𝟱𝟬 𝘃𝗷𝗲𝘁𝗼𝗿𝗶 𝗶 𝗴𝗷𝘆𝗾𝗶𝘁 𝗾𝗲 𝗱𝗲𝗻𝗼𝗶 𝗮𝗷𝗸𝗲𝗻 𝗲 𝗶𝗻𝘁𝗲𝗹𝗶𝗴𝗷𝗲𝗻𝗰𝗲𝘀 𝘀𝗲 𝗻𝗮𝗳𝘁𝗲𝘀 𝘀𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿𝗲

𝟱𝟬 𝘃𝗷𝗲𝘁𝗼𝗿𝗶 𝗶 𝗴𝗷𝘆𝗾𝗶𝘁 𝗾𝗲 𝗱𝗲𝗻𝗼𝗶 𝗮𝗷𝗸𝗲𝗻 𝗲 𝗶𝗻𝘁𝗲𝗹𝗶𝗴𝗷𝗲𝗻𝗰𝗲𝘀 𝘀𝗲 𝗻𝗮𝗳𝘁𝗲𝘀 𝘀𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿𝗲

𝑁𝑗𝑒 𝑓𝑒𝑚𝑖𝑗𝑒 𝑞𝑒 𝑓𝑙𝑒 𝑟𝑟𝑖𝑡𝑒𝑡, 𝑝𝑜𝑟 𝑛𝑗𝑒 𝑘𝑜𝑚𝑏 𝑞𝑒 𝑓𝑙𝑒 𝑣𝑑𝑒𝑠!
𝐼𝑠𝑚𝑎𝑖𝑙 𝑄𝑒𝑚𝑎𝑙 𝑉𝑙𝑜𝑟𝑎
Sivjet është 106 vjetori i Luftës së Vlorës, një ngjarje historike me rëndësi të jashtëzakonshme kombëtare, por edhe vendimtare për ekzistencën e shtetit shqiptar dhe mbrojtjen e identitetit tonë. Lufta e Vlorës ishte një ngjarje ku shqiptarët u ngritën në këmbë kundër pushtuesit të huaj, të bazuar vetëm në forcat e tyre, pa u ndihmuar ushtarakisht nga askush.
Lufta zgjati tre muaj dhe ishte një lëvizje e madhe për të mbrojtur qytetin e Vlorës nga copëtimi total që do i bënin pushtuesit italianë.
Në mënyrë të përmbledhur më poshtë është kronologjia e Luftës së Vlorës:
> 21 janar 1920: Kongresi i Lushnjës, kongres, në të cilin u vendos sovraniteti i shtetit shqiptar.
> Në 10 mars 1920 përfaqësuesit e Vlorës, të entusiazmuar nga vendimet e Kongresit të Lushnjes, formuan Komitetin “Mbrojtjes k1@12” dhe vendosën që çështja e Vlorës të zgjidhej me armë.
> Pushtuesi italian në 9 maj bëri arrestime midis organizatorëve të rezistencës dhe në 16 maj shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Vlorë.
> Pushtuesi më 18 maj 1920 burgos patriotët Jani Minga, Muço Sharra, Dom Mark Vasa, etj.
> Në 18 maj në Mesaplik zhvillohet një mbledhje e madhe, ku vendoset të luftojnë me Italinë.
> Pas 3 – 4 ditëve mbahet një tjetër mbledhje në Dërras të Beunit, ku morën pjesë krahina e Mesaplikut dhe e Kudhësit. Edhe këtu u kërkua të luftohej me pushtuesin.
> Komiteti i “Mbrojtjes Kombëtare” i bëri thirrje parësisë së Vlorës të mblidheshin në një kuvend në Barçallla të Dukatit në 29 maj 1920.
> Kuvendi i Barçallasë vendosi një zëri fillimin e luftës deri në shuarje të njerës palë. Për drejtimin e luftës kuvendi zgjodhi një këshill kombëtar prej 30 vetash nga i cili doli Komiteti i “Mbrojtjes Kombëtare” prej 12 vetash: Osmën Haxhiu- kryetar dhe anëtarë: Sali Bedini, Hamit Selmani, Duro Shaska, Hazbi Cano, Beqir Sulo, Ali Beqiri, Alem Mehmeti, Hysni Shehu, Qazim Kokoshi, Murat Miftari dhe Myqerem Hamzaraj.
> Për drejtimin e luftës u emërua edhe Shtabi i Luftës dhe Komandanti i Përgjithshëm i Luftës u emërua major Ahmet Lepenica, i cili në qershor kalon nënkomandant i përgjithshëm, pas emërimit të Qazim Koculit Komandant i Përgjithshëm.
> Më 3 qershor 1920 nga Beuni, Komiteti “Mbrojtjes Kombëtare”, i drejtoi komandës së trupave pushtuese në Vlorë një ultimatum ku kërkonin tërheqjen e trupave italiane deri në 4 qershor, të cilin e përcolli te komanda italiane Mehmet Selim Mallkeqi.
> Pasi nuk erdhi asnjë përgjigje, mbrëmjen e 4 qershorit forcat shqiptare sulmuan dhe çarmatosën të gjitha postat e karabinerisë dhe karabinerët i mbajtën rob.
> Më 5 qershor 1920 sulmohen njëkohësisht të gjitha garnizonet italiane jashtë Vlorës, të cilat u shpartalluan plotësisht. Italianët lanë 700 të vrarë dhe 1500 robër.
> Më 9 qershor 1920 Komiteti “Mbrojtjes Kombëtare” i dërgon komandës italiane një promemorie të dytë ku kërkohej largimi i pushtuesve.
> Komanda italiane nuk iu përgjigj promemories, prandaj Komiteti dhe Shtabi i Luftës vendosi të sulmojë Vlorën më 11 qershor.
> Komiteti i “Mbrojtjes Kombëtare”, pas malit Barçalla në Dukat, malit të Beunit në Vajzë, në fazën e dytë të luftimeve, rreth datës 15 qershor e vendosi selinë e tij në Drashovicë. Drashovica shpallet prefekturë dhe Vlora nënprefekturë që varej nga Drashovica. Prefekt emërohet Qazim Kokoshi. Neki Xheneti u emërua kryetar i Gjykatës. Avdul Kuçi, emërohet Prokuror i Përgjithshëm.
> Në 22 korrik 1920 forcat shqiptare sulmojnë për herë të dytë Vlorën.
> Sulmi i forcave shqiptare që shpërtheu i furishëm më 22 – 23 korrik 1920 e detyroi ushtrinë italiane të kapitullonte.
> Më 17 gusht 1920 repartet e xhandarmërisë shqiptare hynë në Vlorë dhe morën në dorëzim administratën.
> Më 2 shtator 1920 u liruan nga ishulli i Sazanit 1760 vlonjatë të internuar. Në këmbim të tyre u liruan edhe robërit italianë (rreth 1400 ushtarë dhe oficerë që mbaheshin në fshatin Vajzë e Tepelenë.)
> Më 3 shtator u festua me madhështi fitorja e Luftës së Vlorës. Vlonjatët e festuan gjithmonë me po atë rëndësi që i jepej edhe 28 nëntorit 1912 dhe kishin te drejtë.
3 shtatori 1920 është rishpallja e Pavarësisë Kombëtare të përmbysur nga Lufta e Parë Botërore.
> Flamuri i fitores u vendos të ngrihet po atë ditë, mbi varrin e Ismail Qemalit, në Kaninë, nga një mysliman nga Jugu, major Ahmet Lepenica dhe një katolik nga Veriu At Shtjefën Gjeçovi. Sa të mençur e largpamës patën qenë ata burra.
Lavdi dëshmorëve, heronjve dhe kapedanëve të Luftës së Vlorës 1920!
𝐊𝐚𝐥𝐞𝐧𝐝𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐋𝐮𝐟𝐭𝐞𝐬 𝐬𝐞 𝐕𝐥𝐨𝐫𝐞𝐬 𝟓 𝐪𝐞𝐫𝐬𝐡𝐨𝐫 𝟏𝟗𝟐𝟎 – 𝟑 𝐬𝐡𝐭𝐚𝐭𝐨𝐫 𝟏𝟗𝟐𝟎

𝐊𝐚𝐥𝐞𝐧𝐝𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐋𝐮𝐟𝐭𝐞𝐬 𝐬𝐞 𝐕𝐥𝐨𝐫𝐞𝐬 𝟓 𝐪𝐞𝐫𝐬𝐡𝐨𝐫 𝟏𝟗𝟐𝟎 – 𝟑 𝐬𝐡𝐭𝐚𝐭𝐨𝐫 𝟏𝟗𝟐𝟎

