Projekti i USAID “Transparenca në sistemin shëndetësor” 2017-2019- mbështetje efektive dhe vlerë e shtuar për KLSH-në

Projekti i USAID “Transparenca në sistemin shëndetësor” 2017-2019- mbështetje efektive dhe vlerë e shtuar për KLSH-në

(Fjala në Tryezën e Rrumbullakët Ndërinstitucionale “Fuqizimi i transparencës institucionale dhe angazhimit qytetar për përmirësimin e cilësisë në sistemin shëndetësorsfida dhe mundësi bashkëpunimi”, organizuar nga USAID, Tiranë, 14 nëntor 2018)
Te nderuar pjesëmarrës,
Kontributi i agjencisë USAID të qeverisë amerikane, në emër të popullit amerikan, në më shumë se një çerek shekulli aktivitet në Shqipëri është sa unikal aq edhe i rëndësishëm. Ai ka ndihmuar emancipimin e shoqërisë shqiptare, fuqizimin e institucioneve të pavarura të Shtetit Shqiptar, ndërtimin e kapaciteteve njerëzore dhe institucionale të administratës sonë publike, fuqizimin e organizatave të shoqërisë sonë civile, zhvillimin e sektorit privat, sidomos të nismave të biznesit të vogël në bujqësi, agro-përpunim dhe turizëm, reformën zgjedhore, reformën administrative e territoriale dhe së fundi, reformën në drejtësi.
Projekti “Transparenca në sistemin shëndetësor” 2017-2019, i financuar nga USAID, i drejtuar nga nje profesioniste e spikatur si zj. Darcie Nilsen erdhi ne momentin e duhur. Shërbimet në spitalet tona publike dhe shërbimi parësor shëndetësor publik janë në vëmendjen e qytetarëve tanë dhe në qendër të ankesave të tyre për mosfunksionim të Shtetit tonë, krahas denoncimeve dhe raportimeve të shumta nëpër media. Qytetarët presin përmirësim rrënjësor në efektivitetin dhe cilësinë e këtyre shërbimeve.
Projekti i USAID ka punuar me efektivitet për krijimin e një mjedisi më të përgjegjshëm për përdorimin e parave publike ne sektorin e shendetesise publike, duke forcuar institucionet mbikëqyrëse Avokati i Popullit, ILDKPKI dhe ne, si dhe duke rritur bashkëpunimin me shoqërinë civile dhe median.
Në kuadër të zbatimit te Memorandumit të Mirëkuptimit qe nenshkruam me 3 tetor 2017 si Kontroll i Lartë i Shtetit me USAID-in, projekti “Transparenca në Sistemin Shëndetësor” na mundesoi perdorimin e gjere te kater instrumenteve (tools) te teknologjise se informacionit si me poshte:
1.Red flags
Duke qenë se puna audituese përfshin auditimin dhe vlerësimin e procedurave të prokurimit publik, algoritmi “red flag” po na ndihmon në analizimin e bazës së të dhënave ku vendosen procedurat e tenderimit dhe në klasifikimin automatik në tendera problematikë ose jo. Instrumenti po ndihmon audituesit tanë, duke mundësuar indicie në kohë reale mbi procedurat me probabilitet për sjellje të papajtueshme me ligjin.
Instrumenti i zhvilluar në kuadër të Projektit “mundëson filtrim të detajuar të procedurave në bazë të fushave të ndryshme si: Autoriteti Prokurues, Institucion Tenderues, Operator Ekonomik Kontraktues, Vlera/Fondi Limit, Statusi i Tenderit, Lloji i Kontratës Publike, Lloji i Procedurës, Data e Njoftimit të Tenderit, Data e Mbajtjes së Tenderit etj.
Baza e të dhënave që përdor instrumenti “red flags” në rastin e Kontrollit të Lartë të Shtetit përfshin procedura tenderimi të fushës së shëndetësisë publike, të shpallura që nga data 1 Janar 2016. Ajo vazhdon të përditësohet me procedura të reja.
2.Trajtimi dixhital i Ankesave të qytetarëve
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka vijuar të trajtojë me korrektësi dhe profesionalizëm letrat dhe ankesat e qytetarëve, të cilët në çdo rast kanë marrë përgjigje, edhe kur çështja e ngritur prej tyre ka qenë jashtë kompetencave të institucionit. Megjithatë, edhe në këto raste KLSH i ka orientuar qytetarët, nëpërmjet përgjigjeve zyrtare se cilit institucion duhet t’i drejtohen, për të marrë përgjigje për shqetësimet e tyre.
Duke marrë në konsideratë numrin e lartë të ankesave drejtuar Kontrollit të Lartë të Shtetit, jo vetëm me postë zyrtare por edhe nëpërmjet portalit zyrtar, në kuadër të Projektit, u dakordësua zhvillimi i mekanizmit të ankesave. Ky mekanizëm pranon ankesa nga qytetarët, me kusht që ata të plotësojnë të gjitha fushat e informacionit. Në këtë mënyrë shmangen ankesat anonime, të cilat mund të jenë pa përmbajtje ose mund të përmbajnë supozime të përgjithshme të pabaza për t’u shqyrtuar më tej.
Ky mekanizëm është implementuar dhe testuar në faqen zyrtare të KLSH
Ne mendojmë që ky mekanizem (tool) po na ndihmon si ne dhe qytetarin të jemi më transparentë në këtë proces. Qytetari mund të marrë informacion në portalin tonë mbi statusin e ankesës së tij, nëse ajo është nën shqyrtim, është jashtë kompetencës së institucionit apo është zgjidhur.
Instrumenti për publikimin e raporteve në formatin “Open Data”
Aktualisht vendimet dhe raportet e auditimit të institucionit publikohen në portalin zyrtar www.klsh.org.al në format pdf . Nëpërmjet instrumentit të Open Data mundësohet një paraqitje më koncize dhe më e lexueshme e objektivave dhe konkluzioneve të auditimeve për qytetarët apo media-n. Nga ky instrument ne kërkuam që krahas publikimit të raporteve sipas llojit: auditim performance, përputhshmërie dhe rregullshmërie, Teknologjie Informacioni apo raporte vjetore, këto raporte të klasifikohen sipas fushave shëndetësi, arsim, financë, etj. Gjithashtu, që informacioni të jetë më i detajuar, po vendosim raporti e auditimit dhe vendimin përkatës të Kryetarit në formë të aksesueshme nga publiku. Ne e mbështesim tranparencën përmes të dhënave të hapura (open data), e cila arrin t`i përpunojë dhe publikojë këto të dhëna, bazuar në teknologjitë më të fundit të informacionit.
Instrumenti “Data Mining”
Transparenca e aktivitetit të KLSH-së është një nga treguesit kryesorë të modernizimit të institucionit dhe të komunikimit të tij shumëpërmasor. Qasjen e komunikimit të pandërprerë me qytetaret, KLSH e ka parë në këto shtatë vjet, kryesisht nëpërmjet bashkëpunimit me shoqërinë civile dhe me media-n, si dhe nëpërmjet përgjigjeve ndaj letrave të qytetarëve. Instrumenti Data Mining mundëson nxjerrjen e të dhënave të ndryshme nga baza të dhënash të jashtme. Ne jemi gjithmonë në media me artikuj të përgatitur nga audituesit tanë, me raporte auditimi, artikuj në gazeta apo portale të ndryshme. Ky proces mundëson nxjerrjen e të dhënave të ndryshme nga mediat online, si artikuj:
• të përgatitur nga stafi i KLSH;
• që citojnë gjetje të auditimeve të KLSH-së, që përmbajnë fjalë kyçe në fokus të KLSH si ekonomicitet, dëm ekonomik, auditim, eficiencë, të ardhura të munguara, përmirësime ligjore etj.
Ky instrument është vendosur në portalin zyrtar www.klsh.org.al dhe do të aksesohet për një afat të papërcaktuar, pavarësisht së çfarë zgjedhin të bëjnë mediat online me artikujt origjinalë.
E them me bindje se asistenca teknike që projekti “Transparenca në sistemin shëndetësor” i USAID i ka ofruar institucionit tone ka sjellë përmirësimin e auditimeve të performancës në sektorin e shëndetësisë, rritjen e aksesit të qytetareve tek informacioni, futjen e disa zgjidhjeve teknologjike për sistemin e ankesave nga qytetarët, si dhe përdorimin me efektivitet të të dhënave të hapura dhe treguesve të alarmit “red flags” për fusha me risk te larte për korrupsion.
Qeveria e SHBA-ve dhe institucioni zbatues i parave të taksapaguesve amerikanë për asistencë dhe zhvillim, USAID-i janë të investuar fuqishëm në të ardhmen e integrimit evropian të Shqipërisë. Kjo e ardhme mund të realizohet me sukses vetëm nëpërmjet zbatimit të reformës në drejtësi dhe reformimit rrënjësor të administratës publike. Si reforma në drejtësi dhe reforma e thellë në administratën publike janë dy anë të së njëjtës gjë, të ndërtimit të Shtetit të së Drejtës në Shqipëri. Ka shumë vlerë që ky ndërtim të fillojë edhe në një nga bazat e shërbimeve publike, sikurse janë shërbimet shëndetësore Ne besojmë fort se qeverisja e përgjegjshme në sektorin e shëndetësisë, si kudo në shërbimet publike dhe në administrimin e parave të takspaguesve shqiptarë, mund të sigurohet vetëm nga një bashkëpunim i sinqertë i Qeverisë dhe Ministrisë përkatëse, duke pranuar kontributin e institucioneve të pavarura si mbikqyrës kushtetues, të shoqërisë civile, te medias dhe të donatorëve e partnerëve tanë Perëndimorë, si dhe duke zbatuar rekomandimet nga gjetjet e tyre.
Prania dhe aktiviteti i gjerë i USAID-it në Shqipëri, i kulmuar në dy vitet e fundit me projektin “Drejtësi për të gjithë” (2016-2021), me vlerë 9 milion dollarë, por edhe me projektet në fushën e bujqësisë si AgroCapital, si dhe Fondi për investimet dhe financimin në turizëm, përbën garanci për këtë kërkesë llogarie.
Ju faleminderit!

