Fjala e Ministrit Leskaj në takimin e Ministrave të Kulturës

Fjala e Ministrit Leskaj në takimin e Ministrave të Kulturës

Tirane 9 Shkurt 2006.
Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve? e Repubikës së Shqipërsë e konsideron krjimin e Forumit të ministrave të Kulturës të vendeve të Evropës Juglindore si një nga zhvillimet më të rëndësishme në politikat integruese të rajonit. Pas shumë e shumë vitesh destabiliteti dhe krizash, më në fund, rajoni ynë ka dhënë shenja të qarta dhe të vazhdueshme se ka hyrë në rrugën e mbarë të zhvillimit ekonomik e politik, në rrugën e reformave dhe zhvillimit, të bashkëjetesës dhe bashkëpunimit.Por ajo, që i afron më shumë qëllimet tona, është se të gjithë jemi përfshirë në një projekt të madh e të përbashkët integrues: integrimin në Evropë. Në këtë proçes disa vende janë m&′l; përpara dhe disa më prapa, por e rëndësishme është se në fund të këtij proçesi të gjithë do të ndodhemi të përfshirë në strukturat evropiane, politikisht, ekonomikisht dhe kulturalisht.Vetëdija e një të ardhmeje të tillë të përbashkët duhet të na shërbejë si një nxitje për përshpejtimin e proçeseve integruese të vendeve të rajonit tonë, vende që përveç afërsisë gjeografike kanë shumë afërsi kulturore dhe historike. Por nga ana tjetër secili vend ka një pasuri të jashtëzakonshme kulturore dhe historike autentike, pasuri e cila duhet pranuar se njihet më shumë nga vizitorët e largët të ardhur nga vende të tjera jashtë rajonit se sa nga fqinjët.Edhe pse marrëdhëniet kulturore janë një element i rëndësishëm në marrëdhëniet ndërkombëtare, në rastin e rajonit tonë nuk janë shfrytëzuar sa duhet. Në kuadrin e bashkëpunimit mes vendeve tona është vënë re një bashkëpunim në rritje në fushën ekonomike dhe kjo është një shenjë pozitive për proçeset e ardhme integruese të rajonit. Por në fushën e marrëdhënieve kulturore ne jemi ende shumë larg atij bashkëpunimi që vendet tona kanë në fushën ekonomike.Është e vërtetë që në raport me bashkëpunimin në fushat e tjera si ekonomia, bashkëpunimi kulturor nuk jep rezultuate konkrete dhe nuk sjell përfitime ekonomike të konsiderueshme. Por është gjithashtu e vërtetë se, nëse bashkëpunimi ekonomik sjell përafrimin e interesave, bashkëpunimi kulturor sjell afrimin kulturor dhe shpirtëror mes popujve, sjell një njohje të thellë e të qëndrueshme që bëhet mbështetje dhe bazë e fortë për marrëdhëniet e tjera. Pikërisht për këtë arsye, vizioni i përbashkët i bashkëpunimit është para së gjithash një vizion kulturor. Ka ardhur koha që, bashkëpunimi kulturor mes vendeve të rajonit tonë të jetë më i programuar dhe i përfshirë në kuadrin e një strategjie të përbashkët për integrimin e rajonit.Pavarësisht se mes vendeve tona ka patur marrëdhënie kulturore me një intensitet të kënaqshëm, duhet të pranojmë se dialogu ndërkultuor mes vendeve të rajonit nuk është në nivelin e duhur. Barrierat kulturore ende nuk janë zhdukur gjë që pengon transmetimin e vlerave kulturore nga njëri vend në tjetrin.Këto vlera komunikojnë më shumë me metropolet kulturore evropiane dhe botërore se sa me metropolet kulturore të vendeve fqinje. Lexuesi apo artdashësi i vendeve të rajonit tonë në shumë raste i merr këto vlera jo nëpërmjet kontakteve të drejtpërdrejta kulturore mes vendeve ta rajonit por nëpërmjet metropoleve evropiane. Kështu një vlerë kulturore pasi është afirmuar në një nga vendet tona, kërkon afirmimin së pari në metropolet evropiane dhe prej andej pastaj njihet në vendin fqinj. Natyrisht kjo nuk ndodh në të gjitha rastet por megjithatë ndodh në shumë raste. Në një skemë të tillë të qarkullimit të vlerave komunikimi i këtyre vlerave është më i kushtueshëm dhe me humbje cilësore, pasi nuk është një mënyrë e drejpërdrejtë transmetimi. Politikat tona kulturore duhet të orientohen pikërisht në krijimin e kushteve për lehtësimin e transmetimit të drejtpërdrejtë të vlerave kulturore të vendeve të rajonit tonë.Me një strategji të përbashkët komunikimi dhe me politika kulturore të orientuara drejt bashkëpunimit rajonal duhet të synohet krijimi i infrastrukturës së nevojshme të këtij komunikimi. Kështu do të krijohej një hapësirë komunkimi e përbashkët që do të ishte në interes të të gjitha vendeve të rajonit.Ne duhet ta rivlerësojmë seriozisht edhe njëherë kapacitetin e përbashkët dhe dobinë e ndërsjellë që do të kemi nga krijimi i një hapësire të tillë. Një hapësirë e tillë e përbashkët komunikimi do thoshte edhe një treg i përbashkët i produkteve kulturore dhe një treg kolosal dhe me shumë përfitime për artistët e rajonit tonë. Ekzistenca e një tregu të tillë do të shumëfishonte audiencën apo lexueshmërinë e produkteve kulturore, dhe do t′i shndërronte disa gjini arti që vuajnë audiencën e ulët në gjini me më pak probleme financiare. Por mbi të gjitha një treg i tillë do të rriste konkurencën e vlerave dhe cilësinë e produkteve kulturore.Funksionimi i këtij tregu duhet shoqëruar me krijimin e lehtësive fiskale dhe proceduriale. Ne duhet të ndërmarrim nisma për nëshkrimin e marrëveshjeve që favorizojnë produktet kulturore dhe lëvizjen e lirë të artistëve dhe shkrimtarëve nga njëri-vend në tjetrin. Nuk ka kuptim që një shkrimtar apo artist ta ketë po aq të vështirë të shkojë në një vend fqinj sa dhe të shkojë një një vend tjetër evropian. Për këtë arsye në të ardhmen duhet të mendojmë për marrëveshje që lehtësojnë proceduarat e vizave për shkrimtarët dhe artistët ashtu sikurse kemi krijuar kushte lehtësuese për lehtësimin e vizave për biznesmenët.Mendoj se Këshilli i ministrave të kulturës të Evropës Juglindore është institucioni i duhur për krijimin e atmosferës së duhur dhe kushteve të përshtatshme të bashkëpunimit kulturor të vendeve të rajonit tonë. Plani i veprimit që ne do miratojmë sot do të shërbejë si kalendari i bashkëpunimit kulturor të vendeve të rajonit në kuadrin e Forumit. Duke krijuar një kalendar bashkëpunimi kulturor, ne kalojmë në një bashkëpunim konkret dhe realizojmë de facto atë hapësirë komunikimi të drejtëpërdrejtë, aq të nevojshme për kulturat tona.Nëpërmjet realizimit të këtij plan veprimi ne do të hedhim bazat e një bashkëpunimi afatgjatë në fushën e kulturës. Veprimtaritë e përbashkëta kulturore që do të propozohen këtu do të shndërrohen në institucione të rëndësishme të debatit dhe komunikimit kulturor mes vendeve tona. Ato do të jenë pikëtakime të rëndësishme me kulturat e vendeve të Evropës Juglindore, qendra të rëndësishme të dialogut kulturor, të shkëmbimit të vlerave dhe ideve. Ne e shikojmë planin e veprimit që do të miratojmë sot si hapin e parë të nismave të ndërmarra në kuadrin e funksionimit të këtij forumi. Në të ardhmen, natyrisht forumi mund të ndërmarrë hapa të tjerë dhe do të ketë sfida të tjera për të përballuar. Por me planin e veprimit ne i japim atij një funksion konkret, të dobishëm për komunkimin ndërkultuor të vendeve të Evropës Juglindore.
Ministria e Turizmit, Kulturë′ Rinisë dhe Sporteve ka si përparësi zhvillimin e turizmit kulturor. Ne mendojmë se bukuritë natyrore të shoqëruara me trashëgiminë kulturore e rrisin aftësinë joshëse të një vendi ndaj syrit të vizitorit të huaj. Për fat të mirë jetojmë në një rajon të pasur nga pikëpamja kulturore, në një rajon ku shtresëzimet kulturore janë të dendura dhe kryqëzimet kulturore gjithashtu. Në rajonin tonë gjejmë gjurmë të pothuaj të gjitha epokave të qyetetërimit perëndimor dhe atij të Lindjes së Mesme. Kjo e bën edhe më tërheqës për? syrin e të huajit, pasi në një hapësirë jo fort të madhe ai gjen dendësi të madhe trashëgimie kulturore dhe një informacion jashtëzakonisht të madh kulturor.Vetëm në Shqipëri p.sh gjenden të mbivendosur pranë njëri-tjetrit gjurmë nga kultura ilirike, kultura helene, kultura romake, bizantine, kristiane dhe otomane. Kjo natyrisht është një pasuri e madhe dhe është e zakonshme në të gjitha vendet e rajonit tonë.Por kjo pasuri ndodhet mbi një truall të bukur dhe kombinimi i këtyre të dyjave e bën turizmin e vendeve tona një turizëm joshës. Por është fakt se fluksi më i madh i turistëve vjen nga pjesa tjetër e Evropës dhe e botës. Turizmi ndërkufitar dhe ndërajonal është ende jo në nivelin e duhur. Ndërkohë që ky turizëm ka disa përparësi ndër të cilat është kostoja e vogël e shpenzimeve të udhëtimit për shkak të distancave të pakonsiderueshme që ekzistojnë mes vendeve tona.Unë mendoj se duhen ndërtuar politika të tilla që të favorizojnë turizmin rajonal, politika që duhet të fillojnë me krijimin e mundësive për lëvizjen e lirë të njerëzve. Nga të dhënat statistikore që kemi, fluksi i turistëve shqiptarë është përqendruar pikërisht në vendet e rajonit si Turqi, Greqi, Kroaci, Mal të Zi, Maqedoni, dhe kohët e fundit edhe në Bullgari. Shpresojmë që kjo tendencë të thellohet dhe me rritjen e stabilitetit dhe përmirësimin e infrastrukturës së turizmit e njëjta gjë të ndodhë dhe me turistët e vendeve të tjera në drejtim të Shqipërisë.Por ky zhvillim duhet të paraprihet me politika favorizuese dhe orientuese. Ne duhet të fillojmë të punojmë në këtë drejtim, pasi jam i bindur se potencialet e përbashkëta duhen shfrytëzuar në mënyrë efikase për të mirën e përbashkët. P.sh kohët e fundit shumë të huaj që kalojnë pushimet në Korfuz të Greqisë vijnë edhe në Jug të Shqipërisë për të vizituar qytetin antik të Butrintit ose Sarandën dhe Gjirokastrën ashtu siç ndodh edhe me vizitorët e Malit të Zi apo me ato të Maqedonisë.Unë ju përshëndes përzemërisht për pjesëmarrjen tuaj në këtë konferencë dhe me këtë rast rikonfirmoj edhe njëherë përkushtimin e qeverisë shqiptare dhe timin personal, që ky këshill të realizojë maksimalisht objektivat për të cilat është krijuar. Ne do bëjmë të gjitha përpjekjet që ai të shndërrohet në një institucion efikas të bashkëpunimit dhe integrimit rajonal.