𝑁𝑗𝑒 𝑓𝑒𝑚𝑖𝑗𝑒 𝑞𝑒 𝑓𝑙𝑒 𝑟𝑟𝑖𝑡𝑒𝑡, 𝑝𝑜𝑟 𝑛𝑗𝑒 𝑘𝑜𝑚𝑏 𝑞𝑒 𝑓𝑙𝑒 𝑣𝑑𝑒𝑠!
𝐼𝑠𝑚𝑎𝑖𝑙 𝑄𝑒𝑚𝑎𝑙 𝑉𝑙𝑜𝑟𝑎
Sivjet është 106 vjetori i Luftës së Vlorës, një ngjarje historike me rëndësi të jashtëzakonshme kombëtare, por edhe vendimtare për ekzistencën e shtetit shqiptar dhe mbrojtjen e identitetit tonë. Lufta e Vlorës ishte një ngjarje ku shqiptarët u ngritën në këmbë kundër pushtuesit të huaj, të bazuar vetëm në forcat e tyre, pa u ndihmuar ushtarakisht nga askush.
Lufta zgjati tre muaj dhe ishte një lëvizje e madhe për të mbrojtur qytetin e Vlorës nga copëtimi total që do i bënin pushtuesit italianë.
Në mënyrë të përmbledhur më poshtë është kronologjia e Luftës së Vlorës:
> 21 janar 1920: Kongresi i Lushnjës, kongres, në të cilin u vendos sovraniteti i shtetit shqiptar.
> Në 10 mars 1920 përfaqësuesit e Vlorës, të entusiazmuar nga vendimet e Kongresit të Lushnjes, formuan Komitetin “Mbrojtjes k1@12” dhe vendosën që çështja e Vlorës të zgjidhej me armë.
> Pushtuesi italian në 9 maj bëri arrestime midis organizatorëve të rezistencës dhe në 16 maj shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Vlorë.
> Pushtuesi më 18 maj 1920 burgos patriotët Jani Minga, Muço Sharra, Dom Mark Vasa, etj.
> Në 18 maj në Mesaplik zhvillohet një mbledhje e madhe, ku vendoset të luftojnë me Italinë.
> Pas 3 – 4 ditëve mbahet një tjetër mbledhje në Dërras të Beunit, ku morën pjesë krahina e Mesaplikut dhe e Kudhësit. Edhe këtu u kërkua të luftohej me pushtuesin.
> Komiteti i “Mbrojtjes Kombëtare” i bëri thirrje parësisë së Vlorës të mblidheshin në një kuvend në Barçallla të Dukatit në 29 maj 1920.
> Kuvendi i Barçallasë vendosi një zëri fillimin e luftës deri në shuarje të njerës palë. Për drejtimin e luftës kuvendi zgjodhi një këshill kombëtar prej 30 vetash nga i cili doli Komiteti i “Mbrojtjes Kombëtare” prej 12 vetash: Osmën Haxhiu- kryetar dhe anëtarë: Sali Bedini, Hamit Selmani, Duro Shaska, Hazbi Cano, Beqir Sulo, Ali Beqiri, Alem Mehmeti, Hysni Shehu, Qazim Kokoshi, Murat Miftari dhe Myqerem Hamzaraj.
> Për drejtimin e luftës u emërua edhe Shtabi i Luftës dhe Komandanti i Përgjithshëm i Luftës u emërua major Ahmet Lepenica, i cili në qershor kalon nënkomandant i përgjithshëm, pas emërimit të Qazim Koculit Komandant i Përgjithshëm.
> Më 3 qershor 1920 nga Beuni, Komiteti “Mbrojtjes Kombëtare”, i drejtoi komandës së trupave pushtuese në Vlorë një ultimatum ku kërkonin tërheqjen e trupave italiane deri në 4 qershor, të cilin e përcolli te komanda italiane Mehmet Selim Mallkeqi.
> Pasi nuk erdhi asnjë përgjigje, mbrëmjen e 4 qershorit forcat shqiptare sulmuan dhe çarmatosën të gjitha postat e karabinerisë dhe karabinerët i mbajtën rob.
> Më 5 qershor 1920 sulmohen njëkohësisht të gjitha garnizonet italiane jashtë Vlorës, të cilat u shpartalluan plotësisht. Italianët lanë 700 të vrarë dhe 1500 robër.
> Më 9 qershor 1920 Komiteti “Mbrojtjes Kombëtare” i dërgon komandës italiane një promemorie të dytë ku kërkohej largimi i pushtuesve.
> Komanda italiane nuk iu përgjigj promemories, prandaj Komiteti dhe Shtabi i Luftës vendosi të sulmojë Vlorën më 11 qershor.
> Komiteti i “Mbrojtjes Kombëtare”, pas malit Barçalla në Dukat, malit të Beunit në Vajzë, në fazën e dytë të luftimeve, rreth datës 15 qershor e vendosi selinë e tij në Drashovicë. Drashovica shpallet prefekturë dhe Vlora nënprefekturë që varej nga Drashovica. Prefekt emërohet Qazim Kokoshi. Neki Xheneti u emërua kryetar i Gjykatës. Avdul Kuçi, emërohet Prokuror i Përgjithshëm.
> Në 22 korrik 1920 forcat shqiptare sulmojnë për herë të dytë Vlorën.
> Sulmi i forcave shqiptare që shpërtheu i furishëm më 22 – 23 korrik 1920 e detyroi ushtrinë italiane të kapitullonte.
> Më 17 gusht 1920 repartet e xhandarmërisë shqiptare hynë në Vlorë dhe morën në dorëzim administratën.
> Më 2 shtator 1920 u liruan nga ishulli i Sazanit 1760 vlonjatë të internuar. Në këmbim të tyre u liruan edhe robërit italianë (rreth 1400 ushtarë dhe oficerë që mbaheshin në fshatin Vajzë e Tepelenë.)
> Më 3 shtator u festua me madhështi fitorja e Luftës së Vlorës. Vlonjatët e festuan gjithmonë me po atë rëndësi që i jepej edhe 28 nëntorit 1912 dhe kishin te drejtë.
3 shtatori 1920 është rishpallja e Pavarësisë Kombëtare të përmbysur nga Lufta e Parë Botërore.
> Flamuri i fitores u vendos të ngrihet po atë ditë, mbi varrin e Ismail Qemalit, në Kaninë, nga një mysliman nga Jugu, major Ahmet Lepenica dhe një katolik nga Veriu At Shtjefën Gjeçovi. Sa të mençur e largpamës patën qenë ata burra.
Lavdi dëshmorëve, heronjve dhe kapedanëve të Luftës së Vlorës 1920!
𝗥𝗲𝗸𝘁𝗼𝗿𝗶 𝗱𝗶𝗻𝗷𝗶𝘁𝗼𝘇 𝗱𝗵𝗲 𝗱𝗼𝗿𝗲𝗵𝗲𝗾𝗷𝗮 𝘀𝗳𝗶𝗱𝘂𝗲𝘀𝗲 𝗲 𝘁𝗶𝗷 𝗻𝗱𝗮𝗷 𝘀𝗶𝘀𝘁𝗲𝗺𝗶𝘁

