Historiku i Kontrollit të Lartë të Shtetit 1925-2012

Historiku i Kontrollit të Lartë të Shtetit 1925-2012

Kujtesa historike është një nga përbërësit më të fuqishëm në krijimin e identitetit të qëndrueshëm jo vetëm të një kombi, por edhe të një institucioni kryesor shtetëror. Një botim mbi historikun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili u krijua si strukturë e plotë vetëm 13 vjet pas lindjes së shtetit shqiptar, ashtu si çdo botim tjetër për kujtesën e institucioneve të ngjashme përcaktuese në funksionimin e demokracisë dhe te shtetit ligjor në një vend, ofron avantazhe në disa rrafshe.Së pari, ndërgjegjëson punonjësit e tij për vlerat e institucionit të shtrira në vite dhe të vyera për rolin kushtetues që ai ka, por edhe për përgjegjësinë që çdo auditues mbart kur përfaqëson institucionin me punën, sjelljen dhe rezultatet e tij.Së dyti, si copëz historie, historiku jo vetëm shfaqet mjaft i dobishëm për cilindo qytetar që kërkon të njohë evoluimin në vite të institucioneve tona, por edhe për ata që duan të kontribuojnë në rritjen e cilësisë dhe efikasitetit të këtyre institucioneve.Njëlloj, kujtesa historike i shërben po ashtu pasurimit të dijeve të brezit të ri, të përqendruar në këtë drejtim falë interesave didaktike-shkollore apo studimore. Së fundmi, ajo kontribuon në pasurimin e asaj kulture ligjore dhe institucionale që duhet të kenë së pari vendim-marrësit publikë, por edhe çdo qytetar shqiptar i përgjegjshëm, i interesuar për shtetin dhe mënyrën e funksionimit të tij. Formësimi i kulturës së institucioneve tona shtetërore me vlerat dhe përgjegjësitë e tyre përbën një prej objektivave të rëndësishëm të projektit të evropianizimit të administratës shqiptare, të forcimit të shtetit ligjor dhe punës për një qeverisje të mirë. Baza nga ku ngjizet kjo kulturë e domosdoshme është rrafshi njohës dhe historik i institucioneve përgjegjëse për konkretizimin e reformave të vendosjes së shtetit ligjor. Historiku i KLSH mundëson të shikohen fillesat e këtij institucioni suprem të auditimit, jetik për mbrojtjen e interesave të qytetarëve dhe të Kuvendit në administrimin e parasë publike. Shikohen format që ai ka marrë në rrjedha të ndryshme të historisë së shtetit shqiptar, mungesa 6 Historiku i Kontrollit të Lartë të Shtetit e plotë të pavarësisë dhe deformimi gjatë diktaturës, zhvillimet e vrullshme në periudhën e tranzicionit 1992 e deri më sot, si dhe përpjekjet e punonjësve të tij profesioniste për të realizuar një mëvetësi funksionale, pavarësisht nga kornizat e kohës. Me vlerësimin maksimal qytetar, stafi i sotëm i KLSH përulet përpara figurave dhe personaliteteve që kanë drejtuar këtë institucion, veçanërisht në vitet 1925-1944, si Kol Thaçi, Lac Gera, Llambi Aleksi, Lame Kareco, Eqerem Libohova, Xhafer Ypi, Rrok Gera, Fejzi Alizoti, Izedin Beshiri dhe të tjerë më tej. Vlerësojmë po ashtu punën reformuese të kryer nga Dr. Blerim Çela, ish-Kryetar i KLSH në vitet 1992-1997 dhe Mustafa Kërçuku ish-Kryetar në vitet 1997-2004, si dhe kontributin e ish-kryetarëve Zydi Pepa, Ylli Memisha, Alfred Karamuço e Robert Çeku, ish-kryetar deri në vitin 2011. Në veçanti për mua ky libër vjen si një respekt dhe vlerësim për të gjithë ata punonjës e auditues punëtorë, të ndershëm, korrektë dhe të aftë profesionalisht që kanë shërbyer në Institucionin më të Lartë të Auditimit Publik në Shqipëri nga viti 1925 e deri më sot. Si institucion i pavarur, nëpërmjet këtij botimi dëshirojmë të krijojmë traditën e mirë të vlerësimit institucional të veprimtarisë, duke kontribuar në kulturën e vlerave dhe të përgjegjësisë publike në vend, për t’ia kundërvënë “kulturës” së harresës.

Bujar Leskaj

Një Mecenat në kohërat e sotme shqiptare

Një Mecenat në kohërat e sotme shqiptare

Korce 26/04/2009.

Nga VLADIMIR TOROVECI, Kryetar i L.SH.A, Korçë .

Shpesh kur duam të cilësojmë ndonjë ministër, dinjitar të lartë apo biznesmen të fuqishëm, si përkrahës dhe mbështetës, të artit dhe të artistëve, na kujtohet emri i Mecenatit. Këtij p′onaliteti historik të Romës së lashtë, bashkëkohës dhe mik i perandorit të madh Oktavian August, i cili u bë i famshëm pikërisht, falë dashurisë dhe mbështetjes së tij ndaj artit dhe artistëve. Ky emër i madh, pra Mecenati, mu ngallit në tru kur dëgjova për herë të parë, për mbështetjen që ju bën, artistëve dhe shkrimtarëve z. Bujar Leskaj, ish-ministër i Kulturës dhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë. E kam fjalën konkretisht, për aktivitetin e ndarjes së çmimeve, para disa muajsh, që dega e L.Sh.A. Vlorë, ju akordoi shkrimtarëve dhe artistëve më të spikatur të zonës. Ai me bujarinë e tij, (ashtu siç ka dhe emrin) jo vetëm që i mbështeti moralisht, por edhe materialisht ata. Gjest ky, që tregon më së miri për prirjet e tij biofile, vetëdijen e një njeriu të qytetëruar dhe me vizion. Edhe në qytetin e Korçës, (përveç veprimtarive të tjera) ka kohë që organizohet i njëjti aktivitet, nën logon, “Vjeshtë letraro-artistike në Boboshticë?? ku Dega e Lidhjes ndan çmime të përvitshme, për të gjithë ata krijues që janë dalluar gjatë vitit. Kjo për dy arsye, e para për të evokuar, figurat më të ndritura të artit dhe të historisë së regjionit tonë dhe e dyta për të vlerësuar në mos materialisht të paktën moralisht ata që kontribuojnë, në fushën e artit dhe të kulturës. Ashtu si z. Bujar Leskaj në qytetin e Vlorës, në Korçë rolin e Mecenates e ka luajtur prefektja e qarkut prof. dr. Elfrida Zefi, e cila me dashamirësinë dhe humanizmin e saj, ka qenë dhe mbetet një mbështetëse e pazëvendësueshme e artistëve dhe e shkrimtarëve të Qarkut. “Të përkrahësh artin dhe letërsinë, do të thotë t′i japësh dinjitet, pasurisë dhe pushtetit tënd”, kështu thotë Niçe. Pikërisht në këtë kontekst dhe për këto arsye besoj, ishte edhe shkrimi i z. Leskaj në një prej gazetave të përditshme shqiptare, me titullin aq domethënës “Absurdi i kohës absurde??, i cili merrte shkas nga vepra e fundit e shkrimtarit të shquar, Koço Kosta. Pikërisht në këtë shkrim mësova edhe për dhurimin nga ana e tij e tetëdhjetë kopjeve të romanit “Nata e Sofie Kondilit??, gjë e cila tregon dëshirën e tij, për të ndarë me miqtë dhe dashamirësit e shumtë, kënaqësinë që i ka falur arti i madh i Koço Kostës…(Botuar ne Gazeten Metropol date 25 Prill 2009, dhe Gazeten Republika date 26 Prill 2009)

Po tani doktor, të vret ndërgjegjia për Bujar Lesken dhe Maksim Cikulin?

Po tani doktor, të vret ndërgjegjia për Bujar Lesken dhe Maksim Cikulin?

Botuar ne Gazeten Sot, 8 Mars 2009, nga Flamur BËRDËLLIMA.

Po e them që në fillim, se për Yllin më shumë kam dhembshuri. Prej kohësh si shok e pata paralajmëruar për fundin e karakterit të tij patologjik. Nuk dua ta justifikoj, por nuk besoj se në Shqipëri ka ndonjë psikolog apo opinionist pak a shumë i emancipuar që të mos dijë sesa i gënjeshtër është pohimi se politikanët tanë, apo në përgjithësi ai që ka epitetin “shef” është i ndershëm. Kurrë nuk jam ekstremist. Kurrë nuk jam as si Mero Baze, Ylli Rakipi e veçanërisht Blendi Fevziu, që fërkojnë duart nga gëzimi me sy të lëngëzuar nga një gëzim cinik. Demek ju erdhi një gjah i majmë mediatik në dorë. Jashtë emocioneve, edhe Yllin e shoh vetëm si një yll në galaktikën shqiptare të korrupsionit. Ai dukshëm vërtetoi se ndikimet negative në shoqëri të korrupsionit prekin edhe sferën morale e politike Ndërkohë nuk po them se Saliu e shkarkoi atë për të shpëtuar fatin e zgjedhjeve të afërme. O po mirë bëri që e shkarkoi. Por çuditërisht më vijnë ndër mend emrat e Bujar Leskajt dhe Maksim Cikulit. I kujtohet njëriu përse u shkarkuan ata? Përdorën gjë ata dhunë, presion ndaj dikujt, realizuan ndonjë krim ndaj jetës dhe pasurisë së ndonjërit? Ua them me siguri matematike se të paktën në Ministrinë e Kulturës ecet ende me objektivat strategjike të Bujar Leskajt. Ylli ishte mjeshtër i zhurmës mediatike, i deformimit të shifrave, por kërkoni në internet në faqen përkatëse ka ndonjë strategji. E përshëndes doktorin për goditjen që i jep kujtdo që realizon veprimtari korruptive, që hap shtigje për të, që nxit dhe e mban gjallë, sepse ky është dhe Flamuri ndonëse tashmë i rreckosur me të cilën ai rri në pushtet në 2005. Po Bujari me Maksin nuk janë as Lul Basha as Fatmir Mehdiu, ca më pak Ylli Pango. Të dy i kam miq, por veçmas me Bujarin mbaj lidhje çdo javë, sepse si deputet i Vlorës ai vazhdon të japë një ndihmesë maksimale  për gjallërimin e jetës kulturore dhe sportive atje. Nuk them se Saliu duhet ti bëjë prapë ministra për këtë kohë që ka mbetur, por më shqetëson pyetja sa standarde ka ai në vënien dhe në heqjen e ministrave. Të jesh i korruptuar të heq, të jesh i pakorruptuar prapë të heq. Të bësh namin në Gërdec, duke qenë pjesë e fajit për 24 viktima, të merr në Amerikë. Të përflitesh për një vjedhje gjigande, vazhdon të të mbajë pranë si ministër të Jashtëm. Megjithatë askush nuk ma mbush mendjen se ai, kryeministri jonë i nderuar pra, nuk ka miq, individë apo edhe grupe të fuqishme që jetojnë përtej rregullave të së drejtës. Që jetojnë kundër ligjit. Faktet për këtë janë të panumërta dhe në formë metastaze në familjen e tij, sidomos atje. E jo vetëm në Jalë. E jo vetëm në lidhje me Fazlliçin. Le të ketë sa të dojë mercenarë të shpërlarë të tipit Blendi Fevziu, siç e kam thënë edhe në një shkrim të mëparshëm, vetë Saliu është një individ që është përfshirë në një vorbull e cila ka forcë ta mbajë atë përjetësisht brenda vetes Është thjeshtë vorbulla e pushtetit të njeriut të sëmurë. Një shkrim i vetëm nuk është vetëm një kaleiodoskop nga ata që përdorin kanadezët apo edhe shqiptarët që shkojnë atje, që realizon të gjithë spektrin e ngjyrave. Qeverisja e Saliut është me të vërtetë një film me ngjyra por kur kromacioni bazë është e zeza. Është mos dashuria për popullin. Që të jesh mik i Saliut duhet të jesh seimen i tij. Jo se Ylli nuk ishte i tillë po Saliu, normale, do më shumë b… e tij. Bujar Leskaj dhe Maksim Cikuli nuk ishin seimenë. Ato donin dhe duan demokracinë më shumë se partia. Megjithëse për ta mbyllur po pyes përsëri: “Doktor të vret gjë ndërgjegjja për Bujar Leskajn dhe Maksim Cikulin?” Së paku për të recidivuar idenë, se ke pasur dhe njerëz të ndershëm dhe të aftë në qeverinë tënde. Po ai libri i përrallave quhet “Na ishte një herë”.