Takim me Presidentin e shoqates “Dante Alighieri” z.Bruno Bottai

Takim me Presidentin e shoqates “Dante Alighieri” z.Bruno Bottai

Tiranë,më_23.02.2006
Sot ministri i MTKRS z.Bujar Leskaj priti në një takim të vecantë presidentin e shoqatës “Dante Alighieri” me qendër në Romë në Itali, zotin Bruno Bottai. Në takim merrte pjesë dhe ambasadori Italian në Tiranë Attilio Massimo Jannuci. Në qendër të bisedës ishte bashkëpunimi dypalësh në kulturë dhe turizëm.
Ministri Bujar Leskaj theksoi se ky vit është shpallur nga MTKRS si viti i Kadaresë dhe në këtë kuader janë parashikuar një sërë aktivitetesh dhe konferencash në nder të shkrimtarit të madh shqiptar. Ministri i Kulturës propozoi që shoqata “Dante Alighieri” të ketë një bashkepunim dhe aktivitet jo vetëm në Tiranë por dhe në qytete të tjera, vecanërisht ato me ndikim e lidhje të vecanta dhe historike me Italinë.
Ministri Leskaj i theksoi përfaqesuesve të lartë italianë se MTKRS ka prioritet të vecantë forcimin e bashkëpunimit me Italinë në kulturë dhe turizëm.
Nga ana e tij presidenti i shoqatës “Dante Alighieri”, zoti Bruno Bottai theksoi se shoqata do të jetë një urë lidhëse mes kulturës shqiptare dhe asaj italiane si dhe do të ketë një rol aktiv në shkëmbimin e aktiviteteve kulturore -letrare.
Në takim u trajtua dhe zgjerimi i bashkëpunimit për zhvillimin e turizmit kulturor në kuadrin e marëdhënieve.

Takim ne Forumin “Weltoffen International”

Takim ne Forumin “Weltoffen International”

Tiranë,më_23.02.2006
Ministri i MTKRS z. Bujar Leskaj priti sot në një takim të vecantë artistin e njohur austriak Hermann Nitsch, i shoqëruar dhe nga drejtori i Forumit “Ëeltoffen International” piktori Fatmir Velaj. Ministri Leskaj e cilësoi vizitën si më të vecantën që ai ka patur qëkurse ka marrë drejtimin e MTKRS dhe dha vlerësimet maksimale për artin e kompozuar nga autori Nitsch si ndër artistët më të njohur austriakë dhe atyre ndërkombëtarë.
Ministri Leskaj përgëzoi të ftuarin për kryeveprën botërore “Teatrin e mistereve dhe orgjive” e shfaqur në 122 vende të botës, ndërkoheë që filmi për këtë vepër u transmetua dje në mbrëmje? në Akademine e Arteve të Bukura në Tiranë.
“Kryevepra të tilla i nevojiten artit shqiptar-tha ministri Leskaj dhe ftoi piktorin? Nitsch që performancën e “Teatrit të mistreve dhe orgjive” ta shfaqë? dhe në Tiranë.
Ministri Leskaj vlerësoi se vizita e artstit Hermann Nitsch përbën një ngjarje të vecantë peër artin në Shqipëri dhe theksoi se dhënia e cmimit “Anëtar Nderi” nga? Akademia e Arteve është një vlerësim për vetë institucionin në fjalë.
Nga ana e tij artisti Nitsch falenderoi ministrin Leskaj për mbështetjen që ka dhënë ai dhe MTKRS për vizitën në Shqipëri dhe ftoi ministrin Leskaj për një vizitë në keshtjellën e tij pranë Vjenës, ku artisti Nitsch kryen së fundi performancat artstike.
Gjatë takimit ministri Leskaj dhe piktori i njohur austriak vlerësuan në mënyrë të vecantë kontributin e piktorit Fatmir Velaj për organizimin e kësaj vizite por dhe ekspozitës “Good morning Balkan” qeë u mbajt në tetor të 2005, në Galerinë e Arteve në Tiranë.

