Përfaqësuesit e Vlorës në Kuvendin e Shqipërisë

Përfaqësuesit e Vlorës në Kuvendin e Shqipërisë

Gazeta panorama,  date 19/05/2009.Nga Prof.Dr.Aurela Anastasi
Me diçiturën e mësipërme është titulluar punimi më i fundit i autorit Bujar Leskaj, i botuar rishtazi për publikun, i cili evokon përfaqësuesit e popullit të Vlorës ndër vite, duke shpalosur …edhe njëherë etapat kryesore të historisë së kësaj krahine dhe të vetë qytetit.  Kohët e fundit, autorë të ndryshëm, përmes botimeve gjeo-historike, kanë pasqyruar me përkushtim e dashuri, historinë dhe tiparet e qytetit apo krahinës së tyre. Por, punimi në fjalë, edhe pse i dedikohet deputetëve vlonjatë në organet përfaqësuese, ruan vlera për të gjithë kombin. Kjo ndodh sepse, si rrallë në ndonjë rast tjetër, mund të gjesh një histori të një zone, të lidhur aq ngushtë me historinë kombëtare, sa ajo e Vlorës me historinë e gjithë kombit shqiptar.
Mesazhet më të rëndësishme nga ky botim, burojnë nga trajtimi i përfaqësimit popullor, si një nga aspektet më të mëdha të ushtrimit të sovranitetit. Aty mund të gjesh të ndërthurura figura përfaqësuese nga më të larmishmet, të epokave të ndryshme historike, si dhe shtresave e grupimeve me ideologji të ndryshme. Asnjë përjashtim nuk ka në pasqyrimin e figurave të vërteta, pavarësisht nga ideologjitë apo partitë politike që ato kanë përfaqësuar. Por, as autori dhe as lexuesi nuk mund të mos dallojnë diferencat në kontributin e tyre përfaqësues. Krahas jetëshkrimit, autori jep shpjegime për rastet më të spikatura gjatë historisë. Kështu, është e qartë se në të njëjtin libër shquajmë baballarët e Kombit si përfaqësues të Vlorës, në Kuvendet kombëtare e parlamentet e kohës. Midis tyre ndodhen ata, të cilët përfaqësuan popullin e Vlorës në Kuvendin historik që shpalli Shqipërinë, të lirë e të mosvarur, si Ismail Qemali, Eqerem Vlora etj… Më tej, ndodhen patriotë të tjerë të shquar vlonjatë, të shmangur nga evokimi historik gjatë viteve të diktaturës, si Osman Haxhiu. Deputetë të tjerë, figura të njohura historike, të cilat nuk u bashkuan me Frontin Antifashist Nacionalçlirimtar dhe prandaj nuk u përmendën më kurrë, ose u përndoqën gjatë regjimit komunist. Nuk i mungojnë punimit edhe përfaqësuesit gjatë periudhës së pushtimit. Gjithashtu, një vend të rëndësishëm kanë zënë përfaqësuesit në Kuvendin Popullor gjatë periudhës komuniste, duke përfshirë aktorët kryesorë të atij regjimi, si Hysni Kapo, Manush Myftiu e Kadri Hazbiu, dhe deri tek njerëzit e thjeshtë të punës, të zgjidheshin formalisht nga zonat njëemërore të caktuara me orientimin e partisë së vetme udhëheqëse të kohës.
Nuk është harruar asnjë, porse përfaqësimi e kontributet e tyre janë të ndryshme. Megjithatë, i bashkon një vlerë e vetme, shpirti atdhetar vlonjat. Të mos harrojmë se, ky shpirt patriotik u mbrujt me idenë e evropianizimit që në fjalimet e para të Ismail Qemalit dhe programin e Qeverisë së parë të Shtetit të pavarur shqiptar. Është ky shpirt që e bashkon edhe autorin, i cili është deputeti i fundit që mbyll punimin. Si qytetar vlonjat, autori ruan një ndjesi të veçantë për ditën e ngritjes së flamurit në Vlorë dhe aty ka filluar rrëfimin e tij, si për të treguar edhe njëherë se ç′ditë e shënuar ishte ajo për kombin tonë.
Mesazhet dhe refleksionet burojnë nga shumë pikëvështrime. Gjatë leximit mëson se si një përfaqësues i popullit, në situata të rënda pushtimi, edhe pse nuk del nga votimet e drejtpërdrejta popullore, bëhet më i dashur për të, për shkak të dedikimit dhe heroizmit që dëften si përfaqësues i tij. Ky punim është i aftë të tregojë se pluralizmi politik garanton një përfaqësim më të mirë popullor. Duket qartë gjithashtu, se përfaqësimi popullor edhe nga gratë, është paraqitur fillimisht, vetëm pas Luftës së Dytë Botërore, dhe për fat të keq, pas viteve ′90 ka pësuar një ulje të ndjeshme.
Sidoqoftë, le të përballen figurat në këtë tekst, duke na dhënë në radhë të parë mesazhin e tolerancës dhe të sigurisë për të vazhduar rrugën e nisur drejt Evropës.

Leskaj dhe libri deputetet e Vlores

Leskaj dhe libri deputetet e Vlores

Gazeta Metropol, date 18/05/2009.Nga KRISTAQ GJYLI.Duke lexuar publikimin “Përfaqësuesit e Vlorës në Kuvendin e Shqipërisë (1912-2009)”, përgatitur me përkushtim nga autori Bujar Leskaj, impresionohesh për shkak të vlerave që mbart “ky fjalor i vogël enciklopedik i përfaqësimit politik”. Si rrallë në ndonjë vepër, aty mund të gjesh të ndërthurura vlerat historike dhe aktuale të jetës politike, vlerat e thjeshta njerëzore të shoqërisë me vlerat politike të saj, elitat politike në kohë të ndryshme, përfaqësim pluralist, figura të shquara historike dhe figura të thjeshta të mendimit të shtypur. Gjithë sa më sipër e bashkon një vlerë e vetme: shpirti atdhetar vlonjat. Është ky shpirt që e bashkon edhe autorin me të gjitha figurat e paraqitura në tekst. Të gjithë ata janë vlonjatë, gjë që shpreh shumë.
Si qytetar vlonjat, autori ruan një ndjesi të veçantë për ditën e ngritjes së flamurit në Vlorë dhe aty ka filluar rrëfimin e tij, si për të treguar edhe një herë se ç′ditë e shënuar ishte ajo për kombin tonë.
Kohët e fundit ka pasur mjaft përpjekje nga autorë të ndryshëm për të evokuar përmes botimeve historinë e vendit të tyre, të zonës apo të familjes së tyre. Kjo është një prirje normale e shoqërisë sonë, që rend të kërkojë identitetin lirisht. Sidoqoftë, botimi që kemi në duar është një punim me vlerë të veçantë në këtë kuadër. Kjo sepse përmes historisë politike të qytetit, përmes figurave biografike të qytetit të tij, autori synon gjetkë: ai kërkon të evokojë përfaqësimin politik dhe ligjor si një parim demokratik mjaft i rëndësishëm. Punimi ka vlera të padiskutueshme njohëse, gjë që mund ta shtyjë lexuesin lehtësisht të arrijë në konkluzione të caktuara lidhur me përfaqësimin ligjor vlonjat. Sa i aftë ka qenë ky qytet të përfaqësojë në Parlament shpirtin e vërtetë të vlonjatit? Të mos harrojmë se ky shpirt u mbrujt me idenë e evropianizimit që në fjalimet e para të Ismail Qemalit dhe programin e qeverisë së parë të shtetit të pavarur shqiptar. Autori ka punuar me kujdes, por nuk ka bërë asnjë seleksionim të figurave që e përfaqësuan në Parlament popullin e Vlorës, pavarësisht nga orientimi i tyre politik.
Duke e ndarë punimin në periudha të caktuara historike, autori e shpreh qëndrimin e tij përmes komenteve dhe analizave që u ka bërë periudhave më të rëndësishme të Historisë së Shqipërisë, pikërisht aty ku historia e Vlorës merr vlera të pamohueshme kombëtare. Edhe deputetët e periudhës së shtetit monist kanë zënë vend në punim. Karakteri i parimit të përfaqësimit natyrisht që këtu goditet rëndë. As nuk bëhet fjalë për elitë, sikurse ndodhi me përfaqësuesit e pazgjedhur të ngjarjeve të mëdha, si Kuvendi i Vlorës dhe Kongresi i Lushnjës. Sidoqoftë, edhe evokimi i tyre në tekst ka vlera të mëdha, veçanërisht për të pasqyruar të vërtetat historike dhe për të nxjerrë konkluzionet e duhura edhe për këtë periudhë. Midis tyre ka pasur njerëz të punës, idealistë komunistë, të cilët besonin vërtet në krijimin e një rendi të drejtë shoqëror. Por zëri i përfaqësimit të tyre mbetej formal. Sidoqoftë, kjo periudhë ka nevojë për trajtim e për analiza të paanshme historike e politike.
Ky është një shërbim tjetër që autori Bujar Leskaj u bën qytetarëve të Vlorës. Në pamje të parë vepra të jep përshtypjen se është punuar nga një historian i mirëfilltë, por në të vërtetë është shkruar nga një deputet, i cili ka marrë përsipër të nxjerrë në dritë fakte dhe ngjarje historike, figura të shquara jo vetëm për Vlorën, por për mbarë vendin. Sot më shumë se kurrë kemi nevojë të gjejmë identitetin tonë, të cilin në mënyre të pamohueshme e gjejmë në çdo faqe të këtij libri, të punuar me finesë dhe përkushtim.
Personalisht do ta kisha shumë të vështire të merrja përsipër një sipërmarrje të tillë, për faktin se në këtë punim bëhet fjalë për figura kaq të ndryshme dhe ndonjëherë krejt të kundërt nga njëri-tjetri, në kohë dhe ideale, në formim dhe qëllimet që kanë pasur. Megjithatë, autori ia ka dalë më së miri jo thjesht të na japë informacion, por njëkohësisht të japë opinionin dhe qëndrimin e tij krejt origjinal.
Së fundi, do të thosha se punimi nuk ruan vetëm vlera rajonale, pra të lidhura me qytetin e Vlorës. Ai është një punim me vlera të mirëfillta kombëtare. Kjo sepse historia e Vlorës është histori e gjithë Shqipërisë.

