MTKRS shpall çmime te reja letrare

MTKRS shpall çmime te reja letrare

Ne 8 Shkurt 2006, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve do të dorezoje disa çmime? te rëndesishrne letrare. Dhënia e çmimeve do të mbushë një vakum letrar që haset në letersinë ?e sotme shqipëtare. Çmimet letrare ?janë jo vetëm çmime të vleresimit por edhe çmime të zbulimit të talenteve të reja dhe të prirjeve apo tendencave që ka kjo sot. Ne këtë kuadër, çmimet që shpallen janë si vijon: 1.Çmimi” Ismail Kadare” do te jepet për librin e parë më te mire ?të vitit – prozë ose poezi. 2. Çmimi “Musine Kokalari” do të jepet për shkrimtaren më të mirë grua të vitit 3. Çmimi “Gjergj Fishta” do të jepet për shtëpinë botuese që kontribuon në botimin, vlerësimin dhe studimin e traditës të letërsisë shqipe 4. Çmimi “Ali Asllani” jepet për për librin më të mirë të autorit që jeton në emigracion Këto vlerësime do të jepen në bazë të dorëzimeve që janë bërë nga autorë apo ashtëpi botuese për çmimet “Penda e Artë dhe Penda e Argjendë” që u shpallën në fund të vitit 2006. Kurse në kuadrin e çmimeve “Penda e Argjendë’” do të shpallet Çmimi “Për veprën më të mirë në gjininë e Dramës (përfshirë edhe komedinë)” si dhe cmimi per prozen dhe poezine me te mire per femije. Vetëm për këtë çmim, do të pranohen në konkurim jo vetëm vepra të botuara por edhe vepra në dorëshkrim. Theksojmë që këto çmime janë mbarëkombëtare, pra përfshijnë gjithë autorët që shkruajnë në gjuhën shqipe brenda apo jashtë kufijve të Shqipërisë.

Takimi i Ministrave përgjegjës te kultures të vendeve të Evropës Juglindore

Takimi i Ministrave përgjegjës te kultures të vendeve të Evropës Juglindore

Në datën 9 shkurt 2006, u zhvillua në Tiranë, Takimi i Ministrave përgjegjës për Kulturën evendeve antare të Këshillit të ministrave të kulturës të vendeve të Evropës Juglindore. Çfarë është Këshilli i ministrave të kulturës të vendeve të Evropës Juglindore Këshilli i Ministrave të Kulturës të Vendeve të Evropës Juglindore, është një strukturë rajonale për bashkëpunimin kulturor dhe shkëmbime kulturore midis vendeve. Krijimi i një strukture të tillë rajonale për bashkëpunim, synon hartimin e politikave dhe strategjive të përbashkëta rajonale kulturore në funksion të integrimit kulturor evropian të vendeve të rajonit. Kjo strukturë e vendos bashkëpunimin kulturor në një nivel më të lartë politik dhe vendimmarrës në rajon dhe synon ta kthejë atë në një institucion efikas. Vendet anëtare të kësaj strukture janë: Shqipëria, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Rumania, Serbia, Mali i Zi, Turqia dhe Maqedonia. Objektivat e këtij Këshilli, të përcaktuara në dokumentin e themelimit të tij janë: Të promovojë një frymë bashkëpunimi, ku të mbizotërojë dialogu, mirëkuptimi , integrimi, paqja dhe politikat kulturore gjithpërfshirëse; Të përdorë potencialin e kulturës me qëllim zhvillimin e qëndrueshëm në rajon; Të krijojë një forum të ri për dialog dhe ndërveprim midis Ministrave të Kulturës dhe strukturave të tjera qeveritare dhe jo qeveritare në fushën e kulturës, të ndërtojë strategji, mundësi dhe projekte kulturore të përbashkëta? si dhe të shkëmbejë përvoja dhe informacione. Si funksion drejtimi i tij: Këshilli i Ministrave të Kulturës të Evropës Juglindore drejtohet me sistemin e rotacionit. Çdo vend mban një vit presidencën e Këshillit për t?ja dorëzuar tjetrit në radhë, sipas rendit alfabetik. Si u krijua: Ideja fillestare është hedhur nga Shqipëria në një konferencë ministrore të Ministrave të Kulturës të vendeve të Evropës Juglindore, zhvilluar në Mostar, Bosnje gjatë vitit 2004. Ministria e Kulturës e Danimarkës dhe Këshilli Nordik i Ministrave? të Kulturës, dhanë një kontribut të madh në kristalizimin e idesë së krijimit të Këshillit të Ministrave të Kulturës të Evropës Juglindore. Pas një periudhe të ngjeshur kontribuese me këshillime dhe materiale të nevojshme, në fund të viti 2004, në prani dhe të përfaqësuesve të Këshillit Nordik të Ministrave të Kulturës, ekspertët e Ministrive të Kulturës të vendeve të rajonit të EJL, u mblodhën në Tiranë dhe strukturuan e detajuan Kartën e Themelimit dhe dokumentat e tjera bazë për krijimin dhe funksionimin e këtij këshilli. Këshilli i Ministrave të kulturës të vendeve të Evropës Jug Lindore u zyrtarizua në 31 mars 2005, gjatë takimit të zhvilluar në Kopenhagë. Aty, të gjithë ministrat pjesëmarrës firmosën Kartën e Themelimit të Këshillit, duke pohuar kështu dhe një herë vullnetin e tyre për të institucionalizuar dhe intensifikuar bashkëpunimin kulturor. Presidenca e Këshillit i takonte Shqipërisë, e cila kishte detyrimin për të bashkërenduar dhe drejtuar punën dhe veprimtarinë e këshillit gjatë këtij viti (31 mars 2005-31 mars 2006) Nga 31 mars 2005, pasoi një periudhë e gjatë shkëputjeje dhe heshtjeje nga ana e MTKRS, e cila solli vështirësitë e veta në shtator 2005, për të rivendosur dhe një herë komunikimin me strukturat përgjegjëse të këtij organizmi. Që në ditët e para të punës të kabinetit të ri qeveritar të drejtuar nga Zoti Berisha, iu kushtua një rëndësi shumë e madhe rigjallërimit dhe rifunksionimit të kësaj strukture të rëndësishme . Pas përpjekjesh serioze nga ana e MTKRS, u bë e mundur që në datë 23 nëntor 2005, të mbidhen në Tiranë koordinatorët kombëtarë, përfaqësues të Ministrave të Kulturës, antarë të Këshillit të Ministrave të Kulturës të vendeve të Evropës Jug Lindore. Në këtë takim u përcaktua axhenda e takimit të Ministrave të Kulturës që do të zhvillohej në Tiranë në muajin shkurt 2006.

