Nëpër libra të kryqëzuar

Nëpër libra të kryqëzuar

Botuar ne Gazeta Panorama, 8 Nëntor 2011
Dëshmitë e shkruara dhe analizat ndërtekstuale që mund tëi bëjmë njërës apo tjetrës vepër letrare që konsiderohet si letërsi e burgut, mund të jenë shpeshherë më të vlefshme se arkivat e zyrtarizuara. Nëse letërsia shqipe është larguar nga kushtëzimet e normave të realizmit socialist, ajo nuk ka mundur dot të largohet nga kushtëzimet ideologjike, politike dhe militanteske. Duke e parë këtë qëndrim që anon prej këtyre kushtëzimeve mbi njërin autor apo tjetrin, unë e ndiej të nevojshme të përpiqem modestisht të kontribuoj për të vendosur në ëpeshoren e drejtësisëë vlerat e një letërsie të lënë qëllimisht në harresë.
Letërsia e burgjeve do të jetë domosdo e ndryshme në protokollin e vlerave për dy arsye: së pari, se nuk është e censuruar për të thënë të vërtetat nga më të paimagjinueshmet që gjejmë pikërisht te këta autorë dhe që janë parë me sytë e tyre; së dyti, se nuk ngrihet asnjë fabul mbi kushtëzimet e metodës së realizmit socialist, me në qendër një hero komunist steril (ai nuk bënte kurrë gabime, madje as dashuri, nuk puthej kurrë, në filma e teatër jo dhe jo, por edhe në romane me të dashurën fliste për partinë dhe luftën e klasave), pastaj vinte personazhi negativ që gjithmonë ishte i mundur, zakonisht intelektual ëmikroborgjezë që klasa punëtore e ndonjë fabrike apo miniere e vë me shpatulla për muri dhe ose i mëson ideologjinë komuniste, ose ëe lufton pa mëshirë atëë, e një seri skenarësh të tjera fantazmagorike; së treti, kjo është një letërsi që ngrihet mbi emocionet njerëzore të vetë të burgosurve që përjetojnë pasione, ëndrra, ankth, frikë, gëzim, lumturi, virtyt, krenari, dashuri, nga ana tjetër, ekzistojnë edhe emocionet e persekutorëve që përjetojnë sadizmin, xhelozinë, prepotencën, arrogancën, cinizmin, epshet etj. A nuk janë disa prej këtyre veprave letrare kryevepra në letërsinë tonëë! A nuk është emocioni dhe ndjenja vetë thelbi i letërsisë dhe arteveë Atëherë pse gabimisht mendohet se letërsia e burgut ënuk ndryshoi asgjë në protokollin e vlerave të letërsisë sonëë!
Këtu luhen Komedi Hyjnore Danteske, tragjedi Shekspiriane e Eskilianeë E, si për koincidencë, (një djall e merr vesh sepseë) gjyqet në diktaturë zhvilloheshin në salla kinemaje apo teatri të qyteteve të mëdha, ndërsa në rrethet e komunat e vogla zhvilloheshin sërish në qendrat kulturore.
Përderisa kjo luftë e egër klasash bëhej edhe kundër shkrimtarëve, madje duke i mëshuar më tepër, duhet pohuar se ata i përkisnin disidencës, të shprehur me gjuhën e tyre, letrare, sipas talentit që u kish dhënë Zoti. Ndaj disidenca artistike shqiptare nuk duhet kërkuar në letërsisë zyrtare shqiptareë Madje kjo ëështje sot është futur në një rreth debatesh të ashpra, ku rolin e disidencës letrare përpiqen tëua akordojnë shkrimtarëve që shkruan gjithë jetën e tyre pro metodës së realizmit socialist.
Unë, personalisht, sot në demokraci do ta mirëkuptoja ëdo formë debati dhe dialogu letrar, shkencor dhe politik, por nuk do të kuptoja dot kurrë indiferencën e studiuesve, kritikëve, intelektualëve tanë për vlerat, emocionet, filozofinë dhe rëndësinë e letërsisë së burgut.
Për ta rishikuar me një sy tjetër këtë letërsi, meqë unë nuk e shoh me vend të tejkaloj kompetencat e një kritike të mirëfilltë, u kam bërë një mënyrë studimi deskriptive veprave letrare dhe kujtimeve e ditarëve historikë.
Vështrimi im analitik në këtë studim është shtrirë në tri rrafshe:
1) të fabulës (përfaqësuar nga përzgjedhja e tematikave dhe autorëve);
2) të subjektit (përfaqësuar nga përzgjedhja e fragmenteve) dhe
3) në rrafshe krahasuese (ku vihet re se të njëjtat ngjarje historike nuk kanë devijime të së vërtetës nga njëri autor te tjetri).
Jam i vetëdijshëm se romanet dhe librat-ditarë të të burgosurve të diktaturës nuk kanë pompozitet, nuk bërtasin me reklama në treg, as nuk tregojnë as përralla të bukura me komunizëm e patriotizëm e entuziazëm revolucionar, por tregojnë atë që qëndronte pikërisht nën petkun verbues të këtyre përrallave komuniste. Madje për ta argumentuar më tej hipokrizinë e atyre që pushkatonin njerëz, na mjafton fakti që aktualisht në shtypin e përditshëm janë rigjallëruar rubrikat apo librat e tipit ëDossierë me personazhe liderët kriminelë komunistë: ëSi e njoha Mehmet Shehunë apo ëSi e njoha Ramiz Alinëë, Enver Hoxhën dheë Kadri Hazbiun eë Koëi Xoxen, e pjestarë të tjerë të nomenklaturës së lartë të diktaturës.
Duket sikur një dorë misterioze dublon zërat e gabuar në kujtesën tonë. Prandaj, për të mos e pasur kujtesën e shkurtër, duhet paraprirë, sië e kemi thënë dhe herë të tjera, jo vetëm me hapjen e dosjeve, por edhe me dëshmitë që vijnë prej veprave letrare dhe artistike. Pa u nënvleftësuar as njëra, as tjera mënyrë, ne sot duhet të ndezim dritën mbi bodrumet e errëta arkivore të diktaturës.
Një analizë e mirëfilltë e këtyre veprave na shton përgjegjësinë për të qenë më konsekuentë në rrugën e së ardhmes. Fatet e veprave janë të lidhura me fatet njerëzore. Nëse kemi mohuar një vepër me vlerë, kemi përjashtuar një arritje njerëzore, një vlerë që është pasuri e mbarë shoqërisë sonë. Që të mos bëjmë më atë që bënë paraardhësit tanë, duhet të rikthehemi tek këto kujtime dhe aq më tepër tek ajo lloj letërsie që lidh të gjitha hallkat historike të këputura e të panjohura të historisë së kombit tonë.
Brenda burgjeve ishte izoluar drita dhe shpresa e kombit dhe mesazhet e tyre i kapërcejnë dhimbjet, kohërat dhe pragjet historike. Ata që u pushkatuan ishin të shkolluar në Perëndim dhe në vatrat më të mira të edukimit në Shqipëri. Sigurisht që do ta kishin me vete prirjen për ta drejtuar zhvillimin dhe rindërtimin e vendit drejt Perëndimit.
Puna ime në shkrimet mbi letërsinë e burgut le të konsiderohet si dhënie e një kontributi modest, por shumë të sinqertë, duke ndjerë dhe prekur nga afër më shumë se kurrë të vërtetën. Kjo më jep të drejtë që, duke apeluar për vështrime më të thella e studime akademike të tyre, tëia bëj lexuesit dhe studiuesit të radhës sa më të dobishme, plotësuese e përditësuese. Këtë e bëj në shërbim të njohjes së të Vërtetës, por edhe të Autorëve, Muza të Qëndresës, që mbetën heronj të vërtetë, qëndrestarë të letrave, edhe pse mbylleshin në biruca, torturoheshin dhe iu griseshin veprat për dalje ëjashtë vijësë dhe u privohej botimi në kohën e diktaturës.
*Ky shkrim është marrë me shkurtime nga eseja ëApologjia e letërsisë së burgutë në librin më të fundit të Bujar Leskajt, ëMuzat e qëndresësë, në të cilin janë analizuar veprat e autorëve Vilson Blloshmi, Astrit Delvina, Pjetër Arbnori, Visar Zhiti, Bedri ëoku, Fatos Lubonja, Koëo Kosta, Makensen Bungo, Henrik S. G. (Henrik Gjoka), Drita ëomo, Uran Kalakula, Havzi Nela, Musine Kokalari, Ejëll ëoba, Luan Myftiu, Amik Kasoruho, Beqir Ajazi, Ahmet Bushati, Leka Toto, Lekë Tasi, Petraq Kolevica, Gëzim ëela, Halil Laze, Gëzim Hajdari, Fatbardha Mulleti.

