Ibrahim Rugova, Gandi bashkekohor

Ibrahim Rugova, Gandi bashkekohor

Fjala e Ministrit te Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Z. Bujar LESKAJ, per vepren dhe personalitetin
e Dr. Ibrahim RUGOVES? 5 Nentor 2005.Jane shume te rralla rastet ne Krestomacine e shqiptareve te medhenj te te gjitha koherave ku te rrije krah per krah kulturologu. politikani, qe shnderrohet ne lider shpirteror, dhe permasa humane, si tek Ibrahim Rugova.
Jemi sot ketu per te promovuar korpusin e veprave te plota te tij dhe ju bej te gjitheve ftese qe ketij akti te perpiqemi t’i gjejme nje sintoni me kohen dhe do te kuptojme se jemi te vonuar. Ajo e ka trajtuar kete veper, kete mendim dhe veprim duke respektuar ligjesite qe shoqerojne te pazakonshmen.
Veset e races vepruan dhe ndaj Rugoves, ishte nje reagim skin nje perballje e kahmotshme e mediokritetit me intelektualitetin, e politikes vizionare e moderne me derivatet ative te saj, te shqiptaresise se kulluar, qe kerkon te integrohet, ideologjine e stepave dhe zedhenesit e tyre shqiptare e jo shqiptare.
Portubimi yne eshte i dobishem, ketu gjenden nivele te larta te mendimit intelektual e politik shqiptar qe sot behen zedhenes te jesise qe Ibrahim Rugova,presidenti i Kosoves,Gandi bashkekohor, esteti dhe teoricieni i letersise eshte formula shqiptare me frytdhenese.Eshte keshtu sepse ai u ushqye dhe vazhdon ta beje me doktrinen Pjeter Bogdanit, Nene Terezes dhe Papa Gjon Palit II.
Te shkuaren kulturore shqiptare e racionalizoi ne bashkekohesi dhe tej, duke krijuar keshtu nje mendim politik te llojit te vecante. Kosova, trualli i madh, ku prej dekadash eshte ruajtur krimi, po kthehet ne toke paqeje, kjo ishte metamorfoza, sfida e Rugoves.
Kur kombit shqiptar i qasej ora e lige, andej dhe ketej kufirit, kurperandoria e se keqes shfaqej ne format e veta te idhta, atje si pushtim i huaj e ketu si urrejtje klasore, vetem dy burra paten tagrin dhe pergjegjesine te rrinin brenda perkufizimit kantian “duhet te reagosh ndaj se keqes qe te mos behesh fajtor per triumfin e saj”:ata quhen Ibrahim Rugova dhe Sali Berisha.
ju premtoj sot se nga ky moment Ministria e Turizmit dhe Kultures e Shqiperise do te jete ne lartesine e mendjes qe kjo veper meriton, duke bere te njejten qe po bejme sot edhe ne rrethet e tjera te vendit. Dhe se fundi me lejoni te bej nje konsideratepersonale “Pas Skenderbeut ne geten e profeteve te kombit,Ibrahim Rugova ze te parin vend”

Leskaj: “Hartimi i strategiisë së turizmit kulturor, nga obiektivat kryesorë të MTKRS”

Leskaj: “Hartimi i strategiisë së turizmit kulturor, nga obiektivat kryesorë të MTKRS”

Tirane me, 24/11/2005 TRYEZË E RRUMBULLAKËT PËR TURIZMIN NGA MINISTRIA E TURIZMIT, KULTURËS, RINISË DHE SPORTEVE DHE NJË EKIP EKSPERTËSH TË UNDP

Dje, në ora 16.00, në Galerinë Kombëtare të Arteve, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe një ekip ekspertësh të UNDP u organizua një tryezë e rrumbullakët për hartimin e strategjisë së turizmit kulturor, si pjesë integrale e strategjisë së zhvillimit të turizmit në Shqipëri.