Vlora në Kuvendin e Shqipërisë

Vlora në Kuvendin e Shqipërisë

Gazeta Shqip, date 16 Maj 2009.

Deputeti Bujar Leskaj ndërton një kronologji të figurave më të njohura
“Përfaqësuesit e Vlorës në Kuvendin e Shqipërisë 1912-2009” është libri më i fundit që deputeti Bujar Leskaj ka prezantuar në Vlorë, qytetin e tij. Përmes personazheve të njohur, libri është edhe një udhëtim në momentet kyçe historike të këtij qyteti dhe trevave përreth, një rrëfim që nis nga shpallja e pavarësisë kombëtare e deri më sot. Janë 152 përfaqësues të tillë. Megjithëse jeta parlamentare në Shqipëri ka nisur në vitin 1920, autori, deputeti Bujar Leskaj, është shtyrë në kohë, duke u zhvendosur në periudhën kur u hodhën themelet e shtetit shqiptar, me Ismail Qemalin. Prandaj dhe figurat e kësaj periudhe përjetësohen në këtë libër përmes një analize historike. Përfaqësuesit e Vlorës nuk morën pjesë në Kongresin e Lushnjës për shkak të pushtimit italian, por mesazhi i popullit të këtyre krahinave ishte i fuqishëm në mbështetje të vendimeve të këtij kongresi. Periudha 1920-1924 zë një vend të rëndësishëm në faqet e këtij libri, përmes emrave të njohur të atyre që përfaqësuan Vlorën në parlamentin e atyre viteve, ndërkohë që periudha nga 1924 e deri në 1939 përvijohet me dimensionet e momenteve që shoqëruan konsolidimin dhe modernizimin e shtetit shqiptar. Autori ndalet më tej në 1939-1944, në Konferencën e Mukjes, duke mbërritur deri në ditët e sotme. “Libri është i hapur dhe mund të plotësohet në vazhdimësi”, ka thënë vetë Leskaj gjatë promovimit.

Historiku i Kontrollit të Lartë të Shtetit 1925-2012

Historiku i Kontrollit të Lartë të Shtetit 1925-2012

Kujtesa historike është një nga përbërësit më të fuqishëm në krijimin e identitetit të qëndrueshëm jo vetëm të një kombi, por edhe të një institucioni kryesor shtetëror. Një botim mbi historikun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili u krijua si strukturë e plotë vetëm 13 vjet pas lindjes së shtetit shqiptar, ashtu si çdo botim tjetër për kujtesën e institucioneve të ngjashme përcaktuese në funksionimin e demokracisë dhe te shtetit ligjor në një vend, ofron avantazhe në disa rrafshe.Së pari, ndërgjegjëson punonjësit e tij për vlerat e institucionit të shtrira në vite dhe të vyera për rolin kushtetues që ai ka, por edhe për përgjegjësinë që çdo auditues mbart kur përfaqëson institucionin me punën, sjelljen dhe rezultatet e tij.Së dyti, si copëz historie, historiku jo vetëm shfaqet mjaft i dobishëm për cilindo qytetar që kërkon të njohë evoluimin në vite të institucioneve tona, por edhe për ata që duan të kontribuojnë në rritjen e cilësisë dhe efikasitetit të këtyre institucioneve.Njëlloj, kujtesa historike i shërben po ashtu pasurimit të dijeve të brezit të ri, të përqendruar në këtë drejtim falë interesave didaktike-shkollore apo studimore. Së fundmi, ajo kontribuon në pasurimin e asaj kulture ligjore dhe institucionale që duhet të kenë së pari vendim-marrësit publikë, por edhe çdo qytetar shqiptar i përgjegjshëm, i interesuar për shtetin dhe mënyrën e funksionimit të tij. Formësimi i kulturës së institucioneve tona shtetërore me vlerat dhe përgjegjësitë e tyre përbën një prej objektivave të rëndësishëm të projektit të evropianizimit të administratës shqiptare, të forcimit të shtetit ligjor dhe punës për një qeverisje të mirë. Baza nga ku ngjizet kjo kulturë e domosdoshme është rrafshi njohës dhe historik i institucioneve përgjegjëse për konkretizimin e reformave të vendosjes së shtetit ligjor. Historiku i KLSH mundëson të shikohen fillesat e këtij institucioni suprem të auditimit, jetik për mbrojtjen e interesave të qytetarëve dhe të Kuvendit në administrimin e parasë publike. Shikohen format që ai ka marrë në rrjedha të ndryshme të historisë së shtetit shqiptar, mungesa 6 Historiku i Kontrollit të Lartë të Shtetit e plotë të pavarësisë dhe deformimi gjatë diktaturës, zhvillimet e vrullshme në periudhën e tranzicionit 1992 e deri më sot, si dhe përpjekjet e punonjësve të tij profesioniste për të realizuar një mëvetësi funksionale, pavarësisht nga kornizat e kohës. Me vlerësimin maksimal qytetar, stafi i sotëm i KLSH përulet përpara figurave dhe personaliteteve që kanë drejtuar këtë institucion, veçanërisht në vitet 1925-1944, si Kol Thaçi, Lac Gera, Llambi Aleksi, Lame Kareco, Eqerem Libohova, Xhafer Ypi, Rrok Gera, Fejzi Alizoti, Izedin Beshiri dhe të tjerë më tej. Vlerësojmë po ashtu punën reformuese të kryer nga Dr. Blerim Çela, ish-Kryetar i KLSH në vitet 1992-1997 dhe Mustafa Kërçuku ish-Kryetar në vitet 1997-2004, si dhe kontributin e ish-kryetarëve Zydi Pepa, Ylli Memisha, Alfred Karamuço e Robert Çeku, ish-kryetar deri në vitin 2011. Në veçanti për mua ky libër vjen si një respekt dhe vlerësim për të gjithë ata punonjës e auditues punëtorë, të ndershëm, korrektë dhe të aftë profesionalisht që kanë shërbyer në Institucionin më të Lartë të Auditimit Publik në Shqipëri nga viti 1925 e deri më sot. Si institucion i pavarur, nëpërmjet këtij botimi dëshirojmë të krijojmë traditën e mirë të vlerësimit institucional të veprimtarisë, duke kontribuar në kulturën e vlerave dhe të përgjegjësisë publike në vend, për t’ia kundërvënë “kulturës” së harresës.

Bujar Leskaj

Një Mecenat në kohërat e sotme shqiptare

Një Mecenat në kohërat e sotme shqiptare

Korce 26/04/2009.

Nga VLADIMIR TOROVECI, Kryetar i L.SH.A, Korçë .