𝗥𝗲𝗸𝘁𝗼𝗿𝗶 𝗱𝗶𝗻𝗷𝗶𝘁𝗼𝘇 𝗱𝗵𝗲 𝗱𝗼𝗿𝗲𝗵𝗲𝗾𝗷𝗮 𝘀𝗳𝗶𝗱𝘂𝗲𝘀𝗲 𝗲 𝘁𝗶𝗷 𝗻𝗱𝗮𝗷 𝘀𝗶𝘀𝘁𝗲𝗺𝗶𝘁

Dorëheqja e Rektorit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, Prof. Dr. Tonin Gjuraj, përbën një zhvillim të rëndë, madje skandal të mirëfilltë, i cili shkon përtej kufijve të një institucioni të vetëm të arsimit të lartë publik. Ajo ngre pikëpyetje serioze mbi gjendjen reale të autonomisë universitare në Shqipëri dhe mbi raportin e deformuar mes universiteteve publike dhe sektit Rama në qeverisje, tër përfaqësuar në këtë rast nga një Ministri e Arsimit shkatërruese me ndërhyrjet e saj, të autonomisë universitare.
Në çdo demokraci funksionale, universitetet konsiderohen hapësira të lirisë akademike, të mendimit kritik dhe të vetëqeverisjes institucionale. Autonomia universitare nuk është një privilegj i drejtuesve të universiteteve, por një parim themelor që garanton cilësinë e arsimit, pavarësinë e kërkimit shkencor dhe mbrojtjen e interesit publik nga ndikimet politike të momentit.
Rektori dinjitoz Prof.Dr. Tonin Gjuraj u detyrua të dorëhiqej, për shkak të ndërhyrjeve flagrante të Ministrisë së Arsimit, si dhe për shkak të tensionit të shkaktuar nga largimi nga puna prej Bordit të Administrimit të një plejade profesorësh të nderuar të Universitetit të Shkodrës.
Ligji shqiptar për arsimin e lartë njeh autonominë e universiteteve në aspektin akademik, organizativ, financiar dhe të përzgjedhjes së strukturave drejtuese. Megjithatë, prej vitesh është ngritur me të drejtë shqetësimi se kjo autonomi ekziston më shumë në letër, sesa në praktikë. Rasti flagrant i dorëheqjes së Prof. Gjuraj është dëshmi therëse.
Në të gjitha universitetet tona publike, shumë vendimmarrje të rëndësishme ndikohen nga politika qendrore e Ministrisë së Arsimit, përmes instrumenteve të ndryshme: kontrollit financiar, procedurave burokratike, emërimeve të komanduara të administratorëve të Bordeve, miratimeve administrative, politikave të financimit dhe ushtrimit të presioneve të drejtpërdrejta apo të tërthorta ndaj drejtuesve universitarë.
Dua të sjell një pasazh të shkrimit të sotëm të gazetarit Gjergj Zefi: “Kur një profesor me karrierë akademike, me tituj shkencorë dhe me legjitimitetin e votës universitare largohet duke deklaruar se nuk ka më forcë përballë një bordi administrimi, problemi nuk është më personal. Problemi bëhet kombëtar. Sepse mesazhi që merr çdo pedagog, çdo studiues dhe çdo student është brutal: në Shqipëri nuk fiton dija, por injoranca përmes mbështetjes politike”.
Dorëheqja e detyruar e Prof. Tonin Gjurajt ka ardhur si pasojë e pamundësisë për të ushtruar kompetencat që ligji ia njeh rektorit dhe organeve drejtuese të universitetit, atëherë kemi të bëjmë me një problem shumë më të madh sesa një konflikt institucional. Kemi të bëjmë me dobësimin e një prej shtyllave kryesore të shoqërisë demokratike: pavarësinë e institucioneve akademike.
Universitetet nuk mund të funksionojnë si degë administrative të ministrive. Rektori nuk duhet të jetë zbatues pasiv i vendimeve të ardhura nga lart, por drejtues i zgjedhur nga komuniteti akademik, me mandat të qartë dhe përgjegjësi të drejtpërdrejtë ndaj pedagogëve, studentëve dhe institucioneve kolegjiale të universitetit. Në të kundërt, proceset zgjedhore universitare humbasin kuptimin e tyre dhe vetë koncepti i vetëqeverisjes universitare zbrazet nga përmbajtja.
Përvoja evropiane tregon se universitetet më të suksesshme janë pikërisht ato që gëzojnë autonomi të gjerë, të shoqëruar me mekanizma të fortë transparence dhe llogaridhënieje.
Dokumente të rëndësishme të Procesit të Bolonjës, si edhe rekomandimet e Shoqatës Evropiane të Universiteteve (EUA), e konsiderojnë autonominë institucionale si kusht për zhvillimin e cilësisë në arsimin e lartë. Ndërhyrjet politike në emërime, në menaxhimin e burimeve njerëzore apo në vendimmarrjet akademike cenojnë standardet që Shqipëria ka marrë përsipër të respektojë në rrugën e saj të integrimit evropian.
Natyrisht, autonomia nuk duhet të ngatërrohet me mungesën e kontrollit apo me imunitetin institucional. Universitetet publike administrojnë fonde publike dhe duhet t’u nënshtrohen auditimeve, vlerësimeve të performancës dhe rregullave të transparencës.
Mirëpo kontrolli i ligjshmërisë është krejt i ndryshëm nga ndërhyrja në vendimmarrje. Ministria e Arsimit dhe vetë ministrja ka detyrimin të garantojë respektimin e ligjit. Ajo nuk ka asnjë të drejtë të zëvendësojë organet akademike në ushtrimin e kompetencave të tyre.
Dorëheqja e rektorit të Universitetit të Shkodrës përfaqëson një kambanë të fortë alarmi. Ajo kërkon transparencë të plotë mbi shkaqet që e diktuan këtë vendim, reflektim institucional nga Ministria e Arsimit dhe një angazhim serioz për forcimin e autonomisë universitare në praktikë dhe jo vetëm në dispozitat ligjore.
Mbrojtja e universitetit nga ndërhyrjet abuzive nuk është mbrojtje e privilegjeve të një grupi të caktuar. Është mbrojtje e së drejtës së shoqërisë për të pasur universitete të lira, të pavarura dhe të afta për t’i shërbyer zhvillimit të vendit përmes dijes, meritës dhe integritetit akademik.
Dorëheqja e Prof. Gjurajt duhet të shërbejë si nxitje për një debat të gjerë kombëtar mbi të ardhmen e universiteteve shqiptare. A janë ato vërtet institucione autonome? A kanë drejtuesit e zgjedhur hapësirën e nevojshme për të marrë vendime në interes të komunitetit akademik? A ekzistojnë mekanizma efektivë për të mbrojtur universitetet nga ndikimet e pushtetit politik?
Përgjigjet ndaj këtyre pyetjeve nuk kanë rëndësi vetëm për pedagogët dhe studentët. Ato lidhen drejtpërdrejt me cilësinë e elitës profesionale që formon vendi, me aftësinë për të prodhuar dije dhe inovacion, si dhe me nivelin e demokracisë shqiptare. Një universitet pa autonomi rrezikon të shndërrohet në një institucion formal, ku bindja zëvendëson mendimin kritik dhe konformizmi zëvendëson meritën.
10 qershori i shumëfishtë në historinë kombëtare !

10 qershori i shumëfishtë në historinë kombëtare !

10 qershori është datë e shumëfishtë për historinë kombëtare, për çështjen kombëtare. Në këtë ditë janë manifestuar disa nga ngjarjet më të mëdha historike, në momente vendimtare dhe historike, të cilat janë shenjuar në kujtesën e kombit shqiptar dhe për të cilat duhet të jemi krenar:
I) Më 10 qershor 1878 në Prizren, Kosovë, u krijua Lidhja Shqiptare e Prizrenit.
II) Më 10 qershor 1998 u krijua Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe prej asaj date Lufta Çlirimtare e Kosovës , nën një Komandë të vetme,u shndërrua në Kryengritje Popullore, duke i dhënë një ridimensionim përpjekjeve të popullit të Kosovës në luftën për Pavarësi.
III)Më 10 qershor 1999 Serbia pranoi kapitullimin para Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës, duke e shndërruar 10 qershorin e vitit 1999 si ditën e çlirimit të Kosovës nga pushtimi shekullor serb.
IV)Më 10 qershor 2007, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës G. W. Bush, deklaroi nga Tirana, krah Prof.Dr.Sali Berishës, njohjen e Pavarësisë së Kosovës dhe futjen e Shqipërisë në NATO.
10 qershori na kërkon të mos harrojmë historinë tonë kombëtare, Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, luftën e UÇK-së, ashtu si dhe të jemi gjithmonë mirënjohës për mbështetjen e SHBA-ve dhe Presidentëve Klinton e Bush për njohjen e Pavarësisë së Kosovës dhe futjen e Shqipërisë në NATO.
Sot, 10 qershor 2026, qytetarët do të realizojnë protestën më të madhe qytetare kundër keqqeverisjes dhe korrupsionit të sektit Rama. Kjo ditë, 10 qershor 2026, do të jetë një nga përkujtimet më të bukura të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, me qytetarë shqiptarë të bashkuar nga të gjitha trevat shqiptare, ne protestën e tyre të 11- të. Ky 148 vjetor i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, i gjen shqiptarët përsëri të bashkuar kundër një të keqe të madhe, kundër një kleptokrati, kundër një antishqiptari, kundër sektit Rama.
𝗣𝘀𝗲 𝗣𝗗 𝗽𝗲𝗿𝗰𝗼𝗹𝗹𝗶 𝘀𝗼𝘁 𝗻𝗲 𝗞𝘂𝘃𝗲𝗻𝗱 𝘀𝗵𝗳𝘂𝗾𝗶𝘇𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝗹𝗶𝗴𝗷𝗲𝘃𝗲, 𝗸𝗲𝗿𝗸𝗲𝘀𝗮 𝘁𝗲 𝗽𝗿𝗼𝘁𝗲𝘀𝘁𝘂𝗲𝘀𝘃𝗲

𝗣𝘀𝗲 𝗣𝗗 𝗽𝗲𝗿𝗰𝗼𝗹𝗹𝗶 𝘀𝗼𝘁 𝗻𝗲 𝗞𝘂𝘃𝗲𝗻𝗱 𝘀𝗵𝗳𝘂𝗾𝗶𝘇𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝗹𝗶𝗴𝗷𝗲𝘃𝗲, 𝗸𝗲𝗿𝗸𝗲𝘀𝗮 𝘁𝗲 𝗽𝗿𝗼𝘁𝗲𝘀𝘁𝘂𝗲𝘀𝘃𝗲

