Vizita e parë në Kosovë si Ministër i MTKRS

Vizita e parë në Kosovë si Ministër i MTKRS

Ministër i Turizmit,Kulturës,Rinisë dhe Sporteve
Vizitën e parë në Kosovë si Ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Republikës së Shqipërisë e bëra në një moment fort të hidhur për mbarë botën shqiptare e më gjërë, pikerisht atëherë kur Ibrahim Rugova po percillej për në banesen e fundit ose e thënë ndryshe në Panteonin e historisë së këtij kombi.
Të g′hë e ndiejmë mungesen e tij fizike por ngushellohemi me gjithçka ai na la.
Së dyti i ardhur në Kosovë e kam nevojë shpirtërore para së gjithash të them disa fjalë për burrin që së bashku me Nënë Terezën modernizuan historinë tonë të perbashkët.
Ibrahim Rugova, traditën, të shkuarën tonë kulturore e racionalizoi në bashkëkohësi duke krijuar kështu një mendim politik të llojit të veçantë. Ai, Presidenti i Kosovës, Gandi i ditëve tona, esteti dhe teoricieni i letërsisë për mua, mbetet formula më frytëdhënëse e Shqiptarisë, si doktrinë humane e intelektuale, si vizon politik e patriotik.
Brishtësia ja forcoi konturet këtij kolosi, i cili në Ballkanin e tërbuar besoi fort tek paqja si thelb i njeriut.
Rugova me urtësi sokratiane, tokën në të cilën prej dekadash konservohej krimi i pushtuesit, e ktheu ne tokë të paqes duke e lënë Kosoven në agimin e pavarësisë.
Herën e fundit që e pamë në Shqiperi ai u përkul në gjunjë para heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit-Skenderbeut dhe tha: do ti forcojmë aleancat me aleatët e të madhit Skënderbe.
Kjo fjali e thjeshte ishte magjia e politikës së tij, vizioni strategjik i rikthimit të shqiptarëve në familjen e natyrshme Europiane.
Qeveria Berisha? e dalë nga zgjedhjet e 3 korrikut integrimin, dialogun, komunikimin dhe njohjen i ka parësore në politikat e veta por çeshtja e statusit të Kosovës është madhore për të? e në këtë kontekst në sintoni me qeverinë? tuaj ajo perpiqet të ndihmojë sa më shumë, në arritjen e zgjidhjes së dëshiruar sepse një Kosovë e pavarur ,demokratike e lirë dhe që respekton minoritetet shihet si burim stabiliteti në rajon.
Qëndrimi i Qeverisë Berisha për Kosovën është i qartë. Une ju citoj këtu deklaratën më të fundit të kryeministrit Berisha dhe qeverisë që ai drejton se “pavarësia e Kosovës do të shërbejë si një faktor madhor stabiliteti për vetë Kosovën në radhë të parë, e cila ka nevojë për zhvillim, për investime, përparim në mënyrë që të ketë stabilitet e paqe për qytetarët e saj brenda vendit” .
Dua t′ju informoj ju se ministria që unë drejtoj bashkëpunimin me Kosovën? e sheh si tejet të rëndësishëm si në fushat e turizmit, rinisë dhe sporteve por mbi të gjitha në fushën e kulturës.
Kultura e Kosovës dhe e Shqipërisë janë dy pjesë të një të tëre, pra të asaj që të gjithë ne quajmë Kulturë kombëtare. “Nja asht gjuha kombi nja” pati thënë Ndre Mjeda. Natyrshëm së bashku i? ndiejmë? si pjesë të trashëgimisë tonë? patriotike, krijuese e? shpirtërore, emra të tillë si Barleti, Beçikemi, Buzuku, Budi, Bogdani, Bardhi, Sulejman Vokshi, Haxhi Zeka, Ymer Prizereni, Ali? GuciaFishta, Gjeçovi, Hasan Prishtina, Konica, Frasheri, Gurakuqi, NOli, KoLiqi, Bajram Curri, Shaban Polluzha, Esat Mekuli, Anton Pashku, Ismail Kadare, Azem Shkreli, Ali Podrimja, Rexhep Ferri , Sabri Hamiti e shumë të tjerë për të theksuar fort krenarinë për Ibrahim Rugoven, për të cilin kam shprehur konsideratën personale që në çeten e profeteve të kombit? pas Skenderbeut zë të parin vënd.
?Përmenda këta emra për të ravizuar një ide, atë të një historie dhe kulture të përbashkët
Kultura është gjuha më e mirë për të komunikuar me të ndryshmin e jo më me vellezerit e një gjaku.
Politikat e reja që po koncepton MTKRS, konsistojnë kryesisht tek libri, etnokultura dhe tek trashëgimia materiale dhe shpirtërore. Kjo në fushen e kultures ndërsa në Turizëm po punojmë që, krahas turizmit të rërës dhe diellit, që tashmë ju keni patur rast të jeni konsumues të tij, po konturojmë strukturat bazë për një turizëm kulturor elitar.
Pesë parqet arkeologjike që kemi shpallur janë tregues i kësaj nisme.
Synimi ynë në fushën e librit përsa i përket bashkëpunimit me ju është që ai të mos njoh asnjë pengesë. Kur them këtë kam parasysh panaire të librit të përbashkëta brenda dhe jashtë vendeve tona, si dhe? panaire shkembyese, botime të përbashkëta? që trasmetojnë vlera të ndersjellta.
Por duhet të marrim në konsideratë realitetin që për fat të keq këtë nuk është ai i dëshiruari. Ka një situatë moskomunikimi thelbësor që deri dje justifikohej nga konjukturat historike, ndërsa sot është një neglizhencë të ilën nuk e meritojmë dhe që duhet të punojmë të gjithë për ta ndryshuar.
Mosnjohja e ndërsjelltë e kultures që prodhohet nga bota shqiptare, ka shpënë n&e′; largimin e saj, veçimin, thellimin dhe mbylljen, pa krijuar një rezonancë gjithëkombëtare, sipas principit: një gjuhë -një kulturë.
Por tendenca është e qartë në favor të ndryshimit të gjendjes
Ne, pak kohë më parë? gjatë promovimit të korpusit të plotë të veprave të? Rugoves, jemi shprehur të gatshëm që të botojmë një studim antologjik kushtuar këtij personaliteti ku të përfshihen studime e analiza të studiuesve nga Kosova dhe Shqipëria.
