

Fjala e plote e kandidatit te PD zona 94, z.Bujar? LeskajTe nderuar bashkeqytetare !
Sot vij ketu tek ju me besimin tek fitorja e perbashket e 3-korrikut.Jam i bindur se kjo date do te shenoje kthesen e madhe, do te shenoje pikenisjen e ndryshimit te madh qe kerkojme se bashku.
Vlora kerkon nje ritem tjeter, kerkon nje fryme te re, kerkon nje te ardhme tjeter,jo si ajo qe ju servirin pushtetaret socialiste.
Ne jemi ketu se bashku per te pare njeri-tjetrin ne sy, per te diskutuar hallet dhe problemet e perditshme, per te gjetur menyrat se si do ti zgjidhin ato.Une dal perpara jush si perfaqesus i forces politike me moderne, e vetmja force qe mund te ndryshoje fatin e Shqiperise, te Vlores dhe tuajin.
Por jam ketu njekohesisht si biri dhe bashkeqytetari juaj, si pjese e jetes se perbashket te cilen duam ta bejme me te mire.
Për? 8-vjet me radhë ju keni përjetuar mashtrimin dhe premtimet boshe,gënjeshtrat dhe hipokrizinë e shtetarëve socialistë.Jeni ndeshur me prepotencën dhe përbuzjen e tyre që arrin deri në ekstrem.Jeni konsideruar vetëm pjesë fizike dhe gjeografike e qytetit të Vlorës,por në të vërtetë jeni të harruar dhe të braktisur nga pushtetarët e sotëm që ju konsiderojnë qytetarë të dorës së dytë.
Dëshmia më e mirë e kësaj është realiteti në të cilin jetoni dhe që përballeni çdo ditë. Eshtë mungesa e infrastrukturës,e? ujit të pijshëm, e energjisë elektrike,mungesa e shërbimit shëndetësor dhe e vendeve të punës.
Edhe të ashtuquajturat investime simbolike që po ju ripërsërisin këto ditë janë vetëm një fasadë e fushatës që ata po e ndërtojnë mbi kolonat e mashtrimeve elektorale.
Projektet që po pompohen nga zëdhënësit dhe përfaqësuesit e të shkuarës janë në të vërtetë pjesë e kontributit tuaj,madje një pjesë shumë e vogël e taksave që paguani ju, të nderuar bashkëqytetarë të mi. Investimet hipotetike që serviren nga kandidati per deputet i PS? si kontribut personal i tij janë pjesë e buxhetit të shtetit që shtetarët socialistë janë mësuar ta konsiderojnë si pronë të tyre,që e përdorin si të duan dhe sa herë të duan.
Të nderuar miq!
Gjatë qeverisjes socialiste ju jeni përballur me mungesën e gjatë të investimeve dhe për rrjedhojë me shkallën e lartë të papunësisë e varfërisë. Sundimi i pushtetarëve socialistë ju ka mohuar dhe të drejtën për elementët bazë të jetës së përditshme,ju ka kthyer në qenie që përpiqeni të mbijetoni,ju ka vrarë shpresën dhe besimin për të ardhmen.
Unë, si kandidat i Partisë Demokratike vij këtu para jush, jo për t′ju premtuar parajsën,por për t′ju rikthyer Vlorën.
Për këtë unë ju ofroj si garanci karakterin dhe moralin tim qytetar, formimin tim intelektual, programin e Partisë Demokratike që unë përfaqësoj.
Programi im për zonën tuaj është konkret dhe i përcaktuar në afate konkrete kohore për gjithshka që do ju premtoj për të bërë gjatë mandatit tim si deputet në legjislaturën e ardhshme:
·?Duke qenë pjesa prezantuse e qytetit, ne do ta kthejmë këtë zonë në një lagje integrale dhe të bukur të Vlorës.
·?Do te realizojme legalizimin e banesave me kosto minimale Brenda 6 muajve te pare te mandatit.
·?Nëpërmjet investimeve serioze, do të hapim vende të reja pune si një ndër rrugët për të luftuar varfërinë e tejskajshme.
·?Sherbimi i telefonise ne zone do te realizohet 100% brenda mandatit 4-vjecar.
·?Do të zgjidhim definitivisht problemin e ujit të pijshëm dhe të energjisë elektrike, duke siguruar furnizim të pandërprerë 24-orësh.
·?Do të ndërtojmë një park lojnash për fëmijët dhe pushimi për qytetarët.
·?Do të shtrojmë? rrugën kryesore dhe rrugët e brendshme të zonës si dhe do të realizojmë sistemin e plotë të kanalizimeve.
Brenda 6 muajve te pare do te mbaroje shtrimi I gjithe rrugeve te brendshme te zones
·?Do të ndërtojmë,do të zgjerojmë dhe do të sistemojmë trotuarët.
·?Do të modernizojmë sistemin e ndriçimit të rrugëve të lagjes.
·?Do të vendosim shërbim urban si në pjesën qëndrore të qytetit.Ky program është plotësisht i realizushëm dhe në afate të shpejta kohore.
Ashtu si këto ditë, ju do të më keni pranë përherë. Mandati i deputetit që do të më jepni, do të jetë për mua në radhë të parë një detyrim ndaj jush, ndaj angazhimit të përbashkët për të ndryshuar jetën tone.Unë do të jem zëri juaj i fuqishëm? dhe mbrojtësi i interesave tuaja në parlament dhe në të gjitha institucionet shtetërore.