Prof. Stanislav Zuber- pionier i industrializimit të Shqipërisë

Prof. Stanislav Zuber- pionier i industrializimit të Shqipërisë

(Fjala në Akademinë Përkujtimore për Prof. Stanislav Zuber, inxhinierit dhe gjeologut me famë botërore, Akademia e Shkencave, Tiranë, 14 tetor 2018)
Te nderuar pjesemarres,
Në 125 Vjetorin e lindjes së njërit prej shkencëtarëve të shquar të Europës së shekullit te XX-te për kërkimet në naftë dhe gjeologji, Prof. Stanislav Zuberit, si KLSH, në bashkëpunimin me profesoratin e Fakultetit Gjeologji-Miniera të Universitetit Shtetëror të Tiranës dhe me Shoqatën e Miqësisë Shqipëri-Poloni, organizojmë këtë Akademi Përkujtimore në nderim të Prof. Zuber, në formën e një simpoziumi shkencor, për të njohur veprën e tij shumëpërmasore, në ndihmë të zhvillimit të shkencës dhe shoqërisë shqiptare, por edhe për të shprehur veneracionin tonë të thellë ndaj veprës së tij.
Prof. Zuberi lindi në Lvov të Polonisë në vitin 1893 nga një familje intelektualësh. Babai i tij Rudolf Zuber ishte Profesor dhe Shef i Katedrës së Gjeologjisë në Universitetin e Lvovit. Stanislavi studioi në Lvov dhe Krakov. Ende student, boton gazetën e parë shkencore në vitin 1914. Ai ishte poliglot, njohës i polonishtes, rusishtes, gjermanishtes, frëngjishtes, anglishtes, italishtes, shqipes, serbishtes, greqishtes, arabishtes, persishtes e armenishtes. Në pranverë të vitit 1915, pas pushtimit të Lvov-it u vendos në Baku, ku përmes ndikimit të babait gjeti punë si një gjeolog në kompani të naftës polake. Ai punoi atje në vitet 1915-1923. Studioi gjithashtu, ndër të tjera dheun vullkanik. Rezultatet shkencore e metodike të punës tij u botuan në Bashkimin Sovjetik dhe në Poloni, pas kthimit të tij në vitin 1923. Në vitin 1924 ai mbrojti tezën e doktoraturës në Lvov me temën e disertacionit “Mbi dheun vullkanik”.
Ne vitet 1927-1947, vendi yne pati rastin fatlum të përfitonte nga kontributi i jashtezakonshem 20-vjeçar i Prof. Stanislav Zuberit, njërit prej shkencëtarëve të shquar të Europës së shekullit te XX-te per kerkimet ne nafte dhe gjeologji.
Sikurse e cileson Prof. Arqile Teta, studjuesi i tij i njohur dhe autor i librit monografik kushtuar Prof. Zuberit “Prof. Stanislav Zuber-Jeta dhe vepra”, i perkthyer edhe ne gjuhen polake, ”Me Zuber-in filloi industrializimi i Shqiperise. Disa ekonomiste te diteve te sotme, ne diskutimet qe kemi bere, e pranojne kete teze; nuk gjejne argumente ta rrezojne…Vetem Prof. Zuberi arriti te zbuloje pellgun naftembajtes te Devollit(siç e quante atehere Kuçoven Zuber-i) dhe ne vitin 1928 shpoi pusin e pare qe dha nafte ne sasi dhe vlera industriale…Me vone, kur u shtua dhe nafta e Patosit, Zuberi e zmadhoi diametrin e tubacionit nga Fieri ne Vlore ne 300 mm. Filloi keshtu eksporti i naftes shqiptare, si produkt industrial shqiptar. Keshtu u hodh hapi i pare i industrializimit te vendit, qe filloi nga industria e naftes qe e projektoi dhe e ndertoi Prof. Zuber-i”.
Per 45 vite te tjera rrjesht (1947-1991), mrekullia 20 vjeçare që Profesor Stanislav Zuber iu ofroi aseteve te Shqiperise(zbulimin e dhjetera vendburimeve te naftes) dhe shkencetareve gjeologe te vendit (me dhjetera e dhjetera harta me vlere te jashtezakonshme qe perdoren edhe sot) u “shpërblye” me sjelljen brutale dhe persekutimin absurd deri ne vrasje të regjimit komunist, si dhe me heshtjen dhe indiferencen po aq vrastare pas krimit te kryer.
Historia e jetes se inxhinierit polak të naftës me famë botërore perben një dramë te tmerrshme, ku përballen ashpër virtyti me paradoksin, njerëzorja me brutalen, mirënjohja me shpërfilljen, e vërteta me misterin.
Ne librin me titull “Tragjedia e inteligjencës së naftës”, i cili shkëlqen për nga vërtetësia, faktet e shumta, nxjerrjen lakuriq të rregjimit komunist, humanizmin e thellë dhe qëndrimin burrëror e atdhetar të shumicës së ajkës së shkencëtarëve e specialistëve, që bënë të mundur zbulimin e vendburimeve të reja të naftës në Shqipëri, gjeologu Nuredin Skraparit thekson:”Tragjedia e të ashtuquajturve sabotatorë apo grupe armiqësore, që realisht përbënte një genocid ndaj inteligjencës se naftes, fillon me dënimin e dijetarit, gjeologut të shquar polak Stanislav Zuber në vitin 1947. Profesor Zuber la si trashëgimi një hartë gjeologjike dhe tektonike të Shqipërisë të punuar deri në detaje, e cila përdoret edhe sot nga gjeologët tanë. Me puset që projektoi në Kuçovë në vitin 1928 dhe në Patos në vitin 1942, ai arriti të nxjerrë naftë industriale në zonat ranore. Me ardhjen në fuqi të rregjimit komunist, ai do të arrestohet si agjent i italianëve dhe do të lihet të vdesë në burg nga shkelmat e gardianit në mënyrën më shtazarake”.
Momentet e fundit te jetes se Prof. Zuber-it i ka pershkruar me nje penelate sa te thjeshte aq edhe prekese bashkevuajtesi i tij i qelise, shkrimtari i njohur Petro Marko:” Dhe tani ja ku ishim të dy: – ai i katandisur një grusht njeri, unë një skelet i gjallë i ngarkuar me hekura. Me Zuberin shkëmbenim ndonjë fjalë: – ai, i shtrirë përdhe, – unë, i varur. Ai murmuriste gjithë ditën dhe, pasi e pyesja se ç`murmuriste, thoshte: – Tani jam duke bërë një leksion për shkaqet pse disa zona janë të pasura me naftë, si ato të Lindjes së Mesme . .. Tani jam duke u lutur, – ai ishte katolik dhe lutej. E ngacmova dhe i thashë:”Si ka mundësi që një intelektual si ju të besojë?”. “Unë u besoj ideve që jetojnë dhe do të jetojnë për mijëra vite“, m’u pergjigj. “Feja ka një funksion shumë human dhe universal, ajo ka shumë vlerë për njeriun, se e bën më njerëzor, e bën më guximtar ndaj së ligës dhe i zbut plagët e shpirtit. Ja tani, kur unë i falem Krishtit, i them: edhe unë do të duroj dhe do të qendroj si ti. Se ti na dhe shembullin për të buzëqeshur edhe para vdekjes. Pse njerëzimi beson? Se ka nevojë për burim shprese, për këtë burim humanizmi, për këtë ilaç qetësues, sidomos në rastet si ky yni, në të cilin ndodhemi tani”.
Per gati nje gjysem shekulli, drama e Prof. Zuberit nuk mund të mos ngacmonte kujtesën e bashkëkohësve shqiptare qe paten mundesine te punojne ose edhe thjesht ta njohin. Për ta, e vërteta mbi fatin e tij ishte ngërthyer në një brengë lënduese, e cila bëhej më e dhimbshme nga fakti që nuk duhej folur kurrë për të.
Mirepo nese kujtimi dhe vepra e inxhinierit dhe gjeologut te famshem polak u “ngrine” ne Shqiperi per 45 vjet, sot ne vitet e demokracise, figura, kontributi dhe veprat qe la pas po nisin te shpalosen te plote. Me 17 tetor 1991, ne qytetin e Kuçoves perurohet busti i Profesorit te madh. Ne vitin 1992, Presidenti i Republikes Prof. Dr. Sali Berisha nderoi kujtimin e Prof. Zuberit me medaljen “Martir i Demokracise”.
Me 17 tetor 2011, Presidenti Bamir Topi i akordon Inxh. Stanisllav Zuber (pas vdekjes) Urdhrin “Nënë Tereza”, duke ia dorezuar Ambasadores polake ne Shqiperi, zj. Irena Tatarzinska.
Busti i Profesorit te madh polak, veper e Skulptorit te popullit Muntaz Dhrami, i vendosur sot perpara Galerise Kombetare te Arteve, si dhe ky simpozium shkencor qe po organizojme po sot si Kontroll i Larte i Shtetit, ne nderim te thelle te vepres se Prof. Zuber, ne vleresim te marredhenieve miqesore te popullit shqiptar me popullin liridashes polak, si dhe te ndihmes dhe mbeshtetjes qe i ka dhene KLSH ne keto 6 vite 2012-2018 institucioni me i larte i auditimit publik ne Poloni, Zyra Kombetare e Auditimit (NIK), synojne te jene vetem nje pjese shume e vogel e borxhit te madh qe kemi ne si shqiptare perpara gjenialitetit dhe kontributit te jashtezakonshem te dhene per Shqiperine nga inxhinieri dhe gjeologu Stanislav Zuber.
Duke ju falenderuar te gjitheve per pjesemarrjen tuaj sot dhe duke ju uruar punime te mbara te Simpoziumit!

RRITJA E KLSH-SË NË DOBI TË QYTETARIT. DIMENSIONI MBI PRAKTIKËN E MIRË NË LIDHJE ME KOMUNIKIMIN ME QYTETARËT DHE ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE Posted on July 21, 2018  No Comments

RRITJA E KLSH-SË NË DOBI TË QYTETARIT. DIMENSIONI MBI PRAKTIKËN E MIRË NË LIDHJE ME KOMUNIKIMIN ME QYTETARËT DHE ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE Posted on July 21, 2018 No Comments