Dhjetra protestat e shpërthyera në vend në 11 ditët e fundit kundër keq-qeverisjes dhe arrogancës së sektit Rama në pushtet, duke marrë shkas dhunën ndaj protestuesve në Zvërnec, kanë prodhuar një lëvizje të fuqishme rinore, e cila sot ka hyrë në ditën e dhjetë të protestave masive në Tiranë.
Protestuesit, krahas dorëheqjes së kryeministrit, kanë artikuluar katër kërkesa të qarta: shfuqizimin e ligjit famëkeq Nr. 55/2015 “Për Investimet Strategjike”, shfuqizimin e Paketës mafioze të Maleve, anulimin e ndryshimeve të vitit 2024 në ligjin për Zonat e Mbrojtura që 20 përqind të zonës së mbrojtur e jep për biznes, si dhe anulimin e ndryshimeve në ligjin për Trashëgiminë Kulturore, që fut privatin në menaxhimin e aseteve kulturore publike të vendit.
Opozita e PD-së ka qenë gjithnjë kundër këtyre ligjeve dhe ndryshimeve ligjore, duke i kundërshtuar ato fuqishëm. Si çdo deputet i saj, në diskutimet në Kuvend kam denoncuar dhe evidentuar me fakte procesin dhe përmbajtjen korruptive të këtyre katër ligjeve të qepura me dore nga sekti Rama në qeverisje, që sot Partia Demokratike kërkoi në Kuvend shfuqizimin e tyre.
I. Ligji për Investitorin Strategjik: grabitje dhe vjedhje e organizuar e tokës private në bregdet dhe e tokës Shtet
Sekti Rama miratoi në dhjetor 2025 në Kuvend shtyrjen e gjashtë të afatit të ligjit Nr. 55/2015 “Për Investimet Strategjike”, deri më 31 dhjetor 2026. Ky ligj u miratua në maj të vitit 2025, si një masë e përkohshme trevjeçare për nxitjen e investimeve strategjike në ekonomi. Që nga ajo kohë, është shtyrë gjashtë herë!
Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e investimeve në Shqipëri, i vitit 2021, ka theksuar se ligji i investimeve strategjike “korrupton logjikën investuese dhe nuk është aspak miqësor me investitorët e huaj”. Në raportin e klimës së investimeve për vitin 2023, DASH theksoi se ligji Nr. 55/2015 për Investimet Strategjike nuk ka tërhequr investime të huaja, ndërkohë që nga 52 projekte të miratuara, të cilat kanë marrë statusin e investimit strategjik, vetëm 2 janë të huaja.
Me këtë ligj, investitorit strategjik i jepet një ndihmë e padrejtë në raport me pronarin e tokës, duke cënuar një nga bazat e tregut të lirë dhe kapitalizmit, respektimin e kapitalit të tokës. Ai ka krijuar një problematikë serioze në raport me të drejtat e pronësisë, duke ligjëruar shtetëzimin e pronës private për interesa të investitorëve privatë të afërt me Ramën dhe sektin e tij .
Ligji ka përbërë një injorim të plotë të master-planeve të zhvillimit të zonave të ndryshme me potencial të madh në vend. Ai jo vetëm që ka dështuar të thithë investime të huaja, por është përdorur për përfitime abuzive, nga njerëz të afërt me Ramën dhe me sektin e tij në qeverisje.
II. Programi mafioz “Paketa e Maleve”
Ligji i miratuar për këtë program duhet abroguar sa më parë. Shqipëria mbart prej dekadash ndër problemet më të ndërlikuara të pronësisë në rajon, të tilla si (i) mbivendosje e titujve të pronësisë, (ii) legalizime të pjesshme, (iii) kthim dhe kompensim prone thellësisht i papërfunduar, (iv) konflikte trashëgimie dhe (v) mungesë regjistrash të plotë kadastralë.
Në këtë kontekst, çdo skemë që hap mundësi për përdorim, transferim apo dhënie në zhvillim të tokave krijon rrezik të lartë konfliktesh, nëse statusi juridik nuk është i qartë. Dhe pronat në zonat malore janë ato me paqartësi ekstreme të gjendjes juridike.
Nëse programi Paketa e Maleve do të zbatohet, sipërfaqe të mëdha në zona malore do të kalojnë de facto nën kontrollin e investitorëve ose subjekteve me kapital më të fortë, favoritë të sektit Rama në pushtet, ndërsa komunitetet lokale do të humbasin kontrollin ekonomik mbi territorin. Kjo do të sjellë dobësim të pronarëve të vegjël, ulje të fuqisë negociuese të banorëve lokalë dhe përqendrim të aseteve strategjike të vendit në pak duar.
“Paketa e Maleve” do të aktivizojë toka me status të paqartë pronësie ose me pretendime të shumta. Kjo do të sjellë përplasje mes pronarëve historikë dhe përdoruesve aktualë, konflikte të thella mes familjeve dhe trashëgimtarëve dhe procese të gjata administrative dhe gjyqësore. Në mënyrë paradoksale, ajo do të paralizojë edhe ato pak investime private që po realizohen në mënyrë spontane sot në malet tona. Duke përfshirë toka në projekte pa zgjidhje paraprake të pronësisë, Paketa e Maleve do të shumëfishojë konfliktet mes familjeve dhe trashëgimtarëve, mes komuniteteve dhe investitorëve, si dhe mes pronarëve dhe institucioneve shtetërore.
Në zonat malore toka nuk është vetëm aset ekonomik, por edhe identitet familjar, trashëgimi dhe burim jetese. Paketa do të krijojë presione të forta, me banorët që do të ndihen të përjashtuar nga vendimmarrja, ose të kërcënuar nga humbja e aksesit mbi kullota, pyje apo toka me përdorim tradicional.
Çdo ndërhyrje që prek tokat private, kullotat, pyjet dhe pronat familjare të trashëguara, ka rrezik të lartë të aktivizojë konflikte të fjetura prej vitesh ose dekadash. Përplasjet mes komuniteteve dhe investitorëve të miratuar nga Paketa, me projekte që avancojnë pa konsultim real me komunitetet lokale, do të sjellin një tension social të skajshëm. Në vend të zhvillimit ekonomik, programi mafioz “Paketa e Maleve” do të prodhojë polarizim ekstrem social dhe vëllavrasje!
Ja përse me të drejtë protesuesit e lëvizjes rinore kërkojnë abrogimin e ligjit “Paketa e Maleve”.
III. Ndryshimet kleptokrate në Ligjin për Zonat e Mbrojtura
Përmes një ligji që përbën krim ekologjik, më 22 shkurt 2024, shumica qeverisëse në Kuvend, në rolin e saj të rëndomtë të noteres për kapriçiot dhe dëshirat-ligje të Sektit Rama, miratoi në seancë plenare ligjin e ri për Zonat e Mbrojtura, megjithë kundërshtimet e forta të organizatave mjedisore dhe të gjithë shoqërisë civile të përgjegjshme të vendit, si dhe rezervat e shprehura nga Bashkimi Evropian.
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë kërkoi me forcë për këtë ligj transparencë, parashikueshmëri dhe konsultim me palët e interesuara, duke deklaruar se “Në kuadrin e negociatave të anëtarësimit, miratimi i ligjeve mbi çështje që mbulohen nga legjislacioni i BE-së, presupozon konsultim publik të mirëfilltë dhe gjithëpërfshirës, si dhe një proces të parashikueshëm dhe transparent”.
Rama dhe deputetët e tij në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese dhe Mjedisin, praktikisht u tallën me Kryetarin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, i cili, me synimin që interesat e Shqipërisë dhe të BE-së për mjedisin në Shqipëri të mbroheshin, zhvilloi më 2 shkurt 2024 një vizitë në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese dhe Mjedisin, ku pas takimit me kryetarin dhe nënkryetarin e Komisionit, u shpreh se “U kërkova atyre të garantojnë që çdo ndryshim në kuadrin ligjor ekzistues për zonat e mbrojtura t’i nënshtrohet një konsultimi të plotë, të bazuar në fakte dhe gjithëpërfshirëse me të gjithë aktorët”.
Në fakt, ndryshimet përfundimtare në ligjin e mëparshëm të vitit 2017 u bënë në një mbledhje online të Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese dhe Mjedisin, me votat vetëm të shumicës, pa debat dhe dëgjesa të organizatave mjedisore. Këto organizata nuk u lejuan të ishin të pranishme, edhe kur projektligji u miratua në Komisionin për Çështjet e Integrimit, në një kohë kur organizatat mjedisore kishin treguar në detaje shkeljet dhe kundërshtitë që kishin ndryshimet e propozuara në ligj, me direktivat e Komisionit Evropian në fushën e mjedisit!
Ndryshimet në ligjin e 2017-ës përfshijnë dhënien nën administrim të bashkive të 20 përqind të territorit të zonave të mbrojtura, si dhe lejimin e investimeve dhe aktivitetit industrial në këto zona, duke ulur ndjeshëm dhe praktikisht zeruar, nivelin e mbrojtjes së tyre.
Projektligji gjoja u erdhi ndër mend të dymbëdhjetë deputetëve të Partisë Socialiste, nga një letër e disa kryebashkiakëve të Partise Socialiste, që i paskan kërkuar Kuvendit që ligji t’u jepte atyre mundësi të merrnin pjesë në administrimin e zonave të mbrojtura në territoret e bashkive të tyre.
Në të vërtetë, sektit Rama në qeverisje dhe vetë Ramës ia kërkuan me ngulm oligarkët e vet, që të kishin duart e lira në ndërhyrjen dhe investimet në zonat e mbrojtura. Dhe Rama, duke nuhatur fitim të majmë, vuri në lëvizje në kohë rekord shumicën në Kuvend.
Oligarkët e Ramës nuk janë nginjur akoma me të gjitha tokat e grabitura në jug dhe në bregdet, por tani i kërkuan dhe ia arritën të grabisin edhe zonat e mbrojtura me ligj.
IV. Ndryshimet ligjore që pollën Marrëveshjen-grabitje të Butrintit
Ndryshimet në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore në vitin 2018 sollën Marrëveshjen e vitit 2022, për dhënien në administrim me koncesion të Parkut Kombëtar të Butrintit. Kjo marrëveshje përbën një njollë të turpshme të rëndë të qeverisjes së sektit Rama. Ajo nuk ishte një reformë menaxhimi, sikurse u paraqit, por një akt politik që relativizoi kufirin mes interesit publik dhe interesave të ngushta të sektit, duke prekur një nga simbolet më të rëndësishme të identitetit historik shqiptar.
Butrinti nuk është një aset ekonomik i zakonshëm. Është trashëgimi botërore, simbol kulturor dhe kapital identitar. Prandaj dhe çdo vendim mbi administrimin e tij kërkon transparencë maksimale, konsensus publik dhe përgjegjësi shtetërore, elementë që në marrëveshje munguan dukshëm.
Marrëveshja për Butrintin (i) dobësoi rolin e shtetit në ruajtjen e pasurive strategjike, (ii) krijoi një model ku pasuritë publike trajtohen si projekte menaxheriale dhe jo si përgjegjësi sovrane, si dhe (iii) zëvendësoi transparencën publike me marrëveshje të negociuara në rreth të ngushtë.
Butrinti përfaqëson histori, identitet dhe kujtesë kolektive. Kur administrimi i një pasurie të tillë kalon jashtë kontrollit të drejtpërdrejtë shtetëror, lind me të drejtë një ndjesi humbjeje sovraniteti kulturor. Kjo është arsyeja pse cilësimi “grabitje” për marrëveshjen e Butrintit është i plotë, bazuar në ndryshimet ligjore në Ligjin “Për Trashëgiminë Kulturore” të vitit 2018, si perceptim politik dhe simbolik i një ligji që çimentoi shkëputjen e Shtetit nga përgjegjësia kulturore dhe historike.
xxx
Partia Demokratike ka kërkuar interpelancë urgjente me kryeministrin në Kuvend, për kërkesat e protestuesve. Ajo mbështet investimet e huaja, por është për një model zhvillimi, i cili kombinon investimet, punësimin dhe rritjen ekonomike, me mbrojtjen e pasurive natyrore dhe kulturore të vendit.
Të gjitha nga kërkesat e artikuluara gjatë protestave përkojnë me kuajt e betejës për Shqipërinë Evropiane të Partisë Demokratike. Sot ripërcolla në FaceBook për kujtesë diskutimin që kam mbajtur më 22 shkurt 2024, ditën e miratimit të ligjit-kuçedër për Zonat e Mbrojtura.
𝗔𝗿𝗿𝗼𝗴𝗮𝗻𝘁𝗶 𝗥𝗮𝗺𝗮: 𝗸𝗼𝗵𝗮 𝗽𝗲𝗿 𝘁𝗲 𝗶𝗸𝘂𝗿!

