Sot në 30 vjetorin e krijimit të degëve të PD në Sarandë dhe Delvinë.
Sot shënojmë 30 vjetorin e krijimit të degës së Partisë Demokratike dega Sarandë dhe degës Delvinë, themeluar në 12 Janar 1991.
Kanë qenë fillimisht një grup intelektualësh të qytetit të Sarandës: Lufti Bajrami, Skënder Bajrami, Kujtim Lloha, Thoma Miho, Daut Karafili, Spiro Vasili, Gogo Kolagji, Agim Veliu, Milto Nasi, Genci Husi, Ladi Tatari, Lefter Mello, Namik Didani, Nazo Llanaj, Ilia Zhgabi, Jorgo Koca, Kristaq Zisi, Llaqi Kumi, Jorgo Konomi, Ilirjan Cukaj ata të cilët morën inisiativën e themelimit të degës së partisë së parë opozitare në Shqipëri dhe detyrën për ngritjen e seksioneve të saj në të gjithë rrethin e Sarandës. Në mitingun e parë në 11 janar 1991 morën pjesë Aleksandër Meksi dhe Arben Imami, bashkëpunëtorët më të ngushtë të liderit historik të PD, Prof. Dr. Sali Berisha.
PD lindi nga lëvizja studentore, lindi nga guximi dhe vendosmëria për ndryshim, lindi nga aspirata për ta bërë Shqipërine si gjithë Evropa. PD bëri të mundur ndryshime rrënjësore te vendit. Nën qeverisjen e saj u anëtarësua Shqipëria në NATO, u hoqën vizat dhe përparuam në rrugën e integrimit europian. Nën qeverisjen e saj Shqipëria pati zhvillim ekonomik, infrastrukturor dhe punë.
Po sot? Shqipëria është në një situatë tejet të vështirë pas 7 vitesh keqqeverisje. Qeveria e Ramës e ka çuar ekonominë tonë drejt humnerës. Liria e medias rrezikohet seriozisht. 7 vite vetëm fjalë dhe premtime të parealizuara. Një kosto jetese që sa vjen e rritet për shqiptarët. Tashmë të gjithë e dimë se nuk mund të vazhdohet më kështu.
Qytetarët e Shqipërisë meritojnë shpresë, meritojnë ndryshim, meritojnë një qeveri ndryshe; që punon për njerëzit, jo për veten. Jo një qeveri të Rilindjes që ka mavijosur Shqipërinë, por një qeveri, e cila sikundër thotë lideri i PD, z. Lulzim Basha: “Do të kthejë shpresën për shqiptarët, do ta ndryshojë Shqipërinë. Do të jetë një qeveri e përgjegjshme, transparente që do të japë llogari përpara qytetarëve të saj!”
Partia Demokratike është gati dhe do të bëjë gjithçka që së bashku me ju t’i japë fund kësaj të keqeje më 25 prill.
Bashkë me shumicën dërrmuese të shqiptarëve që kërkojnë ndryshim, PD do të luftojë për të shpëtuar dhe rimëkëmbur ekonominë tonë.
Do të luftojë për shëndetin tuaj.
Do të luftojë për gjithnjë e më shumë punë.
Do të luftojë për drejtësi.
Do të luftojë për ju, për qytetarët e Shqipërisë, që duan ndryshim.
Për këdo, që shpreson në një të ardhme më të mirë.
Të jeni besimplotë se PD do të ofrojë përgjegjshmëri maksimale në drejtim, transparencë maksimale në vendimmarrje, ndershmëri e llogaridhënie në çdo rast.
Në këtë 30 vjetor, Partia Demokratike dega e Sarandës dhe e Delvinës nuk përkujton thjesht një datë, por konfirmon angazhimin e saj historik për të qenë në ballë të ndryshimit të madh që po vjen.
Përshëndes e falenderoj ata demokratë, të cilët kontribuuan dhe drejtuan PD nëpër vite: Lutfi Bajrami, Kolë Bituni, Dhimitraq Lapa, Pasionare Nika, Ylli Piro, Bejdo Çela, Hariz Mema.
Dëshiroj të përshëndes edhe drejtuesit e degës së PD për Delvinën në vite: Ilir Gazeli, Agur Jupi, Petrit Hamiti, Islam Jupi, Dhurim Alinani, Hari Imeri.
Ky përvjetor i madh na fton të hedhim vështrimin përpara, më optimistë e më të bashkuar se kurrë. Të projektojmë perspektivën duke filluar me të nesërmen e afërt të Shqipërisë.
Zgjedhjet e 25 prillit do të konfirmojnë vendimin e madh të qytetarëve shqiptarë dhe veçanërisht të Sarandës e Delvinës në udhëkryqin e ri të demokracisë tonë.
Ringritjen e lirisë dhe demokracisë! Kjo është shpresa, kjo është zgjidhja. PD i prin kësaj stuhie të re të përballjes me të keqen, i prin ëndrrës dhe shpresës së re.