Në fokus të diskutimeve ishin: Thirrja për pjesëmarrjen në protestën e datës 22 dhjetor; Analiza e zgjedhjeve të 11 majit; Propozimet nga baza e Partisë Demokratike në Vlorë lidhur me Kryetarin e PD Vlorë.
Në takimet me strukturën e Partisë Demokratike Vlorë në Rajonin 1 dhe 5, u diskutua rëndësia e angazhimit dhe përkushtimit maksimal për organizimin e protestës së datës 22 dhjetor 2025, e cila është një reagim kundër qeverisë më të korruptuar që ka njohur vendi që nga themelimi i shtetit shqiptar.
Një pikë tejet e rëndësishme e takimeve me strukturat e këtyre Rajoneve ishte dhe analiza e zgjedhjeve të 11 majit. U vlerësuan përformancat dhe sfidat që ndodhën gjatë fushatës, si dhe mundësitë për përmirësime dhe forcimin e strukturave të PD në Vlorë. Pas këtij vlerësimi, u diskutuan hapat që do të ndiqen për të përmirësuar angazhimin e partisë dhe për të adresuar mangësitë e konstatuara në procesin zgjedhor të 11 Majit 2025.
Gjatë takimeve, strukturat e PD Vlorë paraqitën propozime konkrete dhe analiza të detajuara. Ata theksuan se janë të gatshëm të kontribuojnë aktivisht në mbështetje të plotë për çdo hap dhe strategji të Partisë Demokratike. Po ashtu, demokratët shprehën një angazhim të fortë për t’u bërë pjesë e protestës së 22 dhjetorit.
Në këto takime morën pjesë, Kryetari i PD Vlorë, Hysni Sharra, Sekretaria Politike të PD Vlorë, znj.Nada Mecorapaj, ish-kandidatët për deputet znj.Alta Azizi Haluci dhe z.Mario Runa, ish-kryetarin e PD Vlorë z.Agron Sharra, anëtarët e Kryesisë znj.Barie Isufi, znj.Laureta Husa, znj.Eralba Kreshpa, z.Ernest Pashaj, z.Rezenbrik Serjani dhe Kryetari i Forumit Rinor z.Çajup Shehaj.



















