Promovimi i 10 veprave të Jusuf Buxhovit

BOX: Promovimi i 10 veprave të Jusuf Buxhovit, që u zhvillua mbrëmë në orën 19.00, në Sheraton Hotel, dhe aktiviteti që do të zhvillohet sot, në orën 11.00, me temën “Rugova dhe vepra e tij”, kulmojnë Muajin e Kulturës Kombëtare Shqipëri- Kosovë. Mbrëmë promovimi i korpusit të 10 veprave, i inicuar nga kryeministri i Shqipërisë, zoti Sali Berisha dhe kryeministri i Kosovës, zoti Agim Çeku, u mendua të ishte përkorë me 60 vjetorin e lindjes së shkrimtarit dhe analistit Jusuf Buxhovi
U promovua mbrëmë në Sheraton Hotel, korpusi me dhjetë vepra i? shkrimtarit dhe analistit kosovar Jusuf Buxhovi
Buxhovi, për herë të parë vepra e plotë vjen në Tiranë
Promovimi i 10 veprave të Jusuf Buxhovit, që u zhvillua mbrëmë në orën 19.00, në hotel Sheraton Hotel Tirana, dhe aktiviteti që do të zhvillohet sot në orën 11.00 me temën “Rugova dhe vepra e tij”, kulmojnë Muajin e Kulturës Kombëtare Shqipëri- Kosovë. Zoti Bardhyl Londo, këshilltar në Ministrinë e Turizmit dhe Kulturës në Tiranë, e ka cilësuar këtë një muaj maratonë, jo aq për vullnetin politik, as për imazhin që do të lënë këto aktivitete në media, por sipas tij për njohjen e vetvetes. “Ky është muaji që na mëson se kultura nuk kushtëzohet nga kufijtë, tha Londo. Kultura ka veti që nuk prangoset nga diktati. Prandaj ky muaj i domosdoshëm ko′ikimi, ndikoi jo pak për të njohur vetveten”. Promovimi i korpusit të 10 veprave, i inicuar nga kryeministri i Shqipërisë, zoti Sali Berisha dhe kryeministri i Kosovës, zoti Agim Çeku, u mendua të ishte përkorë me 60 vjetorin e lindjes së shkrimtarit dhe analistit të shquar Jusuf Buxhovi. Vetë shkrimtari kosovar, Buxhovi? ishte dje i pranishëm në këtë aktivitet, ndërsa ka pohuar në një intervistë të dhënë për gazetën “TemA” se kjo është hera e tretë që ai vjen në Tiranë. Pavarësht se ka qenë një emër shumë i njohur në qarqet më të kulturuara letrare, Buxhovi ka pohuar dje se “Unë nuk e di se sa dhe cilat vepra kam të botuara në Tiranë”. Ndërkohë, që të vinte e plotë vepra e tij në Tiranë me rastin e 60 vjetorit të lindjes së tij ishte organizuar një pr′vim shumë mikpritës. Mes pjesëmarrësve të shumtë ndodheshin edhe dy ministrat e kulturës, zoti Bujar Leskaj dhe homologu i tij, ministri i kulturës së Kosovës, zoti Astrit Haraçia. Në fillimet e aktivitetit, duke e konsideruar promovimin e dhjetë veprave të Buxhovit si një nga pikat më kulmore të kontakteve kulturore mes Tiranës dhe Prishtinës, ka përshenditur, dje, edhe drejtori i Institutit për Kontaktin Kulturor, zoti Agron Tufa, i cili theksoi se është shumë e rëndësishme kur vetë shteti e ndihmon një ndërrmarje të tillë. Sepse, sipas tij ende pavarësisht përpjekjeve për kontakt kulturor, nuk është e qartë se çfarë botohet në Kosovë, cilat janë botimet e reja atje, dhe një pjesë e intelektualëve kosovarë po ashtu nuk janë aq të qartë për botimet e reja në Tiranë. Pasi ka bërë të ditur të ditur se Instituti për Kontakt Kulturor do të bëjë dhe i duhet të bëjë shumë punë për të thelluar komunikimin, shkrimtari Agron Tufa ka përmendur edhe vlerat? e mëdhaja të veprës së Jusuf Buxhovit, duke qëndruar sidmos në vlerat e veprës “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”- Ribotim i plotësuar nga shtëpia botuese “Faik Konica”, Prishtinë 2002. Tufa e vlerësoi autorin si një mjeshtër të përshkrimit dhe romanin “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit′′ një nga veprat më të suksesshme të letërsisë