Jua premtoj këtë.
Ne deputetet endryshimit te madh do te bejme qe e ardhmja e femijeve tane te mos jete si e shkuara dhe e tashmja e prinderve te tyre.
Eshtë koha për ndryshim. Le të votojmë të gjithë për jetën tonë, për jetën e
femijeve? tane.
Ne do të fitojmë. Ju faleminderit!
Fjala e Ministrit te Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Z. Bujar LESKAJ, per vepren dhe personalitetin
e Dr. Ibrahim RUGOVES? 5 Nentor 2005.Jane shume te rralla rastet ne Krestomacine e shqiptareve te medhenj te te gjitha koherave ku te rrije krah per krah kulturologu. politikani, qe shnderrohet ne lider shpirteror, dhe permasa humane, si tek Ibrahim Rugova.
Jemi sot ketu per te promovuar korpusin e veprave te plota te tij dhe ju bej te gjitheve ftese qe ketij akti te perpiqemi t’i gjejme nje sintoni me kohen dhe do te kuptojme se jemi te vonuar. Ajo e ka trajtuar kete veper, kete mendim dhe veprim duke respektuar ligjesite qe shoqerojne te pazakonshmen.
Veset e races vepruan dhe ndaj Rugoves, ishte nje reagim skin nje perballje e kahmotshme e mediokritetit me intelektualitetin, e politikes vizionare e moderne me derivatet ative te saj, te shqiptaresise se kulluar, qe kerkon te integrohet, ideologjine e stepave dhe zedhenesit e tyre shqiptare e jo shqiptare.
Portubimi yne eshte i dobishem, ketu gjenden nivele te larta te mendimit intelektual e politik shqiptar qe sot behen zedhenes te jesise qe Ibrahim Rugova,presidenti i Kosoves,Gandi bashkekohor, esteti dhe teoricieni i letersise eshte formula shqiptare me frytdhenese.Eshte keshtu sepse ai u ushqye dhe vazhdon ta beje me doktrinen Pjeter Bogdanit, Nene Terezes dhe Papa Gjon Palit II.
Te shkuaren kulturore shqiptare e racionalizoi ne bashkekohesi dhe tej, duke krijuar keshtu nje mendim politik te llojit te vecante. Kosova, trualli i madh, ku prej dekadash eshte ruajtur krimi, po kthehet ne toke paqeje, kjo ishte metamorfoza, sfida e Rugoves.
Kur kombit shqiptar i qasej ora e lige, andej dhe ketej kufirit, kurperandoria e se keqes shfaqej ne format e veta te idhta, atje si pushtim i huaj e ketu si urrejtje klasore, vetem dy burra paten tagrin dhe pergjegjesine te rrinin brenda perkufizimit kantian “duhet te reagosh ndaj se keqes qe te mos behesh fajtor per triumfin e saj”:ata quhen Ibrahim Rugova dhe Sali Berisha.
ju premtoj sot se nga ky moment Ministria e Turizmit dhe Kultures e Shqiperise do te jete ne lartesine e mendjes qe kjo veper meriton, duke bere te njejten qe po bejme sot edhe ne rrethet e tjera te vendit. Dhe se fundi me lejoni te bej nje konsideratepersonale “Pas Skenderbeut ne geten e profeteve te kombit,Ibrahim Rugova ze te parin vend”
Tirane me, 24/11/2005 TRYEZË E RRUMBULLAKËT PËR TURIZMIN NGA MINISTRIA E TURIZMIT, KULTURËS, RINISË DHE SPORTEVE DHE NJË EKIP EKSPERTËSH TË UNDP
Dje, në ora 16.00, në Galerinë Kombëtare të Arteve, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe një ekip ekspertësh të UNDP u organizua një tryezë e rrumbullakët për hartimin e strategjisë së turizmit kulturor, si pjesë integrale e strategjisë së zhvillimit të turizmit në Shqipëri.
