Shtëpia Botuese “55” fiton çmimin “Lumo Skëndo”‘ të bibliofilisë

Tirane me 31/01/2007 Në një ceremoni të veçantë ministri Leskaj i ka dorëzuar dje çmimin “Lumo Skëndo” botuesit dhe drejtorit të Shtëpisë Botuese ,,55″, z. Fahri Balliu, për librin “Historia e Shtetit Shqiptar 1912 – 2005” të Kastriot Dervishit.Çmimi “Lumo Skëndo” i është dhënë dje në një ceremoni të veçantë botuesit dhe drejtorit të Shtëpisë Botuese ,,55″, z. Fahri Balliu, për librin “Historia e Shtetit Shqiptar 1912 – 2005″ të Kastriot Dervishit. Ky çmim që jepet për herë të parë, si çmimi i bibliofilisë është një vlerësim për botuesit shqiptarë dhe për veprën më të mirë, të një cilësie të lartë, në të gjitha aspektet. Çmimi iu dorëzua botuesit Balliu nga ministri TKRS, z. Bujar Leskaj, në prani të personaliteteve të artit, kulturës dhe letrave shqipe.Ndërsa drejtori i Bibliotekës Kombëtare, z. Aurel Plasari, i cili është edhe kryetar i jurisë se Bibliofilisë” është “dashnor i librit” . Ky çmim jepet për të vlerësuar figurën e Lumo Skëndos. “Ndaj ne kemi vendosur të vlerësojmë me këtë çmim këtë libër të bukur, të prodhuar bukur, të lidhur me parametra estetik.”  Këto janë disa nga kërkesat e rregullores së ministrisë për dhënien e këtij çmimi.”

Në juri përveç drejtorit Aurel Plasari, merrnin pjesë edhe Bardhyl Londo, përfaqësues i MTKRS, Uran Butka, përfaqësues i shoqatës “Lumo Skëndo”, Sherif Delvina, anëtar i Këshillit Shkencor të  BK dhe Liljana Gjika, e shoqatës së Bibliotekarëve të Shqipërisë.Kushti i parë që është vlerësuar me këtë çmim shtëpia botuese “55”,? për botimet që paraqesin estetike në lidhje me faqosjen me element që duhet të paraqesë një botim serioz dhe me vlera bibliofilike. Kandidatë për këtë çmim ishin “Enciklopedia e Oksfordit” i Institutit të Dialogut dhe Komunikimit, “Apolonia e Ilirisë” e Aleksandra Manos, botim i Akademisë së Shkencave, “Historia e shtetit shqiptar 1912-2005”, i Kastriot Dervishit, botim i Shtëpisë Botuese “55”, “Politika in vivo-in vitro” i Rexhep Meidanit, Botime “Toena”, “Poezia shqipe në faqet e një antologjie”, i Abedin Prezës, botime “Ideart”, “Tensioni greko-shqiptar 1939-1949”, i Beqir Metës, botim i Akademisë së Shkencave.Ndërsa fituesi i çmimit “Lumo Skëndo”, z. Fahri Balliu në fjalën e tij tha: “Kjo është një lëvdatë shumë e madhe për një punë të mundimshme dhe për një shtëpi botuese. Çmimi i bibliofilisë është dhe një lloj nxitjeje për një program më të thellë dhe më cilësor, megjithëse deri tani unë e kam pasur si synim përveç kërkesave përmbajtjeje, përzgjedhjen profesionale, pasi libri duhet të ketë një përgatitje të lartë estetike. Libri duhet të jetojë. Dikur në Mesjetë i lidhnin me ar kopertinat dhe ato shiten si antikuarë me çmime shumë të larta, si pikturat dhe po të mos e kesh si qëllim tregtar botimin e realizon, nëse e ke qëllim tregtar nuk e realizon dot kurrë se ul çmimin e investimit.Unë se kam pasur, aq më shumë për këtë libër të Historisë së Popullit Shqiptar, apo të librit të At Zef Pllumit”. Në përgjithësi unë insistoj që libri të jetë kualitativ edhe nga pikëpamja estetike, sepse shumica nuk kuptojnë gjë nga titulli, por kur e shohin të bukur ka një tërheqje, ai që është larg librit.Ky çmim është vlerësim serioz nga ana e ministrit. Mit’hati është shumë i madh, them i zbuluar, nga shumë studime, vepra, por ka akoma për të zbuluar.Kjo është çështja që në botime të mos bëhesh tregtar zarzavatesh, të mos mendosh të fitosh për çdo kokërr portokalli, nganjëherë edhe s’ke pse fiton sepse libri nuk e ka fitimin vetëm tek shitja, por tek pesha që merr. Unë e trajtoj në këtë koncept sepse jam vetë shkrimtar dhe i ndjej librat me aromë. Kjo është shumë larg të tjerëve dhe duket pak e paarsyeshme por unë kështu e kam.Ata që po merren me shtëpi botuese, me përjashtim të Petrit Ymerit dhe Ndriçim Kullës janë qytetar që mund të merren edhe me ndërtime, fshatra turistike, me qen, këlyshë ….

Shpresojmë që po, do ta mbajmë. Kam projekte shumë serioze, botime të rëndësishme për të ardhmen.Po dje në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar u përurua edhe libraria “Lumo Skëndo”, si një përpjekje serioze për të ringjallur librarinë e famshme të viteve 30-të të Mit-hat Frashërit.Në fjalën e tij drejtori i MHK, z. Beqir Meta tha se në bibliotekë do të përfshihen literaturë e shkencave albanologjike, shkenca sociale, bibliografi etj. Në këtë bibliotekë nxënësit dhe studentët do gjejnë një mjedis të këndshëm dhe të kenë mundësi të blejnë libra, por edhe të lexojnë ashtu, siç ishte libraria në vitet 20-30 të shekullit të kaluar.