KONFERENCA KOMBETARE E BIBLIOTEKONOMISE

KONFERENCA KOMBETARE E BIBLIOTEKONOMISE

KONFERENCA KOMBETARE E BIBLIOTEKONOMISE
Konferenca Kombetare e Bib-liotekonomise eshte organizim i perbashket i dy institucioneve dhe do te mblidhet nen kujdesin dhe mbeshtetjen e Ministrise se Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve te Shqiperise dhe Ministrise se Arsimit, Shkences & Teknologjise dhe Ministrise se Kultures, Rinise dhe Sporteve fe Kosoves.Konferenca Kombetare e Bibliotekon-omise do te kete organizim te pervitshem, perkatesisht: nje vit ne Tirane, nje vit ne Prishtine.Konferenca Kombetare e Bibliotekon-omise do te synoje:
-?te analizoje dhe pergjithesoje zhvilli-met aktuale ne shkencen e bibliotekono-mise ne te dyja vendet ne ballafaqim me zhvillimet ne shkalle europiane dhe boterore;
-?te pasqyroje praktikat dhe pervojat e bibliotekare ne te dyja vendet;
-?te nxise bashkepunimin per probleme te formimit dhe te kualifikimit profesional permes organizimit te veprimtarive te per-bashketa;
-?te nxise implementimin e tekonologjive te reja te informacionit ne
proceset dhe sherbimet bibliotekare;
-?te ndihmoje per perditesimin me teorine dhe praktiken bashkekohore ne fushen e bibliotekave duke nxitur bashkepun?imin me projekte me organizma te tilla
si: KE, UNESCO, IFLA, CENL, LIBER etj. si dhe me biblioteka te’veganta te”
perparuara;
-?te kontribuoje ne ruajtjen dhe mirem-bajtjen e trashegimise kulturore ko?mbetare posagerisht ne fushen e librit;-?te mbeshtese mbrojtjen e pronesise intelektuale;
-?te mbroje dhe te nxise lirine intelek?tuale;
-?te promovoje veprimtarite e perbash-keta bibliografike mes dy institucioneve me synim krijimin e katalogut perm-bledhes duke kerkuar bashkepunimin edhe te bibliotekave me koleksione al-banologjike ne Ballkan, Europe dhe bote;
-?te ideoje ekspozita, botime, veprim?tari perkujtimore dhe manifestime te tjera te perbashketa;
Veprimtari te trashegimise.
Ne dt. 06.09.2006 ne Galerine Jozef, Durres, ne kuadrin e muajit te kultures Shqiperi-Kosove u zhvillua nje veprimtari e perbashket e Institutit te Monumenteve te Kultures dhe Di-vizionit te trashegimise kulturore. Merrnin pjese Ministri i Tur?izmit. Kultures, Rinise dhe Sporteve te Shqiperise, z. Bujar Leskaj, drejtues te institucioneve qendrore e rajonale tembrojtjes se monumenteve, personalitete te fushes se mon-j^enteve, etj. Emrat e pjesemarresve
Ne fjalen e tij z. Leskaj theksoi: vetem pjese nga fjala : Duke iu uruar mireseardhjen ne Shqiperi kolegeve tane te Kosoves, deshiroj ne fillim te them se, ky aktivitet ishte nje hap me shume drejt integrimit te vlerave tona kulturore kombetare
?ne Europen e perbashket.
Jam shume i kenaqur qe marr pjese ne nje takim si ky i sotmi, pasi eshte ne prag te nismave dhe veprimeve te perbashketa, te udhehequra me synim popullarizimin e vlerave te trashegimise sone kulturore.
Nuk eshte e tepert te themi se kultura perveg se eshte nje element i spikatur i identitetit tone, eshte njekohesisht nje nga vlerat te cilat na kane integruar ne kulturen boterore. Jo me kot site te trashegimise kulturore si; Parku Kombetar i Butrintit, Qyteti muze i Gjirokastres, ose dukuri te tjera te trashegimise kulturore shpirterore si; Isopo-lifonia, me te drejte jane cmuar nga UNESCO si pasuri boterore. Ne kete’ rruge jane edhe shume monumente dhe tradita te tjera te popullit shqiptar, te cilat ne fokusin e ketij takimi do te vazhdojne te zgjojne interesime te ndryshme.
Binomi turizem-kulture eshte tashme motoja jone ne definicionin e Strategjise se Turizmit Kulturor, strategji e cila ka ofruar jo vetem nje tip te vecante turizmi, por ka bere me terheqese Shqiperine dhe traditat e saj ne syte e tyre.Me lejoni t’ju them se, ne mbeshtetje te promovimit dhe permbushjes se objekti-vave te Strategjise se Turizmit Kulturor, ne kemi referomuar dhe jemi ne vazhdimesi te procesit te reformimit te strukturave dhe institucioneve tona pergjegjese per tashegimine kulturore. Qeveria Shqiptare ne programin e saj per trashegimine kut-lurore tregon nje kujdes te vecante per te pasi kjo trashegimi perfaqeson nje dukuri qe mbart nje permase bashkepunuese vlerash kulturore mes trevave, kulturave, tradi-tave dhe religjoneve. Kjo prirje eshte pasqyruar edhe ne strukturat e reja te institucion?eve te kultures, te cilat tashme gershetojne se bashku, ne nje faktor harmonik trashegimine, kulturen dhe turizmin. Ne kete kuader ne mbeshtesim fuqimisht dhe e konsiderojme shume te rendesishem angazhimin per nje lufte te perbashket per ata qe me ose pa qellim, demtojne kete trashegimi te vyer. Ju jeni ne dijeni te faktit qe, deri me sot, tradita jone e konsolidimit te institucioneve te miref illta te specializuara ne fushen e trashegimise kulturore si; Instituti i Monumenteve te Kultures, Instituti i Arke-ologjise, jane institucione te cilat mbartin ne vetvete nje komponent shume domethenes, ne skemen per institucionalizimin dhe menaxhimin e trashegimise kulturore, per rua-jtjen, restaurimin, konsolidimin, njohjen dhe promovimin e kesaj pasurie.