Krahas grupit të punës së Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe ekspertëve ndërkombëtarë të UNDP-së, në këtë tryezë ishin të pranishëm të gjithë aktorët dhe grupet e interesit në këtë fushë. Ekspertë të disa dikastereve dhe institucioneve qëndrore në vend, akademikë, studiues, përfaqësues të sektorit privat dhe të organizatave jo fitimprurëse diskutuan rreth këtij projekti ambicioz që synon konvertimin e vlerave tona të trashëgimisë kulturore në burim të qëndrueshëm zhvillimit ekonomik për vendin.Hartimi i strategjisë së turizmit kulturor është një nga objektivat kryesorë të MTKRS-së dhe më pas implementimi i saj në një kohë të shkurtër shihet si një mundësi e jashtëzakonshme për zhvillimin e shpejtë të turizmit dhe të ekonomisë.Ministri Leskaj në fjalën e tij theksoi rëndësinë që ministria i kushton kësaj tryeze dhe pjesëmarrjs së aktorëve kryesorë duke qenë vazhdimisht të hapur që të konsiderojmë të gjitha sygjerimet dhe propozimet tuaja për t’i bërë pjesë funksionale të strategjisë së turizmit kulturor.Në ndërhyrjen e tij gjatë zhvillimit të tryezës, ministri u shpreh se “zhvillimi i Turizmit Kulturor për periudhën imediate dhe në vazhdim do të jetë boshti ndërlidhës i të gjitha produkteve kryesore turistike dhe Strategjia e Zhvillimit të Turizmit Kulturor e shoqëruar me një plan konkret të veprimit është koncepti që i ka munguar realisht turizmit shqiptar”.Përmes hartimit të kësaj strategjie, ministria synon që bizneset e turizmit të bashkëveprojnë dhe t’i stimulojë ato për të zhvilluar produktet turistike. Ministria synon të sigurojë që zhvillimi i turizmit dhe i trashëgimisë kulturore dhe menaxhimit të saj të kontribuojë në rritjen ekonomike të rajonit dhe reduktimin e varfërisë, si në drejtim të rritjes së të ardhurave të familjeve vëndase nga përfshirja në inisiativa dhe biznese të turizmit, ashtu dhe në krijimin e vëndeve të reja të punës në sektorin e turizmit apo ato që gjenerohen prej tij.Ministria synon që zhvillimi i turizmit në mbarë vëndin të sigurojë një produkt turistik konkurrues në tregun e huaj dhe të forcojë identitetin e Shqipërisë si destinacion turistik, i cili ofron mundësi për pushime dhe eksperienca të veçanta. Ky mision kërkon përmirësimin e imazhit të Shqipërisë në botë, prezantimin e trashëgimisë tonë të mrekullueshme, me të gjitha mënyrat e mundshme si me median e huaj, organizimin e vizitave të gazetarëve dhe të tour- operatorëve turistikë nga vëndet kryesore gjeneruese turistike, pjesmarrjen në Panairet Ndërkombëtare të Turizmit dhe përfshirjen e Shqipërisë si destinacion turistik në katallogët e tour-operatorëve të rëndësishëm.Trashëgimi kulturore përfshin te kaluaren, të tashmen dhe një pjesë  të së ardhmes sonë dhe luan një rol të rëndësishëm në proçeset integruese të Shqipërisë. Ajo paraqet interes për vizitorët vendas dhe të huaj dhe vlerësohet si formë e rëndësishme e turizmit dhe element i qënësishëm i produktit turistik. Eshtë një nga detyrat që do të realizojmë, marrëdhënia e bashkëpunimit me dobi të perbashkët midis trashëgimisë kulturore dhe turizmit ku si rezultat i interesit turistik trashëgimia ruhet, zhvillohet dhe mirëmbahet, ku edhe turizmi mbështet dhe përfiton nga ofrimi i këtyre vlerave në interes të ndërsjelltë. Rivitalizimi i trashëgimisë kulturore, ruajtja, restaurimi dhe mirëmbajtja e Monumenteve të Kulturës dhe kthimi i tyre në destinacione turistike, hartimi i planeve dhe programeve të përbashkëta të veprimit dhe investimit, zhvillimi dhe menaxhimi i Ansambleve të Kulturës si atraksione turistike, zhvillimi i aktiviteteve ekonomike të lidhura me turizmin si folklori, artizanati, artet e aplikuara, kulinaria etj. janë disa nga drejtimet.Ministri Leskaj premtoi angazhimin e qeverisë që brenda vitit të ardhshëm të organizojë në Tiranë një Panair Ndërkombëtar të Turizmit. Po kështu, ai tha se do të ndërhyjë energjikisht për të realizuar ar nië prezantim sa më dinjitoz të turizmit kulturor shqiptar kudo në botë.

