” Politikat e zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm në BE dhe sfida shqiptare”

” Politikat e zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm në BE dhe sfida shqiptare”

Zagreb- 5 prill 2006.Fjalimi i ministrit të MTKRS z. Bujar Leskaj mbajtur në forumin e ministrave të turizmit të Evropës Juglindore, Është një nder i veçantë dhe një kënaqësi për mua të paraqesë përpara jush përpjekjet e Qeverisë Shqiptare për forcimin e lidhjeve me Bashkimin Evropian në fushën e zhvillimit të industrisë së turizmit. Më lejoni t′ju informoj se këto përpjekje tashmë janë institucionalizuar. Ky institucionalizim është i shtrirë në tre drejtime kryesore:Në përputhje me Strategjinë e rinovuar të Lizbonës, qeveria shqiptare përshëndeti startin e ri të ndërmarrë nga Komisioni Evropian në shkurt 2005 për një rritje më të fuqishme e të qëndrueshme, si dhe vende pune me shumë dhe më të mira. Sikurse vetë zevendësPresidenti i KE-se, z. Gynter Ferhojgën e ka përkufizuar në Forumin e katërt të Turizmit Evropian në tetor 2005 në Maltë :”Industria turistike e Evropës është një sektor në bum. Objektivi kryesor i politikës sonë është të përmirësojmë konkurrueshmërinë e industrisë? turistike europiane dhe të krijojmë më shumë vende pune nëpërmjet një rritjeje të qëndrueshme në sektor”. Qeveria shqiptare ka vlerësuar lart përfundimet e këtij Forumi dhe qëndrimin e Komisionit Evropian për krijimin e një Partneriteti të ri më të fuqishëm për Turizmin Evropian. Ajo ka parë oportunitetet e saj, duke iu referuar veçanërisht turizmit kulturor, mjedisor dhe atij rural.Duke marrë parasysh fokusin dhe perspektivën e mësipërme të Komisionit Evropian, si dhe nevojat dhe segmentet e veçanta të tregut, qeveria shqiptare punon për mbështetjen e turizmit të rërës dhe detit krahas promovimit të komponenteve kulturore, mjedisore dhe rurale të tij.?
1. Në Programin e saj për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë 2005-2009, qeveria shqiptare konsideron zhvillimin e një turizmi të qëndrueshem e cilësisht te ri si një nga përparësitë e programit (krahas promovimit të bujqësisë/agroindustrisë dhe ekporteve). Zhvillimi i turizmit cilësisht të ri ne Shqipëri ka të bëjë me promovimin e njeëindustrie turistike që synon shfrytëzimin e avantazheve krahasuese të vendit. Kështu për shembull, nga pikapamja e trashegimisë kulturore, Shqipëria renditet vendi i dytë në Pellgun e Mesdheut(pas Italisë) për densitetin e monumenteve të kulturës. Kemi 1.5 të tillë për çdo kilometër katror. Ndërkohë që turizmi i kulturës, aventurës dhe ekoturizmi janë tregjet me rritjen më të shpejtë tëë turizmit në mbarë botën-15 deri 20 përqind në vit. Ato përfaqësojnë sot më shumë se një të katërtën e tregut botëror të turizmit. Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, ministria e Turizmit e Shqipërisë shpalli Strategjinë e saj Kombëtare p&e′;r zhvillimin e Turizmit Kulturor e Mjedisor dhe një plan konkret zbatimi të Strategjisë. Ky përafrim u ndihmua gjerësisht nga PNUD-i dhe nga ekspertë të nivelit botëror të komisionuar prej tij. Po ashtu, në linjë me orientimet e BE-së për përgatitjen e Axhendës Europiane 21 për Turizmin(kur e perfshire është edhe OBT-), ministria e Turizmit e Shqipërisë ka aprovuar draft projektin e OBT-së dhe PNUD-it për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit shqiptar të bazuar mbi natyrën dhe të atij rural.Ministria e Turizmit e Shqipërisë po synon bashkëpunimin efikas më të gjithë partnerët dhe institucionet donatorë ndërkombëtare të interesuara për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në Shqipëri, sikurse PNUD, Bashkëpunimi Italian, GTZ, SNV, projekti EDEN i financuar nga USAID, etj. Shqipëria po bashkëpunon me ekspertët e OBT-së për të zhvilluar një legjislacion turistik modern, nëpërmjet një projekti për përditësimin e legjislacionit. Edhe pse legjislacioni ynë i përgjithshëm për investimet e huaja është mjaft liberal dhe stimulues, ne kerkojmë të favorizojmë edhe më shumë kompanitë e huaja dhe vendase që do të investojnë në zonat me potencial të lartë turistik, duke u dhënë atyre statusin e Personit Juridik të Stimuluar. Ministria e Turizmit i jep kompanisë së stimuluar mbështetje dhe lehtësira për marrjen e lejes dhe truallit të ndërtimit, si dhe lehtësira për sigurimin e kredive nga bankat ose institutionet e tjera financiare.Ne e dimë që industria turistike kontribuon me 32-60 perqind te GDP-se në pjesën më të madhe të vendeve evropiane të zhvilluara. Mes gjithë aktiviteteve të turizmit, komponenti kulturor është ai që premton me shumë në bashkëveprimin ndërkulturor mes shteteve. Prandaj dhe Shqipëria kërkon ta zhvillojë sa më shumë. Nëse ju vini në Shqipëri, do të vizitoni ansamble të qyteterimeve antike deri tek fortifikimet e Ali Pashës së Janinës. Do të gjeni këtu njerëz mikpritës dhe me dëshirën e mirë për t;ju shoqëruar ju gjatë gjithë thesareve kulturore shqiptare. Mirupafshim në Shqipëri!

“Sfida te rinise shqiptare per te sotmen e te ardhmen”

“Sfida te rinise shqiptare per te sotmen e te ardhmen”

Tirane 8 Dhjetor 2005.
Pjese nga raporti i paraqitur nga Ministri Leskaj ne akivitetin “Sfida te rinise shqiptare per te sotmen e te ardhmen”:
Jam sot ne kete interpelance ne respekt te bindjes sime absolute, se pergjegjesia ndaj rinise dhe ballafaqimi me te jane dhe do te jene prioriteti i punes time si titullar i MTKRS.Nese,ne gdo tribune tjeter te politikes apo mediave pak propaganda nuk do te ishte ndonje mekat i madh, ne kete tribune do te ishte pikerisht mekat, pasi me ata qe i perkasin grupmoshes me te gilter te jetes, kerkohet komunikim i drejtperdrejte, konkret dhe i sinqerte.Ju perbeni pafajesine tone, ndergjegjen tone, se ciles nuk I fshihemi dot. Si qytetar i kesaj republike, si prind, kam konstatuar se pergjate trajektores se tranzicionit shqiptar, ata qe kane paguar koston me te lartejeniju. Por megjithate, ju, me pafajesine dhe deshirat tuaja, me dinamizmin dhe ndonjehere edhe indiferencen tuaj, i keni perguarpolitikes vazhdimisht mesazhe emancipuese. pavaresisht se keto mesazhe jo perhere kane marre pergjigje.Shurdheria ndaj thirrjeve tuaja, ka here qejo rrallehere ne kete vend, ju te ndesheni me shume me veset, se sa me virtytei e atyre qe qeverisin …!Kjo qe edhe aresyeja kryesore qe te gjithe se bashku, pavaresisht bindjeve politike, u heme protagoniste te 3 Korrikut dhe ju garantoj se MTKRS-ja do te vihet ne sherbim te gjithe rinise shqiptare pa dallim bindjeje, sepse kur behet fjale per te rinjte ndasite politike e humbasin kuptimin.
Rruga nga kalon lumturia juaj eshte sigurisht mireqenia ekonomike,?? shkolla, pra libri dhe dija, punesimi dhe pjesemarrja aktive ne proceset integruese qe e konsiderojne Europen si truallin tone te perbashket. Mungesa e vemendjes. e politikave,e vizioneve kane bere te mundurqe kete rruge,vetem ta konceptojme virtualisht dhe ecjen ne te,ta krahasojme me mundimet e Sizifit. I qasem se shkuares jo per t’i shpetuar ndonje pergjegjesie qe lind nga puna jone, perkundrazi, e bej kete sepse duhet te dish ta lokalizosh te keqen per ta goditur, te dallosh gabimin per ta korigjuar”.