Ne vazhdimesi te plotesimit te kesaj skeme vjen organizimi i Zyrave te Reja te Parqeve Kombetare?? Arkeologjike nen modelin e shumenjohurte Butrintit, ne 6 sitet e reja arkeologjike, si Butrinti Apollonia, Amantia,? Orikumi, Bylis, ShkodradheAntigonea dhe ne vitin 2007 do te hapen te tjera Zyra ne Finiq dhe Lezhe. Keto Parqe te reja arkeologjike, duke respektuar traditen tone te lashte duke e perdorur ate per edukimin e brezave te rinj ne f unksion gjithahstu te rritjes se numrit te vizitoreve vendas dhe te huaj.
Keto tre grupe institucionesh te specializuara per: restaurimin, germimin dhe menaxhimin, bashkeveprojne dhe ndihmojne njera-tjetren, ne funksion te zhvillimitte turizmit kulturor ne Shqiperi. Pa turizem kulturor nuk ka edukim, imazhin e duhur dhe punesimin ne kulture.
Rijetezimi i monumenteve te kultures eshte standart i ri qe ne kerkojme nga insti-tucionet e trashgeimise kulturore, sepse rijetezim do te thote pike se pari: mbrojtje, restaurim dhe popullarizim te ketyre vlerave. Prandaj, te qarte ne hapattona, per fi hapur monumentet per publikun, jemi te bindur se, ne kete menyre i sherbejme vetem trashegimise qe ajo te bashkejetoje me brezat e rinj.
?Ne kete kuader, Keshilli i Ministrave ka aprovuar edhe mbeshtetjen financiare prej 100.000 euro per rijetezimin e? trashegimise kulturore te Kosoves, pjese e aksioneve te perbashketa nderkombetare te ideuar nga UNESCO nepermjet kultures dhe inte-grimit
Shpresoj qe ne kuader te zhvillimit te metejshem te marredhenieve tona dypaleshe, nepermjet binjakezimit te institucioneve tona me ato te Kosoves, si dhe ne kuader te aktiviteteve dhe nismave si keto qe po zhvillohen ne kete muaj te perbashket kulture, te provojme per veten tone por edhe per opinionin nderkombetar, se ne jemi te afte te mbrojme, restaurojme dhe rijetezojme nje trashegimi kulturore qe nuk eshte vetem e jbna.
Persa me siper, me lejoni te theksoj fakti se, ne jemi bere pjese e legjislacioneve nderkombetare ne fushen e trashegimise kulturore, ku nder me te rendesishmet do te nenvizoja: ratifikimin e Konventes baze te fushes se trashegimise kulturore, nderfutjen e standarteve europiane dhe atyre boterore, ne luften kunder krimit te organizuar ne trafikimin ilegal e objekteve te trashegimise kulturore, si dhe arritjes se standarteve ne katalogimin e vazhdueshem te pasurise sone kulturore kombetare.
Takimi i sotem, vjen pikerisht pas realizimit me sukses te Konferences Nderkombetare te organizuar nga Ministria jone nen interesin e vecante te Zyres se UNESCO-s ne Venecia, Interpolit, UNIDROIT, etj. Ne kete Konference pjesemarresit njezeri u solidarizuan me delegacionin nga Kosova, i cili gjeti mbeshtetjen e tij te plote per te bashkepunuar ne te ardhmen, per te punuar per kthimin e objekteve te trashegimise kulturore te Kosoves, te cilat gjenden ne nje forme apo ne nje tjeter jashte territorit te saj.
Duke i uruar pune te mbare ketij takimi qe sherbeu per te gjithe ne shkembimin e pervojave ne kete fushe, cmoj se eshte i domosdoshem nje bashkepunim afat-gjate mes institucioneve dhe specialisteve tane, ne te dy anet e kufirit, ne fushen e trashegimise kulturore perte qene konkrete dhe perte arritur rezultate sa me te mira ne kete drejtim, per te perballuar ne te gjitha nivelet sfidat dhe aspiratat per nje integrim teresor ne sistemin e vlerave dhe standarteve europiane. rendesine e bashkepunimit midis institucioneve kultur?ore dhe sidomos atyre qe merren me trashegimine kulturore, duke e quajtur kete geshtje si prioritare per Qeverine shqiptare. Ai theksoi mbeshtetjen e tij, si dhe te Qeverise, lidhur me shtimin e veprimtarive te perbashketa dhe me vizionin e ri te perbashkesise kulturore qe duhette kemi ne kuadrin e ndryshimeve te rendesishme gjeopolitike.Drejtori i Institutit te Monumenteve, Prof. Dr. Apollon Bace theksoi rendesine e mar?redhenieve te perbashketa, vleren e marreveshjes se nenshkruar midis institucioneve perkatese, si dhe vlerat e perbashketa kulturore, trungun e perbashket kulturor qe vijon qysh nga lashtesia, si dhe evidentimin e perpjekjeve serioze pert’i rrezuar muret e paragjyki-meve ne fushen e bashkepunimit institucional dhe profesional.Prof. Emin Riza i kushtoi vemendje disa geshtjeve te organizimit te institucioneve kosovare qe jane ne mbrojtje te monumenteve kulturore, si dhe detyrave prioritare qe dalin perpara ketyre institucioneve ne menyren e konceptimit te veprimtarise se tyre. Ai gjithashtu sqaroi edhe disa veprime konkrete qe duhen ndermarre per te shtuar mar-redheniet ne te dy anet e kufirit.
Drejtuesit e institucioneve kosovare bene nje ekspoze te gjendjes se monumenteve ne Kosove, sidomos pas luftes se vitit 1998-99, duke e vene theksin te veshtiresite qe paraqiten si dhe tek rreziqet qe kercenojne kete pasuri, qe nuk i perket vetem rajonit, por eshte nje pasuri evropiane. Ata folen per shkallen e demtimit te monumenteve gjate luftes, si dhe per nevojen e plotesimit te dokumentacionit te monumenteve, dokumentacion qe u rrembye gjate luftes dhe qe tani duhet te rikthehet. Ata gjithashtu folen edhe per ate pjese te luajtshme te trashegimise qe u grabit nga muzeumet kosovare dhe qe duhet te kthehet patjeter ne vendin qe i takon.Gjate aktivitetit u promovua gjithashtu revista “Monumentet” e Kosoves, numri i pare qe pas luftes. Aktiviteti shoqerohej nga nje ekspozite e perbashket fotografike, e cila syn-onte t’i sillte me afer monumentet publikut shqiptar.