Ne Tryezën e Rrumbullakët mbi Probleme të Edukimit Fizik dhe Sportive të fëmijve dhe të rinjve

Ne Tryezën e Rrumbullakët mbi Probleme të Edukimit Fizik dhe Sportive të fëmijve dhe të rinjve

Tirane, 23 Shkurt 2006
Të nderuar? Zonja e Zotërinj,
Të nderuar pjesëmarrës,
Në rradhë të parë, dëshiroj të shpreh mirënjohjen time personale dhe? ju falenderoj për pjesëmarrjen tuaj në këtë Tryezë të Rrumbullkatë që Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, ka inicuar përmes dy Drejtorive të saj, përkatëssiht atë të Sportit dhe të Rinisë për probleme të edukimit fizik dhe sportiv të fëmijve dhe të rinjve.Ne e dime qe gjate viteve te tranzicionit femijeve tane u ka munguar mardhenia edukative e fisnikeruese me sportin e sic e kemi vene re ai bosh fatkeqsisht jo pak here është zevendesuar nga, rruga vesi, e plage te tjera te trishtueshme.
Sporti është I të gjitha moshave por tek te rinjte ai gjen domethenien dhe realizimin duke u dhene atyre nje kenaqesi gati mitike. Ai eshte nje mjet komunikimi qe trasmeton vlera edukuese si pak kush e thene me shqeto respektin per talentin, per te bukuren,per kundershtarin. Humbja dhe fitorja jane dy nocione sportive emancipuese qe therrasin per menaxhimin e tyre logjiken dhe virtytin.Qe femijet dhe te rinjte ta ndiejne sportin pjese te tyre ne kemi detyrim e madh moral qe sistemin sportive shqiptar ta bejme transparent, te hapur per te gjithe dhe jo pre e klaneve te caktuara qe e denatyrojne ate.Qeveria e? drejtuar nga Kryeministri Sali Berisha ka shpalosur? që në fillim të prezantimit të Programit të saj përparësitë edhe për sportin si pjesë dhe mjet të zhvillimit ekonomik dhe njerëzor.? Në program? theksohet? rritja e vëmendjes? dhe e shpenzimeve mbështetëse të qeverisë ndaj zhvillimit dhe përhapjes së sportit? me synim kthimin e sportit në një mjet zhvillimi njerëzor dhe shpirtëror? të cdo individi e vecanërisht të fëmijve dhe të rinjve, ashtu si dhe zbavitjen dhe mundësinë e shpalosjes së vlerave kombëtare? në këtë sferë kompetitive që bashkon njerëzimin.
Përhapja masive e kulturës sportive do të përbëjë një nga prioritetet e politikave qeveritare në këtë fushë.? Objektivat do të arrihen nëpërmjet mjeteve dhe instrumenteve që rrisin rolin e shkollës, shoqërisë civile, pse jo dhe të biznesit dhe qeverisjes vendore në shtimin e kapaciteteve teknike e teknologjike sportive dhe përhapjen e edukimit fizik.Me politikat tona ne po stimulojme nje lidhje te ngushte te komunitetit te prinderve dhe ekipeve te bazes ne menyre qe ato te behen strehe e ambicjeve sportive te brezit te ri.Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve përmes strategjisë së saj të sporti dhe rinisë? ka në vizionin e saj kthimin? e vendit nga një vend që zhvillon sportin në një? komb sportive, gjë që nënkputon inkurajimin dhe shtimimn e numrit të ushtruesve të sportit dhe edukimit fizik gjatë kohës së lirë të grup-moshave të ndryshme të shoqërisë.Duke qenë të ndërgjegjshëm? për kontributin e edukimit fizik dhe sportit ndaj shoqërisë, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve do të punojë? për hedhjen e bazave për krijimin e një tradite të tillë duke filluar me fëmijët e moshës shkollore dhe të rinjtë gjimnanzistë dhe universitarë. Dihet që këto baza hidhen që në shkollë. Prandaj Arsimi dhe Sporti duhet ta shohin veten pjesë të një qëllimi bashkëpunues dhe lehtesues për njeri tjetrin.Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve përmes Memorandumit të Bashkëpunimit që ka nënshkruar në vititn 2005 me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës do të përpiqet që përmes projekteve dhe nismave të përbashkëta të përdorë dhe të verë në eficencë të gjitha vlerat që ofron sporti dhe veprimntria aktive fizike. Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm për? ekzistencën e fenomeneve negative që prekin fënijët dhe sidomos rininë? ë shkollave ë mesme.? Dhuna, përdorimi abuziv I drogave qofshin këto të buta apo të forta si dhe diskriminimi ndaj grupeve dhe shtresave të ndryshme shoqërore janë femonemene që hasen jo vetëm në sport por dhe në mjedise shkollore. Dhe do të ishte në dobi të të gjithëve që të zhvillojmë bashkëpunimin midis Ministrive tona.