Strategjia e Ministrise se Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve

Strategjia e Ministrise se Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve

Tirane me, 09 Dhjetor 2005
Te nderuar veprimtare private turistike,
Te nderuar pjesemarres te tjere ne kete Konference,
Me lejoni te pershendes kete nisme tuajen qe shpresoj dhe uroj te jete dobiprurese per industrine turistike shqiptare. Nga nje vend teresisht i izoluar dhe me turiste te huaj qe numeroheshin me gishterinjte e njeres dore ne muaj me pak se dy dekada me pare, vitin e kaluar kemi pritur me shume se gjysem milioni turiste. Progresi i viteve te fundit ka qene pothuajse gjeometrik. Mundesite tona per te zhvilluar kete industri jane te medha. Kete vit mund te presim me kapacitetet qe kemi edhe 50 mije turiste te huaj me teper, duke i sjelle ekonomise kombetare rreth 50 milione euro me shume dhe kontribuar ne ngritjen graduale te pjeses se turizmit ne produktin e pergjithshem te vendit(GDP-ne) nga 10 ne 15 perqind. Por per kete duhet te bashkepunojme te gjithe: qeveri qendrore, qeveri vendore (bashki, komuna, qarqe, prefektura), agjensi e veprimtare te tjere turistike, biznesi hotelier, biznesi i madh, i mesem e i vogel shqiptar dhe i huaj, struktura te shoqerise civile dhe media. Jam i bindur se kjo konference do ta jape kete mesazh jetesor per bumin ne turizem qe e presim te gjithe te ndodhe. Prandaj edhe Konferenca e pare Kombetare e Biznesit Turistik ne Shqiperi shenon pa dyshim hapjen e nje epoke te re. Ate te bashkepunimit intensiv mes te gjithe veprimtareve turistike per te rritur gamen dhe cilesine e sherbimeve te ketij sektori. Sot kemi 673 hotele turistike te shperndare ne te gjithe vendin, qe ofrojne 17,000 shtreter fjetjeje. Pa dyshim nje rritje me here, ne krahasim me pak vite me pare. Mirepo kjo oferte e forte akomodues duhet te bashkerendoje programet e saj mikpritese, ne menyre qe edhe Shqiperia te lidhet me agjensite e medha nderkombetare te sigurimit te turisteve te huaj, duke mundesuar ardhjen e grupeve relativisht te medha te turisteve. Nga ana tjeter, industria ne rritje turistike tek ne, ka nevoje per nje kuader ligjor dhe ambient favorizues investimi e kryerje aktiviteti. Prandaj me lejoni te rendis mes veprimtareve kryesore turistike edhe vete qeverine shqiptare. Duke ju paraqitur perpjekjet e deritanishme te saj per zhvillimin e nje turizmi te qendrueshem e cilesisht te ri. Keto perpjekje jane perqendruar te tri drejtime kryesore:
1. Zhvillimi i turizmit cilesisht te ri ne Shqiperi ka te beje me promovimin e nje industrie turistike qe synon shfrytezimin e avantazheve krahasuese te vendit. Per t′i shfrytezuar ne kohe dhe si duhet keto perparesi, ne 17 dhjetor 2005, ne bashkepunim te ngushte me PNUD-in, shpallem ne nje tryeze te rrumbulaket me te gjithe aktoret e turizmit Strategjinë e Zhvillimit të Turizmit Kulturor dhe Mjedisor. Është e para strategji që shoqërohet me një plan konkret veprimi, ne te cilin jane parashikuar edhe kostot reale. Synojme te kemi në vëmendje si turizmin në plazh, edhe turizmin kulturor, atë rural e mjedisor njëkohësisht. Veçanerisht mund te sigurojme avantazh e te jemi konkurrues ne Mesdhe e Ballkan me turizmin kulturor dhe mjedisor shqiptar. Kjo pse keto sektore turizmi, se bashku me ate te aventures perfaqesojne tregjet me rritjen më të shpejtë të turizmit në mbarë botën-15 deri 20 përqind në vit. Ato zene sot më shumë se një të katërtën e tregut botëror të turizmit. Vizioni ynë për të ardhmen e afërt është që turizmi kulturor dhe ekoturizmi te përbëjnë pjesë të rëndësishme të produktit turistik të Shqipërisë dhe te jenë elementë të sukseshëm të ekonomisë kombëtare. Nga ana tjetër, ekoturizmi është një alternativë reale për përmirësimin e të ardhurave në komunitetet rurale.Ne zbatim te Strategjise se shpallur ne dhjetor 2005 dhe si vijim i takimit që në shtator 2005 kryeministri Berisha zhvilloi në Nju Jork me Administratorin e Përgjithshëm të PNUD-it, z. Qemal Dervish, ne prill te ketij viti nenshkruam me PNUD-in nje kontrate afatgjate me vlere rreth 3.5 milione dollare per mbeshtetjen e turizmit kulturor dhe mjedisor ne Shqiperi. Keto para do te shkojne per forcimin e kapaciteteve njerëzore ne industrine turistike, nëpërmjet trajnimeve në vendin e punës për veprimtarët turistike dhe zbatimit te Programit te Çertifikimit e të Trajnimit të Guidës Kombëtare. Marreveshja me PNUD parashikon edhe kalibrimin e aktivitetit turistik shqiptar me standartet ndërkombëtare, si dhe programin e ngritjes së cilësisë kombëtare në shërbimet turistike. Do të përmirësohet sistemi i klasifikimit me “yje” në parametra të pranuar nga standartet ndërkombëtare(p.sh. hotel me tre apo katër yje) në ambientet akomoduese të turistëve. Do të shtrihet Çertifikata “Blue Flag(Flamuri Blu”) tek plazhet e bregdetit dhe të liqeneve tona, në lidhje me pastërtinë dhe cilësine e tyre. Do të aplikohet standarti “Green Globe 21(Globi i Gjelbërt 21)” për aktivitetet mbështetëse të turizmit, si dhe mjaft standarte të BE-së për transportin, bujqësinë organike dhe sigurimin ushqimor. Bashkepunimi me PNUD-in përfshin gjithashtu praninë e një shërbimi në internet t′ml; klasit botëror dhe efekti per Shqipërinë. Ky shërbim do të ketë informacione më të detajuara mbi itineraret turistike në vendin tonë dhe kontakte me kompani turizmi të liçencuara dhe me websitet e tyre. Po ashtu, në program eshte menduar nje projekt për të ngritur imazhin e vendit në sytë e të huajve në tërësi, por edhe të kompanive dhe agjensive ndërkombëtare që orientojnë pushimet e turistëve në mbarë botën, në veçanti. Nëpërmjet marreveshjes me PNUD-in do të nxisim turizmin e bazuar në komunitetet, nje program ky me vlerë mbi 550 mijë dollarë.
Por nxitja e turizmit nuk vjen vetem nga bashkepunimi me PNUD. Para tri ditesh isha ne Fier ne diten e lansimit te sezonit te ri turistik per kete rajon. Ne kete qark bashkia e Fierit dhe dega e Policise se trafikut kishin hartuar, ne bashkepunim me organizaten hollandeze SNV, nje projekt interesant. Ate te sinjalistikes turistike per te gjithe qarkun. Duke shfrytezuar sinjalistiken italiane, e cila eshte ne perputhje me standartet e BE-se per kete kategori sherbimi turistik. Ky projekt eshte ne pritje te nje donacioni te vogel(rreth 20 mije euro) per te prodhuar tabelat. Shume shpejt me mini projekte te tilla do te mund te pajisim me sinjalistiken e duhur rrethet me potencial me te larte turistik, per te ardhur gradualisht ne nje program te unifikuar te sinjalistikes turistike kombetare, ne perputhje te plote me ate te vendeve te Bashkimit Evropian. Eshte nje hap i vogel, por konkret ne fushen e infrastruktures se nevojshme turistike.???
?Rritjes se cilesise se sherbimeve turistike do t′i sherbeje edhe paraqitja sot e Kodit Global të Etikës të Organizatës Botërore të Turizmit(OBT) ne kete Konference. Ne si ministri e kemi perkthyer Kodin ne shqip dhe kemi pergatitur Memorandumin per Zbatimin e tij, per ta nenshkruar ketu me te gjitha shoqatat perfaqesuese te agjensive turistike dhe strukturave te tjera akomoduese te turisteve, si dhe me operatoret e tjere turistike te vendit. Ky kod sjelljeje dhe profesionalizmi i njohur kudo në botë(zbatohet ne me shume se 70 vende anetare te OBT-se) do të jetë pikë referimi dhe pasqyrë e shërbimit turistik edhe në Shqipëri. Ai pa dyshim do te ndihmoje te terheqim turistin cilesor dhe elitar ne Shqiperi. Kodi perfshin nende nene, te cilat theksojne “rregullat e lojes” per destinacionet turistike, per qeverite, per tour-operatoret, per agjentet turistike, per punonjesit qe kryejne sherbimet turistike dhe per vete udhetuesit turista. Neni i dhjete trajton rregullimin e ankesave dhe verejtjeve nepermjet Komitetit Boteror mbi Etiken ne Turizem. Kodi do te sherbeje edhe ne Shqiperi per te minimizuar impaktin negativ te turizmit mbi ambientin, duke maksimizuar perfitimet e vendit prites te turisteve, pra Shqiperise. Ai e sheh industrine turistike si perdoruese te trashegimise kulturore dhe kontribuese te ruajtjes e permiresimit te saj. Kodi mbron edhe turizmin social, ne menyre qe kategorite me te pambrojtura te popullsise te perfitojne nga sherbimet turistike. Ai eshte perkrahesi me i vendosur i lirise se plote te levizjes se turisteve, duke e sanksionuar kete te drejte ne nenin 8-te te tij. Por Kodi Global i Etikes ne Turizem ka nevoje per shume pune e organizim qe te zbatohet si duhet. Per kete angazhimi i ministrise se Turizmit do te jete i plote, duke filluar nga mua personalisht deri tek nepunesi me i thjeshte i ketij dikasteri. Ne do te kerkojme koordinim dhe ndihme nga komuniteti nderkombetar donator, me te cilin kemi lidhur kontrata pune afatgjata, si me PNUD, me USAID nepermjet programit “EDEN”, me SNV, me Korpusin e Vullnetareve te Paqes dhe po punojme te permbyllim kontrata mbeshtetjeje afatgjate me GTZ dhe Bashkepunimin Italian.Me ministrine Brendshme po punojme per liberalizimin e plote te rregjimit te vizave per turistet nga vendet e Azise Juglindore, nga Rusia dhe Evropa Lindore, te cilet jane ne rritje te konsiderueshme si numer.Me Ministrine e Jashtme do te diskutojme shume shpejt plane konkrete per pajisjen e personelit sherbyes te ambasadave tona ne vendet me potencial me te larte te sjelljes se turisteve ne Shqiperi, me paketen e ofertave turistike shqiptare. Jo vetem me materiale informative te pergjithshme per atraksionet shqiptare, por edhe me kontaktet e ofertat konkrete nga ana e veprimtareve kryesore private turistike ne Shqiperi.
Nje program dhe oferte e mire turistike eshte e manget pa informacionin baze turistik per terheqjet turistike te vendit. Nderkohe qe njohja e potencialeve turistike te vendit mungon mes shoqerive e agjensive turistike nderkombetare qe pergatisin turet e programet turistike. Po a′u dhe mes vete “popullit” te turisteve nderkombetare. Nje mjet i drejtperdrejte dhe efikas ngelen gjithnje guidat(librat udherrefyes) turistike. Ne synojme qe çdo qytet i Shqiperise te kete brenda muajit qershor te ketij viti guiden e vet turistike. Ne fund te ketij muaji mendohet po ashtu te jete gati nje guide e pergjithshme turistike per Shqiperine. Ndersa brenda qershorit 2006 nje guide dhe harte e plote e monumenteve shqiptare te kultures. Po pergatitet po ashtu nje album “Shqiperia nga ajri”, si dhe nje ekspozite me te njejtin emer qe do te udhetoje ne qytete te vendit, ne Kosove, Maqedoni e shtete te tjera te Ballkanit apo dhe me tej.
Po punojme te rrisim cilesine e pranise sone ne panairet e takimet nderkombetare per turizmin. Rritjen e cilesise nuk e shikojme vetem tek ndihma dhe asistenca profesionale e dhene nga struktura keshuilluese e donatore, si programi “EDEN” i USAID-it. Ne mendojme se cilesia me e arrire e stendave tona do te jete kur vete biznesi privat turistik do te mund te prezantohet i plote me ofertat e tij me serioze. Per kete do te bashkepunojme intensivisht me shoqatat kryesore te operatoreve turistike. Po ne bashkepunim me ta do te synojme per kete vit te organizojme Panairin e pare Nderkombetar Turistik te Tiranes. Ne linjen e shkembimit te informacionit dhe njohjes se programeve dhe ofertave tona turistike eshte edhe organizimi ne Shqiperi i Simpoziumit Nderkombetar me Veprimtaret Turistike(po brenda qershorit 2006) me mbeshtetjen e eksperteve nga UNESCO.
2. Ministria e Turizmit po bën të gjitha përpjekjet për të rritur nivelin e marrëdhënieve me OBT-ne dhe ne pergjithesi me gjithe komunitetin donator nderkombetar, ne funksion te marrjes se ndihmes sa me cilesore e intensive per zhvillimin e nje kuadri ligjor favorizues per investimet dhe berjen e biznesit ne turizem. OBT eshte FMN-ja e industrise turistike mbareboterore. Ajo mund të vendosë në dispozicion fonde dhe projekte me shumë vlerë për Shqiperine. Tani ne kemi nje projekt te perbashket me OBT-ne dhe Organizaten Hollandeze per Zhvillim per perditesimin e legjislacionit turistik dhe krijimin e nje pakete te re ligjore per turizmin. Aty duam te fusim shume ide dhe propozime te vete biznesit turistik per lehtesira fiskale per investimet ne turizem dhe aktivitetin turistik(te tilla si perjashtimi nga tatimi mbi Fitimin i investimeve, heqja e TVSH-se per paketat e programet turistike-nje mase qe e ka ndermarre me shume sukses vendi yne fqinj, Kroacia, e cila ka katerfishuar numrin e turisteve brenda nje periudhe prej pese vjetesh, etj.). Po gjejme mirekuptim dhe mbeshtetje nga ministrite e tjera te linjes, si ministria e Financave, ajo e Rregullimit te Territorit dhe Transportit, ministria e Brendshme, etj. Përvoja dhe profesionalizmi i ekspertëve të OBT-se pa dyshim do të jenë shumë dobiprurës për hapat tanë të mëtejshëm ligjore në zhvillimin e turizmit.
3. Me lejoni gjithashtu t′ju informoj se po punojme intensivisht per te ingranuar zhvillimin e turizmit shqiptar sipas parametrave, standarteve dhe frymes se strategjise se zhvillimit te turizmit te Bashkimit Evropian. Ne perputhje me Strategjine e rinovuar te Lizbones, qeveria shqiptare pershendeti startin e ri te ndermarre nga Komisioni Evropian ne shkurt 2005 per nje rritje me te fuqishme e te qendrueshme, si dhe vende pune me shume dhe me cilesore ne kete sektor. Sikurse vete zevendesPresidenti i KE-se, z. Gynter Ferhojgën e ka perkufizuar ne Forumin e katert te Turizmit Evropian ne tetor 2005 ne Malte :”Industria turistike e Evropes eshte nje sektor ne bum. Objektivi kryesor i politikes sone eshte te permiresojme konkurrueshmerine e industrise turistike europiane dhe te krijojme me shume vende pune nepermjet nje rritjeje te qendrueshme ne sektor”. MTKRS ka vleresuar lart perfundimet e ketij Forumi dhe qendrimin e Komisionit Evropian per krijimin e nje Partneriteti te ri me te fuqishem per Turizmin Evropian. Ajo ka pare qarte mundesite e saj, duke iu referuar veçanerisht turizmit kulturor, mjedisor dhe atij rural. Po ashtu, ne linje me orientimet e BE-se per pergatitjen e Axhendes Europiane 21 per Turizmin(kur e perfshire eshte edhe kontributi i OBT-se), ne kemi aprovuar draft projektin e OBT-se dhe PNUD-it per zhvillimin e qendrueshem te turizmit shqiptar te bazuar mbi natyren dhe te atij rural. Po ashtu, ne linje me permiresimet e propozuara te legjislacionit ne Forumin e Turizmit Europian ne Malte ne tetor 2005(workshopi “Mbi permiresimin ligjor ne çeshtjet e turizmit”), ne po bashkepunojme me ekspertet e OBT-se per te zhvilluar nje legjislacion turistik modern, nepermjet projektit per perditesimin e legjislacionit qe permenda me siper. Edhe pse legjislacioni yne i pergjithshem per investimet e huaja eshte mjaft liberal dhe stimulues, ne kerkojme te favorizojme edhe me shume kompanite e huaja dhe vendase qe do te investojne ne zonat me potencial te larte turistik, duke u dhene atyre statusin e Personit Juridik te Stimuluar. Ministria jone i jep kompanise se stimuluar mbeshtetje dhe lehtesira per marrjen e lejes dhe truallit te ndertimit, si dhe lehtesira per sigurimin e kredive nga bankat ose institutionet e tjera financiare. Duke perfunduar, i uroj konferences dhe perfaqesuesve kryesore te biznesit privat turistik pune te mbare dhe pergatitjen e nje plani ambicioz veprimesh e perpjekjesh deri ne mbajtjen e konferences se ardhshme kombetare vitin qe vjen. Pse pa dyshim ky aktivitet ia vlen te institucionalizohet dhe te behet nje tribune e marrjes se mendimit sa me profesional te veprimtareve private turistike, ne dobi te nje turizmi cilesor e konkurrues tek ne.
?Ju faleminderit!