Botuar në gazetën “Telegraf”, më 21 korrik 2018.
Standardet e Auditimit dhe Menaxhimit të Cilësisë
Për vitin 2017, nga KLSH është dhënë opinion për pasqyrat financiare të 14 njësive publike. Numri mbetet akoma i vogël, por në kushtet e realitetit shqiptar, kur kemi mungesë të një kornize të plotë të raportimit financiar në sektorin publik, mungesë të Pasqyrave Financiare të Konsoliduara të Shtetit, mungesë të pasqyrave të konsoliduara në nivel qëndror, ku raportimi financiar nga institucionet e qeverisjes së përgjithshme në Shqipëri realizohet mbi bazën e mjeteve monetare, por me elementë të administrimit të aktiveve, të angazhimeve, debitorëve dhe kreditorëve, niveli i mbulimit nuk është tregues që mund të reflektojë kriteret e kërkuara sipas standardeve të auditimit. Korniza e Matjes së Performancës kërkon adoptimin e Manualit të Auditimit Financiar dhe Përputhshmërisë, në përputhje me ISSAI 200 dhe ISSAI 400. Në lidhje me këtë dimension, KLSH është vlerësuar se i përmbush pjesërisht (2-3 pikë nga 4) kërkesat e përcaktuara sipas praktikave më të mira ndërkombëtare.
– Për auditimet financiare, KLSH përmbush plotësisht 20 nga 21 kërkesat e këtij dimensioni vlerësimi. Është vlerësuar si e përmbushur pjesërisht, kërkesa për përcaktimin e materialitetit për pasqyrat financiare në tërësi, nivelin e materialitetit ose nivelet që do të zbatohen për lloje të veçanta të transaksioneve, gjendjet e llogarive apo dhënien e informacioneve shpjeguese.
– Për auditimet e përputshmërisë, KLSH i përmbush plotësisht plotësisht 11 nga 18 kërkesat e këtij dimensioni vlerësimi. Janë vlerësuar si të përmbushura pjesërisht, kërkesat në lidhje me identifikimin dhe vlerësimin e risqeve të auditimit, të kuptuarit të mjedisit të kontrollit dhe kontrollet e brendshme përkatëse, si dhe ndërtimi i procedurave të përshtatshme të auditimit, që adresojnë nivelin e risqeve të identifikuara. KLSH ka vlerësuar si të pamjaftueshme procedurat e kryera gjatë auditimeve të përputhshmërisë, në lidhje me identifikimin e risqeve të mashtrimit financiar, si dhe hartimit të strategjisë dhe planit të auditimit. Lidhur me auditimet e performancës, KLSH e ka strukturuar aktivitetin auditues në 5 fusha të konsideruar me risk të lartë dhe me peshën më të madhë në buxhetin e shtetit, konkretisht në: 1. Projektet Infrastrukturore, 2. Projektet Mjedisore dhe Energjetike, 3. Projektet Socio-Ekonomike, 4. Projektet Social-Kulturore dhe 5. Reformat Qeveritare. Ky auditim është rritur ngadalë, por bindshëm brenda KLSH-së dhe përfaqëson të ardhmen e natyrshme të këtij institucioni, jo vetëm në linjë me ekesperiencën e vendeve të zhvilluara, por sepse ky auditim i përgjigjet direkt nevojave të qytetarëve dhe është lehtësisht i aksesueshëm nga palët e interesit dhe media. Për auditimet e performancës, KLSH përmbush plotësisht plotësisht 6 nga 21 kërkesat e këtij dimensioni vlerësimi. Ndërsa për pjesën tjetër të kërkesave, konstatohet se përmbushen në nivel pjesor, por në përputhje me Strategjinbë institucionale 2013-2017.
Kontrolli i Cilësisë
Po t’ i refererohemi kërkesave të lidhura me Kontrollin e Cilësisë në auditimin financiar dhe të përputhshmërisë, KLSH përmbush plotësisht kriteret e vlerësimit. ISSAI 40 kërkon që e gjithë puna e kryer duhet të jetë subjekt i rishqyrtimit, si një mjet për të kontribuar në cilësinë dhe nxitjen e të mësuarit dhe zhvillimit të personelit. Në këtë proces, përfshihet rishikimi i planit të auditimit, letrave të punës dhe punës së grupit, si dhe monitorimi i rregullt i ecurisë së auditimit nga nivelet e përshtatshme të menaxhimit. Shqyrtimi ndihmon KLSH-në për të siguruar që auditimi është kryer në përputhje me standardet profesionale dhe kërkesat ligjore dhe rregullatore të zbatueshme, si dhe se raporti i audituesit me mjedisin është i përshtatshëm.
Në funksion të sigurimit mbi cilësinë e dosjeve, për auditimet e evaduara gjatë vitit 2017, është realizuar vlerësimi i sigurimit të cilësisë për 46 dosje, të cilat përbëjnë 30% të dosjeve të evaduara gjatë vitit 2017. Përzgjedhja u bë në mënyrë të rastësishme, duke prekur si auditimet financiare edhe ato të performancës, nga subjekte të institucioneve qëndrore deri tek njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe shoqëritë aksionere.
Procesi i vlerësimit ka përfshirë gjithë ciklin e procesit auditues:
•Planifikimi i auditimit/hartimi i programeve të auditimit
•Kryerja e auditimit dhe
•Raportimi dhe evadimi i materialeve të auditimit.
Në përfundim të veprimtarisë së kontrollit të zbatimit të cilësisë, rezulton se puna audituese reflekton përmirësim të dukshëm, referuar kornizës rregullative të procesit auditues, mbi 60% e dosjeve të auditimit vlerësohen të mira dhe vetëm 13 % janë vlerësuar “mjaftueshëm”.
“Menaxhimi financiar, asetet dhe strukturat mbështetëse”.
Vlerësimi i kësaj fushe tregoi se KLSH ka një menaxhim organizativ të përshtatshëm dhe struktura mbështetëse që sigurojnë një qeverisje të mirë, dhe që mbështesin kontrollin e brendshëm dhe praktikat e menaxhimit (në përputhje me kërkesat e ISSAI-t 12, Parimi 9). Kjo gjetje është gjithëpërfshirëse si për menaxhimin e aseteve dhe të shërbimeve mbështetëse të institucionit. KLSH, në zbatim të ISSAI-t 20, ka menaxhuar transaksionet e tij me ekonomicitet, efiçiencë, dhe efektivitet dhe në përputhje me ligjet dhe rregulloret.
Gjatë vitit 2017, u realizua ngritja e infrastrukturës së T.I. në ambientin e godinës së re si dhe investimi në krijimin e një sistemi informacioni, për menaxhimin dhe mbështetjen e proceseve të auditimit në KLSH. Nëpërmjet këtij investimi, është synuar: Optimizimi i procesit të auditimit, duke respektuar parimet mbi të cilat ai mbështetet; Rritja e efiçiencës me anë të sigurimit të kontekstit të plotë të rastit për audituesin; Përmirësimi i performancës, produktivitetit dhe efiçiencës operacionale të brendshme; Përmirësimi i monitorimit dhe rritjes së efiçencës së administrimit të çështjeve; Përmirësimi dhe garantimi i transparencës dhe monitorimit të aktivitetit të organizatës, në zbatim të objektivave.
“Burimet Njerëzore dhe Trajnimi”
Ky aspekt i aktivitetit është vlerësuar bazuar në ISSAI-n 40, si dhe në Udhëzuesin e Komitetit të Ndërtimit të Kapaciteteve të INTOSAI-t mbi Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, Kuadrin Institucional të Ndërtimit të Kapaciteteve. Kjo fushë tregon performancën e KLSH-së në menaxhimin dhe zhvillimin e burimeve njerëzore. Aspektet dimensionale të vlerësuara lidhen me: Funksioni i Burimeve Njerëzore, Strategjia e Burimeve Njerëzore, Rekrutimi i Burimeve Njerëzore dhe Shpërblimi, Promovimi dhe Mirëqënia e Stafit. Menaxhimi i burimeve njerëzore në KLSH është konsideruar si parakusht dhe jetik për funksionimin e institucionit në mënyrë efikase dhe të efektshme. KLSH, në kuadrin e reformimit dhe modernizimit institucional ka zbatuar në vijimësi politikën e menaxhimit të burimeve njerëzore, e cila është në një linjë me standardet ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit dhe me parimet e praktikave më të mira të administratës publike, të rekomanduara nga Bashkimi Evropian. Në bashkëpunim me ekspertët e NIK-ut polak, në kuadër të projektit IPA 2013, gjatë vitit 2017 u hartua dokumenti i Politikave të Menaxhimit të Burimeve Njerëzore të institucionit.
Struktura organizative, për vitin 2017 është miratuar me 181 auditues dhe punonjës mbështetës. Nga viti 2011 dhe 2012, vite në të cilat struktura ka pasur një numër total prej 156 auditues dhe punonjës mbështetës, dinamika e shtimit të numrit të tyre ka rezultuar 5 auditues çdo vit, duke kulmuar me 181 auditues dhe punonjës mbështetës për vitin 2017. Kjo rritje reflekton shtimin e kërkesat në volum dhe cilësi, si dhe kompleksitetin e aktiviteteve subjekte të auditimit të KLSH-së. Rritja në numër e audituesve ka sjellë reduktim të numrit të ekspertëve të jashtëm të kontraktuar nga KLSH, të cilët përfaqësonin personalitete me kontribute të njohura në fushat dhe disiplinat përkatëse apo dhe ish-auditues me përvojë. Profesionet kryesore të stafit auditues janë Financier dhe Jurist. Për vetë natyrën dhe kompleksitetin në rritje të aktiviteteve nën auditim, të cilat kërkojnë interpretim financiar dhe ligjor, kërkesa për këto dy profesione do të vijojë të mbetet prioritare. KLSH ka zbatuar politika efektive të menaxhimit dhe rekrutimit të burimeve njerëzore, bazuar në tre parimet bazë: i)vlerësimi i profesionalizmit, ii) i transparencës dhe iii) konkurimi i hapur dhe mundësia e pjesëmarrjes për të gjithë të interesuarit. Si një proces shumë i rëndësishëm për performancën e institucionit, rekrutimi është realizuar sipas të gjitha procedurave, rregullave dhe dispozitave ligjore në fuqi mbi nëpunësit civilë. Gjatë vitit 2017, janë rekrutuar 22 punonjës, nga të cilët 1 drejtues me titullin “Profesor Doktor”, 2 drejtues me Diplomë Ndërkombëtare në Kontabilitet dhe Auditim dhe një auditues me titullin Doktor i Shkencave”.
– 8 Drejtues kanë titullin “Profesor” dhe “Profesor i Asocuar” dhe “Doktor i shkencave”,
– 19 Drejtues dhe auditues kanë një diplomë të dytë, nga të cilët 14 në Drejtësi dhe 5 në Financë,
– 5 Drejtues dhe auditues kanë Diplomë/Çertifikatë Ndërkombëtare në Kontabilitet dhe Auditim (CIPFA) dhe Çertifikatë Ndërkombëtare në Auditim (CPA).
Sistemi i Zhvillimit Profesional reflekton efektivitetin e politikave të rritjes së kapaciteteve profesionale të KLSH në vite, për të cilat treguesit e performancës përfaqësohen në nivele rreth 14 herë më të larta, krahasuar me vitin 2011, kur ky nivel ishte vetëm 2,1 ditë mesatare trajnimi për auditues, ndërsa në fund të vitit 2017 stafi auditues ka ndjekur mesatarisht 28.5 ditë trajnimi për çdo auditues. 10 Auditues të KLSH-së kanë përftuar trajnime, nëpërmjet intershipeve me afat 5 mujor nga Gjykata Europiane e Audituesve (ECA) dhe 5 drejtues e auditues, përmes felloëship-eve me afat 4-mujor nga Zyra e Auditimit Qeveritar të SHBA-së, GAO.
Politika e ndërthurjes së auditimeve me strukturimin e trajnimeve është vlerësuar edhe nga Drejtoresha e Qendrës për Ekselencë në Auditim të GAO-s, znj. St.Laurent e cila cilëson se: “Vlerësoj fleksibilitetin e KLSH-së në përcaktimin e numrit dhe llojeve të auditimeve që do të realizohen, e cila është esenciale për veprimtarinë e një Institucioni Suprem Auditimi. Një indikator i rëndësishëm për rritjen e kapaciteteve audituese është programi i trajnimeve. Në këtë fushë, KLSH ka krijuar një traditë solide, për të cilën GAO jep kontributin e saj përmes felloëship-eve për audituesit shqiptarë” (nga fjala gjatë vizitës së saj në KLSH, më 23-24 mars 2017).
“Komunikimi dhe menaxhimi i palëve të interesit”
Komunikimi dhe menaxhimi i palëve të tjera
Komunikimi dhe menaxhimi i palëve të interesit, është vlerësuar në përputhje me kërkesat e ISSAI-t 12. KLSH ka përdorur të gjitha instrumentet e rekomanduara nga praktikat më të mira, me qëllim që të rriten njohuritë e palëve të interesit dhe që ata të kuptojnë rolin dhe përgjegjësinë e audituesit të pavarur të sektorit publik. KLSH, jo vetëm ka identifikuar palët e interesit, por ka zhvilluar strategji komunikimi me ta, duke përsosur kanalet e komunikimit dhe menaxhimit për të përfshirë të gjithë këto palë interesi.
Strategjia e Komunikimit
Politika e komunikimit është jetike për rolin dhe përmbushjen e misionit të KLSH-së, po ashtu dhe dobishmëria e saj në funksion të maksimizimit të vlerës së raporteve të auditimit, si dhe zbatimit të rekomandimeve. Më 31 korrik të vitit 2017, me Vendim të Kryetarit të KLSH, institucioni ka hartuar dhe miratuar “Strategjinë e Komunikimit të KLSH-së për periudhën 2017-2019”, duke plotësuar në këtë mënyrë edhe objektin që ka pasur si institucion, në kuadër të Planit Kombëtar të Integrimit Europian. Strategjia e Komunikimit është vlerësuar me 3 nga 4 pikë të mundshme.
Komunikimi me Parlamentin
Praktika e mirë në komunikimin me Parlamentin, është vlerësuar me 3 pikë nga 4 të mundshme. Aspekti që ka nevojë për përmirësim është në përputhje me rekomandimet e dala nga dokumente vlerësuese të SIGMA-s dhe Bankës Botërore/PEFA-s, ku kërkohet që KLSH të theksojë edhe më tej kërkesën për organizimin e dëgjesave publike, në mënyrë të veçantë atyre të Komisioneve Parlamentare me njësitë e audituara. Kjo, me qëllim ndjekjen e zbatimit të rekomandimeve dhe rritjen e impaktit të raporteve të KLSH. Ndërgjegjësimi i anëtarëve të Kuvendit për përfitimet që i sjell Shtetit dhe shoqërisë një auditim efektiv publik dhe rolin e ndërsjelltë të legjislativit në rritjen e impaktit për shtimin e vlerës së auditimeve të KLSH-së, duhet të qëndrojë në themel të përpjekjeve për të siguruar një ambient të jashtëm mbështetës dhe të dobishëm. Vullneti për thellimin e bashkëpunimit ka qenë reciprok, pasi edhe Kuvendi ka treguar një vëmendje të veçantë ndaj Kontrollit të Lartë të Shtetit. Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka dërguar Kuvendit raporte me ndjeshmëri të lartë publike. Komisioni Europian ka adresuar, gjithashtu, në shtator 2017 rekomandimin “Shqipëria duhet të përmirësojë implementimin e rekomandimeve të Auditimit të Jashtëm. Mbi vlerësimin e dimensionit të marrëdhënieve të KLSH-së me median vlerësimi është 3 nga 4. Në fund të vitit 2017, institucioni ka qenë i pranishëm me rreth 100 kronika më shumë se viti 2016, si dhe disa herë më shumë me informacione dhe mesazhe në median e shkruar duke gjashtëfishuar praninë e tij në mediat audiovizive, krahasuar me vitin 2010. Ai është prezantuar në median e shkruar me 840 artikuj, njoftime, editoriale dhe komente analitike, kundrejt pothuajse zero gjatë viteve 2010-2011. Statistikat tregojnë se nga një numër i papërfillshëm i letrave (ankesa, kërkesa, informacione, etj) të qytetarëve që institucioni merrte dhe trajtonte në vitin 2011, gjatë viteve 2012-2017, letrat dhe kërkesat nga qytetarët janë rritur jo vetëm në numër, por ajo që është më e rëndësishmja dhe që përbën dallimin cilësor, konsiston në faktin se në çdo rast, qytetarët kanë marrë përgjigje për problemet dhe shqetësimet e ngritura. Vetëm për vitin 2017, KLSH ka trajtuar 623 letra dhe ankesa të qytetarëve, nga të cilat 377 janë konstatuar në kompetencë, ku 204 prej tyre janë verifikuar dhe kanë marrë përgjigje, ndërsa 173 janë në proces verifikimi. Për këtë arsye, vlerësimi i këtij dimensioni rezultoi maksimal, 4 pikë. Procesi i zhvillimit dhe modernizimit të institucionit nuk mund të realizohej me efiçiencën e duhur, nëse nuk do të mundësohej nga bashkëpunimi i ngushte me partneret tanë ndërkombëtarë, dhe sidomos, pa kontributin e NIK-ut Polak, nëpërmjet projektit të binjakëzimit të financuar nga projekti i BE-së IPA 2013. Projekti i binjakëzimit “Forcimi i kapaciteteve të auditimit te jashtëm”, i cili nisi të implementohej në KLSH në mars të vitit 2016, ka vijuar të zbatohet në mënyrë të suksesshme edhe gjate vitit 2017. Projekti është i ndarë në tre komponentë:
•Përmirësimi i kornizës ligjore për auditimin;
•Zhvillimi i metodologjive të auditimit dhe kapaciteteve të raportimit, dhe
•Forcimi i kapaciteteve institucionale dhe përmirësimi i impaktit të rezultateve të auditimit.
Në përfundim, edhe dy fjalë për strategjinë 2018-2022, timonin e zhvillimit institucional: Në mënyrë që të identifikonim qartë objektivat tona strategjike përpara hartimit të strategjisë, aplikuam analizën SËOT për të listuar faktorët pro dhe kundra aktivitetit tonë auditues. Faktorët që përfaqësojnë sfida apo risqe kyçe në performancën institucionale janë:
•Rritja e kapaciteteve njerëzore, si në numër, ashtu edhe në cilësi. Në numër për të mbuluar me auditim problematikat që ofron realiteti shqiptar dhe në cilësi për të aplikuar siç duhet standartet dhe manualet, audituar me bazë riskun, rritur ndikimin e raporteve audituese, të garantuara cilësisht, tek palët e interesit dhe forcuar implementimin e rekomandimeve tek subjektet.
•Organizim më i mirë i punës, për të harmonizuar planifikimin dhe ekzekutimin e auditimeve me detyrat e tjera funksionale (trajnime, botime, pjesëmarrje në konferenca, seminare, workshop-e)
Në reflektim të këtyre risqeve kyç, objektivat tona prioritare për 2018-2022 u formuluan si:
•Rritja e impaktit të punës audituese me fokus në 6E-të (ekonomicitet, eficiensë, efektivitet, energji, etikë dhe environment);
•Optimizimi i kapaciteteve profesionale, aftësive audituese, procedurave të punës, logjistikës dhe funksioneve të tjera mbështetëse.
•Vazhdim i përmirësimit të kanaleve të komunikimit dhe bashkëpunimit me partnerët dhe palët e interesit.
Në formulimin e këtyre objektivave, motoja apo qëllimi parësor, është: “Rritja e KLSH-së në dobi të qytetarit”, duke qenë të bashkuar në ambicie dhe vendosmëri me të gjithë bashkëpunëtorët tanë strategjikë. Në këtë Strategji, KLSH është e angazhuar maksimalisht edhe për plotësimin e objektivave të OKB-së në Axhendën e saj 2030 të Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Projekti i Binjakëzimit IPA i BE-së: një investim madhor në kohën e duhur për KLSH