Fjala ne takimin me te rinjte e Vlores

Fjala ne takimin me te rinjte e Vlores

Me ju e kam të lehtë për të diskutuar jo vetëm nevojën për ndryshim, por dhe nevojën për të ndryshuar atë pjesë të politikës që na ka zënë rrugën dhe na ka mbyll prespektivën.
Do ta nis me një shembull personal nga jeta ime. Unë kam pas fatin të kem përfunduar fakultetin në vitin 1990, atëhere kur Shqipëira ziente nga nevoja për ndryshim. Vlora e cila në atë kohë mbahej si bastion I kuq I komunizmit në të vërtet ishte qyteti që trembte më shumë rregjimin. Këtë e kuptoje fare lehetë nga mënyra se si sillej rregjimi me Vlorën dhe si përpiqej të përkëdhelte sedrën e qytetit. Në të vërtet Vlora në atë kohë ishte qyteti me papunësi më të madhe në vend, me rradha të gjata, me mungesë prespektive me industri të paralizuar dhe mbi të gjitha me një luftë klasore të egër, që kishte mbyllur nëpër burgje dhe internime qindra mijëra vlonjat. Njeriu kyc I pushtetit në Vlorë që përpiqej ta mbante Vlorën si bastion të rregjimit ishte Kryetari I Komitetit Egzekutiv të asaj kohe. Nuk po ja përmend emrin jo pse është kundërshtari im sot, por se vlonjatët e njohin mirë kush është. Ajo që dua të them është se lufta 15 vjeçare e brezit tim është riktheyr në pikën zero në vitin 1990.
Miqtë e mi!
Më vjen keq ta them se brezi im I cili pati shansin të udhëhiqte ndryshimin e madh nuk e ka fituar betejën, nuk e ka përfunduar misionin. Unë sot jam bashke me ju në këtë sallë, jo vetëm pse nuk kemi mundur të përfundojmë ndryshimin real të sistemit, por as ndryshimin real të njerëzve të rregjimit. Ne kemi sot përballë të njëjtin njeri që përpiqej ta mbante Vlorën si bastion të komunizmit në vitin 1990. Kemi sot përballë të njëjtin njeri që përpiqej të ishte garancia e rregjimit në Vlorë. Kemi përballë të njëjtin kundërshtarë si në vitn 1990.
Unë ju këkrkoj falje në emër të brezit tim që po jua ha kohë nga koha juaj e art e rinisë për tu angazhuar në betejën për ta përfunduar këtë mision. Por ju siguroj nga ana tjetër se pa përfundimin e këtij misioni, unë nuk u premtoj dot punë, nuk u premtoj dot prespektivë për biznes, nuk u premtoj dot shkollë të lart, nuk u premtoj dot liritë e nevojshem për të jetuar rininë tuaj.
Ju këkroj ndjesë në emër të brezit tim që nuk ua dorzuam Vlorën pa këto vjetërsira, por ju bëj thirrje në emër të sakrificave dhe të brezit tim, ta përfundojmë bashkë këtë mision se do të jemi më të nderuar para vlonjatëve.
Përse njerëzit e së djeshmes e pengojnë realisht prespektivën tuaj?
Së pari se ata e kanë deformuar në thelb sistemin. Ata e kanë pranuar demokracinë si një shans për të kthyer nga kryetar Komiteti Egzektuiv që kishte të gjitha pushtetet në biznesmenë që kanë të githa monopolet, por nuk kanë pranuar tregun dhe liritë ekonomike.
Ata kanë zëvendësuar ish NSHN-n e Vlorës me një firmë të vetme ndërtimi, pa të cilën nuk ndërton dot në Vlorë.
Ata knë zëvendësuar ndërmarrjen e Peshkimit me një firmë të vetme të kapjes së Peshkut jashtë së cilës nuk blen dot peshk në Vlorë.
Ata kanë zëvendësuar Ndërmarrjet e Naftës me një kompani të vetme import nafte jashtë së cilës nuk blen dot naftë në Vlorë.
Ata kanë zëvendësuar fabrikat e Miellit e Orizit dhe deri kriporet, me një kompani të vetme që I bie të gjitha këto produkte nga jashtë shtetit dhe që drejtohet nga një ministër I qeverisë socialite Agron Duka, jashtë së cilës nuk blen dot ushqime as në Vlorë dhe as në një fshatë të Shqipërisë.
Kjo është një përsëritije e qartë e sistemit të kaluar, ku centralizimi është zëvendësuar me monopolet. Ky sistem nuk ka asgjë? të përbashkët me kapitalizmin real që duam të ndërtojmë, me konkuencën e lirë për të cilën kemi luftuar me liritë ekonomike dhe shqoërire që u hapin ju prespektivën.
Për këtë arsye ne duhet ta korgjiojmë këtë deformim të madh të sistemit. Duhet ta risjellim kapitalizmin real social dhe të mos gënjehemi dhe zhgënjehemi nga hibridet e mendjeve të ndryshkura që përpiqen të përdorin lirinë e viteve 90-të për ti mbyllur prespektivën lirive në vitin 2005.
Së dyti dua të them se njerëzit? e së djeshmes e pengojnë Vlorën dhe për shkak të paaftësisë së tyre për tiu përgjigjur zhvillimit të qytetit. Secili nga ju që është në këtë sallë është më I ditur dhe më I kulturar se cdo mendje e ndryshkuar e para viteve 90-të që përpiqen të mbajnë pushtetin në Vlorë me hijet e së kaluarës. Shikoni si janë shfaqur baballarët e tyre pleq nëpër gazeta për tu kujtuar vlonjatëve se janë gjallë. Shikoni se trokasin ata nëpër dyert e vlonjatëve për tu kujtuar se nuk kanë vdekur. Ata mendojnë se Vlora dhe vlonjattë I kanë borxh komunizmit dhe? regjimit të shkuar. Në të ëvrtet ai rregjim I ka borxh Vlorës keqpërdrimin që i ka bërë dhe munegsën e prespektivës që I ka lënë.
Ju jeni brezi që do të vendosni nëse do të jetoni në Vlorë apo larg saj. Projektet kundër Vlorës janë hedhur në letër nga këta njerëz që janë sot në pushtet, nga këto vjetërsia që dhe duke ikur duan ti lënë Vlorës “Çernobilla me gaz” për t′ia zhdukur njëherë e mirë prespektivën e turizmit dhe të ardhmen e saj. Janë këta njerëz që duan të trembin vlonjatët me kioskat e kohës së Partisë Demokratike të cilat prishen me një lopatë, ndërsa vet ngrejnë përdit pallate në trojet e pakompesuara të vlonjatëve, që është vështirë të prishen me rruspa. Janë këta njerëz që duan të mbajnë peng Vlorën me atë që kanë bërë vet në vitin 1997 dhe që në emër të pushtetit të tyre po I bëjnë varrin prespektivës së qytetit, duke? instaluar këtu një megagropë septike për gjithë helmet e rajonit.
Ju jini brezi që, ose do të gëzoni Vlorën,? ose do të trashëgoni mbeturinat e saj.
Unë ju ftoj të kthejmë 3 Korrikun në një referemudn popullor për të ndaluar shkatërrimin e Vlorës, për të përfudnuar misionin tonë të ndryshimit dhe për ti kthyer Vlorës prespektivën reale që duhet të ketë si qyteti me më shumë shanse për industrinë e turizmit dhe nyje lidhëse e Koridorit tetë.
Në fund dua të them dhe dy fjalë për atë cfarë mund të bëj për ju.?
Ju kërkova falje për kohën dhe angazhimin tuaj në fushatë elektorale për të përfunduar misionin tonë të ndryshimit. Por ju siguroj se pa këtë angazhim nuk do të mund të bëjmë së pari realitet ëndrrën që cdo i ri të shkoj në shkollë të lart nëse dëshiron, pa ′qenë nevoja të kaloj në ingranazhet e pushtetit.
Dua t′iu premtoj zyrtarisht në emër të Partisë Demokratike dhe programit të saj përparësitë që do të ketë rinia në punësim dhe kreditim të ideve të saj për biznesë dhe iniciativë të lirë. Por më lejoni po ashtu tu them se prespkeitva e rinisë në Vlorë është e lidhur me prespektivën e Vlorës dhe qeverisjes së saj. Nëse nuk ndryshojmë Vlorën, nëse nuk largojmë vjetërsirat nga pushteti nëse vazhdojmë të mbulojmmë historinë e vërtet me ndryshkun e kohës së komunzimit.
Asgjë e mirë nuk bëhet, për ju, për prindërit tuaj, për të gjithë ne, që e duam Vlorën, jo si një cop tokë që shitet për tu pasuruar, por si një vend që duhet për të jetuar,? nëse më 3 Korrik nuk votojmë kundër atyre që po e mbajn peng Vlorën.