Strategjia e Turizmit pikenisja e suksesit.

Strategjia e Turizmit pikenisja e suksesit.

Tirane me, 10 Tetor 2005.

FJALA E MINISTRIT Z. BUJAR LESKAJ NE PREZANTIMIN E STRATEGJISE SE ZHVILLIMIT TE TURIZMIT.
Kam kenaqesine te ju shpreh falenderimet per pjesemarrjen ne prezantimin nga ana e Ministrise se Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve te Strategjise dhe Planit te Veprimit per Zhvillimin e Turizmit Kulturor dhe Mjedisor.Kjo strategji dhe ky plan eshte perpunuar ne kuadrin e perparesive qeverise ndaj turizmit, vecanerisht atij kulturor dhe mjedisor. Krahas kthimit te industrise turistike ne element thelbesor te PBB-se keto forma te turizmit kane nje impakt negativ minimal ndaj mjedisit dhe efekte maksimale ne drejtim te plazmimit te kujteses historike si garanci e identitetit kolektiv te Kombit Shqiptar duke qene deshmitare autentike të renditjes se Shqiperise ne radhet e pese popujve kultureformues te antikitetit.
E bashkerenduar me efektin psikologjik qe sjell perkujdesja ndaj monumenteve kjo kthehet ne nje faktor te rendesishem per integrimin e Shqiperise si nje popull me kulture te lashte qe e respekton dhe e ruan kete kulture ne Bashkimin Evropian.Nie perparesi e tille perputhet mire me linjat kryesore kulturale dheekonomike te BE-se te pervijuara kete vit ne Lisbone: “Ne mijevjeçarin e ri prioritet i padiskutueshem i Bashkesise Evropiane eshte edukimi nepermjet kultures… cka eshte e paarritshme pa u mbeshtetur ne trashegeimine kulturore evropiane… ne sitet, monumentet, dhe veprat e artit… Kjo trashegimi paraqet nje pasuri te jashtezakonshme me objekivat social- ekonomike nepermjet se ciles mund te korren te ardhura
tejet te rendesishme si ne nivel mikro ashtu edhe ne nivel makro…
Turizmi kulturor eshte veprimtaria me premtuese e bashkepunimit nderkultural.Nje politike e tille perputhet mire me strategjine e re te turizmit e Cila, sipas specialisteve, “ka hyre ne fazen e tijte trete, karakteristike se ciles eshte perzgjedhja… Trend mbizoterues i kesaj faze eshte turizmi kulturori cili per vitet e ardhshem parashikohet te kete rritme zhvillimi rreth 10 here me te larta se turizmi tradicional, ai i reres”
Si i tille jo vetem ne strategjine e re qeveritare por edhe ne mbare boten konteksti socio- ekonomik i turizmit ka ndryshuar ne menyre dramatike. Presioni per ristrukturimin substancial te ketij aktiviteti, qe nga konfigurimi organizativ deri tek zgjidhjet teknologjike te marketimit eshte ne rritje galopante”. Si i tille menaxhimi i trashegimise kulturale evropiane ne Evrope po ritrajtohet ethshem dhe thelbesisht edhe ne vendet me turizem tradicional kultural. Rrjedhimisht nese vendi yne ka nje prapambetje ne infrastrukturen turistike klasike, kjo prapambetje paraqitet mjaft me e zbutur ne fushat e turizmit kulturor dhe mjedisor.Struktura qeveritare se ciles i perket venia ne jete e perparesise programatike te qeverise ndaj turizmit kultural eshte Ministria e Tur?izmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve. Kjo ministri eshte pikerisht çernjera, nyja nderlidhese, e cila bashkon industrine turistike me vlerat e kultures materiale (qytete muze, ansamble ar-kitektonike, site arkeologjike, monumente dhe vepra te veganta arti, muze) dhe njekohesisht katalizatori me i pershtatshem per koordinimin dhe shfrytezimin e vlerave te tjera nga mjedisoret tek agroturizmi.Trashegimia kulturale e vendit tone i ofron vizitorit potencial nje pasuri me vlera te vecanta, pjese e qenesishme e visarit te kultures boterore, se pari ne cilesi dhe me tej ne sasi. Pervec Italise dhe Greqise asnje vend tjeter nuk e arrin dendesine nje monument brenda nje rrezeje 1.5 km
“Eshte fantastik dhe i paperseritshem rijetimi i qyteteve qe vine drejt e nga mesjeta” shkruan media argjentinase. “Djepi i qyteterimit boteror ne helenizmin e mesem duhet kerkuar ne Shqiperi dhe Epir” konstaton media gjer-mane duke u mbeshtetur ne faktin se ne klimaksin e arkitektures helenistike shteti me me potence kulturale i botes antike ishte shteti i Pirros te Epirit.Por ndersa monumentet ne vendet e turizmit tradicional jane mjaft te konsumuara pervizitorin me pasoje humbjen e kuriozitetit, monu?mentet shqiptare jane krejt te panjohur dhe te fresket per te. Jashte gdo dyshimi qe me nje menaxhim te shkathet keto vlera i sigurojne Shqiperise nje atraktivitet te shkalles superiore. Sipas operatoreve turistike “Shqiperia nese arrin te plotesoje standardet optimale,2-3 vitet e para e rrit numrin e turisteve ne progresion gjeometrik duke ju afruar kuotave te Bregdetit Dalmat dhe Greqise Veriore (Epirit) dhe ne 5 vitet ne vazhdim ne progresion aritmetik duke iu afruar kuotave te r-evetradicionale”. Kthimi ne perparesi i turizmit kulturor ka si kondite “sine qua non” krijimin e itinerareve turistike, paraqitjen dinjitoze te siteve dhe monumenteve pergjate ketyre itinerareve dhe propagandimin
profesional. Keto kerkojne struktura te bashkerenduara profesionale synim i te cilave do te jete venia ne jete e politikes everitare per kthimin e turizmit kultural dhe mjedisor ne ele?ment paresorekonomik.Synimi kryesor i Planit te Veprimit per Zhvillimin e Turizmit Kulturor dhe Mjedisor te hartuar nga ministria te cilen une kam nderin te drejtoj e bashkepunim me eksperte te fushes te Programit per Zhvillim te Kombeve te Bashkuara (UNDP) eshte te rrise cilesine e jeteses, perkatesisht mireqenien e shqiptareve sipas binomit me shume turiste do te thote me shume zhvillim dhe te ardhura per qytetaret tane.Zhvillimi i turizmit do matet ne nje periudhe afatshkurter, afatmesme dhe afategjate lidhur me aftesine e tij per te permiresuar mireqenien. Sii tille ai eshte pjese e strategjise se vendit per arritjen e prioriteteve te zhvillimit.

Fjala ne konferencen “Turizmi Prioritet dhe Sfide”

Fjala ne konferencen “Turizmi Prioritet dhe Sfide”