Fjala e Ministrit Leskaj në takimin e Ministrave të Kulturës

Fjala e Ministrit Leskaj në takimin e Ministrave të Kulturës

Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve? e Repubikës së Shqipërsë e konsideron krjimin e Forumit të ministrave të Kulturës të vendeve të Evropës Juglindore si një nga zhvillimet më të rëndësishme në politikat integruese të rajonit. Pas shumë e shumë vitesh destabiliteti dhe krizash, më në fund, rajoni ynë ka dhënë shenja të qarta dhe të vazhdueshme se ka hyrë në rrugën e mbarë të zhvillimit ekonomik e politik, në rrugën e reformave dhe zhvillimit, të bashkëjetesës dhe bashkëpunimit.Por ajo, që i afron më shumë qëllimet tona, është se të gjithë jemi përfshirë në një projekt të madh e të përbashkët integrues: integrimin në Evropë. Në këtë proçes disa vende janë m&′l; përpara dhe disa më prapa, por e rëndësishme është se në fund të këtij proçesi të gjithë do të ndodhemi të përfshirë në strukturat evropiane, politikisht, ekonomikisht dhe kulturalisht.Vetëdija e një të ardhmeje të tillë të përbashkët duhet të na shërbejë si një nxitje për përshpejtimin e proçeseve integruese të vendeve të rajonit tonë, vende që përveç afërsisë gjeografike kanë shumë afërsi kulturore dhe historike. Por nga ana tjetër secili vend ka një pasuri të jashtëzakonshme kulturore dhe historike autentike, pasuri e cila duhet pranuar se njihet më shumë nga vizitorët e largët të ardhur nga vende të tjera jashtë rajonit se sa nga fqinjët.Edhe pse marrëdhëniet kulturore janë një element i rëndësishëm në marrëdhëniet ndërkombëtare, në rastin e rajonit tonë nuk janë shfrytëzuar sa duhet. Në kuadrin e bashkëpunimit mes vendeve tona është vënë re një bashkëpunim në rritje në fushën ekonomike dhe kjo është një shenjë pozitive për proçeset e ardhme integruese të rajonit. Por në fushën e marrëdhënieve kulturore ne jemi ende shumë larg atij bashkëpunimi që vendet tona kanë në fushën ekonomike.Është e vërtetë që në raport me bashkëpunimin në fushat e tjera si ekonomia, bashkëpunimi kulturor nuk jep rezultuate konkrete dhe nuk sjell përfitime ekonomike të konsiderueshme. Por është gjithashtu e vërtetë se, nëse bashkëpunimi ekonomik sjell përafrimin e interesave, bashkëpunimi kulturor sjell afrimin kulturor dhe shpirtëror mes popujve, sjell një njohje të thellë e të qëndrueshme që bëhet mbështetje dhe bazë e fortë për marrëdhëniet e tjera. Pikërisht për këtë arsye, vizioni i përbashkët i bashkëpunimit është para së gjithash një vizion kulturor. Ka ardhur koha që, bashkëpunimi kulturor mes vendeve të rajonit tonë të jetë më i programuar dhe i përfshirë në kuadrin e një strategjie të përbashkët për integrimin e rajonit.Pavarësisht se mes vendeve tona ka patur marrëdhënie kulturore me një intensitet të kënaqshëm, duhet të pranojmë se dialogu ndërkultuor mes vendeve të rajonit nuk është në nivelin e duhur. Barrierat kulturore ende nuk janë zhdukur gjë që pengon transmetimin e vlerave kulturore nga njëri vend në tjetrin.Këto vlera komunikojnë më shumë me metropolet kulturore evropiane dhe botërore se sa me metropolet kulturore të vendeve fqinje. Lexuesi apo artdashësi i vendeve të rajonit tonë në shumë raste i merr këto vlera jo nëpërmjet kontakteve të drejtpërdrejta kulturore mes