Nënë Tereza – Shpirt i Kombit

Nënë Tereza – Shpirt i Kombit

Tirane me, 21 Mars 2006
Ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
Gonxhe Bojaxhi e njohur kudo si Nënë Tereza është njeriu që mëshirës i dha pushtet. Kumti i saj e kapërcen kohën duke u shndërruar në njësi e pakapshme? pwr të. Ajo ju shfaq botës në kohë të errëta për ti dhënë dritë. Shekulli që prej pak kohësh kaloi qe i pasur në histori dhe personalitete por të gjithë dhe gjithçka njohën vlerësime dhe kundërshti ndërsa gruaja “e vogël” jo, pa mëdyshje të gjithë u bashkuan në konsideratën se Nënë Tereza është shënjti I gjallë, sfera më e epërme e qënieve njerëzore. Ajo frymëzoi krahasimet e gjithkujt që do harmoninë dhe virtytin. Gonxhja Shqiptare u shndërrua në gjuhë fjalët e së cilës njeriut i thanë dhe I provuan se dashuria është e mundur. At Zef Pllumi me origjinalitetin e patjetërsueshëm na jep këtë përcaktim mbi? mardhëniet e Nënë Terezës me fenomenet e shekullit ” Tiranët mizorë sot përçmohen edhe prej njerëzve të vet. Bankierët e mëdhenj, të pasun,dinakë e “misët”trupëbukurat flutura, lule të vyshkuna, kanë mbetë pa emën .Paradoks I madh I këtij shekulli-Nanë Tereza e Kalkutes prej kombit të shqiptarve .Ajo nuk pati kurrë kapitale,as pushtet shtetnor:kje vetëm shpirti i dashunisë për jetën,për njeriun e për Zotin,që e bani të madhe para njerzve të ketij shekulli”
Si qytetar i ketij vendi por edhe si minister i Kabinetit Berisha gjej rast të theksoj që Nënë Tereza nuk ka provokuar kurrë? gjë tjeter vecse mirësi,paqe,dashuri,tolerancë aq sa kjo botë e madhe postmoderne pa madhështinë e asaj gruaje shtatëbrishtë do të ishte e mangët. Ajo hyri në mes të lebrozëve,të përbuzurve të varfërve pa i pyetur kurrë të c′feje jeni, të ç′race kombi, vendi apo ngjyre. Ajo e mbështolli njeriun me? petkun e humanizmit duke u shndërruar në ikonë të kësaj ndjesie për të gjithë globin.Ta konsiderosh atë vetëm si murgesha që i përket botës katolikë do të thotë që ta zvogëlosh pafundësisht.Do të zemëroheshin indutë,muslymanet,ortodoksët që ajo I deshi pa dallime.Kur Nënë Tereza merrte Çmimin Nobel për Paqe? klika që komandonte vendin e saj Shqiperinë e denigroi e madje nuk e lejoi që të vendoste nje tufë me lule mbi varrin e të dashurve të saj duke na vënë përsipër një njollë turpi ndonëse para saj të mëdhenjte e politikës dhe shoqërisë botërore gjunjëzoheshin. Ajo nuk u? zemërua kurrë me ne përkundrazi në cdo kontinent ajo coi frymën dhe emrin e? Shqipërisë dhe gjithë ky komb indentifikohej me të .Shqipëria e pas 90 -tës tek Nënë Tereza gjeti forcën për t′u ringritur, mori dicka nga ajo? duke iu afruar botes si populli i saj në të njëjtën kohë Nënë Tereza kuptoi që shqiptarët pa kurrfarë dallimi e kishin pranuar atë si shpirt të kombit. Kur në vitin 2003 Papa Gjon Pali i dytë? shpalli lumturimin e Nënë Terezës, flamujt tanë kombëtarë duke u? valvitur? hareshëm në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan? të çdo shqiptar sanksiononin? një? krenari të ligjshme sepse mund të thonin me plot gojën jemi bashkëkombas të Nënë Terezës.
Ndaj historisë është legjitime të kesh opinione e qëndrime të ndryshme por ama besoj që janë fort te paktë ata shqiptar që nuk e kuptojnë dhe besojnë që ADN e këtij kombi e kanë ngjizur emrat madhorë të Gjergj Kastriotit, Buzukut, Budit Bogadanit Veqilharxhit, Kristoforidhit, Naimit,De Rades, I Qemalit,A Zogut, Konicës, Fishtes, Nolit, Gurakuqit, Rugoves dhe më tepër akoma emri? I Nënë Terezës.
Në kuadrin e politikave të reja që po ndërmerr MTKRS që konsistojnë në ndërgjegjësimin ndaj vlerave kombëtare dhe forcimit të kujtesës historike ne realizuam këtë monument dhe vendosem që të respektojmë Shkodrën, qyteti i cili ndër mote ka qenë shembull qytetërimi, kulture bashkëjetese e tolerance pikërisht i atyre vlerave që Nënë Tereza përçoi kudo në botë.Ne Tetor te vitit? 2005 une si minister I kultures nga foltorja e teatrit Migjeni propozova qe pikerisht ne kete qytet ,simboli universal I vlerave humane pra Nene Tereza te kete permendoren e saj dhe mbaj mend mire qe shkodranet mu pergjigjen me nje duartrokitje ′nxehte e cila ma ′coi me tej bindjen time. Shkodra na flet përditë me historinë e saj ,bash në agimet e pavarësisë? Gjergj Fishta së bashku me kleriket musulmane të qytetit bashkon me drita kishën dhe xhaminë. Kjo dritë? nuk u shua asnjëherë sepse ajo është? emëruesi i përbashkët i shqiptarisë, kjo dritë që nga Shkodra ka ndriçuar mbarë boten tonë. Këtë dritë Nënë Tereza e përçoi në? të gjitha skajet?? çka tregon se toleranca nuk i buronte vetëm nga dokrina por edhe nga raca të cilës i përket. Ky detyrim i yni (dhe besoj i çdo shqipëtari)? mendoj se do të? konkretizohet edhe në qytete të tjera si Vlora, Durrësi apo Korça sepse ne e dimë që lavdia e saj nuk ka nevojë për asgjë ndërsa ndërgjegjja, shpirti dhe të vepruarit tonë kanë nevojë për të. Ja ç′na shkruan ajo në vitin e vrazhdtë 1997 “Kujtoni se Zoti ka krijuar secilin prej nesh për gjëra t&e′; mëdha-të duam dhe të na duan. Ky është kuptimi I jetës, të cilin asnjë vuajtje nuk mund ta largojë prej nesh .Çdo burrë, çdo grua, çdo fëmijë? është? vëllai im motra ime dhe unë duhet ti dua gjithësecilin,ashtu si Zoti na do të gjithëve…….Nëna po lutet shumë për të gjithë popullin tim të dashur të Shqipërisë, derisa secili? të mësojë të dashuroj deri në dhimbje në mënyrë që ti sjellë paqe vendit dhe zemrave të gjithësecilit. Le të lutemi.”? Për ta nderuar ashtu siç duhet? Nënë Terezen? dhe për të përkufizuar më mirë? lidhjen shpirtërore të popullit tonë me këtë shënjtore MTKRS, dëshiron që brenda ketij mandati qeverisës të mundësojë fillimin e punimeve për të ndërtuar muzeun ndërkombëtarë Nënë Tereza në Tiranë .Duke ndjekur parimin e saj që thotë “dashuria ndërton dhe urrejtja shkatërron” shoqëria jonë do ti hapë vetës rrugë të reja integruese.Unë jam i bindur që Këshilli Bashkiak i Shkodrës? duke ju bashkuar inisiativës jo vetëm te Ministrit të Kulturës, por të mbarë opinionit në një nga sheshet e bukura të qytetit te Rozafës do të dijë t′i gjej monumentit të Nënë Terezës vendin që i takon natyrshëm. Ky akt do të jetë konfirmim i radhës i qytetarisë shkodrane e një hop i ri tejet emancipues.

Vizioni i MT-KRS-e do te jete kthimi i vendit nga nje vend qe zhvillon sport ne nje komb sportiv

Vizioni i MT-KRS-e do te jete kthimi i vendit nga nje vend qe zhvillon sport ne nje komb sportiv