Fier me, 19 Dhjetor 2005
Strategjia e Ministrise se Turizmit, Kultures,Rinise dhe Sporteve per promovimin
e industrise turistike ne vend
Te nderuar veprimtar′rivate turistike,
Te nderuar pjesemarres te tjere ne kete Konference,
Me lejoni te pershendes kete nisme tuajen qe shpresoj dhe uroj te jete dobiprurese per industrine turistike shqiptare. Nga nje vend teresisht i izoluar dhe me turiste te huaj qe numeroheshin me gishterinjte e njeres dore ne muaj me pak se dy dekada me pare, vitin e kaluar kemi pritur me shume se gjysem milioni turiste. Progresi i viteve te fundit ka qene pothuajse gjeometrik. Mundesite tona per te zhvilluar kete industri jane te medha. Kete vit mund te presim me kapacitetet qe kemi edhe 50 mije turiste te huaj me teper, duke i sjelle ekonomise kombetare rreth 50 milione euro me shume dhe kontribuar ne ngritjen graduale te pjeses se turizmit ne produktin e pergjithshem te vendit(GDP-ne) nga 10 ne 15 perqind. Por per kete duhet te bashkepunojme te gjithe: qeveri qendrore, qeveri vendore (bashki, komuna, qarqe, prefektura), agjensi e veprimtare te tjere turistike, biznesi hotelier, biznesi i madh, i mesem e i vogel shqiptar dhe i huaj, struktura te shoqerise civile dhe media. Jam i bindur se kjo konference do ta jape kete mesazh jetesor per bumin ne turizem qe e presim te gjithe te ndodhe. Prandaj edhe Konferenca e pare Kombetare e Biznesit Turistik ne Shqiperi shenon pa dyshim hapjen e nje epoke te re. Ate te bashkepunimit intensiv mes te gjithe veprimtareve turistike per te rritur gamen dhe cilesine e sherbimeve te ketij sektori. Sot kemi 673 hotele turistike te shperndare ne te gjithe vendin, qe ofrojne 17,000 shtreter fjetjeje. Pa dyshim nje rritje me here, ne krahasim me pak vite me pare. Mirepo kjo oferte e forte akomodues duhet te bashkerendoje programet e saj mikpritese, ne menyre qe edhe Shqiperia te lidhet me agjensite e medha nderkombetare te sigurimit te turisteve te huaj, duke mundesuar ardhjen e grupeve relativisht te medha te turisteve. Nga ana tjeter, industria ne rritje turistike tek ne, ka nevoje per nje kuader ligjor dhe ambient favorizues investimi e kryerje aktiviteti. Prandaj me lejoni te rendis mes veprimtareve kryesore turistike edhe vete qeverine shqiptare. Duke ju paraqitur perpjekjet e deritanishme te saj per zhvillimin e nje turizmi te qendrueshem e cilesisht te ri. Keto perpjekje jane perqendruar te tri drejtime kryesore:
1. Zhvillimi i turizmit cilesisht te ri ne Shqiperi ka te beje me promovimin e nje industrie turistike qe synon shfrytezimin e avantazheve krahasuese te vendit. Per t′i shfrytezuar ne kohe dhe si duhet keto perparesi, ne 17 dhjetor 2005, ne bashkepunim te ngushte me PNUD-in, shpallem ne nje tryeze te rrumbulaket me te gjithe aktoret e turizmit Strategjinë e Zhvillimit të Turizmit Kulturor dhe Mjedisor. Është e para strategji që shoqërohet me një plan konkret veprimi, ne te cilin jane parashikuar edhe kostot reale. Synojme te kemi në vëmendje si turizmin në plazh, edhe turizmin kulturor, atë rural e mjedisor njëkohësisht. Veçanerisht mund te sigurojme avantazh e te jemi konkurrues ne Mesdhe e Ballkan me turizmin kulturor dhe mjedisor shqiptar. Kjo pse keto sektore turizmi, se bashku me ate te aventures perfaqesojne tregjet me rritjen më të shpejtë të turizmit në mbarë botën-15 deri 20 përqind në vit. Ato zene sot më shumë se një të katërtën e tregut botëror të turizmit. Vizioni ynë për të ardhmen e afërt është që turizmi kulturor dhe ekoturizmi te përbëjnë pjesë të rëndësishme të produktit turistik të Shqipërisë dhe te jenë elementë të sukseshëm të ekonomisë kombëtare. Nga ana tjetër, ekoturizmi është një alternativë reale për përmirësimin e të ardhurave në komunitetet rurale.
Ne zbatim te Strategjise se shpallur ne dhjetor 2005 dhe si vijim i takimit që në shtator 2005 kryeministri Berisha zhvilloi në Nju Jork me Administratorin e Përgjithshëm të PNUD-it, z. Qemal Dervish, ne prill te ketij viti nenshkruam me PNUD-in nje kontrate afatgjate me vlere rreth 3.5 milione dollare per mbeshtetjen e turizmit kulturor dhe mjedisor ne Shqiperi. Keto para do te shkojne per forcimin e kapaciteteve njerëzore ne industrine turistike, nëpërmjet trajnimeve në vendin e punës për veprimtarët turistike dhe zbatimit te Programit te Çertifikimit e të Trajnimit të Guidës Kombëtare. Marreveshja me PNUD parashikon edhe kalibrimin e aktivitetit turistik shqiptar me standartet ndërkombëtare, si dhe programin e ngritjes së cilësisë kombëtare në shërbimet turistike. Do të përmirësohet sistemi i klasifikimit me “yje” në parametra të pranuar nga standartet ndërkombëtare(p.sh. hotel me tre apo katër yje) në ambientet akomoduese të turistëve. Do të shtrihet Çertifikata “Blue Flag(Flamuri Blu”) tek plazhet e bregdetit dhe të liqeneve tona, në lidhje me pastërtinë dhe cilësine e tyre. Do të aplikohet standarti “Green Globe 21(Globi i Gjelbërt 21)” për aktivitetet mbështetëse të turizmit, si dhe mjaft standarte të BE-së për transportin, bujqësinë organike dhe sigurimin ushqimor. Bashkepunimi me PNUD-in përfshin gjithashtu praninë e një shërbimi në in′net të klasit botëror dhe efektiv për Shqipërinë. Ky shërbim do të ketë informacione më të detajuara mbi itineraret turistike në vendin tonë dhe kontakte me kompani turizmi të liçencuara dhe me websitet e tyre. Po ashtu, në program eshte menduar nje projekt për të ngritur imazhin e vendit në sytë e të huajve në tërësi, por edhe të kompanive dhe agjensive ndërkombëtare që orientojnë pushimet e turistëve në mbarë botën, në veçanti. Nëpërmjet marreveshjes me PNUD-in do të nxisim turizmin e bazuar në komunitetet, nje program ky me vlerë mbi 550 mijë dollarë. Por nxitja e turizmit nuk vjen vetem nga bashkepunimi me PNUD. Para tri ditesh isha ne Fier ne diten e lansimit te sezonit te ri turistik per kete rajon. Ne kete qark bashkia e Fierit dhe dega e Policise se trafikut kishin hartuar, ne bashkepunim me organizaten hollandeze SNV, nje projekt interesant. Ate te sinjalistikes turistike per te gjithe qarkun. Duke shfrytezuar sinjalistiken italiane, e cila eshte ne perputhje me standartet e BE-se per kete kategori sherbimi turistik. Ky projekt eshte ne pritje te nje donacioni te vogel(rreth 20 mije euro) per te prodhuar tabelat. Shume shpejt me mini projekte te tilla do te mund te pajisim me sinjalistiken e duhur rrethet me potencial me te larte turistik, per te ardhur gradualisht ne nje program te unifikuar te sinjalistikes turistike kombetare, ne perputhje te plote me ate te vendeve te Bashkimit Evropian. Eshte nje hap i vogel, por konkret ne fushen e infrastruktures se nevojshme turistike.? Rritjes se cilesise se sherbimeve turistike do t′i sherbeje edhe paraqitja sot e Kodit Global të Etikës të Organizatës Botërore të Turizmit(OBT) ne kete Konference. Ne si ministri e kemi perkthyer Kodin ne shqip dhe kemi pergatitur Memorandumin per Zbatimin e tij, per ta nenshkruar ketu me te gjitha shoqatat perfaqesuese te agjensive turistike dhe strukturave te tjera akomoduese te turisteve, si dhe me operatoret e tjere turistike te vendit. Ky kod sjelljeje dhe profesionalizmi i njohur kudo në botë(zbatohet ne me shume se 70 vende anetare te OBT-se) do të jetë pikë referimi dhe pasqyrë e shërbimit turistik edhe në Shqipëri. Ai pa dyshim do te ndihmoje te terheqim turistin cilesor dhe elitar ne Shqiperi. Kodi perfshin nende nene, te cilat theksojne “rregullat e lojes” per destinacionet turistike, per qeverite, per tour-operatoret, per agjentet turistike, per punonjesit qe kryejne sherbimet turistike dhe per vete udhetuesit turista. Neni i dhjete trajton rregullimin e ankesave dhe verejtjeve nepermjet Komitetit Boteror mbi Etiken ne Turizem. Kodi