Prishtine, me 23 Janar 2007
Ministri i MTKRS Z. Bujar Leskaj dhe homologu i tij i Kosovës, z. Haraçija shpallën në Prishtine bashkëpunimin 4 mujor të kulturës mes dy vendeve, gjatë ketij viti. Nisma për bashkepunim, u shpall gjatë vizitës së ministrit Leskaj në Kosovë, i cili mori pjesë në ceremonitë në perkujtim të njëvjetorit të vdekjes se liderit historik të Kosovës, ish presidentit Ibrahim Rugova.
Gjate takimit me zyrtareve të dy ministrave,? drejtuar nga ministrat Leskaj dhe Haraçija, u theksua se nisma? “Një komb – një kulturë” do te shtrihet përgjatë muajve maj-qershor dhe tetor- nëntor “Pas bashkepunimit të suksesshëm të Muajit të Kulturës në 2006, ne jemi të bindur se aktivitetet kulturore e artistike përgjatë 4 muajve do të arrijnë të shpalosin vlerat më të mira të kulturës mes dy vendeve – tha ministri Leskaj. Nga ana e tij ministri Haraçija konfirmoi bashkëpunimin maksimal të stafit dhe komunitetit artistik të Kosovës, qe kjo nismë e përbashkët të dalë e sukseshme.
Sipas ministrit të MTKRS, Leskaj aktivitetet artistike në qytetet e ndryshme të Shqipërisë e Kosovës, do të arrijnë të përcillen nga ermat më përfaqesues të kulturës dhe artit mes dy vendeve, dhe nuk do të jetë thjesht një performancë apo show artistik.
Gjatë bisedimeve u theksua se në këto katër muaj do të realizohen objektivat kryesore të politikave kulturore të hartuara nga dy ministrat në funskion të forcimit dhe çuarjes së mëtejshme të vlerave të kulturës së përbashkët kombëtare. Një vend të veçantë në programin e aktiviteteve do të zenë dhe emrat e diasporës shqiptare, të Shqipërisë dhe Kosovës. Njëhrësh ministrat Leskaj dhe Haraçija theksuan se gjatë bashkëpunimit katër mujor do të risi11en vlerat e figurave të harruara të kulturës nga sistemi diktatorial në Shqipëri.Gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë ministri Leskaj dhe grupi i zyrtarëve që e shoqëronte morën pjesë në ceremonitë e organizuara në përkujtim të figurës historike ish-presidentit Rugova, ku me këtë rast vizituan dhe ekspozitën fotografike të Dalip Kryeziut, ekspozitë e cila do te hapet në Tiranë në 26 janar. Njëherësh ministri Bujar Leskaj premtoi se nga ana e MTKRS do të ketë se shpejti një publikim të plotë të studimeve te jetës dhe veprës së ish-presidentit Rugova.