe të emrave të tillë, si Petrit Velaj, Agim Musta, prof. Ismet Elezi, duke na paraqitur në tërësi dhe në veçanti, ashtu si edhe personazhe të tjera të periudhës komuniste, mes të cilëve Haki Toska, të gjithë perversitetin dhe absurdin e diktaturës. Ai i kushton një hapësirë të konsiderueshme periudhës së pasviteve 1990, duke u ndalur te deputetët e Kuvendit të parë pluralist, apo të fushatave zgjedhore e parlamenteve të mëvonshme. Në këtë libër, Leskaj i përvijon personazhet si produkte të kohës, kur ata kanë jetuar. Deviza e tij është dashuria për Vlorën dhe kjo reflektohet qartësisht në këtë libër, ku ai, përveçse si politikan, inxhinier, jurist e ekonomist, shfaqet edhe si historian. Vetë Leskaj shprehet se për të realizuar këtë libër ka shfrytëzuar një literaturë të gjerë të më shumë se 70 librave historikë e studimeve shkencore të një sërë autorësh të njohur si: Teki Selenica, Arshi Pipa, Arben Puto, Fari Shaskaj, Bardhosh Gaçe, Aurela Anastasi, Enver Lepenica, Fatos Arapi, Eqerem Bej Vlora, Mithat Frashëri, Kastriot Dervishi, Mehdi Frashëri, Uran Butka, Pjetër Arbnori, Petrit Velaj, Elez Biberaj. Leskaj thotë se, “libri është i hapur dhe mund të plotësohet në vazhdimësi”. “Shumë deputetë të Vlorës, krahas përkatësive politike, kanë pasur edhe identitet të qartë personal, që përbën vlerë dhe kontribut të personalizuar, që është ndryshe nga qëndrimi konformist, metafizikisht luajal i të tjerëve”, shkruan Leskaj, sipas të cilit kjo tendencë është shfaqur në çdo kohë, atë të pavarësisë të shtetit të parë monarkik e republikan të Zogut, në kohën e gjatë të diktaturës së Enver Hoxhës dhe tani në epokën e pluralizmit politik. “Çdo kohë politike ka njerëzit dhe politikanët e vet, të cilët në përputhje me të, kanë lënë edhe gjurmët e tyre personale për mirë apo për keq”. Në një arsyetim të tillë, përmes materialit të gjerë dokumentar që pasqyrohet në këtë libër, autori Bujar Leskaj jep një ndihmë dhe kontribut të vyer për vetë historianët dhe për historinë e Vlorës e më gjerë.