“Përfaqësuesit e Vlorës në Kuvendin e Shqipërisë 1912-2009”.

“Përfaqësuesit e Vlorës në Kuvendin e Shqipërisë 1912-2009”.

Gazeta Shqipetare 16 Maj 2005.

Deputeti Bujar Leskaj promovoi dje librin e tij, “Përfaqësuesit e Vlorës në Kuvendin e Shqipërisë 1912-2009”. Në këtë libër, përmes personazheve, përfaqësues të trevave të Vlorës në kuvendet e Shqipërisë, përcillet jetëshkrimi i vendit dhe i momenteve kyçe të historisë, në periudhën prej shpalljes së Pavarësisë Kombëtare e deri sot. Janë 152 personazhe që vendosen në këtë libër, të cilat përcillen tek lexuesit me vërtetësi e realizëm. Megjithëse jeta parlamentare në Shqipëri ka nisur në vitin 1920, autori, deputeti Bujar Leskaj, është shtyrë në kohë, duke u zhvendosur në periudhën kur u hodhën themelet e shtetit shqiptar, me Ismail Qemalin. Prandaj, dhe figurat e kësaj periudhe përjetësohen në këtë libër, përmes një analize historike. Përfaqësuesit e Vlorës nuk morën pjesë në Kongresin e Lushnjës, për shkak të pushtimit italian, por mesazhi i popullit të këtyre krahinave ishte i fuqishëm në mbështetje të vendimeve të këtij Kongresi. Periudha 1920-1924 zë një vend të rëndësishëm në faqet e këtij libri, përmes emrave të njohur të atyre që përfaqësuan Vlorën në parlamentin e atyre viteve, ndërkohë që periudha nga 1924 e deri në 1939, përvijohet me dimensionet e momenteve që shoqëruan konsolidimin dhe modernizimin e shtetit shqip′. Autori ka ditur të përcjellë edhe periudhën 1939-1944, duke i qëndruar besnik parimit se, “historia duhet pasqyruar me vërtetësi”. Ai e ndan këtë periudhë në dy momente: Asamblenë e 12 prillit 1939 dhe atë të tetorit të vitit 1943, duke veçuar personazhet me anët negative dhe ato pozitive, në funksion të kontributit ndaj çështjes kombëtare dhe në raport me ngarkesën e kohës. Leskaj, në cilësinë e një historiani, ndalet veçanërisht në Konferencën e Mukjes, e cila, sipas tij, shënoi një moment delikat dhe që shërbeu më pas si nxitëse e luftës vëllavrasëse. Emrat e Isuf Luzajt, Skënder Muços e Hysni Lepenicës, përfaqësues t&′l; Vlorës në këtë konferencë, skaliten në libër me përmasat e tyre reale, në raport me kontributin që ata dhanë për çështjen kombëtare. Por, frymëzuesit e prishjes së marrëveshjes, Enver Hoxha, Miladin Popoviçi e Dushan Mugosha, u bënë njëkohësisht edhe nismëtarë të asaj që ndodhi më pas, kur u persekutuan patriotë e nacionalistë. Leskaj nuk përjashton nga faqet e librit edhe periudhën komuniste. Duke i ndërtuar personazhet, deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, përmes vlerësimeve zyrtare, ai përcjell njëkohësisht mesazhin se, “ata ishin pa personalitet dhe kukulla, në duart e diktatorit dhe të regjimit”. Por, për Leskajn, një pjesë e deputetëve të periudhës 1945-1990, rrënjët e të cilës u hodhën në Kongresin e Përmetit, nuk i lyen duart me gjak dhe nuk u bënë drejtpërdrejt autorë të krimeve komuniste. Ai i kushton një hapësirë të konsiderueshme periudhës së pas viteve 1990-të, duke u ndalur tek deputetet e Kuvendit të parë pluralist, atyre që kontribuuan në fitoren e Partisë Demokratike të 26 majit të vitit 1996, apo të fushatave zgjedhore e parlamenteve të mëvonshëm. Në këtë libër, Leskaj, sipas studiuesit Enver Memishaj, “i përvijon personazhet si produkte të kohës kur ata kanë jetuar”. Vetë Leskaj shprehet se, për të realizuar këtë libër, ka shfrytëzuar një literaturë të gjerë të më shumë se 70 librave historikë e studimeve shkencore të një sërë autorësh të njohur, si Teki Selenica, Arben Puto, Fari Shaskaj, Bardhosh Gaçe etj. Ai thotë se, “libri është i hapur dhe mund të plotësohet në vazhdimësi”.

Një mundësi për ndryshim, mes skamjes dhe harresës socialiste.

Një mundësi për ndryshim, mes skamjes dhe harresës socialiste.

