Media-aleat madhor në luftën pa kompromis kundër korrupsionit

Fjala ne seminarin e Fondacionit Konrad Adenauer për rolin e mediave në luftën kundër korrupsionit, Tirane, 22 shtator 2016.
Pershendes Fondacionin Konrad Adenauer per organizimin e anketimit mbi perceptimin dhe besueshmërinë e publikut për rolin e mediave në luftën kundër korrupsionit. Ky fondacion ka nje aktivitet te gjere te deritanishem per zgjimin e ndergjegjes publike te shoqerise shqiptare dhe evidentimin e analizen e shume dukurive te demshme, duke sjelle, nepermjet nismave te tij, zgjidhje me vlere per eliminimin ose reduktimin e tyre.
Media ka nje pozicion kritik për hetimin dhe denoncimin e korrupsionit, i cili sot eshte kthyer ne nje kancer per shoqerine tone,si dhe nje gerryes tejet i rrezikshem i besimit te qytetarit ne strukturat shteterore. Media mund te kontribuoje shume ne luften kunder anti-kultures se pandeshkueshmerise,e cila e tulat shoqërinë dhe e bën atë më të mbyllur për të denoncuar rastet e korrupsionit, pse çdo qytetar qe do te denonconte, perballet me perceptimin se edhe po denoncoi, asgjë nuk ndodh.
Ndersa rasti i denoncuar nga media ka peshe, per vete fuqine e medias se lire ne shoqeri. Media jo vetëm që rrit ndërgjegjësimin e publikut për korrupsionin, shkaqet, pasojat dhe mjetet e ndryshme qe ai perdor, por edhe heton vete dhe raporton rastet e korrupsionit. Ndaj dhe roli i saj është i rëndësishem në promovimin e qeverisjes së mirë dhe kufizimin e korrupsionit. Në Shqipëri, roli i mediave në ekspozimin e rasteve korruptive është rritur. Kjo lidhet me konsolidimin e mediave te pavarura në vend, me shtimin e gazetarise investigative, sidomos asaj televizive, rritjen e nivelit profesional dhe aftesise raportuese te gazetarëve, si dhe krijimin e bazës ligjore që u mundëson atyre për të hyrë në informacionin publik, megjithese ende kemi nje numer jo te vogel institucionesh shteterore hermetike.
Media shqiptare ka sot rolin historik te sherbeje si nje kunderpeshe e rendesishme ndaj korrupsionit në jetën publike. Ndryshe nga gjyqtarët dhe prokurorët, media nuk emërohet dhe vetem ne raste shume te rralla konfirmohet nga politika. Prandaj dhe vartesia e saj nga politika nuk eshte totale. Ajo mund te kontribuoje ne menyra te ndryshme. Kjo medie ka nevoje te ndihmohet ne kontributin e saj kunder korrupsionit, duke e furnizuar me fakte dhe argumente.Ky fluks faktesh dhe rastesh korruptive mund t’i vije medias nga institucionet e pavarura qe jane ne llogoren e pare te luftes kunder korrupsionit.
Dua ta theksoj fuqishem ketu se media eshte aleati yne me i mire, si institucion suprem auditimi(SAI), ne thellimin e luftes kunder korrupsionit. Ne si KLSH, si SAI jemi ne sistemin e hierarkise shteterore dhe ne luften kunder korrupsionit per te siguruar qe administrata publike te mbahet e pergjegjshme, per te minimizuar rastet e mungeses se transparences ne vendim-marrjet e saj per perdorimin e fondeve publike,si dhe per te ulur ne maksimum rastet korruptive e te mashtrimit financiar. KLSH ka arritur sot kapacitetin e duhur per te dhene kontributin qe i kerkohet nga pritshmerite e qytetareve, në luftën kundër korrupsionit, me mandatin e tij të përcaktuar mirë, fushën e gjerë të auditimit, pavarësinë e plotë funksionale, organizative dhe financiare dhe me njohurite per auditimin bazuar ne standardet ISSAI te organizates boterore te institucioneve me te larta te auditimit, INTOSAI-t. ISSAI 12 “Vlerat dhe Përfitimet nga Institucionet Supreme të Auditimit – Te besh ndryshimin në jetën e qytetarëve “, thekson se “Te vepruarit në interes të publikut u vendos një përgjegjësi të mëtejshme SAI-eve për të demonstruar rendesine e aktivitetit te tyre përpara qytetarëve, Parlamentit dhe veprimtareve të tjerë (ISSAI 12, faqe 4, paragrafi i parafundit).
