Viti 2021 ose Atdheu lakuriq!

Viti 2021 ose Atdheu lakuriq!

Botuar në gazetën Panorama më datë 29.12.2021.
Viti 2021 do të mbahet mend në historinë e shqiptarëve si viti i konsolidimit të sektit Rama në kurriz të shqiptarëve, përmes vjedhjes shumëplanëshe të zgjedhjeve, kapjes së Shtetit, kapjes së institucioneve të pavarura, si dhe blerjes së medias dhe të shoqërisë civile. Shënon vitin ku korrupsioni u bë legjitim, ku koncesionet e formës Partneritet Publik-Privat(PPP) u vunë në piedestal të buxhetit dhe politikave qeveritare, ku rinia dhe profesionistët shqiptarë vijuan masivisht të emigrojnë dhe ku borxhi i stërmadh publik u barazua me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB). Dhe “qershia” mbi tortë, 2021-i është edhe viti i rrjedhjes famëkeqe publike të të dhënave për rrogat e 650 mijë qytetarëve të këtij vendi, që punojnë në në sektorin publik dhe privat, si dhe të të dhënave të tjera personale.
Shqiptarët panë Atdheun e tyre më lakuriq dhe më të pambrojtur se kurrë më parë. Sot tingëllojnë kaq aktuale vargjet e shkruara 58 vite më parë, në vitin e largët 1963, nga poeti-martir dhe pa varr, Trifon Gjagjika, i pushkatuar nga Diktatura:” E pashë Atdheun lakuriq/(vetëm pa miq e shokë)/mundohej të këpusë një degë dafine/nga lavdia e shekujve…”.
Kur bien sistemet e sigurisë të një shteti, degradohet i gjithë shteti!
Qeverisë së Ramës i ka mbetur një sistem i vetëm në këmbë, ai i papërgjegjshmërisë absolute. Në sajë të papërgjegjshmërisë dhe të kërkimit zero të llogarisë, të ngritur në sistem, sot gjithkush mund të futet e të na marrë të dhënat e kartës së identitetit dhe çdo të dhënë tjetër financiare e personale.
Ndërsa ne si qytetarë, nuk kemi të drejtë dhe akses real të dimë si shpenzohen paratë tona, si zhvillohen tenderat, kush janë kompanitë që marrin miliona euro nga taksat tona. Ne sot, për shkak të menaxhimit skandaloz qeveritar, mund të na dinë gjithshka: numrin e kartës së identitetit, rrogën, kreditë në banka, automjetin dhe targën, por ne si qytetarë që me taksat tona e mbajmë këtë shtet, nuk kemi mundësi të dimë se kush i merr paratë tona me sigla kompanish ekzotike apo guackë nëpër tendera publikë, në kufirin limit të fondeve, apo me vlerë më të lartë se pjesëmarrësit e tjerë. Madje edhe deputetët e Kuvendit nuk e kanë këtë akses. Në rrugë zyrtare, këtë muaj i kërkova Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, në fillim të dhjetorit të këtij viti, në cilësinë e anëtarit të Kuvendit, informacion mbi studimin e fizibilitetit, vlerën e ofertave financiare dhe të planeve të biznesit të kompanive pjesëmarrëse në tenderin publik për Projektin e Portit Turistik “Marina Vlore”, Aeroportit të Vlorës dhe Tunelit të Llogarasë. Ministria më ktheu përgjigje se pjesën më të rëndësishme të këtyre informacioneve nuk mund t’i japë, pasi janë konfidenciale, sepse kështu kanë vendosur t’i vlerësojnë autoritet përgjegjëse për shkak të kërkesës për t’i konsideruar konfidenciale nga ana e kompanive pjesëmarrëse (?!). Cfarë ironie!
Ky është Shteti ynë sot, shteti-parti i patronazhistëve të Rilindjes. Zotëron të gjithë informacionin personal kyç të qytetarëve (të dhëna për kartat e tyre të identitetit, për të ardhurat, për automjetet që kanë, për pronat në hipoteka, për marrëdheniet e tyre me bankat, etj.), të mbrojtur nga ligji nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, dhe e bën pronë të kujtdo nëpërmjet rrjedhjes më skandaloze të informacionit në botë!
Viti 2021: viti i varfërisë, pabarazisë maksimale dhe borxhit të tejfryrë publik
Ky vit që po mbaron dëshmoi rrogat shumëmilionëshe të disa individëve, gjoja “të elitës”, të punësuar në borde ose institucione shteterore, ose në kompani private ku shteti ka ndikim, përballë rrogave mjerane të shumicës së punonjësve të shtypit dhe televizioneve, të ardhurave të ulëta të qytetarëve shqiptarë. Dëshmoi kapjen e plotë të të ashtuquajturave shoqata të pavarura të shoqërisë civile nga sekti Rama, nëpërmjet fondeve të dhëna në mënyrë klienteliste nga ministritë, drejtoritë e tjera qendrore, sha-të shtetërore apo kompanitë private të lidhura me qeverinë. Mund të konsiderohet viti i mbylljes së gojës së shoqërisë civile, me shumë, shumë pak përjashtime.
1.Është viti ku, sipas raporteve të Bankës Botërore, si dhe treguesve nga Eurostat dhe nga FMN, varfëria në Shqipëri ka kapur 930,457 persona që jetojnë me të ardhura nën 5.5 USD, ose 30.8 përqind të popullsisë, përkundrejt 17.1% në Serbi, 16.9% në Maqedoninë e Veriut dhe 20.9% në Kosovë. Ndërkohë që raportet e INSTAT tregojnë për 671 mijë të varfër. Ndoshta për qeverinë, 260 mijë vetë që përbëjnë diferencën me raportet e institucioneve ndërkombëtare, janë emigrantë të varfër, të larguar vitet e fundit!
Jemi me vite dritë larg nga detyrat që kemi marrë përsipër të realizojmë, si shtet anëtar i OKB-së, në kuadër të Axhendës së saj të zhvillimit 2030 dhe objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm, si eliminimi i varfërisë në të gjitha format, sigurimi i jetës së shëndetshme dhe nxitja e mirëqenies për të gjithë njerëzit , nxitja e rritjes ekonomike të vazhdueshme, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme, punësim të plotë dhe produktiv dhe punë të denjë për të gjithë, etj..
Viti 2021 është viti ku, për shkak të politikave ekonomike të papërshtatshme dhe skandaloze të sektit Rama, renditemi vendi më i varfër në rajon dhe i dyti më i varfër në Evropë, me gjysmën e popullsisë, sipas Eurostat, në rrezik që të bjerë në varfëri.
Është viti ku 7.6 përqind të rritjes ekonomike e gëzon vetëm një përqind e popullsisë, që janë pronarë të kompanive të favorizuara nga sekti Rama në pushtet, ose zyrtarë të fryrë nga paratë e korrupsionit dhe abuzimeve me taksat e shqiptarëve.
2.Është viti ku sekti Rama na ka lënë trashëgim një borxh të tejfryrë publik, i cili në shifrat zyrtare përfaqëson 80 përqind të prodhimit kombëtar dhe në shifrat faktike 100 përqind të tij.
Është viti i lojës qeveritare me FMN-në, ndryshe nga premtimi i dhënë këtij institucioni, duke ndryshuar treguesit e buxhetit 2021, përmes gjashtë akteve normative, si dhe duke miratuar një buxhet dhe paketë fiskale 2022, pa u konsultuar me biznesin dhe duke kryer ndryshime të shumta në ligjet fiskale.
3.Viti 2021 është viti i minimit rëndë të klimës së biznesit, ku Departamenti Amerikan i Shtetit, në një raport për klimën e të bërit biznes në Shqipëri për vitin 2021 shprehet se investitorët e huaj përmendin korrupsionin, veçanërisht në gjyqësor, mungesën e transparencës në prokurimin publik, konkurrencën e pandershme, informalitetin, ndryshimet e shpeshta të legjislacionit fiskal dhe zbatimin e dobët të kontratave si probleme madhore në Shqipëri.
Është viti ku u ekzekutuan ligje të qepura me dorë në dobi të klientëve të qeverisë.
4.Është viti ku shpenzimet jo-produktive për investime fasadë, për rikonturime qendrash qytetesh, shpenzime rimobilimi zyrash, etj. njohën rritje, jo tkurrje, njëlloj si në vitin 2020. Fasada dhe vetëm fasada, kjo është filozofia e sektit Rama.
Është viti i pagesave me rreth një të tretat më shumë (29%) të PPP-ve, në krahasim me një vit më parë. PPP-ve ka filluar t’u dalë tymi i zi i papastërtive që po “djegin”.
5.Është viti i korrupsionit galopant në të gjithë administratën publike. Sipas Transparency International, kemi zbritur me 20 pozicione në klasifikimin e saj, në krahasim me vetëm katër vite më parë, në 2017. Pozicionohemi ndër vendet më të korruptuara në Evropë, në vendin e 104-t, duke u kaluar nga vende si Tanzania, Etiopia, Kazakistani dhe Gambia.
Viti 2021: viti i Mbretit Lakuriq
Viti 2021 duket sikur konsolidoi dhe ngriti në piedestal pozitat e sektit Rama. Miëpo, në fakt, ai shënjon edhe vitin e nisjes së kalbëzimit dhe dekompozimit të sektit të Liderit Global.
Po përse, mund të pyesë shumëkush, kur Rama ndodhet në apogje të fuqisë dhe ndikimit të vet? Sepse, duke trullosur shoqërinë me një propogandë 3D të përditshme e të përminutshme të stilit gëbelsian, sekti i tij i ka shteruar të gjitha butaforitë, truket, magjistricat dhe driadat në duart e tij, për të ri-trullosur shqiptarët, gjoja në emër të transparencës dhe të ardhmes. Po shfaqet mbreti lakuriq, pasi ka lënë Atdheun lakuriq.
Politika ekonomike, e bazuar tek thellimi i borxhit dhe mosrespektimi i raportit të ardhura buxhetore-shpenzime, po fundos gjasat për një zhvillim të qëndrueshëm të vendit. Viti 2021 shënoi edhe vitin ku Rama evidentoi qartë talljen jo vetëm me ata që i shërbejnë, por edhe me ndërkombëtarët.
Korrupsioni galopant dhe pabarazia e thellë janë kanceri i shtetit dhe i shoqërisë. Ky është parim klasik. Sot ne jemi ne kulmin e tij. Ky vit simbolizon Pikën e Vdekur të Sipërme (PVS) së zullumeve të sektit në pushtet, mbas së cilës ata do të rrokullisen me shpejtësi drejt Pikës së Vdekur të Poshtme (PVP).
2022: viti i ngritjes reale të shpresës
Opozita, në veçanti Partia Demokratike, që sot duket më e dobët dhe më e përçarë se kurrë, ka për detyrë dhe do të ringrihet me shpejtësi, të bashkohet dhe të luftojë me tolerancë zero korrupsionin e sektit Rama dhe atij vetë. Protestat duhet të shoqërojnë mendimin politik të opozitës dhe të të gjithë deputeteve të saj në Parlament, pavarësisht problemeve që mund të kenë sot mes tyre. Kryeproblemi për shqiptarët është korrupsioni dhe keq-qeverisja e sektit Rama. Nëse opozita del me një projekt të përbashkët politik për të mposhtur kapjen e shtetit dhe luftuar në rrënjë korrupsionin galopant që prodhon çdo orë e minutë kjo qeveri, shpresa e qytetarëve do të ringrihet fuqishëm dhe vendi do të futet në shinat normale të zhvillimit që prodhon qeverisja e përgjegjshme me transparencë dhe llogaridhënie maksimale.
Bujar Leskaj

Progres-Raporti 2021 konfirmon 15 parakushtet e paplotësuara.

Progres-Raporti 2021 konfirmon 15 parakushtet e paplotësuara.