Tek unë si ministër, i inkurajuar edhe nga orientimet e qarta të Kryeministrit Berisha për një bashkëpunim intensiv me Kosovën ekziston një vullnet absolut për të punuar me ju.
Gjej rastin t′ju përgëzoj për seriozitetin,cilësinë dhe përkushtimin që keni treguar në fushën e botimeve të klasikëve të kulturës kombëtare. Kam ndjekur me vëmendje Kolanat e Fishtes, Konices, Harapit, Koliqit Rugoves, Hamitit etj dhe kam kuptuar që kemi shumë për të nxënë nga ju? në këtë drejtim.
Kështu që kam nxitur punën në këtë drejtim pra për të evidentuar si e kemi gjendjen e botimeve deri tani dhe si e sa do ta zgjerojmë atë.
E ndiej të nevojshme të theksoj që si në Kosovë dhe Shqiperi po formëzohet një brez shkrimtaresh dhe artistesh të rinj por që për arsye të ndryshme po mbesin si ishuj kreativë të izoluar atëherë intensifikimi i marrëdhenieve e thënë ndryshe perçimi i kësaj krijimtarie në të dy anët e kufirit? e bën më të lehte integrim e dy pjesëve që përmendem më siper.
Një nismë e tillë nuk duhet kufizohet vetëm tek libri por edhe tek muzika me zhanret e veta teatri apo piktura.
Ekspo-Prishtinë? që do të bëhet? pas pak ditësh nën kujdesin e piktorit Fatmir Velaj me pjesëmarrjen e artistëve të ndryshëm ballkanas është një pervojë që duhet të bëhet fillim i një tradite të bashkëpunimit midis dy ministrive tona të kultures.
Në Shqipëri më e avancuara në këtë drejtim është biblioteka kombëtare që bashkëpunon ngushtë më? atë të Kosoves në forma të ndryshme.Por kësaj here jemi ketu për të krijuar lidhje direkte ndermjet të gjithave institucioneve të varësisë dhe drejtorive paralele në dy ministritë tona.
Kultura është element thelbesor dinjiteti e identiteti.
Mendimtari ynë i shquar Branko Merxhani? e shihte kulturen si bazen fillestare dhe kushtin primar të ndryshimit të shoqërisë shqiptare citoj “Kultura është nisja-thoshte ai në një shkrim të botuar tek përpjekja shqiptare,- që një popull të fitojë fuqi politike duhet më parë nga të gjithë të krijojë një kulturë të lartë.
Ne në anen tjetër të kufirit shohim me simpati të madhe autobuzet me të rinjtë kosovarë që vijnë për të vizituar qytetet shqiptare.
Këto vizita kanë një simbolikë të tyren të qartë atë të dashurisë dhe njohjes reciproke.
Kam takuar plot të rinj kosovarë që mbanin emrat e qyteteve dhe simboleve tona. Jam emocionuar vertetë.
Në mënyrë që edhe rinia e shtetit të Shqiperisë të n′ë më mirë Kosoven i kam indikuar departamentit të Rinisë në ministri hartimin e një axhende që ka në qendër të saj një turizëm kulturor në Kosovë, pra njohjen me qytetet, vendet arkeologjike, muzetë apo ato të rezistences kunder represionit serb.
Persa i përket turizmit, mendoj që Zoti u ka falur bukuri të mëdha dy shteteve tona.
Para se ta pretendojmë nga të tjerët është mirë që në fillim të jemi klientë të njëri tjetrit, sepse përveç mikpritjes tradicionale mund të gjejmë plot gjëra që kënaqin kuriozitetin tonë.
Edhe në këtë pikë ju keni qënë më të vëmendshem dhe më eksperimentues? nga ne.
Aktualisht, ne gjendemi në një proces reformimi të plotë të strukturave hoteliere, plazheve dhe lidhjeve të tyre me monumentet e ndryshme kulturore. Ju them me bindje që stina që po afrohet e gjen ambjentin turistik shqiptar më cilësor në çdo pikëpamje e si të tillë më argëtues
MTKRS? e Shqiperisë dhe? ministrinë? e kulturës së? Kosovës i shoh si dy porta të hapura përballë njëra tjetres nga të cilat? kalojnë marrdhëniet tona? më të bukura, më integruese, pikërisht ato marrëdhënie, që në kodin e tyre të komunikimit kanë magjinë e artit kozmopolit e tabanin kombëtar por mbi të gjitha forcën edukuese të artit, të dialogut, paqes, mirëkuptimit e respektit ndaj të ndryshmit.
Unë jam nga Vlora e deputet i saj pra? nga qyteti i flamurit të pavarësisë atij flamuri që puthi? dhe mbrojti Isa Boletini.
Jo pak herë kam menduar se çfarë mund të kete ndier dhe thëna baca Isë në ato çaste, i pandihmuar nga proçesverbalet historike e gjeta zgjidhjen tek Ali Podrimja pra “Miq Kosova është gjaku im që nuk falet!”. Kosova ka qënë malli ynë i pashuar e çdo shqiptar e ka ndier këtë brengë, por vlonjatet me teper. E them kete pa friken se do të akuzohem për? pervetësim dashurie.
Isopolifonia që shoqëroi Barken me Ismail Qemalin Gurakuqin e të tjerë kur po shkonin të mbronin çeshtjen shqipetare në vitin 1913 mbeti mes nesh , qe? një këngë që nuk reshti kurrë, në pritje që anija të kthehet me lajmin e gezuar të Kosoves së Pavarur.
Sot proceset integruese janë kryefjala e politikave evropiane e ballkanike. Ne shqiptarët në të dy anët e kufirit nuk kemi kohë për të humbur por besojmë fort në përcaktimin e shkrimtarit tonë të shquar Ismail Kadare që thotë:
“Dy shtete shqiptare në Ballkan do të përfaqsojne më bukur kombin shqiptare,do jenë shumë të fuqishem dhe do ti japin shtatin e vertetë kombit shqiptar”
Dhe bashkë me këtë shtat të vertetë do t′i japin një psikikë tjetër shumë të shëndetshme, sepse kur një trup plotësohet dhe mendja plotësohet.

