Ne nderim te poeteve V.Blloshmi e G.Leka

Ne nderim te poeteve V.Blloshmi e G.Leka

Date 1 Korrik 2006
I nderuar Z. President
I nderuar Kryetar i Bashkisë
Te nderuar familjarë të poetve V.Blloshmi e G.Leka
Te nderuar te pranishem
Perherë në vizionin tim për altarin e kombit shqiptar kanë qënë përkrah heronjtë dhe poetët, luftetaret dhe mendimtaret, fjala dhe veprimi.
Natyrisht kur them këtë bash aty shoh Vilson Blloshmin dhe Genc Leken, të cilet si pak kush e deshen jeten, lirinë, të bukuren e si pak kush u ndanë prej tyre duke i mbrojtur ato. Shteti totalitar i trembej fjalës së lirë dhe artikuluesve të saj.
Ne të gjithë e dimë nga dialektika historike se, shtetet totalitare bien dhe poetët mbesin: vargu i tyre është monumenti më i perkryer i thelbit të njeriut, është deshmitari i perjetshem i triumfit të lirisë mbi tiraninë.
Blloshmi dhe Leka iken naten, por lanë dritë për të gjithë shqiptaret që ishin në kerkim të ndergjegjës së tyre të humbur.Është ajo dritë që na ka mbledhur ne sot rreth ketij monumenti të kujtesës e jo vetem aq: Kujtesa nuk është gjithmonë marrdhënie vec me të kaluaren për të balancuar ekuilibrat socialë politikë e kulturorë.
Jo -ajo është dhe vizion për të ardhmen, rojtare e patjetërsueshme e vlerave që duhen percjellë breznive. Ajo është dhe barrierë për negativitetet tragjike që mund t′i qasen te perditshmes tonë. Sot është një ditë e zymtë për të gjithë ata që prej dekadash ndertuan një mur solidariteti me xhelatet kunder viktimave, me fajtoret kunder të pafajshmëve e nga ana tjetër një ditë meditimi dhe krenarie për të gjithë ata që fort besuan tek idealet e Blloshmit dhe Lekes, të cilet, si peng dashurie u rikthyen në qytetin e tyre.
Të dashur miq!
Poetët kanë dy jetë: një fizike e një të perjetshme, dhe kjo e dyta e sfidon vdekjen tejpertej dhe atdheun e purifikon nga skorjet, e bën atë të? vazhdueshem, të perjetshem, Itakë dashurie.Bij të ketij dyzimi, poetët tanë shkruan një poezi të sinqertë me pejza të holla? ndjeshmerie,? duke respektuar? kultin e së bukures brenda parimit se e verteta dhe rregjimet totalitare nuk perputhen .Ata i kenduan vatres familjare, ngrohtësisë së zjarrit, nderrimit të stineve ,njeriut në thjeshtësinë dhe madheshtinë e vet? dhe jo ideologjisë së stepave? Poezitë “Sahara” dhe “Oxhaku”, krejt të vecanta nder letrat shqipe, qenë padyshim disidence e natyrshme? e artit ndaj skematizmit e moralit ndaj poshterimit e dinjitetit mbi vesin. Virtytet dhe vlerat qenë faj perballë doktrines komuniste dhe jakobinve të realizmit socialist .
Dy poetë që jetuan bashkë dhe i vranë bashkë′; dy shpirtëra binjakë në poezinë shqipe që emrin e tyre nuk e lanë të shkruajtur jo vetem në antologjinë poetike, por edhe në mendjet dhe zemrat e një kombi të tërë që kerkon të rilindë.
Shoqëria shqiptare u mbetet përjetësisht borxh këtyre martirëve, që në ditët më të zymta, patën kurajon të dëshmonin se ndjenja e së bukurës nuk është tharë përfundimisht në shpirtërat tanë.Ne sot, jemi projeksioni i ëndrrave të tyre, një shoqëri demokratike, e cila duhet t′i kthehet me dhimbje e mirënjohje dinjitetit njerëzor, me të cilin ata na përfaqësuan si komb.Ata janë krenaria jonë në ditët më të vështira, kur për kreënarinë njerëzore ngrihej kryqi, litari, trikëmbëshi.
Diktatura totalitare dje, por edhe periudha e turbullt e, shpesh herë e pasqaruar e postkomunizmit, ku nga amullia, e ku nga mungesa e vullnetit politik, e kanë ngadalësuar piedestalin e këtyre martirëve të vërtetë të shpirtit tonë demokratik.
Në këtë kontekst ka shumë të drejtë shkrimtari dhe mendimtari ynë i njohur Ismail Kadareja kur thotë: “Strategjia e kësaj sjelljeje cinike është e qartë – të mbulohet m′do kusht e vërteta e krimit komunist në kulturë”. Por shoqëria shqiptare me kohë ka vazhduar të emancipohet dhe të fitojë atë vetëdije europiane për të dalluar kush është xhelati e kush viktima.Vetë qeveria demokratike e zotit Sali Berisha, si vlerë e përbashkët dominuese e standarteve europiane demokratike, kthehet të respektojë altarin e përgjakur nga këta dy dëshmorë të lirisë e civilizimit. Unë si ministër i MTKRS-së, jam i bindur se vendosja e këtyre shenjave, do ta orientojë sensibilitetin popullor drejt vlerave të larta, demokratike e qytetëruese, pa nostalgjinë e recidiveve komuniste që qarqe të caktura kërkojnë të ringjallin ende. Unë sot dua t′ju kumtoj një mesazh kumbarëve të tragjedisë Blloshmi-Leka,- pranoni turpin! Natyrisht, sipas besimit sektant që keni… rrëfehuni… që bashkejetesa? jonë e imponuar? të marrë një kuptim.

“Festa e pare italo-shqiptare në det”

“Festa e pare italo-shqiptare në det”