Botuar ne Gazeten Panorama, Opinion e Premte, 3 Qershor 2011.

Botuar ne Gazeten Panorama, Opinion e Premte, 3 Qershor 2011.

Gazeta Panorama, Opinion e Mërkurë, 22 Qershor 2011.

Nga BUJAR LESKAJ. Sot, në Shqipëri, është rritur shqetësimi lidhur me kreditë bankare dhe vështirësitë që këto të fundit hasin gjatë procesit të ekzekutimit të kolateralit për ata klientë që nuk kanë shlyer në kohë detyrimet. Duke marrë parasysh faktin që SHBA dhe Europa sapo kaluan një krizë financiare, nga e cila, direkt apo indirekt, u prek edhe Shqipëria, mendoj se shqetësimet lidhur me sistemin bankar janë të rëndësishme jo vetëm për këto të fundit, por edhe për krejt ekonominë. Këtu dua të veëoj se është i rëndësishëm gjithashtu krijimi i një klime të përshtatshme mes bankave dhe bizneseve që financohen prej tyre. Dyshoj se pakkush, qoftë Banka e Shqipërisë, dhe aq më pak sistemi bankar, ndiejnë shqetësimin e duhur lidhur me klimën bankë-biznes. Ekzekutimi i kolateralit Kolaterali apo prona e lënë peng në bankë, në mënyrë që kjo ta shesë kur klienti nuk shlyen kredinë, duhet parë gjithnjë e më shumë si një mënyrë për tëi nxitur bizneset dhe individët të shlyejnë kredinë. Duke ndjerë shqetësimin e bankave lidhur me kreditë e këqija, nuk mund ta kundërshtojmë as logjikisht dhe aq më pak teorikisht, këtë praktikë. Por, mendoj se ka gjithmonë hapësira për tëu shfrytëzuar në mënyrë që kredia të mbyllet me shlyerjen e detyrimeve nga bizneset pa shkuar tek ekzekutimi i kolateralit. Natyrisht, gjithmonë do të ketë biznese dhe individë për të cilët janë shterur të gjitha mundësitë dhe shpresat për një përfundim të tillë. Ajo që duhet shmangur është trajtimi i ftohtë i problemit nga ana e bankave. Për mendimin tim, bankat janë në të njëjtën ëvalleë si dhe bizneset, të cilave dikur u kanë besuar duke u dhënë kredi. Kështu që mendoj se brenda një hapësire të logjikshme duhen gjetur mundësitë për riskedulimin (ristrukturimin) e kredisë për bizneset me probleme në pagesën e kësteve të kredisë bankare.

Arsimi dhe sistemi edukativ i shkollës sonë, veëanërisht këto vitet e fundit, kanë fituar një status përparësor në programin e qeverisjes së djathtë, ashtu sië i takon traditës së saj identitare e ashtu sië i nevojitej kësaj pjese të rëndësishme të së ardhmes së shoqërisë sonë drejt integrimit në BE. Megjithatë, përtej investimeve infrastrukturore (shkolla të reja, pajisje shkollore e laboratorike, internet) që MASH dhe aparati i saj ministror ka ditur me aftësi të ëojnë përpara, sidomos në dy vitet e fundit, një raport i ri pozitiv është krijuar edhe me politikat arsimore, kulturore-kombëtare, ato që kanë të bëjnë me edukimin e brezit të ri dhe në gjatësi vale me kërkesat e kohës, të tregut dhe destinacionit europian që kërkohet nga të gjithë ne. E, në këtë politikëbërje, investim strukturor, një prioritet vendimtar ka qenë financimi i përvitshëm dhe konsistent i kryer me porosinë dhe shqetësimin personal të Kryeministrit të vendit, Prof. dr. Sali Berisha dhe i sinkronizuar drejt nga ministri i Arsimit, Prof. dr. Myqerem Tafaj, për fondin e pasurimit të bibliotekave të arsimit bazë dhe atij të mesëm. Në përgjigje të një thirrjeje të hedhur në vite nga politikat kulturëformuese të shoqërisë civile, por edhe nga vetë botuesit shqiptarë dhe nevojat e tyre për treg, kjo qeveri ka arritur të krijojë për herë të parë një vijimësi në vite investimesh drejt librit, duke rrokur këtë zë të rëndësishëm që synon kryesisht edukimin, dhe jo vetëm mësimin e brezit tonë të ri.

Ekzekutimi i kolateralit apo riskedulimi i kredis

Ekzekutimi i kolateralit apo riskedulimi i kredis

Botuar ne Gazeten Panorama, Opinion e Premte, 3 Qershor 2011.

 Nga BUJAR LESKAJ.

Sot, në Shqipëri, është rritur shqetësimi lidhur me kreditë bankare dhe vështirësitë që këto të fundit hasin gjatë procesit të ekzekutimit të kolateralit për ata klientë që nuk kanë shlyer në kohë detyrimet. Duke marrë parasysh faktin që SHBA dhe Europa sapo kaluan një krizë financiare, nga e cila, direkt apo indirekt, u prek edhe Shqipëria, mendoj se shqetësimet lidhur me sistemin bankar janë të rëndësishme jo vetëm për këto të fundit, por edhe për krejt ekonominë. Këtu dua të veëoj se është i rëndësishëm gjithashtu krijimi i një klime të përshtatshme mes bankave dhe bizneseve që financohen prej tyre. Dyshoj se pakkush, qoftë Banka e Shqipërisë, dhe aq më pak sistemi bankar, ndiejnë shqetësimin e duhur lidhur me klimën bankë-biznes.
Ekzekutimi i kolateralit 
Kolaterali apo prona e lënë peng në bankë, në mënyrë që kjo ta shesë kur klienti nuk shlyen kredinë, duhet parë gjithnjë e më shumë si një mënyrë për tëi nxitur bizneset dhe individët të shlyejnë kredinë. Duke ndjerë shqetësimin e bankave lidhur me kreditë e këqija, nuk mund ta kundërshtojmë as logjikisht dhe aq më pak teorikisht, këtë praktikë. Por, mendoj se ka gjithmonë hapësira për tëu shfrytëzuar në mënyrë që kredia të mbyllet me shlyerjen e detyrimeve nga bizneset pa shkuar tek ekzekutimi i kolateralit. Natyrisht, gjithmonë do të ketë biznese dhe individë për të cilët janë shterur të gjitha mundësitë dhe shpresat për një përfundim të tillë. Ajo që duhet shmangur është trajtimi i ftohtë i problemit nga ana e bankave. Për mendimin tim, bankat janë në të njëjtën ëvalleë si dhe bizneset, të cilave dikur u kanë besuar duke u dhënë kredi. Kështu që mendoj se brenda një hapësire të logjikshme duhen gjetur mundësitë për riskedulimin (ristrukturimin) e kredisë për bizneset me probleme në pagesën e kësteve të kredisë bankare.