Kandidati për deputet i PD-së? në zonën 94 Vlorë z. Bujar Leskaj vazhdon takimet me banore te lagjeve te ndryshme te Vlores, qe jane pjese e zones se? tij elektorale . Dita e pare e javes nisi me takime me banore te lagjes Llonxhë,lagje e Vlores se vjeter, në shtëpitë e tyre për të dëgjuar e parë nga afër problemet dhe hallet që kanë. Gjendja është shumë e rëndë, mungojnë mjetet minimale të jetesës.
Pajtim Dauti i indinjuar nga premtimet boshe të deputetit dhe pushtetarëve socialistë që e kanë lënë në harresë këtë lagje të vjetër të qytetit, kërkon të rregullohet infrastruktura, rrugët, kanalizimet dhe të ofrohet punë për banorët e lagjes, qëllimi i vëtëm i të cilëve është të sigurojnë bukën e gojës. Në shtëpinë e Jani e Afrim Tekiut gjendja është e mjeruar në ekstrem; banesë përdhese, varfëri e tejskajshme, mungesë e kushteve më elementare të jetesës dhe për pasojë njerëz të sëmurë. Imazhe të një jete në skamje të denjë për Afrikën e thellë. Nuk ka familje pa probleme:? tek Hava Dauti e sëmurë dhe pa mundësi për të blerë as ilaçe; Luftar Habili ish polic i liruar pa të drejtë e në kushte? të vështira ekonomike; Leonidha Selimi pa punë, pa asistencë e pa shpresë për të ardhmen. Lista e borxhllinjëve në dyqanin ushqimor të Ilirjan Zeqos shtohet e shtohet çdo ditë.
Mungesa e ujit është e përditëshme Njaziu, i indinjuar thotë se kandidati socialistë për deputet tallet me ne duke bërë punime njëherë në 4 vjet në kohë fushate vetëm për të marrë votën, por ujë e drita s′ka. Cinizmi dhe përçmimi i tij ndaj Llonxhës arrin kulmin kur dëgjon se ai është shprehur që” unë e mora Llonxhën me një teke vodkë ne 2001 dhe këtë rradhë do ta marr me një dopio”. Është ky qëndrim përbuzës denigrues e në rastin më të mirë me prem′e boshe që kanë rritur? pakënaqësinë dhe zemërimin e banorëve të Llonxhës aq sa ata refuzuan të bënin takim me të duke i kujtuar atij premtimet e parealizuara gjatë këtyre viteve. Me? ironi një plakë i thotë: “na ke lënë pa ujë aq sa vijmë erë”. U? desh të vinin fordet e policisë atje ku donte të bënte ndërhyrje shoku Mezan, se banorët nuk e pranuan.
Në familjen e Luan Liços, z. Leskaj ngushëlloi për nënën që kishte ndërruar jetë. Në familjen e Habilajve është sosur durimi nga mungesa e ujit, energjisë elektrike dhe punës. Në Llonxhë është rritur shumë numri i fëmijëve që braktisin shkollën nga mjerimi i tejskajshëm. Analfabetizem masiv ne mijvjecarin e trete.
Në një lokal te lagjes? u mblodhën rreth 100 banore në takimin me kandidatin për deputet z.Bujar Leskaj ku u diskutuan problemet e tyre të rënda ekonomike dhe infrastruktura. Kudo njerëz të varfër që luftojnë me jetën për bukën e gojës. Sa? pak kërkojnë banorët e Llonxhës të kësaj lagje të vjetër dhe me tradita të Vlorës.
Në takimin me banorët e lagjes Kushtrimi tek Bonifikimi problemet janë të shumta: mungon qendra shëndetësore, infrastruktura e zonës është e rrënur dhe në mëshirë të fatit. Novruz Xeba kërkon spërkatjen e ambientit kundër mushkonjave që janë burim sëmundjesh çdo stinë vere. Kjo? pjesë e lagjes është lënë e mënjanuar nga qyteti; autobuzi urban nuk funksinon pas orës 1500 – thotë Zhaneta Veizi.
Problemi ynë kryesor i ditës është legalizimi i shtëpive thotë Pajtimi. Mezan Malaj po na mashtron. Ka vetëm 10 ditë që po vjen. Na? ka harruar fare për 4 vjet. Ai ka vetëm hallin e votës. Papunësia në këtë zonë kap shifra të larta. Varfëria? nuk i lejon fëmijët të shkollohen pas cikit 9 vjeçar. Infrastruktura është e rrënuar dhe sidomos në dimër bëhet problematike me rrugët e pakalueshme thotë Faik Bajaj.
Ngado sheh vuajtje, mjerim, pakënaqësi në rritje dhe nevojë për ndryshim.
Shumë e rëndë është gjendja edhe në zonën nga elektroujësjellsi rreth fush&eum′ së aviacionit. Banorët kërkuan rregullimin sa më parë të rrugëve të shkatërruara dhe kanalizimet se zona është e pakalueshme sidomos në kohë shiu. Tek ish fusha e aviacionit janë hedhur mbeturinat e firmës greke” Kamataqis” dhe të firmave të ndërtimit duke e kthyer atë në burim sëmundjesh. Banorët janë të pakënaqur, të irrituar dhe të fyer për këtë gjendje të mjeruar ku e kanë katandisur pushtetarët socialistë. Vlora është kthyer në një fshat të madh thotë Luani. Ne? kemi besim të plotë te ju z. Bujar dhe tek Partia Demokratike se do ta ktheni Vlorën në qytet të zhvilluar.
Banorët e lagjes Kushtrimi dhe të zonës rreth ish fushës së aviacionit janë të zhgënjyer për gjithçka kanë përjetuar gjatë këtyre 8 vjetëve të qeverisjes socialiste. Ata përballen me të njëjtat probleme sikundër periferitë e qyteteve të tjera të mëdha.? Atyre u është premtuar legalizimi i banesave; kanë dorëzuar dhe dokumentacionin që u ishte kërkuar por askush nuk ka besim se do të bëhet diçka për ta. Kandidati socialist që shfaqet vetëm në kohë fushatash është bërë i pabesueshëm në ato që premton. Përkundër tij tek kandidati i PD-së z. Bujar Leskaj ata identifikojnë personalitetit e njeriut që nuk shkon për të marrë votën, por për të diskutuar me ta hallet dhe problemet që i shqetësojnë e për të gjetur rrugët e mundësitë për zgjidhjen e tyre. Tek fjalët e Bujarit gjejnë besimin, të vërtetën, shpresën për të ardhmen e tyre. Duan të integrohen me qytetin, të bëhen pjesë e ritmit të jetës së tij. Kanë sakrifikuar për të ndërtuar të ardhmen në këtë pjesë të qytetit të Vlorës por e shohin se ajo s′mund të realizohet me gënjeshtrat e pushtetarëve socialistë. Në mënyrën e tyre ata kërkojnë të ndryshojë kjo gjendje. Në bisedat e thjeshta me Bujarin ata ndjejnë një të vërtetë ndryshe. Është e vërteta e ndryshimit që kandidati demokrat po e përciell si mesazh shpresdhënës te çdo familje, tek çdo shtëpi.