Ligji i ekspertëve kontabël, deputeti Leskaj kundër Bodes

Ligji i ekspertëve kontabël, deputeti Leskaj kundër Bodes

Botuar ne Gazeten Panorama. 6 Mars 2009.
Ligji i kontabilistëve përplas deputetët e maxhorancës, duke sjellë një përplasje ndërmjet deputetit Bujar Leksaj dhe Ministrit të Financave, Ridvan Bode në Parlament. Projektligji “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të ekspertit kontabël, të regjistruar dhe të kontabilistit të miratuar” shkakton debate ndërmjet pozitës dhe opozit&eu′s në Kuvend. Gjithashtu drafti shkaktoi debate dhe brenda përfaqësuesve të maxhorancës. Demokrati Bujar Leskaj ka paraqitur disa amendamente për këtë projektligj, por që nuk janë marrë në konsideratë nga ana e maxhorancës. Amendamenti i Leskajt u mbështet edhe nga ish-ministri i Financave, Arben Malaj. Amendamentet synojnë në mos caktimin e një moshe për kontabilistët, si dhe në njohjen e masterave të kryera jashtë vendit. Këto amendamente u rrëzuan nga Ministri i Financave, Ridvan Bode, i cili i cilësoi si në kundërshtim me direktiv&′l;n e BE-së. “Ajo që propozoni ju është në kundërshtim me direktivën e BE-së. Është mirë të merret në konsideratë kërkesa e BE-së. Projektligji është konsultuar me grupet e interesit dhe ato janë shoqatat që janë të licencuara”, deklaroi Bode. Ndërsa kreu i Komisionit të Ekonomisë, Edmond Spaho, në lidhje me amendamentin e propozuar për diplomat e shkollave, master për ekspertët kontabël u shpreh se “është Ministria e Arsimit që bën certifikimin e diplomës dhe jo organizmat e tjera”. “Ne madje kemi punuar me zyrën e Kuvendit për përafrimin e legjislacionit sipas BE-së për këtë projektligj. Nga 24 propozime, kemi pranuar 21 për ndryshim nenesh, duke i pasqyruar”, deklaroi demokrati Spaho. Deputeti Leskaj, në lidhje me këto çështje u shpreh se “ministri Bode më ka keqkuptuar, pasi jam shprehur se certifikimin do ta bëjnë vetë këto shoqata që kanë të drejtën t′i japin licencën e ekspertit kontabilist”. “Unë nuk them se do të jenë qarqet Akademike ta realizojnë përzgjedhjen, tani që jemi pastruar dhe nga profesorë imoralë. Ndërsa përsa i përket moshës së ekspertit kontabilist, mendoj se është vetë konkurrenca që i vendos ato, nëse do qëndrojnë ose jo. Mosha mesatare në Shqipëri është rritur, pastaj ke nga ato që janë 65 vje′dhe janë të aftë për punë, ndërsa ke nga ato 55 vjeçarë që janë budallenj”, theksoi Leskaj. Por Ministri i Financave theksoi se janë shoqatat e kontabilistëve që kërkuan caktimin e moshës. Deputeti socialist Arben Malaj deklaroi se “një p/ligji i tillë po votohet pa u certifikuar nga Ministria e Integrimit, si dhe nuk kanë marrë miratimin nga Banka Botërore. Duhet ta dini se certifikimi nga ministria është i detyrueshëm”. Në këtë debat ka ndërhyrë edhe kryekomisioneri i Ligjeve, Ilir Rusmali, duke bërë të qartë se “mosha është vendosur edhe për noterët dhe se një rregull i tillë duhet të zbatohet për të gjithë”. Amendamentet e paraqitura u hodhën poshtë nga maxhoranca. Në tërësi projektligji u miratua me 59 vota pro, 29 kundër dhe 13 abstenim. Demokrati Leskaj abstenoj në votimin për këtë projektligj.
Shenim: Per te qene korrekt me lexuesin, deputeti Leskaj votoi kunder ketij projekt ligji, mbasi nuk u mor  parasysh amendamenti I tij ne lidhje me ndryshimet qe duhej te pesonte projekt ligji ne nenet 17 dhe 18.

Porti i Shëngjinit – Porti i integrimeve shqiptare

Porti i Shëngjinit – Porti i integrimeve shqiptare

Tirane me 2 Mars 2009, Fjala ne Parlament.

(Racionaliteti ekonomik dhe racionaliteti politik në një kahje të përbashkët  për integrime shqiptare, për mirëkuptim ndërshqiptarë e prosperitet kombëtar, përmes dhënies në përdorim të Portit të Shëngjinit, Qeverisë së Kosovës,  në funksion të  ekonomisë dhe biznesit kosovar) Në raportin vjetor të Punës s&′l; Qeverisë Thaçi, (Prishtinë dhjetor 2008), theksohet se: “Prioritet parësor i Qverisë së Kosovës vazhdon të jetë intesifikimi i zhvillimit ekonomik. Rritja ekonomike do të realizohet përmes intesifikimit të investimeve, privatizimit të mëtejshëm dhe ristrukturimit të ndërmarrjeve publike, shtimit të aftësisë konkuruese të  ekonomisë dhe rritjes së eksportit. Qeveria e Kosovës ka aplikuar  politika që synojnë: rritje ekonomike, uljen e shkallës së papunësisë, përmirësimin e kushteve sociale dhe zvog&eum′imin e varfërisë. Në mënyrë që të jetë konkuruese me vendet e rajonit për tërheqjen e investimeve të huaja direkt”.Ministrat e Kosovës, në emër të Kryeministrit Thaçi shprehën, ditë më parë, tek Qeveria jonë, një kërkesë strategjikisht sinjifikative, se: “Në emër të Qeverisë së Kosovës do të kërkonim që të na krijohej hapesira për të pasur një pjesë në këtë Portë (Portin e Shëngjinit) dhe për të bërë investime si Qeveri, me qëllim rritjen e qarkullimit të mallrave dhe qytetarëve nga porti i Shëngjinit, pra mundësive të reja që do të krijohen me inagurimin e rrugës Durrës-Kukës-Prishtinë”.Në cilësinë e deputetit të Vlorës, mendoj që kjo kërkesë e paraorientuar, mirëpritur dhe e mbështetur nga Kryeministri i Qeverisë së Shqipërisë, Z. Sali Berisha, vjen në kohën e duhur si një pjesë thelbësore e Platformës së Veprimit Ndërshqiptarë, ndërmjet dy shteteve shqiptare, të pavarura në Rajon, Kosovës dhe Shqipërisë e më gjerë.Aorta e kombit, rruga Durrës-Kukës-Prishtinë dhe Porti i Shëngjinit, për biznesin Kosovar dhe Qeverinë e Kosovës janë dy trasetë e hekurudhës së përbashkët integruese në ekonomi, politikë dhe kulturë.Këto inves′e madhore kombëtare ekonomike e politike do të dhe po shoqërohen me veprime të tjera që sinergjizojnë përpjekjet integruese të dy vendeve tona në të gjitha fushat e zhvillimit ekonomik e shoqëror: në arsim, (me kurikula të përbashkëta në program, jo vetëm në letërsi shqipe e histori Shqipërie, por edhe në marrëveshje universitetesh shqipfolëse në rajon, këmbime pedagogësh dhe studentësh, konferenca shkencore të përbashkëta etj), kulturë [(projektet e përbashkëta duhet të shtrihen jo më në dy , tre muaj por në vit të plotë, siç dhe kemi deklaruar që do kryenim për 2008), le ta kryejmë që këtë vit], infrastrukturë [(Rruga e Kombit Durrës-Prishtinë do të shoqërohet në një të ardhme të afërt nga rruga e Arbërit, ajo Prishtinë-Pukë-Shkodër, hekurudha Prizren-Kukës-Tiranë-Durrës (shpresuar kjo për optimistët në dekadën që vjen), aeroporti i Kukësit etj], energjitikë (duhet të shfrytëzojmë dhe të alternojmë burimet hidrike dhe termike të të dy vendeve), politika të përbashkëta tregtare, tregje difuzive turistike apo shprehur thjeshtë e saktë, Konsolidimit të Hapësirës Kulturore Shqiptare, Ekonomike e pse jo ′itikë Kombëtare konkrete.Shqipëria është vendi i parë që ka nënshkruar Marrëveshjen për Tregti të Lirë me Kosovën (tetor 2003), duke eleminuar taksat e dyfishta, ashtu sic ka nënshkruar edhe me vendet e tjera të Rajonit. Por 6 vjet mbas nënshkrimit të marrëveshjes, ende  shkëmbimet tregtare mes Kosovës dhe Shqipërisë janë të ulta në volum, (shkëmbimet tregtare me Kosovën sipas të dhënave të INSTAT-it dhe Entit të Statistikave të Kosovës, vitin e kaluar arritën 9.97 miliard lekë, eksportet nga Shqipëria janë tepër modeste,  vetëm 2% të totalit të importeve kosovare, në një kohë kur ato serbe arrijnë 15% dhe maqedonase 20 %), edhe pse potencialet për këmbimin e mallrave dhe shërbimeve Shqipëri – Kosovë janë të larta, por qartas të pa shrytëzuara mirë. Problemi më i madh  vjen nga infrastruktura e keqe e cila në veçanti gjatë muajve të dimrit është pengesë e plotë. Perfundimi i rrugës Durrës-Kukës dhe angazhimi i Qeverisë Kosovare për ta vazhduar deri në Prishtinë është eleminimi përfundimtar i kësaj pengese infrastrukture, mbi të gjitha, duke krijuar një mundësi shumë të mirë për shkëmbime me një fluks shumë të shtuar dhe përfitime të dyanshme në një treg me 7 milion konsumatorë.Zgjerimi i aftësisë përpunuese të Portit të Shëngjinit dhe vendosja në funksion të ekonomisë Kosovare, qeverisë së Kosovës dhe biznesit kosovar do të krijonte, hipotekonte, një portë shumë të mirë gjeoekonomike ndërmjet Kosovës dhe Perëndimit, Europës. Kjo do të sjellë përfitime ekonomike dhe poltike të dyanëshme si për Kosovën dhe Shqipërinë. Kosova do të ulte varësinë tregtare me vendet fqinje sidomos Serbinë dhe Maqedoninë dhe do ta orientonte Kosovën në volumet tregtare drejt vendeve të BE-së. Këtu nuk është fjala për të dëmtuar ekonomikisht Serbinë apo për më tepër Maqedoninë (fqinjë ky që ka njohur pavarësinë e Kosovës ashtu si dhe Mali i Zi), por për t′i krijuar oportunitet Kosovës të konkurojë direkt në tregjet ndërkombëtare dhe biznesi kosovar të mos jetë dorë e dytë apo e tretë në blerjen e mallrave e për më tepër në kushtet të ardhshme kur edhe kostoja e lartë e transportit do të reduktohet ndjeshëm.Sa i përket fitimeve politike, përpos të tjerash, Kosova do të ishte më pak e kërcënuar nga presionet ekonomike shpesh absurde të shtetit Serb. Kujtoj këtu “bllokadën” që Serbia  i shpalli Kosovës pas shpalljes së Pavarësisë. Kjo bllokadë edhe pse në nonsens ekonomikë për Serbinë më shumë, se sa për Kosovën, përsëri ishte dhe është një formë presioni ekonomik dhe politik ndaj shtetit kosovar.Porti i Shëngjinit, i administruar si port i Kosovës dhe për ekonominë kosovare, do ta pavarësonte më shumë ekonomikisht shtetin e ri, Republikën e Kosovës, duke i dhënë një liri të dimesionit ekonomiko-politik, një dalje të ëndërruar në Adriatik.Përsa i përket Shqipërisë, porti i ri do të rriste investimet në vend të inkuadruara si investime të huaja apo vëndase. Për më shumë këto do të realizoheshin në një zonë deri tani me zhvillim mesatar duke i dhënë një impuls të fuqishëm zhvillimit ekonomik të zonës. Pra, ky port nën një administrim të ri, të një vendi fqinjë si Kosova, jo vetëm do të sillte përfitime ekonomike për të, por do të ishte një mundësi e mirë për zhvillimin e pjesës veriperëndimore e verilindore të Shqipërisë.Përveç ekonomikisht dhënia e portit nën administrimin e drejtpërdrejt  Qeverisë Kosovare do ta kthente Shqipërinë jo thjesht në burim emancipimi, por ç′ka është më thelbësore në një burim stabiliteti dhe zhvillimi në Ballkanin Perëndimor e më gjerë, duke u bërë një faktor potent stabilizues ekonomik e politik. Në këtë rast racionaliteti ekonomik dhe racionaliteti politik shkojnë në kahje të përbashkëta pozitive për të dy vendet veçmas e së bashku. Anëtarësimi së shpejti i Shqipërisë në NATO dhe aspirata e Kosovës për anëtarësim në të ardhmen në këtë organizatë, ashtu si ambicia e njëjtë e të dy vendeve për t′u integruar në Bashkimin Europian, e bëjnë edhe më të dobishme e kuptimplotë këtë veprim, sa ekonomikë aq dhe politikë, sa kombëtarë aq dhe europian.Objektivat e njëjtë që ne kemi (si dy vende të pavarura) kanë nevojë për vështrim të përbashkët, për çështje të interesit të ndërsjelltë. Ashtu si investimi madhor Durrës-Kukës-Prishtinë dhe dhënia në administrim e Portit të Shëngjinit, Qeverisë së Kosovës, dëshmon për një sinergjizim të politikave ekonomike të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Kosovës, si detyrime politike  ndaj interesave të përbashkëta të kombit si një tërësi dhe të komplementaritetit (plotësimit) në fushat ekonomike. Sot marrëdheniet ekonomike ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës zhvillohen nëpërmjet 35 marrëveshjeve dhe memorandumeve të bashkëpunimit ekonomik, por theksoj me bindje që ajo  për dhënien në dispozicion të Portit të Shëngjinit, për Kosovën, do të jetë një nga më të rëndësishmet politikisht e me efiçencë të plotë ekonomikisht. Përvec se mazhorancës së djathtë që do ta votojë në Prlament projekt-ligjin që konfirmon këtë marrëveshje,jam i bindur se, dhe një pjesë e së majtës do t′i bashkohen kësaj nisme të ideuar nga Kryeministrat Berisha dhe Thaçi. Shqipëri-Kosovë drejt një Tregu të Përbashkët, drejt një tregu unik, realizohet dhe do të realizohet vetëm me nisma të përbashkëta politike dhe ekonomike te ketij rangu.Në mbyllje të këtij shkrimi modest, në përkrahje të kësaj nisme të madhe, për dhënien në përdorim, në administrim Qeverisë së Kosovës, të Portit të Shëngjinit, dëshiroj të kujtoj një deklaratë, të 1 shtatorit të 1995, të Presidentit Rugova, në Tiranë në bisedën me Presidentin Berisha për fillimin e projektit për ndërtimin e Autostradës në rrugën e vjetër Lezhë-Prizren-Prishtinë: “Kjo është një arterie kryesore q&′l; tradicionalisht ka lidhur Kosovën me bregdetin. Realizimi i këtij projekti kërkon kohë, por duhet të mendojmë për të tashmen dhe të ardhmen”. Lidhja e Kosovës me bregdetin, një ëndërr e kahershme shqiptare bëhet realitet me rrugën e madhe Duurrës-Kukës-Prishtinë dhe me Portin e Shëngjinit në dispozicion të ekonomisë kosovare tërësisht. Mbi të gjitha është detyrë e politikës moderne që aktivitetin ekonomik e drejtimet politike t′i orientojë drejt objektivave të gjykuara të ligjshme nga qytetarët, të objektivave kombëtarë, të inkurajimit të fqinjësisë së mirë, e stabilitetit në vend dhe Rajon. E pikërisht këtë detyrë Qeveria Berisha ( e cila e ka inspiruar) dhe ne si deputet, pavarësisht kahjeve politike duhet dhe do të plotësojmë, me një qëllim të vetëm: Për integrime shqiptare, për mirëkuptim  mbarëshqiptarë e ndërnjerëzor. (Shprehja-Për integrime shqiptare, për mirëkuptim  mbarëshqiptarë e ndërnjerëzor është deklamuar nga Presidenti Rugova në Tiranë 2004 kur u shpall Doktor Honoris Causa i Universitetit të Tiranës).