Parapërgatitje për disktutimin e rezultatit të zgjedhjeve

Parapërgatitje për disktutimin e rezultatit të zgjedhjeve

Gazeta Panorama. Date 19 Maj 2011.

BUJAR LESKAJ

Diskutimet e shumta në lidhje me rezultatin e këtyre zgjedhjeve vendore, nëse do të donim të jenë të plota dhe të thella natyrshëm, duhet të shihen nëpër disa rrafshe. Partitë politike, të gjitha, pa përjashtim, punuan për të bindur jo thjesht ëelektoratin e tyreë, por qytetarin në përgjithësi që të votojë. Partia Demokratike, ajo Socialiste, LSI dhe aleatët e tyre kanë bërë gjithëka për të tërhequr ëtrupën elektoraleë së pari, sa më numerikisht në kutitë e votimit, pavarësisht orientimit të votës. Në fund të fundit, kjo është një arritje e shënuar e kësaj fushate, që ta stimulojmë qytetarin të ushtrojë të drejtën e votës, si e drejta e parë thelbësore demokratike. Nëse këto zgjedhje do tëi shihnim në këndvështrimin politik, pra, ashtu sië u parashtruan qartësisht nga ana e opozitës, sidomos nga kreu i Partisë Socialiste, e jo ashtu sië duhej të ishin në të vërtetë, atëherë duhet të nënvizojmë rezultatin e fitores së bujshme të Koalicionit për Qytetarin në rang vendi, me një epërsi të thellë prej mbi 140 mijë votash.

Korrektesa e administratës dhe respekti për zgjedhësit

Korrektesa e administratës dhe respekti për zgjedhësit

Botuar ne Gazeten Panorama, Premte 6 MAJ 2011

Nga Bujar LESKAJ

Po ta vishnim mendimin tonë me fuqinë depërtuese dhe rrëmuese, të ftohtë e të kthjellët,ë të një syri të tretë, larg nga pasionet partiake dhe idealet politike, pa dyshim që do të na binte menjëherë në sy rrugëtimi i ndryshëm kah elektoratit i partive kryesore, por unë sot dua të theksoj korrektesën e administratës shtetërore në këtë fushatë, në mospërdorjen e saj politikisht në favor të kandidatëve të maxhorancës. Ja përse e nënvizojmë këndvështrimin e një syri të tretë, pasi pikërisht i tillë duhet të jetë edhe syri vështrues i administratës publike dhe i gjithë aparatit shtetëror në lidhje me këtë fushatë vendore e me të gjitha fushatat elektorale. Edhe pse kemi këndvështruar edhe herë të tjera rrugëtimin e ndryshëm të koalicioneve nëpër mitingje, qasjen nëpër shtyp e media, përsëri ajo që ka ngelur në hije apo e pazëshme, ka qenë roli konstruktiv e mosndërhyrës i qeverisë dhe i të gjitha hallkave të mekanizmit që vërtiten rreth saj, në zbatim të ligjit e në veëanti të përgjigjes ndaj urdhrit, porosisë, shqetësimit dhe orientimit të Kryeministrit, si personi i parë përgjegjës për këtë administratë publike. Ka qenë një histori e trishtë për shumë fushata tëë mëparshme problemi i ndërhyrjes abuzive apo shprehur ndryshe i mosheshtjes së shtetit, i aktivizimit apo i mosaktivizimit të administratës së tij në Bllok dhe me tërë resurset dhe fuqinë e vet organizative, nëpër mitingje e mbledhje partiake, apo përdorimi i strukturave policore etj. Paralajmërimet kanë qenë të shpeshta kësaj here edhe nga OJF, veëanërisht për përdorimin e fëmijëve dhe nxënësve në këto mitingje. Por, ndoshta për herë të parë gjatë gjithë këtyre viteve, Kryeministri dhe qeveria kërkoi, synoi dhe në vija të përgjithshme (pa anashkaluar shembuj të veëantë e të izoluar që dalin jashtë trendit kryesor), po ia arrin qëllimit tëi japë pikënisje një stine të qetë, pa zhurmë e në ëhijenë e punës dhe projekteve qeveritare, duke mos lejuar përdorimin e resurseve të administratës publike politikisht, pikërisht në zemër të një fushate që nga kundërshtarët politikë, po përpiqet me të gjitha marifetet dhe artificat të përndizet e të përfutet në vorbullën e një konflikti të ashpër politik, konflikt i cili na dëmton të gjithëve, qeverinë, opozitën e mbi të gjitha zgjedhësit. Gjuha, ashtu si veprimet e opozitës nuk kanë arritur të shprishin atë qëllim të qartëcaktuar për një qasje jo negative ndaj qytetarit, por një qasje alternative.

