Tirane me 21.06.2006I. Miratimi i Strategjisë dhe planit të veprimit për zhvillimin e turizmit kulturor dhe mjedisor.
Mbas 6 muajsh nga deklarimi i Ministrit, me Vendim nr. 395 të Këshillit të Ministrave datë 21.06.2006 u miratua Strategjia dhe plani i veprimit te turizmit kulturor dhe mjedisor
Vendimi për miratimin e strategjisë dhe planit të veprimit për zhvillimin e turizmit kulturor dhe mjedisor është një nismë, e cila u ndërmor në kuadrin e prioriteteve politike për zhvillimin e qendrueshem të turizmit, veçanërisht të turizmit kulturor dhe mjedisor.
Në përgatitjen e Strategjisë përfundimtare u përfshinë sugjerimet e institucioneve për sa i përket :
-strukturimit të strategjisë duke bërë përshtatjet e nevojshme në disa pjesë të saj, duke përcaktuar qellimin, objektivat, masat dhe veprimet;
-reduktimit të pjesëve që kanë karakter spjegues, ilustrues apo përshkrues.
Në vijim të ndryshimeve dhe angazhimeve të reja që MTKRS ka ndërmarrë në drejtim të zhvillimit të turizmit dhe përmirësimit të imazhit të Shqipërisë ne rajon e me gjere, miratimi i kësaj strategjie e zyrtarizon si një dokument në zbatim të së cilit do të realizohen politikat vijuese.
Miratimi i kësaj Strategjie është një hap i rëndësishëm ne vendosjen e një bashkëpunimi dinamik ndërmjet sektoreve partnerë dhe grupeve të interesuar, me qëllimin e zhvillimit të destinacionit Shqipëri duke kontribuar në rritjen e nivelit ekonomik, krijimin e oportuniteteve të punësimit dhe ndihmën në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore për brezat e ardhshëm.