Projekti i Binjakëzimit IPA i BE-së: një investim madhor në kohën e duhur për KLSH

(Fjala në takimin përmbyllës të Projektit të Binjakëzimit IPA 2013 “Për rritjen e kapaciteteve të auditimit publik të jashtëm në Shqipëri”, i financuar nga Bashkimi Evropian, Tiranë, 11 korrik 2018)

aktiviteti permbylles i projektit te binjakezimit IPA 2013

Te nderuar pjesemarres,
Ish-Kancelari gjerman Konrad Adenauer, nje nga eterit themelues te Bashkimit Evropian shprehej : “Ne te gjithe jetojme nen te njejtin qiell, por nuk kemi te njejtin horizont”.
Ne rrugen tone te integrimit drejt familjes se madhe evropiane, ne po kerkojme horizontin e njejte. Duke vleresuar qasjen e Bashkimit Evropian nepermjet projekteve te binjakezimit te Programit IPA, te financuara prej tij, për të mbërritur efektshëm dhe shpejt tek standardi dhe niveli i kërkuar ne institucionet tona publike, qe ne ditet e para te marrjes se detyres si Kryetar i Kontrollit te Larte te Shtetit, ne shkurt 2012, i jam drejtuar Kryetarit te Delegacionit te Bashkimit Evropian ne Shqiperi, Ambasadorit Ettore Sequi, per te mundesuar nje projekt zhvillimi te kapaciteteve audituese te institucionit.
Me perkrahjen e DG-Budget dhe SIGMA, si dhe te qeverise shqiptare dhe te delegacionit te BE-se ne Tirane, te cilet i falenderoj, ky projekt u mundesua ne kuadrin e programit IPA 2013.
Si KLSH kemi kerkuar qe institucionet e auditimit suprem(SAI-t) te Bashkimit Evropian, partnere ne Projekt, duke qene SAI te zhvilluara, njekohesisht te kene provuar me pare kushtet e punes ku jemi ne, pasi keshtu, keto SAI te zhvilluara mund te na ndihmojne me shume, se na kuptojne me mire.
Ne baze te motos se organizates nderkombetare te institucioneve supreme te auditimit, INTOSAI “Experentia mutual Omnibus Prodest (Nga eksperienca e perbashket fitojne te gjithe” dhe te nenit 15 te Deklarates se Limes, ne kishim nje baze te mire bashkepunimi konkret me Zyren Kombetare te Auditimit te Polonise (NIK) dhe me Zyren Shteterore te Auditimit te Kroacise. Pergjate viteve 2012-2015 ishin zhvilluar shume programe trajnimi dhe shkembim i gjere experience mes audituesve te KLSH dhe te ketyre dy SAI-ve.
Shpreh mirenjohjen time qe Delegacioni i BE ne Tirane mirekuptoi interesin tone, si institucion perfitues i Programit, per te patur partnere ne program SAI me te cilet kishim tashme nje tradite te mire bashkepunimi, tradite e cila do te mund te garantonte edhe suksesin e projektit.
Perzgjedhja e NIK-ut polak dhe e Zyres Shteterore te Auditimit te Kroacise si partnere te programit te Binjakezimit IPA 2013 “ Forcimi i kapaciteteve te Auditimit te Jashtem Publik ne Shqiperi” , mundesoi qe të mbërrihej efektshëm dhe shpejt tek standardi dhe niveli i kërkuar, duke u shkëmbyer dija dhe përvojën nga ana e atyre që punojnë prej vitesh ne kete fushe me audituesit e KLSH, duke komunikuar ne menyre inter-aktive, duke u mbështetur në një dialog të hapur të qasjeve dhe praktikave të vendeve anëtare te BE-se në auditim, me qasjet dhe praktikat e vendeve kandidate per ne BE, ne permiresim dhe perditesim te ketyre të fundit.
Per periudhen mars 2016-korrik 2018, Projekti i Binjakëzimit realizoi ne praktike shtate auditime pilot te performances, auditime financiare, dhe te teknologjise se informacionit. Ekspertet polake, kroate, portugeze, letoneze dhe hollandeze i asistuan audituesit e KLSH te thelloheshin ne qasjet e tyre ne auditim, ne gjetjet dhe rekomandimet, si dhe ne mesazhet kryesore te auditimit. 97 misione ekspertesh dhe 6 vizita pune e shkembimi eksperiencash, na ndihmuan te permiresojme rregulloret tona, si dhe te pergatisim procedura të brendshme dhe manuale, duke punuar se bashku në hartimin e planeve dhe programeve te auditimit, ne analizën e rezultateve paraprake, duke na sugjeruar qasje dhe forma se si të thellohemi ne mesazhet qendrore dhe sit a prodhojme me efektivitet raportin e auditimit, në mënyrë që ai të zgjojë interesimin e vendim-marresve publike dhe te opinionit publik.
Eksperienca e fituar nga ky Projekt Binjakezimi eshte vertet e konsiderueshme dhe perben nje baze te mire ne progresin e metejshem te Kontrollit te Larte te Shtetit, ne rrugen e integrimit te plote si nje SAI modern evropian.
Ju faleminderit!

MEDALJA PRESIDENCIALE NË 10 VJETORIN E PAVARËSISË SË KOSOVËS

MEDALJA PRESIDENCIALE NË 10 VJETORIN E PAVARËSISË SË KOSOVËS

Duke vlerësuar lart kontributin në mbështetje të lirisë, të shtetndërtimit, të konsolidimit dhe të integrimit të Kosovës në NATO dhe në Bashkimin Evropian, nëpërmjet edhe bashkëpunimit të frytshëm me Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës (ZKAK), më 28 Maj 2018 në Prishtinë, Presidenti i Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi i akordoi z. Bujar Leskaj “Medaljen Presidenciale”, me Nr. 73/2018 të Prot. Kjo medalje përbën vlerësimin më të lartë të dhënë deri tani nga Zyra e Presidencës e Kosovës,  në 10 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Libri “100 Simbolet Polake” mbart vlera të jashtëzakonshme njohëse

