Takim me Presidentin e shoqates “Dante Alighieri” z.Bruno Bottai

Tiranë,më_23.02.2006
Sot ministri i MTKRS z.Bujar Leskaj priti në një takim të vecantë presidentin e shoqatës “Dante Alighieri” me qendër në Romë në Itali, zotin Bruno Bottai. Në takim merrte pjesë dhe ambasadori Italian në Tiranë Attilio Massimo Jannuci. Në qendër të bisedës ishte bashkëpunimi dypalësh në kulturë dhe turizëm.
Ministri Bujar Leskaj theksoi se ky vit është shpallur nga MTKRS si viti i Kadaresë dhe në këtë kuader janë parashikuar një sërë aktivitetesh dhe konferencash në nder të shkrimtarit të madh shqiptar. Ministri i Kulturës propozoi që shoqata “Dante Alighieri” të ketë një bashkepunim dhe aktivitet jo vetëm në Tiranë por dhe në qytete të tjera, vecanërisht ato me ndikim e lidhje të vecanta dhe historike me Italinë.
Ministri Leskaj i theksoi përfaqesuesve të lartë italianë se MTKRS ka prioritet të vecantë forcimin e bashkëpunimit me Italinë në kulturë dhe turizëm.
Nga ana e tij presidenti i shoqatës “Dante Alighieri”, zoti Bruno Bottai theksoi se shoqata do të jetë një urë lidhëse mes kulturës shqiptare dhe asaj italiane si dhe do të ketë një rol aktiv në shkëmbimin e aktiviteteve kulturore -letrare.
Në takim u trajtua dhe zgjerimi i bashkëpunimit për zhvillimin e turizmit kulturor në kuadrin e marëdhëniev