NE KERKIM TE NDERGJEGJES DHE “NE KERKIM TE NDERGJEGJES

NE KERKIM TE NDERGJEGJES DHE “NE KERKIM TE NDERGJEGJES

“NE KERKIM TE NDERGJEGJES DHE “NE KERKIM TE NDERGJEGJES
DHE SIGURISE”
Simpozium i organizuar ne Alpbach, Tyrol, te Austrise, nga 27 deri me 30 gusht 2006. Paraqitje e suksesshme e Shqiperise ne European Forum Alpbach.
“Stabiliteti dhe siguria” – ishte tema e simpoziumit ne te cilin, mes te ftuarve nga vende te ndryshme te Evropes si: Komisioneria e BE per Punet e Jashtme, Dr. Benita Ferrero – Waldner, Ministrja e Puneve te Jashtme e Austrise, Dr. Ursula Plassnik, Kryeministri i Kosoves, Z. Agim Qeku, ministra nga Rusia, Bullgaria etj. si dhe profesore nga universitetet me me emer neper bote, ishin edhe Kryetarja e Parlamentit shqiptar, Zj. JozefinaTopalli, dhe Ministri iTurizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Z. Bujar Leskaj.
Ministri Leskaj gjate simpoziumit ne ne Alpbach, Tyrol, te
Austrise.
B.Simpoziumin: “Ne kerkim te ndergjegjes dhe siguhse”, fjalen e hapjes e Erhard Busek, President i Forumit Evropian te Alpbach-ut, e me pas foli Dneria e BE-se per geshtje te politikes se jashtme, Benita Ferrero-Waldner. tlen e saj ajo diskutoi lidhur me oeshtjet me te rendesishme me te cilat perballet imi Evropian, problemet dhe sfidat e sotme dhe te ardhme te BE-se. ‘erpara nje publiku te perzgjedhur evropian, drejtuar nga gazetari i famshem triak Paul Schulmeister, u trajtua tema delikate “Evropa – historia dhe
tetr. Ne fjalen e tij, per te cilen u tregua interes ne salle, nder te tjera Ministri Leskaj ‘Shprehja qe me ka terhequr me shume per te vleresuar histohne dhe te iimen e nje kombi eshte: “ai komb qe njeh te shkuaren e tij dhe mund tejete benar per kete te shkuar, nuk ka frike nga e ardhmja”. Vertet historia e Shqiperise nuklidhetme ngadhenjime, triumfe dhe pushtime idesh dhe popujsh te tjere por, nga ana tjeter, shqiptaret kane nje histori nga e te lashtat dhe me te denjat ne Evrope.” Identiteti historik i nje kombi eshte i lidhur pazgjidhshmerisht me identitetin Iturorte tij, me njerezitepenes, me shkhmtaretdhe historianet. Kurpermendet Dante Aligieri, mendja te shkon tek Italia, kur permendet Shekspiri, mendja te tkon tek Anglia, po ashtu ndodh me Geten dhe Gjermanine, Moxartin dhe
ushtrine, ashtu sikurse dhe kurpermendet Ismail Kadareja, te huajve mendja u *kon tek Shqiperia.
Histohani i famshem austriak Jakob Fallmerayer, duke iu referuarArberise, Shqipehsese sotme, dhe heroitte saj kombetar Skenderbeut, thote: “Arberia ‘ vatra dhe si me thene pretoriumi, ku perqendrohej protesta e armatosure shterimit evropian kunder madheshtise se Shtepise se Osmaneve, e cila srcenonte te gjitha ekzistimet politike – duke pershkruar situaten pas Varnes.- B qe Perendimi nuk mundi ta arrinte me forcat e veta ne Marice (1362), ne >sove (1389) dhe ne Varne (1444) shpresonte ta arrinte tani nepermjet njee te huaj. Skenderbeu ishte Kapiteni i pergjithshem i te krishtereve latine Brosmaneve. ..”Kjo kujtese historike frymezoi shqiptaret te ruajne identitetin fre gjate 5 shekujsh roberi, por sot une nuk besoj qe, per tu integruar ashtu g deshirojme ne Evrope, kjo ndjesi tejete e mjaftueshme.Referencat e shqiptareve te sotem mund te burojne nga nje fryme tejet laqesore dhe kete fryme shqiptaret e gjejne tek Nene Tereza. Me kete shembull dua fju them se sipolitika e perdorose shperdorhistohne e vet. Gjate 50 vjeteve munizem Nene Tereza nuk u lejua as te vizitonte varhn e nenes se saj. Ndersa pottikat kulturore te paskomunizmit gjejne tek ajo modelin universal te dashurise njerezore, simbolike kjo e lakmueshme per kedo. Por ky perkufizim shtron pyetjen: A eshte identiteti historik shqiptar i lidhur etynmisht me Evropen apo thjesht me pavaresine e saj? Pergjigja ime eshte e ai eshte i lidhur me te dyja ne nje binom te pandare. Vuajtjen me te madhe fierrenimin me te madh Shqiperia e perjetoipikerishtgjate pavaresise autarkike 3 Enver Hoxhes, gjate eksperimentit te tij komunist, antiperendimor dhe wtievropian. Sofvertet qe Shqiperia eshte e pavarurdhe synon me tere forcat ? say integrimin ne Bashkesine Evropiane, por ajo vazhdon ende te paguaje vaqin e rende te eksperimentit gnjerezor komunist, prapambetjen ekonomike, Bformimin konceptor dhe plagosjen e identitetit i kombetar. Ky eshte rasti flagrant kurpolitika shtremberon histohne e kombit te vet, kur iidentifikon ate me nje ideologji te caktuardhe ve ne dyshim te ardhmen kulturore kombit te vet.