Në qytetin e Vlorës u zhvillua aktiviteti turistik “Festa e pare italo-shqiptare në det”. Me këtë rast, në portin e jahteve në Orikum, rreth 20 km larg qytetit të Vlorës, u zhvillua Konferenca “Perspektivat e zhvillimit të turizmit në Republikën e Shqipërisë, roli i turizmit nautik”, ku ishte i pranishëm edhe Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve, Bujar Leskaj. Në këtë aktivitet të përbashkët, merrnin pjesë edhe 157 shtetas italianë, profesorë, biznesmenë, të pasionuar pas turizmit sportiv nautik,të cilët mbërritën kishin mbërritur n&′l; portin e jahtëve në Orikum, me 30 veliera “jahte sportive”, në kuadrin e aktivitetit “Giro d’Italia a vela”.
?Në fjalën e tij, ministri Bujar Leskaj u ndal në perspektivën e zhvillimit të turizmit në Shqipëri, duke nënvizuar politikat dhe masat që po merr qeveria në mbështetjetë këtij sektori dhe stimulimin einvestitorëve të huaj në vendin tonë, vecanërisht atyre italianë. “Vlora dhe Saranda do të shndërrohen në dy pole të fuqishme të zhvillimit të turizmit në Shqipëri”, evidentoi mes të tjerash, zoti Leskaj. Sipas tij, gërshetimi i turizmit të rërës e të diellit me atë kulturor, që po realizohet me sukses, po plotësohet edhe me masat që po merren në zhvillimin dhe përmirësimin e infrastrukturës. “Ne jemi të vendosur për të përmirësuar cilësisht infrastrukturën rrugore dhe për të zhvilluar gjerësisht atë portuale dhe aeroportuale”, nënvizoi Leskaj. Brenda këtij konteksti ai evidentoi ndërtimin e akseve rrugore Lushnje-Fier e Fier-Vlorë, të cilat do të shërbejnë si arterie për të sjellë drejt Vlorës, flukset e pushuesve shqiptarë nga Kosova e Maqedonia. Për ministrin Leskaj, ndërtimi i rrugës përgjatë bregdetit zhvillimi i turizmit elitar e atij sportiv në këtë zonë,do të krijojë hapësirat e nevojshme për të kontaktuar me këtë pjesë të pastër të Rivierës Shqiptare. Duke u ndalur në investimin për ndërtimin e portit të jahteve në Orikum, Leskaj nënvizoi se, ai përbën një shembull konkret të pranisë së investitorëve italianë në Shqipëri, të cilët kështu, vec të tjerash, ndihmojnë edhe biznesin e tyre.
?Leskaj, foli gjithashtu për qëndrimin politiko-strategjik të Qeverisë “Berisha”, për nxitjen e investimeve të huaja, vëcanërisht ato italiane në Shqipëri. Në këtë aersyetim ai përmendi se, MTKRS ka përgatitur një sërë paketash ligjore për të mbështetur këto investime. Me këtë rast, ai përmendi dhënien e titullit “Person i stimuluar”, që. në vetvete presupozon lehtësira të ndjeshme fiskale për investitorët e huaj, sic janë përjashtimi nga një sërë taksash doganore, apo përjashtimi për një periudhë 5 vjecare nga taksa e tatim fitimit etj. “Ne jemi të vendosur t’i thellojmë këto masa, të liberalizojmë gjithcka e të stimulojmë ata investitorë, që do të investojnë në sektorin e turizmit, në formën e fshatrave turistikë etj”, theksoi më tej Ministri, Bujar Leskaj. Ai e cilësoi Vlorën simbolikisht, një “kryeqytet të turizmit shqiptar”. Brenda këtij përcaktimi, Leskaj përmendi celjen së shpejti të dy parqeve kombëtarë arkeologjikë, në Orikum dhe Amantia, duke plotësuar kështu paketën turistike të Vlorës e cila do të konturohet si një qytet me trashëgimi të vyer historike,? arkeologjike e kulturore. “Ne po mbështesim zhvillimin e turizmit dhe synojmë që Shqipëria të shndërrohet gradualisht, nga një vend turistik, në një vend me industri turistike”, nënvizoi Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve. Ai ftoi të pranishmit të vizitojnë Shqipërinë dhe të investojnë në Shqipëri.
?Duke ju përgjigjur interesimit dhe pyetjeve të përfaqësuesve të shtypit italian e të pranishmëve, Ministri Leskaj, nënvizoi se, Moratoriumi “Për mjetet lundruese”, është në thelb një ligj antiskaf e antitrafik i cili nuk pengon, por përkundrazi stimulon zhvillimin e turizmit dhe nxit bashkëpunimin mes dy vendeve në këtë fushë.
?Ai ripërsëritiedhe një herë se, qeveria shqiptare është e interesuar të mbështesë investimet e huaja në Shqipëri dhe vecanërisht, ato të italiane. Gianfranco Pontel, president kombëtar i shoqatës së Assonautikës së Italisë, i dorëzoi Ministrit Leskaj, një mesazh përshëndetjeje nga Ministrja e Turizmit e Italisë(?) Stefania Melandri, e cila e ftonte homologun e saj shqiptar për të bashkëpunuar ngushtësisht në fushën e zhvillimit të turizmit, në interes të përbashkët të të dy vendeve. Po ashtu, kryetari i bashkisë(?) së Venecias, i dërgoi Ministrit Leskaj, simbolin e këtij qyteti, në shenjë miqësie e bashkëpunimi.
?Mjaft nga të pranishmit, personalitete të fushave të ndryshme, drejtues të shoqatave, apo të dhomave të tregtisë, përfaqësues të komunitetit të biznesit, të qyteteve të ndryshme të Italisë, folën për probleme të ndryshme në fushën e bashkëpunimit mes dy vendeve për zhvillimin e turizmit. Prof. Paolo Del Buono, drejtor i shoqatës nautike të Adriatikut,? nënvizoi se, Shqipëria po përjeton një fazë dinamike zhvillimi. Ai kërkoi që, të mbështeten aktivitetet promovuese në fushën e turizmit sportiv, si dhe lehtësira portuale. Po ashtu, folën edhe përfaqësues të pushtetit vendortë Vlorës e bashkisë së Orikumit, që garantuan mbështetje të plotë për bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e turizmit.
?”Giro d’Italia a vele”, është një aktivitet që zhvillohet për të dytin vit rradhazi, duke prekur portin e jahteve në Orikum, 20 km larg qytetit të Vlorës. Në të marrin pjesë 157 persona, personalitete të fushave të ndryshme, të arsimit, shkencës, biznesit, kulturës, të pasionuar pas turizmit sportiv, përfaqësues të qyteteve të ndryshme portuale, nga gjithë Italia. Ata janë nisur me 30 veliera(jahte sportive, nga bregdeti perëndimor i Italisë(Genova) dhe pasi përshkojnë të gjitha portet që lagen nga deti Adriatik, do të përfundojnë lundrimin detar në Trieste. Në këtë udhëtim, velierat do të ndalen për tre ditë edhe në portin e jahteve në Orikum të Vlorës, investim i shtetasit italian, Giorgio Alfo. Një nga nismëtarët e këtij aktiviteti është kampioni i botës, Cino Ricci, president i “Giro Vela”, i cili ndodhet në Vlorë.
?Aktivitetet vazhdoi me promovimin e guidës turistike “Vlora, qyteti me dy dete”, botim i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Vlorës, me ekspozite te fotove dhe [ikturave nga peizazhe te Vlores dhe zonave turistike? pereth, nje koktej me ushqime tradicionale si dhe me mbajtjen e nje koncerti ne qendren kulturore te Vlores.