Takim elektoral I kandidatit Bujar Leskaj me gra te zones n.94

Takim elektoral I kandidatit Bujar Leskaj me gra te zones n.94

Ne vijim te takimeve te kandidatit Bujar Leskaj , data 23 qershor ishte e vecante, u ishte kushtuar nenave e motrave, grave demokrate te zones elektorale n.94.
Ambientet e bar “Mesaplikut” asnjehere nuk kishin pare nje mbipopullim te tille. Nje pjesmarrje e paparashikuar, nje entuziazem vertet emocionues. Gra te moshave te ndryshme, nena , vajza, te moshuara , me perkushtim e devocion, me besim per nje jete ndryshe.
Kesaj pjesmarjeje te madhe I ishte kushtuar edhe nje kujdes e vemendje si ne arganizim ashtu edhe ne te ftuarit. Ishte e pranishme n/kryetarja e parlamentit dhe n/kryetare e PD , zj Jozefina Topalli.
Fjalen pershendetese e mbajti kryetarja e forumit te gruas demokrate Vlore , zj.Laureta Bejkosala. Ajo permendi se:”ju zonja te nderuara nuk pranoni dhe nuk kerkoni meshire. Junuk doni luks te shfrenuar , por mireqenie, te drejta te barabarta e jo dhune gjinore. E te gjitha keto jane pjese e ndryshimit, pjese e optimizmit dhe ′ytetarise suaj.Ti japin voten Bujar Leskajt, garantit tone per vitet qe dote vijne.
Ti themi ndal mediokritetit dhe arrogances. Ti themi po ndryshimit.”
Eli Xhelili , mesuese e nderuar, u shpreh:”Mbi ne grate bie barra e rende e mbajtjes se familjes. Ne grate e shohim dhe ndjejme me teper gjendjen e rende ekonomike. Shume nga ne me dhimbje u thane femijeve te lene shkollen e t′ehen krah familjes me pune.
Qofte Bujar Leskaj zeri yne ne parlamentin e ardheshem.”
Kandidati per deputet , z.Bujar Leskaj , ne kete ambient te vecante e me pjesmarrjetre vecante u shpreh:”Te nderuara motra e nena !
U jam mirenjohes per perkrahjen tuaj.
Shume prej jush kane qene pjesmarrese ne takimet e mia elektorale, ne mitigjet e PD, duke qene pjese vitale e rendesishme e kesaj levizje per ndryshim.
E megjithate nuk mund te mos u takoja ne vecanti, duke e quajtur privilegj takimin me ju, e ne te njejten kohe obligim e mirenjohje , per gjithshka ju keni bere per kete vend, per kete zone, per femijet tuaj, per kete levizje te madhe te PD per ndryshimin e madh, per ate cka keni bere per mua si Bujar Leskaj.
Ju jeni pjese aktive e jetes shoqerore, me shume se kushdo pergjegjese per formimin e femijeve, te se ardhmes se kombit.
Ju sot ndiheni te harruara, te pavleresuara.Nje pjese te perbuzura e te dhunuara, me dinjitet te neperkembur jo vetem nga mentalitetet e mykura , por edhe nga shtei e institucionet e tij.
Ne synojme nje shtet e nje shoqeri qe do t′i ktheje dinjitetin e neperkember te gruas dhe do te synoje barazine gjinore. Ne do te hartojme politika aktive per te realizuar kete.
– Rritja e punesimit te femrave dhe shperblimi i barabarte per pune te barabarte do te jete objektivi yne i pare .kjo do te rrise kontributin financiar te gruas ne familje, duke mos e konsideruar ate vetem nje amvise apo shtepiake.
– Permiresimi I ekonomise familjare do te coje patjeter ne eleminim e degradimit te familjes,duke shmangur dhunen e divorcin.
– Terheqja e mendimit te gruas per problemet shqetesuese per komunitetin. Angazhimi I tyre me I gjere ne vendimarrje. PD me mire se cdo force tjeter e ka bere realitet kete me vendosjen e standarteve ne perberjen e forumeve te ndryshme.
– Do te synojme krijimon e hapesira te lira kohore per argetim,pjesmarje ne aktivitete kulturore
Ne e dime shume mire se emancipim I gruas eshte emancipimi I shoqerise. Pjesmarja e gruas ne jeten e vendit rrit civilizimin e shoqerise. Ne do te kujdesemi per shtim e permiresim cilesor te sherbime qe cojne ne lehtesimin e jetes se gruas.
– Do te ndertojme kopshte e cerdhe, sidomos ne zonat informale dhe ato problematike si Llonxhe, Lagja “Kushtrimi”. Do te permiresojme sherbimet ne ato ekzistuese.
– Do te permiresojme sherbimin shendetesor. Kujdesi ndaj nenes e femijes do te jete ne fokusin e politikave tona per shendetesine, duke synuar uljen e vdekshmerise foshnjore dhe rastet me semundje infective te cilat ne keto 8 vjet jane 2 fishuar.
– Do te ngrejme kurse trajnimi per te rritur kualifikim professional te grave nepermjet qendrave te formimit professional.
– Do te synojme permiresimin e kushteve te banimit e strehimit,duke synuar keshtu permiresim e cilesise se jetes .
– Arsimi dhe kultura do te jete ne fokusin tone .Do te krijojme kushte me te mira per arsimimin e femijeve tuaj, do te hapin dyert e universiteteve per te gjithe ata qe duan te ndjekin shkollen e larte , do te rrisim cilesine dhe nivelin e mesimdhenies.
Te dashura nena !
Kam lindur qe tju sherbej. Besomeni si djalin tuaj , do tu sherbej si nenes sime.
Do te plotesoj keshtu edhe pjesen e nenes sime qe me mungon prej kohesh.
Do te vazhdoj ku e la sherbimin nena ime.Une si djali I saj, si biri juaj.
Po ju drejtohem juve nenave te haruara te Vlores,nenave te lenduara te Vlores.
Une dua tu kthej ate cka ju mungon me shume, femijet tuaj nga emigracioni, duke u krijuar atyre mundesi kenkrete per punesim e biznes ne Shqiperi. E per kete:
– Do te nxisim hapjen e bizneseve te vogla e do t′I lehtesojme ato nga taksat
– Do te nxisim mundesine per vetpunesim
– Do te rrisim kreditimin per biznese duke u krijuar te gjitheve mundesine e celjes se nje biznesi.
Ju keni femije , por ne shume raste nenat jetojne vetem,ngrysen vetem, komunikojne ne heshtje′ vetmine e tyre me femijet qe I kane larg, me mbesat e niper qe nuk I kane pare, me shqetesim e dhimbjen tragjike se kush do tua beje

