Sot, më 20 dhjetor 2025, së bashku me Koordinatorin për Mbikëqyrjen e Analizës dhe Procesin Zgjedhor pranë Degës së PD Vlorë, z. Aurel Bylykbashi, u zhvilluan takime me strukturat e Partisë Demokratike Vlorë në rajonet 3 dhe 4 të qytetit të Vlorës.
Në fokus të takimeve ishte thirrja për pjesëmarrje në protestën e datës 22 dhjetor, analiza e zgjedhjeve të 11 majit si dhe propozimet e ardhura nga baza e PD Vlorë lidhur me drejtimin e degës.
U theksua rëndësia e angazhimit maksimal të strukturave për organizimin dhe suksesin e protestës.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua analizës së procesit zgjedhor të 11 majit, ku u vlerësuan performancat, u evidentuan problematikat dhe u diskutuan mundësi konkrete për përmirësim dhe forcim të strukturave të Partisë Demokratike në Vlorë.
Strukturat paraqitën propozime dhe analiza konkrete, duke shprehur gatishmërinë për kontribut aktiv dhe angazhim të plotë në vijim të veprimtarisë politike dhe në protestën e 22 dhjetorit.
Në këto takime morën pjesë, Kryetari i PD Vlorë, Hysni Sharra, ish-kandidatët për deputet znj.Alta Azizi Haluci dhe z.Mario Runa, anëtarët e Kryesisë, znj.Besa Mehmetaj, z. Genti Hamzaraj, z.Mikel Zinxhiria, z.Darling Banushaj, z.Gentian Këllçiu, z.Rezenbrik Serjani dhe z.Çajup Shehaj.