do te sherbeje edhe ne Shqiperi per te minimizuar impaktin negativ te turizmit mbi ambientin, duke maksimizuar perfitimet e vendit prites te turisteve, pra Shqiperise. Ai e sheh industrine turistike si perdoruese te trashegimise kulturore dhe kontribuese te ruajtjes e permiresimit te saj. Kodi mbron edhe turizmin social, ne menyre qe kategorite me te pambrojtura te popullsise te perfitojne nga sherbimet turistike. Ai eshte perkrahesi me i vendosur i lirise se plote te levizjes se turisteve, duke e sanksionuar kete te drejte ne nenin 8-te te tij. Por Kodi Global i Etikes ne Turizem ka nevoje per shume pune e organizim qe te zbatohet si duhet. Per kete angazhimi i ministrise se Turizmit do te jete i plote, duke filluar nga mua personalisht deri tek nepunesi me i thjeshte i ketij dikasteri. Ne do te kerkojme koordinim dhe ndihme nga komuniteti nderkombetar donator, me te cilin kemi lidhur kontrata pune afatgjata, si me PNUD, me USAID nepermjet programit “EDEN”, me SNV, me Korpusin e Vullnetareve te Paqes dhe po punojme te permbyllim kontrata mbeshtetjeje afatgjate me GTZ dhe Bashkepunimin Italian. Me ministrine Brendshme po punojme per liberalizimin e plote te rregjimit te vizave per turistet nga vendet e Azise Juglindore, nga Rusia dhe Evropa Lindore, te cilet jane ne rritje te konsiderueshme si numer. Me Ministrine e Jashtme do te diskutojme shume shpejt plane konkrete per pajisjen e personelit sherbyes te ambasadave tona ne vendet me potencial me te larte te sjelljes se turisteve ne Shqiperi, me paketen e ofertave turistike shqiptare. Jo vetem me materiale informative te pergjithshme per atraksionet shqiptare, por edhe me kontaktet e ofertat konkrete nga ana e veprimtareve kryesore private turistike ne Shqiperi.
?Nje program dhe oferte e mire turistike eshte e manget pa informacionin baze turistik per terheqjet turistike te vendit. Nderkohe qe njohja e potencialeve turistike te vendit mungon mes shoqerive e agjensive turistike nderkombetare qe pergatisin turet e programet turistike. ′ashtu dhe mes vete “popullit” te turisteve nderkombetare. Nje mjet i drejtperdrejte dhe efikas ngelen gjithnje guidat(librat udherrefyes) turistike. Ne synojme qe çdo qytet i Shqiperise te kete brenda muajit qershor te ketij viti guiden e vet turistike. Ne fund te ketij muaji mendohet po ashtu te jete gati nje guide e pergjithshme turistike per Shqiperine. Ndersa brenda qershorit 2006 nje guide dhe harte e plote e monumenteve shqiptare te kultures. Po pergatitet po ashtu nje album “Shqiperia nga ajri”, si dhe nje ekspozite me te njejtin emer qe do te udhetoje ne qytete te vendit, ne Kosove, Maqedoni e shtete te tjera te Ballkanit apo dhe me tej.
Po punojme te rrisim cilesine e pranise sone ne panairet e takimet nderkombetare per turizmin. Rritjen e cilesise nuk e shikojme vetem tek ndihma dhe asistenca profesionale e dhene nga struktura keshuilluese e donatore, si programi “EDEN” i USAID-it. Ne mendojme se cilesia me e arrire e stendave tona do te jete kur vete biznesi privat turistik do te mund te prezantohet i plote me ofertat e tij me serioze. Per kete do te bashkepunojme intensivisht me shoqatat kryesore te operatoreve turistike. Po ne bashkepunim me ta do te synojme per kete vit te organizojme Panairin e pare Nderkombetar Turistik te Tiranes. Ne linjen e shkembimit te informacionit dhe njohjes se programeve dhe ofertave tona turistike eshte edhe organizimi ne Shqiperi i Simpoziumit Nderkombetar me Veprimtaret Turistike(po brenda qershorit 2006) me mbeshtetjen e eksperteve nga UNESCO.
2. Ministria e Turizmit po bën të gjitha përpjekjet për të rritur nivelin e marrëdhënieve me OBT-ne dhe ne pergjithesi me gjithe komunitetin donator nderkombetar, ne funksion te marrjes se ndihmes sa me cilesore e intensive per zhvillimin e nje kuadri ligjor favorizues per investimet dhe berjen e biznesit ne turizem. OBT eshte FMN-ja e industrise turistike mbareboterore. Ajo mund të vendosë në dispozicion fonde dhe projekte me shumë vlerë për Shqiperine. Tani ne kemi nje projekt te perbashket me OBT-ne dhe Organizaten Hollandeze per Zhvillim per perditesimin e legjislacionit turistik dhe krijimin e nje pakete te re ligjore per turizmin. Aty duam te fusim shume ide dhe propozime te vete biznesit turistik per lehtesira fiskale per investimet ne turizem dhe aktivitetin turistik(te tilla si perjashtimi nga tatimi mbi Fitimin i investimeve, heqja e TVSH-se per paketat e programet turistike-nje mase qe e ka ndermarre me shume sukses vendi yne fqinj, Kroacia, e cila ka katerfishuar numrin e turisteve brenda nje periudhe prej pese vjetesh, etj.). Po gjejme mirekuptim dhe mbeshtetje nga ministrite e tjera te linjes, si ministria e Financave, ajo e Rregullimit te Territorit dhe Transportit, ministria e Brendshme, etj. Përvoja dhe profesionalizmi i ekspertëve të OBT-se pa dyshim do të jenë shumë dobiprurës për hapat tanë të mëtejshëm ligjore në zhvillimin e turizmit.
3. Me lejoni gjithashtu t′ju informoj se po punojme intensivisht per te ingranuar zhvillimin e turizmit shqiptar sipas parametrave, standarteve dhe frymes se strategjise se zhvillimit te turizmit te Bashkimit Evropian. Ne perputhje me Strategjine e rinovuar te Lizbones, qeveria shqiptare pershendeti startin e ri te ndermarre nga Komisioni Evropian ne shkurt 2005 per nje rritje me te fuqishme e te qendrueshme, si dhe vende pune me shume dhe me cilesore ne kete sektor. Sikurse vete zevendesPresidenti i KE-se, z. Gynter Ferhojgën e ka perkufizuar ne Forumin e katert te Turizmit Evropian ne tetor 2005 ne Malte :”Industria turistike e Evropes eshte nje sektor ne bum. Objektivi kryesor i politikes sone eshte te permiresojme konkurrueshmerine e industrise turistike europiane dhe te krijojme me shume vende pune nepermjet nje rritjeje te qendrueshme ne sektor”. MTKRS ka vleresuar lart perfundimet e ketij Forumi dhe qendrimin e Komisionit Evropian per krijimin e nje Partneriteti te ri me te fuqishem per Turizmin Evropian. Ajo ka pare qarte mundesite e saj, duke iu referuar veçanerisht turizmit kulturor, mjedisor dhe atij rural. Po ashtu, ne linje me orientimet e BE-se per pergatitjen e Axhendes Europiane 21 per Turizmin(kur e perfshire eshte edhe kontributi i OBT-se), ne kemi aprovuar draft projektin e OBT-se dhe PNUD-it per zhvillimin e qendrueshem te turizmit shqiptar te bazuar mbi natyren dhe te atij rural. Po ashtu, ne linje me permiresimet e propozuara te legjislacionit ne Forumin e Turizmit Europian ne Malte ne tetor 2005(workshopi “Mbi permiresimin ligjor ne çeshtjet e turizmit”), ne po bashkepunojme me ekspertet e OBT-se per te zhvilluar nje legjislacion turistik modern, nepermjet projektit per perditesimin e legjislacionit qe permenda me siper. Edhe pse legjislacioni yne i pergjithshem per investimet e huaja eshte mjaft liberal dhe stimulues, ne kerkojme te favorizojme edhe me shume kompanite e huaja dhe vendase qe do te investojne ne zonat me potencial te larte turistik, duke u dhene atyre statusin e Personit Juridik te Stimuluar. Ministria jone i jep kompanise se stimuluar mbeshtetje dhe lehtesira per marrjen e lejes dhe truallit te ndertimit, si dhe lehtesira per sigurimin e kredive nga bankat ose institutionet e tjera financiare. Duke perfunduar, i uroj konferences dhe perfaqesuesve kryesore te biznesit privat turistik pune te mbare dhe pergatitjen e nje plani ambicioz veprimesh e perpjekjesh deri ne mbajtjen e konferences se ardhshme kombetare vitin qe vjen. Pse pa dyshim ky aktivitet ia vlen te institucionalizohet dhe te behet nje tribune e marrjes se mendimit sa me profesional te veprimtareve private turistike, ne dobi te nje turizmi cilesor e konkurrues tek ne.
?Ju faleminderit!