Fjalim 17 qershor 2005

Fjalim 17 qershor 2005

Te nderuar bashkeqytetare !
I nderuar kryetar i Partise Demokratike,prof.dr Sali Berisha !
Jam ketu perpara jush me bindjen tek fitorja e perbashket e 3 korrikut. Jam i bindur se kjo date do te shenoje kthesen e madhe,do te shenoje pikenisjen e ndryshimit te madh qe kerkojme se bashku.
Te nderuar qytetare te periferise se Vlores !
Per tete vjet me rradhe ju keni perjetuar mashtrimin dhe premtimet boshe, genjeshtrat dhe hipokrizine e shtetareve socialiste. Jeni ndeshur me prepotencen dhe perbuzjen e tyre qe arrin deri ne ekstrem. Jeni konsideruar vetem pjese fizike e gjeografike e qytetit te Vlores, por ne te vertete jeni harruar dhe braktisur nga pushtetaret e sotem te cilet ju konsiderojne qytetare te dores se dyte.
Deshmia me e mire e kesaj eshte realiteti net e cilin jetoni dhe perballeni cdo dite.
Programi im per zonen tuaj eshte konkret dhe i percaktuar ne afate kohore ,per gjithshka qe do t′ju premtoj per te bere gjate mandatit tim si deputet ne legjistaturen e ardhshme.
Legalizimi i banesave me kosto minimale Brenda 6 muajve te pare te mandatit dhe me pas urbanizimin i zones suaj duke e shnderuar ne pjese integrale te qytetit te Vlores do te jete sfida e pare e PD dhe e imja si deputet.
Sherbimi i telefonise ne zone do te realizohet 100% Brenda mandatit 4 vjecar
Keto nuk do te lene ne harrese zgjidhjen e problemeve te tjera te zones suaj si:papunesia,varferia, strehimi, uji e energjia elektrike, shendetesia e arsimi.
Te nderuar bashkeqytetare!
Ju e dini fare mire se rrugen drejt qytetit dhe qyteterimit jua hapi PD. Vota juaj do t′i bashkohet votes se shumices se shqiptareve , ne menyre qe te gjithe se bashku te jetojme ne parametra normale, ne menyre qe rruga drejt integrimit te jete me e shkurter, ne menyre qe te gjithe te jetojme si qytetare europiane ner Atdheun tone.
Une ju garantoj se mandati i deputetit qe do te me jepni do te jete ne radhe te pare nje detyrim ndaj jush, ndaj angazhimit te perbashket per te ndryshuar jeten tone.Une do te jem zeri juaj i fuqishem dhe mbrojtesi i nteresave tuaja ne parlament e ne te gjitha institucionet shteterore.
Ne do te ndertojme nje Vlore per te gjithe.Do te ndertojme nje Vlore te prosperitetit ekonomik e bashkjeteses se ideve , nje Vlore ku te jetojne ne harmoni , demokrate, socialiste, LSI-iste, LZHK-iste etj, te djathte e te majte qe do te konsiderohen si dy krahe te nje trupi , njelloj te vlefshem , njelloj te rendesishem.
Une do te jem garanti per t′i thene jo revanshit politik te cdolloj ngjyre qofte.
Ne deputetet e ndryshimit te madh do te bejme qe e ardhmja e femijeve tane te mos jete si e shkuara dhe tashmja e prinderve te tyre.
Bashkohuni me ne per nje Vlore europiane e te zhvilluar.
Votoni ndryshimin.
Rrofte Partia Demokratike!
Rrofte Vlora !
Rofte Shqiperia!

Fjala para grave demokrate

Fjala para grave demokrate

Te nderuar zonja dhe zotërinj!
Jam i emocionuar per pamjen qe kam sot para syve, nje pamje mbreslenese nje takim ndryshe nga te tjeret.
Para meje une nuk kam qytetar te zakonshem. Ju jeni ata qe pate me syte tuaj ferrin e kuq komuniste, qe hoqet dhe vuajtet burgjet, internimet , dhunen dhe terrorin komuniste.
Ju jeni qëndrestarët dhe fitimtarët , ju jeni heronjtë e gjallë që keni ardhur sot këtu të na tregoni me vuajtjet tuaja, me tinjat tuaja, me sëmundjet tuaja, me gjymtymet tuaja dhe me pleqërinë tuaj të bardhë se sa mizore ishte diktatura komuniste.
Ju vuajtët për Shqipërinë, ju u presekutuat për lrinë, njerëzit tuaj të dashur ranë nën plumbat e terrorit komunist ose mbetën burgjeve dhe kampeve sepse nuk pranuat dhunën dhe skllavërinë komuniste.
Unë e di fort mirë që ju nuk jeni kaq sa mund të numërohen në këtë sallë.
Ata që janë sot këtu me zemër dhe me shpirt janë shumë më tepër se ne që fizikisht jemi këtu.
Ata s′mund të vinin sot këtu për shkak të sëmundjes, plagëve, invaliditetit që ju la komunizmi ose pse janë shpërndar anë e kënd botës së qytetëruar për të siguruar bukën e për ditëshme për vete dhe fëmijët e tyre.
Ne i përshëndesim ata kudo që janë që na kanë telefonuar dhe inkurajuar në rrugën tonë.
Ky mjerimë që ju vazhdoni të hiqni është dhurata e hidhur e qeverisë Nano ose vazhdim i sundimit të bijëve .
Është kjo qeveri që për 8vjet rresht i harroi, i abandonoi dhe i dhunoi të burgosurit dhe të persekutuarit politikë.
Mezan Malaj ish deputeti socialist ka grabitur toka në ujë të ftohtë, ka ngritur fabrika në Fier, ka monopolizuar tregëtinë e miellit dhe po ndërton pallate shumë katëshe për vete.
Ndërsa kur vjen fjala për të dëmshpërblyer të burgosurit politikë për punën e papaguar në kampet famë keqe komuniste, për të kthyer pronën e grabitur prej etërve votonë kundër në parlament.
Është po ai Mezan i Shashos së Brate që si komunist, si nënpunës i larte i shtetit, si instruktor i komitetit PPSh-së, si kryetar i komitetit ekzekutiv ka bërë karakteristika dhe ka firmosur për dëbimet dhe internimet tuaja dhe të afërme tuaj.
Ky Mezan deklaron sot për turpin e tij dhe të kastës së kuqe se e ka për nder që është komunist dhe që i ka shërbyer bandës kriminale të Enver Hoxhës.
Ky Mezan Malaj pas vjedhjes së votave në 2001 vjen sërisht këtu të lype votën e Vlonjatëve .
Zotërinj të nderuar!
Kjo është pamja e shoqërisë sonë sot:
Ndërsa dje ishin etërit që u torturuan në hetuesi, që u burgosën dhe internuan, sot janë bijtë me emrin Mezan Malaj që ju mashtrojnë, që nuk ju dëmëshpërblejnë për punën në kampe, që nuk ju kthejnë pronat, që ju lënë pa ujë, pa drita, pa rrugë dhe papunë.
Dje në diktaturë ju ecët në gremina të përgjakura me gjakë vëllai, sot në demokraci ju mbeteni si gjithnjë ashti dhe kocka e fortë e demokracisë.
Unë jam i bindur se të burgosurit dhe të persekutuarit politikë do të vazhdojnë të luajnë në shoqërinë tonë jnë rol të pazvendësueshëm sepse te ju:
– unë shoh mencurin e Skënder Mucos, Bego Gjonzenelit, Tahir Hoxhës, Kudret Kokoshit etj.
– Unë shoh trimërinë e Maliq Koshenes, Muco Cepratit, Bego Ahmetit, Qemal Xhyerit etj.
– Unë shoh njerëz që për idealin e tyre sakrifikuan pasurinë e tyre Xhemil Meco, Qazim Kokoshit
Zonja dhe zotrinj të nderuar ju jeni mburrja jone jeni qëndrestarët dhe luftëtarët, disidenca antikomuniste.
Mbeci kështu gjithëmon të rinje dhe në vijën e parë të luftës për përparimin e Shqipërisë etnike dhe demokratike.

