Sot, datë 10 janar 2026, së bashku me Koordinatorin për Mbikëqyrjen e Analizës dhe Procesin Zgjedhor pranë Degës së PD Vlorë, z. Aurel Bylykbashi, u ndalëm në njësinë administrative Shushicë ( Llakatund), ku zhvilluam një takim me strukturat e Partisë Demokratike Vlorë për këtë njësi administrative.
Diskutimet e problematikave ishin të shumta, me fokus analizën e zgjedhjeve të 11 majit 2025, ecuria e procesit zgjedhor, problematikat e evidentuara gjatë fushatës dhe ditës së votimit, si dhe faktorët që ndikuan dhe e afektuan në tërësi klimën zgjedhore.
Gjatë diskutimeve u ndalëm në analizën mbi organizimin në terren, rolin e strukturave vendore, përfshirjen e anëtarësisë dhe mbështetësve, si edhe mbi sfidat me të cilat u përball procesi zgjedhor i 11 majit 2025, përfshirë presionet politike, përdorimin e burimeve shtetërore dhe çështje që lidhen me administrimin e zgjedhjeve.
Shpreha mirënjohjen time për çdo demokrat të kësaj zone dhe i falënderova për punën e deritanishme dhe mbështetjen që i japin Partisë Demokratike.
Në përfundim, u ritheksua nevoja për forcimin e strukturave të Partisë Demokratike në njësinë administrative Shushicë, rritjen e bashkëpunimit me qytetarët dhe ndërtimin e një alternative të bazuar në transparencë, integritet dhe përfaqësim të interesave të komunitetit.
Në takim me strukturat e PD Vlorë për njësinë administrative Shushicë ishin, anëtari i këshillit bashkiak Vlorë z.Atird Hoxha, anëtari i Kryesisë PD Vlorë Prof.as.dr Lorenc Danaj, si dhe kryetari i grupseksionit Shushicë z.Luli Petani, i cili ishte dhe organizatori i këtij takimi me strukturat në njësine administrative Shushicë ( Llakatund ).