Libri “100 Simbolet Polake” mbart vlera të jashtëzakonshme njohëse

(Përshëndetja në promovimin e librit “100 Simbolet Polake, në Ditën e Kushtetutës Polake të vitit 1791, kushtetuta më e vjetër demokratike e Evropës, Tiranë, KLSH, 3 maj 2018)
Suporti i Kuvendit ka rritur ndjeshëm kanalet e komunikimit të KLSH me ligjvënësin
I nderuar President Kviatkowski, i nderuar Zv-President Kutyla, i nderuar ish-President dhe Këshilltar i Lartë Jezierski, i nderuar Ambasador Bachura, të nderuar përfaqësues të botës akademike dhe intelektuale të vendit, të nderuar kolegë auditues,
Në këtë ditë, 227 vjet më parë, Parlamenti polak “Grand Sejm”-i proklamonte Kushtetutën e dytë më të vjetër në botë, pas asaj amerikane të vitit 1787, Kushtetutën e Polonisë, pasuesen e denjë të Magna Carta-s. Në këtë ditë të madhe për kombin polak dhe të gjithë polakët kudo ku ndodhen në botë, kam nderin, së bashku me Ambasadorin e Polonisë në Shqipëri, zotin Karol Bachura, që të promovojmë librin-album “Simbolet polake: 100 vende figura, ngjarje, arritje të rëndësishme për Poloninë, Europën dhe Botën”, i cili tani vjen i përkthyer i plotë edhe në gjuhën shqipe, në sajë të nismës së Zv-Presidentit të SAI-t polak, NIK, z. Wojciech Kutyla, të cilin e falenderoj me shumë mirënjohje.
Libri “100 simbolet polake” mbart për lexuesin shqiptar vlera të jashtëzakonshme njohëse të shpirtit polak të paepur për liri, të kulturës, artit, traditave, thesareve historike, arkeologjike, ekologjike, ekonomike dhe shkencore të ketij vendi të madh të Evropës dhe botës, mik i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Sot janë me dhjetëra mijëra qytetarët polakë që vijnë me pushime në Shqipëri, për të kaluar momente të paharrueshme dhe të bukura në bregdetin shqiptar, apo në malet shqiptare.
U njoha me Librin në variantin e tij në anglisht, gjatë vizitës sime të parë në Poloni, në qershor 2012, në periudhën e riaktivizimit të marrëveshjes mes KLSH dhe NIK-ut polak, të nënshkruar në vitin 2006, riaktivizim konkret dhe i jashtëzakonshëm, i arritur në sajë të mendjes brilante dhe gjithnjë të hapur për bashkepunim mes SAI-ve, të njërit prej personaliteteve më në zë të auditimit publik suprem botëror, ish-Presidentit të NIK, z. Jacek Jezierski.
Në një shkrim të botuar në një gazetë shqiptare që nuk botohet më, të përditshmen “Ekonomia”, në maj 2013, dedikuar kësaj Dite të madhe për Poloninë, por edhe bashkëpunimit të NIK dhe KLSH, shprehja dëshirën që ky libër “të fliste” shqip. Së bashku me një grup audituesish të KLSH, në atë kohë provuam modestisht ta përkthenim.
Sot libri vjen i plotë në përmasat e tij, me një përkthim mjeshtëror. Tre vjet më parë, më 3 maj 2016, botova në gazetën “Panorama“ shkrimin me titull “Mazurkat historike të Polonisë”, kushtuar pikërisht Simboleve Polake.
Në një fjalë kushtuar 100 simboleve të një kombi të madh, është e vështirë t’i sjellësh të gjitha këto ikona. Më lejoni të përmend disa prej tyre.
Një nga simbolet që më ka tërhequr veçanërisht në këtë libër është Himni kombëtar i Polonisë, i cili quhet “Mazurek Dabrowskiego” (Mazurka e Dabrowskit). Të rrallë janë himnet kombëtare të vendeve të botës ku shpirti kombëtar shprehet aq mirë sa te himni polak. Ai ka një histori të veçantë. Mazurka është një valle e njohur popullore polake, që shpesh luhet duke u kënduar. Mazurka e Dabrowskit është krijuar si valle e kënduar dy vjet pas ndarjes së tretë të Polonisë mes fuqive të mëdha fqinje me të, ndarje që ndodhi në vitit 1795 dhe e zhduku Poloninë përkohësisht nga harta. Mazurka e Dabrowskit u kompozua si himn për legjionin polak, i cili luftonte për Republikën Franceze në Itali. Revolucioni Francez kishte marrë përsipër çlirimin e popujve të shtypur të Europës. Luftëtarët polakë, të mbetur pa shtet, i ishin bashkuar ushtrisë franceze, me shpresën që duke ndihmuar popujt e tjerë të Europës të çliroheshin, këta së bashku do ta ndihmonin popullin polak që të çlirohej dhe të rindërtonte Shtetin e tij.
“Polonia nuk është zhdukur/Polonia nuk ka humbur!”, këndohet në himnin e legjionit polak të Italisë, që, përpara se të bëhej Himni Kombëtar Polak, në shekullin XX-të, u përhap në trojet e banuara nga polakët, duke kaluar gojë më gojë. Miqte e mij të Grupit Lab “Çipini’, në këngën e veçantë kushtuar Polonisë dhe kombit fisnik polak, këndojnë: ”E gdhendën hymnin hyjnor/polakët me shpatë në dorë!”.
Një tjetër simbol interesant në Librin-album është Lumi Biebrza. Ky është një lumë i çuditshëm, një nga të vetmit lumenj të lënë akoma të lirë në gjendje krejt natyrore në Europën e shekullit të XXI-të, kur lumenjtë janë rregulluar nga dora e njeriut në atë mënyrë sa mund të quhen vepra arti. Lumi Biebrza kalon nëpër një zonë moçalore, e cila është bërë park kombëtar me të njëjtin emër. Ky është një rezervat i natyrës së virgjër, kënetave, me florën dhe faunën e tyre origjinale. Lumi lejohet të dalë nga shtrati dhe të përmbytë zonën moçalore përreth, duke qenë kështu një fenomen natyror i pandikuar nga dora e njeriut, gjë për të cilën është unik dhe interesant. Por lumi Biebrza dhe zona rreth tij nuk duhet të na krijojnë një ide të gabuar për Poloninë. Polakët kujdesen shumë për mjedisin, për tokat dhe lumenjtë e tyre.
Në listën e njëqind simboleve është edhe Zamoshci, i quajtur si një nga shtatë mrekullitë e Polonisë dhe që njihet edhe si qyteti më italian jashtë Italisë. Zamoshci ka shumë ndërtesa me arkitekturën e Rilindjes Italiane, prandaj njihet edhe si “Padova e Veriut”. Por e veçanta e Zamoshcit është se ai është ndërtuar në atë mënyrë që ndërtesat e tij të përbëjnë një konfigurim të trupit njerëzor, një simbolikë kjo që ka lidhje me lulëzimin e Humanizmit europian të kohës kur u ndërtua qyteti, në shekullin XVI-të.
Një simbol tjetër-arkeologjia. Polakët janë shumë krenarë për arkeologjinë e tyre, e cila, e cila është marrë dhe merret jo vetëm me hapësirën polake por edhe me zona të tjera me interes të madh arkeologjik në botë. Kështu, arkeologjia polake ka tashmë një traditë të madhe në një nga sferat më të rëndësishme të arkeologjisë botërore, në egjiptologji, traditë kjo e themeluar nga arkeologu i nivelit botëror Kazimierz Michalowski. Në këtë pikë, arkeologjia polake është e ngjashme me arkeologjinë e vendeve të mëdha të botës, që e ka sferën e veprimtarisë shumë përtej kufijve të vendit. Arkeologjia polake është shprehje e madhështisë së shpirtit polak. Është tregues i prirjes që kanë polakët për të bërë gjëra më të mëdha se ç’ bëjnë zakonisht vendet dhe kombet të krahasueshëm me ta, gjë që është shumë e shëndetshme për kombet, pasi i rrit ata.
Kam parë me shumë kërshëri simbolin “Kuajt polako-arabë”. Në të gjithë botën e adhurojnë kalin, por në Poloni ka një kult të veçantë për kalin. Këtë e tregon ankandi “Pride of Poland” që mbahet çdo vit në këtë vend, për kuajt e famshëm të racës arabo-polake. Kulti polak për kalin ka një arsye të veçantë, ai është shprehës i shpirtit të lirë polak. Kali që vrapon në fusha është një simbol i shpirtit të lirë njerëzor. Polonia, vendi i fushave të gjera, ku kuajt mund të vrapojnë pafundësisht të lirë, nuk mund të mos e ketë kalin si simbol të veçantë, ashtu si grekët e lashtë kishin kalin Pegasus, simbol të krijimtarisë së lirë të mendjes njerëzore.
Duke qenë se vij nga një qytet dhe krahinë bregdetare në Shqipëri, një simbol që më tërhoqi në Album është Deti Baltik. Duhet ta njohësh historinë e Polonisë për të kuptuar rëndësinë e këtij simboli. Polakët kanë luftuar shumë gjatë historisë së tyre, për t’ i penguar ata që donin t’ua mohonin daljen në det. Në asnjë komb tjetër që nuk është ishullor, deti nuk është i ngulitur aq thellë si simbol, sa në mendjen e njeriut polak.
Përmend detin, por nuk mund të anashkalosh Shqiponjën Bishtbardhë Detare, e cila përben një simbol kombëtar dhe ndodhet edhe në stemën shtetërore zyrtare të Polonisë. Polakët arritën ta mbrojnë këtë specie në zhdukje dhe sot ajo është shtuar mjaftueshëm, saqë mund t’u japin çifte shqiponjash të tilla edhe vendeve të tjera ku kjo specie rrezikohet, siç është Irlanda.
Historia shqiptaret i ka tërhequr gjithnjë dhe simbolet historike në këtë Libër-Album janë të shumta. Polonia si shtet dhe si komb do të ndahej katër herë, duke u zhdukur nga harta, por do të ringrihej pesë herë shumë fort, për të luajtur gjatë shekujve një rol me rëndësi historike për fatin e Europës dhe të botës.