Tryeza e organizuar per probleme te edukimit sportiv te femijve dhe te rinjve: 25 Mars 2006
“Perhapja masive e kultures sportive do te perbeje nje nga prioritetet e politikave qeveritare ne kete fushe. Objektivat do te arrihen nepermjet mjeteve dhe instrumenteve qe rrisin rolin e shkolles, shoqerise civile, pse jo dhe te biznesit dhe qeverisjes vendore, ne shtimin e kapaciteteve tekni-ke e teknologjike sportive dhe perhapjen e edukimit fizik. Vizioni i MT-KRS-e do te jete kthimi i vendit nga nje vend qe zhvillon sport ne nje komb sportiv”
Viti 2006 e nisi rrugetimin e tij me zbatimin e nje plan veprimi ne drejtim te nxitjes te veprimtarive masive sportive per moshat e reja shko!-lore. Vemendja e deritanishme ka qene sporti elitar dhe cilesia e larte sportive, duke lene mbas dore sportin dhe veprimtarine sportive brenda dhe jashte shkolle per femije dhe te rinj. Sporti nga natyra ka te beje me pjesemarrjen; ai bashkon individet dhe ko′itetet, ndikon tek shendeti dhe ul mundesine e shume semundjeve,
largon te rinjte nga veset qe tashme jane te pranishme si droga, pijet alkolike, duhani, prostitucioni, etj.
Zhvillimi i teknologjise se informacionit ka bere qe femijet e te rinjte te terhiqen nga aktivitetet fizike duke iu perkushtuar, ne nje pjese te madhe te kohes, aktivitetit kompjuterik.
■ Tryeza e Rrumbullaket me pjesemarrjen e te gjithe aktoreve te interesuar ne mirerritjen dhe edukimin e femijeve dhe ′rinjve, ne daten 23 shkurt 2006, ne mjediset e Hotel Tirana International.
Ne te merrnin pjese Ministri i Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve Z. Bujar Leskaj, Zevendesministri, Zoti NeritanAlibali, Zevendesministri iArsimit dhe Shkences, Z. Halit Shamata,
Zevndesministrja e Punes, Qeshtjeve So-ciale dhe Shanse′te barabarta, Znj, Marjeta Zace si dhe perfaqesues te UNlCEF-it,
KeshillitBritanik,AmbasadesAmerikane, perfaqesues teFed-eratave Kombetare Sportive, mesues te edukimit fizik te shkollave te Ti-ranes si dhe pedagoge te Akademise se Edukimit Fizik dhe Sporteve.
■ Disa nga konkluzionet me te rendesishme qe dolen nga kjo Tavoline si dhe Plani i Veprimit:Ministria e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve – Si institu-cion i sportit me misionin e hartimit te politikave e programeve per sportin,
prezantoi nje Strategji Afatshkurter per zhvillimin e Edukimit Fizik dhe Sportiv te Femijeve dhe te te Rinjve per vitin 2006. Ajo shpalosi vizionin, qellimet dhe objektivat per te pasur nje brez femijesh e te rinjsh te shendetshem dhe aktiv.
Ministria e Arsimit dhe Shkences – Realizimi me cilesi i misionit edukativte lendes s’e edukimitfizik ne pergjithesi dhe i programit mesimor ne vecanti kushtezohet nga disa faktore me te diet perballet′t mesim-dhenia e kesaj lende.
Burimet njerezore ne dispozicion te mesimdhenies se edukimit fizik jane te pamjaftueshme per realizimin me cilesi te programeve mesimore. Nevoja trajnuese dhe kualifikuese e mesuesve, sidomos te atyre pa arsim perkates ku nevojat jane me te medha, rezulton momentalisht e domos-doshme duke shtuar perpjekjet per sigurimin e strukturave qe do te reali-zojne dhe menaxhojne trajnimet dhe kualifikimet e mesuesve te lendes se edukimitfizik.
Ministria e Puneve Publike dhe Qeshtjeve Sociale – Nxitjen e vlerave te pakontestueshme qe ka aktiviteti fizik si mjete te privilegjuara te femijeve e te rinjeve, vlerat edukuese sic jane respekti, toleranca, durush-meria, kembengulja apo loja e ndershme do te jene angazhime te kesaj Ministrie. Po keshtu, dhe koordinimi dhe organizimi i aktiviteteve sportive argetuese periodike perfemijet me aftesi te kufizuara per integrimin e tyre ne shoqeri, rehabilitimin fizik dhe shendetesor.
Akademia e Edukimit Fizik dhe Sporteve – Trajnimi i sportisteve femije e te rinj mbi baza shkencore per evitimin e ngarkesave stervitore qe demtojne shendetin, raste qe tek ne jane evidentuar dhe perbejne nje problem serioz, rezultatet e larta cilesore nuk duhet te ndikojne negativisht ne shendetin e femijeve
Federatat Kombetare Sportive – Rritjen e numrit te ekipeve zinxhir? me perfshirjen e sa me shume grup-moshave; ngritjen e klasave sportive ne shkolla si baza e sportit cilesor. Bashkepunimi me te gjithe aktoret pjesemarrjes per garantimin e cilesise sportive, permiresimin e infrastruk-tures si domosdoshmeri per krijimin e kushteve optimale te stervitjes, sidomos atyre te moshave per femijeve.
Bashkite e rretheve – pergjegjesia e pushtetit vendor u fokusua ne koordinimin e veprimtarive sportive jo vetem ne nivel lokal por edhe me ate qendror, me klubet dhe federatat sportive. Krijimi i kalendareve sportive perte organizuar aktivitetet brenda dhe jashte shkolle.
Organizatat rinore – Vete perfaqesuesit e organizatave rinore nxor-ren si domosdoshmeri krijimin e klubeve rinore per aktivitetete sportive e turistike te organizuara dhe ne bashkepunim me organizatat sportive te specializuara per organizimin, koordinimin e aktiviteteve te perbashketa.
Qendra Kerkimore Shkencore – Bashkepunimi me institucionet MTKRS, MASH, KOSH, per hartimin e programeve trajnuese permesues te edukimit fizik, trajnere e sportiste.
UNICEF dhe Keshilli Britanik-Angazhim per inisiativa te perbashke?ta me dimensione gjitheperfshirese me synim Edukimin e Rinise neperm-jet Sportit si nje nder Objektivat e Mijevjecarit te percaktuara nga Kombet e Bashkuara.
Komiteti Olimpik Shqiptar-Levizja Olimpike te jete nje faktor i rendesishem per ndergjegjesimin e rinise pert’u marre me sport dhe vep-rimtari sportive e kulturore duke i pare veprim

Takim me Presidentin e Federatës Europiane të Peshëngritjes

Takim me Presidentin e Federatës Europiane të Peshëngritjes

Tiranë,më_25.03.2006
Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Zoti Bujar Leskaj takoi sot Presidentin e Federatës Europiane të Peshëngritjes Z. Ëaldemar Baszanoëski dhe Sekretarin e Përgjithshëm Z. Marino Casadei.
Në qendër të bisedës ishte bashkëpunimi shumë i mirë mes kësaj federate dhe asaj shqiptare në zhvillimin e sportit të peshëngritjes.
Ministri Leskaj vlerësoi rolin e Federatës Evropiane në forcimin e metejshëm të sportit të peshëngritjes ne Shqiperi Ministri i MTKRS z. Leskaj theksoi rolin e vecantë që po luan qeveria shqiptare në hartimin e masave ligjore antidoping si një kusht i domosdoshëm për përafrimin e sportit shqiptar në standartet ndërkombëtare.
“Sport i peshëngritjes është përfshire në prioritet e vecanta për qeverinë shqiptare duke tërhequr dhe vëmendjen e vetë kryeministrit z. Sali Berisha. Ministri Leskaj tha se peshëngritësve po u krijohen kushte të favorshme për kryerjen sa më mirë të këtij sporti me synimin dhe për të arritur kuota sa më të mira në turnetë rrajonale dhe ato evropiane.
Nga ana e tij, Presidenti i Federatës Europiane të Peshëngritjes Z. Ëaldemar Baszanoëski hodhi idenë e mbajtjes së kampionatit evropian të peshëngritjes së të rinjve në Shqipëri. Sipas presidentit Ëaldemar Baszanoëski, ky sektor sportiv dhe drejtuesit e tij kanë? bërë përparime të mëdha si në pikëpamjen e përgatitjes profesionale të peshëngritësve ashtu dhe në ngritjen e mjediseve të përshtatshme për zhvillimin normal të këtij sporti.
Në takim u theksua se mbështetja e Federatës Europiane të Peshëngritjes është ndjerë dhe në aspekte të tjera duke promovuar figurat drejtuese shqiptare të peshëngritjes si ëshë mbështetja e kandidaturës së z. Esat Ademi si president i Konfederatës Mesdhetare të peshëngritjes.