PANAIRI: BOTUES E LEXUES ME PRANE LIBRIT

PANAIRI: BOTUES E LEXUES ME PRANE LIBRIT

Ky panair për herë të parë i ftoi botuesit të prezantonin produktin e tyre kundrejt asnjë lloj detyrimi financiar ndoj Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës. Organizimi i këtij panairi ku marrin pjesë falas mbi 80 botues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Diaspora etj. Është konkretizim i një pjesë të politikës së re të dikasterit që ai drejton që e sheh librin si thelb të formimit shpirtëror e mendor.

Panairi “Libri për të gjithe.” ka mbyllur dje dyert. Për herë të parë në odeonin e kulturës QNK, u organizua një panair libri, larg monopoleve e qëllimeve të errëta për fitim. Afro 80 shtëpi botuese nga Shqipëria, Kosova, e Maqodonia morën pjesë në këtë panair, ku hodhën për lexuesin një numër të konsiderueshëm librash të rinj. Mbi 100 mijë lexues kanë vizituar stendat e botuesve, ku një pjesë e botuesve, veçanërisht ata jashtë trojeve shqiptare kanë dalë të fituar, pasi nuk kanë paguar jo vetëm vendin për stendat por as taksën e librit. Shumë prej botuesve kanë ofruar edhe ulje çmimesh.