Botuar ne gazeten panorama, date 21.10.2021.
Komisioni Europian pub likoi ditën e djeshme Progres-Raportin për Shqipërinë. Të 136 faqet e këtij raporti përbëjnë provën e shkruar se qeverisja e sotme e sektit Rama nuk i ka plotësuar të 15 parakushtet e vëna për integrimin, nga ana e Bashkimit Europian. Sikurse e kanë theksuar edhe eurodeputetë, përfaqësues të lartë të vendimmarrjes në komisionet e Parlamentit Europian, besueshmëria e vetë BE-së varet nga përmbushja e 15 parakushteve të BE-së nga Shqipëria, para se të vazhdohet me procesin e pranimit në BE. Rruga drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian është një nga kërkesat që synojnë garantimin e demokratizimit, modernizimit, sundimit të ligjit dhe garantimit të stabilitetit. Nëse anëtarët e rinj bashkohen pa respektuar plotësisht vlerat thelbësore të BE-së, do të minonin besueshmërinë e Bashkimit Europian në tërësi. ProgresRaporti 2021 për Shqipërinë i Komisionit Europian përfaqëson një aktakuzë serioze dhe të mirargumentuar të dështimit të sektit në organizimin e zgjedhjeve të 25 prillit, në Reformën në Drejtësi, në luftën kundër korrupsionit, në integrimin e vendit në BE, në ekonomi dhe në reformën e decentralizimit të pushtetit vendor.
BE DHE ZGJEDHJET E 25 PRILLIT
Në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit, ProgresRaporti i Komisionit Europian cilëson se “Shqetësimet mbeten në lidhje me keqpërdorimin e burimeve publike ose funksioneve zyrtare, me pretendimet për blerjen e votës dhe rrjedhjen e të dhënave personale të ndjeshme që mbulojnë preferencat politike të qytetarëve” (Progres-Raporti 2021, fq.4, paragrafi i parë).
Ai vijon në faqen 29, paragrafi i parë, duke theksuar se “Rrjedhja e të dhënave të ndjeshme personale, duke përfshirë preferencat politike u shfaq gjatë fushatës për zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit”
Në faqen 26, paragrafi i katërt, Raporti paraqet indiferencën e plotë të qeverisjes së sotme ndaj rekomandimeve zgjedhore të Bashkimit Europian. Ai nënvizon se “Rekomandimet e jashtëzakonshme të BE -së për përmirësimin e financimit të partive politike dhe reformën zgjedhore, të cilat nuk janë pjesë e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, ende duhet të adresohen. Incidentet, të cilat ndodhën gjatë fushatës zgjedhore, veçanërisht në lidhje me blerjen e votës, kanë treguar se ka nevojë për financa transparente të partive politike”
INTEGRIMI EUROPIAN
Sekti i liderit global dështoi thekshëm dhe me procesin e integrimit europian, jetësor për shqiptarët. Në faqen 11, paragrafi i fundit, Progres-Raporti shprehet se “Sidoqoftë, integrimi në BE shfaqet me profil të ulët në prioritetet e përcaktuara në programin e qeverisë së re të paraqitur në shtator 2021”. Në programin qeverisës të shpalosur me bujë pak javë më parë, strategjia e integrimit 2021-2025 dhe plani i veprimit për zbatimin e saj nuk shfaqet asgjëkund. Çfarë, papritmas e harruam integrimin, për megalomaninë e liderit global që preferon të kritikojë si dritëshkurtër BE-në?
Më tej, Progres-Raporti vazhdon: “Konsultimi mbi politikat dhe legjislacionin duhet të jetë më thelbësor në mënyrë që të rrisë më tej përfshirjen dhe transparencën e procesit të reformës, veçanërisht në çështjet që lidhen me reformat e orientuara drejt BE–së”. (Progres-Raporti 2021, fq.12, paragrafi i parë.
Reforma në Drejtësi
Për Reformën në Drejtësi, për të cilën qeverisja e sotme shfaqet si kampione e mbështetjes, Progres-Raporti i BE-së e thotë troç se “Efikasiteti i sistemit gjyqësor është ndikuar nga kohëzgjatja e procedurave, shkalla e ulët e pastrimit dhe ngarkesa e madhe. Gjykatat e Apelit kanë një numër të madh të çështjeve të trashëguara dhe vende të lira gjyqësore, me vetëm 40 nga 78 gjyqtarët e Apelit në detyrë. Një hartë e re gjyqësore duhet miratuar dhe zbatuar urgjentisht, për të rishpërndarë gjyqtarët dhe burimet brenda sistemit gjyqësor. Kohëzgjatja mesatare për një çështje në nivelin e Apelit është 998 ditë (rreth 3 vjet) për çështjet penale dhe 1742 ditë (rreth 5 vjet) për çështjet civile dhe tregtare”. (Progres-Raporti 2021, faqja 22, paragrafi i katërt.
ANTIKORRUPSIONI
Është në luftën ndaj korrupsionit që qeverisja Rama “shkëlqen” me ngjyrën më të zezë të saj. “Dënimet në rastet që përfshijnë zyrtarë të nivelit të lartë mbeten ende të kufizuara, duke nxitur një kulturë mosndëshkimi brenda niveleve më të larta të Shtetit… Në përgjithësi, korrupsioni është mbizotërues në shumë fusha të jetës publike dhe të biznesit dhe mbetet një çështje shqetësuese serioze”, cilëson Progres Raporti i BE-së në fq. 5, paragrafi i tretë.
Me tej, ai vazhdon: “Ndikimi i masave kundër korrupsionit në zonat veçanërisht të cenueshme (doganat, administrata tatimore, arsimi, shëndetësia, prokurimi publik, kontratat PPP etj.) mbetet i kufizuar. Kontrollet e brendshme dhe mekanizmat e inspektimit brenda administratës publike mbeten të dobëta dhe joefektive”. Komentet ndaj këtyre konsideratave të BE-së janë të tepërta.
EKONOMIA
Komisioni Europian, në Progres-Raportin 2021, në Klasterin e Tretë të raportit, me titull “Konkurreshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse”, cilëson:.1“Humbjet e larta të të ardhurave dhe shpenzimet e jashtëzakonshme, të cilat çuan në rritjen e deficitit fiskal dhe borxhit publik në vitin 2020, duke fshirë përpjekjet disavjeçare të konsolidimit fiskal”. (Progres-Raporti 2021, faqja 53, paragrafi i dytë).
1.“Borxhi dhe deficiti publik i Shqipërisë u rritën ndjeshëm për shkak të pandemisë COVID-19 në vitin 2020 dhe do të mbeten në nivele të larta në vitin 2021”. (Progres-Raporti 2021, faqja 51, paragrafi i dytë”).
2.“Reformat social-ekonomike duhet të ndiqen me përparësi, për të ndihmuar në adresimin e dobësive ekzistuese strukturore, konkurrencën e ulët, papunësinë e lartë dhe ndikimin e pandemisë”. (Progres Raporti 2021, faqja 8, paragrafi i parë).
3.“Boshllëqe të konsiderueshme mbeten, në krahasim me vendet partnere rajonale dhe europiane. Konkurrueshmëria e Shqipërisë pengohet nga mungesa e njohurive sipërmarrëse dhe teknologjike, nivele të konsiderueshme të informalitetit, nevoja të paplotësuara për investime në kapital njerëzor dhe fizik dhe shpenzime të ulëta për kërkim dhe zhvillim. Boshllëqet paraekzistuese dhe të rëndësishme në aftësitë dhe arsimin ndoshta janë zgjeruar, për shkak të bllokimeve të lidhura me COVID-19 dhe mësimit në distancë, i cili nuk është i arritshëm për të gjithë. Integrimi rajonal dhe eksportet u rritën, por mbetën nën potencialin. Mungesa e produktit dhe diversifikimi gjeografik në eksportet e Shqipërisë e shtojnë cenueshmërinë e tyre ndaj goditjeve të jashtme”(Progres Raporti 2021, faqja 7, paragrafi i tretë).
4.“Rënia e eksporteve të shërbimeve dhe remitancave zgjeroi deficitin tashmë të lartë të llogarisë rrjedhëse në mënyrë të konsiderueshme në vitin 2020” (Progres Raporti 2021, faqja 52, paragrafi i dytë).
5.“Planet për konsolidimin fiskal dhe zgjerimin e rekomanduar të bazës tatimore janë shtyrë” (Progres-Raporti 2021, faqja 53, paragrafi i tretë; si dhe
6.“Rreziqet fiskale vazhdojnë, ndërsa reformat në menaxhimin e investimeve publike kanë ngecur” (Progres Raporti 2021, faqja 53, paragrafi i katërt).
PUSHTETI VENDOR DHE REFORMA ADMINISTRATIVE
Bashkimi Europian në Progres-Raport vë theksin edhe në dështimin e qëndrueshmërisë financiare të reformës së decentralizimit të pushtetit vendor. Ai cilëson se “Ndërsa bashkive u janë dhënë kompetenca më të mëdha për bërjen e politikave, njësive të qeverisjes vendore u mungojnë ende burimet e mjaftueshme financiare dhe kapaciteti administrativ për t’i ushtruar ato në mënyrë efektive … Situata e tyre financiare është bërë gjithnjë e më e komplikuar nga pandemia, me burimet në dispozicion të NJQV-ve duke u zvogëluar gjithnjë e më shumë… Reforma administrative territoriale duhet të konsolidohet si pjesë e agjendës më të gjerë të decentralizimit. Nevojitet një monitorim dhe vlerësim sistematik i zbatimit të strategjisë kombëtare të decentralizimit dhe qeverisjes vendore 2015- 2022″ (Progres Raporti 2021, faqja 12, paragrafi i tretë dhe i katërt).
Progres-Raporti 2021 i Komisionit Europian për Shqipërinë rrëzon një herë e përgjithmonë përrallat që kërkon të shesë sekti Rama, se gjoja është vetë Bashkimi Europian me problemet e tij të brendshme, që po e bllokon ose ngadalëson integrimin e Shqipërisë (problemet e Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë, qëndrimi refraktar i disa vendeve të tjera anëtare etj., etj.).
Shpreh besimin se, pavarësisht ndonjë simpatie personale që kthehet lehtë në favorizim klientelist, përfaqësuesit e Bashkimit Europian në Tiranë do të dinë të ngrihen në lartësinë e detyrës dhe të kërkojnë plotësimin e të 15 parakushteve të BE-së për anëtarësim, pasi kështu ndihmojnë realisht qytetarët shqiptarë dhe forcojnë kulturën e përgjegjshmërisë dhe llogaridhënies në vend. Ata nuk duhet ta anashkalojnë këtë devijim të shëmtuar të problemeve reale të qeverisjes së sotme të Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit në familjen e madhe të përbashkët europiane, duke shitur mosplotësimin e 15 parakushteve të BE-së për problematikë zgjerimi të BE-së.
Ndryshe nga sa pretendon qeverisja e sotme, se detyrat e shtëpisë për integrimin europian i ka bërë më së miri, sipas gjetjeve dhe rekomandimeve të Progres-Raportit 2021 për Shqipërinë të Komisionit Europian, sekti Rama jo vetëm nuk i ka bërë detyrat e shtëpisë si duhet, por edhe ka ngelur në klasë.
Opozita e vendit ka për detyrë madhore, përpara të gjithë qytetarëve shqiptarë, që të çmontojë të plotë mekanizmin 3D të gënjeshtrës virtuale që qeverisja Rama ka perfeksionuar gjatë këtyre 8 viteve, për ta nxjerrë liderin global, Kryeministrin tonë, lakuriq në mashtrimet e tij të përsëritura.
Bujar Leskaj