Krahas grupit të punës së Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe ekspertëve ndërkombëtarë të UNDP-së, në këtë tryezë ishin të pranishëm të gjithë aktorët dhe grupet e interesit në këtë fushë. Ekspertë të disa dikastereve dhe institucioneve qëndrore në vend, akademikë, studiues, përfaqësues të sektorit privat dhe të organizatave jo fitimprurëse diskutuan rreth këtij projekti ambicioz që synon konvertimin e vlerave tona të trashëgimisë kulturore në burim të qëndrueshëm zhvillimit ekonomik për vendin.Hartimi i strategjisë së turizmit kulturor është një nga objektivat kryesorë të MTKRS-së dhe më pas implementimi i saj në një kohë të shkurtër shihet si një mundësi e jashtëzakonshme për zhvillimin e shpejtë të turizmit dhe të ekonomisë.Ministri Leskaj në fjalën e tij theksoi rëndësinë që ministria i kushton kësaj tryeze dhe pjesëmarrjs së aktorëve kryesorë duke qenë vazhdimisht të hapur që të konsiderojmë të gjitha sygjerimet dhe propozimet tuaja për t’i bërë pjesë funksionale të strategjisë së turizmit kulturor.Në ndërhyrjen e tij gjatë zhvillimit të tryezës, ministri u shpreh se “zhvillimi i Turizmit Kulturor për periudhën imediate dhe në vazhdim do të jetë boshti ndërlidhës i të gjitha produkteve kryesore turistike dhe Strategjia e Zhvillimit të Turizmit Kulturor e shoqëruar me një plan konkret të veprimit është koncepti që i ka munguar realisht turizmit shqiptar”.Përmes hartimit të kësaj strategjie, ministria synon që bizneset e turizmit të bashkëveprojnë dhe t’i stimulojë ato për të zhvilluar produktet turistike. Ministria synon të sigurojë që zhvillimi i turizmit dhe i trashëgimisë kulturore dhe menaxhimit të saj të kontribuojë në rritjen ekonomike të rajonit dhe reduktimin e varfërisë, si në drejtim të rritjes së të ardhurave të familjeve vëndase nga përfshirja në inisiativa dhe biznese të turizmit, ashtu dhe në krijimin e vëndeve të reja të punës në sektorin e turizmit apo ato që gjenerohen prej tij.Ministria synon që zhvillimi i turizmit në mbarë vëndin të sigurojë një produkt turistik konkurrues në tregun e huaj dhe të forcojë identitetin e Shqipërisë si destinacion turistik, i cili ofron mundësi për pushime dhe eksperienca të veçanta. Ky mision kërkon përmirësimin e imazhit të Shqipërisë në botë, prezantimin e trashëgimisë tonë të mrekullueshme, me të gjitha mënyrat e mundshme si me median e huaj, organizimin e vizitave të gazetarëve dhe të tour- operatorëve turistikë nga vëndet kryesore gjeneruese turistike, pjesmarrjen në Panairet Ndërkombëtare të Turizmit dhe përfshirjen e Shqipërisë si destinacion turistik në katallogët e tour-operatorëve të rëndësishëm.Trashëgimi kulturore përfshin te kaluaren, të tashmen dhe një pjesë të së ardhmes sonë dhe luan një rol të rëndësishëm në proçeset integruese të Shqipërisë. Ajo paraqet interes për vizitorët vendas dhe të huaj dhe vlerësohet si formë e rëndësishme e turizmit dhe element i qënësishëm i produktit turistik. Eshtë një nga detyrat që do të realizojmë, marrëdhënia e bashkëpunimit me dobi të perbashkët midis trashëgimisë kulturore dhe turizmit ku si rezultat i interesit turistik trashëgimia ruhet, zhvillohet dhe mirëmbahet, ku edhe turizmi mbështet dhe përfiton nga ofrimi i këtyre vlerave në interes të ndërsjelltë. Rivitalizimi i trashëgimisë kulturore, ruajtja, restaurimi dhe mirëmbajtja e Monumenteve të Kulturës dhe kthimi i tyre në destinacione turistike, hartimi i planeve dhe programeve të përbashkëta të veprimit dhe investimit, zhvillimi dhe menaxhimi i Ansambleve të Kulturës si atraksione turistike, zhvillimi i aktiviteteve ekonomike të lidhura me turizmin si folklori, artizanati, artet e aplikuara, kulinaria etj. janë disa nga drejtimet.Ministri Leskaj premtoi angazhimin e qeverisë që brenda vitit të ardhshëm të organizojë në Tiranë një Panair Ndërkombëtar të Turizmit. Po kështu, ai tha se do të ndërhyjë energjikisht për të realizuar ar nië prezantim sa më dinjitoz të turizmit kulturor shqiptar kudo në botë.
Me ju e kam të lehtë për të diskutuar jo vetëm nevojën për ndryshim, por dhe nevojën për të ndryshuar atë pjesë të politikës që na ka zënë rrugën dhe na ka mbyll prespektivën.
Do ta nis me një shembull personal nga jeta ime. Unë kam pas fatin të kem përfunduar fakultetin në vitin 1990, atëhere kur Shqipëira ziente nga nevoja për ndryshim. Vlora e cila në atë kohë mbahej si bastion I kuq I komunizmit në të vërtet ishte qyteti që trembte më shumë rregjimin. Këtë e kuptoje fare lehetë nga mënyra se si sillej rregjimi me Vlorën dhe si përpiqej të përkëdhelte sedrën e qytetit. Në të vërtet Vlora në atë kohë ishte qyteti me papunësi më të madhe në vend, me rradha të gjata, me mungesë prespektive me industri të paralizuar dhe mbi të gjitha me një luftë klasore të egër, që kishte mbyllur nëpër burgje dhe internime qindra mijëra vlonjat. Njeriu kyc I pushtetit në Vlorë që përpiqej ta mbante Vlorën si bastion të rregjimit ishte Kryetari I Komitetit Egzekutiv të asaj kohe. Nuk po ja përmend emrin jo pse është kundërshtari im sot, por se vlonjatët e njohin mirë kush është. Ajo që dua të them është se lufta 15 vjeçare e brezit tim është riktheyr në pikën zero në vitin 1990.
Miqtë e mi!
Më vjen keq ta them se brezi im I cili pati shansin të udhëhiqte ndryshimin e madh nuk e ka fituar betejën, nuk e ka përfunduar misionin. Unë sot jam bashke me ju në këtë sallë, jo vetëm pse nuk kemi mundur të përfundojmë ndryshimin real të sistemit, por as ndryshimin real të njerëzve të rregjimit. Ne kemi sot përballë të njëjtin njeri që përpiqej ta mbante Vlorën si bastion të komunizmit në vitin 1990. Kemi sot përballë të njëjtin njeri që përpiqej të ishte garancia e rregjimit në Vlorë. Kemi përballë të njëjtin kundërshtarë si në vitn 1990.