KOSOVA SHTET I PAVARUR

KOSOVA SHTET I PAVARUR

Vlore me 17 Shkurt 2009.
Instituti i Studimeve Politike” Ismail Qemali” në bashkëpunim me Bashkinë Vlorë nën kujdesin e deputetit Bujar Leskaj dhe kryetarit të bashkisë Shpëtim Gjika me rastin e 1 vjetorit te Republikës se Kosovës, , organizon sesion shkencor:”Kosova Shtet i Pavarur”. ( Historia,politika,ekonomia).
Ne Kumtesen e tij Deputeti i Vlores z.Bujar LESKAJ, “Republika e Kosovës -Burim stabilitetit rajonal dhe krenari kombëtare” midis emocioneve dhe kenaqesise qe te jep kjo dite historike theksoi ne fjalen e hapjes z.Leskaj, tha qe kam kenaqesine e madhe qe dhe ne vlonjatet te ndihemi si Prishtinasit sot ne kete dite te vecant te Kombit tone dhe me tej vazhdoi:
17 shkurti 2008 eshte Dita e madhe e Pavarësisë së Kosovës është skalitur tashmë së bashku me 28 Nëntorin 1912, si dy ditët dhe datat historike më të shënuara në historinë e kombit shqiptar dhe të dy shteteve të pavarura, Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë. Kjo ditë përpos të tjerash është një moment kremtimi dhe vlerësimi përgjatë një viti ekzistence të shtetit më të ri të Europës, Republikës së Kosovës, e cila tashmë ka konfirmuar politikisht dhe diplomatikisht atë ç′ka udhëheqësit e  popullit shqiptarë në Kosovë, të zgjedhur në mënyrë demokratike miratuan në Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës më 17 Shkurt 2008, “Kosovën Republikë Demokratike, laike dhe multietnike, të udhëhequr nga parimet e jodiskriminimit dhe mbrojtjes së barabartë sipas ligjit (pika 2 e Deklaratës) e mbi të gjitha stabilitetin, koherencën dhe integritetin për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran” (pika 1 e Deklaratës). Udhëheqja e shtetit të Kosovës, Kuvendi, Qeveria, Presidenti dhe Partitë politike së bashku me qytetarët e  Kosovës ia dolën mbanë të konsolidojnë “një Kosovë-shtet të qytetarëve, një Kosovë-të zhvilluar në përputhje me parimet demokratike, një Kosovë-me një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, një Kosovë-shtet i sundimit të ligjit, një Kosovë-të një shoqërie shumë etnike dhe së fundi një Kosovë-të përkushtuar qartë në drejtim të proçeseve për integrime europiane, euro-atlantike dhe mekanizmave të tjera ndërkombëtarë, nëpërmjet përmbushjes së kushteve dhe standarteve më të larta të përgjegjësisë dhe transparencës (“Raporti Vjetor i punës së Qeverisë Thaçi, Prishtinë dhjetor 2008-Përmbledhje ekzekutive). Më 15 Qershor 2008 hyri në fuqi Kushtetuta e Republikës së Kosovës e cila në nenin 1 të saj thekson se:Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik dhe i pandashëm.Republika e Kosovës është shtet i shtetasve të vet. Republika e Kosovës nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti ose pjese të ndonjë shteti dhe nuk do të kërkojë të bashkohet me asnjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti. Përgjatë gjithë kësaj periudhe të gjitha proceset  dhe zhvillimet politike e shoqërore në Kosovë, për të dhe në raport me vendet e rajonit dhe më gjerë janë bazuar në parimet dhe dispozitat e kësaj Kushtetute, si dokument themeltar i shtetit duke garantuar njëherazi sovranitetin territorial dhe barazinë para ligjit të të gjithë qytetarëve. Viti i parë i Pavarësisë së Kosovës e gjen atë të njohur nga 54 shtete, duke filluar nga SHBA, vendet kryesore të Be-së (shtatë anëtarë të G-8 dhe 80% e BE-së), Turqia, Japoniaetj si dhe vendet fqinje Shqipëri, Maqedoni, Mal I Zi. Në Deklaratën e Pavarësisë (pika 6), theksohet qartazi kërkesa  e ambicia e politikës kosovare për ta anëtarësuar vendin në Bashkimin Europian sapo që të jetë e mundur dhe për të zbatuar reformat e kërkuara për integrim europian dhe euroatlantik. Si rezultat i punës së qeverisë, BE-ja konfirmon hapin e parë të Kosovës drejt saj, studimin e fizibilitetit, i cili pritet të përfundojë në vjeshtë 2009. Konfirmuar në pikën 5 të Deklaratës së Pavarësisë, drejtuesit e politikë kosovare po punojnë që siç deklarojnë ata “ftojmë  dhe mirëpresim NATO-n që të mbajë rolin udhëheqës në praninë ndërkombëtare ushtarake dhe të zbatojë përgjegjësitë që i janë dhënë sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (1999) dhe Planit të Ahtisarit”. Forcat e Sigurisë se Kosovës punojnë sipas standarteve e parametrave të NATO-s të vijuara në kohë dhe nga krijimi i Agjensisë së Inteligjencës së Kosovës dhe Këshilli Kombëtar i Sigurisë. Përmes intesifikimit të investimeve, ristrukturimit të ndërmarjeve publike, privatizimit dhe shtimit të aftësisë konkuruese po vazhdon të jetë në prioritet parësor të Qeverisë së Kosovës intesifikimi  i zhvillimit ekonomik. Qeveria po aplikon politika që synojnë rritjen ekonomike, uljen e shkallës së papunësisë, përmirësimin e kushteve sociale  dhe zvogëlimin e varfërisë. (kjo konfirmohet dhe në raportin vjetor të Punës së Qeverisë). Prioriteti i Qeverisë është sundimi i ligjit dhe në vecanti përmirësimi i efikasitetit të sistemit gjyqësor, luftimi kundër dukurive negative: korrupsioni, krimit të organizuar dhe të ekonomisë joformale në tërësi. Rritja  ekonomike në vitin 2008 ishte  5.2% dhe për vitin 2009 parashikohet 6.6% dhe një rritje e P.B.B për frymë nga 1150 euro në 2007 në 1616 euro për vitin 2009. Buxheti i vitit 2009 do t′i japë zhvillim e për′ësim të mëtejshëm jetës së vendit dhe ekonomisë, jo vetëm në infrastrukturë (rrugë, ujësjellsa etj) por edhe në zhvillimin e sistemit  financiarë, privatizimin në sektorët strategjikë, zgjerimin e biznesit privat (nga 72 mijë biznese në 2007, në 87 mijë në 2008) etj. Buxheti i Kosovës sivjet është 15% më i lartë se ai i vitit të kaluar (nga 1.09 miliard euro në 2008 në 1.5 miliard euro në 2009). Në kuadër të detyrimeve kushtetuese , një vëmendje e veçantë i është kushtuar këtë vit në Kosovë decentralizimit , fushës së sigurisë, krijimit të institucioneve të reja dhe minoriteteve. Dita e pavarësisë së 17 shkurtit, e kremtuar në ditëlindjen e parë të saj, e cila do të jetë e jetëgjatësuar në pafundësi është njëherazi ditë e tolerancës, ditë e stabilitetit, ditë e unitetit politik dhe qytetar dhe ditë e vlerave  më të larta demokratike jo vetëm për ata drejtues të lartë të Kosovës  që e kanë përkufizuar , por për të gjithë Ne , Shqiptarët, andej dhe këtej kufirit imagjinar Shqipëri-Kosovë.     Fjala përshëndetëse nga Kryetari i Bashkisë Shpëtim Gjika i cili falënderoi deputetin e Vlorës Bujar Leskaj për organizmin e veprimtarisë në qytetin historik të Flamurit. Sot mbushen 1 vit nga pavarësia e Kososvës. Politika më e mirë tha Gjika është ajo që na bashkon sot në këtë rast.Gjika thas se kemi dy qytetet të flamurit Vlorën dhe Prishtinën. Referati kryesor  studiuesi Prof Uran Butka temën:”Kosova 100 vjet pushtim-10 vjet liri,1 vite pavarësi”Pjesa e trojeve etnike,që u gllabërua nga Serbia dhe Mali i Zi u vunë në gjendje shtetrrethimi dhe spastrimi të vazhdueshëm etnik. Politika e gjenocidit,shpërngulet e mëdha  të popullsisë në Turqi,Shqipëri,përpjekjet për ndërrimin e fesë,shpronësimi masiv,shkatërrimi ekonomik,shkaktuan pakënaqësia të vazhdueshme që u shndërruan në kryengritje kundër pushtimit dhe për ribashkimin me shtetin shqiptar gjatë viteve 1913-14 në drejtimin e Hasan Prishtinës,I.Boletinit,B.Currit.Edhe gjatë luftës së 1 botërore Kosova dhe viset tjera shqiptare e vazhduan rezistencën kundër pushtuesve sllavë nën udhëheqjen e Komitetit ?mbrojta kombëtare e Kosovës” të drejtuara nga atdhetarët e shquar Hoxhë Kadria,Bedri Pejani, Azem Gjalila e Shota,Kalosh Zajazi,Elez Isufi. Gjatë viotevev 20-39 figura të shquara të Kosovës erdhën në Shqipëri për të ndihmuar në konsolidimin e shtetit me frymë patriotike si Rexhep Mitrovica,Hasan Prishtina,ndërsa Kosova u zhyt në natën e gjatë të pushtimit serb,në vitet e luftës së dytë botërore pjesa më e madhe e Kosovës dhe viseve shqiptare nën Jugosllavi u bashkuan me Shqipërinë, e cila u kthye sërish në shesh lufte.E para herë në historinë e kombit që në mënyrë institucionale dhe kombëtare u shtrua zgjidhja e çështjes së Kosovës ,ishte Kuvendi iMukjes.Mitat Frashëri e vuri si kusht të Marrëveshjes përfshirjen e problemit të Kososvës në agjendën e bisedimeve e të vendimeve. Ai argumentoi domosdoshmërinë e shkëputjes së Kosovës të viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi e bashkimin e tyre me Shqipërinë,argumentuar dhe nga pikëpamja historike dhe aktuale,gjeografike,demografike,shpirtërore,kulturore ekonomike sie dhe nga pikëpamja e ardhshmërisë jo vetëm të Shqipërisë,por edhe të stabilitetit të Ballkanit .Historiani Butka vazhdoi”M.Frashëri e shikonte zgjidhjen  e cështjes së Kosovës të pandarë me çështjen e luftës për çlirimi kombëtare sepse cdo formë çlirimi që të mos jetë kunorzue me bashkim  me mëmëdheun,asht padyshim një zgjidhje e dytë. termi etnike nënkuptonte Kosovën dhe trevat e tjera me shumicë shqiptare nën Jugosllavi,të shkëputura padrejtësisht nga trungu shqiptar. Kur kërkonim një Shqipëri etnike e kishim fjalën tek Kosova.Ai zbardhi dhe hodhi poshtë në konferencë nocionet Shqipëri e Madhe si dhe shpjegoi historikisht dhe gjeopolitikisht se cishte Shqipëria etnike për të cilën lufton nacionalizmi shqiptar.Zotërinj,tha ai ne nuk jemi as për Shqipërinë e Madhe,as për Shqipërinë e Vogël,jemi për Shqipërinë etnike,në të cilën sot banojnë tërësisht shqiptar&e′; apo shumicë shqiptare e që kanë shprehur vullnetin të bashkohen si një komb i vetëm në një atdhe e në një shtete të vetëm.Kjo është e drejta që u është dhënë kombeve qysh pas Luftës së 1 botërore dhe që sot mbrohet edhe nga Karta e Adriatikut. Historiani U.Butka më tej shtjelloi ndonëse nuk u realizua projekti i Mukjes mesazhi i saj nuk u shua.Ky projekt dhe ky veprim kombëtar po plotësohet hap pas hapi së pari sot me pavarësinë e Kosovës për vetëvendosje..Z.Butka u shpreh se nga Shqipëria shkuan në Kosovës me qindra mësues,juristë,nëpunës që bënin punë atdhetare e cila i pruri dobi të çmuar çështjes shqiptare,Ai përmendni emrat e Q,Kokoshit,K.Kokoshit etj.Më tej Z.Butka u ndal në çështjen e Kosovës gjatw luftës së dytë ku vranë rreth 50 mijë kosovarë nga ushtria jugosllave dhe cetnikët e Mihajllovicit, dhe Kosova u ripushtua nga Jugosllavia edhe më ndihmën e divizioneve e brigadave të Shqipërisë .Titoja i kërkoi fillimisht,tha U.Butka,E.Hoxhës të dërgonte dy brigada partizane për clirmin e Kosovës,Kjo kërkesë u plotësua dhe përse i kërkoi me ngut Titoja dhe përse E.Hoxha i dërgoi me ngut,tha historiani Butka Florian Mima,zvminister i financave referon temën “Zhvillimet ekonomike në Kosovë”.Mima tha se kishte punuar rreth 6 vjet në Kosovë.Mima përshkoi rrugën për ndërtimin e legjislacionit në Kosovë.Mima ju referua punës së irlandezit Xheki Dikson .Mima tha se në Kosovë termi privatizim u quajt komercializëm,dhe kuadër ligjor nuk kishte,çdo gjë u përgatit dhe u krijua nga e para.Mima tha se sot Kosova ka një legjislacion  të përparuar evropian,një administratë doganore,ka QKR nga e cila u muhar shembull edhe në vendin tonë. Mima foli edhe për aspektet financiare dhe rrugët në të cilat përshkoi administrata e re e shtetit kosovarë pas luftës së vitit 99. Referoi studiuesi e publicisti Ramiz Lushaj temën”Kosova drejt pavarësisë në dy dekadat e fundit”.Kosova dardane shpalli para Zotit të Planetit,aktin historik të Pavarësisë e Sovranitetit si shteti më i ri në botë,çka në tre plane gjeostrategjike përbënë realisht.E para një plotësim, të kërkuar e të vonuar të Pavaresisë Kombëtare shqiptare të 28 Nnëtorit 1912 në Vlorën e I.Qemalit. E dyta një korrigjim të merituar e të pjesshëm të padrejtësive historike të Fuqive të mëdha ndaj kombit etnik shqiptar,e streta,shënoi fundin e fillimit të shpërbërjes së Ish-jugosllavisë artificiale të 1918,ose Bashkimit sovjetik të vogël,diktaturës milosheviane në hartën globit .E katërta tregoi fuqinë amerikane e euroatlantike me zbatimin e Marrëveshjes së Rambujesë me suksesin e ndërhyrjes ushtarake me zbatimin e rezolutës 1244 e me suksesin e shpalljes së Pvarësisë.Kosova do të jetë shteti më i ri i botës  i 193 do të jetë shteti i anëtar i BE.,NATO,sepse ka 4 shtylla në themelet  e lartësisë së saj Ku shtylla e parë faktori shqiptar në Kosovë e Ballkanin perëndimor që zënë vendin e parë për numrin e martirëve të lirisë e të pavarësisë kombëtare shqiptare,që zënë vendin e dytë për nga potenciali demografik,me rritjen e popullsisë më të lartë në Evropë,me moshën më të re në Europë,gati dy herë më e lartë se ajo e BE. Shtylla e dytë,SHBA që Presidneti Bush e vendosi Vijën e Kuqe,për mbrojtën e saj,Presidenti Klinton që ndërrmorri luftën e 24 marsit 1999, ,Presidenti Bushi,që ndezi dritën jeshile për pavarësisnë e saj,Presiedenti Obama,premton për integrimin e saj.Studiuesi R.Lushaj solli të dhen rreth faktit të 192 shteteve të OKBqëkanë ose janë 147 me përberjen etnike racore më të vogël se shteti i Kosovës. Studiuesi R.Lushaj argumentoi hapat që janë në dy dekadat e fundit për pavarësinë e Kosovës.Soli të dhëna dhe mundësi të reja për tu njohur shteti i Kosovës nga 65 vende për të pasur një garanci të mëtejshme në pavarësiimn e saj.Historiani Lushja n solliedhe rethnat historike dhe kushtet në të cilat aleancat e vjetra serbe-ruse q  ë kanë mbajtur peng njohjen e Kosovës nga vende të ndryshme të botës duke sjellur edhe modelit se kishin vendosur ta linin në modelin e Qipros veriore,ose ta bënin Plestinë në Bllkanë,ose tëkthnin në një Tajvanë,që e kanë njohur vetëm 23 shtete.Historiani R.Lushja ju përgjegj edhe pyetje se kur do të anëtarësohet Kosova shteti i 193 i OKB duke sjellë një analizë të ngjarjeve dhe fakteve të fundit.  Prof i asociuar  Dr Bardhosh Gace referoi  temën”Pavarësia e Kosovës”Kjo dita tha Gace i ka rrënjët në luftërat dhe përpjekjet e shqiptarëve për të qnënë të lirë dhe të qytetëruar me kombeve të tjerë. Djepi ilirik i Dradanisë në brendësi të Gdaishullit të Ballkanit,qysh në shekullin e 6 pr Krishtit kanë pasur shtetin e vet duke dëshmuar kështu vazhdimësinë e kulturës iliro-shqiptare.Vet Straboni tha prof Gace e cilësonte Dardaninë një nga kryeqendrat e mëdha ,që kishte monedhën e saj,kishte lidhje e mardhënie me Mesdheun dhe ishte mjaftë e pasur me minerali e agjendë. Kjo trevë ilirike ne shek 3 pr Krishtit krijoi mbretërinë e vetë me dinastinë e Longarit,mjaftë  enjohur në Ballkanë.Me pushtimin e Dardanisë nga romakët në shek 2pr Kr në qytetet të tilla ilire antike si Ulpjana,Justiniana e I,Municipum DD më botën antike u bë e njohur për përpunimin e mineraleve.Në periudhën e Biznatit u bë i njohur Perandori Junstinian me vendabniminm Tauris i Dardanisë i cili njihet edhe si kodifikuesi i të drejtës Romake.Kjo trevë sipas shkenctareve e albanologëve austriak,gjerman,italian,grëkë,francez ka qenë një nga vatrat e formit të shqiptarëve  dhe të gjuhës shqipe. Shkrimtarja Vilhema Vranari Haxhiraj solli  tema”Pavarësia e Kosovës nisi ne Janine u shpall ne Prizren”.Genocidi që u përdorë ndaj shqiptarëve të cilët kërkuan të jenë zotur të fateve të tyre të tokës mëmë të pasurive përrallore të nëntokës.Në kujtesën shqiptare do të ngelen figurat e shquara si ajo e Binak Alisë,udhëheqësi i kryengritjes antiosmane i madh dhe i vogël e njeh Shote dhe Azem Glicën,kush nuk e kujton trimin e Kaçanikut Idriz Seferinë.,që luftoi kundër osmanëve,serbëve dhe bulgarive.A mund të harron vallë ata lumenj gjaku të shqiptarëve të pafajshëm ndër shekuj,Kujtesa njerëzore ruan vrasjet makabre në kope sikur të ishin bagëti duke i hedhur në gropë të përbashkët ku prehen mijërarr varre.Askush nuk mund të harrojë heroin legjendë të Termopileve shqiptare Adem Jashari dhe zhdukjen barbare të familjes së tij. A mund të harrojmë tha zj Vranari sa gra mbetën vejusha,sa vajzave ua prenë ëndrrat dhe sa fëmijë mbetën jetimë,genocidin ndaj shqiptareve të Kosovës më krahasim me holokaustin nazist,në raport më numrin e popullsisë është shumë herë më i madh .Këmbana e fitores trokitën fuqishëm sepse bota që do paqe dhe mirëkuptim mes kombeve SHBA BE dhe gjitha faktori politik ndërkombëtar përkrahën fuqimisht Pavarësinë e Kosovës.Vranari tha se shekujt rrënjët e lirisë u mbollën në Janinë dhe Prizren ,tani shqiptarët qëndrojnë përkrah njeri-tjetrit. Pavarësia e Kosovës ka hapur rrënjët e integrimit si një urë lidhëse mse krahut të shqiponjës me trungun mëmë,do të shërbejë rrugë Durrës-Prishtinë.Kjo rrugë do të jetë lidhja shpirtërore mes shqiptareve të ndarë për gati një shekull,do të ndihmojë në integrimin e të dy anëve drejt zhvillimit ekonomik dhe kulturor,historik. Studiuesi i Vlores Fahri Shaska referoi  temën”Vlora dhe Kosova”.Në Vlorë erdhën për pavarësinë  dhjetra kosovarë dhe 11 mandate ishin të Kosovës.Nga vitet 20-30 shkuan nga Vlora në Kosovë agronom,mësues,juristë, si Ari Thanasi,nënprefekt në Prizëren,Daut Brati,sekretar komune,Jasin Zejnua,prefekt në Gjakovë,Xhelo Seferi në Gjilan,Imer Cuci.Ago Agaj prefekt në Mitrovicë.Shaska solli fakte edhe për kosovarët në luftën e dytë botërore  që luftuan në Shqipëri. Salla e pallatit të kulturës Labëria është ndezur nga recitimi i poezisë Kosova të shkruar nga Mitrush Kuteli,të cilën e recitoi një nga korifeut e artit shqiptarë aktori Mirush Kabashi.Përshëndet takimin Nënkryetari i shoqatës” Ismail Qemali”-Petrit Velaj Kryetari i klubit” Ali Asllani”  Qendro Meminaj ,Albet Abazaj nga shoqata Labëria,Pajtim Lamaj nga shoqata e të përndjekurve politikë dhe Kryetari i qarkut Vlorë Agron Sharra.Deputeti Leskaj shpërndau  100 libra të autorit Ramiz Lushja “Kosova me Elementë tërësor të pavarësisë”. Teatri Petro Marko solli një buqetë këngësh për Kosovën. Botuar ne Gazeten 55, RD, Republika. Nga GEZIM LLOJDIA

DEPUTETI LESKAJ NJË SHEMBULL QE VLEN TE NDEROHET

DEPUTETI LESKAJ NJË SHEMBULL QE VLEN TE NDEROHET

Athine? 12 Dhjetor 2008, Gazeta Tribuna.