VILSON BLLOSHMI, GENC LEKA

VILSON BLLOSHMI, GENC LEKA

VILSON BLLOSHMI, GENC LEKA
Ne kuader te perurimit te ketij memoriali, ne 30 Qershor 2006
ne qytetin e Librazhdit u organizua ceremonia, ne te cilen moren pjese personalitete te larta te shtetit, Presidenti z. Alfred Moisiu, Ministri i Tut izmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve z. Bujar Leskaj, Kryetari i Bashkist se Librazhdit z. Shaqir Kukaj, Prefektja e Elbasanit, znj. Mimoza Hasekt te ftuar te tjere, perfaqesues te Shoqates se te perndjekurve, skulptori vepres ne perkujtim te dy martireve te demokracise, Sadik Spahia, t aferm dhe familjare te poeteve, si dhe shume qytetare te thjeshte, te’ die shprehen nderimin dhe respektin e tyre per keto figura simbol te disidence antikomuniste.
Ne fjalen e tij pershendetese,? Ministri Leskaj nder te tjera thekso “Poetet kane dy jete; nje fizike e nje te perjeteshme, dhe kjo e dyt e sfidon vdekjen tejpertej dhe atdheun e purifikon nga skorjet, ben ate te vazhdueshem, te perjetshem, Itake, dashuri” .
” …Nesotjemiprojeksioniiendrrave te tyre, njeshoqeridemokn tike, e cila duhet t’i kthehet me dhimbje e mirenjohje dinjitetit njeri zor, me te cilin ata na perfaqesuan sikomb…”.
Ne fjalen e tij, Presidenti Moisiu vleresoi vepren dhe sakrificen dy intelektualeve atdhetare per nje Shqiperi demokratike dhe europ ane, pavaresishtrealitetitteperte ashperne te cilin, krimidhe vrasja kundt kundershtareve dhe kritikeve te regjimit, kryhej nga vete shteti. kreu i si tetit theksoi se “nderimi yne nuk eshte ftese per hakmarrje, perkundrai sherben perte vendosurne vend nje te drejte te mohuarhistorike’. “Perme
ketij akti shteteror qe simbolizon edhe dhenien e
drejtesise morale, ne u percjellim brezave te rinj mesazhin, se e kaluara nuk duhet harruar, – le te marrim prej saj me te miren se a/’o na sherben per te ndertuar me mire dhe me shpejte te ardhmen tone te per-bashket”, – u shpreh z. Moisiu.
Moment prekes i ceremonise ishte dhe in-terpretimi nga aktoret e mirenjohur te skenes shqiptare, Tinka Kurti, Mirush Ka-bashi dhe Rajmonda Bulku, i poezive te sh-kruara nga Vilson Blloshmi dhe Gene Leka, ne te cilat shprehet mendimi i lire dhe kritika ndaj sistemit te kaluar.
Ne kete ceremoni, poeteve iu akordua nga autoritetet vendore tit-ulli “Qytetar Nderi” te Librazhdit
Me pas, Presidenti Moisiu dhe z. Leskaj prene shiritin, duke peruruar keshtu monumentin perkujtimor, si dhe vendosen prane tij kurora me lule.?
1-Vilson Blloshmi lindi me 18 mars 1948, tie fshatin Berzeshte. I regjistruar si nxenes ijashtem dhe pa lejen e autoriteteve lokale, arriti te mbaroje shkollen e Mesme Pedagogjike te Elbasanit, por nuk u lejua te ushtronte profesionin e mesuesit. Me kembengulje, me-soi disagjuhe te huaja, si frengjisht, italisht, anglisht etj. E detyruan te punonte si punetor ne minieren e Perrenjasit, ku gjuhet e huaja qe kishte mesuar nisi t’ua mesonte inxhiniereve dhe teknikeve. Nderkohe, merrej edhe me perkthimin e librave te shkrimtareve me te njohur te kohes si Hygo, Kamy, Bodler, Sartri, etj. . Kur ishte ne kulmin e krijimtarise, vihet ne shenjestren e Sigurimit te Shtetit dhe arrestohet ne vitin 1976, n’en akuzen “Agjitacion e propaganda, kunder Pushtetit Pop~ ullor”. Pas kontrollit qe iu be ne banesen e tij, iu gjet nje biblioteke e rralle, per nga permbajtja dhe sasia e librave. Mes doreshkrimeve, ajo qe u perdor si nje akuze e forte ndaj pushtetit te kohes, ishte vjersha “Saharaja”.
U denua me vdekje dhe u pushkatua me 17 korrik 1977, ne Malin e Zgares…
2-Gene Leka, lindi me 25 mars 1941, ne Berzesh?te, ku edhe mbaroi shkollen
8-vjecare me nota te shkelqyera. Pas perfundimit te shkolles se Mesme Pedagogjike ne Elbasan, punoi si mesues ne fshatin Zdrajsh te rrethit te Librazhdit, bash-ke me te shoqen. Ne keto vite nis edhe krijimtaria e tij letrare, me botimet negazetat “Zeri i rinise”, “Drita” e “Mesuesi”. Nderkohe. nisi te merrej edhe me studime gjuhesore e albanologjike, duke krijuar nje korrespon-dence me studiues te shquar te kesajfushe, te cilet shpre-hnin admirim dhe vleresimin e tyre per nje talent te ri qe po ngrihej ne kete fushe.
Ne vitin 1965, pushohet nga puna, se bashku me te shoqen dhe dergohet per te punuar ne kooperative. Lirikat e tij te spikatura si “Oxhaku”, “Ciganet”, “Nxenesve te mi” etj., rane ne sy te Sigurimit te Sh?tetit. … Udenua me vdekje dhe u ekzekutua, se bashku me shokun dhe kusheririn e tij Vilson Blloshmi, ne 17 korrik 1977, ne Malin e Zgares…

