(Fjala në Konferencën Kombëtare të Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit, 7 mars 2018)
I nderuar Profesor Bollano, i nderuar Akademik Angjeli, te nderuar pjesemarres,
Eshte nder dhe kenaqesi te pershendes Konferencen Kombetare te Keshillit Kombetar te Kontabilitetit, ketij organizmi me nje kontribut jashtezakonisht te pasur 13 vjeçar ne zhvillimin, persosjen dhe perafrimin e standardeve kombetare te kontabilitetit me ato te Bashkimit Evropian, si dhe ne permiresimin e ndjeshem te raportimit financiar ne vend, si nga sektori publik dhe nga ai jo-publik.
Ky Keshill ka sherbyer dhe po sherben me sukses te plote si nje ent rregullator i mirefillte i Shtetit tone, duke miratuar Standardet Kombetare te Kontabilitetit te Permiresuara, nje proces i gjate dhe i lodhshem, i cili eshte ne persosje te vazhdueshme, por qe gjeti angazhimin dhe perkushtimin maksimal te nje plejade profesoresh, ekspertesh dhe kontabilistesh te talentuar, anetare, ish-anetare dhe bashkepunetore te Keshillit, te drejtuar me kompetence te larte dhe mjeshteri nga Profesor Jorgji Bollano. Keshilli Kombetar i Kontabilitetit eshte kthyer sot në një Institucion avanguard për sa i përket përqafimit të të gjitha risive në nivel ndërkombëtar në fushën e kontabilitetit dhe raportimit financiar, duke pasuruar ne vijimesi standardet tona kombetare te kontabilitetit dhe perbere nje garanci shume premtuese per perthithjen nga institucionet tona shteterore te Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit Publik IPSAS, njehere qe ato do te jene publikuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, si nder zhvillimet me kryesore ne te ardhmen e afert ne kontabilitetin publik shqiptar.
Keshilli Kombetar i Kontabilitetit ka qene i afte ne keto 13 vite aktivitet intensiv te bashkepunoje me projekte te sukseshme me shume donatore te rendesishem nderkombetare si Banka Boterore, Kooperacioni Zviceran, etj, si dhe me partnere vendas, ne rradhe te pare me shoqatat profesionale te fushes si IEKA dhe Shoqata e Kontabilisteve dhe Financiareve te Shqiperise. Ai ka realizuar dhe vijon te realizoje trajnime te shumta per Standardet Kombetare te Kontabilitetit te Permiresuara, si dhe Standardet Nderkombetare te Raportimit Financiar, duke trajnuar dhe shtuar dijet bashkohore te qindra kontabilisteve dhe financiareve te sektorit publik dhe atij jo-publik ne vend.
Me 28 dhjetor 2012 si KLSH kemi nenshkruar Marreveshjen e Bashkepunimit me Keshillin Kombetar te Kontabilitetit. Kjo marreveshje eshte realizuar shume mire ne keto 6 vite dhe gjej rastin te falenderoj dhe te shpreh mirenjohjen time dhe te te gjithe audituesve te Kontrollit te Larte te Shtetit per Profesor Jorgji Bollanon, per kontributin e tij personal ne shume nga aktivitetet tona, si konferenca shkencore, seminare dhe analiza vjetore, si dhe ne projektin Mini Peer Review(rishikim mes kolegeve) te dy viteve me pare, per rishikimin tejet profesional te kontrollit te cilesise “ne te ftohte” te dosjeve tona te auditimit, me ide konkrete shume te dobishme per ngritjen e cilesise ne punen tone.