𝗔𝗿𝗿𝗼𝗴𝗮𝗻𝘁𝗶 𝗥𝗮𝗺𝗮: 𝗸𝗼𝗵𝗮 𝗽𝗲𝗿 𝘁𝗲 𝗶𝗸𝘂𝗿!

Në demokraci, pushteti fitohet përmes votës, por ruhet përmes besimit. Sa më gjatë të qëndrojë një drejtues në krye të qeverisë, aq më i madh bëhet rreziku dhe madje realiteti, që vota e marrë të shndërrohet në vetëkënaqësi dhe jo në kontratë përgjegjësish.
Në një rreth të ngushtë ku pushteti përdoret për favore dhe abuzime për veten dhe ata që ke rreth vetes në sekt, vendimmarrja largohet gradualisht nga dialogu dhe afrohet me arrogancën politike. Kjo e ka sjellë Ramën në 14 vite paudhësi, abuzim, babëzi dhe korrupsion, që të bëhet krye-autokrati dhe krye-arroganti i Shqipërisë.
I. Nga premtimi për ndryshim tek përqendrimi i pushtetit për favore dhe korrupsion
Kur Partia Socialiste erdhi në pushtet në vitin 2013, ajo premtoi një model të ri qeverisjeje, më transparent, më të hapur dhe më pranë qytetarëve. Pas shumë mandatesh në qeveri, ky premtim jo vetëm nuk është mbajtur dhe është sfumuar, por, në vend të dialogut dhe llogaridhënies, është forcuar një model kleptokrat, i përqendruar rreth figurës së kryeministrit.
Pjesa dërrmuese dhe më e rëndësishme e vendimeve politike, ekonomike dhe administrative të qeverisë është identifikuar gjithnjë e më shumë me vullnetin e një personi, duke e degraduar rolin e Kuvendit në një noter të rëndomtë, duke e dobësuar deri në zerim rolin e institucioneve kushtetuese të pavarura dhe të mekanizmave të kontrollit demokratik.
Institucionet e Shtetit në Ramën ndihen të demotivuara dhe të konsumuara nga pushteti i gjatë, nga lakmia e korrupsionit të sektit në pushtet dhe nga mungesa e rotacionit. Një nga sfidat kryesore të çdo demokracie është ruajtja e ekuilibrave institucionalë. Pushteti i gjatë jo vetëm e ka gjeneruar rrezikun e identifikimit të shtetit me qeverinë dhe të qeverisë me drejtuesin e saj, por edhe e ka shndërruar këtë rrezik në përditësi të çdo shërbimi që qeverisja u ofron qytetarëve.
Vendi ynë ka nevojë, madje domosdoshmëri për institucione më të forta dhe më pak të varura nga figurat individuale. Shteti ligjor funksionon më mirë, kur rregullat janë më të rëndësishme se individët dhe kur vendimmarrja kalon përmes institucioneve, dhe jo përmes autoritetit politik e qeveritar të mishëruar nga një njeri i vetëm.
II. Arroganca si perceptim politik. Rama, Luigji i XIV-të modern
Arroganca politike nuk është domosdoshmërisht një kategori juridike. Ajo është edhe një perceptim që krijohet, kur qytetarët ndjejnë se qeveria dhe drejtuesi i saj nuk i dëgjojnë kritikat, nuk i pranojnë gabimet dhe nuk japin llogari. Janë disa elemente bazë, që e kanë ushqyer në këto 14 vite këtë perceptim politik tek qytetarët shqiptarë.
Së pari, gjuha e përdorur ndaj kundërshtarëve politikë, në rradhë të parë Partisë Demokratike dhe liderit të saj, jo vetëm është denigruese dhe fyese, por është kthyer në gjuhë të urrejtjes. Rama e urren opozitën, sepse e sheh atë si minën e vetme ndaj pushtetit të tij absolutist dhe autokratik.
Së dyti, raporti i tensionuar me median kritike. Rama ndërtoi një model komunikimi politik të bazuar tek tallja dhe denigrimi i gazetarëve kritikë ose përfaqësues të mediave kritike ndaj tij. Ky komunikim është rrekur të defaktorizojë dhe të ulë rolin e medias së pavarur dhe denoncimeve të saj ndaj abuzimeve të pushtetit, në një kohë kur media në demokraci ka detyrën të bëjë pyetje të vështira dhe të verifikojë deklaratat e pushtetit.
Përplasjet verbale mes kryeministrit dhe gazetarëve kritikë janë bërë një fenomen i shëmtuar dhe i përsëritur gjatë këtyre 13 viteve. Gazetarë apo media të caktuara janë etiketuar publikisht në konferencat për shtyp të Ramës, janë përballur me sulme verbale ose janë paraqitur si kundërshtarë politikë, për shkak të raportimeve të tyre.
Organizata ndërkombëtare që monitorojnë lirinë e medias kanë ngritur fuqishëm zërin e tyre në këto 13 vite, me shqetësime të thella lidhur me klimën në të cilën operojnë gazetarët në Shqipëri, me presionin ekonomik, kontrollet dhe gjobat fiskale të targetuara mbi mediat kritike, me vetëcensurën dhe vështirësitë për akses në informacion.
Në çdo demokraci funksionale, media kritike nuk konsiderohet armik i qeverisë. Këtë e bën vetëm Rama. Kur marrëdhënia mes pushtetit dhe medias dominohet nga tensioni, humbësi kryesor është publiku. Polarizimi i skajshëm krijon mosbesim ndaj informacionit, dobëson debatin publik dhe vështirëson kontrollin demokratik mbi institucionet.
Së treti, mungesa e reflektimit publik, pas skandaleve të panumurta, në të cilat është kapur me presh në duar qeverisja e Ramës. Krye-autokrati është përpjekur në çdo skandal të shpërthyer ta largojë vëmendjen prej tij dhe, në pamundësi për ta devijuar vëmendjen politike, ta anashkalojë apo sfumojë përgjegjësinë direkte. Mjafton të përmendim skandalet e inceneratorëve, të sterilizimit, Tunelit të Llogarasë, etj.
Së katërti, përqendrimi i komunikimit politik tek kryeministri. Në një demokraci funksionale, qytetarët duhet të informohen dhe të komunikojnë me institucione të ndryshme: ministri, drejtori qendrore, bashki, parlament dhe institucione kushtetuese të pavarura. Kur komunikimi publik dominohet nga kryeministri dhe ai flet për gjithshka dhe komunikon i vetëm, institucionet e tjera e humbasin dukshmërinë dhe autoritetin e tyre publik. Në vend që qytetarët të identifikojnë përgjegjësitë institucionale, ata fillojnë të lidhin pothuajse çdo vendim me vullnetin e një personi të vetëm. Kjo ushqen çdo ditë arrogancën dhe autokracinë në qeverisje.
Rama instaloi konceptin autokratik “Shteti jam unë”, duke u shndërruar në një Luigj të XIV-të modern.
III. Denigrimi i protestave historike ndaj dhunës në Zvërnec
Protestat janë një nga instrumentet më të rëndësishme të demokracisë. Ato janë momenti kur qytetarët dalin përtej rrjeteve sociale, deklaratave dhe sondazheve për të shprehur drejtpërdrejt qëndrimet e tyre ndaj një çështjeje që e konsiderojnë jetike për të ardhmen e vendit.
Protestat e zhvilluara në Tiranë nga 31 maji deri sot më 7 qershor 2026, por edhe në qytetet e tjera të vendit, si në Vlorë, Durrës dhe Korçë, si dhe në Diasporë në Nju Jork, Londër, Berlin, Bruksel, Milano, Stokholm, Toronto, etj., tashmë nuk janë më vetëm pët të denoncuar dhunën e ushtruar ndaj protestuesve në Zvërnec më 30 maj.
Ato kanë zgjuar fuqishëm revoltën dhe vetëdijen qytetare, si dhe kanë krijuar një debat të gjerë publik dhe politik mbi raportin midis autokratit dhe arrogantit Rama dhe qytetarëve. Për shumicën e qytetarëve, çështja e Zvërnecit nuk është më vetëm një debat lokal apo mjedisor. Ajo është kthyer në simbol të një pakënaqësie më të gjerë dhe të thellë, ndaj (keq)qeverisjes së Ramës.
Zvërneci përfaqëson një nga zonat më të rëndësishme natyrore, historike dhe turistike të Shqipërisë. Çdo projekt apo ndërhyrje që prek këtë zonë ka pasoja që shkojnë përtej kufijve të një komuniteti lokal. Vendimmarrja për zona të tilla duhet të karakterizohet nga konsultim i gjerë publik, transparencë dhe respekt për standardet mjedisore. Arroganca e Ramës, mungesa e një dialogu të tillë ka krijuar mosbesim, revoltë dhe ka nxitur mobilizimin qytetar.
Pas tetë ditësh protestash të pandërprera me praninë dërrmuese të të rinjve, protestat qytetare që patën si zanafillë Zvërnecin tani janë kthyer në protesta mbarë popullore kundër korrupsionit, abuzimeve pa fre dhe shtetit të oligarkëve, që ka pjellë keq-qeverisja Rama.
xxx
Në demokraci, një protestë njëditore mund të jetë reagim emocional. Një protestë që vazhdon për ditë me radhë tregon këmbëngulje dhe bindje të fortë nga pjesëmarrësit. Fakti që protestat për Zvërnecin po vazhdojnë për shtatë ditë radhazi është dëshmi se pakënaqësia nuk është e rastësishme, por reflekton një shqetësim, zhgënjim nga qeverisja dhe një revoltë të thellë qytetare.
Protestat për Zvërnecin përfaqësojnë një sinjal të qartë se krye-autokrati dhe krye-arroganti Rama duhet të largohet nga qeverisja e vendit. Shqipëria ka nevojë për një fillim të ri politik, institucione më të forta dhe një kulturë më të madhe llogaridhënieje. Ka ardhur koha për një ndryshim të rëndësishëm politik në vend. Në fund, janë qytetarët dhe proceset demokratike që do të përcaktojnë drejtimin që do të marrë Shqipëria në vitet e ardhshme.
70 vite më parë, më 28 maj, lindi një nga heronjtë më të shquar të historisë sonë kombëtare, Heroi i Kosovës ,nderi i Kombit shqiptar, komandanti legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmi Lladrovci.