Mirënjohje Leskajt për sallën ‘Kadri Roshi

Mirënjohje Leskajt për sallën ‘Kadri Roshi

Tirane me 24.03.2007.
Në një letër publike të familjarëve të artistit të madh K Roshi, drejtuar ish-ministrit . Leskaj, shprehet mirënjohja e thelle për vendimin e vënies së em?rit Kadri Roshi”, të sallës kryesore te? TK.Në letër thuhet:’ “I nderuar, z. Leskaj! Ne familjarët dhe artistët e skenës, duam t’ju shprehim falenderimet ? si dhe mirënjohjen më të thelle për vendimin Tuaj, plotëslsht të motivuar, duke mbiquajtur sallën kryesore të Teatrit Kombëtar me emrin e aktorit të shquar, artistit të Popullit, Nderit të Kombit, Kadri Roshi. Ju sigurojmë që me këtë ven?dim ju u bëtë shprehës jo vetëm i dëshirës dhe respektit të dhjetëra artistëve të skenës dhe ekranit, por edhe rezonuat me opinonet e qindra dhe mijera artedashsve e spektatorëve në mbarë kombin shqiptarë. FAMILJARET
Drita Roshi, Ermira Roshi, Kliti Roshi, Emel Roshi, Maks Roshi.
ARTISTET: Vaçe Zela, Pirro Mani, Sulejman Pitarka, Tinka Kur?ti, Drita Pelingu, Violeta Munushi, Lazër Filipi, Margarita Xhepa, Mi?rush Kabashi, etj.
Vënia e emrit të artistit të madh Kadri Roshi u be muajin e kaluar pas rikonstruksionit te salles kryesore,ne ate? salle ku artisti i madh u ngjit ne skene qe ne vitin 1945 dhe per 40 vjet me radhe ai korri mijera duartrokitje e emocione te paperseritshme nga dhjetra premiera ne kete salle .Legjenda e skenës dhe ekranit Kadri Roshi u nda nga jeta më 7 shkurt 2007, në moshën 83-vjeçare.

Legjislacioni i ri do të mbrojë më shumë turistin e huaj.

Legjislacioni i ri do të mbrojë më shumë turistin e huaj.

Berlin me, 12 Mars 2007.
Intervistë e Zotit Bujar Leskaj,ministër I Turizmit Kulturës,Rinisë dhe Sporteve dhënë për radion gjermane Deutshe Ëelle,me rastin e prezantimit të turizmit shqiptar me? rastin në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Berlin.
Ju në konferencën e shtypit përmendët atraktivitetet, turistike të Shqipërisë. Mund t′I përmblidhni shkurtimisht?
Një nga qëllimet kryesore të konferencës ishte të tregohej se sa atrakive është Shqipëria për turistët e huaj.Turizmi shqiptar është atraktiv pikërisht për shkak të pasurive natyrore dhe kulturore.Një raport I zyrtar I UNESCO-s e cilëson Shqipqrinë si një nga vendet më të vecanta dhe më të pasura me trashëgimni kulturore në botë.Është një vend që ngërthen bashkëjetesën paqësore në shekuj të tre besimeve fetare,atë katolik,ortodoks dhe mysliman.
Cili është grupi I turistëve ku përqëndrohet turizmi shqiptar?
Deri tani tradicionalisht ka qënë tregu I shqipëtarëve nga kosova,Maqedonia e Mali I zi.Por duhet thënë që në vitin 2006 nga 75 për qind të tregut që kapte,ky segment tashmë ka kaluar në 53 për qind.pjesa tjetër vjen nga Europa e Amerika.Duhet thënë që numri I turistëve në vitin 2006 është rritur me 28 për qind në krahasim me një vit më parë,dhe kjo ka efektet përkatëse makro dhe mikroekonomike,pra jo vetëm në të gjithë ekonominë shqiptare,por edhe në ekonominë e familjeve,bizneseve të vogla,hotelierëve dhe agjencive turistike.
Cilat janë këto efekte?
Po te flasim në gjuhën e shifrave,sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë për vitin 2006,69% e të ardhurave nga tregëtia e jashtme vijnë nga turizmi.Nga turistët e huaj në vitin 2006 janë inkasuar 614 milion Euro,kjo do të thotë 19 për qind më shumë se në vitin 2005.afro 10 përqind? e popullësisë së aftë për punë është punësuar në sektorin e turizmit,ose ndryshe 138 mijë punonjës.Në listën e vendeve që premtojnë rritje në sektorin e turizmit në dhjetë vitet e ardhshme,hartuar nga Këshilli Botëror I Turizmit dhe Udhëtimeve,Shqipëria ndodhet në vendin e nëntë.
Cilat janë sfidat që duhet të kapërcejë turizmi shqiptar në vitet e ardhshme?
Detyra kryesore dhe sfida e parë jona është që ta kthejmë turizmin nga pasuri potenciale në pasuri reale për Shqipërinë.Realisht në këtë një vit e gjysëm qeveria? e ka orientuar politiken në dy grupe të mëdha: Investime në infrastukturë dhe përmirësimi I standarteve turistike.Standardet jemi përpjekur ti arrijmë duke punuar në dy fusha: së pari me anë të një bashkëpunimi cilësisht të ri me Organizatën Botërore të Turizmit,por edhe organizata të tjera që veprojnë n&e′; këtë fushë në Shqipëri,si PNUD-I,SNV-ja.GTZ-ja Kooperacioni Italian, USAID-I nëpërmjet projektit EDEM,apo të tjera dhe së dyti nëpërmjet hartimit të një? legjislacioni bashkëkohor.Ligji I ri për turizmin,që ne kaluam si qeveri më 23 janar 2007 dhe së shpejti e kalojmë në parlament,është një ligj,ku turisti gjen mbrojtjen dhe garancitë ligjore që deri tani I mungonin.Si për shëmbull,do të garantohet e drejta për tu ankuar ose për të marrë dëmshpërblim nga ndonjë shërbim turistik I munguar apo defektoz për faj të akomoduesit apo operatorit turistik shqiptar etj.
Ju përmendët edhe një masterplan të financuar nga Banka Botërore.Cili është synimi I tij?
Masterplani I zhvillimit dhe menaxhimit të integruar të bregdetit të jugtut përbën një sfidë për të ardhmen e turizmit shqipëtar.Kuptohet,zhvillimi I zonës së bregdetit të jugut bëhet duke pasur parasysh që most ë përsëritet përvoja negative e betonizimit të Golemit.Zona e Golemit dhe Durrësit,vec kësaj është një zonë,ku duhet të ndërhyjmë për të rehabilituar ato cka mundemi,për të mos cuar në degradimin e plotë të zonës.Ne duhet të kujdesemi që turizmi shqipëtar I rërës dhe I diellit nga Velipoja në Sarandë të arrijë që me vecantitë e diversitetet e tij të presë jo vetëm shqipëtarët nga Kosova e Maqedonia kjo është një sfidë e të ardhmes.Por ne po punojmë që të kemi turistë edhe në pranëveër e vjeshtë,që janë të interesuar për turizmin kulturor e mjedisor,vecanërisht nga vendet e Evropës Perëndimore,që vijnë për të zhvilluar turizëm të interesit të vecantë,të llojeve,të sporteve të ndryshme etj,sic doli në pah edhe nga kërkesat e ndryshme të gazetarëve në konferencë.
Së fundi,tri fjalë drejtur një turisti të huaj që deshiron të vizitojë Shqipërinë…
Do t′ju presë një popull mikpritës,ju pret një vend me një natyrë të virgjër, ju pret një vend me pasuri të shumta kulturore.