Fjala në takimin në klubin “Ali Asllani”

Fjala në takimin në klubin “Ali Asllani”

Ali Asllani pati fatin të luaj jë rol të rëëndësishëm në momentet më të vështira dhe më të lavdishme të historisë sonë kombëtare që nga 1912 si sekretar në qeverisjen e Vlorës, dhe si nënpunës i lartë dhe deputet deri në fund të jetës së tij.
Në fushën e letërsisë Ali Asllani është padyshim një personalitet i shquar duke ngritur poezinë në një shkallë më të lartë.
E tërë vepra e tij përshkohet fund e krye nga atdhe dashuria, çlirimi dhe zhvillimi i Shqipërisë:
Jam Vlonjat e jam Vlonjat
e kam shkabën mëm e at
ose: Ku është Labëria, Labëri e parë
vendi i jataganit, vendi i pallës larë
ose Për flamur dhe me flamur
të mos mbetet gur mbi gur

Diktatura e varrosi, e mbuloi me pluhur, e harroi.
U desh demokracia të zbuloj madhështinë e figurës së tij në letërsi e poezi, atdhetarinë e tij si shërbestar i atdheut të tij.
Klubi “Ali Asllani” duhet vlerësuar e ndihmuar sepse po bën popullarizimin e kësaj figure të lavdërueshme të Vlorës sonë të dashur të Shqipërisë sonë.
Poezia e Ali Asllanit ka prekur me sukses të plotë, me ndjenjë dhe mendim temën patriotike, temën shoqërore dhe atë të dashurisë.
Nga do që ta kapësh poezia e tij është e frymëzuar, plotë ide, një thesar artistik i paharritshëm.
Vargu i poezisë së tij ka një akustik të fuqishme, varg që prek zemrën dhe që mbetet në mendjen tonë përgjithmon:
Që nga Korça gjer te Shkodra,
fati i vendit errësirë,
nëpër fusha nëpër kodra
fryn e shfryn një egërsirë.

Ali Asllani mbetet njëri prej poetëve që ka shkruar disa nga vjershat më të bukura të dashurisë në letërsinë shqipe:
Vajzat heqin valle
Njëra flet me vetullë , tjetra me qepalle
Valle deti valle, valle për shtatë qejfe,
s′paska më mir′ valle, se këto me defe!

Një kritik i tij shkruan: ( Rexhep Qosja)
“Ali Asllani padyshim, është krijuesi i rrallë i poezisë shqipe. Ritmi i vargjeve të tij është dinamik, intesifikon parafytyrimet, e gjallëron atmosferën e vjershës… poet i një imagjinate të shquar vizuale. Në poezinë shqipe ai ishte njëkohësisht edhe poeti i lëvizjeve të vargut të ndërtuar sipas skemave të vargut popullor”.
I urojmë klubit “Ali Asllanit” udhë të mbarë në zbulimin dhe vlerësimin e veprës së madhe të Ali Asllanit, këtij atdhetari dhe poeti të shquar.

“Profesor ne date 3 korrik une do te votoj per ju”

“Profesor ne date 3 korrik une do te votoj per ju”