Ka 5 vjet qe ne Greqi botohet ne gjuhen shqipe gazeta:” Tribuna”.Ajo është një gazeta e përjavshme informative e pavarur që ka edhe një numër të madh abonimesh dhe drejtohet nga emra të njohur të gazetarisë shqiptare në Athinë si dhe ka një grup bashkpuntorësh dhe shkrimtarësh shqiptarë që punojnë në Athinë të cilët e mbajnë gjallë me të gjitha fushat madje është edhe tepër cilësore me shkrimet e saj dhe problematikën që rrok. Nr e saj të 251 të premten shkruante Iliaz Bobaj.Nje shembull qe vlen te nderohet.Fakti është ky: Në kuadrin e Festës sonë Kombëtare,në Pallatin e Kulturës ?′Labëria′′ , të qytetit të Vlorës,u organizua aktiviteti i madh kulturor: ?′Vlora përshëndet Kosovën′′. Ky aktivitet, sipas medias, pati një diapazon të gjerë kulturor e kombëtar. Me të ftuar nga Shqipëria dhe Kosova. Ju lumtë artistëve vlonjate, që dinë të organizojnë dhe të shpërfaqin vlera të tilla kapacitive ! Por kjo është njera anë.Unë dua të ndal tek një pjesë e këtij aktiviteti që la gjurmë.I inkuadruar brenda këtij aktiviteti, si pjesë organike e tij, ishte edhe ndarja e çmimeve letraro-artistike për krijuesit vlonjatë.Këtu kemi të bëjmë me një fakt interesant, që duhet përshëndetur veçanërisht. U ndanë 13 çmime letrare-artistike për krijuesit vendorë.1. Çmimi ?′Nazmi Bunjaku′′, për kontribut në teatrin e Vlorës. 2. Çmimi ?′VasilTalo′′, për portret në pikturë. 3. Çmimi ?′David Selenicasi′′, për kompozim në pikturë. 4. Çmimi ?′Sadik Kaceli′′, për peizazh n&eu′ pikturë. 5. Çmimi ?′ThemistokliMone′′, për kompozim muzikor. 6. Çmimi ?′Eqrem Vlora′′, për memorial publicistik.7. Çmimi ?′Ferhat Çakërri′′, për letërsi për fëmijë. 8. Çmimi ?′Janko Pali′′, për përkthim në prozë. 9. Çmimi ?′Kudret Kokoshi′′, për përkthim në poezi. 10. Çmimi ?′Nermin Vlora Falaschi′′, për publicistikë eseiste. 11. Çmimi ?′Shevqet Musaraj′′, për krijim letrar satirik. 12. Çmimi ?′Ali Asllani′′, për vëllim me poezi. 13. Çmimi ?′Petro Marko′′, për prozën më të mirë.Këto çmime, kanë një gjeografi emrash të trevave vlonjate për t′u patur zili.Janë përjetësuar emrat e krijuesve vlonjatë, duke u dhënë atyre hapësirën e pavdekësisë. (Është tjetër gjë p. sh. nëse duhet shtuar emri i të nderuarit Odhise Grillo dhe i ndonjë tjetri. Besoj se kjo duhet të jetë një temë diskutimi për vlonjatët në vijim). Përsëri them:ju lumtë vlonjatëve, që dinë të nderojnë bijtë e tyre. Kështu kanë nderuar edhe veten.Por u kanë dhënë edhe të tjerëve një shembull.Është një shembull i mrekullueshëm ky.E veçanta tjetër. Të 13 çmimet e mësipërme i sponsorizoi deputeti i Vlorës,BUJAR LESKAJ.Tjetër shembull ky. Një shembull i mrekullueshëm i një politikani. Por mbi të gjitha e një biri vlonjat. I një deputeti, që tregon me vepra se e do dhe e nderon artin dhe kulturën e qytetit të vet. Po aq sa tregon se është edhe vet njeri me kultur&e′;.Nuk e ′h personalisht zotin Bujar Leskaj. Por kjo nuk më prish aspak punë, p&e′;r ta falënderuar sinqerisht. ′pan>Kur ka nderuar krijuesut vlonjatë, na ka nderuar tëgjithëve ne krijuesve. Un; ndihem njëlloj sikur ka sponsorizuar edhe për mua.Edhe të tjerët. Nuk ka rëndësi se kush i ka marrë çmimet. Rëndësi ka veprimi i tijshumë domethënës.Pak më tej.Këtë shembull mendoj se mund ta marrin edhe rrethet e tjerë të vendit, disa prej të cilëve në këtë pikë, janë pak më pak se asgjë. Nuk besoj se është edhe aq e vështirë për të marrë dhe përhapur shembullin e deputetit vlonjat. Kudo ka biznesmenë, që nuk besoj se do të zbrazin xhepat po të sonsorizojnë ?′dy qindarka′′për kulturën e ven′ të ′e.E njëjta gjë po ndodh edhe këtu në emigrac′. Kan′ml; 18 vjet krijuesit shqiptarë që krijojn&′l; këtu′euml; Greqi, por askush nuk e ka zgjidhur qesen pë′ta. Disa′nkurse të shpallur këtu, japin ca pllaka ?′′uml; arta??′? e ?′të argjendta′′ me buj&′l; e rr′ml;mujë,thjesht për t′u dukur se′çka bëjn&e′; edhe ata. Natyrisht nuk është faji i tyre që e′në′esen bosh. Faji i tyre është se duan ta bë′euml; tene′ë ?′flori”. Në këtë pik&eum′mendimi im i prer′ml; është ky. Çdo vit me krijuesit e shu′euml; emigr′ë shqiptarë këtu, duhet të ′ë ′kurs vjetor në të gjitha gjinitë′Mendimi′ është që në këtë pikë të ndihmojë Ambasada jonë në Athinë. Edhe në orga′im.Edhe duke sponsorizuar, të paktën një pjesë të çmimeve. Nga ana tjetër ajomund të bashkëpunojë edhe me biznesmenët shqiptarë këtu dhe në atdhe.Koha ka treguar se organizmat e vogla letraro-artistike, tërësisht të ndara nga njera-tjetra, nuk ia kanë dalë dhe as që pritet t′ia dalin mbanë ndonjëherë kësaj pune.Atëhere le të bëjmë diçka tjetër, më të mirë se kjo që kemi bërë deri tani.

Te dhurosh liber …

Te dhurosh liber …

( Botuar ne Gazeten 55, date 9 Dhjetor 2008 )Libri, historikisht ka qenë një mik i mirë i njeriut të ditur. Në historinë e njerëzve të mençur të kësaj bote libri ka qenë pjesë e jetës së tyre, shoqërues deri në sekondat? e fundit të ikjes. Ka edhe proverba, thënie madje për librin se si duhet sjellë karshi tij. Ja shprehjet brilante të një njeriu mistik të bërë shekuj më parë: Fundi i rrugës që nuk kalon përmes diturisë është errësirë. Sa të gëzuar janë ata që ndriçojnë errësirën e pafundme. Ndriçues në këtë mes është libri, pra dija që ai përmban dhe të ushqen si qumështi i gjirit. Pra libri është një pjesë e madhe, një botë që zgjon e ëndërron, një mekanizëm që na lidh me pafundësinë dhe misteret, shkencën, artin, teknologjinë. Edhe në këtë shoqërinë tonë madje edhe në kohë krizash të mëdha, libri është lexuar e vazhdon të lexohet, është kë′uar dhe vijohet të kërkohet. Nuk është vetëm panairi i fundit i librit, por edhe dyndja nëpër librari, stenda libri për të kërkuar e gjetur librin. Libri nuk është vetëm i shkrimtarit, krijuesit por edhe atyre që e blejnë por edhe atyre dashamirësve, pikërisht kjo pjesë është ajo që e kërkon dhe e shikon ende si magji, në të vërtetë ai i këtillë është dhe ka mbetur në historinë e njerëzimit. Nuk dua të citoj thënie shenjtorësh me proverba filozofike, që kanë shpikur për librin, por unë shikoj atë njeri që kujdeset për librin. Njëri prej tyre është deputet i kuvendit të Shqipërisë. Kur i dhuron libra Bujar Leskajt, ke kënaqësi se ai do ta lexojë, pra do t′i shkojë deri ne fletën e fundit leximit, më tha një shkrimtar vlonjat. Dhe më çudit fakti se ku e gjen njeriu kohën,për të lexuar ndërsa angazhimi i tij është i madh. Dhe një fakt tjetër: kur ua dhurova librin disa përfaqësuesve të popullit, prisja të më thoshin ndonjë fjalë por hiç asgjë, nuk është çudi që librat i kanë vërvitur nga dritarja e makinës. I akuzoj pikërisht kështu sepse për ta streha e preferuar është kafeneja ku brumosen me lloj thashethemesh, ajo strehë i mbaë gjallë, i tërheq me mistere në një lloj strehe, krejt e kundërt me atë që kërkon të ketë mik librin. Ndërsa rasti i deputetit të këtij qyteti historik është dhe mbetet i veçantë nëpër provinca larg kryeqendrës së vendit, ku më së shumti gëlon cmira dhe zilia. Mirëpo rasti i mësipërm,për rastësi nuk mund të merret. Deputeti i dhuroi një vit më parë bibliotekës së qytetit të tij 200 libra ne gjuhë të huaj, me një vlerë prej 5 milion lekësh, duke qenë i pari shtetar që dhuron për kulturën në këto vite tranzicioni.

Një udhëtim I paharruar me deputetin Bujar Leskaj

Një udhëtim I paharruar me deputetin Bujar Leskaj

Kosove 29 Tetor 2008.Në vazhdën e aktiviteteve që zhvillon deputeti Bujar Leskaj me vëllezrit tanë që jetojnë në viset Shqiptare në Maqedoni dhe në Kosovën e lirë , për specifikat e tyre në luftën për liri dhe dinjitet kombëtar, kundër barbarive serbe,për njohjen e vlerave kulturore më atë anë të kufirit tonë për njohjen e bukurisë dhe vlerave të tokave tona, ishte dhe aktiviteti që u zhvillua me një grupë qytetarësh vlonjatë, I përbër prej:

– familjeve të vjetra vlonjate si Sharajt, Xhyherajt, Llupajt etj.- Familjeve të persekutuara egërsisht prej regjimit dictatorial komunist si Shaskaj, Xhaferaj, Bonjakaj? Petritajt, Agajt, Koshenjat, Shehajt, Leskajt, Cakrani, Hoxhajt etj.