Fjala para ish te persekutuarve politike

Fjala para ish te persekutuarve politike

Te nderuar zonja dhe zotërinje!
Jam i emocionuar per pamjen qe kam sot para syve, nje pamje mbreslenese nje takim ndryshe nga te tjeret.
Para meje une nuk kam qytetar te zakonshem. Ju jeni ata qe pate me syte tuaj ferrin e kuq komuniste, qe hoqet dhe vuajtet burgjet, internimet , dhunen dhe terrorin komuniste.
Ju jeni qëndrestarët dhe fitimtarët , ju jeni heronjtë e gjallë që keni ardhur sot këtu të na tregoni me vuajtjet tuaja, me tinjat tuaja, me sëmundjet tuaja, me gjymtymet tuaja dhe me pleqërinë tuaj të bardhë se sa mizore ishte diktatura komuniste.
Ju vuajtët për Shqipërinë, ju u presekutuat për lrinë, njerëzit tuaj të dashur ranë nën plumbat e terrorit komunist ose mbetën burgjeve dhe kampeve sepse nuk pranuat dhunën dhe skllavërinë komuniste.
Unë e di fort mirë që ju nuk jeni kaq sa mund të numërohen në këtë sallë.
Ata që janë sot këtu me zemër dhe me shpirt janë shumë më tepër se ne që fizikisht jemi këtu.
Ata s′mund të vinin sot këtu për shkak të sëmundjes, plagëve, invaliditetit që ju la komunizmi ose pse janë shpërndar anë e kënd botës së qytetëruar për të siguruar bukën e për ditëshme për vete dhe fëmijët e tyre.
Ne i përshëndesim ata kudo që janë që na kanë telefonuar dhe inkurajuar në rrugën tonë.
Ky mjerimë që ju vazhdoni të hiqni është dhurata e hidhur e qeverisë Nano ose vazhdim i sundimit të bijëve .
Është kjo qeveri që për 8vjet rresht i harroi, i abandonoi dhe i dhunoi të burgosurit dhe të persekutuarit politikë.
Mezan Malaj ish deputeti socialist ka grabitur toka në ujë të ftohtë, ka ngritur fabrika në Fier, ka monopolizuar tregëtinë e miellit dhe po ndërton pallate shumë katëshe për vete.
Ndërsa kur vjen fjala për të dëmshpërblyer të burgosurit politikë për punën e papaguar në kampet famë keqe komuniste, për të kthyer pronën e grabitur prej etërve votonë kundër në parlament.
Është po ai Mezan i Shashos së Brate që si komunist, si nënpunës i larte i shtetit, si instruktor i komitetit PPSh-së, si kryetar i komitetit ekzekutiv ka bërë karakteristika dhe ka firmosur për dëbimet dhe internimet tuaja dhe të afërme tuaj.
Ky Mezan deklaron sot për turpin e tij dhe të kastës së kuqe se e ka për nder që është komunist dhe që i ka shërbyer bandës kriminale të Enver Hoxhës.
Ky Mezan Malaj pas vjedhjes së votave në 2001 vjen sërisht këtu të lype votën e Vlonjatëve .
Zotërinj të nderuar!
Kjo është pamja e shoqërisë sonë sot:
Ndërsa dje ishin etërit që u torturuan në hetuesi, që u burgosën dhe internuan, sot janë bijtë me emrin Mezan Malaj që ju mashtrojnë, që nuk ju dëmëshpërblejnë për punën në kampe, që nuk ju kthejnë pronat, që ju lënë pa ujë, pa drita, pa rrugë dhe papunë.
Dje në diktaturë ju ecët në gremina të përgjakura me gjakë vëllai, sot në demokraci ju mbeteni si gjithnjë ashti dhe kocka e fortë e demokracisë.
Unë jam i? bindur se të burgosurit dhe të persekutuarit politikë do të vazhdojnë të luajnë në shoqërinë tonë jnë rol të pazvendësueshëm sepse te ju:
unë shoh mencurin e Skënder Mucos, Bego Gjonzenelit, Tahir Hoxhës, Kudret Kokoshit etj.
Unë shoh trimërinë e Maliq Koshenes, Muco Cepratit, Bego Ahmetit, Qemal Xhyerit etj.
Unë shoh njerëz që për idealin e tyre sakrifikuan pasurinë e tyre? Xhemil Meco, Qazim Kokoshit
Zonja dhe zotrinj të nderuar ju jeni mburrja jone jeni qëndrestarët dhe luftëtarët, disidenca antikomuniste.
Mbeci kështu gjithëmon të rinje dhe në vijën e parë të luftës për përparimin e Shqipërisë etnike dhe demokratike.

Takim me zgjedhesit e zones elektorale n.94 me 3 qershor 2005

Takim me zgjedhesit e zones elektorale n.94 me 3 qershor 2005

Vlora simbol I histories, Vlora simbol? I ndryshimit.
Dita e pare zyrtare e fushates u kurorzua me nje takim electoral madheshtor me? banoret e lagjeve te vjetra te Vlores, pjese e zones elektorale n.94, takim qe per nga entuziazmi,permasat, menyra e organizimit ,? ishte nje miting I vertete.
Ambienti festiv, femijet me kostume popullore qe kercejne, tingujt e kenges vlonjate , banderola ,poster ate kandidatit, te rinj me bluza e kepele me emrin e kandidatit? perbejne
dekorin e ketij takimi.
Vetem besimi ne kandidatin, ne njeriun qe do t′I perfaqesojne? denjesisht ne parlamentin e ardhshem, ne njeriun qe dote jete zeri I tyre I fuqishem ne qeverisjen e ardhshme te mazhorances demokratike, besimi ne vlerat e njeriut e demokracise , besimi ne fitoren e madhe, besimi ne ndryshimin e madh mund te mbledhe ne nje vend kaq shume njerez entuziaste,plot shprese e deshire per jete.
Fjala e kandidatit ishte sinteze e historese se Vlores , e te shkuares dhe e te tashmes.
Ishte? nje vleresim e mirenjohje per emrat e ndritur qe e lartuan kete histori, porn e te njejten kohe ishte edhe besim net e ardhmen, ne forcen e ndryshimit, ne forcen e demokracise, ne forcen e njerezve qe luftojne e votojne per te.
Vlora do tu kthehet vlonjateve ,deputeti do te jete I Vlores , I njerezve qe kane nevoje,
Ne takim folen? miq te kandidatit , mesues e kolege te tij . Pershendeten? te rinj,studente, te persekutuar politike,intelektuale, artiste.
Shprehen besim ne vlerat e kandidatit, ne ate cka ai eshte dhe perfaqeson. Shprehen besim ne ndryshimin e madh qe do te ndodhe , ne fitoren e PD , ne fitoren e Shqiperise