Kandidati socialist Mezan Malaj dorezohet perballe pedagogut? te UT Bujar Leskaj
Pas mosparaqitjes per debat ne TV” Apollon” kandidati socialist per deputet i zones n.94, shoku Mezan Malaj , pranoi sfiden nga levizja Mjaft e gazetari i njohur Artur Cani per debat ne daten 15 e 16 qershor, respektivisht ne sallen e pallatit te kultures “Laberia” dhe TV “Amantia”. Paraprakisht do te donim te jepnim rezultatin e debateve. Ai eshte 2-0 ne favor te? pedagogut Bujar Leskaj. Kjo shpjegon edhe? mosparaqitjen e kandidatitsocialist ne debatin e dates 11 qershor ne TV “Apollon”.
Perballja e dy kundershtareve politike ishte shume larg parashikimeve. Nga njera ane nje socialist ( komunist dogmatik) pa vision , pa nje politike per te shpalos, pa synime , me nje paraqitje suksesesh? me baze krahasimi vitet 90 dhe 92, qe? na kujtuan jo pa keqardhgje krahasimet e regjimit te meparshem me vitin 1938. Pame nje individ qe vetem? profesionist nuk ishte ,qe mbarte nje mburje te kote e nje vetvleresim absurd per figuren e tij.
Nuk paraqiti alternative, nuk paraqiti? politika, strategji, plane , programe apo qofte edhe ndonje projekt per te ardhmen. Koha e tij kishte ngelur ne vitin 1992 me nostalgjine e kryetarit te ′itetit? , ne vitin? e mbrapshte 1997? ′e paraqitjen e gogolit per te trembur elektoratin , pavaresisht cezmave pa uje, llampave qe s′ndizen, kanaleve e rrugeve hipotetike, rradheve te asistences e perkrahjes sociale, analfabetizmit e semundjeve, flijimeve? tragjike? e varferise kronike . Cdo fakt nuk ka vlere per te. E rendesishme eshte gogoli, frika, ankthi tek njerezit, pushteti, pallatet, fabrikat,monopoli tregtar tek vetja.
E megjithate loja per fat nuk luhet me vetem.
Perballe ketij myku te kohes, perballe ketij arkaiku prepotent , e manipulatori e uzurpatori pushteti koha ka vendosur Bujar Lesken, njeriun e vlerave qytetare, pedagogun e specialist kurator te ekonomise shqiptare te semure.
Per cudi ne ′atin e dates 15 z.Mezan nuk dha pergjigje per pyetjet qe iu bene nga kundershtaret. E fundja cpergjigje do te jepte per kthimin e lekeve te fajdeve te premtuara
nga kryetari I? tij shoku Fatos, por edhe nga vete ai. E per me teper nuk diti t′I bente pyetje kundershtarit. Te dish te pyesesh eshte shume e veshtire se sa te debatosh. E c′pyetje mund te bente zoti Mezan kur edhe debatin e mendon monolog .
Por goditja e knock outit erdhi pas pyetjes se zotit Artur Cani ne TV “Amantia”
Cilat jane te vecantat qe kundrshtari juaj nuk I ka patur, nuk I ka dhe nuk do t′I kete ?
Per z.Mezan e vecante ishte se ishte lindur gati 20? vjet me pare se Bujari, se kishte punuar ne koopertaive e qe njerezit ne fshat I rinin gatitu , qe edhe kur nuk ishte deputet kishte pushtetin per manipuluar njerez e pushtete.?
Por Bujari kishte nje filozofi e realitet krejt tjeter.”? Ajo qe une kam me teper se shoku Mezan-theksoi ai- eshte fakti se une ndjehem mire dhe I mirepritur ne te gjitha mbientet
Ne qytet , te djathte , te majte, njerez te paangazhuar. Pikerisht kjo ma ka bere fushten shume komode. Tek une kane ardhur per te shprehur mbeshtetjen edhe njerez me bindje te majta, ne nje kohe kur kandidati socialist nuk eshte I mirepritur edhe Brenda elektoratit te majte. Une? dua te garantoj elektoratin e majte se pavaresisht se me voton ose jo une do te jem? edhe deputeti I tyre. Garantoj bile edhe kundershtarin tim se do t′I them ndal revanshit politik te cdonjyre. Per mua te gjithe jemi nje; ne duhet folur per krahe une I respektoj e vleresoj njelloj, si krahe te te njejtit trup, te dy te nevojshem e jetike.
E megjithate kandidati socialist? na dhuroi edhe skenen e dorezimit te plote. Ai iu drejtua Bujarit:” N.q.s. keto qe thua I ke me sinqeritet te plote une voten time ne 3 korrik do ta jap per ty”. E kjo per publikun perkthehej: Ju keni vision,keni politike e strategji te qarta , jeni bindes me? shifra e faktet qe ofroni , ju jeni me te miret , jeni fitimtaret, ne jemi humbesit, ne na ka ngelur vetem demoni I 97 per te trembur njerezit, por edhe ate ju po e? largoni me dinjitetin , qytetarine e profesionalizmin tuaj”
Nje urim nga ana e kundershtarit para zgjedhjeve ne Amerike France apo gjetke ne Evropen e qyteteruar do t′I kishte mbyllur zgjedhjet pa u bere.Ne jemi ne Shqiperi , por megjithate 3 korriku eshte afer. Sa mire kur edhe kundershtari konfirmon me voten e tij fitoren tende.

Ne ndihme te njerezve jo vetem me platforma e projekte

Ne ndihme te njerezve jo vetem me platforma e projekte

Stafi i kandidatit demokrat z.Bujar Leskaj dhuron gjak prane spitalit te rrethit
per njerezit ne nevoje.
Data 21 qershor ne shtabin e kandidatit democrat Bujar Leskaj filloi me e zhurmshme
Me me teper njerez te pranishem qe ne oret e para te punes. Binte ne sy mjeku Luter Nuraj , me bluzen e bardhe te mjekut, mes individeve te moshave te ndryshme , te cilet iishin bashkuar inisiatives dhe thirrjes se kandidatit? BUjar Leskaj per te dhuruar gjak? per njerezit ne nevoje. Nuk behej fjale per te dhuruar mallra, shuma lekesh, por pjese te trupit te tyre, te lengut te jetes, aq te domosdoshem per te semuret nevojtare.
Mediat ishin te pranishme e disi te befasuara nga kjo inisiative. Bujar Leskaj nuk rresht se surprizuari mediat dhe mbare ambientin qytetar vlonjat me aktivitetet e tij. Jo me shume se? nje dite me pare u cel ekspozita? me koleksionin e tij personal me piktura te autoreve me te mire vlonjate. E sot nje tjeter aktivitet I kendshem e domethenes.
Kandidati democrat? duke I falenderuar pjesmaresit dhurues ndermjet te tjerave theksoi:”Ju falenderoj te gjitheve qe sot ndodheni ketu . Ju falendoroj per gadishmerine ne kete gjest sa human aq edhe fisnik
Sot ne dhurojme gjak per njerezit ne nevoje.
Sot ne u japim nje mundesi me shume njerezve qe kane nevoje per lengun e jetes.
Eshte ky nje veprim yni ne sinkron me gjithe veprimtarine tone elektorale keto dite fushate.
Ne premtojme te nesermen ndryshe te ketyre njerezve, ne premtojme te nesermen ndryshe te prinderve e femijeve, te te rinjve e te moshuarve.
Ne garantojme nje sherbim shendetesor me fytyre humane,ku qytetari te ndihet I respektuar , dinjitoz, I sherbyer e I sigurt ne perkujdesjen ndaj tij.
Ne bejme thirrje per jete.
Ne I duam njerezit tane pa dallim ngjyre partiake, ne respektojme? te drejten per te jetuar jo vetem ne liri , por edhe ne shendet te plote.
Garantojme shendetin e tyre, te? femijeve te tyre. Nje Shqiperi e forte ka nevoje per njerez me mendje e trup te forte.
Ne jemi ketu per te treguar se do te veme ne sherbim te nevojes se njerezve jo vetem kapacitetet tona humane e shoqerore, jo vetem impenjimin e kohen tone, jo vetem sakrificat tona, por veme ne shrbim te tyre edhe gjakun tone per tu dhene mundesi per te jetuar atryre qe kane nevoje.
Veprimi yne eshte njeherazi edhe nje thirrje qytetare per me shume humanizem, me shume dashuri.”
Donatoret u drejtuan te organizuar drejt salles se dhurimit te gjakut , duke fituar edhe respektin e personelit spitalor. Dhurimi I gjakut vazhdoi per disa ore.
?Ky aktivitet eshte me teper se fushate , eshte shume me teper se politike e premtime.
Eshte jete , force , perkushtim , humanizem e fisnikeri.
Eshte nje fushate ndryshe, prfaqesuar nga njerezit qe do te sjellin ndryshimin e madh.