Shpesh kur duam të cilësojmë ndonjë ministër, dinjitar të lartë apo biznesmen të fuqishëm, si përkrahës dhe mbështetës, të artit dhe të artistëve, na kujtohet emri i Mecenatit. Këtij p′onaliteti historik të Romës së lashtë, bashkëkohës dhe mik i perandorit të madh Oktavian August, i cili u bë i famshëm pikërisht, falë dashurisë dhe mbështetjes së tij ndaj artit dhe artistëve. Ky emër i madh, pra Mecenati, mu ngallit në tru kur dëgjova për herë të parë, për mbështetjen që ju bën, artistëve dhe shkrimtarëve z. Bujar Leskaj, ish-ministër i Kulturës dhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë. E kam fjalën konkretisht, për aktivitetin e ndarjes së çmimeve, para disa muajsh, që dega e L.Sh.A. Vlorë, ju akordoi shkrimtarëve dhe artistëve më të spikatur të zonës. Ai me bujarinë e tij, (ashtu siç ka dhe emrin) jo vetëm që i mbështeti moralisht, por edhe materialisht ata. Gjest ky, që tregon më së miri për prirjet e tij biofile, vetëdijen e një njeriu të qytetëruar dhe me vizion. Edhe në qytetin e Korçës, (përveç veprimtarive të tjera) ka kohë që organizohet i njëjti aktivitet, nën logon, “Vjeshtë letraro-artistike në Boboshticë?? ku Dega e Lidhjes ndan çmime të përvitshme, për të gjithë ata krijues që janë dalluar gjatë vitit. Kjo për dy arsye, e para për të evokuar, figurat më të ndritura të artit dhe të historisë së regjionit tonë dhe e dyta për të vlerësuar në mos materialisht të paktën moralisht ata që kontribuojnë, në fushën e artit dhe të kulturës. Ashtu si z. Bujar Leskaj në qytetin e Vlorës, në Korçë rolin e Mecenates e ka luajtur prefektja e qarkut prof. dr. Elfrida Zefi, e cila me dashamirësinë dhe humanizmin e saj, ka qenë dhe mbetet një mbështetëse e pazëvendësueshme e artistëve dhe e shkrimtarëve të Qarkut. “Të përkrahësh artin dhe letërsinë, do të thotë t′i japësh dinjitet, pasurisë dhe pushtetit tënd”, kështu thotë Niçe. Pikërisht në këtë kontekst dhe për këto arsye besoj, ishte edhe shkrimi i z. Leskaj në një prej gazetave të përditshme shqiptare, me titullin aq domethënës “Absurdi i kohës absurde??, i cili merrte shkas nga vepra e fundit e shkrimtarit të shquar, Koço Kosta. Pikërisht në këtë shkrim mësova edhe për dhurimin nga ana e tij e tetëdhjetë kopjeve të romanit “Nata e Sofie Kondilit??, gjë e cila tregon dëshirën e tij, për të ndarë me miqtë dhe dashamirësit e shumtë, kënaqësinë që i ka falur arti i madh i Koço Kostës…(Botuar ne Gazeten Metropol date 25 Prill 2009, dhe Gazeten Republika date 26 Prill 2009)

Po tani doktor, të vret ndërgjegjia për Bujar Lesken dhe Maksim Cikulin?

Po tani doktor, të vret ndërgjegjia për Bujar Lesken dhe Maksim Cikulin?

Botuar ne Gazeten Sot, 8 Mars 2009, nga Flamur BËRDËLLIMA.

Po e them që në fillim, se për Yllin më shumë kam dhembshuri. Prej kohësh si shok e pata paralajmëruar për fundin e karakterit të tij patologjik. Nuk dua ta justifikoj, por nuk besoj se në Shqipëri ka ndonjë psikolog apo opinionist pak a shumë i emancipuar që të mos dijë sesa i gënjeshtër është pohimi se politikanët tanë, apo në përgjithësi ai që ka epitetin “shef” është i ndershëm. Kurrë nuk jam ekstremist. Kurrë nuk jam as si Mero Baze, Ylli Rakipi e veçanërisht Blendi Fevziu, që fërkojnë duart nga gëzimi me sy të lëngëzuar nga një gëzim cinik. Demek ju erdhi një gjah i majmë mediatik në dorë. Jashtë emocioneve, edhe Yllin e shoh vetëm si një yll në galaktikën shqiptare të korrupsionit. Ai dukshëm vërtetoi se ndikimet negative në shoqëri të korrupsionit prekin edhe sferën morale e politike Ndërkohë nuk po them se Saliu e shkarkoi atë për të shpëtuar fatin e zgjedhjeve të afërme. O po mirë bëri që e shkarkoi. Por çuditërisht më vijnë ndër mend emrat e Bujar Leskajt dhe Maksim Cikulit. I kujtohet njëriu përse u shkarkuan ata? Përdorën gjë ata dhunë, presion ndaj dikujt, realizuan ndonjë krim ndaj jetës dhe pasurisë së ndonjërit? Ua them me siguri matematike se të paktën në Ministrinë e Kulturës ecet ende me objektivat strategjike të Bujar Leskajt. Ylli ishte mjeshtër i zhurmës mediatike, i deformimit të shifrave, por kërkoni në internet në faqen përkatëse ka ndonjë strategji. E përshëndes doktorin për goditjen që i jep kujtdo që realizon veprimtari korruptive, që hap shtigje për të, që nxit dhe e mban gjallë, sepse ky është dhe Flamuri ndonëse tashmë i rreckosur me të cilën ai rri në pushtet në 2005. Po Bujari me Maksin nuk janë as Lul Basha as Fatmir Mehdiu, ca më pak Ylli Pango. Të dy i kam miq, por veçmas me Bujarin mbaj lidhje çdo javë, sepse si deputet i Vlorës ai vazhdon të japë një ndihmesë maksimale  për gjallërimin e jetës kulturore dhe sportive atje. Nuk them se Saliu duhet ti bëjë prapë ministra për këtë kohë që ka mbetur, por më shqetëson pyetja sa standarde ka ai në vënien dhe në heqjen e ministrave. Të jesh i korruptuar të heq, të jesh i pakorruptuar prapë të heq. Të bësh namin në Gërdec, duke qenë pjesë e fajit për 24 viktima, të merr në Amerikë. Të përflitesh për një vjedhje gjigande, vazhdon të të mbajë pranë si ministër të Jashtëm. Megjithatë askush nuk ma mbush mendjen se ai, kryeministri jonë i nderuar pra, nuk ka miq, individë apo edhe grupe të fuqishme që jetojnë përtej rregullave të së drejtës. Që jetojnë kundër ligjit. Faktet për këtë janë të panumërta dhe në formë metastaze në familjen e tij, sidomos atje. E jo vetëm në Jalë. E jo vetëm në lidhje me Fazlliçin. Le të ketë sa të dojë mercenarë të shpërlarë të tipit Blendi Fevziu, siç e kam thënë edhe në një shkrim të mëparshëm, vetë Saliu është një individ që është përfshirë në një vorbull e cila ka forcë ta mbajë atë përjetësisht brenda vetes Është thjeshtë vorbulla e pushtetit të njeriut të sëmurë. Një shkrim i vetëm nuk është vetëm një kaleiodoskop nga ata që përdorin kanadezët apo edhe shqiptarët që shkojnë atje, që realizon të gjithë spektrin e ngjyrave. Qeverisja e Saliut është me të vërtetë një film me ngjyra por kur kromacioni bazë është e zeza. Është mos dashuria për popullin. Që të jesh mik i Saliut duhet të jesh seimen i tij. Jo se Ylli nuk ishte i tillë po Saliu, normale, do më shumë b… e tij. Bujar Leskaj dhe Maksim Cikuli nuk ishin seimenë. Ato donin dhe duan demokracinë më shumë se partia. Megjithëse për ta mbyllur po pyes përsëri: “Doktor të vret gjë ndërgjegjja për Bujar Leskajn dhe Maksim Cikulin?” Së paku për të recidivuar idenë, se ke pasur dhe njerëz të ndershëm dhe të aftë në qeverinë tënde. Po ai libri i përrallave quhet “Na ishte një herë”.