E vetmja rrugë e Azis Nesinit

E vetmja rrugë e Azis Nesinit

Gazeta Panorama, 24 Prill 2011

BUJAR LESKAJ 

Ndodh jo rrallë që kur sheh një slogan, apo dhe ndonjë parullë që të del shpesh përpara, vetanaliza e brendshme e lidh me gjëra të njohura që ti në të shkuarën i ke parë, dëgjuar, lexuar apo studiuar diku. Në këtë vetarsyetim të ndikon shpesh dhe shtypi mediatik që mundohet tëu japë një shpjegim dyshimeve të tua. Por, në rastin për të cilin po shkruaj këto dy rreshta, lidhja nuk ka të bëjë me atë shpjegim të thjeshtë të një ekuivalence të ngjarjeve që të përsëriten, por pikërisht me titullin e një libri që ti e ke lexuar me shumë dëshirë në të shkuarën dhe që pa dashur e lidh me atë që lexon dhe e sheh të përsëritur shumë këtë periudhë. Dhe, kur është fjala për një libër humoristik, me tendencë të theksuar të një sarkazme të fortë, e një autori mjeshtër të kësaj gjinie, bëhet më i vështirë përqasja e titullit me atë që sheh në rrugë, por jo dhe i pamundur. Në këtë rast bëhet fjalë për shkrimtarin turk Azis Nesin dhe librin e tij ëE vetmja rrugë.

Basha, afër qytetarit dhe Tiranës

Basha, afër qytetarit dhe Tiranës

Gazeta 55, 21-04-2011 / Nga Bujar Leskaj

Fushata elektorale për Bashkinë e Tiranës në dinamizmin e vet, po vërteton se, kandidati i sloganit ëE vetmja rrugëë, nuk është në gjendje të prodhojë asnjë vizion apo alternativë moderne për tëu diferencuar me kandidatin Basha, por vetëm tensionim të tejskajshëm të klimës e situatës në vend. Zoti Rama harron se është kandidat për kryetar bashkie në Tiranë dhe kërkon të flasë vetëm si kryetar Partie, por ai nuk mund të flasë dot me ëmegafonin e kryetarit socialistë sepse nuk arriti asnjë prej objektivave të proklamuar bujshëm prej tij, në 2009, as fitoren në zgjedhje, as hapjen e kutive, as zgjedhjet e parakohshme. Fushata zgjedhore në Tiranë ka afro dy javë që ka filluar e, tashmë jemi në gjendje për të gjykuar mbi mënyrën dhe strategjinë se si, secili nga kandidatët për Tiranën, është duke zhvilluar fushatën e tij. Mbi të gjitha, një gjë duket qartë: edhe pse është një fushatë vendore, edhe pse në thelb të saj duhet të qëndrojnë zgjidhjet për problemet e qytetarit, kandidati socialist preferon të flasë politikisht me një gjuhë të ashpër, duke e shtjelluar argumentin në nivelin politik qendror, sikur të bëhej fjalë për zgjedhje të përgjithshme dhe jo vendore. Përse zoti Rama ka zgjedhur këtë gjuhë të ashpërë Përse ai po i mëshon dhunës verbale dhe konfliktit në ëdo rast dhe në ëdo takim të tijë Përse përdor një gjuhë përbuzëse edhe kur nuk është aspak e nevojshmeë Përse ai po diferencohet negativisht kaq dukshëm nga rivali i tij, zoti Bashaë Argumenti kryesor i kësaj ëstrategjieë, është fakti i padiskutueshëm që Rama në këto zgjedhje nuk po kërkon bashkinë, por qeverisjen qendrore, nëpërmjet një shantazhi të paskrupullt politik.