101 Vjet nga Lufta e Vlorës

101 Vjet nga Lufta e Vlorës

Botuar ne gazeten Sot dhe RD, date 03.09.2021.
Sot më 3 Shtator 2021 ne kremtojmë 101 vjetorin e Luftës së Vlorës, këtë betejë dhe datë të rëndësishme të historisë së Shqipërisë. Kjo ditë dhe datë simbol i krenarisë kombëtare dhe gur themeli i ruajtjes së integritetit të shtetit shqiptar pas Shpalljes së Pavarësisë, krahas vlerësimit të organizatorëve, luftëtareve të saj dhe kontributit që ajo dha për shtetin e ri shqiptar, duhet të na shërbejë për të parë qartë në të ardhmen evropiane të Shqipërisë, duke rritur përgjegjshmërinë jo vetëm të forcave politike, por edhe të mbarë opinionit shoqëror të vendit. Që në fillimet e këtij shkrimi më duhet të theksoj se këtë shërbim Lufta e Vlorës mund të na kryejë më mirë, nëse 3 shtatori, dita e përfundimit triumfues të saj, shpallet Festë Kombëtare, kërkesë që prej disa viteshe shtrojnë përpara opinionit publik dhe Kuvendit intelektualët vlonjatë (megjithatë nuk është ky qëllimi kryesor i këtij shkrimi modest dhe nuk do trajtohen këtu argumentat e shumtë pro kësaj). Në këtë ditë studjuesit, historianët, intelektualët, veteranët dhe të rinjtë shqiptarë kujtojnë veçanërisht luftëtarët e 20-ës, dëshmorët e saj, drejtuesit politikë të Komitetit Mbrojtja Kombëtare, me në krye patriotin Osman Haxhiun dhe kapedanët e kësaj lufte, komandantët e çetave, etapat e saj dhe vlerësimet që ndër vite u shkruan për këtë Luftë – Epope.
Beteja për Vlorën (29 maj-3 shtator 1920) ishte një përballje krejt e pabarabartë e 4 mijë luftëtarëve shqiptarë të keq-armatosur, të ardhur nga të gjitha trevat shqiptare, por shumica lebër, të vetëorganizuar, pa mbështetje financiare dhe logjistike, me përjashtim të dashurisë dhe sakrificave të popullit të Vlorës, dhe mbi 22 mijë ushtarëve të rregullt, të armatosur deri në dhëmbë, të inkuadruar në dy divizione të një ushtrie ndër më modernet dhe të pajisurat e kohës, ushtrisë italiane. Lufta e Vlorës ngërthen një ngjarje historike të rëndësisë madhore kombëtare, e cila u tregua vendimtare për ekzistencen e metejshme dhe pavarësinë e plotë të shtetit të ri shqiptar, të formuar tetë vite më parë, por të gjymtuar nga pasojat e Traktatit të fshehtë të Londrës të 26 prillit 1915 dhe vënë në pikëpyetje nga ushtritë që përshkuan territorin shqiptar gjatë Luftës së Parë Botërore 1914-1918, një pjesë e të cilave vijuan të qëndronin edhe pas përfundimit të kësaj Lufte.Katër janë kulmet e historise së shtetit shqiptar, të cilat ngjyrosin krenarinë dhe identitetin tonë kombëtar: Pavarësia (28 Nëntor 1912), shpallur nga Babai i Kombit Ismail Qemal Vlora, Epopeja e Skënderbeut (1443-1468), Lidhja e Prizrenit (1878) dhe Lufta e Vlorës (1920). Kjo e fundit përbën vulën e përgatitur me pushkët me gjalmë të këtyre katër mijë luftëtarëve dhe me gjakun e qindra martirëve të rënë në fushën e betejës, në emër të vullnetit të pathyeshëm të popullit shqiptar për të qenë i pavarur në truallin e tij. Lufta e Vlorës po ashtu përbën kurorëzimin në terren të vendimeve të Kongresit të Lushnjës të 28-31 janarit 1920, për të unifikuar dhe qeverisur vendin. Ajo garantoi mëvetësine e shtetit me gjuhën më të kuptueshme për kohën, atë të rezistencës së armatosur. Së bashku me vendimet e Kongresit të Lushnjes dhe qeverinë që doli nga aktet e tij, Lufta e Vlorës vlerësohet me të drejtë jo vetëm nga historianët shqiptarë, por edhe ata të huaj, si shpallja e dytë dhe përfundimtare e pavarësisë së Shqipërisë. Politikani, burri i shtetit, filozofi, shkrimtari dhe publicisti Mid’had Frasheri, në një krahasim mes dy “shpalljeve”te Pavaresise, e ka cilesuar si me poshte ne persiatjet e tij: “Një mijë e nëntëqind e dymbëdhjeta mund të bëhej edhe gjetkë, në vend që të bëhej në Vlorë, në çdo qytet tjetër, në të parin fshat, edhe në të fundit. Po një mijë e nëntëqind e njëzeta nuk mund të bëhej veçse në Vlorë, në këtë baltë, prej këtyre njerëzve.Dymbëdhjeta hodhi një flakë, se materializoi dëshirën dhe idealin e një kombi, mbaroi një ide, i dha formë mendjes. Njëzeta i dha gjallim lëndës, e bëri me shpirt formën, e mbërtheu në zemra dhe në mendje”. Ago Agaj, historiani i parë dhe më i rëndësishëm i Luftës së Vlorës, prej veprës së të cilit janë bazuar dhe frymëzuar historianët e tjerë, e cilësonte si “Një vepër të pashoqe që pas vdekjes të Skënderbeut e tëhu, me atë akt heroizmi e vetmohimi në vitin 1920, që mori më vonë emrin: Lufta e Vlorës. Autorët dhe aktorët e kësaj vepre madhështore si dhe vepra vetë u harruan. Su zu në gojë sikur të mos kishin jetuar e vepruar kurrë, sikur të mos kishin derdhur aq mundim, gjak e lot, për të ngrehur themelet e pavarësisë dhe lirisë së dytë të atdheut tonë, se atë të parën e zuri nën vetë Lufta e Parë Botërore dhe lakmitë e fqinjëve tanë të mëdhenj e të vegjël… Tri herë në jetën time e kam ndier veten krenar që jam i vlonjat: Për shpalljen e pavarësisë, Për Luftën e Vlorës dhe më shumë për mirë pritjen e muhaxhirëve të cilën se kam parë më ngjetkë në të gjitha fatkeqësitë që i ranë më vonë kombit tonë përsipër”.
Prof. Dr. Muin Çami e përkufizon rëndësinë e kësaj lufte me këto fjalë: “Vendimet e Kongresit të Lushnjës për të mbrojtur me çdo kusht pavarësinë dhe tërësinë territoriale të vendit, i vuri në jetë Lufta e armatosur e Vlorës… Me fitoren e Luftës së Vlorës, populli shqiptar shpëtoi vëndin nga një fund tepër tragjik, nga coptimi i tretë i trojeve shqiptare… E drejta e kësaj krenarie i takon në radhë të parë popullit të Vlorës dhe të krahinës… Faktori i brëndshëm luajti rolin vendimtar në rifitimin e pavarësisë të shtetit shqiptar dhe të mbrojtjes të integritetit të tij territorial” . Prof. Dr. Bardhosh Gaçe ka cilësuar se : “Në atë luftë ishin dy ushtri, të vëna përballë njera tjetrës në vijën e frontit, ku njera sheh vendin e mbrojtjes sterenë, tjetra ikën për t`u fshehur nëpër det. Mbi të gjitha populli përballë ushtrisë së huaj vë epërsinë e moralit të tij të madh. Kështu, dalëngadalë “të zot e vatanit”, duan të vdesin “për dheun e shenjtë”.Lufta e Vlorës ose kjo shpallje e dytë e pavarësisë bëri të mundur që më 17 dhjetor 1920, Lidhja e Kombeve ta njihte Shqipërinë me kufijtë që ka sot.Shmangja e coptimit të tretë të Shqipërisë.Konferenca e Paqes pas Luftës së Parë Botërore filloi në janar 1919 në Paris. Në vijim të punimeve të saj(zgjati një vit), Italia dhe Greqia, vende fituese të luftës, nënshkruan marrëveshjen Tittoni – Venizelos (sipas mbiemrave të ministrit të jashtëm italian Tommaso Tittoni dhe Kryeministrit grek Eleftherios Veniselos) më 29 korrik 1919. Në bazë të kësaj marrëveshje, Italia do të mbështeste në Konferencën e Paqes Greqinë, për të aneksuar Korçën e Gjirokastrën, ndërsa Greqia do të përkrahte aneksimin e Vlorës dhe mandatin mbi pjesën e mbetur të shtetit shqiptar.Nëse do të realizoheshin marrëveshja e fshehtë e Londrës e vitit 2015 dhe marrëveshja Tittoni-Venizelos katër vite më vonë, në fillim të vitit 1920 Shqipëria do të rezultonte praktikisht e coptuar ndërmjet fqinjëve. Kjo do të përbënte coptimin dhe asgjësimin e tretë historik të vendit, pas të parit ndodhur me vdekjen e Skënderbeut dhe të dytit gjatë viteve të Luftës së Parë Botërore. Sipas fjalëve të imzot Fan Nolit, “Në janar 1920, një erë zije dhe dëshpërimi kish rënë në të gjithë anët e vëndit tonë… Projektet e coptimit të Shqipërisë, redaktuar prej Aliatëve, ishin njohur dhe pritej vetëm një firmë që të bëhej një fakt definitiv. Firma që mungonte ishte ajo e Presidentit Uillson, firmë që nuk u vu në atë projekt aq të padrejtë…”.“Sparta”dhe “Termopilet” shqiptare.Sipas patriotit Halim Xhelo, ndër organizatorët e Luftës së Vlorës, drejtues i gazetave “Politika” dhe “Liria Kombëtare” në Paris,“Në pati Greqia e moçme një Spartë e një Thermopilë, Shqipëria e re ka një Labëri e Qafat e Koçiut” . Politikani i shquar Hasan Dosti cilësonte se:”Ishte me të vërtetë fat i madh i Shqipërisë që politika e krahinës së Vlorës, e cila nga një rrjedhim ndërhyrje rrethanash të lumtura mori format e politikës të të gjithë kombit, në kohën më dramatike, ndodhi të drejtohej prej burrave të paisur me shumë zgjim, me virtytet civile më të mira, me shpirt therorie shembullore, e jo prej intelektualëve politikanë e diplomatë të profesionit të karierës. Pra sjellja bujare dhe vullneti i zjarrtë që kanë treguar në ato rrethana të vështira, ata bij të popullit, më bënë të mbaj aq lartë respektin ndaj tyre, sa mbaj lartë adhurimin e therorisë së atyre që kanë rënë në fushën e nderit ” Ndërsa At Shtjefën Gjeçovi, i ngarkuar nga Këshilli Kombëtar për të shkruar historinë e luftës, do të shprehej: “Në luftë të Vlonës luftoj besa e trimnija kundra fuqijet e dijet… Filluen luftën të pështetun në shpresë të ndihmës së Perëndisë e të bashkimit vëllazëror, e patën sosë a me mbetë të gjithë në lam të luftës ose me shpërthye dyert e hekurta e ledhet e çelikta të armiqve. Hytë ngathnjyes në Vlonë në atë Vlonë kreshnike e cila kurdoherë e ka pas dëftye veten se ndër deje i vlon gjaku fjesht shqiptar”.Jehona e luftës heroike të shqiptarëve u ndje në Evropë dhe më tej. Studjuesi i njohur italian Rino di Stefano në broshurën e tij “Sa e hidhur është Shqipëria (Com’e amara l’Albania)-Fashikujt e Komisionit hetimor për ndërhyrjen në Shqipëri 1914-1921”, shkruan se “Qëndrime pro popullit shqiptar dhe Vlorës pati në Parlamentin italian. Fitoret e luftëtarëve të Vlorës e tronditën qeverinë italiane” .Sipas Mehdi Frashërit, kryeministër i Shqipërisë në vitet 1935-1936: “Lufta e Vlorës kundër italianëve u prit me entuziazëm në gjithë anët e Shqipërisë. .. Lufta e Vlorës filloi me suksese të mëdha, sa bëri bujë në gjithë Europën… Italianët e kuptuan gabimin e madh që kishin bërë në çështjen shqiptare… Sipas shtypit të Europës mendimi i përgjithshëm i botës së qytetëruar ishte kthyer në favor të shqiptarëve… Nga errësira e zezë ku ndodhej çështja shqiptare, filloi të agonte një ditë e shkëlqyeshme. .. Shtypi i Europës unanimisht këtë e konsiderojë si një sukses të madh të shqiptarëve, që u treguan të denjë për një pavarësi të plotë”.Dhe vërtet, sipas dëshmive të shtypit italian të kohës , në jo pak raste gazetat përparimtare të Italisë hodhën thirrjet: “Nuk duam udhëtime ushtarake në Shqipëri!”, “Ne kërkojmë largimin e trupave italiane nga Shqipëria dhe njohjen e të drejtës së popullit shqiptar!”.Mbështetje të madhe lufta e Vlorës mori nga gazetat dhe opinioni publik në Belgjikë, Francë, Amerikë, Zvicër, Jugosllavi, Greqi, Rumani, Bullgari, Spanjë, Gjermani, Egjypt e deri në Japoni. Gazeta franceze “La Démocratie Nouvelle” në qershor 1920 e quante popullin shqiptar të panënshtruar, ndërsa gazeta tjetër franceze “La Tribune Républicaine” më 24 qershor 1920, shkruan se ngjarjet në Vlorë e kanë nxjerrë popullin shqiptarë në rendin e ditës për preokupimet evropiane. Lufta e Vlorës në jo pak vende evropiane shkaktoi ballafaqime të forta mes qeverive, opozitave dhe sindikatave. Ajo fitoi një dimension dhe solidaritet ndërkombëtar, me mbështetje të gjerë evropiane. Dua ta mbyll këtë shkrim me poetin tonë të madh Ali Asllanin, i cili ngjarjet e epopesë së Luftës së Vlorës i përjetoi si kurrë ndonjë ngjarje tjetër. Ato do të qenë ditë e net plot emocione të papërsëritshme, të cilat poeti do t’i përndjente gati si në jerm. Ishte kjo atmosferë e ndezur, që e bëri të shkruante marshin “Vlora, Vlora, bjeri më t’u lumtë dora”, të cilin vërtet ia kërkoi shoqata patriotike “Përlindja e Shqipërisë” për himn të saj, por, në fakt, fjalët i zienin prej kohësh brenda gjoksit të poetit, me vargjet e paharruara:
“Vlora trime shqipëtare
si rob jetën se do fare,
a do mbetet Shqipëri,
a do bëhet tym e hi!
Vlora, Vlora, Vlora, Vlora,
rroki armët, bëja forra!
Jam vlonjat e jam burrë,
sduron burri zgjedhë kurrë,
jam vlonjat e si vlonjat
di bëj luftë me të shtat!
Vlora, Vlora, Vlora, Vlora,
Bjeri, moj, tu lumtë dora!
Jam vlonjat dhe trim me besë,
rreth flamurit di të vdesë,
a me hir a me pahirë
doemos do rroj i lirë!”
Ky marsh, me muzikë të kompozitorit Thoma Nashi u luajt në Mitingun e Fitores në Vlorë në 3 Shtator 1920 nga Banda e “Vatrës”, e ardhur nga SHBA-të dhe që shërbeu si banda e ushtrisë së Luftës së Vlorës.
Sot 101 vjet më mbas ne përulemi me nderimet më të thella përpara dëshmorëve të Luftës së Vlorës, çetave nga çdo fshat i Lumit të Vlorës, nga Labëria dhe të gjitha krahinat e Shaipërisë, 12 anëtarëve te Komitetit Mbrojtja Kombëtare, me në krye Osman Haxhiun ose Osman Nurin siç i thoshte populli dhe anëtarët e tij Myqerem Hamzaraj, Duro Shaska, Ali Beqiri, Alem Mehmeti, Qazim Kokoshi, Murat Tërbaci, Beqir Sulo, Hazbi Cano, Hysni Shehu, Hamit Selmani, Sali Bedini, komandantëve të përgjithshëm të Trupave Kombëtare, Major Ahmet Lepenica dhe Qazim Koculi, kapedanit Sali Vranishti, heronjve, Zigur Lelo, Selam Musa Salaria, Kanan Maze, Sado Koshena, Mehmet Mallkeqi dhe dhjetëra komandantëve te tjerë, që dhanë jetën për Shqipërinë!
Me rastim e 50 vjetorit të Luftës së Vlorës, luftëtarët e saj u vlerësuan nga regjimi i kohës, por me shumë kufizime e mënjanime për arsye politike. Do të ishte demokracia dhe veçanërisht presidentët e nderuar të Republikës Bamir Topi, Bujar Nishani dhe Ilir Meta në 100 vjetorin e saj, që do të vendosnin në piedestalin më të lartë të vlerësimeve kombëtare heronjtë, drejtuesit, komandantet, dëshmorët dhe figurat politike dhe shoqërore të kohës që mundësuan këte Luftë – Epope. Pavarësisht sa më sipër, vlerësimi duhet te vazhdoj!
Gjithmone u jemi dhe i mbetemi borxh Luftës së Vlorës 1920 dhe heronjve të saj!
Bujar Leskaj

Larg duart nga Shkolla Tregtare-shkolla simbol e Vlorës!

Larg duart nga Shkolla Tregtare-shkolla simbol e Vlorës!