Në vitin 1683, polakët luajtën një rol vendimtar për shpëtimin e Vienës nga rrethimi i Perandorise Osmane dhe me këtë, edhe për shpëtimin e të gjithë Europës nga osmanizmi. Në Ushtrinë e Napoleonit, e cila i përhapi idetë përparimtare të Revolucionit Francez në të gjithë Europën, do të kishte më shumë polakë, se nga çdo komb tjetër i Europës. Në vitin 1920, në Betejën e Varshavës, polakët e shpëtuan Europën nga invazioni i Rusisë bolshevike, duke e ndalur Ushtrinë e Kuqe në hyrje të Varshavës. Nëqoftëse nuk do të kishte qenë qëndresa polake dhe Ushtria e Kuqe do të hynte në Gjermani, ku lëvizja komuniste ishte shumë e fortë, e gjithë Europa do të ishte bërë bolshevike, duke përfshirë edhe Francën. Historia e Europës dhe botës do të kishte qenë shumë më e ndryshme nga ç’është sot.
Një simbol tjetër historik është “Beteja e Britanisë”, beteja ajrore që u bë gjatë disa muajve në vitin 1940 mbi qiejt e Anglisë, midis RAF (Forcës Ajrore Britanike) dhe Luftwafe-s (Forcës ajrore të Gjermanisë naziste). Në kohën kur Britania e Madhe i rezistonte e vetme në Europë agresionit nazist, në anën e britanikëve luftuan edhe disa qindra pilotë polakë, kontributi i të cilëve ishte vendimtar. Kjo pasi Anglisë në atë kohë i mungonin pilotët e sprovuar në luftë me aviacionin nazist, dhe pilotët polakë vinin nga lufta në Poloni e rreth një viti më parë. Ai që njihet si Skuadroni Luftarak Polak u shqua shumë në këtë betejë tremujore. Ndoshta skuadroni luftarak polak do ta meritonte të ishte simbol me vete në Album.
Në vitet 1939-1945, Polonia si shtet dhe si komb kaloi ndoshta periudhën më heroike të ekzistencës së saj, kur zgjodhi më mirë një ndarje të katërt të saj nga fuqitë e mëdha fqinje, se të pranonte ftesën e Hitlerit për një aleancë, në të cilën Polonia joshej me perspektivën e zgjerimit në lindje, në territorin e Bashkimit Sovjetik. Polonia preferoi që t’i qëndronte besnike aleancës së saj historike me Perëndimin, edhe pse u sakrifikua për këtë. Sakrifica supreme ishte kryengritja e Varshaves e 1 gusht-2 tetor 1944, e njohur boterisht me termin “Warsaw Uprising”, ku femije, gra, te rritur e te moshuar luftuan me çfare kishin ne dore per te çliruar qytetin e tyre nga pushtuesit naziste, por ku, te tradhetuar nga Ushtria e Kuqe e Stalinit, u masakruan me qindra mijera vete.
Një tjetër simbol me vlera të jashtëzakonshme historike është ai që në Album quhet “populli hebre”, që do të thotë “komuniteti hebre” i Polonisë. Në album “Populli hebre” është simboli i fundit, me numrin 100, por jo i fundit për nga rëndësia. Këtë e them, sepse më bënë përshtypje të thella termat në të cilët përshkruhet në Liber ky simbol dhe që sot përbëjnë mendimin që kanë shumica e polakëve për hebrenjtë. Një paragraf i veçuar nga teksti që përshkruan këtë simbol thotë: “Njëmijë vite bashkëjetese e popullsisë polake dhe hebraike janë shoqëruar me periudha pranimi të ndërsjellta, konflikte të përgjakshme, keqkuptime dhe më vonë periudha të bashkëpunimit harmonik në luftën kundër armikut të përbashkët. Për shumë shekuj mërgimi dhe persekutimi, hebrenjtë gjetën strehim në Poloni, madje edhe mbrojtje nga drejtues që iu dhanë atyre privilegje që nuk njiheshin nga vendet e tjera ”
Në këto rreshta ka një reflektim të sinqertë dhe kurajoz për marrëdhëniet polako-hebreje në shekuj. Pavarësisht incidenteve gjatë historisë midis polakëve dhe hebrenjve, është fakt se Polonia ka qenë streha më e madhe e hebrenjve në botë për mbi njëmijë vjet. Gjysma e diasporës hebreje në botë e ka origjinën nga hebrejtë e Polonisë. Nuk është rastësi që fjala me të cilët hebrejtë e kanë emërtuar Poloninë është “Polin” që do të thotë “Qëndroni këtu”. Polakët krenohen me arritjet e hebrenjve me origjinë nga vendi i tyre, siç është nobelisti Isaac Besheviz (shkrimtar), por edhe me burra shteti të shquar izraelitë, siç është David Ben Gurion, kryeministri i parë i shtetit të Izraelit.
Kur e shfleton Albumin, kupton se titulli i tij “100 simbole” është paksa “i gënjeshtërt”, ngaqe mjaft nga simbolet janë të shumëfishtë. Kështu, në Album ka individë-simbol nga fusha të ndryshme, por ka edhe nga ata që mund t’ i quajmë simbole kolektivel, si “Virtuozët e muzikës klasike”, “Mjeshtrat e Kinemasë”, “Kompozitorët bashkëkohorë”, “Eksploruesit dhe udhëtuesit”, “Fituesit polakë të çmimeve Oskar”, “Çmimet Nobel të Polonisë”, “Poetët patriotë”, etj. Dhe brenda këtyre emërtimeve do të gjejmë shumë emra, shpesh të njerëzve mjaft të njohur në botë, nga të cilët e ke të vështirë të përzgjedhësh, për t’ i përmendur.
Megjithate, disa janë radhitur individualisht në njëqind simbolet, të përmendur me emrin e tyre, si Frederik Chopin, kompozitori i madh, i cili e bëri mazurkan polake të njohur botërisht, Papa Gjon Pali II, Lech Walesa, Ryszard Kapuscinski, shkrimtari dhe studjuesi i njohur, Mikollaj Kopernjik, astronomi i famshem që frymëzoi Giordano Brunon dhe Galileo Galilein, shkencëtarja e mirënjohur, nobelistja Maria Sklodowska-Curie. Renditet individualisht ndër njëqind simbolet edhe astronomi i famshëm polak, i cili ecën në gjurmët e Kopernjikut, Aleksandër Wolszczan, i cili është zbuluesi i të parit planet jashtë sistemit tonë diellor.
Gjithashtu, në listën e njëqind simboleve përmendet individualisht edhe Ignacy Lukasiewicz[lukashjevic], gjeniu me emrin e të cilit lidhet hapja e pusit të parë të naftës në botë, ndërtimi i rafinerisë së parë të naftës, si dhe përdorimi për herë të parë i vajgurit për ndriçim.
Ndërsa në nënlistën e individëve-simbole është edhe Jan Matejko piktori i madh polak i temave historike, shprehës i shpirtit polak. Janë përzgjedhur për t’ u përmendur individualisht edhe dy personalitete të Revolucionit Amerikan, me origjinë polake, Tadeusz Koshciuszko[koshjuzko] dhe Kazimierz Pulaski. Polonia ka dhënë kontributin e saj në shumë ngjarje të mëdha botërore, si Revolucioni Amerikan, Revolucioni Francez etj.
Ky vend ka aq shumë shkrimtarë, poetë dhe shkencëtarë të njohur botërisht, sa vetëm me ta mund të bëhej një album me njëqind simbole. Kështu që kuptohet se sa e vështirë ka qenë detyra e autorëve të këtij Libri-Album, për të përzgjedhur në plejadën e njerëzve të shquar të vendit të tyre në gjithë këto fusha dhe, për këtë arsye, kanë qenë të detyruar të bëjnë grupimet që përmenda më lart.
Për shembull, për të gjithë është i njohur shkrimtari nobelist polak Henryk Sinkiewicz[sinkievic], pasi edhe ata që nuk kanë lexuar librat e tij, kanë parë së paku filmin “Quo Vadis”, i bërë sipas romanit të tij të famshëm. Megjithatë ai nuk gjen dot vend individualisht në listën e njëqind simboleve, por vetëm kolektivisht me nobelistët polakë.
Në Album, ndër njëqind simbolet polake paraqiten dhe Opera Polake, Teatri Polak, por edhe Folklori polak. Polakët janë ndjekës të mëdhenj të operës dhe teatrit dhe shteti atje kujdeset shumë për to. Por polakët janë shumë krenarë edhe për folklorin e tyre dhe traditat e tjera artistike.
Në Album paraqitet si simbol kombëtar edhe monedha polake, zloty. Polakët janë shumë krenarë për monedhën e tyre dhe çdonjëri prej tyre e ndjen detyrë të kontribuojë për fuqizimin e saj. Ne vitin 2010, ne kulmin e krizes boterore ekonomike dhe financiare 2008-2012, Polonia ishte i vetmi nder shtetet e zhvilluara evropiane, qe shenonte nje rritje pozitive ekonomike. Çdo polak nuk i lejon vetes që të bëjë tregti apo çfarëdo transaksioni financiar në monedhë të huaj, kur është e mundur që të përdorë monedhën e tij kombëtare. Zloty sot është një monedhë solide, me emër të mirë në rrethet financiare ndërkombëtare. Polonia Ky ka sot një ekonomi në rritje dhe Zlotin kaq të fortë, sa polakët mendohen dy herë para se të kërkojnë të anëtarësohen në Eurozonë, duke pasur parasysh problemet e saj me stanjacionin në vitet e fundit. Sot Polonia është faktikisht një fuqi e madhe europiane, vendi i pestë në Evropë për fuqinë ekonomike, si dhe një shtyllë e rëndësishme e NATO-s në Europën Lindore.
Mikpritja polake renditet si një nga njëqind simbolet kombëtare dhe për këtë jam dëshmitar edhe vetë, pasi e kam provuar shumë herë atë, në shoqërinë e miqve të mij të shtrenjtë, ish-Presidentit të NIK dhe Këshilltar i Lartë Jezierski dhe Zv-Presidentit Kutyla.
Me lejoni ta mbyll këtë vlerësim modest të këtij Libri-Album të jashtëzakonshëm “100 Simbolet Polake”, me një konsideratë. Afër 40 simbole të Librit janë shumë të ngjashëm e të përarfërt me simbole të historisë, kulturës, arteve, traditave dhe natyrës së kombit shqiptar. Polakët dhe shqiptarët i bashkojnë sakrificat e panumurta në luftën dhe etjen e tyre të pashuar për liri, jetesë me dinjitet dhe krenari për origjinën dhe zakonet e tyre. Do të doja që në vendin tonë të kishte një album të ngjashëm me njëqind simbole shqiptare, të shoqëruar me një tekst që i shpjegon kaq thjesht, shkurt dhe bukur ato, sa ai i Librit-Album polak. Nëse ndërkohë, ndonjë institucion shqiptar nuk do ta ndërmarrë këtë nismë, pasi të largohem nga detyra e Kryetarit të KLSH, mendoj t’ia dedikoj një pjesë të kohës dhe përpjekjeve të mija përgatitjes së këtij Libri-Album.
Ju faleminderit!