70 vite më parë, më 28 maj, lindi një nga heronjtë më të shquar të historisë sonë kombëtare, Heroi i Kosovës ,nderi i Kombit shqiptar, komandanti legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmi Lladrovci.

Sot, kujtojmë me nderim e krenari jo vetëm një luftëtar të madh të lirisë, por një figurë të rrallë njerëzore e kombëtare, një burrë të fjalës, të besës, të sakrificës dhe të idealit të shenjtë për çlirimin dhe dinjitetin e Kosovës.
Fehmi Lladrovci ishte ndër ata njerëz që historia i lind rrallë. Ai nuk jetoi për lavdi personale, por për lirinë e popullit të tij. Nuk luftoi për pushtet, por për dinjitetin kombëtar. Nuk e deshi jetën më shumë se atdheun. Përkundrazi, ai ishte i gatshëm ta jepte jetën në çdo çast për Kosovën e lirë.
Si komandant i Brigadës 114 të UÇK-së, brigadë që më pas mori emrin e tij, Fehmiu u bë simbol i rezistencës, i organizimit dhe i luftës së drejtë çlirimtare. Ai ishte një nga komandantët më të respektuar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, jo vetëm për trimërinë e tij, por edhe për urtësinë, largpamësinë dhe humanizmin që e karakterizonte.
Në kohën kur propaganda serbe përpiqej ta paraqiste UÇK-në si organizatë terroriste, Fehmi Lladrovci iu përgjigj botës me argumente, me qetësi dhe me dinjitet. Në intervistën e tij për BBC World në maj të vitit 1998, ai shprehu filozofinë politike dhe morale të luftës së UÇK-së. Kur gazetari anglez i tha:
“Për serbët ju jeni terroristë”,
Fehmiu iu përgjigj: “Le të argumentojnë serbët vetëm një akt të terrorizmit të ushtruar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Ndërsa ne mund t’i numërojmë mijëra raste të terrorit të bërë nga falangat serbe mbi popullatën e pambrojtur shqiptare. Armët nuk i kemi marrë në dorë për të luftuar kundër popullatës serbe që jeton në Kosovë. I morëm kundër regjimit serb dhe kundër forcave policore dhe ushtarake serbe që janë në Kosovë.”
Këto fjalë mbeten edhe sot dëshmi e pastërtisë së luftës së UÇK-së dhe e vizionit politik e njerëzor të heronjve të saj.
Një ditë para rënies heroike, Fehmi Lladrovci u tha bashkëluftëtarëve të tij:
“Ku ka ditë më të mirë se sot për të vdekur për atdhe. Mos u frikësoni, kush e ka dekën ka për të rënë në altarin e Lirisë. Kemi për të bërë luftë që do të futet në analet e historisë.” Më 22 shtator 1998, në një betejë të pabarabartë kundër forcave serbe, ranë heroikisht komandanti Fehmi Lladrovci dhe bashkëshortja e tij, luftëtarja e lirisë, Xhevë Krasniqi-Lladrovci. Ata nuk u ndanë as në jetë dhe as në luftë. Jetuan bashkë për idealin e lirisë dhe ranë bashkë për të njëjtin ideal, duke hyrë përgjithmonë në panteonin e pavdekësisë së kombit shqiptar.
Fehmiu dhe Xheva mbeten ndër figurat më emblematike të epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata ishin zëri i qëndresës, fytyra e sakrificës dhe simboli i dashurisë së pakushtëzuar për atdheun.
Studiuesi, drejtuesi dhe veprimtari i çështjes kombëtare, z.Bedri Islami, në librin “Përjetësia e dyfishtë: Fehmiu dhe Xheva, një jetë e jashtëzakonshme”, i përshkruan ata si njerëz që depërtuan deri në thellësinë e dhimbjes së Kosovës dhe u bënë pjesë e saj përjetësisht.
“Ai dhe Xheva, si pak kush tjetër, depërtuan deri thellë në dhimbjen e Kosovës derisa, përkohësisht, u bënë pjesë e dhimbjes së saj, e më pas, përjetësisht, pjesë e heqjes së saj.
Fisnikëria e shpirtit të Fehmiut dhe të Xhevës i çoi në rrugën e vështirë të sakrificës për popullin e tyre. Kushdo që i njihte apo largohej nga një takim me Fehmiun, ndihej më i fortë, më i qëndrueshëm dhe më i bindur në drejtësinë e kauzës kombëtare. Fehmiu ishte njeriu i fjalës së dhënë. I luftës dhe i qëndresës. I besës dhe i sakrificës. Ai jetoi, luftoi dhe ra heroikisht ashtu si kishte folur.”
Sot, monumenti madhështor i çiftit heroik Fehmi dhe Xhevë Lladrovci në Drenas qëndron si simbol krenarie për kombin shqiptar dhe si dëshmi e përjetshme e sakrificës së tyre sublime për lirinë e Kosovës.
Në këtë 70-vjetor të lindjes së Heroit Fehmi Lladrovci, përulemi me respekt para jetës dhe veprës së tij. Kujtimi për të nuk do të shuhet kurrë, sepse njerëz të tillë nuk i përkasin vetëm kohës së tyre ata i përkasin përjetësisë së kombit.
Lavdi e përjetshme Heroit Fehmi Lladrovci!
𝗡𝗴𝗮 𝘀𝗼𝘁, 𝗦𝗛𝗕𝗔 𝗺𝗲 𝗮𝗳𝗲𝗿 𝗣𝗼𝗹𝗼𝗻𝗶𝘀𝗲 𝗱𝗵𝗲 𝗘𝘃𝗿𝗼𝗽𝗲𝘀!

𝗡𝗴𝗮 𝘀𝗼𝘁, 𝗦𝗛𝗕𝗔 𝗺𝗲 𝗮𝗳𝗲𝗿 𝗣𝗼𝗹𝗼𝗻𝗶𝘀𝗲 𝗱𝗵𝗲 𝗘𝘃𝗿𝗼𝗽𝗲𝘀!