Takimi i Ministrave te Kultures te Evropes Juglindore

Takimi i Ministrave te Kultures te Evropes Juglindore

MARREDHENIE NDERKOMBETARE
Keshilli i Ministrave te Kultures te Vendeve te Evropes Juglindore
* Ne datat 22-25 qershor 2006, ne Varna te Bullgarise u zhvillua takimi i Ministrave te Kultures te Evropes Juglindore. Ky takim ishte i dyti i radhes ne kuadrin e Keshillit′ Ministrave te kultures te Evropes Juglin?dore.
Pas permbylljes me sukses te presidences se saj, Shqiperia e dore-zoi radhen tek Bullgaria, gjate mbledhjes se pare te Ministrave te Kultures ne 9 shkurt 2006 ne Tirana
Ministri Bujar Leskaj mori pjese ne kete takim ne Varna ku ishin te pranishem Ministrat e Kultures te vendeve te Evropes Juglindore Shqiperia, Bullgaria, Kroacia, Greqia,Maqedonia,Turqia, Serbi, Mai i zi dhe Rumania
Te ftuar ne takim ishin dhe perfaqesuesit me te larte per kulturen praen Keshillit te Evropes dhe Komisionit Evropian prane BE-se.
Ne takim mori pjese me statusin e vezhguesit edhe Ministri i Kultures i Kosoves Zoti As′t Haragija, prezenca e te cilit u mundesua me inisiativen trepaleshe te Shqiperise, Bullgarise dhe Serbise qe gjeti konsensusine e te gjithe anetareve te Keshillit.
Takimi i zhvilluar ne Varna diskutoi dhe miratoi disa dokumente strategjike
dhe plan-veprimi ne kuadrin e bashkepunimit kulturor ne kete rajon duke e vleresuar kulturen si nje mjet dhe mekanizem te pershtatshem per te perfituar dhe zhvilluar politika kulturore te perbashketa ne nivel rajonal.
Rajoni i Evropes Juglindore, u pohua nga te gjithe ministrat pjesemar-res, tashme gjeneron vetem sinjale pozitive dhe bashkepunim te gjere.
1.Nje nga temat kryesore te diskutimit ne takim, ishte Plan -Veprimi per bashkepunim ne fushen e trashegimise kulturore, dialogut nderkulturor, si nje angazhim i marre neTakimin e Presidenteve te vendeve te EJLi zhvil?luar ne Opatija te Kroacise ne 1 qershor 2006.
Diskutimi u perqendrua ne zbatim te Deklaratave politike te Presi?denteve te vendeve te EJL te Varnes Maj 2005 dhe Opatijas, qershor 2006 mbi korridoret kulturore te Europes Jug Lindore qe pasqyrojne vullnetin politik te vendeve ne rajon per te ruajtur dhe perdorur ne menyre te qen-drueshme trashegimine e tyre kulturore qofte si nje shprehje e identitetit dhe diversitetit kulturor ashtu dhe si burim perzhvillimin njerezor dhe cilesine e jetes dhe per dialogun e qendrueshem ne rajonin e Europes Jug Lindore dhezonen Evropiane.
Te gjithe ministrat ne diskutimet e tyre pohuan se Korridoret Kulturore te Evropes Jug Lindore nxisin mirekuptimin, komunikimin nderkulturor, bashkepunimin dhe rritjen, duke lidhur se bashku nismat kombetare dhe ato lokale permes pjesemarresve te sektorit publik dhe priv′
2.Nje pike tjetere diskutimit ne takim ishte raportimi mbi angazhimet e marra ne mbledhjen e Tiranes ne 9 shkurt2006, perzhvillimin e tre even-imenteve rajonale kulturore.
Keshtu Ministri Bujar Leskaj informoi dhe kerkoi bashkepunimin e te gjithe ministrave pjesemarres per zhvillimin e “Ekspozites se artit mod?ern” me titull” “Nuk ka kohe per te humbur” qe do te organizohet ne Tirane ne periudhen 15 shkurt -15 mars 2007. Ministri Leskaj ftoi vendet pjese-marrese te perfaqesohen me artistet me te mire te kesaj fushe dhe garan-toi vullnetin dhe deshiren per nje bashkepunim me nivelin me te larte si nje shembull i mire i bashkejeteses dhe mirekuptimit ne rajonin tone.
Ky projekt eshte nje nder angazhimet e marra nga pala shqiptare dhe i pasqyruar ne plan veprimin e miratuar ne Tirane ne shkurt 2006.
3.Nje nga diskutimet dhe arritjet ne takim ishte miratimi i logos se Keshillit te ministrave (logo paraqitet si nje qark me flamujt e vendeve anetare dhe simbolin e Bashkimit Europian si nje tregues sinjifikativ ne teresine e pro-ceseve integruese ne rajon).
4.Nje rendesi e vecante ne takim, iu kushtua bashkepunimit me Keshil-lin e Evropes dhe Komisionin Evropian prane BE-se. Ne takim u aprovua nga te gjithe ministrat pa hezitim se eshte momenti perte integruar projek-tet e perbashketa egzistuese si psh ai i “Programit Rajonal per Trashegimine Kulturore dhe Natvrore ne Raionin e EJL” qe ka filluar ne vitin 2003 dhe eshte ne fazen e trete te tij te zbatimit.
Ne takim u pohua nga pjesemarresit se rrjeti i eksperteve te krijuar eshte mire te jete i dobishem ne kuadrin e bashkepunimit me Keshillin e Ministrave te kultures duke bere te mundur keshtu nje bashkerendim sa me te mire e te frytshem te bashkepunimit ne rajon. Perfaqesuesit e Keshillit te Evropes dhe Komisonit Evropian shprehen vleresimet dhe konsideratat per bash-kepunimin ne rajon dhe vecanerisht per strukturen e krijuar te Keshillit te Ministrave te Evropes Juglindore duke vene theksin ne veprime konkrete me projekte te perbashketa. Ata pohuan edhe per mundesine e shtrirjes se ketij projekti edhe per nje periudhe tjeter kohore me financimin e ketyre organizmave si edhe donatore te tjere te mundshem. Perfaqesuesi i Ko-misionit Evropian theksoi se ne janar te vitit 2007 do t’i kushtohet nje vemendje me e vecante programeve kulturore ne EJL nga Strukturat e BE-se duke u shprehur qe viti 2008 do te shpallet nga BE si’ Viti evropian per dialogun nderkulturor” ne te cilin ftoi te gjitha vendet pjesemarrese te jene partnere ne projekte te perbashketa.
5.Gjate dy diteve te zhvillimit te Takimit te Ministrave te EJL, ministrat e Shqiperise, Kosoves, Serbise dhe Bullgarise zhviiluan nje seance takimi te vegante per te vijuar nje nisme te ndermarre mbi
bashkepunimin e ketyre 4 vendeve ne fushen e trashegimise kryesisht ne restaurimin dhe ruajtjen e objekteve te trashegimise kulturore ne Kosove dheSerbi.
Ministrat e ketyre 4 vendeve do te takohen serish ne Tirane ne vjeshten e ketij viti per te konkluduar mbi pike takimet e perbashketa ne kete projekt dhe per te mundesuar me pas financimin e projekteve restauruese nga donatoret nderkombetare.
6.Ministri Leskaj zhvilloi takime me perfaqesuesit e Keshillit te Evropes
dhe Komisionit Evropian ne te cilat shprehu gatishmerine per vijimin e perfundimin me sukses te projekteve te perbashketa ne fushen e trashegi?mise kulturore dhe gjithashtu kerkoi qe zgjerohet ky bashkepunim ne hapesire dhe kohe gjithashtu.

Takim me ministrin e ekonomisë së Sllovenisë Z. Andrej Vizjak.