Unë ju këkrkoj falje në emër të brezit tim që po jua ha kohë nga koha juaj e art e rinisë për tu angazhuar në betejën për ta përfunduar këtë mision. Por ju siguroj nga ana tjetër se pa përfundimin e këtij misioni, unë nuk u premtoj dot punë, nuk u premtoj dot prespektivë për biznes, nuk u premtoj dot shkollë të lart, nuk u premtoj dot liritë e nevojshem për të jetuar rininë tuaj.
Ju këkroj ndjesë në emër të brezit tim që nuk ua dorzuam Vlorën pa këto vjetërsira, por ju bëj thirrje në emër të sakrificave dhe të brezit tim, ta përfundojmë bashkë këtë mision se do të jemi më të nderuar para vlonjatëve.
Përse njerëzit e së djeshmes e pengojnë realisht prespektivën tuaj?
Së pari se ata e kanë deformuar në thelb sistemin. Ata e kanë pranuar demokracinë si një shans për të kthyer nga kryetar Komiteti Egzektuiv që kishte të gjitha pushtetet në biznesmenë që kanë të githa monopolet, por nuk kanë pranuar tregun dhe liritë ekonomike.
Ata kanë zëvendësuar ish NSHN-n e Vlorës me një firmë të vetme ndërtimi, pa të cilën nuk ndërton dot në Vlorë.
Ata knë zëvendësuar ndërmarrjen e Peshkimit me një firmë të vetme të kapjes së Peshkut jashtë së cilës nuk blen dot peshk në Vlorë.
Ata kanë zëvendësuar Ndërmarrjet e Naftës me një kompani të vetme import nafte jashtë së cilës nuk blen dot naftë në Vlorë.
Ata kanë zëvendësuar fabrikat e Miellit e Orizit dhe deri kriporet, me një kompani të vetme që I bie të gjitha këto produkte nga jashtë shtetit dhe që drejtohet nga një ministër I qeverisë socialite Agron Duka, jashtë së cilës nuk blen dot ushqime as në Vlorë dhe as në një fshatë të Shqipërisë.
Kjo është një përsëritije e qartë e sistemit të kaluar, ku centralizimi është zëvendësuar me monopolet. Ky sistem nuk ka asgjë? të përbashkët me kapitalizmin real që duam të ndërtojmë, me konkuencën e lirë për të cilën kemi luftuar me liritë ekonomike dhe shqoërire që u hapin ju prespektivën.
Për këtë arsye ne duhet ta korgjiojmë këtë deformim të madh të sistemit. Duhet ta risjellim kapitalizmin real social dhe të mos gënjehemi dhe zhgënjehemi nga hibridet e mendjeve të ndryshkura që përpiqen të përdorin lirinë e viteve 90-të për ti mbyllur prespektivën lirive në vitin 2005.
Së dyti dua të them se njerëzit? e së djeshmes e pengojnë Vlorën dhe për shkak të paaftësisë së tyre për tiu përgjigjur zhvillimit të qytetit. Secili nga ju që është në këtë sallë është më I ditur dhe më I kulturar se cdo mendje e ndryshkuar e para viteve 90-të që përpiqen të mbajnë pushtetin në Vlorë me hijet e së kaluarës. Shikoni si janë shfaqur baballarët e tyre pleq nëpër gazeta për tu kujtuar vlonjatëve se janë gjallë. Shikoni se trokasin ata nëpër dyert e vlonjatëve për tu kujtuar se nuk kanë vdekur. Ata mendojnë se Vlora dhe vlonjattë I kanë borxh komunizmit dhe? regjimit të shkuar. Në të ëvrtet ai rregjim I ka borxh Vlorës keqpërdrimin që i ka bërë dhe munegsën e prespektivës që I ka lënë.
Ju jeni brezi që do të vendosni nëse do të jetoni në Vlorë apo larg saj. Projektet kundër Vlorës janë hedhur në letër nga këta njerëz që janë sot në pushtet, nga këto vjetërsia që dhe duke ikur duan ti lënë Vlorës “Çernobilla me gaz” për t′ia zhdukur njëherë e mirë prespektivën e turizmit dhe të ardhmen e saj. Janë këta njerëz që duan të trembin vlonjatët me kioskat e kohës së Partisë Demokratike të cilat prishen me një lopatë, ndërsa vet ngrejnë përdit pallate në trojet e pakompesuara të vlonjatëve, që është vështirë të prishen me rruspa. Janë këta njerëz që duan të mbajnë peng Vlorën me atë që kanë bërë vet në vitin 1997 dhe që në emër të pushtetit të tyre po I bëjnë varrin prespektivës së qytetit, duke? instaluar këtu një megagropë septike për gjithë helmet e rajonit.
Ju jini brezi që, ose do të gëzoni Vlorën,? ose do të trashëgoni mbeturinat e saj.
Unë ju ftoj të kthejmë 3 Korrikun në një referemudn popullor për të ndaluar shkatërrimin e Vlorës, për të përfudnuar misionin tonë të ndryshimit dhe për ti kthyer Vlorës prespektivën reale që duhet të ketë si qyteti me më shumë shanse për industrinë e turizmit dhe nyje lidhëse e Koridorit tetë.