Fjala me votuesit qe votojne per here te pare

Fjala me votuesit qe votojne per here te pare

Faleminderit për pjesmarrjen.
Jam këtu me ju,të rinj dhe të reja, që votoni për herë të parë, për të biseduar së bashku për interesat tuaja,për dëshirat tuaja, për arsimimin, për kulturimin, për argëtimin tuaj dhe për një jetë më të mirë,duke ju afruar kontributin tim dhe të PD për realizimin sa më të plotë të tyre, nëpërmjet ndryshimit të madh që do të realizojmë së bashku në Shqipëri.
Me ju ndihem më mirë për të diskutuar jo vetëm nevojën për ndryshim, por dhe nevojën për të ndryshuar atë pjesë të politikës dhe politikanëve që na ka zënë rrugën dhe na ka mbyllur perspektivën. Dhe kjo sepse ndryshimi është kryefjala e rinisë, është nevoja e brendshme e saj për të flakur tej të vjetrën që i ngatërrohet nëpër këmbë, është aspirata e saj për të ecur përpara.
Unë isha në moshën tuaj kur leximet e zjarrta më thithen dhe më çuan në vende të ndryshme të botës dhe historisë. Ishte letërsia e Viktor Hygoit, fantazia e Zhyl Vernit, realizmi i Balzakut dhe frymëzime të tjera të arta të cilat më bënë të kuptoj se më mungonte diçka e madhe që quhej LIRI.
Kjo ëndërr e madhe e njerëzimit për ne maturantët dhe studentët e asaj kohe ishte zëvendësuar me izolim. Prandaj unë ju ftoj sot të hyni në betejën e madhe të jetës, duke votuar për herë të parë në emër të LIRISË dhe për të, për t′a realizuar dhe shijuar ëmbëlsinë dhe bukurinë e saj, duke i besuar një force politike të aftë dhe serioze, duke i besuar PD-së.
Synimi kryesor i programit të PD-së është shndërrimi i shkollës në një vatër të dijes, profesionit dhe kultures qytetare nepermjet :
· Dyfishimit te buxhetit per arsimin publik
· Nxitjes dhe inkurajimit te arsimit privat ne te gjitha nivelet
· Dyfishimit te numrit te nxenesve ne shkollat e mesme per te arritur objektivin e BE-se qe deri ne vitin 2010, 88 % e 22-vjeçareve te kene kryer arsimin e mesem
· Dhe me e rendesishmja per ju : hapjes se dyerve te universitetit ne kete tetor, per te gjithe ata qe duan te ndjekin shkollat e larta sipas master planit te hartuar nga Keshilli Kombetar i Arsimit te Larte.
Objekti kryesor do te jete : dyfishimi i numrit te studenteve,shpenzimeve per çdo student, nivelimi i numrit te diplomave dhe zbatimi i kerkesave te Kartes se Bolonjes. Nje komb pa nje shkolle te perparuar nuk ka te ardhme.
Koha e gjate e arsimimit tim, puna ime e perditshme me studentet ne keto 5 vitet e fundit dhe afria ne moshe me Ju, ma lehteson shume realizimin e ketij programi. Sepse unë dhe ju përfaqësojmë rininë me idetë, deshirat,
energjite dhe kulturen e saj. E kam shkelur Universitetin e Nebraskës në Amerikë, atë të Bambbergut ne Gjermani dhe auditorët e Fakultetit Ekonomik, dhe i kam bere pjese te formimit tim intelektual, i kam studiuar tekstet e jurisprudences me deshiren dhe qellimin qe ti sherbej gezimit tuaj, aspiratave tuaja, enderrave tuaja per ndryshim.
Ky ndryshim i madh eshte perplasja me reale midis rinise me vjetersiren, ku me shume se ne çdo vend tjeter, ne zonen tone elektorale perplaset era e LIRISE dhe freskise me eren e mykut dhe korrupsionit te xhambazeve xhezbandiste te pallateve dhe tenderave qe e kane kthyer Vloren ne çiflik te tyre.
Une bashke me ju duhet t′i themi “NDAL” dhe “MOS KALO” te vjetres dhe te keqes, njerezve te cilet mandatin e deputetit e tundin si presion, si frike per njerezit e thjeshte, dhe e perdorin aq mire si çek per t′u pasuruar dhe me cinizmin e tyre te pakufi kerkojne perseri vota tek njerezit qe i harruan deri tani, ne kembin te trastave me miell nepermjet sejmenëve te tyre.
Vota qe vjen per here te pare ne jeten politike shqiptare permban ne te vertete shpirtin tuaj te çilter, fuqine e burimit te fresket ne kete ndotje te tmerrshme, te vjeter qe kudo ne bote eshte denuar me verdikt gjyqesor dhe politik.
Ju takon juve çasti historik,ashtu si studentet e dhjetorit ′90, qe t′u jepni goditjen perfundimtare njerezve qe perfaqesojne boten e vjeter, qe mbushi burgjet me rini, qe varferoi prinderit tane, qe poshteroi vlonjatet ne keto 8 – vjet, demokrate e socialiste qofshin dhe e beri Vloren te mbijetojë vetem nga dora e Zotit, qe i ka dhene detin dhe kete natyre kaq te bukur.
Ju jeni brezi qe do te vendosni per Vloren, per te ardhmen e saj, per te ardhmen tuaj duke e mbrojtur nga projekte te hartuara nga keto vjetersira ne pushtet qe dhe duke ikur duan t′i lene Vlores “Çernobila me gaz” per t′ja zhdukur njehere e mire prespektiven e turizmit dhe te ardhmen e saj.
Ju jeni brezi qe : ose do t′a gezoni Vloren, ose do te trashegoni mbeturinat e saj.
Eshte koha per ndryshim ! Rinia ka qene gjithmone promotori i ndryshimeve te medha ne Shqiperi.
Kam nje kenaqesi te veçante qe jam mes jush dhe do te doja qe te gjitha ditet e fushates sime te ishin keshtu dhe per kete ju ftoj qe ne menyre solemne, emocionuse dhe te frymezuar te votojme jo thjesht per Bujar Lesken, por per ate qe une perfaqesoj, qe eshte liria, mirqenia juaj, lumturia, librat tuaj,universitetet tuaja, ( dhe une gjej rastin t′ju dhuroj ne menyre simbolike disa tituj librash politikë).
Une ju ftoj te kthejme 3- Korrikun ne nje referendum popullor per te ndaluar shkaterrrimin e Vlores, per te perfunduar misionin tone te ndryshimit dhe per t′i kthyer Vlores perspektiven reale qe duhet te kete si qyteti me me shume shanse per industrine e turizmit dhe si nyje lidhese e Korridorit te Tete.
Dua t′ju premtoj juve zyrtarisht ne emer te PD-se dhe programit te saj, perparesite qe do te kete rinia ne arsimim, punesim dhe kreditim te ideve te saj per biznese dhe inisiative te lire.
Asgje e mire nuk behet per ju, per prinderit tuaj, per te gjithe ne qe e duam Vloren jo si nje cope toke qe shitet per t′u pasuruar, por si nje vend qe duhet per te jetuar, nese ne 3-Korrik nuk votojme kunder atyre qe po e mbajne peng Vloren tone.
Ne sajen tuaj, te votes tuaj ne do te gezojme Fitoren dhe ju do te mbeteni te paharruarit e mi.
Ju faleminderit !Titujt e librave të dhuruar:
1. James Moore “TRURI I BUSHIT” Si Karl Rouv e bëri President Xhoxh W. Bushin
2. Federiko Guiglia Enrico Para “KRONIKA E NJË LIDERI” Gianfranco Fini
3.Bob Woodward “LUFTA E BUSHIT”
4. Robert Kagan “FUQI E DOBËSI” USA dhe Europa në rendin e ri Botëror
5. Fahri Balliu “PANTEONI I ZI”