Takim me ministrin e ekonomisë së Sllovenisë Z. Andrej Vizjak.

Tiranë,më_20.06.2006
Ministri i MTKRS Z. Bujar Leskaj priti sot ministrin e ekonomisë së Sllovenisë Z. Andrej Vizjak. Ky i fundit gjendet në Shqipëri i shoqëruar nga një grup biznesmenësh, ku mori pjesë në forumin ekonomik, shqiptaro -slloven, organizuar mbajtur në Tiranë.
Në qendër të takimit ishte bashkëpunimi dy palësh në fushat e turizmit dhe kulturës, ku ministri Leskaj i kërkoi ministrit slloven të hartohet një marëveshje bashkëpunimi në turizem mes dy vendeve.
“Një mareveshje e tillë do të përbënte bazë të fortë për ardhjen e investimeve sllovene në turizmin shqiptar si dhe do të nxiste më tej? bashkëpunimin në legjislacion dhe logjistikë”-tha ministri Leskaj në takim.
U ra dakort për ngritjen e grupeve të punës nga të dy palët për të mbajtur kontaktet dhe bisedimet për cështjet përkatese të turizmit.
Më tej Z. Leskaj rikonfirmoi vullnetin e qeverisë për mbështetjen e plotë ndaj investitoreëve të huaj duke u dhënë atyre statusin “Person i Stimuluar”. Në këtë pikë ministry Leskaj? theksoi masat e lehtësimit doganor dhe tatimor, mes të cilave është dhe heqja e taksës së Tatim- Fitimit në 5 vitet e para të hapjes së investim në turizëm.?
“Une ju premtoj tha ministri Leskaj se do të jem avokat i interesave të biznesmenëve sllovenë, duke ju garantuar atyre zbatim të ligjit dhe zbatim të standarteve evropiane në investimet e tyre.
Ne takim u theksua se Shqipëria po ben te gjitha perpekjet per te hyre ne tregjet nderkombetare si nje produkt me cilesi te larte turistike, duke ofruar një paketë? të integruar të? turizmit “të diellit dhe të kulturës”.
Ministri slloven Vizjak tha se shumë investiture sllovenë janë të interesuar për investime në infrastrukturën e turizmit, ndërkohë që theksoi dhe dashamirësinë e shumë bashkëatdhtareve shqiptarë në Slloveni për të ardhur në? Shqipëri. Z. Vizjak nënvizoi faktin se vendi ynë paraqet? potenciale të fuqishme turistike, duke krijuar premisë peër zhvillim të? turizmit.
Në takim u trajtuan dhe cështje të bashkëpunimit në kulturë vecanërisht në forcimin e logjistikës së biblotekave.

Strategji për trashëgimninë botërore që strehon Europa Juglindore

Strategji për trashëgimninë botërore që strehon Europa Juglindore

Varna, Bullgari 23-24? Qershor 2006.
Fjala e ministrit te Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në Këshillin e Ministrave të Kulturës, të Europës Juglindore
Është një kënaqësi e veçantë për mua qe jam i pranishëm në këtë takim të dytë të Ministrave te EJL, të organizuar nga kolegët bullgarë. Falenderoj kolegun tim bullgar dhe stafin e tij që na dha mundësinë të mblidhemi në Varna, në këtë qytet të bukur plot vlera turistike, kulturore dhe historike i cili është një model shumë i mirë i zhvillimit të turizmit kulturor në rajon.Ndihem gjithashtu tepër i kënaqur që sot në këtë tryezë është i pranishëm dhe merr pjesë Ministri i Kulturës i Kosovës, miku dhe kolegu im Zoti Haraçia, duke dëshmuar edhe njëherë se me vullnet politik të shëndoshë kultura bëhet element dialogu, përafrimi dhe komunikimi mbi bazën e miqësisë dhe respektimit, duke bërë kështu që rajoni ynë të perceptohet si një hapësirë ku bashkëpunohet dhe bashkëjetohet normalisht. Në cilësinë e ministrit të kulturës të vendit që sapo ka dorëzuar presidencën e radhës, dëshiroj t’ju përshëndes për bashkëpunimin tuaj, i cili ka bërë të mundur jetësimin e këtij forumi dhe konkretizimin me sukses të punës njëvjeçare të presidencës së Shqipërisë. Kontributi juaj i vlefshëm dhe vullneti për bashkëpunim bëri që ne t’i kapërcenim vështirësitë e presidencës së parë dhe të fillonim një fazë të re të zhvillimit të këtij forumi. Duke qenë të ndërgjegjshëm për vështirësitë e konkretizimit të punës tonë të fazës fillestare,? jemi të bindur se ky ka qenë vetëm fillimi i një procesi të gjatë dhe kompleks i cili ka si synim forcimin e bashkëpunimit kulturor mes vendeve tona dhe krijimin e një atmosfere miqësore bashkëpunimi.Ne jemi të bindur se në përfundim të këtij procesi, mozaiku kulturor i rajonit me identitetet, ngjashmëritë dhe diversitetet e tij do të shndërrohet në një element përfaqësues të popujve tanë në Evropë dhe në botën globale.Rajoni ynë është një nga rajonet ku janë përqendruar disa nga vlerat më të rëndësishme dhe unikale të trashëgimisë kulturore botërore. Por kjo trashëgimi pasurohet me vlerat natyrore të pazëvendësueshme të vendeve tona. Për shkak të rrethanave historike dhe politike këto vlera nuk janë shfrytëzuar si duhet. Proceset integruese evropiane përveç të tjerash bëjnë të mundur edhe një integrim kulturor, politik, ekonomik dhe rajonal. Të gjithë ne jemi përfshirë në një projekt të madh e të përbashkët integrues: integrimin në Evropë. Në këtë proces disa vende janë më përpara dhe disa më prapa por e rëndësishme është se në fund të këtij procesi të gjithë së bashku do të ndjehemi pjesë e rëndësishme e strukturave europiane, politikisht, ekonomikisht dhe kulturalisht. Për këtë arsye ne si vendimmarrësit më të lartë politikë në kulturë, na duhet të gjejmë dhe mbështesim pa asnjë dyshim mekanizmin e duhur për përshpejtimin e këtyre proceseve. Mendoj se forumi ynë është një nga strukturat e rëndësishme dhe më të përshtatshme për ta bërë efikas vullnetin tonë politik dhe një model të bashkëpunimit dhe integrimit rajonal, duke synuar dhe lehtësuar transmetimin e drejtpërdrejtë të vlerave kulturore të vendeve të rajonit tonë.Ministria që unë drejtoj me të gjithë komponentët e saj përbërës ka si prioritet të vetin zhvillimin e turizmit kulturor. Ne e vlerësojmë përvojën e turizmit kulturor të vendeve të rajonit dhe mirëpresim çdo projekt të përbashkët në këtë drejtim. Një vëmendje të veçantë i kemi kushtuar “Programit rajonal të Këshillit të Evropës dhe Komsionit Europian për pasurinë kulturore dhe natyrore të Europës Juglindore dhe në mënyrë veçantë projektit-pilot në bakëpunim me palën malazeze mbi Liqenin e Shkodrës, projekti i quajtur projekti i “Liqenit të Miqësisë”. Ky synim përputhet katërcipërisht me një nga objektivat e Bashkimit Europian, sipas të cilit “prioritet i Bashkësisë Evropiane për mijëvjeçarin e ri është edukimi nëpërmjet kulturës, veçanërisht? turizmi kulturor i cili paraqet pasuri të jashtëzakonshme me anë të së cilës mund të korren të ardhura tejet të rëndësishme si në nivel mikro ashtu edhe në nivel makro”. Besoj se ndaj të njëjtin opinion me ju të nderuar miq dhe kolegë që itinetaret e turizmit kulturor gjenerojnë mirëqenie, mirëkuptim, miqësi.