Gjykoj se nje nga misionet me madhore qe institucionet e pavarura kushtetuese kane ne Shqiperi eshte lufta pa kompromis dhe me efektshmeri kunder korrupsionit. Ne mbi kater vite e gjysem 2012-2016, jemi perpjekur te japim kontributin tone modest, duke kryer mbi 190 kallzime penale per lart nga 560 nepunes te larte e te mesem te administrates sone publike, edhe ne nivele minister, drejtor i pergjithshem ne ministri, sekretar i pergjithshem, kryetar bashkie e komune, te gjetur ne abuzim flagrant me ligjet dhe rregullat e menaxhimit te fondeve publike.
Media gjithnje na ka perkrahur ne daljet tona ne publik dhe njoftimet per kallzime penale per abuzime flagrante me pronen dhe me fondet publike, duke i percjelle ato menjehere me vertetesi ne vemendje te publikut. Ajo na ka ndihmuar ndjeshem ne si Kontroll i Lartë i Shtetit te realizojme një qasje krejt të re ndaj komunikimit me publikun, mbi bazen e standarteve Ndërkombëtare të Auditimit, qe cilesojne se ” : …. Një SAI i pavarur,efektiv dhe i besueshëm është një komponent thelbësor në një sistem demokratik, ku përgjegjshmëria, transparenca dhe integriteti janë pjesë e domosdoshme e një demokracie të qëndrueshme…. (ISSAI 12, “Vlerat dhe dobitë e SAI-ve-sjellja e ndryshimeve ne jetën e qytetarëve). Me ndihmen e mediave, si vizive ashtu dhe shtypit,media te cilat gjej rastin t’i falenderoj ne kete takim, institucioni qe drejtoj ka rritur gradualisht transparencën e veprimtarisë së tij, duke arritur në fund të vitit 2015 që të jete i pranishëm 6.6 herë më shumë me informacione dhe mesazhe në median e shkruar dhe të pesëfishojë prezencën e tij në median audiovizive, krahasuar me vitin 2010.
Gjatë 2015, shtypi i shkruar ka pasqyruar raportet dhe deklaratat tona për shtyp me një numër prej 922 artikuj, njoftime, editorialë dhe komente analitike, ose mbi gjashte here me shume se sa ne vitin 2011. Gazetarët u janë përgjigjur prononcimeve tona, problematikave të dala nga auditimet e ushtruara, sidomos atyre te lidhura me dukurite korruptive. Transparenca e veprimtarisë së institucionit ka kontribuar ne rritjen edhe te besimit te qytetareve ndaj tij, rritje e evidentuar ne shtimin e numrit te letrave qe marrim nga qytetaret, ku denoncojne rastet korruptive ose abuzive kunder interesit te tyre, te administrates shteterore.
Nderkohe, aleanca dhe bashkeveprimi yne me mediat eshte zgjeruar, me risine e tre viteve me pare, ne vitin 2013, kur kemi nisur kontributin publicistik te drejtuesve dhe audituesve te KLSH ne shtypin shqiptar, nepermjet artikujve, analizave, eseve dhe editorialeve ne shtypin e perditshem te vendit. Ne fjalen e tij ne Simpoziumin 21-te OKB-INTOSAI ne vitin 2011 ne Vjene, me teme “ Praktikat efektive te bashkepunimit mes SAI-ve dhe qytetareve per te rritur pergjegjshmerine publike”, Dr. Jozef Mozer, President i Gjykates Austriake te Auditimit dhe Sekretar i Pergjithshem i INTOSAI-t, cilesonte se “Si SAI, ne do të njihemi për punën tonë vetëm nëse arrijmë të komunikojmë te qytetarët në mënyrë të qartë se çfarë ne bëjmë dhe që vlerën e shtuar të gjeneruar nga auditimet tona për Shtetin dhe shoqërinë, në mënyrë që të perceptohemi si institucione strategjike të domosdoshme të interesave të qytetarëve. Për të arritur këtë qëllim, ne SAI-t duhet të marrim parasysh shqetësimet e qytetarëve dhe t’i përcjellim këto në përputhje me rrethanat. Për më tepër, auditimet dhe gjetjet e auditimeve duhet t’i komunikohen publikut në mënyrë që në fund të fundit qytetarët të jenë të ndërgjegjësuar për të kërkuar zbatimin e gjetjeve të auditimit. Është me rëndësi kritike për t’u siguruar qytetarëve një platformë të përshtatshme për një angazhim të tillë“.