Ju premtoj Vloren

Ju premtoj Vloren

Ka ardhur koha te ndryshoje pushteti, per te shpetuar shtetin.
Ne nuk jemi bere bashke per te ndryshuar disa zyrtare nga ndertesat e qeverise.
Ne po vijme ne pushtet per te ndryshuar fatin e ketij vendi, i cili po shkon drejte gremines.
Ne do te ndryshojme fatin e atij qytetari qe paguan ryshfete per zyrtaret, do te ndryshojme fatin e atij qytetari qe paguan gjoba ne vend te taksave normale, do te ndryshojme fatin e atij qytetari te ardhur ne Vlore qe e mbajne peng per legalizimin e shtepise se tij te bere me djerse, do te ndryshojme fatin e atij pensionisti qe me pensionin nuk? paguan dot as gjysmen e gjobes qe i vendos KESH-i, do te ndryshojme fatin e atij mesuesi, qe eshte here me i varfer se shume nga nxenesit e tij, do te ndryshojme fatin e atyre nenpunesve te shtetit te cilet nuk kane fuqi te jene te ndershem, sepse jane te shtypur nga ingranazhi i korrupsionit qe ve ne levizje kete qeveri.
Ka ardhur koha per te ndyshuar fatin e qytetit tone.
Ne kemi hyre ne kete gare per t′u bere depudete te Vlores dhe jo per t′u bere Vlora prone e deputeteve, sic eshte bere sote.
Ne po hyjme ne kete gare per te ndryshuar fatin e nje qyteti, ku nuk fillon dot pune, po nuk njohe deputetin.
Ne do te ndryshojme fatin e nje qyteti ku nuk investon dot ne asnje ndertim, pa bere ortak deputetin.
Ne do te ndryshojme fatin e nje qyteti ku nuk ben dot tregeti, po nuk ndave fitimin me deputetin.
Ne do te ndryshojme fatin e nje qyteti ku nuk jeton dot i lire, nese je kundershtar i nje deputeti.
Une do te jem deputet i Vlores? dhe Vlora do te jete prone e qytetarve te saj.
Ka ardhur koha te ndryshojme fatin e qytetarve te Vlores.
Ky qytet ka vuajtur me shume se kush ne Shqiperi nga ndarja dhe hakmarrja e verber shpesh here dhe klasore.
Ne do ta ndryshojme kete histori te tij.
Une ashtu sic do te marr votat e opozitareve dhe qytetarve te paangazhuar, do te marr dhe votat e zgjedhesve te majte te zhgenjyer, pasi edhe ata kane vuajtur keto vite njesoj si ju, dhe ata kane mbetur pa pune njesoj si ju, dhe ata kane paguar taksa te larta dhe te fshehta njesoj si ju.
Por ne ndryshim me ju, ata jane poshteruar me shume, pasi ata kane shpresuar tek vota e tyre per socialistet.Tani? ata po shikojne se me votat e tyre i kane bere keq vetes, familjeve dhe fqinjeve te tyre.
Ata do te votojne per ne dhe ne do te ndryshojme se pari jeten e tyre dhe jeten tone.
Ka ardhur koha te ndryshoje fati i zgjedhjeve te lira ne Vlore.
Ne do te zhvillojme nje fushate korrekte, trasparente dhe te ndershme, duke respektuar qytetarin dhe voten e tij. Ne kete qytet ka shume legjenda te shpikura nga ata qe vijne ne pushtet me arme.Ne kete qytet ka ende fantazma te atyre qe duan te trembin Vloren.
Une kam ardhur te kerkoj voten tuaj, se pari se ju garantoj se do ta mbroj ate!…
Votoni dhe mos ktheni koken pas, se keni nje njeri te sigurt qe do ta mbroje dhe numeroje ate vote.
Ne do t′ia dalim te votojme dhe te numerojme votat tona.
Dhe ne fund dua te them dy fjale per mandatin tim si deputet i Vlores.
Kete mandat nuk do ta perdor per te ndertuar pallate ne tokat e te tjereve, apo per te mbrojtur bizneset e paligjshme, sic bejne kundershtaret tane qe e kane kthyer Vloren ne ciflig.
Maqndatin tim si deputet do ta perdor per te kthyer Vloren ne normalitet, per t′i dhene fund ndarjes dhe hakmarrjes klasore, per t′i hapur Vlores prespektiven e madhe te biznesit dhe turizmit, per t′i hapur Vlores driten jeshile te investimeve dhe uljes se papunesise.
Mandatin tim do ta perdor per te ndaluar rreziqet qe kercenojne Vloren, per te marre bashke me ju nje vendim se cdo te bejme me te ardhmen e Vlores dhe rreziqet qe paraqesin per te projektet e fshehta dhe ta paqarta te pushtetareve tane, qe mbulohen me masken e investimeve nderkombetare.
Une nuk ju premtoj se ndryshimi mund te sjelle per ju parajsen dhe pasurite perrallore, por ju premtoj se do t′ju premtoj se do t′ju rikthej Vloren…