Ky panair herë të parë i ftoi botuesit të prezantonin produktin e tyre kundrejt asnjë lloj detyrimi financiar ndaj Qendrës Ndërkombëta′të Kulturës. Organizimi i këtij panairi ku marrin pjesë falas mbi 80 botues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Diaspora etj. është konkretizim i një pjesë të politikës të re të dikasterit që ai drejton që e sheh librin si thelb të formimit shpirtërore mendor.Panairet janë shndërruar në monopole private dhe ky panair tregoi se shteti kur do di të jetë pranë lexuesit, konsumatorit.Vetë drejtori i QNK, z. Mujo Buçpapaj, në një intervistë tha se “Unë e kuptoj, dhimbjen e dikujt që humbet monopolin në një fushë, apo që ndihet i kërcënuar nga konkurrenca e rivalëve të rinj dhe të fortë në treg, por nga kjo nuk duhet trembur askush. Asnjë shoqatë nuk mund të kushtëzojë shtetin pse ai ndjek një politikë të caktuar humane për qytetarët e vet. Aq më tepër për një fushë të ndjeshme, siç është libri aq shumë i kërkuar sidomos nga femijët dhe të rinjtë. Ne po realizojmë politikat kulturore të qeverisë. Dimensioni human është në qendër të çdo politike në, demokraci ku liria e informacionit dhe e organizimit është e siguruar me ligj. Natyrisht që në të ardhmen nuk do të ketë përplasje të tilla që u imponuan për shkak të kalendarit të ngjeshur të QNK-së”.Botuesve në këtë panair juvu në dispozicion nga Qendra Ndërkombëtare e Kulturës ‘Arbnori” stenda pa pagesë dhe çdo shërbim tjetër i nevojshëm për mbarëvajtjen e kësaj sipërmarje të rëndësishme.Panairi i pare i librit “Libri per te gjithë” ishte një tjetër fitore e strategjisë së Ministirsë së Turizmit, Kultures, Rinisë dhe Sporteve, te vete qeverisë demokratike, pasi pasoi heqjen e TVSH-së për Librin, miratimin e Ligjit për Librin, shpalljen e vitit 2006 si Vit i Librit si dhe si Viti i Kadaresë, krijimi për herë të parë i Çmimit Kombëtar të Bibliofilisë “Lumo Skëndo” shpalljen e revistës kulturore me te mire te vrtit, etj.

Siç tha edhe vetë Ministri Leskaj, “Panairi i librit ishte një? ngjarje e rëndësishme e komunitetit kulturor shqiptar”.

Takimi me Zv.Presidentin e UEFAS

Takimi me Zv.Presidentin e UEFAS

Ministri i MTKRS Bujar Leskaj takoi sot pasdite delegacionin e UEFAS dhe FIFA drejtuar nga Senez Erzik, Zevendespresidenti i pare i UEFAS dhe anetar i komitetit ekzekutiv te Fifas dhe
Marcel Benz shef i sherbimeve ligjore dhe licensimit te klubeve ne UEFA.
Ministri Leskaj tha se ne ceshtjen e auditimit te FSHF nuk kerkohet vecse zbatimi i ligjit dhe respektimit te rregullave te UEFES dhe FIFES.
Ministri Leskaj garantoi se auditimi financiar i FSHF do te kryhet vetem ne hapesirat te cilat i parashikon ligji per sportet dhe ai i? kontrollit financiar te shoqatave dhe organizatave jofitimprurese. “Une tha ministri Leskaj kam ndjekur dhe do te vazhdoj respektimin e rregullit te arte, mbi baze te se cilit, auditimi nuk do te kryhet tek ndihmat apo mbeshtjen financiare qe UEFA dhe FIFA, i kane dhene FSHF.
“Kjo federate tha ministri ka mbi 6 vjet qe nuk auditohet dhe ministria qe une drejtoj garanton se auditimi nuk eshte i paragjykuar por i bazuar ne ligj, ne mbeshtetje per transparence dhe ne respect te rregullave te UEFES dhe FIFES.
Ministri theksoi nder te tjera faktin se drejtuesi i Federates Armando Duka, nje nga aksioneret e paketes Sat plus i ka dhene te drejte transmetimi televizioneve te kesaj pakete, per ndeshjet qe kryen ekipi kombetar.
“Ministri theksoi se futbolli si sporti me i ndjekur dhe i pelqyer ne Shqiperi nuk mund te jete prone e personave te vecante, por ai i perket gjithe shqiptareve dhe dashamireve te tij.
Ministri Leskaj ne interesim te pyetjeve te delegacionit sqaroi se FSHF nuk po lejon monitorimin nga ana e MTKRS te ndryshimeve ne statut te Federates e cila eshte ne kompetencat ligjore te MKTRS.
Perfaqesuesit e delegacionit te UEFES dhe FIFES rane dakort per nje bashkepunim dhe shkembim informacioni me te drejteperdrejte ne ditet e ardhshme me MTKRS, ne menyre qe ceshtja mes paleve te zgjidhet brenda nje kompromisi mbi baze ligjore dhe ne respektim te rregullave te UEFES dhe FIFES.

Mbyllet Muaji I Kulturës Kombëtare Shqipëri-Kosovë.

Mbyllet Muaji I Kulturës Kombëtare Shqipëri-Kosovë.

Pas një muaji të gjatë maratonë aktivitetesh kulturore, artistike, rinore e sportive u mbyll në Kosovë Muaji I Kulturës Kombëtare.
Në aktivitetet e fundit të muajit mori pjesë Zëvendësministrja e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë , Znj. Suzana Turku.
Në datë 29 shtator 2006, u organizua në ambjentet e Sallës së Kuqe në Prishtinë Mbrëmja Koncertore e artistëve të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit “PËRSHËNDETJE KOSOVË”.
Aktiviteti ishte konceptuar I larmishëm ku pjesën më të madhe të tij e mbante Kori “Pax Dei” nën dirigjimin e Artistes së Merituar njëherësh dhe Zevendësministre e Kulturës, Znj. Suzana Turku.
Ndër pjesët më të spikatura të interpretuara nga Kori “Pax Dei” do të përmendnim pjesë nga Vivaldi (Gloria), Gastoldi (Quasta dolce sirena), Zadeja (kënge popullore), Roll Jordan roll dhe Some Day.
Koncerti I korit qe I ndërthurur me interpretimin e shkëlqyer të yjeve të baletit shqiptar Enada Hoxha dhe Gerti Vaso të cilët interpretuan “Liqenin e Mjelmave” të Cajkovskit dhe “Shota dhe Azemi” e Nikolla Zoraqit, si dhe me performancat e mrekullueshme të Mexosopranos Vikena Kamenica, Sopranos Eriona Gjyzeli dhe Baritonit Sindrit Bejleri.
Auditori I madh që mori pjesë në këtë koncert ishin artistë dhe profesionistë të shquar të Kosovës në fushën e muzikës dhe të artit dhe duartokitjet e tyre drejtuar interpretimeve të artistëve nga Shqipëria ishin të vlerësuara dhe merituara.
Data 30 shtator shënonte ditën e fundit të aktiviteteve të mujait Kombëtar të Kulturës Shqipëri-Kosovë dhe ishte e konceptuar në këtë formë:
Në mëngjesin e datës 30 në aulën e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës u zhvillua promovimi I librit të At Zef Pëllumbit “Rrno për me tregue” botuar nga Shtëpia Botuese “55”.
Në këtë aktivitet të mundësuar nga bashkëpunimi midis kësaj shtëpie botuese dhe Bibliotekës Komëbatare të Kosovës morën pjesë historian dhe studiues të shquar si nga Kosova ashtu dhe nga Shqipëria.
Këtë takim e përshëndeti këshilltarja për kulturën e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Z. Astrit Haracija. Më pas Zëvendësminis′a e Turizmit, Kulturës,Rinisë dhe Sporteve e Shqipërisë, Znj. Suzana Turku, krijoi një moment emocionues në sallë duke lexuar përshëndetjen? që At Zef Pëllumbi i dërgonte këtij takimi në pamundësi për të marrë pjesë vetë.
Takimi vijoi me prezantimin e Z. Fahri Balliu, Botues i Shtëpisë Botuese “55”, me ligjeratën e përfaqësuesit të kishës katolike në Kosovë dhe me kumtesën e studiuesit të mirënjohur kosovar Zekiri Acana I cili e krahasoi veprën e madhe “Rrno për me tregue” si një “Komedi Hyjnore” të dytë por ku në këtë shqiptaren ekzistonte vetëm Ferri dhe ku shkrimtari vetë është protagonist I përjetimeve të tij.
Aktiviteti I fundit që u konsiderua dhe si ceremonia e mbvlljes së muajit të kulturës kombëtare ishte një koncert-tubim I madh rinor me pjesëmarrjen e grupeve rinore më të mira shqiptare. Ky aktivtet I madh u realizua si bashkëpunim midis Qëndrës Ndërkombëtare Kulturore dhe Ministrisë së Kulturës të Rinisë dhe Sporteve të Kosovës (Departamenti I Rinisë).
Koncertin e përshëndeti dhe Zëvendësministrja e Turizmit, Kulturës,Rinisë dhe Sporteve e Shqipërisë, Znj. Suzana Turku e cila mes brohoritjesh dhe entuziasmi rinor u kujtoi të rinjve që të dy Ministritë tona do përpiqen ta ruajnë këtë nismë dhe ta institucionalizojnë atë duke e kthyer të përvitshme, duke zhdukur kështu kufijtë administrativë të dy vendeve tona dhe duke u ndjerë të plotë në kulturën, gjuhën e identitetin tonë të përbashkët shqiptar.