KLUBI KULTUROR “ALI ASLLANI” NE PERKRAHJE TE KANDIDATIT BUJAR LESKAJ

KLUBI KULTUROR “ALI ASLLANI” NE PERKRAHJE TE KANDIDATIT BUJAR LESKAJ

KLUBI KULTUROR “ALI ASLLANI” NE PERKRAHJE TE KANDIDATIT BUJAR LESKAJ
Klubi kulturor “Ali Asllani” organizoi nje takim me kandidatin per deputet te Partise Demokratike Z. Bujar Leskaj ne ambientet e lokalit “Mesapliku”.
Te pranishem ishin anetare te klubit, simpatizante te vepres poetike dhe atdhetare te Ali Asllanit, intelektuale vlonjate etj.
Kishin ardhur nga Tirana per kete takim regjisori i njohur Armando Bora qe eshte prej rrenjeve te Ali Asllanit, aktori i njohur i skenes Bujar Asqeriu etj.
Takimin e hapi Z. Ylli Bora me cilesine e Kryetarit te Klubit, i cili ndermjet te tjerave tha: “Ali Asllani……emer i cmuar, por qe shume arriti tek ne. Prandaj ne, sa here gjejme rast, e therrasim poetin per t′u cmallur me te, per te biseduar me te, per t′u afruar e njohur sa me shume me te. Keshtu dhe kete radhe, vecse me nje specifike, poetin Ali Asllani dhe takimin me te e kerkoi kandidati per deputet I Zones 94, Z. Bujar Leskaj, sot kandidat – neser deputet.
Vlora eshte shume e pasur ne tradite, histori dhe krenari kombetare, motive aq te kerkuara e aq shume te pershkruara ne poezine e Ali Asllanit. Pikerisht per kete, ne kemi gjithnje nevoje per poetin Ali Asllani. Pa poezi nuk ka atdhedashuri, nuk ka kurre demokraci. Duke kerkuar “takim” me poetin, kandidati zbuloi keshtu edhe ndjeshmerine e tij ndaj poezise, nje tipar tjeter I karakterit dhe intelektit te tij.
Kandidati yne, ne menyre krejt te natyrshme, me modesti per t′u pasur zili, po zbulon para elektoratit cilesite e tij duke ndertuar keshtu portretin e tij poliedrik me tre fakultete ne dituri, por edhe me degezime artistike ne picture e poezi. Para disa ditesh, Zoti Bujar me ekspoziten qe celi me pikturat galante te miqve te tij piktore, tregoi se “flirtet” e tij me pikturen ne pergjithesi dhe ate vlonjate ne vecanti jane te hershme, gje qe zbulon se dhe rrenjet e kultures se tij jane po kaq te hershme e autoktone vlonjate.
Zoti Bujar, te shtrenjtin Ali Asllan e ka prane ne veprat e tij, ne portretin e tij me origjinen e tij te perbashket nga fshati Vajze, vendlindja e nenes se paharruar te vellait tone Bujar.
Me pas e mori fjalen Zoti Bujar Leskaj, I cili, jo pa emocion, pershendeti kete takim miqesor me nje fjale te ngrohte e cila evokonte te kaluaren e Ali Asllanit dhe vlerat e vepres se tij, fjale e cila botohet krahas ketij shkrimi.

” Piktoret vlonjate ne koleksionin e z.Bujar Leskaj”

” Piktoret vlonjate ne koleksionin e z.Bujar Leskaj”

Bujar Leskaj , miku i piktoreve vlonjate
Ne? ambientet e muzeut historik te qytetit te Vlores u cel ekspozita :”? Piktoret vlonjate ne koleksionin e z.Bujar Leskaj”?Merrnin pjese piktore te shquar te qytetit, artiste te skenes e artdashes te shumte.
Fjalen pershendetese e mbajti piktori I popullit , Nestor Jonuzi, I cili theksoi se:”keto jane 50 copeza nga ai kuader I madh I nje bukurie te ralle prej se ciles artistet vlonjate jane frymezuar per te percjelle tek? ne ate fryme poetike e paqesore te cilen ua sugjeron vete natyra. Sa me shume dashuri e paqe te percjellin , aq me shume do te rriten apo bymehen teritoret e ketij qyteti, aq me teper do te rritet teritori shpirteror yni.
?Ky eshte nje nga mesazhet”klasike” qe percjell arti ne pergjithesi dhe ky koleksion pikturash ne vecanti.
Ishte ideja e Bujarit celja e kesaj ekspozite qe ne perurojme sot, per te cilen ne e falenderojme me shume zemer per shume arsye, por mbi te gjitha e falenderoj sepse? na dha rastin , kenaqesine dhe mundesine, tu percjell kete mesazh per te cilin kemi nevoje ta kujtojme gjithnje, drite,ngjyra e poezi qe permblidhet me nje fjale magjike, DASHURI .”
Ne kete takim mes miqsh piktori Agron Jakupi midis vleresimeve? te tjera tha:” ky koleksion I z.Bujar Leskaj? perben nje pasuri te madhe kulturore e pakrahasuar me asnje lloj pasurie tjeter dhe flet per shpirtin artdashes te? mikut tone Bujar Leskaj”.
Vet, kandidati per deputet, z.Bujar Leskaj , falenderoi te pranishmit per pjesmarrjen e ne vecanti piktoret prezente ne kete ekspozite. Ai theksoi se:”Eshte pjese ejetes sime ky art, keta njerez, eshte pasuria me e madhe qe une u le femijeve te mij. Kjo ekspozite eshte pjese e atij obligimi tim personal per artin dhe kulturen ne Vl′, qe ajo most e njihet vetem per detin e diellin , por edhe per njerezit e saj, talentin e artin e tyre.”
Ne kete ekspozite , qe perbente rreth 1/3 e koleksionit privat te pikturave te z.Leskaj dhe qe eshjte e para e ketij lloji , u? paraqiten 50 punime nga piktore me ne ze vlonjate. Binte ne sy larmia e peisazheve qe kryesisht jane nga bukurite e pakursyera te bukurise vlonjate dhe ne vecanti te bregdetit te paperseritshem, shume te larmishem ne te gjitha stinet e ne te gjitha momentet interesante te natyres, lindjes e perendimit te diellit, te shiut, eres, dites , nates, vjeshtes e dimrit. Ne keto punime kaq terheqese dalloheshin stile te ndryshme, teknika te ndryshme, me forma ekspresive individuale e larmi koloristike? te fuqishme, karakteristike kjo? ” e shkolles se piktures vlonjate “.
Aty spikatnin peisazhe te Nestor Jonuzit, Skender Kamberit, Agron Dines e Agron Jakupit, Rakip Shabanit e Agim Sules, Zihni Veshit e Alfred Ninit, Kristaq Pavlit e Engjell Dines etj.
Ketopune kaq cilesore jane tregues te shpirtit artistik te Bujar Leskes , I njohjes se thelle te gjinise se pictures , I liudhjeve te tij shpirterore me qytetit ku u lind e u rrit , dhe I miqesise se ngushte qe ai ka me piktoret vlonjate e me boten e artit ne teresi.
Ishte? nje takim mes miqsh. Ishte nje feste e bukur e intime, mbreselenese e relaksuese e piktoreve, artisteve dhe artdashesve vlonjate. Ajo ishte nje dhurate shume e bukur e kandidatit per deputet z.Bujar Leskaj per qytetin e Vlores, per bashkeqytetaret e tij. E para , por jo e fundit e ketij lloji prej tij.
Me intelektuale te tille me shpirt artisti, qe investojne kaq shume per artin dhe fisnikerimin shpirteror te komunitetit, e tashmja merr nje kuptim tjeter, e nesermja ndihet me e sigurte. Natyrshem dhe me mirenjohje ne? themi thjesht:” Faleminderit Bujar!”