Ne mbeshtetje te kolegut te tyre per nje ndryshim te madh

Ne mbeshtetje te kolegut te tyre per nje ndryshim te madh

Ne mbeshtetje te intelektualit per nje ndryshim te madh.
Ne ambientet e hotel “Vlora International” diten e shtune kandidati per deputet z.Bujar Leskaj zhvilloi nje takim-koktejl ′pedagoge te UT “Ismail Qemali” dhe intelektuale te zones. Surpzia e takimit ishte prezenca net e e nje pjese te profesoratit te fakultetit ekonomik dhe e fakulteteve te tjera te UT , te cilet kishin ardhur ne Vlore per te mbeshtetur kandidaturen e kolegut , shokut dhe mikut te tyre, z.Bujar Leskaj.
Ambientet jashte salles ishin mbushur me pjesmares ,intelektuale , pedagoge te UT te Vlores shume me pare se te fillonte takimi, gje qe tregonte per suksesin e inisiatives se kandidatit dhe mbeshtetjen e emrit te tij si kadidature nga me te spikaturat.
Ambienti I takimit ishte mjaft elegant . Cdo pjesmarresi I binin ne sy dy elemente mjaft domethenes. I pari ishte nje kend I pergatitur me libra qe kandidati per deputet, z.Bujar Leskaj do tua dhuronte te pranishmeve. Elemeti I dyte ndihej ne sfondin muzikor te melodive te Moxarit, Shopenit etj , te luajtura me virtuozitet nga mesueset dhe artistet e talentuara te shkolles se muzikes “Naim Frasheri”.
Nje ambient elegant , nje vleresim maksimal I stafit organizator , per nivelin e pjesmarresve ne takim.
Pas fjales pershendetese e prezantuese te drejtuesit te bordit te mediave , ne shtabin e kandidatit, z.Edison Frakulla, fjalen e mori prof.dr Dhori Kule, dekan I Fakultetit Ekonomik te UT. Midis te tjerave ai tha: ” Ne jemi ketu per te mbeshtetur publikisht mikun , shokun tone , kolegun tone, pedagogun e talentuar te fakultetit ekonomik, z.Bujar Leskaj. Ne jemi ketu per te konfirmuar vleren e ketij intelektuali, per te demostruar bindjen tone ne zerin e arsyes se tij ne parlamentin e ardhshem. Na vjen keq qe ne tetorin e ardhshem Bujarin do ta kemi pedagog te jashtem, por njekohesisht na vjen mire qe do te kemi nje perfaqesues tonin , pjesen tone nga me te miret ne parlamentin e ardhshem.
Pedagoge si Bujar Leskaj I bejne nder Parlamentit, I bejne nder vendit qe perfaqesojne.
Kemi bindjen se Bujari do te finalizoje rrugen e nisur nga Fakulteti ekonomik per hapjen e dyerve te auditoreve te shkollave te larta per te gjithe.
Ne erdhem per te sjelle nje mesazh , por optimizmi dhe ambienti qe gjetem ketu na jep mesazh per ta cuar ne Tirane.”
As/prof.dr Ardian Nuni , dekan I fakultetit juridik te UT u shpreh:” Bujari nuk I perket vetem fakultetit ekonomik. Bujari eshte perfaqesues I nje plejade intelektualesh te rinj , qe do ti japin nje fytyre te re vendit, e ne vecanti arsimit e kultures.
Bujari nuk I perket me vetem studenteve te fakultetit ekonomik, ai I perket gjithe popullit te vlores.”
Mesuesi I Popullit ,prof.Kristaq Suli mes emocioneve te moshes tha:” Kur erdha ne Vlore sa zbrita nga autobuzi pashe ne faqet e mureve fotografite e Bujarit dhe zemra mu ngroh. Pash ne portretin e tij vitalitetin e moshes dhe miresine qe buronte prej tij.Eshte fat I madh I Vlores qe te perfaqesohet ne parlament nga nje rini e tille elitare si Bujar Leskaj. Kjo eshte nje perpjekje jona , nje beteje jona , prandaj Bujarin e uroj. Na vafte mbare!”
Armando Bora , regjizori I talentuar, anetari I KOP-it, mik I kandidatit Bujar Leskaj tha:” Miqesia ime me Bujarin nuk eshte shume e gjate ne kohe ,por intensive ne kontakte. Per fat te keq une nuk banoj me ne Vlore, por ketij fati te keq do t′I shtohet dhe fakti qe une nuk do te kem perfaqesues ne parlamentin e ardhshem Bujar Lesken. “
Piktori i popullit Nestor Jonuzi ne vleresimin e artistit u shpreh:” Bujari ka nje biblioteke te pasur , Bujari ka nje galeri pikturash per tu admiruar , Bujari ka mbaruar tre fakultete, Bujari ka miq artiste, intelektuale, prefesioniste shkencetare. Ky eshte Bujar Leskaj. Kete fytyre duam t′I japin parlamentit te ardhshem. Deputet si Bujar Leskaj eshe garanci ne vecanti per ne njerezit e artit e kultures.”
Kandidati per deputet, z.Bujar Leskaj falenderoi te pranishmit dhe me nje ndjenje humori perzier me emocion tha:” pergjegjesia perballe jush dhe emocionet qe kam nuk me lene
te flas pa leter” Ai falenderoi koleget e vet te UT,e et gjithe te pranishmit , ne vecanti brezin me te vjeter te intelkektualeve, arsimtare, mjeke, ekonomiste e inxhiniere.
Takimi me pas vazhdoi me shperndarjen e librave me dedikime personale nga kandidati per deputet.
Orkestra e vogel vazhdoi te luante melodi klasike e te pranishmit natyrshem u bene njesh me ambientin , ne biseda me njeri tjetrin dhe miqte e ardhur .
Njeri prej pedagogeve te ardhur u shpreh per organizimin se:” edhe ne Tirane nuk gjen nje organizim dhe nje ambient te tille. Na keni befasuar vertet me menyren e zgjedhur per te bere fushate. Sinqerisht ju pergezojme per nje fushate ndryshe , ku nuk fyhet kundershtari , por jepen alternative, ide qofte edhe me nje organizim ndryshe. Eshte mesazhi me I mire qe mund tu perconi te tjereve, eshte garancia me e mire qe I jepni kundershtarit duke qene kunder cdo revanshi politik. Ju na falenderuat per prezencen tone , ne ju falenderojme per ate cka pame e na transmetuat ju sot ketu.”