PËR ZBATIMIN PA KUSHTE NGA QEVERIA TË REKOMANDIMEVE TË FMN-së Posted on April 6, 2018  No Comments

PËR ZBATIMIN PA KUSHTE NGA QEVERIA TË REKOMANDIMEVE TË FMN-së Posted on April 6, 2018 No Comments

Botuar në gazetat “Gazeta Shqiptare”, në anglisht në gazetat “Albania Daily News” dhe “Tirana Times”, më 1, 5 dhe 6 prill 2018.

Deklarata përmbyllëse e 20 marsit 2018 e misionit të parë të monitorimit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, pas dhënies së kredisë trevjeçare Shqipërisë prej 330.9 milionë euro më 28 shkurt 2014 (prej këtej, dhe kalimit të këtij institucioni prestigjioz në rolin e thjeshtë vëzhguesit, në bazë të nenit 4, të marrëveshjes së lidhur me FMN-në, dhe jo më ndikuesit të drejtpërdrejtë nëpërmjet kushteve për akordimin e transheve të kredisë për ekonominë tonë), ngre disa shqetësime thelbësore që duhet t’i lexojmë dhe adresojmë si duhet që të gjithë: Kuvendi, Qeveria, njësitë e vetëqeverisjes vendore (bashkitë), institucionet e pavarura kushtetuese, shoqëria civile dhe mediat.
Deklarata ngre alarmin se “Duke pasur parasysh nivelin e lartë të borxhit publik (71,2 % e PBB-së në fund të vitit 2017…), tronditje të tilla negative si ngadalësimi i rritjes ekonomike… apo materializimi i detyrimeve të kushtëzuara, mund të japin ndikim negativ te borxhi dhe te qëndrueshmëria e jashtme, çka do të kërkonte një korrigjim të fortë fiskal” . FMN me detyrime të kushtëzuara i referohet kryesisht pagesave të Buxhetit të Shtetit ndaj partneriteteve publik-privat të lidhura deri tani dhe që do të kontraktohen edhe në të ardhmen, si nga qeveria qendrore dhe nga njësitë e vetëqeverisjes vendore.
Në lidhje me partneritetet publik-privat, FMN thekson në deklaratë se “…një prioritet kyç është pakësimi i vendimmarrjeve të fragmentuara dhe fuqizimi i proceseve të vlerësimit të riskut brenda Ministrisë së Financave. Këto procese janë me rëndësi kritike, po të kemi parasysh detyrimet e mëdha të kushtëzuara që shpesh janë pjesë e kontratave të PPP-ve me një horizont kohor afatgjatë. Praktika aktuale e propozimeve të pa kërkuara duhet të eliminohet” .
Në të njëjtën linjë me rekomandimet e FMN, në përshëndetjen tij gjatë prezantimit të Strategjisë sonë Kombëtare për Energjinë 2030, më 26 mars 2018, të lexuar nga drejtoresha e USAID-it në Shqipëri, zj. Catherine Johnson, Ambasadori amerikan Donald Lu u shpreh: “…Më lini që t’i bëj jehonë mesazhit që është përcjellë nga FMN se Shqipëria do të përfitojë duke mos dhënë më koncesione jo konkurruese tek bizneset individuale sepse duhet të ketë një kontratë transparente standarde për të gjithë konkurrentët në sektorin e energjisë. Askush nuk duhet të marrë trajtim të posaçëm ”.
Ky cilësim i fortë vjen nga Ambasadori Lu, miku i madh i shqiptarëve, ideator dhe imponues për realizimin e reformës së domosdoshme në drejtësi, për forcimin e shtetit të së drejtës, institucioneve dhe kombit shqiptar. Në veçanti, shqetësimi i tij që askush nuk duhet të gëzojë trajtim të posaçëm në dhënien e fondeve publike, duhet të na bëjë të reflektojmë thellë. Situata është vërtetë problematike. Legjislacioni i derisotëm në fushën e koncesioneve dhe partneritetit publik-privat (PPP) përballet me një handikap, me një të metë thelbësore. Ai nuk parashikon një oponencë teknike dhe profesionale të pavarur nga Ekzekutivi, e cila të funksionojë nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të Kuvendit. Neni 18 i Ligjit nr.125/2013, “Për Koncesionet dhe Partneritetin Publik-Privat”, me emërtimin “Komisioni i dhënies së koncesionit/partneritetit publik privat”, parashikon ngritjen e kësaj strukture në varësi të plotë nga Autoriteti Kontraktues (i cili është në shumicën dërrmuese të rasteve dikasteri i linjës), duke përfshirë edhe pagesën e këtij komisioni për punën e bërë. Eksperienca e deritanishme sjell shembuj të shumtë të koncesioneve të kontraktuara dhe menaxhuara keq, edhe për shkak të mungesës së një oponence profesionale dhe të pavarur nga Ekzekutivi.
Sot jemi në kushtet kur projekti 1 miliardë euro i bërë publik nga Qeveria dhe në tërësi planet për ofrimin gjithnjë e më të madh të shërbimeve publike në nivel të qeverisjes qendrore dhe vendore, nëpërmjet koncesioneve ose formulës së PPP-ve, sikurse e kanë theksuar dhe po e theksojnë me forcë edhe FMN, Banka Botërore, USAID, etj., po sjellin ekspozimin e rritur të ekonomisë sonë përballë risqeve të (i) përzgjedhjes së gabuar të një partneriteti publik-privat, pa një studim të thelluar të raportit kosto-përfitim, (ii) të natyrës afatgjatë të këtyre projekteve dhe kompleksitetit të kushteve kontraktuale të tyre, (iii) të një kuadri ligjor të munguar ose të paplotë, (iv) të transparencës dhe pjesëmarrjes së pakët të publikut në proces, si dhe (v) të dështimit të projektit, me kosto të larta dhe afatgjata mbi Buxhetin e Shtetit.
Këshillat profesionale të FMN-së duhen respektuar dhe zbatuar. Përballimi i risqeve të mësipërme, përgatitja e strategjisë dhe planit të veprimit për zbutjen e tyre janë përgjegjësi dhe detyra të menjëhershme dhe urgjente për institucionet e Shtetit tonë. Eksperienca e derisotme, e konstatuar edhe gjatë disa auditimeve tona si KLSH, ka dëshmuar se koncesionet e dhëna dhe vitet e para të zbatimit të partneriteteve të para publik-privat, në përgjithësi kanë gjeneruar problematika të shumta, ndër të cilat edhe sociale, ku si më kryesoret renditen:
1.Kontrata koncesionare tejet të favorshme për biznese të caktuara dhe jokonkurruese për shumicën dërrmuese të sipërmarrjeve private;
2.Rritje e paargumentuar e shpenzimeve prodhuese ose kostove të shërbimit për efekt të shmangies së pagesës së taksës mbi fitimin ose në rëndim të çmimit fundor mbi konsumatorin ose mbi Buxhetin e Shtetit;
3.Zgjatje të afatit të koncesioneve tej çdo limiti kohor;
4.Ndryshim i kritereve të përzgjedhjes së kompanisë fituese nga ato që i ofrohen publikut shqiptar me kriteret e shpallura në shtypin e huaj dhe në dokumentet e tenderimit;
5.Mos arkëtim i garancisë bankare nga koncesioni i dështuar;
6.Afat tejet i shkurtër i shpalljes së ftesave të projekteve koncesionare (praktika botërore e ka mesatarisht 2 vjet, tek ne ka ndodhur shpallja edhe brenda pak javëve!);
7.Mungesë e plotë dhe kronike e diskutimit paraprak publik për një koncesion ose partneritet publik-privat që do të jepet;
8.Mungesë e strategjive për sektorët specifikë ku jepet koncesioni apo partneriteti publik privat dhe përfshirje e gjerë e qeverisë qendrore në përzgjedhjen e projekteve dhe licencimin përkatës;
9.Mospërdorim i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe akteve të tjera juridike ndërkombëtare, në të cilat Shqipëria si shtet është palë, të cilat prevalojnë mbi legjislacionin vendas dhe janë një premisë e mirë për rishikimin e kontratave koncesionare problematike të dhëna më herët, të cilat cenojnë konkurrencën e lirë dhe përkeqësojnë çmimet e mallrave dhe të shërbimeve për qytetarët.
Gjykoj se disa koncesione ose PPP, për vetë rëndësinë strategjike që mbartin (p.sh. porte, aeroporte) sot dhe në të ardhmen duhen të argumentohen dhe mbrohen nga Qeveria edhe në Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Në këto raste orientimi duhet të jetë drejt aleatëve tanë strategjikë si SHBA dhe Gjermania. Ndërsa kompanitë e regjistruara si “off shore”, pra me pronësi jo të qartë dhe transparente, nuk duhet të lejohen të marrin pjesë në tendera publikë.
Po më 20 mars 2018, Gjykata Europiane e Audituesve (ECA), institucioni suprem i auditimit i Bashkimit Europian, duke publikuar gjetjet dhe rekomandimet e Raportit të saj Special mbi partneritetet publik-privat të koordinuara nga Komisioni Europian (të cilin do t’ia vëmë në dispozicion edhe Kuvendit dhe Ekzekutivit), shprehej se “Partneritetet Publik-Privat të bashkë financuara nga BE në Vendet Anëtare, nuk mund të konsiderohen si një opsion ekonomikisht i mundshëm për ndërtimin ose dhënien në përdorim të infrastrukturës publike ”. Sipas ECA-s, partneritetet publik-privat (PPP) të audituara prej saj paraqisnin mangësi të përhapura dhe përfitime të kufizuara, duke rezultuar në 1.5 miliardë euro shpenzime joeficiente dhe joefektive. Përveç kësaj, vlera për para dhe transparenca u dëmtuan gjerësisht nga politika dhe strategji të paqarta, nga analizat e papërshtatshme, nga regjistrimi jashtë bilancit i PPP-ve dhe mungese balancimi në ndarjen e riskut mes privatit dhe Shtetit. Na lind natyrshëm pyetja: kur në vendet e Bashkimit Europian, me një legjislacion dhe kulturë shtetare shumë më të konsoliduar se ne, PPP-të konsiderohen problematike, si duhet të jenë ato tek ne?
Në deklaratën për shtyp, ECA pohon se audituesit e saj audituan 12 partneritete publik privat të bashkë financuara nga BE në Francë, Greqi, Irlandë dhe Spanjë në fushën e transportit rrugor dhe teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, me një kosto totale prej 9.6 miliard euro dhe një kontribut të BE-së prej 2.2 miliard euro.
Institucioni suprem i auditimit i BE-së thekson me forcë se “Audituesit gjetën që PPP-të ju lejuan autoriteteve publike të siguronin infrastrukturë në shkallë të gjerë përmes një procedure të vetme, por kjo e rriti riskun e konkurrencës së pamjaftueshme dhe për këtë arsye autoritetet kontraktuese u vendosën në një pozicion negociator më të dobët. Për më tepër, shumica e PPP-ve të audituara demonstruan ineficienca të konsiderueshme gjatë ndërtimit të infrastrukturave që kishin marrë përsipër, me shtatë nga nëntë projektet e kompletuara (që korrespondojnë me 7.8 miliard euro si kosto projekti) që shkaktuan vonesa deri në 52 muaj dhe rritje të mëdha të kostos ”. Në Greqi (deri tani vendi përfitues më i madh i kontributeve të BE-së nëpërmjet PPP-ve, me 3.3 miliard euro ose 59% të totalit), kosto për kilometër e tre autostradave të audituara u rrit ndjeshëm deri në 69%, ndërkohë që niveli i rentabilitetit i këtyre projekteve u reduktua ndjeshëm, duke rënë me 55%.
ECA thekson se arsyet kryesore për këtë shpenzim joefektiv qëndronin në faktin se boshllëqet financiare të shkaktuara nga rinegocimi i kontratave të PPP-ve u lejua të mbuloheshin nga buxheti i BE dhe i shtetit investues, me projekte të përgatitura keq nga partnerët publikë dhe me kontrata me koncesionarët privatë, të nënshkruara përpara se sa çështjet e rëndësishme të ngelura pezull të ishin zgjidhur.
Të gjitha institucionet e Shtetit tonë duhet të ndërgjegjësohen në maksimum për problematikën e thellë dhe serioze të menaxhimit të partneriteteve publik-privat edhe tek ne. Risqet e lidhura me koncesionet dhe PPP-të, e bëjnë imperative dhe të domosdoshme që Kuvendi të shikojë mundësitë për krijimin e një njësie të oponencës së përhershme e profesionale ndaj gjenerimit dhe zbatimit në praktikë të këtyre kontratave, një sekretariat pranë Kuvendit, i përbërë fillimisht qoftë edhe nga dy ose tre ekspertë, personalitete të fushës së financave dhe administrimit publik, një ekip i cili të funksionojnë në vartësi të tij dhe të jetë i pavarur financiarisht nga Ekzekutivi. Kjo njësi duhet të ketë kapacitetin e mjaftueshëm financiar për të komisionuar ekspertë të fushave respektive për studimin/ oponencën sipas koncesionit apo PPP-së që shqyrtohet, në emër dhe për llogari të Kuvendit dhe Komisionit parlamentar përkatës. Krijimi i një strukture të tillë do të jepte sinjalin e parë se vërejtjet dhe sugjerimet e FMN-së, Bankës Botërore, USAID-it dhe partnereve tanë të tjerë të rëndësishëm ndërkombëtarë, ndaj risqeve që po grumbullohen mbi menaxhimin e qëndrueshëm të financave tona publike, po dëgjohen si duhet, këshillat po zbatohen dhe kundërveprimi ndaj këtyre risqeve është ai i duhuri dhe në kohë.

URDHRI “GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU”

URDHRI “GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU”

Më datë 6 dhjetor 2017, gjatë një ceremonie të veçantë në mjediset e Presidencës, ku u dekoruan me medaljen “Nderi i Kombit” Prof. Dr. Skender Osmani, një personalitet i njohur i shkencave natyrore,  me titullin “Mjeshtër i Madh”  Prof. Dr. Jorgji Bollano, personalitet i  shkencave ekonomike, me titullin “Mjeshtër i Madh” Profesor Omer Stringa, matematicien dhe aktivist i njohur, me titullin “Mjeshtër i Madh” z. Bashkim Spahia, auditues me përvojë mbi 35 vjeçare në KLSH, Presidenti i Republikës Bujar Nishani i akordoi Dr. Bujar Leskaj, Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”  me numër Dekreti 10445, datë 06.12.201

Presidenti i Republikes u shpreh gjate ceremonies se dekorimit, se “I fundit jo për nga rëndësia, por do të thosha për nga modestia që e karakterizon, është doktori i shkencave ekonomike zoti Bujar Leskaj, njëkohësisht edhe Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Kryetari Leskaj ka një kontribut të pamohueshëm në rritjen e llogaridhënies dhe transparencës si dhe ka mundësuar me drejtimin e tij të pagabuar rritjen cilësore të KLSH-së për të qenë një nga institucionet model të shtetit shqiptar. Ai ka arritur të thellojë më tej punën e KLSH në drejtim të luftës kundër korrupsionit dhe abuzimeve me pronën publike, por edhe duke sjellë një përmirësim të dukshëm e të prekshëm të metodologjisë së kontrollit, në sinergji të plotë me institucione të tjera shtetërore. Mund të them me plot bindje se Kryetari Leskaj ka harmonizuar më të mirën e burimeve njerëzore të KLSH-së në partneritet të plotë me të gjithë aktorët e shoqërisë shqiptare në funksion të konsolidimit të shtetit ligjor dhe mbrojtjes së parametrave ekonomiko-financiarë. Por veçanërisht zoti Leskaj ka mundësuar e shënuar një bashkëpunim të shkëlqyer me institucionet homologe jo vetëm të rajonit të Ballkanit, por edhe me ato të vendeve më të përparuara evropiane, duke përafruar standardet e punës e të shërbimit cilësor me ato të Bashkimit Evropian. – merita të pamohueshme që zotit Leskaj i janë njohur edhe ndërkombëtarisht. Për disa minuta jam përpjekur të përshkruar shkurt trajektoren profesionale të 5 intelektualëve që historinë e tyre e lidhën me ekonominë dhe Kontrollin e Lartë të Shtetit. Këto simbole të Shkencave Financiare Shqiptare janë paskajshmërisht modestë për çfarë ata kanë bërë në jetën e tyre. Por do të ishte e padrejtë për mua si President i Republikës, që të mos shpalosja në emër të shtetit që më ka zgjedhur në këtë detyrë, vlerësimet më të sinqerta dhe falënderimet më të ngrohta për gjithshka që ata kanë përmbushur si personalitete të ndritura të ekonomisë sonë dhe qytetarë nga më të respektuarit që ka njohur ky vend. Për më tepër që ju jeni mbikëqyrësit dhe rojtarët më të besueshëm e të pakompromentueshëm të financave dhe parave të taksapaguesve shqiptarë” .