Fjala para pedagogeve te fakultetit ekonomik te Tiranes dhe te UT ” Ismail Qemali” Vlore

Fjala para pedagogeve te fakultetit ekonomik te Tiranes dhe te UT ” Ismail Qemali” Vlore

Të nderuar kolegë, ju them çiltërsisht se ndjehem shumë i
respektuar dhe si rrallëherë i emocionuar për këtë vlerësim që
më bëni, duke më ardhur këtu në fushatë.
Fushata qenka një luftë që i kërkon të gjitha llojet e
armatimit.
Por ajo, ashtu si çdo gjë e bardhë dhe fisnike, që
bëhet për të tjerët, bëhet si shërbim publik ndaj ideve, ndaj
vendlindjes,ndaj gjithë asaj qenie frymëzuese që quhet Shqipëri.
Secili nga ju mund të ishte në vendin tim. Kjo nuk
Është zgjedhja më e mirë që është bërë.
Midis jush është zgjidhja më e mirë.
Por unë këmbngul të kap vlerën tuaj,
aftësinë,dinijtein tuaj intelektual dhe shpresoj që t’ju
përfaqësoj me seriozitet përsa i përket dijes.
Të gjithë ne që jemi këtu, në mënyrë të natyrshme u
Përkasim votuesve të mi, sepse të gjithë ne bashkë përbëjmë atë aparat
shumëfunksional që quhet inteligjencë dhe kjo inteligjencë i
përket shumë pak vetvetes dhe më shumë të tjerëve.
Sarti thotë se “që në çastin që ti mendon për tjetrin,ke
përcaktuar kufirin midis njeriut të zakonahëm dhe intlelektualit
duke merituar të jesh intelektual”.
Gjenerat e studentëve që ju keni nxjerrë, veprat
shkencore,librat, tekstet që keni shkruar dhe që keni lexuar, ju siguroj se do të jenë për mua sërish shkolla e vërtetë e kualifikimit. Ne e dimë sa e pafund është dija. Por unë ju siguroj që fundin e
natyrshëm njerëzor të jetës sonë, ne do ta kemi fillmin e një
shkence të madhe për të gjithë shqiptarët dhe kjo është demokracia.
Me ne as nuk fillon, as nuk jemi krijues të saj, por ne jemi
ata që e kuptojmë se përse na duhet kjo luftë që bëjmë.
Prandaj ky ndërgjegjësim më shton mua kurajon për ta kryer
këtë fushë-betejë me më shumë guxim, me më shumë fantazi sepse ju kam juve.
Ky është një çast që për mua dhe për familjen time, për miqtë e për shokët e mi, për Vlorën dhe
Partinë Demokratike, por është një çast mirënohjeje
ndaj jush.
Mirënjohja dhe përulësia para të diturve, shpresoj që mua të
më çojë në prehërin e një shërbimi të përkushtuar ndaj votuesve, ndaj Vlorës, ndaj të gjithë atyre shqiptarëve të çdo partie, por që kanë në zemër Shqipërinë.
Unë shpreh gëzimin më të natyrshëm kur ndjej se nuk jam vetëm, se ju kam juve.
Se kam secilin nga ju me të gjithë arkën e artë të kontributeve tuaja intelektuale.
Ju faleminderit!