shqipe, po aq dhe më të suksesshme të prozës sonë bashkëkohore”. Gjon Nikollë Kazazi është një figurë e njohur historike. Ai ishte prelat i lartë katolik që shërbeu në Ballkan dhe u shqua me zbulimin e “Mesharit” të Buzukut. “Me qëndrimin e tij prej intelektuali që ishte i përcaktuar t′u rrijë përballë lëvizjeve intelektuale dhe kulturore në ato rrethana, Kazazi do të veprojë ngjashëm siç do të veprojnë edhe pararëndësit e tij Budi, Bogdani dhe më vonë edhe Gjeçovi dhe të tjerët që ishin shkolluar në perëndim dhe përpiqeshin që kujtesën shpirtërore ta ushqenin me kulturën perëndimore”, tha Tufa. Të tjerë studiues, shkrimtarë dhe kritikë kanë folur rreth korpusit të veprave të Jusuf Buxhovit, ndër të cilat nuk u lanë pa përmendur “Nata e shekujve”, “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, “Libri i të mallkuarve”, “Prapë vdekja”, “Letrat për Kryeprincin”, etj.? Veprat e para të shkrimtarit Jusuf Buxhovi datojnë diku nga fillimi i viteve ?60-të. Që nga ajo kohë ai ka botuar mbi 15 vepra në prozë, poezi e dramë. Shkrimtari ka një kohë të gjatë që jeton në Gjermani. Dhe i ndodh që hera herës të mos jetë në në rrjedhën e zhvillimeve aktuale të letërsisë shqipe, por ai tha dje se e gjithë tematika e veprave të tij është me rrënjë të vjetra në Shqipëri, ngaqë subjekti i veprave të tij shkrihet në të gjitha kohërat që nga Iliria e lashtë e deri në kohët moderne. Ndërsa për kontaktet me Prishtinën ai pohon se “Përpiqem që përherë të përcjell zhvillimet kryesore që ndodhin atje. Kam një privilegj, që mbetja larg tollovisë, mundëson të kem qëndrim më të qetë dhe më të balancuar ndaj gjithë atyre që ndodhin, por që i takojnë edhe klimës krijuese dhe kanë të bëjë me të”.
Kush është Jusuf Buxhovi
Jusuf Buxhovi u lind në Pejë më 4 gusht 1946. Rruga e fëmijërisë ka ndjekur bredhjet e të atit të tij, që ishte normalist i Elbasanit, si mësues nëpër katundet e ndryshme të Kosovës (Drenicë dhe Dukagjin) në misionin e përhapjes së arsimit shqip, detyrë që e ushtroi me përkushtim të madh që nga ditët e para të pasluftës së Dytë Botërore e deri në gjysmën e dytë të viteve gjashtëdhjetë. Shkollimin fillor,? Jusuf ′hovi e ka nisë në Gjakovë dhe e ka përfunduar në Ponoshec të Dukagjinit. Shkollën e mesme e ka kryer në Gjakovë në vitin 1964 dhe më pas ka vazhduar studimet në Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe në Universitetin e Prishtinës, të cilat i kryen më 1968. Ka magjistruar në Degën e Historisë në temën “Lidhja Shqiptare e Prizrenit në′okumentet gjermane”. Që kur ishte student, në vitin 1967, punësohet në “Rilindja”, si gazetar në rubrikën e kulturës, ku fillimisht pasqyron filmin, e më vonë letërsinë, duke shkruar për disa vite si recenzent. Në vitin 1976, pas një konkursi intern, caktohet si korrespodent i gazetës “Rilindja” në Gjermani, duke u bërë kështu gazetari i parë i akredituar i një mediumi nga Kosova në këtë vend. Këtë detyrë e ushtroi deri në fund të vitit 1980, për ta vazhduar prapë pas një ndërprerje disavjeçare në vitin 1994 deri në “mbylljen” e këtij mediumi. Kohtë e fundit, prej më shumë se tre vjetësh, ka qenë i angazhuar në një revistë tjetër shqiptare si redaktor përgjegjës e më vonë vetëm si redaktor i politikës së jashtme dhe eseistikës. Shkrimet e para letrare në poezi i ka botuar në numrin e parë të “Jetës së re”, të vitit 1963. Më vonë i kthehet prozës, me të cilën vazhdon të merret akoma. Librin e parë me tregime “Pioni” e ka botuar në vitin 1974.