Ligji i ekspertëve kontabël, deputeti Leskaj kundër Bodes

Ligji i ekspertëve kontabël, deputeti Leskaj kundër Bodes

Botuar ne Gazeten Panorama. 6 Mars 2009.
Ligji i kontabilistëve përplas deputetët e maxhorancës, duke sjellë një përplasje ndërmjet deputetit Bujar Leksaj dhe Ministrit të Financave, Ridvan Bode në Parlament. Projektligji “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të ekspertit kontabël, të regjistruar dhe të kontabilistit të miratuar” shkakton debate ndërmjet pozitës dhe opozit&eu′s në Kuvend. Gjithashtu drafti shkaktoi debate dhe brenda përfaqësuesve të maxhorancës. Demokrati Bujar Leskaj ka paraqitur disa amendamente për këtë projektligj, por që nuk janë marrë në konsideratë nga ana e maxhorancës. Amendamenti i Leskajt u mbështet edhe nga ish-ministri i Financave, Arben Malaj. Amendamentet synojnë në mos caktimin e një moshe për kontabilistët, si dhe në njohjen e masterave të kryera jashtë vendit. Këto amendamente u rrëzuan nga Ministri i Financave, Ridvan Bode, i cili i cilësoi si në kundërshtim me direktiv&′l;n e BE-së. “Ajo që propozoni ju është në kundërshtim me direktivën e BE-së. Është mirë të merret në konsideratë kërkesa e BE-së. Projektligji është konsultuar me grupet e interesit dhe ato janë shoqatat që janë të licencuara”, deklaroi Bode. Ndërsa kreu i Komisionit të Ekonomisë, Edmond Spaho, në lidhje me amendamentin e propozuar për diplomat e shkollave, master për ekspertët kontabël u shpreh se “është Ministria e Arsimit që bën certifikimin e diplomës dhe jo organizmat e tjera”. “Ne madje kemi punuar me zyrën e Kuvendit për përafrimin e legjislacionit sipas BE-së për këtë projektligj. Nga 24 propozime, kemi pranuar 21 për ndryshim nenesh, duke i pasqyruar”, deklaroi demokrati Spaho. Deputeti Leskaj, në lidhje me këto çështje u shpreh se “ministri Bode më ka keqkuptuar, pasi jam shprehur se certifikimin do ta bëjnë vetë këto shoqata që kanë të drejtën t′i japin licencën e ekspertit kontabilist”. “Unë nuk them se do të jenë qarqet Akademike ta realizojnë përzgjedhjen, tani që jemi pastruar dhe nga profesorë imoralë. Ndërsa përsa i përket moshës së ekspertit kontabilist, mendoj se është vetë konkurrenca që i vendos ato, nëse do qëndrojnë ose jo. Mosha mesatare në Shqipëri është rritur, pastaj ke nga ato që janë 65 vje′dhe janë të aftë për punë, ndërsa ke nga ato 55 vjeçarë që janë budallenj”, theksoi Leskaj. Por Ministri i Financave theksoi se janë shoqatat e kontabilistëve që kërkuan caktimin e moshës. Deputeti socialist Arben Malaj deklaroi se “një p/ligji i tillë po votohet pa u certifikuar nga Ministria e Integrimit, si dhe nuk kanë marrë miratimin nga Banka Botërore. Duhet ta dini se certifikimi nga ministria është i detyrueshëm”. Në këtë debat ka ndërhyrë edhe kryekomisioneri i Ligjeve, Ilir Rusmali, duke bërë të qartë se “mosha është vendosur edhe për noterët dhe se një rregull i tillë duhet të zbatohet për të gjithë”. Amendamentet e paraqitura u hodhën poshtë nga maxhoranca. Në tërësi projektligji u miratua me 59 vota pro, 29 kundër dhe 13 abstenim. Demokrati Leskaj abstenoj në votimin për këtë projektligj.
Shenim: Per te qene korrekt me lexuesin, deputeti Leskaj votoi kunder ketij projekt ligji, mbasi nuk u mor  parasysh amendamenti I tij ne lidhje me ndryshimet qe duhej te pesonte projekt ligji ne nenet 17 dhe 18.

Porti i Shëngjinit – Porti i integrimeve shqiptare

Porti i Shëngjinit – Porti i integrimeve shqiptare

Tirane me 2 Mars 2009, Fjala ne Parlament.