Qeverisja vendore që i nevojitet Tiranës

Qeverisja vendore që i nevojitet Tiranës

Gazeta Panorama e Martë, 12 Prill 2011

Nga:BUJAR LESKAJ

Një vështrim analitik i fushatës zgjedhore që po zhvillohet deri tani ravijëzon qartas disa aspekte themelore. Në radhë të parë, vihet re një përkëmbim i dukshëm strategjish për të arritur qëllimin e fitores nga të dyja palët, por me qasje të ndryshme ndaj qytetit dhe qytetarit. Nëse koalicioni i djathtë vazhdon i përcaktuar qartë në udhën e sloganit të zgjedhur, pra të fokusimit të problemeve te qytetari, zhvillimi i qytetit, koalicioni i majtë po përzgjedh parësisht vijën e zgjedhjeve, si zgjedhje politike, me një slogan në kuptim tërësisht imponues totalitar, shfaqur si ëe vetmja rrugëë, ërruga e Partisëë, ërruga e udhëheqësitë, për interesat e tij dhe të klanit përkatës.
Po pse vallë është spikatëse diëka e tillëë Edhe pse mund të duket paradoksale, një fushatë e tillë, e vendosjes në qendër të interesave të qytetarit, ëe fluturimit të ulëtë (sië përcaktohet nga politologët), e shkuarjes derë më derë dhe e ënjë kapilarizimi të projekteveë për ëdo zonë, ngjan me të mirëpriturën tërheqje strategjike nga llogorja e luftës politike nga ana e koalicionit të së djathtës, për vetë faktin klasik se zgjedhjet vendore të tillë fushatë kërkojnë. është pikërisht gjëja që na duhet, e besoj se u duhet edhe qytetarëve, për të shuar dalëngadalë të gjitha vatrat e nxehta të konfliktit, të cilat na kanë shoqëruar deri tani. Ndërkohë që përballë vijojmë të kemi një opozitë, e cila, me sa është shfaqur deri tani, nuk i është larguar edhe në zgjedhje kësaj llogoreje, duke vazhduar me po atë strategji të nisur prej dy vitesh, e inspiruar drejtpërdrejt vetëm nga interesat e kryetarit të PS-së, i cili, për fatin e keq të qytetarëve të Tiranës, kërkon mandatin e vet të katërt. Kuptohet lehtë se cila strategji i nevojitet publikut qytetar dhe atij intelektual, strategjia e projekteve, frymëzimit dhe efikasitetit në shërbim të qytetarit dhe qytetit.

Basha për qytetarin përballë Ramës për vetveten

Basha për qytetarin përballë Ramës për vetveten

Botuar ne gazeten Panorama. Date 31 Mars 2011.