Gjate auditimeve tona, ne kohezion te plote me misionin dhe objektivat e Keshillit Kombetar te Kontabilitetit, i kemi kushtuar vemendje te vazhdueshme permiresimit te raportimit financiar te enteve publike, me qellim rritjen e besueshmerise se Buxhetit te Shtetit dhe treguesve kryesore te tij. Keshtu, ne raportimin ne Kuvend per zbatimin e Buxhetit te Konsoliduar te Shtetit per vitin 2016, kemi kerkuar per te treten here rradhazi qe te pergatiten Pasqyrat Financiare të Konsoliduara të Shtetit. Keto pasqyra synojnë të paraqesin me vërtetësi dhe besueshmëri pozicionin financiar, performancën financiare, ndryshimet në kapital/aktivet neto dhe flukset e mjeteve monetare të Shtetit. Kemi konstatuar se edhe për vitin 2016, Pasqyrat Financiare të Konsoliduara, nuk janë pjesë e Raportit Vjetor të konsoliduar të zbatimit të Buxhetit. Mungesa disavjeçare e pasqyrave të konsoliduara të Shtetit në gjykim tonë ndikon jo vetëm në nivelin e transparencës, por është e lidhur ngushtë me analizën e treguesve makroekonomikë.
Kemi konstatuar se nuk ka një bazë të qartë rregullative mbi të cilën realizohet Raportimi Financiar, fakt që krijon hapësira për mangësi të theksuara në mbajtjen e kontabilitetit dhe në raportimin financiar nga njësitë publike që duhet të raportojnë mbi bazë të standardeve të kontabilitetit publik. Ministria e Financave dhe Ekonomisë nuk disponon listën e plotë të të gjithë institucioneve buxhetore dhe jo buxhetore, bilanci i të cilave është pjesë e Pasqyrave të Konsoliduara të Shtetit. Kemi verejtur se edhe në vitin 2016, ka akoma Ministri, të cilat nuk hartojnë Pasqyra Vjetore të Konsoliduara.
Në kushtet kur ristrukturimi i qeverisë në fund të vitit 2017 ka prekur edhe shkrirje, ndarje apo bashkime të instirucioneve shtetërore, si KLSH kemi kërkuar nxjerrjen e një Udhëzimi te Ministrise se Financave dhe Ekonomise, i cili do të krijojë konsistencën me të cilën do të realizohet transferimi kontabël i aktiveve, dhe të drejtave dhe detyrimeve nga një strukturë në tjetrën. Në mungesë të një veprimi të tillë, kemi vlerësuar rrezikun që procesi do të reflektojë konfuzion dhe pasaktësi të mëdha.
Në janar te ketij viti, kemi filluar një auditim në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë në lidhje me procesin e përgatitjes së Pasqyrave Financiare, me qëllim monitorimin e këtij procesi në kushtet e ristrukturimit institucional dhe rritjen e ndërgjegjesimit në lidhje me rendësinë e këtij procesi nga strukturat përgjegjëse të Shtetit. Gjithashtu, si KLSH kemi kërkuar që Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në mbështetje të Strategjisë Afatmesme të Zhvillimit te Financave Publike 2014-2020, të publikojë menjëherë Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit Publik IPSAS, si baza kryesore metodologjike mbi të cilën do të ndërtohet kontabiliteti publik në Shqipëri në të ardhmen e afërt.
Duke besuar thellesisht ne suksesin e sfidave te reja qe i ka vene vetes Keshillin Kombetar te Kontabilitetit, si përputhshmëria e kalimit (transpozimit) te disa kërkesave të Direktivës së BE-se për Kontabilitetin në ligjin tonë te Kontabilitetit apo tek Standardet Kombetare te Kontabilitetit te Permiresuara, kërkesa të cilat ende nuk janë pjesë e legjislacionit tonë kontabël; klasifikimi i njësive ekonomike, duke i sjellë kriteret e klasifikimit të tyre më afër me ato të parashikuara në Direktivën e BE-se per Kontabilitetin si dhe harmonizimi i tyre në tërësinë e legjislacionit shqiptar, etj., jemi te gatshem si KLSH te bashkepunojme me Keshillin Kombetar te Kontabilitetit dhe me organizatat e tjera profesionale te fushes, ne lidhje me ide dhe nisma konkrete ne fushen e permiresimit te raportimit financiar te enteve publike.
Duke i uruar suksese Konferences ne punimet e saj,
Ju faleminderit!