(Racionaliteti ekonomik dhe racionaliteti politik në një kahje të përbashkët  për integrime shqiptare, për mirëkuptim ndërshqiptarë e prosperitet kombëtar, përmes dhënies në përdorim të Portit të Shëngjinit, Qeverisë së Kosovës,  në funksion të  ekonomisë dhe biznesit kosovar) Në raportin vjetor të Punës s&′l; Qeverisë Thaçi, (Prishtinë dhjetor 2008), theksohet se: “Prioritet parësor i Qverisë së Kosovës vazhdon të jetë intesifikimi i zhvillimit ekonomik. Rritja ekonomike do të realizohet përmes intesifikimit të investimeve, privatizimit të mëtejshëm dhe ristrukturimit të ndërmarrjeve publike, shtimit të aftësisë konkuruese të  ekonomisë dhe rritjes së eksportit. Qeveria e Kosovës ka aplikuar  politika që synojnë: rritje ekonomike, uljen e shkallës së papunësisë, përmirësimin e kushteve sociale dhe zvog&eum′imin e varfërisë. Në mënyrë që të jetë konkuruese me vendet e rajonit për tërheqjen e investimeve të huaja direkt”.Ministrat e Kosovës, në emër të Kryeministrit Thaçi shprehën, ditë më parë, tek Qeveria jonë, një kërkesë strategjikisht sinjifikative, se: “Në emër të Qeverisë së Kosovës do të kërkonim që të na krijohej hapesira për të pasur një pjesë në këtë Portë (Portin e Shëngjinit) dhe për të bërë investime si Qeveri, me qëllim rritjen e qarkullimit të mallrave dhe qytetarëve nga porti i Shëngjinit, pra mundësive të reja që do të krijohen me inagurimin e rrugës Durrës-Kukës-Prishtinë”.Në cilësinë e deputetit të Vlorës, mendoj që kjo kërkesë e paraorientuar, mirëpritur dhe e mbështetur nga Kryeministri i Qeverisë së Shqipërisë, Z. Sali Berisha, vjen në kohën e duhur si një pjesë thelbësore e Platformës së Veprimit Ndërshqiptarë, ndërmjet dy shteteve shqiptare, të pavarura në Rajon, Kosovës dhe Shqipërisë e më gjerë.Aorta e kombit, rruga Durrës-Kukës-Prishtinë dhe Porti i Shëngjinit, për biznesin Kosovar dhe Qeverinë e Kosovës janë dy trasetë e hekurudhës së përbashkët integruese në ekonomi, politikë dhe kulturë.Këto inves′e madhore kombëtare ekonomike e politike do të dhe po shoqërohen me veprime të tjera që sinergjizojnë përpjekjet integruese të dy vendeve tona në të gjitha fushat e zhvillimit ekonomik e shoqëror: në arsim, (me kurikula të përbashkëta në program, jo vetëm në letërsi shqipe e histori Shqipërie, por edhe në marrëveshje universitetesh shqipfolëse në rajon, këmbime pedagogësh dhe studentësh, konferenca shkencore të përbashkëta etj), kulturë [(projektet e përbashkëta duhet të shtrihen jo më në dy , tre muaj por në vit të plotë, siç dhe kemi deklaruar që do kryenim për 2008), le ta kryejmë që këtë vit], infrastrukturë [(Rruga e Kombit Durrës-Prishtinë do të shoqërohet në një të ardhme të afërt nga rruga e Arbërit, ajo Prishtinë-Pukë-Shkodër, hekurudha Prizren-Kukës-Tiranë-Durrës (shpresuar kjo për optimistët në dekadën që vjen), aeroporti i Kukësit etj], energjitikë (duhet të shfrytëzojmë dhe të alternojmë burimet hidrike dhe termike të të dy vendeve), politika të përbashkëta tregtare, tregje difuzive turistike apo shprehur thjeshtë e saktë, Konsolidimit të Hapësirës Kulturore Shqiptare, Ekonomike e pse jo ′itikë Kombëtare konkrete.Shqipëria është vendi i parë që ka nënshkruar Marrëveshjen për Tregti të Lirë me Kosovën (tetor 2003), duke eleminuar taksat e dyfishta, ashtu sic ka nënshkruar edhe me vendet e tjera të Rajonit. Por 6 vjet mbas nënshkrimit të marrëveshjes, ende  shkëmbimet tregtare mes Kosovës dhe Shqipërisë janë të ulta në volum, (shkëmbimet tregtare me Kosovën sipas të dhënave të INSTAT-it dhe Entit të Statistikave të Kosovës, vitin e kaluar arritën 9.97 miliard lekë, eksportet nga Shqipëria janë tepër modeste,  vetëm 2% të totalit të importeve kosovare, në një kohë kur ato serbe arrijnë 15% dhe maqedonase 20 %), edhe pse potencialet për këmbimin e mallrave dhe shërbimeve Shqipëri – Kosovë janë të larta, por qartas të pa shrytëzuara mirë. Problemi më i madh  vjen nga infrastruktura e keqe e cila në veçanti gjatë muajve të dimrit është pengesë e plotë. Perfundimi i rrugës Durrës-Kukës dhe angazhimi i Qeverisë Kosovare për ta vazhduar deri në Prishtinë është eleminimi përfundimtar i kësaj pengese infrastrukture, mbi të gjitha, duke krijuar një mundësi shumë të mirë për shkëmbime me një fluks shumë të shtuar dhe përfitime të dyanshme në një treg me 7 milion konsumatorë.Zgjerimi i aftësisë përpunuese të Portit të Shëngjinit dhe vendosja në funksion të ekonomisë Kosovare, qeverisë së Kosovës dhe biznesit kosovar do të krijonte, hipotekonte, një portë shumë të mirë gjeoekonomike ndërmjet Kosovës dhe Perëndimit, Europës. Kjo do të sjellë përfitime ekonomike dhe poltike të dyanëshme si për Kosovën dhe Shqipërinë. Kosova do të ulte varësinë tregtare me vendet fqinje sidomos Serbinë dhe Maqedoninë dhe do ta orientonte Kosovën në volumet tregtare drejt vendeve të BE-së. Këtu nuk është fjala për të dëmtuar ekonomikisht Serbinë apo për më tepër Maqedoninë (fqinjë ky që ka njohur pavarësinë e Kosovës ashtu si dhe Mali i Zi), por për t′i krijuar oportunitet Kosovës të konkurojë direkt në tregjet ndërkombëtare dhe biznesi kosovar të mos jetë dorë e dytë apo e tretë në blerjen e mallrave e për më tepër në kushtet të ardhshme kur edhe kostoja e lartë e transportit do të reduktohet ndjeshëm.Sa i përket fitimeve politike, përpos të tjerash, Kosova do të ishte më pak e kërcënuar nga presionet ekonomike shpesh absurde të shtetit Serb. Kujtoj këtu “bllokadën” që Serbia  i shpalli Kosovës pas shpalljes së Pavarësisë. Kjo bllokadë edhe pse në nonsens ekonomikë për Serbinë më shumë, se sa për Kosovën, përsëri ishte dhe është një formë presioni ekonomik dhe politik ndaj shtetit kosovar.Porti i Shëngjinit, i administruar si port i Kosovës dhe për ekonominë kosovare, do ta pavarësonte më shumë ekonomikisht shtetin e ri, Republikën e Kosovës, duke i dhënë një liri të dimesionit ekonomiko-politik, një dalje të ëndërruar në Adriatik.Përsa i përket Shqipërisë, porti i ri do të rriste investimet në vend të inkuadruara si investime të huaja apo vëndase. Për më shumë këto do të realizoheshin në një zonë deri tani me zhvillim mesatar duke i dhënë një impuls të fuqishëm zhvillimit ekonomik të zonës. Pra, ky port nën një administrim të ri, të një vendi fqinjë si Kosova, jo vetëm do të sillte përfitime ekonomike për të, por do të ishte një mundësi e mirë për zhvillimin e pjesës veriperëndimore e verilindore të Shqipërisë.Përveç ekonomikisht dhënia e portit nën administrimin e drejtpërdrejt  Qeverisë Kosovare do ta kthente Shqipërinë jo thjesht në burim emancipimi, por ç′ka është më thelbësore në një burim stabiliteti dhe zhvillimi në Ballkanin Perëndimor e më gjerë, duke u bërë një faktor potent stabilizues ekonomik e politik. Në këtë rast racionaliteti ekonomik dhe racionaliteti politik shkojnë në kahje të përbashkëta pozitive për të dy vendet veçmas e së bashku. Anëtarësimi së shpejti i Shqipërisë në NATO dhe aspirata e Kosovës për anëtarësim në të ardhmen në këtë organizatë, ashtu si ambicia e njëjtë e të dy vendeve për t′u integruar në Bashkimin Europian, e bëjnë edhe më të dobishme e kuptimplotë këtë veprim, sa ekonomikë aq dhe politikë, sa kombëtarë aq dhe europian.Objektivat e njëjtë që ne kemi (si dy vende të pavarura) kanë nevojë për vështrim të përbashkët, për çështje të interesit të ndërsjelltë. Ashtu si investimi madhor Durrës-Kukës-Prishtinë dhe dhënia në administrim e Portit të Shëngjinit, Qeverisë së Kosovës, dëshmon për një sinergjizim të politikave ekonomike të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Kosovës, si detyrime politike  ndaj interesave të përbashkëta të kombit si një tërësi dhe të komplementaritetit (plotësimit) në fushat ekonomike. Sot marrëdheniet ekonomike ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës zhvillohen nëpërmjet 35 marrëveshjeve dhe memorandumeve të bashkëpunimit ekonomik, por theksoj me bindje që ajo  për dhënien në dispozicion të Portit të Shëngjinit, për Kosovën, do të jetë një nga më të rëndësishmet politikisht e me efiçencë të plotë ekonomikisht. Përvec se mazhorancës së djathtë që do ta votojë në Prlament projekt-ligjin që konfirmon këtë marrëveshje,jam i bindur se, dhe një pjesë e së majtës do t′i bashkohen kësaj nisme të ideuar nga Kryeministrat Berisha dhe Thaçi. Shqipëri-Kosovë drejt një Tregu të Përbashkët, drejt një tregu unik, realizohet dhe do të realizohet vetëm me nisma të përbashkëta politike dhe ekonomike te ketij rangu.Në mbyllje të këtij shkrimi modest, në përkrahje të kësaj nisme të madhe, për dhënien në përdorim, në administrim Qeverisë së Kosovës, të Portit të Shëngjinit, dëshiroj të kujtoj një deklaratë, të 1 shtatorit të 1995, të Presidentit Rugova, në Tiranë në bisedën me Presidentin Berisha për fillimin e projektit për ndërtimin e Autostradës në rrugën e vjetër Lezhë-Prizren-Prishtinë: “Kjo është një arterie kryesore q&′l; tradicionalisht ka lidhur Kosovën me bregdetin. Realizimi i këtij projekti kërkon kohë, por duhet të mendojmë për të tashmen dhe të ardhmen”. Lidhja e Kosovës me bregdetin, një ëndërr e kahershme shqiptare bëhet realitet me rrugën e madhe Duurrës-Kukës-Prishtinë dhe me Portin e Shëngjinit në dispozicion të ekonomisë kosovare tërësisht. Mbi të gjitha është detyrë e politikës moderne që aktivitetin ekonomik e drejtimet politike t′i orientojë drejt objektivave të gjykuara të ligjshme nga qytetarët, të objektivave kombëtarë, të inkurajimit të fqinjësisë së mirë, e stabilitetit në vend dhe Rajon. E pikërisht këtë detyrë Qeveria Berisha ( e cila e ka inspiruar) dhe ne si deputet, pavarësisht kahjeve politike duhet dhe do të plotësojmë, me një qëllim të vetëm: Për integrime shqiptare, për mirëkuptim  mbarëshqiptarë e ndërnjerëzor. (Shprehja-Për integrime shqiptare, për mirëkuptim  mbarëshqiptarë e ndërnjerëzor është deklamuar nga Presidenti Rugova në Tiranë 2004 kur u shpall Doktor Honoris Causa i Universitetit të Tiranës).