-??Të burgosurve politik Ceno Caushi, Shemsi Rrapi, Kujtim Murati, Ramadan Muco, Luan Llupa, Reshat Kripa, Bari Ceprati, Feti Rexhepi, Enver Sharqiri, Lavdosh Beqo etj.Grupin e hijeshonin dhe dy zonja: znj. Linda Sharra dhe znj. Paqyze Petritisi dhe ish deputeti i partisë Demokratike shkrimtari dhe publicisti lushnjar Ismet Shehu, i cili është lidhur me vlorën që nga gjyshi i tij ai patrioti i njohur Sheh Karbunara.Grupit i shtonte humorin shoferi Nesti Pashaj, i cili i shërbeu grupit në të gjitha rastet ku ndaluam, veç të tjerave edhe me humorin e tij.Pas një grupi gazetarësh dhe një grupi të rinjsh të qytetit të Vlorës? ku ishte grupi i tretë, që ndiqte këtë intenear. Ky udhëtim u realizua nënë kujdesin e Z. Agron Sharra, kryetari i Partisë Demokratike të Vlorës. 1-Në Tetovë rrëzë Malit të Sharrit. Pasi kaluam kufirin në Qaf Thanë; në strug u ulëm rreth deputetit Bujar Leskaj për të pirë një kafe. Biseta rrodhi e këndshme gjithkush jepteemocionet që i ngjallte ky udhëtim…. Astrit Xhaferi thoshte se shkelte për herë të parë në Kosovë e Maqedoni dhe prandaj ky udhëtim ishte i dëshiruar i mirëpritur dhe emocionues. Ndërsa Ceno Caushi me lot në sy tregoi se për herë të parë e kishte kaluar atë kufi në vitin 1944, në këmbë në batalionin e Ballit Kombëtar kur erdhën për të çliruarn dhe mbajtur Kosovën dhe viset e tjera kombëtare, por ishim tradhtuar prej komunistëve, shërbëtor të Titos, tha ai. Aranit Hoxhaj, kujtonte se ëndrra e babait të tij, të pushkatuar prej komunistëve vlonjate, ishte bashkimi i Kosovës me Shqipërinë. Vlora është tingëllim atdhetar. Vlorë ka kudo ku janë viset Shqiptare edhe në shtypin time, vajzën time e quajnë Vlora… U nisëm drejt Kërçovës, Gostivar Tetovë.? Kërçova më kujtojë xhaxhajnë e babait Selam Musa Hitaj, i cili që prej vitit 1941 deri më 1944, me gjithë familje kishte shkuar atje për tu mësuar fëmijve gjuhën e bukur shqipe. Ishin mbi 200 pishtarë të dijes që qeveria e kohës dërgoj në viset shqiptare, duke bërë realitet bashkimin e trojeve shqiptare. Në raste të tilla i kthejmë sytë pas në histori dhe shojmë me vëmëndje çdo rrugë e rrugicë, çdo shtëpi apo shkollë sepse na duket se do të gjejmë gjurmët e të parëve tanëtë atyre burave fisnik që u sakrifikuan për bashkimin e trojeve shqiptare. Ja ku u shfaqë para nesh dhe Tetova jonë e shtrirë rrëzë malit të Sharrit atij mali që ka mbajtur dhe strehuar luftëtarët e lirisë shqiptare. Mikëpritësi jonë në Tetovë ishte z. Miftar Ziberi, profesor i Universitetit të Tetovës, i cili i uroj deputetit Bujar Leskaj mirëseardhjen dhe na ftojë për drekë me bukë e krypë e zemër sipas zakonit të shqiptarit. Gjatë drekës u shkëmbyen biseda të cilat përshkoheshin fund e krye nga dashuria vëllazërore dhe nga nevojat e bashkëpunimit dhe vajtje ardhje ndërmjet nesh për të përforcuar më tepër dashurinë. Ne pas dite na priste një dëshiruar me personalitetin e njohur të politikës dhe atdhetarisë shqiptare, Kruetarin e Asamblesë? së Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë z. Arbën Xhaferi i cili edhe pse i sëmurë nuk lodhet së punuari dhe luftuari për çështjen tonë kombëtare.Na priti përzemërsisht dhe na tha se : “Vlora është tingëllim atdhetar. Vlorë ka kudo ku janë viset shqiptare edhe në shtypin time, vajzen time e quajne Vlora…. Partia Demokratike Shqiptare ka në vijën e saj politike nacionalizmin, dashurin për këtë vend dhe për këtë popull që quhet shqiptar kudo ku jetojnë në viset e tyre.Nacionalizmi është fenomen evropian dhe për këtë s′duhet të jetë i huaj as për ne shqiptarët. Nacionalizmi nuk është mburrje por nevoj kombëtare”. Z. Arbën Xhaferi ju përgjigj pastaj pyetjeve që ju bënë. Z. Xhevat Leskaj pyeti si ka mundësi intelektual të Kosovës të festojnë 100 – vjetorin e diktatorit Enver Hoxha? “Ne kemi edhe mangësi në gjykim në vlerësim. Enver Hoxhën këtu tek ne nuk e kanë njohur ashtu siç ka qënë ai, një diktator që ja ka kaluar edhe Stalininit. Ata që kujtojnë Enver Hoxhën nuk kanë pjekuri intelektuale dhe politike. Ne duhet të mos harrojmë se dy janë sot rreziqet tona fundamentalizmi fetar dhe komunizmi, të cilat duhet të mbyllen si proçes historik”. Z. Devi Sharra u interesua për shuarjen e divergjencave midis partive politike shqiptare? “Demokracia – tha z. Arbën Xhaferi, – do të thotë mendime të kundërta, nuk duhet të pretendojmë për unitet totalitar si në komunizëm. Në sajë të këtyre mendimeve ne arritëm që në Ohër të ndryshojmë Kushtetutën për të drejtat e shqiptarve, për ato të drejta që kanë nevojë shqiptarët.” Z. Avni Agaj pyeti se si është zgjidhur problemi i ndarjes së pronave në Maqedoni? “Për pronat në Maqedoni nuk ka probleme sepse prona nuk i është marrë apo grabitur asnjëherë shtetasit jugosllav, serb, maqedonas apo shqiptar qoftë, ahtu siç ka ndodhur në Shqipëri, dhe si në fshat dhe në qytet shtetasi maqedonas dhe ai jugosllav e kanë trashëguar pronën”. U ndamë me këtë shqiptarë të ditur dhe të madh vëllazërish dhe të nesërmen në mëgjesë kaluam kufirin e Maqedonisë tek Hani i Elezit, kaluam Lapencin që më kujtonte Lapencin tim, Kaçanik, Ferizaj dhe u ndalëm në Gadime. 2- Në Shpellën e Mermerit të Gadimes së Ferizajt. Deputeti Bujar Leskaj kishte planifikuar një befasi tjetër gjatë udhës për të mbërritur në Prishtinë. Në këtë fshat më 1969, Ahmet Asllani duke gërmuar në një kodër për të nxjerrë gurë për nevojat e tij,? qysqyja i ra në një vrimë dhe nuk mundi dot ta kapë. Duke gërmuar e kërkuar qysqynë atij i doli përpara një hapsirë nëntokësore shumë e bukur. I befasuar ai njoftoi? organet e pushtetit lokal dhe kështu u zbulua një hapsirë e habitshme nëntokësore shumë e bukur. I befasuar ai njoftoi organet e pushtetit lokal dhe kështu u zbulua një nga monumentet më befasuese të natyrës shqiptare Shpella e Mermerit e fshatit Gadime të Ferizajt.Ajo u hap si qëndër për vizitorët më 1974. Deri tani vizitohet afro 1.5 km shpellë është shumë më e gjatë, ajo mund të shkojë Janjevë, atje ku kishte shtëpinë ai Shqiptari madh Shtjefën Gjeçovi e sot shtëpia e tij është shëndërruar në muzeun për të edukuar Shqiptarët, pra afro 15 km.Sipas studimeve kjo shpellë ka një vjetërsi prej 18 milion vjetësh. Ky monument natyror me vlera i kultrës sonë të mhnit me bukurin e tij, me kthesat e xhepat e shumtë si format e bukura që ka marrë gjatë miliona vjetve, me stalaktite dhe stalagmite, të tilla që në rajon nuk janë parë ndonjëherë.Shpella ka dy kate me bukuri të rralla, tani mund të vizitohet vetëm njëri kat. Nën shpellë ndodhet liqeni nëntokësor me afro 500 m.Edhe udhëheqësi jonë gjatë shpjegimit u dha formave të çuditshme të shpellës tingëllimin atdhetar, ja tha ai shikoni këtë a nuk nuk është kjo shqiponja dy krenare e flamurit tonë, më tej shini a është kjo fytyra dhe mjekra e Skënderbeut e kështu me rradhë.Kjo lidhje dhe mënyrë shpjegimi duhet në Kosovë por edhe në Shqipëri dhe prandaj e bënin. 3.Në Prishtinën e Rugovës, atje ku u përgatit pavarësia e Kosovës.Prishtina është kryeqyteti i Kosovës sonë më mbi 500 mijë banorë, 15 km? nga Prishtina është zbuluar qyteti Ulpiani i ndërtuar ne kohën e romakëve, e pasur në shumë monumente të tjera historike dhe natyrore si Tyrbia e Sulltan Muratit, shtatorja e Skënderbeut, Shtatorja e Nënë Terezës Liqeni Batllavës, Sahat Kulla, Xhamia e Madhe, Muzeu i Kosovës etj.Sapo hymë në Prishtin deputeti Bujar Leskaj na udhëhoqi në atë kodrën ku rri ndezur flaka e lirisë, ku ngrihet vari monumental i shqiptarit të madhë, presidentit të nderuar Ibrahim Rugovës. U ndalëm para atij varri të bardhë si shpirti i Ibrahim Rugovës, u u përulëm më nderime para veprës dhe shpirtit të tij. Me veprën etij Rrugova radhitet ndër shqiptarët më të mëdhenj krahas Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit, por deputeti Bujar Leskaj që nuk lodhet së foluri për Ibrahim Rugovën shkonë më larg, ai e krahason Rugovën me simbolin e Kombit Shqiptar me Skënderbeun.Para varrit të Rugovës çdo njeri mendon masakrat serbe ndaj popullsisë shqiptare….Gjatë Luftës së Dytë Botrore trojet shqiptare u ribashkuan, por pas përfundimit të sajë, Kosova, në mënyrë të dhunshme, prapë u ripushtua nga Jugosllavia.Të drejtat e Shqiptarve u shkelën në mënyrë sistematike. Me dhunë u shpërngulën në Turqi 250 mijë shiptarë. Më 1989 Qeveria Serbe suprimoi autonomin e Kosovës.Mijra shqiptarë u keqtrajtuan, na policia serbe, ndërsa mbi 400 mijë u detyruan të emigrojnë në Evropë dhe në SH.B.A. Kësaj dhune dhe shtypje do ti jepte fund ai shqiptari me emrin Ibrahim Rugova……Të heshtur, të emocionuar lamë pas varrin frymëzues të Rugovës dhe zbritëm në Galerin e Arteve. Z. Leskaj si njohës i mirë i pikëturës dhe koleksionist i sajë na shpjegojë për vlerat e piltorëve të Kosovës por mbi të gjithë dalloi dhe lartësoi z. Luan Mulliqi, i cili njihet në trojet shqiptare si një skulptor me emër, por veçanërisht në shqipëri ai njihet prej shtatores së Nënë Terezës të? vendosur në Aeroportin e Rinasit, shtatore e cila na prezanton me madhështi me botën e jashtme.Z. Mulliqi na shpjegoi e komentoi veprat e artit të ekspozuara aty, pastaj ai foli për aktivitetin etij kulturor dhe atdhetar ku ndërmjet të tjerave tha:”Veçoria e punës sime është se unë punoj me temën, pra unë e mendoj e saktësoj dhe pas kësaj filloj punën. Në veprat e mia mbizotëron simbolika le të kujtojmë ciklin e grave që patë, ku një grua paraqitet si shtatëzën e ajo që do të lindi prej sajë është liria e Kosovës. Po kështu edhe lëvizja femërore për emancipim është shprehur me anë të simbolikës.Vepra ime përshkrohet nga ndjenja atdhetare, prandaj krimtarija i është kushtuar personaliteteve që i sollën lirin Kosovës si profesor Femi Agami, Presidenti nderuar Ibrahim Rugova , Nënë Tereza në Rinas, Komandat Adem Jashari, ndërsa figurën e Skënderbeut unë e kam parë jo vetëm si luftëtar por edhe si diplomat.”U larguam nga Galeria e Arteve te Kosovës me ndjenjën se kishim parë një pjesë të kulturës tonë kombëtare.E diela në mëngjes na kishte rezervuar një të pa pritur tjetër të këndshme, takimi me piktorin, shkrimtarin dhe akademikun Rexhep Ferri. Deputeti Bujar Leskaj i pa lodhur kërkon të thithë gjithëçka duhet nga ai takim me Akademikun, prandj para takimit ai na foli për vlerat e këtij personaliteti të kulturës kosovare, po deputeti vete nga vete dhe ndalet tek piktura. Ja na tha ai ato pikturat tek Grand Hoteli ku flinim dhe pushonim ne ishin pikërisht të këtij Rexhep Ferrit. Emri i tij na kujtojë atë luftëtarin e madh të Jakup Ferri, dhe kur morrëm vesh se pikërisht ky Rexhep Ferri vinte prej asaj familje lavdi madhe respekti për të na u shtua eshe më tepërl. Rexhep Feri i madhë nga trupi i madhë nga vepra e tij, i madh në dashurin dhe kontributin për kulturën shqiptare, erdhi i ngarkuar me dy pako të rënda me libra, mosha nuk e kish penguar të ngrinte atë ngarkesë, dashuria për vëllezrit