Në fund dua të them dhe dy fjalë për atë cfarë mund të bëj për ju.?
Ju kërkova falje për kohën dhe angazhimin tuaj në fushatë elektorale për të përfunduar misionin tonë të ndryshimit. Por ju siguroj se pa këtë angazhim nuk do të mund të bëjmë së pari realitet ëndrrën që cdo i ri të shkoj në shkollë të lart nëse dëshiron, pa ′qenë nevoja të kaloj në ingranazhet e pushtetit.
Dua t′iu premtoj zyrtarisht në emër të Partisë Demokratike dhe programit të saj përparësitë që do të ketë rinia në punësim dhe kreditim të ideve të saj për biznesë dhe iniciativë të lirë. Por më lejoni po ashtu tu them se prespkeitva e rinisë në Vlorë është e lidhur me prespektivën e Vlorës dhe qeverisjes së saj. Nëse nuk ndryshojmë Vlorën, nëse nuk largojmë vjetërsirat nga pushteti nëse vazhdojmë të mbulojmmë historinë e vërtet me ndryshkun e kohës së komunzimit.
Asgjë e mirë nuk bëhet, për ju, për prindërit tuaj, për të gjithë ne, që e duam Vlorën, jo si një cop tokë që shitet për tu pasuruar, por si një vend që duhet për të jetuar,? nëse më 3 Korrik nuk votojmë kundër atyre që po e mbajn peng Vlorën.
Te nderuar bashkeqytetare !
I nderuar kryetar i Partise Demokratike,prof.dr Sali Berisha !
Jam ketu perpara jush me bindjen tek fitorja e perbashket e 3 korrikut. Jam i bindur se kjo date do te shenoje kthesen e madhe,do te shenoje pikenisjen e ndryshimit te madh qe kerkojme se bashku.
Te nderuar qytetare te periferise se Vlores !
Per tete vjet me rradhe ju keni perjetuar mashtrimin dhe premtimet boshe, genjeshtrat dhe hipokrizine e shtetareve socialiste. Jeni ndeshur me prepotencen dhe perbuzjen e tyre qe arrin deri ne ekstrem. Jeni konsideruar vetem pjese fizike e gjeografike e qytetit te Vlores, por ne te vertete jeni harruar dhe braktisur nga pushtetaret e sotem te cilet ju konsiderojne qytetare te dores se dyte.
Deshmia me e mire e kesaj eshte realiteti net e cilin jetoni dhe perballeni cdo dite.
Programi im per zonen tuaj eshte konkret dhe i percaktuar ne afate kohore ,per gjithshka qe do t′ju premtoj per te bere gjate mandatit tim si deputet ne legjistaturen e ardhshme.
Legalizimi i banesave me kosto minimale Brenda 6 muajve te pare te mandatit dhe me pas urbanizimin i zones suaj duke e shnderuar ne pjese integrale te qytetit te Vlores do te jete sfida e pare e PD dhe e imja si deputet.
Sherbimi i telefonise ne zone do te realizohet 100% Brenda mandatit 4 vjecar
Keto nuk do te lene ne harrese zgjidhjen e problemeve te tjera te zones suaj si:papunesia,varferia, strehimi, uji e energjia elektrike, shendetesia e arsimi.
Te nderuar bashkeqytetare!
Ju e dini fare mire se rrugen drejt qytetit dhe qyteterimit jua hapi PD. Vota juaj do t′i bashkohet votes se shumices se shqiptareve , ne menyre qe te gjithe se bashku te jetojme ne parametra normale, ne menyre qe rruga drejt integrimit te jete me e shkurter, ne menyre qe te gjithe te jetojme si qytetare europiane ner Atdheun tone.
Une ju garantoj se mandati i deputetit qe do te me jepni do te jete ne radhe te pare nje detyrim ndaj jush, ndaj angazhimit te perbashket per te ndryshuar jeten tone.Une do te jem zeri juaj i fuqishem dhe mbrojtesi i nteresave tuaja ne parlament e ne te gjitha institucionet shteterore.
Ne do te ndertojme nje Vlore per te gjithe.Do te ndertojme nje Vlore te prosperitetit ekonomik e bashkjeteses se ideve , nje Vlore ku te jetojne ne harmoni , demokrate, socialiste, LSI-iste, LZHK-iste etj, te djathte e te majte qe do te konsiderohen si dy krahe te nje trupi , njelloj te vlefshem , njelloj te rendesishem.
Une do te jem garanti per t′i thene jo revanshit politik te cdolloj ngjyre qofte.
Ne deputetet e ndryshimit te madh do te bejme qe e ardhmja e femijeve tane te mos jete si e shkuara dhe tashmja e prinderve te tyre.
Bashkohuni me ne per nje Vlore europiane e te zhvilluar.
Votoni ndryshimin.
Rrofte Partia Demokratike!
Rrofte Vlora !
Rofte Shqiperia!
Te nderuar zonja dhe zotërinj!
Jam i emocionuar per pamjen qe kam sot para syve, nje pamje mbreslenese nje takim ndryshe nga te tjeret.