Ne në KLSH mendojme se e kemi gjetur një platformë të përshtatshme dhe ajo është pikërisht komunikimi i audituesve tanë me qytetarin nëpërmjet shkrimeve në gazetat e përditshme të vendit. E bejme këtë ne zbatim te standardeve nderkombetare te auditimit suprem publik, ISSAI-ve, dhe pikerisht te ISSAI 1, Deklarata e Limes, Neni 16 i saj ”Raportimi ne Parlament dhe ndaj publikut te gjere”, si dhe te ISSAI 12 “Vlerat dhe dobitë e SAI-ve: te besh ndryshimin ne jetën e qytetarëve”, Parimi 4 “Raportimi mbi rezultatet e auditimit, duke mundësuar publikun për të mbajtur qeverinë dhe subjektet e sektorit publik të përgjegjshëm”. Keto standarde na orientojne si te jemi sa me te efektshem ne percjelljen e informacionit per auditimet dhe gjetjet tona, jo vetem per Kuvendin, por edhe per publikun e gjerë dhe qytetarin. Prandaj, krahas njoftimeve per shtyp per rezultatet e auditimeve, kemi zgjedhur këtë qasje e thjeshte dhe te drejtperdrejte, ate te komunikimit me qytetarin nepermjet shtypit te perditshem shqiptar.
Jemi te ndergjegjshem se qasja për të cilën flet Dr. Mozer nuk ka te beje vetem me njoftimet tona per shtyp dhe reagimin e medias pas tyre. Audituesi, si ai me eksperience ashtu dhe audituesi i ri i KLSH, kane shume per te thene per qytetarin dhe opinionin publik,per te luftuar me efektshmeri korrupsionin dhe abuzimet qe ata kane hasur ne punen e tyre zbuluese dhe parandaluese. Te pajisur me nje bagazh dijesh dhe njohurish profesionale, audituesit tane, kane rritjes se cilesine se gjetjeve dhe rekomandimeve te tyre, krahas permiresimit te menyres se raportimit te auditimit, kane fituar shprehi shkruese te tilla qe mund te dalin lirshem ne faqet e gazetave me te lexuara te vendit. Tani eshte nje kërkesë e perhershme per ta, qe gjetjet dhe rekomandimet e tyre kryesore te mund t’i shtjellojne me shkrime dhe analiza ne shtypin e perditshem. Nga blogjet mbi temat qe kane zgjedhur per te dale ne publicistiken shqiptare dhe menyren e shtrimit te problemeve dhe zgjidhjet qe japin, audituesit marrin ide dhe shtysa per shkrime te tjera.
Këto shkrime nuk janë botuar si qëllim në vetvete por si mjet për të tërhequr në këtë rrugë dhe nëpunësit e institucioneve të çdo niveli të administratës shtetërore, duke i shërbyer kështu jo vetëm evidentimit të nëpunësve të përgjegjshëm por dhe kalimit në një fazë tjetër të luftës ndaj korrupsionit, për të kontribuar gjithnjë e më shumë dhe në drejtim të ndryshimit të perceptimit të publikut për nëpunësit, por dhe institucionet. Perceptimi i publikut vazhdon të mbetet një problem serioz që kërkon punë dhe vetëm punë intelektuale, të shoqëruar me shpalosje integriteti të vetë nëpunësve të institucioneve. Nga KLSH kjo konceptohet si një sfidë që po realizohet dhe preket ditë pas dite. Risia në drejtim të pjesëmarrjes aktive të nëpunësve të KLSH në median e shkruar ka inkurajuar audituesit në këtë drejtim, ndryshe nga më parë kur institucioni ishte i mbyllur përsa i përket kontaktit me mediat dhe pranisë në to të audituesve dhe specialistëve të tij. Gjate tre viteve, 2013-2015 audituesit e KLSH kanë botuar 375 editoriale, intervista, ese dhe analiza.
Dua të falenderoj sidomos gazetat ”Panorama”, “ Telegraf”, “Sot”, “Koha Jonë“, “Gazeta Shqiptare”, e shumë të tjera që hapën faqet e tyre për mendimet dhe propozimet e audituesve të KLSH për përmirësimin e administrimit në shumë sektorë kyçë të ekonomisë dhe të administratës sonë publike.
Falenderoj në veçanti të gjithë ata gazetarë të këtyre mediave, për punën dhe përkushtimin e tyre në daljen dinjitoze përpara publikut shqiptar të ideve dhe sugjerimeve të audituesve tanë.
Gjykoj dhe shpresoj qe shembulli i audituesve te KLSH, jo vetem nepermjet gjetjeve te tyre dhe kallzimeve penale, por edhe shkrimeve publicistike, te percillet tek të gjithë punonjësit e ndershëm dhe të përkushtuar në administratën tonë shtetërore, që t’u drejtohen mediave të pavarura, për të shprehur idetë e tyre lirshëm dhe me kurajo, pse do të kryenin një shërbim të jashtëzakonshëm për luften kunder korrupsionit dhe transparencën e qeverisjes së vendit.