“Auditimi Publik” Revistë Shkencore katërmujore maj 2012-dhjetor 2019

(Kryeredaktor dhe Kryetar i Bordit të Revistës Shkencore të KLSH-së, “Auditimi Publik”, për periudhën mars 2012-qershor 2020. Revistë katërmujore që publikohet në gjuhët shqip dhe anglisht. Numri i parë i saj ka dalë në maj 2012). Me iniciativën e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit Dr. Bujar Leskaj, revista shkencore “AUDITIMI PUBLIK” u ofrua për periudhën maj 2012-qershor 2020 si një periodik 4-mujorenë fushën e kërkimit, publicistikës dhe informacionit për shkencat e auditimit publik dhe financave publike. Kjo revistë (materialet e së cilës janë botohen në shqip dhe anglisht) ka njohur bashkëpunime të personaliteteve të njohura të auditimit publik ndërkombëtar, si dhe kumtesa, referate, ese, artikuj shkencorë të personaliteteve të shquara të vendit në të gjitha disiplinat shkencore që lidhen me administrimin e pasurive publike dhe parave të taksapaguesit shqiptar, duke shërbyer si tribunë për ide dhe opinione në fushën e auditimit, kontabilitetit dhe financave publike. Specialistë të enteve publike dhe private, akademikë, profesionistë të pavarur dhe publicistë kanë dhënë mendimet e tyre të vyera  për çështjeje të caktuara me interes publik,  bazuar në moton e INTOSAI-t “Experentia mutua omnibus prodest-Nga eksperienca e përbashkët fitojnë të gjithë”.

_____________________

REVISTË KATËRMUJORE kërkimore-shkencore-informative Shqip- Anglisht. Shtypur në Shtypshkronjën “Classic Print” Tiranë, 2012-2020. Tirazhi: 200 kopje. ISBN 978-9928-159-03-4