Vendimi i sotëm i Presidentit amerikan Donald Trump, për të dërguar 5 mijë trupa shtesë amerikane në Poloni, në kuadër të forcimit të pranisë së NATO-s në krahun lindor të Aleancës, konsiderohet një nga zhvillimet më të rëndësishme strategjike të sigurisë euro-atlantike në vitin 2026.
Ky hap vjen në një moment tensionesh të larta gjeopolitike në Evropën Lindore, me luftën në Ukrainë që vazhdon të mbetet një faktor destabilizues për gjithë rajonin. Polonia është kthyer vitet e fundit në shtetin kyç të NATO-s në Evropën Lindore. Pozicioni i saj gjeografik, kufijtë me Bjellorusinë dhe afërsia me enklavën ruse të Kaliningradit e bëjnë atë një nyje strategjike të mbrojtjes perëndimore.
I. Mesazh i fortë strategjik ndaj Rusisë
Dërgimi i 5 mijë trupave shtesë amerikane (i) rrit kapacitetin mbrojtës të NATO-s, (ii) forcon gatishmërinë ushtarake në rast krizash, (iii) krijon një pengesë më të fortë ndaj çdo aventure ushtarake ruse dhe (iv) garanton reagim më të shpejtë operacional në rajon.
Në praktikë, ky është një sinjal i qartë se SHBA-të vazhdojnë të mbeten garantuesi kryesor ushtarak i sigurisë së Evropës.
Vendimi ka edhe një dimension të fortë politik e psikologjik. Ai interpretohet si një mesazh i drejtpërdrejtë ndaj Moskës se NATO nuk do të tolerojë kërcënime ndaj vendeve anëtare të saj.
Në veçanti, Presidenti Trump dhe SHBA-të demonstrojnë se neni 5 i NATO-s mbetet i paprekshëm. Rusia paralajmërohet shumë fort se çdo tension në kufijtë lindorë të Aleancës, do të përballet me prani të shtuar amerikane. Nga ana tjetër, rritet presioni strategjik ndaj Kremlinit.
Vendimi i Presidentit Trump është pjesë e politikës së “parandalimit të avancuar” (forward deterrence), ku prania fizike e trupave amerikane synon të shmangë konfliktin, përmes forcës parandaluese.
II. Rritja e ndjeshme e rolit të SHBA-ve në Evropë
Ky vendim e konfirmon Poloninë si një nga partnerët më të rëndësishëm të SHBA-së në Evropë. Në vitet e fundit, Varshava ka rritur shpenzimet ushtarake mbi 4% të PBB-së. Shteti polak ka investuar miliarda dollarë në armatime amerikane dhe ka ndërtuar infrastrukturë moderne për NATO-n. Polonia është bërë qendra logjistike kryesore për mbështetjen e Ukrainës.
Prania shtesë amerikane (5 mijë trupa më shumë do të thotë 50 përqind trupa amerikane më shumë në Poloni) rrit prestigjin politik të Polonisë, forcon ekonominë lokale përmes investimeve ushtarake dhe e shndërron vendin në qendër të sigurisë së Evropës Lindore.
Vendimi i Trump vjen në një kohë kur Evropa po debaton për autonominë strategjike europiane. Disa vende të BE-së kanë kërkuar një mbrojtje më të pavarur nga SHBA, por ky zhvillim tregon se pa praninë amerikane, arkitektura e sigurisë europiane mbetet e brishtë.
Kjo lëvizje e Presidentit Trump rikonfirmon lidershipin ushtarak të SHBA-së në NATO, rrit varësinë ushtarake europiane nga Uashingtoni dhe nxit shtetet europiane të shtojnë buxhetet e mbrojtjes. Në fakt, pas vitit 2022, pothuajse të gjitha vendet e NATO-s kanë rritur ndjeshëm shpenzimet ushtarake.
Vendimi i sotëm tregon se administrata Trump, pavarësisht retorikës së saj shpesh kritike ndaj aleatëve europianë, mbetet e fokusuar në forcimin e NATO-s në aspektin operacional në Evropë, në rritjen e kontributit europian në mbrojtje dhe në ruajtjen e superioritetit strategjik amerikan ndaj Rusisë dhe Kinës.
Presidenti Trump ka kërkuar vazhdimisht që vendet europiane të financojnë më shumë mbrojtjen e tyre. Tani, po e demonstron dhe e provon fort se SHBA-të jo vetëm nuk po tërhiqen nga Europa Lindore, por po e forcojnë ndjeshëm praninë dhe autoritetin e tyre në këtë pjesë të Evropës.
Dërgimi i 5 mijë trupave shtesë amerikane në Poloni është një zhvillim me rëndësi të madhe strategjike, ushtarake dhe politike për NATO-n dhe sigurinë europiane. Ai forcon mbrojtjen e krahut lindor të Aleancës, rrit rolin e Polonisë si fuqi rajonale, dërgon mesazh të fortë ndaj Rusisë dhe riafirmon lidershipin amerikan në sigurinë euro-atlantike.
𝟱𝟯 𝘃𝗶𝘁𝗲 𝗻𝗴𝗮 𝗸𝗿𝘆𝗲𝗻𝗴𝗿𝗶𝘁𝗷𝗮 𝗮𝗻𝘁𝗶𝗸𝗼𝗺𝘂𝗻𝗶𝘀𝘁𝗲 𝗲 𝗦𝗽𝗮𝗰𝗶𝘁 𝗱𝗵𝗲 𝟰𝟮 𝘃𝗶𝘁𝗲 𝗻𝗴𝗮 𝗸𝗿𝘆𝗲𝗻𝗴𝗿𝗶𝘁𝗷𝗮 𝗮𝗻𝘁𝗶𝗸𝗼𝗺𝘂𝗻𝗶𝘀𝘁𝗲 𝗻𝗲 𝗤𝗮𝗳 𝗕𝗮𝗿𝗶

𝟱𝟯 𝘃𝗶𝘁𝗲 𝗻𝗴𝗮 𝗸𝗿𝘆𝗲𝗻𝗴𝗿𝗶𝘁𝗷𝗮 𝗮𝗻𝘁𝗶𝗸𝗼𝗺𝘂𝗻𝗶𝘀𝘁𝗲 𝗲 𝗦𝗽𝗮𝗰𝗶𝘁 𝗱𝗵𝗲 𝟰𝟮 𝘃𝗶𝘁𝗲 𝗻𝗴𝗮 𝗸𝗿𝘆𝗲𝗻𝗴𝗿𝗶𝘁𝗷𝗮 𝗮𝗻𝘁𝗶𝗸𝗼𝗺𝘂𝗻𝗶𝘀𝘁𝗲 𝗻𝗲 𝗤𝗮𝗳 𝗕𝗮𝗿𝗶