Nga Bujar LESKAJ

Rezultati përfundimtar i të gjithë veprimit politik të ëdo politikani, kuptohet qartë se është prova e shërbimit që ai ka kryer për komunitetin që përfaqëson. Kjo provë, që mund të jetë një veprimtari e gjatë në kohë, ose e shkurtër, një veprimtari ose një veprim i veëantë, është diëka thelbësore për historinë e tij individuale dhe shoqërore dhe, pavarësisht nga retorika, propaganda ose qëllimi tendencioz denigrues i kundërshtarit të tij politik, në gjykim, sidoqoftë, mbetet si diëka referuese nga historia e ëdo periudhe të gjatë apo të shkurtër në vartësi të kohës që është kryer. Por pamja më e rëndësishme e ëështjes në shërbim të së cilës politikani përpiqet për pushtet dhe që, sigurisht, ai ka të drejtë ta përdorë atë në luftën politike që ka krijuar me punën dhe moralin e tij, është besimi. Ai mund të mbështetet nga një besim i fortë në progres në luftën e tij politike, por edhe mund të refuzohet nga ky lloj besimi. Një parashtrim i tillë është, pa dyshim, një paralelizëm i saktë që i përshtatet më së miri politikanit të ri demokrat Lulzim Basha, i cili, duke iu përgjigjur ftesës së vullnetit të forcës politike ku ai militon, ka filluar suksesshëm punën dhe po shpalos alternativat që të kandidojë si kryetar Bashkie në kryeqytetin tonë, duke u vendosur në shërbim të qytetarit dhe vetëm të tij e të qytetit. Po cilat janë, vallë, sfidat që ai ka për të përballuar fitimin e kësaj gare konkurruese, epërsitë e tij morale dhe politike, në raport me kundërshtarin e tij politik, me të cilin, shpresojmë dhe besojmë, do të ballafaqohet mirë dhe fituesë Mendoj se midis një politikani të ri, etik, me figurë të qartë morale, midis përgjegjshmërisë politike të Lulzim Bashës do të kemi sërish një kandidat të vjetër, Edi Ramën, një figurë politike që në profesionin e tij si politikan dhe vendimmarrës i është provuar mendimi i tij jokoherent, i ngatërruar e sensacional, shijet e shthurura ekstravagante dhe papërgjegjshmëria politike qytetare. Mendoj se përballë Bashës do të kemi një Ramë, humbës të madh, që ashtu si dhe në 2009-n, humbjet e veta në krye të PS-së, në betejat politike, i kthen në pretendime, ankime dhe veprime destabilizuese, duke u udhëhequr në aktivitetin e tij politik, madje duke udhëhequr edhe forcën që drejton, me shpirtin dhe doktrinën e antiligjit, në funksion vetëm të vetvetes. Edhe pse kishim menduar dhe ashtu ishte dhe e arsyeshme, se tashmë, pavarësisht nga destruktiviteti i gjatë i Partisë Socialiste, ishin pjekur kushtet dhe situatat kur kjo parti, si forca më e madhe opozitare, të futej në brazdën normale të funksionimit politik, pra të shfaqte përballë maxhorancës qeverisëse aktuale një opozitë normale që ta kontestonte edhe forcërisht politikën qeverisëse sipas parimeve politike të demokracisë parlamentare e të fillonte, pa humbur asnjë grimë kohë, betejën e vet në përmirësimin e standardeve të këtyre zgjedhjeve dhe atyre të ardhshme veëse me mjetet parlamentare, ajo në të vërtetë vazhdon ta quajë të paligjshëm legjitimitetin e qeverisjes aktuale, duke vazhduar të ecë nëpër një ëmaskaradëë të stërmadhe pretekstesh. Një pjesë apo shumica e opozitarëve të sotëm, sië po shihet, mund ta vazhdojnë edhe më tej ëbetejënë e bojkotit të Parlamentit, duke kaluar nëpër shtigjet e një ëlufteë të parregullt (pasi një ëluftëë e rregullt do të quhej ajo e zhvilluar në Parlament dhe e frymëzuar nga Kushtetuta e ligjet e shtetit, dhe jo nga shpifjet dhe destruktiviteti). Pra sfida e parë e Lulzim Bashës, e Partisë Demokratike dhe e koalicionit ëAleanca për qytetarinë në bashkinë më të madhe të vendit parashikohet që të jetë sfida me destruktivitetin e luftës politike të zotit Rama dhe të koalicionit që ai drejton, derisa ai nuk do të jetë i sigurt për fitoren. Edhe pse më shumë se ëdo gjë tjetër në këtë fushatë vendore Shqipëria duhej të arrinte, sidomos nëpërmjet politikës, të strukturonte një metodë të re të bashkëjetesës së saj me rregullat politike, të parashikueshme, me një racionalitet progresist dhe jo një rendje të sunduar vazhdimisht nga pasionet e ekzagjeruara politike, të gjitha shenjat tregojnë se kandidati i opozitës do të kërkojë tëi mbajë ndjekësit e tij të zhgënjyer me përralla të tjera pretekstesh, premtimesh dhe provokimesh, që të ruajë njëherazi statusin e patriarkut në detyrën e kryebashkiakut në Bashkinë e Tiranës dhe atë të Partisë Socialiste (në një qëllim final, vetëm e vetëm për vete). Madje duke sakrifikuar edhe paqen sociale, të krijojë sa më shumë situata të paqarta për qetësinë dhe për shumë probleme të ndryshme që ka shoqëria e sotme shqiptare. Midis kandidimit të ri të Lulzim Bashës dhe kandidadit të preteksteve për humbjet e shumta, si në të gjithë veprimtarinë politike që kanë të dy këta përfaqësues të politikës shqiptare, ka dallime të dukshme