MARREDHENIET NDERKOMBETARE NE FUSHEN E KULTURES, TURIZMIT, RINISE DHE SPORTEVE

MARREDHENIET NDERKOMBETARE NE FUSHEN E KULTURES, TURIZMIT, RINISE DHE SPORTEVE

MARREDHENIET NDERKOMBETARE NE FUSHEN E KULTURES, TURIZMIT, RINISE DHE SPORTEVE. (Marreveshjet dypaleshe dhe shumepaleshe)Gjate periudhes tre mujore janar- mars 2006 ne kuadrin ezhvillimitte marredhenieve nderkombetare nga Ministria e Turizmit, Kul-tures Rinise dhe Sporteve nje’ kujdes dhe ve-mendje i eshte kushtuar vecanerisht bash-kepunimit kryesisht me organizma nderko?mbetare
Keshtu Ministri i Turizmit, Kultures Rinise dhe Sporteve zoti Bujar Leskaj ka vazhduar me zhvillimin e takimeve me perfaqesuesit me te larte te organizmave nderkombetare si vijon:
1 Takim me Sekretarin e Pergjithshem te Organizates Boterore te Turizmit me qender ne Madrid, Spanje. Ky takim u zhvillua gjate pjesemarrjes se Ministrit Leskaj ne Panairin Nderkombetar te Turizmit ne Berlin, ne peirudhen 8-12 mars 2006. Ne takim Sekretari i Pergjithshem i OBT-se, Zoti Friangiaili, u shpreh se ne te kaluaren kontaktet dhe bashkepunimi midis OBT-se dhe Shqiperise nuk ka qene ne nivelin e deshiruar dhe shprehu gatishmerine
per te ofruar ndihmen e OBT-se ne procesin e zhvillimit te turizmit ne Shqiperi.
Zoti Friangiaili theksoi se Shqiperia i ka te gjitha burimet e nevojshme per t’u bere pjese e levizjes turistike ne Ballkan ne te gjitha llojet e turizmit perfshi ate rural, mjedisordhe malor, me baze traditen e vendit.
Ministri Leskaj vuri ne dukje rendesine qe ka ky takim me perfaqesues-in me te larte te OBT-se dhe theksoi se zhvillimi i turizmit shqiptar perben nje prioritet per qeverine shqiptare te drejtuar nga Kryeministri Zoti Sali Berisha.Ministri Leskaj informoi Zotin Friangiaili mbi angazhimin dhe realizimin
e disa guidave turistike kulturore, permiresimin e legjislacionit, zhvillimin dhe permiresimin e infrastruktures si dhe bashkepunimin teperte ngushte me organizatat nderkombetare qe veprojne ne Shqiperi si USAID, SNV, GTZ UNDP duke shpjeguar per Marreveshjet e bashkepunimit te hartu-ara dhe firmosura nga dy palet dhe padyshim qe bashkepunimi me OBT-ne perben nje nga faktoret me te rendesishem ne tere procesin e zhvillimit te turizmit ne vend.’Shqiperia -vijoi ministri Leskaj, siguron stabilitet dhe siguri per turistet e huaj si dhe per investitoret qe jane te interesuar te shohin nga afer natyren e virgjer shqiptare’ duke vene ne dukje pasurine e madhe natyrore te Shqiperise dhe ekzistencen e flores dhe faunes se” shumellojshme ne vend.Zoti Francesco Friangiali vleresoi shume bashkepunimin me organiz-ma nderkombetare si SNV,USAID,UNDP, GTZetj, dhe u ndal ne rendesine e zhvillimit te turizmit rural ne Shqiperi, nisur dhe nga eksperienca e vendeve te tjera ne rajon, dhe nga vete burimet e pasura qe paraqet natyra, kombin-uar dhe me traditen ne vend.Ministri ftoi personalitetin e [arte te OBT ne Shqiperi, nderkohe qe pritet dhe shkembim pervoje e takime mes specialisteve te turizmit shqiptardhe homologeve ne Madrid
Gjate periudhes janar-mars 2006 jane nenshkruar keto marreveshje bashkepunimi ne fushat qe mbulon MTKRS :Me 4 shkurt 2006 u nenshkrua ne Korge (Kontrata) Termat e References per Sherbime Keshellimore te SNV (Organizata Holan-deze per Zhvillim) ndaj Ministrise se Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve.Kydokumenti pari i ketij lloji, u nenshkrua nga pala shqiptare nga Minis?tri, Z. Bujar Leskaj dhe nga pala hollandeze nga Drejtori i SNV per Ballka-nin, Z. Maarten Bremer.
SNV ne Shqiperi ofron bashkepunimin e saj per MTKRS , me synim zhvillimin me tej te Shqiperise, permiresimin e qeverisjes vendore dhe zbatimin e procesit te decentralizmit, procese keto te cilat ndihmojne vecanerisht dhe kane ndikim te ndjeshem pozitiv ne zhvillimin e turizmit ne nivel kombetardhe vendor.
Ne kete kontrate palet kane shprehurvullnetin e tyre per vendosjen e marredhenieve bashkepunuese afatgjata.Me nenshkrimin e kesaj kontrate eshte miratuar dhe nje Plan i Per-bashket veprimi per nje periudhe 6 mujore (janar-korrik 2006). Ky plan veprimi synon ndertimin e kapaciteteve te MTKRS per promovimin, bashkerendimin dhe zbatimin e strategjive dhe planeve te veprimit perte zhvilluarturizmin, kulturor, natyrordhe rural ne Shqiperi. Ne date 9 shkurt 2006, ne Tirane u firmos Programi i Bash?kepunimit ne fushen e Kultures midis Ministrise se Turizmit, Kul?tures, Rinise dhe Sporteve, te perfaqesuar nga Ministri, Z. Bujar Leskaj dhe Ministrise se Kultures se Kroacise perfaqesuar nga Ministri.
Ky Program nenshkruhet mbeshtetur ne Mar-reveshjen e Bashkepunimit Kulturor, Arsimor dhe Shkencor midis Qever-ive te dy vendeve tona, te firmosur ne Tirane me 1 shkurt 1994.
Programi eshte hartuar per periudhen 2006-2008, por vlefshmeria e tij eshte deri ne hartimin e nje programi te ri. Fushat e bashkepunimit dhe te shkembimeve te perfshira ne kete Program jane Kulture, Arte, Trashegi-mi Kulturore, Letersi, Botime dhe Kinematografi.