Në emër të “zhvillimit” nuk mund të grabitet historia!
Në emër të gjasme “investimeve” nuk mund të fshihet tradita!
Profanët nuk e zhbëjnë dot historinë e Vlorës, e as atë të arsimit shqiptar!
Megjithëse ata këtë duan, qytete pa kujtesë, pa histori, pa tradita!
E kam fjalën për të famshmen Shkollë Tregtare të Vlorës, shkollën historike, djepin e arsimit, përparimit e të atdhedashurisë; shkollën që i dha aq shumë Shqipërisë, jo vetëm në dije, por edhe në heronj që vaditën me gjakun e tyre ëndrrën e lirisë!
Por në Shqipëri, nga ky regjim, asgjë nuk është e rastësishme!
Po goditen simbolet!
Po goditet e po zhbëhet Historia, tradita, kultura, kujtesa!
Pas tentativës për Sheshin e Flamurit dhe projektit për “rijetëzimin” e tij, pas lënies pas dore qëllimisht dhe përdhosjes me zhgarravina të Monumentit të Pavarësisë së kombit tonë; pas zhvendosjes së Portit të Skelës, pas ngeljes vetëm të vargjeve “Moj Vlorë e bukur në gropë/ skelë e parë në Evropë”, pasi vendin e tij do ta zënë kullat e rënda prej betoni, pas projektit për ndërtime kullash të larta te ish- Shkolla e Marinës, duket se i erdhi radha edhe një tjetër monumenti të kulturës, arsimit e historisë së Vlorës; Shkollës Tregtare!
Lajmi ogurzi për zhvendosjen e shkollës në qytet, me pretekstin e lehtësimit të transportit të nxënësve u mësua në 1 qershor 2021, pikërisht në ditën e lindjes së Rilindasit e ideologut të madh të Rilindjes sonë Kombëtare, Sami Frashërit.
Si për ironi dhe sfidë ndaj rilindësve, patriotëve të vërtetë shqiptarë; si për ironi të të gjithë atyre që ëndërruan e projektuan një Shqipëri të përparuar e zhvilluar, duan të grabisin ditën për diell godinën e kësaj shkolle të themeluar, ngritur e financuar nga patriotët e vërtetë vlonjatë 97 vite më parë.
Nuk bëhet fjalë vetëm për një godinë!- Ajo mund të ndërtohet kudo nëpër Vlorë!
Nuk bëhet fjalë vetëm për pamjen e mrekullueshme që ofron ajo kodër!- Vlora ka plot vende me pamje të mrekullueshme.
Nuk bëhet fjalë vetëm për kullat që do të ngrihen!- Vlora është e betonizuar!
Bëhet fjalë për kujtesën tonë, simbolet e qytetit tonë.
Bëhet fjalë për atë grabitje të ububushme të oligarkisë, e cila ka nënshtruar politikën dhe e përdor për gjasme përparimin.
Pak histori
Shkolla Tregtare u çel “në Ujë të Ftohtë në Vlorë, më 8 nëntor 1924. Qeveria e Fan Nolit e subvencionoi shkollën  me 20 mijë franga ari, por ndihmesën më të madhe e dha Bashkia, në krye të së cilës qëndronte  patrioti Qazim Kokoshi. Ndërsa pjesën tjetër të financimit e vuri paria e Vlorës dhe kryesisht  Oda e Tregtisë Vlorë. (Aristidh Ruci, Pandeli Bezhani, Xhemil bej Vlora, Muço Sharra, Mehmet Isai, Musa Jonuzi, Mateo Matathia, Sheref Dano, Shahin Haruni, Kristo Karbunara, Shyqyri Radhima, Ali Çakërri,  Ibrahim Shyti, Toli Kedhi dhe Rafo Jakoel.)
Drejtori i parë i shkollës ka qenë Isuf Puka “Mësues i Popullit”,  dhe vite më pas Naum Stralla nga Korça (1903 – 1972), i cili kreu studimet e larta për inxhinieri kimike në Athinë dhe më 1931 u emërua drejtor i Institutit Tregtar Mbretëror (kështu quhej atëherë Shkolla Tregtare në Vlorë). Në këtë shkollë kanë dhënë mësim Stavro Skëndi nga Korça (1906- 1989) historian, etnolog, gjuhëtar, arsimuar në Stamboll, Zvicër e Gjemani; Skënder Luarasi nga Luarasi i Kolonjës (1900-1982), i biri i rilindasit të dritës shqiptare Petro Nini Luarasi, publicist, përkthyes, luftëtar antifashist, autor librash, veprimtar i arsimit dhe i shkollës shqipe, personalitet i shquar i kulturës shqiptare, arsimuar në Stamboll, SHBA dhe Austri; studimet e larta i përfundoi në Fakultetin e Filozofisë në Universitetin e Vjenës. Një tjetër emër i shquar që ka dhënë mësim në këtë shkollë është Ernest Koliqi nga Shkodra (1903 – 1975), shkrimtar, përkthyes, studiues i letërsisë, publicist, botues, arsimuar në Itali; studimet e larta i kreu për letërsi në Padova. Në shkollën Tregtare kanë dhënë gjithashtu mësim Leonidha Naçi, delegat i Vlorës në Kongresin e Manastirit 1909. Po ashtu patrioti Kolë Kamsi dhe Zihni Hamzaraj, firmëtar i Deklaratës së Pavarësisë dhe patriot i madh. Në atë shkollë gjatë atyre viteve kanë dhënë mësim profesorë të përgatitur në universitetet  më të mira të botës, si Safet Butka, Llazaraq Eftimiadhi, Isuf Luzaj, etj.
Traditat atdhetare të qytetit historik të Vlorës, ku ishin ende të freskëta ngjarjet madhore të vitit 1912 dhe fitorja e vitit 1920, ndikuan shumë për të ushqyer në një shkallë më të lartë frymën përparimtare të nxënësve. Gjatë periudhës së pushtimit fashist të vendit, nxënësit e Shkollës Tregtare sabotuan masat për fashistizimin e shkollës.
Në ditën e pushtimit Italian të Shqipërisë nxënësit dhe mësuesit e Shkollës Tregtare do t’i prisnin pushtuesit me demonstratë dhe me armë në dorë. Madje, një nga profesorët e kësaj shkolle, Isuf Luzaj bashkë me 12 studentë të tij do të internoheshin në ishujt famëkeqë të Italisë.
Në bankat e Shkollës Tregtare kanë studiuar dhe 229 nxënës e nxënëse që u radhitën në formacionet e Ushtrisë Nacional-Çlirimtare, ndër ta shkrimtarët Petro Marko, Shevqet Musaraj, Andrea Varfi, Aleks Çaçi, Fatos Arapi, etj.
45 prej tyre ranë dëshmorë për lirinë e Atdheut e u përjetësuan si 45 yje e pashuar, ndër ta dhe  Heronj të Popullit: Kastriot Muço (1923-1943), Bajram Tushi (1924-1942), Hajredin Bylyshi (1920-1942), Shyqyri Alimerko (1923-1943), Maliq Muço (1921-1944).
Kujtimi i heronjve dhe dëshmorëve Astrit Kokoshi, Akile Bezhani, Azem Troqe, Bedri Agalliu, Dadan Dajlani, Donika Dule, Enver Velja, Gaqo Qeleshi, Gogo Mati, Hajro Çakërri, Hasan Kushta, Hektor Shyti, Ismet Çakërri, Jani Mone, Jashar Luçi, Josif  Bitri, Kostandin Kazanxhiu, Kujtim Hoxha, Lef Sallata, Llambro Sheti, Merjeme Gjomemaj, Mitaq Sallata, Mithat Dauti, Nexhat Agolli, Nustret Xhelo, Numan Bilani, Petrit Bisha, Pirro Palla, Polo Bezhani, Prënjo Petoshati, Qëndro Bellaj, Reiz Rukaj, Sami Imami, Senusi Nota, Skënder Libohova, Sulo Didi, Teli Ndini, Vllas Arapi, Xhuvel Xhemalaj, Bego Gjonzeneli e shumë e shumë të tjerëve është përjetësuar në kujtesën atdhetare të Vlorës dhe Shqipërisë.
Veçanërisht gjurmë të pashlyeshme në historinë e kësaj shkollë kanë lënë patrioti i madh, Bego Gjonzeneli dhe Isuf Luzaj! Emrat e tyre janë gdhendur në  faqet e këtij instucioni të rëndësishëm profesional dhe dritërojnë me dinjitet si yje lirie…
Shkolla Tregtare është mbyllur në 22 maj 1943 nga pushtuesit fashistë.
Sot 97 vite pas hapjes dhe 78 vite pas mbylljes së parë prej fashistëve tentohet mbyllja e dytë, prej atyre që mendojnë se çdo natë e çdo ditë mund të shqyejnë si të babëzitur copa Shqipërie.
Shkolla Tregtare është simbol i një qyteti që historikisht ka vendosur fatet e Shqipërisë. Dhe kur zhduk simbolet ke gërryer themelet dhe ke rrëzuar kolonat që mbajnë në këmbë kombin tonë.
Mënyra e mefshtë se si po ndodh e gjithë kjo nuk lajmëron gjëra të mira.
Shkolla tregtare nuk duhet të prishet sepse është simbol i qytetit, është pjesë e historisë së ndritur të qytetit, është pjesë e panteonit të arsimit në Shqipëri.
Vetëm pushtuesit dhe barbarët shkatërrojnë kulturën, shkollat dhe teatrot; vetëm pushtuesit vrasin kujtesën dhe zhdukin simbolet për të ndërtuar kulla prej betoni.
Bujar Leskaj

Me Bujar Leskajn, Vlora i rikthehet Vlorës

Me Bujar Leskajn, Vlora i rikthehet Vlorës

Fytyra e Edi Ramës ka marrë një çerre të një disfatisti ende pa ardhur 25 prilli. Për këtë vranësi që i peshon mbi fytyrë, por ato kanalet e rrudhave që i përshkojnë faqet dhe ballin, përgjegjësinë e madhe e mban kandidatura e Bujar Leskajt në Vlorë. Pse? Se termet e Ramës nuk e trondisin dot Vlorën heroike të Bujar Leskajt. Ku është Bujar Leskaj është dhe Vlora dhe ku është Vlora është dhe Bujar Leskaj.
Deklaratat nëpër cepa rrugësh si xhepist apo në ndenjëset e prapme të makinës si “eskort-eshat” me telefona se ça bën “Leskua” në Vlorë janë një klithmë të asaj koshiencës dhe bindjes së tij se në Vlorë është rikthyer një titan, për të cilën ai mbart një frikë të trashëguar që kur Bujar Leskaj drejtonte Kontrollin e Lartë të Shteti. Ministrat dhe sekretarë të përgjithshme të shpurës së hajnisë së Ramës janë kallëzuar në prokurori për vjedhje të mëdha. Korrupsioni i tij 8 vjeçar u nxor sheshit nga Bujar Leskaj. Ishte po Leskaj që denoncoi aferat e koncesioneve dhe PPV-ve. Për të mos u keqkuptuar, këtë se ka bërë prej përkatësisë së tij historike si i djathtë, se për atë punë ka çuar edhe ish-ministra të qeverisjes së djathtë, por se i ka qëndruar besnik pozicionin, Kushtetutës dhe detyrimit të shqiptarëve për transparencë mbi shpenzimet e fondeve
Mbi të gjitha, Rama i druhet Bujar Leskajt për shkak se ai e di që Bujari nuk do i vjedh, as do bëjë pazare, por sepse ai do fitojë aty ku Rama vet nuk fiton dot kurrë, tek zemrat e vlonjateve. Pikërisht, kësaj fitoreje të sinqertë i druhet më së shumti, sepse allishverishet apo pazaret me vota do i hidhen ne erë në 25 prill pasi vlonjatët votojnë me zemër dhe jo me zarfa lekësh. Dhe zemrën e tyre e ka fituar Bujar Leskaj. Është Bujari që e njeh Vlorën në çdo pëllëmbë të shtrirjes së tij gjeografike, historike dhe kulturore dhe se potenca e tij patriotike dhe përkatësia vlonjate është armatura dhe banderola ku çdo qytetar vlonjate gjen veten e tij.
Por ç’di Rama për Vlorën, ky deputet kinse vlonjat?Përveç tapetit të lungo-mares, ai nuk e di se ata që kalojnë mbi atë sixhade betoni janë në gjendje të mjeruar. Se kontrasti i investimit të lungo mares me xhepat e vlonjateve është më i thellë se kanali i Otrantos dhe se po ta gërvishtës çik atë fasadën me të cilën e ka lyer Vlorën, zbulohet një qytet i lënë në harresë. Nëse do të bëhej një sondazh, furia e takimeve elektorale të Bujar Leskajt i përngjason një referendumi lokal në Vlorë dhe e vendos këtë kandidat në vendin e parë të të gjitha partive, sa i përket organizimit, nuancave kulturore me promovime librash mbi të gjitha tek thjeshtësia e të qenit vlonjat(që përbën fisnikëri) me të cilën Bujar Leskaj takohet me çdo qytetar. Ditari elektoral i Bujar Leskajt është “lungo-marja” e vërtetë ku gjendet ky qytet dhe vlonjatet në tërësi, për të cilët në 8 vite po të marrësh fjalimet e Ramës gjen vetëm të përmendur togfjalëshin “lungo-mare” se për vlonjatët as nuk i ka përmend e as nuk i ka konsideruar.
Bujar Leskaj në Vlorë është një nga kandidaturat më të forta me të cilat prezantohet e djathta, jo vetëm kaq por triumfi i tij do të jetë vula kryesore që do të shënohet në epitafin e gremisjes politike të Edi Ramës.
Botuar ne Gazeten 55, date 16 Prill 2021