KOSOVA SHTET I PAVARUR

KOSOVA SHTET I PAVARUR

Vlore me 17 Shkurt 2009.
Instituti i Studimeve Politike” Ismail Qemali” në bashkëpunim me Bashkinë Vlorë nën kujdesin e deputetit Bujar Leskaj dhe kryetarit të bashkisë Shpëtim Gjika me rastin e 1 vjetorit te Republikës se Kosovës, , organizon sesion shkencor:”Kosova Shtet i Pavarur”. ( Historia,politika,ekonomia).
Ne Kumtesen e tij Deputeti i Vlores z.Bujar LESKAJ, “Republika e Kosovës -Burim stabilitetit rajonal dhe krenari kombëtare” midis emocioneve dhe kenaqesise qe te jep kjo dite historike theksoi ne fjalen e hapjes z.Leskaj, tha qe kam kenaqesine e madhe qe dhe ne vlonjatet te ndihemi si Prishtinasit sot ne kete dite te vecant te Kombit tone dhe me tej vazhdoi:
17 shkurti 2008 eshte Dita e madhe e Pavarësisë së Kosovës është skalitur tashmë së bashku me 28 Nëntorin 1912, si dy ditët dhe datat historike më të shënuara në historinë e kombit shqiptar dhe të dy shteteve të pavarura, Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë. Kjo ditë përpos të tjerash është një moment kremtimi dhe vlerësimi përgjatë një viti ekzistence të shtetit më të ri të Europës, Republikës së Kosovës, e cila tashmë ka konfirmuar politikisht dhe diplomatikisht atë ç′ka udhëheqësit e  popullit shqiptarë në Kosovë, të zgjedhur në mënyrë demokratike miratuan në Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës më 17 Shkurt 2008, “Kosovën Republikë Demokratike, laike dhe multietnike, të udhëhequr nga parimet e jodiskriminimit dhe mbrojtjes së barabartë sipas ligjit (pika 2 e Deklaratës) e mbi të gjitha stabilitetin, koherencën dhe integritetin për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran” (pika 1 e Deklaratës). Udhëheqja e shtetit të Kosovës, Kuvendi, Qeveria, Presidenti dhe Partitë politike së bashku me qytetarët e  Kosovës ia dolën mbanë të konsolidojnë “një Kosovë-shtet të qytetarëve, një Kosovë-të zhvilluar në përputhje me parimet demokratike, një Kosovë-me një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, një Kosovë-shtet i sundimit të ligjit, një Kosovë-të një shoqërie shumë etnike dhe së fundi një Kosovë-të përkushtuar qartë në drejtim të proçeseve për integrime europiane, euro-atlantike dhe mekanizmave të tjera ndërkombëtarë, nëpërmjet përmbushjes së kushteve dhe standarteve më të larta të përgjegjësisë dhe transparencës (“Raporti Vjetor i punës së Qeverisë Thaçi, Prishtinë dhjetor 2008-Përmbledhje ekzekutive). Më 15 Qershor 2008 hyri në fuqi Kushtetuta e Republikës së Kosovës e cila në nenin 1 të saj thekson se:Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik dhe i pandashëm.Republika e Kosovës është shtet i shtetasve të vet. Republika e Kosovës nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti ose pjese të ndonjë shteti dhe nuk do të kërkojë të bashkohet me asnjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti. Përgjatë gjithë kësaj periudhe të gjitha proceset  dhe zhvillimet politike e shoqërore në Kosovë, për të dhe në raport me vendet e rajonit dhe më gjerë janë bazuar në parimet dhe dispozitat e kësaj Kushtetute, si dokument themeltar i shtetit duke garantuar njëherazi sovranitetin territorial dhe barazinë para ligjit të të gjithë qytetarëve. Viti i parë i Pavarësisë së Kosovës e gjen atë të njohur nga 54 shtete, duke filluar nga SHBA, vendet kryesore të Be-së (shtatë anëtarë të G-8 dhe 80% e BE-së), Turqia, Japoniaetj si dhe vendet fqinje Shqipëri, Maqedoni, Mal I Zi. Në Deklaratën e Pavarësisë (pika 6), theksohet qartazi kërkesa  e ambicia e politikës kosovare për ta anëtarësuar vendin në Bashkimin Europian sapo që të jetë e mundur dhe për të zbatuar reformat e kërkuara për integrim europian dhe euroatlantik. Si rezultat i punës së qeverisë, BE-ja konfirmon hapin e parë të Kosovës drejt saj, studimin e fizibilitetit, i cili pritet të përfundojë në vjeshtë 2009. Konfirmuar në pikën 5 të Deklaratës së Pavarësisë, drejtuesit e politikë kosovare po punojnë që siç deklarojnë ata “ftojmë  dhe mirëpresim NATO-n që të mbajë rolin udhëheqës në praninë ndërkombëtare ushtarake dhe të zbatojë përgjegjësitë që i janë dhënë sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (1999) dhe Planit të Ahtisarit”. Forcat e Sigurisë se Kosovës punojnë sipas standarteve e parametrave të NATO-s të vijuara në kohë dhe nga krijimi i Agjensisë së Inteligjencës së Kosovës dhe Këshilli Kombëtar i Sigurisë. Përmes intesifikimit të investimeve, ristrukturimit të ndërmarjeve publike, privatizimit dhe shtimit të aftësisë konkuruese po vazhdon të jetë në prioritet parësor të Qeverisë së Kosovës intesifikimi  i zhvillimit ekonomik. Qeveria po aplikon politika që synojnë rritjen ekonomike, uljen e shkallës së papunësisë, përmirësimin e kushteve sociale  dhe zvogëlimin e varfërisë. (kjo konfirmohet dhe në raportin vjetor të Punës së Qeverisë). Prioriteti i Qeverisë është sundimi i ligjit dhe në vecanti përmirësimi i efikasitetit të sistemit gjyqësor, luftimi kundër dukurive negative: korrupsioni, krimit të organizuar dhe të ekonomisë joformale në tërësi. Rritja  ekonomike në vitin 2008 ishte  5.2% dhe për vitin 2009 parashikohet 6.6% dhe një rritje e P.B.B për frymë nga 1150 euro në 2007 në 1616 euro për vitin 2009. Buxheti i vitit 2009 do t′i japë zhvillim e për′ësim të mëtejshëm jetës së vendit dhe ekonomisë, jo vetëm në infrastrukturë (rrugë, ujësjellsa etj) por edhe në zhvillimin e sistemit  financiarë, privatizimin në sektorët strategjikë, zgjerimin e biznesit privat (nga 72 mijë biznese në 2007, në 87 mijë në 2008) etj. Buxheti i Kosovës sivjet është 15% më i lartë se ai i vitit të kaluar (nga 1.09 miliard euro në 2008 në 1.5 miliard euro në 2009). Në kuadër të detyrimeve kushtetuese , një vëmendje e veçantë i është kushtuar këtë vit në Kosovë decentralizimit , fushës së sigurisë, krijimit të institucioneve të reja dhe minoriteteve. Dita e pavarësisë së 17 shkurtit, e kremtuar në ditëlindjen e parë të saj, e cila do të jetë e jetëgjatësuar në pafundësi është njëherazi ditë e tolerancës, ditë e stabilitetit, ditë e unitetit politik dhe qytetar dhe ditë e vlerave  më të larta demokratike jo vetëm për ata drejtues të lartë të Kosovës  që e kanë përkufizuar , por për të gjithë Ne , Shqiptarët, andej dhe këtej kufirit imagjinar Shqipëri-Kosovë.     Fjala përshëndetëse nga Kryetari i Bashkisë Shpëtim Gjika i cili falënderoi deputetin e Vlorës Bujar Leskaj për organizmin e veprimtarisë në qytetin historik të Flamurit. Sot mbushen 1 vit nga pavarësia e Kososvës. Politika më e mirë tha Gjika është ajo që na bashkon sot në këtë rast.Gjika thas se kemi dy qytetet të flamurit Vlorën dhe Prishtinën. Referati kryesor  studiuesi Prof Uran Butka temën:”Kosova 100 vjet pushtim-10 vjet liri,1 vite pavarësi”Pjesa e trojeve etnike,që u gllabërua nga Serbia dhe Mali i Zi u vunë në gjendje shtetrrethimi dhe spastrimi të vazhdueshëm etnik. Politika e gjenocidit,shpërngulet e mëdha  të popullsisë në Turqi,Shqipëri,përpjekjet për ndërrimin e fesë,shpronësimi masiv,shkatërrimi ekonomik,shkaktuan pakënaqësia të vazhdueshme që u shndërruan në kryengritje kundër pushtimit dhe për ribashkimin me shtetin shqiptar gjatë viteve 1913-14 në drejtimin e Hasan Prishtinës,I.Boletinit,B.Currit.Edhe gjatë luftës së 1 botërore Kosova dhe viset tjera shqiptare e vazhduan rezistencën kundër pushtuesve sllavë nën udhëheqjen e Komitetit ?mbrojta kombëtare e Kosovës” të drejtuara nga atdhetarët e shquar Hoxhë Kadria,Bedri Pejani, Azem Gjalila e Shota,Kalosh Zajazi,Elez Isufi. Gjatë viotevev 20-39 figura të shquara të Kosovës erdhën në Shqipëri për të ndihmuar në konsolidimin e shtetit me frymë patriotike si Rexhep Mitrovica,Hasan Prishtina,ndërsa Kosova u zhyt në natën e gjatë të pushtimit serb,në vitet e luftës së dytë botërore pjesa më e madhe e Kosovës dhe viseve shqiptare nën Jugosllavi u bashkuan me Shqipërinë, e cila u kthye sërish në shesh lufte.E para herë në historinë e kombit që në mënyrë institucionale dhe kombëtare u shtrua zgjidhja e çështjes së Kosovës ,ishte Kuvendi iMukjes.Mitat Frashëri e vuri si kusht të Marrëveshjes përfshirjen e problemit të Kososvës në agjendën e bisedimeve e të vendimeve. Ai argumentoi domosdoshmërinë e shkëputjes së Kosovës të viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi e bashkimin e tyre me Shqipërinë,argumentuar dhe nga pikëpamja historike dhe aktuale,gjeografike,demografike,shpirtërore,kulturore ekonomike sie dhe nga pikëpamja e ardhshmërisë jo vetëm të Shqipërisë,por edhe të stabilitetit të Ballkanit .Historiani Butka vazhdoi”M.Frashëri e shikonte zgjidhjen  e cështjes së Kosovës të pandarë me çështjen e luftës për çlirimi kombëtare sepse cdo formë çlirimi që të mos jetë kunorzue me bashkim  me mëmëdheun,asht padyshim një zgjidhje e dytë. termi etnike nënkuptonte Kosovën dhe trevat