vendeve ta rajonit por nëpërmjet metropoleve evropiane. Kështu një vlerë kulturore pasi është afirmuar në një nga vendet tona, kërkon afirmimin së pari në metropolet evropiane dhe prej andej pastaj njihet në vendin fqinj. Natyrisht kjo nuk ndodh në të gjitha rastet por megjithatë ndodh në shumë raste. Në një skemë të tillë të qarkullimit të vlerave komunikimi i këtyre vlerave është më i kushtueshëm dhe me humbje cilësore, pasi nuk është një mënyrë e drejpërdrejtë transmetimi. Politikat tona kulturore duhet të orientohen pikërisht në krijimin e kushteve për lehtësimin e transmetimit të drejtpërdrejtë të vlerave kulturore të vendeve të rajonit tonë.Me një strategji të përbashkët komunikimi dhe me politika kulturore të orientuara drejt bashkëpunimit rajonal duhet të synohet krijimi i infrastrukturës së nevojshme të këtij komunikimi. Kështu do të krijohej një hapësirë komunkimi e përbashkët që do të ishte në interes të të gjitha vendeve të rajonit.Ne duhet ta rivlerësojmë seriozisht edhe njëherë kapacitetin e përbashkët dhe dobinë e ndërsjellë që do të kemi nga krijimi i një hapësire të tillë. Një hapësirë e tillë e përbashkët komunikimi do thoshte edhe një treg i përbashkët i produkteve kulturore dhe një treg kolosal dhe me shumë përfitime për artistët e rajonit tonë. Ekzistenca e një tregu të tillë do të shumëfishonte audiencën apo lexueshmërinë e produkteve kulturore, dhe do t′i shndërronte disa gjini arti që vuajnë audiencën e ulët në gjini me më pak probleme financiare. Por mbi të gjitha një treg i tillë do të rriste konkurencën e vlerave dhe cilësinë e produkteve kulturore.Funksionimi i këtij tregu duhet shoqëruar me krijimin e lehtësive fiskale dhe proceduriale. Ne duhet të ndërmarrim nisma për nëshkrimin e marrëveshjeve që favorizojnë produktet kulturore dhe lëvizjen e lirë të artistëve dhe shkrimtarëve nga njëri-vend në tjetrin. Nuk ka kuptim që një shkrimtar apo artist ta ketë po aq të vështirë të shkojë në një vend fqinj sa dhe të shkojë një një vend tjetër evropian. Për këtë arsye në të ardhmen duhet të mendojmë për marrëveshje që lehtësojnë proceduarat e vizave për shkrimtarët dhe artistët ashtu sikurse kemi krijuar kushte lehtësuese për lehtësimin e vizave për biznesmenët.Mendoj se Këshilli i ministrave të kulturës të Evropës Juglindore është institucioni i duhur për krijimin e atmosferës së duhur dhe kushteve të përshtatshme të bashkëpunimit kulturor të vendeve të rajonit tonë. Plani i veprimit që ne do miratojmë sot do të shërbejë si kalendari i bashkëpunimit kulturor të vendeve të rajonit në kuadrin e Forumit. Duke krijuar një kalendar bashkëpunimi kulturor, ne kalojmë në një bashkëpunim konkret dhe realizojmë de facto atë hapësirë komunikimi të drejtëpërdrejtë, aq të nevojshme për kulturat tona.Nëpërmjet realizimit të këtij plan veprimi ne do të hedhim bazat e një bashkëpunimi afatgjatë në fushën e kulturës. Veprimtaritë e përbashkëta kulturore që do të propozohen këtu do të shndërrohen në institucione të rëndësishme të debatit dhe komunikimit kulturor mes vendeve tona. Ato do të jenë pikëtakime të rëndësishme me kulturat e vendeve të Evropës Juglindore, qendra të rëndësishme të dialogut kulturor, të shkëmbimit të vlerave dhe ideve. Ne e shikojmë planin e veprimit që do të miratojmë sot si hapin e parë të nismave të ndërmarra në kuadrin e funksionimit të këtij forumi. Në të ardhmen, natyrisht forumi mund të ndërmarrë hapa të tjerë dhe do të ketë sfida të tjera për të përballuar. Por me planin e veprimit ne i japim atij një funksion konkret, të dobishëm për komunkimin ndërkultuor të vendeve të Evropës Juglindore.