Turizmi – sektori me i qendrueshem per investime ne Shqiperi.

Turizmi – sektori me i qendrueshem per investime ne Shqiperi.

Berlin, 9 Mars 2007.
Te nderuar pjesëmarrës.
Ju falenderoj per pjesemarrjen ne kete konference shtypi ku do te prezantojme shkurtimisht zhvillimet pozitive te turizmit ne Shqiperi per vitin 2006 dhe vlersimin tone per zhvillimet e pritshme per vitin 2007.Si vend mesdhetar, Shqipëria ka një kompleks të faktorëve klimateriko-tokësorë në favor të zhvillimit dhe inkurajimit të shërbimeve të karakterit turistik. por, pa pasuritë e mëdha kulturore, arkeologjike, natyrore e mjedisore, shpirtërore e gjeografike, faktorët klimateriko-tokësorë nuk do të kishin vlerën e duhur. Në Shqipëri ka një diversifikim të përsosur të kushteve që favorizojnë forma dhe lloje të ndryshme të turizmit, të cilat ashtu të përfytyruara dhe të konceptuara si një e tërë, plotësojnë një produkt turistik mjaft atraktiv .Duke qene një ndër vendet komuniste gjatë viteve 1945-1990, që aplikonte izolimin në komunikimin njerëzor dhe ekonomik me vendet perendimore, periudhë kjo e pasuar me një tranzicion ekonomik me turbulenca? në stabilitet dhe në rajon me luftra, vazhdon të mbetet ” një destinacion për tu zbuluar” në tregun e turizmit botëror.Në programin e qeverisë për vitet 2005-2009, është vënë theksi vecanërisht në zhvillimin e turizmit duke e pare atë si një ndër tre fushat prioritare ( krahas agro-industrisë dhe eksportit) për zhvillimin e shpejtë dhe të qëndrueshëm të vendit. Në këtë aspekt, ai është dhe do të jetë një pjesë e strategjisë kombëtare drejt përmbushjes së nevojave urgjente të zhvillimit dhe si detyrim i vendit për Qëllimet e Zhvillimit të Mijëvjeçarit.
Kthimi i turizmit nga pasuri potenciale në pasuri reale për zhvillimin dhe begatinë e shpejtë të vendit, është një nga objektivat me të cilat duhet të matet roli i institucioneve, i shtetit dhe i politikave që mbështesin, përkrahin, stimulojnë dhe zhvillojnë subjektet akomoduese dhe njësitë e atraksioneve turistike. Tani pas 15 viteve në një sistem të hapur ekonomisë së tregut, nga një numër i kufizuar dhe strikt i kontrolluar ne levizje dhe sjellje nga ish-sigurimi i shtetit i grupeve turistike që mund të vizitonin Shqiperinë të organizuar nga i vetmi tour operator shtetëror që zotëronte rreth 30 objekte akomoduese në të gjithë vendit, kemi një zhvillim të turizmit me mbi 900 objekte akomoduese private, rreth 100 agjensi turistike? dhe 25 pika hyrjeje në Shqipëri.Stabiliteti politik dhe makroekonomik si në vend, ashtu dhe në rajon shoqeruar me permiresimet ne infrastrukture, sherbime, imazh dhe intesitet të marrëdhënieve ekonomike? kanë bërë të mundur që për vitin 2006 të ruhet tendenca pozitive e rritjes dhe të realizohet një rritje prej 28 % e mberritjeve ndërkombëtare të vizitorëve. Tashmë si struktura publike, ashtu edhe industria turistike kanë kontribuar gjatë vitit 2006 për zhvillimet pozitive. Nënshkrimi i marrëveshjes së stabilizim asocimit me BE, rritja e kontrollit dhe masat e sigurisë në vend , stabiliteti makro-ekonomik janë një mbështetje për krijimin e një destinacioni më të sigurtë për vizitorët e huajNga të dhënat e marra, shihet një rritje e qartë e mbërritjeve nga vendet e europës perëndimore si Finlanda 345 %, Franca me 189 % , Britani e madhe 152 %, Austria 136 %, Gjermania 68 %, ndërkohe që kishte një rritje të konsiderueshme edhe të tregut të Europes lindore.
Rreth 53 % të tregut turistik shqiptar, e zënë vizitorët nga vendet fqinje si Kosova, Maqedonia , Mali i Zi qe visitojne shpesh Shqipërinë për biznes dhe e frekuentojnë atë për pushimet e verës. Italia dhe Greqia zënë 13 % me një pjesë të konsiderueshme te vizitoreve për qellime bisnesi, nderkohe që tregu i Europës perëndimore, SHBA e Kanada, i cili vleresohet kryesisht për levizje për qellime pushimesh, mund të ndahet në Britani e Madhe me 5 %, Gjermani, Zvicer dhe Austri me? 4%, SHBA e Kanada me 4 %, dhe Franca, vendet e beneluksit dhe vendet? skandinave,? me 4%.
Kështu turizmi po shndërrohet në një faktor të rëndësishëm ekonomik për vendin tone. Sipas Bankës së Shqipërisë vitin e kaluar 69 përqind e të ardhurave nga tregtia e jashtme vijnë nga sektori i turizmit. Gjithsej ky sektor solli 614 milionë euro në vend, 19 përqind më shumë se vitin e kaluar. Sipas World Travel & Tourism Council (WTTC) sektori shqiptar i turizmit shënon plot 138.000 vende pune, të cilat përbëjnë dhjetë përqind të numrit të përgjithshëm të tyre Shqipëria ka një strategji të zhvillimit të turizmit deri në vitin 2012, e cila përcakton qartë objektivat e zhvillimit të këtij sektori aq të rëndësishëm për vendin tonë. Gjithashtu, është miratuar edhe Strategjia dhe Plani i Veprimit për Zhvillimin e Turizmit Kulturor dhe Natyror. Këto strategji ofrojnë direktiva për një zhvillim të qëndrueshëm të produkteve turistike me synim destinacion sa më të preferuar nga turistët. Disa nga objektivat që kemi përcaktuatr për të arritur, nëpërmjet implementimit të këtyre strategjive janë:
· Zhvillim i qendrueshëm dhe afatgjatë
· Marketingu dhe ofrimi i një eksperience pozitive vizitorëve, sa më konkurruese me vendet e tjera
· Përmirësimi i cilësisë së produktit dhe imazhit
· Krijimi i vlerës së produktit
Potenciali turistik është menduar të arrihet nëpërmjet kombinimit të turizmit të diellit dhe plazhit, interesit të vecantë dhe turizmit të biznesit, duke u fokusuar për periudha afatshkurtra dhe afatmesme në zhvillimin e turizmit të interesit të vecantë dhe për periudha afatgjata në turizmin e diellit dhe plazhit.Gjithashtu, në kuadër të ndryshimeve të tregut ndërkombëtar e shohim të domosdoshme vendosjen e partneriteteve në nivel ndërkombëtar, për të qenë sa më të suksesshëm dhe konkurrues në treg. Kjo do të arrihet nëpërmjet promovimit dhe perceptimit të kulturave të tjera, krijimit të një imazhi pozitiv për të rritur benefitet ekonomike dhe promovimit të stabilitetit në rajon, në sajë të përpjekjeve të përbashkëta.
Ne pozionimin tone strategjik ne e mendojme Shqiperine:
si një destinacion te sigurte me cilësi të larte të atraksioneve kulturore dhe natyrore, të prezantuara në mënyrë vërtet “autentike” ne kete territor te vogel gjeografik i menaxhuar me pergjegjesi sociale dhe ambientale lehtesisht i arritshem nga tregjet europiane.Në listën e WTTC-së prej 174 vendesh me perspektivë rritjeje të turizmit në dhjetë vitet e ardhshme, Shqiperia ndodhet në vendin e nëntë.
Shqipëria është e anëtarësuar në Organizatën Botërore të Turizmit, në të cilën bëjnë pjesë shumë shtete. Kjo ka bërë që një pjesë e mirë e subjekteve turistike të vendit tonë, si në aspektin organizativ, ashtu edhe në atë profesional, të ndihen të integruara dhe të përfshira në strukturat ndërkombëtare të turizmit. Disa nga agjencitë turistike shqiptare kanë kohë që kanë vendosur kontakte dhe punojnë si partnerë të barabartë me subjektet paralele të huaja.Në stendën tonë gjatë këtij panairi, tour operatoret të mbështetur nga enti i turizmit po prezantojnë paketat turistike që orientohen si tek paketat e turizmit kulturor ( vizita në qendrat e rendësishme arkeologjike, historike, kulturore ) tek produkti i natyrës ( nga ai i bregdetit, udhëtimet e aventurës me rally, kayak, bicikleta, paragliding, ekskursionet ) ku kudo komunikimi me komunitetin pritës shton vlerat e eksperiencës turistike Në kuadër të aplikimit të standarteve ndërkombëtare në turizëm,? të përcaktuara nga OBT, kemi shpërndarë Kodin Global të Etikës në Turizëm të gjithë subjekteve të shërbimeve turistike, të cilët janë të detyruar ta zbatojnë atë. Gjithashtu, në funksion të zbatimit të këtij kodi, kohët e fundit Ministria e Turizmit Kulturës, Rinisë dhe Sporteve nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri dhe Ministrinë e Brendshme mbi zbatimin e Kodit të Sjelljes për Parandalimin e Shfrytëzimit Seksual të Fëmijëve, kur ai shkaktohet nga shërbimet turistike.
Qeveria shqiptare i ka dhënë një prioritet të vecantë rregullimit të infrastrukturës rrugore në zonat turistike, për të rehabilituar dhe ndërtuar rrugë të reja në të gjitha akset rrugore që lidhin zonat turistike të Shqipërisë me shtetet fqinjë si psh: ndërtimi i rrugës Durrës-Morinë-Prishtinë, i cili do të shërbejë si një aks me shumë vlera për shtimin dhe qëndrueshmërinë e fluksit të turistëve kosovarë, të cilët janë rritur ndjeshëm pas viteve 2000-2001, fill pas luftës së Kosovës, ashtu sikurse edhe projekti i rruges Hanin i Hotit-? Kosove dhe segmentet e fundit per arritjen eskajeve jugore dhe jugpermendimore si dhe po punohet per terminalin? e pasagjereve ne portin e durresit,? nderkohe qe inaugurohet me date 22 mars terminali i ri i pasagjereve ne aeroportine rinasit.?? Gjithashtu, Shqipëria është në prag të miratimit të Ligjit të ri “Për? turizmin”. Qëllimi kryesor i hartimit të këtij ligji është përcaktimi i parimeve dhe rregullave që veprojnë në fushën e turizmit, vendosja dhe zhvillimi i standarteve të shërbimeve turistike dhe shërbimeve të tjera që lidhen me të etj. Rol të rëndësishëm në procesin e hartimit të draftit paraprak të ligjit, ka luajtur Organizata Botërore e Turizmit, nëpërmjet financimit të konsulencës.