Deklaratë e ministrit të MTKRS z. Bujar Leskaj për mediat

Deklaratë e ministrit të MTKRS z. Bujar Leskaj për mediat

Tiranë,më_25.05.2006
Sic jeni vënë në dijeni Gjykata e Apelit Tiranë me datë 23.05.2006 vendosi të lerë në fuqi vendimin e ndërmjetëm për pezullimin e vazhdimit të procedurave për zbatimin e vendimeve nr. 9/3, datë 12.07.2005 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë si dhe Vendimit nr. 9/4, datë 08.11. 2005 të po kësaj gjykate.
Nisur nga ky vendim si dhe duke parë me shqetësim të madh situatën e jashtëligjëshme të krijuar në Federatën Shqiptare të Futbollit, e cila prej kohësh është mbërthyer nga klanet mafioze, jam i detyruar që me kompetencat që më jep ligji, citoj neni 8 i ligjit nr. 9376, datë 21.04.2005 “Për Sportin” sipas të cilit “…Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve harton dhe zbaton politikën shtetërore për sportin…”, si dhe nenin 16/3 të po këtij ligji sipas të cilit “Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve mbikqyr dhe kontrollon veprimtarinë me karakter publik të Federatave shqiptare”, ti bëj thirrje gjithë klubeve sportive anëtare të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe ndërgjegjes qytetare, personaliteteve të mëdha të këtij sporti popullor, të organizojnë menjëherë Asamblenë e Përgjithshme të Jashtëzakondëshme për zgjedhjen e organeve drejtuese të FSHF-së.
Për organizimin e Asamblesë së Përgjithshme të jashtëzakonshme vetë komuniteti I futbollit përfaqësuar nga emrat më të njohur të tij dhe personaliteteve të futbollit të ngrejë një grup pune për organizimin e Asamblesë. Ndërkohë, ju vë me dije se, neni 15 pika 2b dhe 3, parashikon dhe rastin kur Ministri i Turizmit, Kultures, Rinisë dhe Sporteve ka të drejtë të revokojë urdhërin për emërtimin e Federatës Shqiptare dhe të kërkojë në gjykatën kompetente shpërndarjen e saj, kur Asambleja e Përgjithshme merr vendime anti kushtetuese dhe të jashtëligjshme. Në këtë rast me datë 27.02.2006 Asambleja e Përgjithshme e kësaj federate sikurse e kam theksuar edhe më parë është mbledhur në mënyrë të jashtëligjshme dhe për rrjedhojë vendimet e marra nga mbledhja e kësaj asambleje janë NUL.
Si Ministri përgjegjës për sportin jam i vendosur që ligjërisht ti shkoj deri në fund auditimit në FSHF si dhe largimit të uzurpatorëve të futbollit, në të mirë të sportit shqiptar dhe në respekt të? komunitetit sportiv.