Ky Program mundeson intensifikimin e marredhenieve bashkepunuese dhe te shkembimeve midis Shqiperise dhe Kroacise. Ne te jane percaktu-ar dhe nje liste e veprimtarive me te rendesishme kulturore dhe artistike nderkombetare qe do te zhvillohen ne Shqiperi dhe Kroaci, ne te cilatfto-het te kete pjesemarrje perkatesisht nga te dy vendet.Ceremonia e nenshkrimitte ketij Programi u be ne Galerine Kombetare te Arteve dhe u shoqerua me nje “Ekspozite fo-tografike me objekte te trashegimise kulturore kroate te ruajtura nga UNESCO”- Gjate cere-monise se firmosjes se’ ketij programi Ministri Leskaj dhe Ministri Biskupic u shprehen te bindur se ky program eshte shprehje e marredhenieve te ngushta dhe miqesore midis dy vendeve tona. Me tej Ministri Leskaj u shpreh:
“Jam i bindur se nenshkrimi i Programit dypalesh te bash?kepunimit mes Ministrise se Kultures se Kroa?cise dhe Ministrise se Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve te Shqiperise, perveqse do te fuqi-zoje marredheniet mes vendeve tona, shkem-bimet e ndersjellta kulturore dhe ruajtjen e per-forcimin e pasurive te trashegimise kulturore dhe historike, do te ndihmoje ne rifuqizimin apo rikthimin tek ai vizion ipare qe na vjen nga agimet e historise sone te perbashket e qe eshte me i verteti. Prej Gjirokastres dhe Beratit, deri tek Spliti e Dubrovniku, prej bedenave te keshtjellave veneciane qe lagen ndershekuj nga ujrat e Adriatikut, popujt tane kane pare perhere kah Perendimi, me besimin e plote se ajo qe ata mund t’i ofrojne ketij qyteterimi te sotem eshte me vlera perte sotmen dhe te ardhmen e rajonit tone dhe mbare familjes evropiane.” – Ne 24 mars 2006, u nenshkrua ne Tirane, Protokolli i Bash?kepunimit ne fushen e rinise midis Ministrise se Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve te Shqiperise, te perfaqesuar nga Ministri, Z. Bujar Leskaj dhe Sekretariatin e Pergjithshem te Rinise te Ministrise se Arsimit Kombetar dhe Ceshtjeve Fetare te Republikes se Gre-qise, te perfaqesuar nga Sekretarja e Pergjithshme, Znj. Vasso Kollia.
Ky Protokoll bashkepunimi eshte i vlefshem per nje periudhe 2-vjegare. Me nenshkrimin e ketij protokolli, palet angazhohen te bashkepunojne ne drejtim te: shkembimit te eksperteve qeveritare ne fushen e rinise dhe perfaqe-suesve te organizatave rinore pjesemarrjes ne konferenca ose seminare nderkombetare mbi ceshtjet e rinise te organizuara nga Palet; pjesemarrjes ne aktivitetet rinore (forume, festivale, takime) me synim forcimin e miqesise ndermjet te rinjve;
shkembimitte eksperiencave ndermjet shoqatave dhe organizatave qe merren me arsimin, trajnimin dhe studimet mbi ceshtjet e rinise nga sek-tori qeveritardhejo-qeveritar;
Palet gjithashtu do angazhohen te organizojne aktivitete qe kane lidhje direkt me fushat e interesit te te rinjve si: Rinia dhe papunesia Pjesemarrja rinore dhe civile.
Rinia dhe shendeti (mbeshtetja e programeve per eliminimin e alkolit, varesise nga droga, HIV/AIDS midis te rinjve).Ceshtjet sociale (diskriminimi dhe margjinalizimi shoqeror, mos-toleranca, racizmi dhe ksenofobia, etj.).
Rinia dhe barazia gjinore (mbeshtetje e metejshme per mundesi te barabarta per burrat dhe grate) Rinia dhe mjedisi. Rinia dhe koha e lire. Rinia dhe informacioni
Rinia dhe arti / kultura (programe te hartuara perte inkurajuar shpre-hjen artistike dhe kulturore te te rinjve). Turizmi altemativ i rinise, Mbeshtetja e rinise rurale.
– Marreveshja e Bashkepunimit ne fush?en e Turizmit midis Qeverise se Shqiperise dhe Qeverise se Kroacise, firmosur qe ne 1994, eshte ratifikuarne Parlamentin e Shqiperise dhe ka hyre ne fuqi ne date 16.02.2006. Kjo mar-reveshje i hap rrugen intensifikimit te bash?kepunimit midis dy vendeve ne fushen e turizmit. Ky bashkepunim do te jete me i ndjeshem midis strukturave qe veprojne ne fushen e turizmit, ne nxitjen e veprimtarive dhe udhetimeve turistike etj.
– Ne janar 2006, nepermjet shkembimit te Notave Diplomatike eshte shtyre afati i vlefshmerise se Programit Ekzekutiv midis Ministrise se Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve te Shqiperise dhe Ministrise se Trashegimise Kulturore Kombetare te Republikes se Hungarise. Afati i vlefshmerise se ketij Pro-grami eshte zgjatur deri ne 31 dhjetor 2006. Ne kete Program eshte parash-ikuar ndermjetesimi i Paleve per realizimin e javes se Trashegimise Kultur?ore ne vendet respektive. Ne kete program, palet bien dakortte informojne njera-tjetren rreth veprimtarive te ndryshme qe kane perkatesisht ne fushen e arteve te bukura, arteve te aplikuara, artit te fotografise, arkitektures dhe arteve popullore tradicionale, si dhe ne festivale te kultures dhe arteve. Ne kete program palet angazhohen gjithashtu per bashkepunim midis muzeve, galerive, arkivave, institucioneve per ruajtjen e monumenteve te kultures etj. Gjithashtu ky program nxit bashkepunimin intensiv ne fushen e librit.