Certifikatë “Urë lidhëse ndërmjet kulturave”..

Certifikatë “Urë lidhëse ndërmjet kulturave”..

Vjenë 22 SHKURT 2007. Sivjet u sosën plot pesë vjet kohe kur rrugënisi krijimi i organizatës:” Forum Ëeltoffen International”. Ne nje tubim, me pjesemarrjen e anetareve te kryesise se forumit, duke folur për ardhëmrin e saj dhe realizimet e projekteve të propozuara si dhe u parashtruan vizionet përkryesia e forumit vendosi t’u japë certifikatën “Anëtar Nderi” i Forum Ëeltoffen International me motivacionin “Urë lidhëse ndërmjet kulturave” disa personaliteteve të fushave të artit, kulturës e politikes që në momente te ndryshme u janë ndodhur afër organizatës dhe aktiviteteve te saj. Kryesia e organizatës çmoi qe t’u akordohej ky titull këtyre personaliteteve:Erhard Busek – President i Paktit te Stabilitetit.Hannes Sëoboda – Eurodeputet dhe funksionar i larte ne Europa Parlament BrukselElisabeth Gehrer – Ministre e arsimit dhe kulturës se Austrisë.Bujar Leskaj – Ministër i kulturës se Shqipërisë.Emil Brix – Shef i departamentit te kulturës ne ministrinë e jashtme te Austrisë.Kyoko Adaniya – Artiste japoneze,
profesore në disa universitete nëpër botë.Robert Kabas – Piktor/skulptor austriak- profesor në disa akademi nëpër botëLuan Topciu – Analist, kritik arti dhe Profesor në Universitetin e Bukureshtit.Reshat Ameti – Piktor, Profesor ne Universitetin e Shkupit.Meqë keta personalitete nuk ndodhen të gjithë në Vjenë dorezimi i certifikatave do tu bëhet në kohë të ndryshme. Në datën 5.12. kjo certifikate ju dorëzua deputetit të Europarlamentit Dr. Hannes Sëoboda ndëersa në mesjave në një darkë festive në ministrinë e kulturës në Vjenë ju dorëzua znj. ministre Elisabeth Gehrer. Piktori vlonjat Fatmir Velaj e përshkruan kështu rrugëtimin e kësaj organizate kulturoe:Aktiviteti i pare i këtij forumi u zhvillua ne parlamentin austriak në Vjenë . Nën praninë e presidentit të parlamentit Dr. Heinz Fischer, u organizua një ekspozitë ndërkombëtare në parlament, e cila ishte një sukses i jashtëzakonshëm. Qëllimi i këtij forumi është rritja në një nivel më të lartë i rolit te artistit si mendimtar dhe korrektues të shoqërisë dhe të luaje një rol vendimtar për problemet që shqetësojnë shoqërinë e sotme. Përpara se të jesh artist, je njeri dhe ke mendimin tënd të pavarur e duhet t’ia parashtrosh atë shoqërisë. Ngjarjet e viteve të fundit kanë treguar se artistët kanë një rol shumë të rëndësishëm në shoqëri dhe se mendimi i tyre është mirëpritur Cili ka qënë udhtëimi në 5 vite kohë i kësaj shoqate kulturore/F.Velaj e përshkruan.Gjatë këtyre viteve u organizuan shumë aktivitete si expozita internacionale, simpoziume/pannel discussions, prezantime librash etj ku per tu cilesuar jane iniciativat: “Arti permireson kohen ” qe u paraqit ne Vjene e ne Shkup, ” Ndermjet Danubit dhe Nilit ” që u paraqit në Vjenë dhe në Kairo, “Vlora, Vienna dhe Brukseli” u prezantua në Vjenë dhe në Parlamentin Europian në Bruksel, ” Good morning, Balkan u paraqit në Athinë, Bukuresht, Tiranë, Prishtinë e Trieste, ” Artist of the Month ” është paraqitur 20 herë në Vjene. Cilët janë disa nga panelet që ka funksionuar me niciativën e kësaj shoqate? ” Zgjerimi i BE-edhe kulturalisht? ” pannel dickussion ne Vjene, ” Fundi i multikultit?! ” pannel diskussion ne Vjene, ” XENOS ” -pannel discussion ne Athine dhe ne Vjene, etj apo prezantimi ne Vjene i librit te Dr. Luan Topciut me titull “Paradigmat e mallit në letërsinë shqiptare e rumune” apo i Dr. Christine von Kohl me titull “Albanien” si dhe shume aktivitete të tjera nëpër Austri.Mirëpo kush është iniciatori dhe krijuesi i saj?Ai quhet Fatmir Velaj.Si kurator piktori Fatmir Velaj kryetar i Forum Ëeltoffen International i ka parë dhe trajtuar këto aktivitete nëpër botë si një mundësi të mirë për të prezantuar zhvillimet artistiko- kulturore, por gjithashtu dhe rëndësinë që kane sot vende të ndryshme të Europes. Në të njëjtën kohë ato kanë? qënë? edhe një rast i mirë për të informuar mbi zhvillimet kulturore në? keto vende si dhe nxitjen dhe pasurimin e marrëdhënieve kulturore mes tyre dhe perspektives së tyre europiane.Cfare ka bërë ky forum kulturor për të sjellur kulturat më pranë popujve.Fatmir Velaj përgjigjet? ” Kush bën një udhetim? ka se ç’të? tregojë”.Kjo shprehje e Matthias Claudius merr në Ballkan kuptimin e saj më të plotë. Për njerëzit e këtij rajoni levizjet kanë qënë karakteristika e tyre e përhershme, forma më e vjetër e ekzistencës. Udhëtimet janë?? bërë në të mirë e në të keqe, për vete dhe për tjetrin, nga kureshtja dhe malli, për të qënë të lirë e pa kufij. Këtë detyrë të “vështirë” e marrim ne, artistët dhe mundohemi që të tregojmë ëndrrat, gjakimet dhe shpresat e në të njëjtën kohë parashtrojmë vizione për një botë me më pak probleme. Artistët janë gjithmonë shtegëtarë, udhetarë nëpër botë. Ata nuk përcaktojnë, ata vërejnë dhe grumbullojnë, sajojnë dhe bashkojnë, u shmangen “rregullave” dhe i vënë ato në pikpyetje. Ata bashkojnë realen dhe irealen, refleksionin dhe projeksionin, strukturën dhe kaosin. Ata nuk njohin kufij por i kalojnë ato. Veprat e tyre janë strategji artistike, për të ndjerë dhe për të paraqitur botën ndërmjet qiellit dhe tokës, ndërmjet realitetit dhe imagjinates ndërmjet të shkuarës dhe të ardhmes.Prezantimi i artisteve te nivelit boteror nga Argjentina, Kili, Peru, Kolumbi, USA, Iran, Irak, Egjipt, Sudan, Izrael, Turqi, Kine, Kore, Vietnam, Japoni, Shqipëri, Kosove, Mali Zi, Maqedoni, Gjermani, Itali, Angli, Austri, Belgjike, Bulgari, Slloveni, Greqi, Kroaci, Rumani, Hungari Ceki, Sloëaki, Poloni, Rusi, Bosnje, etj, etj,. kualiteti, cilesia e artisteve dhe vizioni kane qene kriteret tona ne keto aktivitete dhe kjo ka bere qe forumit Ëeltoffen t′i hapen dyert e cdo muzeumi, qendre arti ne vende te ndryshme por te fitoje dhe mbeshtetjen e personaliteteve me te larta te ketyre vendeve që hapin këto aktivitete si presidenta shtetesh, kryeministra e ministra ne vendet ku jane prezantuar aktivitetet, deputete, eurodeputete, drejtore muzeumesh a qendrash arti, kritik arti apo rektore universitetesh etj.

Shtëpia Botuese “55” fiton çmimin “Lumo Skëndo”‘ të bibliofilisë

Shtëpia Botuese “55” fiton çmimin “Lumo Skëndo”‘ të bibliofilisë

Tirane me 31/01/2007 Në një ceremoni të veçantë ministri Leskaj i ka dorëzuar dje çmimin “Lumo Skëndo” botuesit dhe drejtorit të Shtëpisë Botuese ,,55″, z. Fahri Balliu, për librin “Historia e Shtetit Shqiptar 1912 – 2005” të Kastriot Dervishit.Çmimi “Lumo Skëndo” i është dhënë dje në një ceremoni të veçantë botuesit dhe drejtorit të Shtëpisë Botuese ,,55″, z. Fahri Balliu, për librin “Historia e Shtetit Shqiptar 1912 – 2005″ të Kastriot Dervishit. Ky çmim që jepet për herë të parë, si çmimi i bibliofilisë është një vlerësim për botuesit shqiptarë dhe për veprën më të mirë, të një cilësie të lartë, në të gjitha aspektet. Çmimi iu dorëzua botuesit Balliu nga ministri TKRS, z. Bujar Leskaj, në prani të personaliteteve të artit, kulturës dhe letrave shqipe.Ndërsa drejtori i Bibliotekës Kombëtare, z. Aurel Plasari, i cili është edhe kryetar i jurisë se Bibliofilisë” është “dashnor i librit” . Ky çmim jepet për të vlerësuar figurën e Lumo Skëndos. “Ndaj ne kemi vendosur të vlerësojmë me këtë çmim këtë libër të bukur, të prodhuar bukur, të lidhur me parametra estetik.”  Këto janë disa nga kërkesat e rregullores së ministrisë për dhënien e këtij çmimi.”

