MTKRS shpall çmime te reja letrare

Ne 8 Shkurt 2006, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve do të dorezoje disa çmime? te rëndesishrne letrare. Dhënia e çmimeve do të mbushë një vakum letrar që haset në letersinë ?e sotme shqipëtare. Çmimet letrare ?janë jo vetëm çmime të vleresimit por edhe çmime të zbulimit të talenteve të reja dhe të prirjeve apo tendencave që ka kjo sot. Ne këtë kuadër, çmimet që shpallen janë si vijon: 1.Çmimi” Ismail Kadare” do te jepet për librin e parë më te mire ?të vitit – prozë ose poezi. 2. Çmimi “Musine Kokalari” do të jepet për shkrimtaren më të mirë grua të vitit 3. Çmimi “Gjergj Fishta” do të jepet për shtëpinë botuese që kontribuon në botimin, vlerësimin dhe studimin e traditës të letërsisë shqipe 4. Çmimi “Ali Asllani” jepet për për librin më të mirë të autorit që jeton në emigracion Këto vlerësime do të jepen në bazë të dorëzimeve që janë bërë nga autorë apo ashtëpi botuese për çmimet “Penda e Artë dhe Penda e Argjendë” që u shpallën në fund të vitit 2006. Kurse në kuadrin e çmimeve “Penda e Argjendë'” do të shpallet Çmimi “Për veprën më të mirë në gjininë e Dramës (përfshirë edhe komedinë)” si dhe cmimi per prozen dhe poezine me te mire per femije. Vetëm për këtë çmim, do të pranohen në konkurim jo vetëm vepra të botuara por edhe vepra në dorëshkrim. Theksojmë që këto çmime janë mbarëkombëtare, pra përfshijnë gjithë autorët që shkruajnë në gjuhën shqipe brenda apo jashtë kufijve të Shqipërisë.