PANAIRI: BOTUES E LEXUES ME PRANE LIBRIT

Ky panair për herë të parë i ftoi botuesit të prezantonin produktin e tyre kundrejt asnjë lloj detyrimi financiar ndoj Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës. Organizimi i këtij panairi ku marrin pjesë falas mbi 80 botues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Diaspora etj. Është konkretizim i një pjesë të politikës së re të dikasterit që ai drejton që e sheh librin si thelb të formimit shpirtëror e mendor.

Panairi “Libri për të gjithe.” ka mbyllur dje dyert. Për herë të parë në odeonin e kulturës QNK, u organizua një panair libri, larg monopoleve e qëllimeve të errëta për fitim. Afro 80 shtëpi botuese nga Shqipëria, Kosova, e Maqodonia morën pjesë në këtë panair, ku hodhën për lexuesin një numër të konsiderueshëm librash të rinj. Mbi 100 mijë lexues kanë vizituar stendat e botuesve, ku një pjesë e botuesve, veçanërisht ata jashtë trojeve shqiptare kanë dalë të fituar, pasi nuk kanë paguar jo vetëm vendin për stendat por as taksën e librit. Shumë prej botuesve kanë ofruar edhe ulje çmimesh.

Ky panair herë të parë i ftoi botuesit të prezantonin produktin e tyre kundrejt asnjë lloj detyrimi financiar ndaj Qendrës Ndërkombëta′të Kulturës. Organizimi i këtij panairi ku marrin pjesë falas mbi 80 botues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Diaspora etj. është konkretizim i një pjesë të politikës të re të dikasterit që ai drejton që e sheh librin si thelb të formimit shpirtërore mendor.Panairet janë shndërruar në monopole private dhe ky panair tregoi se shteti kur do di të jetë pranë lexuesit, konsumatorit.Vetë drejtori i QNK, z. Mujo Buçpapaj, në një intervistë tha se “Unë e kuptoj, dhimbjen e dikujt që humbet monopolin në një fushë, apo që ndihet i kërcënuar nga konkurrenca e rivalëve të rinj dhe të fortë në treg, por nga kjo nuk duhet trembur askush. Asnjë shoqatë nuk mund të kushtëzojë shtetin pse ai ndjek një politikë të caktuar humane për qytetarët e vet. Aq më tepër për një fushë të ndjeshme, siç është libri aq shumë i kërkuar sidomos nga femijët dhe të rinjtë. Ne po realizojmë politikat kulturore të qeverisë. Dimensioni human është në qendër të çdo politike në, demokraci ku liria e informacionit dhe e organizimit është e siguruar me ligj. Natyrisht që në të ardhmen nuk do të ketë përplasje të tilla që u imponuan për shkak të kalendarit të ngjeshur të QNK-së”.Botuesve në këtë panair juvu në dispozicion nga Qendra Ndërkombëtare e Kulturës ‘Arbnori” stenda pa pagesë dhe çdo shërbim tjetër i nevojshëm për mbarëvajtjen e kësaj sipërmarje të rëndësishme.Panairi i pare i librit “Libri per te gjithë” ishte një tjetër fitore e strategjisë së Ministirsë së Turizmit, Kultures, Rinisë dhe Sporteve, te vete qeverisë demokratike, pasi pasoi heqjen e TVSH-së për Librin, miratimin e Ligjit për Librin, shpalljen e vitit 2006 si Vit i Librit si dhe si Viti i Kadaresë, krijimi për herë të parë i Çmimit Kombëtar të Bibliofilisë “Lumo Skëndo” shpalljen e revistës kulturore me te mire te vrtit, etj.

Siç tha edhe vetë Ministri Leskaj, “Panairi i librit ishte një? ngjarje e rëndësishme e komunitetit kulturor shqiptar”.