Në juri përveç drejtorit Aurel Plasari, merrnin pjesë edhe Bardhyl Londo, përfaqësues i MTKRS, Uran Butka, përfaqësues i shoqatës “Lumo Skëndo”, Sherif Delvina, anëtar i Këshillit Shkencor të  BK dhe Liljana Gjika, e shoqatës së Bibliotekarëve të Shqipërisë.Kushti i parë që është vlerësuar me këtë çmim shtëpia botuese “55”,? për botimet që paraqesin estetike në lidhje me faqosjen me element që duhet të paraqesë një botim serioz dhe me vlera bibliofilike. Kandidatë për këtë çmim ishin “Enciklopedia e Oksfordit” i Institutit të Dialogut dhe Komunikimit, “Apolonia e Ilirisë” e Aleksandra Manos, botim i Akademisë së Shkencave, “Historia e shtetit shqiptar 1912-2005”, i Kastriot Dervishit, botim i Shtëpisë Botuese “55”, “Politika in vivo-in vitro” i Rexhep Meidanit, Botime “Toena”, “Poezia shqipe në faqet e një antologjie”, i Abedin Prezës, botime “Ideart”, “Tensioni greko-shqiptar 1939-1949”, i Beqir Metës, botim i Akademisë së Shkencave.Ndërsa fituesi i çmimit “Lumo Skëndo”, z. Fahri Balliu në fjalën e tij tha: “Kjo është një lëvdatë shumë e madhe për një punë të mundimshme dhe për një shtëpi botuese. Çmimi i bibliofilisë është dhe një lloj nxitjeje për një program më të thellë dhe më cilësor, megjithëse deri tani unë e kam pasur si synim përveç kërkesave përmbajtjeje, përzgjedhjen profesionale, pasi libri duhet të ketë një përgatitje të lartë estetike. Libri duhet të jetojë. Dikur në Mesjetë i lidhnin me ar kopertinat dhe ato shiten si antikuarë me çmime shumë të larta, si pikturat dhe po të mos e kesh si qëllim tregtar botimin e realizon, nëse e ke qëllim tregtar nuk e realizon dot kurrë se ul çmimin e investimit.Unë se kam pasur, aq më shumë për këtë libër të Historisë së Popullit Shqiptar, apo të librit të At Zef Pllumit”. Në përgjithësi unë insistoj që libri të jetë kualitativ edhe nga pikëpamja estetike, sepse shumica nuk kuptojnë gjë nga titulli, por kur e shohin të bukur ka një tërheqje, ai që është larg librit.Ky çmim është vlerësim serioz nga ana e ministrit. Mit’hati është shumë i madh, them i zbuluar, nga shumë studime, vepra, por ka akoma për të zbuluar.Kjo është çështja që në botime të mos bëhesh tregtar zarzavatesh, të mos mendosh të fitosh për çdo kokërr portokalli, nganjëherë edhe s’ke pse fiton sepse libri nuk e ka fitimin vetëm tek shitja, por tek pesha që merr. Unë e trajtoj në këtë koncept sepse jam vetë shkrimtar dhe i ndjej librat me aromë. Kjo është shumë larg të tjerëve dhe duket pak e paarsyeshme por unë kështu e kam.Ata që po merren me shtëpi botuese, me përjashtim të Petrit Ymerit dhe Ndriçim Kullës janë qytetar që mund të merren edhe me ndërtime, fshatra turistike, me qen, këlyshë ….

Shpresojmë që po, do ta mbajmë. Kam projekte shumë serioze, botime të rëndësishme për të ardhmen.Po dje në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar u përurua edhe libraria “Lumo Skëndo”, si një përpjekje serioze për të ringjallur librarinë e famshme të viteve 30-të të Mit-hat Frashërit.Në fjalën e tij drejtori i MHK, z. Beqir Meta tha se në bibliotekë do të përfshihen literaturë e shkencave albanologjike, shkenca sociale, bibliografi etj. Në këtë bibliotekë nxënësit dhe studentët do gjejnë një mjedis të këndshëm dhe të kenë mundësi të blejnë libra, por edhe të lexojnë ashtu, siç ishte libraria në vitet 20-30 të shekullit të kaluar.

Vizioni per industrine numer nje te Shqiperise, Turizmin

Vizioni per industrine numer nje te Shqiperise, Turizmin

Projekt- Ligji i ri “Per turizmin”, i miratuar nga Keshilli i Ministrave ne mbledhjen e tij te dates 23 janar 2007, ofron? ne menyre cilesore dhe ne perputhje te plote me standartet dhe direktivat e Bashkimit Evropian rregullimin e sektorit dhe mbulimin e një sërë aspekteve të patrajtuara nga? ligji ekzistues i vitit 1993. Vizioni dhe interesi themelor ne pergatitjen e ketij drafti eshte fuqia e tij per te ndihmuar konkretisht zhvillimin e industrise turistike në përputhje me drejtimet strategjike të zhvillimit të turizmit tone, duke priorizuar dhe harmonizuar resurset natyrore me trashëgiminë kulturore. Ambicia jone eshte qe te shnderrojme turizmin ne industrine e pare te vendit (ai aktualisht ze vendin e dyte, pas ndertimit) dhe ne nje sektor qe puneson rinine shqiptare, si dhe hap vende pune per zonat rurale te vendit. Në raport me ligjin ekzistues te 14 viteve me pare, i cili përbën një ligj specifik ne drejtim te identifikimit te zonave me prioritet zhvillimin e turizmit dhe dhenien e lehtësirave fiskale për biznese të zhvilluara brenda tyre jashtë skemave të kontrollit, projektligji i paraqitur, ofron avantazhe te konsiderueshme. Keshtu, ai synon shfrytëzimin në të gjithë territorin e vendit të potencialeve natyrore dhe kulturore, në shërbim të zhvillimit të turizmit, si një oportunitet për ngritjen e nivelit ekonomik. Projektligji i sotem ka nje raport te natyrshem e ndihmues me interesat e ruajtjes dhe mireadministrimit te mjedisit shqiptar. Ai ne thelb krijon mekanizma të dhënies së asistencës financiare për bizneset turistike, duke siguruar kontrollin e përdorimit të tyre, nëpërmjet hartimit të programeve të financimit dhe veprimit të strukturave përgjegjëse. Ne duam qe turisti shqiptar dhe ai i huaj te vije jo vetem nje here ne njesite tona te pritjes turistike, por te behet klient i perhershem. Per kete projektligji jep parimet bazë për një zhvillimin të qëndrueshëm të turizmit dhe krijon partneritete me grupet e interesit dhe njësitë e pushteteve vendore. Zhvillimi i turizmit nuk eshte vetem nje detyre e pergjegjesi e qeverise qendrore, por ne rradhe te pare ky zhvillim shkon ne interesin e komuniteteve lokale dhe qeverive te tyre. Po ashtu biznesi lokal, OJF-te lokale dhe grupet e tjera te organizuara te komunitetit duhet te jene ne pararoje persa i perket nismave turistike. Por per kete subjektet qe ushtrojne veprimtari turistike dhe organet shteterore duhet te kene nje raport shume te qarte te detyrave reciproke dhe te pergjegjesive e te drejtave. Prandaj dhe ky projektligj merr persiper te rregulloje marrëdhëniet ndërmjet institucioneve publike dhe subjekteve private, personave fizikë/ e juridikë, vendas apo të huaj, që ushtrojnë veprimtari turistike. Ai po ashtu percakton të drejtat dhe detyrimet e subjekteve pjesëmarrëse në veprimtarite turistike, në përputhje me standardet e vendosura dhe nga vete Bashkimi Evropian per kete industri. Ne duhet ta kemi te qarte se nuk mund te zbatojme si duhet MSA-ne me BE-ne ne turizem, ne rast se nuk vendosim ne ligj kriteret e liçensimit dhe kategorizimit te veprimtareve turistike, ne te cilet duhet te perfshihen natyrshem njesite akomoduese (hotelet, motelet, kampet turistike, dhomat e shtepite qe jepen me qera, etj.), agjensite e udhetimit dhe te tureve e me rradhe. Fuqia liçensuese dhe kategorizuese e sanskionuar ne ligj do te na jape mundesine te zhvillojme standartet qe kerkohen ne turizmin bashkekohor, te realizojme nje oferte turistike integrale te Shqiperise, e cila te jete konkurruese ne rajon, si dhe te rrisim ndjeshem dhe qendrueshem fluksin e turisteve te huaj. Ne rast se njesite tona akomoduese apo agjensite e udhetimeve, per shembull, nuk respektojne kerkesat e kategorive te caktuara, te jemi te sigurte se turistet e huaj do te gabonin nje here duke ardhur tek ne, por pastaj nuk do te ktheheshin kurre me. Duke bindur per kete edhe shume e shume te tjere farefis, miq apo te njohur te tyre. Prania e nje zyre per dhenien e asistences ndaj turisteve eshte nje strukture e mirepritur nga turistet kudo ne bote dhe kjo garantohet nga projektligji i ri. Ai do te mundesoje krijimin e një strukture embrionale të inspektoriatit turistik (Zyra e Asistencës së Turistëve), me funksionin e dhënies së informacionit për turistët, trajtimin e ankesave dhe inspektimin e zbatimit të dispozitave ligjore. Nuk mund te lejojme nje gjendje amorfe apo kaotike te nivelit te sherbimeve turistike, sidomos te ofrimit te paketave turistike. Ky nivel nuk mundet thjesht te rregullohet nga konkurrenca ne treg, por duhet nderhyre me autoritetin shteteror per te mbrojtur konsumatorin e ketyre sherbimeve (turistin vendas dhe te huaj), ne rast se ato rezultojne jashte cilesise se deklaruar apo nenshkruar ne kontrate. Projektligji po ashtu realizon sigurimin e përpunimit, transmetimit dhe vërtetësisë së të dhënave statistikore, të domosdoshme në procesin e planifikimit turistik dhe orientimin e politikave në këtë fushë. Pesha e strukturave shteterore qe do te kontrollojne zbatimin e starndarteve te sherbimeve turistike forcohet me kete projektligj dhe nje peshe e tille eshte e nevojshme me shume se kurre per te mos lejuar riçiklimin e parave te pista ne turizem apo shfrytezimin e oportuniteteve turistike per zhvillim te trafiqeve te qenieve njerezore. Se fundi, projektligji parashikon zhvillimin e e zonave rurale, të mundshme për t′u kthyer në destinacione të formave të turizmit rural. Potenciali per turizmin me baze natyren dhe turizmin rural eshte i jashtezakonshem dhe shpresohet qe me partneritetet qe nxit projektligji “Per Turizmin” keto dy lloje aktivitetesh turistike te behen nder dominueset ne te ardhmen ne industrine turistike.

