Takim ne Forumin “Ëeltoffen International”

Tiranë,më_23.02.2006
Ministri i MTKRS z. Bujar Leskaj priti sot në një takim të vecantë artistin e njohur austriak Hermann Nitsch, i shoqëruar dhe nga drejtori i Forumit “Ëeltoffen International” piktori Fatmir Velaj. Ministri Leskaj e cilësoi vizitën si më të vecantën që ai ka patur qëkurse ka marrë drejtimin e MTKRS dhe dha vlerësimet maksimale për artin e kompozuar nga autori Nitsch si ndër artistët më të njohur austriakë dhe atyre ndërkombëtarë.
Ministri Leskaj përgëzoi të ftuarin për kryeveprën botërore “Teatrin e mistereve dhe orgjive” e shfaqur në 122 vende të botës, ndërkoheë që filmi për këtë vepër u transmetua dje në mbrëmje? në Akademine e Arteve të Bukura në Tiranë.
“Kryevepra të tilla i nevojiten artit shqiptar-tha ministri Leskaj dhe ftoi piktorin? Nitsch që performancën e “Teatrit të mistreve dhe orgjive” ta shfaqë? dhe në Tiranë.
Ministri Leskaj vlerësoi se vizita e artstit Hermann Nitsch përbën një ngjarje të vecantë peër artin në Shqipëri dhe theksoi se dhënia e cmimit “Anëtar Nderi” nga? Akademia e Arteve është një vlerësim për vetë institucionin në fjalë.
Nga ana e tij artisti Nitsch falenderoi ministrin Leskaj për mbështetjen që ka dhënë ai dhe MTKRS për vizitën në Shqipëri dhe ftoi ministrin Leskaj për një vizitë në keshtjellën e tij pranë Vjenës, ku artisti Nitsch kryen së fundi performancat artstike.
Gjatë takimit ministri Leskaj dhe piktori i njohur austriak vlerësuan në mënyrë të vecantë kontributin e piktorit Fatmir Velaj për organizimin e kësaj vizite por dhe ekspozitës “Good morning Balkan” qeë u mbajt në tetor të 2005, në Galerinë e Arteve në Tiranë.