Para meje une nuk kam qytetar te zakonshem. Ju jeni ata qe pate me syte tuaj ferrin e kuq komuniste, qe hoqet dhe vuajtet burgjet, internimet , dhunen dhe terrorin komuniste.
Ju jeni qëndrestarët dhe fitimtarët , ju jeni heronjtë e gjallë që keni ardhur sot këtu të na tregoni me vuajtjet tuaja, me tinjat tuaja, me sëmundjet tuaja, me gjymtymet tuaja dhe me pleqërinë tuaj të bardhë se sa mizore ishte diktatura komuniste.
Ju vuajtët për Shqipërinë, ju u presekutuat për lrinë, njerëzit tuaj të dashur ranë nën plumbat e terrorit komunist ose mbetën burgjeve dhe kampeve sepse nuk pranuat dhunën dhe skllavërinë komuniste.
Unë e di fort mirë që ju nuk jeni kaq sa mund të numërohen në këtë sallë.
Ata që janë sot këtu me zemër dhe me shpirt janë shumë më tepër se ne që fizikisht jemi këtu.
Ata s′mund të vinin sot këtu për shkak të sëmundjes, plagëve, invaliditetit që ju la komunizmi ose pse janë shpërndar anë e kënd botës së qytetëruar për të siguruar bukën e për ditëshme për vete dhe fëmijët e tyre.
Ne i përshëndesim ata kudo që janë që na kanë telefonuar dhe inkurajuar në rrugën tonë.
Ky mjerimë që ju vazhdoni të hiqni është dhurata e hidhur e qeverisë Nano ose vazhdim i sundimit të bijëve .
Është kjo qeveri që për 8vjet rresht i harroi, i abandonoi dhe i dhunoi të burgosurit dhe të persekutuarit politikë.
Mezan Malaj ish deputeti socialist ka grabitur toka në ujë të ftohtë, ka ngritur fabrika në Fier, ka monopolizuar tregëtinë e miellit dhe po ndërton pallate shumë katëshe për vete.
Ndërsa kur vjen fjala për të dëmshpërblyer të burgosurit politikë për punën e papaguar në kampet famë keqe komuniste, për të kthyer pronën e grabitur prej etërve votonë kundër në parlament.
Është po ai Mezan i Shashos së Brate që si komunist, si nënpunës i larte i shtetit, si instruktor i komitetit PPSh-së, si kryetar i komitetit ekzekutiv ka bërë karakteristika dhe ka firmosur për dëbimet dhe internimet tuaja dhe të afërme tuaj.
Ky Mezan deklaron sot për turpin e tij dhe të kastës së kuqe se e ka për nder që është komunist dhe që i ka shërbyer bandës kriminale të Enver Hoxhës.
Ky Mezan Malaj pas vjedhjes së votave në 2001 vjen sërisht këtu të lype votën e Vlonjatëve .
Zotërinj të nderuar!
Kjo është pamja e shoqërisë sonë sot:
Ndërsa dje ishin etërit që u torturuan në hetuesi, që u burgosën dhe internuan, sot janë bijtë me emrin Mezan Malaj që ju mashtrojnë, që nuk ju dëmëshpërblejnë për punën në kampe, që nuk ju kthejnë pronat, që ju lënë pa ujë, pa drita, pa rrugë dhe papunë.
Dje në diktaturë ju ecët në gremina të përgjakura me gjakë vëllai, sot në demokraci ju mbeteni si gjithnjë ashti dhe kocka e fortë e demokracisë.
Unë jam i bindur se të burgosurit dhe të persekutuarit politikë do të vazhdojnë të luajnë në shoqërinë tonë jnë rol të pazvendësueshëm sepse te ju:
– unë shoh mencurin e Skënder Mucos, Bego Gjonzenelit, Tahir Hoxhës, Kudret Kokoshit etj.
– Unë shoh trimërinë e Maliq Koshenes, Muco Cepratit, Bego Ahmetit, Qemal Xhyerit etj.
– Unë shoh njerëz që për idealin e tyre sakrifikuan pasurinë e tyre Xhemil Meco, Qazim Kokoshit
Zonja dhe zotrinj të nderuar ju jeni mburrja jone jeni qëndrestarët dhe luftëtarët, disidenca antikomuniste.
Mbeci kështu gjithëmon të rinje dhe në vijën e parë të luftës për përparimin e Shqipërisë etnike dhe demokratike.
Ali Asllani pati fatin të luaj jë rol të rëëndësishëm në momentet më të vështira dhe më të lavdishme të historisë sonë kombëtare që nga 1912 si sekretar në qeverisjen e Vlorës, dhe si nënpunës i lartë dhe deputet deri në fund të jetës së tij.
Në fushën e letërsisë Ali Asllani është padyshim një personalitet i shquar duke ngritur poezinë në një shkallë më të lartë.
E tërë vepra e tij përshkohet fund e krye nga atdhe dashuria, çlirimi dhe zhvillimi i Shqipërisë:
Jam Vlonjat e jam Vlonjat
e kam shkabën mëm e at
ose: Ku është Labëria, Labëri e parë
vendi i jataganit, vendi i pallës larë
ose Për flamur dhe me flamur
të mos mbetet gur mbi gur
Diktatura e varrosi, e mbuloi me pluhur, e harroi.
U desh demokracia të zbuloj madhështinë e figurës së tij në letërsi e poezi, atdhetarinë e tij si shërbestar i atdheut të tij.