Shqipëri – Kosovë 4 muaj bashkëpunim kulturor

Shqipëri – Kosovë 4 muaj bashkëpunim kulturor

Prishtine, me 23 Janar 2007

Ministri i MTKRS Z. Bujar Leskaj dhe homologu i tij i Kosovës, z. Haraçija shpallën në Prishtine bashkëpunimin 4 mujor të kulturës mes dy vendeve, gjatë ketij viti. Nisma për bashkepunim, u shpall gjatë vizitës së ministrit Leskaj në Kosovë, i cili mori pjesë në ceremonitë në perkujtim të njëvjetorit të vdekjes se liderit  historik të Kosovës, ish presidentit Ibrahim Rugova.

Gjate takimit me zyrtareve të dy ministrave,? drejtuar nga ministrat Leskaj dhe Haraçija, u theksua se nisma? “Një komb – një kulturë” do te shtrihet  përgjatë muajve maj-qershor  dhe tetor- nëntor “Pas bashkepunimit  të suksesshëm të Muajit të Kulturës në 2006, ne jemi të bindur se aktivitetet kulturore e artistike përgjatë 4 muajve do të arrijnë të shpalosin vlerat më të mira të kulturës mes dy vendeve – tha ministri Leskaj. Nga ana e tij ministri Haraçija konfirmoi bashkëpunimin maksimal të stafit dhe komunitetit artistik të Kosovës, qe kjo nismë e përbashkët të dalë e sukseshme.

Sipas ministrit të MTKRS, Leskaj aktivitetet artistike në qytetet e ndryshme të Shqipërisë e Kosovës, do të arrijnë të përcillen nga ermat më përfaqesues të kulturës dhe artit mes dy vendeve, dhe nuk do të jetë thjesht një performancë apo show artistik.

Gjatë bisedimeve u theksua se në këto katër muaj do të realizohen objektivat kryesore të politikave kulturore të hartuara nga dy ministrat në funskion të forcimit dhe çuarjes së mëtejshme të vlerave të kulturës së përbashkët kombëtare. Një vend të veçantë në programin e aktiviteteve do të zenë dhe emrat e diasporës shqiptare, të Shqipërisë dhe Kosovës. Njëhrësh ministrat Leskaj dhe Haraçija theksuan se gjatë bashkëpunimit katër mujor do të risi11en vlerat e figurave të harruara të kulturës nga sistemi diktatorial në Shqipëri.Gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë ministri Leskaj dhe grupi i zyrtarëve që e shoqëronte morën pjesë në ceremonitë e organizuara në përkujtim të figurës historike ish-presidentit Rugova, ku me këtë rast vizituan dhe ekspozitën fotografike të Dalip Kryeziut, ekspozitë e cila do te hapet në Tiranë në 26 janar. Njëherësh ministri Bujar Leskaj  premtoi se nga ana e MTKRS do të ketë se shpejti një publikim të plotë të studimeve te jetës dhe veprës së ish-presidentit Rugova.

Rugova gjithmonë mes nesh

Rugova gjithmonë mes nesh

Prishtine me, 21 Janar 2007
Një vit më parë “kolosi i brishte u nda nga jeta duke trandur? krejt boten shqiptare. Por njerëzit si Rugova kanë dy jetë, një fizike e tjetër që fillon aty ku e para mbaron, si gjithë ata që kanë kushtezuar fatet e shoqërisë së përbotshme. Kosova është në pragun e Pavarësisë dhe Rugova është aty prezent me trashëgiminë e tij politike humane si logjike dhe si vizion .Nëse artikulojmë pak më thjeshtë politikisht, Rugova, Kosova dhe Pavarësia janë një trinom i pandashëm që sot në epokën e globalizrnit shihen së bashku. “Rugova edhe me vdekjen e tij i dha shumë jetë çështjes së Kosoves”, thotë Kadare e kjo është një sinteze e krejt mendimit politik e diplomatik një vit më parë e që besohet pa mëdyshje edhe sot. Politikani që shndërrohet në lider shpirtëror, kulturologu dhe përmasa humane si pak-kund tjetër bashkohen tek një njeri si tek ai. Shpesh herë nocionin e historisë e përdorojmë pa e kuptuar se po e teprojmë por kësaj herë vërtet kombi shqiptar ‘dhe Kosova janë në prag të orës së madhe dhe për ta prekur këtë ëndërr, për të qenë më të mençur dhe tolerantë, më të besueshëm dhe integrues mjafton të mos harrojmë për asnjë çast Ibrahim Rugovën, i cili në doktrinën e tij largpamëse dhe iluministe u njësua me filozofinë e Pjetër Bogdanit, Nënë Terezës, Papa Gjon Palit, Gandit, Saharovit.? Si një rilindas postmodern? ai të shkuarën kulturore dhe historike të kombit të tij e racionalizoi në bashkëkohësi duke krijuar një mendim politik dhe etik të panjohur më parë në Ballkanin e trazuar nga nacionalizmat e verbër, dhe Kosovën tokën ku po konservohej krimi shekullore shndërroi në tokë paqeje. Klasa.politike Kosovare dhe më gjere nuk karievojë ta kërkojë mendimin dhe veprimin e emancipuar politik gjetkë, ndër libra utopistësh dhe konferenca të organizmave ndërkombëtarë, sigurisht ato vlejnë mjaft por ata kanë modelin Rugova i cili e tejkaloi kohën tonë. Pas rënies së Murit të Berlinit, hapësira shqiptare ballafaqohej me sfida: atje liria kombëtare, këtu ajo politike, andej e këtej kufirit u shfaqën orë të ligshta por vetem dy burra patën tagrin me iu kundërvënë formave të idhta të së keqes, pushtimit të huaj dhe tërbimit ideologjik: Sali Berisha dhe Ibrahim Rugova, të dy sipas parimitkantian “duhet të reagosh ndaj së keqes, që të mos bëhesh fajtor për triumfin e saj”. Riçard Hollbruk, një mik i shqiptarëve pat thënë: “Kosova ndoshta nuk do të ekzistonte sot pa vizionin dhe këmbënguljen e tij” dhe prandaj sot kur përkulemi me nderim para këtij profeti duhet të kujtojmë se ai është gjithmonë aty si rojtar i përjetshëm i fatit të vendit të tij . Ministria e Kulturës së Shqipërisë e cila në shenjë nderimi për këtë shtetar të madh po përgatit një botim special me mendime dhë studime mbi veprën e estetit, shkrimtarit, Presidentit dhe njeriut Rugova, në lartësinë e vëmendjes që meriton, të bindur që ai është gjithmonë midis nesh, në palcën e krejt botës shqiptare.