Ministria e Turizmit, Kulturë′ Rinisë dhe Sporteve ka si përparësi zhvillimin e turizmit kulturor. Ne mendojmë se bukuritë natyrore të shoqëruara me trashëgiminë kulturore e rrisin aftësinë joshëse të një vendi ndaj syrit të vizitorit të huaj. Për fat të mirë jetojmë në një rajon të pasur nga pikëpamja kulturore, në një rajon ku shtresëzimet kulturore janë të dendura dhe kryqëzimet kulturore gjithashtu. Në rajonin tonë gjejmë gjurmë të pothuaj të gjitha epokave të qyetetërimit perëndimor dhe atij të Lindjes së Mesme. Kjo e bën edhe më tërheqës për? syrin e të huajit, pasi në një hapësirë jo fort të madhe ai gjen dendësi të madhe trashëgimie kulturore dhe një informacion jashtëzakonisht të madh kulturor.Vetëm në Shqipëri p.sh gjenden të mbivendosur pranë njëri-tjetrit gjurmë nga kultura ilirike, kultura helene, kultura romake, bizantine, kristiane dhe otomane. Kjo natyrisht është një pasuri e madhe dhe është e zakonshme në të gjitha vendet e rajonit tonë.Por kjo pasuri ndodhet mbi një truall të bukur dhe kombinimi i këtyre të dyjave e bën turizmin e vendeve tona një turizëm joshës. Por është fakt se fluksi më i madh i turistëve vjen nga pjesa tjetër e Evropës dhe e botës. Turizmi ndërkufitar dhe ndërajonal është ende jo në nivelin e duhur. Ndërkohë që ky turizëm ka disa përparësi ndër të cilat është kostoja e vogël e shpenzimeve të udhëtimit për shkak të distancave të pakonsiderueshme që ekzistojnë mes vendeve tona.Unë mendoj se duhen ndërtuar politika të tilla që të favorizojnë turizmin rajonal, politika që duhet të fillojnë me krijimin e mundësive për lëvizjen e lirë të njerëzve. Nga të dhënat statistikore që kemi, fluksi i turistëve shqiptarë është përqendruar pikërisht në vendet e rajonit si Turqi, Greqi, Kroaci, Mal të Zi, Maqedoni, dhe kohët e fundit edhe në Bullgari. Shpresojmë që kjo tendencë të thellohet dhe me rritjen e stabilitetit dhe përmirësimin e infrastrukturës së turizmit e njëjta gjë të ndodhë dhe me turistët e vendeve të tjera në drejtim të Shqipërisë.Por ky zhvillim duhet të paraprihet me politika favorizuese dhe orientuese. Ne duhet të fillojmë të punojmë në këtë drejtim, pasi jam i bindur se potencialet e përbashkëta duhen shfrytëzuar në mënyrë efikase për të mirën e përbashkët. P.sh kohët e fundit shumë të huaj që kalojnë pushimet në Korfuz të Greqisë vijnë edhe në Jug të Shqipërisë për të vizituar qytetin antik të Butrintit ose Sarandën dhe Gjirokastrën ashtu siç ndodh edhe me vizitorët e Malit të Zi apo me ato të Maqedonisë.Unë ju përshëndes përzemërisht për pjesëmarrjen tuaj në këtë konferencë dhe me këtë rast rikonfirmoj edhe njëherë përkushtimin e qeverisë shqiptare dhe timin personal, që ky këshill të realizojë maksimalisht objektivat për të cilat është krijuar. Ne do bëjmë të gjitha përpjekjet që ai të shndërrohet në një institucion efikas të bashkëpunimit dhe integrimit rajonal.