e tjera me shumicë shqiptare nën Jugosllavi,të shkëputura padrejtësisht nga trungu shqiptar. Kur kërkonim një Shqipëri etnike e kishim fjalën tek Kosova.Ai zbardhi dhe hodhi poshtë në konferencë nocionet Shqipëri e Madhe si dhe shpjegoi historikisht dhe gjeopolitikisht se cishte Shqipëria etnike për të cilën lufton nacionalizmi shqiptar.Zotërinj,tha ai ne nuk jemi as për Shqipërinë e Madhe,as për Shqipërinë e Vogël,jemi për Shqipërinë etnike,në të cilën sot banojnë tërësisht shqiptar&e′; apo shumicë shqiptare e që kanë shprehur vullnetin të bashkohen si një komb i vetëm në një atdhe e në një shtete të vetëm.Kjo është e drejta që u është dhënë kombeve qysh pas Luftës së 1 botërore dhe që sot mbrohet edhe nga Karta e Adriatikut. Historiani U.Butka më tej shtjelloi ndonëse nuk u realizua projekti i Mukjes mesazhi i saj nuk u shua.Ky projekt dhe ky veprim kombëtar po plotësohet hap pas hapi së pari sot me pavarësinë e Kosovës për vetëvendosje..Z.Butka u shpreh se nga Shqipëria shkuan në Kosovës me qindra mësues,juristë,nëpunës që bënin punë atdhetare e cila i pruri dobi të çmuar çështjes shqiptare,Ai përmendni emrat e Q,Kokoshit,K.Kokoshit etj.Më tej Z.Butka u ndal në çështjen e Kosovës gjatw luftës së dytë ku vranë rreth 50 mijë kosovarë nga ushtria jugosllave dhe cetnikët e Mihajllovicit, dhe Kosova u ripushtua nga Jugosllavia edhe më ndihmën e divizioneve e brigadave të Shqipërisë .Titoja i kërkoi fillimisht,tha U.Butka,E.Hoxhës të dërgonte dy brigada partizane për clirmin e Kosovës,Kjo kërkesë u plotësua dhe përse i kërkoi me ngut Titoja dhe përse E.Hoxha i dërgoi me ngut,tha historiani Butka Florian Mima,zvminister i financave referon temën “Zhvillimet ekonomike në Kosovë”.Mima tha se kishte punuar rreth 6 vjet në Kosovë.Mima përshkoi rrugën për ndërtimin e legjislacionit në Kosovë.Mima ju referua punës së irlandezit Xheki Dikson .Mima tha se në Kosovë termi privatizim u quajt komercializëm,dhe kuadër ligjor nuk kishte,çdo gjë u përgatit dhe u krijua nga e para.Mima tha se sot Kosova ka një legjislacion  të përparuar evropian,një administratë doganore,ka QKR nga e cila u muhar shembull edhe në vendin tonë. Mima foli edhe për aspektet financiare dhe rrugët në të cilat përshkoi administrata e re e shtetit kosovarë pas luftës së vitit 99. Referoi studiuesi e publicisti Ramiz Lushaj temën”Kosova drejt pavarësisë në dy dekadat e fundit”.Kosova dardane shpalli para Zotit të Planetit,aktin historik të Pavarësisë e Sovranitetit si shteti më i ri në botë,çka në tre plane gjeostrategjike përbënë realisht.E para një plotësim, të kërkuar e të vonuar të Pavaresisë Kombëtare shqiptare të 28 Nnëtorit 1912 në Vlorën e I.Qemalit. E dyta një korrigjim të merituar e të pjesshëm të padrejtësive historike të Fuqive të mëdha ndaj kombit etnik shqiptar,e streta,shënoi fundin e fillimit të shpërbërjes së Ish-jugosllavisë artificiale të 1918,ose Bashkimit sovjetik të vogël,diktaturës milosheviane në hartën globit .E katërta tregoi fuqinë amerikane e euroatlantike me zbatimin e Marrëveshjes së Rambujesë me suksesin e ndërhyrjes ushtarake me zbatimin e rezolutës 1244 e me suksesin e shpalljes së Pvarësisë.Kosova do të jetë shteti më i ri i botës  i 193 do të jetë shteti i anëtar i BE.,NATO,sepse ka 4 shtylla në themelet  e lartësisë së saj Ku shtylla e parë faktori shqiptar në Kosovë e Ballkanin perëndimor që zënë vendin e parë për numrin e martirëve të lirisë e të pavarësisë kombëtare shqiptare,që zënë vendin e dytë për nga potenciali demografik,me rritjen e popullsisë më të lartë në Evropë,me moshën më të re në Europë,gati dy herë më e lartë se ajo e BE. Shtylla e dytë,SHBA që Presidneti Bush e vendosi Vijën e Kuqe,për mbrojtën e saj,Presidenti Klinton që ndërrmorri luftën e 24 marsit 1999, ,Presidenti Bushi,që ndezi dritën jeshile për pavarësisnë e saj,Presiedenti Obama,premton për integrimin e saj.Studiuesi R.Lushaj solli të dhen rreth faktit të 192 shteteve të OKBqëkanë ose janë 147 me përberjen etnike racore më të vogël se shteti i Kosovës. Studiuesi R.Lushaj argumentoi hapat që janë në dy dekadat e fundit për pavarësinë e Kosovës.Soli të dhëna dhe mundësi të reja për tu njohur shteti i Kosovës nga 65 vende për të pasur një garanci të mëtejshme në pavarësiimn e saj.Historiani Lushja n solliedhe rethnat historike dhe kushtet në të cilat aleancat e vjetra serbe-ruse q  ë kanë mbajtur peng njohjen e Kosovës nga vende të ndryshme të botës duke sjellur edhe modelit se kishin vendosur ta linin në modelin e Qipros veriore,ose ta bënin Plestinë në Bllkanë,ose tëkthnin në një Tajvanë,që e kanë njohur vetëm 23 shtete.Historiani R.Lushja ju përgjegj edhe pyetje se kur do të anëtarësohet Kosova shteti i 193 i OKB duke sjellë një analizë të ngjarjeve dhe fakteve të fundit.  Prof i asociuar  Dr Bardhosh Gace referoi  temën”Pavarësia e Kosovës”Kjo dita tha Gace i ka rrënjët në luftërat dhe përpjekjet e shqiptarëve për të qnënë të lirë dhe të qytetëruar me kombeve të tjerë. Djepi ilirik i Dradanisë në brendësi të Gdaishullit të Ballkanit,qysh në shekullin e 6 pr Krishtit kanë pasur shtetin e vet duke dëshmuar kështu vazhdimësinë e kulturës iliro-shqiptare.Vet Straboni tha prof Gace e cilësonte Dardaninë një nga kryeqendrat e mëdha ,që kishte monedhën e saj,kishte lidhje e mardhënie me Mesdheun dhe ishte mjaftë e pasur me minerali e agjendë. Kjo trevë ilirike ne shek 3 pr Krishtit krijoi mbretërinë e vetë me dinastinë e Longarit,mjaftë  enjohur në Ballkanë.Me pushtimin e Dardanisë nga romakët në shek 2pr Kr në qytetet të tilla ilire antike si Ulpjana,Justiniana e I,Municipum DD më botën antike u bë e njohur për përpunimin e mineraleve.Në periudhën e Biznatit u bë i njohur Perandori Junstinian me vendabniminm Tauris i Dardanisë i cili njihet edhe si kodifikuesi i të drejtës Romake.Kjo trevë sipas shkenctareve e albanologëve austriak,gjerman,italian,grëkë,francez ka qenë një nga vatrat e formit të shqiptarëve  dhe të gjuhës shqipe. Shkrimtarja Vilhema Vranari Haxhiraj solli  tema”Pavarësia e Kosovës nisi ne Janine u shpall ne Prizren”.Genocidi që u përdorë ndaj shqiptarëve të cilët kërkuan të jenë zotur të fateve të tyre të tokës mëmë të pasurive përrallore të nëntokës.Në kujtesën shqiptare do të ngelen figurat e shquara si ajo e Binak Alisë,udhëheqësi i kryengritjes antiosmane i madh dhe i vogël e njeh Shote dhe Azem Glicën,kush nuk e kujton trimin e Kaçanikut Idriz Seferinë.,që luftoi kundër osmanëve,serbëve dhe bulgarive.A mund të harron vallë ata lumenj gjaku të shqiptarëve të pafajshëm ndër shekuj,Kujtesa njerëzore ruan vrasjet makabre në kope sikur të ishin bagëti duke i hedhur në gropë të përbashkët ku prehen mijërarr varre.Askush nuk mund të harrojë heroin legjendë të Termopileve shqiptare Adem Jashari dhe zhdukjen barbare të familjes së tij. A mund të harrojmë tha zj Vranari sa gra mbetën vejusha,sa vajzave ua prenë ëndrrat dhe sa fëmijë mbetën jetimë,genocidin ndaj shqiptareve të Kosovës më krahasim me holokaustin nazist,në raport më numrin e popullsisë është shumë herë më i madh .Këmbana e fitores trokitën fuqishëm sepse bota që do paqe dhe mirëkuptim mes kombeve SHBA BE dhe gjitha faktori politik ndërkombëtar përkrahën fuqimisht Pavarësinë e Kosovës.Vranari tha se shekujt rrënjët e lirisë u mbollën në Janinë dhe Prizren ,tani shqiptarët qëndrojnë përkrah njeri-tjetrit. Pavarësia e Kosovës ka hapur rrënjët e integrimit si një urë lidhëse mse krahut të shqiponjës me trungun mëmë,do të shërbejë rrugë Durrës-Prishtinë.Kjo rrugë do të jetë lidhja shpirtërore mes shqiptareve të ndarë për gati një shekull,do të ndihmojë në integrimin e të dy anëve drejt zhvillimit ekonomik dhe kulturor,historik. Studiuesi i Vlores Fahri Shaska referoi  temën”Vlora dhe Kosova”.Në Vlorë erdhën për pavarësinë  dhjetra kosovarë dhe 11 mandate ishin të Kosovës.Nga vitet 20-30 shkuan nga Vlora në Kosovë agronom,mësues,juristë, si Ari Thanasi,nënprefekt në Prizëren,Daut Brati,sekretar komune,Jasin Zejnua,prefekt në Gjakovë,Xhelo Seferi në Gjilan,Imer Cuci.Ago Agaj prefekt në Mitrovicë.Shaska solli fakte edhe për kosovarët në luftën e dytë botërore  që luftuan në Shqipëri. Salla e pallatit të kulturës Labëria është ndezur nga recitimi i poezisë Kosova të shkruar nga Mitrush Kuteli,të cilën e recitoi një nga korifeut e artit shqiptarë aktori Mirush Kabashi.Përshëndet takimin Nënkryetari i shoqatës” Ismail Qemali”-Petrit Velaj Kryetari i klubit” Ali Asllani”  Qendro Meminaj ,Albet Abazaj nga shoqata Labëria,Pajtim Lamaj nga shoqata e të përndjekurve politikë dhe Kryetari i qarkut Vlorë Agron Sharra.Deputeti Leskaj shpërndau  100 libra të autorit Ramiz Lushja “Kosova me Elementë tërësor të pavarësisë”. Teatri Petro Marko solli një buqetë këngësh për Kosovën. Botuar ne Gazeten 55, RD, Republika. Nga GEZIM LLOJDIA