Fjala ne takimin e dyte te Ministrave te EJL, organizuar ne Bullgari

Fjala ne takimin e dyte te Ministrave te EJL, organizuar ne Bullgari

Bullgari me 20 Dhjetor 2005.
Eshte nje kenaqesi e vecante per mua qe jam sot I pranishem ne kete takimin e dyte te Ministrave te EJL, te organizuar nga kolegët bullgarë. Me ketët rast më lejoni të shpreh falenderimet për mikpritjen dhe organizimin e shkëlqyer të tij.
Falenderoj kolegun tim bullgar dhe stafin e tij te bashkepunetoreve që na dha mundësinë të mblidhemi në Varna, në këtë qytet të bukur plot vlera turistike, kulturore dhe historike i cili është një model shumë i mirë i zhvillimit të turizmit kulturor në rajon.Ndihem gjithashtu teper I kenaqur qe sot ne kete tryeze eshte I pranishem dhe merr pjese? Ministri I Kultures I Kosoves, miku dhe kolegu im Zoti Haracia, duke deshmuar edhe nje here se me vullnet politik të shëndoshë kultura bëhet element dialogu, përafrimi dhe komunikimi mbi bazen? e miqesise dhe respektimit, duke bere keshtu? që rajoni ynë të perceptohet si një hapësirë ku bashkëpunohet dhe bashkejetohet normalisht.Në cilësinë e ministrit të kulturës të vendit që sapo ka dorëzuar presidencën e rradhës dëshiroj t′ju përshëndes për bashkëpunimin tuaj I cili ka bërë të mundur jetësimin e këtij forumi dhe konkretizimin me sukses të punës njëvejecare të presidencës së Shqipërisë. Kontributi juaj I vlefshënm dhe vullneti për bashkëpunim bëri që ne ti kapërcenim vështirësitë e presidencës së parë dhe të fillonim një fazë të re të zhvillimit të këtij forumi.
Duke qenë të ndërgjegjshëm për vështirësitë e konkretizimit të punës tonë të fazës fillestare, jemi të bindur se ky ka qenë vetëm fillimi I një procesi të gjatë dhe kompleks I cili ka si synim forcimin e bashkëpunimit kulturor mes vendeve tona dhe krijimin e një atmosfere miqësore bashkëpunimi. Ne jemi të bindur se në përfundim të këtij procesi, mozaiku kulturor I rajonit me identitetet, ngjashmëritë dhe diversitetet e tij do të shndërrohet në një element përfaqëues të popujve tanë në Evropë dhe në botën globale.Rajoni yne është një nga rajonet ku janë përqendruar disa nga vlerat më të rëndësishme dhe unikale të trashëgimisë kulturore botërore. Por kjo trashëgimi pasurohet me vlerat natyrore të pazëvendësueshme të vendeve tona. Për shkak të rrethanave historike dhe politike këto vlera nuk janë shfrytëzuar si duhet. Proceset integruese evropiane përvec të tjerash bëjnë të mundur edhe një integrim kulturor, politik, ekonomik dhe rajonal. Të gjithë ne? jemi përfshirë në një projekt të madh e të përbashkët integrues: integrimin në Evropë. Në këtë proçes disa vende janë më përpara dhe disa më prapa por e rëndësishme është se në fund të këtij proçesi të gjithë? se bashku do të ndjehemi pjese e rendesishme e? strukturave evropiane, politikisht, ekonomikisht dhe kulturalisht.Për këtë arësye ne si vendimarrësit më të lartë politikë ne kulture, na duhet të gjejmë? dhe mbeshtesim pa asnje dyshim mekanizmin e duhur për përshpejtimin e këtyre proceseve. Mendoj se forumi yne është një nga strukturat e rëndësishme dhe më të përshtatshme për ta bërë efikas vullnetin tonë politik? dhe nje model? të bashkëpunimit dhe integrimit rajonal, duke synuar dhe lehtesuar transmetimin? e drejtpërdrejtë të vlerave kulturore të vendeve të rajonit tonëMinistria që unë drejtoj me të gjithë komponentët e saj përbërës ka si prioritet të vetin zhvillimin e turizmit kulturor. ′e vlerësojmë përvojën e turizmit kulturor të vendeve të rajonit dhe mirëpresim cdo projekt të përbashkët në këtë drejtim.Një vemendje të vecantë I kemi kushtuar “Programit rajonal të Këshillit të Evropës? dhe Komisionit Europian për pasurinë kulturore dhe natyrore të Evropës Juglindore” dhe në mënyrë të vecantë projektit pilot në bashkëpunimi me palën malazeze për Liqenin e Shkodrës, projekti I quajtur projekti i Liqenit të Miqësisë. Ky synim përputhet katërcipërisht me një nga objektivat e Bashkimit europianE sipas të cilit “prioritet I Bashkësisë Evropiane për mijëvejcarin e ri është edukimi nëpërmjet kulturës, vecanërisht turizmi kulturor I cili paraqet një pasuri të jashtëzakonshme me anën e së cilës mund të korren të ardhura tejet të rëndësishme si në nivel mikro ashtu edhe në nivel makro”. Besoj se ndaj të njëjtin opinion me ju të nderuar miq dhe kolegë se itineraret e turizmit kulturor gjenerojnë mirëqenie, mirëkuptim dhe miqësi”.
Duke rikonfirmuar edhe njëherë angazhimin maksimal të palës shqiptare dhe timin personal I uroj zhvillim të mbarë këtij takimi.
Ju faleminderit për vëmendjen.