PROGRAMI I PD PËR VLORËN

PROGRAMI I PD PËR VLORËN

Ky projekt është nxjerrë nga ndërthurja e programit qendror të PD “Shqipëria Fiton”  nga njëra anë dhe prioriteteve zhvillimore të komunitetit lokal, në sektorë, si turizëm, infrastrukturë, ekonomi, kulturë arsim, shëndetësi, energjetikë dhe agro-blegtori.
Pas një rrugëtimi disamujor, duke dëgjuar intelektualë dhe punëtorë, pedagogë, mjekë, inxhinierë, fermerë dhe agronomë, të rinj dhe të moshuar, sipërmarrës të sektorit turistik në fshat dhe në qytet, etj., po ju paraqesim shkurtimisht udhërrëfyesin e punës tonë për Vlorën për katër vitet e ardhshme.
I. Qarku Vlorë – destinacion turistik gjithëvjetor
Qeverisja e Partisë Demokratike, do të realizojë kthimin e qarkut Vlorë në një destinacion turistik gjithëvjetor, me oferta të qarta të turizmit të rërës, diellit dhe detit, turizmit kulturor dhe historik, turizmit arkeologjik dhe të aventurës, të atij natyror, gastronomik dhe të agroturizmit.
1.Do të fuqizojmë flotën detare të operatorëve turistikë të qarkut Vlorë, nëpërmjet programeve shtetërore dhe vendore të mbështetjes me subvencione dhe kredi të buta, për të rritur koneksionin dhe vizitueshmërinë në zonat e mbrojtura të qarkut Vlorë dhe atraksionet e tjera natyrore.
2.Do të realizojmë mbështetjen e plotë të tur-operatorëve, në promovimin e paketave të tyre turistike, mbështetje financiare, lehtësira fiskale si dhe programe qeveritare për zhvillimin e ofertave turistike në trekëndëshat e artë të atraksionit vlonjat: Vlorë-fshatrat e Lumit të Vlorës-Kaninë; Himarë-Kuç-Kanionet e Kurveleshit; Dukat-Tragjas-Rradhimë (treva Erikua); Vlorë-Himarë-Delvinë, etj.
3.Do të përgatisim dhe zbatojmë një program të dedikuar katërvjeçar për trajnimin e vazhdueshëm të personelit dhe kapaciteteve njerëzore të përfshira në zinxhirin e sektorëve dhe shërbimeve turistike në bashkëpunim me agjencitë shtetërore të dedikuara, UV e Vlorës dhe Shkollën Tregtare.
4.Do te promovojmë turizmin kulturor, dhe arkeologjik duke rigjallëruar dhe shtuar programet dhe paketat turistike për vizitat në kalatë dhe objektet e kultit të qarkut Vlorë; kthimi i Vlorës në qytet të muzeve.
5.Do të zhvillojmë Argotizmin në Qark, duke orientuar dhe fokusuar financimet nga AZHBR dhe nga donatorë të tjerë ndërkombëtarë, në fermat  me potencial të lartë zhvillimor, duke nderthurur bukuritë natyrore krahinore si dhe produktet bio të agro- blegtorisë.
6.Në mbështetje të sektorit të turizmit, PD do të bëjë këto investime infrastrukturore;
a. Do të rikualifikojë vijën bregdetare Vlorë-Orikum, duke ndihmuar dhe jo dëmtuar investimet private dhe resortet aktuale të zonës.
b. Do të realizojë Mastërplanin e kësaj zone, i cili përfshin gjithë rrjetin infrastukturor të aksit Vlorë-Orikum, duke u mundësuar sipërmarrjeve të banorëve vendas akses më të madh dhe zgjerim të aktivitetit të tyre, si dhe duke favorizuar nismat e reja turistike në zonë.
c.Do të ndërtojë rrjetin e tensionit të mesëm 20 kw në njësinë administrative Orikum (Orikum, Radhimë, Tragjas, Dukat), në bashkinë Himarë, (Himarë, Dhërmi, Palasë, Qeparo-Kudhës) dhe përgjatë gjithë vijës bregdetare turistike në jug.
II.  Infrastruktura
PD do të përfundojë veprat publike dhe projekte infrastrukturore për  të cilat  pushteti lokal i PS ka qenë i paaftë në 25 vite për t’i realizuar, sikurse  Rilindja urbane nuk ishte e aftë t’i përfundonte në 8 vite apo t’i fillonte ato.
1.Do të ndërtojmë Aeroportin e Vlorës.
2.Do të ndërtojmë Tunelin e Llogarasë.
3.Do të garantojmë furnizimin me ujë të pijshëm për të gjitha lagjet e qytetit të Vlorës.
4.Do të rishikohet Plani Urbanistik i qytetit të Vlorës, duke ju përgjigjur nevojave të ngutshme dhe ato me perspektivë për zhvillimin ekonomik, industrial dhe të turizmit të qytetit ;.
5.Do të realizojmë Rikualifikimin Urban të zonës informale të qytetit të Vlorës dhe do të asfaltojmë të gjitha rrugët brenda Unazës së Qytetit të Vlorës.
6.Do t’i jepet zgjidhje përfundimtare të problemit të përmbytjeve në qytetin e Vlorës.
7.Do  të përgatisë Masterplanin e Ujërave të Bardha për rrjetin e qytetit;
8.Do të ndërtojmë dy hidrovorë, duke i lidhur me hidrovorin kryesor  të qytetit.
9.Do te kryhet pastrimi  dhe sistemimi  i kanalit te ujërave të larta të qytetit..
10.PD do të përfundojë zgjerimin dhe modernizimin e Portit te Vlorës.
11.Do të zhvillojë portin e peshkimit në Triport dhe do te fuqizojë flotën e peshkimit.
12.PD do të përfundojë procesin e legalizimit të ndërtimeve informale në qarkun e Vlorës, të zvarritur, vonuar dhe penguar gjatë tetë viteve të fundit.
13PD do të realizojë investime ne  zonat rurale.
14.Projektin e rrugës së “Lumit të Vlorës”, Loti 4, duke përfshirë ndërtimin e urës që lidh Selenicën me rrugën nacionale Levan-Tepelenë.
15.Do të ndërtojë Rrugën “Bestrovë- Bunavi- Llakatund”.
16.Do të ndërtojë rrugën “Sherishtë- Drashovicë”.
17.Do të ndërtojë rrugën “Kthesa e Velçës-Velçë-Bashaj” dhe të fshatrave të tjerë.
18.Do të rikonstruktojë rrugën e vjetër dhe urën “Vlorë – Novoselë”dhe te gjithë fshatrave të tjerë.
19.Do të realizojë furnizimin me ujë të pijshëm të gjithë fshatrave, specifikisht: Bestrovë, Panaja, Hoshtimë, Kërkovë, Trevllazër, etj.
III. Investimet në agro-blegtori dhe në zhvillimin rural  
Partia Demokratike angazhohet për agro-blegtorinë dhe zhvillimin rural në qarkun Vlorë duke vlerësuar nevojat e sektorit dhe karakteristikat krahinore me avantazhet dhe kufizimet e saj. Qëllimi i programit tonë do të  jetë, modernizimi, dhe plotësimi i  standarteve për fermat dhe mbështetje për kulturat bujqësore,  duke rritur produktivitetin dhe konkurencën, nëpërmjet mbështetjes financiare, programore, në të gjithë zinxhirin e sektorit, nga ferma tek produkti final. Konkretisht programi i PD për agro-blegtorinë në Vlorë ka këtë plan veprimi:
1.Do të realizojë një program të dedikuar për dhënien e granteve dhe kredi me norma të ulëta interesi për shtimin e prodhimit bujqësor dhe blegtoral.
2.Do të mbështesë financiarisht zgjerimin dhe modernizimin teknologjik të fermës  duke dyfishuar fondin mbështetës të AZHBR për qarkun Vlorë.
3.Do te krijojë një sistem incentivues fiskal deri në përjashtimet  nga detyrimet fiskale për tre vitet e para të aktivitetit tek të gjitha sipërmarrjet e krijuara nga të rinjtë në fushën e bujqësisë, si dhe të gjitha aktivitetet e reja të ngritura në zonat malore për blegtori dhe agroturizëm.
4.Do të mbështesë me grante  akuakulturen (kultivimin dhe rritjen e peshkut.
5.PD do të mbështesë financiarisht çdo projekt dhe investim që ka për qëllim investimet në magazinimin, logjistikën,në përputhje me standartet e BE-së per sektorin agroblegtoral dhe te akuakultures ne qarkun e Vlores me qellim rritjen e eksportve..
6.Do të ndërtojmë dhe përmirësojmë një sistem vaditës dhe kullues të tokës bujqësore në fshatrat Peshkëpi, Mesaplik, Brat, Gjorm, Harvala, Kallarat, Bolenë, Dushkarak, Shkozë, Sevaster, Petë, Lapardha dhe Gumenicë etj.
7.Do të realizojmë ngritjen e një sistemi mbrojtës të përhershëm  për  tokat bujqësore të fshatit Karbunarë nga gërryerja e lumit Vjosë dhe tokat bujqësore të fshatrave Drashovicë, Vranisht, Kuç, etj nga gërryerja e lumit Shushicë.
8.Do të mbështesim fuqimisht me fonde fermat e mëdha  dhe nxitjen e bashkëpunimit në tufëzim midis fermerëve, për të realizuar kooperime  moderne midis ekonomive të vogla blegtorale, me qëllim përthithjen e financimeve serioze me grante dhe kredi bankare,  rritjen  e standarteve të produkteve blegtoriale, subvencionim për çdo kre bagëti të të gjithë blegtorëve dhe përmirësimin  e  menaxhimit financiar, uljen e kostove dhe krijimin e fermave me cikël të mbyllur.
IV  Arsimi
1.Programi ynë do të mundësojë dhe lehtësojë aksesin për arsimim për cdo nxënës , duke zeruar cdo diskriminim ekonomik, social, krahinor apo etnik.
2.PD  do të sigurojë tekste shkollore të reja falas, për 12.000 nxënës që ulen mesatarisht çdo vit në auditorët e arsimit parashkollor në bashkinë Vlorë.
3.Do të rrisim dinjitetin e mësuesit, duke rritur së pari pagat  me 60% pagat e mësuesve me nje page minimale 700 Euro në muaj rrogë. Kështu ne do sjellim më shumë të ardhura dhe mirëqënie për 1.200 familjet e mësuesve tanë të arsimit parauniversitar në qytetin e Vlorës.
4.Do të ngremë në një stad më të lartë arsimin e mesëm dhe profesional ne Vlorë,
5.Do të mbështesim   dhe modernizojmë dy shkollat profesionale të qytetit (Shkolla Industriale dhe Shkolla Tregtare), si përsa i përket profilit të mësimdhënies, infrastrukturës fizike dhe  logjistikës mësimore.
6.Nëpërmjet programeve mësimore moderne që ndërthurin arsimin e përgjithshëm me atë profesional, do t’u japim mundësinë të rinjve të qarkut që duan një profesion, që ta mësojnë atë gjatë periudhës së arsimit të mesëm.
7.Ne dot t’i japim një vlerë të shtuar arsimit parauniversitar, në funksion të kërkesave të tregut të punës, duke rivlerësuar nga njëra anë potencialin e të rinjve vlonjatë, si dhe duke rikthyer nga ana tjetër shpresën per një të ardhme të sigurt në qytetin e tyre.
8.Do të kemi si strategji prioritare, investimin në infrastrukturën shkollore.
9.Do të ndërtojmë dy shkolla 9 vjeҫare dhe një shkollë të mesme bazuar në kriteret e largësië shkolle-komunitet dhe  të mbiprezencës nëpër klasa në lagjet e reja (30 vjeçare) të Vlorës.
10.Do të përmirësojmë infrastrukturën, duke filluar  së pari nga shkollat e mesme dhe 9 vjeçare, si shkolla Avni Rustemi qytet, Jani Minga (9- vjeçare), Lef Sallata, Marigo Posio, Teli Ndini, Zenel Mura, Zigur Lelo, Hasan Mëhilli, etj.
V. UNIVERSITETI I VLORËS  “ISMAIL QEMALI”
1.Ne do të fokusohemi që këtë institucion ta lartësojmë edhe më shumë në nivelin e emrit që ka. UV ISMAIL QEMALI  do të shndërrohet në  një qendër  të mirfilltë akademike të punës dhe kërkimit shkencor, në shërbim të përmirësimit të jetës ekonomike,sociale dhe asaj kulturore të komunitetit vlonjat.
2.Me amendimin e ligjit të arsimit të lartë, do ta transformojmeUV “Ismail Qemali”, duke i dhënë më shumë liri akademike dhe autonomi financiare,si dhe duke e shndërruar në një qendër rajonale të dijes shkencore dhe tëmjedisit intelektual dhe akademik në qytet dhe më gjerë.
3.Rritja e buxhetit shtetëror për Universitetin “Ismail Qemali” për mësimdhenien, kërkimin shkencor, laboratorët, etj. do të jetë efektive dhe në nivele mbi 30 përqind në vit, që në vitin e parë të qeverisjes së re.
4.UV Ismail Qemali do të jetë partner strategjik për hartimin  e programeve zhvillimore rajonale në sektorët prioritar si  Turizmi,Bujqësia dhe Akuakultura,  Mjedisi dhe Energjetika.Përshtatja  e kurrikulave sipas profilizimeve për të cilat ka nevojë tregu (në sektorin e IT dhe inteligjencës artificiale, menaxhimit dixhital,  inxhinieri detare dhe të akuakulturës, menaxhim tur operatorësh, menaxhim hoteleri dhe agroturizëm etj), do ta bëjë më konkurrues  kët institucion
5.Partia Demokratike do të nxisë hapjen dhe promovimin i studimeve doktorale të tjera në Universitetin “Ismail Qemali”, si dhe rihapjen e degëve të Akademisë Navale dhe Aviacionit.
6.Angazhimi ynë për ndërtimin e një kampusi universitar për UV ISMAIL QEMALI  do të përmbushë një nga detyrimet morale që PD ka historikisht ndaj studentëve-pionierë të demokracisë dhe ndryshimit por jo vetem;
7.Ne do te ulim e tarifat universitare dhe pasuniversitare për të gjitha ciklet e studimeve universitare, Bachelor, studimet Master dhe Doktorature ne Universitetin e Vlores.
8.Do të akordojmë  bursa të plota për studentë që vijnë nga familje me të ardhura mujore nën 64.000 lekë në muaj dhe bursa në mesën 50% për familjet me të ardhura mbi 64.000 lekë në muaj; do të mbështesim studentët e ekselencës në  rrugëtimin e tyre akademik, duke u siguruar të drejta studimore në universitetet më të mira të botës,
VI. Shëndetësia.
Si derivim i programit kombëtar të Partisë Demokratike për shëndetësinë që ka në thelb konceptin “pacienti ne qendër të sitemit” ne kemi  një strategji për  shndërrimin e Spitalit Rajonal (SR) të Vlorës  në një institucion shëndetësor të aftë të konkurrojë sektorin privat me standartet më të mira ndërkombëtare,
1.Do t’i japim autonomi  financiare dhe menaxheriale SR,duke garantuar finacime në shërbimet spitalore mjekësore mbi bazën e kostimit të tyre, bazuar në protokollet dhe standartet ndërkombëtare.Në këtë mënyrë,do të synojmërritjen e performancës së shfrytëzimit të shtretërve nga 28% që është aktualisht, në të paktën 60%.
2.Do të rrisim numrin dhe cilësinë e shërbimeve spitalore te specializuara speciale në SR, që aktualisht realizohen nga QSUT.
3.Një rëndësi e veçantë do t’i kushtohet sistemit të sherbimit te urgjencës me investimin ne logjistikë dhe aparatura ,trajnimin profesional, dhe shtimin e stafit te dedikuar.
4.Në vizionin e Programit tonë për Shëndetësinë në Vlorë, do të jetë ndërtimi i një spitali lokal në Bashkinë Selenicë, (Njësia administrative Kotë). Ky institucion lokal  do të  plotësojë të gjitha kërkesat për akreditimin dhe çertifikimin institucional, duke  garantuar cilësinë e shërbimeve spitalore sipas standarteve dhe protokolleve ndërkombëtare.
VII. Energjitika
Ne besojmë te transformimi i Vlorës në një qendër strategjike të gazifikimit dhe njëherazi në një atraksion ndërkombëtar turistik, sipas një vizioni strategjik që ka në themel ruajtjen emjedist dhe të ekulibrave të ekosistemit natyror. Ky është vizioni ynë për zhvillimin e rajonit, duke i dhënë vlerë avantazheve krahasuese që ofron pozicioni  gjeografik, burimet natyrore dhe ato njerëzore .
1.Partia Demokratike përshëndet dhe mbështet planet e qeverisë së SHBA për ndërtimin e një terminali të gazit të lëngshëm me perfshirjen e DFC  në Shqipëri
2.Ne e shikojmë këtë partner strategjik (DFC lehteson financimin e projekteve të ndryshme me një kapacitet 60 mld USD) jo vetëm si një garanci që projekti të relizohet  më standartet më të larta por edhe  si një mundësi të artë për Vlorën dhe rajonin, për të përfituar financime të projekteve private në zhvillimin e sektorëve të tillë si energjetikë, kujdes shëndetësor, infratrukturë, etj..
3.PD do të punojë me përparësi absolute që ky terminal të vendoset në qarkun e Vlorës, si porta hyrëse e Ballkanit, me pozicionin ideal strategjik për të shërbyer si qendëre një rrjeti shpërndarje të LNG në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit.
VIII. KULTURA
Vlorës do t’i rikthejmë kulturën që meriton.
1.Qytetit të kinemasë së parë në Shqipëri do t’i rikthejmë kinemanë e dëshiruar.
2.Do të çelim një bibliotekë të madhe në vend të asaj ekzistuese, duke shtuar sallat e leximit dhe fondin e librave..
3.Do të modernizojmë muzeumet ekzistuese, dhe do të hapim Muzeume të reja, si: Muzeu i Çamërisë, Muzeu i Hebrejve dhe Muzeu i Kosovës që është në proces..
4.Qendra Kulturore e Vlorës do të rikthehet në identitet, duke u shërbyer talenteve të reja në fushat e artit; do të hapim Qendrën e Kulturës në Selenicë..
5.Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet Qendrës Kulturore të Fëmijëve, ku hapi i parë do të jetë organizimi i Festivalit të Fëmijëve, si një traditë e bukur e qytetit.
6.Teatri dhe Estrada Profesioniste e Vlorës, do të jenë në qendër të përpjekjeve tona, duke ruajtur dhe alternuar me vlerat dhe përvojat më të mira, për t’i rikthyer në kohët e tyre të arta.
7.Do të nxisim artistët dhe shkrimtarët e qytetit në krijimtarinë e tyre duke financuar punimet e tyre në gjinitë e ndryshme të artit dhe letërsisë.
8.Më shkollat e mesme të Vlorës do të bashkëpunojmë për zbulimin e talenteve të reja, duke i nxitur dhe stimuluar që të bëhen pjesë e veprimtarive artistike e kulturore të qytetit.
9.Do të ndërtojmë Shtëpinë e Këngës Labe në Njësinë administrative Kotë.