Fjala ne Forumin e Ministrave të Kulturës së Evropës Juglindore

Fjala ne Forumin e Ministrave të Kulturës së Evropës Juglindore

Tirane 31 Mars 2006.
Të nderuar kolegë.
Kur disa muaj më parë u emërova në postin e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Republikës së Shqipërisë, një nga befasitë më të këndshme ka qenë fakti se marrja përsipër e kësaj përgjegjësie politike në vendin tim? përkonte me presidencën e rradhës të Forumit të Ministrave të Kulturës së Evropës? Juglindore. Ekzistenca e një insitucioni kaq të rëndësishëm të dialogut ndërkulturor të vendeve të Evropës Kulturore përputhej në mënyrë të përkryer me gjeopolotikën kulturore të qeverisë së re të Shqipërisë, gjeopolitikë që nënkupton një politikë intensive të shkëmbim′kulturor me vendet e rajonit tonë.Qeveria shqiptare e ka shpallur integrimin në strukturat evropiane si një nga objektivat kryesore të? qeverisjes së saj. Kur bëjmë fjalë për integrim ne synojmë një integrim të plotë në të gjitha fushat duke filluar nga fusha ekonomike e deri në atë kulturore dhe një integrim konkret hapësinor ku sipas rrathëve koncentrikë integrimi nënkupton integrim rajonal që në kuptimin tonë është pjesë e integrimit evropian.Pikërisht për këtë arësye ne e mendojmë shumë të rëndësishëm krijimin e Forumit të Ministrave të Kulturës të Evropës Juglindore pasi tek ky forum ne shohim një nga instrumentet më të rëndësishme të bashkëpunimit kulturor të vendeve të Evropës Juglindore. Nëse ky forum rezulton i sukseshëm ai mund të shndërrohet në një model për institucionalizimin e modeleve të ngjashme në fusha të tjera bashkëpunimi.Nuk është e rastësishme që ne kemi zgjedhur pikërisht kulturën si bazën për bashkëpunimin dhe integrimin rajonal. Kultura për nga vetë natyra e saj është instrument i përsosur pasi ajo nga njëra anë i bashkon qeniet njerëzore, i bën ato pjesë të grupeve shoqërore të caktuara, i bën këto grupe shoqërore të komunikojnë me njëra-tjetrën e nga ana tjetër i diferenco′to grupe shoqërore dhe individë duke u dhënë një identitet dallues. Me vullnet politik të shëndoshë kultura bëhet element dialogu, përafrimi, komunkimi. Dhe pasuria kulturore element shiprtëror i përbashkët i njerëzimit.Një vit më parë më 31 mars 2005 duke firmosur në Kopenhagë krijimin e Forumit të Ministrave të Kulturës të vendve të Evropës Juglindore ne kemi dëshmuar pikërisht vullnetin politik për një këndvështrim më integrues të politikave tona kulutore në rrafsh rajonal. Në dokumentin e nëshkrimit ne kemi përcaktuar natyrën dhe objektivat e këtij institucioni të rëndësishëm ku objektivi më i rëndësishëm është shndërrimi i këtij forumi në një institucion dialogu dhe bashkëveprimi në një qendër të përpunimit të strategjive dhe projekteve të përbashkëta në fushën kulturore.
Të nderuar kolegë.
Përkimi i presidencës së rradhës së Forumit të Ministrave të Kulturës së vendeve të Evropës Juglindore me vitin tonë të parë të qeverisjes nuk na ka penguar që t′i japim vlerësim maksimal punës për konsolidimin e forumit megjithëse kemi patur disa vështirësi të fillimit pasi ndrrimi i qeverisë në një farë mënyre përkoi me një pjesë të kohës kur Shqipëria kishte këtë presidencë.Ne kemi bërë përpjekje disa mujore që forumi të funksionojë dhe falë gadishmërisë dhe ndihmës suaj kemi hedhur një bazë të mirë bashkëpunimi. Personalisht në takimet që kam patur me sejscilin prej jush kam patur këmaqësinë të konstatoj vullnetin e përbashkët dhe gadishmërinë konkrete për hedhjen e bazave të shëndosha të bashkëpunimit.Më 23 nëntor kordinatorët e të gjitha palëve kanë patur një takim shumë të suksseshëm dhe konstruktiv ku janë hedhur idetë dhe bazat e bashkëpunimit të ardhshëm. Ata e kanë përgaditur tashmë planin e veprimit të vitit të ardhshëm që praktikisht do të shënojë edhe fazën e parë të bashkëpunimit në kuadër të forumit. Kjo përvojë bashkëpunimi është një shenjë e mirë për të ardhmen e forumit tonë.Duke ju uruar edhe njëherë mirëseradhjen, shpreh bindjen se pas këtij takimi me kontributin dhe mbështetjen e të gjithëve, bashkëpunimi ynë kulturor do të hyjë në një fazë të re si rezultat i planit të ri të veprimi që do të miratojmë sot së bashku.
Kam nderin të ftoj për të përshëndetur takimin Kryministrin e Republikës së Shqipërisë zotin Sali Berisha.

Kroaci – Forumi i ministrave të turizmit të Evropës Juglindore

Kroaci – Forumi i ministrave të turizmit të Evropës Juglindore

Në datën 5 prill në Zagreb të Kroacisë u mbajt forumi i ministrave të turizmit të Evropës Juglindore, me pjesemarrjen e 9 vendeve të rrajonit. Në të mori pjese dhe ministri i MTKRS z. Bujar Leskaj i cili mbajti fjalimin me temë? ” Politikat e zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm në BE dhe sfida shqiptare”.
Ndër të? tjera ministri Leskaj? tha :
Në Programin e saj për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë 2005-2009, qeveria shqiptare konsideron zhvillimin e një turizmi të qëndrueshem e cilësisht te ri si një nga përparësitë e programit (krahas promovimit të bujqësisë/agroindustrisë dhe ekporteve). Zhvillimi i turizmit cilësisht të ri ne Shqipëri ka të bëjë me promovimin e njeëindustrie turistike që synon shfrytëzimin e avantazheve krahasuese të vendit. Kështu për shembull, nga pikapamja e trashegimisë kulturore, Shqipëria renditet vendi i dytë në Pellgun e Mesdheut(pas Italisë) për densitetin e monumenteve të kulturës. Kemi 1.5 të tillë për çdo kilometër katror. Ndërkohë që turizmi i kulturës, aventurës dhe ekoturizmi janë tregjet me rritjen më të shpejtë tëë turizmit në mbarë botën-15 deri 20 përqind në vit. Ato përfaqësojnë sot më shumë se një të katërtën e tregut botëror të turizmit. Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, ministria e Turizmit e Shqipërisë shpalli Strategjinë e saj Kombëtare për zhvillimin e Turizmit Kulturor e Mjedisor dhe një plan konkret zbatimi të Strategjisë. Ministria e Turizmit e Shqipërisë ka aprovuar draft projektin e OBT-së dhe PNUD-it për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit shqiptar të bazuar mbi natyrën dhe të atij rural.??????
Edhe pse legjislacioni ynë i përgjithshëm për investimet e huaja është mjaft liberal dhe stimulues, ne kerkojmë të favorizojmë edhe më shumë kompanitë e huaja dhe vendase që do të investojnë në zonat me potencial të lartë turistik, duke u dhënë atyre statusin e Personit Juridik të Stimuluar. Ministria e Turizmit i jep kompanisë së stimuluar mbështetje dhe lehtësira për marrjen e lejes dhe truallit të ndërtimit, si dhe lehtësira për sigurimin e kredive nga bankat ose institutionet e tjera financiare.??
Ndërkaq ministri Leskaj u takua sot në Zagreb ( 6 prill) me ministrin e transportit, detit dhe turizmit në Kroaci z. Bozidar Kallmeta( me origjinë të largët shqiptare). Në qendër të takimit ishte bashkëpunimi i mirë dypalësh vecanërisht në sektorin e turizmit. Ministri Leskaj i kërkoi palës kroate asistencë në përmirësimin e legjislacionit shqiptar në sektorin përkatës pasi, sic theksoi ai” Shqipëria në turizëm operon me ligjin e vitit 93. “
“Ne e e shohim legjislacion kroat ne fushën e turizmit si një model në rajon, ku Kroacia lun një rol lider në turizmin e Evropës Jug Lindore-tha ministri Leskaj.Ai? vuri në dukje përpjekjet e shumta që po luajnë ekspertët shqiptarë të keëtij sektori në bashkëpunim dhe me organizatat ndërkombëtare për të peërshtatur ligjet e turizmit sipas standarteve evropiane.
Ndër të tjera ministri Leskaj theksoi se Shqipëria ofron resurse të mëdha turistike gjithmonë duke iu referuar vlerave të turizmit natyror edhe atij? kulturor.?
“Shqipëria tha ministri Leskaj në takimin me homologun kroat Kallmeta, ofron mjedis inkurajues si në stabilitetin makroekonomik ashtu edhe atë politik.Në këtë kuader tha ministri Leskaj ne garantojmë kushte të favorshme për investime në turizem vecanërisht për biznesmenët kroate.
Nga ana e tij ministri kroat i turizmit( në Kroaci kjo ministri është më e rëndësishmja e kabinetit qeveritar) Bozhidar Kallmeta premtoi për asistencë të ekspertëve kroatë neë përmirësimin e legjislacionit shqiptar të turizmit si dhe bashkëpunim për realizimin e projekteve të rendësishme për zhvillimin e infrastrukturës turistike.
Ministri i? MTKRS z. Leskaj ftoi për një vizite së afërmi në Shqipëri në prag të promocionit turistik, ministrin kroat Kallmeta.