DEPUTETI LESKAJ NJË SHEMBULL QE VLEN TE NDEROHET

DEPUTETI LESKAJ NJË SHEMBULL QE VLEN TE NDEROHET

Athine? 12 Dhjetor 2008, Gazeta Tribuna.

Ka 5 vjet qe ne Greqi botohet ne gjuhen shqipe gazeta:” Tribuna”.Ajo është një gazeta e përjavshme informative e pavarur që ka edhe një numër të madh abonimesh dhe drejtohet nga emra të njohur të gazetarisë shqiptare në Athinë si dhe ka një grup bashkpuntorësh dhe shkrimtarësh shqiptarë që punojnë në Athinë të cilët e mbajnë gjallë me të gjitha fushat madje është edhe tepër cilësore me shkrimet e saj dhe problematikën që rrok. Nr e saj të 251 të premten shkruante Iliaz Bobaj.Nje shembull qe vlen te nderohet.Fakti është ky: Në kuadrin e Festës sonë Kombëtare,në Pallatin e Kulturës ?′Labëria′′ , të qytetit të Vlorës,u organizua aktiviteti i madh kulturor: ?′Vlora përshëndet Kosovën′′. Ky aktivitet, sipas medias, pati një diapazon të gjerë kulturor e kombëtar. Me të ftuar nga Shqipëria dhe Kosova. Ju lumtë artistëve vlonjate, që dinë të organizojnë dhe të shpërfaqin vlera të tilla kapacitive ! Por kjo është njera anë.Unë dua të ndal tek një pjesë e këtij aktiviteti që la gjurmë.I inkuadruar brenda këtij aktiviteti, si pjesë organike e tij, ishte edhe ndarja e çmimeve letraro-artistike për krijuesit vlonjatë.Këtu kemi të bëjmë me një fakt interesant, që duhet përshëndetur veçanërisht. U ndanë 13 çmime letrare-artistike për krijuesit vendorë.1. Çmimi ?′Nazmi Bunjaku′′, për kontribut në teatrin e Vlorës. 2. Çmimi ?′VasilTalo′′, për portret në pikturë. 3. Çmimi ?′David Selenicasi′′, për kompozim në pikturë. 4. Çmimi ?′Sadik Kaceli′′, për peizazh n&eu′ pikturë. 5. Çmimi ?′ThemistokliMone′′, për kompozim muzikor. 6. Çmimi ?′Eqrem Vlora′′, për memorial publicistik.7. Çmimi ?′Ferhat Çakërri′′, për letërsi për fëmijë. 8. Çmimi ?′Janko Pali′′, për përkthim në prozë. 9. Çmimi ?′Kudret Kokoshi′′, për përkthim në poezi. 10. Çmimi ?′Nermin Vlora Falaschi′′, për publicistikë eseiste. 11. Çmimi ?′Shevqet Musaraj′′, për krijim letrar satirik. 12. Çmimi ?′Ali Asllani′′, për vëllim me poezi. 13. Çmimi ?′Petro Marko′′, për prozën më të mirë.Këto çmime, kanë një gjeografi emrash të trevave vlonjate për t′u patur zili.Janë përjetësuar emrat e krijuesve vlonjatë, duke u dhënë atyre hapësirën e pavdekësisë. (Është tjetër gjë p. sh. nëse duhet shtuar emri i të nderuarit Odhise Grillo dhe i ndonjë tjetri. Besoj se kjo duhet të jetë një temë diskutimi për vlonjatët në vijim). Përsëri them:ju lumtë vlonjatëve, që dinë të nderojnë bijtë e tyre. Kështu kanë nderuar edhe veten.Por u kanë dhënë edhe të tjerëve një shembull.Është një shembull i mrekullueshëm ky.E veçanta tjetër. Të 13 çmimet e mësipërme i sponsorizoi deputeti i Vlorës,BUJAR LESKAJ.Tjetër shembull ky. Një shembull i mrekullueshëm i një politikani. Por mbi të gjitha e një biri vlonjat. I një deputeti, që tregon me vepra se e do dhe e nderon artin dhe kulturën e qytetit të vet. Po aq sa tregon se është edhe vet njeri me kultur&e′;.Nuk e ′h personalisht zotin Bujar Leskaj. Por kjo nuk më prish aspak punë, p&e′;r ta falënderuar sinqerisht. ′pan>Kur ka nderuar krijuesut vlonjatë, na ka nderuar tëgjithëve ne krijuesve. Un; ndihem njëlloj sikur ka sponsorizuar edhe për mua.Edhe të tjerët. Nuk ka rëndësi se kush i ka marrë çmimet. Rëndësi ka veprimi i tijshumë domethënës.Pak më tej.Këtë shembull mendoj se mund ta marrin edhe rrethet e tjerë të vendit, disa prej të cilëve në këtë pikë, janë pak më pak se asgjë. Nuk besoj se është edhe aq e vështirë për të marrë dhe përhapur shembullin e deputetit vlonjat. Kudo ka biznesmenë, që nuk besoj se do të zbrazin xhepat po të sonsorizojnë ?′dy qindarka′′për kulturën e ven′ të ′e.E njëjta gjë po ndodh edhe këtu në emigrac′. Kan′ml; 18 vjet krijuesit shqiptarë që krijojn&′l; këtu′euml; Greqi, por askush nuk e ka zgjidhur qesen pë′ta. Disa′nkurse të shpallur këtu, japin ca pllaka ?′′uml; arta??′? e ?′të argjendta′′ me buj&′l; e rr′ml;mujë,thjesht për t′u dukur se′çka bëjn&e′; edhe ata. Natyrisht nuk është faji i tyre që e′në′esen bosh. Faji i tyre është se duan ta bë′euml; tene′ë ?′flori”. Në këtë pik&eum′mendimi im i prer′ml; është ky. Çdo vit me krijuesit e shu′euml; emigr′ë shqiptarë këtu, duhet të ′ë ′kurs vjetor në të gjitha gjinitë′Mendimi′ është që në këtë pikë të ndihmojë Ambasada jonë në Athinë. Edhe në orga′im.Edhe duke sponsorizuar, të paktën një pjesë të çmimeve. Nga ana tjetër ajomund të bashkëpunojë edhe me biznesmenët shqiptarë këtu dhe në atdhe.Koha ka treguar se organizmat e vogla letraro-artistike, tërësisht të ndara nga njera-tjetra, nuk ia kanë dalë dhe as që pritet t′ia dalin mbanë ndonjëherë kësaj pune.Atëhere le të bëjmë diçka tjetër, më të mirë se kjo që kemi bërë deri tani.