Botuar ne Gazeten 55. Date 26.01.2011
Akademia përkujtimore “Ismail Qemali – themelues i shtetit shqiptar”, u organizua nga Instituti i studimeve politike “Ismail Qemal Vlora” me drejtor Bujar Leskajn dhe bashkia e qytetit të Vlorës. Në aktivitetin e mbajtur ne qytetin e lindjes së Ismail Qemalit, ne pallatin e kulturës “Labëria”, referuan Prof.Dr.Neritan Ceka, prof.Dr Pëllumb Xhufi, Prof Dr.Vaso Tole, Prof Bardhosh Gaçe dhe Vilhelma Vranari. Përshëndetën aktivitetin kryetari i Bashkisë Vlorë Shpëtim Gjika, Rektori i Universitetit “I.Qemali”, Robert Qarri si dhe stërnipi i Ismail Qemalit, z.Qemal Vlora. Dr.Bujar Leskaj, Drejtor i Institutit të Studimeve Politike “Ismail Qemal Vlor′?, Ish-ministër i kulturës, në fjalën hapëse tha: “Në datat e shënuara e meritojmë që të nderojmë figurat më të ndritshme të historisë tonë, siç eshte 24 janari i ardhjes në jetë dhe 24 janari 1919 i mërgimit nga jeta të Ismail Qemalit. Ne kemi përvijuar një traditë, tha Leskaj, duke ftuar profesorë të historisë e personalitete të botës akademike, të cilët na sjellin shqyrtime të rëndësishme për veprën e I.Qemalit. Nuk bëjmë thjesht një paraqitje kronologjike të historisë, por shprehim respekt dhe mirënjohje në këtë rrugë të madhe, të cilën e ndriçoi plaku i Vlorës”. Zoti Leskaj më poshtë vijoi: “Te Zgjimi kombëtar shqiptar, thuhet: “Ngurojmë te themi se shqiptaret qene gati për pavarësi. Zgjimi kombëtar iu erdhi pjesërisht ne mënyrë graduale dhe pjesërisht si rrufe dhe tronditje” Ai komenton se shqiptaret për fat te keq për 500 vjet te sundimin otoman për arsye edhe te inteligjencës se tyre aftësive luftarake dhe qeverisëse, u bene pjese e rëndësishme e Perandorisë otomane. E braktisen atdheun e tyre, nuk u kujdesen shume për te, por nuk e harruan. Kjo u duk kur perandoria ra dhe bashke me te rrezikohej dhe copëtimi përfundimtar i Shqipërisë. Dhe kur shqiptaret e kuptuan se Shqipëria e tyre ishte ne rrezik brenda një kohe te shkurtër krijuan Shqipërinë ideale dhe pa ndonjë përgatitje te gjate kulturore bën te mundur shpalljen e pavarësisë. Ismail Qemali me cilësitë e tij te larta kulturore,politike dhe diplomatike personalisht, por dhe ne krye te grupeve përfaqësuesish qe luftonin për lirinë politike te Shqipërisë, beri politike dhe diplomaci te pa shembull te nivelit me te lart evropian,duke mbjell optimizëm dhe besim për lirinë politike te Shqipërisë, mbi skepticizmin dhe vrazhdësinë e shume kancelarive perëndimore, sidomos mbi aftësitë vetëqeverisës te kombit shqiptare. Mirënjohja shqiptare ka folur, po flet dhe do flasë përjetësisht për figurën e madhe emblematike të shpallësit te Pavarësise dhe themeluesit te shtetit te pare shqiptar. Ne qofte se themi kohe pas kohe se eshte dhe do jete e nevojshme qe te kthehemi tek etërit tanë themelues, nuk duhet te harrojmë se personaliteti politik, diplomatik kulturor dhe njerëzor i Ismail Qemalit është një kapitull i rëndësishëm qe duhet te hapet per boten tone studimore dhe akademike. Do ishim te gëzuar ta festonin përvjetorin e ardhshëm te atit tone themelues lsmail Qemali, me një iniciativë ose projekt te tillë”. Prof Dr Neritan Ceka mbajti temën: “Familja Vlora dhe arkeologjia”. Prof Dr Vasil Tole, mbajti kumtesën “Simboli kombëtar i Himnit”, kurse Prof Dr Pëllumb Xhufi u ndal në shtjellimin e tezës se çfarë përfaqësonte Ismail Qemali për Shqipërinë në kapërcim te shekujve XIX