Takim me Presidentin e shoqates “Dante Alighieri” z.Bruno Bottai

Takim me Presidentin e shoqates “Dante Alighieri” z.Bruno Bottai

Tiranë,më_23.02.2006
Sot ministri i MTKRS z.Bujar Leskaj priti në një takim të vecantë presidentin e shoqatës “Dante Alighieri” me qendër në Romë në Itali, zotin Bruno Bottai. Në takim merrte pjesë dhe ambasadori Italian në Tiranë Attilio Massimo Jannuci. Në qendër të bisedës ishte bashkëpunimi dypalësh në kulturë dhe turizëm.
Ministri Bujar Leskaj theksoi se ky vit është shpallur nga MTKRS si viti i Kadaresë dhe në këtë kuader janë parashikuar një sërë aktivitetesh dhe konferencash në nder të shkrimtarit të madh shqiptar. Ministri i Kulturës propozoi që shoqata “Dante Alighieri” të ketë një bashkepunim dhe aktivitet jo vetëm në Tiranë por dhe në qytete të tjera, vecanërisht ato me ndikim e lidhje të vecanta dhe historike me Italinë.
Ministri Leskaj i theksoi përfaqesuesve të lartë italianë se MTKRS ka prioritet të vecantë forcimin e bashkëpunimit me Italinë në kulturë dhe turizëm.
Nga ana e tij presidenti i shoqatës “Dante Alighieri”, zoti Bruno Bottai theksoi se shoqata do të jetë një urë lidhëse mes kulturës shqiptare dhe asaj italiane si dhe do të ketë një rol aktiv në shkëmbimin e aktiviteteve kulturore -letrare.
Në takim u trajtua dhe zgjerimi i bashkëpunimit për zhvillimin e turizmit kulturor në kuadrin e marëdhënieve.

Fjala perpara zgjedhesve tek Rruga e Re.

Fjala perpara zgjedhesve tek Rruga e Re.

Te nderuar bashkeqytetare!
Keto dite fushate, me kane bindur ne zgjedhjen tuaj, me kane bindur perfundimisht ne fitoren e 3 korrikut.
Sot jam ketu tek ju I bindur ne rendesine e kesaj date, ne kthesen e madhe, ndryshimin e madh qe te gjithe se bashku e kerkojme.
Shoh tek ju perjetimin e mashtrimit dhe premtimeve boshe, genjeshtrave dhe hipokrizise se shtetareve socialiste.Jeni ndeshur me prepotencen e perbuzjen e tyre ,jeni braktisur e harruar prej tyre ,jeni neperkembur e cenuar ne dinjitetin tuaj, familjen tuaj,femijet tuaj.
Pas tete vitesh ju e shihni veten tuaj me te varfer, me femije te kequshqyer e te rinj pashprese,burra e gra te pa pune , pleq pa perkujdesje,pa ujin dhe dritat e premtuara.
Deputetet socialiste ju kane konsideruar shifra,vota pa shpirt,vegel per te arritur pasurine e tyre mbi varferine tuaj,shkollimin e femijeve te tyre mbi analfabetizmin e femijeve tuaj,klinikat moderne mbi semundjet tuaja,bizneset e tyre mbi papunesine tuaj, lumturine e tyre mbi mjerimin tuaj
Ditet? e fushates po mbarojne e une ndihem me me besim se kurre se me ju, te gjithe se bashku,do te sjellim ndryshimin e madh.
Jam I bindur se ju do te dini t′I thoni ndal korrupsioni, megalomanise, hipokrizise, cinizmit , te kandidatit socialist, do te dini me voten tuaj te ndaloni babezine e ketyre njerezve qe vetem per ju nuk mendoje, do te dini te ndalni revanshin politik dhe ekonomik te ketyre njerezve te paskrupullt e me karakter te dyshimte.
Perrallave te tyre me gogol u ka ardhur fundi. Ata nuk mund te ngrene me pallate mbi friken tuaj,nuk mund te jene me kucedra e ujit te familjeve tuaja,nuk mund te jene me stresi I te nesermes suaj,nuk mund te jene me gardiani I mendimeve tuaja, nuk mund? te jene me uzurpatore te forces e pushtetit tuaj,nuk do te jene me burimi I mjerimit dhe fatkeqesive tuaja.
Vota juaj do t′I lere ata thjesht manipulatore mashtrues ,xhambaze ordine,ish pushtetare, ish deputete, te paafte per te ndertuar nje shtet , te paafte per te drejtuar nje qytet, humbes te mjere,qe e nesermja do t′I tregoje me gisht.
Ata qe duan te mbrojne te shkuaren duke mbajtur peng Vloren I genjen mendja se vlonjatet nuk dallojne historine e Vlores nga bemat e tyer
Une jam ketu per tu thene se ka ardhur koha te ndryshoje pushteti per te shpetuar shteti
Ka ardhur koha te ndryshoje fati? I Vlores dhe qytetareve te saj,ka ardhur koha te ndryshoje fati I zgjedhjeve te lira ne Vlore.
Une sot u shoh drejt e ne sy. Une nuk dua te spekulloj me ndjenjat tuaja? per ngjarje te dhimshme te kaluara. Jam ketu per tu thene se ne do te shohim vetem perpara me projekte e politika active e humane.Ne do ta kurojme , do ta sherojme Vlore nga semundjet e shumta? te shfaqura e te pakuruara keto 8 vite.
Ne qe duam te ndryshojme Vloren,ju premtojme se do t′I kthejme Vloren te gjithe vlonjateve pa dallim bindjeje politike.
Ne do te bejme qe e ardhmja e femijeve tuaj te mos jete si e tashmja dhe e shkuara e prinderve te tyre.
Ne do te fitojme me 3 korrik jo per te marre mandate me shume por per te fituar me shume pushtet e dinjitet? per Vloren , per ju.