𝑵𝒆𝒔𝒆 𝒏𝒖𝒌 𝒎𝒖𝒏𝒅𝒂 𝒃𝒓𝒆𝒏𝒈𝒆𝒔 𝒕’𝒊 𝒃𝒆𝒋 𝒃𝒂𝒍𝒍𝒆,
𝒛𝒋𝒂𝒓𝒓 𝒑𝒆𝒓𝒔𝒆𝒓𝒊 𝒖𝒏𝒆 𝒌𝒂𝒎 𝒏𝒆 𝒔𝒉𝒑𝒊𝒓𝒕 𝒕𝒆 𝒅𝒋𝒆𝒈𝒖𝒓,
𝑵𝒆𝒔𝒆 𝒎’𝒊 𝒗𝒅𝒆𝒌𝒖𝒓 𝒋𝒂𝒎 𝒔𝒆 𝒄𝒅𝒐 𝒊 𝒈𝒋𝒂𝒍𝒍𝒆,
𝑴𝒊𝒓𝒆 𝒑𝒓𝒂, 𝒎’𝒊 𝒈𝒋𝒂𝒍𝒍𝒆 𝒋𝒂𝒎 𝒔𝒆 𝒄𝒅𝒐 𝒊 𝒗𝒅𝒆𝒌𝒖𝒓…
𝑽𝒊𝒍𝒔𝒐𝒏 𝑩𝒍𝒍𝒐𝒔𝒉𝒎𝒊, 1 𝒔𝒉𝒕𝒂𝒕𝒐𝒓 1972
53 vite më parë, në pranverën e largët të vitit 1973, më 21 – 22 majit të burgosurit politikë në burgun famëkeq të Spaçit, sfiduan diktaturën edhe në segmentin më të hekurt të saj.
Të lodhur nga puna e rëndë, ushqimi i pakët, dhuna fizike dhe nëpërkëmbja e dinjitetit, shpërthyen në një revoltë masive e cila zgjati tre ditë.
Tre ditë lirie e drite në errësirën e regjimit më të egër komunist në Europë.
Kryengritja e Spaçit përbën një pikë kulmore në historinë e qëndresës antikomuniste, por edhe të lëvizjes për liri e demokraci.
Të burgosurit, në burgun e braktisur nga policët dhe rojet, brohorisnin kundër diktaturës komuniste, kundër ideologjisë marksiste dhe pro demokracisë.
Parullat e hedhura gjatë revoltës ishin: “Ja vdekje ja liri”, “Ju jeni katila”, “Rroftë Shqipëria e Lirë”, “Ju jeni katila dhe keni lyer duart me gjakun tonë”, “Populli është me ne dhe kundër jush”, “Mos u gënjeni se kurrë në botë nuk do të fitojë komunizmi”, “Poshtë komunistët”, “Rroftë Europa e lirë”, etj.
Në atë kryengritje, për herë të parë u artikulua shprehja “E duam Shqipërinë si gjithë Europa!”, shprehje, e cila ishte lejtmotivi i Lëvizjes Studentore Shqiptare në Dhjetor ’90!
Një prej gjesteve më simbolike dhe më domethënës, që shënoi kulmin e revoltës, ishte ngritja e flamurit kombëtar pa yllin komunist, mbi tarracën e njërës prej fjetoreve. Flamuri u improvizua me mjete rrethanore nga të burgosurit.
Revolta e 21 Majit 1973 u shtyp me egërsi nga regjimi, duke përdorur trupa dhe mjete ushtarake.
Për këtë ngjarje janë dënuar me procese speciale në Tiranë, disa grupe, duke u ndarë në grupet e revoltës përgjithësisht dhe ai i flamurit veçanërisht.
U zhvilluan gjithsej 5 procese penale. Dolën në gjyq 66 të dënuar. Nxitësit, organizatorët dhe pjesëmarrësit më aktivë u ndëshkuan me rritje të dënimit, ndërsa katër prej tyre u dënuan me pushkatim.
Katër martirët e revoltës së Spaçit e 3 ditëve të LIRISË ishin: Hajro Pashaj, Dervish Bejko, Pal Zefi dhe Skënder Daja, eshtrat e të cilëve ende nuk janë gjetur as sot, por që me aktin e tyre dëshmuan se regjimi edhe pse i egër rrëzohej, se diktatira nuk e nënshtronte dot shpirtin e lirë të shqiptarit, se për lirinë ia vlen të sakrifikosh.
Pal Zefi, Skënder Daja, Hajro Pashaj dhe Dervish Bejko, 4 martirët e Revoltës së Spaçit, dhe dhjetëra të burgosur të tjerë politikë treguan se edhe në momentet më të zeza, edhe të vetëm, me guxim dhe trimëri mundet të rrëzonin dhe rrëzuan regjimin komunist për 3 ditë lirie dhe se për lirinë ia vlen të sakrifikosh.
U ekzekutuan, dhe eshtrat e tyre nuk gjenden as sot, por akti i tyre është dhe do mbetet i gjallë për të sotmen dhe të ardhmen!
21 Maji është dhe duhet të jetë dita e qëndrestarëve, dita e disidentëve të vërtetë antikomunistë shqiptarë. Dhe 21 maji duhet të vendoset me ligj si dita e përkujtimit publik, krahas 5 majit-Ditës së Dëshmorëve, 4 dhjetorit-Ditës së Forcave të Aramatosura dhe 8 dhjetorit – Ditës së Rinisë.
21 maji i vitit 1973 i parapriu revoltës së Qafë Barit në 22 maj 1984, kur përsëri disidentët, antikomunistët e vërtetë sfiduan dhëmb për dhëmb regjimin komunist, pavarësisht pasojave.
Ndaj vendosja me ligj e një dite të tillë, si Ditë e Përkujtimit Kombëtar, (Dita për qëndrestarët e vërtetë antikomunistë në vitet 1944- 1990), duhet të jetë Monumenti më i përkryer i NJERIUT dhe i triumfit të lirisë e shpirtit të lirë mbi tiraninë.
Përkujtimi i asaj dite, i atij akti, i katër martirëve të revoltës së Spaçit, i revoltës së Qafë Barit, është nderim jo vetëm i qëndresës së tyre ndaj diktaturës, por dhe respekt ndaj të gjithë antikomunistëve të vërtetë.
21 Maji 1973 është shenjuar në kujtesën shqiptare si dita e heronjve, dita e qëndresës antikomuniste, këtë ditë mund ta quajmë pa frikë edhe ditë e krenarisë kombëtare, ditë e lirisë…!
Pas rezistencës së viteve 1944-1946, protesta e Spaçit e 21 Majit 1973 është momenti dhe monumenti më sublim i qëndresës dhe i vetëflijimit në emër të një besimi, tê një besimi antikomunist.
Përgjigjja e regjimit ishte shume e egër, menjëherë u arrestuan 12 anëtarët e grupit të parë nga të cilët heronjtë:
Skënder Daja, Dervish Bejko, Pal Zefi dhe Hajri Pashaj u dënuan me vdekje, ndërsa Dashnor Kazazi, Syrja Lame, Paulin Vata, Jorgo Papa, Luan Burimi, Sami Dangëlliu, Luan Koka dhe Hodo Sokoli u ridënuan me nga 25 vjet burgim.
Me nga 25 vjet u ridënuan edhe anëtarët e grupit të dytë Bedri Çoku, Mersin Vlashi, Murat Marta, Neim Pashaj, Feti Kumanaku, Ndrec Çoku, Hasan Ibro, Elez Hoxha, Neim Uka, Zef Ashta, Jonuz Norja, Tomorr Allajbej, Pal Marku, Haxhi Bena, Qemal Demiraj, Shuaip Ibrahimi, Muho Curri, Mërkur Babameto, Gramos Spahiu dhe Dervish Sulo.
Ridënimet të rënda nga 11 vjet deri në 20 vjet morën edhe:
Fadil Dushku, Demir Pojani, Gëzim Medolli, Çaush Çoku, Lenin Prifti, Muharrem Dyli, Petro Popaj, Sulo Veshi, Muharrem Isufi, Stefan Kola Spiro Nasho, etj.
66 heronjtë që u riburgosën dhe qindra të dënuar të tjerë që mbështetën revoltën ngritën për 3 ditë flamurin pa yllin komunist të dizenjuar nga i burgosuri Mersin Vlashi.
Ditët e Kryengritjes së Spaçit përshkruhen në detaje në librin e heroit të burgjeve antikomuniste Bedri Blloshmi (Revolta e Spaçit, 21-23 Maj 1973).
11 vjet më vonë më 22 Maj 1984 kjo kryengritje u përsërit në Qafë Bari.
Kryengritja e Qafë Barit me 22.05.1984 u drejtua nga :
Sokol Sokoli, Tom Ndoja, Sokol Progri, Haxhi Baxhinovski, Lush Bushgjoka,Vllasi Koci, Kosta Gjordeni, Bajram Vuthi, Martin Leka, Lazer Shkembi,Hysen Tabaku, Ndue Pisha.
U sugjeroj veçanërisht të rinjve të lexojnë librat e Bedri Blloshmit “Revolta e Spaçit”dhe “Revolta e Qafë Barit – Terrori Komunist 1943 – 1990”.
Historia duhet të kujtohet që të mos përsëritet.
Të paharruar heronjtë antikomunistë!
V.O Pëmes këtij postimi modest përcjell respektin dhe nderimin për demokratin vlonjat Adrian Spahiu ( Spahillari) , babai i të cili Nesim Rexhep Spahiu vuajti 31 vite në burgjet e komunizmit , kryesisht në Spaç (vitet 1955-1965 ; ‘71-‘78 ; denimi i trete 1979 -1991) dhe ishte një nga pjesëmarrësit aktiv të Revoltës së Spaçit.
𝗚𝗷𝗼𝗻 𝗣𝗮𝗹𝗶 𝗜𝗜- 𝗣𝗮𝗽𝗮 𝗽𝗼𝗹𝗮𝗸, 𝗻𝗷𝗲𝗿𝗶𝘂 𝗾𝗲 𝗻𝗱𝗿𝘆𝘀𝗵𝗼𝗶 𝗯𝗼𝘁𝗲𝗻

𝗚𝗷𝗼𝗻 𝗣𝗮𝗹𝗶 𝗜𝗜- 𝗣𝗮𝗽𝗮 𝗽𝗼𝗹𝗮𝗸, 𝗻𝗷𝗲𝗿𝗶𝘂 𝗾𝗲 𝗻𝗱𝗿𝘆𝘀𝗵𝗼𝗶 𝗯𝗼𝘁𝗲𝗻

Sot Papa Gjon Pali II do të mbushte 106 vjeç. Papa Gjon Pali II ishte njëri prej personaliteteve më të mëdha të të gjitha kohërave, i cili me mënyrën e vet i dha një tjetër fytyrë shekullit XX.
Gjithmonë në anën e duhur të historisë, mbrojtës i lirive dhe të drejtave të popujve, Papa Gjon Pali II ishte kundër tiranëve dhe dhunës së ngritur në sistem, kundër barrierave ndarëse ndërmjet njerëzve, ishte vizionar i një bote të drejtë e humane!
Papa Vojtila la porosinë e madhe bashkëkombësve të tij polakë: “Mos kini frikë!”, ndërsa popujve të botës u përcolli mesazhin: “Nuk e duam një demokraci pa virtyte!”
Gjatë pelegrinazhit të tij të parë në Poloni, Gjon Pali II, në krye të një turme njerëzish në sheshin Victory në Varshavë tha këto fjalë që do të kujtohen gjatë: “Lereni shpirtin tuaj të zbresë dhe ndryshoni fytyrën e botës. Të kësaj bote!”
Ky fjalim u mbajt në qershor 1979, në kohën që bota ishte e ndarë në dy kampe politike dhe komunizmi në atë kohë mbahej fort. Askush nuk mund të imagjinonte se sa shumë do të ndikonte Papa, i cili vinte nga një vend i largët, në ndryshimin e pamjes fetare dhe politike të shumë vendeve, së pari dhe më kryesori, të vendit të tij.
Gjon Pali II mori pjesë në 12 pelegrinazhe ndërkombëtare (vizitoi 135 shtete) dhe 142 udhëtime përgjatë Italisë. Udhëtoi për 1.6 milionë kilometra, baraz me 40 udhëtime rreth tokës përgjatë Ekuatorit.
Mbajti 898 fjalime. Gjatë papatit të tij 300 milionë njerëz u konvertuan në kristianë.
Në ceremoninë e varrimit në sheshin e Shën Pjetrit morën pjesë mbi 200 mbretër, presidentë, kryeministra dhe përfaqësues nga të gjitha fetë, si dhe 300.000 besimtarë (në Romë ishin mbledhur 5 milionë njerëz, duke përfshirë dhe 1.5 milionë polakë.).
Papa Vojtila ishte mik i vërtetë i shqiptarëve. Ishte Papa që ra në gjunjë e puthi tokën tonë; ishte Papa që lutej me lot në sy për Shqipërinë e shqiptarët gjatë diktaturës!
Çdo fjalë e tij ishte një oaz drite për të gjithë ne, katolikë ose jo, shqiptarë, polakë, italianë, etj; balsam për shpirtin tonë, shpresë për një të ardhme më të mirë!
Mirënjohje!