Bujar Leskaj në Vlorë jep mesazhe të forta për dijen dhe kulturën e rrënuar duke falur libra

Bujar Leskaj në Vlorë jep mesazhe të forta për dijen dhe kulturën e rrënuar duke falur libra

Botuar ne Gazeten Shqiptare, date 13.03.2021 nga Ndriçim Kulla
Shpallja e emrave të deputetëve në listat përfaqëuese të partive në kuvendin e Shqipëisë, këto ditët e fundit, ka kthyer në vëmendje të publikut një problem shumë të madh për të cilin është folur herë pas here dhe për të cilin ndjeshmëria e ndërkombëtarëve ka qenë shumë e lartë. Përfaqësimi sa më dinjitoz i partive në demokracinë parlamentare është i barasvlershëm me alfën dhe omegën e demokracisë, ose praktikisht me zgjedhjen e njerëzve më të mirë si përfaqësues të popullit. Po e përsërisim këtë fjali të thjeshtë, pasi edhe pse është themelore, rrugës së parlamentarizmit shqiptar humbi dalngadalë kuptimin dhe gjurmët në lojërat elektorale. Kjo ishte arsyeja që Partia Demokratuike nisi një luftë të drejtë para do vitesh për dekriminalizimin dhe më pas kristalizimin e figurës së deputetit.
E para ishte një luftë që as duhet të ekzistonte fare, pasi nuk mund të kishte asnjë arsye që deputetët të kishin lidhje me dënimin dhe krimin.
E dyta është një luftë që duhet ende të vazhdojë për të arritur rezultatet që priten prej saj. E themi këtë se edhe listat që sapo janë prezantuar ndonse mund të kishin nevoj për ndonjë përmirësim të lehtë përgjithësisht në to mishërohen njerëz që plotësojnë dy përbërësit themelorë të parlamentarizmit dinjitoz: janë njerëz të zgjedhur në shumë arritje dhe cilësi administrative dhe karakteriale dhe nga ana tjetër, janë njerëz që përfaqësojnë vërtetësisht vlerat më të mira të zonës që përfaqësojnë.
E gjithë kjo simbiozë përfaqësimi, më erdhi menjëherë në mendje sapo mësova për një fakt sa interesant aq edhe të rrallë unik të kësaj kohe fushate. Përfaqësuesi i Partisë Demokratike për qarkun e Vlorës, zoti Bujar Leskaj, kishte shpërndarë në zonat e Vlorës , Sarandës, Konispolit dhe Delvinës, në takimet me popullin, libra të ndryshëm artistikë, filozofikë e të mendimtarëve shqiptarë.Jam i bindur se Edi Rama kreu i qeverisë së sotme që e ka shpurë qeverisjen për librin ,kulturën dhe arsimin në buzë të varrit nga, që është mësuar, që kënaqsinë e punës së tij në raport me qeverisjen për të cilin populli i ka dhënë mandatin ta ndaj me milonerët do ketë qeshur me ironi.
Nga gjithçka që kemi parë dhe dëgjuar këto 8 vjet nga qeverisja e tij unë mund supozoj se mund të ketë konsumuar edhe një bised të tillë me Taulant Ballën, Damian Gjiknurin apo ndonjë tjetër drejtues: ”Shiko, shiko, sa arkaik këta vazhdojnë me librat! Shikojmë punë tonë ne, këta le të vazhdojnë me avazin e librave dhe të mëndjes.
Përpara shok ,na duhen shumë ata që nuk kanë lexuar kurrë një libër ,të fortët ,oligarkët biznesëmenët me sa më shumë para, sepse libri të lë në vënd nuk të çon kurrë në pushtetin e parave .Paraja të çon në pushtet” . E mbuloi me batuta ,me egërsi dhe fotografi realitetin shqiptar duke krijuar një realitet alibik, duke zvënësuar realitetin e ëndërruar të shqiptarëve për dije , kulturë dhe ndryshim. Dhe vërtet një raport të tillë ka patur Qeveria e Edi Ramës me dijet dhe kulturën për këto dy mandate ,që ka adminstruar Shqipërinë. Prandaj nuk është aspak e zakontë diçka e tillë, përkundrazi unike. Por ne duhet të shohim më tej një fakti simbolik, qoftë kyt edhe propagandistik. Sepse edhe si propagandë ne kemi aq shumë nevojë si shoqëri dhe si komb të nxisim me cdo kusht dhe me të gjitha mjetet leximin dhe përhapjen e kulturës së dijes dhe filozofisë. Vetëm se një veprim i tillë, i kryer në një fushatë elektorale, merr një domethënie krej tjetër, hap një horizont krejt të ri. Në përputhje edhe me programin e partisë demokratike, që i mëshon fortësisht edukimit dhe mësimdhënies jo vetëm të brezit të ri, por edhe të gjithë sistemit-vend shqiptar, ky akt në një nga qarqet elektorale të vëndit tonë në këtë fushat zgjedhore konkretizon në mënyrë sa të thjeshtë aq edhe të drejtpërdrejtë këtë mendim: qeverisja e ardhme për të cilën Lulzim Basha konkuron për kryeministër duhet të jetë parësisht edhe qeveri e dijes dhe kulturës siç edhe ka premtuar. Akoma dhe më tepër bëhet i rëndësishëm ky fakt, për shkak se qeveria e sotme ka qenë një qeveri që jo vetëm e ka lënë pas dore arsimin dhe edukimin, por e kanë sakatuar dhe shkatërruar atë në mënyrën më përbuzëse. Politikat e saj jo vetëm nuk kanë nxitur asgjë, por kanë bllokuar edhe ato pak mundësi që kultura jonë kish krijuar në vite, psh atë tradit të mrekullueshme të panaireve që u nxi e u sabotua prej kësaj qeverie. Bie në kontrast një qendrim i tillë me arritjet e mëdha që Bujar Lekaj si Ministër i Kulturës pat arritur në kohën e tij. Zëri i librit u fut si zë i posacëm në buxhet, si kurrë ndonjëherë, filloi projektet prioritare të librave që do të realizonin rrjetëzimin e bibliotekave në cdo vend të Shqipërisë dhe për më tepër i dha udhë botimit dhe futjes në strukturën kurrikulare të mendimit shqiptar. Janë pikërisht antiteza, e kundërta e qasjes socialiste që nuk bëri asgjë, as edhe pas alarmit më të frikshëm e rrëqethës që ajo mund të merrte nga realiteti që tregoi një sondazh autoritar në vitin 2019, sipas të cilit në një milion shqiptarë nuk kanë lexuar as edhe një libër gjatë një viti. Kjo është kriza më rrënqethëse që ka krijuar qeveria “rilindase” e Edi Ramës jo vetëm në Shqipëri por në krejt kontinentin europian.
Në këtë kuptim, veprime të tilla të ngjallin shpresë se më në fund është arritur të kuptohet rrënja e të gjithë të këqijave të parlamentarizmit tonë, mungesa e përfaqësimit me njerëz të ditur, të kulturuar e të aftë. Vetëm se ky episod më la një mbresë po kaq të bukur e shpresëdhënës edhe për reagimin ose më mirë “mikëpritjen” që populli i zgjuar dhe dinjitoz i kësaj zone bëri dhuratës në dukje “të papritur” të kandidadit të vet. Kjo tregoi edhe njëherë se populli kërkon dhe dëshiron që të përfaqësohet nga njerëz të “masës” së vet, në kuptimin e vlerësimit dhe respektit për dijen dhe kulturën, për mësimin dhe edukimin. Vetëm kështu plotësohet ai binom njeri i zgjedhur-përfaqësues i popullit, që aq shumë e ka njollosur politikën tonë e për të cilën aq shumë po luftojmë të gjithë bashkë, intelektualë, shoqëria civile e përfaqësuesit ndërkombëtarë. Le të jetë ky një shembull i mirë fushate të vlertë dhe një etalon i çmuar krahasimi për përzgjedhjen, sjelljen dhe konceptin me të cilin duhet ti afrohet njerëzve cdo përfaqësues i tij. E në fund, le të jetë kjo parantezë e bukur elektorale, parathënia domethënëse e një premtimi që duhet të mbahet plotësisht në qeverisjen e ardhshme, nga kushdo palë qoftë: Shqipëria ka nevojë të rimëkëmbet ekonomikisht po aq sa ka nevojë të rimëkëmbë edhe qasjen e saj ndaj arsimimit dhe edukimit të njerëzve të saj.

Problemet e arsimit nuk duhet të jenë thjesht çështje politikash, por qëllime me objektiva të qarta.

Problemet e arsimit nuk duhet të jenë thjesht çështje politikash, por qëllime me objektiva të qarta.

Të dashur miq!
Ky seminar është veprimtaria e parë që konkretizon bashkëpunimin mes PD, Bordit të Intelektualëve dhe shoqërisë civile. Ky bashkëpunim do të jetë i vazhdueshëm, në dobi të palëve dhe interesit publik.
Nëpërmjet këtij seminari synojmë që shqetësimet dhe problematikat tuaja ti përcjellim në institucionet e reja pas 25 Prillit
Kam nderin të ndaj me ju disa mendime dhe të paraqes pjesë të programit të Partisë Demokratike për arsimin.
Arsimi është një nga fushat më të rëndësishme të çdo shoqërie dhe të çdo sistemi.
Përmes arsimimit shoqëritë dhe kombet u transmetojnë pjesëtarëve të tyre dijen, kulturën, trashëgiminë kulturore, vlerat përmes të cilave shkon përpara shoqëria.
Arsimi është një nga shtyllat kryesore të zhvillimit të një kombi, pasaporta integruese e tij në botën e qytetëruar ndaj kërkohet që ai të jetë sa më i përsosur dhe më i arrirë për të siguruar jo vetëm një të ardhme të mirë e të qëndrueshme të fëmijëve tanë, por dhe një përfaqësim dinjitoz të rinisë shqiptare në botë.
Arsimi krijohet përpara kombit dhe i paraprin procesit të ngjizjes dhe krijimit të tij, por është momenti kur krijohet shteti dhe lind përgjegjësia shtetërore që kujdeset për shtrirjen dhe mbarëvajtjen e tij në të gjithë vendin.
Ashtu siç ka ndodhur edhe në sistemin tonë shkollor, ndryshimet e shpeshta të bëra këto 30 vitet e fundit, kanë treguar se arsimi është munduar të përshtatet sa të mundë me ndryshimet sociale në vendin tonë, por edhe me ato globale. Por këto ndryshime nuk kanë qenë shumë të studiuara.
Eksperimentimi në arsim nuk është diçka e keqe, por kur ky eksperimentim kalon caqet hapësinorë dhe kohorë, atëhere ai bëhet i dëmshëm dhe ndikon negativisht.
Reformat e fundit në arsim dhe debatet që i kanë shoqëruar atë dëshmojnë për një rritje të ndërgjegjësimit të shoqërisë për problemet e arsimit dhe shkollës. Këto probleme duket se i përkasin gjithë shoqërisë dhe jo vetëm një pjese të saj. Por janë vënë re dhe po dalin në pah shumë problematika, të cilat në disa raste, nëse nuk trajtohen me seriozitetin e duhur mund të lënë pasoja të rënda në arsimimin e brezave.
Është trishtuese kur shikon nga politika që problemet e arsimit i trajton thjesht si çështje politikash dhe jo si qëllime me objektiva të qarta.
Do të dëshiroja këtu të citoja Kulturologun, Prof. Ndriçim Kulla, i cili shkruan: “Arsimi i ri, që duhet të zëvëndësojë arsimimin e dështuar të Edi Ramës duhet të ndryshojë nga qëlllimi i qartë që duhet të ketë. Ai duhet që të jetë një arsimim, i cili duhet të ndryshojë në mënyrë krejtësisht cilësore përmirësimin e arsimimit në vazhdimësi. Ai duhet të jetë një arsimim që duhet të përfshijë ose të forcojë në mësimdhënie edukimin pedagogjik, edukimin e munguar krejtësisht patriotik, edukimin familjar, por edhe edukimin europian. Branko Merxhani thoshte se Shqipërinë duhet ta kthejmë në fabrikë pedagogjike. Çfarë do të thotë kjo pjesë e formulave të neoshqiptarizmës e cilësuar 70 vjet më parë në realitetin e sotëm shqiptar, kur fëmijët tanë janë më tepër nën ndikimin e grupit paralel, se sa të shkollës dhe shoqërisë! Ndërkohë që pedagogjia sot më shumë se kurrë në kushtet e modernitetit teknologjik dhe në kohën e internetit dhe telefonisë celulare duhej të ishte një antivirus i gjallë për të ruajtur fëmijët nga efektet anësore të këtij zhvillimi të domosdoshëm është gati anemike për ti paraprirë një mbrojtje të tillë.”
Të dashur miq!
Partia Demokratike me programin e saj “Shqipëria Fiton Arsimin” përpiqet të mbushë dhe të rregullojë difektet e mbartura dhe të shkaktuara nga qeverisja e Ramës.
Plani i PD është një plan konkret, i zbatueshëm dhe larg premtimeve boshe por me angazhime konkrete dhe të realizueshme.
Ne do të sigurojmë tekste shkollore të reja falas, për 350 mijë nxënës. Po kështu fëmijët e të gjitha familjeve në nevojë do të përfitojnë paketa shkollore dhe tekste falas gjatë gjithë arsimit parauniversitar. Ne nuk do të lëmë asnjë fëmijë pa ndihmuar.
Ne do të rrisim me 60% pagat e mësuesve dhe as edhe një mësues nuk do të marrë më pak se 700 Euro në muaj rrogë. Kështu ne do sjellim më shumë të ardhura dhe mirëqenie për 35 000 familjet e mësuesve tanë të arsimit parauniversitar.
Nëpërmjet programit “Shqipëria fiton arsimin” ne do të ofrojmë program pas-shkollor dhe ushqim për orët shtesë e cila do t’ju vijë në ndihmë fëmijëve për përforcimin e dijeve të marra. Ky program do ti mbajë fëmijët të sigurt në shkollë dhe larg rrugës.
Ne do të sjellim arsimim cilësor për të gjithë. As edhe një nxënës nuk do të lihet pas dore e të diskriminohet. Ne do të arsimojmë çdo fëmijë, pavarësisht statusit të tyre social, ekonomik apo aftësive të kufizuara.
Pikënisje e programit tonë për Arsimin e Lartë është ligji i ri i Arsimit të Lartë.
Ky ligj i mirëkonsultuar, do t’i japë fund epokës së braktisjes së universiteteve publike nga qeveria.
Universitetit do t’i rikthehet autonomia funksionale dhe liria e spikatur akademike, përmes mekanizmave financiarë, ligjorë dhe akademikë.
Baza e zhvillimit të Arsimit të lartë të sanksionuar në ligj, do të jetë tregu i dijes në një konkurrencë të ndershme vlerash e arritjesh shkencore e akademike, midis institucioneve të arsimit të lartë publik dhe atij jopublik.
Rikonceptimi i programeve të Arsimit të lartë profesional, do të orientohet si prioritet për t’i dhënë fund diskriminimit e inferioritetit të diplomimit për profesione te ndryshme.
Me ne mësuesia do bëhet profesion i ekselentëve.
Në do të kërkojmë të arrijmë synimin sipas parimit, një Universitet-një kampus.
Një ligj i mirë ka nevojë për një financim të mirë.
Ne do ta bëjmë këtë. Se bashku me Lulzim Bashen do ta realizojmë këtë plan
Dyfishimi i buxhetit për arsimin e lartë, do të shoqërohet me projektin për Grante të dedikuara për IAL-të, me qëllim përmirësimin e infrastrukturës fizike, mësimore e kërkimore shkencore si dhe krijimin e Fondacionit shqiptar për shkencë, inovacion dhe zhvillim.
Pedagogu mbetet themeli i çdo arritje akademike, shkencore e diplomimi cilësor.
Ai është identikiti i Universitetit.
Me ne ai do të trajtohen si elitë dhe do të kenë përgjegjësi po si elitë, pa korrupsion, pa plagjiatura e fiktivitet.
Pedagogët do të mirëpaguhen, në një rritje page impresionuese përgjatë katër viteve, deri në 900 euro për lektor dhe 1300 euro për profesor.
Për ata do të atashohen fonde në bazë departamenti, për kërkim shkencor të gjithanshëm. Mbështetja e tyre në futjen e teknologjisë në mësimdhënie, do të jetë e vazhdueshme dhe shumëdimensionale.
Në universitetin tonë, Studenti nuk do të jetë më klienti, apo blerësi inkonjito i dijes, shpeshherë fallco. Ai do të jetë qendra e interesit mësimor dhe qëllimi themelor i punës dhe i funksionit akademik e shkencor të Universitetit.
Bursa e plotë për çdo student në ciklin e parë apo të dytë nga familjet me të ardhura nën 64 mijë lekë, do të jetë një ndihmë shumë e madhe për çdo student e familjet shqiptare.
Bursa 50% për studentët nga familjet me të ardhura mbi 64 mijë lekë, vendos një drejtësi sociale të duhur.
Praktika e paguar (30,000 lekë) për 10 mijë studentë, për një vit pasi mbarojnë universitetin, do t’i japë një mundësi të artë çdo të riu, për t’u integruar në tregun e punës dhe për t’i dhënë vlerë diplomës.
Ne do t’i japim fund diskriminimit universitar, duke shembur çdo barrierë formale komunitare, ekonomike, mesatareje që dëmton meritën, preferencën por dhe talentin e të rinjve tanë.
Me ne, çdo të riu do t’i mundësohet vazhdimi i shkollës së lartë.
Ne duam dhe do ta realizojmë që ata të studiojnë këtu, të bëjnë karrierë këtu, të zhvillojnë vendin e kombin.
Në programin tonë orientohet Krijimi i Akademisë së Ekselencës për financimin e më të mirëve drejt 15 universiteteve më të njohura të botës.
Njëherazi që do të synojmë, nëpërmjet ofertave konkrete, thithjen në ekzekutiv e administratë të atyre të diplomuar prej vitesh jashtë dhe negociimin e kontributeve për vendin, të atyre që financohen me bursa ekselence.
Komunitetit shkencor ne do t’i japim më në fund Ligjin e ri për Shkencën, inovacionin e zhvillimin por dhe financimin e duhur.
Akademia e shkencave do të shkojë drejt një depolitizimi total dhe reformimi ligjor e strukturor. Ndërsa Libri, si çelës dije, do të inkurajohet dhe do të mbështetet.
Ndërsa për Universitetin e Vlorës “Ismail Qemali” si derivim i programit kombëtar të Partisë Demokratike premtoj që:
1.Zhvillimi i Universiteti të Vlorës do të jete ne vemendjen e qeverise dhe do ti kushtohet nje rendesi e vecante.
2.Amendimi i ligjit të arsimit të lartë do t’i shërbejë UV “Ismail Qemali” për t’i dhënë më shumë liri akademike dhe autonomi financiare.
3.Rritja e buxhetit shtetëror për UV “Ismail Qemali” për mësimdhenien, kerkimin shkencor, laboratoret, etj
4.Përpilimi i një strategjie efiçente dhe koherente të arsimit të lartë do t’i shërbejë UV “Ismail Qemali” për të përmirësuar kapacitetet mësimore, pedagogjike dhe kerkimin shkencor.
5.Promovimi i degëve dhe studimeve akademike për të cilat ka më shumë nevojë ekonomia rajonale dhe sektorë te tjere strategjikë, siç është turizmi, ekonomia, inxhinieria navale, mekanike e elektrike, teknologjia e informacionit, shkencat detare, matematika, fizika, mesuesit etj.
6.Hapja dhe promovimi i studimeve doktorale të tjera në UV “Ismail Qemali” , rihapja e degëve të Akademisë Navale dhe Aviacionit.
7.Ulja e tarifave studentore për të gjitha ciklet e studimeve universitare, bachelor, studimet master dhe doktorature ne Universitetin e Vlores.
8.Ngritja e një rrjeti eficent shkollash profesionalene rajonin e Vlores per arsimimin e studenteve ne profesionet qe ka nevoje tregu i punes
9.Kthimi i subvencioneve për studentët ne nevoje dhe ofrimi i bursave shtese per studentet e shkelqyer ne Universitetin e Vlores.
Miqtë e mi!
Duke ju përshëndetur dhe duke ju uruar suksese në këtë seminar modest, dëshiroj t’ju shpreh angazhimin e kryeminisrit të ardhshëm, Lulzim Basha, se qeveria e PD do të bëjë ndryshimin e nevojshëm, për të cilin shqiptarët kanë kaq shumë nevojë.
Suksese!
Bujar Leskaj
(Fjala në seminarin e organizuar nga Bordi i Intelektualëve dhe Shoqërisë Civile në Qarkul e Vlores për çështjet e arsimit- Vlorë)

