Sot, datë 5 dhjetor 2025, së bashku me Kryetarin e PD-së, dega Vlorë, z.Hysni Sharra, Sekretaren Politike të degës, znj. Nada Mecorapaj dhe Nënkryetaren e PD-së Vlorë, znj. Nada Daullja, zhvilluam mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike dega Vlorë.
Në mbledhje diskutuam dy udhëzimet e dërguara dhe miratuara nga Kryesia e PD-së, lidhur me hapjen e procesit zgjedhor për Kryetar Dega, si dhe udhëzimin për analizën e zgjedhjeve të 11 majit 2025.
Në fjalën time theksova se këto janë dy procese janë shumë të rëndësishme, që lidhen ngushtësisht me njëra-tjetrën dhe të cilat do të zhvillohen paralelisht.
U hodhën propozime për mënyrën e zhvillimit të analizës, e cila do të bazohet në rajone, ku përfshihen disa grupseksione. Në këtë proces të analizës do të përfshihen të gjithë kandidatët për deputetë, të cilët do të luajnë një rol kyç në këtë proces.
Në fjalën e tij, Kryetari i PD Vlorë z.Hysni Sharra, theksoi se plotësimi i strukturës së degës, duke filluar nga niveli bazë dhe sinergjizimi i aktivit të degës, është një prioritet i rëndësishëm dhe thelbësor për sukseset e këtyre proceseve.
Sekretarja e Degës znj.Nada Mecorapaj dhe nënkryetarja e PD Vlorë znj.Nada Daullja, theksuan rëndësinë e këtyre proceseve, dhe rëndësinë e analizës, e cila do ndihmojë për të përmirësuar funksionimin dhe organizimin e degës.
Të dy proceset kanë ardhur në kohën e duhur dhe do të shërbejnë për të forcuar dhe përmirësuar strukturën e degës.