e tij i kishte dhënë fuqi.Ai u dhurojë të gjithë pjesmarësve nga një vepër të tij dhe gjithashtu edhe nje dhurat për biblotekën e Vlorës.Fjala e Akademikut Ferri u dëgjua me interes të madh dhe me dashuri i cili ndërmjet të tjerave tha:”Babi ka qënë mësuse dhe së bashku me Esat Mekulin kan hapur shkollën shqipe në Plavë, ndërsa sot për fatkeqësi tonë në Plavë dhe Guci nuk ka shkolla shqipe….Babi vdiq në Durrës dy ditë pas rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës ku kish marrë pjes dhe vëllaj im.Unë e kuptoj se ç′kini hequr nën diktaturën e Enver Hoxhës, sepse atë që ka bërë Enver Hoxha me ju nuk e ka bërë Titua me ne……Ne vllazërit tuaj më këtë anë të kufirit e mbajmë shpresën? gjallë duke dëshmuar indetitetin tonë dhe qëndresën tonë, mbi 250 vajza në Prishtin mbajnë emrin VLORA.Erëra të mira po fryjnë për kombin tonë, Rruga Durrës Kukës Morinë është një vepër e madhe që po realizoni dhe për këtë merita i takon kryeministrit z. Sali Berisha i cili do të mbetet ne historin e kombit tonë nga personalitetet më të shquara pikërisht? për këtë vepër.Unë i kamë thënë z. Sali Berisha se si president edhe mund ta harrohesh, se je K/ ministër edhe mund të harohesh por me rrugën që po ndërton o të kujtohesh gjthnjë në historin e kombit tonë.Më pas z. Ceno Caushi iu drejtua Akademikut Rrexhep Ferri duke i thënë se këtij zotnisë që unë kamë në krahun e djathtë i kanë pushkatuar babanë Bajram Xeba nga Berati dhe gjyshin, këtij që kam në krahun tjetër i kanë pushkatuar babanë Tasim Halilin e Kaninës në moshën 35 vjeçare, kështu jemi të gjithë ne që na ke përpara, e prandaj dua të pyes se si ka mundësi që intektualë të Kosovës të marrin pjesë në përkujtimin e 100 vjetorit të diktatorit Enver Hoxha.Pas tij e mori fjalën z. Fari Shaska i cili me gjakëftohtësinë që e karakterizon i kërkoi leje Akademikut ti lexonte një shkresë zyrtare të Prokuroris së Lartë ushtarake, drejtuar Gjykatës së Lartë Ushtarake, e cila tregonte se përse i kishte pushkatuar Enver Hoxha shqipëtarët.”Sot më datën 3 korrik 1946 në orën 5 të mëngjesit, u ekzekutuan të dënuarti me vdekje Qenan Dibra, Hivzi Golja, Sami Ceribashi, Telat Drini, Tut Mëniku, Xhahit Koka, Mehmet Alibeshiri, Shaban Balla dhe Ali Kavaja.Fjala e fundit e secilit në çastin e ekzekutimit ishte:1.????? -? Telat Drini:Rroftë Shqipëria me Kosovën.2.????? -? Hivzi Golja?? “??????? “????????????? ” 3.????? -? Tut Mëniku?? “?????? “?????????? ???” 4.????? -? Qenan Dibra??? “?????? “????????????? ” 5.????? -? Xhahit Koka???? “?????? “????????????? ” 6.????? -? Mehmet Alibeshiri:??? “??????????? ” 7.????? -? Shaban Balla Ju lë kujdes fëmijën 8.????? -?? Ali Kavaja Rroftë? Zogu i Parë Mbret i Shiptarëve. Rroftë Shqipëria me Kosovën . 9.????? Vdekjen e kemi hakë. 10.? – Sami Ceribashi : Më në fund t′u plotësua dëshira o prokuror.Edhe ti një ditë do ta paguash si unë.Rroftë Shqiperia me Kosovën. 11.? Qenan Dibra dorëzoi një letër të drejtuar familjes, me lutje që t′u dorëzohet. Firmosur prej prokurorit të Gjykatës së Lartë Ushtarake: Kapiteni i Parë Nevzat Haznerdari. Ja pra se përse Shqiptarët kanë vajtur drejt plumbit dhe litarit, shtoi z. Shaska me këtë grup tha ai është dënuar edhe babai im, prandaj ne shqiptarët e Shqipëris Zyrtare nuk e presi mirë kurë intelektual apo deputet të Kosovës festojnë 100 vjetori e diktatorit të Shqiptarëve Enver Hoxhës.Pas kësaj salla u ndes nga djenja e atdhe dashurisë.Z.Enver Sharqiri tha se ai ishte dënuar më 1986 sepse ishte anëtar i një grupi për të luftuar për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën.Profesor Vangjel Pici kujtonë kohën e hidhur por edhe të lumtur kur kishën pritur më 1999 vëllezrit kosovsrë. Të hedhur prej asaj që pësuan vëllezrit tanë por të lumtur se ata gjetën këtu në Shqipëri pritjen vëllazërore dhe ne sot tha profesor Pici gjendemi këtu për të puthur me lot në sy tokën heroike kosovare të larë me gjakun e sa e sa heronjve që nga 1912 deri më sot. Pastaj ai kujtojë një fragment bisede me një familje kosovare në Vlorë, ditën që ata do të kthehen në vatrat e tyre, ai u kish thënë: Ku shkoni ? – juve i kini shtypit të djegura. Ani bre burrë, ju përgjigjë trimi kosovarë, kanë mbet themelet! Profesor Pici dhuroi z. Rexhep Ferri një libër të tij Z. Reshat Kripa, kryetar i Shoqatës Kombëtare të të Persekutuarve Politikë Antikomunist të Tiranës, tha ndërmjet të tjerave: “17 shkurtin 2008, ditën e pavarësisë së Kosovës e kamë përjetuar si 28 nëntorin e vitit 1912 në Vlorë. Askush s′ mund ta ndaj kombin tonë në dy pjesë, për këtë bashkim shumë atdhetarë vlonjate në kohët e vështira të luftës 1941-1944 kanë ardhur e punuar këtu në Kosovë për bashkimin e kombit tonë, ndërmjet tyre dhe shumë vlonjate si p.sh vje′ im Ago Agaj, Kudret Kokoshi, etj”.Edhe Z. Reshat i dhuroi Z. Ferri një roman të shkruar prej tij.”Z. Lavdosh Beqo, tha se kamë pasur në burgun e Burrelit një kosovar të cilit i shkruante djali i tij nga Kosova : ” Babë thuaj baca Enverit të na jap arrëm se po na vrasin serbët! I shkreti′alë nuk e dinte se i ati kish përfunduar në burgun famëkeqtë Burrelit për të vetmin fajë se e donte shumë vendin e tij”.Z. Nexhat Xhelo i pa lodhur me kamerën e tij mundohej të fiksonte çdo çast fragmente bisede, jo vetëm në këtë takim por në të gjithë udhëtimin tonë të gjatë dhe të bukur.4- Në Prekaz të Skënderajt, në vendin ku edhe burrat derdhin lot.Mëngjesi së dielës më 26 tetor 2008 na gjeti në Prekazin e Skënderajt.Sapo hymë në luginën e Drenicës na pushtojnë emocione të shumta. Në mikrobusin tonë ra heshtja. Edhe deputeti jonë i nderuar z. Leskaj nuk fliste më, dukej sikur ai vend fliste vetë me gjuhën e historisë më mirë se çdo orator tjetër i zjarrtë.Na duket sikur para nesh do të na dal ai burri legjendar Azem Galica që u shua për lirin e Kosovës, na duket sikur para nesh do të dalë nusja e lirisë së Kosovës Shote Galica. Ndërsa na duket sikur do të na pres ai trimi legjendar Adem Jashari, komandanti i Ushtrisë Clirimtare të Kosovës. Po, ai do të na pres me të vërtet se Ademi është gjallë Atë e pamë të gjallë në çdo qytet të Kosovës në çdo monument të sajë, atë e pamë të gjallë në palat e flamurit tonë kombëtar në flamurin e Kosovës sonë ë lirë e të pavarur.Një anonim kishte shkruar në librin e përshtypjeve të kullës së Adem Jasharit : ” Sa herë që rrezikohet liria, njeriu duhet të kujtojë Drenicën. Sa herë që na kaplon dobësia njerëzore, duhet të marim fuqi nga Dheu i Drerave. Sa herë që përgjumemi dhe ligështohemi si shqiptarë na pret një trualli shenjtë,që na ndihmon të ngrihemi përsëri në këmbë dhe të shoim ngas drit′Se Drenica e Jasharëve është drita e lirisë Kosovare, drita e përtëritjes shqiptare! I falem!”.Sa mirë që ky shqiptarë nuk e ka vënë emrin e tij në këtëq shënim, sepse ai ka shprehur mendimin dhe dëshirën e të gjithë shqiptarve kudo ku jetojnë, mendimin e popullit të tij.Drenica ndodhet në qëndër të Kosovës, ka një sipërfaqe prej 700 km 2, ose 6% të sipërfaqes së Kosovës, një popullsi prej 140.000 banorë të gjithë shqiptarë, ose 6.5 % të popullsisë së Kosovës. Mosha mesatare e popullsisë është 23 vjeç.Prekazi fashati më i rëndësishëm i Drenicës ka 3876 banorë.Millosh Kopiliqi, luftëtari i shquar shqiptarë që udhëhoqi betejën e fushë Kosovës 1389 idhte nga Drenica, Hasan Prishtina që mbajti kuvendin e 5 majit 1912 ishte nga Drenica, Azem Galica dhe nusja e tij Shote Galica që udhëhoqën rezistencën kundër pushtimit Serbë nga 1920 deri më 1932 ishin nga Drenica, Shaban Polluzha që udhëhoqi rezistencën kundër ripushtimit të Kosovës më 1945 ishte nga Drenica i cili u vra pabesisht prej komuniste të pa besë shqiptarë. Po kështu shkëndijat e rezistencës ndajë barbarve serbë më 1986 dhe 1981 lindën këtu në Drenicë.Lufta e Tahir Mehës, rezistenca e tij më 13 maj 1981 me të atin Nebiun, është vazhdimi i qëndresës për ruajtjen e pragut të nderit Kombëtar, është preludi i sakrificës më? sublime në altrin e lirisë…… Kjo është shkurtë Drenica dhe ky është Prekazii Adem Jasharit. Por historia nuk mbaron këtu. Në Prekaz të Drenicës lindi komandanti legjendar dhe udhëheqësi i ushtrisë Ushtrisë Clirimtare të Kosovës Adem Jashari. Ai lindi në një ditë fatlume për Shqipëtarët pikërisht më 28 nëntor 1955.Në luftën e fundit 1997, 1998, 1999vetëm nga Komuna e Skënderajt ku bënë pjes dhe Prekazi janë vrarë? 1.028 vetë, nga Prekazi janë vrarë 109 vetë, janë zhdukur 80 vetë. Deri tani janë zbuluar 17 varreza masive dhe kërkomet vazhdojnë…..Kulla e Adem Jasharit në Prekazë, nosekalaja e lirisë së shqiptarve u rrethua tre herëprej forcave barbare serbe, mëe 30 dhjetor 1991 më 22 janar 1998 dhe 5 mars 1998.Në rrethimin? e tretë, nga 30 anëtarët e familjes Heroike të Adem Jasharit, 22 prej tyre u gjendën të rrethuar. Atë ditë Ademi që nuk flinte e dalloj rrethimin dhe nuk bëri demarshe për të dalë, ai u tha familjarëve të tij : ” Sot do të kemi luftë, qoftë e hairit !”.Po fillonte beteja më e pashembullt në histori. Një shtet i tërë me të gjithë llojet e makinerisë luftarake, veç aeroplanëve po sulmonte një shtëpi të vetme, apo të shumtën një lagje të vogël që nuk përbënte asnjë togë të armatosurish. Lufta kish filluar, krismat ngjanin më tepër me gjëmim moti. Qëllonte artileria, tanke dhe topa të vendosura rreth lagjesë së Jasharëve po villnin zjarr drejt kullës së Adem Jasharit.Brenda kullës të gjithë ata që mund të mbanin pushkë kishin zënë pozicione të tjeret përfshi dhe fëmijët furnizonin me municione.Ademi ky kreshnik i legjendave, nuk e ndalte këngën. ” Vdekje më e mirë se kjo nuk mund të bëhet” u thoshte ai familjarëvë luftëtarë. Prekazi u ngre në këbë, të tjerë sapo qëgjuan krismat vrapuan të luftonin.I pari ra në fushën e betejës Miftar Reshi i cili kishte vrapuar jashtë rrethit ti vinte ne dimë komandantit . Pas tij ne kull ra Adilja tek po i çonte fishek bashkëshortit.Kështu vazhdojë lufta 3 ditë? dhe dy net. Në fundë një predhë topi e kalibrit të madhë kishte goqitur kullën nga prapa.Goditja ishte fatale, nga 14 familjarë të Adem Jasharit, shumica fëmijë që ndodheshin atje u vran 13 prej tyre.Eme gjthë këtë jeta e Adem Jasharit nuk u ndal asnjë çast, deri sa ra heroikisht para derës së shtëpisë. Kënga e tij u ndërpre për tu kthyer në këngë. I fundit fare me automatik në dorë ra Kushtrimi, djali Ademi, 13 vjeçar.Amaneti i Komandantit kishte shkuar në vend. Asnjë të mos binte i gjallë në duart e serbëve kisht thënë ai. Kishin rënë heroikisht në fushën e betejës 20 familjar të Adem Jasharit, ndërmjet, të cileve Valdetja 15 vjecare, Ikbali 13 vjeçar, Ikbalja 13 vjeçar, Afteja 17 vjeçe , Besimi 16 vjeç, Liria14 vjeç, Blerimi12 vjeç, Fatmija 9 vjeçe, Blerina 7 vjeçe, Kushtrimi djali i Ademit 13 vjeç…… Barbatët serbë nuk lejuan që njrëzit të? varrosnin kufomat. Vetëm më 11 marës 6 ditë para para fillimit të betejës pas fillimit