Do tu kthej vlerat dhe dinjitetin e neperkembur

Do tu kthej vlerat dhe dinjitetin e neperkembur

Kandidati per deputet I PD zona 94, z.Bujar Leskaj, zhvilloi nje takim elektoral me banore e zgjedhes te logjes Llonxhe.
Pjesmarrja e gjere ( kandidati socialist mezi mblodhi 30 vete)entuziazmi dhe thirrjet per fitore,kengetare e artiste te lagjes me melodine e kengen vlonjate, perbenin sfondin e ketij takimi.
Mjeku kardiolog,Luter Nuraj, miku dhe mjeku I shume banoreve te lagjes, mbajti fjalen pershendetese. Ai theksoi se:” Bujar Leskaj do te fitoje sepse eshte kandidatura me e mire, eshte me afer interesave e halleve tuaja.Eshte I shkolluar, me karakter, eshte mirenjohes dhe njohes I halleve te zones,eshte I perkushtuar per t′I zgjidhur ato.”
Nje banor I respektuar I lagjes, sportiest ish-boksier, z.Pajtim Dauti me nje ciltersi e thjeshtesi , qe vetem njerezit e ndershem e punetore mund ta kene u beri thirrje miqve,shokeve, fqnjeve te vet:”Ne jemi njerez te ndershem, punetore, art e sportdashes.
Lagja jone ka nxjerre ne vite artiste e sportiste me emer.Por ne te njejten kohe jetojme ne varferi e mjerim, mefemije te paushqyer e shkolluar, pleq te semure e te rinj papune.Per gjithe keto 8 vite vetem jemi perdorur , mashtruar.Jane tallur me ne deputete socialiste qe me perbuzje shperndanin miell per te blere voten tone.Por zoti na degjoi e dergopi nje engjell per ten a shpetuar, per ten a dhene dinjitetin e respektin qe meritojme. Ky eshte Bujar Leskaj. Djali shoku dhe miku yne, prandaj ne 3 korrik votat vetem per Bujarin.”
Ish portiere I Flamurtarit te lavdishem te viteve 80-te, z.Luan Birce ,duke evidentuar cilesite e Bujar Leskes u berri thirrje banoreve te votojne .”
Vete kandidati demokrat, z.Bujar Leskaj iu drejtua banoreve te lagjes duke thene midis te tjerash se:”Takimi me ju me ngjall gjithmone ndjenja dhe emocione te forta, te vecanta.
Eshte e veshtire te vish ketu e te mos ndiesh keqardhje e dhembje ku varferia e mjerimi eshte ne ekstrem.
Por ne te njejten kohe eshte vendi ku ndiej me shume shprese e besim, deshire per jete, force per ndryshim, per ndryshimin e madh qe do ta arrijme e bejme se bashku.
Ju jeni banore te vjeter, autoktone,te kesaj lagjegjeje me tradita qytetare, te kesaj lagjejeje te njerezve te punes, te njerezve te ndershem, te thjeshte qe e duan jeten , e duan Vloren,duan progresin.
Per tete vjet me rradhe ju jeni perballur vetem me genjeshtra, premtime boshe, fyerje te dinjitetit tuaj, abuzime te pafundme e deri ne veprime te turpshme te kandidateve socialiste per blerje te votes suaj me pak kg miell e vaj.
Pas tete vitesh ju jeni me te varfer ,me te mjeruar, me femije te semure e te kequshqyer, me te rinj te pashprese, burra e gra te papune,shtepi te pabanueshme, pa ujin e dritat e premtuara, rruget e prishura,pa kopshte per femijet tuaj,me me shume analfabetizem, me pleq te harruar e pa perkujdesje.
Deputet socialiste ju kane konsideruar si shifra,vota pa shpirt,vegel per te arritur pasurine e tyre mbi mjerimin tuaj, shkollimin e femijve te tyre mbi analfabetizmin e femijeve tuaj,
klinikat moderne mbi semundjet tuaja,bizneset e tyre mbi papunesine tuaj, pallatet e tyre mbi kasollet tuaja.
Ne do te zgjidhim njehere e pergjithmone problemin e varferise.Ne vitin 2005 shifra te tilla si 25% e popullsise nen nivelin e varferise dhe 5% varferi ekstreme jane nje realitet trondites,por ketu ne lagjen tuaj shifrat jane te pakten 2 here me te larta.
Ne do te zbatojme politika sociale per nje zhvillim me fytyre njerezore.Ne do te investojme ne politika te tilla qe krijojne moral,punesim e qe mbeshtesin familjen.
Si politike primare per uljen e varferise mbetet punesimi. Per kete ne :
– do te nxisim hapjen e bizneseve te reja duke I lehtesuar nga taksat
– do te nxisim investimet qe rrisim punesimin
– do te stimulohen bizneset qe punesojne punetore te rinj
– do te nxisim vetpunesimin , nepermjet profesioneve te lira
– te te ofrojme konsulence perbizneset
Politike sekondare do te mbetet skema e perkrahjes sociale.
Sot numri I te trajtuarve eshte rritur , gje qe deshmon edhe njehere per rritjen e varferise.
Per ironi pushtetaret e sotem I kane ulur shumat ne favor te njerezve ne nevoje nga 3700lek/muaj ne 2600 leke/muaj kur nevojat e ketyre njerezve jane me te medha.
Socialistet ju kane kaluar nga triskat e tollonat ne listat e borxheve. E dime se ky eshte nje nga problemet me te medha te kesaj lagjeje.
Ne me politikat tona kunder varferise do te reduktojme numrin e njerezve ne nevoje dhe do te rrisim shperblimin e perkrahjes sociale duke I trajtuar me dinjitet edhe kete shtrese.
Problem I madh ne zonen tuaj mbetet edhe arsimi.
Varferia ku ju ka zhytur pushteti I socialisteve ju ka bere qe arsimin jut a konsideroni si luks,apo edhe si kohe e humbur. E pra deputetet socialiste nuk kane nevoje per dijen tuaj, shkollimin tuaj, talentet tuaja, forcen tuaj, artin tuaj. Ata kane nevoje vetem per njerez pa mendje , pa ide, pa bote shpirterore sepse vetem keshtu mund tju manipulojne me mire mund te lozin me lehte me fatet tuaja e te femijve tuaj, me dinjitetin tuaj, jeten e endrat tuaja.
Ne nuk do te tolerojme analfabetizmin,por ne te njejten kohe do te garantojme kushte me te mira per shkollim e studim.Do te garantojme laboratore e shkolla moderne, jo fasada investimesh te vjedhura qe u del boja brenda pak muajsh.
Ne do te garantojme edhe arsimin parashkollor, kopshte per femijet tuaj. Jo premtime boshe , por projekte te cilat qysh ne muajt e pare te mandatit do te kthehen ne realitet.
Ne do rrisim investimet ne shendetesi. Motoja jone eshte shendetesi e mire per cdo njeri.
Do te rrisim kujdesin ndaj nenes e femijes, do te ulim vdekshmerine foshnjore e semundjet infektive. Nje popullsi e shendetshme eshte nje garanci per nje zhvillim e progress te shendetshem.
Rendesi do t′I kushtojme moshes se trete, te moshuarve duke krijuar te gjitha kushtet per trajtimin me dinjitet e mirenjohje te tyre.
Ju eshte premtuar uje e drita pa nderprerje. Ju vet e shihni realitetin, shihni rubinetat e llampat ne shtepite tuaja. Eshte nje premtim I pambajtur ne vazhden e genjeshtrave e bllofeve elektorale.
Uji e dritat jane jetike, viti 2005 ka sfida te tjera, prandaj zgjidhja e ketij problemi nuk diskutohet e nuk do te tolerohet edhe ne kohe.
Une nuk ju premtoj parajsen. Une ju premtoj nje Vlore ku te gjithe te punojme e jetojme te sigurte, te lire nga cdolloj pengu e cdolloj ngjyre, per veten tone, femijet tane,ti rrisim ata te shendetshem e te arsimuar, te kujdsemi per prindrit tane te moshuar, te kujdesemi per kete vend qe e duam te gjithe.
Une u bej thirrje qe te jeni pjese , protagoniste te ndryshimit te madh, u bej thirje te beheni pjese e fitores se madhe.
Ne 3 korrik votoni per femijet tuaj qe e ardhmja e tyre te mos jete si e kaluara dhe e tashmja e prinderve te tyre, votoni per prinderit tuaj , qe pleqeria e tyre te jete e qete dhe e bardhe si thinjat e shpirti I tyre, votoni per veten tuaj, qe te ngrini nje jete dinjitoze ,familje dinjitoze.
Ne 3 korrik votoni per ndryshimin e madh, votoni per Bujar Leskaj. “
Fjala e kandidatit u nderpre shpesh nga duartrokitje e thirje per fitore .
E ndjere ishte edhe fjala e banores se lagjes, mesueses se perkushtuar Barije Iljazi e cila tha:”Une kam mesuar e edukuar femijet e kesaj lagjeje per shume vite.E duke jetuar me ta e me ju njoh me mire se kushdo tjeter hallet, problemet tuaja. Une njoh edhe kandidatin Bujar Leskaj dhe jam shume entuaziaste per kete gjetje te ketij intelektuali te afte , te dashur e te perkushtuar per te zgjidhur cdo problem. Une ju drejtohem nxenesve te mi, prinderve te tyre, gjithe banoreve te lagjes te mos e harrojne 3 korrikun, te kujtojne se kutia e votimit mbyllet ne ora 19, te lene cdo pune e te votojne per kandidatin ton, z.Bujar Leskaj”.
Ne atmosferen festive , mes kengeve, kandidati Bujar Leskaj , nuk u largua pa u takuar e pershendetur nga afer ne sheshin e lagjes me banore qe kerkonin ti shtrengonin doren apo perqafonin duke I transmetuar dashurin e mirnjohjen e tyre dhe mesazhin ” Ne 3 korrik votat tona jane per ju, ti je djali yne , je deputeti yne.”