Klubi “Ali Asllani” duhet vlerësuar e ndihmuar sepse po bën popullarizimin e kësaj figure të lavdërueshme të Vlorës sonë të dashur të Shqipërisë sonë.
Poezia e Ali Asllanit ka prekur me sukses të plotë, me ndjenjë dhe mendim temën patriotike, temën shoqërore dhe atë të dashurisë.
Nga do që ta kapësh poezia e tij është e frymëzuar, plotë ide, një thesar artistik i paharritshëm.
Vargu i poezisë së tij ka një akustik të fuqishme, varg që prek zemrën dhe që mbetet në mendjen tonë përgjithmon:
Që nga Korça gjer te Shkodra,
fati i vendit errësirë,
nëpër fusha nëpër kodra
fryn e shfryn një egërsirë.
Ali Asllani mbetet njëri prej poetëve që ka shkruar disa nga vjershat më të bukura të dashurisë në letërsinë shqipe:
Vajzat heqin valle
Njëra flet me vetullë , tjetra me qepalle
Valle deti valle, valle për shtatë qejfe,
s′paska më mir′ valle, se këto me defe!
Një kritik i tij shkruan: ( Rexhep Qosja)
“Ali Asllani padyshim, është krijuesi i rrallë i poezisë shqipe. Ritmi i vargjeve të tij është dinamik, intesifikon parafytyrimet, e gjallëron atmosferën e vjershës… poet i një imagjinate të shquar vizuale. Në poezinë shqipe ai ishte njëkohësisht edhe poeti i lëvizjeve të vargut të ndërtuar sipas skemave të vargut popullor”.
I urojmë klubit “Ali Asllanit” udhë të mbarë në zbulimin dhe vlerësimin e veprës së madhe të Ali Asllanit, këtij atdhetari dhe poeti të shquar.
Kandidati socialist Mezan Malaj dorezohet perballe pedagogut? te UT Bujar Leskaj
Pas mosparaqitjes per debat ne TV” Apollon” kandidati socialist per deputet i zones n.94, shoku Mezan Malaj , pranoi sfiden nga levizja Mjaft e gazetari i njohur Artur Cani per debat ne daten 15 e 16 qershor, respektivisht ne sallen e pallatit te kultures “Laberia” dhe TV “Amantia”. Paraprakisht do te donim te jepnim rezultatin e debateve. Ai eshte 2-0 ne favor te? pedagogut Bujar Leskaj. Kjo shpjegon edhe? mosparaqitjen e kandidatitsocialist ne debatin e dates 11 qershor ne TV “Apollon”.
Perballja e dy kundershtareve politike ishte shume larg parashikimeve. Nga njera ane nje socialist ( komunist dogmatik) pa vision , pa nje politike per te shpalos, pa synime , me nje paraqitje suksesesh? me baze krahasimi vitet 90 dhe 92, qe? na kujtuan jo pa keqardhgje krahasimet e regjimit te meparshem me vitin 1938. Pame nje individ qe vetem? profesionist nuk ishte ,qe mbarte nje mburje te kote e nje vetvleresim absurd per figuren e tij.
Nuk paraqiti alternative, nuk paraqiti? politika, strategji, plane , programe apo qofte edhe ndonje projekt per te ardhmen. Koha e tij kishte ngelur ne vitin 1992 me nostalgjine e kryetarit te ′itetit? , ne vitin? e mbrapshte 1997? ′e paraqitjen e gogolit per te trembur elektoratin , pavaresisht cezmave pa uje, llampave qe s′ndizen, kanaleve e rrugeve hipotetike, rradheve te asistences e perkrahjes sociale, analfabetizmit e semundjeve, flijimeve? tragjike? e varferise kronike . Cdo fakt nuk ka vlere per te. E rendesishme eshte gogoli, frika, ankthi tek njerezit, pushteti, pallatet, fabrikat,monopoli tregtar tek vetja.
E megjithate loja per fat nuk luhet me vetem.
Perballe ketij myku te kohes, perballe ketij arkaiku prepotent , e manipulatori e uzurpatori pushteti koha ka vendosur Bujar Lesken, njeriun e vlerave qytetare, pedagogun e specialist kurator te ekonomise shqiptare te semure.
Per cudi ne ′atin e dates 15 z.Mezan nuk dha pergjigje per pyetjet qe iu bene nga kundershtaret. E fundja cpergjigje do te jepte per kthimin e lekeve te fajdeve te premtuara
nga kryetari I? tij shoku Fatos, por edhe nga vete ai. E per me teper nuk diti t′I bente pyetje kundershtarit. Te dish te pyesesh eshte shume e veshtire se sa te debatosh. E c′pyetje mund te bente zoti Mezan kur edhe debatin e mendon monolog .
Por goditja e knock outit erdhi pas pyetjes se zotit Artur Cani ne TV “Amantia”
Cilat jane te vecantat qe kundrshtari juaj nuk I ka patur, nuk I ka dhe nuk do t′I kete ?
Per z.Mezan e vecante ishte se ishte lindur gati 20? vjet me pare se Bujari, se kishte punuar ne koopertaive e qe njerezit ne fshat I rinin gatitu , qe edhe kur nuk ishte deputet kishte pushtetin per manipuluar njerez e pushtete.?