Keqmenaxhimi – Gropat financiare të buxhetit të vitit 2021.

Keqmenaxhimi – Gropat financiare të buxhetit të vitit 2021.

Botuar ne gazetën Mapo, datë 02.02.2021.
Procesi i përgatitjes, rishikimit, ekzekutimit, monitorimit dhe raportimit të Buxhetit të të gjithë shqiptarëve ka lejuar shkelje të rënda të disiplinës fiskale nga entet publike, sidomos gjatë viteve 2014-2020, në kundërshtim flagrant me kërkesat e Ligjit nr. 9936 datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”.
Edhe pse Buxheti i Shtetit për këtë vit është glorifikuar në ekstrem nga qeveria, shqetësimet e shprehura nga Banka Botërore, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe kohët e fundit edhe nga misioni online i Fondit Monetar Ndërkombëtar dëshmojnë se realizimi i parametrave kryesorë të këtij buxheti lë shumë për të dëshiruar. Institucionet ndërkombëtare i konsiderojnë objektivat e realizimit të të ardhurave buxhetore, të deficitit buxhetor, investimeve kapitale dhe borxhit publik si vështirësisht të realizueshme për këtë vit.
Dhe në të vërtetë, procesi i përgatitjes, rishikimit, ekzekutimit, monitorimit dhe raportimit të Buxhetit të të gjithë shqiptarëve ka lejuar shkelje të rënda të disiplinës fiskale nga entet publike, sidomos gjatë viteve 2014-2020, në kundërshtim flagrant me kërkesat e Ligjit nr. 9936 datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Një papërgjegjshmëri e tillë, e ngritur në sistem, ka ulur ndjeshëm kredibilitetin e Buxhetit të Shtetit. Ky proces ka mundësuar marrjen e angazhimeve financiare (projekte të mëdha e të vogla, koncesione, PPP etj.), jo në përputhje me kuadrin rregullator në fuqi dhe krijimin e detyrimeve të mëdha të prapambetura, të cilat janë kthyer në mina lundruese me risk të jashtëzakonshëm mbi financat publike gjatë këtij viti 2021 dhe në vijimësi.
Dobësitë dhe thyerjet e sistemeve të kontrollit përgjatë të gjithë ciklit buxhetor, programimi i dobët, çeljet buxhetore, alokimet dhe rialokimet e fondeve jo gjithmonë të dokumentuara, pasuar me mos regjistrim të qëllimshëm të shpenzimeve, për të qëndruar në vlerën e buxhetit të miratuar, me marrjen e angazhimeve buxhetore nëpërmjet hapjes së tenderave ose nënshkrimit të kontratave, pa pasur në dispozicion fondet e miratuara në buxhet (rasti më i fundit flagrant, ai i Tunelit të Llogarasë), mos regjistrimi, regjistrimi pjesor apo regjistrimi jo në periudhën e duhur buxhetore të kontratave publike, si dhe raste të realizimit formal të shpenzimeve, kryesisht për investime, në fund të vitit, përbëjnë devijime të rënda të disiplinës së Buxhetit të Shtetit për vitet 2017-2020.
Një zotim absurd që ka goditur rëndë kredibilitetin e Buxhetit të Shtetit për këtë vit e përbën angazhimi qeveritar për realizimin me 10.6 për qind tejkalim, të të ardhurave buxhetore. Një tejkalim i tillë nuk është vërejtur deri tani në asnjë nga të gjitha 30 vitet fiskale ushtrimore 1991-2020. Mesatarja e tejkalimit të të ardhurave të Buxhetit (flasim për shifra absolute të ardhurash buxhetore në nivele 2.8-3.6 miliardë euro) ka qëndruar në 3-4 për qind më shumë, edhe në vitet më të mira të rritjes ekonomike (2002, 2008, 2018). Tejkalimi i të ardhurave me 10.6 për qind, si parashikim për këtë vit, është përcaktuar qëllimisht kaq i lartë nga qeveria (pa asnjë studim shkencor mbështetës për këtë nivel), në mënyrë që të deklarojë shpenzime të fryra në kohë pandemie dhe investime të larta publike, për të fituar pikë zgjedhore, përpara zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 25 prillit 2021.
Mosrealizimi i këtij treguesi gjatë këtij viti do të përbëjë një gropë të madhe financiare, ku do të gremisen treguesit kryesorë makroekonomikë të vendit, si Borxhi Publik, Deficiti Buxhetor, si dhe investimet publike të reklamuara me butafori të madhe si më të mëdhatë e dhjetë viteve të fundit. Kultura më e thjeshtë dhe standard ekonomike dhe financiare ta do që në periudha krizash, gjëja më e paktë që mund të bësh, është të përmbash investimesh, për të korrigjuar raportin shpenzime-të ardhura, në favor të këtyre të fundit.
I pari që do ta ndiejë mosrealizimin dramatik të të ardhurave buxhetore për këtë vit, do të jetë treguesi i borxhit tonë publik, i cili do të katapultohet në pothuajse 100 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (ose mbi 12.7 miliardë euro), së bashku me borxhin e padeklaruar të detyrimeve të prapambetura dhe pagesave nga zbatimi i kontratave të partneriteteve publik-privat. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë (https://www.financa.gov.al/wp-content/uploads/2020/11/Detyrimet-e-Prapambetura-Shtator-2020.pdf), që nga viti 2014 deri në vitin 2020, borxhet jashtë llogarive fiskale, zëri që përfaqëson detyrimet e prapambetura, arritën në 70 miliardë lekë në shtator 2020, ose 570 milionë euro. Një audit i brendshëm i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë gjeti se në vitin 2019, mbi 46% e faturave të detyrimeve të prapambetura nuk ishte kontabilizuar brenda afatit prej 30 ditësh në sistemin e Thesarit (SIFQ). Krijimi i detyrimeve erdhi nga keqfunksionimi i të gjithë zinxhirit, që nga procesi i planifikimit e deri te përdorimi i fondeve. Akumulimi i detyrimeve të prapambetura ka dalë jashtë kontrollit, kryesisht prej kapaciteteve të mangëta menaxhuese.
Detyrimet e prapambetura për periudhën 2014-2020 janë krijuar për disa arsye kryesore. Së pari, në shumë raste, kontratat për investime realizohen përtej parashikimeve buxhetore. Kjo po ndodh tani edhe me projektin e Tunelit të Llogarasë. Së dyti, autoritetet kontraktuese ndryshojnë destinacionin e fondeve nga një projekt në një tjetër. Skandali i mirëfilltë i fundit në këtë drejtim është ai i projektit të Rrugës Vlorë-Orikum, i denoncuar edhe nga Presidenti i Republikës. Shpesh, projekti i ri ka nevoja më të mëdha për financime dhe bëhet shkak për akumulim detyrimesh, duke anashkaluar rregullat e Buxhetit të Shtetit.
Ligji për Menaxhimin Buxhetor në Republikën e Shqipërisë është shumë i rreptë për marrjen e angazhimeve (firmosje kontratash) nga institucionet publike pa pasur fondet në dispozicion. Kur nëpunësi autorizues i njësisë së qeverisjes së përgjithshme merr përsipër angazhime jashtë fondeve të parashikuara në buxhet ose në kundërshtim me këtë akt apo akte të tjera ligjore, ai/ajo është përgjegjës për shlyerjen e detyrimit. Po ky ligj nuk është zbatuar asnjëherë dhe shumë persona duhet të hetoheshin, ndërkohë që deri më tani nuk është marrë as edhe një masë e vetme administrative.
Një gropë tjetër e madhe e hapur në menaxhimin e Buxhetit të Shtetit për këtë vit e përbëjnë pagesat për të 14 koncesionet dhe PPP-të ekzistuese, të cilat kapin shifrën tejet të lartë prej 118 milionë eurosh. Financat tona publike kanë vepruar deri tani me papërgjegjshmëri të skajshme dhe nivel të ulët profesionalizmi, jo vetëm në nënshkrimin e kontratave respektive, duke ia lënë pothuajse të plotë riskun Buxhetit të Shtetit, por edhe në administrimin e tyre. Kontratat koncesionare nuk regjistrohen brenda 5 ditëve nga nënshkrimi i tyre dhe nuk regjistrohen për vlerën e plotë të angazhuar. Konkretisht, sipas gjetjeve të auditimeve të KLSH-së, të zhvilluara gjatë vitit 2019, kontrata e koncesionit të rrugës së Arbrit është regjistruar 9 muaj me vonesë, kontrata e koncesionit për subvencionimin e mirëmbajtjes të autostradës Milot–Morinë është regjistruar rreth 3 vite me vonesë, kontratat e koncesioneve të incineratorëve regjistrohen të copëzuara vit pas viti dhe një kontratë e lidhur nga Bashkia Tiranë për ndërtimin e shkollave nuk rezulton të jetë regjistruar fare! Audituesit e KLSH-së kanë konstatuar se çeljet buxhetore të financimit të kërkuar për këto kontrata nuk përputhen me vlerat e kontraktuara, sipas viteve respektive.
Duke marrë në konsideratë që përgjatë këtij viti dhe në 4 vitet e ardhshme do të vihen në funksionim një numër i madh projektesh të reja koncesionare dhe PPP, në veçanti në fushën e infrastrukturës publike, pagesat për këto detyrime të krijuara rishtazi do të rriten me shifra shqetësuese, duke e rrezikuar seriozisht Buxhetin e Shtetit.
Pritshmëritë për uljen e të ardhurave tatimore edhe gjatë këtij viti, si pasojë e efekteve negative ende mbizotëruese mbi ekonominë tonë nga pandemia e Koronavirusit, sjellin një risk të shtuar për respektimin e kufirit të pagesave për koncesionet/PPP në nivelin e 5% të të ardhurave tatimore të vitit ushtrimor të mëparshëm, në kushtet kur pagesat faktike rezultojnë në tejkalim të planit të miratuar dhe në mos regjistrim të angazhimeve të ndërmarra në Sistemin e Informacionit Financiar Qeveritar (SIFQ) për kontratat e nënshkruara.
Duhet theksuar se gropat e mësipërme financiare të Buxhetit janë krijuar me vetëdije të plotë nga strukturat përgjegjëse të qeverisë së sotme, duke parashikuar një sërë aktesh normative korrigjuese, për të mbushur gropat kryesore, si mosrealizimi i pritshëm i të ardhurave buxhetore dhe i treguesit të investimeve publike. Për qeverinë e përfshirë nga ethet e garës zgjedhore, rëndësi ka nisja e shpenzimeve marramendëse elektorale, pa respektuar madje as edhe kufirin kohor buxhetor të datës 20 janar 2021 për të bërë çelje fondesh për projekte të reja. Shkelja e qëllimshme me të dyja këmbët nga ana e qeverisë, e kërkesave të Ligjit nr. 9936 datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, do t’i sjellë financat publike të vendit në një rrezik real dhe të lartë të falimentimit dhe mospërmbushjes së detyrimeve të shërbimit të borxhit publik, kryerjes së investimeve të domosdoshme për rimëkëmbjen e ekonomisë, shmangies së risqeve të borxhit të stërmadh të pushtetit vendor, të borxhit të akumuluar tatimor dhe shpëtimit të skemës së sigurimeve shoqërore dhe pensioneve.
Vetëm fitorja e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit do të mund të rikthejë kredibilitetin e humbur në realizimin e Buxhetit të Shtetit për këtë vit dhe vitet në vijim. Programi ekonomik i kësaj partie, i prezantuar nga Kryetari Basha është realist, me shpirt patriotik, i mbështetur në burimet reale të zhvillimit të vendit dhe në avantazhet krahasuese të tij në rajon e më gjerë.
Programi do të sjellë ringritjen e familjes shqiptare dhe rikthimin e shpresës dhe perspektivës për rininë tonë. Ai mundëson, nëpërmjet subvencionimit të karburantit për operatorët turistikë, sprovën e parë për mbështetje direkte nga Buxheti i Shtetit për këtë sektor, i cili ka përbërë lokomotivën e eksporteve shqiptare të shërbimeve gjatë dekadës së fundit.
Programi ofron zgjidhjen e vetme dhe efektive të daljes nga rrënimi i afërt dhe i pashmangshëm i financave publike, ku ka çuar qeverisja e papërgjegjshme dhe e korruptuar e sektit Rama. Programi bazohet në rritjen e konsiderueshme të të ardhurave në Buxhetin e Shtetit për vitet 2021-2024, nga miradministrimi fiskal, disiplinimi i financave publike dhe luftës totale kundër korrupsionit dhe dukurive të kapjes së Shtetit, të denoncuara nga të gjitha institucionet ndërkombëtare dhe partnerët tanë strategjikë.
Bujar Leskaj