MTKRS shpall çmime te reja letrare

MTKRS shpall çmime te reja letrare

Ne 8 Shkurt 2006, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve do të dorezoje disa çmime? te rëndesishrne letrare. Dhënia e çmimeve do të mbushë një vakum letrar që haset në letersinë ?e sotme shqipëtare. Çmimet letrare ?janë jo vetëm çmime të vleresimit por edhe çmime të zbulimit të talenteve të reja dhe të prirjeve apo tendencave që ka kjo sot. Ne këtë kuadër, çmimet që shpallen janë si vijon: 1.Çmimi” Ismail Kadare” do te jepet për librin e parë më te mire ?të vitit – prozë ose poezi. 2. Çmimi “Musine Kokalari” do të jepet për shkrimtaren më të mirë grua të vitit 3. Çmimi “Gjergj Fishta” do të jepet për shtëpinë botuese që kontribuon në botimin, vlerësimin dhe studimin e traditës të letërsisë shqipe 4. Çmimi “Ali Asllani” jepet për për librin më të mirë të autorit që jeton në emigracion Këto vlerësime do të jepen në bazë të dorëzimeve që janë bërë nga autorë apo ashtëpi botuese për çmimet “Penda e Artë dhe Penda e Argjendë” që u shpallën në fund të vitit 2006. Kurse në kuadrin e çmimeve “Penda e Argjendë’” do të shpallet Çmimi “Për veprën më të mirë në gjininë e Dramës (përfshirë edhe komedinë)” si dhe cmimi per prozen dhe poezine me te mire per femije. Vetëm për këtë çmim, do të pranohen në konkurim jo vetëm vepra të botuara por edhe vepra në dorëshkrim. Theksojmë që këto çmime janë mbarëkombëtare, pra përfshijnë gjithë autorët që shkruajnë në gjuhën shqipe brenda apo jashtë kufijve të Shqipërisë.

Takimi i Ministrave përgjegjës te kultures të vendeve të Evropës Juglindore

Takimi i Ministrave përgjegjës te kultures të vendeve të Evropës Juglindore

Në datën 9 shkurt 2006, u zhvillua në Tiranë, Takimi i Ministrave përgjegjës për Kulturën evendeve antare të Këshillit të ministrave të kulturës të vendeve të Evropës Juglindore. Çfarë është Këshilli i ministrave të kulturës të vendeve të Evropës Juglindore Këshilli i Ministrave të Kulturës të Vendeve të Evropës Juglindore, është një strukturë rajonale për bashkëpunimin kulturor dhe shkëmbime kulturore midis vendeve. Krijimi i një strukture të tillë rajonale për bashkëpunim, synon hartimin e politikave dhe strategjive të përbashkëta rajonale kulturore në funksion të integrimit kulturor evropian të vendeve të rajonit. Kjo strukturë e vendos bashkëpunimin kulturor në një nivel më të lartë politik dhe vendimmarrës në rajon dhe synon ta kthejë atë në një institucion efikas. Vendet anëtare të kësaj strukture janë: Shqipëria, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Rumania, Serbia, Mali i Zi, Turqia dhe Maqedonia. Objektivat e këtij Këshilli, të përcaktuara në dokumentin e themelimit të tij janë: Të promovojë një frymë bashkëpunimi, ku të mbizotërojë dialogu, mirëkuptimi , integrimi, paqja dhe politikat kulturore gjithpërfshirëse; Të përdorë potencialin e kulturës me qëllim zhvillimin e qëndrueshëm në rajon; Të krijojë një forum të ri për dialog dhe ndërveprim midis Ministrave të Kulturës dhe strukturave të tjera qeveritare dhe jo qeveritare në fushën e kulturës, të ndërtojë strategji, mundësi dhe projekte kulturore të përbashkëta? si dhe të shkëmbejë përvoja dhe informacione. Si funksion drejtimi i tij: Këshilli i Ministrave të Kulturës të Evropës Juglindore drejtohet me sistemin e rotacionit. Çdo vend mban një vit presidencën e Këshillit për t?ja dorëzuar tjetrit në radhë, sipas rendit alfabetik. Si u krijua: Ideja fillestare është hedhur nga Shqipëria në një konferencë ministrore të Ministrave të Kulturës të vendeve të Evropës Juglindore, zhvilluar në Mostar, Bosnje gjatë vitit 2004. Ministria e Kulturës e Danimarkës dhe Këshilli Nordik i Ministrave? të Kulturës, dhanë një kontribut të madh në kristalizimin e idesë së krijimit të Këshillit të Ministrave të Kulturës të Evropës Juglindore. Pas një periudhe të ngjeshur kontribuese me këshillime dhe materiale të nevojshme, në fund të viti 2004, në prani dhe të përfaqësuesve të Këshillit Nordik të Ministrave të Kulturës, ekspertët e Ministrive të Kulturës të vendeve të rajonit të EJL, u mblodhën në Tiranë dhe strukturuan e detajuan Kartën e Themelimit dhe dokumentat e tjera bazë për krijimin dhe funksionimin e këtij këshilli. Këshilli i Ministrave të kulturës të vendeve të Evropës Jug Lindore u zyrtarizua në 31 mars 2005, gjatë takimit të zhvilluar në Kopenhagë. Aty, të gjithë ministrat pjesëmarrës firmosën Kartën e Themelimit të Këshillit, duke pohuar kështu dhe një herë vullnetin e tyre për të institucionalizuar dhe intensifikuar bashkëpunimin kulturor. Presidenca e Këshillit i takonte Shqipërisë, e cila kishte detyrimin për të bashkërenduar dhe drejtuar punën dhe veprimtarinë e këshillit gjatë këtij viti (31 mars 2005-31 mars 2006) Nga 31 mars 2005, pasoi një periudhë e gjatë shkëputjeje dhe heshtjeje nga ana e MTKRS, e cila solli vështirësitë e veta në shtator 2005, për të rivendosur dhe një herë komunikimin me strukturat përgjegjëse të këtij organizmi. Që në ditët e para të punës të kabinetit të ri qeveritar të drejtuar nga Zoti Berisha, iu kushtua një rëndësi shumë e madhe rigjallërimit dhe rifunksionimit të kësaj strukture të rëndësishme . Pas përpjekjesh serioze nga ana e MTKRS, u bë e mundur që në datë 23 nëntor 2005, të mbidhen në Tiranë koordinatorët kombëtarë, përfaqësues të Ministrave të Kulturës, antarë të Këshillit të Ministrave të Kulturës të vendeve të Evropës Jug Lindore. Në këtë takim u përcaktua axhenda e takimit të Ministrave të Kulturës që do të zhvillohej në Tiranë në muajin shkurt 2006.