Por Bujari kishte nje filozofi e realitet krejt tjeter.”? Ajo qe une kam me teper se shoku Mezan-theksoi ai- eshte fakti se une ndjehem mire dhe I mirepritur ne te gjitha mbientet
Ne qytet , te djathte , te majte, njerez te paangazhuar. Pikerisht kjo ma ka bere fushten shume komode. Tek une kane ardhur per te shprehur mbeshtetjen edhe njerez me bindje te majta, ne nje kohe kur kandidati socialist nuk eshte I mirepritur edhe Brenda elektoratit te majte. Une? dua te garantoj elektoratin e majte se pavaresisht se me voton ose jo une do te jem? edhe deputeti I tyre. Garantoj bile edhe kundershtarin tim se do t′I them ndal revanshit politik te cdonjyre. Per mua te gjithe jemi nje; ne duhet folur per krahe une I respektoj e vleresoj njelloj, si krahe te te njejtit trup, te dy te nevojshem e jetike.
E megjithate kandidati socialist? na dhuroi edhe skenen e dorezimit te plote. Ai iu drejtua Bujarit:” N.q.s. keto qe thua I ke me sinqeritet te plote une voten time ne 3 korrik do ta jap per ty”. E kjo per publikun perkthehej: Ju keni vision,keni politike e strategji te qarta , jeni bindes me? shifra e faktet qe ofroni , ju jeni me te miret , jeni fitimtaret, ne jemi humbesit, ne na ka ngelur vetem demoni I 97 per te trembur njerezit, por edhe ate ju po e? largoni me dinjitetin , qytetarine e profesionalizmin tuaj”
Nje urim nga ana e kundershtarit para zgjedhjeve ne Amerike France apo gjetke ne Evropen e qyteteruar do t′I kishte mbyllur zgjedhjet pa u bere.Ne jemi ne Shqiperi , por megjithate 3 korriku eshte afer. Sa mire kur edhe kundershtari konfirmon me voten e tij fitoren tende.
Stafi i kandidatit demokrat z.Bujar Leskaj dhuron gjak prane spitalit te rrethit
per njerezit ne nevoje.
Data 21 qershor ne shtabin e kandidatit democrat Bujar Leskaj filloi me e zhurmshme
Me me teper njerez te pranishem qe ne oret e para te punes. Binte ne sy mjeku Luter Nuraj , me bluzen e bardhe te mjekut, mes individeve te moshave te ndryshme , te cilet iishin bashkuar inisiatives dhe thirrjes se kandidatit? BUjar Leskaj per te dhuruar gjak? per njerezit ne nevoje. Nuk behej fjale per te dhuruar mallra, shuma lekesh, por pjese te trupit te tyre, te lengut te jetes, aq te domosdoshem per te semuret nevojtare.
Mediat ishin te pranishme e disi te befasuara nga kjo inisiative. Bujar Leskaj nuk rresht se surprizuari mediat dhe mbare ambientin qytetar vlonjat me aktivitetet e tij. Jo me shume se? nje dite me pare u cel ekspozita? me koleksionin e tij personal me piktura te autoreve me te mire vlonjate. E sot nje tjeter aktivitet I kendshem e domethenes.
Kandidati democrat? duke I falenderuar pjesmaresit dhurues ndermjet te tjerave theksoi:”Ju falenderoj te gjitheve qe sot ndodheni ketu . Ju falendoroj per gadishmerine ne kete gjest sa human aq edhe fisnik
Sot ne dhurojme gjak per njerezit ne nevoje.
Sot ne u japim nje mundesi me shume njerezve qe kane nevoje per lengun e jetes.
Eshte ky nje veprim yni ne sinkron me gjithe veprimtarine tone elektorale keto dite fushate.
Ne premtojme te nesermen ndryshe te ketyre njerezve, ne premtojme te nesermen ndryshe te prinderve e femijeve, te te rinjve e te moshuarve.
Ne garantojme nje sherbim shendetesor me fytyre humane,ku qytetari te ndihet I respektuar , dinjitoz, I sherbyer e I sigurt ne perkujdesjen ndaj tij.
Ne bejme thirrje per jete.
Ne I duam njerezit tane pa dallim ngjyre partiake, ne respektojme? te drejten per te jetuar jo vetem ne liri , por edhe ne shendet te plote.
Garantojme shendetin e tyre, te? femijeve te tyre. Nje Shqiperi e forte ka nevoje per njerez me mendje e trup te forte.
Ne jemi ketu per te treguar se do te veme ne sherbim te nevojes se njerezve jo vetem kapacitetet tona humane e shoqerore, jo vetem impenjimin e kohen tone, jo vetem sakrificat tona, por veme ne shrbim te tyre edhe gjakun tone per tu dhene mundesi per te jetuar atryre qe kane nevoje.
Veprimi yne eshte njeherazi edhe nje thirrje qytetare per me shume humanizem, me shume dashuri.”
Donatoret u drejtuan te organizuar drejt salles se dhurimit te gjakut , duke fituar edhe respektin e personelit spitalor. Dhurimi I gjakut vazhdoi per disa ore.
?Ky aktivitet eshte me teper se fushate , eshte shume me teper se politike e premtime.
Eshte jete , force , perkushtim , humanizem e fisnikeri.
Eshte nje fushate ndryshe, prfaqesuar nga njerezit qe do te sjellin ndryshimin e madh.