Dita boterore e turizmit

Dita boterore e turizmit

Tirane 27 Shtator 2006.Fjala e Ministrit me rastin e Dites Boterore te Turizmit
Sot industria turistike mbareboterore po shenon nje bum te plote (sidomos turizmi kulturor me baze natyren). Ne keto kushte mund te pohojme me bindje se nuk gabuam qe si qeveri vendosem turizmin si nje nga kater perparesite madhore te programit te zhvillimit ekonomik te vendit. Me 17 dhjetor te vitit te kaluar, ne bashkepunim te ngushte me PNUD-in, crezantuam Planin Strategjik te Zhvillimit te Turizmit Kulturor dhe Ekotuhzmit ne Shqiperi. Endertuam kete plan me objektiva dhe parametra te qarte, duke ilogaritur kostot dhe menyrat e financimit te qdo veprimi te permbajtur ne te. Mund tju raportoj se sot, afersisht dhjete muaj pas shpalljes se strategjise, numri i vizitoreve te huaj qe kane vizituar Shqiperine per qellime kulturore, eshte 30 % me shume krahasuar me gjysmen e pare te ketij viti.
Te ofrojme per vizitoret vendas dhe te huaj produkte e sherbime turistike te shtrira gjate gjithe vitit dhe ne gjithe Shqiperine. Per kete arsye, ne pehudhen tetor 2005-shkurt 2006 ndermora, ne 10 prefektura te vendit nismen “Qyteti im dhe turizmi”. Qellimi kryesor ishte njohja me problematiken e zhvillimit te tuhzmit vendor dhe kryerja e lobingut intensiv per nismat vendore. Gjykoj se rezultati ka qene nje sezon veror i turizmit ne Shqiperi me mire i organizuar dhe orientuar, nga te gjitha vitet e tjere te periudhes se tranzicionit (kete e deshmon rritja me 27% e pushuesve verore ne te gjithe Shqiperine, ne muajt qershor-gusht, rritja vetem gjate muajit gusht me 40% e pranise se turisteve ne plazhin kryesor te vendit, ne plazhin e Durresit, si dhe mjaft tregues te tjere direkt dhe indirekt).Bashkepunimin ne Shqiperi nuk e kemi pare asnjehere si slogan, por si marredhenie me partnerin kryesor ne zhvillimin e sektorit.
Kemi bashkorganizuar me komunitetin e biznesit turistik, Konferencen e pare te Biznesit Turistik tek ne. Ne rast se duam qe turizmi tejete industria e pare e vendit, te kete nje rritje mesatare vjetore nga 12-15% ne vit dhe brenda kater vjetesh te arrije te kontribuoje ne GDP-ne e vendit nga 10%, qe eshte sot, ne 15%>ne fund te vitit 2009, na duhet mirorganizimi dhe nxitja e biznesit turistik. Na duhetnje industri turistike e qendrueshme, qe te siguroje se vizitori/ turisti i huaj qe ka ardhurne Shqiperi do te kthehet serish vitin qe vjen. Ne maj te ketij viti, prezantuam Kodin Global te Etikes ne Turizem te Organizates Boterore te Turizmit dhe nenshkruam nje marreveshje me shoqatat per zbatimin e tijne Shqiperi. Ne vijim te takimit qe Kryeministri Berisha pati nje vit me pare, ne Nju dork, me Administratorin e Pergjithshem te PNUD-it, Z. Qemal Dervish, ne prill te ketij viti nenshkruam me PNUD-in nje marreveshje afatgjate te nje program!Teresor per zhvillimin e turizmit kulturor dhe mjedisor ne Shqiperi, me vlere 3.5 milione dollare. Ai parashikon permiresimin e imazhit te vendit tone prane te gjithe aktoreve nderkombetare te interesuarper Shqiperine, ngritjen e qendrave rajonale e vendore te informacionit turistik, njohjen e pervojes se nje vendi te vogel me industri turistike te perparuara, hapjen e nje faqeje interneti moderne dhe me informacion te plote per Shqiperine turistike, qe eshte perfunduardhe pret shume shpejt te behet funksionale. Kolonat e programit me PNUD-in jane dy projektet ambicioze “Gjirokastra e bukur” dhe “Berati i bukur”, per shnderrimin e ketyre dy qyteteve tona ne destinacione te plota te turizmit kulturor.
Me bashkepunimin dhe ndihmen shume te qmuarte OBT-se, tani kemi nje projektligj te ri per turizmin. Duke e shnderruar Shqiperine ne nje destinacion te plote turistik, ky ligji per Turizmin e kthen ate ne nje vend shume terheqes dhe te sigurt per investuesit e huaj dhe ata vendas.Nisma e fundit qeveritare “Shqiperia nje euro” eshte e shprehur teresisht ne termat e projektligjit, i cili, ne kapituj te veqante te tij, garanton lehtesirat e kontraktimit, te klimes miqesore, transparente e ndihmuese per investuesin vendas dhe te huaj ne turizem.Projektligji ofron nje game te gjere incentivash financiare e fiskale per kompanite qe investojne ne turizem, nderkohe qejep prerogativat ligjore per themelimin e Fondit te Zhvillimit te Turizmit.Jam i bindur se bashkepunimi me OBT-ne nuk do te kufizohet vetem me berjen e ligjit. Nga vizita ime ne seline e saj ne Madrid, ne datat 7-8 shtator te ketij viti, dhe takimi me Sekretarin e Pergjithshem te OBT-se, Z. Franqesko Frangialli, mund t’ju them se OBT-ja ka marre persiper nje ml vendimtar neprocesin e zbatimit efikas te ligjit, ne trajnimin e stafit te ministrise. Me Z. Frangialli dhe : zyrtaret e tjere te I arte te OBT-se biseduam mundesine e bashkorganizimit me OBT-ne te nje Konference Nderkombetare Turistike ne Tirane, ne ditet e para te dhjetorit 2006. Po ashtu OBT-ja eshte e interesuar te na ndihmoje intensivisht me organizimin e Panairit te pare? Nderkombetar Turistik te Tiranes ne shkurt 2007.Me lejoni, te nderuarmiq dhe partnere, qe te falenderoj zbatuesit e kesaj konference dhe, organizuesit e kesaj pakete festimesh per Diten Boterore te Turizmit, programin “EDEM” te USAID-it, si dhe per ndihmen qe japin ne projektin e “Branding Tourist Albania”. Gjithashtu deshiroj te falenderoj dhe t’i ftoj ne bashkepunimin tone afatgjate? me PNUD-in, SNV-ne dhe GTZ-ne. Respektin tone te vecante per ta e deshmon dhe kjo renditje pershendetjesh e fjalimesh prej perfaqesuesve kryesore te fyre, qe do te vijoje. Ju faleminderit!