politike, morale, profesionale dhe qytetare. Si në formimin e tyre, ashtu dhe në qëllimet që ata përfaqësojnë, mbartin vlera të ndryshme në raport me misionin parësor që duhej të kishte politika e sotme shqiptare, atë në shërbim të qytetarit dhe Shqipërisë. Kryebashkiaku aktual, që po na befason me ëudinë e re sensacionale të kandidimit për së katërti herë në Bashkinë e Tiranës, po e shpërdoron keq mandatin e kryetarit të Partisë Socialist, përtej ëdo të drejte (partiake e qytetare) dhe limiti (social e shoqëror). Duke shpresuar nga ëdokush se si nga pikëpamja e perspektivës së politikës në përgjithësi, por sidomos Partisë Socialiste në veëanti, ishte momenti më i duhur që Edi Rama të qëndronte në politikë si burrë, si kryetar partie, të qëndronte në politikë realisht dhe pa shfrytëzuar pa fund qytetarët e në veëanti socialistët e ndershëm, dhe për të lënë më së fundi një mesazh moral, që presupozon dhe riskun politik, tëi vinte shpatullat detyrës së tij, e cila i është besuar dhe të cilën nuk e ka marrë kurrë seriozisht; ai bëri atë që nuk duhej të bënte, bëri atë që realisht nuk lidhet me interesat publike, por atë që lidhet me të ardhmen e interesave të tij personale. Ai zgjodhi shumë i trembur kolltukun e Bashkisë. A nuk është ky akt nga pikëpamja etike një arrogancë dhe cinizëm i paadministrueshëm me votuesin shqiptarë Kjo është sfida e parë e humbur e Edi Ramës pa e hedhur ende hapin e parë të garës. E ëfarë mund tëu duhet më tej banorëve të kryeqytetit shqiptar, telenovela e premtimeve, Edi Rama, për të cilin nuk teprojmë asgjë kur themi që rreth 90 për qind të kohës fizike e konsumon për të administruar drejtimin e trazuar të Partisë Socialisteë E ëfarë i duhet më tej Tiranës në krye një kryebashkiak si Edi Rama, i cili kishte kohë pa kufi për të bërë mrekullira në Tiranë, e jo më për të dhënë prova ndryshimi false për tri mandate me radhë, ku nuk arriti të provojë asgjë më tepër se ngecja në vizionet e tij të prapambetura, të lyera me shkarravina bojërash dhe shkreptima retorikeë Popullsia bujare e Tiranës i dha mundësinë Edi Ramës, ndoshta si rrallë, jo vetëm për ta administruar dhe mirëmbajtur kryeqytetin, por gati për ta rindërtuar. Por, duke zotëruar artin e të dredhurit, ai shkeli mbi besimin e pritshëm të votuesve dhe duke e shpërdoruar keq atë, i ëvodhië kapitalin financiar dhe politik që të jep administrimi i një kryeqyteti, duke e shndërruar në pushtet financiar dhe personal vetëm për vete dhe interesat e klanit që ai përfaqëson. Për afro 12 vjet, Edi Rama është kujdesur të bëjë mirë kryesisht një gjë: të tjerrë dhe ripërsëritë historinë e shembjes së kioskave, një punë që për hir të së vërtetës u bë, por me ndihmën kryesore të ish-kryeministrit Meta dhe asgjë, asgjë tjetër. Harroi rregullin dhe qetësinë e premtuar për rrugët dhe lagjet e Tiranës, duke lënë segmente të tëra të qytetit të ktheheshin në Daka të Bangladeshit, si për nga ajri i ndotur, ashtu dhe nga papastërtia. Miratoi leje ndërtimi pa kufi, duke zëvendësuar kriteret e ndërtimit dhe rregullave urbanistike me rregulla anarkike, duke i mëshuar në mënyrë fanatike vetëm klintelizimit të tij. Ekstremizoi neglizhimin e trafikut në qendrën më të madhe të vendit, duke e futur gjendjen e lëvizjes së makinave dhe mjeteve të motorizuara në një kaos afatgjatë. Pra në këto momente që kandidati Edi Rama kërkon mandatin e katërt për kryetar bashkie, vetëm për veten e vet, Tirana rënkon si nga pretendimet politike të humbësit Edi Rama, ashtu dhe nga trashëgimia e keqe e rrugëve të përbaltura e të pamirëmbajtura, nga ajri i ndotur dhe rrugët plot trafik, nga kultura e keqe e punimeve pa kriter në qendër dhe periferi, nga mbretëria e betonit dhe vajtimi të ajrit të pastër. Pra përballë një kandidati që nuk ofron dot më shumë se parullat, Basha po vjen me profilin e një politikani të talentuar, ministri të suksesshëm që ka bërë shumë punë dhe sëka ëshiturë asgjë, duke ia lënë gjykimit të kohës, po vjen si një kryebashkiak i ardhshëm, në shërbim të qytetarit. Në kuptimin demokratik kemi një protagonist të politikës si Basha, që i njeh mirë rregullat e lojës dhe i respekton ato, por duke njohur dhe administruar edhe akuzat me tolerancë të lartë publike e, për më tepër, duke zhvilluar një fushatë ku me të drejtë rivali nuk konsiderohet armik personal. Ndërsa në kuptimin administrativ, një kandidat i ri me një vizion të shpalosur qartë (programi bashkëkohor i paraqitur nga Basha flet qartë për shërbimin në funksion të qytetarit dhe Tiranës), me strategji të besueshme ndryshimi jo vetëm për të korrigjuar ato gabime që ka bërë paraardhësi i tij, por për të implementuar politika vepruese, për të pasur një Tiranë normale, një Tiranë për qytetarin, ku ky, qytetari, do të jetë i pari. Dhe do ta realizojë! Dhe qytetari do të jetë i pari!ë