“Papa Gjon Pali ne shtepine e shqiptarve” Posted on May 26, 2006  No Comments

“Papa Gjon Pali ne shtepine e shqiptarve” Posted on May 26, 2006 No Comments

Tirane me, 25 Maj 2006
Nga Bujar Leskaj
Minister i Turizmit,Kultures,Rinisë dhe Sporteve
Fjala e mbajtur sot ne hotel Sheraton në konferencen me teme “Papa Gjon Pali ne shtepine e shqiptarve”
Papa Gjon Pali I dytë, njeriu që besonte në mrekullitë, ishte dhe mbetet? vete mrekullia e kohëve tona. Kurre me parë ndonjë lider nuk ia ka dalë që të flasë para turmave gjigante si ai, kurrë më parë ndonjë lider nuk ka ditur të projektojë me kaq forcë imazhet e tij në zemrat dhe mendjet e njerëzve.
Papati I Gjon Palit të Dytë pati si fill perbashkues paqen dhe bashkëjetesën
Në një kulturë si kjo e jona? e mesuar që të djegë me nxitim çdo argument si mode kalimtare, pësoi metamorfozë përballë karizmës së njeriut që vinte nga Lindja e? Ftohtë. Fjalet e tij kanë eksploruar botën bashkëkohore duke medituar mbi të kaluaren dhe duke ofruar një shpresë për të ardhmen.Ati I shënjtë diti si pak kush të gjejë një vijë të komunikimit direkt, të hapur e të thjeshtë me besimtarët e në përgjithësi me njerëzit modernë? Nga ftesa e tij për të mos patur frikë kur ai ju shfaq botes nga sheshi i shën Pjetrit? ne vitin 1978 deri ne momentet e fundit ku dhimbja dhe vuajtja u kthyen në vlerë universale duke sfiduar ligjet e konsumizmit e të aparences, njerzimi mbarë njohu një ekzistencë? e cila kthehet ne liber jete e nga i cili marrin pergjigje pyetjet tona më të thella e më të fshehta.Me shpirt profetik i vemëndshem ndaj shenjave të kohes, Gjon Pali i Dytë njeri Europian revokon me forcë rrënjët e thella kristiane të kontinentit të vjetër duke e konsideruar atë atdheun e përbashkët të të gjithë Europianëve, shpëtimin e tyre.Në një bisedë të ndezur me një gazetare të njohur? ai pat thënë “Vendi im Polonia, është? dënuar me vdekje shpesh herë, por? ka? mbijetuar duke u mbledhur rreth vetvetës e duke u mbeshtetur fort në rrënjët e përbashkëta kulturore.Europa është një, pat ngritur zërin në fund të bisedes.” Kjo? vlen edhe për Shqiperinë? të ciles në prill të viti 1980 ai do t′i drejtohej nga Otranto për t′i dhenë shpresë, për t′i bërë të njohur komunitetit nderkomtarë martirizimin e saj, e mbi të ′tha komunisteve shqiptarë? që izolimi që ata ndertuan nuk e kishte ndarë Shqiperinë nga Vatikani, nga perendimi.? Nga filozofia e tij? filluan të tendosen telat me gjëmba derisa u keputen të shëmben muret e ndarjes , të triumfojnë të drejtat e njeriut, të bien paragjykimet për të ndryshmin. Nga mendimi i tij na shfaqet një Europë në ndryshim, në kerkim të një identiteti të ri, një Europë që do të jetë edhe sfida e mijëvjeçarit të tretë.Gjon Pali ka një vit që? mungon syve të mbarë njerëzimit, por zemrat dinë t′i jenë besnike. E kemi parë duke? brohoritur? ndër një milion të rinj në Torvergata, duke ecur mendueshem perballë murit të lotëve në Izrael, duke medituar me qetësi në xhaminë e Damaskut, duke perkëdhelur varrin e Indira Gandit, duke fermentuar lirinë e vendit të tij në Varshavë, duke sfiduar në emër të dinjitetit njerzor diktatoret, duke puthur token shqiptare pas një zhuritje shekullore.
Papa në Shqiperi është një kapitull i ndritur i historisë sonë.Pesë shekuj më parë Papa Pikolomini do te nisej drejt Shqiperisë për t′u takuar me mbrojtësin e cilivizimit perëndimor Gjergj Kastriotin, por fati nuk deshi ndërsa në prill të vitit 1993? pasaardhësi i Tij erdhi për ta rifutur Shqiperinë në perendim për të bekuar demokracinë e re që sapo kishte lindur. Me gjuhen e dashurisë ai na lë mesazhe të vyera tolerance e ndertimi të shtetit të së drejtes ,kujtojmë fjalet e tij “Njeriu dhe Zoti nuk janë ne një alternativë,dhe nuk konkurojnë njëri tjetrin. Perkundrazi, njeriu ka një dinjitet të lartë,tamam siç I ka hije nje krijese te bwrë sipas imazhit të Zotit.Njohja e kësaj vlere të çdo njeri ,do të bëjë qe edhe ekonomia te gjejë ekulibrin e drejtë ndermjet arsyeve te aftesive dhe spikatjes se solidaritetit dhe do ta çojë keshtu impenjimin politik me një kerkesë pergjegjësie ndaj së mirës se perbashkët,duke ndjekur gjithmonë kerkesat e respektimit ndaj etikes dhe moralit”.? Ai e pasuroi kujtesën tonë me imazhet? e paharrueshme të takimeve? me shpirtin e kombit tonë NënëTerezën , venerimi ndaj së cilës u duk me lumturimin e saj në vitin 2003 .
Pikerisht perballë fondamentalizmit fetar dhe intolerances, Karol Woitila ka insistuar me forcen e shpirtit dhe të fjalës që besimi i vertetë është kunder çdo lloj radikalizimi dhe ′zimi në emer Të Zoti′uk mund të ketë vdekje ′uml; emer të Zotit. Këtë mesazh ai e ka perseritur pa u lodhur e me të është fuqizuar për të rrezuar barrierat shekullore? të urrejtjes e? konkurrencen ndermjet besimeve me lutjen që tek adhurimi I perbashkët ndaj Hyut,? njerëzit e besimeve te gjejnë motive bashkëpunimi për paqen, drejtesinë, lirinë e progresin.Kudo që Woitila është shfaqur ka tingëlluar fort Apeli në mbrojtje të dinjitetit? të njeriut apo shtytja që të kemi në zemër fatet e të pambrojturve mbi të cilët rëndon logjika e perfitimit. Papa Karol pra, ja doli që të bëhej zëdhënës i të drejtave pertej çdo kufiri kulturor, social-′nomik e fetar.Në këtë konteks ish presidenti Berisha sot kryeminister i vendit nga sheshi Skenderbej? ne vitin 1993 pa asnjë ekuivok? tha “Kisha polake I dha Selisë së Shënjtë Papen sllav,misionarin e madh ,qe me forcen e mbipushtetshme te ideve dhe parimeve dha kontribut paresor ne rrezimin e perdes së hekurt, dhe sot po me kete armë ai lufton dhe perpiqet? te rrafshojë murin e parave që rrezikon ta zevendesojë këtë perde. Prandaj dhe Papa Woitila është Papa I shpresës dhë ringjalljes”Njeriu që vinte nga VADOVICE i quajtur Karol Woitila peshkatari i njerëzve, i kërrusur′a dhimbjet hyri drejt e në histori me? madheshti ndonse ishte i përvunjtë , duke na pasuruar të gjithve.Ne shqiptarve veçanarisht na la porosi “Mesoni artin e dialogut dhe të degjuarit,qoftë edhe kur ky art është I lodhshem.Ky është çmimi I lirisë.Ky është segreti I progresit të vertetë moral dhe civil”.
Për udhëkryqet tona na la? kumtin MOS KINI FRIKË.
Ju faleminderit