Inva Mula dhe Ardit Gjebrea mbeshtetje per zotin Leskaj

Inva Mula dhe Ardit Gjebrea mbeshtetje per zotin Leskaj

Personalitete te kultures e artit shqiptar, Inva Mula dhe Ardit Gjebrea, ne mbeshtetje te pedagogut te UT ,kandidat I PD , zona 94, Bujar? LESKAJ.
Diten e diele me te rinj demokrate,studente te Universitetit? teknogjjik “I.Qemali” u zhvillua nje takim argetues me inisiativen e kandidatit democrat te zones elektorale 94, z.Bujar? Leskaj.
Pjesmarrja e te rinjve ishte e jashtezakonshme . Mbi 400 te rinj e te reja? priten me entuziazem ardhjen e pedagogut te UT, Bujar Leskaj.
Ambieti rinor, ritmi I kengeve e zeri tejet melodioz I kengetareve? Silva Gumbardhi, Soni,Erion Kotini, humori I pakrahasueshem I parodisteve vlonjate krijuan nje bote te m′kullueshme.
Ritmi I tingujve, nderthurur me thirjet per kandidatin Bujar Leskaj, sp′ electoral? ne ekranin e madh te improvizuar, fjalet dhe vleresimet e te rinjve per pedagogun dhe figuren aq te parapelqyer per ta, kandidatin Bujar Leskaj? , krijuan nje ambient festiv duke thyer cdo lloj formaliteti.
Surpriza e takimi′shte? ardhja e dy personaliteteve te kultures e muzikes shqiptare, Inva Mula e Ardit Gjebrea.
Te dy artistet e medhenj kishin ardhur per te shprehur personalisht me pranine e tyre , mbeshtetjen per pedagogun e? UT, mikun e tyre , Bujar Leskaj.
Ishte befasuese per ambientin perreth prezenca e dy artisteve,por? mjaft domethenese e ne vijim te mbeshtetjes se jashtezakonshme te Bujarit nga pedagoge te UT, profesore doktore, pedagoge te Univ. te Vlores,intelektuale te ndryshem? te qytetit te VLores e me gjere.
Por edhe ata nuk mbeten pa u habitur nga menyra e zhvillimit te fushates dhe filozofia? e z.Bujar per te. Vizita? ne sallen e ekspozites me piktura te autoreve vlonjate, pjese e koleksionit privat te Bujarit, ishte nje surprise e vertete per ta.
E nuk mund te mos shpreheshin me vleresim per mikun e tyre”? Shqiperia ,Parlamenti I′ ka nevoje per njerez te tille, Vlora akoma me teper. Kultura mbart me vete urtesi maturi tolerance, respekt per tjetrin, deshire per te bere mire, vullnet per prosperitet.
Bujari e meriton jo vetem mbeshtetjen tone , por edhe me gjere. Pergjegjesia qe ai ka marre ,misheruar ne nje karakter? e mentalitet si i tij , na obligojne ne dhe duhet te obligojne? edhe zgjedhesit e zones elektorale 94? te votojne z.Bujar Leskaj ne 3 korrik ,sepse? i japin mundesi intelektualit, qytetarit e specialistit? te kujdeset? per fatet tona e familjeve tona”

Nje Deputet per Vloren.

Nje Deputet per Vloren.