të betejës, ata u larguan natën nga Prekazi. Atë ditë banorët hapën gropat dhe varosën 153 ndëshmorë të lirisë, nga të cilët 20 ishin familjarët e Adem Jasharit.Barbaria serbe zgjoji botën e qytetëruar nga gjumi dhe njëkohësisht i dha hov lëvizjespër çlirimin kombëtar.Në ballë të luftës tashmë printe kënga për Komandandantin legjendar Adem Jasharin. Në radhët e ushtrisë çlirimtare të Kosovës u radhitën të gjithë pjestarët e tjerë të mbetur gjallë të familjes Adem Jasharit: Shqipja 20 vjeçare, vajza e Adem Jasharit, Bashkimi 20 vjeçar, Sahiti, Musaj, Hatixhja, Xhemilja, Regipi…… Të gjithë këta luftuan me arëm në dorë deri ditën e lirisë së Kosovës. Le të përfundojmë këtëpërshkrim heroik me fjalët e Ismail Kadares: ” Shkreptima e kullës së Jasharëve zgjojë nga gjumi Evropën dhe botën”. U? kthyem në makinën tonë kokën ulur. Ata burra që nuk kishin lëshuar lot nënë torturat çnjerëzore në qelit e Sigurimi të Shtetit i shikojmë tani me lot në sy.5 – Në Gjakovën e Astrit Haraçisë.Në drekë bujtëm në Gjakovën heroike. Bukë e kripë e zemër nga mikëpritësi ish ministri i Kulturës z. Astrit Haraçia. Qyteti ka rreth 90 mijë banorë dhe shtrihet në brigjet e lumit Erenik, rrëzë Malësisë së Gjakovës.Në mesjetë është njohur me emrin Jakova.Mirseardhjen na e uroi doktor Themi Vula i cili më pasë ja dha fjalën një veprimtari të shquar të? Gjakovës dhe Kosovës, z. Astrit Haraçia. Sa shumë punë, para, sakrifica dhe mundime ka bërë ky djalë për Kosovën e tij dhe sot ndodhet në arest shtëpie se gjoja ka kërcënuar dëshmitarët që shkonin për të dëshmuar në gjyqin e Hagës!Astriti e fillojë fjalën e tij dukë u drejtuar të burgosurve politikë: “Pasi ju keni qëndruar dhe keni kryer burgun e zi komunistë? të Enver Hoxhës dhe unë do të qëndroj në aradhest do të fitoj. Jam i lumtur që kamë një mik atdhetarin z. Bujar Leskaj i cili në detyrën e ministrit të kulturës ka bërë për lidhjen Kosovë- Shqipëri më shumë se çdo të bënte çdo njeri tjetër dhe jo vetëm në detyrën shtetërore por edhe si qytetar ka fol shumë për Kosovën tonë dhe për presidentin tonë të nderuar dhe të pa harruar Ibrahim Rugova.Vlonjatët nuk kanë dy fjalë e kanë JO në JO dhe PO- në PO. Ne këtu dhe ju në shqipëri kemi bërë shumë për dënimin e krimeve të komunizmit, por sot fatkeqësisht ka njerëz në Kosovë që festojnë ditëlindjen e Enver Hoxhës. Por ju duhet të dini se kjo nuk është në Kosova.”Të pranishmit kërkuan të dinin se si u lidh z. Astrit Haraçia me të pavdekshmin Ibrahim Rugova dhe ai tha:”Gjithçka që unë kamë harritur ja dedikoj Lëvizjes Demokratike të Kosovës dhe veçanërisht të paharruarit Ibrahim Rugova me të cilin jamë takuar për herë të parë në 1995 dhe nga ai çast nuk u ndamë më.Në takimin e parë më është dukur sikur takoja vetë Zotin.Pata besim tek ky njeri i madh dhe u përkushtova atij për lirin e Kosovës. E gjthë pasuria ime shkojë për luftën. Jamë krenar që i kam shërbyer dhe kam punuar me të madhin Ibrahim Rugova.Kosova fitoj lirinë falë intelidjencës, diplomacisë luftës dhe përkudhtimit total të Ibrahim Rugovës si asnjë njeri tjetër.Unë do të vazhdoj udhën që më mësoj Rugova. Një herë ju ankova Rugovës po merrnin pushtetin njerëz të pa aftë? dhe pa merita dhe ai mu përjigje:Lere se s′dinë ta mbajnë do ta dorëzojnë vetë. Një herë tjetër ju ankova Rugovës se shumë po na fyejnë në shtyp dhe ai mu përgjigj: Djalë meru me politik dhe leri të tjerët të flasin c′të duan!E pyeta se kur do të bashkohet Kosava me Shqipërin dhe ai mu përgjigj:-Shqipëria do të bashkohet me Kosovën në Evropë.I till ishte Ibrahim Rugova i bindur që ç′do problem mes shqipëtarve të zgjidhej në rrugë paqësore Ishte njeri i paqes, sepse ishte njeri i madhqë të tërë jetën e tij ja kushtoj vendit tij dhe jo pa sukses prej tij lindi Kosova e lirë ,dhe e pavarur, prej tij Kosova këputi zinxhirët e robëris serbe.”Doktor Themi Vula me gjallërinë me elokuencën, me oratorin por mbi të gjithave dashurin e madhe për vendin e tij na njohu me Gjakovën. Tek e dëgjoja të fliste nuk kishte mundësi të mos e admiroje historinë heroike të Gjakovës sonë.Heroike j vetëm në të kaluarën por edhe në të tashmen.Gjakova i kish dhënë Kosovës 1800 luftëtar trima që të luftonin për lirin e vendit të tyre.Në raport me popullsin ndofta asnjë qytet tjetër nuk i dha lirisë se Kosovës kaq luftëtarë. Doktor Vula na shoqëroj pothuajse në të gjitha monumente e kulturës së Gjakovës.Së pari u ndalëm përpara madhështisë së Xhamisë së Hadumit ndërtuar në shekullin e XVI ecila ka pasë një bibliotekë të ngritur në 1671 që u dogjë prej forcave serbe më 1999 dhe xhamia u rinua në tërësi në vitin 2000.Punan ndërtueseb dhe restauruese që po bëhej në këtë xhami monument kulturor tregonte fare qartë gjallorin e popullit tonë, triunfimin e tij mbi barbarinë serbe.Carëshia e Vjetër e Gjakovës, pazari i vjetër që është ndërtuar pas ngitjes së Xhamisë së Hadumit. Kompleksi urban arkitektonik i Carshisë së Vjetër në Gjakovë mund të quhet një nga vlerat më të mëdha mund të quhet muze në qiellin e hapur. Mjeshtëri popullor ka nxjerrë një fenomen unik të agloromeracionit historik urbanë në territorin e Kosovësë dhe më gjerë.Edhe Carshia e Vjetër e Gjakovësu dogj dhe u rrënua prej barbarve serbë më 1999. Më tej u ndalëm në teqen e bektashinjve e rrënuar në vitin 1999 prej forcave policore se′. Po kështë ishte rrenuar edhe monumenti i Lidhjes së Prizrenit. Por të dy këo monumente u ngritën përsëri me vullnetin dhe paratë e Gjakovarëve dhe interesin dhe përkushtimin e shumë intelektualve ndër të ci′uml;t shquan z. Astrit Haracia, i cili në përurimin e e teqesë në korrik 2007 ishte shprehur : ” Më lejoni …… të përsëris edhe njëherë iden dhe faktin që bektashinjt shqiptarë, me veprën e tyre, kanë qënë dhe mbeten nj′ml; degë e shëndoshë në trungun tonë kombëtar. Në cdo lëvizje të madhe kombëtare për prosperitet dhe liri kanë qënë dhe mbetet shpirti atdhetar i bektashinjëv, energjia dhe guximi i tyre.” Kur njëri nga vizitorët shprehu habi dhe admirim për ringritjn e monumenteve te kulturës, pas rrënimit të vitit 1999, doktor Vula? ju përgjigjë se z.Astrit Haracia, ishë Ministër i Kulturës ka thënë 😕 Me gjthë baticat dhe zbaticat populli Kosovar gjatë gjithë historisë së tij dramatike, përher krijojë duke lënë pas vetes një trazhgimni të pasur kulturore. Më pas ne pamë monumentet e tjera historike Kodra e Qaratit, Ura e Trezive, Kisha Katolike, Ura e Shenjtë etj. 6- Në Prizren, vendi i lidhjes së besës shqiptare. Në udhën e kthimit deputeti Bujar Leskaj e ndaloi grupin ne Prizren. ” Nuk mund të largohemi nga Kosova jonë, tha ai , pa qëndruar dhe admiruar dhe Prizrenin, qyteti ku shqiptarët kanë lidhur besën për liri si, në në Lidhjen e Parë ë Prizreni , qyteti ku shqiptarët kanë lidhur besën për liri si, në Lidhjen e Parë të Prizrënit më 1878 dhe në Lidhjen e Dytë? të prizrenit më 1943. Qyteti i bukuri Prizrenit ka 150 mijë banorë dhe shtrihet rrëzë maleve të Sharrit. Ura e Prizrenit, Kalaja me shumë Labirinte të nderuar gjatë shekullit të XI, i japin qytetit një pamje të një qyteti të lashtë turistik dhe me pamje të bukura atraktive. Megjithëse ditët pushim drejtori i kompleksit muzeal të Lidhjes së Prizrenit u tregua i gatshëm të evokonte historin e lavdishme të qytetit tyre. Emocionet ishin të shumta kur pamë xhaminë ku më 10 qershor 1878 ishin mbledhur 300 delegatë shqiptarë për të shpëtuar kombin e tyre nga copëtimet e fqinjëve. Pamë ndërtesën ku ishte ndërtuar e ashtuquajtura Qeveri e dalë nga Lidhja. Këtë ndërtes e kishte djegur dhe rrënuar serbët më 1999. Shtatoret e Ymer Prizrenit dhe Abdyl Frashërit i kishin tërrhequr zvarrë nëpër rrugët e qytetit dhen e kishin hedhur në plera.Përballë kompleksit muzeal të Lidhjes së Prizrenit dukej kalaja madhështore në të cilën kishte vuajtur për tre vjet rresht atdhetari Abdyl Frashëri, i ati atij atdhetari të madhë Mit′hat Frashëri. Në vitin 2000 Prizrenasit patriot e ngritën sërisht ndërtesën ashtu sic jua kishin lënë të parët si dhe gjetën dhe unë në piedestalet e merituara atdhetarët Ymer Prizrenin dhe Abdyl Frashëri. Po kështu në shtator të vitit 1943, Shqipëtarët formuan Lidhjen e Dytë e cila kishte si qëllim mbrojtjen e trojeve shqiptare prej ripushtimit skllavo komunist.Lidhja u godit rëndë prej skllavo komunistëve dhe prej komunistëve shqiptar.Anëtarët e lidhjes u vranë mbas shpine, u burgosën ose u pushkatuan nga Serbët.Në se dikush mundi ti shpëtoj plumbit dhe litarit të Titos dhe u hodh në Shqipërin nënë, një fat edhe më i keq e priste nga diktatori Enver Hoxha. Edhe këta vuajtën burgjet, internimet ose ju dorëzuan pabesisht UDB- së serbe e cila i eliminoi pa mëshirë.Ata pakë që mundën të dalin në botën e lirë e vazhduan luftën për çlirimin e Kosovës.Po linim Prizrenin dhe po i drejtoheshim kufirit shqiptarë të prekur prej çasteve që përjetuam duke parë e dëgjuar masakrat serbe mbi popullsin shqiptare por dhe të lumturë se kjo padrejtësi historiken së fundi ishte zgjidhur prej luftës dhe thirrjes së Kosovarëve : “Ku je Evropë “, por edhe prej bombave që bota e qytetëruar lëshoj mbi atë kombë barbar që për gati një shekull kishte shtypur dhe shfrytëzuar Shqiptarët. Në Kosovë kudo ndërtohej, ne udhëtuam në udhë të pa përfunduara, apo në udhë që po ndërtoheshin. Nga të dy anët e udhës shiheshin vetëm vila, vila, vila, shumë të bukura kudo punohej e ndërtohej por mbi të gjitha ne lexuam kudo në sytë e vëllezërve tanë shpresën për të ardhmen. Kështu e gjetëm dhe kështu e lamë Kosovën një kantier ndërtimi plotë shpres dhe gjallëri, duke nxituar drejt Evropës.? Sapo kaluam kufirin në Morin deputeti Bujar Leskaj na ftoi të shikonim dhe shijonim madhështin e rrugës Durrës- Kukës- Morinë, vepra më e madhe e ndërtuar prej Qeverisë së Partisë Demokratike. Kishim dëgjuar dhe lexuar shumë për këtë rrugë por atë që përjeton njeriu kur shikon atë vepër madhështore , ato ura dhe gërmime malesh është krejt ndryshe. Madhështia e kësaj udhe tregon edhe madhështin e kryeministrit tonë profesor doktor Sali Berishës.Ajo që pamë më atë anë të kufirit na bindi se Kosova po ecën përpara me ritmin e koh′ml;s, po ecën përpara për të kapur kohën e humbur nën barbarët serbë, kjo që pamë në këtëë anë të kufirit na bindi se Shqipëria po ndryshonte me ritme të shpejtapër të aritur në Evropë, dhe të dy krahët e shqiponjës më këtë anë dhe më atë anë të kufirit na bindi se shqipëria po ndryshon me ritme të shpejta për të arritur në Evropë,dhe të dy krahët e shqiponjës më këtë anë të kufirit të fluturojnë për të arritur dhe për të ecur përkrah kombeve të qytetëruara të botës. Udhë të mbarë Shqipëria jonë, udhë të mbarë Kosova jonë që po na bashkon vërtetësisht udha Durrës Kukës Morinë për të shkuar në Evropë.? ( botuar?ne Gazeten 55 nga Enver Memisha date 5, 6 Nentor 2008 dhe ne?gazeten Telegraf nga Izet SHEHU? me 29 Tetor 2008)