Takim me OBT

Takim me OBT

Tiranë,më_01.06.2006
Në Tiranë ka qëndruar për tri ditë shefi i bashkëpunimit per turizmin në Organizatën Botërore me qendër në Madrid dr. Harsh Varma. Ai mbajti takime të ndryshme me drejtues të lartë të turizmit në Shqipëri, si dhe organizata ndërkombetare, bashkëpunëtore me MTKRS në zhvillimin e turizmit shqiptar.
Në takimin me ministrin e MTKRS Bujar Leskaj, zoti Varma percolli së pari mesazhin e Sekretarit të Përgjithshem të Organizates (ËTO) Franko Frangiali, duke shprehur gjithë vlerësimin dhe mbështetjen e? ( ËTO) për punën e MTKRS, dhe ministrit Leskaj në vecanti
” Ju jeni një ministër ndryshe, që keni shprehur vullnet dhe dëshirë të mirë për të nxitur zhvillimin e turizmit shqiptar dhe imazhit të tij në botë. Ne jemi të impresonuar nga vizioni juaj për të nxitur turizmin si një nga prioritet kryesore të zhvillimit të Shqipërisë.” -tha zyrtari i lartë Varma.
Ne takim ministri Leskaj theksoi qëndrimin e qeverisë shqiptare për prioritetet e turizmit? si dhe shtjelloi tezat e strategjisë së zhvillimit të tij nëpërmjet vlerave natyrore, kulturore dhe turizmin rural. Ministri Leskaj tha se Organizata Botërore e Turizmit përbën aleatin kryesor për Shqipërinë në këtë fushë, dhe vlerëson se mbështetja e saj është qenësore për rritjen e turizmit në vend. Në këtë pike u vlerësua bashkëpunimi me organizatat ndërkombëtare, me projektet e të cilave MTKRS po bashkëpunon ngushtë për promocionin dhe zhvillimin e turizmit.
Zoti Varna vlerësoi resurset e jashtëzakonshme që paraqet Shqipëria per kultivimin e një tregu të zgjeruar turistik, ku ndërthuren shumë elementë, vecanërisht mënyra origjinale e mikëpritjes shqiptare
Në takim u ra dakort se Organizata Botërore e Turizmit do të sjellë brenda qershorit,disa ekspertë ndërkombetare në Ministrinë e Turizmit dhe Kulturës? të cilët do të bashkëpunojnë me homologet shqiptarë për hartiimin e një ligji të ri kombëtar të turizmit. Njëherësh zyrtari i lartë i Organizatës Botërore të Turizmit ra dakort për asistencë të gjerë teknike stafit të MTKRS dhe strukturave të turizmit në Shqipëri , ku një vend të vecantë do të zërë sektori i promocionit në hapësirën ndërkombëtare.
Nga ana tjetër ministri Leskaj tha se MTKRS ka në plan të mbledhë një tryezë me përfaqësues ndërkombëtare të turizmit dhe operatoret turistike shqiptare per te diskutuar mbi piketat e rritjes se Shqipërisë si product cilësor turistik. Të dy përfaqesuesit e lartë theksuan një sërë problemesh, në vecanti marëdheniet e mira që Ministria e Turizmit duhet të vendosë me subjektin privat si kryefjalë e zhvillimit të turizmit. Në këtë kuadër ministri Leskaj vuri në duke mbajtjen për herë të parë të Konferencës Kombëtare tëTurizmit në Tiranë ku u miratua dhe Kodi i Etikës hartuar nga Organizata Botërore e Turizmit. Në takimet në Tiranë, zoti Harsh Varma ka garantuar përpjekjet e tij që Shqipëria të përfshihet në harten botërore të vendeve turistike brenda 2007.

Ambasada italiane – Promovimi i Turizmit ne Vlore

Ambasada italiane – Promovimi i Turizmit ne Vlore

Vlore me,2 Qershor 2006
I nderuar Z.Ambasador.
Të nderuar pjesëmarës – organizatorë të aktivitetit, dhe të ftuar
Pikësëpari dua të falenderoj dhe të vlerësoj organizatorët si dhe autoritetet pjesëmarëse të shtetit fqinj Itali, për këtë nismë serioze dhe të rëndësishme për promovimin e turizmit shqiptar dhe vecanërisht atij në Vlorë. Turizmi është përcaktuar nga qeveria si një ndër tri prioritet kryesore të zhvillimit të Shqipërisë. Vendi ynë njihet si një destinacion turistik në detin Mesdhe dhe ka nje pozicion konkurrues në tregun ndërkombëtar të turizmit.Me cmim të konsideruar me leverdi , Shqipëria? ka
– një bregdet tërheqës, me rërë dhe ujë të pastër
– sezon veror i gjatë, i nxehtë dhe me diell
– afërsi me qytete kryesore? europiane me anë të linjave ajrore
– prirjet e zhvillimit janë drejt një kombinimi të natyrshëm të turizmit të rërës dhe???
? diellit me atë kulturor.
?Në bazë të strategjisë së zhvillimit të Turizmit 2002-2012 është përcaktuar që gjatë bregdetit Jon duhet të ndërtohen përgjithësisht struktura? më të vogla praneë fshatrave eksistues. Bregdeti Jonian kufizohet me dy qendra turistike të një rëndësie shumë të madhe, Vlora dhe Saranda.Të dyja këto qendra duhet ti kthejmë në pole magnetike për tërheqjen e flukseve turistike dhe shpërndarjen e tyre përgjate gjithë bregdetit dhe zonave të tjera turistike. Për këtë qëllim, duhet domosdoshmërisht të fuqizojmë infrastrukturën portuale dhe aeroportuale të të dyja këtyre poleve.
Vazhdimi i superstradës Lushnje -Fier, nuk është thjesht një rrugë tregëtare por do të afrojë drejt Vlores, flukset turistike te Kosovës dhe Maqedonisë e më tej.
Përfundimi i rrugës Vlore -Orikum dhe Orikum Llogara do të bëjë lidhjen dhe shkëmbimin e flukseve turistik midis kryeqendrës së Jugut, Vlorës dhe Bregdetit të Rivierës.Ministria që unë drejtoj por dhe i tërë mentaliteti ynë qeverisës, sheh investitorët e huaj si një hallkë kyce në zhvillimin e turizmit. Ne kemi përpiluar elementet për të arritur në bindjen se vendi yne është tërheqes për investimet e huaja.Për ti ndihmuar këto subjekte ne i përfshijme si investitorët e huaj edhe ata vendas në kategorinë e quajtur “Person i stimuluar”, të cilëve u ofrohet
– Përjashtim nga taksa doganore për materialet që kanë të bëjnë me investimin
– përjashtim nga tatimi mbi fitimin për pesë vjet dhe 50 % të tatimit mbi fitimin si dhe?
? garancitë tjera ligjore e administrative.
Duke iu rikthyer fokusit të aktvitetit të sotem dua t′ju vë në dukje se si deputet i Vlorës dhe si anëtar i qeverisë së djathte, qyteti im do të jetë në qendër të prioriteve të zhvillimit të turizmit. Vlora? ndodhet në një situatë ideale per të plotësuar kërkesat në ndryshim të një tregu turistik në rritje, i orientuar ne turizëm natyror dhe kulturor sepse zotëron potenciale, sic janë biodiversiteti i pasur, peisazhi natyror, qendra historike dhe kulturore, si dhe menyre jetese tradicionale ende aktive. Bashkërendimi ndërmjet tyre është një joshje unike për turistët.Vlora shumë shpejt do të ketë dy nga Parqet më të rinj Arkeologjikë të vendit: Orikumin dhe Amantian. Oriku afër detit, një perlë akoma e pazbuluar mire, por që do të na qaset me surpriza dhe do të bëhet objekt kurioziteti dhe fitimi, e vizitueshme nga shqiptaret dhe të huajt, si dhe Amantia që në shtrirjen e saj rrok shpirtin e labërisë, lashtësinë historike, të sotmen labe që projektohet drejt të ardhmes si identitet, si pikë takimi dhe fitimi nga turizmi për të përmirësuar jetën e banorëve të saj.Veç të tjerash, Vlora është cilësuar edhe si kryeqyteti i iso- polifonisë, e cila është as më pak e as më shumë një “Kryevepër e trashëgimisë gojore të njerëzimit”, mbrojtur nga UNESKO.Unë e di që Vlora është zemra e Turizmit shqiptar dhe po perpiqem që ajo të rrahë fort në det, në breg,? në hoteleri e në turizëm kulturor.