TE DASHUR QYTETARE TE VLORES!
Vlora, qyteti simbol I Shqiperise, me date 3 korrik do te jete perseri pjese e historise se ndryshimit te vendit. Ne jemi sot ketu, ne kete shesh historik, per t`ju premtuar solemnisht se fitorja e Vlores do te jete pjesa me e shndritshme e fitores se madhe te 3 korrikut.
Qytetare te Vlores!
Per 8 vite, Vlora eshte perdorur si arsye per te sunduar dhe jo per te qeverisur.
Per 8 vite Vlora eshte perdorur si arsye per te vjedhur ne emer te sakrificave te saj dhe jo per te sheruar plaget e saj.
Per 8 vite Vlora eshte perdorur rezervat votash per te mbajtur ne kembe nje pushtet qe fyen Vloren duke e mbajtur ate peng, si simbol I revanshit politik.
Ata qe duan te mbrojne te shkuaren duke mbajtur peng Vloren I genjen mendja se vlonjatet nuk dallojne historine e Vlores nga bemat e tyre.
Ata I genjen mendja se Vlora dhe vlonjatet do te votjne per te ardhmen e pallateve te tyre dhe jo per te ardhmen e Vlores.
Une ju premtoj se do t`u kthej Vloren vlonjateve duke I thene NDAL! revanshit politik te cilesdo ngjyre.
Ne qe duam te ndryshojme Vloren, krenohemi me historine e saj dhe duam ta pasurojme kete histori.
Ne qe duam te ndryshojme Vloren duam te kthejme vlonjatet ne pune dhe mireqenie, dhe jo t`I leme ne dore te puneve te zeza qe pushteti I sotem ka si oferte per vlonjatet.
Ne qe duam te ndryshojme Vloren, duam te ndryshojme fatin e rinise vlonjate e cila te mos kete objektiv skafet dhe rruget pertej detit, por punen, biznesin, shkollimin dhe te ardhmen ne kete qytet.
Ne qe duam te ndryshojme Vloren, duam te ndryshojme fatin e gruas vlonjate, qe ajo te mos kete simbol rrobat e zeza, me te cilat duan t`I mbajne veshur keta qe jane ne pushtet, por te kene simbol familjen e tyre te bashkuar, dinjitetin e tyre si nena dhe gra dhe mbi te gjitha krenarine qe kane lindur dhe rritur femije vlonjate.
Ne qe duam te ndryshojme Vloren, duam te ndryshojme fatin e intelektualeve, te fyer nga pagat aktuale qesharake dhe injorimi I profesioneve te tyre, duke I bere ata simbol dhe perfaqesues reale te Vlores, te mencurise dhe inteligjences se saj e jo si dekor I pushtetit te sejmeneve dhe vjetersirave qe enden neper kembe.
Ne qe duam te ndryshojme Vloren, do te ndryshojme fatin e biznesit te Vlores dhe qytetareve te saj, duke ju shpetuar ju nga Mezanet e thatesires e erresires, nga keta deputete te pangopur ne grykesine e tyre.
Ne qe duam te ndryshojme Vloren, ju premtojme se do t`ju kthejme Vloren te gjithe vlonjateve pa dallim bindjeje politike.
Ne, deputetet e ndryshimit te madh, do te bejme qe e ardhmja e femijeve tuaj te mos jete si e shkuara dhe e tashmja e prinderve te tyre.
Me 3 korrik ne do te fitojme jo per te marre 5 mandate deputeti me shume, por per te fituar 5 here me shume pushtet dhe dinjitet per qytetarin e Vlores.
RROFTE VLORA!(Fjala e mbajtur ne mitingun permbylles?te fushates elektorale te PD ne sheshin e?”Flamurit”. Vlore me 29 Qershor 2005)

Fjala ne takimin me banorët e lagjes 11-Janari.

Fjala ne takimin me banorët e lagjes 11-Janari.