Kultura do të shkrijë kufijtë simbolikë

Kultura do të shkrijë kufijtë simbolikë

Shkup me, 24/09/2006

LESKAJ-BEQIRI: RRITJE E KONTAKTEVE DHE NIVELIT NDERKULTUROR

Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Bujar Leskaj ka zhvilluar këtë fundjavë një vizitë formale në Dibër të Madhe të Maqedonisë, ku është takuar me homologun e tij, Ilirian Beqiri;Sipas një njoftimi për shtyp, në qendër të takimit ka qënë bashkëpunimi dypalësh në lëmin e kulturës, ku të dy ministrat kanë rënë dakord në rritjen e nivelit të marëdhënieve ndërkulturore mes dy vendeve si dhe me Kosovën.

“Kultura është sfida për shkrirjen e kufijve simbolike, që mund të ekzistojnë mes shqiptareve në rajon” citohet të ketë thënë ministri Leskaj duke nënvizuar se, integrimi i rajonit në BE, do të shkonte në mënyre të pashmangshme dhe nga kultura.

Ministri Leskaj është shprehur se, mes dy ministrive të kulturës së Shqipërisë dhe Maqedonisë duhet të zhvillohen projekte të përbashkëta që nxisin potencialet intelektuale, për njohje më të mirë të gjuhës dhe vlerave të identitetit shqiptar, thuhet në njoftimin për shtyp. Po sipas njoftimit, Ministri Beqiri është shprehur se si një orientim i mirë bashkëpunimi kulturor mes dy vendeve, mund të shërbejë Muaji i kulturës Kombëtare, Shqipëri -Kosovë; që po mbahet momentalisht.

Gjatë takimi është diskutuar për ngritjen e një komisioni me eksperte institucionale, të cilët do të hartojnë një axhendë të përbashkët të veprimtarive kulturore e artistike ku nuk do të mungojnë dhe artistët me shtetësi maqedonase. Ministri Leskaj, gjatë vizitës disa orëshe në Dibër të Madhe u ftua të ndajë dhe një nga çmimet e para të Festivalit “Teatri shqiptar në Maqedoni”, që u mbajt më 15-22 shtator në Dibër të Madhe. Në këtë festival u nderua si aktorja më e mire Yllka Mujo, ndërsa si aktori më i mirë Xhelal Tafa]. Shfaqja më e mirë u vlerësua “Imigranti” interpretuar nga trupa teatrore “Oda” e Tetovës.

Filarmonia e Kosovës, koncert në Tiranë

Filarmonia e Kosovës, koncert në Tiranë

Koncerti në Tiranë me 27.09.2006 realizohet nën patronazhin e Kryeministrit të Kosovës z.Agim Çeku dhe Kryeminstrit të Shqipërisë z. Sali Berisha, në kuadër të muajit të kulturës mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës dhe Ministrisë së Turizmit dhe Kulturës së Shqipërisë.Filarmonia e Kosovës sivjet fillon sezonin e gjashtë koncertal. Nëse i bëjmë një retrospektivë të shkurtër të veprimtarisë së këtij istitucioni të rëndësishëm rnuzikor do t’i vërejmë dy etapa zhvillimore. E para fillon me vetë themelimin e orkestrës kamerale, i cili u quajt Filharmonia e Kosovës. Emërtimi i tillë ambicioz shprehte më tepër një dëshirë -orientim në perspektivë se sa realitet objektiv: Megjithatë, ky hap u mirëprit dhe së shpejti një ansambël i vogël harkor filloi punën me seriozitet e maturi drejt zhvillimit të mëtejmë. Për një kohë fare të shkurtër ky ansambël modest u shndërua në një orkestër të mirëfillt kamertaI. Filluan koncertet e rregullta, bile në vitin 2002 edhe u arritë që të konceptohet një sezon i kompletuar koncertal. Etapa e dytë karakterizohet nga tendenca dhe aspirata për formimin e operas. Ishte ky hap joreal dhe i ngutur bazuar në kapacitetet tejet të vogla të ?instrumentistëve vendor dhe pa kushte themelore infrastrukturale. Përjetuam disa shfaqje të zbehta operistike pa efekt të mirëfilltë zhvillimor për këtë institucion. Rrugëtimi i filluar mirë i Filharmonisë u ngatërrua me konceptin e themelimit të parakohshëm të Operas, edhe pse mjaft të dëshirueshme dhe nevojshme për publikun kosovar e më gjërë. Sidoqoftë në këtë kohë u formua edhe ansambli i dytë profesional – Kori i Filharmonisë – ansambël vokal profesional i cili jo vetëm do të (duhej të) vazhdojë traditën e mirë të Korit të dikurshëm profesional të ish RTP -së por, njëherit paraqet edhe një ndër shtyllat bazë për formimin e Operas në të ardhmën. Këtu edhe përfundon (ta quajmë) etapa e dytë zhvillimore. Etapa e tretë fiIlon pikërisht tani – me fillimin e sezonës së rregullt koncertale 2006/2007. Është koincidencë që kjo fazë zhvillimore përkon me miratimin e Ligjit mbi FiIharmoninë, Operën dhe Baletin e Kosovës – ligj ky mjaft i avancuar dhe i konsultuar mirë posaçërisht nga ana e ekspertëve muzikor i cili në detaje rregullon dhe përcakton rolin e këtyre tri institucioneve të pavarura kulturore. Çka nënkupton etapa e tretë me rradhë e institucionit të Filharmonisë së Kosovës? Para se gjithash ajo nënkupton konsolidimin organizativ të institucionit, ndërtimin e një koncepti strategjik programor dhe zgjërimin sistematik të infrastrukturës kadrovike-profesionale. Gjithsesi në mesin e këtyre detyrave të zhvillimit strategjik, theksi do të jetë në krijimin e kuadrit instrumentist vendor mungesa e të cilit ka qenë që moti lëngatë e jetës sonë muzikore. Pa instrurnentistë nuk ka orkestër, pa orkestër të kompletuar (simfonik) nuk ka Filharmoni e aq më pak Shtëpi Operistike.Pa mëdyshje, konsolidimi kadrovik do të kërkojë angazhim maksimal të Filharmonisë por njëkohësisht edhe angazhimin dhe mirëkuptimin e të gjitha institucioneve relevante kulturore, arsimore dhe qeveritare. Filharmonia e Kosovës meriton një vëmendje të posaçme. Është institucion i vetëm i këtij lloji tek ne dhe si i tillë paraqet simbol të fuqishëm kulturor, kombëtar dhe shtetëror.Koncerti në Tiranë me 27.09. 2006 realizohet nën patronazhin e Kryeministrit të Kosovës z.Agim Çeku dhe Kryeminstrit të Shqipërisë z. Sali Berisha, në kuadër të muajit të kulturës mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës dhe Ministrisë së Turizmit dhe Kulturës së Shqipërisë.