Fjala e Ministrit Leskaj në takimin e Ministrave të Kulturës

Fjala e Ministrit Leskaj në takimin e Ministrave të Kulturës

Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve? e Repubikës së Shqipërsë e konsideron krjimin e Forumit të ministrave të Kulturës të vendeve të Evropës Juglindore si një nga zhvillimet më të rëndësishme në politikat integruese të rajonit. Pas shumë e shumë vitesh destabiliteti dhe krizash, më në fund, rajoni ynë ka dhënë shenja të qarta dhe të vazhdueshme se ka hyrë në rrugën e mbarë të zhvillimit ekonomik e politik, në rrugën e reformave dhe zhvillimit, të bashkëjetesës dhe bashkëpunimit.Por ajo, që i afron më shumë qëllimet tona, është se të gjithë jemi përfshirë në një projekt të madh e të përbashkët integrues: integrimin në Evropë. Në këtë proçes disa vende janë m&′l; përpara dhe disa më prapa, por e rëndësishme është se në fund të këtij proçesi të gjithë do të ndodhemi të përfshirë në strukturat evropiane, politikisht, ekonomikisht dhe kulturalisht.Vetëdija e një të ardhmeje të tillë të përbashkët duhet të na shërbejë si një nxitje për përshpejtimin e proçeseve integruese të vendeve të rajonit tonë, vende që përveç afërsisë gjeografike kanë shumë afërsi kulturore dhe historike. Por nga ana tjetër secili vend ka një pasuri të jashtëzakonshme kulturore dhe historike autentike, pasuri e cila duhet pranuar se njihet më shumë nga vizitorët e largët të ardhur nga vende të tjera jashtë rajonit se sa nga fqinjët.Edhe pse marrëdhëniet kulturore janë një element i rëndësishëm në marrëdhëniet ndërkombëtare, në rastin e rajonit tonë nuk janë shfrytëzuar sa duhet. Në kuadrin e bashkëpunimit mes vendeve tona është vënë re një bashkëpunim në rritje në fushën ekonomike dhe kjo është një shenjë pozitive për proçeset e ardhme integruese të rajonit. Por në fushën e marrëdhënieve kulturore ne jemi ende shumë larg atij bashkëpunimi që vendet tona kanë në fushën ekonomike.Është e vërtetë që në raport me bashkëpunimin në fushat e tjera si ekonomia, bashkëpunimi kulturor nuk jep rezultuate konkrete dhe nuk sjell përfitime ekonomike të konsiderueshme. Por është gjithashtu e vërtetë se, nëse bashkëpunimi ekonomik sjell përafrimin e interesave, bashkëpunimi kulturor sjell afrimin kulturor dhe shpirtëror mes popujve, sjell një njohje të thellë e të qëndrueshme që bëhet mbështetje dhe bazë e fortë për marrëdhëniet e tjera. Pikërisht për këtë arsye, vizioni i përbashkët i bashkëpunimit është para së gjithash një vizion kulturor. Ka ardhur koha që, bashkëpunimi kulturor mes vendeve të rajonit tonë të jetë më i programuar dhe i përfshirë në kuadrin e një strategjie të përbashkët për integrimin e rajonit.Pavarësisht se mes vendeve tona ka patur marrëdhënie kulturore me një intensitet të kënaqshëm, duhet të pranojmë se dialogu ndërkultuor mes vendeve të rajonit nuk është në nivelin e duhur. Barrierat kulturore ende nuk janë zhdukur gjë që pengon transmetimin e vlerave kulturore nga njëri vend në tjetrin.Këto vlera komunikojnë më shumë me metropolet kulturore evropiane dhe botërore se sa me metropolet kulturore të vendeve fqinje. Lexuesi apo artdashësi i vendeve të rajonit tonë në shumë raste i merr këto vlera jo nëpërmjet kontakteve të drejtpërdrejta kulturore mes vendeve ta rajonit por nëpërmjet metropoleve evropiane. Kështu një vlerë kulturore pasi është afirmuar në një nga vendet tona, kërkon afirmimin së pari në metropolet evropiane dhe prej andej pastaj njihet në vendin fqinj. Natyrisht kjo nuk ndodh në të gjitha rastet por megjithatë ndodh në shumë raste. Në një skemë të tillë të qarkullimit të vlerave komunikimi i këtyre vlerave është më i kushtueshëm dhe me humbje cilësore, pasi nuk është një mënyrë e drejpërdrejtë transmetimi. Politikat tona kulturore duhet të orientohen pikërisht në krijimin e kushteve për lehtësimin e transmetimit të drejtpërdrejtë të vlerave kulturore të vendeve të rajonit tonë.Me një strategji të përbashkët komunikimi dhe me politika kulturore të orientuara drejt bashkëpunimit rajonal duhet të synohet krijimi i infrastrukturës së nevojshme të këtij komunikimi. Kështu do të krijohej një hapësirë komunkimi e përbashkët që do të ishte në interes të të gjitha vendeve të rajonit.Ne duhet ta rivlerësojmë seriozisht edhe njëherë kapacitetin e përbashkët dhe dobinë e ndërsjellë që do të kemi nga krijimi i një hapësire të tillë. Një hapësirë e tillë e përbashkët komunikimi do thoshte edhe një treg i përbashkët i produkteve kulturore dhe një treg kolosal dhe me shumë përfitime për artistët e rajonit tonë. Ekzistenca e një tregu të tillë do të shumëfishonte audiencën apo lexueshmërinë e produkteve kulturore, dhe do t′i shndërronte disa gjini arti që vuajnë audiencën e ulët në gjini me më pak probleme financiare. Por mbi të gjitha një treg i tillë do të rriste konkurencën e vlerave dhe cilësinë e produkteve kulturore.Funksionimi i këtij tregu duhet shoqëruar me krijimin e lehtësive fiskale dhe proceduriale. Ne duhet të ndërmarrim nisma për nëshkrimin e marrëveshjeve që favorizojnë produktet kulturore dhe lëvizjen e lirë të artistëve dhe shkrimtarëve nga njëri-vend në tjetrin. Nuk ka kuptim që një shkrimtar apo artist ta ketë po aq të vështirë të shkojë në një vend fqinj sa dhe të shkojë një një vend tjetër evropian. Për këtë arsye në të ardhmen duhet të mendojmë për marrëveshje që lehtësojnë proceduarat e vizave për shkrimtarët dhe artistët ashtu sikurse kemi krijuar kushte lehtësuese për lehtësimin e vizave për biznesmenët.Mendoj se Këshilli i ministrave të kulturës të Evropës Juglindore është institucioni i duhur për krijimin e atmosferës së duhur dhe kushteve të përshtatshme të bashkëpunimit kulturor të vendeve të rajonit tonë. Plani i veprimit që ne do miratojmë sot do të shërbejë si kalendari i bashkëpunimit kulturor të vendeve të rajonit në kuadrin e Forumit. Duke krijuar një kalendar bashkëpunimi kulturor, ne kalojmë në një bashkëpunim konkret dhe realizojmë de facto atë hapësirë komunikimi të drejtëpërdrejtë, aq të nevojshme për kulturat tona.Nëpërmjet realizimit të këtij plan veprimi ne do të hedhim bazat e një bashkëpunimi afatgjatë në fushën e kulturës. Veprimtaritë e përbashkëta kulturore që do të propozohen këtu do të shndërrohen në institucione të rëndësishme të debatit dhe komunikimit kulturor mes vendeve tona. Ato do të jenë pikëtakime të rëndësishme me kulturat e vendeve të Evropës Juglindore, qendra të rëndësishme të dialogut kulturor, të shkëmbimit të vlerave dhe ideve. Ne e shikojmë planin e veprimit që do të miratojmë sot si hapin e parë të nismave të ndërmarra në kuadrin e funksionimit të këtij forumi. Në të ardhmen, natyrisht forumi mund të ndërmarrë hapa të tjerë dhe do të ketë sfida të tjera për të përballuar. Por me planin e veprimit ne i japim atij një funksion konkret, të dobishëm për komunkimin ndërkultuor të vendeve të Evropës Juglindore.
Ministria e Turizmit, Kulturë′ Rinisë dhe Sporteve ka si përparësi zhvillimin e turizmit kulturor. Ne mendojmë se bukuritë natyrore të shoqëruara me trashëgiminë kulturore e rrisin aftësinë joshëse të një vendi ndaj syrit të vizitorit të huaj. Për fat të mirë jetojmë në një rajon të pasur nga pikëpamja kulturore, në një rajon ku shtresëzimet kulturore janë të dendura dhe kryqëzimet kulturore gjithashtu. Në rajonin tonë gjejmë gjurmë të pothuaj të gjitha epokave të qyetetërimit perëndimor dhe atij të Lindjes së Mesme. Kjo e bën edhe më tërheqës për? syrin e të huajit, pasi në një hapësirë jo fort të madhe ai gjen dendësi të madhe trashëgimie kulturore dhe një informacion jashtëzakonisht të madh kulturor.Vetëm në Shqipëri p.sh gjenden të mbivendosur pranë njëri-tjetrit gjurmë nga kultura ilirike, kultura helene, kultura romake, bizantine, kristiane dhe otomane. Kjo natyrisht është një pasuri e madhe dhe është e zakonshme në të gjitha vendet e rajonit tonë.Por kjo pasuri ndodhet mbi një truall të bukur dhe kombinimi i këtyre të dyjave e bën turizmin e vendeve tona një turizëm joshës. Por është fakt se fluksi më i madh i turistëve vjen nga pjesa tjetër e Evropës dhe e botës. Turizmi ndërkufitar dhe ndërajonal është ende jo në nivelin e duhur. Ndërkohë që ky turizëm ka disa përparësi ndër të cilat është kostoja e vogël e shpenzimeve të udhëtimit për shkak të distancave të pakonsiderueshme që ekzistojnë mes vendeve tona.Unë mendoj se duhen ndërtuar politika të tilla që të favorizojnë turizmin rajonal, politika që duhet të fillojnë me krijimin e mundësive për lëvizjen e lirë të njerëzve. Nga të dhënat statistikore që kemi, fluksi i turistëve shqiptarë është përqendruar pikërisht në vendet e rajonit si Turqi, Greqi, Kroaci, Mal të Zi, Maqedoni, dhe kohët e fundit edhe në Bullgari. Shpresojmë që kjo tendencë të thellohet dhe me rritjen e stabilitetit dhe përmirësimin e infrastrukturës së turizmit e njëjta gjë të ndodhë dhe me turistët e vendeve të tjera në drejtim të Shqipërisë.Por ky zhvillim duhet të paraprihet me politika favorizuese dhe orientuese. Ne duhet të fillojmë të punojmë në këtë drejtim, pasi jam i bindur se potencialet e përbashkëta duhen shfrytëzuar në mënyrë efikase për të mirën e përbashkët. P.sh kohët e fundit shumë të huaj që kalojnë pushimet në Korfuz të Greqisë vijnë edhe në Jug të Shqipërisë për të vizituar qytetin antik të Butrintit ose Sarandën dhe Gjirokastrën ashtu siç ndodh edhe me vizitorët e Malit të Zi apo me ato të Maqedonisë.Unë ju përshëndes përzemërisht për pjesëmarrjen tuaj në këtë konferencë dhe me këtë rast rikonfirmoj edhe njëherë përkushtimin e qeverisë shqiptare dhe timin personal, që ky këshill të realizojë maksimalisht objektivat për të cilat është krijuar. Ne do bëjmë të gjitha përpjekjet që ai të shndërrohet në një institucion efikas të bashkëpunimit dhe integrimit rajonal.

Takim me Presidentin e shoqates “Dante Alighieri” z.Bruno Bottai

Takim me Presidentin e shoqates “Dante Alighieri” z.Bruno Bottai

Tiranë,më_23.02.2006
Sot ministri i MTKRS z.Bujar Leskaj priti në një takim të vecantë presidentin e shoqatës “Dante Alighieri” me qendër në Romë në Itali, zotin Bruno Bottai. Në takim merrte pjesë dhe ambasadori Italian në Tiranë Attilio Massimo Jannuci. Në qendër të bisedës ishte bashkëpunimi dypalësh në kulturë dhe turizëm.
Ministri Bujar Leskaj theksoi se ky vit është shpallur nga MTKRS si viti i Kadaresë dhe në këtë kuader janë parashikuar një sërë aktivitetesh dhe konferencash në nder të shkrimtarit të madh shqiptar. Ministri i Kulturës propozoi që shoqata “Dante Alighieri” të ketë një bashkepunim dhe aktivitet jo vetëm në Tiranë por dhe në qytete të tjera, vecanërisht ato me ndikim e lidhje të vecanta dhe historike me Italinë.
Ministri Leskaj i theksoi përfaqesuesve të lartë italianë se MTKRS ka prioritet të vecantë forcimin e bashkëpunimit me Italinë në kulturë dhe turizëm.
Nga ana e tij presidenti i shoqatës “Dante Alighieri”, zoti Bruno Bottai theksoi se shoqata do të jetë një urë lidhëse mes kulturës shqiptare dhe asaj italiane si dhe do të ketë një rol aktiv në shkëmbimin e aktiviteteve kulturore -letrare.
Në takim u trajtua dhe zgjerimi i bashkëpunimit për zhvillimin e turizmit kulturor në kuadrin e marëdhënieve.