Fjala e plote e kandidatit te PD zona 94, z.Bujar? LeskajTe nderuar bashkeqytetare !
Sot vij ketu tek ju me besimin tek fitorja e perbashket e 3-korrikut.Jam i bindur se kjo date do te shenoje kthesen e madhe, do te shenoje pikenisjen e ndryshimit te madh qe kerkojme se bashku.
Vlora kerkon nje ritem tjeter, kerkon nje fryme te re, kerkon nje te ardhme tjeter,jo si ajo qe ju servirin pushtetaret socialiste.
Ne jemi ketu se bashku per te pare njeri-tjetrin ne sy, per te diskutuar hallet dhe problemet e perditshme, per te gjetur menyrat se si do ti zgjidhin ato.Une dal perpara jush si perfaqesus i forces politike me moderne, e vetmja force qe mund te ndryshoje fatin e Shqiperise, te Vlores dhe tuajin.
Por jam ketu njekohesisht si biri dhe bashkeqytetari juaj, si pjese e jetes se perbashket te cilen duam ta bejme me te mire.
Për? 8-vjet me radhë ju keni përjetuar mashtrimin dhe premtimet boshe,gënjeshtrat dhe hipokrizinë e shtetarëve socialistë.Jeni ndeshur me prepotencën dhe përbuzjen e tyre që arrin deri në ekstrem.Jeni konsideruar vetëm pjesë fizike dhe gjeografike e qytetit të Vlorës,por në të vërtetë jeni të harruar dhe të braktisur nga pushtetarët e sotëm që ju konsiderojnë qytetarë të dorës së dytë.
Dëshmia më e mirë e kësaj është realiteti në të cilin jetoni dhe që përballeni çdo ditë. Eshtë mungesa e infrastrukturës,e? ujit të pijshëm, e energjisë elektrike,mungesa e shërbimit shëndetësor dhe e vendeve të punës.
Edhe të ashtuquajturat investime simbolike që po ju ripërsërisin këto ditë janë vetëm një fasadë e fushatës që ata po e ndërtojnë mbi kolonat e mashtrimeve elektorale.
Projektet që po pompohen nga zëdhënësit dhe përfaqësuesit e të shkuarës janë në të vërtetë pjesë e kontributit tuaj,madje një pjesë shumë e vogël e taksave që paguani ju, të nderuar bashkëqytetarë të mi. Investimet hipotetike që serviren nga kandidati per deputet i PS? si kontribut personal i tij janë pjesë e buxhetit të shtetit që shtetarët socialistë janë mësuar ta konsiderojnë si pronë të tyre,që e përdorin si të duan dhe sa herë të duan.
Të nderuar miq!
Gjatë qeverisjes socialiste ju jeni përballur me mungesën e gjatë të investimeve dhe për rrjedhojë me shkallën e lartë të papunësisë e varfërisë. Sundimi i pushtetarëve socialistë ju ka mohuar dhe të drejtën për elementët bazë të jetës së përditshme,ju ka kthyer në qenie që përpiqeni të mbijetoni,ju ka vrarë shpresën dhe besimin për të ardhmen.
Unë, si kandidat i Partisë Demokratike vij këtu para jush, jo për t′ju premtuar parajsën,por për t′ju rikthyer Vlorën.
Për këtë unë ju ofroj si garanci karakterin dhe moralin tim qytetar, formimin tim intelektual, programin e Partisë Demokratike që unë përfaqësoj.
Programi im për zonën tuaj është konkret dhe i përcaktuar në afate konkrete kohore për gjithshka që do ju premtoj për të bërë gjatë mandatit tim si deputet në legjislaturën e ardhshme:
·?Duke qenë pjesa prezantuse e qytetit, ne do ta kthejmë këtë zonë në një lagje integrale dhe të bukur të Vlorës.
·?Do te realizojme legalizimin e banesave me kosto minimale Brenda 6 muajve te pare te mandatit.
·?Nëpërmjet investimeve serioze, do të hapim vende të reja pune si një ndër rrugët për të luftuar varfërinë e tejskajshme.
·?Sherbimi i telefonise ne zone do te realizohet 100% brenda mandatit 4-vjecar.
·?Do të zgjidhim definitivisht problemin e ujit të pijshëm dhe të energjisë elektrike, duke siguruar furnizim të pandërprerë 24-orësh.
·?Do të ndërtojmë një park lojnash për fëmijët dhe pushimi për qytetarët.
·?Do të shtrojmë? rrugën kryesore dhe rrugët e brendshme të zonës si dhe do të realizojmë sistemin e plotë të kanalizimeve.
Brenda 6 muajve te pare do te mbaroje shtrimi I gjithe rrugeve te brendshme te zones
·?Do të ndërtojmë,do të zgjerojmë dhe do të sistemojmë trotuarët.
·?Do të modernizojmë sistemin e ndriçimit të rrugëve të lagjes.
·?Do të vendosim shërbim urban si në pjesën qëndrore të qytetit.Ky program është plotësisht i realizushëm dhe në afate të shpejta kohore.
Ashtu si këto ditë, ju do të më keni pranë përherë. Mandati i deputetit që do të më jepni, do të jetë për mua në radhë të parë një detyrim ndaj jush, ndaj angazhimit të përbashkët për të ndryshuar jetën tone.Unë do të jem zëri juaj i fuqishëm? dhe mbrojtësi i interesave tuaja në parlament dhe në të gjitha institucionet shtetërore.
Jua premtoj këtë.
Ne deputetet endryshimit te madh do te bejme qe e ardhmja e femijeve tane te mos jete si e shkuara dhe e tashmja e prinderve te tyre.
Eshtë koha për ndryshim. Le të votojmë të gjithë për jetën tonë, për jetën e
femijeve? tane.
Ne do të fitojmë. Ju faleminderit!