Bujar Leskaj: Rama po preku votën, përgjigjja e qytetarëve do të jetë më e fortë se asnjëherë tjetër.

Bujar Leskaj: Rama po preku votën, përgjigjja e qytetarëve do të jetë më e fortë se asnjëherë tjetër.

Në asnjë moment apo shans nuk do ketë një koalicion te PD me PS. Përndryshe do te ishte tradhti ndaj demokratëve dhe qytetarëve.
-Intervistë ekskluzive për KOHA JONE e Bujar Leskaj, drejtues i shtabit elektoral të PD në qarkun Vlorë-
Pyetja 1: Pse u kthyet në politikë kur ishit kryetar i KLSH, një organ kushtetues?
Bujar Leskaj: U riktheva, sepse ky rikthim është një sfidë. Unë do të veçoja dy parametra që e bënë vendimin tim të rikthimit në politikë të lehtë.
E para, situata ekonomike dhe politike e Shqipërisë, e cila në vitet e qeverisjes Rama është situata më e vështirë në gjithë vitet e tranzicionit, problematikat me administrimin e fondeve nga ana e kësaj qeverie, keqmenaxhimi i fondeve të qytetareve; të gjitha këto të denoncuara nga ana e KLSH që drejtoja.
Së dyti, Dashuria dhe përkushtimi që kam për qytetin tim, Vlorën.
Vlora është nga qytetet më të goditura nga qeverisja e Rilindjes. Mijëra të rinj të larguar në emigrim, mijëra intelektualë e profesionistë të zotë kanë braktisur pa kthim Vlorën dhe Shqipërinë.
Pas 8 vjet dështimesh, Rama mund të ofrojë vetëm më shumë dështime dhe fatkeqësi për familjet shqiptare dhe për Shqipërinë.
Qytetarët e Vlorës meritojnë ndryshim, meritojnë një qeveri ndryshe që punon për njerëzit, jo për veten. Qytetarët e Vlorës e meritojnë një qeveri të Partisë Demokratike. Vlonjatët meritojnë shërbestarë që t’i përfaqësojnë.
Rinia jonë meriton shpresë, meriton mundësi, meriton shansin të ndërtojë një jetë të lumtur në atdhe.
E, në rast se do t’i referohesha poetit tonë të madh, Ali Asllani, dashuria për Vlorën përmblidhet në vargjet e tij:
“Vlorën dhe Vlorën,
thelp e kam në zemër,
ditën e kam dritë,
natën e kam ëndërr…”
Pyetje 2: A mendoni se do të fitoni si opozitë e bashkuar në qarkun Vlorë?
Po! Rama e quan Vlorën bastionin e tij. Por nuk është kështu. Nuk kam asnjë dyshim që Rama dhe sekti rreth tij do të thyhen në Vlorë. Vlora ka ditur gjithmonë të bëjë ndryshimin dhe të kuptojë momentin kur nëpërkëmbet dhe prihet në besë.
Në historinë e Shqipërisë ndryshimet gjithmonë kanë ardhur nga Vlora. Vlora e ka kuptuar që sot nuk ka më arsye për të pasur iluzione. Rama e donte timonin i vetëm, e deshi të gjithë tepsinë për vete, e ka mbajtur vetë të gjithë tepsinë e pushtetit dhe cili ka qenë rezultati? Vetëm dështim, rrënim, papunësi, varfëri, emigrim.
Opozita e bashkuar do te dominojë në të gjitha qarqet, por goditjen më të fortë do e marrë nga Vlora, pasi ne dimë si të fitojmë. Ne kemi fituar edhe në 1992, edhe në 1996, edhe në vitin 2005. Do te fitojme edhe ne 2021!
Ne kemi besim te puna dhe programi ynë, te ndershmëria, me të cilën u drejtohemi qytetarëve, te përkushtimi që na karakterizon.
Ne kemi besim te zgjimi dhe ndërgjegjja e qytetarëve të qarkut të Vlorës, të cilët e kanë kuptuar vetëm duke bashkuar fuqitë tona, do të arrijmë shumë dhe do të kthejmë faqen në skenën politike të Shqipërisë. Sepse të gjithë së bashku mund të fitojmë luftën për të nesërmen, betejën për Shqipërinë, Vlorën tonë, bashkëqytetarët tanë.
Qytetarët kanë besim se Partia Demokratike do të sjellë për Shqipërinë përgjegjshmëri maksimale në drejtim, transparencë maksimale në vendimmarrje, ndershmëri e llogaridhënie në çdo rast.
Pyetje 3: Nga se druheni në këto zgjedhje; nga tentativa e Ramës për të blerë votat apo nga mundësia që t’i vjedhë nga kutitë?
Në të dyja rastet, si blerja e votës, ashtu edhe vjedhja e votës janë fyese dhe përçmuese për shqiptarët, për inteligjencën e tyre; për të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre.
Një gjë është e sigurtë. Qoftë nga paniku i humbjes, qoftë nga korrupsioni që Rama dhe sekti i tij e kanë në gen, ata do të tentojnë të tjetërsojnë votën dhe vullnetin e lirë të qytetarëve shqiptarë.
Por qytetarët vlonjatë e qytetarët shqiptarë nuk do të pranojnë e as do të lejojnë më, të vidhet vullneti i tyre.
Ju garantoj se blerja e votës do të jetë një “mision i pamundur” për Ramën, pasi të gjithë e kanë kuptuar se duke shitur votën, pengojnë zhvillimin e vendit dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre, duke nxjerrë një qeveri që nuk vjen nga vullneti i lirë i qytetarëve. Njërezit janë të varfër, por nga kontaktet në terren prej 3 muajsh shikoj një mllef për ta rrëzuar këtë qeveri, mllef i cili vjen nga ekonomia gjithmonë në rënie, keqmenaxhimi i arsimit dhe spitaleve dhe shumë arsye të tjera që janë të jetës së përditshme të qytetarëve.
Rama nuk do guxojë as ta blejë e as ta vjedhë votën në Vlorë përndryshe përgjigjja e qytetarëve do të jetë më e fortë se asnjëherë tjetër. Kujtoni historinë e Vlorës!
Pyetje 4: Rama e ktheu qytetin e Vlorës ne “Venecia”, pra të përmbytur. Mendoni se do t’ja kthejnë me votë kundër vlonjatet, apo do të vijë Rama e Gjiknuri dy ditë para votimeve t’ju nderrojnë mendjen?
Patjetër po! Arroganca e këtij pushteti në çdo qelizë është mëse e dukshme, njerëzit janë të lodhur dhe të rraskapitur nga kjo mënyrë qeverisjeje dhe trajtimi që u bëhet.
Bashkinë, e majta e drejton prej vitit 1997 dhe akoma qyteti mbytet sepse këta e kanë mendjen tek fasadat dhe jo investimet thelbësore. Sa për “ndryshimin e mendjes dy ditë përpara votimeve” e përmenda më sipër që qytetarët vlonjatë janë aq të zgjuar e të ndërgjegjësuar që t’u japin përgjigjen që meritojnë.
Vlonjatët e dinë që premtimet e tyre do të jenë thjesht “asfalte elektorale”, asfalti që do shtrohet do të jetë “baltë mbi baltë”. Vlonjatët e dinë që investimet e tyre në Vlorë janë veçse fasadë dhe në rast se do të “ndryshonin mendjen” dy ditë përpara zgjedhjeve, përsëri do të vidhen, përsëri do të përçmohen, përsëri do të fyhen, përsëri do të përmbyten.
Pyetje 5: Sa deputete mendoni se merr PD ne qarkun Vlore? Po si opozite e bashkuar?
Partia Demokratike bashkë me aleatët është e ndërgjegjshme që me punë do të marrë një rezultat shumë pozitiv. Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar synojnë të marrin 6-7 deputetë. Vetëm ne si Parti Demokratike do të fitojmë 5-6 mandate.
Duket e vështirë por jo e pamundur.
Mundesitë janë për të marrë këtë rezultat.
Pyetje 6: PD nuk e merr dot e vetme pushtetin ndaj do të votoni në parlament për një qeveri PD-LSI apo PD-PS?
Në politikë “Kurrë nuk thuhet kurrë”! Por në rastin tonë kjo sentencë nuk vlen. Në asnjë moment apo shans nuk do ketë një koalicion te PD me PS. Përndryshe do te ishte tradhti ndaj demokratëve dhe qytetarëve.
Ne nuk bëhemi palë me këtë pushtet arrogant, i cili ka abuzuar me mbi 7 miliard euro fonde publike, me këtë pushtet që varfëroi shqiptarët, që vrau shpresën dhe që në shtatë vite shkaktoi hemoragjinë më të rëndë në historinë e Shqipërisë; largoi mbi 500.000 shqiptarë.
Ndersa aleanca me LSI do te funksionoje edhe pas zgjedhjeve në qeverisje!
Pyetje 7: Qeveria Rama mburret se e ka rregulluar turizmin në Zonën e Vlorës. Çfarë mendoni Ju?
Që të kesh turizëm duhet të kesh infrastrukturë. Që të kesh infrastrukturë duhet të kesh vizion. Që të kesh vizion duhet të kesh pergjegjshmëri. Që të kesh pergjegjshmëri duhet të kesh ndjeshmëri. Që të kesh ndjeshmëri duhet të kesh përgjegjësi. Që të kesh përgjegjësi duhet të kesh transparencë. Që të kesh transparencë duhet të kesh llogaridhënie.
Cilat nga këto ka sekti i Rilindjes?
Turizmi në Vlorë është në ditët më të vështira. Për vitin 2020 ka një rënie mbi 50% gjithashtu dhe sot në qoftë se nuk ndërhyn shteti me pjese nga paketa per ndihmë sovrane ose paketa të ndryshme do vuajmë një pasojë të pariparueshme në 5 vitet e ardhshme. Mos harrojmë se qeverive ju deshën 6 vjet për të bërë një Lungomare 3 km, duke i sjellë këtij sektori humbje të konsiderueshme nga 2013-2019.
Dhe nuk duhet te harrojme që ky projekt është bërë i gjithi me fonde te BE
Shikoni projektin për Sheshin e Flamurit në Vlorë. Është një projekt që PD e Vlorës e ka denoncuar si projekt korruptiv, por edhe si një projekt që humbet e zhduk kujtesën historike të qytetit e të kombit tonë.
Është një shesh jo i zakonshëm. Është Sheshi i kombit, i Shqipërisë, i Kosovës; është sheshi i gjithë shqiptarëve anembanë botës.
Është shesh i krenarisë sonë kombëtare. Dhe, në kuadër “të zhvillimit dhe të zhvillimit të turizmit”, ky shesh do të humbasë identitetin. Vlora do të humbasë krenarinë.
Në emër të zhvillimit të qytetit dhe atraksionit turistik simbolet do të zhduken për t’u lënë vendin Terminalit të autobusave, apo tezgave ambulante me çikërrima.
Për të mos folur pastaj për “investimet” e tjera turistike në Vlorë…
Rama nuk e do Vlorën, thjesht e ka manipuluar me strategjinë e tij, duke investuar shuma të mëdha, të cilat kanë sjellë abuzime akoma më të mëdha.
Ndërkohë që Partia Demokratike ka në programin e saj investime serioze për Shqipërinë dhe Vlorën. Dhe ndryshe nga sekti i Rilindjes, jo vetëm në turizëm, por në të gjitha fushat e jetës, ekonomi, arsim e shëndetësi ne do të bëjmë diferencën, me përkushtimin, punën, transparencën, llogaridhënien dhe integritetin.