Levizja clirimtare “Kryeziu ne rrjedhat e Luftes se Dyte’ Boterore”

Levizja clirimtare “Kryeziu ne rrjedhat e Luftes se Dyte’ Boterore”

Prishtine, me 23 shtator 2006.Sesioni shkencor ne sallen e konferencave ne “Grand Hotel Prishtina”, me teme: “Levizja clirimtare “Kryeziu ne rrjedhat e Luftes se Dyte’ Boterore” Ministri Leskaj ne Kosove: “U kemi shume borxhe Kryezijve Historiane nga Shqiperia e Kosova, duke i kaluar ne siten e historise dokumentet autentike dhe te besueshme te arkivave jo vetem shqiptare, por edhe jugosllave e angleze, sollen kendveshtrimet e tyre perfiguren dhe kontributin e Kryezinjve pergjate Luftes se Dyte Boterore. Ndonese jo historian, por duke lexuar historine e vendit te tij, duke qene prezent, digkatha edhe ministri i Kultures, Bujar Leskaj. Duke cituar doku-mente e botime te ndryshme te historianeve ne ze jo vetem shqiptare, Leskaj e per-fundoi fjalen e tij mes pershendetjes dhe referatit, duke u shprehur se: “Te gjithe ne u kemi borxh Kryezinjve, te gjithe ne i kemi borxh levizjes se tyre pergjate Luftes se Dyte Boterore”. Ndersa Uran Butka, qe ne fillim te fjales se tij u shpreh se: “Levizja “Kryeziu” eshte nje nga levizjet me te rendesishme glirimtare te popullit shqiptar perg?jate Luftes se Dyte Boterore”, duke e cilesuar me tej si levizjen e rezistences sh?qiptare kunder nazifashizmit.
Ne fjalen e tij, organizatori i ketij aktiviteti, prof. Uran Butka beri nej pershkrim levizjes se Kryezinjve, duke e konsideruar Levizjen “Kryeziu” eshte nje nga levizjet me te rendesishme glirimtare te popullit shqiptar pergjate Luftes se Dyte Boterore. Ajo eshte nje levizje e rezistences shqiptare kunder pushtuesve nazifashiste, e cila e ka fillesen qysh ne vitin 1939, pas okupacionit italian si nje reagim kunder ketij pushti-mi. Per organizimin e kryengritjes kunder pushtimit italian, vellezerit Hasan, Gani dhe Said Kryeziu organizuan rezistencen dhe me pas edhe kryengritjen e armatosur. Ata vepruan ne Shqiperi e ne Kosove, kryesisht ne malesine e Gjakoves. Lideri kryesor i levizjes, njekohesisht edhe komandant i forcave te armatosura luftarake ishte Gani Kryeziu, i percaktuar si i tille qysh ne vitin 1940, ne mbledhjen qe u be me emigrantet ne Sarajeve. Shtrati dhe shpirti i kesaj levizjeje ishte Hasan Kryeziu, ideator koordina-tor ishte Said Kryeziu. Luftetaret qene nga e gjithe Malesia e Gjakoves dhe me gjere, nderkohe qe baza e qendres ishte krahina e Bytygit. Levizja “Kryeziu” eshte nje levizje glirimtare, pasi u luftua per glirimin nga gdo pushtues. Veprimtaria kryesore e tyre qe pergjate viteve 1941 -1942 dhe u perqendrua ne propaganden antiitaliane, ne regjistrimin e luftetareve neper geta dhe ne aksionet ushtarake kunder pushtueseve italiane. Pr-ijesit kryezinj mblodhen shume shpejt me teper se 1000 luftetare dhe sulmuan disa here, duke u bere rrezik serioze per ta, kur u pergatiten per te goditur italianet ne Sh-koder. Shqiperia dhe pjesa me e madhe e Kosoves ishte pushtuar nga Italia dhe kokat e kryezinjve kerkoheshin me shperblime te medha. Tre vellezerit u arrestuan nga gjer?manet, te cilet me pas i internuan ne kampin e perqendrimit ne Zemun. Me pas ata iu dorezuan autoriteteve italiane dhe ne qershor te vitit 1942 u internuan ne Ventone te Italise. Levizja “Kryeziu” mori dimensione me te medha, kur u kthye nga internimi Hasan Kryeziu, ne veren e vitit 1943, qe pergatiti shtratin e levizjes dhe ne ditet e para te janarit, ne vitin 1944, edhe Gani e Said Kryeziu tok me intelektualin Llazar Fundo, i cili u inkua-drua ne forcat e Kryezinjve. Kjo levizje doli si faktor i luftes per glirim ne fillim te vitit 1944, kur Kryezinjte me 300 luftetare neTropoje, ne fshatrat Dege e Gege-Hysen dhe Berishe e Tplan ku u mbeshteten gjeresisht nga malesoret liridashes dhe bene organizimin e plotesimin e luftetareve nga GjakovaeTropoja, Bytygi, Gashi, Krasniqjaetj., duke arritur afersisht 300-400 vete, por ne kohen e duhur ishin te gatshem te ngrinin gjithe’ kon-tingjentet e luftetareve, sig ndodhi ne betejen e clirimit te Gjakoves, ku ata angazhuan rreth 4000 luftetare, sipas raportimit te majorit britanik Simkoks, qe kishte marre vete pjese ne kete beteje.
Levizja “Kryeziu” qendronte jashte vorbulles se luftes civile ne Shqiperi dhe vazhdon-te luften kunder gjermaneve. Jane te dokumentuara lufterat e tyre ne bjeshken e Bytycit, Pacit, Kepnekut, Zogajt, Zherkes, Vagones, Qerretit, Junikut dhe beteja per glirimin e Gjakoves 10-16 shtator 1944. Jane te dokumentuara lufterat e forcave te tyre kunder pushtuesve gjermane te perroi i Itisit ne Pac (13.05.1944), ku u plagosen dy luftetare te cetes, lufta ne bjeshken e Bytycit me 17.08.1944, ku u vrane kater oficere gjermane dhe u zune rober 9 ushtare te tjere gjermane; ne Corraj mbeti i vrare nje luftetar i Kryezinjve dhe 4 te tjere mbeten te plagosur. Jane gjithashtu te njohura e te pasqyruara ne doku-mentet e arkivave shqiptare e te huaja betejat e forcave te komanduara nga Gani Krye?ziu, me 19-20 gusht 1944, ne minierat e kromit qe shfrytezoheshin e ruheshin nga gjer?manet ne Zogaj, Kam dhe Kepnek, ku Ganiu liroi edhe 200 punetore-rober serbe, te cilet iu bashkuan forcave nacionalclirimtarejugosllave.
Britaniku Simkoks thekson nje tipar themelor njerezor te Gani Kryeziut dhe te Levizjes “Kryeziu”: “Une mund te them, se Gani Kryeziu tere kohen ka qene ne gjendje te ndih-monte viktimat e fashizmit dhe nazizmit, pa marre parasysh besimin fetar, kombin apo drejtimin politik te tyre ne lufte kunder armikut te perbashket. Beteja me e madhe e Kryezinjve kunder forcave gjermane per glirimin e qytetit te Gjakoves eshte zhvilluar nga datat 10 deri me 16 shtator 1944. Komandant Ganiu i ndau forcat e tij ne 2 pjese, per te zene pozicionet e fortifikuara te gjermaneve ne qafat e Zogajve dhe te Prushit, pika te forta mbrojtese te Gjakoves. Ne daten 11 shtator 1944, Ganiu sulmoi ne drejtim te fshatit Zogaj dhe i zmbrapsi gjermanet nga pozicionet e tyre, ndersa Hasan Kryeziu me forcat e tjera zune forttfikatat e Prushit, duke i thyer gjermanet qe u terhoqen per ne qytet. Te dy pjeset e luftetareve u bashkuan ne fushe ne agim te 12 shtatorit dhe vazhduan mesymjen drejt Gjakoves. Britaniku Simkoks qe luftonte trimerisht me shqiptaret u plagos. Ne kete lufte, sipas njoftimeve te Komandes se Xhandarmerise Shqiptare, mbeten te vrare 170 luftetare nga geta e Gani Kryeziut. Ndersa sipas dokumenteve jugosllave, u vrane mbi 200 njerez me rastin e sulmit mbi Gjakove.
R. Hi’lbert nenvijezon se: “Vellezerit Kryeziu ishin te vetmit nacionaliste ne Shqiperine e kohes se luftes, qe ishin kapur me gjithe zemer pas idese per ta ndertuar Shqiperine e ardhme, duke luftuar kunder gjermaneve.
Levizja “Kryeziu” i pati vazhdimisht kontaktet, mbeshtetjen kryesore dhe koordinimin me aleatet e medhenj perendimore, veganerisht me britaniket, nepermjet perfaqesuesve te tyre: Emer, Hill, Kemp, Maklin, Smith, Simkoks etj. Interesimi i atasheut per geshtjet e propagandas dhe shtypit ne legaten britanike ne Beograd, Xhuliano Emerit, per Shqiperine dhe nepermjet tij edhe i Anglise per Shqiperine, nis me kontaktin e tij me Gani e Said Kryeziun ne Beograd. Ne fillim te vitit 1940, nepermjet Emerit e mandej te nenkolonel Oklej Hillit dhe kolonelit Sterling, u arrit nje bashkepunim midis sipermar-resve kryesore te rezistences shqiptare me emrin “Fronti i Bashkuar”, ku nuk mun-gonte as krahu i djathte (A. Kupi), as qendra (G. Kryeziu), as krahu i majte (M. Gjin-ishi). Interesi politik dhe kombetar synonte veprimin gjitheshqiptar dhe luften per clir-imin nga okupatoret, kerkonte bashkepunim me fituesit e Luftes se’ Dyte Boterore e jo me humbesit dhe orientimin nga perendimi, per sigurimin e nje jete kombetare, e nje te ardhme demokratike pas lufte dhe jo orientimin nga lindja, nga skllavokomunizmi, qe perbente serish nje rrezik shume te madh per Kosoven dhe ceshtjen tone ko?mbetare. Kete politike e kishin bere te tyren dhe e ndoqen deri ne fund Kryezinjte.
Britaniku Peter Kemp ra ne kontakt ne Malesine e Gjakoves me Kryezinjte, se pari me Hasanin, si ish-prefekt i Krumes dhe deputet i Parlamentit te pare shqiptar ne viti 1925, i terhequr ne jeten private pas largimit nga Shqiperia. “Ai mbante marredhenie te mira me te gjitha palet politike shqiptare. Njihej qe i respektonte aleatet dhe siguroi qe mund te mbeshteteshin ne perkrahjen e tij”, nenvijezon Kemp.
“Hasan Kryeziu organizoi takime te misionit anglez me nacionalistet: prof. Selman Rizen, Ejup Binakun, Xhevat Kryeziun etj., si edhe drejtues te Levizjes Nacionalclir-imtare”.
Ne fillim te qershorit, Kryezinjte u takuan me misionin britanik me ne krye B. Maklin dhe oficere madhore Emer, Smajl, Herr, Nil etj., qe kishin bere nje inkursion neper Shqiperine e Veriut, per te bashkuar kreret e saj ne luften kunder gjermaneve dhe per te organizuar ne veri kryengritjen e pergjithshme kunder tyre. “Ganiu sapo kishte pa-sur nje perleshje me gjermanet, e treta ne keto javet e fundit”, shkruan Xh. Emeri…
Nderkohe, Ganiu u dha me vete per disa muaj me radhe Saidin, per te ndihmuar ne Dsedimet dhe bashkepunimin qe ata do te ndermerrnin me Abaz Kupin e kreret e veriut. Te te jete ky nje peng i vullnetit tim te mire”, iu tha ai britanikeve, ndersa prijesve dhe liftetareve te tjere qe asistuan ne bisedimet iu drejtua me fjalet: “Une i jap besen Britanise se Madhe, por perpjekjet e mia nuk mund te jene te mjaftueshme pa ju. Nese doni qe shqiperia te shpetohet, atehere secili prej jush duhet te plotesoje deshiren e vet”.