PROF. DR. NIKO PANO, NDERI I AKADEMISË, SHKENCËTARI DHE KOLOSI I HIDROMETEOROLOGJISË

PROF. DR. NIKO PANO, NDERI I AKADEMISË, SHKENCËTARI DHE KOLOSI I HIDROMETEOROLOGJISË

Botuar në gazetën “Telegraf”, më 18 nëntor 2017.
I larguar pak ditë më parë nga jeta, të dashurit, vlerësuesit dhe admiruesit e shumtë të punës së tij në hapësirën shqiptare, Profesor Pano lë një trashëgimi jashtëzakonisht të pasur studimesh, botimesh, monografish, profilesh, referatesh, kumtesash e artikujsh me vlera të spikatura jo vetëm shkencore, por edhe praktike për ekonominë hidrike të Shqipërisë, burimit të pashtershëm të mirëqenies së sotme dhe të nesërme të shqiptareve. Përmes studimeve të tij të shumta spikatin 6 studime të emërtesës së Këshillit të Ministrave.
Prof. Pano është autor i monografisë ”Pasuritë Ujore të Shqipërisë”, botim i Akademisë së Shkencave, viti 2008, një nga studimet më të plota e madhore të shkencës së sotme shqiptare, fryt hulumtimesh të shtrira në disa dekada. Sikur vetëm këtë punim të kishte përfunduar Profesori, ai do te mbetej me merita të shquara në panteonin e figurave më të larta të shkencës dhe kulturës sonë.
Studimi përfshin tërësinë e resurseve ujore të rrjetit hidrografik të Shqipërisë: lumenjtë, liqenet, ujërat nëntokësore dhe burimet e tyre, si dhe hapësirat bregdetare shqiptare të deteve Adriatik dhe Jon. Mbi këtë bazë, ky punim ka realizuar tipizimin dhe rajonizimin e pasurive ujore të këtij rrjeti. Spektri i gjerë i studimit dhe vlerësimi tërësor i potencialit ujor të Shqipërisë e bën këtë monografi një punim madhor shkencor për një nga pasuritë natyrore më thelbësore dhe jetësore të vendit tonë, siç është uji. Botimi përfaqëson një studim madhor të munguar, i përditësuar e prezantuar në një formë të tillë të plotë e gjithëpërfshirës për gjithë pasuritë ujore të Shqipërisë. Në botim analizohen të gjitha të dhënat faktike shumëvjeçare mbi rrjetin hidrografik të Shqipërisë, që dispononte Instituti i Hidrometeorologjisë ndër vite, të cilat Profesor Pano i përpunoi me shume dashuri, përkushtim dhe profesionalizem. Ai i analizoi, interpretoi dhe i përgjithësoi me vërtetësi shkencore rezultatet e këtyre të dhënave, bazuar në teknologjitë dhe metodologjitë bashkëkohore.
Prof. Niko Pano u lind më 16 shtator 1937 në Vlorë, ku kreu edhe shkollën e mesme. Ndoqi studimet e larta në Universitetin e Odesës dhe në vitin e fundit u diplomua në Institutin e Hidrometeorologjisë më 1960 në Leningrad, sot Shën Petërburg. Filloi punën në Institutin e Hidrometeorologjisë së Akademisë së Shkencave si inxhinier hidrolog duke pasur edhe detyra shkencore e drejtuese, si përgjegjës i sektorit të hidrologjisë (1960–1986), nëndrejtor i Institutit Hidrometeorologjik (1990–1992). Prof. Pano shërbeu me pasion si pedagog i jashtëm i lëndës së hidrologjisë në Degën e Gjeografisë të Universitetit të Tiranës.
Njeri me virtyte të rralla, ai shquhej si organizator dhe njëkohësisht hulumtues i palodhur, gjithnjë i qeshur, i dashur dhe komunikues me kolegët. Ishte përherë i zënë me pune dhe me dëshirë të pashtershme për të ndihmuar. Si Kryetar i Shoqatës “Mbrojtja dhe Ruajtja e Ujërave të Shqipërisë”, ai dha një kontribut të shquar.
Krahas Kryeveprës së tij, monografisë ”Pasuritë Ujore të Shqipërisë”, ai është bashkëautor i monografisë “Ngjarjet e jashtëzakonshme atmosferike në Shqipëri” (viti 1967); autor i studimit “Ligjshmëria e depërtimit të ujërave të detit Jon në Adriatik” (1973); i punimeve “Hidrologjia e Shqipërisë” (1984); “Gjeografia Fizike e Shqipërisë” (1990), etj.
Profesor Niko Pano nuk u mjaftua me botime dinjitoze të hulumtimeve të tij të gjera shkencore, por dha kontribut konkret për të ardhmen e ekonomisë së vendit. Ai është autor i Mega-Projektit të HEC të Skavicës në lumin Drini i Zi, viti 2010. Me ndërtimin e Hidrocentralit të Skavicës, të projektuar nga ky kolos i shkencës së hidrologjisë shqiptare, kaskada e Drinit do të prodhojë më shumë energji elektrike si pasojë e rregullimit të plotë me liqenin e Skavicës. Gjithashtu hidrocentralet e Drinit nuk do të shkaktojnë më dëmet dhe përmbytjet nga shkarkimet e sforcuara.
Me një kontribut shumëdimensional të shtrirë ndër vite, Prof. Pano është autor i studimeve hidrologjike rajonale për sistemin hidrografik “Liqeni i Prespës – Liqeni i Ohrit lumi Drini i Zi”, si dhe për sistemin hidrografik: “Lumi Drin – Liqeni i Shkodrës – Lumi Buna, Delta e lumit Buna në detin Adriatik”, gjatë viteve 2008 – 2013. Rrjeti hidrografik i lumit Drin shquhet për individualitetin e tij të veçantë dhe të përsosur natyror, si dhe për potencialin e lartë dhe të shumëllojshëm hidrik. Këtë potencial Prof. Pano ka ditur ta evidentojë, duke i paraprirë planeve për zhvillimet ekonomike të vendit tonë si për të tashmen, ashtu edhe për të ardhmen.
Më 1984, Prof. Dr. Niko Pano, për meritat e spikatura të tij, dekorohet nga Kuvendi Popullor me urdhrin “Naim Frashëri” e më pas me “Medalje Pune” me motivacionin “Për arritje të mira në studimet shkencore hidrologjike për vlerësimin e pasurive ujore të Shqipërisë”.
Akademia e Shkencave e Shqipërisë, për punën e tij me pasion dhe me cilësi, e ka vlerësuar në vitin 2015 me medaljen “Nderi i Akademisë”, me motivacion “Për kontributin e shquar në shërbimin hidrometeorologjik, në realizimin e kërkimeve e botimeve në fushën të pasurive ujore të Shqipërisë, si dhe atë në fushën e arsimit e të edukimit të brezave të rinj e specialistëve”.
Gjithashtu, për monografinë shkencore “Pasuritë ujore të Shqipërisë”, botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, në kuadër të edicionit të parë të Çmimeve Shkencore të Akademisë për vitin 2016 për studimet dhe botimet më të arrira, Prof. Pano u vlerësua me çmimin shkencor “Radovicka”, me motivacionin “Vepra shkencore ‘Pasuritë ujore të Shqipërisë’, një studim i gjerë dhe kompleks është rezultat i kërkimeve gjysmëshekullore për resurset hidrike të Shqipërisë, të realizuar me metoda bashkëkohore, me kontribut të shquar për shërbimin hidrometeorologjik në fushën e pasurive ujore të Shqipërisë me ndikim teorik e praktik në kërkim-zhvillim, si dhe në fushën e arsimit e të edukimit të kërkuesve të rinj”. Prof. Niko Pano deri në ditët e fundit të jetës së tij, ka punuar për daljen në dritë të botimit të ri shkencor “Hapësira bregdetare Divjakë – Karavasta në Adriatik”, për të cilin në krye të një grupi specialistësh, ai kontribuoi me zellin, gadishmerinë dhe entuziazmin që e karakterizonin, për të paraqitur një studim integral të zonës me qëllim final rikuperimin mjedisor dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomiko-shoqëror të kësaj hapësire me rëndësi dhe me bukuri të rrallë natyrore.
Me Prof. Niko Panon, personalisht ruaj kujtimet e një bashkëpunimi të shkëlqyer me Kontrollin e Lartë të Shtetit. Për këtë bashkëpunim, unë dhe të gjithë audituesit e KLSH i jemi mirënjohës gatishmërisë së tij të jashtëzakonshme për të ndihmuar, personalitetit, veprës dhe kujtimit të Prof. Dr. Niko Panos.
Dua te ndaj me ju se një nga vlerat dhe risitë me domethënëse të Konferencës së IV-t Shkencore të KLSH “Mbi Analizën e Riskut”, zhvilluar në datat 20-23 qershor 2016, ishte punimi i Prof. Dr. Niko Panos, Prof. Dr. Gudar Beqirajt dhe Prof. Dr. Salvador Bushatit “Mbi efektet mjedisore dhe ekonomike që shkakton veprimtaria njerëzore në sistemin liqenor të Prespës”. Ky sistem përbën një komponent të rëndësishëm hidrik të Kaskadës Hidroenergjetike të lumit Drin, respektivisht për 2 hidrocentrale të ndërtuar në Maqedoni (Glloboshica dhe Spile) si dhe 4 hidrocentrale të ndërtuara në Shqipëri (Fierzë, Koman, Vau i Dejës dhe Ashta). Punimi u përshëndet nga Eurodeputeti, Dr.Igor Šoltes, i cili tha se kjo kumtesë do të trajtohet nga Parlamenti Europian në një forum që do të ketë në fokus lumenjtë e Ballkanit. Me kujtohet si tani përshndritja e syve të Prof. Panos në momentin e dhënies se këtij vlerësimi. Kujtoj po ashtu kontributin e tij si Anëtar i Komisioneve Ndërkombëtare për Hidroekonominë Shqipëri – Maqedoni dhe Shqipëri – Mali i Zi, ne vitet 1970 – 1985. Profesori la një trashëgimi të pasur me vlera shkencore dhe praktike për shkencën dhe ekonominë e vendit tone, duke u shndërruar në një nga figurat me te spikatura të komunitetit shkencor e universitar mbarëshqiptar. Ai mbetet po ashtu një shëmbëlltyre e kredos morale dhe shkencore më të arrirë, e personalitetit të një punëtori të palodhur, dijetari dhe njeriu të jashtëzakonshëm. E kujtojmë sot me shume mall, respekt, nderim dhe mirënjohje këtë Banor të Panteonit të Përjetshëm të shkencës dhe kulturës shqiptare.