Genti Nushi

Genti Nushi

Tirane me 21 Tetor 2008

Adresa Rr.Muhamet Gjollesha
Email nushig@yahoo.com
Mesazh Z Bujar Leskaj kam pasur nje respekt dhe nje simpati per ju por me fjalimin ose me shkrimin qe bete te gazeta panorama per Zamir Shtyllen une dhe shume miq te tjere qe jemi te djathte kemi humbur respektin per ju.Ne akuzat e juaja dhe nje femije i vogel e kupton se jane per te bere nje figure te mire tek kryeministri.Zamir Shtylla ka punuar 12 vjet ne regjimin e kaluar dhe 18 vjet ne demokraci dje shquhet per nje ndershmeri dhe profesionalizem qe nuk ka krahasim eshte nje vlere ne prokurori dhe ka qene krahu i djathte jo i vetem prokurores Ina Rama po te gjithe prokuroreve qe nga koha kur Z Berisha ka qene President dhe Vete Berisha ka nje respekt te madh per te pavarsisht disa personave te korruptur (nuk po flas per ju)qe i vijne dhe i flasin te veshi qe te sulmoje Zamirin.Dhe ju siguroj qe Zamir Shtylla eshte i depoliziturar ne maksimum dhe me shume miq ka nga e djathta se nga e majta dhe ne kohen e nanos e akuzonin se eshte i djathete kurse tani e kunderta e kuptoni!Per kete mund te pyesni kolegun tuaj Z.Dashnor Sula!Zamir Shtyllen per ndershmerine e tij eshte zgjedhur nga prokuroria Italiane dhe se Drejtori i Antimafies per Shqiperine.Po une besoj qe keto gjera ju i dini dhe po perdorni emrin e tij thjesht per politke.Zamir Shtylla ka qene prokurori qe eshte mare me Ramiz Aline etj qe i coi ne burg po ashtu ka qene ai qe Genc Rulin e shoke ne 94 i hoqi imunitetin per skandalin e drureve dhe eshte po ai qe Fatos Nanon e ka mare ne pyetje dhe eshte po ai qe po ta leni te qete do luftoje mafien dhe korrupsionin ne Shqiperi.Por disa personave ndershmeria e tij dhe profesionalizmi i tmerron dhe provokojne sherre pa lidhje.Pershendetje
G.Nushi