23 shtator – Sesioni shkencor – “Lëvizja çlirimtare Kryeziu në rrjedhat e Luftës së Dytë Botërore”

23 shtator – Sesioni shkencor – “Lëvizja çlirimtare Kryeziu në rrjedhat e Luftës së Dytë Botërore”

Prishtine 23 shtator.Sesioni shkencor në sallën e konferencave në “Grand Hotel Prishtina”, me temë: “Lëvizja çlirimtare Kryeziu” në rrjedhat e Luftës së Dytë Botërore”
Leskaj në Kosovë, u kemi shumë borxhe Kryezinjve
Historianë nga Shqipëria e Kosova, duke i kaluar në sitën e historisë dokumentet autentike dhe të besueshme të arkivave jo vetëm shqiptare, por edhe jugosllave e angleze, sollën këndvështrimet e tyre për figurën dhe kontributin e Kryezinjve përgjatë Luftës së Dytë′otërore. Ndonëse jo historian, por duke lexuar historinë e vendit të tij, duke qenë prezent, diçka tha edhe ministri i Kulturës, Bujar Leskaj. Duke cituar dokumente e botime të ndryshme të historianëve në zë jo vetëm shqiptarë, Leskaj e përfundoi fjalën e tij mes përshëndetjes dhe referatit, duke u shprehur se: “Të gjithë ne u kemi borxh Kryezinjve, të gjithë ne i kemi borxh lëvizjes së tyre përgjatë Luftës së Dytë Botërore”. Ndërsa Uran Butka, që në fillim të fjalës së tij u shpreh se: “Lëvizja “Kryeziu” është një nga lëvizjet më të rëndësishme çlirimtare të popullit shqiptar përgjatë Luftës së Dytë Botërore”, duke e cilësuar më tej si lëvizjen e rezistencës shqiptare kundër nazifashizmit. Turi vijoi në mbrëmje me koncertin e sopranos Inva Mulës, e cila përcolli për artdashësit muzikë tradicionale shqiptare. Ndërsa mëngjesi i një dite pushimi siç është e diela, nuk ka penguar askënd të jetë në sallën e Bibliotekës së Prishtinës, për promovimin e veprës së Uran Butkës, kushtuar shqiptarit të madh Mit′hat Frashëri. Gjithçka nën kujdesin dhe me praninë e ministrit Leskaj, i cili edhe këtë herë vlerësoi jo vetëm punën e Butkës për këtë vepër të munguar në Shqipëri, por edhe rolin e Frashërit në politikën dhe jetën kulturore e shoqërore të Shqipërisë pa kufij. T&eum′gjithë këto aktivitete, që janë një barometër i mirë i mbarëvajtjes së këtij muaji të kulturës së përbashkët, i ka ndjekur nga afër ministri i Kulturës së Kosovës, Astrit Haraçia, i cili duke qenë fjalëpakë u shpreh se: “Duhet të jemi të gjithë të lumtur, ju edhe ne, që më në fund kemi një muaj të kulturës sonë, përgjatë të cilit shkëmbimet mes kulturës sonë të përbashkët marrin përmasa të tilla”. Këtij muaji do t′i vijë fundi me mbarimin e shtatorit, por lidhjet mes shqiptarëve do të vijojnë ama.

MTKRS prezanton strategjinë Kombëtare të Rinisë në vitet 2007 -2011

MTKRS prezanton strategjinë Kombëtare të Rinisë në vitet 2007 -2011

Tirane me, 21/09/2006.

Drejtoresha e politikave rinore në MTKRS, Migena Reci tha se reformat e qeverisë se djathtë, i kanë vënë këto politika në qendër të prioriteteve. “Strategiia e Rinise u vlerësua si një strategii sektoriale e cila do të përfshihet në Strategiinë Kombëtare te zhvillimit te vendit. Ky është një vlerësim dhe angazhim i ri i qeverisë për politikat që kanë në qendër rininë.” -tha ne takimin me donatoret vendas dhe ndërkombëtare drejtoresha Reci 

Drejtoria e Kordinimit të Politikave Rinore në MTKRS ka filluar procesin e prezantimit te strategjisë Kombëtare te Rinise dhe Planit Kombëtar te Veprimit , 2007-2011. Janë mbajtur takime rajonale me të rinj në Shkodër, Vlorë, Korçë duke e finalizuar proces me takimin kombëtar në Tiranë. Takimet kishin si qëllim pjesëmarrjen sa më të gjere të të rinjve në të, gjithë këtë proces duke qenë vete ata bashkëprojektues të programeve e projekteve .që kanë në qendër zhvillimin e tyre. Procesi u koordinua nga Drejtoria e Koordinimit të Politikave Rinore ne bashkëpunim dhe pjesëmarrje të gjerë konsultimi me ekspertë te ministrive të linjës, ekspertë te organizatave ndërkombëtare, përfaqësues te OJF~ve rinore, si dhe ekspertë të fushave të ndryshme akademike.

Qëllimi i rishikimit te Strategjise Kombëtare te Rinisë.

Në kuadër të ecurisë së reformave dhe nevojat që do të lindin deri në vitin 2011, në tetor 2005 fillimet e mandatit të ri qeverisës, Ministri i ri i Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Z. Bujar Leskaj, i dha rëndësi të veçantë hartimit të një Strategjisë Kombëtare te Rinise dhe Planit Kombëtar te Veprimit në përputhje me Programin e qeverisë shqiptare si dhe Paktit të Stabilitetit që ka një rëndësi të veçantë, për reformat në të gjithë sektorët në vend. Programet dhe projektet rinore të vendeve të Evropës duke u përqendruar në strategjitë parësore të zhvillimit, përshtatur sa më afër realitetit të rinisë shqiptare. Në përputhje me rekomandimet e Këshillit te Evropës dhe Forumit Rinor Europian. Gjithashtu Rishikimi i Strategjisë erdhi edhe si kërkesë e vete te rinjve e OJF-ve rinore, disa prej te cilave ishin edhe hartuesit e Strategjisë se vitit 2003 e cila përmbante ide te mira por qe nuk ishin te shoqëruara me një plan te detajuar veprimtarish. Gjatë takimit të mbajtur në Tirane për prezantimin e plan veprimit të strategjisë rinore, drejtoresha e politikave rinore në MTKRS Migena Reci tha se reformat e qeverisë se djathtë, i kanë vënë këto politika në qendër të prioriteteve. “Strategjia e Rinise u vlerësua si nje strategji sektoriale e cila do të përfshihet në Strategjinë Kombëtare te zhvillimit te vendit. Ky është një vlerësim dhe angazhim i ri i qeverisë për politikat që kanë në qendër rininë.” -tha ne takimin me donatoret vendas dhe ndërkombëtare drejtoresha Reci. Politikat rinore qe po hartohen nga MTKRS bazohen në udhëzimet përkatëse të vendosura në “Programin botëror të veprimit për rininë nga viti 2002 e më tej” të Kombeve të Bashkuara , “White Papper Policy” të Këshillit të Europës dhe ne Programin me titull “Rinia ne Veprim ” për periudhen 2007-2013. Integrimi Evropian parashtron kërkesa të tilla, që e bëjnë të domosdoshëm përfshitjen e rinise në rrjedhën e zhvillimeve bashkëkohore, në harmoni me ato ç’ka po ndodhin në rajon dhe Bashkimin Europian. Kjo strategji do të risë angazhimin për bashkëpunim të gjithë aktorëve që mbulojnë zhvillimin social- kulturor dhe ekonomik të rinisë shqiptare si: qeveria shqiptare, bashkitë dhe komunat, komunitetin e biznesit, institucionet ndërkombëtare shtetërore.