Përse duhet (do!) ta fitojë Lulzim Basha Bashkinë e Tiranës

Përse duhet (do!) ta fitojë Lulzim Basha Bashkinë e Tiranës

Nga Bujar LESKAJ

21 Mars 2011.

Botuar ne Gazeten 55E gjithë periudha pas zgjedhjeve te Qershorit 2009, është karakterizuar nga një mbingopje e paprovuar ndonjëherë e politikës në kurriz të problemeve konkrete dhe të drejtpërdrejta të qytetarit shqiptar, por sidomos atij të kryeqytetit, të kthyer shpesh në arenën e vërshimit të tërbimit politik të opozitës ndaj qeverisë.ë është pikërisht ky qytetar i kultivuar, civil, shpesh i shfaqur hapur jashtë intrigave të politikës, që iu desh të provonte në kurriz të jetës së vet të përditshme, mitingje të pafundme, bllokime rrugësh tëë të gjitha llojeve, deri dhe greva të tëra urie ne bulevardin që e njihte si vendin e vet të shëtitjes. E sikur të mos mjaftonte e gjitha kjo, iu desh të provojë në lëkurën e qytetit të tij dhunën, djegiet, terrorin para dhe pas mitingjeve, ngadalsimin dhe pershpejtimin deri dhe të jetës personale nën ritmin e jetës politike.